Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Qeveria: Plan për riatdhesimin e emigrantëve

    Faqja 4 - POLITIKE Shkurt 23, 2006


    Berisha kërkon toka të lira që emigrantët të ndërtojnë shtëpi




    Biznes pa taksa emigrantit Rrezik kaosi për tregun

    Qeveria: lehtësira për 3-5 vjet





    --------------------------------------------------------------------------------

    Armando Meta
    a.meta@gazetashqiptare.com

    Çdo emigrant shqiptar i cili do të investojë në Shqipëri, do të përjashtohet për një periudhë nga 3 deri në 5 vjet nga taksat. Ky është projekti më i fundit i qeverisë, projekt i cili pritet të shkaktojë shumë debate në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Por “privilegjet” për emigrantët, duket se nuk mbarojnë këtu, pasi Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Ministrisë së Punëve Publike, që në të gjitha studimet dhe planet urbanistike të qytetit të Tiranës dhe qyteteve të mëdha, “të ndajë parcela për t’ua afruar emigrantëve kundrejt dëshirës për të ndërtuar shtëpi”. Berisha ka vendosur ta vërë në shinat e zbatimit projektin për taksat, me gjithë kundërshtitë e këshilltarëve të tij për ekonominë, të cilët mësohet se janë shprehur kundër një nisme të tillë, me arsyetimin se ajo mund të çojë në një deformim të tregut, madje deri dhe në një situatë apokaliptike falimentimi për biznesin aktual. Një vendim i tillë, natyrshëm do të çojë në një deformim krejt pa arsye të konkurrencës ndërmjet investitorëve vendas apo të huaj që operojnë aktualisht dhe atyre të rinj të ardhur nga radhët e emigrantëve. Kjo ide sipas analistëve ekonomikë, duket interesante, por parë vetëm në rrafshin propagandistik, sepse në rrafshin praktik, është thjesht utopike dhe e parealizueshme. Sipas tyre, përjashtimi nga taksat i investimeve të huaja për një periudhë kohe, ka qenë përfshirë edhe në legjislacionin e qeverisjes së parë të PD-së, por ajo nuk dha ndonjë rezultat të matshëm dhe ndikim në thithjen e investimeve të huaja.

    Detyrimi
    Kryeministri deklaron se duke krijuar kuadrin e përshtatshëm ligjor të bashkëpunimit të lehtësirave, emigracioni dhe diaspora mund të shndërrohen në një nga levat më të fuqishme të zhvillimit të shpejtë të vendit. Për Kryeministrin duket se më shumë se baza ligjore e zhvillimit të ekonomisë së tregut, është baza morale e zhvillimit të tij. Berisha e quajti këtë nismë një masë të domosdoshme edhe si një detyrim moral ndaj emigrantëve, që punën e tyre ta kthejnë në Shqipëri, kontributi i të cilëve në prodhimin kombëtar, është llogaritur në rreth 1 miliard euro. “Duke i përjashtuar 3-5 vjet nga taksat, në këtë mënyrë u japim mundësi të krijojnë biznese për familjet e tyre, t’i punësojnë ata dhe të krijojnë pasuri në Shqipëri”, - ka theksuar Kryeministri. Por edhe pa vendim qeverie, sipas analistëve ekonomik, prurjet e emigracionit kanë siguruar mbijetesën dhe zhvillimin deri tani të ekonomisë sonë kombëtare. Ky vendim sipas tyre, nëse merret në terrenin praktik, do të krijojë probleme akoma më të mëdha duke pasur parasysh se ka një shkallë shumë të lartë të ekonomisë informale, ka fshehje në shkallë të gjerë të taksave, si dhe arbitraritet fiskal nga ana e qeverisë.

    Bankat
    Berisha kërkoi që Ministria e Financave dhe Ministria së Ekonomisë të vendosin një bashkëpunim të ngushtë me bankat, me Bankën e Shtetit e me të gjitha bankat e vendit, që të lehtësohen transfertat për këtë qëllim dhe askush të mos mund ta përdorë këtë lehtësi përveçse emigrantëve. Kjo, nënvizoi Kryeministri, është plotësisht e kontrollueshme, në mënyrë që të mos krijojmë vështirësi për biznesin ekzistues. Por nga ana tjetër, duke qenë se transfertat nga jashtë të emigrantëve në më shumë se gjysmën e tyre bëhen jashtë kanaleve bankare, humbet mundësia e kontrollit mbi burimin e parave që mendohet të investohen. Nga ana tjetër, është e pranishme mundësia që vendi të shndërrohet në një parajsë fiskale për pastrim parash. Analistët ekonomik janë të mendimit se politika të tilla mund të përdoren në sektorë specifik dhe vetëm për periudha të caktuara kohore. “Problemi kryesor aktual i ekonomisë në fushën e investimeve, është përmirësimi i mjedisit ekonomik e ligjor, që do të thotë heqja e barrierave dhe krijimi i kushteve për thithjen e investimeve pavarësisht nga burimi tyre: vendas, i huaj apo nga kursimet e emigracionit”, - është shprehur për median analisti për çështjet ekonomike Zef Preçi.

    Prapaskena
    Duke marrë parasysh problematikën që do të shkaktojë për biznesin aktual nisma për përjashtimin e emigrantëve nga taksat, si dhe pamundësinë sipas analistëve për realizimin e kësaj nisme në rrafshin praktik, parë në një vështrim të ftohtë, ajo nismë duket se ka vlerë vetëm elektorale për zgjedhjet lokale. Po të kihet parasysh se qeveria ka në program që “reforma zgjedhore do të mundësojë të drejtën e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, për të marrë pjesë në zgjedhje”, mund të shpjegohet pak më qartë qëllimi i një nisme të tillë që tingëllon për analistët ekonomik pak “utopike”, por që duket se është qartazi për avantazhe elektorale.

    Përjashtimi
    Çdo emigrant shqiptar i cili do të investojë në Shqipëri, do të përjashtohet për një periudhë nga 3 deri në 5 vjet nga taksat.


    Privilegji
    Në planet urbanistike të qytetit të Tiranës dhe qyteteve të mëdha, të ndahen parcela për emigrantët për të ndërtuar shtëpi.

    Vlerësimi
    Berisha e quajti këtë nismë një masë të domosdoshme edhe si një detyrim moral ndaj emigrantëve, të cilët punën e tyre ta kthejnë në Shqipëri.

    Zgjedhjet
    Pamundësia sipas analistëve për realizimin e kësaj nisme në rrafshin praktik, parë në një vështrim të ftohtë, duket se nisma ka vlerë vetëm elektorale për zgjedhjet lokale.

    Këshilla
    Analistët ekonomik janë të mendimit, se politika të tilla mund të përdoren në sektorë specifik dhe vetëm për periudha të caktuara kohore.

    Kundërshtitë
    Berisha ka vendosur ta vërë në shinat e zbatimit projektin për taksat, me gjithë kundërshtitë e këshilltarëve të tij për ekonominë, të cilët mësohet se janë shprehur kundër, me arsyetimin se ajo mund të çojë në një deformim të tregut, madje deri dhe në një situatë apokaliptike falimentimi për biznesin aktual.

    Përvoja
    Sipas analistëve ekonomik, përjashtimi nga taksat i investimeve të huaja për një periudhë kohe, ka qenë përfshirë edhe në legjislacionin e qeverisjes së parë të PD-së, por ajo nuk dha ndonjë rezultat të matshëm dhe ndikim në thithjen e investimeve të huaja.

    Leva
    Kryeministri deklaron se duke krijuar kuadrin e përshtatshëm ligjor të bashkëpunimit të lehtësirave, emigracioni dhe diaspora mund të shndërrohen në një nga levat më të fuqishme të zhvillimit të shpejtë të vendit.

    PRIVILEGJET
    1. Inkurajim i investimeve të emigracionit shqiptar në Shqipëri, duke i përjashtuar nga taksat për një periudhë kohore 3 deri në 5 vjet.
    2. Ministria e Punëve Publike duhet që në të gjitha studimet dhe planet urbanistike të qytetit të Tiranës dhe qyteteve të mëdha, të ndajë parcela për t’ua afruar atyre kundrejt dëshirës për të ndërtuar shtëpi.
    3. Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë të vendosë një bashkëpunim të ngushtë me bankat, me Bankën e Shtetit me të gjitha bankat e vendit që të lehtësohen transfertat për këtë qëllim dhe askush të mos mund ta përdorë këtë, lehtësi përveçse emigrantëve.

    OPONENCA
    1. Ide interesante në rrafshin propagandistik por utopike në rrafshin praktik.
    2. Sëmundjet e ekonomisë: shkalla e lartë e ekonomisë informale; fshehje e taksave në shkallë të gjerë; arbitraritet fiskal nga ana e qeverisë.
    3. Mundësia që vendi të shndërrohet në një parajsë fiskale për pastrim parash. Ka deformim pa shkak të konkurrencës ndërmjet investitorëve që punojnë aktualisht dhe atyre të rinj të ardhur nga radhët e emigrantëve.


    GAZETA SHQIPTARE

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Besoj se pavarsisht pengesave dhe rreziqeve mendimi eshte teper pozitiv!

    Biles mire do ishte qe te jepen sa me shume shkaqe kthimi tek emigrantet sepse kjo do shtoj investimet, kapitalet, krahet punetore, njerzit e shkolluar ne Shqiperi. Dhe dicka e tille mund te jet vetem rrugedalje (sidomos nese krijohet edhe treg i perbashket me Kosoven) per problemet ekonomike shqiptare!

    Gjithashtu rikthimi eshte edhe zgjidhje per vet emigrantet, sidomos ata te Greqise -ku per mendimin tim nuk duhet te mbetet kembe Shqiptari!- dhe Europes pergjithesisht ku nuk duket se jane edhe aq te mikpritur!

    Sidoqofte e di qe eshte teper shpejt dhe pa vend te flasim per riatdhesim! Por thjesht e duartrokas kete levizje, sado te vogel, te qeverise Berisha dhe uroj qe te ket sukses!

    faleminderit

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ky Sala po me ngjet gjithnje e me shume me Miloshevicin.Luan rolin e patriotit dhe kryen veprime gjasme-atdhetare ,por ne fakt po con ekonomine shqiptare drejt gremines.Edhe dikur Miloshevici nen petkun e nacionalismit shkaterroi Serbine.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    ej kush e vuri ket kryeminister mor amani.

    S'po ben nje ligj persembari qekur ka ardhur ne pushtet. Futja kot dmth. Emigrant vete jam dhe mua me intereson por ideja qe ky delja po e hedh gjithe ekonomine shqiptare poshte me acaron nervat.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Sigurisht ne teori eshte nje nisme qe duhet duartrokitur.
    Dhe me mire vone se kurre qe dikush kujtohet per ata qe me mundimin e tyre po i japin dinjitet nje shteti.

    Nga ana ekonomike kam dyshim qe nje nisme e tille te kete sukses.
    Per faktin qe nese dikush don te kthehet e ka gjetur mundesine per te siguruar nje te ardhme.
    Sa per token nuk e di se per çfare tokash flitet kur akoma nuk kemi zgjidhur çeshtjen e pronave.Kjo eshte me kryesore se te premtosh toka emigranteve.
    Pak na ndane neper bote e duan te na ndajne edhe ne vendin tone duke krijuar parcela per lagje emigrantesh.E marrim si diçka pozitive.
    Biznesin nuk e ndihmojn leket e emigranteve por nje proçes stabiliteti qe eshte akoma abstrakt ne Shqiperi.
    Ti heqesh taksat emigrantit dhe ti shtosh biznesit vendas eshte paradoks.Do te behemi te gjithe emigrante serish,edhe ata qe nuk ishin do te behen qe te perfitojne nga jo-taksat.
    Emigrantet nuk kane milion euro per te shpenzuar ne atdhe sepse situata jashte vendi nuk eshte me fushe me lule.Punohet dhe jetohet simbas standarteve te vendeve ku jetojme.
    Kur ne Shqiperi te normalizohet situata politike dhe ekonomike,te kete nje fare sigurie per te ardhmen ndoshta shume emigrante edhe do te kthehen.
    Por qe nje emigrant te leje sigurine relative e te marri familjen per tu rikthyer serish ne atdhe,eshte akoma disi e brishte si ide.
    Pune te mbare qeverise.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Berisha gjat fushates i eshte referuar nje ligji qe kane Izraelitet qe kur kthehet dikush ne izrael i japin nje paket te tille.

    E kuptohet, cifutet, po pati si baze kete ligj, e pervoje kur e kane bere i kane mare persiper te gjitha gjerat e kane mare masa ne ligj e kane percaktuar cdo gje.

    Nje specialist e quajti ne lajme, edhe po ka deformim do jete nje deformim pozitiv per tregun , se ne pergjithesi po te llogaritesh parane qe nje familje mund te kthej ne shqiperi e hap nje biznes, e sa te tilla mund te vine, do ris fuqine blerese ne treg e biznesin ne vend e te gjithe do fitojne.

    Po mendoj po e bene, ti referohen atij izraelitit.

    Po mendoj se kjo duhet te nisi nga ambasada perkatese, ne forme pakete per cdo familje e individ qe do te aplikoj per kete, duke verifikuar cdo gje e bazuar masa per te shmangur abuzimet.
    Per kete ka shume menyra, qe te vertetosh qe nje njeri qe ri ne kete vend do levizi ne shqiperi e parate qe i ka ne filan bank aty, me vertetim do ti coj ne shqiperi e hap aktivitet e fitoj nga favoret qe do japi qeveria.

    Po sido qofte cdo mase eshte pozitive, po qe te kete rikthim te shqiptareve, duhet te vazhdoj me masa te tjera, se rikthimi eshte kompleks po qeveria me te vertet po e nxiti me disa masa fillestare mund ta nxiti kete reaksion se dhe shume shqiptar jashte jane te interesuar.

    Ne greqi duhet te japim shancin gjithe shqiptareve aty, KJO NE VECANTI , te RIKTHEHEN NE VENDIN E TYRE, se qendrimi i shqiptareve ne ate vend antishqiptar eshte si i cifuteve ne gjermanine antisemite e naziste te njekohe mepare.

    Sido qofte , nje mas nxitese nga qeveria si fillim duhet, te nxis rikthimin, me vone kur ky proces te eci ne kahun e rikthimit njerezit do levizin ne shqiperi se aty do jete dhe interesi e puna.

    Po qeveria shqiptare duhet te shikoj dhe afatgjat, ca ta bej kete vend te jetushem , e qe njerezit te duan te vine ne shqiperi punojne investojne e fitojne aty.
    Pra ne vemi ne vende te tjera per nje jete me te mire , si shqiperia te jete ajo terheqese, kjo ne planin e perhereshem.
    Se ka njerez qe dhe sot ikin nga shqiperia, pra duhet te jete kompleks kjo gje, po dhe masat nxitese per rikthim duhen mare se kjo jo vetem nxit fenomenin e rikthimint po zhvillon dhe shqiperine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 23-02-2006 më 17:51

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Sa qesharak bohen keto merr jahu.....cdo shtepi sot ka emigrant jashte spo e marr vesh kujt ja bo kete favor ky robi. Pale kur thote parcela ma heq trunin...huh... enderra ne beze

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si ide eshte nje mrekulli..
    por a e zbaton dot berisha kte ..hm.. kjo eshte e pabesueshme..sepse mafia ka zaptuar cdo gje..

    Megjithate kjo ide do sjell ide tjera qe do e kerkojne nje revolucion ne ceshtjet e prones..

    te shohim..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-02-2006 më 15:30

  9. #9
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    C'fare turpi kjo nisme!!!

    Kthehuni djema se Kryeministri ka hapur kosheret per ju, ka sa te doni mund te merrni edhe pronaret tuaj andej se u be deti kos ketej, Se mos harroni te merrni luget me vete te uruar se pastaj ska faj kryeministria qe s'do keni te hani.


    Dito.

  10. #10
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    I njëjti autor, por po përdor të tjera farsa për vjedhjen e parave të popullit dhe aq më tepër të emigrantëve, të cilt nuk panë asnjë lloj përkrahjeje nga qeveritë shqiptare.
    Përsëri po kërkon të formojë parabankat shqiptare...piramidat e famshme...të paktën, këshilltarët e tij ekonomikë, ja kanë kundërshtuar
    Ky njeri sikur e merr pushtetin që ta hedhi TUÇ populli...s'kanë fund buadallallëqet që nxjerr nga kafka boshe ky dështak.
    Nuk i ka lënë akoma mendja emigrantët të investojnë dhe mbajnë me lekë, bankat pa llogari të Berishës.

  11. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Neqoftese ekziston nje gje per te cilen nuk dua te mbahem mend ne Forum.... eshte vetia e "berishianit". Nga ana tjeter neqoftese ekziston dicka qe dua te mbahem mend ne kete Forum... eshte ajo vetia e atij personit qe deshiron gjene me te mire per kete popull te raskapitur! Pra nese Berisha ben dicka kundra ketij populli do e shaj pa pushim.... por nese edhe vet Hitleri apo Enveri coheshin nga varri dhe benin nje gje te mire per kete vend, sado urrejtje qe te kem ndaj tyre do i mbroja per vdekje! Sepse ky popull ka nevoje per ndryshim!

    Pra me ne fund duhet t'i lejme keto armiqesite partiake dhe te kapim thelbin e muhabetit!

    Deshtimi me i madh i qeverise socialiste nuk ishte as korrupsioni, as politika e jashtme e as politika administrative.... deshtimi me i madh ishte politika ekonomike!

    Ne vitin 1996 Shqiperia kishte ritmin me te madh te zhvillimit ekonomik per gjithe Europen.... me reth 12% zhvillim ekonomik per ate vit!

    Per shkak te politikave te gabuara, lirise se madhe te tregut dhe mungeses se ligjeve dhe administrates se forte te cilat i hapen rruge ekonomise se zeze dhe bankave fallco, ajo ndertese ekonomike u shkatrua brenda nje dite! Keshtu ata pak emigrante qe ishin kthyer per biznes ne vitin 1996 iken perseri dhe biles u shtua shume me teper numri i emigranteve jashte!

    Fatkeqsisht problemi ekonomik, qe duhet te shikohet si problemi thelbesor i cdo shteti, nuk eshte pasoje vetem e politikave te gabuara! Sepse une e kam thene dhe here te tjera: nuk e la kush pasurine qe ta marrin Shqiptaret! Pra ekonomia eshte nje problem kompleksik qe qytetari i thjesht zore e kupton! Biles edhe fenomeni i 1997 pervec korrupsionit dhe pa'aftesise politike tregoi fatkeqsisht edhe dramen tone kombetare. Dhe e dini kush ishte kjo drame?

    Komunizmi 50vjecar i kishte bere Shqiptaret qe te mos hanin pyke sesi funksionon ekonomia! Keshtu shumica e Shqiptareve pa ditur rregullat themelore te ekonomise shkonin dhe hidhnin leket neper banka qe te dyfishoheshin! Po si mund te dyfishoheshin keto leke brenda 4 muajve, kur keto leke nuk arrinin t'u investonin e jo me te nxirrnin fitim? (sigurisht qe kishte faj edhe shteti qe i lejoi popullit te bej kete gabim trashanik!)

    Pra sic vetkuptohet ekonomia ka nevoje per rinovime, frymezime dhe zbatim rregullash themelore!





    Dhe nese doni te mesoni disa rregulla themelore te ekonomise ja ku i keni:

    + tregu i vogel nuk mund te zhvillohet sepse nuk ka frymezim, shkas dhe perfitim
    + qe te zhvillohet ekonomia duhen investime
    + qe te behen investime duhet te jet treg i madh dhe te ket duar pune
    + qe te ken rezultat investimet duhet qe te ekzistojne njerez me eksperience
    + nje treg i ri me prespektiva shfaq interes per investime
    + qe te mos krijohet varje nga kapitali i huaj (qe sjell shume probleme te cilat duan nje teme me vete) duhet te behen investime nga vendasit


    Pervec vetise se tregut te ri, tregu shqiptar nuk gezon asnje nga ato privilegjet e tjera qe do i lejonin ekonomise shqiptare te zhvillohet!!!!!

    E pra nese politikanet shqiptare -te PDs, PSs apo cdo partie tjeter- mund te akuzohen per 100 gjera... personalisht nuk do mundesha t'i akuzoj vetem per nje gje te vetme... dhe kjo gje eshte gjendja ekonomike e vendit (qe na djeg me shume se cdo gje tjeter)!

    Pra ekonomia shqiptare me shume se cdo gje tjeter ka nevoje per frymezim dhe ndryshim, kjo gjendje nuk mundet te vazhdoje!

    Tani persa i perket "analisteve" qe permend Gazeta Shqiptare, nuk duhet te harrojme fillimisht se Gazeta Shqiptare eshte gazete e majte -prandaj e lexoj dhe une- keshtu qe keta "analiste" nuk mund te jen 100% objektive!

    Megjithate personalisht e kuptoj shqetesimin e pabarazise qe mund te krijohet, gje qe mund te shtyej disa investore vendas ne falimentim! Por nese do duhej te zgjidhja midis falimentimit te disa biznesmeneve dhe tkurrjes se nje tregu te tere, do zgjidhja mundesine e pare! Sepse mungesa e kapitalit eshte problemi me i madh i ekonomise shqiptare! Dhe mire do ishte qe ky kapital te ishte ne duar shqiptare! Sepse nese eshte ne duar shqiptare do i kthehet me njeren ose tjetren menyre perseri Shqiperise kurse nese eshte ne duar te huaja atehere nje pjese e madhe e ketij kapitali do dali perseri jashte!

    Per kete gje une e duartrokas inisiativen (dhe uroj qe te bej te njejten gje edhe opozita e Rames)!

    Vecse e theksoj perseri qe eshte teper shpejt te flasim per riatdhesim, ngase ekzistojne shume probleme te tjera qe i bejne emigrantet te mbeten atje ku jane!

    Nga andej e tutje nevojitet edhe ndergjegjesimi i emigrantit... i cili ndergjegjesim dikton se nese ne duam qe te behet ky vend duhet te punojme per kete vend! Por nese ne Shqiperine ja lejme shkurreve dhe gureve, Shqiperia nuk do te behet kurre shtet normal!


    me respekt dhe ndergjegjesi
    E. Mezini

  12. #12
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Kjo iniciative qe po mer Berisha duket e mire.
    Puna esht se te ndihmosh emigrantet qe te ken lehtesira ne zhvillimin e nje biznesi ne vendin e tyre, esht diçka qe mund te behet vetem kur tregu shqiptar te jet kaq mir sa te mos ket ngelur gje tjeter per te rregulluar perveç se ti japesh nje far ndihme emigranteve. Por nuk esht keshtu. Tregu shqiptar ka akoma shum per te bere dhe te futesh konkurencen nga jasht duke ndihmuar emigrantet s'ka kuptim.
    Duke llogaritur qe per me teper, emigrantet qe punojn nuk arrijn kurr te ken fitime deri ne ate pik sa te arrish te investosh. Kte gje mund ta bejn vetem ato qe jashteshtetit merren me drog apo ku di un. Se duke qen vet emigrant dhe duke pasur prinderit qe punojn çdo dit, dhe duke ven re shum emigrant te tjere qe punojn ktu, s'esht e lehte ta fitosh lekun. Dhe te mendosh per nje investim, do te thot te vesh ne perdorim lekun po pa pasur probleme ekonomike me tej. Nje person qe investon nuk perdor kursimet personale. Kurse emigrantet po te vinin ne Shqipri te investonin do ta benin sigurisht me kursimet e tyre. Dhe per kte nuk jan gati te gjith te rrezikojn.
    Sa per ndihmen per banesen, s'mendon kryeministri qe nje person qe arrin te investoj per biznes ka dhe mundesine per te arritur te blej nje shtepi?
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  13. #13
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga ridy85
    Kjo iniciative qe po mer Berisha duket e mire.
    Puna esht se te ndihmosh emigrantet qe te ken lehtesira ne zhvillimin e nje biznesi ne vendin e tyre, esht diçka qe mund te behet vetem kur tregu shqiptar te jet kaq mir sa te mos ket ngelur gje tjeter per te rregulluar perveç se ti japesh nje far ndihme emigranteve. Por nuk esht keshtu. Tregu shqiptar ka akoma shum per te bere dhe te futesh konkurencen nga jasht duke ndihmuar emigrantet s'ka kuptim.
    Kjo është me vend .
    Nuk ka nevojë askush nga emigrantët që kërkon hapë një aktivitet privat në Shqipëri, të ketë diçka të detyjuar për të, por ligji i cili egziston aktualisht për të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë aktivitete private i bën të mundur PLOTËSISHT edhe emigrantëve, të ngrenë aktivitete të të gjitha llojeve.
    Për këtë duhet pasur kujdes...sepse po SPECIFIKOHET nga Sala..."për emigrantët"...që ka HILE, as nuk diskutohet...nuk ka arsye të bëjë një ligj paralel për aktivitet privat ndaj emigrantëve, aq më pak për të sjellë paratë e tyre në bankat Shqiptare.

  14. #14
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Me gjithe rrespekt qe kam per Sali Berishen mua kjo gje nuk me pelqen fare. Duket i mire per ne qe jetojme jashte Shqiperise, por un nuk kthehem me nje situate te tille, sepse atehere mendoj qe do te krijohen probleme te tjera qe un nuk kam deshire qe ti permend tani.

    Mua ai Berisha nuk me duket ndonje ekonomist i mire me kete qe ka thene, apo deklaruar. Ndoshta e ka deklaruar kete gje per ndonje dicka tjeter qe tani mund te jete e pakuptueshme per shume njerez, sepse kete pune kane politikanet; kane ato planet e tyre.

    Per ekonomine nuk do te ishte mire, mendoj un. Me kujtohen ata Judet qe shkojne per te jetuar ne Izrael, mirepo kjo eshte nje histori komplet ndryshe nga ajo e emigrantve Shqiptare, mendoj une.

    Po e lej me kaq njehere per njehere.

    Kalofshi mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arcimedes : 26-02-2006 më 14:41
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Te me japi tokat e gjyshit dhe te familjes sime dhe sdua asnje ligj tjeter un per tu kthyer , di vet si ta bej pilafin pastaj , dhe sa per ate nismen e tij gabon se shum pak ose aspak do kthehen por do ndodhe akoma me keq pasi bisnesi i brendshem do marr me qera emrat e emigranteve per te mos paguar taksat per 3- vjet dhe shteti do ket me pak arketime nga taksat .

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Sipas statistikave zyrtare te Bankes se Shqiperise, te ardhurat e emigranteve shqiptare ne vend perbejne 20% te gjithe buxhetit te vendit. Domethene, 1 ne 5 leke qe harxhohen ne tregun shqiptar ka ardhur nga djersa e emigranteve shqiptare ne bote. Kjo shifer mund te jete disa here me e madhe kur mendon se tregu shqiptar nuk eshte transparent sa duhet pasi akoma mbisundon tregu i zi i punes.

    Une e falenderoj kryeministrin Berisha, pasi ndryshe nga 8 vjetet e pushtetit socialist, ai nuk po i injoron dhe anashkalon emigrantet shqiptare, por po i respekton ata dhe po NJEH kontributin e madh qe ata japin ne jeten ekonomike te vendit. Eshte kryeministri i pare ne keto 15 vjet qe po nderrmer nje nisme ligjore qe ne qender te vete ka emigrantet, qe shume nga njerezit e politikes ne Shqiperi i etiketon si "te ikurit".

    Se dyti, dua te them qe nisma jo vetem qe eshte shume e mire por duhet zgjeruar dhe mbeshtetur si nga klasa politike ne Shqiperi, edhe nga vete emigrantet ne bote. Pse? Sepse zhvillimi i Shqiperise nuk varet vetem nga puna e mire e qeverise apo ndihmate organizmave nderkombetaret, ne masen 60% varet nga vete pjesmarrja e shqiptareve ne te gjitha nismat e qeverise. Emigrantet nuk jane vetem shtresa me te ardhurat me te mira ne rradhet e shqiptareve fale punes se tyre ne Perendim, por jane edhe shtresa me kulturen me te gjere te punes dhe eksperience jetesore te nje rregjimi demokratik. Nese keta emigrante do te mund te afroheshin qe te investonin e jetonin ne vendlindje, reformat e qeverise do te ishin shume here me efikase dhe hapat e zhvillimit te vendit shume here me te shpejta. Dhe mbi te gjitha, prezenca e emigranteve ne shoqerine shqiptare eshte edhe eksporti me i madh kulturor ne vend, pasi keta emigrante sjellin kulturen e punes dhe jetes ne Perendim per te cilen aq shume ka nevoje Shqiperia dhe ata shqiptare qe nuk kane patur rastin te jetojne larg vendit te tyre.

    Le te jete ky vetem nje hap i pare qe qeveria ndermer per tu deshmuar gjithe emigranteve ne bote seriozitetin e saj ndaj thithjes se investimeve dhe te trurit te larguar nga vendi ne keto vite tranzicion. Dhe te gjithe ata emigrante qe kane deshire te kthehen ne Shqiperi, sot kane nje arsye me shume per ta bere nje gje te tille.

    Albo

  17. #17
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Jane caze ketu, dmth andej nga faqja e pare qe ia mbeshtjellin si per pasneser. Me kujtojne ata qypat me mjekrra qe ia nisin te flasin per mbjelljen e misrit dhe e nxjerrin tek baba Allah e baba Fetah, ose dhe ata kokeqoshet qe nder 752 postime ne kete forum, 752 i kane me poshte minjte çifute e jankite imperialiste !

    Ore miq, po flisni per nje ligj ore e jo per historikun e Sali Berishes qysh nga lindja e deri sot. Gjoja dhe beni opozite ju ! Ehhhh...

    Dhe boll e permendet ate punen e shembullit tek izraelitet se ia msyne mjekercjeperit dhe kryqetaret e thyer... pupupupupu ç'do heqe Saliu nga ata

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Para se te rregulloje emigrantet qeveria le ti jape drita Tiranes qe kalon 8 ore ne dite ne erresire. Shek 21, kryeqyteti i nje shteti qe aspiron per BE nuk ka drita 8 ore ne dite. Go figure..

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Radikalizohen socialistët.
    Rama kundër ish-pronarëve, ndërsa Blushi bën thirrje për dëbimin e "kolonëve"


    PS po adopton platforma raciste


    Partia Socialiste ka radikalizuar platformën e saj politike. Liderët e saj kanë adoptuar publikisht qëndrime raciste dhe deri fashiste ndaj pjesëve të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Deklaratat publike të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe sekretarit politik të Partisë Socialiste, Ben Blushi, që shprehin urrejtje dhe përbuzje, kanë tronditur seriozisht ambientin politik dhe atë jashtë tij. Në mënyrë të përsëritur dhe aspak pasojë e një "lapsus"-i, dy drejtuesit e lartë të socialistëve, përveçse po provokojnë drejtpërdrejt grupe të caktuara të shoqërisë, po tregojnë se e kanë shndërruar në platformë të tyre injorimin e interesave të ish-pronarëve dhe shkatërrimin e të sotmes dhe të ardhmes së qindra mijëra qytetarëve që kanë ngritur shtëpitë e tyre në zonat informale.

    Deklarata e parë është e kryetarit të PS-së, Edi Rama, "Ish-pronarët nuk janë të përfshirë në programin e Partisë Socialiste". Me këtë deklaratë, Rama, jo vetëm që mbron autorët e masakrës 50-vjeçare komuniste që u krye ndaj ish-pronarëve, por shpall se Partia Socialiste mbetet sërish e mbështetur mbi të njëjtat principe komuniste dhe antidemokratike. Pasi, përveç mosnjohjes së përgjegjësisë për krimin, është një angazhim i heshtur i socialistëve për të ruajtur të njëjtat qëndrime klasore dhe përjashtuese ndaj ish-pronarëve, faji i vetëm i të cilëve ishte ose është se trashëguan apo krijuan një pronë.

    Shqetësimi mbi qëndrimet e Ramës nuk mbetet vetëm në evidentimin e një koncepti atavik të Partisë Socialiste që ajo e demonstroi në tetë vitet e qeverisjes, - kur nuk bëri asnjë përpjekje për të zgjidhur këtë problem me ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit, - por edhe me kërcënimin se ajo do të jetë kundër çfarëdo lloj zgjidhjeje që do të arrihet nga koalicioni i djathtë për këtë shtresë të diskriminuar të shoqërisë. Alarmi për këtë deklaratë qëndron edhe në faktin se Rama lë të hapur mundësinë se me një ngjitje të kurdohershme të Partisë Socialiste në pushtet, do të kemi edhe rikthimin e sistemit të shpronësimeve. Pasi duke mos i njohur ish-pronarët sot si viktima, ai dhe partia e tij do t'i quajnë nesër "përfitues abuzivë".

    Pavarësisht se i drejtohet një grupimi të ri shoqëror, deklarata e sekretarit Politik të Partisë Socialiste, Ben Blushi, është edhe më agresive dhe mban në vetvete nuanca të pastra racizmi dhe fashizmi. Të gjithë banorët e vendosur në zonat përreth qyteteve të mëdha, pas rënies së regjimit diktatorial, Blushi i cilëson "kolonë" që nuk duhen trajtuar. Blushi shprehet se ata jo vetëm nuk duhen trajtuar me paketa të veçanta ligjore, që do të lejojnë legalizimin, urbanizimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në këto qendra, por i cilëson ata kolonë, duke nënkuptuar dëbimin e tyre në vendet nga kanë ardhur. Këto deklarata Blushi i bëri gjatë një bisede televizive, ku po pyetej si një nga inspiruesit dhe drejtuesit e revoltave të fundit të dhunshme të socialistëve në sallën e parlamentit.

    Deklarata e Blushit është një thirrje e hapur raciste dhe përçarëse, që nxit konflikte në një kohë kur qeveria e koalicionit të djathtë ka filluar të zbatojë një strategji të votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e ndërtimeve informale dhe atë të pronësisë në Shqipëri. Partia Socialiste votoi kundër paketës së fundit ligjore që u miratua pak ditë më parë në parlament, mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare për trajtimin e zonave informale.

    Ekstremizimi i qëndrimeve të përfaqësuesve të majtë në trajtimin e problemeve që prekin shtresa të caktuara të shoqërisë, nuk ishte parë që nga viti 1945. Paraardhës të Ramës dhe Blushit kanë qenë shumë e shumë herë më demagogë dhe janë kujdesur që t'i prekin në mënyrën më periferike të mundshme këto tema, dhe gjithnjë duke e fshehur opinionin e tyre mbi to. Rama dhe Blushi po mundohen të rishpallin si pjesë të programit të Partisë Socialiste kolona politike, që përveçse shkojnë ndesh Kushtetutës dhe të gjitha normave të tjera demokratike, rrezikojnë harmoninë dhe bashkëjetesën e qytetarëve të këtij vendi.

    RD

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dritëhijet e një projekti mbi investimet e emigrantëve

    Dritëhijet e një projekti mbi investimet e emigrantëve

    Leke Sokoli

    Javën që shkoi kryeministri shqiptar deklaroi se po përgatej kuadri ligjor për të favorizuar, me nxitës fiskalë, investimet në Shqipëri të emigrantëve. Ai shpalli, si qëllim, shndërrimin e emigracionit dhe diasporës në një nga levat më të fuqishme të zhvillimit të shpejtë të vendit, sikurse theksoi mjetet apo rrugët për të realizuar këtë synim: sipërmarrjet e emigrantëve do të përjashtohen nga taksat për 3-5 vjet, ministritë do të bashkëpunojnë me bankat për të lehtësuar transfertat e investitorëve emigrantë, në të gjitha planet urbanistike të qytetit të Tiranës dhe të qyteteve të mëdha, do të ndahen parcela për emigrantët që duan të ndërtojnë shtëpi (të paktën kjo e fundit më duket vështirësisht e kuptueshme!). Ligji, pra, është duke u përgatitur dhe ka të ngjarë të miratohet shpejt (siç ka ndodhur me shumë ligje të tjera të miratuara nxitimthi), ndaj mendoj se tani është koha për të debatuar, tej gjykimeve apo vlerësimeve “bardhë e zi”.
    Unë mendoj se ideja për të mobilizuar kursimet e emigrantëve është interesane. Në vende të ndryshme ka përvoja të tilla. Ndonëse pa sukses, kjo forcë politike (PD-ja), në mandatin qeverisës të saj 12 apo 14 vjet më parë, ka tentuar të thithë investimet e huaja pikërisht përmes nxitësve fiskalë.
    Në gjykimin tim shqiptarët (këta të epokës së lirisë) mund të konsiderohen sa çalltisës të mëdhenj (në fitimin e parave) aq edhe shpërdorues të mëdhenj të parave të fituara. Ata arritën gjithsesi të mbijetonin pas braktisjes prej shtetit, deri atëherë i vetmi pronar dhe i vetmi punëdhënës (vitet 1990-91), por kaluan më pas disa “tërmete financiare”, siç ishin rrënimi i pasurisë (çartizmi shqiptar), piramidat financiare (1997), shembja e ndërtimeve pa leje (në total sa piramidat, në mos më shumë), falimentimet për shkak të investimeve pa efektivitet ekonomik etj. Në këtë realitet përvojash të ndryshme është kristalizuar një kontradiktë: ajo midis individit parabërës apo sipërmarrës, nga njëra anë dhe shtetit, dhe institucioneve të tij, nga ana tjetër. Ndaj këto përpjekje individuale nuk u orientuan në interes të zhvillimit. Nuk është vështirë të konstatohet, gjithashtu, një krizë besimi në marrëdhënien individ-shtet. Ndaj një ide, sado racionale në thelb, mund të dështojë edhe për shkak të zyrtarizmit të tepruar.
    Nëse flasim me gjuhën e R. King, Shqipëria postkomuniste përfaqëson një “laborator në studimin e proceseve të reja migruese”. Sepse askund tjetër nuk ka ndodhur që të emigrojë rreth një e treta e popullsisë. Askund nuk ka ndodhur që remitancat (dërgesat e emigrantëve, të cilat për vitin që shkoi, arritën në mbi një miliardë dollarë) të jenë në nivelet 13-14 për qind të GDP-së etj. Problemi është se këto para nuk “injektohen” në ekonominë shqiptare, por vetëm në “barkun” e shqiptarëve, sa “për të mbajtur frymën gjallë”. Deri sot emigracioni nuk ka sjellë zhvillim, por vetëm njëfarë zbutjeje të varfërisë, gjithsesi të përkohëshme, të paktën deri në emigrimin e të ndihmuarit nga emigranti (emigrimi riciklon emigrimin).
    Studimet tregojnë se për shkak të bashkimit familjar, stabilizimit, integrimit apo edhe investimit në vendet pritëse, remitancat në vitet e ardhëshme do të bien. Pra si mund të balancohet prirja negative e rënies së kurbës së remitancave? Një rrugë është kthimi i një pjese të emigrantëve dhe investimi prej tyre i një pjese të 10-15 miliardë eurove që ata kanë akumuluar. IOM dhe Qendra për Studime Ekonomike e Sociale kanë intervistuar një pjesë të emigrantëve në vendet fqinje, nga del se 38 për qind e tyre duan të kthehen për të investuar. Duan, por kjo nuk mjafton.
    Që kthimi të jetë i qëndrueshëm (me paratë dhe përvojën respektive) duhet që në Shqipëri të ndryshojnë shumë gjëra. Një ligj me një formulë të dhënë stimuluese mund të miratohet shpejt, por ai nuk e zgjidh problemin. Duhet që faktorët “shtytës” (ata për shkak të të cilëve ka ndodhur emigrimi) të zëvendësohen me faktorë “tërheqës”. Dhe që Shqipëria të bëhet tërheqëse për investitorët emigrantë duhen plotësuar thuajse të njëjtat kushte si për investitorët e huaj.
    Por ndër vendet e Evropës Juglindore, Shqipëria është vendi me investimet e huaja direkte më të vogla (për frymë). Nëse lëmë mënjanë disa privatizime ekskluzive dhe shitjen e disa bizneseve apo licencave monopolistike në telekomunikacion, banka, lojra fati (që gjithsesi bëhen vetëm një herë) nga investimet e huaja nuk mbetet thuajse asgjë. Në vitin 1993-94 punoja në Romë dhe i lutesha pronarit të firmës ku punoja (Enzo Nicola quhej) të investonte në Shqipëri (ai, në fakt, shkoi në Rumani). “Jo, më përgjigjej, sepse në Shqipëri nuk ka ligje. Por edhe po t’i keni ligjet, ju nuk pyesni për to”.
    Mua më duket se të paktën përkundrejt sipërmarrjes, Shqipëria (vendlindja e besës), është ndër vendet më të pabesa. Ja një shembull, i dy-tre viteve më parë. Shumë sipërmarrës investuan duke u mbështetur në një ligj dhe morën licenca dhjetëvjeçare. Por në mes të veprimtarisë (afatit ligjor) ndryshoi vetë ligji. Madje atij iu dha fuqi prapavepruese (!). Bizneset u mbyllën dhunshëm, ndonëse gjykata e cilësoi atë si antikushtetues. Një shembull tjetër, më i freskët: këto ditë po diskutohet për mbi njëqind biznese që shfrytëzojnë ambiente të marra me qira nga shteti. Por “shteti” u ndërrua dhe diskutohet shfuqizimi i kontratave. Mund të vijojmë me shumë shembuj të tjerë kur një kryetar bashkie urdhëron ndalimin e qarkullimit në një lagje të tërë, “arsye” argëtimi, rikonstruksioni rrugësh etj., (pa menduar se ndalohet qarkullimi ekonomik i mallrave e shërbimeve), apo kur një kryeministër apo ministër urdhëron “sipas stinës” klasifikimin apo riklasifikimin e bizneseve etj., etj.
    Tjetër, po miratohet një ligj, pa u studiuar më parë tregu ekzistues. Askush nuk e di strukturën e bizneseve të sotme që të mund të thotë, më pas, se ku ka ndonjë “boshllëk” e të mendohet për nxitës fiskalë. Emigrantët, si individë të veçuar, kanë aq para sa për të investuar në biznesin e vogël, madje do të jenë të prirur të investojnë në tregti apo shërbime. Por, nëse shprehemi disi figurshëm, sot kemi “më shumë pika karburanti se kilometra autostrade, më shumë bare e restorante se banesa, më shumë klinika se pacientë, më shumë shkolla (private) se nxënës, më shumë agjenci funerale se të vdekur (të paktën në një muaj), më shumë shitës se blerës, deri diku edhe më shumë sipërmarrës se punëtorë….”. Çfarë do të ndryshojë rreshtimi krah biznesit të sotëm i bizneseve të emigrantëve? Thuajse asgjë për mirë.
    Mbetet, pra, që ky biznes “pa taksa e tatime” të jetë biznes i madh. Por, biznesi i madh (madje edhe i vogli) nuk mund të mos tatohet. Çdo biznes, sado i favorizuar, është hallkë e një zinxhiri biznesesh. Ai jep e merr, shet e blen, ndryshon vlerën e mallit (vlera e shtuar) etj. Pra ai paguan (nuk mund të mos paguajë) tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH-në), ndryshe prishet i gjithë zinxhiri. Ai, gjithashtu, do të paguajë taksat vendore, tatimin mbi pagat dhe sigurimet, të paktën ato që duhet të paguajë qytetari i thjeshtë. Çfarë mbetet, pas kësaj? Mbetet tatimi mbi fitimin, i cili nuk është më shumë se 20 për qind e totalit të tatimeve.
    Por edhe ndër bizneset e mëdha, janë pikërisht bizneset tregtare (të lidhura me to edhe bizneset bankare) ato që “bëjnë ligjin” në ekonominë shqiptare (madje edhe në politikë). Këto biznese kërkojnë të ruajnë dominimin e tregut, pra njëfarë statuskuojeje vështirësisht të depërtueshme nga bizneset e reja. Mbetet që bizneset e emigrantëve të drejtohen në sektorë prodhues, nisur nga shpërpjestimi prodhim-konsum, pra nga deficiti i madh tregtar i vendit që çuditërisht rritet nga viti në vit.
    Por biznesi prodhues, nga ana e tij, sidomos ai industrial, kërkon investime të mëdha e teknologji të avancuar, përgjithësisht të papërballueshme nga emigrantët, qofshin edhe emigrantë 50-vjeçarë. Zgjidhja do të ishte investimi thjesht financiar i emigrantëve, pra blerja e aksioneve. Kështu ata mund të rrinin në vendet ku janë e të “qethnin kupona”. Por tregu i aksioneve nuk ekziston, të paktën edhe për shumë kohë.
    Thirrja për investime u drejtohet emigrantëve në një “kohë të keqe”. Kjo lidhet edhe me proceset integruese. Mendimi i përgjithshëm është se nga integrimi ne s’kemi çfarë të humbasim. Edhe më të zellshmit ekspertë nuk arrijnë të bëjnë bilancin humbje-fitim të integrimit. Në fakt të rrezikuarit janë pikërisht bizneset. Nga sa duket askush s’mund të thotë me siguri nëse bizneset e suksesshme (sot) mund të jenë konkurrues edhe nesër, në një treg të hapur e të integruar.
    Një sektor disi jashtë qarkullimit ekonomik, ku mund të drejtohen paratë e emigrantëve është bujqësia. Urojmë që ata, bashkë me paratë e tyre, do të sjellin edhe përvojën e kooperativave bujqësore. Ne (këtej) sikur e kemi “ezauruar” këtë temë, e kemi mbyllur këtë kapitull, për shkak të abuzimeve e keqpërdorimit të dikurshëm. Unë personalisht kam kryer dikur (viti 1993), një kurs tremujor për agroturizëm, me bursë nga Bashkia e Romës. Mësova atëherë se vetëm në provincën e Lacios kishte mbi 300 kooperativa bujqësore.
    Së fundi, a do të ketë kufi (tavan) për shumën që mund të investojnë emigrantët dhe a do të kërkohet deklarimi i origjinës dhe burimit të parave; a do të ketë një limit, tej të cilit paratë e tyre do të quhen të pista? Shkurt: a do të ketë, me këtë rast, një amnisti fiskale? Kjo mbetet për t’u parë, megjithëse ata që bëjnë sot ligjet në Shqipëri flasin për mafia, krim të organizuar, korrupsion, pastrim parash, trafik e njëmijë të zeza të tjera, shumë më tepër se për mirëqenie, prosperitet, siguri e cilësi jete për të qeverisurit.
    Për “amnisti fiskale” ka folur Meidani (njëherë të vetme), para pak vitesh, e s’di kush tjetër. Unë jam ndër të parët studiues shqiptarë që kam shkruar (si e bardha në të zezë) për këtë çështje. Po citoj se çfarë kam shkruar tetë vjet më parë në një libërin tim (shih: “Droga - historia, përkufizime, klasifikimi, përhapja, efektet, terapia”, fq. 106-107): “Pohohet se grupi i trafikantëve shqiptare zotëron rreth 10 miliardë dollarë. Një pjesë e popullsisë jeton me këto parà që kanë origjinë të dyshimtë. Në këto kushte lufta pa kompromis kundër krimit nuk nënkupton doemos luftën kundër çdo të ardhure të siguruar në mënyrë të kundraligjshme. Të mos harrojmë se në këto vite të postkomunizmit, Shqipëria ka kaluar një gjendje “anomie”, domethënë një fazë pa shtet të konsoliduar dhe pa një kuadër ligjor që të parashikojë qartësisht kufirin midis veprimtarive legjitime dhe ilegjitime. Unë mendoj se, siç janë amnistuar krime të disa kategorive, mund të “amnistoheshin” edhe të ardhurat e përfituara nga këto krime, të paktën kur ato nuk janë shoqëruar me viktima… Mendoj se nuk mund të shkohet me logjikën se çdo gjë është ilegjitime, përveç varfërisë. Sa më shumë t’i largohemi varfërisë, aq më shumë do t’i afrohemi shoqërisë së pastër, në të cilën çdonjërit i krijohen shanse dhe mundësi të barabarta për plotësimin e interesave të tij, pa trafik e kontrabandistë, pa drogë e narkomanë. Sugjerimi që rezulton nga analiza e mësipërme është që shteti shqiptar të gjejë mënyrat e aktivizimit dhe investimit të parave që disponojnë shtetasit e tij, për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik të vendit dhe krahas kësaj, të kufizojë shkallë - shkallë e në rrugë institucionale veprimtaritë e paligjshme, trafikun e çdo lloji, duke përfshirë edhe trafikun e drogës”. Kështu kam shkruar më 1998. Sot, natyrisht, shumë gjëra kanë ndryshuar.

    Tirana-Observer
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  3. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •