Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    Dy poezi te Nolit dhe diskutime

    Fan S. Noli

    Syrgjyn-vdekur
    (Elegji per Luigj Gurakuqin)

    Neno moj, mbaj zi per vllane,
    me tre plumba na i rane,
    na e vran“ e na e shane,
    na i thane tradhetor.

    Se te deshte dhe s“te deshnin,
    se te qante kur te qeshnin,
    se te veshte kur te zhveshnin,
    Neno moj, te ra deshmor.

    Neno moj, vajto, merr malin,
    larot ta permbysen dajlin,
    qe me Ismail Qemalin,
    ngriti flamurin trimeror.

    Neno moj, ma qaj ne Vlore,
    ku te dha liri, kurore,
    shpirt i bardhe si debore,
    ti s“i dhe as varr per hor.

    Neno moj, c“eshte perpjekur,
    gojemjalte e zemerhekur,
    syrgjyn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
    ky Vigan Liberator.


    dhe nje tjeter prej Nolit qe eshte e ngjashme me poezine "O Moj Shqypni" te Pashko Vases...

    Anes Lumenjve

    "Arratisur, syrgjinosur,
    Rraskapitur dhe katosur,
    Po vajtonj pa funt pa shprese,
    Anes Elbes, anes Spre-se.

    Ku e lam' e ku na mbeti
    Vaj vatani e mjer mileti,
    Anes detit i palare,
    Anes drites i papare,
    Prane sofres i pangrene,
    Prane dijes i panxene,
    Lakuriq dhe i dregosur
    Trup e shpirt i sakatosur!..."


    nuk me kujtohet, cili film shqiptar eshte ai ku Timo Flloko (me duket) eshte mesuesi qe reciton kete vjershen e dyte te Nolit ne klase? (Lulekuqet Mbi Mure??) Ajo pjese me kujton versionin Amerikan "The Dead Poets Society" ku Robin Williams reciton Whitmanin ne klase.


    Kush di Anglisht, po te keni kohe e deshire, gjeni dy volumet e Robert Elsie "History of Albanian Literature" qe eshte botuar ne 1995 nga Columbia University Press, NY. Eshte nje lloj antologjie teper e vogel ne fakt, me shume pak permbledhje nga cdo shkrimtar i perfshire aty po te pakten eshte dicka nga letersia shqiptare ne anglisht (tip enciklopedie me shume se antologjie ne fakt). Eshte e bazuar ne dy vellimet me te njejtin titull ne shqip, Historia e Letersise Shqiptare botuar ne Tirane me 1983. Elsie e ka zgjeruar dhe rishkruar disi. Ai eshte gjerman dhe flet shqip shume mire. Nuk e di ne i ka bere ai vete perkthimet ne anglisht te poezive...me duket se po...por disa prej tyre nuk jane pershtatur dhe aq mire. Megjithate i jap kredit se ka bere pune te zellshme shumevjetore etj, etj. U bera kurjoze kur pashe sa shume prifterinj shqiptare ishin dhe shkrimtare. Njeri prej tyre bile, Ndre Zadeja prift katolik-dramaturg, eshte torturuar dhe detyruar te hape varrin e vet para se ta ekzekutonin me pushkatim ne kopshtin e kishes. Duke shfletuar poezine e permbledhur ne kto dy vellime, vura re dhe sa shume eshte shkruar nga poete qe jetojne ne dhe te huaj dhe, si ta them une pa fyer njeri e pa ngrene gishtat me dhembe, i bien fyellit ne nje vrime, malli-malli-malli! I dogji, i perveloi! Nuk e di pse kjo gje me gervishti pakez mua pasi une vete kam shkruar per Shqiperine. Ndoshta ngaqe me duket se Shqiperia eshte i vetmi vend qe ka kaq shume poete qe i thurin vargje vendlindjes se tyre prejnga mergimit. Plus pastaj kemi poetet Kosovare, Arvanitas, Arbereshe etj, etj, dhe kenget e kurbetit plot... ku po dal une tani? Ah po. Pse na ra kshu bre? Dhe cfare te bej une si shkrimtare e re qe jam qe ti mbaj mendte e mia larg prej temes se mallit? se aty po me vertiten kohet e fundit.

    I rashe dhe une rrotull e rrotull anes lumenjve me duket.
    Tung te gjitheve dhe shume te fala,
    Ani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ka ilac per ate pune..

    ..qe ti shmangesh temes se mallit dhe qe ka te drejte Arbushja qe tallet nga nji here duhet te marresh rrugen per janine..
    dmth.... per tirane ose te biesh ne dashuri.

    Pra bjer ne dashuri me mire..
    po..me ke te bie mo ... do thuash ti..
    sdi cte them as une..

    Pyet Lulken se ajo ra njeher me duket...lol.

  3. #3
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    Ah mer braro--

    s'e din ti qe eshte gabim folja kur thua "bjer ne dashuri"? folja duhet me qene "ngrihu" se njerezit ngrihen ne dashuri jo bien, ngrihen aq shume e aq mire sa fluturojne me presh n'tajare. hahah. po nejse, une rashe me ty po ti u shndrrove ne pluhur e na tymose. :P u martofsh dhe ti. mire t'gjetsha ne tirane noihere,

    Ani

  4. #4
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Dicka reth Robert Elsie

    Ka lindur ne Kanada dhe jeton ne Gjermani,diku ne nje fshat malor.Eshte nje nga studiuesit me te mire te Letersise Shqipe dhe nder te paktet qe e ka percjelle kete Letersi jashte kufinjve te Shqiperise.Ka kryer dhjetra studime reth Historise se Letersise si dhe analiza mjaft me vlere.
    Historia e Letersise qe ai ka hartuar ka qenje nje nga literaturat e mija baze ne kohen kur isha student,dhe mjaft e sakte ne renditjen kronologjike me nje perfshirje te gjere.
    Ka perkthyer ne menyre fantastike Migjenin dhe Lasgushin,Kadarene,Camajn etj,ndersa pak muaj me pare gjate nje korespodence qe pata me te,mesova se po nxjer ne shtyp nje tjeter vellim me perkthime ne gjuhen Angleze.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    O Miku i Elses !

    Bel-ami u gezova qe ke korespondenc me Studiusin R.E.
    Nuk do besh gabim nese e lidh Robert Elsen me Forumin.

    Une mendoj se disa nga krijusit ketu jane shume te talentuar dhe Robert Else do habitej me siguri..
    Poezite e Dikeas, Anit, Henezes, Lulkes etj jane fantastike dhe meritojn te publikohen.


    Mylinda ku humbi??? Asnji sdi te thote dicka per ate.
    Ndoshta eshte bere mami ajo. Kush ka lidhje me ate ti bej nji ze.

    Ani, ku je ti Poete e viteve 2000. Moderne je.
    Albioni ta kish qendisur nje poezi. Je nga te paktat qe te thuren vjersha pa e marre akoma cmimin Nobel...lol.


    Ju pershendes me Dove l'amore te Cher, te gjitheve qe nga Alaska e Lulkes e deri te Arbushja ne derdhje te Danubit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Fryn moj Ere

    -Ngaj po na vjen, moj erė e rreptė?
    Pse vėrshėllen me aq mallėngjim?
    -Vij drejt nga malet e Shqipėrisė,
    pėr tė pėrhapur zi e vajtim.
    Fryn, moj erė, moj erė e shkretė fryn,
    drejt mė zėmėr, mė zėmėr time hyn.


    -Nga ata male, moj erė trime,
    ē'lajme tė reja po na ke siell?
    Pse je e vrerėt dhe e helmuar?
    qiellė me zi pėrse na e mbiell?
    Fryn, moj erė, etj.


    Pse e ke synė tė trubulluar
    e rent kaluar mi t'zeza re?
    Pse tė pikojnė lottė tė zeza,
    lottė tė zeza posi rrėke?
    Fryn, moj erė, etj.

    Syri m'u err nga ato qė pashė
    Ah! nukė mbahem, nuk duroj dot.
    Pashė njė gjėmė, gjėm tė tmeruar,
    rent ta haroj, po rentkam mė kot.
    Fryn, moj erė, etj.


    Atje tek losnja nė fush' tė Korēės,
    duke u hedhur lis mė lis,
    njė qivur pashė me nj'ēup' tė virgjėr,
    ma vrau shpirtin ay filis.
    Fryn, moj erė, etj.


    Tokat pushonin, prift nukė dukej,
    e pakėnduar na u varros;
    mihnė dėborėn, i bėnė varrė,
    shpirt nuk mė mbeti, forca m'u sos.
    Fryn, moj erė, etj.


    Atje mi varrė qante njė grua,
    njė grua qyqe me mallėngjim;
    burrėn tė qante mė par'a ēupėn,
    pėr kė tė bėnte mė par'vajtim?
    Fryn, moj erė, etj.


    Renda e ika e fluturova,
    po dhėmbjen time ku do ta fsheh?
    Ēava oqeane, dete dhe male,
    po vajtoj edhe sikundėr sheh.
    Fryn, moj erė, etj.


    -Moj er'e rreptė, erė malsore,
    shpirti m'u ndes, zėmra mė shkriu;
    sytė m'u errė si ty dhe mua,
    mėndja nė kokė mė bubullin.
    Fryn, moj erė, etj.


    Qėndro tė lutem, tė kam pėr t'dhėnė
    dhe un'i varfri njė porosi:
    njė re tė madhe dėrgo tė zbresė
    e ta ngarkojmė me lott'e mi.
    Fryn, moj erė, etj.


    E kur tė kthehesh nga Shqipėria,
    Atje nė kopshtin, atje t'qėndrosh,
    dhe lott'e mia si vesė qjelli
    dalė nga dalė do t'i pikosh.
    Qaj, moj erė, moj er'e shkretė qaj,
    derthmi lottė atje mi varr'e saj.
    25 Janar 1907


    Fan Noli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Poezia me e forte e Nolit per mua eshte "Moisiu ne mal".
    Poezia "Fry moj ere" eshte nga poezite e para te Nolit
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Tema tė Ngjashme

  1. DISKUTIME: Gazetaria shqiptare, kahjet dhe sfidat
    Nga antonio28 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2013, 09:49
  2. Diskutime mbi konkursin "Fotografia me e bukur 2008"
    Nga BvizioN nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 31-10-2008, 03:32
  3. Artistet tane - Foto dhe diskutime.
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 11-06-2007, 15:46
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 22:21

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •