Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214

    Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnë krimin dhe jo votimin e fshehtë

    "Nuk ka asgjë tjetër veçse strukturim të aleancës për të mbrojtur krimin e organizuar”

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Pikërisht atëherë kur opozita e ka bërë fakt të kryer për të mos marrë pjesë në punimet e kryesisë së Kuvendit, Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një konferencë të rëndësishme për shtyp, duke hedhur akuza të ashpra ndaj një pjese të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste. Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se me këtë qëndrim, ata po mbrojnë interesat e krimit të organizuar. “Nuk ka asgjë tjetër veçse strukturim të aleancës për të mbrojtur krimin e organizuar”,- tha ndër të tjera Berisha. Kreu i ekzekutivit ka përmendur me radhe disa zyrtarë të lartë të PS-së, duke i akuzuar ata si të implikuar me krimin.
    Koçi
    Duke folur për një raport sekret të përgatitur për Gjinovefa Gabën, Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj deputetit socialist Petro Koçi, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Rendit. “Po çfarë vjen nga Parlamenti. Një raport i baronëve të drogës. Petro Koçi e ka lexuar këtë raport e di mirë, sepse vepron në këtë mënyrë, janë lidhjet e tij të krimit. Përfitues apo jo, koha do t’i tregojë gjërat. Se shoku Petro ka shënuar dhe gjëra këtu sipër, edhe shoku Majko. Prandaj thashë, unë si kryetar i qeverisë i dija këto, por për hir të hapësirës për opozitën, pranova një procedurë që nuk duhej pranuar”,- tha Berisha, duke iu rikthyer statistikave për votimet e fshehta që janë bërë në vitin 2005. “Në vitin 2005, ka pasur 13 votime të fshehta gjithsej në Parlament, 12 me elektronikë. Vetëm një prej tyre është me kuti. Disa prej tyre janë dekrete të presidentit për Gjykatën e Lartë dhe shumë të tjera. Unë ju siguroj ju se ky veprim nuk mbron Dobjanin që u zgjodh në këtë mënyrë, por PS-ja mbron dosjet e veta, mbron trafikun e drogës, mbron hotelet pallatet vilat, të ndërtuara mbi drogën kontrabandën, vrasjet krimin dhe dosjet e fshehura. Nuk është çështja tek fshehtësia e votës elektronike, por tek fshehtësia e krimeve të cilat po dalin në dritën e diellit”,- tha Berisha. Kryeministri shtoi se krimi nuk do të mund të përdoret për qëllime politike, dhe se lufta kundër tij nuk do të përdoret për ngjyra partiake. “Përkundrazi, do të trajtohet me barazi para ligjit gjithkush. Por askush nuk do të mund të përdorë politikën për të mbrojtur lidhjet e tij të krimit. Unë jam Sali Berisha dhe këtë zotim u kam bërë qytetarëve shqiptarë”, - tha ai. Kryeministri Berisha shtoi se beteja kundër krimit të organizuar është në fillimet e saj. Në këtë betejë, sipas tij, nuk do ketë partitizëm. “Vetëm këto ditë po merr goditjen përfundimtare banda që luajti me kokën e njeriut si top futbolli në Lushnjë. E dini çfarë i tha në atë kohë Ministri Koçi oficerit që desh t’i arrestonte? “Nuk ka djem më të mirë Myzeqeja se ata”, - kështu i tha. Por ne, duke mos ndjekur asnjë vijë politike, do të ecim me moton zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, zero tolerancë ndaj lidhjeve me krimin. Ky është zotimi ynë ky është qëllimi ynë”, - tha Berisha.
    Blushi dhe Klosi
    Duke iu drejtuar sekretarit politik të PS-së, Ben Blushi, Berisha tha se “Zoti Blushi, nuk hidhesh ti për Luiza Hoxhën, por ti hidhesh për Eva Blushin, e cila në katër ditë ka vjedhur dhe përvetësuar 12 tendera, 250 milionë lekë. Zoti Blushi, mos ki asnjë iluzion se lufta kundër krimit do të bëhet në barazinë para ligjit”. Me pas Berisha ka folur edhe për ish-sekretarin e përgjithshëm socialist, Gramoz Ruçi dhe sekretaren e marrëdhënieve me jashtë, Arta Dade. “Nuk ka ndonjë preokupim Gramoz Ruçi para votës, as edhe Arta Dade. Fëmijët e tyre skuqën rrugët e Tiranës. Dosjet u mbyllën për shkak të pushtetit. Por as pronat e krimit të Ruçit, as krimet e fëmijëve të Arta Dades dhe as njërit të mos mendojnë se do të mbeten pa shkuar para ligjit, ashtu siç do të shkojnë fëmijët e gjithkujt tjetër”, - tha ai. Kreu i ekzekutivit nuk ka kursyer edhe deputetin socialist Blendi Klosi. “Çfarë janë ata që kapin kompjuterin, maniake seksuale që rrihen me vajzat shqiptare në ambasadat e botës si Blendi Klosi. Po. po. Ua them unë, me fakte. Absolutisht po. Ministër ka qenë. Prapa kollares dhe qetësisë së tij fshihet një maniak i shpërfytyruar. Mirëpo zgjedhësit e Mallakastrës nuk i dinë të gjitha. Do t’i mësojnë një nga një. Kjo është e vërteta”,- tha Berisha, duke vijuar më tej se rasti në fjalë ka ndodhur në Poloni. Kryeministri paralajmëroi gjithashtu dosje që do t’i depozitojë pranë organit të akuzës. “Dosjet në Prokurori do të shkojnë, por unë nuk bëj as hetimin, as gjykimin. Unë deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se nuk do të mund të përdoret politika për të mbrojtur lidhjet e krimit, dosjet e krimit. E bëra këtë në një moment kur pashë se u tejkalua çdo lloj limiti”, - tha ai.


    “Akuzat e opozitës për Topallin nuk qëndrojnë”
    Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjithashtu dje se argumentet e opozitës për shkarkimin e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, janë të pabaza dhe të papranueshme. “Akuza e parë është sepse ka kërkuar dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm. Në një vend të lirë çdo qytetar, çdo zyrtar, pa cenuar aspak ligjet e vendit, mund të kërkojë dorëheqjen dhe të propozojë secilin qytetar të tij. Akuza e dytë është se ka votuar jashtë afatit kushtetues, dekretin e qeverisë dhe këtu është shkelur Kushtetuta. Cinizëm dhe amoralitet total. Dekreti do të votohej ditën e zisë kombëtare. Kuvendi mori vendim të ndërpriste aktivitetin dhe t’i bënte nderet që i takojnë presidentit Rugova. Për historinë e qeverisjes, afatet kushtetuese të emërimit të ministrave janë shkelur jo për zi kombëtare, por për luftë klanesh mafioze muaj e muaj të tërë. Në të gjitha rastet, 3 ditë 5 ditë 10 ditë, në teorinë e së drejtës, rivendosja në afat është një e drejtë kushtetuese e çdo gjykate”, - tha ai. Kryeministri Berisha komentoi dje edhe pretendimin e tretë të opozitës për të mos futur në rendin e ditës, votimin për miratimin e dekretit të presidentit Alfred Moisiu për emërimin e Gjinovefa Gabës si anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Akuzohet se ka bllokuar dekretin e presidentit për gjykatësen Gjinovefa Gaba. Këtu janë dokumente sekrete, por unë do t’ua bëj me dije. Jo të plota, për të ruajtur sekretin shtetëror... Për zonjën Gaba për njerëzit e saj më të afërt në drejtim të zotit Rexhep Meidani, zotit Pandeli Majko kryeministër dhe zotit Petro Koçi si ministër i Rendit janë nisur një seri dokumentesh asnjëri prej tyre nga opozita. Që të gjitha këto nga organet e luftës kundër drogës dhe zbatimit të ligjit. Dokumenti është nr 1 761, datë 10. 10. 1998, ka dokumente të vitit ‘99 dhe të vitit 2000, datë në të cilën në makinën e familjes së zonjës Gaba gjendet drogë. Pra, cili do të ishte parlamentari që do të mund të merrte përsipër të bënte ndryshe vetëm se do të mund të pengonte një kandidaturë të tillë”, - tha Berisha.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ylli Pango: Mazhoranca nuk eshte e ndare

    E Diele, 26 Shkurt 2006
    Nenkryetari i komisionit te Mediave shprehet se dhe pas votimit te mocionit te shkarkimit te Topallit, mocion qe ra ne Parlament, mazhoranca eshte e konsoliduar dhe i ka numrat per te qeverisur: Opozita eshte ne krize, ata "Dun Baben", Fatos Nanon

    Si paraqitet situata brenda mazhorances? Eshte folur gjate ketyre diteve per ndarje brenda deputeteve te Partise Demokratike?

    Nuk ka asnje ndarje. Edhe ata, te ashtuquajturit oponente, e kane deklaruar qe kane parime, te cilet, sipas tyre, duan t'i mbrojne. Madje nje, dy ose me shume, te gjitha jane sajesa per te krijuar diversion brenda pozites. Edhe fakti qe te majtet po bashkohen, edhe fakti qe, edhe ata qe kishin mbetur jashte po futen ne vathe, tregon qe nuk durokan dot pa pushtet. Gjashte muaj u duken shume. Nuk e dine qe do te presin te pakten 8 vjet. Nga padurimi tani kalojne ne bojkot, kalojne ne anarki, ne veprime te paarsyeshme. Perpara dy javesh e kam thene ne seance plenare, se PS do te kthehet ne PA (Partia e Anarkise). Meqenese drejtohet nga nje njeri qe historikisht edhe ne backgroundin e tij njeh anarkine. Gjithe kohen bejne kundershtime te pamotivuara, nderkohe qe pozita punon, sjell ligje pa nderprerje ne komisione dhe me pas ne Parlament. Qeveria dhe deputetet punojne, reforma eshte e madhe ne te gjitha fushat

    Po flitet se opozita.....me falni, po flitet se pozita po ndodhet ne nje moment te veshtire edhe per menyren sesi ajo eshte ndertuar, persa i perket raporteve me aleatet. A eshte e vertete kjo?

    Mire e kishe lapsusin, opozita eshte ne situate te keqe. Per fat te keq na bojkotuan seancen keta. Po, si kryetar i komisionit hetimor te zgjedhjeve, kisha pergatitur edhe fjalen e rastit, bashke me nenkryetarin Nishani, ku pervec te tjerash, i jap pergjigje edhe kesaj. Si mund te pretendohet per numra, kur ne kemi fituar ne mbi 50 zona beteja te drejtperdrejta me diferenca deri ne 3 mije, 4 mije e deri ne 6 mije vota. Keto jane endrra me diell. Me keto llogari qe bejne per proporcionalin, keto jane llogari te njerezve qe nuk duan te pranojne humbjen dhe kjo do t'i demtoje gjithmone. Ne kemi formuar nje Qeveri ne saje te nje formule te imponuar nga ata. Ne "dushkun", me sa mbani mend kryetarin e PD-se, donim ta eliminonim dhe te kalonim ne zgjedhje, ku vota mazhoritare te kishte dhe vote proporcionale. E propozoi kryetari i PD, nuk e deshi Fatos Nano, iu pergjigjem sipas avazit. Ky lloj avazi solli qe te dalin mjaft parti te vogla, ne menyre te pamerituar, qofte nga e majta, qofte nga e djathta. Per mendimin tim, kjo nuk tregon gje per fitoren. Per mua fitoren e tregon rezultati ne mazhoritar, ku ka pasur fitore te drejtperdrejta, ku ne kemi fituar 53, ndersa ata kane fituar 41 deputete.

    Megjithate, per disa ceshtje te caktuara ka pasur rrjedhje votash, si per ceshtjen e pronave ku PR dhe PDR jane pozicionuar qarte kunder projektligjeve perkatese?

    Partia Republikane deshiron te ruaje programin e vet. Por kjo nuk na pengon ne qe ta kalojme ligjin. Kjo nuk na pengon qe te bejme nje ligj qe tashme po fillon te zbatohet dhe qe eshte nje ligj histori. Ligj, i cili arrin me ne fund t'i beje shqiptaret qe te kene shtepine e tyre, qe te kene prone, U krijon mundesine per te marre kredi qe te bejne biznes, pra qe te kene shume marredhenie. Nuk sjell probleme, sepse jo per cdo ligj, edhe ne bote, aleatet jane te gjithe dakord ne nje aleance qeverisese.

    Po ne lidhje me bojkotin qe opozita do t'i beje komisioneve parlamentare, cili do te jete reagimi juaj?

    Une mendoj qe do te bejne edhe ca kohe bojkot, pastaj do te lodhen dhe do te vijne. Ose do te merziten, me sakte. Sepse une mendoj qe problemet zgjidhen ne Parlament edhe per opoziten. Lufta politike behet ne Parlament, ata duhet te kthehen atje. Une kam deklaruar edhe njehere tjeter, kam pasur dhe kam bindjen se nuk duhej votuar fare. Sepse per te gjitha pikat e te ashtuquajturit mocion, nuk ka pasur asnje shkelje kushtetuese, as per dekretin e Presidentit per anetaret e Gjykates Larte, as per aktin normativ te drejtimit te KRRT-se nga prefekti, as per kerkesen qe i ka bere zonja Topalli, Kryeprokurorit per doreheqje. Kjo e fundit eshte qesharake. Cdokush mund t'ia kerkoje ne nje bisede doreheqjen Prokurorit. Ketu nuk ka absolutisht asnje shkelje kushtetuese, keshtu edhe per te tjerat.

    Si ju duket sjellja e opozites ne Kuvend?

    Brenda PA, brenda Partise se Anarkise? Nuk dine cfare te kundershtojne, nuk dine cfare opozite te bejne. Per cdo gje dalin kunder. Nuk eshte rasti i pare, edhe per problemin e KKRT-se keshtu u sollen.

    Megjithate, keto raste kane qene evidente edhe gjate kohes kur PD ka qene ne opozite?

    Kjo nuk do te thote qe ata kane te drejte. Ne kemi bere opozite, kur eshte dashur te bejme opozite. Tani qe jemi ne pozite pergjigjemi per qeverisjen, pergjigjemi per poziten. Ata pergjigjen per opozite.

    A mendoni se duhet te lejohej votimi me kuti, edhe pse eshte pranuar edhe nga Partia Demokratike, qe votimi elektronik ka probleme, pasi del qe Berisha nuk ka votuar per Topallin?

    Neni 60 i rregullores thote shprehimisht se, "votimi mund te behet i fshehte me elektronike ose me kuti". Ne rastin konkret, edhe nese ka pasur defekte elektronike, kane qene ne demin tone. Zonja Topalli fitonte me mbi gjysmen e deputeteve prezente ne salle. Ne qofte se ne kemi qene 70 vota qe kane dale ne favor te Topallit, sepse jane me teper, jane rreth 80, kjo eshte si rezultat i problemeve elektronike, qe kane qene ne disfavorin tone. Ne do te kishim edhe me shume vota po te qe ne rregull sistemi elektronik. Por edhe me keto vota, edhe me me pak vota, zonja Topalli nuk shkarkohet. E para, sepse nuk ka bere shkelje kushtetuese, e dyta sepse me vota perseri fiton. Eshte krize e opozites, nuk kerkohet shkarkimi i Krytares se Parlamentit, nese kane probleme me qeverisjen, le te atakojne Qeverine, per te cilen nuk kane cfare te thone. Sepse eshte nje Qeveri qe po qeveris ne menyre te ndershme, pa korrupsion, e palodhur, duke punuar deri vone me energji. Po permiresojme gjendjen. Do ta shikoni ne buxhetin shtese ne qershor se cfare rezultatesh do te kemi, per te konfirmuar se sa jane rritur te ardhurat ne buxhetin e shtetit, duke penguar evazionin fiskal. Nuk kane me cfare te merren dhe kryejne nje akt te paprecedent ne Evrope, duke sulmuar kryetaren e Parlamentit. Sepse eshte vertet nder qe kemi per here te pare nje femer dhe nje femer intelektuale ne krye te Parlamentit Shqiptar, dhe qe ka nje beckgroung te shkelqyer historik. Vjen nga nje familje parlamentaresh, madje ne Parlamentin e pare te Shqiperise paraardhesi i saj ka qene ne krye te Parlamentit shqiptar. Per rrjedhoje eshte vertet mjerim, sepse opozita nuk merret me kryetaren e Parlamentit dhe me votat, sepse e theksoj edhe nje here, nuk eshte fare problem i opozites kryetarja e Parlamentit. Po te ishte problem, do ishte qeverisja. Opozita kerkon te beje kritiken konstruktive te qeverisjes dhe te paraqese alternativa me te mira, duke synuar qe te marre pushtetin.

    Meqe dolem tek ish-kryeministri Fatos Nano, komenti juaj per prononcimet e tij ne lidhje me situaten?

    Nano, e thashe edhe ne seancen plenare, te pakten keto gafa qe ben ky, nuk i bente, megjithese ka te tjera kusure. Por, ne fund te fundit, meqe Partia Socialiste po ndodhet keq dhe ka probleme, njerez nga kjo parti jane perseri duke kerkuar baben. Kete shprehje "duam Baben", ne e degjuam per here te pare ne komisionin hetimor per zgjedhjet. Kur javen e fundit, per cudi, perfaqesues te PS-se, qe deri atehere nuk kishin dashur te hapnin kutite, ngulnin kembe per t'i hapur. Dhe kur dikush nga ne i tha se mos valle donin te benin apologjine e Nanos, se nuk i keni humbur zgjedhjet, pergjigjja ishte: "Po, me Nanon jemi, e doni dhe me shkrim". Per arsye etike nuk po permend emra, por eshte e deshmuar nga 15 anetare te komisionit. Per rrjedhoje po e theksoj edhe nje here: Nano eshte i thirrur nga ithtaret e tij per t'u rikthyer ne skene. Ne nuk e dime se fare do te ndodhe dhe nuk futemi ne problemet e brendshme te PS. Gjithcka thashe jane konstatime te bera dhe fakte te ndodhura kohet e fundit, qe per mendimin tim tregojne qe ata perseri ne thonjeza "Dun Baben".

    Bisedoi Geni Ramaj
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Per saktesim , me qe beni debat per kete.

    Berisha akuzoi opoziten , se pas mociont qendron korrupsioni.
    Mos do prini Majkon te thote qe ne mbrojme ato pislleqe e korrupsionin me goje--jo keto behen indirekt ne politike.

    Per se qe mocioni, kerkesa

    1-Per prokuronin
    2-Per gjyqtaren

    Berisha me se do ta luftoj korrupsionin, me se me keshilltaret e tij-- JO

    Kur PS ka ne dore , e ka alenaca me gjyqtaret e prokurorin, Berisha nuk prek dote asnje, se keto jane segmentet e shtetit qe bejne kete pune dhe i ka PS ne dore.

    Se ka instaluar vet cdo gje PSja ne 8 vjet edhe korrupsionin edhe sistemi komplet te shteti prokurori gjykata qe e mbrojne.

    Prandaj opozita do te mbroj prokurorin qe ka mareveshje me te e gjyqtaren e gjyqtaret e korruptuar, keshtu as edhe nje i korruptuar nuk denohet.

    Shikoni pas perdes jo ca thone politikanet ne tribuna e ca feshellejne
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 28-02-2006 më 15:32

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-09-2005
    Postime
    24
    Citim Postuar më parë nga kokodrili
    Ky Berisha ka per ta fut prape vendin ne lufte me keto gjera. Nuk ndryshon koka e tij prej derri. Vetem konflikt do.
    o krokodil Berisha nuk ishte ai qe e futi vendin ne lufte ,por ishin ata marksist -pucist qe e shkaterruan shqiperin ne 97-en ,dhe po mundohen ti fshehin krimet qe kane bere per 8-vite 800vite me qendrue .pucistat e nonos e te ps shqiperia kurre nuk shkon perpara,kan frike nga akuzat qe zoti Berisha i ka publikuar ne medja dhe ne te gjithe shqiperin ,s`ka turp me te madh se kur shikon ne tv.deputetet e ps ne parlamentin pruralist me bilbila ne goje duke fishkelluar ,si nuk kan turp nga vetja e tyre ,po i injerojne edhe ate pakice te shqiptareve qe ua dhan voten ata qe kan vrare e djegur shqiptar ne 97-deri ne 2005 jane ata qe vete i bejne vrasje droge korrupsin e cdo gje qe u bie ne dore , por ku popull duhet qe te marre mesime njehere e pergjithmon se nuk do te ecim as nje centimeter me ps ne krye, po pse nuk i ndjekin rrugen ligjore ,kush ka bere krime ,korrupsion ,droge ,prostitucion e shume e shume te tjera le te shkoje perpara ligjit, pse te fishkellojne pse duan qe ti prishin imazhin e krijuar nga qeveria e zotit BERISHA keta njerez nuk jane normale se berisha deshiron tua prish folet e vjetra te tyre qe kane ngritur prej vitesh ne shqiperi ,ju ps-sistat ju deputet e kam fjalen nqse jeni te lidhur me krimin pergjigjuni mos i prishni imazhin keti populli te vuajtur prej jush per 53-vite ne pushtet se vetem krime ju prodhoni as gje tjeter shqiperia e ka vendin ne EUe jo atje ku deshironi ju te ps,

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Sot prokuroria tha qe

    1-Djemte e Dades ---prokuroria ka mbyllur ceshtjen se nuk kishte fakte qe djemte e Dades kane shtire, as gezhojat as gjaku ne trotuar as ....?! e qe i ka pare gjithe Tirana ne mes te rruges?!

    2-Djali i Rucit per nje gjuajte me arme per te vrare tjetrin, e plagosje, 500 mije leke gjobe??!!
    edhe ne pyll te gjuash te gjobitin me shume per nje lepur jashte sezonit

    3-Per tenderat e e gruas se Blushit nuk gjeten gje prokuroret??

    Ja FAKTI
    Ja tre dosje, te mbyllura, te fshehura, e te mbrojtura nga prokurori vete.


    Me se ta luftoj Berisha korrupsionin kur institucionet i ka PSja??!!


    Berisha do shtyj prokurorin me deklarata te bej punen??!!

    Se prokurori eshte kasaforta qe mban mbyllur korrupsionin e krimet e PSse


    JA PSE MBRON OPOZIT PROKURORIN --GJUKATESEN E KORRUPTUAR

    SE MBRON VETEN E DOSJET E TYRE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 28-02-2006 më 16:12

  6. #6
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Në 15 vitet e gjata të tranzicionit shqiptar,u vërtetua fakti që fajtor kryesor për mjerimin e shqiptarëve ishte vetëm instabiliteti politik.Ky instabilitet vinte si rrjedhojë së papjekurisë së politikës shqiptare.Mbas 15 vjetësh Shqiptarët janë përsëri në vend numëro...

    Dhe fajtorë janë pikërisht ata që luajnë me fatet e popullit e që e mashtrojnë atë çdo 4 vjet...

    Kryeministri ka hedhur shumë akuza.Mirë do ishte të ishte më konsekvent (siç i pëlqen atij të thotë),ti çojë faktet organeve përkatëse,të japi sa më pak deklarata (mundësisht sa më të shkurtra) e më shumë punë...
    .........................

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD


    Bilbilat e prokurorisë


    Bledi KASMI


    Me një shpejtësi marramendëse, tre vartës të kryeprokurorit dolën dje para mediave vetëm 2 orë pasi kreu i PS u kërkoi atyre që të sqarojnë pozitat e institucionit që ata përfaqësojnë në lidhje me dosjet e krimit të bijve të ish-qeveritarëve socialistë. Më tepër se një dëshirë personale e tyre për t'u përballur me kureshtjen e mediave, tre vartësit e Sollakut dukeshin qartë se ishin të imponuar në atë paradë të "punës" së prokurorisë në luftën ndaj dinastisë qeveritare të krimit që drejtoi Shqipërinë përgjatë tetë viteve të fundit. Nuk ishte reagimi profesional i një institucioni paditës që pritej, por ai i një institucioni të zënë në faj, që kërkon të mbrojë dhe të zhdukë të shkuarën e vet të errët, një vazhdim i karnavales politike të bilbilave të Kuvendit.

    Tre bilbila të prokurorisë rrekeshin dje t'u mbushnin mendjen mediave dhe opinionit se i biri i Gramoz Ruçit meritonte një dënim vetëm 50 mijë lekësh për 2 të rinj që plagosi në zemër të Tiranës, pasi për 3 të rinj të tjerë që i kishte plagosur dy vjet më parë në Ksamil, prokuroria nuk foli, pasi faji ka rezultuar se ishte i viktimave. Prokurori tha se institucioni që ai përfaqësonte e kishte bërë detyrën e tij, duke dënuar me gjobë një vrasës, ndonëse për raste të ngjashme Kodi Penal parashikon dënime që shkojnë nga 5-15 vite burg. Ky është dystandartizimi që prokurorët e Sollakut u kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve zbatimit të ligjeve të vendit, ku qytetarët nuk janë të barabartë përpara tij. Ka pasur një standart tjetër për pinjollët e qeverisë socialiste dhe një tjetër standart në zbatimin e ligjit për njerëzit jashtë atij gardhi politik. Dhe kur një gjë e tillë konfirmohet në konferenca shtypi nga institucioni i Dhori Sollakut si një vlerë, ky nuk meriton më të quhet një institucion akuze, por inkuizicioni.

    E njëjta histori edhe për bijtë e Arta Dades. Prokurorë që kërkojnë të ndryshojnë apo më keq akoma të zhdukin edhe publikisht faktet e krimit, që kërkojnë që atentatorin ta paraqesin viktimë dhe viktimën si dhunues, mund të gjesh vetëm në institucionin që drejtohet nga Dhori Sollaku. Është mjerane përpjekja e kryeprokurorit që kërkon të manipulojë edhe memorien e qytetarëve të Tiranës, duke na thënë se nuk kishte asnjë provë që djemtë e Arta Dades paskan qëlluar një të ri në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ndërkohë që një lajm i tillë u dha nga të gjitha mediat disa vjet më parë dhe vetë dhunuesi u identifikua edhe më emër.

    Nëse ka një njeri që po shfaq më shumë frikë sot nga e shkuara e tij, ky është Dhori Sollaku, i cili ka marrë një detyrë mjaft të vështirë: të ndryshojë me bilbila historinë e këtyre viteve të institucionit të akuzës. "E pyetëm Eva Blushin për korrupsionin e tenderave, por nuk ishte thirrur si dëshmitare, por dëshmoi me dëshirën e saj". A mund të ketë frazë më të bukur për të parë gjendjen mjerane në të cilën gjendet prokuroria sot? Prokurorë, avokatë të korrupsionit, që nga njëra anë detyrohen të pranojnë krimin ekonomik dhe nga ana tjetër mundohen të fshehin arkitektët e atij sistemi, duke arritur deri aty, sa të marrin edhe atributet e të dhënit amnisti.

    Është e qartë edhe për bufin se misioni i kësaj prokurorie ka marrë fund bashkë me tetë vitet e qeverisjes së socialistëve. Nuk mund të vazhdohet më tej, duke marrë në mbrojtje kriminelë, ndonëse ata janë bij ish-qeveritarësh apo politikanësh, nuk mund të shkohet më larg duke marrë në mbrojtje të korruptuar, famijarë të qeveritarëve të djeshëm apo të sotëm. Nuk mund të ecet përpara me prokurorë që bëjnë biznes me gjakun e njerëzve të pafajshëm, që vriten si qen rrugësh nga bij pushtash, që deri dje e konsideronin veten të plotfuqishëm, ndërsa sot u ka hyrë paniku i krimeve të kryera. Politika nuk mund të jetë më strehë për të tillë maskarenj, zoti Sollaku.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryeministri reagon pas deklaratave të prokurorëve se dosjet “Dade”, “Ruçi” e “Blushi” u mbyllën për mungesë provash

    Berisha: Prokuroria, e kapur nga krimi

    “I hoqën petët lakrorit, dolën qartas aleancë e krimit. Asgjë nuk më pengon të reformoj Prokurorinë”

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Tashmë “lufta” e deklaratave mes kryeministrit dhe Prokurorisë është bërë një gjë e zakonshme. Pa kaluar as 24 orë nga reagimi të tre prokurorëve për çështjet “Ruçi” “Dade” dhe “Blushi”, kryeministri Berisha tha dje se deklaratat e tyre nuk treguan gjë tjetër veçse kapjen e tyre me krimin. “I hoqën petët lakrorit, dolën qartas aleancë e krimit. Në qoftë se për 3 plumba dënohesh 500 mijë lekë gjobë apo për 2 del i pafajshëm se s’ke prova, apo i kërkon shoqes Blushi ndjesë se të ftova për kafe në Prokurori, dëshmon qartë se je fund e krye i kapur nga krimi”,- tha dje Berisha. Për këtë arsye, kryeministri vijoi se asgjë nuk e pengon atë që të fillojë reformën në Prokurori. “Asgjë nuk më pengon dhe asgjë s’më ndalon. Shqiptarët e presin me padurim dhe të jeni të sigurt se lufta kundër krimit është një betejë vendimtare që do ta fitojnë shqiptarët”,- tha ai. Kreu i ekzekutivit i qëndroi mendimit se asgjë nuk po përdoret dhe thuhet për shantazh.
    Kuvendi
    Duke iu kthyer çështjes së bllokimit të Kuvendit, ai sqaroi se, pavarësisht situatës së krijuar, legjislativi do të vijojë punimet normalisht. “Unë eci me një platformë. Parlamenti funksionon dhe do të funksionojë. Ata përpiqen me sazet e tyre. Por parlamenti do të vazhdojë punën në mënyrë të pandërprerë. E dyta, reformat në mënyrë të padiskutueshme, do të ecin përpara. Këto janë vetëm hapat e para të fillimit të një beteje për të çliruar shqiptarët nga kthetrat e krimit të organizuar, për të çliruar shtetin nga kapja e tij. Mos harroni se forma më e egër e korrupsionit dhe e krimit është kapja. Kapja të detyron të dënosh me gjobë 3 plumba në kurriz të tjetrit, më pak se çmimi i një qeni të vrarë, kushtojnë më shumë qentë në treg. Kapja të detyron të kërkosh ndjesë për 250 milionë të përvetësuara në 12 tendera në 4 vjet. Kapja të detyron të mbyllësh dosje, paçka se u shkrehën breshëri në kurrizin e tjetrit”, - tha Berisha, duke vijuar se kapja e shtetit është forma më e shëmtuar.
    Paralajmërimi
    Berisha paralajmëroi se do të bëjë publike të tjera raste që kanë lidhje me kapjen e shtetit nga krimi. “Por ju do të dëgjoni shumë shpejt forma të tjera të kapjes. Një gjë është e sigurt, se unë mbetem i vendosur njësoj siç kam qenë, i palëkundur në këtë betejë mbi baza ligjore. Asgjë tjetër përveçse baza ligjore. Jua kam deklaruar edhe njëherë, forma më e mirë për ta ndihmuar dhe mbrojtur atë është t’i japësh ngjyra politike. Unë nuk merrem me ngjyra politike”, - tha Berisha. Kreu i ekzekutivit shtoi gjithashtu se në kushtet aktuale opozita po respektohet dhe se ajo ka të gjithë hapësirën e nevojshme “deri te sazet e Baçit”. Por a do të bëhet kompromis me opozitën? “Çfarë kompromisi? Në qoftë se ata mbrojnë aferat e familjeve të tyre, atëherë unë kompromis me krimin nuk bëj dot. Në asnjë mënyrë. Absolutisht i ka të gjitha hapësirat, duke filluar nga platforma për të folur, deri te sazet e Baçit. Çfarë doni tjetër?”, - u përgjigj Berisha. Kryeministri Berisha shtoi se për të nuk janë problem sazet e deputetëve socialistë. “Lëre Baçen (Bashkim Finon) në sazet e tij. Po pse, sazet e Baçes janë problem për mua?”, - tha ai.

    Pikat kryesore të deklaratës së Berishës për organin e akuzës:
    I hoqën petët lakrorit, dolën qartas aleancë e krimit.
    Asgjë nuk më pengon dhe asgjë s’më ndalon për reformën në organin e akuzës.
    Këto janë vetëm hapat e para të fillimit të një beteje, për të çliruar shqiptarët nga kthetrat e krimit të organizuar, për të çliruar shtetin nga kapja e tij.
    Kapja të detyron të dënosh me gjobë 3 plumba në kurriz të tjetrit, më pak se çmimi i një qeni të vrarë, kushtojnë më shumë qentë në treg.
    Kapja të detyron të kërkosh ndjesë për 250 milionë të përvetësuara në 12 tendera në 4 vjet.
    Kapja të detyron të mbyllësh dosje, paçka se u shkrehën breshëri në kurrizin e tjetrit.
    Ju do dëgjoni shumë shpejt forma të tjera të kapjes.




    02/03/2006

    -

    Drejtori i Albetelekom depoziton në prokurori dosjen për Arben Ahmetajn dhe Dhimitraq raftin në lidhje me tarifat e interkonjeksionit të përdorura për “Hermes”

    Qeveria, kallëzim për Raftin dhe Ahmetajn


    Florian Papadhimitri

    TIRANË-Arben Ahmetaj, ish- zëvendës ministër në qeverinë e fundit socialiste si dhe dy ish-drejtuesit më të lartë të Albtelekom, Dhimitraq Rafti dhe Petrit Deti, janë kallëzuar penalisht dje në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim dhe shpërdorim të detyrës. Ka qenë drejtori i përgjithshëm aktual i Albtelekom, Ilirian Kuko, i cili ka bërë kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës për tre ish- zyrtarët e lartë të PS-së . Kështu, dje nga ana e Albetelkom është dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit kallëzimi për vjedhje që është shoqëruar dhe me fakte. Vjedhja, sipas kallëzuesve, është bërë në marrëveshjet e interkonjeksionit që Albetelekom ka nënshkruar me operatorin rural “Hermes sh.p.k” (H-Comunication) gjatë periudhës 2000-2002. Faktet e dhëna dje nga drejtori i përgjithshëm, Ilirian Kuko, të cilat janë dorëzuar dhe në prokurori, tregojnë se operatori rural “Hermes”, administrator dhe ortak i së cilës është Arben Ahmetaj ka paguar disa herë më pak se operatorët e tjerë ruralë në marrëveshjet e intekonjeksionit, kjo në shkelje me ligjin.
    Shkeljet
    Të dhënat që i janë dorëzuar kryeprokurorit të rrethit Vexhi Mucmata tregojnë se “Hermes sh.p.k” ka përfituar duke shkelur parimet e konkurrencës në treg. Sipas kallëzimit ndryshe nga kompanitë e tjera rurale, kompania e cila administrohej nga Arben Ahmetaj është tarifuar me 8 herë më pak për marrëveshjet e interkonjeksionit me Albtelekom-in. Kallëzuesi paraqet në materialin e tij se “Hermes sh.p.k” ka paguar vetëm 0.5 lekë për minutë për tranzitimin me Albtelekom, në një kohë kur nga kompanitë e tjera Albtelekom ka fituar 4 lekë për minutë. Pagesat dhe normat e fitimit për interkonjeksionin janë të tëra të faktuara në marrëveshjet e interkonjeksionit me kompanitë rurale. Marrëveshja e parë me Hermes, prej nga dhe kanë ardhur shkeljet e tjera, është nënshkruar më 4 shtator të vitit 2000, dhe në këtë kontratë, përveë tarifave, përcaktohej dhe ndryshimi i tarifave me anë të shtojcave të mëvonshme. Gjithmonë sipas kallëzimit të bërë nga Kuko, shtojcat e marrëveshjeve kanë nisur të përdoren në muajin korrik të vitit 2001. Nënshkrimi shtojcave për “Hermes” është bërë rreth një vit para se ta bënin kompanitë e tjera, pra Hermes ka përfitar për rreth një vit tarifa më të ulëta të interkonjeksionit krahasuar me ruralët e tjerë. Shkelje këtu ka pasur dhe në faktin se ulje të tarifave ka pasur vetëm për kompaninë e Arben Ahmetajt dhe jo për kompanitë e tjera. “Me këtë operator rural, Albtelekom kishte lidhur një shtojcë të kontratës. Por kjo shtojcë ka pas qenë e lidhur më datë 20.7.2001, pra është e para shtojcë kontrate që ndryshonte kushtet kontraktore të tarifave të interkonjeksionit ndërkohë që për operatorët e tjerë këto shtojca u lidhën pas korrikut të 2002 e në vazhdim. Kjo do të thotë se shtojca e kontratës e lidhur me Hermes sh.p.k ka vazhduar për një periudhë kohore gati njëvjeçare (korrik 2001-korrik 2002), periudhë në të cilën operatorët e tjerë vazhdonin të operonin me kontrata bazë. Jo vetë, kaq, por tarifat e zbatuara për Hermes sh.p.k nuk u aplikuan për operatorët e tjerë ruralë”.- sqarohet në kallëzimin penal dorëzuar nga Ilirian Kuko Vexhi Muëmatës.

    Shtojcat e kontratës me Hermes

    “Për trafikun e gjeneruar nga një zonë rurale në një tjetër....marrëdhëniet rregullohen midis palëve, ndërsa Albtelekomi realizon tranzitimin e trafikut i cili tarifon H-Com (Hermes sh.p.k) tarifën prej 0.5 lekë për minutë për këtë tranzitim”

    Kallëzues Ilirian Kuko, drejtori i përgjithshëm i Albtelekom sh.a.

    Të kallëzuar: Dhimitraq Rafti, ish- drejtor i Albtelekom sh.a
    Petrit Deti, ish zv/drejtor i Albtelekom
    Arben Ahmetaj president i shoqërisë private.


    Kallëzimi, ligjet e shkelura nga marrëveshja e interkonjeksionit me “Hermes” dhe Albtelekom

    TIRANË-Kallëzimi Penal i bërë dje është bazuar në një sërë ligjesh dhe dspozitash penale të cilat janë shkelur. Kështu, së pari është përmendur shkelja e ligjit “Për telekomunikacionet”ku është shkelur neni 45. Në këtë nen thuhet se “Enti Rregullator i Telekomuniukacioneve ndërhyn që marrëveshjet për interkonjeksionin të mos cënojnë parimet e konkurrencës në tregun e telekomunikacioneve”. Përveç kësaj, në kallëzimin e bërë nga Ilirian Kuko është cituar dhe neni 60 i po këtij ligji, ku flitet për operuesit në tregun e telekomunikacioneve. Gjithashtu, më poshtë janë cituar dhe nenet 686/2 dhe ai 92/1 të Kodit Civil. Ndërkohë, akuza për vjedhje dhe vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën janë bazuar në shkeljet që i janë bërë Nenit 134 dhe atij 135. Në këto nene dënimi për vjedhje parashikon deri në 10 vjet burgim. Ndërkohë, këto shkelje shoqërohen dhe me shkeljet e tjera që janë bërë duke shpërdoruar detyrën dhe kontributet e dhëna nga shteti. “Vjedhja e pasurisë dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet. E njëjta vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga 4 deri në 10 vjet”,- thuhet në nenin 134 të Kodit Penal. Pra nëse vërtetohet akuza e bëra tre zyrtarët e lartë rrezikojnë burgim i cili varion nga disa muaj në disa vjet. Aktualisht, bëhet e ditur se të tre ish- zyrtarët, Ahmetaj, Rafti dhe Deti ndodhen në Shqipëri.




    02/03/2006


    KATEGORIA: Politike
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-03-2006 më 21:20

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Deklarata e Moisiut ishte qëndrim që nuk tha asgjë

    2 Mars Preç Zogaj në një intervistë për “Metropol”, sqaron se Jozefina Topalli ka kërkuar votim me kuti

    Deputeti i PD-së, Preç Zogaj, në një intervistë për “Metropol” e ka cilësuar deklaratën e Presidentit Moisiu, mbi situatën në Kuvend, si një qëndrim që nuk thotë asgjë. Sipas tij, mazhoranca e ka zbatuar ligjin në rastin e votimit të mocionit ndaj nënkryetares së Kuvendit, ndaj dhe nuk ka asnjë arsye pse ai të kthehet. Ndërkohë në lidhje me debatet brenda mazhorancës, Ngjela shprehet se dhe vetë Topalli në mbledhjen e grupit ka kërkuar që të votohet me kuti, por ka qenë shumica e deputetëve që kanë kërkuar që mocioni të bëhet me elektronikë.

    Zoti Zogaj, si e gjykoni situatën politike në Kuvend, në një kohë kur opozita nuk heq dorë nga bllokimi i Kuvendit?

    Situata është ajo që e shohin të gjithë. Ka një mazhorancë që po punon në kushte të vështira, në kushtet e rrëmujës dhe të zhurmës. Por ne nuk mund ta mbyllim Parlamentin për kapriçot e një grupi të opozitës, është e palejueshme. Kështu që, ne do vazhdojmë punën. Natyrisht që Kuvendi nuk punon vetëm në sallën e seancave parlamentare, por punon edhe në komisione. Kështu që në seanca nuk do kemi ato debate që bëhen zakonisht, po ne do vazhdojmë, ne jemi votuar për të punuar si deputetë.

    Po nëse qëndrimi i opozitës do të jetë i ngjashëm me seancën e javës së kaluar, cili do jetë qëndrimi juaj?

    Opozita i zgjedh vetë mjetet e luftës politike. As kërkon leje nga ne, as ne s’japim leje. Ajo ka një kontratë me vendin, me zgjedhësit e vet, por edhe me zgjedhësin tjetër, sepse opozita është institucion dhe ata do marrin vendimet e tyre. Por unë nuk e kuptoj, se ne kemi qenë vetë në opozitë. Jam ndoshta një nga politikanët që kam qenë gjatë në opozitë. Parlamenti votoi kërkesën e tyre me votim të fshehtë elektronik, që parashikohet edhe në rregullore. Pra është zbatuar sipas ligjit. Diskutimet e tjera nuk kanë bazë juridike. Nuk mund të bllokohet Parlamenti me kapriço.

    Pse nuk e pranoi që në fillim mazhoranca votimin me kuti?

    Sepse s’duam, s’kemi qejf. A kemi pranuar një votim të fshehtë dhe të ligjshëm?

    Sa kohë që veprimi është i rregullt nga ana juridike, nuk kanë pse ngrenë zërin. Komente le të bëjnë 4 vjet rresht, do thonë që mazhoranca pati frikë. Është puna e tyre. Nuk deshëm, pasi ai nuk është një mocion, por është një provokacion, se edhe ne merremi me politikë, siç merret opozita. Është një mocion pa sens. Provokacion ndaj Kuvendit. Është për të zhurmuar situatën, pasi sapo u nënshkrua MSA-ja, sapo u pranuam në projektin e Milleniumit nga Presidenti Bush. Ata kanë mjetet e tyre të luftës politike. Kjo nuk do të thotë se ne jemi këtu për t’u tërhequr zvarrë nga minoranca, se humbet kuptimi pastaj.

    Si e gjykoni deklaratën e djeshme të Presidentit Moisiu, sipas të cilit mazhoranca duhet të lëshojë më tepër hapësira, ndërsa opozita s’duhet të përdorë taktika bllokuese?

    Kjo është një deklaratë e përgjithshme, që s’thotë asgjë. Mirë me njërin, mirë me tjetrin. Keq me njërin, keq me tjetrin. Nuk ndihmon aspak. Presidenti duhet të japë deklarata më të qarta dhe më të adresuara. Për çfarë duhet të jemi më tolerantë ne? Le të na e thotë hapur. Të flasë shumë drejtë, shumë qartë. Presidenti është garant i ligjit dhe ai e di se mazhoranca ka zbatuar një pikë të rregullores. Kështu që ajo është një deklaratë sa për të thënë një fjalë. Mua më vjen keq, se Presidentin e kam respektuar dhe e respektoj, por kjo është një deklaratë që s’thotë asgjë. Asnjë kontribut nuk sjell. Duhet të jetë shumë më e drejtpërdrejtë fjala e Presidentit. Po të dojë Presidenti të shikojë procesverbalin e seancës. Shikon të gjithë procedurën e ndjekur. Këshillohet me juristët. Shikon a ka bazë ligjore votimi që ne kemi bërë. Ka precedent votimi i fshehtë elektronik. Pse kur ka më shumë se një kandidat përdoret kutia dhe kur ka vetëm një përdoret votimi elektronik. Ka një logjikë dhe kjo, sepse ka dalë se është zgjedhur me kuti dhe duhet të shkarkohet me kuti. Por është zgjedhur me kuti se ishte edhe Neritan Ceka kandidat për kyetar Kuvendi. Nuk votohet për dy vetë me elektronikë. Kështu që, Presidenti mund t’i shohë të gjitha këto dhe të mbajë qëndrim. Socialistët janë duke bllokuar Parlamentin për arsye që i konsiderojnë etike, morale në konceptin e tyre, por jo ligjore. Por, Parlamenti nuk mund të funksionojë pa arsye ligjore.

    Socialistët kanë thënë se do dalin në protesta nëse nuk ka rivotim? Çfarë qëndrimi do mbajë mazhoranca në një rast të tillë?

    Shumë mirë le të dalin. S’ka asnjë gjë. Ne jemi vend demokratik, le të dalin sa herë të duan. Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë.

    A nuk i trembeni opinionit publik?

    Pse kaq i marrë është opinioni publik që të shkojë pas kapriçove të tyre. Ne i kemi nxjerrë njerëzit në protesta në vitin e 7 të qeverisjes socialiste për çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin. Oponioni ishte i ndjeshëm pas 7 vjetësh për dimensionin e madh të korrupsionit në Shqipëri dhe u derdh në vitin 2004 në shesh. Këto pa mbushur 6 muaj, ne do thërrasin popullin, se nuk i pëlqen Jozefina Topalli. Ku ka opinion për këtë çështje. Le ta provojnë. Jam shumë i interesuar që të nisin protestat, t’i shikojmë një herë?

    Kjo do të thotë se s’do ketë asnjë nismë për kompromis nga mazhoranca?

    Unë jam partizan i kompromisit, i dialogut, i tolerancës. Unë jam partizan që t’ia lemë me pash, madje më shumë se sa ia lejon rregullorja, fjalën opozitës. Por në rastin konkret kërkesa e tyre është shqyrtuar, është pranuar, është votuar. Nga pikëpamja juridike i gjithë veprimi jonë është i kopsitur. Ata thonë ne duam kështu. Po punë e madhe. Për ne ka rëndësi që ne kemi bërë veprime të rregullta ligjore. Kemi zbatuar rregulloren e miratuar prej tyre. Ata nuk po pranojnë as rregulloren e tyre tashmë. Pse politikë ëshë kjo? Ata të thonë të rivotohet. Po ne kalamaj jemi? Nuk kuptojmë fare nga politika ne? Ne kuptojmë nga politika, pa kemi fituar zgjedhjet. Opozita po kërkon një nënshtrim politik të mazhorancës, sepse ata s’kanë asnjë problem për votat e Jozefinës dhe e dinë këtë gjë. Ne nuk tërhiqemi zvarrë, të mos mendojë kush. Deputetët e Partisë Demokratike garantojnë opinionin publik, opozitën, median etj., se demokracia në Shqipëri do të zhvillohet, do të thellohet, nuk do të bëjë hapa prapa asnjëherë, por ama do zbatohet legjislacioni në fuqi. Ne nuk mund të lejojmë të çojmë në tabaka kokën e tjetrit. Ne që kishim fuqi me thirr 100 mijë njerëz në shesh, s’kishim fuqi me të bënim një mocion? Menjëherë. Por ka disa norma të tjera në politikë. Se mocioni i mosbesimit është veprim ekstrem politik. Krijon raporte të vështira, propozon përplasje, të cilave nuk i dihet fundi. U bëj thirrje deputetëve soialistë që përfaqësojnë urtësinë në atë parti që të mbledhin grupin dhe të vazhdojmë punën.

    A mos është kjo këmbëngulja e socialistëve e nxitur pak edhe nga debatet brenda grupit të PD-së, ku zoti Ngjela kërkoi votim me kuti?

    Nuk e di. Ne grupin tonë ka patur propozim për ta bërë me kuti. Madje, vetë Jozefina Topalli ishte për votim me kuti. Por fitoi opsioni me elektronikë. Sepse ata kërkojnë mocion për shkarkim kundër kryetares së Kuvendit, e cila është njëkohësisht edhe nënkryetare e PD-së. Ata duhet të kenë parasysh që ajo nuk është një spikere. Spikere ka vetëm në Angli parlamenti. Në Evropë nuk ka. Kështu që të mos hiqemi shumë puritanë këtu. Këta kërkuan kokën, në kuptimin politik, të nënkryetares. Ne e pranuam kërkesën, por ata nuk mund të na imponojmë edhe mënyrën e votimit. Ata kanë shkelur Kushtetutën kush e di sa herë për kërkesat tona për komisione hetimore, se i kanë hedhur poshtë si kërkesa. Edhe kur i kanë pranuar kanë shtuar pika të tjera shtesë.

    Së fundmi, diçka përsa i përket reformës zgjedhore. A ka patur kontakte me opozitën? Do ngrihet komisioni pa të?

    Reforma zgjedhore do zhvillohet duke përfshirë të gjitha subjektet politike përfaqësuese në Parlament. Madje do të dëgjohen edhe ato jashtë Parlamentit. Në konceptin tonë nuk ekzistojnë këto teoritë e arbitraritetit. Natyrisht që partitë e vogla duhet të jenë fleksibile, pasi reforma nuk mund zhvillohet duke përdorur gjithësekush të drejtën e vet të panegociueshme. Të gjitha të drejtat duhet të negociohen për të arritur në një kompromis.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-03-2006 më 21:20

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Deputeti i PD deklaron se nëse votimi i fshehtë elektronik konsiderohet i paligjshëm, atëherë sjell pasoja për të zgjedhurit e mëparshëm


    Zogaj: "20 funksionarë të lartë duhet të shkarkohen"


    Deputeti i Partisë Demokratike, Preç Zogaj, u shpreh dje se nuk do të ketë asnjë bllokim të parlamentit përballë kapriçove të socialistëve për përsëritje të votimit për mocionin e shkarkimit të kryetares së Kuvendit. Zogaj tha se socialistët nuk kanë dhënë asnjë argument ligjor apo edhe logjik për veprimet që po bëjnë në Kuvendin e Shqipërisë, dhe i ka quajtur qëndrimet e tyre të motivuara politikisht. Kryetari i Komisionit të Jashtëm theksoi se duket qartë që socialistët janë në tejkalim të të drejtave të tyre, pasi nuk kanë asnjë mbështetje juridike për të justifikuar qëndrimet e tyre. "Duket qartë se socialistët janë në tejkalim të të drejtave të tyre dhe kur kapërcehet e drejta, ajo kalon në anën tjetër. Ata nuk kanë dhënë asnjë argument se pse duan ta bllokojnë parlamentin dhe nuk kanë asnjë mbështetje juridike. Parlamenti nuk ka asnjë arsye që të ndalojë punimet dhe duhet të vijojë punën. Nuk ka asnjë arsye të bllokohet. Votimi për Jozefina Topallin është bërë konform ligjit dhe ne nuk mund të kthehemi mbrapsht dhe të deligjitojmë të gjitha votimet që janë bërë deri më sot me elektronikë", u shpreh Zogaj. Ai shpjegoi se nëse do të bëhet një gjë e tillë, më shumë se 20 funksionarë të lartë të organeve të ndryshme kushtetuese duhet të shkarkohen automatikisht, pasi janë zgjedhur me votim me elektronikë. Ai theksoi se socialistët kanë një kërkesë ku kërkohet përsëritja e votimit, por shtoi se nuk ka politolog në botë që të mund të pranojë një gjë të tillë, në një kohë kur votimi është bërë. "Ky është një paradoks total. E gjithë kjo lidhet me kapriçot që kanë treguar socialistët gjatë votimit të mocionit për shkarkimin e zonjës Topalli. Duhet pranuar rezultati i votimit dhe këtu mbyllet gjithçka", nënvizoi Zogaj. Ai tha më tej se çështja e votimit po përdoret nga socialistët vetëm si pretekst për të justifikuar veprimet e tyre në parlament dhe shtoi se po bëhet një lidhje e shkurtër dhe e pasens mes teorive mbi votën e lirë me votimin e vetëm me elektronikë që bën kjo mazhorancë, nga 109 votime të tilla që ka bërë mazhoranca e mëparshme. "Këtu duket sikur molla e sherrit është bërë votimi elektronik, sepse publiku e kupton mjaft mirë se kjo është politikë, këto janë llogje jo votim elektronik. Por po e quajtëm të pavlefshëm votimin elektronik, duhet që Theodhori Sollaku të shkojë në shtëpi, Ardian Fullani të shkojë në shtëpi dhe të gjithë ata që janë votuar me votim elektronik të shkarkohen nga detyra", tha Zogaj, duke shpjeguar pasojat që mund të sillte një mosnjohje e votimeve të fshehta të deritanishme. Zogaj propozoi si zgjidhje ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili do të hetojë në lidhje me votimin e mocionit dhe kjo çështje të mbyllet, por shtoi se nuk mund të bëjmë veprime të pakontrolluara thjesht për faktin se nuk na pëlqen rezultati i votimit. Zogaj u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të tregojnë respekt ndaj deputetëve të mazhorancës në sallë, ashtu sikurse këta të fundit po respektojnë përfaqësuesit e minorancës. "Ka disa zgjidhje nëse duam që ta përsosim si votim, por kjo nuk do të thotë se pse nuk na pëlqen rezultati, nuk bën votimi. Mënyra e votimit kështu ka qenë, socialistët e kanë instaluar këtë sistem. Minoranca duhet të njohë edhe të drejtat tona. Ashtu sikurse ne kemi detyrime të respektojmë të drejtat e tyre, ata duhet të respektojnë të drejtat tona. Ne kemi disa të drejta si mazhorancë, duhet ta mendojnë njëherë këtë gjë se s'po e mendojnë, por ngrihen aty dhe thonë është dhunuar vota e lirë. Kjo s'ka asnjë lloj sensi logjik", tha Zogaj.







    Përjashtimi i 4 deputetëve të PS, i rregullt

    Votimi i djeshëm për përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës për 15 ditë nga punimet e Kuvendit ka qenë i rregullt. Kështu e ka vlerësuar dje kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, Preç Zogaj, votimin e seancës së djeshme për largimin për 15 ditë nga veprimtaria e Kuvendit të 4 deputetëve të opozitës që kanë prishur seancat e fundit plenare dhe kanë fyer kolegët e tjerë të legjislativit. Zogaj tha se pretendimi i socialistëve se votimi është i pavlefshëm, pasi nuk ishte kuorumi i nevojshëm, është paradoksal, pasi shpjegoi se socialistët ishin të panishëm në sallë dhe kjo nuk e bën të nevojshëm rishikimin e prezencës sa herë që votohet. Duke iu referuar pretendimeve të socialistëve se ata nuk kanë marrë pjesë në votim, Zogaj tha se ata duhet të sqarojnë nëse ishin në sallën e legjislativit si deputetë apo si pushtues të parlamentit. "Socialistët ishin në të pranishëm në sallë dhe nuk mund të thonë se s'ka kuorum, sepse ata janë në sallë. Në qoftë se janë në sallë si deputetë, do të thotë se janë pjesë e prezencës, në qoftë se nuk janë si deputetë, atëherë janë pushtues të parlamentit. Tani le ta shpjegojnë nëse janë pushtues të parlamentit apo janë deputetë. Nëse janë deputetë, atëherë kuorumi është. Ne nuk mund të kapemi pas çdo ngjarje, që prodhon çdo ditë, se është paradoks", tha Zogaj. Ai theksoi se socialistët nuk kanë të drejtë të komentojnë votat e të tjerëve, përderisa ata nuk e kanë konsumuar votën e tyre, ndërkohë që e ka konsideruar një gjë të tillë ofendim për përfaqësuesit e mazhorancës. "Nuk munden ata që nuk kanë konsumuar votën, që të pretendojnë se është dhunuar vota e tyre. Atëherë na ofendojnë ne, sepse ne kemi votuar, ata janë opozitë dhe presupozohet që janë kundër kësaj. Kështu që ka një gabim që ditën e parë dhe ka një zinxhir gabimesh, dhe vjen momenti i padëshirueshëm që të përjashtohen deputetë që kanë dhunuar rregulloren. Të urtët të futen në këtë debat për të vendosur si dilet nga kjo situatë. Do të detyrohet kryetari i seancës të zbatojë rregulloren, të marrë masa ndëshkuese ndaj deputetëve që bëjnë veprime që bien ndesh me rregulloren", nënvizoi më tej Zogaj, duke iu referuar votimit të djeshëm për përjashtimin e disa deputetëve të opozitës. "Socialistët po bëjnë një lidhje të shkurtër mes 1 votimi elektronik, në 108 votime të tilla në sallën e Kuvendit, me votën e lirë si një nocion i përgjithshëm i demokracisë. Por kjo është një lidhje që nuk bëhet, sepse zgjedhja bëhet me kuti, me fletë votimi, sepse nuk voton populli me elektronikë për deputetët, se është marrëzi ta mendosh", shpjegoi më tej Zogaj.






    E djathta e konsideron të mbyllur votimin për Topallin


    E djathta është plurale, nuk është një e djathtë kazerme. Kjo është një e djathtë pluraliste dhe të gjithë kanë të njëjtin qëndrim në lidhje me votimin. Kështu tha dje deputeti i Partisë Demokratike, Preç Zogaj, duke nënvizuar se tashmë është e sigurt që të gjithë deputetët e mazhorancës e konsiderojnë çështjen e votimit të mbyllur. Duke iu rikthyer retrospektivës, Zogaj tha se në kohën kur e djathta ishte në opozitë, kërkoi një komision hetimor për investigimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Një kërkesë kjo që u plotësua pjesërisht nga mazhoranca e atëhershme, por shpjegoi se opozita nuk insistoi në kapriço, siç po bëjnë socialistët sot. "Ne kemi qenë opozitarë dhe kemi ngulmuar për të drejtat tona, por në momentin kur na janë realizuar kërkesat, qoftë edhe me bishta, sepse mazhoranca ka të drejtat e veta. Por, këtu sot mendohet sikur mazhoranca është kot. Ne kërkuam komisionin hetimor për hetimin e Edi Ramës dhe ishte mazhoranca që në objektin e hetimit futi edhe hetimin e Brojkës, dhe të kryebashkiakut para Brojkës, që ishin demokratë, por ne nuk mund të rrinim në këmbë pse mazhoranca kërkonte që t`i hidhte ujë rakisë. Ata e pranuan kërkesën tonë dhe ne u ulëm në vend. Edhe në rastin konkret e kemi bërë njëherë votimin për Topallin, kështu që socialistët duhet të pranojnë rezultatin e votimit. Vetë ata nuk kanë marrë pjesë në votim. Nuk ka nevojë që Topalli të votohet nga ne, sepse ajo është tashmë atje. Ajo duhet të kishte marrë 71 vota që të mos ishte atje dhe kjo është logjika e votimit të mocionit të mosbesimit", shpjegoi më tej Zogaj, duke komentuar qëndrimet paradoksale të socialistëve në Kuvend. Zogaj tha se minoranca duhet të njohë të drejtat e shumicës që ia jep ligji dhe të mos sillet sikur ajo ka të drejtën e lindur për të vendosur, pavarësisht se është në minorancë. "Minoranca duhet të njohë të drejtat tona. Ashtu sikurse ne kemi detyrime të respektojmë të drejtat e tyre, ata duhet të respektojnë të drejtat tona. Ne kemi disa të drejta si mazhorancë, duhet ta mendojnë njëherë këtë gjë se s`po e mendojnë, por ngrihen aty dhe thonë është dhunuar vota e lirë. Kjo s`ka asnjë lloj sensi logjik", shtoi Zogaj. Sipas tij, më të palogjikshëm këtë qëndrim e bën fakti se deklarata të tilla i bëjnë ata që s`kanë votuar për ata që kanë marrë pjesë në votim.

    Ylber Drazhi

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ministri i Brendshëm reagon pas dhunës së ushtruar ndaj një punonjësi të Gardës nga disa deputetë të PS


    Olldashi: Garda monitoron punën e punonjësve të sigurisë së Kuvendit


    Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, deklaroi dje në një konferencë shtypi se, Garda e Republikës ka për detyrë të monitorojë punonjësit e sigurisë së Parlamentit, edhe përmes filmimeve, për të parë nëse ata i kryejnë detyrat në përmbushje me rregulloren e Gardës. Reagimi i ministrit të Brendshëm ka ardhur pas dhunës së ushtruar nga disa deputetë të PS ndaj një kameramani të Gardës, të cilit iu rrëmbye kaseta filmike dhe kamera me të cilën ai po kryente detyrën.

    Ministri Olldashi tha se, në Gardën e Republikës është edhe një sektor i analizave, i cili ka për detyrë të monitorojë punonjësit e sigurisë së Kuvendit. Ministri Olldashi tha se, ky sektor funksionon prej dhjetë vjetësh dhe ka bërë filmime edhe gjatë fushatës së Nanos apo gjatë seancave parlamentare kur ishte Nano në krye të qeverisë. Ministri Olldashi solli si shembull edhe filmimet që ishin bërë nga forcat RENEA gjatë operacionit të shpëtimit të pasagjerëve të një autobusi të marrë peng para pak ditësh në Rubik dhe kjo kasetë iu shpërnda të gjitha televizioneve, të cilat e transmetuan.

    "Në Gardën e Republikës është edhe një sektor i analizave, i cili ka për detyrë të monitorojë punonjësit e sigurisë së Kuvendit, edhe përmes filmimeve, për të parë nëse i kryejnë detyrat në përmbushje me rregulloren e Gardës. Sektori i analizave në Gardën e Republikës ka operatorët e tij që filmojnë veprimet e efektivave përkatëse dhe tashmë kjo është një praktikë dhjetëvjeçare. Vetëm pak ditë më parë kanalet televizive transmetuan një filmim nga kamera e një operatori të RENEA-s, e cila bënte fjalë për një operacion të forcava të saj në Rubik, ku u rrëmbye një autobus me pasagjerë dhe u mbajt peng", tha ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi.

    I pyetur nga një gazetar se a lejohet që të filmohet seanca parlamentare nga punonjësit e Gardës, ministri Olldashi tha se, gjithçka është kryer konform ligjeve në fuqi. Ai përsëriti edhe një herë se në Gardën e Republikës është sektori i analizave, i cili ka për detyrë të filmojë për të parë nëse i kryejnë detyrat në përmbushje me rregulloren e Gardës. "Këtu nuk ka asgjë të parregullt", tha ministri Olldashi, duke theksuar edhe një herë se ky sektor funksionon prej dhjetë vjetësh. Ai tha se, punonjësi i Gardës që po filmonte e ka kryer këtë detyrë prej disa vitesh dhe vazhdon ende në këtë funksion. I pyetur për deklaratat e Majkos se po kthehet lufta në Parlament, Olldashi u shpreh se, Majko sheh ëndrra me skenarë filmash fantastiko-luftarakë.

    Ministri i Brendshëm dënoi dhunën e ushtruar nga disa deputetë të PS ndaj punonjësit të Gardës, i cili ishte në krye të detyrës, duke filmuar në Kuvend. Ministri Olldashi tha se, Byroja Parlamentare duhet të marrë masa ndaj deputetëve të PS, Besnik Dervishi, Bukurosh Stafa, Andis Harasani dhe Ndriçim Hysa, të cilët, pasi fyen dhe tentuan të godasin punonjësin e Gardës, i kanë marrë atij forcërisht kameran dhe kasetën filmike, të cilat u mbajtën nga deputetët socialistë.

    Ministri i Brendshëm u shpreh se, presion ndaj punonjësve të Gardës është ushtruar edhe nga deputetët socialistë, Kastriot Islami dhe Erion Braçe. Ai tha se punonjësit e Gardës nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë kryer detyrën dhe nëse njëra palë e deputetëve iu nënshtrua kontrollit, nuk ka pse pala tjetër të kundërshtojë me forcë një kontroll të ligjshëm. Sipas Olldashit, krahas bilbilave, deputetët mund të fusin në sallën e parlamentit edhe sende të tjera dhe përgjegjësia ligjore mbi punonjësit e sigurisë së Parlamentit.

    Gjatë seancës së djeshme parlamentare deputetët e PS, Besnik Dervishi, Bukurosh Stafa, Andis Harasani dhe Ndriçim Hysa, pasi fyen dhe tentuan të godasin punonjësin e gardës, i morën atij forcërisht kameran dhe kasetën filmike. Herezia e deputetëve të PS arriti kulmin kur deputeti Bukurosh Stafa qëlloi me gotë një punonjës të sigurisë së Parlamentit.

    R.POLISI

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Bilbilushët e PS në Parlament


    Kur toleranca merret për dobësi


    Edi PALOKA


    E kam detyrim profesional të lexoj gazetat e bile dhe organin e PS. E pikërisht ajo gazetë më detyroi të merrem dhe një herë me atë çfarë po ndodh në Parlamentin shqiptar. Dëgjoj çdo ditë njerëz që e quajnë turp atë që po ndodh po në fakt nuk është kjo që më shqetëson, por një fenomen që përsëritet prej kaq vitesh. Historia e histerisë socialiste është e përsëritur në 15 vite të demokracisë shqiptare. Viti '97 është padyshim shembulli më i qartë i reagimeve të pinjollëve të atyre që Evropa po kërkon t'i dënojë sot për krime ndaj njerëzimit. Po kjo histori është shoqëruar dhe nga një fenomen tjetër, nga toleranca, për mua e palogjikshme, e demokratëve, tolerancë me të cilën gjithnjë është abuzuar prej socialistëve, sepse është marrë si dobësi dhe kjo ka sjellë pasoja jo të vogla dhe për vendin. Kam shkruajtur dhe herë tjetër për këtë, duke filluar nga '93, lidhur me tolerancën ndaj kriminelëve të diktaturës, apo në 97' kur toleranca ndaj krerëve të rrebelimit komunist që qëndronin të qetë në Tiranë, solli atë që përjetuan të gjithë shqiptarët në vitin e mbrapshtë. Sot, kemi një situatë të ngjashme, por shumë më të rëndë, pasi përballja nuk është thjesht politike. Përballë nuk kemi thjesht një grup pinjollësh të komunizmit që kërkojnë të rikthehen në pushtet, sepse mendojnë që të qenit në pushtet është vetëm një e drejtë e tyre. Sot përballja është me një grup deputetësh të lidhur direkt me krimin, të cilët i tremben vendosjes së tyre në bankën e të akuzuarve, që në fakt është i vetmi vend që meritojnë. E gjithë "lufta" e deputetëve socialistë në Kuvend bëhet, sepse i tremben faktit që në Kuvend do të votohet dhe për reformat në drejtësi, që do t'ju hiqte mbrojtjen e fundit këtyre personazheve, të cilët sot nxjerrin prokurorët në konferenca shtypi për të mbrojtur krimet e tyre. Jo më kot, "beteja për foltoren" filloi pas arrestimit të një vampireje si Luiza Hoxha që përpara se të dënohet për korrupsion duhet dënuar se ju ka pirë gjakun djemve të masakruar në Vlorë. Fatkeqësisht dy ditë më parë u përsërit dhe një herë fenomeni i tolerancës së tepruar e palogjike, i vënë re gjithë këto kohë; demokratët ofronin konsensus për diçka që nuk ka asnjë arsye të tolerohet, kurse bilbilushët vazhdonin të fryheshin. Rregulloren e Parlamentit e kanë përgatitur dhe miratuar vetë socialistët. Me atë rregullore punuan sa ishin në pushtet e bile në shumë raste, duke e shkelur sa herë që nuk ju interesonte. Po sot ata janë minorancë dhe nuk mund të vazhdojnë të imponojnë shkeljen e rregullores. Në cilin vend demokratik të botës, maxhorancës i imponohet në kundërshtim me ligjin, minoranca?! Megjithatë deputetët e maxhorancës edhe dje u treguan të gatshëm ta dëgjonin minorancën e bilbilushëve për të ndryshuar rregulloren mbi votimin e fshehtë. Çfarë tregoi ajo që ndodhi më pas? Tregoi dhe një herë se deputetëve të PS nuk ju intereson as ligji, as rregullorja e ca më pak "vota e fshehte". "Duam të bëhet kështu siç themi ne", ishte qëndrimi i tyre, pavarësisht se ajo që donin ata ishte në kundërshtim me rregulloren. Sidoqoftë qëllimin e vërtetë të bilbilushëve e lexon dje në gazetën e tyre. Mënyra se si ishte paraqitur në atë gazetë "beteja e foltores" në fakt ishte qesharake, por tregon qartë mentalitetin e tyre. Nga një anë, ata që në Parlament kanë futur dhe banditë nga rruga për t'ju bërë presion deputetëve, bërtisnin për Gardën se gjoja ishte futur në sallë, nga ana tjetër kjo na ishte trajtuar si një betejë e vërtetë me "sulme" e "kundërsulme" për të pushtuar foltoren. Për ata që nuk janë të detyruar si unë të lexojnë dhe organin e PS po jap tekstualisht vetëm disa nga diçiturat që ishin në faqen e parë të këtij organi: "Deputetët socialistë kërkojnë të marrin foltoren", "Gardistët shtyjnë e godasin deputetët socialistë", "Përleshja vazhdon, Dokle merr podiumin", "Socialistët mbajnë foltoren", "gardistët synojnë ta rimarrin përsëri", "Dokle, Majko, Fino, Koçi në foltore". Nuk din e çfarë zhanrri ta fus këtë si nuk di në duhet të qesh apo të ulërasë. Një tufë bilbilushash na del se paskan "fituar një betejë" në Parlament. Ca më shumë të gjerë se të gjatë, na qenkan përleshur me gardistë e na paskan fituar një betejë. Askush nuk i pengonte socialistët të flisnin qoftë në foltore qoftë nga vendi, se, ndërkohë që ata e kishin humbur mendjen "duke luftuar" për foltoren, dëgjohej Fatos Beja që ju thonte "zotërinj socialistë lejoni Majkon të flasë në podium". Ishin vetëm deputetët e PS që e shtynin Majkon, i cili përpiqej të merrte fjalën që i kishte dhënë drejtuesi i seancës. Po ja që kjo na paska qenë "betejë". Largqoftë sikur ndonjë prej tyre të gjej ndonjë ditë WC të zënë se do të mblidhen e do të lexojmë pastaj në organ se si socialistët morën me luftë dhe WC e Parlamentit. Po këto janë betejat që ju mëson Rama që me "betejën" për Zogun e Zi ku gratë socialiste mbi nënkalimin bërtisnin "O Sali o Sali mos na e prek Zogun e Zi". Megjithatë sado qesharake të duket, kjo tregon mentalitetin dhe qëllimin e tyre. Bllokim e shkatërrim është i vetmi qëllim që ata kanë. Atëherë për çfarë duhet të tregohemi tolerantë deri në ekstreme të palogjikshme me këtë të quajtur opozitë?! Mos do t'i lemë të hyjnë dhe me armë si dikur në Parlament? Tolerantë njeriu tregohet me atë që e respekton dhe e vlerëson tolerancën, jo me atë që ta merr për dobësi e të hypën në qafë. Sikur djali i vogël e i vetëm, i përkëdheluri i shtëpisë të ishin këta bilbilushë, nuk din e do të kishte ndonjë prind që t'i lejonte të thyenin çfarë të donin në shtëpi. Prandaj mjaft me këtë lloj tolerance absurde. Parlamenti duhet të vazhdojë punimet se maxhoranca është votuar për t'ju dhënë ligjet e nevojshme shqiptarëve jo për të përkëdhelur bilbilushët.

  13. #13
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Mos i paraqisni situatat vetëm nga prisma juaj e gjykuarit.Ose ndryshe thënë mos bëni copy-paste vetëm nga organe të caktuara të medias....

    Situata është aq komike po dhe aq tragjike.Hipokrizia dhe abuzimi kanë kaluar çdo cak dhe fatkeqësisht ata që do vuajnë në kurriz janë shtetasit.Siç filloi me punimet nëpër rrugë...me Zogun e Zi..tani terrorri në Parlament (pa respektuar asnjë procedurë) dhe ndaj vetë medias së lirë (shiko dhunën ndaj gazetarit të Top-channel)..janë shenjat e Hakmarrjes primitive,që Doktorri ka ndër mend të marri.Është pikërisht i njëjti person që premtonte kaq shumë gjëra shqiptarëve....

    Ku janë realizimet...?

    Nuk kemi nevojë për hakmarrje,kemi nevojë për më shumë punë.Kemi nevojë për respektim të rregullave nga vetë ju o "baballarë"...


    Sa gjynah ...për atë popull që u mashtrua dhe një herë...
    .........................

  14. #14
    Une se marr vesh kete llogjiken. Ore ka apo ska baze ligjore ne argumentat qe permendet? Cpune ka doktori apo i biri i doktorit ketu?
    A ka shkelje, a ka respektim te rregullores, a ka ligje dhe kaluzola te brendeshme ne parlament qe i perkasin dhe kohes qe ka qene Ps-ja ne pushtet?
    Ca me duhet mua gazeta apo shkrimi i nje anshem kur ajo qe lexoj duket shume llogjike dhe eshte e qarte si dy e dy bejne kater.
    Cpune ka doktori apo hakmarrja e tij me 4 deputete qe sillen si rrugac dhe njerez ordiner ne mes te parlamentit?
    Po kerkon respektim rregullash? Po ato rregulla qe jane vene nga socialistet ato po aplikohen dhe po respektohen...

  15. #15
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Darius, ti ke te drejte ne parim, dhe une per vete jam kunder bojkotit dhe bilbilave si i thone. Por eshte veshtire te besh opozite serioze me nje vemje toksike si Sala qe nje ne gjysem fjale e ka provokim. Ai nuk sundon dot me opozite, eshte mesuar ne bajrakun e vet ne bjeshke qe kryetarit nuk ja kthen fjalen njeri, pike. Ndaj kondicionohet opozita te sillet ne kete menyre.

    Pushtetet jane te ndara ne vendin tone. Jemi rep parlamentare dhe jo junte ushtarake ku kryetari i shtetit eshte edhe kryeminister, edhe prokuror, edhe minister i brendshem, edhe komandant i ushtrise edhe Zot.

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    RAMA: BERISHA KA SJELLE DIKATUREN NE SALLEN E PARLAMENTIT


    Kryetari i PS se, Edi Rama, duke i ndjekur zhvillimet parlamentare qe nga jashte, ka reaguar dje duke deklaruar se Berisha po sjell ne Kuvend diktaturen dhe jo respektimin e tempullit te demokracise.
    Duke komentuar nderhyrjen e forcave te Gardes ne Kuvend para dy ditesh, Rama u shpreh se “sherbime sigurie ne Parlament ka kudo, por ky sherbim nderhyn vetem kur ka shfaqje konflikti, jo per te parandaluar nje konflikt qe ekziston ne koken e atyre qe drejtojne
    Parlamentin. Ky nuk duhet te quhet sherbim sigurie, kjo eshte diktature ne sallen e Parlamentit”. Por kryesocialisti eshte shprehur se opozita mbetet e hapur per dialog per te gjetur nje menyre qe te shmanget ngerei i krijuar. “Alterativa jone eshte dialogu. Eshte dialogu per te gjetur zgjidhjen dhe per te hapur rrugen. Rruga nuk eshte bllokuar nga opozita. Rruga eshte bllokuar nga shumica.
    Shumica ka imponuar nje shkelje te standardeve demokratike.
    Shumica ka dhunuar demokracine ne Parlament. Shumica ka mohuar voten e fshehte, dhe ne nuk na shqeteson matematika e votimit per zonjen Topalli”, u shpreh ai duke shtuar se “na shqeteson instalimi i nje procedure e cila neser do te kthehet ne sistem.
    Dhe dhe per kete ne tentojme te vendosim garanci te plota,
    per kete ne kerkojme dialog,per kete ne kerkojme mirekuptim”.

    Per Ramen seancat e nderprera vijne per shkak te shfaqjes se nje kercenimi kompakt te demokracise. Sipas tij, e gjithe kjo farse e nisur duhet nderprere dhe midis perfaqesuesve te grupeve parlamentare te kerkohet rruga e arsyes. “Rruga e arsyes pa asnje dyshim percaktohet nga standardet e demokracise, nga standardet e bashkejeteses ne nje sistem jo nje partiak, por ne nje system shume partish, nje nje sistem ku ka nje shumice dhe nje pakice. Sie e pate nderkohe qe ne shkuam ne Kuvendin e Shqiperise per te gjetur rrugen e arsyes dhe per te gjetur permes nje dialogu te bashkebisedimit zgjidhjen, ne sallen e Kuvendit u pritem nga Garda e Republikes”, u shpreh kryesocialisti.
    Sipas Rames, ne Parlament shihen simptomat e rrezikshme te humbjes se fjales se lire dhe sipas tij, gjithashtu jane kthyer te gjithe se ne rast se do te dorezohet opozita ne Parlament, eshte dorezuar shumica e shqiptareve. “Ne rast se ne Parlament, mazhoranca do te vazhdoje me
    dhunen e kartonit dhe me ushtaret e Gardes, atehere ka marre fund e drejta per te ushtruar lirine individuale ne nje vend demokratik”.
    “Ne rast se ju dje u bllokuat, atehere i bie te jete segmenti dramatik qe vendosi dje mazhoranca ne demokraci, dhe syte e kamerave tuaja u mbyllen, kjo eshte shprehja me elokuente e kesaj
    mazhorance me demokracine”, u shpreh Rama duke bere te qarte se po dhunohet media e lire dhe kjo sipas tij eshte rruga qe po ndjek mazhoranca e sotme parlamentare.

    KJ

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga postimi i lunestes lexojme:

    Rama u shpreh se “sherbime sigurie ne Parlament ka kudo, por ky sherbim nderhyn vetem kur ka shfaqje konflikti, jo per te parandaluar nje konflikt qe ekziston ne koken e atyre qe drejtojne Parlamentin. Ky nuk duhet te quhet sherbim sigurie, kjo eshte diktature ne sallen e Parlamentit”.

    --

    lol

    Ja kaq mjafton qe nje njeri qe ka pare seancat e fundit te parlamentit qofte ky dhe socialist i thekur te gjykoje se Rama fare nuk e ka per turp te leshoje genjeshtra.

    Dhe kush genjen kaq sy per sy .. kaq fresket per disa njgjarje zinxhir ska se si te mos i bej te gjitha te zezat qe kan si piknisje genjeshtren.

    I leme te gjitha rrugaclleqet qe bene keto dite banditet e Rames ne kuvend te cilat gjithe shqiptaret i pane e te vecojme vetem rastin se si Marko Bello i Rames u ul ne karriken e Kryeministrit te Shqiperise dhe nuk cohej prej aty as nga vrejtjet e kryetares as nga vrejtjet e nepunseve te parlamentit..
    Aty rrinte si nje guak provokator i kurdisur e Rama thote spaska konflikt.

    Nejse Rama eshte mjeshter i madh. Ai di te beje ndyresirat me te medhaja qe mund te pjelle mendja njerzore.

    Keto jane preludet per 97-ten e re qe ata po e bejne gati.

    Te shikojme a do dije populli yne ti thot NDAL kanibaleve.

    Eksodi tragjik i 90 -tes ..ato mijra tmerre ne mure ambasadash e male gramozi .. Otranto e stadiume Brindizi .. ne Porte e Gomone ishte epilogu i filozofise Enveriste.

    Varrezat e cdo qyteti qe u dyfishuan prej Vepres se socialisteve ne 97 e ketej jane epilogu i frikshem i filozofise se PS-se, bijes se PPSH -se se Enverit.

    Zoti e ruajt vendin e Popullin tone..



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 03-03-2006 më 04:00

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Une nuk e kuptoj se si disa ketu marrin mundimin dhe flasin per disa komunist qe fatkeqsisht i kemi akoma ne parlament dhe qe arsyja e vetme qe bilbilojne ne kuvend eshte te mbrojne pislliqet dhe korrupsionin qe per 8 vjet e zhyten kete vend ne grope. Mendoni , nje person qe ka qene 8 vjet kryeminister i ketij vendi , hedh kantidaturen per deputet ne qyetin e Sarandes, Sarandjotet e votojne dhe e miratojne deputet te rrethit dhe qe ky njeri qe nuk denjon te hyj te pakten nje here ne parlament, athere cfare emri mund ti vihet ketij njeriu? Ah po tani e kuptoj! Tani qe ky Tosi nuk mori pushtetin do shkoj ne Parlament per Saranden! Cfare thu mer jahu?!!! Si ky mafioz qe permenda me lart jane te gjithe ata qe i bien bilbilave dhe daulleve ne Parlament.

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Komunist ose jo duhet respektuar ai vullnet i atyre 50% qe votojne per opoziten. Nuk mundt te mendojme me paragjykime. Akuzat nuk i bene nje drejtues shteti se ato marrin karakter politik por vetem organet gjyqesore. Po ne jemi shume prapa ne kete drejtim.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    AMC: U dëmtuam nga korrupsioni i Rafti-Ahmetaj


    Kreu i kompanisë së telefonisë celulare, Stefanos Oktapodas, akuzoi ish-drejtuesit e ERT-së për qëndrime favorizuese në lidhje me dëmin financiar që i kanë sjellë ish-drejtuesit e Albtelekom dhe të kompanisë telefonike "Hermes" kompanisë celulare AMC, nëpërmjet kontratave të interkonjeksionit.

    "Kompanitë Albtelekom dhe "Hermes" kanë përfituar miliona dollarë nga marrëveshjet e interkonjeksionit me AMC", u shpreh dje gjatë një konference për shtyp Oktapodas. Ai tha se përsa i takon kompanisë "Hermes", humbjet që i janë shkaktuar AMC-së janë mjaft të mëdha dhe shtoi se "në këtë situatë denoncojmë edhe qëndrimin favorizues që ka mbajtur edhe ERT".
    Shkeljet e konstatuara nga drejtuesit e rinj të Albtelekom i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm financiar mjaft të madh, ndërkohë që hetimet në lidhje me këto shkelje të denoncuara një vit më parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë mbyllur nga Prokuroria e Tiranës për mungesë provash. Por, ardhja e drejtuesve të rinj në krye të Albtelekom do të bëjë të mundur vendosjen e të gjithë dokumentacionit përkatës në dispozicion të strukturës antikorrupsion që funksionon pranë Prokurorisë së Tiranës për të hetuar në lidhje me aferat korruptive të ish-drejtuesve të Albtelekom në bashkëpunim me një nga ish-zyrtarët e lartë socialistë. Madje burime të pakonfirmuara shprehen se hetimet mund të jenë ndërprerë pikërisht për shkak të presionit që mund të kenë ushtruar segmente të caktuara të shtetit në atë kohë për mbylljen e çështjes.


    Prokuroria merr në dorëzim dosjen


    Prokuroria e Tiranës pritet të marrë nesër në dorëzim dosjen e plotë të dokumentave të kontratave të interkonjeksionit, për të hetuar akuzat për abuzime të ish-drejtuesve të Albtelekom. Ata akuzohen se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë e telefonisë rurale, e cila ishte pronë e një ish-zyrtari të lartë socialist. Dosja e plotë e dokumentacionit të kontratës së interkonjeksionit mes Albtelekom dhe kompanisë "Hermes" do të jetë nesër në duart e strukturës antikorrupsion Task-Force, që funksionon pranë Prokurorisë së Tiranës. Burime zyrtare pranë kësaj prokurorie bënë të ditur se të hënën do të marrin në dorëzim dokumentacionin tjetër, mbi bazën e të cilit do të hetojnë akuzat e tjera të bëra nga drejtuesit e Albtelekom kundër paraardhësve të tyre, Dhimitraq Rafti, Petrit Deti dhe përfaqësuesit të kompanisë "Hermes", Arben Ahmetaj. Sipas paditësve, akuzat ndaj ish-drejtuesve të lartë të Albtelekom kanë të bëjnë me favorizim në mënyrë të paligjshëm të kompanisë të telefonisë rurale "Hermes", e cila paguante për transfertat në rrjetin e Albtelekom rreth 8 herë më pak se kompanitë e tjera, vetëm 0.5 lekë për minutë, nga 4 lekë për minutë. Rreth një vit më parë, Prokuroria e Tiranës kishte pushuar hetimin për këtë çështje, pasi nuk kishte konstatuar elemente të veprës penale.

    -----------------------------------------------------------------------

    Arben Ahmetaj, ish-zevendsminister i Fatos Nanos, eshte nje nga ata pak kandidat per deputet ne zhjedhjet e 2005, per te cilin Edi Rama beri fushate elektorale.

    Lulzim Basha i mundi me 1500 vota diference dhe ne kete menyre i hoqi Arben Ahmetajt te drejten e perfitimit te imunitetit si deputet.
    Rama me aleancen per mbrojtjen e krimit sado qe te mundohen, nuk i shpetojne dot me keta derra te kuq.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rrëzohet mocioni i opozitës për Topallin në parlament me 70 vota
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 18:54
  2. Kreu i CIA-s, Goss, vizitë të fshehtë në Shqipëri
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 11:05
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 14:30
  4. Si e formuam organizatën e fshehtë "Bashkimi Shqiptar"
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2002, 07:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •