Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Citim Postuar mė parė nga Aragorn I
    Ti thua se midis nje jete me 'vuajtje', e jo jete fare, do zgjidhje jo jete... per te miren e tyre... por ku e di ti se c'fare eshte e mira e tyre? Ti me llogjiken e mentalitetin tend vendos se kush eshte e mira e tyre e nese ata do te vijne ne jete apo jo... por a je ti, ose kushdo tjeter, aq kompetente sa te vendos me sinqeritet se eshte pikerisht per te miren e tyre qe ata duhet te vdesin pa lindur? How? Si mund te jesh aq 'know-it-all'?
    Jam dakort me Aragorn I-in. Jeta eshte nje kenaqesi subjektive, te cilen askush nuk e shijon ne te njejten menyre. Ata femije nuk do te jene ne vuajtje, sepse asnjehere nuk do te ken provuar ndryshe.

    Kam pare nje emision qe fliste per nje djale qe kish lindur pa duar e pa kembe, por ishte energjik, i mencur, bile merrte pjese dhe ne aktivitete atletike, ne te cilat dilte shume, shume mire. Ky djali kishte dhe nje te dashur, me te cilen shkonte shume mire.

    Askush nuk mund te percaktoje vleren e jetes se dikujt. Nese prindi nuk e perballon dot dhimbjen e se pasurit femije te tille, atehere prindi duhet ti pranoje vetes se verteten e te mos justifikohet pas vuajtjes se femijeve. Lumturia eshte subjektive ne syte e tyre.

    Une vet i lutem Zotit te mos perballem kurre ne jete me nje situate te tille.
    Ignore List: Snow~Drop



  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    me te pa zoti eshte ajo pune, eshte gjynaf ne fakt sae asnjihere nuk i dihet se cfat mund te kete bebja...

    ti mund te besh detyren tende, pra mos abuzo dhe mos bej gjera te cilat demtojne beben kur eshte ne barkun tend, per tjerat ske ci ben fare.


    Une mendoj se nese do ta dija me siguri qe femija do te ishte krejt i paafate menderisht apo fizikisht nuk do ta kisha sjelle ne jete. Femija tjeter do te ishte me mire, perse jo?

    Po eshte veshtire ti percaktosh gjerat aq heret. Nuk i dihet, fatkeqesisht.

  3. #23
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga Gogla e Kuqe
    Ata femije nuk do te jene ne vuajtje, sepse asnjehere nuk do te ken provuar ndryshe.

    Une vet i lutem Zotit te mos perballem kurre ne jete me nje situate te tille.
    NUK jane ne vuajtje sepse asnjehere nuk kane provuar ndryshe? Seriozisht?!?! Kjo qenka arsye pse NUK do vuante njeriu? Sa ftohte gjykon njerezia per nje teme te tille dhe me pas thone, shpresoj mos perballem me kete situate. Dmth nga njera ane thua se nuk vuajne perderisa s'kane njohur jete tjeter (gabim tragjik nga ana jote sepse do ofendosh dike qe aktualisht vuan) dhe nga ana tjeter e pranon se kjo, ne fakt, eshte dicka e tmerrshme.

    Te mos diturit jete tjeter ndoshta u jep nje qetesi mendore, u jep rastin to make peace with themselves, ta pranojne tek vetvetja, te vazhdojne jete normale, te jene realiste se eshte nje probabilitet qe do i ndodhte dikujt tjeter ne mos atyre dhe se natyra nuk eshte diskriminuese -- cdokush ka nje shans te barabarte per te vuajtur dicka te tille. (E njejta gje edhe kur u ndodh kjo fatkeqesi me vone ne jete.) Por te thuash se te mos diturit jete tjeter eshte arsye pse nuk vuajne, eshte... argument shume banal. E para punes sepse ti nuk ke si e di kete pune, dhe e dyta sepse eshte krejt unsympathetic, shume callous. Jo se do vdesin pa simpati nga une e ti, por sepse tregon dicka nga karakteri yne. Ne pergjithesi, inkurajon diskriminim, percmim, ndjesia e superioritetit. Pra, agresori nuk perjeton ndjesi faji per sjelljen e tij sepse sipas tyre, justifikimi eshte se keta njerez nuk vuajten kurre ANYWAY, keshtu qe eshte e pranueshme nqs u shpeton ndo nje fjale negative nga goja, etj. etj.. They're fair game. Sado normale te duan te trajtohen, NUK jane "fair game," si gjithe te tjeret, sepse me kedo qe takojme, kur i njohim mire, mesojme cfare duhet dhe cfare s'duhet te themi ne pranine tyre. Mbaj mend se kur flisnim per mamate, benim kujdes mos i benim keto muhabete ne sy te nje vajze qe i kishte vdekur mami. U rrita me dy vajza ne familjen time qe u kish vdekur mami, njeres ne lindje, tjetres ne pre-adoleshence... ama per asnjeren nuk e beme teme t'ia permendnim te jemen, apo te shanim tonat ne sy te tyre. Sigurisht nuk devijojme nga tema dhe ndodh ti themi ndonjehere, "Sa i ngjake mamit," por e mora si shembull te te shpjegoj se per kedo ka nje pike te dobet. Tjetres i mungon mami edhe pse s'e njohu kurre. Ka mundesi te shohe qe te tjere e kane. S'eshte mjaft arsye per vuajtje kjo?

    Bie dakort me ty per dicka, ama -- se lumturia eshte subjektive.

    Do i sillja ne jete? T'ju them te drejten, nuk e di. Nuk them jo te prere. Edhe po, jo...

    Seriali The King of Queens kishte nje citim shume te lezetshem, ku burri i thote gruas se vet qe e vriste shume opinioni i komshinjve -- "The Carrie I know wakes up in the morning, gets dressed, goes out and gives the world the finger." ("Carrie qe njoh une zgjohet ne mengjes, vishet, del jashte dhe i tregon gishtin (e mesem) botes.")
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #24
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    teme shume delikate
    do thoja se varet ne cmoment i konstaton crregullimet e femijes
    dmth ne cfare muaji te shtatzanise, nqs ajo nene e ka ditur qe dy muajt e pare kete crregullim atehere do thoja qe kjo nene ka bere nje krim goxha te rende.
    nese keto crregullime jane verejtur ne muajt e fundit te shtatzanise atehere ajo ka bere nje sakrifice per ta.
    se pse nje nene sa do ta dije qe ai femije mund te dali me te meta, prape e degjon zemren e femijes qe i rreh brenda vetes dhe kurrsesi nuk mund ta vrase ate.
    ti shkodrane duhet ta dish me mire se ne te gjithe sepse je nene vete
    nqs bashkjeton gjashte apo shtate muaj me ate femije brenda teje si thua mund te abortosh?????????????????????
    all u need is love

  5. #25
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    NUK jane ne vuajtje sepse asnjehere nuk kane provuar ndryshe? Seriozisht?!?! Kjo qenka arsye pse NUK do vuante njeriu? Sa ftohte gjykon njerezia per nje teme te tille dhe me pas thone, shpresoj mos perballem me kete situate. Dmth nga njera ane thua se nuk vuajne perderisa s'kane njohur jete tjeter (gabim tragjik nga ana jote sepse do ofendosh dike qe aktualisht vuan) dhe nga ana tjeter e pranon se kjo, ne fakt, eshte dicka e tmerrshme.

    Te mos diturit jete tjeter ndoshta u jep nje qetesi mendore, u jep rastin to make peace with themselves, ta pranojne tek vetvetja, te vazhdojne jete normale, te jene realiste se eshte nje probabilitet qe do i ndodhte dikujt tjeter ne mos atyre dhe se natyra nuk eshte diskriminuese -- cdokush ka nje shans te barabarte per te vuajtur dicka te tille. (E njejta gje edhe kur u ndodh kjo fatkeqesi me vone ne jete.) Por te thuash se te mos diturit jete tjeter eshte arsye pse nuk vuajne, eshte... argument shume banal. E para punes sepse ti nuk ke si e di kete pune, dhe e dyta sepse eshte krejt unsympathetic, shume callous. Jo se do vdesin pa simpati nga une e ti, por sepse tregon dicka nga karakteri yne. Ne pergjithesi, inkurajon diskriminim, percmim, ndjesia e superioritetit. Pra, agresori nuk perjeton ndjesi faji per sjelljen e tij sepse sipas tyre, justifikimi eshte se keta njerez nuk vuajten kurre ANYWAY, keshtu qe eshte e pranueshme nqs u shpeton ndo nje fjale negative nga goja, etj. etj.. They're fair game. Sado normale te duan te trajtohen, NUK jane "fair game," si gjithe te tjeret, sepse me kedo qe takojme, kur i njohim mire, mesojme cfare duhet dhe cfare s'duhet te themi ne pranine tyre. Mbaj mend se kur flisnim per mamate, benim kujdes mos i benim keto muhabete ne sy te nje vajze qe i kishte vdekur mami. U rrita me dy vajza ne familjen time qe u kish vdekur mami, njeres ne lindje, tjetres ne pre-adoleshence... ama per asnjeren nuk e beme teme t'ia permendnim te jemen, apo te shanim tonat ne sy te tyre. Sigurisht nuk devijojme nga tema dhe ndodh ti themi ndonjehere, "Sa i ngjake mamit," por e mora si shembull te te shpjegoj se per kedo ka nje pike te dobet. Tjetres i mungon mami edhe pse s'e njohu kurre. Ka mundesi te shohe qe te tjere e kane. S'eshte mjaft arsye per vuajtje kjo?

    Bie dakort me ty per dicka, ama -- se lumturia eshte subjektive.

    Do i sillja ne jete? T'ju them te drejten, nuk e di. Nuk them jo te prere. Edhe po, jo...

    Seriali The King of Queens kishte nje citim shume te lezetshem, ku burri i thote gruas se vet qe e vriste shume opinioni i komshinjve -- "The Carrie I know wakes up in the morning, gets dressed, goes out and gives the world the finger." ("Carrie qe njoh une zgjohet ne mengjes, vishet, del jashte dhe i tregon gishtin (e mesem) botes.")

    Lejla,

    Ti ke te drejte te kesh mendimin tend. Sa per te gjukuar nese mendimi im eshte banal apo i thate, apo jo njerezor, kjo nuk eshte nen kopetencat e tua.

    Une kam punuar ne pune vullnetare me femije me down syndrome, dhe ata jane aq te lumtur sa te tjeret. Ata femije luajne dhe gezohen si gjithe te tjeret. Kapaciteti mendor i tyre vret vec familjen, por ata nuk i lendon, sepse nuk kane aftesi per ta kuptuar. Te thuash te verteten nuk do te thote qe je i thate, i ceket apo banal. Per mendimin tim te mundohesh ti fshihesh atj fakti eshte mendjengushtesi. Per femijet qe lindin me te meta fizike, eshte pothuajse e njejta gje. Nese familja ndihet ne gjynah, do ti beje keta femije te ndihen keq, por nese familja i do dhe shfaq gezimin per ekzistencen e tyre, atehere ata do te jene te lumtur.

    Sa per temen e "mamave" kur nuk e ke provuar mos fol shume. Une jam rritur pa baba, dhe gjeja qe kam urryer me shume ka qene kur njerezit flisnin ndryshe drejt meje, kur ata nuk hapnin tema "delikate", te cilat i kishin quajtur vete delikate, e mi impononin mua si delikate. Ajo me bente te qaja, se nuk mjaftonte halli qe kisha, por me kish rene per pjese dhe bota, e cila me hidhte poshte duke me quajtur disi gjysmake, te paafte psikologjikisht per te bere nje bisede per prinderit.

    Nuk kam duruar dot kur thonin "o sa gjynah, i ka vdekur i ati." Sepse nuk ke nje prind, nuk do me thene qe je bere per gjynah, as nga bota as nga njeri. Im ate do te me mungoje gjithe jeten, por fakti qe nuk e kam eshte nje episod nga jeta ime.

    Une i gezohem c'do momenti qe kam shpenzuar me te, dhe nuk qaj kur e kujtoj, por qesh. Kur im ate vdiq, gjyshja ime, dhe pse shume e deshperuar, tha: "Falenderoj Zotin qe ma dha ate djale, dhe pse per pak kohe."

    Fakti qe ti nuk ke folur per tema "delikate" rreth atyre shoqeve te tua, tregon dopesi dhe hipokrizi nga ana jote. Asgje me shume.

  6. #26
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga shkodrane82
    Aragorn c'tja fut kot dhe ti, pasi se ke provu mu ba prind vete. Po njehere
    te kete femija temperature dhe te kam halli i madh, e jo me ti kesh gjithe jeten
    perpara syve ne nje deformim dhe dhimbje te tille. Prindrit i pikon zemra per
    gjanat ma te vogla....e jo me per femi qe vetem vuajtje do kene ne jete.
    Perderisa mundesia eshte ti shikosh qysh te vegjel ne bark sesi jane...pse te
    kryesh nje krim te tille dhe ti besh te vuash gjithe jeten...per nje dicka qe kur
    te rriten kane me te ba ty fajtor si prind qe i solle ne jete ne ate menyre.
    Te kerkosh shendet tek femija jot nuk eshte e terpert.....eshte gjaja e pare
    dhe ma kryesorja qe i lutesh Zotit gjate kohes se shtatzanise.
    Une nuk te flas ne menyre perfundimtare pasi flm Zotit s'kam pase perballje te
    tilla, por shume e veshtire do te kishte kene me vendose.
    Sipas kėsaj qė thua ti...i bie qė asnjė ēift mos lindė fėmijė, sepse fėmijėn do ta zerė gripi, lija dhenve, shytat, skarlatina, do ketė temperaturė kur ti dalin dhėmbėt, diarre, do ketė qurrka etj etj.
    Nėse njeriu e ka kaq tė diskutueshėm problemin se si do ti dalė fėmija, mė mirė mos ja hyjė atij QEFI fare dhe do jetė i qetė gjithė jetėn.

  7. #27
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Gogel, ky eshte diskutim dhe nuk ka arsye pse te marresh flake keshtu. Je shume defensive kur s'ke pse te jesh. Gjeja qe urrej me shume eshte kur tjetri t'i ben fjalet corap... me dashje. E para punes, une nuk njoh keqardhje ne pergjithesi. Eshte nje nga ato ndjesite qe nuk me vijne kollaj, nuk e kam pare te llogjikshme, nuk ia kam pare dobine. Po ashtu nuk i trajtoj njerezit sikur jane gjynah. Eshte shume arrogante nga ana ime ta bej kete gje. For all I know, ata jane ku e ku me te lumtur se sa une. E pra, gjynah qenkam per vete.

    Eshte shume qesharake kur mendon se u bere eksperte me disa dite pune vullnetarie. E cfare ditke ti per ekspertllekun tim, nje here, qe merrke gjithe kete vrull te sulmosh inkompetencen time? Ne vend te flasesh me fakte, vete me sulmon mua si person. Nuk te zura ty ne goje por argumentet e tua dhe me pelqen ta mbajme te tille per te evituar inatet personale virtuale. Nuk ia kam ngene kesaj. Ti paske punuar vetem me femije me Down syndrome. Kete e specifikoje kur solle argumentin qe nuk vuajne sepse nuk njohin jete tjeter. Ata nuk jane te gjithe ne gjendje te bejne krahasimin, keshtu qe komenti yt edhe haet. Por ta thuash kete per te gjithe eshte dehumanizing sepse gjeja e pare qe njeriu kupton qe diten qe lind eshte individualiteti & marredhenia e tij/saj me boten. Si nuk vuakan? Me kujton metodologjine e gjenocidit -- (1.) refuzim per drejtesi, (2.) izolim, (3.) propagande, (4.) persekutim, dhe ky i fundit vjen ne 3 pjese: dehumanizim, torture, dhe ekzekutim.

    Mos fut fjale qe nuk i thashe, aq me teper kur i kemi me shkrim vertetimet. Perndryshe nuk quhet argument sepse po grindesh me veten tende.

    Citim Postuar mė parė nga Leila
    ... per asnjeren nuk e beme teme t'ia permendnim te jemen, apo te shanim tonat ne sy te tyre. Sigurisht nuk devijojme nga tema dhe ndodh ti themi ndonjehere, "Sa i ngjake mamit," por e mora si shembull te te shpjegoj se per kedo ka nje pike te dobet. Tjetres i mungon mami edhe pse s'e njohu kurre. Ka mundesi te shohe qe te tjere e kane. S'eshte mjaft arsye per vuajtje kjo?
    Pra, ne s'e kemi evituar kur ka rene fjala perderisa i themi qe i ngjan shume te jemes, apo kur i tregojme se cfare mbajme mend nga e jema. Kjo tregon se nuk jane trajtuar si te paafta per te diskutuar per prinderit, por qe eshte subjekt prekes per to, eshte qe c'ke me te (ashtu sic u hodhe dhe ti perpjete me shembullin tim... dmth e ke dhe ti vend te bute, e pse mos ta kesh? you are entitled to that!) As ta bejme vajzen per gjynah, jo. Jane kusherirat e mia, as me vete nder mend te jem patronizing me to. Ajo qe dua te te them une ty eshe se njeriu vuan edhe pse s'ka ditur jete tjeter. Te dyjave u mungon mami. Te thuash se njeres i mungon me shume se tjetra eshte prap... ofenduese.

    Nejse, s'e zgjat duke vajtur sa para mbrapa. S'ia kam ngene carcafeve apo gerricje shemrash qe i marrin te gjitha personalisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 16-03-2006 mė 20:51
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •