" Paraja eshte nje sherbetor i mire , por nje zoteri i keq."
Bibla eshte nder te vetmit libra qe na shpjegon ne thelb , karakterin e njeriut ne "Mish", si dhe karakterine njeriut ne Krisht. Tek letra e Galatasve apostulli Pal na tregon mbi veprat e mishit dhe ato te frymes. Nje nder karateret me thelbesore ne jeten e njeriut "Mishior" eshte "LAKMIJA". Bibla e quan "LAKMINE" , idhujtari. Jakobi ne letren e tij thote se, luftrat tek njeriu vijne per shkak te "LAKMISE", pra lakmija mbetet nje nder idhujt kryesore ne jeten e njeriut mekatar pa Perendi.
Ne bibel kemi plot fakte nepermje te cilave ne mesojme pasojat negative dhe katastrofike qe vijne prej lakmise, dhe kryesisht prej lakmise per "Para".
Ne librin e proverbave thohet nje perkufizim i bukur dhe kuptimplote , persa i perket lakmise per "Para".
" Syri i njeriut dhe gropa e varrit nuk thone kurre mjaft."
Le te shohim konkretisht se cfare pasoja sjell lakmija per pasuri ne jeten e njeriut. Konkretisht do te fokusohemi tek njgjarja , e te riut pasanik. Mark:10:17-31.
Kjo eshte nje histori e vertete, ne te cilen shprehet jeta e njeriut, deshira per pasurine si dhe vlera e saj perpara Perendise.
Ne bibel kemi plote shembuj dhe mesime , ku nepermejt te cilave Perendia na tregon se, kush eshte me e rendesisheme dhe fondamentale ne jeten e njeriut. Psh. kemi shembelltyren e treguar nga Jezusi tek Luka:12:13:21:
Ne kete shembelltyre Jezusi na tregon se, nje njeri pati shume te korra ate vit dhe mendoi qe ti prishte te gjithe hamabaret e tij dhe te bente nje hambar te madh. Ky njeri, thote Jezusi, nuk flinte naten por vetem mendonte se ku do ta vendoste te korrat. Keshtu, ky njeri filloi qe ti thoshte shpirtit te tij: " Shpirti im ti ke "Pasuri" te shumta.. ..ha , pi dhe gezohu." Por Perendia i tha: " Po ate nate do ta kerkojne shpirtin tend dhe te gjitha ato qe pergatite te kujt do te jene?" Dhe Jezusi ne fund te kesaj shembelltyre na jep kete perkufizim:
" Keshtu i ndodh atij qe grumbullon "Thesare" per vete, dhe nuk eshte i pasur ndaj Perendise."
Ne kete shembelltyre Jezusi na tregon se gjithshka qe ndertohet pa Perendine , eshte e destinuar te vdese.
Njeriu pa Perendi e ka aq te madhe lakmine, sa qe ai eshte gati qe te prishe te gjitha "hambaret" e zemers se tij. Keshtu qe ne zemer te tij nuk me asnje vend per Perendine , per te afermin , per mikun, per familjen, per qytetarin e tje. Ai prish gjithshka, ne menrye qe te ndertoje "Hambarin" e madh te "LAKMISE". Nje shembull konkret e shohim fatkeqesisht ne vendin tone. Gjithsecili perpiqet qe te ndertoje "Hambarin" e madh , duke nisur qe nga me i madhi , e deri tek me i vogli, por ata nuk njohin thenien e Jezisit i cili tha: shkatrimi do te jete bashke me te sepse : " Keshtu i ndodh atij qe mbledh "Thesare" per vete dhe nuk eshte i pasur ndaj Perendise."
Lakmija te con ne te kundert me Perendine , nepermejt saj satani neneshtron njerez dhe kombe. Njeriu duke qene mekatar, per shkak te mekatit i neneshtrohet plotesisht satanit dhe "pasurise" qe ai i ofron. Por bibla na tregon se kjo "pasuri" eshte nje pengese kryesore per te njohur dhe pranuar Perendine Zotin tone Jezus Krisht.
# Por cila eshte me e vlefshme per njeriun "pasuria, apo Perendia?
Cdo njeri perballe kesaj pyetjeje prononcohet simbas pozites ne te cilen ai ndodhet. Kush eshte i krishtere deshmon dhe thote: Perendia eshte i pari dhe me i vlefshmi ne jeten e njeriut. Ndersa ai qe nuk beson tek Perendia deshmon dhe thote: Paraja eshte gjeja me e rendesishme per nejriun.
Pervoja e jetes na tregon se, Paraja eshte nje mundesi per te bere nje jete me te rehateshme dhe me me pak vuajtje, por me Para nuk mund ta blesh dot Jeten e perjetshme , shendetin tend, ate te femijve te tu, dashurine me gruan dhe te afermit e tend. Bibla thote se, atje ku ka pasuri ka edhe me shume "MIKLUSA", (njerez qe duan te te zhvatin). Ajte ku ka pasur ka dhe dhe me shume telashe. Por le te shohim se cfare perkufizimi fondamental na jep JEzusi ne lidhej me njeriun dhe "LAKMINE" per pasuri..
Jezusi tek Mate:16:26. thote:
"C'perfitim ka njeriu nese fiton gjithe Boten dhe pastaj e humb shpritin e vet?"
Jezusi tregon se gjaja me e rendesihme per njeriun eshte , te fitoje shpirtin e tij , ne menyre qe ai te mos humbase ne vdekje te perjetshme. Nese nejriu ka qellim te pare dhe me te rendesimshme ne jeten e tij fitimin e pasurise, atehere Jezusi thote se ky njeri e ka humbur shpirtine tij dhe jeten e perjetshme , dhe pengesa kryesore qe ndikon ne kete humbje eshte . "Lakmija" per pasuri .
JEzusi na tregon se edhe nese je pronari i gjithe Botes , nuk mund te blesh dot Jeten e perjetshme, nuk mund ta shpetosh dote shpritin tend, por perkundrazi ti ke humbur gjene me te rendesishme , shpirtin tend qe do te thote: te jesh perjetesisht i vdekur. Atehere le te vijme tek i riu pasanik , ne menyre qe ta shohim me konkretisht se si njeriu, nese rend pas pasurise se botes, ka umbur shpirtin e tij dhe Perendine.
# I riu pasanik.
Vazhdon.
Deshmuesi i Krishtit.
Krijoni Kontakt