Njė destinacion kosovar pėr fundjava me borė. Vizitė nė stacionin e madh tė skive nė jug tė Kosovės, ku shkojnė pėr ski edhe ndėrkombėtarėt e UNMIK-ut dhe mjaft turistė tė huaj
Tė shkojmė pėr ski nė Kosovė!
Belina Budini
Ata vijnė nė Shqipėri pėr detin dhe rėrėn, ne mund tė shkojmė atje pėr ski dhe dėborė. Ku? Nė Kosovė, pra! Jo mė shumė se 90 kilometra nė jug nga Prishtina, nė kufi me Maqedoninė gjendet njė nga qendrat mė tė mėdha tė skijimit nė Ballkan, Brezovica, njė fshat turistik, ku shqiptarėt janė rikthyer pas luftės duke rindėrtuar vilat e djegura dhe duke blerė shtėpitė e serbėve. Nuk ėshtė thjesht ēėshtje atdhetarie, por pa dyshim kėnaqėsi tė nisesh njė ditė tė shndritshme dėbore nga Prishtina nė drejtim tė maleve tė Sharrit, pėr tė zbuluar atė qė kosovarėt e quajnė margaritar tė turizmit tė tyre dimėror, Brezovicėn.
Sado elitar tė duket, ky lloj turizmi ka nisur ti tėrheqė gjithnjė e mė tepėr shqiptarėt e Kosovės, ndėrsa tė paktė janė ata prej Shqipėrie qė e njohin kėtė destinacion tė veēantė tė gjysmės tjetėr shqiptare. Rrugės nga Prishtina drejt Brezovicės nuk numėruam mė shumė se 2-3 syresh qė ngjiteshin me makinat e tyre drejt qendrės sė skijimit. Ndėrsa makinat e ndėrkombėtarėve tė Kosovės dhe tė turistėve tė huaj qė udhėtonin drejt Brezovicės ishin tė shumta, pa dyshim qė pjesa mė e madhe e atyre qė rendnin pėr ski ishin kosovarė. Fundjava nė stacionin e skive ėshtė njė nga alternativat mė tė preferuara pėr ta. Sidomos ditėve tė kthjellėta, pa erė dhe me diell.
E tillė ishte e diela jonė e muajit shkurt. Por ditė tė tilla tė bukura dėbore gjen nė kėtė stacion skish deri nė muajin maj. Sipas tė dhėnave tė departamentit tė turizmit pranė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė sė Kosovės, qendra e Brezovicės drejt sė cilės po udhėtojnė, shtrihet nė njė territor prej 2 500 hektarėsh, nė njė lartėsi nga 1 718 deri nė 2 522 metra mbi nivelin e detit. Ndėrsa shtigjet e rregulluara pėr skijim qė na presin nė Brezovicė janė plot 40 kilometra. Shtigje tė lakuara siē duhet dhe disa prej tė cilave janė tė gjata deri nė 5 kilometra secila. Statistika e lakueshmėrisė mesatare tė kėtyre shtigjeve ėshtė 38%, gjė qė entuziazmon edhe mė profesionistėt e skijimit.
Kėshtu, tė dielėn e dytė tė shkurtit 2006 Brezovica na priste e populluar si ēdo tė diel dimri. Vargu i gjatė i makinave tė parkuara niste ende pa iu afruar rrėzės sė malit, ndėrsa nė faqen e malit qė dukej nga rruga, mė profesionistėt kishin nisur skijimin e guximshėm. Nuk ėshtė e lehtė tė parkosh pranė stacionit, nė mėnyrė qė tė shmangėsh njė copė tė mirė rruge nė kėmbė, por me pak insistim arrijmė tė gjejmė njė vend afėr stacionit tė poshtėm. Njė udhėtim fare i shkurtėr me kabinė tė ngjit nė sheshpushimin e madh tė stacionit tė skive, aty ku gjenden baret e vogla dhe ku tregtohen e jepen me qira mjete tė skijimit. Nėse nuk ke marrė me vete tė tilla, duhet tė marrėsh parasysh qė ēmimet janė tė kripura, por mund tė gjesh nga tė gjitha llojet e pajimeve. Nė kafenenė e madhe tė hotelit Molika, nuk ėshtė e lehtė tė gjesh as vend dhe as pije tė mira tė ngrohta. Ani, bora dhe koha duken nė favorin tonė.
Grupet e organizuara tė tė rinjve qė ngjiten ēdo fundjavė, janė tė shumta, por frekuentuesit e rregullt tė kėtyre anėve tregojnė se tė shumtė janė edhe studentėt qė zhvillojnė praktikat mėsimore atje lart dhe jo thjesht fundjavave por pėr periudha mė tė gjata. Ndonjėherė u duhet tė bien pre e tekave tė prerjeve tė energjisė elektrike qė mund ti lėrė edhe pėr njė kohė tė gjatė varur nė teleferik, por humori dhe pozitiviteti i moshės bėn qė gjithēka tė pėrfundojė mirė pėr ta. Ndėrsa pėr prindėrit e shoqėruar me fėmijė aventura tė tilla nė teleferikun e hapur nuk janė aq tė kėndshme, prandaj preferojnė tė frekuentojnė ambientet mė pranė qendrės, nė kodrinėn mė tė butė dhe mė pak tė rrezikshme pėr skiatorėt e vegjėl apo diletantėt e skijimit.
Sidoqoftė ata mund tė shfrytėzojnė teleferikun e vogėl qė i ngjit duke skijuar deri nė njė farė pike, nė mėnyrė qė tė zbresin mandej vetė, duke pėrdorur gjithė teknikėn dhe artin e tyre tė skijimit ose tė rrokullisjes teposhtė. Nė radhė pėr tė praktikuar kėtė lloj skijimi qėndrojnė tė vegjlit, por edhe tė rriturit. Mė tė guximshmit preferojnė tė marrin teleferikun mė tė gjatė dhe tė hidhen me ski nė faqen tjetėr tė malit qė gėlon nga ata mė sportivėt. Mundėsitė e shumta pėr tu zbavitur dhe mjetet e infrastruktura sportive i kanė lėnė lojėrat fėminore me topa bore nė prehistori, ndėrsa edhe mė i vogli prej tyre kėrkon tė zbresė me skitė e veta nga teleferiku.
Stacioni mė i ri i nisjes sė teleferikut ėshtė vendosur nė "Livadhin e Madh", nė njė lartėsi prej 1 718 metra mbi nivelin e detit, ndėrsa stacioni i mbėrritjes nga ky teleferik ėshtė vendosur nė 2 212 metra lartėsi mbi det. Pėrveē shtėpive dhe vilave private, disa prej tė cilave jepen edhe me qira, dy nga hotelet mė tė njohura tė Brezovicės janė Molika, hotel i cili gjendet nė pikėn mė tė lartė ku nisin edhe shtigjet e skijimit dhe i vendosur shumė afėr teleferikut tė poshtėm, nė njė lartėsi prej 1 750 metra mbi det dhe hotel Narcis, qė gjendet nė fshatin e Brezovicės, 9 kilometra larg shtigjeve tė skijimit, por qė ka kushte mė tė mira sesa hotel Molika, i cili pritet tė privatizohet dhe tė restaurohet sė shpejti.
Edhe pse i administruar dhe i menaxhuar kryesisht nga komuniteti serb, qendra e skijimit tė Brezovicės frekuentohet rregullisht dhe pa probleme apo incidente nga ana e kosovarėve, tė cilėt shkojnė rregullisht fundjavave aty pėr tu argėtuar, me grupe shoqėrore ose me familjet e tyre. Sipas stafit serb tė qendrės sė skijimit, gjatė fundjavave numri i vizitorėve shkon deri nė 2-3 mijė vetė, ndėrsa gjatė gjithė sezonit numėrohen mė shumė se 100 mijė vizitorė. E ndėrtuar nė vitet 70, qendra e skive nė Brezovicė nuk ka marrė prej kohėsh investime nga shteti, megjithėse ende nuk ėshtė privatizuar.
20/02/2006
Nė Komunėn e Shterpēes, ku banojnė serbė dhe kosovarėt shkojnė pėr pushime. Si po rritet fshati turistik me vila shqiptare, ndėrsa serbėt menaxhojnė ende aktivitetin turistik shtetėror
Brezovica, fshati turistik ku bashkėjetojnė shqiptarėt dhe serbėt
Belina Budini
Brezovica nuk ėshtė thjesht njė destinacion turistik nė Kosovė. Ajo ka mbetur njė nga tė paktat territore ku shqiptarėt dhe serbėt jetojnė ende bashkė. Nėse kosovarėt aty kalojnė fundjavat, serbėt e komunės Shterpēe jetojnė me tė ardhurat qė i vijnė qendrės sė skijimit kryesisht nga shqiptarėt. Megjithatė, kjo e fundit nuk ėshtė mė njė arsye e mjaftueshme pėr ti mbajtur shqiptarėt e Kosovės larg kėsaj qendre tė mrekullueshme rrethuar nga malet e Sharrit dhe nga breza drurėsh tė dendur. Nėse atje nė qendrėn e skijimit janė bashkė serbė dhe shqiptarė, shenjat e ndarjes nuk mungojnė gjatė rrugės, kur mbishkrimin nė gjuhėn shqipe tė fshatit Shterpēe dikush ka tentuar ta fshijė duke e spėrkatur me ngjyrė tė kuqe, ndėrsa nė njė tabelė tjetėr rruge gjen 4 C-tė e sloganit serb: Vetėm bashkimi serb e bėn Serbinė tė madhe.
Tė ndalesh pėr tė marrė ndonjė foto nga fshati serb buzė rrugės qė tė ēon nė qendrėn e skijimit mund tė merret si provokim dhe miqtė nga Kosova nuk rekomandojnė tė qėndrosh gjatė. Nga ana tjetėr, nuk kanė kaluar mė shumė se 2-3 muaj kur ėshtė minuar pikėrisht nė njė zonė diku aty afėr memoriali i Ahmet Kaēikut, njė heroi kosovar tė vrarė nė Masakrėn e Reēakut nė vitin 1999. Ndėrsa nė fshatin Shterpēe ende konsiderohet guxim i madh tė blesh njė shtėpi pėr tė banuar, sipas Ibrahim Bucaliut, njė biznesmeni nga Ferizaj qė ka ndėrtuar vilėn e tij nė Brezovicė, nuk mungojnė shqiptarėt qė kanė nisur tė blejnė prona nė Shterpēe, por me sa duket ende nuk banojnė aty.
Mė pak serb, por jo krejt shqiptar ėshtė edhe fshati turistik i Brezovicės, mes bjeshkės sė Sharrit dhe ende nė komunėn Shterpēe. I pari qė ka ndėrtuar vilėn e tij aty dhe qė i hapi rrugėn rikthimit tė shqiptarėve ėshtė kryeparlamentari i Kosovės, Nexhat Daci. Tanimė janė tė shumtė shqiptarėt qė kanė blerė toka dhe shtėpi pushimi aty. Janė rreth 275 vila shqiptare nė Brezovicė. Mund tė jetė afro 90% e gjithė fshatit. Janė investime tė mėdha dhe tė guximshme, po tė kihet parasysh gjendjen e fillimit. Megjithatė, kryetari i parlamentit na hapi rrugėn ne tė tjerėve, pak a shumė. Tani shqiptarėt po rikthehen. Ka ende shtėpi tė djegura, por edhe mjaft shtėpi serbe tė blera nga shqiptarėt, - tregon biznesmeni nga Ferizaj, Ibrahim Bucaliu, i cili ka shpenzuar mė shumė se 100 mijė euro pėr njė nga vilat mė tė mrekullueshme private nė kėtė fshat.
Qendra e skijimit gjendet vetėm 12 kilometra larg fshatit Brezovicė, ku kalon lumi i Lepencit dhe ku tė gjitha stinėt janė tė mrekullueshme pėr tė pushuar, pėr ajrin e pastėr e tė freskėt, pemėt, qetėsinė dhe ujin e mrekullueshėm. E kam ndėrtuar shtėpinė time tė pushimeve pikėrisht kėtu pranė lumit, pėr shkak tė zhurmės qetėsuese tė ujit nė pranverė dhe verė kur vij shumė shpesh. Nė dimėr pėrfitoj mė shumė nga qendra e skive pėr tu kthyer mandej nė vilėn time tė pushoj, - tregon biznesmeni qė tokėn e ka blerė para 4 vjetėsh pėr njė shumė prej 16 mijė eurosh, ndėrsa ka investuar aty shumė mė tepėr, duke ndėrtuar njė vilė pushimi tė cilės nuk i mungon asgjė deri nė detajet mė tė vogla dhe tradicionale tė oxhakut dekoruar me lėkurė kafshėsh tė pyllit.
Pėrkarshi vilės luksoze tė biznesmenit kosovar duken ende vilat e shqiptarėve tė djegura nga serbėt gjatė luftės dhe qė ende nuk janė restauruar si disa tė tjera. Fshati numėron afro 400 vila, shumica prej tė cilave tanimė janė blerė nga shqiptarėt, ndėrsa serbėt kanė mbetur shumicė nė Shterpēė. Funksionarė tė lartė tė shtetit, profesorė universitetesh e biznesmenė tė shumtė kosovarė kanė tashmė vilat e tyre nė Brezovicė. Por nė parkun kombėtar tė Brezovicės shqiptarėt kanė nisur tė konstatojnė edhe njė problem tjetėr qė ėshtė ai i prerjes sė drurėve nga serbėt, ndėrsa kėta tė fundit nuk paguajnė prej kohėsh as energjinė elektrike dhe pėr kėtė shkak e gjithė zona turistike shpesh ėshtė e penalizuar me errėsirė, gjė qė sjell edhe largimin e shumė vizitorėve dhe turistėve. Sidoqoftė, atje lart, nė pistat e skive tė Brezovicės, i gjen tė gjithė bashkė, serbė dhe shqiptarė, si rrallėkund tashmė nė Kosovė.
Intervistė me ministrin e Tregtisė, Industrisė dhe Turizmit, Bujar Dugolli
Hajdeni si turistė nė Kosovė!
Bujar Dugolli, ministėr i Tregtisė, Industrisė dhe Turizmit, tregon pėr Shekullin, se ēfarė po ndodh me turizmin dhe industrinė nė Kosovė, problemet, por edhe atraksionet turistike qė duhet tė tėrheqin shqiptarėt, tė paktėn si turistė drejt Kosovės
Sa ėshtė investuar nė Kosovė pėr turizmin kėto vitet e fundit?
Nė tė vėrtetė, vetėm sektori privat ka pasur zhvillime tė mira, ndėrsa sektori shtetėror nuk ka ecur pėrpara nė kėtė drejtim.
Po nė stacionin e skive tė Brezovicės?
Qendra e Brezovicės ėshtė njė terren mjaft i bukur qė ende ėshtė shtetėror, por qeveria nuk ka mjetet e duhura qė tė investojė aty. Ne kėrkojnė qė ta privatizojmė atė dhe gjatė kėtij viti kemi planifikuar qė tė privatizohet. Ajo ėshtė njė qendėr e krijuar nė vitet 70 dhe nė Ballkan ėshtė mjaft e njohur. Tė tilla ka edhe nė Maqedoni, Bullgari dhe Slloveni, ku nė tė vėrtetė ėshtė investuar mė shumė nė kėtė drejtim. Megjithatė, qendra e Kosovės ėshtė njė nga mė atraktivet e rajonit.
Pse mendoni se ėshtė mė atraktive?
Pikėsėpari sepse vargmalet e Sharrit, pjesa e Alpeve tė Kosovės, janė shumė tė pėrshtatshme pėr turizėm dhe ushtrimin e sporteve dimėrore. Kanė njė reliev shumė tė favorshėm. Megjithatė jam i mendimit qė turizmi dimėror duhet tė ketė lidhje territoriale. Pėr shembull, do tė donim qė me Maqedoninė tė ketė njė projekt tė pėrbashkėt, aq mė tepėr qė Brezovica gjendet nė kufi me Maqedoninė. Nga ana tjetėr, nė vitin 2007 do tė pėrqendrohemi mė shumė nė zhvillimin e sektorit tė turizmit dhe kryesisht nė zhvillimin e sektorit privat. Jemi duke nxitur investime dhe privatizime nė kėtė sektor.
Cilat janė atraksionet e tjera turistike tė Kosovės qė ju rekomandoni tė vizitohen nga shqiptarėt?
Ka shumė tė tilla nė Kosovė ku ju mund tė vini, qoftė edhe si turistė. Bjeshkėt e Rugovės janė shumė tė pėrshtatshme pėr ski dhe aty gjendet njė fshat turistik i sapondėrtuar me investime tė mira private. Burimi i Drinit tė Bardhė me ujė kurativ ėshtė njė destinacion tjetėr qė mund tė vizitohet. Afėr Gjakovės, nė Bjeshkėt e Belekut, ka njė terren mjaft tė bukur, por aty kėrkohet asfaltimi i njė rruge prej 9 kilometrash. Ndėrkohė qė turizėm kulturor ofron edhe Prizreni mbi Graēanicė, afėr Prishtinės, ku gjendet njė qytet i lashtė iliro-romak. Edhe Prekazi ėshtė njė destinacion turistik qėkurse aty gjendet memoriali i Adem Jasharit dhe ka mbi 1 milion vizitorė nė vit qė shohin kullat dhe gjurmėt e luftės si edhe varrezat.
Turizmi ėshtė vetėm njė departament nė ministrinė qė ju drejtoni. Njė vėshtrim tė shkurtėr mbi gjendjen e industrisė sė Kosovės?
Kosova ka rezerva tė shumta dhe si e tillė nuk do tė duhej tė kishte sė paku krizė energjetike, pasi rezervat e lignitit janė tė shumta, por aktualisht Kosova nuk prodhon energji tė mjaftueshme, pėr shkak tė teknologjisė sė vjetėr. Nė dimėr blihen 100 megavat energji nė ditė, ndėrkohė qė 50% e energjisė nuk faturohet dhe nga 50% e asaj qė faturohet, 30% nuk paguhet. Kjo ėshtė gjendja energjetike, nė fakt. Ka njė projekt tė Bankės Botėrore pėr ndėrtimin e njė TEC-i. Prioritet ėshtė gjithashtu nė Kosovė edhe infrastruktura rrugore, e cila kėrkon pėrmirėsim. Tregtia dhe industria kėrkojnė gjithashtu zhvillime dhe investime nė kėtė drejtim. Pse jo, edhe bashkėpunim mė tė ngushtė me Shqipėrinė.
20/02/2006
Urojme qe te privatizohet sa me pare Brezovica.
Krijoni Kontakt