Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    Larguar
    Anėtarėsuar
    08-12-2004
    Postime
    558
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Sistem operativ me shumė apo me pak programe?

    Kam nje pyetje per ekspertet e forumit, nga me i vogli deri tek me i madhi

    Sipas mendimit tuaj :
    C'fare eshte me e mire per ne si bleres:

    1~ te kete kompani qe krijone sisteme oparatore me te vegjel e me te lire duke i lene vend keshtu dhe konkurences te zhvillojne programe???

    2~ apo te kesh nje sistem opertor te plote qe i ka programet si pjese te tij? (te perfshira ne sistem pra)

    dhe pse mendoni keshtu??

    une gjej avantazhe dhe dizavantazhe tek te dyja...por doja te dija c'fare mendoni ju
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  2. #2
    Super Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    10,752
    Faleminderit
    23
    37 falenderime nė 31 postime
    C'fare eshte me e mire per ne si bleres:

    1~ te kete kompani qe krijone sisteme oparatore me te vegjel e me te lire duke i lene vend keshtu dhe konkurences te zhvillojne programe???

    Sistemet e operimit dhe programet nuk jane gje tjeter vec idera te hedhura ne kod mbi bazen e nje gjuhe qe kompjuteri e kupton,per ti treguar kompjuterit se cfare duhet te jape ne ekran.
    Nje sistem operimi Mono,i vetem dhe asnje tjeter,apo shume sisteme operimi?
    Realiteti dhe historia e zhvillimit te informatikes ne vite ka treguar qe nje sistem operimi mono,ka qene vetem per nje periudhe te shkurter.Me pas dolen sisteme te tjera,Shkaqet kryesore pse dolen sisteme operimi te tjera:
    1.Paraja,biznesi konkurenca,monopoli.

    Per te bere para,krijuar nje kompani monopol dhe evituar cdo lloj konkurence dolen sisteme te reja operimi.

    2.Kufizimet dhe te metat e nje sistemi operimi.

    Studimi dhe perdorimi i nje sistemi operimi historikisht ka treguar qe nuk i kenaqur asnjehere kerkesat dhe nevojat e shtresave te ndryshme te profesionisteve ne fushen e informatikes.Shpejt jane diktuar difekte ne anen funksionale,difekte ne kod,kufizime ne funksionet etj.Per pasoje kjo coi ne permirsimin deri diku te sistemit te pare mono dhe krijimin e sistemeve te tjera te operimit.

    3.Decentralizimi.

    Sistemi i pare i operimit u krijua ne Amerike,gjeografikisht.Por zhvillimi i informatikes ne teresi qe coi ne lindjen dhe zhvillimin e shume sistemeve eshte rezultat i punes se pavarur dhe bashkepunimit te mendjeve me te ndritura,te informatikes nga gjithe bota qe hodhen themelet e sistemeve te reja te operimit.Kjo u mbeshtet nga komuniteti mbare boteror i programusave,njerez inteligjente,me aftesi shume te medha produktive,imagjinate,te mprehte,dhe aftesi krijuse.Zhvillimi eshte rezultat i nje komuniteti te inteligjences ne fushen e informatikes nga gjithe bota.Dmth nuk ka centralizim,nuk ka qender.Eshte kontribut i gjithe komunitetit.Ne kete komunitet perfshihen studiues,profesore,studente te talentuar,hackers,specialiste te fushave te vecanta te informatikes si experte ne fushen e sigurise,rrjetit,databazave etj.

    4.Institucionet,bizneset dhe perdorusat

    Sistemi i pare i operimit mono ishte shume i kufizuar,ne funksione dhe ne aftesi per te bere shume me teper operacione.Pakenaqsite,vrejtjet,nevojat ne rritje te institucioneve dhe bizneseve per qellime pune,si dhe nga perdorues te vecante krijuan kushte,per te menduar ne nje evoluim te sistemit mono,per ta permirsuar ate,shtuar funksione te reja,bere me te shpejte,me produktiv dhe me te lehte ne perdorim.Paralelisht me kete dolen sisteme te reja operimi te diktuara nga nevojat dhe kerkesat e perdorusave,bizneseve dhe institucioneve.

    5.Zhvillimi shpikjet,ne fushen e pajisjeve te pavarura hardware.

    Krijimi i arkitektures dhe standarteve te bordeve elektronike.Shpikja e miut,krijimi i printerave te pare te mbeshtetura ne chipsa elektronike me sistem operimi te veten te pavaruara.Ide dhe patenta te reja per te modifikuar modelet e sistemeve mainframe etj.Keto ide ne krijimin e pajisjeve te reja hardware dhane shkendijen e pare per te studiuar dhe krijuar nje sistem te ri operimi.Evoluimi i sistemeve hardware ka shkuar gjithmone ne bashkepunim me grupet e programusave per te krijuar aplikacione,sisteme operimi qe realizojne punen normale te ketyre pajisjeve..

    6.Interneti.
    Nevojat per te komunikuar,shkembyer ide,zgjidhur probleme,nevoja per bashkepunim coi ne krijimin e internetit.krijimi i intenetit pati zi baze piknisje,studimin dhe krijimin e standarteve te reja te komunikimit,krijimin e protokolleve,studimin dhe konfigurimin e rrjeteve.Pjese e ketij koncepti te ri qene edhe serverat dhe mbeshtetja me sisteme te reja operimi unix,linux windows etj
    Fakt eshte qe jane krijuar mbi 250 lloje te ndryshme sisteme operimi ne Linux.Kjo tregon qe komuniteti eshte gjithmone ne kerkim,ne studim te dickaje te re me te mire.Windowsi po evoluon Makintoshi gjithashtu.
    ---
    A eshte me mire nje sistem operimi apo disa sisteme?

    Varet se cfare mund te beje ky sistem operimi,si eshte krijuar,cfare suporton.Dhe ajo qe eshte me e rendesishme.A mund te plotesoje te gjithe kerkesat e njerzve dhe institucioneve?
    A mund ti besh te gjithe te lumtur me kete sistem?A do ta pelqejne te gjithe sistemin?Pergjigja eshte JO.Realiteti ka vertetuar qe JO.Te mendosh per nje sistem operimi Mono eshte njelloj si te mendosh per nje treg pijesh vetem me Coca cola dhe asnje lloj tjeter pije freskuse.Realiteti tregoi qe jo te gjithe njerezit e pelqenin,pasi shijet dhe preferencat e njerzve jane te ndryshme.Per pasoje industria nxorri ne treg nje numer te madh llojesh pijesh.Eshte e pamundur qe me nje sistem operimi te vetem te mbijetosh per nje kohe te gjate.Vete zhvillimi i ekonomise dhe rritja e kerkesave e nxjer natyrshem,lindjen e ideve te reja dhe sistemeve te reja.

    Sisteme operimi te medha apo te vogla?

    Sisteme te vogla do te thote me pak kapacitete ne fuqi,funksione,karakteristika,aftesi.Ana pozitive ne kete rast eshte qe sisteme te tille mund te jene me te pastra nga difektet ne kod.Por kjo nuk do te thote se jane te sigurta.Sisteme operimi te medha,zakonisht kane me shume aftesi,me shume te fuqishme,tentojne gjithmone te jene te shpejte.Kane me shume difekte ne kod.Ne pergjithsi jane te pasigurta.Varet edhe nga lloji i gjuhes se programimitte perdorur.Psh programe te ndertuara mbi vizual bazik kane ngarkese me te madh ne kod,per pasoje jane kaba,te medhenj.Programe te ndertuara mbi Python ose C++,jane me te reduktuar ne kod..Historikisht sistemet e operimit jane menduar se kane qene te sigurta,por ne fakt nuk kane qene.Eshte e veshtire te parashikosh dhe programosh nje sistem operimi qe ti rezistoje kohes dhe te jete i sigurte.Tradita e punes eshte negative,te pakten deri para tre vjetesh.Shumica e programusave ndertojne kod jo me mentalitetin per ta bere kod te sigurte por duke menduar ta beje ate ti pergjigjet thjesht funksionimit ne rregull,te jape rezultatin.

    --
    2~ apo te kesh nje sistem opertor te plote qe i ka programet si pjese te tij? (te perfshira ne sistem pra)
    dhe pse mendoni keshtu??
    E pamundur,kjo eshte ne kundershtim me zhvillimin.Mund te krijohet,por nuk ka jete te gjate.Koha do ta lere mbrapa,njerezit rralle do e kujtojne.Kujto windowsin 3.1,apo windowsin 95.Te krijosh nje sistem operimi statik do te thote qe ti nxjerresh pa pune te gjithe programusat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 21-02-2006 mė 18:46
    ≈♥♠♣♦≈

  3. #3
    Larguar
    Anėtarėsuar
    08-12-2004
    Postime
    558
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    yyyyyyyyyyyyyy me dhe shume info flm ben seven, disa gjera si kisha menduar ose i mendoja ndryshe...une bazohesha vetem ne performance dhe cmim asgje tjeter....
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  4. #4
    Larguar
    Anėtarėsuar
    08-12-2004
    Postime
    558
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga benseven11
    C'fare eshte me e mire per ne si bleres:

    Te krijosh nje sistem operimi statik do te thote qe ti nxjerresh pa pune te gjithe programusat.

    Gjithcka ishte ok nga ato qe the, po tek kjo pyetja ketu (fjali e fundit e jotja, harrove qe pyetja ishte per ne si bleres, pa menduar se cfare ndodh me programuesit.

    Dikush tjeter sot mu pergjigj, (ai se ka fushen e tij informatiken ) qe eshte me kollaj per ate si bleres qe ti kete te gjitha te instaluara ne pc. Pra gjithesecili, ne baze te njohurive qe ka mbi informatiken e shikon ndryshe problemin, ne kete rezultat arrita sot. Fundja disa qe s'njohin shume programet thone "Me mire ti kem te instaluara qe ne fillim se sa ...te vras koken me vone"

    Mgjth une jam dakort me mendimin tend, pra votoj per sistem operator...me pak ( mqs keshtu qenka me e drejte perderisa qenka ndryshuar titulli temes ).... sepse shume gjera mund ti gjej free dhe gjithashtu kam te drejte zgjedhjeje ne programet qe dua te instaloj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Julie : 24-02-2006 mė 00:39
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  5. #5
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Mosha
    34
    Postime
    2,759
    Faleminderit
    8
    2 falenderime nė 2 postime
    Nje gje e tille do sillte e nje kaos te madh pasi te gjithe keta te pa pune kujt do ja nxjerin inatin do fillojne pastaj perseri me me vrull craking hacking viruse e me radhe. gje qe na bie ne kuriz ne si bleres pasi nuk do jemi ne gjendje te shkruajme as emrin tone ne nje dokument
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  6. #6
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Heh nuk mund te blesh nje shtepi me te gjith gjerat brenda ca do ti shtosh me vone, jo se seshte e mundur por nuk do te pelqenin zgjedhjet e bera nga dikush tjeter per ty.

    Une nuk nenkuptoj me sistem "mono"(statik) nxjerrje nga puna te programuesve por krijim te monopleve qe nuk lejohet ne sisteme kapitaliste :P.

    Sa per njohuri te gjithe sistemet e sotme jane "bllok", "mono" panvaresisht se cfare reklamojne. Ata vetem sa jane me fleksibel! Lejojne shtesa te ndryshme sic jane programet.

    P.S> Me falni nese e kam kapur sensin e temes gabim.

  7. #7
    Larguar
    Anėtarėsuar
    08-12-2004
    Postime
    558
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Jo temen e ke kapur mire, kjo ishte ideja, por dhe une jam dakort me ju, por habitem qe ka njerez qe i lene te tjeret te zgjedhin per ta!!!

    kalofshi mire te gjithe
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  8. #8
    Super Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    10,752
    Faleminderit
    23
    37 falenderime nė 31 postime
    Citim Postuar mė parė nga Julie
    Gjithcka ishte ok nga ato qe the, po tek kjo pyetja ketu (fjali e fundit e jotja, harrove qe pyetja ishte per ne si bleres, pa menduar se cfare ndodh me programuesit.

    Dikush tjeter sot mu pergjigj, (ai se ka fushen e tij informatiken ) qe eshte me kollaj per ate si bleres qe ti kete te gjitha te instaluara ne pc. Pra gjithesecili, ne baze te njohurive qe ka mbi informatiken e shikon ndryshe problemin, ne kete rezultat arrita sot. Fundja disa qe s'njohin shume programet thone "Me mire ti kem te instaluara qe ne fillim se sa ...te vras koken me vone"

    Mgjth une jam dakort me mendimin tend, pra votoj per sistem operator...me pak ( mqs keshtu qenka me e drejte perderisa qenka ndryshuar titulli temes ).... sepse shume gjera mund ti gjej free dhe gjithashtu kam te drejte zgjedhjeje ne programet qe dua te instaloj.
    ----
    Tregu sot i sistemeve te operimit eshte i shumellojshem.Ke sisteme operimi si pako e vetme software.Ke sisteme operimi qe ndodhen te parainstaluara ne hard drajvera dhe shiten bashke me kompjuterin.Sistemet e operimit ne kompjutera.te parainstaluara vijne gjithmone me programe si Norton,Symantek,Mccafee,
    programe djeges etj.Kjo eshte bere per disa arsye.
    E para kompanite qe kane krijuar sistemet e operimit kane personel marketimi qe studion mire tregun,rajonet,studjon kerkesat dhe problemet kryesore qe kane perdorusat.Me nje fjale ka nje informacion te mire se cfare don nje pjese e perdorusave.Ato kane statistika mbi prirjet dhe preferencat e perdorusave.Nje pjese perdorusash preferojne te blejne pako te vetme programi.NJe pjese duan vetem kompjuter pa sistem operimi,vetem hardware asgje tjeter.Ekziston dhe nje kategori tjeter per ate qe e ke fjalen ti ,qe duan ti blejne kompjuterat me sistem operimi dhe disa programe te parainstaluara.Duke njohur kete situate,kuptohet dicka e perafert,asnjehere e sakte,ato bejne njefare hesapi se sa sisteme operimi pako te vetme do nxjerrin ne shitje.Bejne kontrata me kompani antivirus,kompani qe prodhojne kompjutera,kompani te tjera qe kane programe shume te kerkuara si NERO,per te futur programet e tyre bashke me sistemin e operimit ne kompjutera.Efektet pozitive.Duke e mbeshtetur shitjen me reklame dhe marketim te fuqishme ne internet,revista,tv,radio,gazeta,ato terheqin vemendjen e njerezve dhe realizojne shitjet.Ku eshte fitimi ketu.Kompania qe ka krijuar sistemin e operimit fiton leke nga une e ti qe blejme kompjuterin.Gjithashtu fiton leke edhe nga kompanite antivirus,pasi i ka bere nje lloj reklame programit antivirus dhe kompania qe ka prodhuar kompjuterin.Kompania antivirus fiton leke nga futja e programit ne hard drajv nga kompania qe ka prodhuar kompjuterin.Perdorusi cfare fiton ne kete rast.Shume pak.Ajo qe fiton eshte kursimi i kohes.E ka programin e instaluar.Nuk ka nevoje te shkarkoje nga interneti.Programet antivirus qe futen ne hard drajv kur blen kompjuterin jane programe prove,jo te licensuara.I perdor 30 dite pastaj duhet ti blesh.Cfare fiton perdorusi ketu?Vetem instalimin gati,asgje tjeter.Keto shitje kompjuterash me sisteme operimi dhe programe jane thjesht nje pergjigje ndaj nje shtrese konsumatoresh qe tentojne ti kene gjerat gati,te mos lodhen.Kompanive qe bejne sisteme operimi,kompanive antivirus dhe manifakturave,kjo gje ju intereson pasi rrit shancet per te bere me shume para.Blerja e sitemeve te kompjuterave me sistem operimi dhe programe djeges,antivirus te parainstaluara eshte zgjidhja ideale,per seksin femer, dembelet,njerez qe skane njohje te mire ne sistemet hardware,dhe nje pjese e vogel e njerezve qe skane kohet te merren me shkarkime instalime programesh.
    Pyetja a eshte me mire te merren kompjutera me sisteme operim dhe programe shtese gati te instaluara apo vetem me sisteme operimi,varet nga personi.Nje person qe ska njohje,eshte pa kohe ose dembel,duhet ta bleje kompjuter me programet dhe sistem te parainstaluar.
    Ne qofte se konsumatori eshte familjar me sistemet e operimit,sistemet hardware,programet,piraterine,krakimet etj,nuk do blente asnjehere kompjuter gati me sistem operimi dhe antivirus,adobe,nero te instaluara.Perjashto vetem rastet kur ka gjetur nje rast me cmim shume te lire.Kjo kategori zakonisht e ka fokusin ne permirsimet hardware dhe do bleje kompjutera si sistem barebone,qe do te thote madherbord+processor+Ram memorje.Per gjera te tjera,si instalim sistem operimi,instalim programesh,permirsim te sistemit me pjese shtese hardware i jep drejtim vete,nuk ka shume nevoje.
    Jo gjithmone,por ne shume raste sidomos per kompjutera me cmim mesatar,specifikat hardware jane te uleta,pjese te vecanta hardware te kompjuterit jane me cilesi mediokre.Megjithese keto kompjutera kane antivirus gati dhe sistem operimi gati,nuk eshte ne te vertete nje pazar i mire.Per njefare periudhe mund te punojne mire.Por me vone mund te ndeshen probleme per shkak te cilesive dhe kapaciteteve te kufizuara te pjeseve hardware.
    Si perfundim opsioni me i mire eshte te blesh jo nje kompjuter te gatshem me sistem operimi te parainstaluar,por nje sistem"barebone" dhe te ndertosh mbi bazen e tij nje kompjuter sipas deshires"custom".Kjo kerkon njohje te mire te kompjuterave ,pjeseve hardware.Kerkon edhe kohe te sorollatesh neper vendet ku shiten pjese hardware per te gjetur dhe blere komponente me cilesi te larte dhe cmim jo te larte.
    ≈♥♠♣♦≈

  9. #9
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kendveshtrimi i benseven eshte pak i ngushte pasi ai e tregon konsumatroit si pjese te funksionit te prodhuesit por kjo eshte totalisht e ndare.

    Se cfare kerkon perdoruesi asnje kompani nuk mund ta kuptoje tamam per shkak te kerkesave te ndryshme. Sigurisht behen sondazhe per te kenaqur shumicen por ne eshte bere zgjedhja e duhur merret vesh vetem pas tregtimit te softit.

    Koha ka treguar se nuk eshte e mundur tregtimi bllok i ketyre paketave sidomos me nderthurjen e internetit ne kohet e fundit qe ben perdoruesin te njohe gamen e gjere te produkteve. Kjo situate ka cuar ne modularizim pra minimizimin e funksionalitetit te nje OS dhe vendossjen nga perdoruesi se cfare produktesh do te perdore per te zgjeruar funskionalitetet e OS se tij.
    Rasti me tipik mund te verehet tek programet IM(ose thjesht ato te chatit) perdoruesi ka mundesi te zgjdhe midis skype, yahoo, gmail, msn, icq, aol ...... ose mund te perdori seicilin prej tyre per nje funksionalitet te vecante si skype per te folur me "voice", yahoo per "offline mesages", etj..
    Ky shembull tregon qarte se sa e madhe do te ishte paketa e programeve qe do te integrohej ne nje OS dhe pse duhet modularizimi ose mos integrimi i disa funksioneve ne OS.
    Per me teper prodhuesit e programeve kane gjetur nje forme te re perfitimi ata bashkeveprojne shume ngushte me prodhuesit e paisjeve(hardware) duke ngushtuar platformen ose paisjet ne te cilat keto programe do te performonin mire duke marre fitime dhe nga prodhuesit e hardware.

    Pra per te bere nje analize te sakte duhen marre parasysh shume faktore si dhe ligji ne kapitalizem qe indirekt e eleminon kete lloj OS te ekzistoje, te pakten nje OS komercial te tille, sepse do te conte ne monopol nese nje sistem do ti ofronte te gjitha pa i lene perdoruesit te zgjedhe kush eshte adapti per te ose te njohe kompanite e ndryshme.
    Inputet do te ishin:
    hardware, kliente, kosto, mundesi.
    Pjese e prodhimit do te ishin:
    cilesia e programuesve, mundesite e firmes(perfshire kaptialin), laboratoret e testimit.
    Output:
    Sistemi operativ.

    Pra sic e shihni perdoruesi(klienti) nuk eshte funskion i prodhuesit. Ky i fundit duhet te dije te lexoje perdoruesin por nuk mund ta integroje ate neprodhim, te pakten ne shumicen e rasteve. Keshtu qe ai e "delegon" kete rrezik ne programe shtese per OS e tij sesa te mbaje barren vete.
    Si psh ne shtepi instalimet hidraulike ofrohen nga nje kompani ato elektrike nga nje tjeter kurse ndertuesi i pallatit ja le ne dore bleresit te zgjedhe nje te tille per te eliminuar pakenaqesite e bleresit. qe con ne kosto me te lire te shtepise dhe fitim me te madh te prodhuesit per shkak te rritjes se cilesie.

Tema tė Ngjashme

  1. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 16:24
  2. Si tė instalojm mė shumė se njė sistem operativ
    Nga Sirius nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 20-07-2007, 09:25
  3. Perdorues Te *nix
    Nga ILovePejaa nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 17:16
  4. Java - Ndryshimet midis Java dhe C++
    Nga Pog17 nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 09:35

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •