Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Kosova, zbardhet plani i Serbisë për ndarjen

    Kosova, zbardhet plani i Serbisë për ndarjen

    Ja tezat e palës serbe në tryezën e bisedimeve që nisin të hënën

    Platforma e negociatorëve të Beogradit


    Serbia do të ketë një platformë të qartë për të ardhmen e Kosovës të cilën do të kërkojë ta negociojë në bisedimet që nisin të hënën 20 shkurt në Vienë, kryeqyteti i Austrisë. Dy ditë para nisjes së bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës, bisedime që do të mbahen në Vjenë. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të zbulojë tezat që negociatorët e palës serbe do të paraqesin ditën e hënë në tryezën e bisedimeve. Kjo është platforma e qeverisë serbe, e cila në thelb të saj ka ndarjen e Kosovës.
    Platforma serbe është agresive dhe vazhdon të mbështetet në të njëjtën politikë agresive dhe nacionaliste për Kosovën. Ashtu siç shihet qartë edhe në dokumentin eskluziv që boton sot Gazeta, negociatat Serbia do ti vendosë dhe përqendrojë në planin për deçentralizim të Kosovës, e cila synon qartë një ndarje të tipit “kantonizim”, të cilin ata e quajnë territor i entitetit serb në Kosovë, mbi bazën e të cilit do të formohen njësitë e administrimit vendor. Kjo pikë bie ndesh qartë me parimet e grupit të kontaktit, në njërën nga të cilat thuhet qartë se Kosova duhet të vazhdojë të jetë subject shtetëror multietnik.

    Kompetencat e serbëve
    Platforma e qeverisë së Serbisë mbështetet mbi parimin e ndarjes mbi bazë etnike dhe për këtë synon që në planin e saj për deçentralizim kompetencat dhe të drejtat si dhe autorizimet e këtyre njësive vendore, komuna. Këto kompetenca janë autonomnia e plotë kulturore e komunave serbe si dhe e drejta e lidhjeve të veçanta institucionale me Beogradin. Autonomi të plotë në politikat sociale dhe të shëndetësisë, autonomia financiare dhe ekonomike, si dhe e drejta për të zgjedhur në këto komuna ose bashki drejtuesit e policisë lokale dhe organet e drejtësisë mbi bazën e parimit etnik, pra me kombësi serbe. Këtu vjen një pikë shumë interesante e projektit serb, në të kërkohet ndërlidhja ndërmjet këtyre territoreve në mes njëri-tjetrit dhe të trejave së Bashku me shtetin serb, duke e justifikuar si territore të cilat jo vetëm që kanë nevojë të vazhdueshme të mbështetjes ekonomike, por kanë njëherësh edhe domosdoshmërinë e furnizimit me kuadro dhe profesionistë nga Beogradi, për shkak të pamundësisë të shfrytëzimit të kompetencave me burimet ekonomike dhe njerëzore nga serbët vendas.

    Liritë dhe të drejtat
    Qeveria serbe në këtë platformë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e serbëve kërkon të bëhet një ligj me anë të të cilit të ndalohen të gjitha format e asimilimit dhe nxitjes së urrejtjes racore, nacionale dhe fetare. Në këtë ligj serbët synojnë ta kthejnë serbishten në gjuhë zyrtare në Kosovë, kjo gjuhë të mbrohet dhe të përdoret në shkolla dhe në të gjitha ambientet publike. Njëkohësisht platforma serbe synon qartë që të bëjë përdorimin e simboleve të veta kombëtare dhe fetare, nëpërmjet kartës së përdorimit të lirive dhe të drejtave fetare.

    Pushteti qendror
    Qeveria e Serbisë ka në plan të përfshijë në marrëveshjen për statusin përfundimtar detyrimin që autoritetet qendrore duhet të kenë në vendimarrje, për të marrë miratimin dhe konsensusin e deputetëve dhe të përfaqsuesve serbë si në parlament ashtu edhe në qeverisje. Pra pa miratimin e kësaj pakice bllokuese asnjë ligj apo vendim qeverie nuk mund të kalojë dhe kjo duhet të bëhet e detyrueshme nga ndërkomëbtarët për autoritetet qendrore. Njëherësh në këtë projektplatformë serbët synojnë që kurrë të mos ketë gjyqtarë shqiptarë për të gjykuar krimet ordinere të serbëve, por ata të jenë serbë ose ndërkombëtarë.

    Garancitë
    Pala serbe për të realizuar planin e vet natyrisht që ka menduar edhe për garancitë e nevojshme që do ti duhen për ta implementuar këtë marrëveshje. Si kusht për garancinë vihet integriteti territorial i Kosovës të cilën qeveria Serbe vazhdon ta quajë Kosovë dhe Metohi. Në këtë dokument thuhet se kjo marrëveshje do të arrihet si rezultat i një kompromisi historik politik. Me pak fjalë “garancia” është kërcënimi i përhershëm për ndarjen e Kosovës.

  2. #2
    Serbia e vogël e Kosovës! Parimi serb, ndarja etnike

    Mitrovica, Anamorava dhe manastiret të pastra etnikisht

    Beogradi, në Vjenë si në Dejton


    Nga Ilir KULLA

    Me planin serb për të ardhmen e Kosovës bëhet e qartë ajo që të gjithë e kanë ditur tërë këto vite, Serbia synon o ta ndajë Kosovën ose ta lërë atë akoma më tutje nën varësinë e Serbisë. Është e çuditshme sesi akoma Beogradi zyrtar vazhdon të artikulojë një politikë tërësisht nacionaliste edhe në qarqet ndërkombëtare. Platforma e bisedimeve që delegacioni serb synon të mbajë si qëndrim zyrtar në Vienë është e mbështetur mbi dy koncepte fare të qarta. E para ndarja e brendshme e Kosovës mbi bazën e parimit etnik dhe jo mbi bazën e parimit të shtet të qytetarëve, që është edhe parimi multietnik i përdorur në Maqedoni me Marrëveshjen e Ohrit në 2001. Me artikulimin e kërkesës zyrtare për të patur territore të entitetit serb të pastra në Kosovën Veriore, Qendrore, Anamoravë në lindje të Kosovës dhe me territoret e mbrojtura fetare dhe të pastra etnikisht në Rrafshin e Dukagjinit, Beogradi politik kërkon në mënyrë të hapur që të ketë një Serbi të vogël brenda Kosovës në mënyrë që në çdo rast të ketë mundësi ta shkëpusë dhe t’ja bashkangjisë këtë pjesë të Kosovës Serbisë. Kjo kërkesë e formuluar politikisht si nevojë për një kompromis nuk bën asgjë tjetër sesa kompromenton të ardhmen e Kosovës e cila gjithnjë do të ishte e kërcënuar nga Serbia. Nga ana tjetër gjuha politike e përdorur nga Beogradi karshi Kosovës është e vjetër, ajo e përmend Kosovën si Kosovë dhe Metohi, në mënyrë që edhe më tutje Kosova të jetë pjesë e Serbisë dhe jo e pavarur. Megjithatë Serbia e sotme e di mirë që një pjesë shumë mirë e bashkësisë ndërkombëtare është e prerë në mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për vetëvendosje dhe Pavarësi, ndaj dhe këtë boshllëk mundohet ta justifikojë nën petkun e të drejtave, duke paragjykuar kështu shtetin e ardhshëm të Kosovës, si një shtet që nuk do ti respektojë të drejtat e njeriut dhe standartet demokratike. Prandaj në emër të këtyre të drejtave dhe lirive të njeriut Beogradi kërkon që ti njihet e drejta që të ushtrojë autoritetin e vet shtetëror tek serbët e Kosovës dhe në territoret që ata jetojnë dhe punojnë. Me planin e miniSerbisë brenda në Kosovë, Beogradi synon të ndjekë të njëtën linjë negociatash si ato të Marrëveshjes së Dejtonit për Bosnje- Hercegovinën, të cilat çuan ndarjen e Bosnjes në dy entitete mbi bazë etnike dhe fetare. Nëse nga njëra anë qëndrimi serb për çështjen e Kosovës del në pah se nuk ka ndryshuar, nga ana tjetër këto negociata do të jenë një provë shumë e rëndësishme për Bashkësinë Ndërkombëtare. Faktorët kryesorë të politikës botërore, por kryesisht ata europianë do të duhet të provojnë se parimet e tyre, të cilat janë thelbi i Konventave Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por edhe të frymës së Kushtetutës Evropiane për shtet të qytetarëve dhe shoqëri multietnike dhe multireligjoze, nuk janë vetëm një demagogji por realitet. Kjo duhet të vlejë edhe për Ballkanin!

    Territoret
    Pika e parë e planit serb është krijimi i një territori të veçantë për këtë entitet. Kjo do të bëhet me krijim e tre komunave me përkatësi kombëtare serbe të ndërlidhura.

    Autonomia
    Entitetet territoriale serbe duhet të kenë autonomi të plotë kulturore, shëndetësore, sociale, financiare, ekonomike, gjyqësore dhe policore dhe të jenë të lidhura me Beogradin.

    Veto
    Në pushtetin qendror serbët kërkojnë të drejtën eskluzive të bllokimit të vendimeve politike në Parlament dhe në Qeveri nëse nuk kanë miratimin e serbëve pjesmarrës në institucione.

  3. #3
    Platforma e plotë: Si duhet të krijohen 3 bashki serbe

    Në gjashtë vitet e fundit që nga përfundimi i Luftës së dytë botërore, bashkësia serbe në Kosovë dhe Metohi kurrë nuk ka qenë në gjendje më të vështirë se sot. Territori i Kosovës dhe Metohisë që nga vera e vitit 1999 nën administrimin ndërkombëtar, i cili ka bërë shumë pak për t’i mbrojtur serbët nga dhuna e hapur brutale e shqiptarëve; terrori, pastrimi etnik, shkatërrimi dhe uzurpimi i pronës, frikësimi, kërcënimi dhe presioni që nga kjo kohë janë dukuri e përditshme në jetën e serbëve në krahinë. Rreth 60% të banorëve të Kosovës dhe Metohisë, si dhe shumë jo-shqiptarë të tjerë, kanë qenë të detyruar të lëshojnë krahinën dhe të kërkojnë strehim në Serbinë qëndrore. Obligim i çdo organi shtetëror të Serbisë dhe SMZ është që gjatë bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe Metohisë t’i përmirësojë këto padrejtësi, ndërsa bashkësisë serbe në krahinë, si dhe jo-shqiptarëve të tjerë t’ju mundësojë kushte normale jetese. Kjo është mënyra e vetme për ta zgjidhur problemin e kthimit, me këtë edhe të ruajtjes së multietnicitetit, sepse askush nuk do të kthehet për të qenë i ekspozuar dhunës së njëjtë nga e cila ka qenë e detyruar të largohet para disa vitesh.

    Qëndrimet fillestare

    Serbëve në Kosovë e Metohi i janë të domosdoshme tri lloje të garancisë dhe mbrojtjes ligjore në mënyrë që, në kushte të sotme, të arrijnë të qëndrojnë në krahinë.
    1) Pozita kushtetuese-juridike e bashkësisë serbe në Kosovë e Metohi duhet të jetë e rregulluar ashtu që shumica shqiptare nuk do të mund të kishte mbështetje kushtetuese dhe ligjore për t’u sjellë me serbët si me një pakicë të cilës do t’i imponohej zgjidhjet kundër interesave të saj vitale.
    2) Serbët në Kosovë e Metohi duhet medoemos t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë individuale të cilat qytetarëve të tyre ia garantojnë shtetet e BE, SMZ dhe Serbisë: nuk duhet të lejohet që si sot, qëndrimin e qeveritarëve të krahinës ta diktojë urrejtja etnike e jo vlerat e botës së civilizuar.
    3) Bashkësisë serbe në Kosovë e Metohi duhet t’i jepen garancitë institucionale duke u siguruar mekanizma institucional për jetë normale dhe siguri të ekzistencës në Kosovë.

    Në rrethana të sotme, këto garanci dhe mekanizma më së lehti është të vendosen nëpërmjet procesit të decentralizimit, qëllimi i të cilit duhet të jetë formimi i entiteteve serbe në Kosovë e Metohi. Ekzistenca e këtyre entiteteve nuk do të rrënonte tërësinë territoriale të krahinës, as nuk do të paraqiste bazë për ndarjen e saj; ato do të ishin vetëm shprehje e autonomisë institucionale serbe në kuadër të Kosovës dhe Metohisë, në të cilën serbët kanë jo më pak të drejta se shqiptarët e Kosovës në kuadër të Serbisë.

    Territori i entitetit serb

    1) Entiteti serb do të përfshinte komunat e sotme të formuara me përbërje multietnike por me shumicën e qartë serbe. Komunat e reja të këtij tipi, të cilat do të vendoseshin gjatë procesit të decentralizimit të qeverisjes në Kosovë e Metohi, janë parakusht esencial për kthimin e numrit më të madh të të zhvendosurve në krahinë. Ato duhet formuar në Mitrovicën veriore, gjegjësisht në veri të Kosovës, pastaj në Kosovën qëndrore, në Kosovën e Anamoravës dhe në Metohi. Komunat e tashme dhe ato që do të formohen me shumicë serbe nuk do të krijonin territor kompakt, por falë lidhshmërisë funksionale do të paraqesnin kornizën institucionale për jetë normale dhe qëndrim të sigurt të bashkësisë serbe në krahinë.
    2) Pos kësaj, pjesa e entitetit serb do të ishte qendra më e rëndësishme e besimit ortodoks në Kosovë e Metohi, nëse nuk do të gjendej në territoret me shumicë serbe. Këto gjithsesi që do të ishin Patriarkana e Pejës, Deçanet e Larta, Bogorodica Levishka, Argangjeli i shenjtë dhe Deviqi, me “zona të mbrojtura” rreth tyre, për të cilat flitet në raportin e Eide-s. Për formimin e “zonave mbrojtëse” rreth manastirëve, duhet patjetër të merren parasysh kërkesat e Kishës Ortodokse Serbe për kthimin e pronave të marra me nacionalizimin pas Luftës së Dytë Botërore.

    Kompetencat dhe autorizimet e komunave me shumicë serbe

    Të drejtat elementare të serbëve në Kosovë dhe Metohi të cilat sot janë të rrezikuara dhe në të shumtën të shkelura, mund të mbrohen vetëm nëse zbatohet jo çfarëdo decentralizimi por ai gjithpërfshirës i tërë qeverisë në krahinë. Decentralizimi i këtillë njëkohësisht është edhe mënyrë e zgjidhjes së problemeve të nxehta të sigurisë, lirisë së lëvizjes dhe kthimit. Për këtë sot ekziston pajtueshmëri e gjerë në botë, siç shihet mirë nga raporti i Eide-s, dokumentit të fundit ndërkombëtar të dedikuar për Kosovë e Metohi (gusht 2005), i cili jep një varg rekomandimesh të këndelljes dhe përmirësimit të gjendjes në krahinë.

    Për ta zbatuar decentralizimin e vërtetë dhe gjithëpërfshirës, është e domosdoshme që organet e vetëqeverisjes lokale në Kosovë e Metohi të marrin kompetenca dhe autorizime të cilat tani nuk i posedojnë. Këto, para së gjithash janë:

    1) Autonomia e plotë kulturore (vetëqeverisja në fushë të përforcimit të gjuhës, arsimit, mediave dhe institucioneve kulturore, mbrojtja e objekteve fetare dhe kulturore; e drejta për lidhje të veçanta institucionale me Beogradin në këto fusha).
    2) Autonomi në politikën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale (vetëqeverisja në fushën e shëndetësisë; kompetencat e caktuara në fushën e mbrojtjes sociale dhe sigurimit pensional; e drejta për ndihma kadrovike dhe materiale nga Beogradi në të gjitha fushat)
    3) Autonomia financiare dhe ekonomike (autonomia financiare e komunave; kompetencat e lidhura për infrastrukturën në territorin e komunës; e drejta për planifikim hapsinor; e drejta për zbatimin e privatizimit në territor të komunës)
    4) Policia lokale dhe gjyqësia (kompetencat e policisë lokale; përfshirja multietnike e policisë proporcionalisht me përbërjen etnike të banorëve, e drejta e kuvendeve komunale për të zgjedhur shefin e policisë lokale gjegjësisht gjyqtarët e gjyqeve komunale; të cilat do t’i vërtetojë qeveria krahinore).

    Në kuadër të zbatimit të këtillë të decentralizimit duhet të mundësohet ndërlidhja e komunave për kryerjen e detyrave me interes të përbashkët- “lidhja horizontale midis komunave, si dhe krijimi i trupave gjegjës, që do ti realizojnë këto lidhje. Në fushat e përmendura dhe fusha të tjera, komunat në përbërjen të entitetit serb do të formonin trupat dhe organet gjegjëse, të cilave do t’u sigurohej lidhja institucionale me Beogradin. Pa këto lidhje do të ishte e paimagjinueshme që këto komuna- tradicionalisht të varfëra, dhe në pesë vitet e fundit ekonomikisht dhe nga ana kadrovike shumëfish të dobësuara, me mundësi të vogla investimesh- të mund vërtet të shfrytëzojnë shansin e kompetencave dhe autorizimeve për të krijuar kushte jetese ekonomike të cilat kanë ekzistuar para vitit 1999.

    Të drejtat dhe liritë individuale

    Serbët në Kosovë e Metohi, dhe sidomos ata që jetojnë jashtë komunave me shumicë serbe, i janë ekspozuar mekanizmave të njohur të diskriminimit dhe asimilimit, me të cilat rrënohen të drejtat dhe liritë e tyre elementare. Prandaj atyre duhet t’u garantohen veçanërisht një varg të drejtash të veçanta: si e drejta e shprehjes së lirë të identitetit të tyre nacional; e drejta për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit (duke përfshi edhe të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës sipas kushteve të përcaktuara); e drejta për shkollim në gjuhë serbe; e drejta për kultivimin e kulturës dhe traditës serbe (duke përfshi të drejtën e përdorimit të simboleve nacionale); e drejta për bashkëpunim me bashkëatdhetarët e tyre në krahinë dhe jashtë saj. Ngjashëm, duhet t’i dilet në rrugë publikisht diskriminimit të serbëve dhe jo-shqiptarëve tjerë, para së gjithash sjelljeve të pushtetarëve ndaj tyre dhe gjatë punësimit, ndërsa me ligj duhet ndaluar të gjitha format e asimilimit dhe nxitjes së urrejtjes racore, nacionale dhe fetare.

    Mbrojtja e bashkësisë serbe në rrafshin e pushtetit qëndror në krahinë. Me anë të decentralizimit mund të arrihet që të normalizohen kushtet e përditshme të jetesës së serbëve në Kosovë e Metohi. Mbrojtja e plotë e të drejtave të tyre kërkon garancione institucionale edhe në nivele të larta të pushtetit, para së gjithash në Parlament të Kosovës dhe Metohisë. Kur janë në pyetje vendimet e Kuvendit të cilat i përkasin interesave vitale të bashkësisë serbe, duke përfshi edhe miratimin e ligjeve krahinore, duhet parashikuar që vendimet nuk mund të bihen si duhet nëse për to nuk votojnë shumica e deputetëve të nacionalitetit serb. Për ta siguruar të drejtën e pushtetit në Kosovë, duhet parashikuar mekanizmat e veçantë në rrafshin e pushtetit gjyqësor, të cilët do të kishin për qëllim të pengojnë thyerjen e të drejtave të pjestarëve të nacionalitetit serb dhe të bashkësive të tjera. Një ndër masat e kësaj natyre do të ishte edhe mbajtja e gjyqtarëve nga shtetet e jashtme, të cilët do të ishin anëtarë me të drejta të plota të gjykatave në të gjithë instancat e pushtetit gjyqësor në krahinë (që rekomandohet në raportin e Eide-s).

    Garancite

    Rregullimi territorial i entitetit serb, me të gjitha të drejtat dhe kompetencat, do të ishin pjesë e marrëveshjes së përgjithshme sipas së cilës do të zgjidhej çështja e Kosovës pa rrënimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe SMZ. Kjo marrëveshje do të ishte rezultat i kompromisit politik në të cilin do të arrihej nga negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës e Metohisë, të cilin do ta pranonin si pala serbe edhe shqiptare. Me këtë do të sigurohej autonomia substanciale e krahinës në kuadër të Serbisë, me çka do të kënaqej interesi legjitim i bashkësisë shqiptare, ndërsa ekzistenca e entitetit serb me asgjë nuk do t’i rrezikonte këto interesa, as që do të vinte në pyetje uniteti tërësia territoriale e Kosovës dhe Metohisë.

    1) Zgjidhjet me të cilat kjo sigurohet përmbahen në pjesë të tjera të Platformës
    2) Komunat e tjera në krahinë mund të quheshin entitete shqiptare, edhe pse kjo shprehje asocion në ndarjen dejtonike të Bosnjës dhe Hercegovinës në dy entitete, ndërsa kjo Platformë nuk propozon diçka të ngjashme
    3) Të gjitha arsyet e cekura vlejnë në masë të madhe për komunat me shumicë serbe të cilat duhet të formohen në enklavat tani të izoluara në Kosovën qëndrore, në Anamoravë të Kosovës dhe në Metohi; ndihma e Beogradit këtu është edhe më qenësore në veri të Kosovës ose në Shtërpce.

  4. #4
    Kosova, zbardhet plani i Serbise per ndarjen. Ja si do krijohen 3 bashki serbe

    Ora 07:30
    Nga Gazeta Shqiptare


    BEOGRAD (18 Shkurt)- Serbia do te kete nje platforme te qarte per te ardhmen e Kosoves te cilen do te kerkoje ta negocioje ne bisedimet qe nisin te henen 20 shkurt ne Viene, kryeqyteti i Austrise. Dy dite para nisjes se bisedimeve per statusin e ardhshem te Kosoves, bisedime qe do te mbahen ne Vjene. “Gazeta Shqiptare” ka mundur te zbuloje tezat qe negociatoret e pales serbe do te paraqesin diten e hene ne tryezen e bisedimeve. Kjo eshte platforma e qeverise serbe, e cila ne thelb te saj ka ndarjen e Kosoves.

    Platforma serbe eshte agresive dhe vazhdon te mbeshtetet ne te njejten politike agresive dhe nacionaliste per Kosoven. Ashtu sic shihet qarte edhe ne dokumentin eskluziv qe boton sot Gazeta, negociatat Serbia do ti vendose dhe perqendroje ne planin per decentralizim te Kosoves, e cila synon qarte nje ndarje te tipit “kantonizim”, te cilin ata e quajne territor i entitetit serb ne Kosove, mbi bazen e te cilit do te formohen njesite e administrimit vendor. Kjo pike bie ndesh qarte me parimet e grupit te kontaktit, ne njeren nga te cilat thuhet qarte se Kosova duhet te vazhdoje te jete subject shteteror multietnik.

    Kompetencat e serbeve
    Platforma e qeverise se Serbise mbeshtetet mbi parimin e ndarjes mbi baze etnike dhe per kete synon qe ne planin e saj per decentralizim kompetencat dhe te drejtat si dhe autorizimet e ketyre njesive vendore, komuna. Keto kompetenca jane autonomnia e plote kulturore e komunave serbe si dhe e drejta e lidhjeve te vecanta institucionale me Beogradin. Autonomi te plote ne politikat sociale dhe te shendetesise, autonomia financiare dhe ekonomike, si dhe e drejta per te zgjedhur ne keto komuna ose bashki drejtuesit e policise lokale dhe organet e drejtesise mbi bazen e parimit etnik, pra me kombesi serbe. Ketu vjen nje pike shume interesante e projektit serb, ne te kerkohet nderlidhja ndermjet ketyre territoreve ne mes njeri-tjetrit dhe te trejave se Bashku me shtetin serb, duke e justifikuar si territore te cilat jo vetem qe kane nevoje te vazhdueshme te mbeshtetjes ekonomike, por kane njeheresh edhe domosdoshmerine e furnizimit me kuadro dhe profesioniste nga Beogradi, per shkak te pamundesise te shfrytezimit te kompetencave me burimet ekonomike dhe njerezore nga serbet vendas.

    Lirite dhe te drejtat
    Qeveria serbe ne kete platforme per te mbrojtur te drejtat dhe lirite e serbeve kerkon te behet nje ligj me ane te te cilit te ndalohen te gjitha format e asimilimit dhe nxitjes se urrejtjes racore, nacionale dhe fetare. Ne kete ligj serbet synojne ta kthejne serbishten ne gjuhe zyrtare ne Kosove, kjo gjuhe te mbrohet dhe te perdoret ne shkolla dhe ne te gjitha ambientet publike. Njekohesisht platforma serbe synon qarte qe te beje perdorimin e simboleve te veta kombetare dhe fetare, nepermjet kartes se perdorimit te lirive dhe te drejtave fetare.

    Pushteti qendror
    Qeveria e Serbise ka ne plan te perfshije ne marreveshjen per statusin perfundimtar detyrimin qe autoritetet qendrore duhet te kene ne vendimarrje, per te marre miratimin dhe konsensusin e deputeteve dhe te perfaqsuesve serbe si ne parlament ashtu edhe ne qeverisje. Pra pa miratimin e kesaj pakice bllokuese asnje ligj apo vendim qeverie nuk mund te kaloje dhe kjo duhet te behet e detyrueshme nga nderkomebtaret per autoritetet qendrore. Njeheresh ne kete projektplatforme serbet synojne qe kurre te mos kete gjyqtare shqiptare per te gjykuar krimet ordinere te serbeve, por ata te jene serbe ose nderkombetare.

    Garancite
    Pala serbe per te realizuar planin e vet natyrisht qe ka menduar edhe per garancite e nevojshme qe do ti duhen per ta implememntuar kete marreveshje. Si kusht per garancine vihet integriteti territorial i Kosoves te cilen qeveria Serbe vazhdon ta quaje Kosove dhe Metohi. Ne kete dokument thuhet se kjo marreveshje do te arrihet si rezultat i nje kompromisi historik politik. Me pak fjale “garancia” eshte kercenimi i perhershem per ndarjen e Kosoves.

    Platforma e plote: Si duhet te krijohen 3 bashki serbe

    Ne gjashte vitet e fundit qe nga perfundimi i Luftes se dyte boterore, bashkesia serbe ne Kosove dhe Metohi kurre nuk ka qene ne gjendje me te veshtire se sot. Territori i Kosoves dhe Metohise qe nga vera e vitit 1999 nen administrimin nderkombetar, i cili ka bere shume pak per t’i mbrojtur serbet nga dhuna e hapur brutale e shqiptareve; terrori, pastrimi etnik, shkaterrimi dhe uzurpimi i prones, frikesimi, kercenimi dhe presioni qe nga kjo kohe jane dukuri e perditshme ne jeten e serbeve ne krahine.

    Rreth 60% te banoreve te Kosoves dhe Metohise, si dhe shume jo-shqiptare te tjere, kane qene te detyruar te leshojne krahinen dhe te kerkojne strehim ne Serbine qendrore. Obligim i cdo organi shteteror te Serbise dhe SMZ eshte qe gjate bisedimeve per statusin e ardhshem te Kosoves dhe Metohise t’i permiresoje keto padrejtesi, ndersa bashkesise serbe ne krahine, si dhe jo-shqiptareve te tjere t’ju mundesoje kushte normale jetese. Kjo eshte menyra e vetme per ta zgjidhur problemin e kthimit, me kete edhe te ruajtjes se multietnicitetit, sepse askush nuk do te kthehet per te qene i ekspozuar dhunes se njejte nga e cila ka qene e detyruar te largohet para disa vitesh.

    Qendrimet fillestare
    Serbeve ne Kosove e Metohi i jane te domosdoshme tri lloje te garancise dhe mbrojtjes ligjore ne menyre qe, ne kushte te sotme, te arrijne te qendrojne ne krahine. 1) Pozita kushtetuese-juridike e bashkesise serbe ne Kosove e Metohi duhet te jete e rregulluar ashtu qe shumica shqiptare nuk do te mund te kishte mbeshtetje kushtetuese dhe ligjore per t’u sjelle me serbet si me nje pakice te ciles do t’i imponohej zgjidhjet kunder interesave te saj vitale.
    2) Serbet ne Kosove e Metohi duhet medoemos t’i gezojne te drejtat dhe lirite individuale te cilat qytetareve te tyre ia garantojne shtetet e BE, SMZ dhe Serbise: nuk duhet te lejohet qe si sot, qendrimin e qeveritareve te krahines ta diktoje urrejtja etnike e jo vlerat e botes se civilizuar.
    3) Bashkesise serbe ne Kosove e Metohi duhet t’i jepen garancite institucionale duke u siguruar mekanizma institucional per jete normale dhe siguri te ekzistences ne Kosove.
    Ne rrethana te sotme, keto garanci dhe mekanizma me se lehti eshte te vendosen nepermjet procesit te decentralizimit, qellimi i te cilit duhet te jete formimi i entiteteve serbe ne Kosove e Metohi. Ekzistenca e ketyre entiteteve nuk do te rrenonte teresine territoriale te krahines, as nuk do te paraqiste baze per ndarjen e saj; ato do te ishin vetem shprehje e autonomise institucionale serbe ne kuader te Kosoves dhe Metohise, ne te cilen serbet kane jo me pak te drejta se shqiptaret e Kosoves ne kuader te Serbise.

    Territori i entitetit serb
    1) Entiteti serb do te perfshinte komunat e sotme te formuara me perberje multietnike por me shumicen e qarte serbe. Komunat e reja te ketij tipi, te cilat do te vendoseshin gjate procesit te decentralizimit te qeverisjes ne Kosove e Metohi, jane parakusht esencial per kthimin e numrit me te madh te te zhvendosurve ne krahine. Ato duhet formuar ne Mitrovicen veriore, gjegjesisht ne veri te Kosoves, pastaj ne Kosoven qendrore, ne Kosoven e Anamoraves dhe ne Metohi. Komunat e tashme dhe ato qe do te formohen me shumice serbe nuk do te krijonin territor kompakt, por fale lidhshmerise funksionale do te paraqesnin kornizen institucionale per jete normale dhe qendrim te sigurt te bashkesise serbe ne krahine.
    2) Pos kesaj, pjesa e entitetit serb do te ishte qendra me e rendesishme e besimit ortodoks ne Kosove e Metohi, nese nuk do te gjendej ne territoret me shumice serbe. Keto gjithsesi qe do te ishin Patriarkana e Pejes, Decanet e Larta, Bogorodica Levishka, Argangjeli i shenjte dhe Deviqi, me “zona te mbrojtura” rreth tyre, per te cilat flitet ne raportin e Eide-s. Per formimin e “zonave mbrojtese” rreth manastireve, duhet patjeter te merren parasysh kerkesat e Kishes Ortodokse Serbe per kthimin e pronave te marra me nacionalizimin pas Luftes se Dyte Boterore.

    Kompetencat dhe autorizimet e komunave me shumice serbe
    Te drejtat elementare te serbeve ne Kosove dhe Metohi te cilat sot jane te rrezikuara dhe ne te shumten te shkelura, mund te mbrohen vetem nese zbatohet jo cfaredo decentralizimi por ai gjithperfshires i tere qeverise ne krahine. Decentralizimi i ketille njekohesisht eshte edhe menyre e zgjidhjes se problemeve te nxehta te sigurise, lirise se levizjes dhe kthimit. Per kete sot ekziston pajtueshmeri e gjere ne bote, sic shihet mire nga raporti i Eide-s, dokumentit te fundit nderkombetar te dedikuar per Kosove e Metohi (gusht 2005), i cili jep nje varg rekomandimesh te kendelljes dhe permiresimit te gjendjes ne krahine.
    Per ta zbatuar decentralizimin e vertete dhe gjitheperfshires, eshte e domosdoshme qe organet e veteqeverisjes lokale ne Kosove e Metohi te marrin kompetenca dhe autorizime te cilat tani nuk i posedojne. Keto, para se gjithash jane:
    1) Autonomia e plote kulturore (veteqeverisja ne fushe te perforcimit te gjuhes, arsimit, mediave dhe institucioneve kulturore, mbrojtja e objekteve fetare dhe kulturore; e drejta per lidhje te vecanta institucionale me Beogradin ne keto fusha).
    2) Autonomi ne politiken e shendetesise dhe mbrojtjes sociale (veteqeverisja ne fushen e shendetesise; kompetencat e caktuara ne fushen e mbrojtjes sociale dhe sigurimit pensional; e drejta per ndihma kadrovike dhe materiale nga Beogradi ne te gjitha fushat)
    3) Autonomia financiare dhe ekonomike (autonomia financiare e komunave; kompetencat e lidhura per infrastrukturen ne territorin e komunes; e drejta per planifikim hapsinor; e drejta per zbatimin e privatizimit ne territor te komunes)
    4) Policia lokale dhe gjyqesia (kompetencat e policise lokale; perfshirja multietnike e policise proporcionalisht me perberjen etnike te banoreve, e drejta e kuvendeve komunale per te zgjedhur shefin e policise lokale gjegjesisht gjyqtaret e gjyqeve komunale; te cilat do t’i vertetoje qeveria krahinore).
    Ne kuader te zbatimit te ketille te decentralizimit duhet te mundesohet nderlidhja e komunave per kryerjen e detyrave me interes te perbashket- “lidhja horizontale midis komunave, si dhe krijimi i trupave gjegjes, qe do ti realizojne keto lidhje. Ne fushat e permendura dhe fusha te tjera, komunat ne perberjen te entitetit serb do te formonin trupat dhe organet gjegjese, te cilave do t’u sigurohej lidhja institucionale me Beogradin. Pa keto lidhje do te ishte e paimagjinueshme qe keto komuna- tradicionalisht te varfera, dhe ne pese vitet e fundit ekonomikisht dhe nga ana kadrovike shumefish te dobesuara, me mundesi te vogla investimesh- te mund vertet te shfrytezojne shansin e kompetencave dhe autorizimeve per te krijuar kushte jetese ekonomike te cilat kane ekzistuar para vitit 1999.

    Te drejtat dhe lirite individuale.
    Serbet ne Kosove e Metohi, dhe sidomos ata qe jetojne jashte komunave me shumice serbe, i jane ekspozuar mekanizmave te njohur te diskriminimit dhe asimilimit, me te cilat rrenohen te drejtat dhe lirite e tyre elementare. Prandaj atyre duhet t’u garantohen vecanerisht nje varg te drejtash te vecanta: si e drejta e shprehjes se lire te identitetit te tyre nacional; e drejta per perdorimin e gjuhes dhe shkrimit (duke perfshi edhe te drejten e perdorimit zyrtar te gjuhes sipas kushteve te percaktuara); e drejta per shkollim ne gjuhe serbe; e drejta per kultivimin e kultures dhe tradites serbe (duke perfshi te drejten e perdorimit te simboleve nacionale); e drejta per bashkepunim me bashkeatdhetaret e tyre ne krahine dhe jashte saj. Ngjashem, duhet t’i dilet ne rruge publikisht diskriminimit te serbeve dhe jo-shqiptareve tjere, para se gjithash sjelljeve te pushtetareve ndaj tyre dhe gjate punesimit, ndersa me ligj duhet ndaluar te gjitha format e asimilimit dhe nxitjes se urrejtjes racore, nacionale dhe fetare.

    Mbrojtja e bashkesise serbe ne rrafshin e pushtetit qendror ne krahine
    . Me ane te decentralizimit mund te arrihet qe te normalizohen kushtet e perditshme te jeteses se serbeve ne Kosove e Metohi. Mbrojtja e plote e te drejtave te tyre kerkon garancione institucionale edhe ne nivele te larta te pushtetit, para se gjithash ne Parlament te Kosoves dhe Metohise. Kur jane ne pyetje vendimet e Kuvendit te cilat i perkasin interesave vitale te bashkesise serbe, duke perfshi edhe miratimin e ligjeve krahinore, duhet parashikuar qe vendimet nuk mund te bihen si duhet nese per to nuk votojne shumica e deputeteve te nacionalitetit serb. Per ta siguruar te drejten e pushtetit ne Kosove, duhet parashikuar mekanizmat e vecante ne rrafshin e pushtetit gjyqesor, te cilet do te kishin per qellim te pengojne thyerjen e te drejtave te pjestareve te nacionalitetit serb dhe te bashkesive te tjera. Nje nder masat e kesaj natyre do te ishte edhe mbajtja e gjyqtareve nga shtetet e jashtme, te cilet do te ishin anetare me te drejta te plota te gjykatave ne te gjithe instancat e pushtetit gjyqesor ne krahine (qe rekomandohet ne raportin e Eide-s).

    Garancite
    . Rregullimi territorial i entitetit serb, me te gjitha te drejtat dhe kompetencat, do te ishin pjese e marreveshjes se pergjithshme sipas se ciles do te zgjidhej ceshtja e Kosoves pa rrenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial te Serbise dhe SMZ. Kjo marreveshje do te ishte rezultat i kompromisit politik ne te cilin do te arrihej nga negociatat per statusin e ardhshem te Kosoves e Metohise, te cilin do ta pranonin si pala serbe edhe shqiptare. Me kete do te sigurohej autonomia substanciale e krahines ne kuader te Serbise, me cka do te kenaqej interesi legjitim i bashkesise shqiptare, ndersa ekzistenca e entitetit serb me asgje nuk do t’i rrezikonte keto interesa, as qe do te vinte ne pyetje uniteti teresia territoriale e Kosoves dhe Metohise.
    1) Zgjidhjet me te cilat kjo sigurohet permbahen ne pjese te tjera te Platformes
    2) Komunat e tjera ne krahine mund te quheshin entitete shqiptare, edhe pse kjo shprehje asocion ne ndarjen dejtonike te Bosnjes dhe Hercegovines ne dy entitete, ndersa kjo Platforme nuk propozon dicka te ngjashme
    3) Te gjitha arsyet e cekura vlejne ne mase te madhe per komunat me shumice serbe te cilat duhet te formohen ne enklavat tani te izoluara ne Kosoven qendrore, ne Anamorave te Kosoves dhe ne Metohi; ndihma e Beogradit ketu eshte edhe me qenesore ne veri te Kosoves ose ne Shterpce.

    (/Balkanweb)

Tema të Ngjashme

  1. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  2. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  3. Kongresi Amerikan: Peticion për pavarësinë e Kosovës
    Nga dodoni në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-05-2004, 09:02
  4. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •