Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Papandreu për Kosovën

    edmondfieri123
    (6/19/01 9:52:31 am)
    Reply Papandreu per Kosoven
    --------------------------------------------------------------------------------
    Papandreu për Kosovën
    24 May 2001 15:07 UTC

    Ministri i jashtëm grek George Papandreou tha se në Ballkan kemi të bëjmë me dy lloj botëkuptimesh të ndryshme, njëri që kërkon zgjidhjen e problemeve me anë të dhunës dhe tjetri që kërkon zgjidhje me rrugë demokratike. Ndonjëherë, tha zoti Papandreou, tek disa popuj të Ballkanit ekziston frika se ata mund të dalin të humbur dhe politikanët e shfrytëzojnë këtë frikë për qëllimet e tyre. Popujt e Ballkanit, tha ai, nuk ka përse ta ndjejnë veten të humbur, sepse ekzistojnë mundësitë që të gjitha palët të dalin të fituara.

    Zoti Papandreou tha se problemet në Ballkan nuk mund zgjidhen me anë të ndryshimit të kufijve. Në rast se krijohet një precedent i tillë, tha ai, kjo nuk do të ketë fund. Por njëkohësisht, tha ministri i jashtëm grek, duhet të krijohen kushtet që pakicat kombëtare të cilat jetojnë brenda këtyre kufijve të gëzojnë të gjitha të drejtat. I pyetur se si e shikon ai statusin e ardhshëm të Kosovës zoti Papandreu tha:

    “Mendoj se së pari, kemi një propozim të ri të Kombeve të Bashkuara për zgjedhjet në Kosovë. Ky është një hap i ri i rëndësishëm që do të lejojë shqiptarët e Kosovës por edhe të gjitha grupet e tjera etnike të marrin pjesë në zgjedhje dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Prandaj, aty do të kemi një përfaqësim zyrtar të këtij rajoni. Kjo do të na lejonte ne të ecnim drejt hapit tjetër, drejt diskutimeve të rëndësishme dhe serioze midis qeverisë jugosllave, udhëheqjes kosovare dhe komunitetit ndërkombëtar. Siç e dini, Kombet e Bashkuara janë shprehur shumë qartë mbi zgjidhjen në kuadrin e rezolutës 12-44 të OKB-së.

    Por, se cila do të jetë me saktësi zgjidhja, këtu natyrisht ka nevojë të madhe për diskutim. Kur them diskutim dhe dialog, e kam gjithashtu fjalën për krijimin e masave të mëtejshme të besimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Prandaj unë jam shumë i gëzuar për faktin se qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Jugosllavisë kanë vendosur tashmë marrëdhënie, se ato tani takohen dhe diskutojnë me njëra-tjetrën. Ne mund ta zgjidhim problemin në një mënyrë të moderuar. Më lejoni ta shtroj çështjen ndryshe: Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi të madhe është që, pavarësisht se cila do të jetë zgjidhja, kjo të jetë një zgjidhje e cila të dalë nga dialogu dhe nga një proces paqësor. Kjo është me interes për të gjithë.

    Do të doja të përmendja edhe diçka tjetër po aq të rëndësishme. Të gjitha vendet tona kanë patur aspiratat e tyre. Ne grekët kemi patur idenë e Greqisë së Madhe dhe kemi dashur të çlirojmë popullatat greke kudo në Ballkan. Prandaj, ne i kuptojmë shumë mirë ndjenjat e shqiptarëve, qofshin ata kosovarë apo shqiptarë të Shqipërisë. Ne e dimë se çdo të thotë kjo në Ballkan, ne e dimë se ç’është kjo ndjenjë. Por ajo që ndryshon është se sot ka një alternativë tjetër dhe kjo alternativë është se ne po bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. Shqipëria është në procesin e një etape shumë të rëndësishme, që mund të quhet faza paraprake e bisedimeve për marrëveshjen e asocimit dhe stabilizimit.

    Kjo është një fazë në prag kandidaturës dhe kandidatura është faza para anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Brenda Bashkimit Evropian ka lëvizje të lirë të njerëzve dhe të kapitaleve, dhe ka një infrastrukturë që lidh pjesët e ndryshme të Evropës. Pra në fakt, pak rëndësi ka nëse jeton në këtë apo atë anë të kufirit. Prandaj më duket se ka shumë rëndësi që të shikojmë se si mund t’i lidhim me njëra tjetërn popullatat e ndryshme shqiptare, përmes infrastrukturës, përmes zhvillimit ekonomik, përmes stimujve për krijimin e bizneseve të vogla e të mesme, përmes veprimtarive kulturore, në mënyrë që të ketë një zhvillim të fuqishëm të kulturës shqiptare.

    Ne duhet të shikojmë mundësinë që prania shqiptare në Ballkanin e gjerë të bëhet shumë e rëndësihme dhe konstruktive dhe unë jam i sigurt se ajo mund të bëhet e tillë. Unë e di se shqiptarët në Greqi kanë qenë shumë të rëndësishmë dhe shumë konstruktivë për ekonominë tonë. Pra mendoj se kemi të bëjmë me disa alternativa të ndryshme dhe kjo na lejon t’i zgjidhim këto çështje shumë tëvështira në Ballkan me një rrugëmë të moderuar dhe më paqësore”.




    Tani Athine
    (7/10/01 10:15:25 am)
    Reply Re: Papandreu per Kosoven
    --------------------------------------------------------------------------------
    Papandreu ne dallim nga babai apo gjyshi i tij eshte politikan me i moderuar kjo ndoshta per arsyet te ndryshimit te kohrave apo ne nje fare menyre te gjakut pasi eshte greko-american nuk e di por nje gje eshte e sigurte se persa i perket politikes greke ne drejtim te Shqiperise nuk ndryshon shume nga babai i tij..Politika greke persa i perket ceshtjes shqiptare ne Ballkan mund te them se eshte me afer sllaveve se sa shqiptare...Dhe kjo per arsye qe dihen ,pasi sic jane shprehur greket nje Shqiperie bashkuar me Kosoven ose nje Shqiperia e Madhe sic e reklamojne kohet e fundit greket do te ishte nje Turqi e dyte per Greqine..Sa per arsyet nuk eshte e veshtire te kuptohen...Persa i perket te ashtuquajtures "ide e madhe" qe gjoja e paskan kaluar dhe greket dhe dolen te humbur kjo nuk qendron...Ajo qe kerkojne shqiptaret sot nuk eshte as me shume e as me pak ajo qe kerkuan dhe realizuan ne fillim te shekullit greket dhe shtetet e tjera ballkanike...Shqiptaret vertete jane vone por me mire vone se kurre...I rikthehem "idese se madhe"...Greqia kur fitoi pavarsine dhe u njoh per here te pare si shtet ne vitin 1831 me ndihmen e disa fuqive te medha nuk kishte keta kufij shteteror qe ka sot por rreth nje te treten e Greqise se sotme ose dicka me teper dmth ishte Greqia pa Epirin,Maqedonine,Thraken dhe ishujt...Pra ne fazen e pare greqia ishte nje shtet i cunguar..sic ishte Shqiperia e 1913 ..Por greket nuk qendruan aty ata gjithmone kerkonin te bashkoheshin dhe krahinat e tjera me popullsi greke plus ishujt..QE te mos zgjaten ne fazen e dyte moren keto krahina me pas moren dhe ishujt dhe me ne fund me 1950 moren dhe 12 ishujt.Pse nuk eshte dakort zoti Papandreu qe ate rruge qe ndoqen greket te mos ta ndjekin dhe shqiptaret?A ka ndonje shtet tjeter ne Evrope qe te jete gjysma e popullsise dhe trojeve jashte shtetit dhe po ky shtet ame te kufizohet me keto troje ?Ceshtja shqiptare eshte nje padrejtesi qe iu be ketij kombi nga fuqite e Medha te asaj kohe dhe nga fqinjet dhe duhet zgjidhur...Dhe dicka per Idene e Madhe te grekeve...Thone greket qe humben nga kjo ide por humben kur filluan te luftojne jo per trojet greke por per fise greke te Azise se Vogel pra te Turqise dhe per Kipron dmth, ESHTE NJELLOJ SIKUR TE BASHKOHEN TROJET SHQIPTARE dhe me pas shqiptare te pretendojne dhe Malin e Zi , Kroacine e ku di une se dikur atje kane jetuar stergjyshrit tane iliret...Pra zoti Papandreu domosdoshmerisht do jete me afer qendrimit sllav per ceshtjen shqiptare sepse kur u caktuan kufijte e sotem te Shqiperise gjysherit e tij ishin bashke me gjysherit e Milloshevicit apo te Trajkovskit dhe kerkonin ta coptonim Shqiperine midis tyre duke injorua egzistencen e kombit Shqiptar...Keshtu qe nuk me cudisin aspak deklaratat apo qedrimi i zotit Papandreu apo cdo greku apo sllavi...Gjithe te mirat!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    Kur shqiptaret te behen te ndergjegjshem se vendndodhja e TROJEs eshte ne mesin e Camerise (dhe jo atje ku sharlatani Schliemann - the man who discovered Troy became rich learning languages on his own Schlieman, a 19th century German merchant, started his life poorly) atehere do te kuptojne se cfare i lidh Greket me Shqiptaret.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •