Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Shkatërrim krimit në PS

    Kryeministri lëshon një lumë akuzash në drejtim të socialistëve. Përmend Koçin, Daden, Blushin, Ruçin e Klosin

    Berisha akuza të forta PS: Ata mbrojnë krimin dhe jo votimin e fshehtë

    “Nuk ka asgjë tjetër veçse strukturim të aleancës për të mbrojtur krimin e organizuar”

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Pikërisht atëherë kur opozita e ka bërë fakt të kryer për të mos marrë pjesë në punimet e kryesisë së Kuvendit, Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një konferencë të rëndësishme për shtyp, duke hedhur akuza të ashpra ndaj një pjese të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste. Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se me këtë qëndrim, ata po mbrojnë interesat e krimit të organizuar. “Nuk ka asgjë tjetër veçse strukturim të aleancës për të mbrojtur krimin e organizuar”,- tha ndër të tjera Berisha. Kreu i ekzekutivit ka përmendur me radhe disa zyrtarë të lartë të PS-së, duke i akuzuar ata si të implikuar me krimin.
    Koçi
    Duke folur për një raport sekret të përgatitur për Gjinovefa Gabën, Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj deputetit socialist Petro Koçi, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Rendit. “Po çfarë vjen nga Parlamenti. Një raport i baronëve të drogës. Petro Koçi e ka lexuar këtë raport e di mirë, sepse vepron në këtë mënyrë, janë lidhjet e tij të krimit. Përfitues apo jo, koha do t’i tregojë gjërat. Se shoku Petro ka shënuar dhe gjëra këtu sipër, edhe shoku Majko. Prandaj thashë, unë si kryetar i qeverisë i dija këto, por për hir të hapësirës për opozitën, pranova një procedurë që nuk duhej pranuar”,- tha Berisha, duke iu rikthyer statistikave për votimet e fshehta që janë bërë në vitin 2005. “Në vitin 2005, ka pasur 13 votime të fshehta gjithsej në Parlament, 12 me elektronikë. Vetëm një prej tyre është me kuti. Disa prej tyre janë dekrete të presidentit për Gjykatën e Lartë dhe shumë të tjera. Unë ju siguroj ju se ky veprim nuk mbron Dobjanin që u zgjodh në këtë mënyrë, por PS-ja mbron dosjet e veta, mbron trafikun e drogës, mbron hotelet pallatet vilat, të ndërtuara mbi drogën kontrabandën, vrasjet krimin dhe dosjet e fshehura. Nuk është çështja tek fshehtësia e votës elektronike, por tek fshehtësia e krimeve të cilat po dalin në dritën e diellit”,- tha Berisha. Kryeministri shtoi se krimi nuk do të mund të përdoret për qëllime politike, dhe se lufta kundër tij nuk do të përdoret për ngjyra partiake. “Përkundrazi, do të trajtohet me barazi para ligjit gjithkush. Por askush nuk do të mund të përdorë politikën për të mbrojtur lidhjet e tij të krimit. Unë jam Sali Berisha dhe këtë zotim u kam bërë qytetarëve shqiptarë”, - tha ai. Kryeministri Berisha shtoi se beteja kundër krimit të organizuar është në fillimet e saj. Në këtë betejë, sipas tij, nuk do ketë partitizëm. “Vetëm këto ditë po merr goditjen përfundimtare banda që luajti me kokën e njeriut si top futbolli në Lushnjë. E dini çfarë i tha në atë kohë Ministri Koçi oficerit që desh t’i arrestonte? “Nuk ka djem më të mirë Myzeqeja se ata”, - kështu i tha. Por ne, duke mos ndjekur asnjë vijë politike, do të ecim me moton zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, zero tolerancë ndaj lidhjeve me krimin. Ky është zotimi ynë ky është qëllimi ynë”, - tha Berisha.
    Blushi dhe Klosi
    Duke iu drejtuar sekretarit politik të PS-së, Ben Blushi, Berisha tha se “Zoti Blushi, nuk hidhesh ti për Luiza Hoxhën, por ti hidhesh për Eva Blushin, e cila në katër ditë ka vjedhur dhe përvetësuar 12 tendera, 250 milionë lekë. Zoti Blushi, mos ki asnjë iluzion se lufta kundër krimit do të bëhet në barazinë para ligjit”. Me pas Berisha ka folur edhe për ish-sekretarin e përgjithshëm socialist, Gramoz Ruçi dhe sekretaren e marrëdhënieve me jashtë, Arta Dade. “Nuk ka ndonjë preokupim Gramoz Ruçi para votës, as edhe Arta Dade. Fëmijët e tyre skuqën rrugët e Tiranës. Dosjet u mbyllën për shkak të pushtetit. Por as pronat e krimit të Ruçit, as krimet e fëmijëve të Arta Dades dhe as njërit të mos mendojnë se do të mbeten pa shkuar para ligjit, ashtu siç do të shkojnë fëmijët e gjithkujt tjetër”, - tha ai. Kreu i ekzekutivit nuk ka kursyer edhe deputetin socialist Blendi Klosi. “Çfarë janë ata që kapin kompjuterin, maniake seksuale që rrihen me vajzat shqiptare në ambasadat e botës si Blendi Klosi. Po. po. Ua them unë, me fakte. Absolutisht po. Ministër ka qenë. Prapa kollares dhe qetësisë së tij fshihet një maniak i shpërfytyruar. Mirëpo zgjedhësit e Mallakastrës nuk i dinë të gjitha. Do t’i mësojnë një nga një. Kjo është e vërteta”,- tha Berisha, duke vijuar më tej se rasti në fjalë ka ndodhur në Poloni. Kryeministri paralajmëroi gjithashtu dosje që do t’i depozitojë pranë organit të akuzës. “Dosjet në Prokurori do të shkojnë, por unë nuk bëj as hetimin, as gjykimin. Unë deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se nuk do të mund të përdoret politika për të mbrojtur lidhjet e krimit, dosjet e krimit. E bëra këtë në një moment kur pashë se u tejkalua çdo lloj limiti”, - tha ai.


    “Akuzat e opozitës për Topallin nuk qëndrojnë”
    Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjithashtu dje se argumentet e opozitës për shkarkimin e kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, janë të pabaza dhe të papranueshme. “Akuza e parë është sepse ka kërkuar dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm. Në një vend të lirë çdo qytetar, çdo zyrtar, pa cenuar aspak ligjet e vendit, mund të kërkojë dorëheqjen dhe të propozojë secilin qytetar të tij. Akuza e dytë është se ka votuar jashtë afatit kushtetues, dekretin e qeverisë dhe këtu është shkelur Kushtetuta. Cinizëm dhe amoralitet total. Dekreti do të votohej ditën e zisë kombëtare. Kuvendi mori vendim të ndërpriste aktivitetin dhe t’i bënte nderet që i takojnë presidentit Rugova. Për historinë e qeverisjes, afatet kushtetuese të emërimit të ministrave janë shkelur jo për zi kombëtare, por për luftë klanesh mafioze muaj e muaj të tërë. Në të gjitha rastet, 3 ditë 5 ditë 10 ditë, në teorinë e së drejtës, rivendosja në afat është një e drejtë kushtetuese e çdo gjykate”, - tha ai. Kryeministri Berisha komentoi dje edhe pretendimin e tretë të opozitës për të mos futur në rendin e ditës, votimin për miratimin e dekretit të presidentit Alfred Moisiu për emërimin e Gjinovefa Gabës si anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Akuzohet se ka bllokuar dekretin e presidentit për gjykatësen Gjinovefa Gaba. Këtu janë dokumente sekrete, por unë do t’ua bëj me dije. Jo të plota, për të ruajtur sekretin shtetëror... Për zonjën Gaba për njerëzit e saj më të afërt në drejtim të zotit Rexhep Meidani, zotit Pandeli Majko kryeministër dhe zotit Petro Koçi si ministër i Rendit janë nisur një seri dokumentesh asnjëri prej tyre nga opozita. Që të gjitha këto nga organet e luftës kundër drogës dhe zbatimit të ligjit. Dokumenti është nr 1 761, datë 10. 10. 1998, ka dokumente të vitit ‘99 dhe të vitit 2000, datë në të cilën në makinën e familjes së zonjës Gaba gjendet drogë. Pra, cili do të ishte parlamentari që do të mund të merrte përsipër të bënte ndryshe vetëm se do të mund të pengonte një kandidaturë të tillë”, - tha Berisha.

    shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 27-02-2006 më 03:37
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Dakort jam une me Kryeministrin me akuzat e perbindshme qe ben, por a do te jete i zoti te mbaje fjalen qe nxjerr nga goja sic beri me ish kryetarin e opozites apo kete rradhe do mjaftohet duke lehur neper konferenca shtypi. Mos harroni qe foli per nje parti totalisht te inkriminuar sipas tij, pra duhet ti kete krijuar edhe kushtet ne Bence apo diku tjeter per ti rrasur brenda sepse nuk jane dhe pak sipas zoterise po nja 30 vete deri tani.
    Nejse une trembem nga ajo qe mund te ngjase, do zoti eshte thjesht nje loje luftash sic bejne kalamajte dhe nuk behet loje burrash se pastaj pisk do ta kemi ne populli i thjeshte, se politikanet qe i pacim sa malet sistemohen lehte ne vendet me te qeta.

    Dito Skeptik kundrejt drejtesise shqiptare.

    Dito.

  3. #3
    rrugaç Maska e misterioz
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Vendndodhja
    rrugeve
    Postime
    74
    Ishallah nuk ndodh ndonji 97 tjeter ,se sa here qe del çeshtja e Kosoves ne skene ne Shqiperi fillojne rremujat.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Citim Postuar më parë nga misterioz
    Ishallah nuk ndodh ndonji 97 tjeter ,se sa here qe del çeshtja e Kosoves ne skene ne Shqiperi fillojne rremujat.
    jo sdo te ndodh se kerkush seshte budall ma me dal e me luftu perlideret bajraktare,po perparim nuk do te ket,sa te jene gjalle lideret krahinor,nja shkoj edhe dy jane gjalle,po sala ka me dek prej zemres e nano ka me dek prej sulmit ne tru kur te len gjoana
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 17-09-2017, 02:56
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  5. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •