Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    A duhet tė legalizohet aborti?

    A duhet tė legalizohet aborti

    www.klubikulturor.com


    Abort ėshtė dalja e embrionit nga mitra e femrės para se ai tė mund tė jetojė vetvetiu d.m.th. para se tė arrijė 6 muaj qė nga data e fekondimit ose para se ta arrijė peshėn 0.5 kg. Ose ndryshe, disa e quajnė abortin si mbytje e foshnjės para se tė lindė.

    Aborti mund tė jetė spontan dhe artificial. Aborti spontan ėshtė tė dalurit e embrionit nga mitra e nėnės nė mėnyrė tė natyrshme pa ndikim tė jashtėm tė ēfarėdo forme tė ndikimit. Si p.sh. i ashtuquajturi aborti i harruar. Ky ndodh qė foshnja tė mos zhvillohet fare pasi tė ketė ndodhur fekondimi dhe tė zhduket me gjakderdhje. Pastaj aborti si shkak i frikės, apo lodhjes etj.

    Aborti artificial mund tė jetė terapeutik dhe kriminal. Aborti terapeutik ėshtė aborti artificial qė bėhet pėr motive shėndetėsore qoftė tė nėnės apo tė fėmijės. Lloji i abortit, pėr tė cilin ne duhet dhe mund tė diskutojmė ėshtė aborti artificial kriminal, kurse pėr abortin terapeutik do tė ndajmė njė paragraf dhe tė shohim se me ēfarė kushte mund tė lejohet.

    Motivet e abortit artificial

    - motive medicinale si shkak i rrezikimit tė jetės sė nėnės;

    - motive tė gjendjes shėndetėsore tė embrionit si pėrcjellje e ndonjė sėmundje trashėguese ose tjetėr;

    - motive shoqėrore pėr tė mbuluar turpin e marrėdhėnieve seksuale ilegale;

    - motive sociale duke u frikėsuar se shtimi i njė anėtari tė ri nė familje shkakton pamundėsi pėr pėrkujdesje financiare;

    - motivi i planifikimit familjar duke pėrcaktuar numrin e dėshiruar tė anėtarėve tė familjes etj.

    Nė kėtė punim tė shkurtėr, do tė mundohemi tė bėjmė fjalė pėr abortin artificial kriminal, tė legalizohet apo jo si dhe pse? Do tė mundohemi qė kėsaj ēėshtjeje t’i qasemi nga aspekti fetar islam, nga aspekti shėndetėsor si dhe nga aspekti social, duke pėrdorur nė kėtė tė fundit edhe logjikėn.

    Pse duhet qė tė konsultohet qėndrimi islam nė lidhje me abortin?

    Feja islame, si fe e vėrtetė dhe e shpallur prej Allahut, Krijuesit tė gjithėsisė, pėrveē anės sė besimit dhe adhurimit, nė vete pėrmban edhe anėn ligjore, me anė tė secilės Ligjvėnėsi i Madhėruar ka rregulluar anėn juridike tė jetės sė njeriut besimtar. Sidomos nė ato ēėshtje, pėr tė ēilat mendja e shkurtėr dhe e kufizuar e njeriut ėshtė e paaftė qė tė vėrė rregull stabil, tė drejtė dhe gjithėpėrfshirės. Kėshtu qė, sistemin ligjor islam e gjejmė modelin e parė legjislativ, prej tė ēilit u shėrbyen ligjvėnėsit nė tokė. Se sa korrekte dhe aktuale janė mėsimet kuranore, dėshmojnė dėshmitė e shumta dhe tė shpeshta tė shumė e shumė shkencėtarėve qė me mund e sakrificė tė vetėmohueshme, angazhohen tėrė jetėn e tyre pėr tė zbuluar diēka nga shkenca bashkėkohore, dhe nė fund e gjejnė se ai studim i tyre ėshtė pėrmendur qysh para 14 shekujve nė fjalėn hyjnore tė Allahut, nė Kuran. Siē ėshtė rasti i shkencėtarit tė madh nė lėmin e anatomisė dhe embriologjisė, Keith L. Moore, profesor nė Universitetin e Torontos nė Kanada, i cili pas njė studimi tė gjatė nė etapat e krijimit tė njeriut nė mitėr, erdhi nė pėrfundim se kjo gjė nė mėnyrė tė detalizur ishte pėrmendur nė Kuran para 1400 viteve. Gjė kjo, qė e bėri tė pranojė Islamin dhe tė shkroi librin qė bėri krahasim nė mes tė mėsimeve islame (Kuranit dhe Sunetit) dhe shkencės bashkėkohore me titull: “The Developing Human, clinicially oriented embryology”, i cili u pėrkthye nė mė shumė se tetė gjuhė tė botės. Rasti tjetėr ėshtė i shkencėtarit tjetėr amerikan Marshall Xhonson, pėrgjegjės i katedrės sė anatomisė tė Universitetit “Tomas Xheferson” nė Filadelfia tė SHBA-sė. Shkencėtari Xheferson u befasua se si Muhamedi tė kishte mundur qė nė Mesjetė tė bėjė njė zbulim tė tillė, etapat e zhvillimit tė embrionit. Pas meditimit erdhi nė pėrfundim se Muhamedi (alejhi selam) nuk ka pasur kushte qė tė dijė nė atė kohė pėr kėtė gjė dhe u bind se kjo ėshtė fjalė e Zotit, Krijuesit tė embrionit, dhe e pėrqafoi Islamin. Pėr mė gjerėsisht shiko librin “Mrekullitė shkencore nė Kuran” tė autorit Abdulmexhid Zendani.

    Nuk ėshtė ēudi pėr kėto lloj rastesh, sepse Allahu i Madhėrishėm ka treguar nė Kuran dhe ka thėnė: “E atyre qė u ėshtė dhėnė dije, atė qė tė ėshtė shpallur nga Zoti yt e kuptojnė se vetėm ajo ėshtė e vėrtetė dhe udhėzon nė rrugėn e tė Gjithėfuqishmit dhe tė Lavdėruarit.” Sebe, 6.

    Qė tė debatohet rreth njė ēėshtjeje se duhet tė lejohet apo jo, patjetėr duhet tė studiohen rrethanat e asaj ēėshtjeje si dhe duhet tė ketė ndonjė bazė mbi tė cilėn mund tė mbėshtetemi eventualisht pėr tė qenė sa mė korrektė dhe sa mė tė drejtė qė pėrfundimi mos tė rezultojė me humbjen e tė drejtės sė dikujt me arsyetim tė respektimit tė dėshirės sė dikujt tjetėr. Nė situata tė kėtilla logjika e njeriut, krahas trajtimit tė saj si e pastėr dhe e shėndoshė, nuk ėshtė nė gjendje tė arrijė deri te njė vendim i drejtė qė pėr kohėra tė gjata dhe interesa gjithėpėrfshirėse tė ketė vitalitetin e drejtėsisė dhe tė mbrojtjes sė tė drejtave tė krijesave, madje njeriut. Andaj patjetėr duhet tė shkohet nė atė, qė e thotė burimi hyjnor e qė nė kėtė rast do t’i ishim qasur nė mėnyrė direkte nė udhėzimet islame, duke e pasur parasysh origjinalitetin e kėsaj feje. Atė qė e ka zgjedhur Krijuesi Absolut, ėshtė e drejtė dhe u pėrgjigjet nevojave tė tė gjitha kohėrave. Allahu nė Kuran thotė: “Ty Muhamed tė dėrguam mėshirė pėr tė gjitha botėt.” Enbija, 107.

    Andaj nė temėn qė po zbėrthejmė, patjetėr duhet tė konsultohet mendimi dhe qėndrimi i Islamit ndaj abortit, nėse dėshirojmė tė vijmė deri te njė pėrfundim i shėndoshė.

    Qėndrimi i Islamit ndaj abortit

    Aborti sipas sheriatit islam ėshtė i ndaluar nė tė gjitha fazat e embrionit, duke filluar me fekondimin e spermės sė mashkullit nė vezoren e femrės e deri nė lindje. Allahu thotė: “Dhe mos i mbytni qeniet tė ēilat i ka ndaluar Allahu, pėrveē me arsye tė drejtė.” Mirėpo kjo ndalesė fuqizohet edhe mė tepėr, kur embrioni i kalon 40 ditė qė me kėtė rast bėhet formėsimi i foshnjės. Ndėrsa ndalohet rreptėsisht, atėherė kur ai i kalon 120 ditė, kur i vjen shpirti dhe vėrehet i gjallė nė mitėr. Nė kėtė rast abortimi i tij nė Islam konsiderohet krim ndaj njerėzimit.

    Embrioni nė Islam i gėzon tė drejtat e foshnjės sė lindur. Nėse vdes trashėguesi, p.sh. babai, nuk shpėrndahet trashėgimia deri sa tė lind edhe ai qė ėshtė nė mitėr si trashėgimtar i mundshėm nga pasuria e lėnė. Pastaj nuk lejohet qė nėna shtatzėnė tė martohet nė rast tė shkurorėzimit apo vdekjes sė bashkėshortit, gjegjėsisht babait, deri sa ta lindė atė qė e ka barrė. Nėse shtatzania vjen si rezultat i imoralitetit, nuk lejohet nė sheriatin islam tė ekzekutohet dėnimi i kurvėrisė mbi femrėn me barrė, deri sa tė lind foshnja, pastaj tė pėrfundojė edhe gjidhėnia. Femrės shtatzėnė, nė Islam i lejohet tė mos agjėrojė nė ramazan, ndonėse agjėrimi i ramazanit ėshtė obligim i fortė pėr muslimanėt, nėse rrezikohet shėndeti i foshnjės nė embrion. Nė tė gjitha kėto raste, nuk lejohet qė tė abortohet fėmija pėr hirė tė obligimeve ndaj Allahut, andaj vallė si tė lejohet aborti pėr hirė tė “dėshirave” tė krijesave!

    Abortuesi, mjeku apo kushdo qoftė, i foshnjės, qė ka kaluar 120 ditė, dėnohet me tė njėjtin dėnim sikur tė kishte kryer krim ndaj foshnjės sė lindur. Shumė dijetarė islamė kėtė dėnim e shohin edhe pėr atė qė aborton foshnjėn qė ka kaluar vetėm 40 ditė.

    Tė ndalemi pak te fjala e Allahut, subhanehu ue teala, ku thotė: "Vetėm i Allahut ėshtė pushteti i qiejve e i tokės. Ai krijon ēka tė dojė. Ai i falė vetėm femra atij qė do, e i falė vetėm meshkuj atij qė do. Ose u falė ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e lė pa fėmijė (steril). Ai ėshtė i Dijshėm, i Fuqishėm." Shura, 49-50.

    Nga kjo duhet tė jemi tė sigurt se fillimi i formimit tė embrionit nuk varet nga ne. Sa e sa njerėz shpenzojnė kohė e mjete tė mėdha materiale pėr ta arritur shtatzani. Por kjo nuk varet nga vetė njeriu. Andaj si i jep guxim njeriu vetes qė tė luajė me atė qė Allahu i Madhėrishėm e ka vendosur nė mitėr? A nuk frikėsohet njeriu se mund tė sprovohet pastaj me pėrbuzjen nga Allahu?

    Aborti nė aspektin sociologjik

    Tė lejohet apo jo aborti ėshtė njė temė sa interesante po aq edhe joreale. Kjo do tė thotė tė legalizohet apo jo krimi nė embrion ose mė mirė tė themi, krimi mbi fėmijėt e sė nesėrmes sė afėrt, gjegjėsisht krimi mbi njė pjesė tė sė ardhmes sė njė populli.

    T’i thuhet po abortit vetvetiu shtrohet pyetja tjetėr, fėmija i lindur me tė meta fizike etj., pėr tė cilin duhet shpenzuar shumė nga pasuria, vetėm e vetėm tė ta shpėtojmė nga vdekja e shpeshherė me aspak optimizėm pėr shėrimin e tij dhe mbi tė gjitha i padėshirueshėm pėr familjen nė atė gjendje. Shtrohet pyetja pse nė kėtė rast tė mos shkohet me “zgjidhjen” tė lirė nė kosto, dalje nga telashet e jetės dhe tė mbytet fėmija i tillė?! A nuk ėshtė vendosje e lirė nė kėtė rast qė prindėrit tė rehatohen nga ky fėmijė dhe ta largojnė nga jeta?

    Besoj se ėshtė e qartė dhe mjaft e kapshme qė dallimi i kėtij fėmije dhe embrionit tė shėndoshė, i cili pas pak muajve mund tė jetė njė dritė e mirė, qė do tė mund ta gėzonte tė drejtėn e tij pėr jetė. Nėse pėr embrionin mund tė themi se ai ende nuk ėshtė i gjallė dhe nuk di, atėherė edhe foshnja ėshtė e tillė.

    Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė: “Tė thyhet ashti i njeriut tė vdekur ėshtė sikur t’ia thyesh atė kur ai ėshtė gjallė.” Kjo ėshtė me tė vdekurin, i cili nuk mund tė kthehet mė nė kėtė jetė, nė dynja. E ēfarė ėshtė qėndrimi njerėzor me atė, i cili do tė lindet dhe do tė vijė nė jetė?!

    Arsyeja e lirisė demokratike se njeriu mund tė veprojė dhe tė shprehet i lirė, nuk guxon t’i shkelė normat e arsyes dhe ta legjitimojė krimin nė fėmijė.

    Aborti sot i mbyt mė shumė se 102000 (njėqind e dymijė) foshnje nė Kanada brenda njė viti. Kurse nė SHBA i mbyt 1.5 milion foshnje nė vit.

    Nėse shtrohet pyetja a mė mirė ėshtė tė bėhet abortimi i foshnjave tė paplanifikuara apo tė linden e pastaj tė braktisen nėpėr kontiniere e tė mbeten pa pėrkujdesje familjare e tė pėrfundojnė si tė vdekur apo si fėmijė tė paidentifikuar?

    Ne themi se tė dy kėto opsione janė tė papranuara, dhe si tė tilla, njėra nuk mund ta justifikojė tjetrėn. Pra, braktisja e foshnjės sė porsalindur nuk e arsyeton mbytjen e tij nė barkun e nėnės. Por institucionet shtetėrore mund t’i marrin masat e duhura nė parandalimin e kėtyre krimeve duke sanksionuar dhe duke ndaluar me ligj marrėdhėniet seksuale joligjore. Nė kėtė mėnyrė do tė parandalohej aborti kriminal, braktisja e foshnjave tė gjalla si dhe kurvėria njė krim tjetėr edhe nėse nuk rezultojnė pasoja tė menjėhershme. Pra do tė parandaloheshin sėmundje tė shumta qė vijnė nga kjo vijė tepėr negative pėr shoqėrinė qė pėrfundon me virusin HIV pozitiv. Pra liria e abortit ēon deri te legalizimi i prostitucionit dhe kurvėrisė, ndėrsa kėto tė fundit sjellin fatkeqėsitė shėndetėsore qė janė rrezik pastaj edhe pėr pjesėn e pastėr dhe tė moralshme tė shoqėrisė.

    Aborti zbeh marrėdhėniet bashkėshortore dhe e humb seriozitetin e jetės, pasi qė martesa ėshtė rrugė e krijimit tė familjes e jo tė zhdukjes sė anėtarit tė ri. Ēfarė privilegji do tė kishte fėmija i parė, i dytė... kundėr tė pestit qė nuk dėshiron ta lejosh qė tė vijė nė jetė. E nėse aborti duhet tė bėhet si rezultat i shtatzanisė nga kontakti jo legjitim, ky abort trumbeton kundėr “dashurisė” qė njėri-tjetrit i shkaktuan dhembje shpirtėrore dhe fizike nė kėtė botė, e ēfarė pėr daljen nesėr para Allahut?

    Aborti ka bėrė tė mundshme qė nė disa shtete tė Azisė sė Largėt tė hahet gjegjėsisht tė shitet mishi i njeriut.

    Me keqardhje sot i shohim se si njerėzit tregtojnė me ēėshtjen e abortimit si njė tregti e pėrparuar, e mbuluar me gjėja arsyetime legjitime nėn motot e “lirisė sė vendosjes”, “tė drejtat e femrės” etj. nė disfavor tė sė drejtės sė embrionit-foshnjės pėr jetė. Duhet tė kemi kujdes nga thirrjet e ndryshme qėllimkėqija nė nivel kombėtar e botėror pėr “planifikim familjar”, “e drejta e lindjes”, “lindjet e shėndosha” etj. Sepse tė gjitha kėto thirrje mbajnė nė brendinė e tyre abortin e legjitimuar.

    Pėrjashtimet pėr abortin artificial terapeutik

    Foshnjės i vjen shpirti pasi t’i ketė kaluar 120 ditė nė barkun e nėnės, siē e pėrmendėm mė lartė.

    Qeveria e Arabisė Saudite, duke u mbėshtetur nė vendimin e Komisionit tė Pėrhershėm pėr Hulumtime dhe Vendime tė Sheriatit, tė cilin e pėrbėn njė numėr i konsiderueshėm i dijetarėve mė eminentė islamė, vendos si vijon:

    1. Nėse embrioni i ka kaluar 40 ditė duke mos i arritur 120 ditė, nuk lejohet abortimi, pėrveē nė dy raste:

    a) nėse tė vazhduarit e shtatzanisė i shkakton nėnės sėmundje tė papėrballueshme, ose do tė mbetet me dhimbje edhe pas lindjes;

    b) nėse vėrtetohet se foshnja do tė lindė me tė meta fizike apo psikike, duke mos pasur shpresė nė shėrimin e saj pas lindjes.

    2. Nėse embrioni i ka kaluar 120 ditė, ndalohet rreptėsishtė abortimi i foshnjės, pėrveē nėse vihet nė pyetje jeta e nėnės. Nėse nėna ka mundėsi tė mbetet e gjallė nuk lejohet abortimi, e nėse ėshtė e sigurtė qė me vazhdimin e shtatzanisė nėna do tė vdesė, lejohet qė tė ndodh abortimi, pėr tė shpėtuar njėrėn jetė.

    3. Ndalohet rreptėsisht qė mjeku tė kryej abort, nėse nuk ekziston ndonjėra prej kėtyre arsyeve. Aborti pėr foshnjėn qė ka kaluar 40 ditė nė embrion nuk guxon tė kryhet, pėrveē nė ndonjė spital shtetėror, pasi pėr kėtė tė jetė marrė vendim nga komisioni mjekėsor i pėrbėrė nga tre mjekė, sė paku njėri prej tyre tė jetė specialist i gjinekologjisė dhe obstetrikės, duke miratuar vendimin pėr abort dy prej mjekėve muslimanė, qė dihet se janė tė devotshėm.

    Ēfarėdo motivi tjetėr pėr abort, sheriati islam e refuzon. Nėse bėhet nė mėnyrė legale, personi abortues pėrgjigjet edhe para organeve tė drejtėsisė islame aty ku funksionojnė. E nėse kjo nuk ndodh, ose aborti bėhet nė mėnyrė interne, kjo nuk do tė mbetet kot, por Allahu do t’i llogarisė ata nė gjyqin e madh tė Ditės sė Gjykimit, atėherė kur nuk do tė humbet as detaji mė i vogėl. Allahu thotė: “Dhe kur tė pyeten ato vajzat e mbytura pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur.” Tekuir, 8-9.

    Legalizimi i abortit pra, hap dyert pėr epidemi tė tjera morale, familjare, shoqėrore, ekonomike, shėndetėsore etj.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Aborti duhet te legalizohet per mendimin tim. Ajo grua qe do ta bej sdo pyesi a eshte i legalizuar aborti apo jo. Po mos te jet, do ket gjith ata pseudo doktor qe do meren me kete pune per "ti ndihmuar" ato femra dhe ne shumicen e rasteve pa qen te dipllomuar dhe pa patur shume njohuri ne ate ceshtje (sepse sdo ta ken praktikuar shume meqe nuk eshte legale)
    Femrat te kujdesen qe mos te harin deri ne ate pik.
    Aborti si akt nuk eshte njerezor, po ka dhe raste qe duhet bere. Nuk them raste kur vete nje 15 vjecare dhe ngelet shtatezane (se asaj mire ti behet) po kur dihet qe femia do dali me probleme serioze dhe do vuaj etc.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 27-02-2006 mė 14:39

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e che_guevara86
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    verdalle anej ktej
    Postime
    641
    FierAkja 143 qeka shume interesante dhe inteligjente komplimente:P . Aman moj cfare interesante je ti kurse inteligjente mbase mund te jesh por sa nje femije qe di qe te henen eshte dita qe fillon te shkoje prape ne kopesht pas dy ditesh pushim qe ka bere.

    Persa i perket asaj se cfare hyn aborti me komunitetin po te them : hyn e dashur sepse feja sheh nje aspekt te pergjithshem te jetes se njeriut dhe si i tille njeriu perpiqet qe ta vazhdoje jeten e tij ne baze te asaj bindje fetare qe ai krijon per veten e tij. Me pak fjale se ti nuk je e zgjuar sa ta kuptosh nese ti do formosh nje shoqeri dhe menyre jetese me nje shoqeri qe pin shume ka norma rrusho se pastaj na behesh tape dhe ngelesh dite per dite ne martenitet per te abortuar. Pastaj cfare te drejte ke ti ose gjithe femrat te vrisni nje njeri me shpirt si foshnja qe eshte fetus sepse dhe kjo vrasje eshte. Se ti mbase mund ta konceptosh vrasjen me arme apo ndonje gje tjeter por jo se dhe kjo eshte nje menyre makabre qe ti te vrasesh nje njeri te pafajshem dhe me e keqja ver veten tende sikur je ti kjo foshnja cfare do te ndodhi ? Ti egziston perderisa ke shkruajtur ne forum :P dhe befsh nje jete sa me te gjate dhe te mbare Por zotrote do te pelqente mos egzistoje fare sepse nena jote beri nje gabim ne jeten e saj dhe te deshtoi ty . Besoj se kjo nuk do te pelqente sepse ti ishe nje foshnje e pafajshme dhe se ke per detyre apo me mire nuk e eshte e drejte qe ti vdesesh vetem se nena jote beri nje gabim dhe ta shlyej me ty apo jo ?
    Me pak fjale qefin tuaj e keni mes dy kembeve dhe kontrollojeni sadopak sepse dhe juve si femra nuk ju ben mire aborti sepse mjeksia vereteton me fakte se pas disa aborteve nuk ben me femijeeeeeeee! Ok kjo ishte sadopak per kete teme pastaj nese ti do me shume te argumentoje une ty aq shume sa ta pranosh kete gje sepse nuk eshte nje gje e mire. Pershembull ketu ku jetoj une ne Itali lale tremben nga fakti dhe thojne se femijet kushtojne. E kane gabim sepse cdon njeri ka rriskun e vet shume mire mund te marresh per shembull faktin se para dy brezash ne shqiperi benin nga 7 ose 10 ose 12 femije dhe sot i sheh te gjithe mire e bukur me familje me nje pasuri sado te mjaftueshme . Kete po e permend dhe dua te them se njeriu mos trembet nga pasuria se nuk ka me cfare ta ushqej sepse ne rriskun ose bereqetin na e jep Zoti .

    Me shume respekt lale dhe po pate ndonje gje me shkruaj ! bye bye bye

  4. #4
    Perjashtuar Maska e ||xXx||
    Anėtarėsuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    Mes Ferrit Dhe Parajses
    Postime
    359
    Un skam nga nji mendim te vecante por shof dy ane nje pozitive dhe nje negative ne legalizimin e abortit.

    ANA POZITIVE.

    Per sa i perket anes pozitive te abortit eshte se nese ai do te legalizohet sic thane dhe me lart nuk do kishte nevoje qe cdo gje te behej fshehurazi plus qe dhe do te zvoelohej numri i femijeve te braktisur qe sapo lindin.

    ANA NEGATIVE.

    Ndersa persa i perket anes negative eshte se do te legalizohej vrasja sepse eshte e njejta gje.

    Kshu qe ju shifni e boni vet kush ju duket me e hajrit nga keto alternativa.

  5. #5

    pershendetje

    Komplimente vellait mysliman per temen...
    Gjithashtu edhe ketu ku jetoj une pa piken e turpit behen me dhejtra emisione ne muaj duke e konsideruar ligjin qe ka te bej me ndaljen e abortit si ligj te prapambetur dhe ligj jo demokrat,,,madje edhe shum gra te "mencura" dalin shpesh ne rrug ne manifestime per te aprovuar abortin legal.Me gjithe se jam mysliman per shum aspekte te rendesishme ashtu sic duhet kritikuar per gabimet,po ashtu edhe duhet te pergezohet kisha dhe roli i saj moral,....
    Shpesh here degjoj qe eshte e drejta e nenes qe te zgjedh per te abortuar ose jo,,,po e drejta e artyre te pafajshme qe mungojn ne apel ku eshte...???
    nuk dua te bej moral per punen e lidhjkeve seksuale jasht marterse dhe per amoralitetin,,,nuk eshte ky qellimi kryesor i temes,,,,Qellimi kryesor i temes per ata qe kan pak tru eshte qe ashtu sic kerkojn kto gra te "mencura" te drejten per abort ,,,shpresoj qe te dalin gra me te vertet te mencura qe te kerkojn te drejten per te pasur mundesit minimale ekopnomike dhe sociale per rritjen e nje krijese te pafajshme...Po te keni dy fije tru per keto gjera protesni,,,mos protestoni per legalizimin e nje KRIMI....
    allahu I GJITHDIJESHEM na ruajt ne te tilla krime

    p/s Kjo eshte per che guevara Kur shikoj se edhe nje njeri si ty e gevare po i hap
    Syt drejt se vertetes me behet zemra MAL ,,,dhe me inkurajon gjithnje e me shum...Allahu ti hapt syt inshalla,,,dhe ishalla te udhezon per te par te verteten ne kendveshtrim me te gjer

    SELAM ALEJKUM
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2006
    Postime
    32
    Postimet nė Bllog
    1

    Thumbs down

    Sa per temen eshte shum me vend se une kam lexuar pak per te drejten e sheriatit dhe ajo i rregullon shume cehstje keshtu edhe abortin.
    Une personalisht nuk jam dakort me legalizimin sepse , nė princip, ėshtė akt kundranatyror! Ky ėshtė sulm drejt jetėn te pafajshme njerėzore qė nuk ka fuqi tė mbrohet. Ne Kur`an thuhet
    "kush e mbyt njė njeri (pa tė drejtė), pa pas mbytur ai ndonjė tjetėr dhe pa pas bėrė ai ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė ėshtė si t’i kishte mbytur gjithė njerėzit …”. (El-Maide, 32).
    Sot pa u legalizuar abortet dhe kemi raste si ta abortoj se nuk eshte djale apo vajze.Po ne .q.se do legalizoheshin c`do behej???
    Do vinim deri sa nena te papergjegjshme do deshironin abortin se kane enderruar qe femija i tyre te lin ne nje muaj me te,apo raste si ta abortoj femijen se nuk dua te lindi ne dimer por ne vere.Eshte per tu habitur por ne maternitetin e TR kane ndodhur edhe kerkesa te ketij lloi[/COLOR][/COLOR][/COLOR][/B].[/COLOR]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 27-02-2006 mė 14:41

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    i zgjuari zoti che_blabla86 lexojeni dhe nje here postimin tim dhe pastaj hajd me bej mua interesantin ktu

    sidomos kte pjes...
    Aborti si akt nuk eshte njerezor, po ka dhe raste qe duhet bere. Nuk them raste kur vete nje 15 vjecare dhe ngelet shtatezane (se asaj mire ti behet) po kur dihet qe femia do dali me probleme serioze dhe do vuaj etc.
    personalisht nuk jam dakort me abortin sepse nje vajz qe ben dicka duhet te mendohet mire sepse cdo gje ka pasojat e saj. Para ca ditesh na tha mesusi qe te dy femiet e ti jan te paralizuar qe kur linden. Eshte gje qe e kishte dhe ai dhe gruaja e tij ne historin e familjes dhe per fat te keq po e jetojn femiet e tyre. Ajo kur beri femien e pare ok se dinte qe do dilte ashtu. Kur beri te dytin e mesovi me vones qe dhe ai femi do dilte me probleme. Per mua duhet mos ta kishte mbajtur ate femi sepse dhe femia po vuan po dhe ata si prinder. Po flisja per raste te vecanta si ky, jo per gabime qe mund te bej nje adoleshente.


    Sa per fene spo e vazhdoj se eshte dicka qe sme intereson dhe sdua te debatoj.


    hajd mire se erdhe ne forum

Tema tė Ngjashme

  1. Aborti
    Nga kembegjat nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 30-12-2015, 06:36
  2. A ėshtė aborti vrasje?!
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 223
    Postimi i Fundit: 16-06-2012, 13:14
  3. Aborti
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 11:26
  4. Aborti dhe e Drejta e Jetės
    Nga xhiko nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 11:27
  5. Aborti ėshtė vrasje
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2004, 10:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •