Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Arrestohet presidenti i firmës piramidale "Kamberi" në Durrës

    Tiranë, 13:45

    Policia shqiptare arrestoi personin që në mungesë u dënua për shkak të themelimit të njërës prej “piramidave” të falimentuara që para nëntë viteve, shkaktuan trazira në mbarë Shqipërinë, lajmërohet sot në Tiranë.

    Ferdinand Kamberi (42) është arrestuar mbrëmë në Durrës. Ai u dënua në mungesë për themelimin e njërës prej 24 bankave piramidale shqiptarë që falimentuan në vitin 1997. Një numër i madh i shqiptarëve, atëherë, humbën kursimet e veta jetësore.

    Kamberi, në vitin 2002, u dënua më 18 vjet burgim për shkak të abuzimit të rreth 65 milionë dollarëve prej 15 mijë kreditorëve, ndërsa thuajse 1.7 milionë qytetarë humbën mbi 1.2 miliardë dollarë.

    Këto banka funksiononin ashtu që paguanin kamata të mëdha nga mjetet që i paguanin kursimtarët e shumtë, ndërsa dështuan kur një numër i caktuar i investitorëve i tërhoqën paratë e tyre. Masat e pakënaqura, më pas i plaçkitën magazinat ushtarake, Qeveria pushojë së funksionuari, ndërsa gjatë trazirave humbën jetën mijëra persona.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Bravo policise..........................................
    Bravo .................................................. .

    Me behet me te vetete qejfi per kete arritje te forcave te rendit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ma ne fund...

    Dhashte Zoti e u luftofte i gjithe korrupcioni keshtu,
    u zenshin te gjithe kriminelet ,banditet e hajdutet shqiptare
    qe helmuen
    vrane,e masakruen popullin e vet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kamberi eshte nje qyp i znrazur..
    ja kan rrujt te shretit milionat ata arapet e ben malajt..
    aty ka qen i ngrati..
    boset hajduta nuk i kap kush akoma..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kamberi per kamberin
    dy kambere ne nje dere



    Një pjesë e dëshmisë së Ferdinad Kamberit, pas nëntë vjet kërkim

    Jeta në arrati e ish-bosit të “Kamberit”





    Aulona KADILLARI

    Që nga marsi i viti 1997, ish-bosi i firmës piramidale, Ferdinand Kamberi, ka nisur një jetë të re. Falimentimi i firmës që drejtonte bëri që miliarderi të binte nga piedestali për t’u bërë një kamarier i thjeshtë. Gazeta “Tirana Observer” boton një pjesë të dëshmisë së Kamberit pas arrestimit nga Policia e Durrësit. Burime nga kjo e fundit bëjnë të ditur, se ish-bosi i firmës “Kamberi” ka pohuar jetën e tij në arrati. Tre qytetet në të cilat ka kaluar jetën janë Tiranë, Durrës, Fier. Punën që ka kryer në kohën që ka qenë person në kërkim nga policia, e për të shkuar deri te ndryshimi i herëpashershëm i mbiemrave. Por këtë nuk e kishte me dokumente, pasi emrat sipas burimeve nga policia, i vendoste në çastin që e pyesnin. Më pas, ai dje është dërguar në qelitë e paraburgimit te “Mine Peza” në Tiranë, deri në transferimin e tij te një burg ku do të vuajë dënimin me 18 vjet heqje lirie.
    Prokurori:Si e ke emrin?
    Fredinand Kamberi
    Prokurori:Ku keni lindur?
    Në Vlorë.
    Prokurori:Ku banoni?
    Kohët e fundit banoja në Durrës.
    Prokurori: Prej sa kohësh?
    Prej dy vjetësh.
    Prokurori: Ku keni qenë gjatë kohës që keni qenë në kërkim nga policia?
    Që nga koha që isha person në kërkim nga policia, unë nuk kam dalë asnjëherë jashtë vendit. Por gjatë gjithë kësaj kohe, për nëntë vjet me radhë kam qëndruar në disa qytete të Shqipërisë.
    Prokurori: Cilat janë qytetet që keni qëndruar?
    Kam qëndruar në tre qytete, në Tiranë, në Vlorë dhe së fundmi në Durrës.
    Prokurori: Sa kohë keni qëndruar në këto qytete?
    Nuk e mbaj mend mirë, pasi disa vite në Tiranë, disa në Vlorë dhe së fundmi në Durrës. Por edhe pse kam qëndruar i fshehur, seancat gjyqësore në ngarkimin tim i kam ndjekur të gjithë, dhe e di edhe vendimin e gjykatës, pasi i kam ndjekur të gjitha nga televizioni.
    Prokurori: Çfarë pune keni bërë?
    Në Durrës kam punuar si kamarier në një lokal në zonën e bregdetit.
    Prokurori: Çfarë emrash keni vënë në përdorim, pasi ju ishit person i shpallur në kërkim nga policia?
    Unë nuk kam pasur asnjëherë dokumente të falsifikuara, por kam përdoruar emra të ndryshëm, të cilat i kam thënë vetëm me gojë.
    Prokurori: Cilët emra keni vënë në përdorim?
    Kur më pyesnin u përgjigjesha me emrin e një njeriu tim të afërt, ose me emrin e një shoku, ose të një fqinj, cili emër që mund të më shkonte në mend.

    Bie në pranga Ferdinand Kamberi
    Bie në pranga edhe një tjetër ish-bos i firmave piramidale. Ferdinand Kamberi, ish-pronar i firmës huamarrëse “Kamberi”, është arrestuar të enjten në orët e vona të mbrëmjes, në një zonë të plazhit, në qytetit të Durrësit. Burime nga policia lokale thanë për gazetën “Tirana Obsverver”, se Kamberi ishte në një banesë në zonën e plazhit kur forcat e policisë i kanë shtrënguar në kyç prangat e çelikta. Të njëjtat burime shtuan se ai nuk ka bërë asnjë rezistencë kur i është komunikuar urdhri i ndalimit. Kështu edhe Ferdinad Kamberit i duhet t’i bëjë shoqëri disa ish-bosëve të piramidave që janë aktualisht në qeli. Kamberi ishte dënuar nga gjykata me 18 vjet burg, me akuzën e vjedhjes përmes mashtrimit në përpjesëtime të mëdha.

    Etapat

    Mars të 1997
    Ferdinand Kamberi ishte bosi i firmës piramidale “Kamberi”, deri në falimentimin e saj. Sipas burimeve nga organi i akuzës, Kamberi administronte shuma të konsiderueshme të kursimeve të personave fizikë dhe jurikë. Deri në momentin e falimentimit, në kompaninë e tij ishin të punësuar disa punonjës që arkëtonin dhe administronin të ardhurat e biznesit të tij shumë fitimprurës.

    Në vitin 1997
    Ish-bosi i firmës piramidale “Kamberi” është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 18 vjet heqje lirie. Kamberi është hetuar dhe më pas dënuar nën akuzën e “Vjedhjes me anë të mashtrimit në përpjesëtime të mëdha”. Kamberi kishte arkëtuar një shumë të konsiderueshme të hollash sepse përqindjet e interesit për arkëtimet ishin të mëdha.

    23 shkurt 2006
    Ferdinand Kamberi është arrestuar nga forcat e policisë së qytetit të Durrësit. Ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim, pasi ka për të vuajtur dënimin që ka marrë Gjykata e Tiranës. Sipas burimeve nga policia, Kamberi ka jetuar në tre qytete, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Dhe prej shumë kohësh punonte si kamarier.

    25 shkurt 2006
    Një ndër drejtuesit e firmave piramidale në Shqipëri, Ferdinand Kamberi, ndodhet në dhomat e paraburgimit te “Mine Peza”. Sipas urdhër-ndalimit të lëshuar para disa ditësh nga Gjykata e Tiranës, ish-bosi do të vuajë dënimin e dhënë për veprën penale të “Vjedhjes me anë të mashtrimit në përpjesëtime të mëdha”.


    tirana observer
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-02-2006 më 19:47

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  3. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •