Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn

    LUFTA E ARMATOSUR SHQIPTARO-SERBE PĖR KOSOVĖN KA FILLUAR NĖ VITIN 1912



    “Kėta tanėt e nisėn luftėn e mua mė shkuan djemtė”, mė pati thėnė para disa kohėsh njė burrė i Anadrinit, i mbytur nė dhembjen e tij paralizuese pėr dy djemtė dhe tre nipat e ekzekutuar nga forcat terroriste serbe. Edhe pas njė bisede mjaft tė gjatė ishte e pamundur tė depėrtohej perdja e trashė e traumės sė tij, pėr t’i arritur atij nė ndėrgjegje argumenti pėr shkaktarin e vėrtetė tė luftės. Trauma bllokuese e mban plakun peng nė idenė fikse se ‘kėta tanėt e nisėn sherrin” dhe se po tė mos ia nisnin “kėta tanėt”, kurrgjė nuk do tė ndodhte, sepse “boll mirė ishim”. Rasti i tij me siguri bie nė atė numrin shumė tė lartė tė njerėzve me trauma psikike, qė ėshtė evidencuar vitin e kaluar nga njė ekip mjekėsh amerikanė. Po pėr shkak tė humbjes sė pesė meshkujve tė shtėpisė, ajo traumė ėshtė e pėrmasave tepėr bllokuese dhe nga kjo anė ajo vetėm tė shkakton keqardhje dhe bashkėdhimbje.



    Kush e ka filluar luftėn, Serbia apo UĒK?



    Mirėpo, tema si e tillė, pėr filluesin e luftės nė Kosovė, paraqitet e mjegulluar edhe nė kokat e disa njerėzve qė kanė mendje tė paprekur nga traumat e luftės. Nė fakt, nė kokat e tilla, ėshtė fjala pėr mjegullim tė qėllimshėm, pra pėr tė krijuar mjegull. Njė numėr jo i vogėl aktivistėsh dhe funksionarėsh politikė, qė luftojnė pėr tė mbrojtur diēka nga pozitat e dikurshme dhe pėr t’u mbrojtur nga falimentimi moral e politik, tregojnė njė entuziazėm tė madh pėr tė “argumentuar” se luftėn e kanė filluar “kėta tanėt”, duke ua mveshur edhe fajet pėr pasojat qė janė shkaktuar nga lufta. Sipas tyre, po tė mos e fillonin luftėn “kėta tanėt’, Kosova do ta fitonte protektoratin pa e pėsuar asnjė tė keqe, sepse ajo paskėsh qenė kėrkesė e udhėheqjes sė atėhershme tė Kosovės. Ata duan tė argumentojnė se vetėm kėrkesa, e thėnė nė konferenca shtypi, pa bėrė asgjė pėr realizimin e saj, ka mjaftuar pėr arritjen e protektoratit, gjė qė ėshtė krejtėsisht e pavėrtetė. U deshėn bombardime tė parreshtura gati tremujore tė NATO-s pėr ta detyruar Serbinė qė tė tėrhiqej nga Kosova, sepse me fjalė nuk mundėn ta bindin as Grupi i Kontaktit, as Kėshilli i Sigurimit, as OSBE-ja, as Bashkimi Evropian dhe as vetė NATO-ja. Nė fund tė fundit, u deshėn rreth 20.000 shqiptarė tė vrarė, mijėra tė plagosur, gati njė milion tė dėbuar nga Kosova, rreth 150.000 shtėpi tė djegura e tė plaēkitura, pėr tė imponuar protektoratin e tashėm.

    Propaganda negative kundėr Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, si shkaktare e luftės, e pėrhapur si thashethemnajė, si fjalė nė vesh, si intrigė politike, e prodhuar nga aktivistė dhe funksionbarė politikė, qė kanė qėllime imorale politike, ka shkuar e ka gjetur terrenin e vet te pjesa e traumatizuar e popullatės, te ata qė kanė humbur anėtarėt e familjes, shtėpitė dhe pasuritė, qė do tė thotė te njė pjesė mjaft e madhe e popullatės. Ndryshe nuk mund tė kuptohet lidhja aq e fortė e asaj pjese tė popullatės pėr idetė dhe subjektet e tė kaluarės, “kur e kishim boll mirė”, dhe tendenca e refuzimit dhe e zhvlerėsimit tė bartėsve tė projektit ēlirimtar. Manipulimi me ndjenjat dhe me dhimbjen e njerėzve, ka dhėnė disa efekte afatshkurtėra, duke e deformuar deri dikund edhe pamjen e vetė lirisė sė fituar me gjakun dhe me saktificėn e njė populli tė tėrė dhe me ndihmėn vendimtare tė aleatėve. Por, edhe manipulimet, si artikujt e konsumit tė gjerė, e kanė njė afat pas tė cilit u del garancioni dhe pastaj bėhen tė papėrdorshme. Kėshtu do tė ndodh edhe me manipulimin pėr shkaktarin e luftės nė Kosovė.

    Ēdo kush qė ėshtė i kthjellėt dhe di tė mendojė, e di se luftėn nė Kosovė e ka projektuar dhe e ka filluar regjimi terrorist i Serbisė. Pas rrėnimit me tanke tė autonomisė sė Kosovės nė vitin 1989, terrori serb ka ardhur duke u shtuar. Pushtimi me tanke i institucioneve politike dhe tė informimit nė korrik tė vitit 1990, ishte fillimi i luftės sė hapėt kundėr shqiptarėve dhe kundėr Kosovės. Mirėpo, pasoi njė tėrheqje nga lufta e hapėt, pėr shkak se Serbia arriti ta konsolidojė gjendjen e pushtimit tė Kosovės, (sepse nuk kishte as kush tė vetėmbrohej!). Lufta agresive e Serbisė atėherė u drejtua nė fillim kundėr Sllovenisė, pastaj kundėr Kroacisė dhe mė vonė kundėr Bosnjė e Hercegovinės. Nė ato luftėra Serbia ishte e angazhuar deri nė vitin 1995, kur Marrėveshja e Dejtonit praktikisht krijoi njė hartė tė re tė pjesės perėndimore tė ish federatės jugosllave. Humbjet e mėdha nė Kroaci dhe nė Bosnjė e Hercegovinė, pasojat e embargos, inflacioni shumėshifror, e detyruan Serbinė qė tė bėnte njė pauzė prej dy vjetėsh, pėr tė konsoliduar strukturat politike, ushtarake dhe ekonomike, pėr tė vazhduar luftėn agresive kundėr Kosovės, pėrkatėsisht pėr ta finalizuar projektin e spastrimit etnik tė saj, qė ishte shpallur politikė zyrtare shtetėrore. Duke aktruar “garantin e paqes” pas Dejtonit, krimineli Millosheviq, pati aritur qė ta amortoizonte presionin ndėrkombėtar, deri nė masėn qė Bashkimi Evropian i lejoi preferenciale ekonomike Jugosllavisė sė vetėshpallur dhe madje e pranuan si shtet “Jugosllavinė e Zhablakut”, me Kosovėn si pjesė tė saj, edhe pse gjashtė vjet mė parė ajo e kishte shpallur pavarėsinė e saj me anėn e njė referendumi. Kishte mbetur vetėm “muri i jashtėm” i sanksioneve tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pengesė e integrimit dhe e rehabilitimit tė “Jugosllavisė sė Zhablakut”.



    Cka ėshtė agresioni ?



    Nė atė situatė tė konsoliduar politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, Millosheviqi e filloi agresionin e ri kundėr Kosovės. Pėrveē provokimeve tė policisė dhe tė serbėve lokalė, ushtria filloi demonstrimin e forcės anekėnd Kosovės, madje edhe me aviacionin luftarak qė vetėm sa nuk prekte kulmet e shtėpive. Armata serbe e minoi kufirin nė drejtim tė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė, shpeshtoi provokimiet e hapėta kundėr popullsisė shqiptare dhe bllokoi tėrėsisht zonėn e Drenicės. Sipas rezolutės sė Kuvendit tė Pėrgjitshėm tė OKB-sė, tė aprovuar nė sesionin XXIX tė vitit 1974, “agresion ėshtė shfrytėzimi i forcave ushtarake tė njė vendi kundėr sovranitetit, tėrėsisė territoriale, ose pavarėsisė politke tė jnjė vendi tjetėr, si dhe shfrytėzimi nė atė plan i mjeteve tė tjera, tė cilat nuk janė nė pajtim me Kartėn e OKB-sė. Thėnė mė qartė, aktet e agresionit janė tė shumėllojshėm dhe tė ndryshme. Si agresion pėrkufizohet bombardimi ndaj njė territori, bllokada e territorit, sulmi me forca ushtarake, etj.”.

    Meqė Kosova nė shtator tė vitit 1991, me anėn e njė referendumi ishte shpall shtet i pavarur dhe sovran, vetėm prezenca ushtarake e Serbisė ishte akt agresioni, e lėre mė veprimet e hapėta kundėr territorit dhe kundėr popullsisė. (Ky vlerėsim nuk vlen pėr ata qė kanė menduar se referendumi i vitit 1991, ishte vetėm njėfarė loje politike.) Agresioni i armatosur filloi sė zbatuari plotėsisht mė 22 janar 1998, me sulmin kundėr familjes Jashari, vazhdoi me masakrėn e 28 shkurtit nė Likoshan dhe Qirez dhe kulmoi me masakrėn nė Prekaz tė Ulėt. Atėherė, ēka ėshtė agresioni i armatosur, nėse nuk ėshtė rrethimi me mijėra trupa policore dhe ushtarake, granatimi me topa dhe me helikopterė, dhe dėbimi masiv i popullsisė nga shtėpitė e veta? Dhe ēka ėshtė dashur tė bėjnė burrat dhe gratė e zonave tė goditura me brutalitet tė tmerrshėm policoro-ushtarak? Ēka ėshtė dashur tė bėjnė bashkėkombasit e tyre, qė kanė ndier dhembje pėr tragjedinė e tyre dhe pėr tragjedinė e atdheut, i cili kėrcėnohej me zhbėrje totale? Organizimi i vetėmbrojtjes si akt mbijetese dhe aspirate ēlirimtare, ka qenė dhe ėshtė kudo nė botė njė veprim me legjitimitet dhe moralitet tė shkallės mė tė lartė, prandaj ky rregull ka vlejtur edhe pėr ata shqiptarė tė Kosovės, tė cilėt kanė pasur guximin pėr tė rrokur armėt pėr t’u mbrojtur nga shfarosja. Edhe vetė raporti i pabarabartė i forcave ndėrmjet agresorit serb dhe UĒK-sė, e ilustron plotėsisht faktin se ka qenė fjala pėr agresion tė armatosur kundėr Kosovės, me qėllim final spastrimin etnik tė saj, para se UĒK-ja eventualisht tė shndėrrohej nė njė forcė mė tė fuqishme ushtarake. Ndėrsa, pretekstin pėr ta filluar sulmin final, Serbia do ta sajonte nė ēfarėdo varianti, sikundėr qė e sajoi nė korrik tė vitit 1990, kur pushtoi me tanke tė gjitha institucionet, sikundėr qė e sajoi me helmimin e rreth 7000 fėmijėve, etj. Dihet se pretekstin pėr fillimin e agresionit ushtarak kundėr Bosnjė e Hercegoviės, Serbia e sajoi pas vrasjes sė inskenuar nė Sarajevė tė njė tė riu serb, qė po martohej. Pra, lufta agresive e Serbisė kundėr Kosovės ka qenė e planifikuar deri nė detaje shumė vite para se tė ndodhte. Plani famėkeq “Patkoi”.

    Ankesa e pabazuar e plakut tė Anadrinit, meqė buron nga dhimbja e parrėfyeshme pėr bijtė dhe nipat e ekzekutuar, mund tė ketė mirėkuptimin e tė gjithėve. Por, mjegullat e pėrhapura qėllimisht pėr tė ngarkuar me faj luftėtarėt e lirisė, si gjoja shkaktar tė luftės e rrjedhimisht tė tragjedisė sė njerėzve, nuk mund tė prodhojė gjė tjetėr pėrveē indinjatės dhe neverisė.



    Kur ka filluar lufta serbo-shqiptare nė Kosovė



    “Kur hini Serbia e parė, na dogj me rob e me thmi”, e kishte zakon tė pėrsėriste njė plak i fshatit tim, sa herė qė pėrmendej ndonjė luftė, qoftė ajo e Koresė, apo e Vietnamit. Ai e kishte pėrjetuar edhe hyrjen e “Serbisė sė dytė”, edhe tė tė tretės, por i kishte ngelur mė fort nė kujtesė tmerri i barbarive serbe, qė kishte pėrjetuar nė rini. Pushtimi i Kosovės nga Serbia nė vitin 1912, kishte qenė thyerja e madhe e jetės shqiptare nė kėto hapėsira, pėrmbysja e githēkaje. Egėrsia e forcave pushtuese serbe kishte tmerruar ēdo kend qė e kishte parė me sytė e tij. Fjala vjen, gazetari i Neė York Times-it, Pickthal, i cili kishte qenė dėshmitar okular, pati shkruar kėto fjalė: “ Masakrat qė bėnė serbėt nė Kosovė, nėn Kryqn’ e Krishterė, kapėrcejnė ēdo instikt gjakpirėsije”. Ndėrsa, konsulli austro-hungarez nė Shkup, raportonte se me tė hyrė nė Prishtinė, mė 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pesė mijė shqiptarė. Ekzekutime masive janė bėrė edhe nė Prizren dhe praktikisht nė ēdo vend ku ka shkelur qizmja e ushtarėve tė kral Petrit, nėn komandėn e kriminelit monstruoz, Bozhidar Jankoviq.



    Si u pėrgatit pushtimi dhe si pushtua Kosova



    Agresioni ushtarak i Serbisė kundėr Kosovės mė 1912 ėshtė pėrgatitur njė kohė tė gjatė dhe ėshtė pėrpunuar deri nė detaje. Sė pari janė vu nė veprim organizatat terroriste si “Kėshilli Kryesor i Organizatės ēetnike”, i cili sipas idesė sė Spallajkoviqit, objektiv e kishte edhe likuidimin e udhėheqėsve tė lėvizjes shqiptare. Nė vitin 1907, sipas idesė sė konsullit serb nė Prishtinė, Millan Rakiqit, pėr realizimin e atij qėllimi, fillon bashkėpunimi edhe me turqit. Nė vitin 1908 formohet organizata terroriste, “Narodna Odbrana’, shef i sė cilės emėrohet vetė krimineli Bozhidar Jankoviq. Kjo organizatė infiltronte grupe kriminelėsh nė Kosovė pėr tė ushtruar terror. Mė 1911 formohet organizata tjetėr terroriste, “Dora e Zezė’, e cila udhėhiqej nga terroristi Dragutin Dimitrijeviq- Apisi.

    Fushatėn e pushtimit tė tokave shqiptare, me theks mbi Kosovėn, e pėrkrahnin me propagandė tė tmerrshme antishqiptare gazetat serbe si “Dnevni list”, “Mali zhurnall”, “Zastava”, “Odjek”, “Vardar”, “Politika”, si edhe grupet e intelektualėve, tė priftėrinjve, e tė mėsuesve. Ndėrsa, politika shtetėrore e Serbisė, nga ana e vet, pėrgatiste terrenin politik dhe diplomatic pėr pushtimin e Kosovės dhe tė territoreve tė tjera shqiptare, nėn maskėn e ēlirimit tė Ballkanit nga Perandoria otomane. Serbia nėnshkroi me Bullgarinė (13 mars 1912) Traktatin e Miqėsisė, i cili kishte edhe njė “Shtojcė speciale”, sipas tė cilit Serbisė i njihej e drejta nė territoret shqiptare nė lindje tė Sharrit. Traktate tė ngjashme Serbia nėnshkroi edhe me Malin e Zi dhe me Greqinė, duke krijuar tė ashququajturėn “Aleancė Ballkanike” gjoja kundėr Turqisė, po qė nė fakt ishte nė funksion tė copėtimit tė tokave shqiptare dhe tė shkatėrrimt tė kombit shqiptar. Pas arritjes sė traktateve tė miqėsisė me shtetet ballkanike, pas infiltrimit tė grupeve terroriste serbe nė Kosovė, pas infiltrimit edhe nė disa segmente tė lėvizjes shqiptare, pas korruptimit tė disa segmenteve tė administratės osmane, (furnizimi i Serbisė me armė bėhej nga porti i Selanikut), pas krijimit tė opinionit nė favor tė luftės, Serbia e filloi mobilizimin mė 30 shtator 1912, ndėrsa grupet terroriste tė Narodda Odbranės dhe tė Cėrna Rukės, po kryenin aksione nė brendi tė Kosovės, pėr ē’shkak atasheu ushtarak francez, qė mė 2 nėntor shkruante: “Kosova ishte e pushtuar praktikisht disa javė para se tė fillonte lufta. Atje ishin dėrguar oficerė serbė dhe njerėzit e tyre mė tė zgjedhur tė veshur me kostume fshatare, ose si tregėtarė ambulantė, tė cilėt kishin pėr detyrė tė siguronin marshimin e trupave tė kral Petrit”.

    Turqisė ultimatumi i ishte dorėzuar mė 13 tetor 1912, kurse shpallja e luftės nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia, u bė mė 18 tetor (Mali i Zi kishte hyrė mė herėt nė luftė.)

    Agresioni ushtarak i Serbisė kundėr Kosovės hasi nė njė rezistencė tė fuqishme tė forcave shqiptare, tė cilat nė ditėt e para i gozhduan nė Merdar forcat serbe. Rezistenca shqiptare e kryesuar nga Isė Boletini nė Merdar, zgjati disa ditė, ndėrsa mė vonė u thye pėr shkak tė epėrsisė (6:1) tė ushtrisė serbe, e cila kishte edhe artileri tė fortė. Isa Boletini organizoi forcat shqiptare edhe nė mbrojtje tė Prishtinės, e pas rėnies sė saj, organizon edhe mbrojtjen e Mitrovicės, ku i kishte katėr mijė luftėtarė. Pas rėnies sė Ferizajt nė duart e pushtuesit serb, rezistenca e armatosur shqiptare nė Kosovė vazhdon nė disa lokalitete, ndėrsa Isė Boletini kalon nė Prizren e mandej zbret nė Vlorė. Pra, pushtimi i Kosovės nga Serbia ėshtė bėrė me agresion tė armatosur, dhe rezistenca e shqiptarėve ka qenė mjaft e forte, pėrkundėr pengesave dhe mashtrimeve qė ia bėnė autoritetet ushtarake osmane. Pas pushtimit tė Kosovės dhe tė territoreve tė tjera shqiptare, kurrė nuk ka nėnshkruar ndonjė pėrfaqėsues i Kosovės ndonjė marrėveshje qė tė pėrligjej gjendja e re e futjes sė Kosovės nėn Serbi pėrkatėsisht nėn Jugosllavi. Nuk ėshtė organizuar ndonjė referendum, ose Asamble, e cila do tė sanksiononte pozitėn e Kosovės nė kornizėn e re shtetėrore tė Serbisė apo tė Jugosllavisė. Konferenca e Londrės mė 22 mars 1913 caktoi kufijtė e Shqipėrisė sė cunguar, por pa marrė kurrfarė miratimi tė kombit shqiptar. Edhe Konferenca e Paqes e Versajit, ka vendosur pa e pasur ndonjė miratim tė Kosovės. (Madje as tė shtatė delegacionet shqiptare qė ishin nė Paris, nuk e kishin asnjė njeri nga Kosova nė pėrbėrjen e tyre!)



    Gjendja e luftės ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė- nga tetori i vitit 1912



    Mund tė thuhet me siguri tė plotė se qė nga tetori i vitit 1912, ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, faktikisht ka ekzistuar gjendja e luftės. Intensiteti i konfliktit ka osciluar varėsisht nga regjimet qė kanė qenė nė Serbi e Jugosllavi, nga fuqia qė ka disponuar lėvizja ēlirimtare shqiptare, nga kontekstet ballkanike, evropiane dhe botėrore, por ai konflikt ka qenė gjithmonė i prekshėm, present. Luftėrat ballkanike, Lufta e Parė Botėrore, Lufta e Dytė Botėrore dhe periudha ndėrmjet tyre, kanė qenė tė mbarsura me konfliktin serbo-shqiptar pėr Kosovėn. Qėllimi konstant i Serbisė nė tė gjitha situatat ka qenė serbizimi i Kosovės, dėbimi shqiptarėve prej saj dhe mbyllja e ēėshtjes shqiptare. Pėr kėtė janė bėrė projekte, elaborate, “reforma agrare” dhe gjithfarė politikash shtetėrore. Tė njėjtėn politikė si atė tė pushtuesit kral Petrit, (tė Serbisė sė parė), e kanė mbajtur edhe pasuesit e tij tė monarkisė serbe, tė regjimeve komuniste, tė rrymave radikale e deri te regjimi fashist i kriminelit tė radhės, Millosheviq. Fjala vjen, i njėjti person, Vaso Ēubriloviq, ka pėrgatitur elaborat pėr dėbimin e shqiptarėve nga Kosova pėr nevojat e Mbretėrisė SKS (1938) dhe pėr nevojat e Republikės Popoullore tė Jugosllavsiė, (1945), madje duke qenė dhe ministėr i kėsaj tė fundit. Dėbimi shqiptarėve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare ėshtė bėrė sipas Traktatit ndėrmjet Mbretėrisė SKS dhe Turqisė (Stojadinoviqit e Ataturkut), po njėsoj edhe ndėrmjet Republikės Popullore Federative tė Jugosllavisė dhe Turqisė, (Tito-Kyprilli).

    Nuk mund tė shpjegohen as tė kuptohen jashtė kėtij konteksti as masat e terrorit nė vitin 1981, as tė vitit 1990 dhe aq mė pak gjenocidi i viteve 1998-1999. Gjenocidi i viteve 1998-1999, ka qenė pėrpjekje finale e politikės shtetėrore tė Serbisė, qė nė katrahurėn e krijuar nga shpėrbėrja e ish federatės sė Jugosllavsiė, tė mbyllte njėherė e pėrgjithmonė ēėshtjen e Kosovės si ēėshtje shqiptare. Serbia ka ardhur pėr kėto tetėdhjetė vjet nė pėrfundimin se shqiptarėt nuk mund t’i integrojė kurrė, (siē gėnjente veten nė fillim Pashiqi), prandaj edhe ka provuar qė t’i heqė qafe me anėn e spastrimit etnik dhe tė gjenocidit. Dhe shqiptartė e Kosovės nuk kanė pasur shumė zgjidhje nė dispozicionse ėshtė dashur tė nėnshtrohen plotėsisht, tė bėhen serbė, ose ėshtė dashur tė ikin nga Kosova dhe t’ia lėnė pėrfundimisht Serbisė Kosovėn, ose ėshtė dashur tė rezistojnė, pra tė mbrojnė tė drejtėn e vet natyrore dhe kombėtare, pėr tė jetuar tė lirė nė kėtė vend. Lufta mė e fundit serbo- shqiptare pėr Kosovėn, e viteve 1998-1999, e shikuar nga pikėpamja e politikės shtetėrore tė Serbisė, e cila ka pasur pėr qėllim dėbimin e shqiptarėve nga Kosova dhe serbizimin e plotė tė saj, ka qenė e pashmangshme, sepse nuk ka pasur mundėsi tė integrojė Kosovėn nė Serbi.

    Nga ana tjetėr, shqiptarėt kanė bėrė pėrpjekje pėr t’iu shmangur luftės, duke e ditur se kanė punė me njė agresor tė pėrbindshėm, dhe kėtė e kanė bėrė deri nė pikėn kur thika u ka arritur nė palcė si thuhet, pra kur pėr shtatė vjet janė dėbuar nga Kosova sė paku gjysmė milioni shqiptarė pėr nė Evropėn Perėndimore dhe kur ka filluar shkatėrrimi masiv i familjeve shqiptare tė mbetura nė Kosovė, me tytat e topave dhe me bombardimet e helikopterėve luftarakė, sikundėr ndodhi nė Likoshan, nė Qirez dhe nė Prekaz tė Ulėt. Mospėrgjigjja ndaj kėtij agresioni shfarosės, faktikisht do tė ishte gjunjėzim definitiv i kėtij populli dhe dorėzim i kėtij vendi nė duart e armikut pėrgjithmonė.

    Mizoritė e Serbisė sė fundit, kanė qenė vetėm vazhdim i mizorive tė sė ashtuquajturės Serbi e parė, cila e ka pushtuar Kosovėn nė vitin 1912. Nė fund tė fundit, njė Serbi, agresor dhe pushtues ka qenė, sikundėr qė Kosova ka qenė gjithmonė njė e vetme-viktimė e agresionit dhe e pushtuar.



    Paralele shqiptare: ēfarė lidhjesh ka ndėrmjet KMKK-sė dhe UĒK-sė?



    “Ēka dini pėr Komitetin Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” ėshtė pyetje qė kėto ditė ua kam parashtruar sė paku njėzet njerėzve tė moshave dhe tė kualifikimeve tė ndryshme. Kam dashur qė me anėn e kėtij minihulumtimi tė gjej njė argument mė shumė pėr tezėn time lidhur me luftėn serbo-shqiptare pėr Kosovėn, tė parashtruar nė kėtė tekst. Nuk e mohoj se pėrzgjedhja e tė pyeturve ka qenė paksa tendencioze, (nuk kam pyetur intelektualė), pra kam pėrfshirė vetėm ata qė zakonisht i emėrtojmė si popull. Por, rezultati ėshtė shokues: asnjėri pej tyre, nuk ka ditur tė thotė ndonjė fjalė pėr Komitetin Mbrojtja Kombėtare e Kosovės! Nuk dua tė bėj asnjė lloj gjykimi tė kėtij problemi nė bazė tė njė minihulumtimi tendencioz, por megjithatė marr lirinė tė konstatoj se kjo na tregon se ka elemente tė fshirjes sė kujtesės historike. Mbase thėnė mė saktė, ka njė informacion tė fragmentuar dhe tė deformuar pėr historinė kombėtare, edhe nė rastin e tematikės qė gjithnjė do tė duhej tė ishte aktuale: tė luftės sė shqiptarėve tė Kosovės pėr ēlirim nga pushtuesi serb. Kosova ėshtė pushtuar nga Serbia nė vitin 1912 (tė kėsaj epoke!) qė do tė thotė se ende janė gjallė njerėz qė e kanė pėrjetuar atė pushtim, qė do tė thotė se pėr ato ngjarje tragjike tė pėrmasave kombėtare, asgjė nuk do tė duhej tė ishte harruar asnjėherė.



    “Qėllimi dhe ekzistenca e komitetit tonė bazohen mbi ēlirimin e Kosovės nga Serbia”



    Pushtimi i Kosovės dhe i territoreve ė tjera shqiptare nga Serbia, ndodhi nė kontekstin e Luftės sė Parė Ballkanike, e cila u pasua nga Lufta e Dytė Ballkanike, si mosmarrėveshje e pushtuesve tė rinj lidhur me ndarjen e plaēkės. Pas vrasjes sė Franc Ferdinandit nė Sarajevė nga terroristėt serbė, plasi Lufta e Parė Botėrore, e cila mori nė vorbullin e vdekjes edhe fuqitė e mėdha evropiane, tė cilat kishin miratuar poshtėrsisht pushtimin e Kosovės dhe tė territoreve tė tjera shqiptare nga pushtuesit ballkanikė. Pas disfatės serbe, Kosova u nda nė zona pushtimi ndėrmjet Austro- Hungarisė dhe Bullgarisė. Krimet monstruoze qė bėnė bullgarėt kundėr popullit shqiptar, rrėfehen me trishtim edhe sot, sikundėr qė favoret qė krijuan autoritetet austro-hungareze mbahen mend si ditė tė mira pėr popullin shqiptar.

    Nė atė turbullirė planetare, ku gjaku rridhte rrėke nga tė katėr anėt, pėr shkak tė ēmenduridsė kolektive, atdhetarė shqiptarė tė Kosovės, tė udhėhequr nga Hoxhė Kadri Prishtina, filluan riorganizimin politik e ushtarak, pėr t’u faktorizuar qė nė reliefin e ri politik e gjeopolitik tė pasluftės, tė fitohej liria e Kosovės. Nė kėtė kuadėr pėrpjekjesh, Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės, (1918-1924), si njė organizatė politico-ushtarake ēlirimtare, ka qenė projekti mė madhor. Pėrveē kontributit tė jashtėzakonshėm pėr Shqipėrinė e 1913-tės, (mbajtjen e Kongresit tė Lushnjes, pėrkatėsisht rimėkėmbjen e Shqipėrisė, mbrojtjen e Korēės e tė Shkodrės nga rreziku i ndarjes nga trungu shtetėror gjatė punimeve tė Konferencės sė Paqes), Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės bėri politikė dhe bėri luftė tė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesi serb. KMKK ka idejuar dhe ka organizuar kryengritjen e armatosur tė vitit 1919, dhe luftėrat e tjera deri nė vitin 1924.

    Tė gjithė ata atdhetarė qė i kemi mėsuar nė fragmente mėsimesh nga historia, si Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Bejta, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Mehmet Delia, Dan Derovci, Sali Rama, Ramadan Shabani, Sadik Rama, Zefi i Vogėl, Ramė Binaku, Ilaz Reēaku, etj. (shih librin e Lush Culajt me titull: “Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės!), kanė qenė anėtarė tė KMKK-sė. Pra, ata nuk kanė qenė kaēakė, (nė kuptimin e veprimeve individuale dhe kokėforta), por politikanė dhe luftėtarė pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtuesi serb. Kryetari i KMKK, Kadri Prishtina nė njė rast ka shkruar:” Qėllimi dhe ekzistenca e komitetit tonė bazohen mbi ēlirimin e Kosovės nga Serbia”, duke e pėrjetėsuar synimin e brezave tė tėrė tė shqiptarėve , deri te luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pra, lufta ēlirimtare e popullit shqiptar tė Kosovės nuk ėshtė shuar pas dėshtimit tė rezistencės sė armatosur tė Isa Boletinit nė vjeshtė tė vitit 1912, kur hordhitė serbe pushtuan tokėn e Kosovės, po ka vazhduar, duke u pasuruar edhe me njė klasė politike shqiptare, e cila ishte e aftė ta udhėhiqte politikėn dhe luftėn. Ka qenė qėndrimi kriminal i Konferencės sė Paqes (18 janar 1919- 21 janar 1920), ai qė ka rikthyer Kosovėn nė ferrin e kthetrave serbe.

    Mund tė sajohet njė pyetje edhe pėr dijenitė qė kemi pėr Lidhjen e Dytė tė Prizrenit, (shtator 1943), pėr Lėvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare, (1945), si forca qė luftuan me armė nė dorė pėr ēlirimin e Kosovės nga dhunuesi serb. Nuk mund tė flas pėr njė rezultat tė qartė tė pėrgjigjeve, sespe nuk i kam pėrfshirė nė minihulumtim, por kam frikė se ėshtė pothuajse i ngjashėm me atė lidhur me MKK-nė. Tash fajin mund t’ia lėmė periudhės titiste, kur vėrtet ka qenė rreptėsisht i ndaluar mėsimi i historisė sonė kombėtare, mund t’ia lėmė bash kujt tė duam, por rezultati do tė mbetet po ai: ne kemi pak dije pėr historinė e luftėrave ēlirimtare tė shqiptarėve tė Kosovės kundėr pushtuesit serb.

    Nga ana tjetėr, janė bėrė pėrpjekje ēnjerėzore pėr tė injektuar ampulėn e “luftėrave tė pėrbashkėta’, tė “fqinjėsisė sė mirė’, tė “vėllazėrim-bashkimit” dhe kėto eksperimente kanė ndikuar bukur shumė nė deformimin e pamjes sonė ndaj historisė sonė kombėtare. Fjala vjen, edhe sot ka shumė njerėz politikė, qė janė tė bindur se ka mundur tė zgjidhet konflikti serbo-shqiptar pėr Kosovėn “me mjete paqėsore”, “me mirėkuptim fqinjėsor”, “me demokratizimin e Serbisė’ e profka tė tjera. Disa shkojnė edhe mė larg dhe akuzojnė pikėrisht UĒK-nė, e cila sipas tyre, e prishi punėn sepse po tė mos e prishte “ ne do ta arrinim pavarėsinė me mjete paqėsore”.



    UĒK- faktori qė e rindezi zjarrin e lirisė kundėr pushtuesit tė egėr serb



    Kush i hanė kėto llokume? I hanė ata qė nuk e dinė tė vėrtetėn pėr pėrmasat e konfliktit serbo-shqiptar, bile sė paku nga pushtimi i Kosovės mė 1912. Konflikti serbo-shqiptar ėshtė konflikt territorial. Dy kombe pretendojnė nė tė njėjtin territor, duke e konsideruar pronė tė veten. (Kur jemi kėtu tė riaktualizojmė ēėshtjen e pronave tė tokave: shqiptarėve u janė marrė prona kolosale nga viti 1914 me “Urdhėresėn pėr kolonizimin e viseve tė aneksuara nga Mbretėria Serbe’, si dhe nga e ashtuquajtura “Reformė agrare” e vitit 1918. Do tė duhej qė tė aktualizohej ēėshtja e kthimit tė atyre pronave pronarėve tė ligjshėm). Serbėt nga ana e tyre, kanė si argument “tė drejtėn historike”, pėr tė cilėn Kadri Prishtina tek i shkruante qeverisė amerikane nė vitin 1919, thoshte: “E drejta e serbėve mbi Kosovėn ėshtė edhe mė e vogėl se e drejta historike qė kishin turqit pėr ta pushtuar Shqipėrinė, Hungarinė, Bullgarinė, Serbinė”. Ndėrsa, shqiptarėt, me gjithė dėbimet e dhunshme, me gjithė uzurpimin e tokave nga kolonistėt, me gjithė terrorin e egėr shtetėror serb, mbetėn tė ngulitur nė tė drejtėn e tyre konkrete, jetėsore nė kėtė vend, dhe nuk reshtėn sė luftuari kundėr pushtuesit serb, sa herė u erdhi ndoresh.

    Megjithatė, duhet pranuar se pasojat e pushtimit tė gjatė dhe tė egėr serb, nė mendėsinė shqiptare kanė lėnė pasojat e rėnda, edhe nė aspektin e fshirjes sė botėkuptimit pėr kontinuitetin e historisė sė tyre pėrkatėsisht tė luftės ēlirimtare kundėr pushtuesit serb.

    E vėrteta ėshtė se shqiptarėt e Kosovės kanė organizuar dhe kanė bėrė luftėra tė armatosura kundėr pushtuesit serb, prej vitit 1912 e kėndej, sa herė qė u janė krijuar sado pak mundėsi, por vlera e atyre luftėrave ēlirimtare nuk ėshtė deponuar e plotė nė kujtesėn tonė historike. Ndėrsa, periudha pas shkatėrrimit tė LNDSH, ka qenė periudhė e njė letargjie luftarake, kur ėshtė menduar se projekti i ēlirimit mund tė arrihej me punė ilegale, me vendosjen e flamujve, me demostrata dhe me politikė paqėsore. Tė gjitha ishin pėrpjekje atdhetare dhe tė dobishme pėr tė mbajtur gjallė frymėn ēlirimtare, deri nė ēastin kur u dukėn shenjat e shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė. Por, ishin vetėm komponentat luftarake ilegale, tė cilat u shndėrruan nė Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės faktor qė e rindezi zjarrin e lirisė kundėr pushtuesit te egėr serb.

    Sado me shkėputje, sado me shfytyrime, sado me ndryshime, mund tė thuhet lirisht se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ishte vazhduese e asaj lufte ēlirimtare tė Isė Boletinit, tė Komitetit Mbrojtja Kombėatre e Kosovės, tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe tė Lėvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare.

    Kombet e konsoliduara historinė e kanė koherente, tė pashkėputur. Njė ngjarje e ndodhur para qindra vjetėsh pėrjetohet si tė kishte ndodhur dje.

    Ėshtė koha e fundit qė edhe ne tė fillojmė ta pėrjetojmė ashtu historinė tonė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Arian kush ėshtė autori i kėtij shkrimi??? Mos mė keqkupto por nėse
    nuk e di se kush ėshtė autori i shkrimit atėhere nuk mė tėrheqė ta lexoj.

  3. #3
    Si ka mundėsi ky shkrim qenka qė nga 2006 dhe vetėm njė postim?
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  3. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •