Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Prokuroria, 1.5 vjet burg për Luiza Hoxhën

    --------------------------------------------------

    Policia e Tiranes ka arrestuar sot ish-deputeten Luiza Hoxha me akuzen "vjedhje dhe shperdorim te detyres". Akuzat i referohen periudhes kur Hoxha ka qene drejtoresha e Postes Shqiptare. Behet e ditur se Liza ka shfrytezuar postin per interesa vetjake. E ndaluara eshte marre ne pyetje ne Drejtorine e Policise se Tiranes mbi falsifikimin e nje kontrate.

    --------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Duhet te paguaje ne nje fare menyre per ato qe ka bere ne Vlore ne 1997, por kam frike se do denohet si Nexhmije Hoxha & Co., vetem per kafet.

    Por nga ana tjeter, me mire ca kohe ne burg se sa hic fare. E meriton.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Shume lajm i mire.

    Respekte per Berishen!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    te presim se cfare do te ndodhi me vone ...?

    me sa kame lezuar lajmet dhe kujtimet e disa njerezve ne internet ......ka shume historia dhe tregime per kete grua ....!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Bokerrima
    Duhet te paguaje ne nje fare menyre per ato qe ka bere ne Vlore ne 1997, por kam frike se do denohet si Nexhmije Hoxha & Co., vetem per kafet.

    Por nga ana tjeter, me mire ca kohe ne burg se sa hic fare. E meriton.
    Ja i bejne gjerat me gjysme zemre dhe habiten kur i bijne kokes pastaj luiza me kriminelet e tjere

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Bokerrima
    Duhet te paguaje ne nje fare menyre per ato qe ka bere ne Vlore ne 1997, por kam frike se do denohet si Nexhmije Hoxha & Co., vetem per kafet.

    Por nga ana tjeter, me mire ca kohe ne burg se sa hic fare. E meriton.

    Jo lal keshtu sdenohen robt per 97 apo 67
    Ajo te denohet per pislliqet qe ka bo ajo vet.

  7. #7
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Jo lal keshtu sdenohen robt per 97 apo 67
    Ajo te denohet per pislliqet qe ka bo ajo vet.
    Lal, se je i ri ne forum; ka patur shume tema dhe diskutime ketu ne forum, per vite me radhe per ate qe ndodhi ne 1997 ne Shqiperi dhe vecanerisht ne Vlore.

    Jam dakord qe ajo te denohet per ate qe akuzohet si ish-drejtore e Postave, por mos harro dhe meqe nuk e di, se emri i saj (i Luiza Hoxhes) doli qe i piu gjakun pa i dale shpirti agjentit te shik-ut, Leke Qoku.

    Ndoshta Ben Imami si "gjeneral" qe ishte ne 1997, dhe qe Berisha e ka tani shef kabineti, mund te kete me shume per te thene ose ka thene.

    Per me shume informacion lexo ketu:

    http://http://www.edsh.net/krimet/artikuj/koliqi.htm

  8. #8
    rrezja qe ngroh Maska e dielli qe lind
    Anëtarësuar
    13-10-2005
    Vendndodhja
    Aty ku zhurma e dallgeve eshte muzike per veshet e mije.
    Postime
    181
    Shpresoj te kalbet ne burg,nje perbindesh si Luiza Hoxha nuk duhet te jetoje ne gjendje te lire.Duke qene ajo ne burg ne jemi me te sigurte.
    nuk me kujtohet

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Nuk doja te shkruaja po nuk rri dot pa shkruar. Sa per Lizen, burgu eshte pak ajo duhet te provoje me pare ca gjera te tjera e pastaj te denohet per fallsifikime. Po nejse ajo tashme e ka damken si vampire dhe si do qe te behet ajo damke nuk i hiqet. Por mua me bejne pershtypje disa ketu ne forum qe pa pike turpi fyejne e ofendojne nje pjese te popullsise duke i quajtur ato maloke, cecene etj etj po tipa si puna e atij qyrravecit me pseudonimin qyrrja do te duhej te dilnin diku ne shesh e te perdornin ato fjale e ti shikonin si i pikonin qyrret e mbase me ngjyre te kuqe. Pra o popull se nuk dua te zgjatem nqs keni ndonje gje personale thuajeni por mos ofendoni grupe te tera te popullit, se bini ne ndesh me ligjet dhe rregulloret ketu ne forum ( te me falin adminet qe u ngaterrova ne punet e tyre ) Hajt pra ju paca shendet.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986




    Në pranga gjakpirësja e Vlorës. Nga vampire e '97-ës, në deputete e PS, prefekte dhe drejtoreshë e Përgjithshme e Postave


    Arrestohet Luiza Hoxha. Zhduku 3.2 milion USD


    Policia e Tiranës arestoi dje në mëngjes ish-drejtoreshën e Përgjithshme të Postës Shqiptare, Luiza Hoxha, me akuzën e "vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën". Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Krimit Ekonomik-Financiar pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, ditën e djeshme kryen arrestimin e shtetases Luiza Musa Hoxha, e datëlindjes 27.01.1960, lindur në Vlorë e banuese në Tiranë. Ndaj saj, Gjykata e Rrethit Tiranë, me vendim të datës 13.02.2006, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", pasi kjo shtetase ka konsumuar elementët e veprës penale të "Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën", vepër e parashikuar në nenin 135 të Kodit Penal.

    "Mbi bazën e hetimeve të deritanishme si dhe mbi kallzimet e deponuara në Prokurorinë e Tiranës nga Drejtoria e Postës Shqiptare, në ngarkim të kësaj shtetaseje rezulton se në muajt qershor-korrik të vitit 2005, e lartpërmendura ka përfaqësuar Drejtorinë e Postës Shqiptare, në kohën kur kryente detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme, duke lidhur një kontratë me një subjekt, objekt i së cilës ishte realizimi i shitjeve të një sasie të konsiderueshme pullash dhe blloqe pullash. Ndërkohë, pas hetimeve të kryera rezulton se kjo kontratë është lidhur në kundërshtim me aktet normative në fuqi, ç'ka sjell edhe një dëm të konsiderueshëm ekonomik", bëri të ditur policia. Burime zyrtare nga Prokuroria e Rrethit Tiranë thanë dje se "vlera e këtij dëmi ekonomik është 3 milion e 200 mijë euro". Ky dëm dyshohet se i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga nënshkrimi vitin e kaluar të një kontrate për realizimin e shitjeve të pullave dhe blloqeve postare mes ish-drejtores së Postës Shqiptare, Luiza Hoxha, dhe një subjekti. Akuzat për Hoxhën rëndojnë referuar periudhës kur ajo ka qenë në postin e drejtoreshës së Postës Shqiptare. Burime policore bëjnë të ditur se pikërisht për këtë periudhë, ish-drejtoresha Hoxha ka shfrytëzuar postin për interesa vetjake. Bëhet e ditur se Hoxha, e cila është arrestuar në shtëpinë e saj, është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës mbi kontratën, e cila rezulton të jetë bërë në mënyrë individule nga Hoxha dhe Firma.

    Luiza Hoxha ka qenë deputete e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës me mandat 4-vjeçar në periudhën kohore 1997-2001. Pas përfundimit të mandatit si përfaqësuese e Vlorës, Hoxha nuk e rifitoi më këtë status, por u emërua prefekte e Beratit. Ndërkohë prej disa kohësh, ajo ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Postës Shqiptare, post prej të cilit u shkarkua në vitin 2005, me vendim të Këshillit të Përgjithshëm Mbikqyrës të këtij institucioni. Pas një analize të hollësishme që i është bërë punës së kryer nga drejtoresha Hoxha, është marrë vendimi për shkarkimin e saj.


    Kontrata, personale dhe pa dijeninë e autoriteteve


    Kontrata e nënshkruar nga ish-drejtoresha e Përgjithshme e Postës Shqiptare ka qenë tërësisht personale. Asnjë nga institucionet, të cilat monitorojnë punën e kësaj poste, nuk ka qenë në dijeni të nënshkrimit nga ana e Hoxhës. Madje as drejtori i Bordit të Postës Shqiptare rezulton të mos ketë pasur dijeni për këtë marrëveshje, e cila i ka kushtuar arkës së shtetit plot disa miliona dollarë, nga të cilat 3.2 milionë kanë përfunduar në xhepat e Hoxhës. Ajo që bie në sy është fakti se nënshkrimi i kontratës ka ndodhur në ditët e fundit të pushtetit të socialistëve dhe më konkretisht, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut. Edhe kësaj here kemi të bëjmë me zhvatjen e shtetit, deri në minutat e fundit, nga ana e pushtetarëve socialistë. Mënyra e nënshkrimit të kontratës nga ana e Hoxhës reflekton nocionin që pushtetarët socialistë kanë pasur për institucionet. Duke mos vënë në dijeni asnjë prej tyre, Hoxha ka dëshmuar se e ka konceptuar qenien në krye të institucionit të Postës shqiptare si në një institucion tërësisht privat. Është një nga abuzimet më skandaloze që reflekton mënyrën e konceptit të drejtimit të shtetit nga ana e pushtetarëve socialistë, duke e konsideruar atë si një çiflig të interesave të tyre.

    Historia e gruas barbare të '97-ës


    Luiza Hoxha ka qenë një anonime, deri në trazirat e vitit '97. Gjatë kohës së diktaturës Hoxha rezulton të ketë kryer Shkollën e Partisë, ndërsa nuk ka në CV-në e saj studime në shkollat e larta. Rishfaqja e saj në '97 ka qenë barbare. Ajo u përfshi në ngjarjet e dhunshme dhe sulmet ndaj institucioneve në qytetin e Vlorës. Ajo ishte një nga pjesëmarrëset në dhunimin që iu krye punonjësve të SHIK-ut, të vrarë në mënyrë barbare nga bashkëpunëtorët e Hoxhës, e cila si vampire lyente fytyrën e saj me gjakun e punonjësve të SHIK.

    Kjo ishte e vetmja meritë e Hoxhës për të cilën ajo u shpërblye menjëherë nga PS në zgjedhjet parlamentare të atij viti me mandatin e deputetes së PS. Përfundimi i mandates së deputetes e gjeti Hoxhën në një sërë institucionesh të tjera të larta shtetërore, duke qenë deri prefekte e caktuar nga PS dhe së fundi, drejtore e Përgjithshme e Postës Shqiptare. Me paratë e nxjerra nga korrupsioni, Hoxha jetonte në një apartament mjaft të shtrenjtë në kryeqytet.

    PS, asnjë distancim nga hajdutja e postës


    PS ka heshtur dje ndaj arrestimit të ish-deputetes së saj dhe së fundi anëtare e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Asnjë deklaratë distancuese nga aktiviteti korruptiv i një prej zyrtareve të larta të PS nuk ka pasur dje nga kjo parti. Një heshtje e tillë përligjet nga qëndrimet e deritanishme të PS, e cila, ndonëse ka denoncuar qeverisjen e keqe të PS, asnjëherë nuk ka denoncuar sistemin e korrupsionit që është instaluar gjatë këtyre tetë viteve të fundit në Shqipëri. Përkundrazi, titullarë institucionesh të kalibrit të Hoxhës janë marrë në mbrojtje nga ana e PS, duke i konsideruar shkarkimet e tyre si të motivuara politikisht. Socialistët e kanë ngritur këtë shqetësim të forcës që përfaqësojnë edhe në mbledhjen e fundit të Kuvendit, ku nuk ngurruan që të vihen në mbrojtje dhe të trafikantit të drogës që ishte në drejtimin e projektit 2KR apo të një sërë zyrtarësh të tjerë të korruptuar dhe të paaftë.

    Një arsye tjetër e mosdistancimit të PS nga elementë të tillë simbole të korrupsionit ka të bëjë edhe me qenien e një pjese të mirë të kupolës drejtuese të PS, e ngjashme me Luiza Hoxhën në aferat e tyre korruptive.

    RD

  11. #11
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    D.m.th. kjo ma ka hap pakon nga Amerika mua.

    Si qenka mor Zot, t'i thuash "si burre" i ben nder. Duken qe ne fytyre xhelatet.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Luiza Hoxhen nuk po e fusin prokuroret ne burg. Prokuroret vazhdojne letargjine.

    Personifikimin e instikteve kafsherore ( pamjet e Hoxhes me buzet e pergjakura i transmetonin televizionet ne te gjithe globin ) e futi Berisha ne burg. Ka edhe Lul Basha merite ne kete arrestim, por eshte Berisha ai qe urdheron.

    Berisha eshte malsor. Si i tille duhet qe gjakun e atyre njerezve, te cilen lane kalamajt jetimer per te mbrojtur shtetin nga revolta greko-komuniste, duhet ta marr.
    ------------------------------------------------------
    Ata qe mendojne se bota eshte me rrota, aty le te mahen.

    Berisha kur ishte siper i futi neper burgje duke filluar tek Nano e duke mbaruar tek Ramiz Alia, i beni per spital duke filluar te Rama e duke mbaruar tek Gonxhe.
    Kur ra nga pushteti, ata burgaxhinjte i rrujten ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-07-2006 më 09:49

  13. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo eshte kanibalesha!!!!!

    Shume vendim i drejte ky per arrestimin e saj dhe jo vetem per korrupsion por edhe per ngjarjet e 97-tes. Vepra e saj ishte jo vetem krim por edhe cnjerezim, akti me cnjerezor qe kam pare ne jeten time deri tani, vetem filmi The Hanibal ka vepra me cnjerezore se vepra e saj por ky film ishte vetem film e jo e vertete. Une cuditem se si PS-ja jo vetem qe nuk e arrestoi ne ate kohe por edhe e kandidoi per deputete e pastaj edhe vlonjatet e votuan njehere.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Ne zemer jam e majte, por mostra si kjo Hoxha jane turp jo vetem per PS por edhe per Shqiperine. Nuk ka nevoje PS per liabilitete si ajo. Shpresoj qe akuza kunder saj te jete profesionale jo politike.

    Po aq depresionues eshte reagimi i cave ketu, i mbushur me vrer, urrejtje e violence. Se ka njerez te tille ka shqiperia edhe Luiza, shume e thjeshte eshte.

  15. #15
    KARL MARKS Maska e InF-Sm[0]keR
    Anëtarësuar
    13-08-2004
    Vendndodhja
    GJERMANI :P
    Postime
    228
    Citim Postuar më parë nga zeus
    --------------------------------------------------

    Policia e Tiranes ka arrestuar sot ish-deputeten Luiza Hoxha me akuzen "vjedhje dhe shperdorim te detyres". Akuzat i referohen periudhes kur Hoxha ka qene drejtoresha e Postes Shqiptare. Behet e ditur se Liza ka shfrytezuar postin per interesa vetjake. E ndaluara eshte marre ne pyetje ne Drejtorine e Policise se Tiranes mbi falsifikimin e nje kontrate.

    --------------------------------------------------
    Me 3.2 milion euro qe kishte marre ajo e boj tironen nju jork
    ..si lo ammetto sono sincero
    ma non trovo così assurdo
    se ogni tanto mangio lacrime
    e mi perdo..

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    anti mafi.. nuk e kuptova kte.. " luizen nuk po e fusin prokuroret ne burg.."??


    -------
    ja cthot GSH:


    Arrestohet Luiza Hoxha, Ish-deputetja socialiste

    Izolohet në Drejtorinë e Tiranës



    --------------------------------------------------------------------------------

    Gerti Xhaja
    g.xhaja@gazetashqiptare.com

    TIRANE

    Luiza Hoxha, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Alba Postës, ndodhej në një makinë me të afërmin e saj, kur një furgon policie i ka ndërprerë rrugën. Dy oficerë të antikrimit ekonomik të Tiranës i kanë dalë përpara makinës së saj dhe i janë prezantuar. “Duhet të vini me ne. Kemi një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Tiranës për ju. Ju lutem, të na ndiqni”. Hoxha ka ringjitur shkallët e apartamenti të saj në katin e tretë, tek blloku i pallateve në rrugën Komuna e Parisit, e shoqëruar nga oficerët e policisë. Në apartament nuk ëhstë gjetur asgjë e dyshimtë. Oficerët e antikrimit ekonomik kanë sekuestruar vetëm disa dokumenta ligjore që mund të kenë vlerë për hetimin dhe i kanë dhënë asaj kohë që të ndërrohet. Luiza Hoxha ka ndryshuar veshjen e saj duke marrë një pallto të madhe jeshile, një shall të së njëjtës ngjyrë dhe një bluzë të verdhë duke u përgatitur për të ftohtin e qelisë. 46 vjeçarja nga Vlora që banonte prej kohësh në Tiranë në një apartament me qera, ka hipur më pas në furgonin e grupit të gatshëm dhe është dërguar menjëherë në ambientet e komisariatit numër 3.
    Ish-eksponentja e njohur e politikës së majtë shqiptare, deputete e PS në vitet 1997-2001, Prefekte e Beratit dhe drejtoreshë e Postës Shqiptare, tashmë i duhet të përballet me sanksionet ligjore për vjedhjen me anë të shpërdorimit të detyrës.
    Hoxha ka qëndruar vetëm pak momente në ambientet e shoqërimit të komisariatit 3. Pasi janë kryer veprimet e para proceduriale, policia ka lënë të lirë të afërmin e saj, S.M., me profesion gazetar. Hoxha është marrë sërish nga furgoni i policisë, i cili e ka transferuar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, ku i është komunikuar edhe urdhëri i arrestit.

    Survejimi
    Kishte ditë që agjentët e antikrimit ekonomik të policisë së Tiranës mbanin në mbikqyrje ish deputeten. 46-vjeçarja kishte vizë amerikane në pasaportë dhe vetëm dy javë më parë ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara. Të gjitha veprimet hetimore në bashkëpunim me prokurorinë ishin kryer në fshetësi të plotë. Por agjentët e mbanin në mbikqyrje Hoxhën, për të mos lejuar një largim të mundshëm të saj jashtë vendit.
    Të hënën gjyqtari i gatshëm i Gjykatës së Faktit kishte vendosur arrestimin e 46-vjeçares. Agje-ntët kanë pritur deri në minutën e fundit OK nga e Prokuroria për të ndërhyrë. Madje në momentin e fundit, Hoxhaj kishte dalë nga banesa për t’u larguar me të afërmin e vet. Burimet policore thanë për Gazetën se nuk kanë informacione se 46-vjeçarja ka qenë në dijeni të vendimit për arrestimin e saj. Gjithsesi shërbimet e vëzhgimit kanë qëndruar në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo tentativë për largimin prej saj.

    Strehimi
    Luiza Hoxha, strehohej në një banesë me qira në bllokun e pallateve në rrugën “Komuna e Parisit”. Ajo ishte vendosur aty prej kthimit nga Amerika dy javë më parë.

    Survejimi
    Agjentët e policisë ruanin prej disa ditësh lëvizjet e ish drejtoreshës së Alba Posta, pasi i trëmbëshin një largimi të mundshëm të saj jashtë Shqipërisë.

    --



    aha i paska cuar ne amerik parat kjo.. do i ket futur ne syndyqet e ben malos..

    cpaska qen kjo amerika per kta socialistet.. tahmëm amerik..

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Ne zemer jam e majte, por mostra si kjo Hoxha jane turp jo vetem per PS por edhe per Shqiperine.
    Ç'lidhje ka te qenit i majte me PS shqiptare?! Pse nji idealist i majte e shef vedin ne PS thue? Kjo paska qene edhe ne komitetin drejtues te PS!!!


    Kur ndjej ankesa per nderrimin e administrates "per arsye politike":

    Arsimi: Shkolla e Partise.
    -deputete
    -prefekte
    -drejtoreshe e pergjithshme e Postave
    -anëtare e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e baby dream
    Anëtarësuar
    04-02-2006
    Vendndodhja
    Tirane,Albania
    Postime
    126
    aman cja fusni kot edhe ju ne flasim kot si spektatore te udhehequr nga bindja politike flasim kot me pasionn se kushdo qe te jete ne post si i PD-se si i PS-se si te tjere kush do vi te gjithe do vjedhin sa te mundin i eshte bere ves ta haje dreqi e kane te injektuar ne damar keshtu qe mos flisni kot
    pse lul basha pak ka vjedh? edhe po vjedh bashke me te tjeret?
    apo po e beni si gruaja vet qe tha burri im ka vjedhur ne kosove jo ne shqiperi
    ska turp po vjedhja njesoj eshte
    pa me thoni ku i gjeti 5 shtepi e gjithe ato leke qe ka ne banke ?
    mos hani inat kot se ata jane peshq te medhenj e ne cironka po mjere ne thuaj per qeveritaret qe kemi mjere populli
    e mos u merrni me llafe po shikoni si te beni leke hajt tung tani
    ESHTE E PAMUNDUR TE LEPISH BERRYLIN

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Brari
    anti mafi.. nuk e kuptova kte.. " luizen nuk po e fusin prokuroret ne burg.."??
    Brari te ishte per prokurorine, kanibalja Hoxha do i shijonte parate e taksapaguesve shqiptare deri ne centin e fundit.

    Thuaj shyqyr qe Sala ka vene si minister te transportit dhe telekomunikacionit nje jurist shume te pergatitur, i cili e njeh kodin penal te Rrepublikes se Shqiperise

    Neni 135


    Vjedhja e kryer duke shperdoruar detyren

    Vjedhja e pasurise e kryer nga personi, qe ka per detyre ta ruaje dhe ta administroje ate, apo duke shperdoruar detyren, denohet me burgim gjer ne dhjete vjet
    .

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926


    BUKURI KOMUNISTE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prokuroria shqiptare, urdhra te paligjshme
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 07:14
  2. Skenari i ricikluar i krizës greko-shqiptare 1993-2006
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-06-2006, 11:03
  3. Itali, Prokuroria milaneze 22 mandate arresti per rrembimin e imamit Abu Omar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2005, 15:55
  4. Pse ka dështuar prokuroria në cështjen e Shkallnuerit
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-01-2005, 16:46
  5. Prokuroria: Krimi eshte rritur me 9% ne Shqiperi
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •