Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110

    Unioni i Studentëvë Shqiptarë në Maqedoni

    Uninoni i studentave shqiptare ne Maqedoni eshte organizate studentore e pamvarur apartikae,e legjitimuar e cila ne gjirin e saj perfshine te gjithe studentat shqiptare qe studijojne ne universitet e Republikes se Maqedonise
    Universiteti i evropes jug-lindore Tetove
    Universiteti shtetterore i Tetoves
    Universiteti Shen Qirili-Shkup
    Universiteti Kliment Ohridski-Manastire
    Organizata studentore USSH eshte nje organizim shqiptare qe per her te pare merret iniciativ nga studentat shqiptare qe studijojne ne maqedoni,dhe eshte me aktivitet Mbarekombetare Shqiptare.

    Pse lindi USSH-ja

    Shkelja e te drejtave studentore,gjendja e veshtire ne te cilen ata ndjekin studimet ,diskriminimin e studentave shqiptare(nacionalizmi maqedona),renia e standardit arsimor dhe cilesis arsimore dhe shume anomali tjera jane shkaku i lindjes se USSH ne Maqedoni
    Korrupcioni dhe Nepotizmi qe mbreteron ne universitet tona eshte nje nga njollat e zeza qe gjenden mbrenda ketyre instutucioneve
    Te gjitha Unionet e studentave shqiptare qe veprojne ne Maqedoni nuk kane asnjefare bashkpunimi mes studentave ,keshtu qe e pame te arsyeshm te themelojme kete union me qellim te ndegjojme hallin e studentave si dhe te shprehin revolten apo thjesht diskriminet qe ndodhin

    Prandaj per ti luftuar dhe eliminuar te gjitha keto antivlera,kemi nevoje per perkrahjen,ndihmen,angazhimin dhe bashkepunimin e te gjithe studentave
    Motoja jone"Te bashkuar jemi me te forte"

    Te gjitha sygjerimet,kritikat,levdratat jane te mirseardhura,kjo ishte vetem nje pjese e platformes se unionit-lidhur me qellimin detyrat e menyrat e jetesimit te tyre.
    Adresalindenska Blokk 77/171/1(Restoranti Holidey-Tetove)
    apo ne ussh.uejl@yahoo.com

    Me nderime
    shkup_kercovari-shpresoj se do zgjoj interes kjo teme tek ju

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Pergezime per kete nisme duke ju deshiruar suksese dhe ne afirmimin e vlerave te studenteve shqiptare

    shendet

    babadimri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    Strugë
    Postime
    29
    Po Univerzitetin Europian pse nuk e keni perfshire??? Apo nuk e dini se aty studiojne me qindra studente shqiptar.
    Albanian ForEver

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    Citim Postuar më parë nga Belmondo
    Po Univerzitetin Europian pse nuk e keni perfshire??? Apo nuk e dini se aty studiojne me qindra studente shqiptar.
    po sido qe te jete te pershndes,po nuk e di per cilin universitet evropjan mendon,sa qe di une ne shkup tash ka fillu te ndertohet universiteti i NEW yorkut,e di se edhe ne struge egziston nje universitet me 4 drejtime dhe sa qe kam informata ka nje nr te vogel studentesh ne nje fakulltet reth 40 studente.
    nese ,mendon per univeristetin evropes jug--lindore apo shtulit -jemi prezent dhe punojme intenzivisht dhe kemi kontakte te shumta si me profesor ashtu edhe me student.
    ok sidoqodt te pershndes dhe me vjen mire qe dhe mendimin tende per kete union te studentave

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kush eshte kryetari i ketij unioni?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Kush eshte kryetari i ketij unioni?
    pike se pari te pershndes,dhe me vjen mire qe kjo tem ,sado pak zgjon interes

    sa i perket pyetjes se kush eshte kryetar i studentave te Unionit te studentave shqiptar ne Maqedoni,kete qeshtje nuk e kemi te zgjedhur,pershkak se jemi ne formim e siper,ku prej krejt fakullteve te Universiteteve ne Maqedoni duhet te zgjedhen nga nje perfaqsuese,nga te gjitha drejtimet dhe nga secili vit ne vecanti,ku do kemi Kuvendin e pergjithshme,ku aty do te shqyrtohet dhe do te zgjidhet kryetari i Unionit te studentave
    Kemi vetem ,kordinatoret e Universiteteve ne pergjithesi qe kordinojne punen lidhur me bashkpunimin ndermejt tyre

    ME NDERIME
    shkup_kercovari

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Falemnderit per informatat
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Ju pergezoj per nismen qe keni marre qe ti ngritet nje bust deshmorit te Universitetit te tetoves Abdylselam Eminit. Urime

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    Flm babadimer per uratat,
    Jemi duke punuar ne teren aq sa kemi mundesi qe ne si te rinje te permisojme disa gjera sa u perket studentve dhe personave te shquar

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Ky lajm me gezoi shume sepse nje familje si a jo e Abdylselam Eminit e meriton qe te nderohet per vepren e babit i cili ra deshmor ne mbrojtje te objekteve te Universitetit te tetoves.
    Ju kisha lutur qe te ngrihet nje tip peticioni sepse tash komuna e tetoves ka filluar proceduren per ndrimin e emrva te rrugeve ne Tetove. JU kisdha lutur si nje institucionq e jeni qe te beni nje presionq e nje lagfje e rendesishme ne Tetove ta mbaje emrin e Abdylselam Eminit

    shendet

    flm

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    Pershendetje te gjitheve!

    Ju lajmeroj qe diten e ejte,20.04.2006 ora 16:00 do te mbahet nje mbledhje per zgjedhjen e perfaqesuesve per fakultetet ne vecanti.E obligueshme eshte prezenca e te gjitheve. Do te ishte mire edhe sikur te informonit shoket apo te afermit tuaj student ne UEJL dhe te vine edhe ate me qellim qe te kemi sa me shume student.

    Ju lutem mos nguroni

    Cdo te mire

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    [QUOTE=babadimri]Ky lajm me gezoi shume sepse nje familje si a jo e Abdylselam Eminit e meriton qe te nderohet per vepren e babit i cili ra deshmor ne mbrojtje te objekteve te Universitetit te tetoves.
    Ju kisha lutur qe te ngrihet nje tip peticioni sepse tash komuna e tetoves ka filluar proceduren per ndrimin e emrva te rrugeve ne Tetove. JU kisdha lutur si nje institucionq e jeni qe te beni nje presionq e nje lagfje e rendesishme ne Tetove ta mbaje emrin e Abdylselam Eminit

    shendet

    Flm babdimer per sygjerimiet,do mundohem qe kete qeshtje ta shqyrtoj ne Kuvendin e pergjithshem te Unionit te Studentave Shqiptare ne Maqedoni-dhe besoj se do e perkrahin kete iden tende lidhur me peticionin per ndrimin e emrave te rrugeve ne tetove
    Gjithe te mirat
    USSH-uejl

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    Kryesia Gjenerale e USSH-së

    Petrit Nimani-Kryetar i Pergjithshem i USSH-së
    Jetmir Sejfuli- Kryetar i Pergjithshem i USSH Maqedoni
    Eral Libohova - Kryetar i Pergjithshem i USSH Shqiperi
    Zahide Gashi- Nenkryetare e Pergjitheshem e USSH
    Lirim Shabani- Nenkryetar i USSH Maqedoni
    Mumin Alija - Sekretar i pergjithshem i USSH Maqedoni
    Dukagjin Muqaj- Kryetar i Kolegjeve ne Kosovë të USSH
    Lirim Gjeladini- Kryetar i USSH ne UEJL
    Adil Maloku - Kryetar ( ushtrus detyre)i USSH pë UP-në
    Aslaln Gashi - Kryetar i USSH në Kolegjin KASH
    Abduselam Shkodra- Kordinator Gjeneral i USSH-së
    Ilir Hasangjekaj - Kryetar i USSH në Mal te Zi
    Astrit Salihu -Perfaqsus i Kosoves Lindore ( i USSH-së)
    Rini Usiri - Zadhenes Gjeneral i USSH

    me respekt
    shkup_kercovar

  14. #14
    PDSH Maska e shkendijasi
    Anëtarësuar
    03-04-2006
    Vendndodhja
    dora
    Postime
    50
    Shum mire vec perpara

  15. #15
    PDSH Maska e shkendijasi
    Anëtarësuar
    03-04-2006
    Vendndodhja
    dora
    Postime
    50
    UNIONI I STUDENTËVE SHQIPTARË

    Shqipëri – Kosovë – Maqedoni

    NJOFTIM

    USSH njofton studentët , profesorë , dhe të gjithë qytetarët shqiptarë se organizon promovimin e Librit voliminoz , enciklopedik “KOSOVA dhe USHTRIA ÇLIRIMITARE” të autorit Dr.Kudusi Lama- Gjeneral i Ushtris Shqiptare.

    Promovimi mbahet me datë 29.06.2006 ( e enjte) në ambientin e Hotelit ”LIRAK” në Tetovë duke filluar nga 15:00.

    Pasë promovimit do të ketë bashkëbisedime dhe koktej rasti me autorin Gjeneral LAMA.

    Pjesmarrja juaj është nder dhe respekt i dyanshëm

    Tetovë Bordi i përgjithshëm i USSH

    Kryesia Gjenerale e USSH-së (Kosovë, Shqipëri , Maqedoni )

    Petrit Nimani-Kryetar i Pergjithshem i USSH-së (Kryetar i Bordit)

    Eral Libohova - Kryetar i Pergjithshem i USSH Shqiperi (Antar i Bordit)

    Jetmir Sejfuli- Kryetar i Pergjithshem i USSH Maqedoni (Antar i Bordit)

    Gadaf Uziri - Nenkryetar i Kuvendit të USSH-së (Antar i Bordit)

    Avni Hashani - Shefë për Mardhenje Nderkombetare (Antar i Bordit)

    Zahide Gashi- Nenkryetare e Pergjitheshem e USSH (Antar i Bordit)

    Ilir Hasangjekaj - Kryetar i USSH në Mal te Zi (Antar i Bordit)

    Lirim Shabani- Nenkryetar i USSH Maqedoni

    Mumin Alija - Sekretar i pergjithshem i USSH Maqedoni

    Lirim Xheladini- Kryetar i USSH ne UEJL

    Adil Maloku - Kryetar ( ushtrus detyre)i USSH pë UP-në

    Asllan Gashi - Kryetar i USSH në Kolegjin KASH fama

    Abduselam Shkodra- Kordinator Gjeneral i USSH-së

    Astrit Salihu -Perfaqsus i studentëve të Kosoves Lindore ( i USSH-së)

    Rini Usiri - Zadhenes Gjeneral i USSH

    Isat Plava - Ushtrus Detyre i Sekratarit të USSH-së në UP

    Dukagjin Muqaj- Kryetar i Kolegjeve ne Kosovë të USSH

    Kryesija gjenerale e Unionit të Studentëve Shqiptarë USSH

    Më rrespektë zadhensi i USSH-së
    Rini Useiri
    Selia qendrorë e USSH-së Prishtinë
    Qëshorë 2006

  16. #16

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    UNIONI I STUDENTËVE SHQIPTARË MAQEDONI

    RAPORTI VJETOR I PUNËS

    Shkurt-Qershor2006

    Tetovë, 2006

    1. Konsolidimi

    Problematika studentore, statusi studentor,joprofesionalizmi në profilin e mësimdhënies (në gradat profesorë,asistentë) , hakmarja dhe nepotizmi,janë vetëm disa nga dukuritë që na shtynë neve si Union i Studentëve Shqiptarë të meremi me luftimin e këtyre devijimeve që janë prezente në institucionet e arsimimit të lartë. Nga ana tjeter vetë heshtja para këtij akti të akademikëve dhe udhëheqësve në ministrinë e arsimit na çon të dyshojm se dikush fshihet prapa këtij skenari, skenar ky që trondit seriozisht çështjen studentore. Në pamundësi të ballafaqimit direkt me ta ne jemi të detyruar që mllefin tonë ta shprehim në këtë Raport Vjetor.
    Në këtë Raport do të shtjellojm shkurtimisht konsolidimin ose rrjedhën e strukturës së këtij Unioni në universitetet tjera si brenda ashtu edhe jasht vendit. Problemet e shumta që nga formimi i këtij unioni e deri në marjen e statusit final “i legjitimuar“ në gjykatë ka qenë një rrugë me sakrificat më të mëdha. Kjo kthesë e madhe bëri që shum student anë e mbanë rajonit të ndihen më të lirë në marjen e vendimeve për mbrojtjen e interesave të tyre personale por edhe më gjërë - kolektive. Ky seriozitet i punës tonë më tej kurorzohet me shtrirjen tonë edhe në univerzitetet tjera në R.M. duke filluar nga USHT-ja pastaj UEJL, e deri tek UKM-ja Shkup. Bashkpunimi serioz dhe konstruktiv me përfaqësuesit tanë në këto universitete bën që ky Raport Vjetor të etiketohet si Raport i suksesshëm me të vetmen moto “ TË BASHKUAR JEMI MË TË FORTË “.
    Qëllimi i vetëm i këtij unioni është ndertimi i raportit të mirëfilltë me universitetet tjera brenda dhe jasht vendit d.m.th afirmimin, avansimin, njohjen e problematikave studentore për së afërmi, këmbimin e ideve,bashkpunimin si dhe zgjidhjen e problematikave të përbashkëta gjat proceseve studentore.

    Puna jonë e deritanishme konsiston si më poshtë:

     Formimimi i degeve brenda universiteteve në Maqedoni
     Vëzhgimi i zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës
     Vizita e familjes së dëshmorit Abdylselam Emini
     Marja pjesë në emisione debative
     Marja pjesë ne spektalin FEST DITURIA ku Unioni i Studentëve

    Shqiptarë prezentohet me student nga gjith viset shqiptare nga Ferizaj e deri në Sarand- punën tonë e kurorzojmë me vendin e parë dhe të tretë.

     Nuk kanë munguar edhe shkrimet tona në shtypin ditor si dhe në mediat elektronike

    Bashkpunimi i jonë me të gjitha organizatat studentore do të jetë gjithmon në nivelin e duhur, do te mundohemi që projeketet tona t’i realizojmë bashkarisht sepse neve si student na duhet uniteti, bashkpunimi dhe para se gjithash toleranca dhe mirkuptimi.
    Jemi të sigurtë në realizimin e punëve tona dhe gjithë këtë siguri e bazojmë në vetë seriozitetin tonë brenda nesh. Gjithashtu bashkëpunimet me organizatat studentore jashta vendit nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë.

    2. Detektimi i problemeve.

    a. Problemet në USHT

    Që nga themelimi e deri më tani, USHT-në e kanë kapluar shumë stuhi të cilave ka aritur tu bëjë ballë. Probleme të shutma kanë ekzistuar brenda këtij institucioni nga shkaku i moslegalizimit. Në vitin 2004 edhepse thuhet që është bërë legalizimi, në të vërtetë është bërë themelimi i një universiteti të ri shtetërorë në Maqedoni. Këtë e bazojmë në dokumentin e Ministrisë së Arsimit që ka të bëjë me Rregulloren e Bolonjës e shkruar në pyetësorin që është bërë nga ana e komisionit republikan.
    Gjat periudhës Shkurt-Qershor të vitit 2006, kemi aritur të detektojmë shumë probleme me të cilat dëmtohet rëndë imazhi i këtij universiteti, dëmtohet rëndë procesi arsimor dhe studentët.
    Më poshtë do t’i numërojmë dhe shtjellojmë këto probleme që kemi aritur t’i detektojmë:

     Nepotizmi (familjarizmi)-Në USHT ky fenomen ka aritur kulminacionin më të madh që mund të ekzistojnë. Pasojë e familjarizmit janë klanet të cilat ekzistojnë brenda këtij universiteti. Konkretisht do të përmendim klanin STRUGA (Pollozhani), KËRÇOVA (Ahmeti) DHE TETOVA (Beadini). Këto klane kanë punësuar një numër të madh të familjarëve të tyre duke filluar nga bashkëshoretet, djemt, vajzat, nipat, mbesat dhe të afërm të tjer. Është mjaft me rëndësi të thuhet që disa nga këta të punësuar ligjërojnë mbi dy lëndë dhe në disa raste është trashëguar lënda nga prindi tek i biri. Nuk përjashtohet rasti i USUSHT-së ku udhëheqës është djali i një mësimdhënësi të njohur për keqpërdorim të detyrës.
     Shkelja e Statutit të USHT-së-Nenin 61 i këtij Statuti është bazë e fortë e argumentuar e cila shërben si argument bindës për shkeljen e këtij Statuti. Ka edhe Nene të terja të cilat shkilen. Nëse do të meret Statuti shqip dhe ai maqedonisht do të vërehet mungesa e këtij Neni (61) në atë shqip.

     Mësimdhënia-Niveli i ulët i mësimdhënies, mosardhja në regull në ligjërata e mësimdhënësve, mbajtja e provimeve pa ndjekje të ligjëratave, njoftimi i studentëve për mbajte të provimit një ditë para mbajtjes, përvetësimi i institucionit, lëshimet nga ana e referentëve, kriteri i dobët i vlerësimit të dijenisë së studentëve dhe shumë problematkia të tjera të karakterit proceduralo-administrativ.

     Korrupsioni-Si një nga femonenet e shumta edhe korrupsioni zë vend brenda USHT-së duke filluar nga organet drejtuese të këtij universiteti (Rektorati, Senati),profesorët e deri tek ato më të ultat (referentët madje edhe shërbëtorët). Për të gjitha këto USSH-ja posedon argumente.

     Tarifa studimore-Sa i përket çmimeve të studimeve në USHT-në duhet të potencojmë se çmimi i studimeve nuk është i njejtë për të gjithë studentët, gjë e cila një pjesë të studentëve e dëmton. Ky diskriminim paraqet problem serioz tek studentët dhe zanafillën e ka nga Prorektori për Financa i pensionuar nga UKM-ja dhe i rekomanduar nga Qeveria për në USHT. Bëhet fjalë për Prokretorin për Financa z. Serafim Tomofski i cili nuk plotëson kushtet për mësimdhënës dhe prorektor. Ky prorektor bën diskriminimin kombtar të studentëve.

     Anashkalimi-Si strutkurë studentorë, USSH-ja po has në shumë anashkalime dhe në dyre të mbyllura. Nga kjo kuptojmë frigën e tyre që të ballafaqohen me realitetin e hidhur të tyre. Konrketisht kemi dërguar ftesë për takim tek Rektori i USHT-së dhe USUSHT të cilët nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje madje as refuzim.

     Parregullsitë gjatë mbajtjes së provimeve-Gjatë caktimit të datave të provimeve, vjen deri tek parregullsitë. Kjo është nga shkaku i mosrespektimit të detyrës nga ana e mësimdhënësve. Caktohet data e provimit dhe shtyhet kjo datë, caktohet ora dhe ajo shtyhet sërish dhe nga këto parregullsi pësojnë studentët e veçanërisht ata që vinë nga jasht Maqedonisë. Këta studentë detyrohen të kthehen sërish në shpi dhe të bëjnë harxhime plotsuese për të ardhur në provim në ditën tjetër e cila përsëri është e dyshimt. Gjithë ndryshime kryhen nga ana e profesorit duke bërë një telefonatë deri tek referenti dhe gjithçka ndryshon.

    Këto që thamë më lartë janë vetëm disa problematikat që ekzistojnë në USHT. Ka edhe shumë të tjera të kësaj natyre që Unioni i Studentëve Shqiptarë do t’i luftojë me mekanizmat e saj.

    b. Problemet në UEJL

    Shkaku i vetem i formimit te deges sone te USSH-se ne UEJL ka qene vetedijesimi studentor mënjanimi i problematikës studentore si dhe bashkëpunimi i mirëfillt para se gjithash mes strukturës së USSH-së me studentët e këtij institucioni dhe me studentët e universiteteve tjera. Është shum vështir të flitet pa fakte e argumente aq më tepër kur është fjala për një institucion të ri në rajon siç është UEJL-ja. Andaj natyra e problemeve në UEJL në krahasim me universitetet tjera në R.M është mjaft e vogël. Duke u thir në keto fakte e argumente se në UEJL ka probleme të vogla administrative na jep kurajo që USSH-ja të ketë bashkëpunim të shkëlqyer me akademikët e këtij institucioni. Mosinformimi i mirë nga ana ish strukturës të unionit studentor ka qenë problemi kyç me të cilin janë ballafaquar studentët e UEJL-së. Me anashkalimin e këtij problemi UEJL-ja momentalisht është lider i sigurt për të siguruar arsimim të lartë dhe cilësor për studentët. Monitorimi jo i drejtepërdrejt i zgjedhjeve të fundit studentore nga ana e USSH-së ka detektuar se fryma partiake dhe politike nuk ka munguar. Pra nga burime zyrtare me të cilat disponon USSH-ja janë evidentuar gara kushtimisht thënë në mes partive politike PDSH-BDI gjë e cila e dëmton imazhin studentor e aq më tepër të UEJL-së. USSH-ja në UEJL disponon me strukturë të fortë dhe në të ardhmen mendojmë që të rritet bashkëpunimi me te gjitha organizatat studentore brenda UEJL-se poashtu edhe jasht ketij institucioni.
    Për të vërtetuar punën tonë në këtë institucion duke u thirur në emër të USSH-së kemi bërë aktivitete të mjaftueshme brenda dhe jasht UEJL-së.

     Bashkpunimi me perfaqesuesit e grupeve brenda UEJL-se
     Takimi me të gjith kandidatet për kryetar të US-UEJL
     Takimi me sekretarin gjeneral të UEJL-së
     Takime me studentë te universiteteve tjera etj.

    Në të ardhmen shpresojmë që bashkëpunimi të forcohet dhe të vazhdoj drejt avansimit të çështjes studentore. Mos të margjinalizohen problemet studentore e aq më tepër të mos përfillet zëri i pastër studentor.

    c. Problemet në UKM

    Pas formimit të Unionit të Studentëve Shqiptarë në USHT dhe në UEJL, u ndi nevoja e themelimit të USSH-së edhe në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi-UKM.
    Me ndihmën e Kreysisë Qendrore dhe asaj të UEJL-së u bë themelimi i Unionit të Studentëve Shqiptarë edhe në UKM.
    USSH-ja në Shkup u themelua më 17 maj të këtij viti (2006) ku në prani të studentëve dhe Kreysisë së Përgjithshme dhe asaj të UEJL-së u bë zgjedhja unanime e Kryesisë së USSH-së në UKM, ku për Kryetar u zgjodh Burhan Dolek student në fakultetin Juridik, Nënkryetar Bekim Mamuti student në fakultetin Pedagogjik dhe Sekretare Nermine Reka studente në fakultetin Filologjik-degja Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
    USSH-ja nga studentët shqiptarë u prit majft mirë me vet faktin se studentët shqiptarë në kët universiteti janë të paktë në numër me përjashtim të fakultetit Pedagogjik, në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe në fakultetin Filologjik, ndërsa në fakutletet tjera si në fakutletin Ekonomik, Juridik dhe Shkencave Natyrore ku numri i studentëve shqiptar është dukshëm më i vogël se ai i studentëve maqedonas, por të gjithë e mirpritën në të mirë të tyre USSH-në dhe na përkrahën por kuptohet se fillimi nuk ishte edhe fare pa vështirësi sepse studentët kishin frigë nga pasojat që mund të kishin, por i kuptuan qëllimet tona prandaj edhe na përkrahin me të madhe.
    Nëpërmjet USSH-së bëhet detektimi i problemeve të studentëve shqiptarë të cilët i preokupojn ata sepse dihet se në UKM ekziston urrejtja kombëtare dhe fetare mes studentëve shqiptar dhe maqedonas. Gjithashtu bëhet edhe vlerësimi jo i drejtë i studentëve shqiptarë gjatë provimeve (nuk vlersohen siç duhet) nga ana e profesorëve si dhe maltretime të tjera gjatë studimeve, por kuptohet që në këtë universitet nuk është i vogël dhe numri i profesorëve të korruptuar. Problem tjetër është edhe Kuota Shtetërore për shqiptarët që nënkupton diskirminim. Në lidhje me këtë problem dihet fare mirë që kuoatat shtetërore vendosen për student të huaj e jo për vendas dhe me këtë rast faktikisht ne shqiptarët nuk konsiderohemi si pjestarë të këtij shteti. Kushtëzimi i studentëve nga mësimdhënësit me blerjen e librit për tu future në provim është gjitashtu një probem që ndodh në të gjitha universitetet. USSH-ja në UKM ka plane që t’i luftojë këto dukuri negative dhe ti mbroj të drejtat e studentëve shqiptar në UKM në Shkup.

    3. Planet për të ardhmen

    Si çdo strukturë studentore, edhe USSH ka planet e saja të cilat mendon t’i realizojë në të ardhmen.
    Studentët si promotorë kryesorë të të gjitha çështjeve madhore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtarë, dhe ne si bartës të këtyre obligimeve jemi të detyruar që në emër të studentëve të sakrifikomjë diçka nga vetja jonë. Si synim kryesor i joni në të ardhmen është projekti drejt bashkimit të studentëve mbarëshqiptarë, zhdukja e barierafe kufitare studentore etj…
    Luftimi i dukurive të ngjashme me ato që përmendëm më lartë do të jetë një nga prioritet kryesore të këtij unioni studentor. Do të mundohemi që të krijojmë një klimë bashkëpunimi me çdo organizatë tjetër studentore e cila ka për qëllim avancimin edukativo-arsimor dhe kulturor.
    Gjithashtu prioritet kryesor është ndërtimi i bustit të dëshmorit të kombit për arsim shqip Abdyl Selam Emini dhe akademisë përkutimore kushtuar këtij dëshmori.
    Organizimin e seminareve të ndryshme me studentë nga të gjitha trojet shqiptare. Nuk do të mungojnë dhe aktivitete tjera sportive, vizita në universitet brenda dhe jasht Maqedonisë, përpilimin e projekteve për jetë më të mirë studentore, ndihmë maturantëve për regjistrim në fakultete përkatëse, projekte për ndarjen e bursave studentore, jopolitizimin e studentëve, ndihmë studentëve me të meta, përkrahjken e rektorateve për reforma arsimore përbrenda universiteteve përkatëse, organizimin e zgjedhjeve të lira studentore etj…

    Kryetar i Përgjitshëm i USSH-së
    Në Maqedoni

    z. Jetmir Sejfuli

  18. #18

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    Strugë
    Postime
    29
    I nderuar. E kam shkruajt edhe me pare, duhet te inkuadroni edhe studente te Univerzitetit Europian ne Shkup dhe Struge.

    Mos harroni se ne kete univerzitet po studiojne shume studente shqiptar, dhe kete vit akademik numri i studenteve do te jete 500 e ndoshta edhe me shume.

    Me te mira.
    Albanian ForEver

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e shkup_kercovari
    Anëtarësuar
    13-04-2005
    Vendndodhja
    SHKUPI
    Postime
    110
    Pasi qe tani eshte koh pushimi dhe Unioni bene nje cik pushim te vogel-do mundohemi te jemi prezent cdo kund ku ka nevoj.
    Deri tani jemi mundur ta afirmojme kete union shqiptareve te maqedonis.
    Jemi edhe mysafir nder ne MISS MJELLMA 2006 do dhurojme CMIMIN MISS INTELEGJENCA.
    Do ta kesha ne konsiderim kete sugjerim tendin

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •