Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Real Madrid, klubi më i pasur në Botë!

    Real Madridi eshte klubi me i pasur ne Bote, ai ka rrezuar nga vendi i pare Man Yoo, qe ka kryesuar kete liste qe nga formimi i ketyre statistikave per pasurite e klubeve.


    1. Real Madrid Spain $328.19 million
    2. Manchester United England $293.31 million
    3. AC Milan Italy $278.55 million

    4. Juventus Italy $273.08 million
    5. Chelsea England $262.84 million
    6. FC Barcelona Spain $247.48 million
    7. Bayern Munich Germany $225.58 million
    8. Liverpool England $215.7million
    9. Inter Milan Italy $210.94 million

    10. Arsenal England $203.92 million
    11. AS Roma Italy $156.89 million
    12. Newcastle England $153.44 million
    13. Tottenham England $124.4million
    14. Schalke 04 Germany $115.94 million

    15. Lyon France $110.59 million
    16. Celtic Scotland $110.35 million
    17. Manchester City England $107.26 million
    18. Everton England $105.71 million
    19. Valencia Spain $100.71 million
    20. Lazio Italy $98.92million
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Reali Madrid, në fronin e "pasanikëve"


    Ja renditja e klubeve më të pasura:

    1.(2) Real Madrid 275.7 milionë euro
    2.(1) Mançester Junajtid 246.4 "
    3.(3) Milan 234.0 "
    4.(5) Juventus 229.4 "
    5.(4) Çelsi 220.8 "
    6.(7) Barcelona 207.9 "
    7.(9) Bajern Mynih 189.5 "
    8.(10) Liverpul 181.2 "
    9.(8) Inter 177.2 "
    10.(6) Arsenal 171.3 "

    Reali i Madridit ka kaluar Mançester Junajtidin, duke i zbritur anglezët nga froni i skuadrës më të pasur në botë, ku qëndruan për tetë vite me radhë. Liga Monetare e Futbollit ka publikuar së bashku me konsulencën e "Deloitte" listën e 20 klubeve më të pasura të planetit, që të gjitha së bashku arrijnë shifrën e 3.57 miliardë eurove. Reali zotëron 275.7 milionë euro dhe ka pasur një rritje të ardhurash prej 17% në krahasim me në vit më parë. Ndërkohë, Mançesteri me 246.4 milionë euro renditet në vend të dytë, pas një dominimi absolut. Suksesin më të madh Reali e ka pasur nga blerja e futbollistëve të tillë si Luis Figo, Devid Bekham, Zinedin Zidan, Ronaldo apo Robinjo, shkruhej në raportin e "Deloitte", nënshkruar nga specialisti Dan Xhons. "Reali ka transformuar të ardhurat, - tha Xhonsi.

    - Në katër vitet e fundit ka dyfishuar buxhetin e tij. Fakti që kjo skuadër nuk ka fituar asnjë trofe në dy vitet e fundit, tregon se Florentino Perez ka arritur të përfitojë nga figura mediatike e një skuadre të përbërë nga futbollistë "galaktikë"." Milani mbetet në vendin e tretë me 234 milionë euro, ndërsa rivalët italianë të Juventusit janë ngjitur në vendin e katërt, duke fituar tri pozicione në krahasim me renditjen e një viti më parë. Kampioni i Anglisë, Çelsi, nën "kthetrat" e miliarderit Roman Abramoviç, që sezonin e kaluar hipi disa shkallë njëherësh dhe është "qetësuar" disi.

    Blutë e Londrës zotërojnë një buxhet prej 220.8 milionë eurosh dhe renditen të pestët. Barcelona, e cila do të ndeshet me Çelsin në 1/8 e Ligës së Kampioneve, do të kërkojë hakmarrjen, pasi në sezonin e kaluar eliminimi i shpejtë në Champions i ka kushtuar vendin e gjashtë në renditjen e "pasanikëve". Nga ana tjetër, katalanasit mbajnë numër rekord për sa u përket të ardhurave nga tifozët. Dhjetë vendet e para të renditjes kompletohen me Bajernin e Mynihut (189.5 milionë euro), Liverpulin (181.2 milionë euro), Interin (177.2 milionë neuro) dhe Arsenalin (171.3 milionë euro). Raporti bën të ditur se nuk ekziston më një dominim anglo-italian. Parashikohet që në dy vitet e ardhshme të shtohet edhe mirëqenia e klubeve franceze dhe gjermane.

    "Gjatë sezoneve të ardhshme presim një fuqizim ekonomik të klubeve në Ligën 1 dhe në Bundesligë. Në secilin prej këtyre vendeve janë arritur marrëveshje të reja për të drejtën televizive që pritet të jenë fitimprurëse, - thuhej në raport. - Në Botërorin "Gjermani 2006" janë investuar mbi 1 miliardë dollarë dhe kjo do t'i ndihmojë klubet gjermane të zvogëlojnë handikapin që kanë me Italinë, Spanjën apo Anglinë." Duke parë renditjen e 20 klubeve më të pasura të planetit, dallojmë disa skuadra angleze si Njukasëll, Totenhem, Mançester Siti dhe Everton. Nga italianet janë Roma dhe Lacio, ndërsa Spanja përfaqësohet me Valencian. Lioni që renditet në vendin e 15-të, është e vetmja skuadër franceze, ashtu si Sëlltiku i vendit të 16-të që është e vetmja skuadër nga Skocia.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    1.Real Madrid

    Buxheti 2005: 255.7 milionë euro
    - nga ndeshjet: 67.3 "
    - nga e drejta TV: 88 "
    - nga reklamat: 124 "
    Buxheti 2004: 236 milionë euro

    Duke mbledhur disa nga futbollistët më të mirë të botës si Zidan, Figo, Ronaldo, Bekham dhe së fundmi dy talentët Kasano dhe Robinjo, pra duke formuar të ashtuquajturën skuadrën "galaktike", Reali i Madridit është bërë ekipi më i pasur i planetit, por jo duke fituar në fushën e lojës. Prej dy vitesh, "merengesit" nuk fitojnë asnjë trofe, por aftësitë e jashtëzakonshme në marketing i kanë dhënë mundësinë të bëhen klubi më i pasur në botë, duke thyer dominimin e Mançesterit. Nën drejtimin e Florentino Perezit dhe me mbështetjen e publikut të "Santiago Bernabeut", Reali e ka rritur me 19 milionë euro buxhetin nga viti 2004 deri në fund të vitit 2005. Një rast i rrallë, ku paraqitja e dobët e skuadrës në fushën e lojës, nuk ndikon aspak në arkat e klubit që vazhdojnë të mbushen plot. Me gjithë respektin e mundshëm për nëntë herë kampionët e Europës, skemat në zyrat e marketingut janë më fituese se skemat në stërvitjet e "merengesve". Turet në Azi dhe në Amerikë kanë sjellë përfitime marramendëse.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    2.Mançester Junajtid

    Buxheti 2005: 246.4 milionë euro
    - nga ndeshjet: 102.5 "
    - nga e drejta TV: 71.7 "
    - nga reklamat: 72.2 "
    Buxheti 2004: 259 milionë euro

    Mançesteri në dekadën e fundit zotëron famën e klubit më të famshëm në botë. Në të gjithë planetin ka plot 7.5 milionë fansa të regjistruar me skuadrën e Fergusonit. Për nëntë vjet me radhë, "Djajtë e kuq" kanë qenë edhe klubi më i pasur i planetit, por sivjet janë kaluar nga Reali. Në këtë rënie kanë ndikuar padyshim edhe rezultatet jo të mira në fushën e lojës. Buxheti vjetor i Mançesterit ka pasur një zbritje prej rreth 13 milionë eurosh në harkun e një viti. Largimi i Bekhamit dhe sezonet e fundit me duart bosh kanë pasur ndikimin e tyre negativ në marketing. Skuadra angleze është blerë e gjitha nga miliarderi Malkom Glazer, i cili ka filluar të ndërtojë gjithçka nga e para. Një futboll me futbollistë të rinj, por me të zakonshmin trajner, Aleks Ferguson. Mançesteri ka edhe avantazhin që në ndeshjet që luhen në "Old Traford", shiten të 68 mijë biletat e mundshme, një rekord në Britaninë e Madhe.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    3.Milan

    Buxheti 2005: 234 milionë euro
    - nga ndeshjet: 38.1 "
    - nga e drejta TV: 138 "
    - nga reklamat: 57.9 "
    Buxheti 2004: 222.3 milionë euro

    Milani për të tretin vit me radhë renditet në vendin e tretë, për sa i përket pasurisë së klubeve. Kuqezinjtë u renditën në vendin e dytë të Serisë A dhe u mundën në finalen e Ligës së Kampioneve, duke përmirësuar me 5% buxhetin e tyre. Në rast se do të kishte fituar ndonjë nga këto veprimtari, mund të arrinte edhe Mançesterin në vendin e dytë. Ecuria e mirë në Champions në tri sezonet e fundit dhe shitja për 80 milionë euro e së drejtës televizive të SKY-t, i jep mundësinë Milanit të krenohet për arritjet ekonomike në vitin 2005. Si të gjitha skuadrat italiane, edhe "Djalli" ka si burim kryesor të ardhurash të drejtën televizive. Një merkato me "kursim" dhe turneu veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë një tjetër burim të ardhurash për Milanin. Me mbi 50 mijë të abonuar, skuadra e Ançelotit mban vendin e parë e Itali për numrin e biletave që shiten në "San Siro" në harkun e një sezonit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    4. Juventus

    Buxheti 2005: 229.4 milionë euro
    - nga ndeshjet: 22.8 "
    - nga e drejta TV: 124.4 "
    - nga reklamat: 82.2 "
    Buxheti 2004: 215.0 milionë euro

    Shitja e së drejtës televizive nga Juventusi për rreth 120 milionë euro, që shkaktoi aq shumë polemika në të gjithë ambientin e futbollit italian, përbën gjysmën e buxhetit të klubit bardhezi. Kampionët e Italisë janë të detyruar të bazojnë gjithçka tek e drejta televizive, duke qenë se kanë mesataren më të ulët të shikueshmërisë në Serinë A. 26.600 është kapaciteti i stadiumit "Dele Alpi", mesatarisht në harkun e një sezonit. Rezultatet pozitive dhe titujt e vazhdueshëm në Serinë A i kanë dhënë mundësinë Juventusit që përfitojë edhe në marketing. Vitet e ardhshme pritet një "boom" i "Zonjës së vjetër", që do t'i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e ri të Torinos, në "Komunale". Aftësitë e stafit drejtues bardhezi për të bërë blerje të goditura, i kanë dhënë mundësinë Juventusit të ketë një nga skuadrat më të forta të planetit, pa qenë nevoja e shpenzimeve stratosferike në merkato.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    5.Çelsi

    Buxheti 2005: 220.8 milionë euro
    - nga ndeshjet: 83.7 "
    - nga e drejta TV: 82 "
    - nga reklamat: 55.1 "
    Buxheti 2004: 217 milionë

    Çelsi ka arritur të fitojë titullin kampion në Angli pas 50 vitesh dhe kjo i ka ndihmuar "blutë" të ruajnë vendin e pestë në renditjen e "bosëve". Në vitin e tij të tretë, presidenti Roman Abramoviç është "qetësuar" disi dhe pas hapave galopant, Çelsi ka pasur një vit në vendnumëro, por që gjithsesi, me blerjen e Mikael Esienit nga Lioni për 42 milionë euro, ka shënuar rekordin e transferimeve në merkaton e vitit 2005. Pritet që në vitin e ardhshëm, ecuria e ekipit londinez, në aspektin ekonomik, të jetë fantastike. Eshtë bërë një investim i madh, në bazë të të cilit shumë shpejt do të arrihen majat. 55 milionë euro është shifra e përfituar nga marketingu. Dyfishimi i saj do ta ngjiste në krye Çelsin dhe për këtë po punojnë njerëzit e Abramoviçit. Për aspektin sportiv po mendojnë Hoze Mourinjo dhe Piter Keninon; suksesi edhe në këtë pikë është i garantuar. Pjesa më e madhe e punës është bërë dhe tani Çelsi pret të korrë frytet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    6.Barcelona

    Buxheti 2005: 207.9 milionë euro
    - nga ndeshjet: 66.1 "
    - nga e dretja TV: 79.0 "
    - nga reklamat: 62.8 "
    Buxheti 2004: 169.2 milionë euro

    Huan Laporta, njeriu çudibërës, ka ringjallur Barcelonën. Nga një skuadër në krizë financiare, që nuk fitonte prej pesë vitesh, presidenti spanjoll i shndërroi katalanasit në skuadrën më spektakolare në botë, duke fituar titullin kampion në Primera Divizion. Me një rritje në buxhet prej rreth 40 milionë eurosh, Barcelona ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme në vitin e fundit. Por më e bukura duhet ende të vijë, kur sheh projektin e "blaugranave" të bazuar te talentet e padiskutueshme të futbollit botëror si Mesi, Deko, Ronaldinjo apo Eto, dhe tek idetë moderatore të Frenk Rajkardit. Barcelona mban vendin e parë për sa u përket të ardhurave nga ndeshjet që zhvillohen në "Kamp Nou". Këto të ardhura përbëjnë 32% të buxhetit të klubit. Mesatarja prej 73,400 shikuesish për ndeshje në "Kamp Nou", përbën një rekord në të gjithë botën. Barcelona numëron plot 120 mijë anëtarë, të cilët mblidhen një herë në pesë vjet për të zgjedhur presidentin dhe stafin drejtues të skuadrës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    7.Bajern Mynih

    Buxheti 2005: 189.5 milionë euro
    - nga ndeshjet: 36 "
    - nga e dreja TV: 36.1 "
    - nga reklamat: 117.4
    Buxheti 2004: 166.3 milionë euro


    Në vitin e kampionatit botëror në Gjermani, skuadra më mirë e renditur nga Bundesliga, në listën e "pasanikëve", është Bajerni i Myhinut në vendin e shtatë. Edhe bavarezët, ashtu si Çelsi dhe Barcelona, pritet të kenë fitime edhe më të mëdha në të ardhmen. Mjeshtërit e marketingut, nga ku Bajerni përfiton rreth 120 milionë euro, do të përfitojnë më shumë edhe nga e drejta televizive, gjithnjë e më në rritje në Gjermani. E ardhmja e shëndoshë ekonikime e klubit rekordmen në Gjermani është e lidhur ngushtë edhe me stadiumin e ri "Aillanz Arena". Impianti prej 60 mijë shikuesish i ka sjellë Bajernit 24 milionë euro fitim në harkun e vitit 2005. Drejtuesit bavarezë kanë ndërtuar një skuadër e aftë të dominojë në Gjermani, por që ende nuk po merr frytet e pritura në Champions. Një largim i mundshëm i Balakut do të ishte një ndikim negativ për sa u përket reklamave, pasi kapiteni i Gjermanisë është një nga përfaqësuesit kryesorë në firmës "Adidas".
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    8.Liverpuli

    Buxheti 2005: 181.4 milionë euro
    - nga ndeshjet: 49 "
    - nga e drejta TV: 75.7 "
    - nga reklamat: 56.7 "
    Buxheti 2004: 139.5 milionë euro

    Liverpuli do të ishte në pozitë krejt tjetër në rast se nuk do të kishte fituar Ligën e Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe ekonomikisht mund të krenohej vetëm me numrin e madh të biletave të shitura në "Anfild Road". Finalja e fituar dramatikisht ndaj Milanit në Stamboll, u jep mundësinë "Të kuqve" të bëhen superfuqia e tretë në Angli, pas Mançesterit dhe Çelsit. Suksesi në Ligën e Kampioneve solli përfitime të mëdha nga reklamat dhe e drejta televizive e kampionëve të Europës u shit më shtrenjtë se një vit më parë. Në harkun kalendarik të vitit 2005, Liverpuli ka pasur një fitim neto që i kalon 45 milionë eurot. Rinovimi i kontratës me Stiven Xherrardin riktheu sigurinë edhe në merkato të skuadrës që vetëm tetë muaj para se të fitonte Championsin, largoi kapitenin Majkëll Ouen për te Reali i Madridit. Mjaft i rëndësishëm për ecurinë e Liverpulit do të jetë sezonit aktual.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    9.Inter

    Buxheti 2005: 177.2 milionë euro
    - nga ndeshjet: 35.7 "
    - nga e drejta TV: 103.2 "
    - nga reklamat: 38.3 "
    Buxheti 2004: 166.5 milionë euro

    Në sezonin e kaluar, Interi u rendit në vendin e tretë të Serisë A, u eliminua në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe fitoi Kupën e Italisë. Zikaltrit po përpiqen të justifikojnë investimet e Moratit dhe të thyejnë dominimin Milan-Juventus. Edhe për Interin, e drejta televizive përbën motivin kryesor të fitimit. Zikaltrit e kanë mbyllur vitin 2005 me një bilanc pozitiv. Skuadra e Mançinit është në rritje të vazhdueshme, por për të shpërthyer ekonomikisht, Interit i duhet fitorja e një trofeu prestigjioz. Në sektorin e marketingut, të besuarit e Moratit kanë shumë punë për të bërë, duke qenë se të ardhurat nga ndeshjet nuk mungojnë falë një stadiumi të përsosur si "San Siro". Bilanci i Interit do të ishte edhe më pozitiv, pa disa ndërhyrje në merkato. Por për të fituar në futbollin e sotëm, duhen blerje. Pagat e larta dhe e kaluara e lavdishme i japin mundësi Interit të ruajë reputacionin e saj midis dhjetë klubeve më të pasura të plantetit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    10.Arsenali

    Buxheti 2005: 171.3 milionë euro
    - nga ndeshjet: 55.4 "
    - nga e drejta TV: 71.9 "
    - nga reklamat: 44 "
    Buxheto 2004: 175 milionë euro

    Arsenali ka humbur katër pozicione në krahasim me një vit më parë. Skuadra, e cila vuri rekordin e pathyeshmërisë në sezonin 2003/04, e mbylli kampionatin e kaluar në vendin e dytë dhe fitoi Kupën e Anglisë, por eliminimi i shpejtë në Champions pati pasoja. Arsenali, me largimin e Vieirasë, shënoi fillimin e një projekti të ri që do të bazohet te futbollistët nën 24-vjeçar. Vengeri ka menduar t'u rikthehet sukseseve në vitin 2007, por më parë duhet të bindë kapitenin Henri të qëndrojë. "Topçinjtë" vazhdojnë të përfitojnë shuma të mëdha nga e drejta televizive dhe në sezonin e ardhshëm do të kenë edhe një numër më të madh të ardhurash nga ndeshjet, pasi do të lënë "Hajbërin" për t'i luajtur sfidat e Premier Ligës në stadiumin e ri prej 60 mijë vendësh. Një burim i garantuar fitimi për klubin londinez.
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Hmmmm une e dija qe MANCESTERI eshte klubi me i pasur ne bote dhe nuk ka asnje rival tjeter.

    Nejse varet nga i ke marre keto te dhena ti davius, se sic kam degjuar un MAN. UTD ka nje buxhet prej 700 milion sterlinash .

    FORCA !
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  14. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po lazio nga i boni paret prap ? Pik e zeze... tani mbetet te shofim Parmen vitin tjeter ne 20 venet e para.
    Ndersa Reali dihet qe ne statistikat e bulmetit eshte gjithmone e para.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  15. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Real Madrid shpallet klubi me i pasur ne Bote!

    Ja edhe renditja:

    1. Real Madrid (ESP) 292,2 milion euro.
    2. Barcelona (ESP) 259,1 .
    3. Juventus (ITA) 251,2 .
    4. Manchester United (ENG) 242,6 .
    5. Milán (ITA) 238,7 .
    6. Chelsea (ENG) 221,0 .
    7. Inter (ITA) 206,6 .
    8. Bayern Múnich (GER) 204,7 .
    9. Arsenal (ENG) 192,4
    10. Liverpool (ENG) 176,0.
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Real Madrid shpallet klubi me i pasur ne Bote!

    Ja edhe renditja:

    1. Real Madrid (ESP) 292,2 milion euro.
    2. Barcelona (ESP) 259,1 .
    3. Juventus (ITA) 251,2 .
    4. Manchester United (ENG) 242,6 .
    5. Milán (ITA) 238,7 .
    6. Chelsea (ENG) 221,0 .
    7. Inter (ITA) 206,6 .
    8. Bayern Múnich (GER) 204,7 .
    9. Arsenal (ENG) 192,4
    10. Liverpool (ENG) 176,0.
    nuk qenka shum larg prej Barces aty afer qenkemi [-_^]
    #VamosArgentina

  17. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Me duket se i ke gabim ato statistika. Un sikur pashe qe Juventusi u shpall klubi me aktivin me te madh jo ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  18. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Me duket se i ke gabim ato statistika. Un sikur pashe qe Juventusi u shpall klubi me aktivin me te madh jo ?
    Jo, jane sakte statistikat. Per me shume shfleto gazeten me te madhe sportive spanjolle MARCA:

    http://www.marca.com/edicion/marca/f...lo/737401.html
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #19
    ReaL maDriD Maska e ReaLFan
    Anëtarësuar
    04-06-2007
    Vendndodhja
    N'Zvicerr
    Postime
    1,199

    Renditja e 20 klubeve më të pasura në botë

    Në renditjen më të re të klubeve të futbollit me të ardhurat më të mëdha, të cilën edhe sivjet e ka publikuar kompania revizore "Deloitte', Man.Utd e ka përmirësuar gjendjen e tij dhe tashmë ndodhet në pozitën e dytë, derisa për herë të tretë në krye të kësaj renditje është vendosur Real Madridi, si klubi i cili ka përfitimet më të mëdha në botë.
    Në mesin e pesë klubeve me të ardhurat më të mëdha janë edhe Chelsea, Arsenali dhe Barcelona. Reali dhe Man.Utd janë klubet e para të cilat brenda një edicioni kanë përfitime prej 300 milionë euro.

    1. Real Madrid 351.0 milionë euro
    2. Manchester United 315.2
    3. Barcelona 290.1
    4. Chelsea 283.0
    5. Arsenal 263.9
    6. Milan 227.2
    7. Bayern Munih 223.3
    8. Liverpul 198.9
    9. Inter 195.0
    10. Roma 157.6
    11. Tottenham 153
    12. Juventus 145
    13 Lion 140
    14. Neucastle United 129
    15. Hamburg 120
    16. Schalke 114
    17. Celtic 111
    18. Valencia 107
    19. Marsej 99
    20. Verder Bremen 97, 3
    Ndryshuar për herë të fundit nga ReaLFan : 15-02-2008 më 09:08
    ReaL madriD
    Campeón de Liga 2007/08
    Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.

  20. #20
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Real Madrid eshte klubi pasur Amo ka mbet pa yje ne klub gjunah
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. FC Real Madrid
    Nga Fittox në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 27-08-2009, 18:21
  2. PRIMERA DIVISION 2006/07 - (FC Real Madrid - kampion)
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 217
    Postimi i Fundit: 17-06-2007, 21:16
  3. BAYERN MUNCHEN kualifikohet
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 18:41
  4. Fotomodelet e dobëta përjashtohen në Madrid
    Nga Fiori në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2006, 13:56
  5. Himni i ekipit.
    Nga bayern në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-01-2006, 20:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •