Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thumbs up Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu

    "Ka pak popuj si populli ynė qė nga 365 ditė ne vit, te ket afer krenarisė edhe dhimbjen por mbi te gjitha e kemi pra edhe krenarine per t’I kujtuar “ata te cilėt ranė per tė mos vdekur kurrė”,

    janė pishtaret e Shqiptarisė e te Kosovės qė njeherit ...janė bijtė e lavdisė sonė kombtare, janė deshmoret qė janari i vitit 1997 I solli ne altarin e lirisė qė perjete te mbeten rreze drite nen qiellin e Kosovės sonė te dashur, e tillė ėshtė dita e 31 janarit. Kjo ditė ėshtė pėrvjetori i njė Epopeje tė historisė tė lavdishme shqiptare, tė cilėn ia dhuruan tre bijtė tanė besnik:
    31 JANAR 1997- 31 JANAR 2006
    =================================

    Pervjetori qė pėrkujton lavdinė



    Shkruan: Ramadan S. Latifaj
    -----------------------------------------------------------


    Historia e njerėzimit per ne shqiptaret karakterizohet me nje varg dukurish ku mbi te gjitha dominojne ngjyrat e Rezistences dhe luftes ne te gjitha format qe na i percolli ne historine tone shekuj me radhė, andaj te rrallė janė popujt ne kete nenqiell qe e donin lirine si vet ne shqiptaret, me guximin tone, menēurinė dhe me nje moral te parezervė arritėm qe perfundimisht te dalim ngadhnjimtarė perballė njė armiku vertete barbar dhe te paskrubullt, te gjitha keto i arriti dhe perfundimisht pėr te qenė me te lire se kurrė me pare e beri realitet lufta e lavdijshme e UĒK-sė me njė perkrahje t’madhe nga Forcat e Nato-s.

    Synimet e armiqėve kurder nesh ishin nder me te egrat, nder me pacivilisueset e botes e te shekujve neper te cilet shqipet ballė-lartė i treguan kesaj bote se ishim, jemė e dot’ jemė zot ne tokat tona Ilire e dardane. Synimi kryesor i tė gjithė armiqve qė na u sulėn ishte ta shlyenin Kosovėn e mbarė Shqiperine edhe nga harta e Ballkanit e Europes, ta copėtonin e ta ndanin ndėrmjet veti si bishat e malit njėra mbi tjetren apo si ujqit e terbuar!!!. Por kot. Populli shqiptar anekend rruzullit mblodhi forcen, guximin dhe luftoi per te qenė zot ne token e vet andaj edhe fituam.

    Pėr kėto qėllime, armiqė tė shumtė shkelen mbi tokėn tonė arberore, romakėt e Cezarit e tė Mark Antonit, turqėt osmanė, hordhitė serbo-sllavo-ēetnike qė nga Shtefan Dushani, Karagjorgjeviqėt e gjerė te ato tė Millosheviqėve, …. por populli shqiptarė perballė te gjithe armiqeve jo vetem qe u ben ballė padrejtesive por si rezultat final pas ēdo shkelje te ēdo pushtuesi ishte me i fortė, me i kalitur dhe me i bashkuar.

    Shumė arhiva te shume kancelarive e zyreve nderlidhese ne Europė sikur po mbeteshin te mbyllura ,tė mbyllura mbetėn edhe arhivat e Stambollit, Beogradit fashist, Athinės greke, Romės, Moskės, Berlinit, Parisit e tė Londrės. Por, mė qartė dhe shumė me mire se shkresat “e territ” qė po ngelnin ne terr, historia jonė po shkruhej me gjak te bijeve e bijave me te mire shqiptarė, historia jonė po kendohej anekend tokave ku flitej e mendohej shqip, kendohej me optimizmin e kenges traditė –patriotike permes se ciles po i shuanim dhimbjet , thjesht, kendohej dhe do tė kėndohet brez pas brezi, nga vetė populli shqiptar ngase ne brendine e atyre notave e rreshtave nga poetet e kengetaret eshte diē e rendesishme e cila ka vetem njė pikėsynim te perbashket, vetem nje ideal dhe vetem nje deshirė se “jemė, e dot jemė pergjithmon zot te tokės sonė dardane , Ilire dhe mbare shqiptare”.

    Ka pak popuj si populli ynė qė nga 365 ditė ne vit, te ket afer krenarisė edhe dhimbjen por mbi te gjitha e kemi pra edhe krenarine per t’I kujtuar “ata te cilėt ranė per tė mos vdekur kurrė”, janė pishtaret e Shqiptarisė e te Kosovės qė njeherit janė bijtė e lavdisė sonė kombtare, janė deshmoret qė janari I vitit 1997 I solli ne altarin e lirisė qė perjete te mbeten rreze drite nen qiellin e Kosovės sonė te dashur, e tillė ėshtė dita e 31 janarit. Kjo ditė ėshtė pėrvjetori i njė Epopeje tė historisė tė lavdishme shqiptare, tė cilėn ia dhuruan tre bijtė tanė besnik:

    Zahir Qerim Pajaziti ( 1 nėntor 1962-31 janar 1997),
    Edmond Hysni Hoxha ( 10 tetor 1975 – 31 janar 1997) dhe
    Hakif Sabit Zejnullahu ( 22 qershor 1962 – 31 janar 1997).

    Nė muzgun e mbrėmjes sė 31 janarit 1997, si pasojė e pėrcjelljes speciale tė sigurimit armik, gjatė rrugėtimit tė tyre drejt Vushtrrisė, ranė nė njė pritė tė forcave tė mėdha policore-ushtarake tė okupuesit serbo-ēetnik, pikėrisht nė vendin e quajtur “Pestovė”. Pėrnjėherė drejt automobilit me tė cilin po udhėtonin luftėtarėt e lirisė u hap zjarr i furishėm dhe i kryqėzuar nga armatimet mė tė sofistikuara.
    Atė mbrėmje u dha lajmi i zi, se ranė tre dėshmorėt e kombit!
    Ranė dėshmorė pėr ēlirimin e trojeve shqiptare nga thundra e pushtuesit barbar serbo-sllav dhe pėr ribashkimin e tyre nė njė shtet tė vetėm shqiptar-Shqipėrinė.

    Dėshmoret si Zahiri, Edmondi dhe Hakifi gjatė tėrė veprimtarisė sė tyre i qėndruan me besnikėri Betimit para Flamurit Kombėtar Shqiptar:
    “Si pjesėtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, betohem se do tė luftoj pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė dhe bashkimin e tyre, do tė jem pėrherė besnik, luftėtar i denjė i lirisė, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshėm, qė nė ēdo kohė, pa kursyer as jetėn time tė luftoj pėr t’i mbrojtur interesat e shenjta tė ATDHEUT. Nėse shkeli kėtė betim, le tė ndėshkohem me ligjet mė tė ashpra tė luftės, dhe nėse tradhtoj qoftė i humbur gjaku im. BETOHEM!”

    Jeta e kėtyre dėshmorėve ishte njė luftė e vazhdueshme, tė cilėn e kurorėzuan me lavdi , dinjitet dhe sot me krenari anekend tokave shqiptare perkujtohet vepra dhe resistenca e tyre .

    Zahir Pajaziti, i lindur nga baba Qerimi dhe nėna Fatimja, bir besnik i Turanės galabiote-vendlindjes edhe tė Justinianit, ishte djalė trim, plot energji e i palodhur, i afėrt me popullin, shquhet ndėr themeluesit e UĒK-sė, njeri i aksioneve te shumta kunder armikut , tmerr pėr pushtuesit dhe tradhtarėt e popullit, por mjerisht i prenė hovin plumbat e armikut, tė ndihmuar nga tė pabesėt, qė nuk do tė falen nga gjykatėsi popull!

    Edmond Hoxha, i lindur nga baba Hysniu dhe nėna Nurija, bir besnik i Junikut kreshnik, me karakter trimėrie qe na e kujton tė Sylė Vokshin, i afėrt me popullin dhe i ashpėr me shkelėsit e truallit te tij, Kosoves nanė, e shkriu jetėn nė rininė e tij, pėr tė mirėn e popullit qė e lindi dhe qė kurr t’mos renkohme nga ēizmja e ndytė shkine.!

    Hakif Zejnullahu, i lindur nga babė Sabiti dhe nėnė Qamilja, trim besnik i Llabit burrėror dhe liridashės plot atdhedashuri kombetare, i gatshėm kudo qe kerkohej nevoja, me tėrė qenien nė shėrbim tė ēlirimit dhe tė ribashkimit kombėtar dhe me vision te qartė per Lirine e Kosovės nanė per te cilen edhe ra per te mos vdekur kurrė.

    Edhe kėta tre dėshmorė, me qėndresėn e tyre heroike qė bėnė ditėn kritike, nė pėrballje me qindra e qindra efektiva represive tė pushtuesit barbar serbo-ēetnik, tė cilėt ishin tė armatosur gjer nė dhėmb, me mitralozė, snajper, autoblinda e helikopter, trasuan itinerarin qė duhet tė ndjekin shqiptarėt, drejt realizimit tė plotė tė aspiratave tė tyre shekullore, pėr tė jetuar tė tė lirė dhe me dinjitet nė Adheun e tyre – Shqipėrinė!

    Pikerisht me 31 janar 2006, familja e Qerim Pajazitit nga Turana (Orllanit), Besianė, familja e Hysni Hoxhės nga Juniku, Deēan dhe ajo e Sabit Zejnullahut nga Gurashi (Lladovc) Besianė, i kanė portat e shtėpive mė tė hapura se kurrė mė parė. Familjet e deshmoreve presin bashkėluftėtarėt e mė tė dashurve tė tyre: Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, por edhe tė gjithė ata qė ndjejnė dhembje pėr rėnien e parakohshme tė tyre.
    Edhe nė kėtė pėrvjetor tė dhembjes dhe tė krenarisė kombėtare, familjet e dėshmorėve, do t’i presin ballėhapur vizitorėt nga tė gjitha viset shqiptare .
    Megjithekete ne qender te kryeqytetit, u bane edhe nderimet me te sinqerta te pjesetareve te UĒK-sė dhe personaliteteve te tjera shteterore para shtatores se Komandantit tone Zahir Pajaziti.

    Lavdi perjetė.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192
    Nuk duhet ti harrojm kta njerz qe e forumun UQK-N.. LAVDI ZAHIR PAJZITI. HAKIF ZEJNULLAHUT..EDMOND HOXHA... kta TRIMA LEGJENDEAR u vran nga dora barbare serbe..
    Kurr Ne Jeten Time Nuk Dot Ndryshoj Veq Sa Me i Pelqy Dikujt

Tema tė Ngjashme

  1. Edmond Shallvari
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 02:58
  2. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •