Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut

    Eugen Shehu
    Agim Ramadani - nga eposet e Karadakut
    27.06.2004, 14:57


    Ka njerėz fisnikė qė atdheun e tyre, atė qiell e mal qė i rriti, ata gurrė dhe drurė qė e rrethuan, atė djep tė pėrkundur me ujvara eposesh tė kahershėm, e kanė mbrojtur me pushkė. Ata janė thirrur nė luftė dhe kanė dhėnė jetėn pėrmes krismash lirie. Ka tė tjerė qė e kanė dashur atdheun pėrmes imazheve tė fuqishėm tė artit, pėrmes magjisė sė tingujve apo ngjyrave, pėrmes konotacioneve qė ngjallin vargjet e njė poezie. Edhe kjo ėshtė dashuri. Se dashuria e atdheut nuk matet me kut por me shpirt dhe shpirti dhėmb kurdoherė kur dhėmb zemra e kombit dhe,pashmangshmėrisht, si prej njė force kozmike edhe pushka edhe penda nisen njėherėsh pėr nė rrugėtimin e lodhshėm; tė shuajnė brengat e Atdhuet.

    Tek Agim Ramadani, deri nė ēastin e mbramė, kanė jetuar sė bashku edhe poeti edhe luftėtari, edhe piktori i madh edhe patrioti i flaktė, por edhe shpirti guximtar. Inspirimin pėr artin ja ka falur natyra e bukur e Kosovės kreshnike, ai reliev i thyer dhe i blatur dhimbjesh tė mėdha. Ai e ka ndjerė brengėn e madhe tė atdheut qoftė edhe kur merrte nė duar penelin,qoftė edhe kur merrte penėn tė shkruante, qoftė edhe kur mė pas, rroki armėn. Tek karakteri i Agim Ramadanit, janė ndėrthurur si tek pak kush prej nesh, qetėsia dhe mendimi pėrpara fletės sė bardhė apo tablos, me vrullin dhe dinamizmin e pa pėrmbajtur nė beteja, atėherė kur ishte fjala pėr tė mbrojtur nėnėn e babėn,motrėn e vėllanė, pyllin dhe malin, votrėn dhe livadhin, shkurt Atdheun.

    Lindur nė bjeshkė tė Kosovės martire, Agim ramadani do tė dallohej qysh nė fėmijėri pėr ndjenjat e holla prej artisti: Mė pas duke lexuar nė gjuhėn ebukur shqipe, duke ngarendur nė malet e kodrat e Karadakut kreshnik, vetėdija e kėtij djaloshi duke se u trondit prej njė tė vėrtete tė madhe. Mbi supe malesh e kodrash tė Gjilanit, sikundėr nė supe malesh tė krejt Kosovės martire, mė shumė se rebeshe shirash, mė shumė se mjegullnaja, vareshin epose kreshnikėsh. Shpirti i Agimit, nuk mund tė mos ndjente kėto epose qė vinin prej larg, pėr tė shkuar sėrish larg. Kumti i tyre do ftonte Agimin dhe krejt gjeneratėn e vet t’i sendėrtonte kėto epose, t’i pėrcillte ata me po atė heroizėm qė etnitė e lashta arbėrore i patėn lindur. Demonstratėn e ditėve tė para tė prillit 1981, Agim Ramadani e pėrjetoi si njė rizgjim i madh. Njė paralele e ēuditshme! Rizgjimi i natyrės, ai riciklim i njėmendė i natyrėsh do tė zgjonte nė shpirtėrat e gjeneratės studentore tė Kosovės, shpresėn e lirisė. Agim Ramadani ishte piktor.Ai mund tė merrte telajon,penelat, bojėrat dhe mund tė ngjitej livadheve pėr tė ngatjetuar pranverėn. Agim Ramadani ishte poet. Ai mund tė rrėmbente fletoren dhe lapsin duke medituar pranė lumenjėve a pėrrenjėve qė i gėzoheshin shkrirjes sė dėborėrave.Agim ramadani ishte luftėtar. Dijet emarra nė shkollėn ushtarake nė Zagreb e shtynin tė ishte nė radhėt e para tė barikadave studentore. Ai nuk vonoi, ē’prej atij momenti Agim Ramadani do tė ngarendėte nė krejt viset e Kosovės kreshnike, do tė fliste aq bukur, do tė ēonte peshė zemrat e gjeneratės sė vet, do tė organizonte, do tė drejtonte luftėn guerile qė toka e qielli i Kosovės tė ishin tė lirė, qė atdheu tė mos frigohej prej kurtheve, planeve makabėr dhe dhunės etnike tė kalkuluar nė qendrėn e shovenizmit sllav, beograd. Kėsisoj pėr tė ardhur nė pranverėn e mėnxyrshme tė vitit 1999. Evropa (e pandėrgjegjshme deri mė atėherė) dhe krejt qytetėrimi i saj, po pėrballeshin nė shkurt-marsin e kėtij viti me njė nga shfaqjet mė shnjerzore, mė tė shėmtuara, mė primitive, tė gjenocidit tė egėr shoven serbosllav ndaj racės sė pastėr shqiptare. Kryekrmineli i racės sllave, tashmė nė gjygjin e Hagės, e shfrytėzoi periudhėn tri javore, midis dy takimeve tė Rambujes duke shpėrndarė urgjnetisht forcat qė do tė realizonin spastrimin masiv ndaj shqiptarėve. Mbi 40 mijė trupa ushtarake pushtuese tė rregullta, me dhjetra mijėra paramilitarė kriminele, 1 mijė tanke dhe 700 graka artilerie do tė lėshoheshin si lukuni ujqish, ndaj popullsisė sė pambrojtur shqiptare. Njė zyrtar i lartė i OKB-sė, Stefan di Nistoura, do tė deklaronte; “Ajo qė po ndodh sot nė Kosovė ėshtė tragjedia humanitare mė cinike, me e kalkuluar dhe planifikuar me njė logjikė tė akullt, tė cilėt unė, nuk e kam parė nė asnjė rast, gjatė 29 vjetėve qė punoj pėr Kombet e Bashkuara” (Gazeta “Ushtria”-Tiranė,12.03.1999).

    Agim Ramadani sė bashku me Rustem Berishėn, Bislim Zyrapin, Sali Ēekun, Naim Malokun, Ramush Haradinajn e dhjetra prijės tė tjerė, patėn organizuar dhjetra beteja, duke mos dashur tė lėnė nismėn ushtarake nė duart tė pushtuesve shoven serbosllav. Fjalėpak por trim e patriot, Agimi do tė jepte nė kėto luftime shembullin e vyer tė njė kuadri, i cili do tė pėrballej vetė me armikun, nė pozicionin mė tė vėshtirė, duke dashur tė ruaj nė ēdo moment jetėt e bashkėluftėtarėve tė vet. Nė Dukagjin a Drenicė, nė disa prej aksioneve tė kryera prej trimave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, do tė binte nė sy dėshira e Agim Ramadanit pėr tė fituar me ēdo kusht, pėr tė shporrur saora bandat kriminele serbosllave nga toka arbėrore. Shpirti i njė luftėtari dhe artisti, nė kėtė rast dhemb dyfish.

    Nė marsin e vitit 1999, gjeografia e spastrimit etnik serbosllav kish pėrfshirė zona tė tilla si: nė Veri: Podujevė-Mitrovicė-Drenicė; nė Perėndim: Pejė-Gjakovė-Deēan; nė Jug: Malishevė-Suharekė-Prizėren. Ndėr objektivat kryesore tė beogradit shoven ishte egzodusi i dhunshėm i shqiptarėve etnik nga trojet e veta, pėr tė afruar deri diku njė ballancė banorėsh me pakicat serbe etj. nė Kosovė, ku mė pas lehtėsisht do tė bėhej njė referendum pėr shkrirjen e Kosovės nė territorin serb. Ndaj gjatė egzodusit tė paparė ndonjėherė, shqiptarėve u merreshin dokumentat e indentifikimit dhe hidheshin nė zjarr me qėllim qė kėta mos tė identifikoheshin si banorė tė atyre viseve. Marria e pushtuesve serb ka kaluar gjdo kufi. ”Aktualisht rreth 80 pėr qind e fshatrave tė Kosovės janė mbėshtjellė me tym e flakė. Ky zjarr i ėshtė vėnė Kosovės nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe me urdhėr tė Millosheviqit dhe me vendim tė parlamentit tė atij shteti. Politika e “tokės sė djegur” nuk po zbatohet pėr herė tė parė nė Kosovė nga pushtuesi serb. Unė e njoh mirė historinė e popullit tim, atė e kam mėsuar qysh nė fėmijėri, nė kėngėt e djepit kur gjyshja mė thoshte: U bėfsh trim pėr Kosovėn !” (“Burrat e Kosovės e kanė vendin nė UĒK” intervistė e Kolonel Bislim Zyrapit. Gazeta “Ushtria” Tiranė mė 8 mars 1999 ).

    Agim Ramadani, nė ditėt e para tė marsit 1999, gjendet nė shtetin amė. Ndonėse nuk dinte gjė pėr fatin e prindėrve tė vet, ndonėse ndiqte me dėshprim eksodin biblik tė bashkėkombasve tė vet pėrmes zjarreve dhe krismave, ai me mprehtėsinė e njė ushtaraku tė vėrtetė, do tė bashkohej rreth idesė sė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė pėr njė operacion mėsymės nė shkallė tė gjėrė kundėr makinės ushtarake pushtuese serbosllave. Ai do tė organizonte luftėtarėt e Brigadės 138, nė rrethina tė Kukėsit dhe ndėrkaq do tė influenconte tek eprorėt mė tė lartė tė tij pėr fillimin e menjėhershėm tė mėsymjes, pasi kjo mėsymje do tė krijonte parakushte tė favorshme pėr futjen e forcave tė NATO-s nė vise tė Kosovės. Pikėrisht nė kėto momente, falė guximit tė Agim Ramadanit dhe qindra prijėsve tė tjerė tė UĒK-sė, Shtabi i Pėrgjithshėm hartoi planin pėr ēlirimin e Kosovės, duke patur si bazė nisjeje, tokėn kufitare ndėrshqiptare. Ky plan mori emrin e koduar “Shigjeta” dhe pėrfshinte brezin e mėsymjes: mali i Kallabakut – mali i Markofēes, Ferizaj-Prishtinė me dy drejtime operative. Drejtimi i parė; Padesh-Kosharė-Junik-Klinė. Drejtimi i Dytė; Helshan-Pashtrik-Rahovec-Malishevė-Prishtinė. Sipas tė dhėnave qė ndodhen aktualisht nė arkivin e ministrisė sė Mbrojtjes, nė Tiranė, operacioni nė fjalė do tė zhvillohej nė tri faza. Faza e parė, do tė ishte lufta nė Koshare, e cila do tė fillonte me futjen nė luftim tė trupave tė pėrqėndruara nė Papaj. Faza e dytė kish tė bėnte me kalimin nė mėsymje nė drejtimet e Pashtrikut ndėrsa faza e tretė do tė ishte thellimi i mėsymjes drejt Koritnikut dhe Kallabakut.

    Nė operacionin “Shigjeta” (po sipas tė dhėnave nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Tiranė) parashikohej njė bashkėveprim i ngushtė i forcave tė UĒK-sė qė mėsynin pėrballė, me ato qė vepronin nė shpinė tė armikut, nė mėnyrė tė veēantė nė zonėn e Pashtrikut dhe Dukagjinit. Pėr drejtimin e operacionit, nė frontin e vėshtirė tė Koshares dėrgohet Brigada 138 e komanduar prej Rustem Berishės dhe Agim ramadanit. Ndėrsa pėrfaqsues pranė kėtij formacioni luftarak, nga ana e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė u dėrgua Nasim Haradinaj. Nė memoaret e luftės shėnohet; ”Forcat e drejtimit tė parė operativ, nėn komandėn e Rustem Berishės, me shef shtabi Agim Ramadanin, nė mirėkuptim tė plotė me pėrfaqsuesin e shtabit tė Pėrgjithshėm Nasim Haradinaj, morėn detyrėn luftarake nga SH.P.UĒK-sė me kėtė pėrmabjtje, pasi tė shpėrthenin kufirin Shqipėri-Kosovė, tė kapnin pikėn strategjike Rasėn e koshares dhe tė hapnin korridorin e furnizimit, duke u lidhur me zonėn e Dukagjinit, nėn komandėn e Ramush Haradinajt. Nė tė pastajmen, me krahmarrjen nga e majta, tė rrethonin dhe asgjėsonin forcat armike nė qytetin e Gjakovės e rrethina dhe tė vazhdonin mėsymjen nė drejtim tė Klinės” (H.Katana “Tri dimensionet e luftės ēlirimtare tė Kosovės” Tiranė 2002 , faqe 69-70 ).

    Nė muzgun e ftohtė tė 8 prillit 1999, Agim Ramadani do tė shkonte pothuajse pozicion nė pozicion ku rrinin tė gatshėm bashkėluftėtarėt, vėllezėrit e tij. Ndonėse e dinte realisht ēdo tė ndodhte tė nesėrmen, ndonėse pati biseduar me komandant Rustemin pėr rreziqet qė duhej tė kalonin, pėrsėri nė sytė e tij i ngazzėllente njė dritė e ēuditshme. Prej asaj drite buronin shpresė e besim qė pėrcilleshin tė tilla, tek luftėtarėt nė llogoret e Papajt. Prej asaj drite, 320 djemtė trima tė UĒK-sė, do tė merrnin zemėr e do tė shndrroheshin nė 320 shqiponja nė mbrojtje tė viseve arbėrore. Ato biseda miqėsore gati nėn zė, ato rrahje shpatullash vėllezėrore, ajo heshtje qė jo rrallė, flet sa mijėra fjalė sė bashku, do tė ishin ndėrkaq parathėnie e njė lirie qė vinte mundimshėm tok me pėrrenjtė e gjakut.

    Tė nesėrmen, ende pa zbardhur mirė, gurėt dhe drurėt e Koshares do tė jetonin krismat e papara ndonjėherė tė armėve tė UĒK-sė. Vonė, nė mbrėmjen e asaj dite, Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė do tė njoftonte nė Tiranė e ma gjėrė se; ” Nė orėn 03:30, datė 9 prill 1999, forcat e UĒK-sė, qė veprojnė nė rajonin e Junikut ndėrmorrėn njė sulm tė befasishėm kundėr forcave serbe qė ishin tė stacionuara nė fshatin Koshare dhe ato tė Karakollit, 100 metėr nė perėndim tė Kashares. Fillimisht u goditėn forcat e karakollit, ku u vranė rreth 38 ushtarė serb dhe u rrethuan forcat serbe tė strehuara nė shtėpitė e fshatit Koshare. Nė agim tė ditės, forcave serbe u vinė nė ndihmė forca tė tjera nga fshati Batush, por tanket u goditėn nga forcat tona dhe u asgjėsua 1 tank, 1 transportues i blinduar dhe dy makina me ushtarė. Atėherė forcat serbe u tėrhoqėn nė fshatin Batush dhe goditėn me artileri forcat tona qė kishin rrethuar fshatin Koshare tė banuar nga ushtarėt serb. Djemtė e Kosovės po luftojnė me kasapėt e Serbisė qė janė tė veshur me blind dhe po fitojnė mbi kėtė pėrbindsh me fytyrė njeriu. Fitojnė djemtė e Kosovės se luftojnė pėr lirinė e atdheut tė tyre, ndėrsa ushtarėt serb u ngujuan nė bodrumin e Karakollit dhe dridhen nga frika. Nė kėtė luftim prej disa orėsh, na kanė rėnė nė fushėn e nderit luftėtarėt Bashkim Jashari, Agush Logu, Ramiz Krasniqi, Rifat Qehaj dhe na kanė plagosur Bujar Maloku e Smajl Trofaj. Forcat tona kanė bėrė dy rrethime dhe njė vijė mbrojtėse, pėr tė mos mundėsuar ardhjen e forcave serbe nga Batusha... Luftimet vazhdojnė” ( Gazeta “Ushtra “ mė 10 prill 1999 ).

    Nė luftimet e egra tė 9 prillit, Agim ramadani do tė udhėhiqte grupin e tij tė luftėtarėve, pikėrisht nė frontin mė tė rrezikshėm, aty ku makina ushtarake serbe mbrohej me tė gjitha llojet e armėve. Luftėtari dhe artisti i madh, ndonėse e shihte se marrja e Koshares ishte tejet e vėshtirė, nuk u lėkund pėr asnjė ēast edhe atėherė kur vrapoi pėr tė mbyllur sytė e puthur nė ballė bashkėluftėtarėt e vet tė rėnė nė fushė nderi, tė rėnė nga breshėrit e armikut. Njė ditė mė pas, atėherė kur Beogradi shoven, e ndjeu se po i rrėshiqiste toka nėn kėmbė, u hodh nė sulm me gjithė arsenalin e vet tė forcave dhe mjeteve luftarake. Sėrisht djemtė e Brigadės 138, bashkuan gjokset dhe supet duke u shndrruar nė karakolle tė pėrjetshėm lavdie dhe heroizmi pėr kombin e tyre. Por nė kėtė qėndresė emblematike, do tė binte i pėrgjakur predhash, kryeqėndrestari, Agim Ramadani. Ai qė e donte aq shumė jetėn e kombit, falte tani jetėn e vet, blatonte shpresėn e madhe tė artistit tek e nesėrmja e atdheut. Fronti i ēarė i koshares pati pėrparsitė e veta nė ngjarjet qė rrodhėn mė pas. Jehona e epopesė sė Koshares u pėrcuall tejembanė viseve etnike shqiptare, madje kudo nė ēdo ēip tė globit ku shqiptarėt ndiqnin me ankth nė shpirt fatin e vėllezėrve tė tyre tė UĒK-sė. Thyrja e kufirrit shqiptaro-shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresės sė popullit shqiptar, e sidomos atij tė shpėrngulur nga trojet arbėrore tė Kosovės, i cili tashmė shpresonte nė kthimin e tij nė vatrat e veta dhe bashkimit tė trojeve etnike shqiptare. Luftėtarėt e frontit tė Koshares ishin tė parėt qė dhuruan jo vetėm gjakun por edhe shpresėn e madhe pėr popullin e Kosovės, nė ato ditė tė shpėrnguljes masive: Kėshtu, ndėrsa eksodi biblik i shqiptarėve ndalej, kortezhi pambarim i njerėzve i drejtohej qytetit tė Bajram Curit me trupat pa jetė tė trimave nė krahė. E dhimbshme ajo ditė e 12 prillit 1999. E dhimbshme tė mbaje nė shpatulla trupin e burit tė Karadakut. Qysh mund ta nxinte atė zemėr tė madhe, ay arkivol? Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit nuk ka heshtur. Ajo rreh diku si dikur, nė faqe tė flamurit tė lirisė sė Kosovės. Pėrjetėsia e burrit fitoi ardhmėrinė sublime. Brigada 138 mori emrin Agim Ramadani, ndėrsa Kosova tashmė nuk e ndjen kėmbėn e pushtuesve shoven serbosllav.

    © 2002-2004 Iliria Network Ltd. All Rights reserved. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara. Alle Rechte vorbehalten. Kopjimi, emetimi,

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    interesant.. asnnji prej udhheqsve te LPK-s nuk morri pjese ne lufte..
    te gjithe u than te tjerve.. shkoni shok me luftue.. se nana per kte dit ju ka lind.. e vet i mbajten guzicat neper rogner e mynshen hamburga zyrih e stoqolma..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Nė 10-vjetorin e rėnies, nderohet Agim Ramadani

    Nga Express mė 11.04.2009 nė ora 13:48
    Me njė akademi pėrkujtimore ėshtė shėnuar sot nė Prishtinė dhjetėvjetori i rėnies sė dėshmorit tė kombit, Agim Ramadani, i cili konsiderohet strategu i thyerjes me luftė tė kufirit ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė nė Betejėn e Koshares.

    Nė manifestimin “Dita e rėnies sė Agim Ramadanit - Dita e dėshmorėve tė luftės sė Koshares”, i cili mbahet nėn pėrkujdesjen e Presidentit tė Republikės, u tha se moto e heroit Ramadani, ishte se “pushkėt kur bashkohen, krismėn e kanė mė tė fuqishme”.

    Shefki Ukaj, zyrtar i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, theksoi se njė ditė kur tė shkruhet historia e Kosovės, emri i Agim Ramadanit, si luftėtar i dalluar nė mesin e tė shumtėve qė dhanė jetėn pėr liri dhe pavarėsi do tė shkruhet me germa tė arta, transmeton KosovaLive.

    Kurse lideri i AAK-sė, Ramush Haradinaj, ish-komandant i Zonės Operative tė Dukagjinit, u shpreh se duke e nderuar Agim Ramadanin, i cili ngėrthen nė vete vlerat mė tė mira tė luftėtarit shqiptar, nderohen tė gjithė tė rėnėt pėr liri.

    Nė kėtė akademi pėrkujtimore fjalė rasti mbajtėn edhe vėllai i dėshmorit, Jashar Ramadani dhe ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Islam Lauka.

    Ndėrkaq, sonte nė Galerinė e Arteve tė Kosovės do tė hapet ekspozitė me pikturat e dėshmorit Ramadani.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    O Agim djal i Shqiptaris , o Sali luftetar i demokracise, Allah-u bre ne Xhennet ju v'noft, Amin.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Agimi s’luftoi pėr fusnotė



    Fadil Sertolli | 12-04-2012

    Nė ditėn e rėnies sė heroit tė Kosovės, Agim Ramadani, nė manifestimin e organizuar me kėtė rast, nga tė pranishmit janė adresuar kritika tė shumta mbi Qeverinė e Kosovės, deri te ajo se “shyqyr qė dėshmorėt e rėnė nuk e kanė ditur se ēfarė do tė bėhet me Kosovėn, se kjo do tė pėrfaqėsohet me fusnotė, apo se nė mesin e saj do tė vriten shqiptarėt edhe 13 vjet pas betejės sė Koshares”.

    Bashkėshortja e dėshmorit Agim Ramadani, Shukrie Ramadani, ka thėnė tė jetė e lumtur qė Agimi realizoi ėndrrėn e tij, duke e prekur me dorė tė vet lirinė. “Agimi preku me dorė ėndrrėn e tij qė kishte thurur qė nga fėmijėria, qė Shqipėria tė ishte pa kufij”, ka thėnė ajo.

    Sipas saj, nė momentin kur ėshtė thyer kufiri, Agimi i ka telefonuar nga Kosharja dhe kishte njė zė aq tė lumtur, duke thėnė se e hoqėn kufirin i cili ishte aty padrejtėsisht pėr 100 vjet.

    “Mirėpo, sot me dhimbje e them se a mendoi Agimi se Kosova do tė bėhej me fusnotė, se nė zemėr tė Kosovės do tė vriteshin nė gjumė qytetarėt e pafajshėm. Ai nuk e ka ditur kėtė dhe mirė qė s’e ka ditur”, ka thėnė e mllefosur e veja e Agim Ramadanit.

    Ministri i FSK-sė, Agim Ēeku, nė emėr tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe tė Qeverisė sė Kosovės, ka shprehur respektin mė tė madh pėr heroin e Kosovės, Agim Ramadani.

    “Duke nderuar veprėn dhe jetėn e Ramadanit, ne nderojmė tė gjithė luftėtarėt e Brigadės 138, tė rėnėt por edhe tė gjallėt. I nderojmė tė gjithė ata qė me luftėn e tyre e bėnė tė pavdekshme njė betejė tė lavdishme tė UĒK-sė, betejėn e Koshares, e cila ishte pjesė e rėndėsishme e formacionit sulmues pėr ēlirimin pėrfundimtar tė Kosovės, qė u organizua, u drejtua dhe u zbatua me plot sukses nga UĒK-ja dhe strukturat e saj”, ka thėnė Ēeku.

    Ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Islam Lauka, tha se Agimi ishte piktor dhe strateg i shquar me vlera kombėtare. “Agim Ramadani, devizė tė tij e kishte bashkimin e gjithė shqiptarėve pėr lirinė e Kosovės. Kosova ishte e gozhduar keq nga Serbia dhe ēlirimi i saj nuk mund tė ishte vepėr e njė individi, grupi individėsh, apo qoftė edhe njė partie politike”, ka thėnė Lauka.

    Pos figurave tė ndryshme qė dolėn nė skenė pėr tė luftuar pėr Kosovėn, sipas Laukės, Kosova kishte nevojė pėr ndihmėn e Shqipėrisė, e cila nuk mungoi. Ai tha se nuk mungoi as ndihma e NATO-s, e Amerikės dhe e partnerėve tė tjerė.

    Zėri
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Thyerja e kufirit

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    PERSONALITETE

    Ramiz Dėrmaku: Dėshmori i Kombit Agim Ramadani - Katana
    | E Shtune, 17.09.2011, 06:00 PM |

    NĖ VEND TĖ PĖRKUJTIMIT



    NĖ 12 - VJETORIN E RĖNIES SĖ POETIT, ARTISTIT, PIKTORIT, STRATEGUT, KOMANDANTIT TĖ BRIGADĖS 138 TĖ UĒK-sė DĖSHMORIT TĖ KOMBIT AGIM RAMADANI-KATANA

    DĖSHMORI AGIM RAMADANI ISHTE I ĒILTĖR, I VENDOSUR , HUMANIST, TRIM E ATDHETAR



    Nga Ramiz DĖRMAKU



    Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit, nuk ka heshtur. Ajo rreh, ajo na thėrret, ajo na zgjon nga gjumi, ajo na ftonė qė tė gjithė sė bashku unikė ta realizojmė amanetin e martirit Agim Ramadani.

    Ėshtė e vėrtetė se Kosova kishte ēdo herė njerėz fisnikė, bujarė, trima, intelektual, atdhedashės, tė cilėt bėnė pėrpjekje titanike pėr t‘i kontribuar atdheut, e shumė prej tyre sakrifikuan edhe gjėnė mė tė shtrejtė jetėn. Poeti, piktori, artisti, intelektuali, strategu luftarak, komandanti i Brigadės 138 i UĒK-ės, dhe dėshmori i luftės sė Kosovės, legjenda e shiptarizmit Agim Ramadani –Katana, lindi nė fshatin Zhegėr tė Komunės sė Gjilanit, me 3 maj tė vitit 1964. Rrjedhė prej njė familje tė arsimuarė fshatare, por e djegur pėr Lirinė dhe ēėshtjen kombtare. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Gjilan. Studimet nė Akademinė Ushtarake – drejtimi i komunikacinit nė Zagreb tė Kroacisė. Unė personalisht nuk kam pasur fatin ta njoh dėshmorin, poetin, strategun, atdhetarin dhe njeriun i cili mahniti jo vetėm kombin shqiptarė por edhe kombet tjera me aftėsit, talentin, burrėrin, guximin, tolerancėn e dashurinė ndaj atdheut. Prandaj ėshtė vėshtirė tė shkruash pėr koka tė afta, pėr njerėz tė mėdhenjė, sepse ata shumė rrallė lindin. Mirpo, shoku (e boxhanaku im) Osman Maroca, shpalos disa mendime lidhur me shokun e klasės Agim Ramadanin. Agimin e kishte shokė klase dhe e njihte mirė atė. Ja se si e fillon rrėfimin e tij shoku i tij Osmoni; Ēdo gjė qė e thoshte Agimi, ishte origjinale, sepse e thoshte nga ēiltėrsia e shpirtit , nga qėndresa e tij prej burri. Tė shkruash pėr intelektualin, poetin, artistin, piktorin, trimin, atdhetarin, komandantin e brigadės 138 tė - UĒK-ės, dhe dėshmorin Agim Ramadani-Katana, tė duhėn, ditė, javė, muaj e ndoshta edhe vite. Kėshtu mė thotė shoku i tij i klasės Osmon Maroca. Gjatė rrėfimit tė jetės, aktiviteteve , veprimtarisė sė tij tė bujshme vėshtirė ėshtė njeriu tė pėrmbahet pa qajtur. Po, Ramiz, pėr familjen e tij tė ngushtė, pėr kombin dhe popullin shqiptarė ėshtė gėzim, mburrje dhe krenari , pėr babain, nėnėn, bashkėshortėn dhe fėmijėt eTIJ. Mirpo edhe ne gazetarėt kemi obligim moral, njerėzor dhe kombėtar qė mė shpeshė tė shkruajm pėr njerėz tė mėdhenjė, njerėz tė cilėt ia zbardhėn fytyrėn familjes kombit e atdheut. Njerėz tė tillė shumė rrallė lindin.., por edhe kur lindin ata nuk jetojnė gjatė. Pas ardhėsit e trevės sė Karadakut qė po lindnin e kanė dashur atdheun e tyre pėrmes imazheve, rrėfimit tė bisedave nė oda, historisė nė shkolla, shkrimeve nė gazeta, emisioneve nė Radio e Televizion, etj. Agim Ramadani sė bashku me Rustem Berishėn, Bislim Zyrapin, Sali Ēekun, Naim Malokun, Ramush Haradinajn e dhjetra prijės tė tjerė, patėn organizuar dhjetra beteja, duke mos dashur tė lėnė nismėn ushtarake nė duart tė pushtuesve shoven serbosllav. Fjalėpak por trim e patriot, Agimi do tė jepte nė kėto luftime shembullin e vyer tė njė kuadri, i cili do tė pėrballej vetė me armikun, nė pozicionin mė tė vėshtirė, duke dashur tė ruaj nė ēdo moment jetėt e bashkėluftėtarėve tė vet. Nė Dukagjin a Drenicė, nė disa prej aksioneve tė kryera prej trimave tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, do tė binte nė sy dėshira e Agim Ramadanit pėr tė fituar me ēdo kusht, pėr tė shporrur saora bandat kriminele serbosllave nga toka arbėrore. Shpirti i njė luftėtari dhe artisti, nė kėtė rast dhemb dyfish.

    Nė marsin e vitit 1999, gjeografia e spastrimit etnik serbosllav kish pėrfshirė zona tė tilla si: nė Veri: Podujevė-Mitrovicė-Drenicė; nė Perėndim: Pejė-Gjakovė-Deēan; nė Jug: Malishevė-Suharekė-Prizėren. Ndėr objektivat kryesore tė beogradit shoven ishte egzodusi i dhunshėm i shqiptarėve etnik nga trojet e veta, pėr tė afruar deri diku njė ballancė banorėsh me pakicat serbe etj. nė Kosovė, ku mė pas lehtėsisht do tė bėhej njė referendum pėr shkrirjen e Kosovės nė territorin serb. Ndaj gjatė egzodusit tė paparė ndonjėherė, shqiptarėve u merreshin dokumentat e indentifikimit dhe hidheshin nė zjarr me qėllim qė kėta mos tė identifikoheshin si banorė tė atyre viseve. Marria e pushtuesve serb ka kaluar gjdo kufi. ”Aktualisht rreth 80 pėr qind e fshatrave tė Kosovės janė mbėshtjellė me tym e flakė. Ky zjarr i ėshtė vėnė Kosovės nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe me urdhėr tė Millosheviqit dhe me vendim tė parlamentit tė atij shteti. Politika e “tokės sė djegur” nuk po zbatohet pėr herė tė parė nė Kosovė nga pushtuesi serb. Unė e njoh mirė historinė e popullit tim, atė e kam mėsuar qysh nė fėmijėri, nė kėngėt e djepit kur gjyshja mė thoshte: U bėfsh trim pėr Kosovėn !” (“Burrat e Kosovės e kanė vendin nė UĒK” intervistė e Kolonel Bislim Zyrapit. Dashuria ndaj atdheut nuk mund tė matet me kut, por me shpirt ,dhe shpirti dhemb kur dhėmb zemra e kombit. Po tė lexosh me vėmendje librin“ Njė jetė tetėr“ tė poetit, dėshmorit, artistit, intelektualit, piktorit.., Agim Ramadani, sheh se ajo ka njė pėrmbajtje tė mirė kombėtare dhe ėshtė shumė tėrheqėse pėr lexuesin (siē ishte Agimi, pėr bashkėbiseduesin). Tė gjitha poezitė, poeti, Agim Ramadani, ua kushtoi figurave eminente tė historisė kombėtare; Bajram Currit, Idriz Seferit, etj, ku shihet qartė se heroi bėri orvatje qė veprimtarinė dhe porositė e tyre t’i jetėsojė, pra t’i realizojė ndaj armikut tonė shekullor. Agim Ramadani, e sheh si pamje tė ēuditshme poetike Majėlartėn e Dragobilit nė jetėn reale tė tij, ai do tė bėjė pėrpjekje titanike qė atė ta realizojė nė jetėn reale dhe do ta adaptojė tek “Majė larta Koshare“ , si flijim i shenjėt“pėr ēlirimin e atdheut tė tij.

    Tek martiri i kombit Agim Ramadani, gjatė tėrė jetės sė tij sė bashku jetuan edhe poeti edhe luftėtari, edhe piktori, edhe patrioti, edhe guximtari. Qė nga rinia e hershme tek ai vėrehej njė talent, njė tolerancė e vendosmėri pėr fjalėn e dhėnė, ndersa urrejtje te madhe kishte ndaj armikut tonė shekullor. Agimi ishte njė intelektual i pėrsosur, poet i mirėfilltė, pedagog produktiv, organizator i shkėlqyeshėm dhe njeriu i thjeshtė , i cili e donte familjen, punėn, mirėqenien, popullin por mbi tė gjitha e donta ATDHEUN. Bashkėpunėtorėve dhe tė tjerėve ai gjithmonė u imponohej me autoritetin dhe aftėsitė e tij profesionale, artistike, shkencore, luftarake dhe strategjike. Agimi, posedonte edhe aftėsi tė mėdha organizative si nė paqė ponjashtu edhe nė luftė. Ishte i sjellshėm, i afėrt dhe korrekt me tė gjithė. Ai dinte ta dallonte punėtorin nga jo punėtori - dembeli. Tė parin e mbėshteste inkurajonte dhe e shpėrblente, kurse tė dytin e ēortonte me fjalė tė buta me qėlim qė tė pėrmirėsohet por kurrė nuk e ndėshkonte. Met ė gjithė njerėzit qė bisedoi, ne tė gjitha vendet ku punoi, ai la mbresat e tij tė pashlyeshme mbi tė gjitha si njeri. Si njeri ishte i ēilter, i drejtė, i vendosur, trim,humanist, zemėrgjėrė, tolerantė, magjepės, dhe atdhetar. Demostratat e 11-26-marsit e 1 e 2 prillit tė vitit 1981, martiri, Agim Ramadani, i pėrjetoi si njė rizgjim i madh. SIq mėsojmė gjatė kohės sė studimeve ai mėsoi shumė gjėra tė reja.., pra e pasuroi mendjen dhe trurin edhe me mėnyrat e organizimit tė demostratave, mėnyrat e sulmit ndaj armikut, por edhe metodat pėr t‘u mbrojtur nga armiku nė luftė. Si shumė intelektual edhe poeti Agim Ramadani, ishte shumė i ndieshėm ndaj situatave tė acaruara shoqėrore e politike. Qė nga fillimi i krijimit tė bėrthamave tė para tė UĒK-ės ,e tė cilat vepruan nėn ombrellėn e Institucioneve tė Republikės sė Kosovės, tė dala nga gjiri i popullit. Nė vitin 1990 filluan nismat e para tė mbrojtjes sė Kosovės. U themeluan shtabet komunale tė mbrojtjes. Pas themelimit tė SHPM,Komandanti i shtabit Mr. Hajzer Hajzeraj sė bashku mė zėvendėsin e tij pėr siguri dhe informim Ramė Maraj patėn takim mė ministrin e mbrojtjes tė Shqipėrisė z. Halil Hyseni dhe mė vonė mė pasardhėsin e tij z. Perikli Teta .

    Nė kėto takime morėn vendime tė pėrbashkėta si vijon:

    1.Stėrvitja ushtarake e tė rinjve tė Kosovės nė Shqipėri,

    2. Qė stėrvitjen fillimisht ta bėjnė ekspertėt ushtarak tė Shqipėrisė,

    3. Tė sigurohen armėt dhe mjetet tjera pėr luftė,

    4. Deponimi i kėtyre armėve tė behėt nė kufi mė Kosovėn dhe pėr kėtė u parapanė vendet strategjike

    5. Mė urdhėr tė fillohet mė bartjen e armėve nė Kosovė.

    Libri “Njė jetė tjetėr“, ėshtė njė simbolikė nė tė cilėn janė pėrfshirė 83-poezi. Kėto poezi janė tė ngjajshme me numrin e dėshmorėve qė ranė nė luftėn e Kosharės, nė krye tė sė cilės ishte strategu i luftės Agim Ramadani. Nė disa koncepte poetike poeti , Agim Ramadani na paraqet si krijues i mirė, Psh. Nė poezinė “KOSOVE“, ai nė mes tjerash shkruan; Tė vdekurit varre u hapin (tė gjallėve). Kosova megjithatė jeton. Kjo poezi e shkruar nė vitin 1996, tregon gjendjen dėshpruese tė tij, ai sheh njė realitet tė pėrmbysur tė atdheut nga barbarėt, e nė anėn tjetėr dėrgon njė mesazh pėr pavdekėsinė e tij duke u orvatur qė t‘i ndėrrojė rolet, ndėrmjet tė vdekurve dhe tė gjallėve. Nė ca poezi ai shpalosė edhe motivin e dashurisė , si njė ndjenjė shpirtėrore dhe normale. Ligjerimi i poetit, komandantit, strategut ushtarak e artistit ėshtė nė vetėn e parė, i cili na del si vetė rrėfim me njė sinqeritet tė rrallė poetik. Ai orvatej qė pėrmes komunikimit tė tė folurit t‘ua dėrgoj mesazhin tė tjerėve. Agimi ishte intelektual i pėrsosur i njė kalibri tė lartė, poet, piktor, pedagog produktiv, luftėtar, organizator i shkėlqyeshėm dhe njeri i thjeshtė, i cili e donte dhe e respektonte familjen, punėn, mirėqenien, popullin atdheun. Tė gjitha funksionet –detyrat qė i kreu gjatė jetės sė tij e sidomos at gjatė luftės( Koshare), dėshmoi njė talentė tė rrallė intelektual. Thyerja e kufirit shqiptaro shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresės sė popullit shqiptar, e sidomos atij tė shpėrngulur nga trojet etnike tė Kosovės. Njė ditė mė pas, atėherė kur Beogradi shoven, e ndjeu se po i rrėshiqiste toka nėn kėmbė, u hodh nė sulm me gjithė arsenalin e vet tė forcave dhe mjeteve luftarake. Sėrisht djemtė e Brigadės 138, bashkuan gjokset dhe supet duke u shndrruar nė karakolle tė pėrjetshėm lavdie dhe heroizmi pėr kombin e tyre. Por nė kėtė qėndresė emblematike, do tė binte i pėrgjakur predhash, kryeqėndrestari, Agim Ramadani. Ai qė e donte aq shumė jetėn e kombit, falte tani jetėn e vet, blatonte shpresėn e madhe tė artistit tek e nesėrmja e atdheut. Fronti i ēarė i koshares pati pėrparsitė e veta nė ngjarjet qė rrodhėn mė pas. Jehona e epopesė sė Koshares u pėrcuall tejembanė viseve etnike shqiptare, madje kudo nė ēdo ēip tė globit ku shqiptarėt ndiqnin me ankth nė shpirt fatin e vėllezėrve tė tyre tė UĒK-sė.

    Thyrja e kufirrit shqiptaro-shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresės sė popullit shqiptar, e sidomos atij tė shpėrngulur nga trojet arbėrore tė Kosovės, i cili tashmė shpresonte nė kthimin e tij nė vatrat e veta dhe bashkimit tė trojeve etnike shqiptare. Luftėtarėt e frontit tė Koshares ishin tė parėt qė dhuruan jo vetėm gjakun por edhe shpresėn e madhe pėr popullin e Kosovės, nė ato ditė tė shpėrnguljes masive: Kėshtu, ndėrsa eksodi biblik i shqiptarėve ndalej, kortezhi pambarim i njerėzve i drejtohej qytetit tė Bajram Curit me trupat pa jetė tė trimave nė krahė.

    E dhimbshme ishte dita e 12 - prillit 1999. E dhimbshme tė mbaje nė shpatulla trupin e burit tė Karadakut. Qysh mund ta nxinte atė zemėr tė madhe, ay arkivol? Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit nuk ka heshtur. Ajo rreh diku si dikur, nė faqe tė flamurit tė lirisė sė Kosovės. Pėrjetėsia e burrit fitoi ardhmėrinė sublime. Brigada 138 mori emrin Agim Ramadani. Kėshtu , deri sa shpėrngulja e kosovarėve ndalej, kortezhi pambarim i njerėzve i drejtohej qytetit tė Bajram Currit, me trupat e pa jetė tė trimave Agim Ramadani e Salih Ēeku.

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Burim Ramadani keqtrajtohet nga forcat e UNMIK
    Nga ARIANI_TB nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-12-2009, 09:14
  3. Brigada "Agim Ramadani"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 08:07
  4. Luftime Nė Zonėn E Karadakut Nė Kumanovė
    Nga Faik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •