Mbarėshqiptare

Naim Gashi – Pejė - 14/04/2004

Pejė, austriakėt interesohen pėr fabrikėn e baterive “Trepēa”

Projekti i pėrpiluar, sipas menaxherit tė pėrgjithshėm tė fabrikės “Trepēa”, Ekrem Belegu, kishte hasur nė reagime pozitive nga ana e punėtorėve tė fabrikės, prej tė cilėve rreth 200 nga gjithsej 340 punėtorė kishin nėnshkruar marrėveshjen pėr pjesėmarrje nė privatizimin e ndėrmarrjes sė tyre


Nė gushtin e vitit tė kaluar kur Agjencia Kosovare e Mirėbesimit kishte paralajmėruar se fabrika e baterive industriale “Trepēa” e Pejės do tė pėrfshihet nė raundin e tretė tė privatizimit, stafi drejtues i fabrikės kishte reaguar menjėherė duke pėrpiluar njė projekt mė tė cilin punėtorėt e saj, vetėm apo edhe me ndonjė partner tjetėr jashtė fabrikės, do tė konkurrojnė nė tenderin e radhės mė qėllim privatizimin e saj.
Projekti i pėrpiluar, sipas menaxherit tė pėrgjithshėm tė fabrikės “Trepēa”, Ekrem Belegu, kishte hasur nė reagime pozitive nga ana e punėtorėve tė fabrikės, prej tė cilėve rreth 200 kishin nėnshkruar marrėveshjen pėr pjesėmarrje nė privatizimin e ndėrmarrjes sė tyre, prej 340 punėtorėve qė punonin nė fabrikė.
“Fillimisht, projekti ishte hartuar nė bashkėpunim me punėtorėt dhe duke respektuar projektin ne kemi bėrė edhe deponimin e mjeteve tė punėtorėve pjesėmarrės nė procesin e privatizimit. Mirėpo mė vonė kemi vendosur qė nė projektin tonė tė pėrfshijmė edhe tė tjerė”, - thotė Belegu.
Mė tė mėsuar se fabrika e baterive ėshtė futur nė listėn e shitjes nga AKM-ja, Belegu tha se para dyerve tė fabrikės ishin paraqitur dy biznesmenė tė interesuar nga Austria, tė cilėt pasi kishin bėrė njė vizitė nėpėr objektet e fabrikės, iu kishte lėnė pėrshtypje hapėsira dhe kapaciteti prodhues i fabrikės. Nė takimin me austriakėt Belegu i kishte njoftuar me projektin e nėnshkruar nga punėtorėt dhe qėllimin e tij qė bashkarisht tė marrin pjesė nė procesin e privatizimit.
Partnerėt e mundshėm, ndaj tė cilėve Belegu nuk fsheh simpatinė, janė biznesmenė austriakė qė merren me sigurimin e tregut e jo me prodhime baterish industriale. Bllokimi i procesit tė privatizimit qė u bė vjeshtėn e kaluar, bllokoi edhe pėrpjekjet e drejtimit tė fabrikės pėr tė hyrė nė bisedime me afaristėt austriakė. “Por fatmirėsisht austriakėt nuk na kanė harruar”, - thotė Belegu. “Ka gjasa qė austriakėt ende kanė interesim pėr partneritet, sepse para dy javėve ata janė lajmėruar qė tė interesohen pėr situatėn pas trazirave tė fundit dhe se a kanė ndikuar negativisht ato nė projektin tonė tė pėrbashkėt. Kėshtu, ata treguan se ende nuk kanė hequr dorė nga konkurrimi i pėrbashkėt nė tender”, - tha drejtori i “Trepēės”. Interesimin pėr pjesėmarrje nė tenderin pėr privatizimin e kėsaj ndėrmarrjeje e kanė shprehur edhe disa biznesmenė kosovarė. Mirėpo, sipas Belegut, asnjėri nga ata deri mė tani nuk i ka shikuar objektet e fabrikės. Belegu nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė fabrika pavarėsisht nga kėrkesat tė merret edhe pėr destinime tė tjera.
Aktualisht nė kėtė fabrikė, varėsisht nga nevoja, janė tė angazhuar 40 deri nė 50 punėtorė, tė ardhurat e tė cilėve sigurohen nga shitja e prodhimeve qė bėhet pėr momentin vetėm nė tregun kosovar dhe nga njė sasi e vogėl baterish qė eksportohen nė Serbi.
Nė vitin 1986, kur fabrika e baterive ishte nė zenitin e saj, ishin tė angazhuar mbi 700 punėtorė dhe kishte njė prodhim prej 10 mijė tonė bateri nė vit, prej tė cilave 90 pėr qind janė shitur nė ish- Bashkimin Sovjetik. Pas luftės, sipas Belegut, me prodhimet e kėsaj fabrike janė ndėrruar bateritė e dėmtuara gjatė luftės dhe para luftės nė tė gjitha trafostacionet e Kosovės.