Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Brezovica - Qendra e Skijimit

    Njė destinacion kosovar pėr fundjava me borė. Vizitė nė stacionin e madh tė skive nė jug tė Kosovės, ku shkojnė pėr ski edhe ndėrkombėtarėt e UNMIK-ut dhe mjaft turistė tė huaj

    Tė shkojmė pėr ski nė Kosovė!


    Belina Budini

    Ata vijnė nė Shqipėri pėr detin dhe rėrėn, ne mund tė shkojmė atje pėr ski dhe dėborė. Ku? Nė Kosovė, pra! Jo mė shumė se 90 kilometra nė jug nga Prishtina, nė kufi me Maqedoninė gjendet njė nga qendrat mė tė mėdha tė skijimit nė Ballkan, Brezovica, njė fshat turistik, ku shqiptarėt janė rikthyer pas luftės duke rindėrtuar vilat e djegura dhe duke blerė shtėpitė e serbėve. Nuk ėshtė thjesht ēėshtje atdhetarie, por pa dyshim kėnaqėsi tė nisesh njė ditė tė shndritshme dėbore nga Prishtina nė drejtim tė maleve tė Sharrit, pėr tė zbuluar atė qė kosovarėt e quajnė “margaritar” tė turizmit tė tyre dimėror, Brezovicėn.
    Sado elitar tė duket, ky lloj turizmi ka nisur t’i tėrheqė gjithnjė e mė tepėr shqiptarėt e Kosovės, ndėrsa tė paktė janė ata prej Shqipėrie qė e njohin kėtė destinacion tė veēantė tė gjysmės tjetėr shqiptare. Rrugės nga Prishtina drejt Brezovicės nuk numėruam mė shumė se 2-3 syresh qė ngjiteshin me makinat e tyre drejt qendrės sė skijimit. Ndėrsa makinat e ndėrkombėtarėve tė Kosovės dhe tė turistėve tė huaj qė udhėtonin drejt Brezovicės ishin tė shumta, pa dyshim qė pjesa mė e madhe e atyre qė rendnin pėr ski ishin kosovarė. Fundjava nė stacionin e skive ėshtė njė nga alternativat mė tė preferuara pėr ta. Sidomos ditėve tė kthjellėta, pa erė dhe me diell.
    E tillė ishte e diela jonė e muajit shkurt. Por ditė tė tilla tė bukura dėbore gjen nė kėtė stacion skish deri nė muajin maj. Sipas tė dhėnave tė departamentit tė turizmit pranė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės, qendra e Brezovicės drejt sė cilės po udhėtojnė, shtrihet nė njė territor prej 2 500 hektarėsh, nė njė lartėsi nga 1 718 deri nė 2 522 metra mbi nivelin e detit. Ndėrsa shtigjet e rregulluara pėr skijim qė na presin nė Brezovicė janė plot 40 kilometra. Shtigje tė lakuara siē duhet dhe disa prej tė cilave janė tė gjata deri nė 5 kilometra secila. Statistika e lakueshmėrisė mesatare tė kėtyre shtigjeve ėshtė 38%, gjė qė entuziazmon edhe mė profesionistėt e skijimit.
    Kėshtu, tė dielėn e dytė tė shkurtit 2006 Brezovica na priste e populluar si ēdo tė diel dimri. Vargu i gjatė i makinave tė parkuara niste ende pa iu afruar rrėzės sė malit, ndėrsa nė faqen e malit qė dukej nga rruga, mė profesionistėt kishin nisur skijimin e guximshėm. Nuk ėshtė e lehtė tė parkosh pranė stacionit, nė mėnyrė qė tė shmangėsh njė copė tė mirė rruge nė kėmbė, por me pak insistim arrijmė tė gjejmė njė vend afėr stacionit tė poshtėm. Njė udhėtim fare i shkurtėr me kabinė tė ngjit nė sheshpushimin e madh tė stacionit tė skive, aty ku gjenden baret e vogla dhe ku tregtohen e jepen me qira mjete tė skijimit. Nėse nuk ke marrė me vete tė tilla, duhet tė marrėsh parasysh qė ēmimet janė tė kripura, por mund tė gjesh nga tė gjitha llojet e pajimeve. Nė kafenenė e madhe tė hotelit “Molika”, nuk ėshtė e lehtė tė gjesh as vend dhe as pije tė mira tė ngrohta. Ani, bora dhe koha duken nė favorin tonė.
    Grupet e organizuara tė tė rinjve qė ngjiten ēdo fundjavė, janė tė shumta, por frekuentuesit e rregullt tė kėtyre anėve tregojnė se tė shumtė janė edhe studentėt qė zhvillojnė praktikat mėsimore atje lart dhe jo thjesht fundjavave por pėr periudha mė tė gjata. Ndonjėherė u duhet tė bien pre e tekave tė prerjeve tė energjisė elektrike qė mund t’i lėrė edhe pėr njė kohė tė gjatė varur nė teleferik, por humori dhe pozitiviteti i moshės bėn qė gjithēka tė pėrfundojė mirė pėr ta. Ndėrsa pėr prindėrit e shoqėruar me fėmijė aventura tė tilla nė teleferikun e hapur nuk janė aq tė kėndshme, prandaj preferojnė tė frekuentojnė ambientet mė pranė qendrės, nė kodrinėn mė tė butė dhe mė pak tė rrezikshme pėr skiatorėt e vegjėl apo diletantėt e skijimit.
    Sidoqoftė ata mund tė shfrytėzojnė teleferikun e vogėl qė i ngjit duke skijuar deri nė njė farė pike, nė mėnyrė qė tė zbresin mandej vetė, duke pėrdorur gjithė teknikėn dhe artin e tyre tė skijimit ose tė rrokullisjes teposhtė. Nė radhė pėr tė praktikuar kėtė lloj skijimi qėndrojnė tė vegjlit, por edhe tė rriturit. Mė tė guximshmit preferojnė tė marrin teleferikun mė tė gjatė dhe tė hidhen me ski nė faqen tjetėr tė malit qė gėlon nga ata mė sportivėt. Mundėsitė e shumta pėr t’u zbavitur dhe mjetet e infrastruktura sportive i kanė lėnė lojėrat fėminore me topa bore nė prehistori, ndėrsa edhe mė i vogli prej tyre kėrkon tė zbresė me skitė e veta nga teleferiku.
    Stacioni mė i ri i nisjes sė teleferikut ėshtė vendosur nė "Livadhin e Madh", nė njė lartėsi prej 1 718 metra mbi nivelin e detit, ndėrsa stacioni i mbėrritjes nga ky teleferik ėshtė vendosur nė 2 212 metra lartėsi mbi det. Pėrveē shtėpive dhe vilave private, disa prej tė cilave jepen edhe me qira, dy nga hotelet mė tė njohura tė Brezovicės janė “Molika”, hotel i cili gjendet nė pikėn mė tė lartė ku nisin edhe shtigjet e skijimit dhe i vendosur shumė afėr teleferikut tė poshtėm, nė njė lartėsi prej 1 750 metra mbi det dhe hotel “Narcis”, qė gjendet nė fshatin e Brezovicės, 9 kilometra larg shtigjeve tė skijimit, por qė ka kushte mė tė mira sesa hotel “Molika”, i cili pritet tė privatizohet dhe tė restaurohet sė shpejti.
    Edhe pse i administruar dhe i menaxhuar kryesisht nga komuniteti serb, qendra e skijimit tė Brezovicės frekuentohet rregullisht dhe pa probleme apo incidente nga ana e kosovarėve, tė cilėt shkojnė rregullisht fundjavave aty pėr t’u argėtuar, me grupe shoqėrore ose me familjet e tyre. Sipas stafit serb tė qendrės sė skijimit, gjatė fundjavave numri i vizitorėve shkon deri nė 2-3 mijė vetė, ndėrsa gjatė gjithė sezonit numėrohen mė shumė se 100 mijė vizitorė. E ndėrtuar nė vitet 70, qendra e skive nė Brezovicė nuk ka marrė prej kohėsh investime nga shteti, megjithėse ende nuk ėshtė privatizuar.


    20/02/2006



    Nė Komunėn e Shterpēes, ku banojnė serbė dhe kosovarėt shkojnė pėr pushime. Si po rritet fshati turistik me vila shqiptare, ndėrsa serbėt menaxhojnė ende aktivitetin turistik shtetėror

    Brezovica, fshati turistik ku bashkėjetojnė shqiptarėt dhe serbėt


    Belina Budini

    Brezovica nuk ėshtė thjesht njė destinacion turistik nė Kosovė. Ajo ka mbetur njė nga tė paktat territore ku shqiptarėt dhe serbėt jetojnė ende bashkė. Nėse kosovarėt aty kalojnė fundjavat, serbėt e komunės Shterpēe jetojnė me tė ardhurat qė i vijnė qendrės sė skijimit kryesisht nga shqiptarėt. Megjithatė, kjo e fundit nuk ėshtė mė njė arsye e mjaftueshme pėr t’i mbajtur shqiptarėt e Kosovės larg kėsaj qendre tė mrekullueshme rrethuar nga malet e Sharrit dhe nga breza drurėsh tė dendur. Nėse atje nė qendrėn e skijimit janė bashkė serbė dhe shqiptarė, shenjat e ndarjes nuk mungojnė gjatė rrugės, kur mbishkrimin nė gjuhėn shqipe tė fshatit Shterpēe dikush ka tentuar ta fshijė duke e spėrkatur me ngjyrė tė kuqe, ndėrsa nė njė tabelė tjetėr rruge gjen 4 C-tė e sloganit serb: “Vetėm bashkimi serb e bėn Serbinė tė madhe”.
    Tė ndalesh pėr tė marrė ndonjė foto nga fshati serb buzė rrugės qė tė ēon nė qendrėn e skijimit mund tė merret si provokim dhe miqtė nga Kosova nuk rekomandojnė tė qėndrosh gjatė. Nga ana tjetėr, nuk kanė kaluar mė shumė se 2-3 muaj kur ėshtė minuar pikėrisht nė njė zonė diku aty afėr memoriali i Ahmet Kaēikut, njė heroi kosovar tė vrarė nė Masakrėn e Reēakut nė vitin 1999. Ndėrsa nė fshatin Shterpēe ende konsiderohet guxim i madh tė blesh njė shtėpi pėr tė banuar, sipas Ibrahim Bucaliut, njė biznesmeni nga Ferizaj qė ka ndėrtuar vilėn e tij nė Brezovicė, nuk mungojnė shqiptarėt qė kanė nisur tė blejnė prona nė Shterpēe, por me sa duket ende nuk banojnė aty.
    Mė pak serb, por jo krejt shqiptar ėshtė edhe fshati turistik i Brezovicės, mes bjeshkės sė Sharrit dhe ende nė komunėn Shterpēe. I pari qė ka ndėrtuar vilėn e tij aty dhe qė i hapi rrugėn rikthimit tė shqiptarėve ėshtė kryeparlamentari i Kosovės, Nexhat Daci. Tanimė janė tė shumtė shqiptarėt qė kanė blerė toka dhe shtėpi pushimi aty. “Janė rreth 275 vila shqiptare nė Brezovicė. Mund tė jetė afro 90% e gjithė fshatit. Janė investime tė mėdha dhe tė guximshme, po tė kihet parasysh gjendjen e fillimit. Megjithatė, kryetari i parlamentit na hapi rrugėn ne tė tjerėve, pak a shumė. Tani shqiptarėt po rikthehen. Ka ende shtėpi tė djegura, por edhe mjaft shtėpi serbe tė blera nga shqiptarėt”, - tregon biznesmeni nga Ferizaj, Ibrahim Bucaliu, i cili ka shpenzuar mė shumė se 100 mijė euro pėr njė nga vilat mė tė mrekullueshme private nė kėtė fshat.
    Qendra e skijimit gjendet vetėm 12 kilometra larg fshatit Brezovicė, ku kalon lumi i Lepencit dhe ku tė gjitha stinėt janė tė mrekullueshme pėr tė pushuar, pėr ajrin e pastėr e tė freskėt, pemėt, qetėsinė dhe ujin e mrekullueshėm. “E kam ndėrtuar shtėpinė time tė pushimeve pikėrisht kėtu pranė lumit, pėr shkak tė zhurmės qetėsuese tė ujit nė pranverė dhe verė kur vij shumė shpesh. Nė dimėr pėrfitoj mė shumė nga qendra e skive pėr t’u kthyer mandej nė vilėn time tė pushoj”, - tregon biznesmeni qė tokėn e ka blerė para 4 vjetėsh pėr njė shumė prej 16 mijė eurosh, ndėrsa ka investuar aty shumė mė tepėr, duke ndėrtuar njė vilė pushimi tė cilės nuk i mungon asgjė deri nė detajet mė tė vogla dhe tradicionale tė oxhakut dekoruar me lėkurė kafshėsh tė pyllit.
    Pėrkarshi vilės luksoze tė biznesmenit kosovar duken ende vilat e shqiptarėve tė djegura nga serbėt gjatė luftės dhe qė ende nuk janė restauruar si disa tė tjera. Fshati numėron afro 400 vila, shumica prej tė cilave tanimė janė blerė nga shqiptarėt, ndėrsa serbėt kanė mbetur shumicė nė Shterpēė. Funksionarė tė lartė tė shtetit, profesorė universitetesh e biznesmenė tė shumtė kosovarė kanė tashmė vilat e tyre nė Brezovicė. Por nė parkun kombėtar tė Brezovicės shqiptarėt kanė nisur tė konstatojnė edhe njė problem tjetėr qė ėshtė ai i prerjes sė drurėve nga serbėt, ndėrsa kėta tė fundit nuk paguajnė prej kohėsh as energjinė elektrike dhe pėr kėtė shkak e gjithė zona turistike shpesh ėshtė e penalizuar me errėsirė, gjė qė sjell edhe largimin e shumė vizitorėve dhe turistėve. Sidoqoftė, atje lart, nė pistat e skive tė Brezovicės, i gjen tė gjithė bashkė, serbė dhe shqiptarė, si rrallėkund tashmė nė Kosovė.


    Intervistė me ministrin e Tregtisė, Industrisė dhe Turizmit, Bujar Dugolli

    Hajdeni si turistė nė Kosovė!

    Bujar Dugolli, ministėr i Tregtisė, Industrisė dhe Turizmit, tregon pėr “Shekullin”, se ēfarė po ndodh me turizmin dhe industrinė nė Kosovė, problemet, por edhe atraksionet turistike qė duhet tė tėrheqin shqiptarėt, tė paktėn si turistė drejt Kosovės

    Sa ėshtė investuar nė Kosovė pėr turizmin kėto vitet e fundit?
    Nė tė vėrtetė, vetėm sektori privat ka pasur zhvillime tė mira, ndėrsa sektori shtetėror nuk ka ecur pėrpara nė kėtė drejtim.

    Po nė stacionin e skive tė Brezovicės?
    Qendra e Brezovicės ėshtė njė terren mjaft i bukur qė ende ėshtė shtetėror, por qeveria nuk ka mjetet e duhura qė tė investojė aty. Ne kėrkojnė qė ta privatizojmė atė dhe gjatė kėtij viti kemi planifikuar qė tė privatizohet. Ajo ėshtė njė qendėr e krijuar nė vitet 70 dhe nė Ballkan ėshtė mjaft e njohur. Tė tilla ka edhe nė Maqedoni, Bullgari dhe Slloveni, ku nė tė vėrtetė ėshtė investuar mė shumė nė kėtė drejtim. Megjithatė, qendra e Kosovės ėshtė njė nga mė atraktivet e rajonit.

    Pse mendoni se ėshtė mė atraktive?
    Pikėsėpari sepse vargmalet e Sharrit, pjesa e Alpeve tė Kosovės, janė shumė tė pėrshtatshme pėr turizėm dhe ushtrimin e sporteve dimėrore. Kanė njė reliev shumė tė favorshėm. Megjithatė jam i mendimit qė turizmi dimėror duhet tė ketė lidhje territoriale. Pėr shembull, do tė donim qė me Maqedoninė tė ketė njė projekt tė pėrbashkėt, aq mė tepėr qė Brezovica gjendet nė kufi me Maqedoninė. Nga ana tjetėr, nė vitin 2007 do tė pėrqendrohemi mė shumė nė zhvillimin e sektorit tė turizmit dhe kryesisht nė zhvillimin e sektorit privat. Jemi duke nxitur investime dhe privatizime nė kėtė sektor.

    Cilat janė atraksionet e tjera turistike tė Kosovės qė ju rekomandoni tė vizitohen nga shqiptarėt?
    Ka shumė tė tilla nė Kosovė ku ju mund tė vini, qoftė edhe si turistė. Bjeshkėt e Rugovės janė shumė tė pėrshtatshme pėr ski dhe aty gjendet njė fshat turistik i sapondėrtuar me investime tė mira private. Burimi i Drinit tė Bardhė me ujė kurativ ėshtė njė destinacion tjetėr qė mund tė vizitohet. Afėr Gjakovės, nė Bjeshkėt e Belekut, ka njė terren mjaft tė bukur, por aty kėrkohet asfaltimi i njė rruge prej 9 kilometrash. Ndėrkohė qė turizėm kulturor ofron edhe Prizreni mbi Graēanicė, afėr Prishtinės, ku gjendet njė qytet i lashtė iliro-romak. Edhe Prekazi ėshtė njė destinacion turistik qėkurse aty gjendet memoriali i Adem Jasharit dhe ka mbi 1 milion vizitorė nė vit qė shohin kullat dhe gjurmėt e luftės si edhe varrezat.

    Turizmi ėshtė vetėm njė departament nė ministrinė qė ju drejtoni. Njė vėshtrim tė shkurtėr mbi gjendjen e industrisė sė Kosovės?
    Kosova ka rezerva tė shumta dhe si e tillė nuk do tė duhej tė kishte sė paku krizė energjetike, pasi rezervat e lignitit janė tė shumta, por aktualisht Kosova nuk prodhon energji tė mjaftueshme, pėr shkak tė teknologjisė sė vjetėr. Nė dimėr blihen 100 megavat energji nė ditė, ndėrkohė qė 50% e energjisė nuk faturohet dhe nga 50% e asaj qė faturohet, 30% nuk paguhet. Kjo ėshtė gjendja energjetike, nė fakt. Ka njė projekt tė Bankės Botėrore pėr ndėrtimin e njė TEC-i. Prioritet ėshtė gjithashtu nė Kosovė edhe infrastruktura rrugore, e cila kėrkon pėrmirėsim. Tregtia dhe industria kėrkojnė gjithashtu zhvillime dhe investime nė kėtė drejtim. Pse jo, edhe bashkėpunim mė tė ngushtė me Shqipėrinė.




    20/02/2006


    Urojme qe te privatizohet sa me pare Brezovica.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Privatizimi i Brezovices

    Vetėm nė Kosovė ndodh qė udhėheqėsit komunalė dhe menaxhmenti i dhunshėm serb i ndėrmarrjes tė bllokojė privatizimin e miratuar nga OKB-ja. Privatizimin e Brezovicės e kanė nė duar serbėt, edhe pse kėtė duhej ta kishte AKM-ja

    Arbana Xharra

    Prishtinė, 5 prill 2006 – Qendra turistike Brezovica, vend ky ku shqiptarėt kalojnė pushimet apo njė vikend ndėrsa serbėt menaxhojnė me tė ka mbetur e pazhvilluar si dhe ende nuk ėshtė privatizuar.

    AKM-ja, e cila ka kohė qė deklaron se ka nisur tė bėjė pėrgatitjet pėr privatizimin e kėsaj qendre, e cila pėr shumė investitorė shihet si atraktive, ėshtė bėrė subjekt i presioneve tė palės serbe pėr tė mos kryer privatizimin.

    Shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Joachim Ruecker, sė bashku mė ministrin e Tregtisė dhe Industrisė, Bujar Dugolli, kanė pasur disa takime nė Brezovicė me drejtuesit komunalė dhe ata tė qendrės INEX-Brezovica.
    "Deri tash kanė hasur ne mospajtim me serbėt e Shtėrpcės dhe vėshtirė se atyre do t’iu mbushet mendja qė tė pranojnė tė futen ne procesin e privatizimit", tha njė burim i KD-sė nė AKM.

    Nga ana tjetėr AKM-ja ka planifikuar qė nė privatizim tė pėrfshihet komplet qendra turistike Brezovica, e cila do tė vendosė metodėn spin-off special, ku parashihen investime dhe punėsime nė kėtė qendėr.

    Kreu i BSPK-sė, i cili ėshtė edhe anėtar i Bordit tė AKM-sė ka thėnė se AKM-ja nuk i trajton tė gjitha ndėrmarrjet shoqėrore njėjtė.

    Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, tha se AKM-ja nuk duhet tė jetė subjekt i asnjė presionesh.

    Dy investues tė gatshėm

    Burimi i KD-se ka bėrė tė ditur se edhe nė mbledhjet e Bordit tė AKM-sė ėshtė vendosur qė institucionet vendore dhe ndėrkombėtare tė pėrgatiten, nė mėnyrė qė sezoni i ardhshėm dimėror ta gjejė tė privatizuar qendrėn turistike "INEX" nė Brezovicė.

    Zyrtarėt e AKM-sė kanė bėrė tė ditur se Ruecker i ka lajmėruar udhėheqėsit komunal tė Shtėrpcės dhe INEX-it se Qeveria e Kosovės, apo OJQ-tė nuk kanė para nė dispozicion pėr investime nė qendrėn e skijimit nė Brezovicė. Kėshtu qė nuk ka opsion tjetėr pėrpos privatizimit tė kėsaj qendre.

    Shefi i Shtyllės sė Katėr tė UNMIK-ut i ka njoftuar palėt e pėrfshira nė kėtė proces INEX-in dhe Brezovicėn se do tė jenė tė involvuar nė tė gjitha fazat e privatizimit.

    "Aktualisht ka dy investitorė tė mėdhenj qė janė tė interesuar. Janė duke u planifikuar nga zyrtarėt e AKM-sė vizitat e tyre nė kėtė qendėr dhe pritet qė tė ketė edhe shumė investitorė tė tjerė potencialė", ka thėnė burimi KD-sė nė AKM.

    Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, mendon se AKM-ja nuk duhet tė jetė subjekt i asnjė presioni, por ta ēojė pėrpara procesin e privatizimit tė kėsaj qendre turistike sa mė parė.

    "Sa mė shpejt qė ėshtė e mundur duhet tė ndodhė privatizimi i qendrės turistike nė Brezovicė", ka thėnė Beqaj pėr tė shtuar se efektet ekonomike nga privatizimi i saj do tė jenė shumė tė mėdha.

    Sipas Beqajt, Brezovica ka kapacitete tė jashtėzakonshme pėr t'i tėrhequr turistėt e huaj.

    "Deri nė fund tė kėtij viti qendra turistike nė Brezovicė do tė privatizohet, nėpėrmjet metodės spin-off special, ku pritet tė konkurrojnė edhe investitorė seriozė, tė cilėt mund ta ringjallin kėtė qendėr", tha Beqaj. Sipas tij kjo qendėr duhet tė depolitizohet, pasi qė deri tani ka qenė njė enklavė e serbėve nė Kosovė, ndėrsa tė gjithė duhet ta kuptojnė se enklavat nuk krijojnė prosperitet zhvillimor.

    Kreu i BSPK-sė, Bahri Shabani, nga ana tjetėr tha se ka shumė tė interesuar pėr kėtė qendėr turistike, por AKM-ja ėshtė duke e zvarritur kėtė punė.

    "Shumė herė janė takuar zyrtarė tė AKM-sė me ata tė qendrės turistike Brezovica, por mesa e di unė nuk kanė marrė pėlqim", tha Shabani. Sipas tij AKM-ja duhet tė trajtojė kėtė qendėr turistike sikurse edhe ndėrmarrjet e tjera shoqėrore nė Kosovė.

    Investimet 20 milionė euro

    Konsiderohet se paku 20 milionė euro duhet tė investohen ne qendrėn turistike qė tė modernizohen hotelet, ashensorėt pėr skijim dhe gjėrat tė tjera pėrcjellėse nė kėtė qendėr.

    Pėrveē dy hoteleve "Molika" dhe "Narcis", nė qendrėn turistike "Brezovica" janė tė ndėrtuara edhe mbi 300 vila, tė cilat lėshohen me qira.

    Kėto vila dhe hotele pėrveē tėrheqjes sė pushuesve kanė edhe borxhe tė mėdha ndaj KEK-ut dhe nuk kanė paguar me rregull tatime. Udhėheqėsit e kėtyre hoteleve kanė refuzuar t'i paguajnė faturat e KEK-ut kėshtu qė borxhi i tyre ndaj KEK-ut ėshtė rritur nė qindra mijė euro.

    KEK-u para disa muajve ka ndėrmarrė furnizimin me rrymė nė kėto hotele, kėshtu qė udhėheqėsit e hoteleve janė detyruar qė tė shfrytėzojnė gjeneratorėt pėr t’u furnizuar me rrymė.

    Borxhi i pėrgjithshėm i Komunės sė Shtėrpcės ndaj KEK-ut ka arritur shumėn mbi 4,2 milionė euro.

    Marrė nga Koha Ditore

    Jo vetem qe duhet te privatizohet sa me pare Brezovica por edhe parate e privatizimit AKM duhet tja jape qeverise sa me pare qe ti vej ne funksion ato sa me shpejt qe eshte e mundur, duke pasur parasysh nevojat per investime te qeverise. Me keto para do mund te ndertohet nje pjese e mire e autostrades Merdare - Vermice duke i dhene nje bum ekonomise me punesimin e mijera vetave ne kete projekt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 24-04-2006 mė 05:10
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Si ju duket Qendra e Tiranes?
    Nga Enri nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 09:25
  2. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08
  3. Hapet qendra tregetare e para ne Durres
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 09:51
  4. Qendra Kombetare Kinematografike
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-09-2002, 01:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •