Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Dita kur Unë u kryqëzova

    Dita kur Unë u kryqëzova

    (Një rrëfim i pasionit të Krishtit, duke përfshirë ngjarjet në realitetin e dukshëm dhe të padukshëm)

    Gruaja e Pilatit po shihte një ëndërr të trazuar, të mbushur me imazhe të frikëshme ëngjëjsh dhe njerëzish të pafajshëm që shkojnë drejt vdekjeve të tyre.
    Juda po bënte rrugën e vet drejt pallatit të Makabejve, duke e sforcuar veten për të mos menduar se cfarë gjërash mund të blihen me tridhjetë monedha argjendi.
    Ishte tepër vonë dhe nëna ime, Maria, e ndjente zemrën të rënduar dhe të mbushur me shqetësim të thellë.
    Sipër, në një qeli në Fortesën Antonia, tre të burgosur, të lidhur me zinxhirrë të rëndë, rrinin zgjuar duke menduar se si mund të jetë atëherë kur gozhdët të përshkojnë duart dhe ti vdes nga mungesa e frymëmarrjes.
    -“Mushkonjat dhe mizat janë tmerri më i madh”, tha njëri prej tyre, duke thyer qetësinë e birucës. “Të paktën kështu më kanë thënë”
    “Nuk dëshiroj të dëgjoj për këtë”, u përgjigj tjetri.

    Duke ecur nëpër Luginën e Kidronit drejt Malit të Ullinjve, jo shumë larg prapa meje, Pjetri po mundohej të fshihte një thikë të vogël nën rrobën e tij.
    Një djalosh rreth shtatë vjec, duke mos qënë në gjendje të flinte, rrëshqiti jashtë shtëpisë dhe filloi të endej nëpër qytet, duke shpresuar të gjejë ndonjë prej dishepujve të mi. Ai kishte një pyetje të ngulur në kokën e tij: “Përse kjo natë është kaq e errët dhe ndjellakeqe?”
    Në vendin e rezervuar për guvernatorin e Galilesë, Herodi ishte jo vetëm zgjuar por dhe i dehur. E dija se përpara se kjo natë të mbaronte, unë do e takoja ate ballë për ballë. Unë e kisha frikë atë, ashtu si bora ka frikë tymin.
    Liderat judeas, të cilët jetonin më së shumti në pjesën lindore të qytetit, ishin mbledhur për të marrë një vendim në lidhje me mua. Ky vendim duhej marrë para se festivali i Pashkës të fillonte. Nqs Dielli do ngrihej në horizont, për këtë vendim do të ishte tepër vonë.
    Johebrenjtë, të cilët jetojnë më së shumti në pjesën perëndimore të qytetit, do përballen me të njëjtin vendim përpara drekës së po të njëjtës ditë.
    Pasi arrita në destinacionin tim, që ishte një kopsht ullijsh afër Malit të Ullinjve, ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen ishte aktiviteti i lartë në realitetin e padukshëm midis principatave dhe fuqive.

    Të pavetëdijshëm për tradhëtinë e kësaj nate, dishepujt e mi hynë në kopsht bashkë me mua, tek i njëjti vend ku unë vija shpesh për t’u lutur. Këtu, në këtë kopësht, unë do përjetoja momentet e fundit të lirisë që unë do të kisha përsa kohë do të isha në këtë tokë. Unë u gjunjëzova dhe pastaj u rrëzova përtokë. Dishepujt e mi filluan të luten me mua, por lutja e tyre shumë shpejt u bë e mundimshme dhe në fund ata ranë në gjumë.
    Përgjatë lutjes, fillova të qaja. Dhe kur fillova të qaj, një gotë u shfaq para meje.
    Ndonëse e dija prej shumë kohësh që kjo orë do të vinte, unë u zbrapsa, i tmerruar nga ajo që pashë.
    “At! Të lutem! Nqs është e mundur, gjej një mënyrë që unë të mos pij prej kësaj.”

    Por, ndërsa isha duke folur, gota erdhi akoma dhe më afër.




    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 15-02-2006 më 05:25
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitulli 2

    Kupa e derdhi helmin e saj të ndyrë, derisa kutërbimi i përmbajtjes së saj mbushi erërat e tokës.
    Unë pashë se si mëkatet e bijve të Abrahamit rrëshqitën brenda në kupë. Unë pashë se si shekujt e tyre të rebelimit, idhujtarisë, incestit, vrasjeve, gënjeshtrave dhe mashtrimeve e gjetën rrugën për në atë kupë. Mëkatet e racës së hebrenjve u bënë një me atë kupë.
    Duart dhe fytyra ime filluan të kullonin gjak derisa toka përreth meje u njom.
    Unë vajtova sërisht. Thirra për clirim dhe bërtita: “Abba!At!”
    Trupi im filloi të dridhet dhe nuk mundesha ta kotrolloja. Po kështu dhe vajtimi im dhe thirrjet e terrorizuara.
    Asnjëherë, unë ose ndonjë qënie tjetër njerëzore nuk e ka njohur thellësinë e neverisë, ashtu sic e ndjeva unë kur pashë paturpësinë dhe poshtërsinë që u derdh në atë kupë.
    Unë do kisha vdekur me siguri, por dera e realitetit tjetër u hap dhe lejoi që një ëngjëll të vinte dhe të përkujdesej për mua. Imazhi i kupës u venit, por ai do kthehej sërisht. Kësaj rradhe, imazhet e saj do ishin akoma dhe më groteske.
    Duke u ngritur me shumë mundim në këmbë, e sforcova veten time për t’u kthyer tek dishepujt e mi. Duke qëndruar pranë tyre, e njoma tokën përreth meje me gjakun tim.
    “Ju nuk mund të rrini zgjuar asnjë natë me mua?” – pyeta ndërsa u nisa për t’u kthyer në vendin tim të lutjes.

    “At, lejoje edhe këtë!”

    Kapitulli 3

    Kësaj rradhe nuk ishin shkeljet e bijve të Abrahamit ato që pashë, por ato të johebrenjve.
    Brenda në kupën ku derdheshin ndyrësitë, unë pashë mëkatet e gjithë paganizmit se si filluan të derdheshin, pashë idhujtarinë, blasfeminë, ndyrësinë dhe gjithcka që imagjinata pagane mund të përfshijë. Unë thirra: “Oh, cfarë egërsie ka njeriu kundër njeriut!”. Pashë betejat, luftërat, dhimbjet, tmerret dhe shkallëzimet e shthurrjes së paganëve.
    Të gjitha këto gjetën rrugën e tyre drejt kupës.
    Gjithë krimet e racës njerëzore, qofshin këta hebrenj apo johebrenj, u mblodhën në një vend dhe u zhdukën brenda asaj kupe.
    Gjithë ligësia priste që të përzihej me gjithë pastërtinë, gjithë mallkimet prisnin që të rrethonin gjithë drejtësinë, gjithcka që ishte e ndyrë priste që të asgjësonte të gjithë shenjtërinë. Gjithcka priste për mua që të merrja atë kupë.
    Gjaku tani po buciste rrjedhshem nga koka ime, fytyra, gjymtyrët e mia. Vetë forca e jetës sime po vraponte për t’i shpëtuar asaj që priste të bëhej një me mua. Oh, fatmirësisht, kupa u tërhoq edhe njëherë mbrapsht.
    Përsëri isha i etur për t’i parë dishepujt e mi. U përpoqa që të ngrihesha në këmbë, por u rrëzova menjëherë. Por, së fundmi, arrita tek ata. Duke i parë në gjumë, unë s’mund të bëja gjë tjetër vecse të vajtoja, ndonëse e dija që cdo pikë loti që derdhja mund të ishte pika ime e fundit.
    Vetëm me anën e ndihmës së ëngjëjve isha në gjendje që të kthehesha në vendim tim të lutjes dhe të përballoja atë që më priste. Sa të ndyra ishin veprat e popullit të zgjedhur të Zotit, sa të shëmtuara ishin veprat e johebrenjve, të gjitha u zbehën papritmas në prezencën e mëkatit që po shihja tani: mëkati i krijesave të rëna të realitetit tjetër. Ky moment mund të quhej tamam fillimi i dhimbjes.

    Dhe kështu, kupa u kthye sërisht.

    Kapitulli 4

    Hebrenjtë po, johebrenjtë po. Por, ah, mos vallë duhet të pi dhe mëkatet e realitetit tjetër?
    Asnjë pjesë e imja nuk mundej ta zotëronte pafundësinë e së keqes së mishëruar që po formohej tani para syve të mi. Pjesa ime nuk qënka që të pi vetëm padrejtësitë e bëra në realitetin e dukshëm, por edhe ato akte monstruoze të kryera në realitetet e padukshme.
    Kupa u drodh kur përmbajtjet e veprave të qytetarëve të mallkuar dhe të rënë të realitetit të padukshëm u derdhën brenda saj.
    Me tmerr të papërshkrueshëm, unë po shihja korrupsionin e frymërave të mallkuara, ndyrësinë e ushtrisë së rënë ëngjëllore, qelbëzimin e poshtërsisë së princave të humbjes – të gjitha rrodhën në përzierjen e neveritshme.
    “Oh, At!” thirra me dhimbje të papërshkrueshme, “nqs ka ndonjë mënyrë, të lutem largoje këtë kupë nga unë!”
    Më pas, me një dorëzim të frikshëm, thirra përsëri, « Por.. nqs jo... atëherë.. u bëftë vullneti yt...”

    “At, lejoje dhe këtë”

    Unë u shemba në tokë, e cila ishte shndërruar në një pellg me gjakun tim. Një engjëll u përpoq fuqishëm që të më shpëtonte nga vdekja, e cila mund të vinte nga carja e zemrës, ose nga dobësimi i trupit.

    Kapitulli 5

    Kupa u venit përsëri, dhe për një moment kujtova një ngjarje të ndodhur në përjetësinë e shkuar, në një kohë përpara krijimit. Kujtova një qengj – një qengj që ishte therrur.
    Ai u therr nga Ati im, në një kohë përpara të përjetshmëve. Unë isha ai qengj!
    Unë isha atëherë në Atin një ofertë e bërë para krijimit. Dhe tani, ajo therrje ishte gati që të bashkohej me realitetin fizik, të bashkohej me historinë, kohën dhe hapësirën.
    Për një moment, mendimet e mia ndaluan, si në përjetësi ashtu dhe në kopshtin e ullinjve. Gradualisht e gjeta veten time në këmbë, para njëmbëdhjetë dishepujve të përgjumur. Njëri prej tyre thirri në një ëndërr të keqe dhe më pas ra në një gjumë akoma më të thellë.

    Kapitulli 6

    Beteja e gjatë e dorëzimit kishte përfunduar. Ati im dhe unë ishim dakord me njëri-tjetrin.
    Mua m’u kërkua që të pija llumin e mëkatit universal. Unë kisha pranuar. Megjithatë, tmerri i saj ishte përtej asaj që mund të kuptojë raca njerëzore. Madje as vetë vdekja nuk e imagjinonte dot se cfarë më priste mua.
    Përsëri unë i mbijetova gjithë kësaj, me ndihmën e një ëngjëlli.


    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 15-02-2006 më 14:56
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitulli 7

    Kajafa, prifti më i lartë, kaloi nëpër urën e gjatë dhe të ngushtë që lidhte Tempullin me rezidencën e tij. Kjo urë ishte ngritur me qëllimin e vetëm për t’u siguruar se prifti i lartë nuk do të prekte asgjë të papastër kur të kalonte nga Tempulli për në pallatin e tij. Kajafa ishte vecanërisht i kujdesshëm në këtë natë të vecantë sepse ora e Pashkës ishte shumë afër.
    I mbushur me priftëri dhe hije mbretërore, Kajafa zbriti nga ura dhe qëndroi në kalldrëmin me gurë të shkëlqyer. « Ku është Juda ? A është nisur ai ? » pyeti Kajafa.
    « Ai do arrijë këtu shumë shpejt, » u përgjigj një nga rojet e Tempullit.
    « A janë thirrur disa ushtarë romakë për të shoqëruar rojet drejt kopshtit?”
    « Po »
    « Thuajuni të gjithëve që ushtarët romakë duhet të mbajnë distancën e kërkuar nga ne »
    « A keni shpata, pishtarë dhe shkopinj ? »
    “Patjetër, kemi nga të treja” – erdhi përgjigjia
    “A jeni të sigurt se gjithë dishepujt e tij janë bashkë me të?”
    “Sipas informatave të fundit, po”
    Kajafa në fillim hezitoi, pastaj urdhëroi: “Vritini ata nqs rezistojnë”
    “Pasi Galileasi të jetë sjellë këtu, duhet të jenë të pranishëm ata që do të dëshmojnë kundër tij. A janë përgatitur ata ashtu si duhet?”
    “Në detajet më të vogla”
    “Atëherë, është koha që të ndizen llampat dhe pishtarët. Nisuni!”
    “Kur të arrijmë aty, si do jemi të sigurt se kush është Jezusi? Eshtë errësirë dhe ai nuk vesh asnjë veshje të vecantë”
    “Juda do ta puthë atë.”

    Me këto fjalë, Kajafa u nis për t’u kthyer në pallatin e tij, por befas u kthye sërisht për të thënë:” Një pyetje të fundit: A është lajmëruar gjithë Sinedri?’
    “Po, madje janë duke ardhur. Vetëm dy prej tyre nuk ishim në gjendje t’i gjenim.”
    “Në rregull, ky nuk është problem. Vazhdoni!”

    Në atë moment Juda hyri në oborr.
    Dikush i thirri atij, “Ata po të presin. Shko tek ata urgjent. Ke për detyrë që t’i cosh në vendin e lutjes së tij dhe t’u tregosh se kush është Jezusi”.

    Kapitulli 8

    Unë e ndjeva se biri i humbjes sapo doli nga Jerusalemi dhe u nis drejt Malit të Ullinjve. Ai nuk ishte vetëm.
    “Ora e tyre ka ardhur,” pëshpërita. “At, unë e dorëzoj lirinë time, vullnetin tim, jetën time, dhe së shpejti... dhe frymën time.”
    Mbi të gjitha, kjo orë kishte kohë që ishte përgatitur.
    “At…Kupa. Unë do ta pij atë!”
    Engjëlli i mëshirës më ngriti përsëri në këmbë dhe u sigurua që unë isha në gjendje të ecja. Para se të largohej, ëngjëlli e fshiu me kujdes gjakun nga fytyra ime.
    “Unë duhet të shkoj i vetëm, ëngjëll i mëshirës së madhe; tani po të kërkoj të largohesh.”
    Engjëlli uli kokën dhe u bind, por jo pa protestuar dhe pa derdhur lotë: “Kur do të mbarojë kjo, Zoti im?”
    “Jo para se Jona të jetë cliruar” u përgjigja
    “Shpejt, tërhiqu” i thashë ëngjëllit për herë të fundit.
    Unë qëndrova drejt dhe fillova t’i flas Atit tim.

    Kapitulli 9

    “At, krijimi lulëzoi nga dora ime.
    Unë pikturova yjet. Unë i vendosa galaktikat në orbitat e tyre, dhe ato duke shkëlqyer në llambadarët e kupës qiellore, reflektonin lavdinë time.
    Unë shpërndava hekurin nën shtresat e tokës. Unë nxorra prej saj pemët që ato ta vishnin tokën me rrobën e smeraldtë.
    Mbi një pemë tani po vij, që racës së vjetër të Adamit t’i jap fund.
    Dhe krijimin ta sjell në faqen e tij të fundit.
    Vdekja, që ruhet e lidhur nga unë në kafaz, tani po përgatitet që të më sulmojë me inatin e saj të skëterrtë. Pasi ta kem pirë deri në fund gllënjkën e kupës që shkumëzon, mëkati do ta marrë shpagesën e tij finale”
    “Oh, At, që kur erdha në këtë tokë, unë jetova i kufizuar nga natyra e brishtë njerëzore. Derdhe mbi mua hirin tënd, tani që vdekja po bërtet për t’u lëshuar nga zinxhirët e saj”
    “At, përzjei lotët e mi me të tutë.”


    Pastaj shkova tek dishepujt e përgjumur dhe u thashë: “Ngrihuni. Unë duhet ta pi kupën.”.

    Kapitulli 10

    Ata u ngritën me mundim në këmbë dhe panë rreth e rrotull. Ata nuk po shihnin dikë që e njihnin.
    “Ku është Jezusi? Dhe, kush vallë je ti?”, foli Pjetri duke ju drejtuar krijesës të cuditëshme që qëndronte para tij.
    “O njeri, kush apo cfare je ti? A nuk je i tëri gjak? Apo je ndonjë i vdekur që ke ardhur të na vizitosh?”
    Në këtë moment, unë ju përgjigja: “Pjetër.”
    Pjetri vuri dorën mbi gojën e tij dhe bërtiti: “Zoti im! Oh, Zoti im, a je me të vërtetë ti? Ti je i tëri i mbuluar nga gjaku. Nuk e dalloj dot as fytyrën dhe as formën tënde”
    Jakobi dhe Gjoni po mundoheshin të gjenin fjalët për të shprehur tmerrin e tyre. Si mundet vallë një njeri të ketë ndryshuar kaq shumë brenda një ore? Ata nuk e dinin se pikërisht në atë orë, unë kisha fituar titullin e përjetshëm:

    Njeriu i Dhimbjeve


    Djersa ime, gjaku im dhe rrobat e mia ishin bërë një me formën time ta padallueshme.
    Dhe kështu ishte përmbushur profecia që unë i dhashë Isaias shumë kohë më pare:
    “Pamja e tij ishte e shpërfytyruar më tepër se e cdo njeriu tjetër dhe fytyra e tij ishte ndryshe nga ajo e bijve të njeriut” (Isaia 52:14).

    Duke e injoruar habinë e tyre, u bëra shenjë dishepujve të mi që të më ndiqnin. Ata fillimisht hezituan, por më pas më ndoqën.
    Gjoni nxitoi për të më ardhur pranë. “Unë pashë një ëndërr, pashë një ëngjëll. Apo e pashë në të vërtetë? Nuk e di nëse ishte ëndërr, apo nëse e pashë me të vërtetë atë krijesë të cuditëshme."
    “Eja, Gjon, ti do njohësh mjaft së shpejti. Dikush do të vijë brenda teje dhe do të të kujtojë ty për këtë moment.”

    Duke vënë re dritat e zbehta të pishtarëve të largët, Pjetri filloi të kërkojë thikën e tij. Ai nuk e dinte se njerëzit që mbanin pishtarët po kërkonin prenë, sikur ajo pre të ishte një kriminel.
    “Kush të jetë duke ardhur vallë këtu, në këtë orë?” pyeti Jakobi.

    Menjëherë pas kësaj, Gjoni e kuptoi se dikush po fshihej hijeve.
    “Gjon Mark! Cfarë do ti këtu? E di familja që je këtu?”
    “Nuk mund të flija” u përgjigj djaloshi. “Duke ardhur për këtu, pashë roje kudo. Mendova se ata po vinin për të kapur Zotin!” vazhdoi djaloshi i frikësuar.
    “Ata kanë ardhur tashmë këtu” u përgjigja unë “Ata kanë mbërritur tashmë tek Gjetsemani im. Por, secili nga ju, cdo njeri, gjithashtu do përballet një ditë me Gjetsemanin e tij.”
    “Tradhëtari im sapo mbërriti”.


    (Vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 18-02-2006 më 08:09
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Dy mesazhe u fshine nga une sepse ishin krejtesisht jashte teme!
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 18-02-2006 më 08:44
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitulli 11

    “Ushtarë romakë? Roje të Tempullit? Pishtarë? Fenerë? Një turmë me shkopinj?” pyeti Thomai me habi,
    “Dhe sa shumë që qenkan. Sa shumë pishtarë që ndricojnë në këtë errësirë të cuditëshme.”
    Turma eci drejt dishepujve të mi. Menjëherë dola para tyre.
    Juda, me sytë e ti të zinj që lëviznin me shpejtësi, po përpiqej të gjente mësuesin e tij midis dishepujve të tij. Papritmas, sytë e tij ndalën. Për një kohë të gjatë, ai s’bëri gjë tjetër vecse m’i nguli sytë. Me kujdes, erdhi pranë meje dhe ngriti një pishtar. “A je ti , Zot?”
    I sigurt tashmë se isha unë, u zgjat drejt meje dhe më puthi në faqe dhe në qafë.
    “Po më tradhëton me anë të puthjes, Judë?”

    AT, LEJOJE DHE KETE.

    Ushtarët ishin në kofuzion. Ata dinin thjesht se duhet të shihnin atë që Juda do të puthte. “Por, jo” menduan ata “me siguri është bërë nje gabim”.
    Turma kishte ardhur që të përballej me një profet, me dikë të gjatë, të fortë dhe sypatrembur. Por, këtë mbeturinë njerëzore, ata nuk ishin në gjendje ta njihnin.
    “Kë po kërkoni?” i pyeta unë.
    “Ne po kërkojmë Jezusin nga Nazareti,” tha njëri nga ushtarët, duke vazhduar që të kërkonte me sy në cdo fytyrë.
    “Unë jam Jezusi. Unë jam ai që po kërkoni.”
    Deri në atë moment, ushtarët nuk po i kushtonin rëndësi tmerrit të fytyrës sime. Befas, ata u penguan dhe u ngjeshën tek njëri –tjetri.
    Kapiteni i rojeve të Tempullit, duke ju kthyer disiplinës së tij, urdhëroi: “Sillni litar”

    Pjetri u turr drejt tyre.

    Kapitulli 12

    Duke nxjerrë një thikë nga rroba e tij, Pjetri u sul me egërsi. Ai i preu veshin një skllavi të pafat që ishte aty afër. Me shpejtësi, unë ja zëvendësova veshin. Kjo ndodhi aq shpejt sa asnjë nga ushtarët nuk pati kohë të reagonte.
    Engjëjt e mi e kishin rrethuar kopshtin e ullinjve dhe kishin nxjerrë shpatat e tyre. Unë i pëshpërita ushtrisë ëngjëllore:” Ju nuk keni punë të ndërhyni. Kthehuni në majat e kodrave dhe përgatituni që të riktheheni në realitetin tjetër me komandën time”.
    Atëhere unë i thashë Pjetrit: “Në rast se do të kisha nevojë për ndihmë, do t’ua kërkoja ëngjëjve të mi. Nuk është koha për betejë, por për kupën.”
    Atëherë unë vështrova në fytyrën e cdo njeriu nëpër të gjithë turmën.
    “Më keni ngatërruar me ndonjë hajdut? Ju keni ardhur të armatosur deri në dhëmbë? Me siguri, nuk po më kërkoni mua, por ndonjë armik të krisur të shoqërisë. Unë kam qënë me ju në Tempull haptazi, duke mësuar publikisht cdo ditë. Përse nuk më arrestuat atëherë?
    Po jua them unë se përse nuk më arrestuat deri tani. Sepse nuk ishte ora juaj. Tani është kjo orë, por është ora juaj e vetme.”
    Duke më vështruar me një urrejtje triumfuese, turma filloi të më rrethonte ndërkohë që të njëmbëdhjetë burrat u zhdukën nëpër natë. I fundit që u largua ishte djaloshi i vogël, Gjon Marku.

    Dhe tani, krijesa më e lirë që kishte ekzistuar ndonjëherë u lidh dhe u zhvesh nga të gjitha të drejtat dhe liritë.

    Unë u pëshpërita veshëve të padukshëm: “Errësirë, tani është ora jote. Unë jam lidhur. Unë jam në duart e popullit tim të zgjedhur. Së shpejti do të jem në duart e paganëve. Pas asaj, unë do e gjej veten në praninë tuaj, o qytetarë të ferrit. Momenti , për të cilin keni pritur kaq shumë, ka ardhur.”

    Por tani, unë isha në vendin më të rrezikshëm që mund të imagjinohet: Isha në duart e fetarëve.


    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 20-02-2006 më 04:47
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitulli 13

    Një ushtar hyri në shkritoren e një hekurpunuesi.
    “Kam ardhur për gozhdët”
    “Po, sapo i mbarova. Ja shihi, janë ende të ngrohta. Në fakt ato ngjajnë më shumë me kunja se sa me gozhdë, ashtu sic i kerkuat vetë. Mos do përdoren për ndonjë kryqëzim?”
    “Tamam ashtu,” u përgjigj ushtari “Mua më duken mirë,” vazhdoi.
    “Sigurisht që janë mirë. Gozhdët që unë prodhoj këtu janë përdorur në qindra kryqëzime…. kryqëzime që do shtrihesin që nga deti deri në shkretëtirë…”
    “Por, unë kam një pyetje për ju,” vazhdoi ushtari. “Grupi i parë i gozhdëve u porosit nga romakët, por grupi i fundit u porosit nga Sinedri. Përse Sinedri? Kjo është e paligjshme. Sinedri nuk mund të vrasë askënd, sidomos me kryqëzim. Vetëm romakët mund ta bëjnë këtë. Sinedri nuk mund të urdhërojë një ekzekutim, aq me pak një kryqëzim.”
    “Oh, po, ata munden. Të paktën kur janë shumë të sigurt në vetvete,” u pergjigj hekurpunuesi.”Sot ata janë më se të vendosur.”
    “Unë po kështu kam nevojë për katër trarë horizontalë kryqesh”
    “Katër?”
    “Po. Tre për disa hajdutë dhe një për një njeri të quajtur Jezus. Ai është një lloj profeti lokal”
    “Jezus?”
    “Po”
    “A e dini se ai pretendon se është Biri i Perëndisë?”
    “I Perëndise? I cilës perëndi? Ne romakët kemi shumë”
    “Ne kemi vetëm një”
    “Një?”
    “Por atëherë si do e lejojë ai veten që të kryqëzohet nga krijesat e tij, në qoftë se është Biri i Perëndisë, ai që krijoi këtë hekur dhe që modeloi pemët ? Kjo është ajo se cfarë më shqetëson mua në lidhje me këtë njeri të cuditshëm. ”
    «Po, por kjo nuk e shqetëson aspak Sinedrin” ja ktheu ushtari duke u kthyer për të ikur
    « A do ju nevojiten trarë vertikalë për kryqet ? »
    “Jo. Ne mendojmë të përdorim një pemë kësaj rradhe. Njërën që është tek Mali i Ullinjve”
    Hekurpunuesi atëherë i ngarkoi trarët horizontalë në një karrocë.

    “I mallkuar është ai që varet në pemë” murmuriti i shqetësuar hekurpunuesi. “A është e mundur vallë që Biri i Perëndisë të varet në një pemë?”

    (Vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 23-02-2006 më 05:26
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitull 14

    Rojet me nxorrën nga kopshti i ullinjve dhe më drejtuan tek shtëpia e Annasit, më të vjetrit prej kryepriftërinjve.
    Bijtë e Abrahamit po bëheshin gati për të më gjykuar.
    “I burgosuri u soll!” i raportoi dikush Annasit.
    Ashtu sic e prisja, dëgjova një shërbëtor të thoshte: “A është Jezusi kjo figurë e cuditëshme aty? Nqs po, atëherë përse duhet të merremi me të për ta gjykuar. Ai është pothuajse i vdekur.”
    Annasi rregulloi rrobat dhe erdhi afër meje. Ai e vëzhgoi me kujdes fytyrën time dhe mendoi me vete: “Eshtë vetëm një shëtitje e shkurtër që këtu deri tek vdekja e këtij njeriu”
    “Biri i Jozefit dhe i Marisë, përse u predikon njerëzve tradhëtinë dhe rebelimin? Cfarë u ke mësuar pasuesve të tu? – pyeti Annasi.
    Unë u përgjigja: “Ju nuk duhet të ma bëni mua këtë pyetje. Ju thjesht mund të pyesni ata që më kanë degjuar mua duke folur”
    Në moment, unë mora një goditje të fortë në gojë nga një roje i Tempullit. “Kështu i flitet Kryepriftit, kriminel?!”
    Ai roje nuk e dinte se pikërisht në atë moment, kishte goditur Kryepriftin e vërtetë!

    Fjalët e Kajafës, të thëna dikur, ende tingëllonin në veshët e Annasit:
    “Pasuesit e këtij njeriu shtohen dita-ditës. Do të vijë dita kur ai të përpiqet për të ngritur mbretërinë e tij në Izrael. Kur kjo të ndodhë, Roma do ta heqë statusin tonë si komb paqësor. Roma do ta shpërndajë Sinedrin, do t’i shtetëzojë pasuritë tona të shumta, dhe ushtarët e saj do të therrin mijëra njerëz. Do ishte shumë më mirë të vdiste një njeri në vend të të gjithëve.”
    Me këtë në mendje, Annasi më coi tek shtëpia e Kajafës, ku sinedri filloi të mblidhet bashkë me një numër të madh farisejsh dhe saducejsh.

    “Eja, në qëndër të sallës, o ti nga i cili dridhet gjithë Izraeli” – thirri njëri nga priftërinjtë. “Ai nuk duket kushedi se cfarë, apo jo? A e dëgjon ndokush këtë njeri?”
    “Mos e kanë goditur kështu ushtarët romakë? Ata nuk duhej të kishin bërë kështu, derisa ne të kemi mbaruar punë me të!”
    “Jo, aspak. Nuk e kanë goditur as romakët dhe as judenjtë,” u përgjigj njëri nga rojet e Tempullit.
    “Atëherë cfarë i paska ndodhur të varfrit?”
    “Nuk e di. Unë e kam parë këtë njeri dhe më parë, por sot nuk do e kisha njohur dot atë.’
    Kajafa bëri një pyetje të ngjashme: “A jeni të sigurt se ky është Jezusi?”
    Pasi u sigurua se isha Jezusi, i pëshpëriti njërit nga rojeve: “A i keni sjellë dëshmitarët?”

    Për një kohë të gjatë, Kajafa vazhdoi të më pyeste. E shihja në sytë e tij se ai ishte i shqetësuar në lidhje me suksesin apo dështimin e përpjekjes së kësaj nate për të më vrarë.
    Unë nuk po thoja asgjë.
    Dëshmitarët hynë brenda. Pas shumë dëshmive kontradiktore, Annasi rrëshqiti afër Kajafës dhe i pëshpëriti: “Ne nuk do mundemi kurrë që ta bindim Pilatin se ky njeri duhet dënuar me vdekje, me kaq pak fakte që kemi rreth tij. Cfarë të bëj me këta dëshmitarë që nuk dinë të thonë sic duhet ato që duhet të thonë?”
    “Ka dicka qe mund të bësh.”
    “Ma thuaj” – ja ktheu Kajafa
    “Vëreni atë në be!”- pëshpëriti një prift në veshin e tij.
    “Po sikur të gënjejë?” – kundërshtoi Kajafa
    “Ky njeri nuk gënjen.”. Kjo fjalë e shpoi Kajafën si shigjetë.

    Pas kësaj, Kajafa mori frymë thellë, dhe duke folur me zë të lartë në mënyrë që ta dëgjonin të gjithë, shpalli: “Unë të ve ty në be, para Zotit të gjallë, që të na thuash nëse ti je Krishti dhe Biri i Perëndise!”
    Para se të përgjigjesha, unë pashë rrotull sallës nëpër fytyrën e cdo prifti, rabini, skribi, fariseu dhe saduceu që ishte i pranishëm. Pashë tek Kajafa dhe më pas tek rojet e Tempullit. Të gjithë ishin nervozë. Më pas i ngrita sytë drejt kodrave më të afërta ku qëndronin dhjetë mijë ëngjëj qiellorë, secili duke mbajtur dorën mbi shpatë dhe duke pritur vetëm një fjalë prej meje.
    “Ai është vënë në be. “ – pëshpëriti njëri nga ëngjëjt
    “A do ta zbulojë më në fund se kush është ai? “ – pyeti një tjetër.

    Më në fund, sytë e mi ndeshën përsëri sytë e kryepriftit. Me një qetësi që kishte qënë e imja përgjatë gjithë përjetësisë, unë thashë ato fjalë të ndaluara:

    UNE JAM

    “Për më tepër, “ – vazhdova – “po vjen dita kur ju do ta shihni Birin e Njeriut duke u kthyer këtu me ëngjëjt e tij, duke zbritur në një re lavdie.”

    Një ëngjëll pëshpëriti: “Zot, shpejtoje atë ditë!”
    Menjëherë sapo dëgjoi fjalët e mia, Kajafa kapi rrobën e tij dhe e shqeu atë. Me një inat të shtirrur, ai filloi të thërriste:
    “Blasfemi! Kush ka nevojë për më shumë prova? Ky Galileas dëshmoi kundër vetes së tij! Ai blasfemoi kundër Zotit tonë. Ai e shpalli me vetë gojën e tij dënimin e vet me vdekje. Ky heretik është saktësisht ashtu sic e besonim ne, një njeri i padenjë për të jetuar.”
    Kajafa u kthye dhe ju adresua Sinedrit. “Unë kërkoj vendimin tuaj. Për vete, jam i sigurt se ky Nazareas nuk duhet ta ngrysë ditën e sotme. Zoti është me ne. Unë do doja ta shihja të vdekur këtë njeri përpara se të fillojë Pashka,” u betua ai.

    Qetësisht, unë ju fola ëngjëjve, “Kthehuni tek realiteti juaj”. Unë nuk do i shihja më ata deri sa të dëgjoja kërkëllimën e një guri që rrotullohej duke u larguar.

    Kjo sprovë vazhdoi gjithë natën.
    Ishte ora 5:00 e mëngjesit.




    Kapitulli 15

    Kur vendimi po shpallej, dicka tjetër po ndodhte afër kodrave të Jerusalemit. Një prift i vetmuar po ngjitej në njërën nga majat e Tempullit. Kur ishte aty lart, ai u kthye nga lindja dhe kërkoi nëpër horizont. Para tij shtrihej oborri i Tempullit, i mbipopulluar nga pelegrinë në pritje, ndërkohë që ata që kishin arritur më vonë, po shtynin njëri-tjetrin drejt 24 portave të oborrit të Tempullit.
    Prifti po vazhdonte të studionte peisazhin, duke u sforcuar të shihte drejt shpateve të Malit të Ullinjve, përmes fushave të hapura, drejt Betanisë dhe përtej.
    Prifti vështronte se si udhëtarë të tjerë që kishin ardhur përmes detit, po nxitonin drejt Jerusalemit, përmes portave perëndimore. Ai u kthye sërisht nga lindja. Për një moment, qëndroi pa lëvizur. Pas kësaj , prifti thirri me zë të lartë: “Dielli i Mëngjesit!”
    Nga poshtë, një prift tjetër i thirri atij: “Deri sa larg mund të shihet drita e mëngjesit? Deri në Hebron?” – erdhi pyetja tradicionale.
    “Po” – erdhi përgjigjia – “Deri në Hebron”
    Turrma poshtë filloi të duartrokasë.
    Rreshtat e priftërinjve, në unison, ngritën trumbetat e argjendtta dhe e mbushën ajrin me tingujt e brirëve të shenjtë. Pelegrinët që rrinin poshtë, bërtitën nga gëzimi.
    Sakrifica e mëngjesit, që ndiqej rregullisht cdo ditë të vitit, filloi. Një qengj i vogël, cohej në një sahan të artë me ujë, për të pirë për herë të fundit, dhe më pas cohej në altarin e sakrificës.
    Ashtu si qengji që lidhej në altar, ashtu dhe duart e mia u lidhën.
    Me vështirësi dëgjova vendimin e Sinedrit: “Sipas ligjit Hebraik, ky heretik duhet të vdesë”.
    Ata nuk mund ta kuptonin se ky vendim ishte marrë kohë më parë, në përjetësinë e shkuar.
    Me ngritjen e diellit dhe përfundimin e sakrificës së mëngjesit , Festivali i Pashkës filloi. Ai do mbaronte në ora 6 pasdite.
    Në këto dymbëdhjetë orë, qengji i pashkës duhej të therrej. Po kështu, njerëzit dhe principatat qiellore e dinin se unë duhej të vdisja para asaj ore.
    Unë kisha vetëm nëntë orë për të jetuar. Këto do të ishin orët më të tmerrshme që mund të kishte jetuar një njeri.

    Ishte ora 6 e mëngjesit.

    Kapitulli 16

    “Gillefa! Blasfemues!” – filluan të më thërrisnin.
    Sinedri, si një trup i vetëm, filloi të më mbulojë me pyetje. Unë nuk ju përgjigja asnjërës prej tyre.
    Më në fund, marrja në pyetje përfundoi. Në këtë kohë, më kthyen përsëri tek rojet e Tempullit.
    Vrasja me anë të torturës së ngadaltë, filloi.
    “Ushtarët tuaj duhet ta dinë se ky njeri duhet të vdesë para se të bjerë nata, “ urdhëroi Kajafa, “Goditeni këtë njeri dhe goditeni sa më fort. Nuk dua të tregoni asnjë keqardhje. Sigurohuni që ai të duket më i mjerë sec duket tani. Kur të mbaroni së kamzhikuari, cojeni tek Pilati.”
    “Unë mendova se atë e kishin goditur tashmë, “ murmuriti njëri nga rojet.
    Papritur, unë u godita nga një goditje e tmerrshme që më rrëzoi zvarrë përtokë. Më pas erdhi një goditje tjetër, dhe më pas një tjetër.

    Unë ju nënshtrova të gjithë asaj që vazhdoi. Një kryqëzim është, në fund të fundit, një kryqëzim.
    Më pas rojet e Tempullit, si një trup i vetëm filluan të më pështynin.
    Më pas nje goditje, më pas një goditje tjetër.
    Korridori u mbush me qeshje tallëse që u ndoqën nga një “keqardhje” tallëse.
    Kur kjo nuk po i zbaviste më, më lidhën sytë.
    Përsëri u godita me një grusht dhe më pas me një tjetër.
    “Profetizo, Bir i Perëndisë. Na thuaj emrin e atij që të goditi. Na thuaj po ashtu kush do të të godasë tani”

    Skena të turpshme mbushën dhomën. Litari i lidhur rreth duarve të mia u fiksua pas një unaze të vënë në mur. Rrobat e mia u zhveshën.
    Goditja filloi.
    Kamzhikët pasonin njëri-tjetrin dhe kurrizi dhe këmbët e mia u skuqën nga gjaku. Më pas lëkura ime filloi të rripet.
    Shumë shpejt, që nga qafa deri në këmbë, s’isha gjë tjetër vecse një copë mishi i rrjepur.
    Kur, më në fund, e prenë litarin, goditja dhe pështyrjet vazhduan.
    Ashtu si Kajafa urdhëroi, nga plagët e mia të hapura, që arrinin deri në kockat e mia, gjaku derdhej lumë. Fytyra ime e ënjtur ishte prerë dhe tharë. Dukesha shumë më pak se një qënie njerëzore.

    Kur u shtriva në dysheme, dëgjova Sinedrin duke komplotuar për lëvizjen tjetër që do të bënin. “Ne duhet ta cojmë këtë blasfemues tek Pilati, në mënyrë të tillë që ai të urdhërojë ekzekutimin e tij të menjëhershëm.” – përfunduan ata.
    Mua më tërhoqën zvarrë dhe me cuan përballë tyre dhe ata filluan të më pyesnin përsëri. Ata shpresonin të gjenin një akuzë më të rëndë kundër meje. Asnjë prej tyre nuk mendonte për gjendjen time torturuese. Përgjigjia e vetme që u dhashë ishte e njëjtë me përgjigjen e fundit: “Ju do të më shihni të ulur në anën e djathtë të Zotit. Që aty unë do të rikthehem mes reve.”

    Gjithë Sinedri vendosi se duhej të kishte përforcime në numër dhe se ata duhej të shkonin të gjithë së bashku tek rezidenca e Pilatit. Unë u detyrova t’i ndjek i lidhur me vargonj.

    Unë u gjykova nga judenjtë. Tani po shkoja për t’u gjykuar nga paganët.

    (Vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 25-02-2006 më 11:51
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitulli 17

    Dhe si Sinedri doli jashtë nëpër rrugët e Jerusalemit, ata u përplasën disa herë me mure njerëzish që ishin duke festuar dhe kishin bllokuar rrugët. Rojet shtynin me forcë turmën derisa arritën më në fund tek Fortesa Antonia.
    “Qengji im. Shiheni qengjin tim, “ thërriste një fëmijë. “Prifti nuk gjeti asnjë të metë tek ai”.
    Ngado që hidhja sytë njerëzit mbanin nëpër shpina qengja të bardhë borë. Lumenjtë e bardhësisë rridhnin vrullshëm drejt Tempullit. Gjithcka që më rrethonte s’ishte vecse bardhësi pastërtie.

    Kur një fëmijë i hodhi sytë në fytyrën time, ai thirri i tmerruar dhe u largua i terrorizuar.

    AT LEJOJE DHE KETE

    Papritmas dëgjova një zë që nuk vinte nga kjo botë:
    “Biri im, ti u gjykove nga populli im i zgjedhur. Dhe u hodhe poshtë prej tyre. Ti u hodhe poshtë prej hebrenjve fillimisht. Gjithmonë ata janë të parët. Pas pak castesh ti do të gjykohesh nga racat e johebrenjve. Duke bërë kështu, ti do të përmbushësh gjithë mallkimin e racës së Adamit. Pas kësaj, do të vijnë ato krijesa që jetojnë në vendet e padukshme. Kështu gjithë gjykimi do të jetë i plotë dhe shpëtimi do të jetë i skajshëm.”

    Zëri u venit kur ne arritëm tek pallati i Pilatit. Sinedri u ndal tek oborri i jashtëm i Pilatit në mënyrë që të mos e ndotte veten.
    Unë mendova:”Më arrestuan pa pasur asnjë shkak, më gjykuan ilegalisht, më mbuluan me dëshmi të rreme, tani po komplotojnë vrasjen time, dhe e gjithë kjo nuk e ndotka Sinedrin?! Kështu është me fetarët!”

    “Përse ma sillni këtë njeri? Merreni dhe gjykojeni sipas ligjeve hebraike!”
    “Ne e duam atë të vdekur dhe ju e dini se vetëm një romak mund të urdhërojë dënimin me vdekje të dikujt”
    “Cfarë krimi ka kryer?” pyeti Pilati me padurim.
    “Ai pretendon se është një mbret. Po kështu ai i nxit njerëzit që të mos paguajnë taksat e tyre.”

    Pilati, ky njeri supersticioz, dëgjoi vetëm fjalën “Mbret” dhe kështu më ftoi brenda në pallatin e tij.
    “A je ti një mbret?”
    « Unë jam. Sidoqoftë, mbretëria ime nuk mund të shihet. Ajo është lart, në një vend ku cdo gjë është e padukshme. Por megjithatë unë jam mbret dhe erdha në këtë planet pikërisht për këtë qëllim. »

    Megjithëse duket e cuditëshme, i vetmi person që do të mundohej të më shpëtonte nga vdekja ishte një guvernator pagan.


    Kapitulli 18

    Në orët që vazhduan, pesë herë u mundua Pilati që të më shpëtonte prej Sinedrit. Duke dëgjuar akuzat e tyre se unë kisha nxitur trazira në Galile, Pilati pa një mundësi. Sytë e tij vezulluan :
    « Galile ? A është ky një galileas ?”.
    Pilati ju kthye njërit prej ndihmësve të tij:
    ” A është Herodi në Jerusalem, në rezidencen e tij?”
    “Po, është.”
    “Ah, ha! Horri i horrave. Me sa di unë, ai është gjithë kohës i dehur! Cojeni këtë njeri menjëherë tek Herod Antipasi. Lërjani atij që të flasë me këtë galileas. Jam më se i sigurt se Herodi duhet ta njohë këtë njeri. Kush e di ! Mbase ai e di se si është e vërteta ! »

    Me zhgënjimin total të Sinedrit, unë u shoqërova me shpejtësi për tek Herodi, guvernatori i Galilesë.
    Për mua ishte e vështirë që të qëndroja përballë këtij njeriu. Ati i tij, Herodi i Madh, kishte cuar mijëra foshnja në vdekje gjatë kohës së lindjes sime. Dhe vetë ky Herod urdhëroi prerjen e kokës së kushëririt tim Gjon.

    “Unë kam dëgjuar se ti je një magjistar; madje kam dëgjuar se bën dhe mrekullira. Ja pra, më jep një shenjë!”

    Unë i largova sytë që andej.
    “Unë mund të të liroj,” shfryu Herodi.
    Unë përsëri ja largova sytë.
    Herodi u zhgënjye.
    Ai mezi kishte pritur deri atëherë që të më takonte.
    “Ma hiqni sysh këtë. Nuk dua të harxhoj më kohë me këtë, megjithëse pretendon se është mbret”

    Sapo dëgjoi se unë pretendoja të isha mbret, një ushtar vendosi një rrobë të purpurt mbi shpatullat e mia. Ata filluan të tallen dhe të fishkëllejnë duke thirrur: “Mbreti! Mbreti i Judenjve!”
    Kur kjo nuk ishte më zbavitëse për ta, më shoqëruan për t’u kthyer sërisht tek Pilati.

    Duke dalë për në rrugë, dëgjova Herodin që po thërriste:
    “Thuajini Pilatit që ky njeri nuk ka bërë asgjë të keqe!”

    Duke më parë sërisht, Pilati shpalli. “Herodi ra dakord me mua që ky njeri është i pafajshëm!”
    Duke kërkuar sërisht për një rrugëdalje, pa nënvleftësuar vendosmërinë e liderave fetarë për të më vrarë, Pilati deklaroi: “Unë do t’i jap këtij njeriu një të rrahur të mirë dhe më pas do ta liroj”
    Kjo i tërboi liderat akoma më shumë. Akuzat e tyre kundër meje u shkallëzuan më tepër. Në mezin e gjithë këtyre akuzave kundër meje, qetësia ime e habiste Pilatin. Turma po i afrohej Pilatit gjithnjë e më shumë. Në këtë moment, një roje i dorezoi Pilatit një mesazh nga gruaja e vet.
    “Mos i bëj asgjë të keqe këtij njeriu të pafajshëm. Unë kam vuajtuir shumë në ëndërr për shkak të tij.”
    Akoma dhe më i vendosur se më parë, Pilati provoi dhe një mundësi tjetër.
    “Unë do liroj një njeri për ju. Kë dëshironi, një vrasës dhe kryengritës kunder Romës, apo mbretin tuaj?”
    Pilati u pre nga habia kur dëgjoi përgjigjen e fetarëve dhe moralistëve: “Na jep Barabën!” u përgjigjen ata sikur të ishin një.
    Pilati mori frymë thellë dhe mendoi me vete: “Me siguri, nqs i nxjerr jashtë të dy njerëzit dhe populli sheh kriminelin e vrazhdtë dhe trupin e goditur dhe të enjtur të këtij të mjeri, Sinedri do të zbutet”

    Unë isha plotësisht i vetëdijshëm se tani isha në gjyq para principatave të dukshme. Njerëzit e zgjedhur duhet të më dënojnë dhe më pas dhe paganët. Pas kësaj duhet të qëndroj para një gjyqi tjetër dhe të hidhem poshtë dhe aty.

    Baraba ngriti një grusht të shtërnguar. Pilati e kapi krahun e tij dhe thirri: “A doni që të liroj Barabën, apo Jezusin që quhet Krisht?”

    Njëri nga priftërinjtë thirri: “Barabën! Liro Barabën!”
    Pilati thirri gjithë inat: “Smirë!Gjithë kjo s’është vecse smirë! Unë ju them se ky njeri nuk ka asnjë faj!”
    Liderat u përgjigjën në korr:” Ky njeri duhet të vdesë. Cdo njeri qe pretendon se është Bir i Perëndisë duhet të vdesë!”
    Duke qënë i vetëdijshëm se nuk kishte të bënte me një njeri të zakonshëm, Pilatin kur dëgjoi fjalën Zot, e zuri paniku.


    (Vazhdon...)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 27-02-2006 më 15:55
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    E gjeta dje tek rremoja per te gjetur dhe vendosur ne rregull disa gjera

    Krishti i kryqezuar mbi boten

    Ti kujton se eshte pikture, gjithcka ndodhi.
    Ngre syte drejt qiellit
    Dhe s'sheh gje tjeter vec vetes.
    Pasqyre e madhe,
    Te sheh edhe zemren.
    Ate zemer ku gozhda njerezore
    Mbretheu Hyjnine.
    Por ti s'e beson.
    "Se ti s'mund te kesh bere keq!"
    Por ne zemren tende rrjedh gjak.
    Rrjedh gjaku yt.
    Rrjedh gjaku i atij, te kryqezuarit.
    E megjithate ti s'e beson.
    "Sepse ti s'mund te kesh bere keq!"
    Ti ngrite doren kunder vetvetes
    Duke u kryqezuar ne zemren tende.
    Por jo i vetem
    Ne shpirtin dhe trupin tend te kryqshem,
    Ti, kryqezove Hyjnine.
    E prape ti s'e beson.
    "Sepse ti s'mund te kesh bere keq!"
    Dhe qielli, pasqyre e madhe
    Ne zemren tende,
    Te shfaq ate qe ti s'e beson.
    Nje bote te kryqshme.
    Nje hyjni te kryqezuar.

    Nuk e dija qe e kisha bere kaq te bukur (sa e levdoj veten! )
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit moter Manulaki per poezine.

    Do doja te beja vetem nje "korrigjim" te vogel tek ajo.

    Ti thua se ishin gozhdet njerezore ato qe mberthyen Hyjnine.

    Kjo eshte e vertete kur e shohim nga Plani njerezor.

    Por nqs e shohim nga Plani Qiellor, ishte Dikush tjeter Ai qe kryqezoi Krishtin.
    Kjo permendet dhe tek Zbulesa:

    ...Dhe do ta adhurojnë të gjithë banorët e dheut, emrat e të cilëve nuk janë shkruar në librin e jetës së Qengjit, që ishte vrarë që nga krijimi i botës....

    Zbulesa 13:8

    Pra, Krishti (Qengji) eshte kryqezuar qe nga krijimi i botes. Pra, jo nga duart njerezore, por nga duart e Atit. Ajo qe ndodhi ne vitin 33 ishte thjesht ekzekutimi ne kohe i asaj qe ishte vendosur ne perjetesi.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  11. #11
    Plani ishte i Perendise, mekati, gozhda, njerezore (mgjtht. faleminderit)
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  12. #12
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Pergezime per infot e dhena
    Feel the pump √

  13. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdimi)


    Duke më kthyer sërisht në rezidencën e tij, me një fytyrë që kishte marrë ngjyrë hiri dhe me zërin që i dridhej, Pilati më pyeti: “Kush je ti?”
    Unë nuk i thashë asgjë.
    Qetësia ime më bëri akoma më të mistershëm në sytë e tij.
    “A e nuk e di se unë kam autoritet të të liroj ose të të kryqëzoj? Thuaj pra dicka!”
    Unë ju përgjigja, “Ti je një guvernator, një zyrtar i lartë i Romës, megjithatë ti nuk ke asnjë autoritet. Ti ke vetëm atë autoritet që të ka dhënë Ati im qiellor.”
    Pilati përsëri donte të më lironte.

    “Nqs e liron Jezusin, ti nuk je mik i Cezarit. Pretendimi i tij se është një mbret, është një rebelim ndaj Cezarit.” - akuzuan liderat judeas
    Pilati u kthye në fronin e gjykimit dhe sërisht unë qëndrova para turmës. Pilati deklaroi:
    “Ja njeriu! Unë e sjell atë para jush, por dijeni se unë nuk gjej asnjë faj tek ai!”
    Priftërinjtë udhëheqës ishin të parët që bërtitën: “Kryqëzoje atë!”
    Pilati u përgjigj: “Cfarë? Të kryqëzoj mbretin tuaj?”
    Me gënjeshtra dhe lajka në gjuhët e tyre, njerëzit që e urrenin me gjithë shpirt pushtimin romak, bërtitën: “Ne nuk kemi mbret tjetër përvec Cezarit!”
    “Unë nuk mundem ta besoj këtë! Kjo po shndërrohet në një revoltë!”
    Sipas ligjit romak, nqs një revoltë shpërthen në një terren paqësor, guvernatori i atij vendi kthehet në Romë me turp. Duke ju dorëzuar padrejtësisë së asaj ore, Pilati kërkoi një legen me ujë. “Dëgjoi fjalët e mia, Sinedër. Unë jam i pafajshëm nga gjaku i këtij njeriu. Ju po e kryqëzoni atë!”
    Turma bërtiti: “Le të jetë gjaku i tij mbi kokat tona!”

    Ushtarët më cuan në një dhomë të vogël të fortesës, të quajtur Pretorium. Gjithë batalioni erdhi për të vëzhguar.
    Më parë, kur kisha qëndruar para Herodit, rojet e tij më hodhën një rrobë të purpurt mbi shpatulla. Tani, kur rojet romake, që kishin për detyrë të më fshikullonin, panë këtë rrobë, filluan dhe ata të më vinin në lojë.
    Përsëri unë u fshikullova i zhveshur. Një ushtar mori disa degë gjembash dhe i lidhi ato me njëra-tjetrën dhe formoi një kurorë me gjemba. Ndërkohë që të tjerët brohorisnin, ai e vendosi atë në kokën time. Balli dhe skalpi im u gërrye prej tyre. Dhe një herë tjetër gjaku im u shpërnda gjithandej.
    Më pas më dhanë një shkop prej druri, duke thënë: “Ja skeptri yt. Udhëhiqna, mbret! Udhëhiqna! Ja ku përgjunjemi para teje o mbret i judenjve.”
    Më pas ma rrëmbyen shkopin dhe me të filluan të më godisnin.

    Unë u godita nga paganët ashtu si dhe nga të zgjedhurit....
    Më në fund, fshikullimi mbaroi. Trupi im ishte jo vetëm i mbushur me plagë, por ishte shndërruar i gjithi në një plagë të vetme.
    Pastaj më cuan në qelitë ku dhe të burgosurit e tjerë ishin duke pritur ekzekutimet e tyre.
    Baraba, i cili po shoqërohej për jashtë burgut, kaloi afër qelisë sime duke ecur në rrugën e tij drejt lirisë. Ai u ndal dhe hodhi sytë brenda qelisë. Duke parë gjendjen time, ai bërtiti: “O Zot, cfarë i keni bërë këtij njeriu?”
    “Cfarë i kemi bërë?” u përgjigj një ushtar.”Ne pothuajse e vramë me të goditura. Por, ai ishte po kaq rëndë kur judenjtë e sollën tek ne. Nejse, Baraba, besoj se do të shihemi sërisht brenda një jave. Ne jemi duke vënë baste se shumë shpejt do të të kryqëzojmë.”

    Dhe si ata e shtynë Barabën për ta nxjerrë jashtë, ishte një moment i shkurtër kur unë ngela vetëm. Unë isha duke u dridhur si purtekë.

    Kapitulli 19

    “Ku do të jetë vendi?” pyeti njëri nga rojet duke kaluar afër qelisë sime.
    “Në njërën nga kodrat që ngrihen mbi Jerusalem. Tek ajo që është përballë Tempullit. Kryeprifti insistoi që të jetë pikërisht ai vend. Ai tha se pamja e fundit që duhet të shohë ky njeri duhet të jetë hyrja e Tempullit.”
    “Kjo nuk më cudit. Ka të bëjë me një proverb.”
    “Me një proverb?”
    “Po, me një proverb judeas. Kur dikush pretendon se është Mesia, ata i thonë: ‘Vërtetoje këtë duke shqyer velin e Tempullit’”
    “Në rast se ai e bën këtë duke qënë i varur në kryq, unë vetë do të besoj tek ai,” u përgjigj ushtari.
    “Do varen nëpër trarë, apo në pemë?”
    “Eshtë një pemë e vjetër, e vecantë, në majë të Malit të Ullinjve. Ajo është e vdekur, me ngjyrë të bardhë dhe e fortë si gur. Ne mund t’i varim që të tre në të njëjtën pemë.”
    “Po pjesët e tjera të kryqit, ku janë?”
    “Një hekurpunues lokal i ka bërë si gozhdët ashtu dhe trarët horizontalë.”

    Kapiteni i rojeve erdhi në qelinë time duke thënë,”Unë dyshoj se do na duhen tre trarë horizontalë kryqesh sot. Ky marangozi mund të vdesë para se ne ta varim.”
    Më pas kapiteni i rojeve i thirri njërit prej ushtarëve, “Cfarë është ajo?”
    “Eshtë rroba e tij. Ne ja hoqëm kur e sollëm këtu në fillim.”
    Kapiteni ja nguli sytë : « Rroba e tij ? Unë nuk kam parë më parë si kjo. Një rrobë pa asnjë qepje.”

    “Atë ma ka dhënë nëna ime,” u përgjigja unë.

    “Ai filtka,” tha kapiteni, duke ngurruar që ta kthejë kokën andej nga erdhi zëri im.
    “Pasi ai të ketë vdekur, ju mund të hidhni short për këtë, por vetëm pasi të ketë vdekur, jo më parë. Dhe mos u grindni për këtë rrobë. Detyra juaj është që ta kryqëzoni atë, jo të luftoni për t’i marrë rrobat. Sic ju thashë, hidhni short.”

    Dhe si po qëndroja i shtrirë në dyshemenë e ftohtë, dëgjova sërisht Atin tim të më fliste:
    “Golgothaja nuk do të jetë vetëm vendi i kryqëzimit tënd, biri im, por dhe i ekzekutimit të mëkatit të kësaj bote. Për më tepër, kryqi i Golgothasë do të jetë instrumenti i shkatërrimit të të gjithë krijimit.”

    Kapitulli 20

    “Mos ka vdekur ai?” pyeti njëri nga ushtarët kur hapi derën e qelisë.
    “Ai është më keq se një i vdekur, por megjithatë nxirreni jashtë. Të tjerët do të vijnë pas nesh.”
    Unë u ngrita në këmbë me vështirësi, pastaj u mbajta pas murit. Nuk isha i sigurt nëse do të jetoja aq gjatë derisa të kryqëzohesha.
    Një skuadër me katër ushtarë hyri në dhomën e lagësht.
    “Merreni traun e kryqit dhe vëreni mbi shpatullat e tij.”
    “Galileas, mbaj tani instrumentin e vdekjes tënde. Kështu është mënyra romake e kryqëzimit. Kjo duhet të jetë një mësim për gjithë ata që do të shikojnë.”
    “A e kupton se po të cojmë drejt kryqit?” pyeti një ushtar pa qënë i sigurt nëse unë e dëgjoja apo jo.
    “Po” u përgjigja unë. “Unë i kam mësuar rrugët e Kryqit shumë kohë përpara.”
    “A mund ta mbajë dot ai?”
    “A ka rëndësi kjo? Ky kamzhik do të na tregojë që ai mundet!”
    “Por a mundet një kamzhik të bëjë të ecë një njeri i vdekur?” ja ktheu ushtari tjetër.

    Ata më nxorrën jashtë, në dritën e diellit. Drita e diellit ishte torturuese. “Kjo nuk është ora e dritës,” thashë me vete.
    Unë u gjunjëzova dhe ata vendosën drurin mbi shpatullat e mia. U përpoqa shumë që të qëndroja i balancuar. Nuk kisha fuqi që të qëndroja në këmbë. Më pas ndjeva një goditje kamzhiku, më pas një tjetër, dhe një tjetër. Më në fund, nga hiri që u derdh mbi mua nga një botë tjetër, arrita të qëndroja në këmbë. Nën dritën e mëngjesit, munda të shoh rrugën që do të më conte drejt kodrës dhe vendit të quajtur “Kafka”.
    Unë e kapa traun e drunjtë me duart e gjakosura.
    Rojet më cuan përreth mureve të qytetit derisa arritëm tek porta perëndimore, prej ku më drejtuan drejt Malit të Ullinjve.
    “Turma është shumë e ngjeshur” - u ankua një ushtar,- “por ata do largohen kur të dëgjojnë kamzhikun tim”
    Pas kësaj dëgjova fishkëllimën e kamzhikut romak që cante ajrin. Turma u zbraps.
    Për një moment, munda të shoh deri në Bethani. Cdo familje po mbante një qengj të panjollë, të bardhë si bora. Një cast më vonë, kalova pranë një grupi grash që po prisnin anës rrugës. Ato po vajtonin me dënesë.
    “Ju nuk duhet të qani për mua,” – u thashë –“Kur këta e bëjnë këtë me një dru të gjelbër, merreni me mend c’mund të bejnë më një dru të thatë”
    “Largojini ato” urdhëroi njëri nga ushtarët.
    “Ai kurrë nuk do të arrijë deri në kodër,” shfryu njëri nga rojet, “aq më tepër mes gjithë kësaj turme.”
    Unë u shemba përsëri.
    “Gjeni një ose dy njerëz që ta ndihmojnë këtë hebre, përndryshe do na duhen orë të tëra për t’u ngjitur deri në majën e asaj kodre.”
    “Ju të dy atje, ejani këtu!” bërtiti ushtari.
    Njëri nga burrat vështroi i terrorizuar.
    “Kapeni traun e kryqit dhe merreni nga ai njeri. Pastaj tërhiqeni deri në atë kodër,” urdhëroi ushtari.
    Burri protestoi: “Unë nuk do ta prek atë, dhe sikur të më godasësh!”
    “Por ti nuk je judeas. Kape drurin po të them!”
    “Judeas apo jo, unë kam disa parime. Unë nuk do ta prek atë, cfarëdo që të jetë…”
    “Ha! Judenjtë nuk duan të prekin paganët, tani na del një pagan që nuk do të prekë judenj!”
    “Ti tjetri! Kape!”
    Ushtari ngriti kamzhikun.
    “Kamzhiku nuk është i nevojshëm,” – erdhi një zë i butë, por i fuqishëm,- “Unë do ta ndihmoj atë.”
    “E sheh që nuk të bëri mirë e qëndruara në mes të turmës” – qesëndisi një ushtar, -“Prej nga je ti?”
    “Unë jam nga Kirena”
    Ai më pas u përkul afër këmbëve të mia për të më ndihmuar.”Unë do ta mbaj kryqin e tij” shtoi ai.
    “Jo, nuk të lejohet kjo gjë. Ai duhet të vdesë nqs nuk e mban kryqin e vet. Ty të lejohet vetëm ta ndihmosh.”
    “Cili është emri yt?” pyeta unë.
    “Unë jam Simoni, i quajtur Niger. Jam nga Kirena”
    Duke thënë këtë, Simoni u ul dhe kapi traun e drunjtë. Ushtari më ngriti në këmbë.
    “Nigeri? Simoni nga Kirena?” thashë unë kur po canim me vështirësi përpara.
    “Zotëri, besoj se nuk më njeh?!”
    « Simoni nga Kirena ? » pyeta përsëri.
    “Më njihke?’
    “Po, unë gjithmonë të kam njohur.”
    “Por unë nuk të njoh”, tha ai me habi.
    “A nuk ke dy bij?”
    “Po” u përgjigj në habi të plotë.
    “A nuk quhen ata Aleksandër dhe Rufus?” pyeta unë.
    “Ti më njeh” u përgjigj Simoni me mosbesim. “Kur jemi takuar? Unë nuk të mbaj mend? Për sa kohë më njeh? Për sa kohë të njoh?”
    “Ne jemi takuar shumë, shumë kohë përpara. Përpara themelimit të botës. Vetëm pak javë më vonë, ti do të fillosh të më ndjekësh. Disa vjet më vonë, ti do të arratisesh nga ky qytet nën persekutim. Do të udhëtosh drejt perëndimit deri sa të arrish në det. Ti, gruaja jote dhe dy femijët e tu, do të më shpallni më pas ndër paganë.”
    “Zoteri, ti nuk je mirë.”
    “Mbase,” u përgjigja unë. “Po vjen një ditë kur ti do t’i kujtosh fjalët e mia.”
    Simoni vështroi thellë në fytyrën time të vrarë dhe aty, pavarësisht nga mosbesimi i tij, ai besoi.
    Përsëri i fola atij: “Simon, duke filluar që sot, unë do të jem përgjithmonë miku yt, jo në shtëpinë tënde, por brenda në zemrën tënde.”
    Pa e kuptuar mirë se cfarë doja të thoja, por megjithatë duke e njohur disi, Simoni ngadalë e ngriti drurin e kryqit dhe eci përpara.
    Rojet i ngulën sytë.
    Me qetësi, Simoni ju drejtua rojeve: “Nqs ju e ngrini sërisht atë kamzhik, atëherë lëshojeni mbi mua.”
    Ushtari, i pamësuar me një sfidë të tillë, e lëshoi kamzhikun mbi të.

    Dymbëdhjetë ushtarë, tre njerëz të dënuar me vdekje dhe një afrikan i marrë angari, ngadalë arritën në majën e kodrës. Më në fund arrita në Golgotha.
    Unë u ktheva që të shihja Tempullin. Pashë gjithashtu oborrin e Tempullit të mbushur me familje që mbanin qengjat që prisnin të sakrifikoheshin.
    Ashtu si shumica e njerëzve, Simoni e kishte parë më parë se si romakët veprojnë gjatë ekzekutimit. Pasi arritëm në majë të kodrës, Simoni e lëshoi drurin e kryqit në tokë dhe më pas më ndihmoi të afrohesha pranë drurit. Që të dy e dinim se cfarë do të ndodhte së shpejti.
    Si Bir i Njeriut, tani më takonte mua që të shpejtoja dramën. Unë u fola qiejve dhe atyre që shtriheshin përtej tyre:
    “Eshtë ora juaj, fuqi të errësirës. Përgatituni që të vini këtu me komandën time. Judenjtë më gjykuan. Paganët më gjykuan. Tani është rradha juaj.”

    Ishte gati mesditë.

    Kapitulli 21

    “Ja ku janë dy nga kriminelët. Eshtë koha të fillojmë.”
    “Ju të dy, qëndroni afër trarëve tuaj, shtrihuni mbi to dhe hapni duart.”
    “Po ky i treti?”
    “Mos u merrni me të. Ai do të vdesë përpara se gozhdët ta shpojnë.”

    Pas këtyre fjalëve, ushtarët nxorrën shpatat e tyre dhe formuan një gjysmë-rrethi përqark tre të burgosurve. Ky ishte një sinjal për ata që ishin përreth se në asnjë rast nuk duhej të ndërhynin. Cdokush që do të guxonte, do të vritej në moment.
    Unë ja ngula sytë copës së drurit. “Kryqi im” thashë lehtas “ti s’je vecse një copë druri, por ti do të shkatërrosh të gjithë krijimin.”
    Përsëri, u fola realiteteve të padukshme. “Takomëni këtu, principata dhe fuqi. Ejani. Eshtë fati juaj që të më takoni në Kryqin tim.”
    Më pas i fola qytetit poshtë: “Jerusalem, ti i ke vrarë kaq shpesh profetët e tu.”
    Më pas pashë Tempullin. Pashë hyrjen e mbuluar që e pengonte të shihej nën-ndarja e shenjtë. Përtej saj, veli, e Shenjta e të Shenjtave. Pamja e fundit që do të shoh nuk do të jetë e Shenjta e të Shenjtave, por vetë Arka!
    Pas vdekjes sime, do t’i hedh sytë në një derë tjetër. Tek ajo që ndan qiellin nga toka. Pas kësaj dite, kjo ndarje nuk do të ekzistojë më.
    Më pas kërkova me sy nëpër kodrat përreth, sepse aty ishte një tjetër skenë. Më në fund pashë qengjin e flijimit, i vetmuar në anën e një kodre, i lidhur pas një altari të vogël.
    “Më dëgjo, qengj i flijimit,” i thashë. “Këtë ditë, ti dhe unë jemi nxjerrë jashtë qytetit. Ti që je piktura dhe unë që jam Qengji i vërtetë. Ti je lidhur pas një altari dhe nuk mund të lëvizësh. Po kështu dhe unë, jam gati për t’u lidhur pas altarit tim.”
    Pasi thashë këtë, u shtriva mbi drurin e kryqit dhe hapa duart.

    AT, LEJOJE DHE KETE

    Ushtarët më ngulën sytë. Në të gjitha eksperiencat e ekzekutimeve të tyre, ata kurrë nuk kishin parë një viktimë që t’i hapte duart vullnetarisht mbi kryq për të pritur gozhdët.
    Unë dhe vetëm unë, mund ta pranoj kryqin vullnetarisht.
    Më pas hapa pëllëmbët.
    Ushtari u ndal, duke pritur që unë të rezistoja. Por krahët dhe pëllëmbët e mia, thjesht po prisnin,
    “Kështu duhet ta pranojë kryqin cdo njeri” pëshpërita unë.
    “Mos je i cmendur?” murmuriti ushtari.
    “I cmendur?” pyeti Simoni “ A është përballur ndokush me kryqëzimin me kaq dinjitet?”
    Qielli filloi të errësohet.
    Simoni vështroi qiellin. “Këto janë retë më të zeza që kam parë ndonjëherë. Ato duket sikur vërshojnë jashtë nga një botë tjetër. Unë e ndjej se dicka e tmerrshme, e panatyrshme po ndodh.” Ai u drodh. “Duket sikur gjithë e keqja e kohës dhe e përjetësisë po lëviz drejt kësaj kodre.”
    “Cili është krimi i tij?” pyeti Simoni.
    “Me sa di unë,” – u përgjigj njëri nga ushtarët – “Krimi më i rëndë që ky njeri ka kryer është bërja e karrigeve dhe e tavolinave”.
    “Nuk të kuptoj.”
    “Ky njeri që unë jam gati ta mberthej mbi atë copë druri, është një fshatar nga një fshat i Galilesë. Ai është një marangoz.”
    “Për zotat” – murmuriti njëri nga ushtarët që sapo mbërriti, pasi vuri dorën mbi gojë –“Ai është ky që ne po vrasim sot? Unë e kam dëgjuar atë, e kam parë atë. A e kupton se mbase jemi duke vrarë nje mbret, nje mbret të vërtetë?"
    « Mos u merakos. Dhe mbretërit vdesin ashtu sic vdesin kusarët. Mos është hera e parë që kryqëzon dikë, ushtar ? »
    « Po. Por kam idenë se nuk ka për të qënë e fundit. »
    “Shih atje tej, tek Tempulli i judenjve. A i sheh gjithë ata njerëz? Ne po i shohim ata, por dhe ata po na shohin ne! Në ora gjashtë e kësaj mbrëmjeje, ata do të therrin një numër të madh qengjash. Deri atëherë, ne do të jemi ngjarja kryesore e ditës. Ju do të kënaqeni duke parë festimet e tyre të Pashkës dhe ata do të kenaqen duke na parë ne se si vrasim një njeri.”
    “Pamja e këtij njeriu se si përjeton një vdekje të tmerrshme, mund të jetë për ta më interesante se sa therrja e një qengji.”
    Në atë moment, u dëgjua një britmë e madhe. Njëri nga kusarët, duke u munduar t’i vonojë gozhdët, thirri:”Kush është ai njeriu aty? Ai nuk më ngjet me Barabën!Ai nuk ngjet me asgjë. Ku është Baraba? Ai duhej të vdiste afër meje. Po kjo gjëja afër meje, a është qënie njerëzore?”
    “Baraba është i lirë.”
    Fjalë sharjesh canë ajrin: “Ai ja hodhi përsëri?”
    “Po, në sajë të këtij që do të vdesë afër teje, Baraba ja hodhi. Pilati e liroi Barabën. Ose më mire, ky njeri e cliroi Barabën.”
    “Kush është ky njeri që mund të clirojë një njeri tjetër?”
    “Kushdo qoftë, ai nuk mund të të clirojë ty” u tall ushtari.
    “Cili është emri i tij?”
    Kusari tjetër u bashkua: “Po, kush është ai? Unë dua ta di se me kë po vdes.”
    Rojet romake qeshën me humorin makabër të kusarit.
    “Kushdo qoftë ai, dhe cfarëdo që t’i kenë bërë atij, as nëna e tij nuk do ta njihte atë tani.”
    “Nuk është e vertetë.”- erdhi një zë i butë i një gruaje të thyer në moshë që qëndronte afër. – “Unë e njoh atë dhe e di saktësisht se kush është ai.”

    (vazhdon)....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 01-03-2006 më 04:53
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  14. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (Vazhdimi)

    “Cfarë ka bërë ai, ka vrarë ndonjë?”- vazhdoi kusari.
    Një ushtar tjetër u përgjigj: “Ky kriminel ka bërë një krim shumë më të rëndë nga ato që keni bërë ju. Ju vetëm vodhët dhe vratë. Ky pretendon se është Biri i Perëndisë. Akoma më keq, ai sfidoi institucionet. Asnjë njeri nuk ka qënë kaq i pamend.”
    Kusari vazhdoi me mospërfillje: “Kush është ky njeri?”.
    “Nuk ka rëndësi. Ju duhet të dini vetëm se ai do të vdesë në të njëjtën mënyrë si ju. Nqs është mbret, ai do të vdesë, nqs është qen, ai do të vdesë, nqs ai është hebre, ai do të desë, nqs është pagan si ju, ai do të vdesë. Nqs ai është vetë Zoti, përsëri do të vdesë. Tani, ju të dy, ose do të shtriheni përtokë, ose do t’ju shtrimë ne me të goditura.”
    Pikërisht në atë moment, një ushtar mbi kalë hyri në skenë. Duke parë një shans të fundit për t’i anashkaluar gozhdët, kusari pyeti kalorësin: “Cfarë krimi kreu ky njeri?”
    Kalorësi u përgjigj: “Javën e kaluar ai ishte një hero. Dhjetëra mijëra njerëz dolën për ta përshëndetur atë në rrugën e Betanisë. Ata hidhnin degë palmash para tij. Por kjo ishte javën e kaluar. Këtë javë, ai është armiku i Izraelit dhe i Romës.”
    Njëri nga kusarët më vështroi dhe bërtiti: “Cfarë ke bërë këtë javë o njeri?”
    “Ai pretendoi se është Mesia. Problemi është se ai provoi për shumë njerëz se ai është me të vërtetë! Tani, vëruni veshin fjalëve të mia, ose prisni kamzhikun.”
    Dy kusarët filluan të përpëliten. Të dy i shtrinë me forcë në tokë dhe ua lidhën krahët pas drurëve të kryqeve.
    Gjatë kësaj kohe, unë vazhdoja të prisja. Unë isha shtrirë mbi një kryq, të cilin Ati im e kishte veshur me pushtetin për të asgjësuar universin.
    Njëri nga ushtarët erdhi në anën time dhe filloi të kontrollonte kycet dhe duart e mia.
    “Simon” thirra qetësisht.
    Nigeri rrëshqiti afër meje.
    “Unë jam gati për t’u kryqëzuar, por dicka tjetër do të ndodhë, të cilën ti nuk do ta shohësh. Pas pak ti do të largohesh nga kjo kodër dhe do të kthehesh tek familja jote, por në sytë e Atit tim, ti do të jesh një me mua, mbi këtë kryq. Në konsideratën e Atit tim, e cila është e vetmja konsideratë që vlen, ti do të kryqëzohesh me mua.”
    “Por ti the se pas pak ditësh unë do të bëhem një nga ndjekësit e tu. Unë s’mund të jem ndjekës dhe në të njëjtën kohë të vdes sot.”
    “Në sytë e Zotit, kjo gjë do të ndodhë. Ti do të kryqëzohesh me mua, por ti do të vazhdosh të jetosh. Që sot e tutje ti nuk do të jetosh nga jeta njerëzore, por nga jeta hyjnore. Jeta e Atit tim do ta jetojë jetën tënde.”

    Kjo e përfundoi bisedën. Procesi i kryqëzimit kishte filluar.
    Më pas filloi vajtimi i përhimtë i njerëzve të cilëve gozhdët filluan t’ua depërtojnë duart duke ua shtërnguar fort pas drurit. Të dy burrat po bërtisnin neveritshëm kur ushtarët ngritën shkallët dhe i tërhoqën ata të dy sipër mbi pemë. Njëri u mbërthye me fytyrë nga veriu dhe tjetri me fytyrë nga jugu.
    Sharjet dhe blasfemitë vazhduan. Pesha e të dy njerëzve mbahej në asgjë më shumë se sa në ato gozhdë. Dhe nqs kishte ngelur akoma dicka e tmerrshme pa ndodhur, kjo ndodhi kur kuja akoma më të tmerrshme u dëgjuan në castin kur nga një gozhdë e vetme tejshpoi të dyja këmbët e tyre. Secili prej tyre, pas kësaj i kishte duart dhe këmbët të shtërnguara fort pas pemës.
    Thellë brenda meje, unë thirra në heshtje: “Oh, Ati im, gjithcka që të ndodhë, mos lejo që të pengohet nga vullneti im.”
    Dhe si një ushtar e shtërngoi kycin tim, tjetri drejtoi gozhdën. Menjëherë pas kësaj erdhi përplasja e mbytur e një cekici që godiste gozhdën e cila filloi të cante kycin tim. Gjaku buciti mbi ushtarët që shanin, përmbi krahët e mi dhe përmbi fytyrën time.
    Aq qetësisht sa një qengj që e cojnë në therrtore, unë nuk nxorra asnjë fjalë.
    “Ai nuk po reziston. Kjo është një pamje që unë nuk e kam parë kurrë.”
    Përsëri e ndjeva ushtarin që po më kontrollonte kycin tjetër.
    Përsëri u dëgjua tingulli i carjes së mishit dhe nyjeve.
    Dhe njëherë tjetër gjaku im mbuloi të gjitha rojet romake.
    Rënkimet e të dy kusarëve të sapo-kryqëzuar vazhduan të mbushnin ajrin, po kështu dhe mallkimet e tyre kundër njerëzve dhe Zotit.
    “Pusho, kusar!” thirri njëri nga ushtarët. “Ji i kënaqur që po vdes bashkë me Zotin.”

    Kapitulli 22

    Të dyja duart e mia ishin tani të shtërnguara fort pas traut të kryqit. Tani ishte casti kur do të më ngrinin lart mbi pemë.
    “Vendosni shkallët!” – tha dikush.
    Ata filluan ta tërheqin traun e kryqit lart. Për një moment të gjatë dhe të padurueshëm, unë isha i varur në ajër. Më në fund, druri i kryqit u lidh pas pemës.
    “Varmëni në anën perëndimore të pemës”- kërkova unë.
    “Cfarë tha ai?”
    “Ai dëshiron që të jetë me fytyrë nga Tempulli.”
    “Kjo është një kërkesë e vogël për një njeri të vdekur. Vareni në anën perëndimore!”
    Ashtu si bagëtitë e zgjedhura që cohen në Tempull për t’u flijuar, unë nuk lëshova asnjë fjalë.
    Që të ishin të sigurt se gozhdët në kycet e mia do të mbanin, ata morën litar dhe lidhën krahët e mi dhe më pas e lidhën traun e kryqit pas pemës. Unë ndjeva dy ushtarë që kapën këmbët e mia dhe i vendosën njëra mbi tjetrën, thembër mbi thembër.
    “Më jep atë gozhdën më të gjatë dhe cekicin.”
    Unë ndjeva kunjën se si shtyhej nëpër kycet e këmbës.
    “Ti do të bërtasësh kësaj rradhe, profet.” -hungëriu njëri nga ushtarët.
    Gozhda u godit vazhdimisht dhe gradualisht e cau mishin tim, përmes njërës thembër, pastaj përmes tjetrës, duke gjetur rrugën drejt pemës.
    Unë rënkova qetësisht.
    “Një mbret kaq i butë...” – tha njëri nga ushtarët.- “Nuk besoj se e ka pasur dikush frike këtë.”
    Këmbët e mia më pas u lidhën pas pemës.
    Unë isha tani gjarpri i bronztë, i lartësuar për të shëruar gjithë njerëzimin.
    Ushtarët po bëheshin gati për të zbritur nga shkallët e tyre, kur roja që ishte mbi kalë i urdhëroi që të prisnin. – « Nuk kemi mbaruar akoma. Merreni këtë copë druri, me një shënim të shkruar nga vetë Pilati. Mbërthejeni këtë shenjë përmbi hebreun. Sigurojuni që të gjithë të mund ta shohin qartë. »
    Njëri prej ushtarëve ja nguli sytë copës së dërrasës.
    « Kjo qënka në tre gjuhë. »
    “Po, në tre.”
    Ushtari më pas e mbërtheu shenjën e drunjtë në pemë. “Cfarë krimi i padëgjuar” – tha ai me shaka.
    Cdokush aty afër filloi ta lexojë shenjën.

    Jezusi i Nazaretit – Mbreti i Judenjve

    I kënaqur, ushtari foli përsëri:”Para pak castesh, jashtë oborrit të Pilatit, liderat judeas protestuan për fjalët që ai kishte shkruar. Ata donin që të shkruhej: ‘Ai pretendoi të bëhej mbret i judenjve’. Pilati nuk bëri asgjë për këtë. Ai u përgjigj prerë: ‘Cfarë shkrova, shkrova.’”
    “Cfarë thotë shenja?” – thirri njëri nga kusarët.
    “Cfarë thotë ajo?”-vazhdoi të pyeste.
    “Ajo thotë se ti po vdes afër nje mbreti izraelit.”


    Kapitulli 23

    Dielli tani ishte ngritur përmbi kodrat lindore. Mbi muret që rrethonin Tempullin, një prift u thirri pelegrinëve: “Prej nga keni ardhur?”
    “Ata vijnë nga anët e dheut.”- ishte përgjigjia tradicionale.
    Menjëherë pas kësaj, Kajafa mori rrugën që të conte nga rezidenca e tij drejt Malit të Ullinjve, për të qënë i sigurt se cdo gjë po shkonte sipas planit të tij.
    “Gjëja e fundit që ti do të shohësh, do të jetë hyrja e Tempullit, ndoshta dhe Veli”- tha ai qetësisht duke folur me vete. “Le ta shohim nëse ti mund ta shqyesh Velin e shenjtë. Le ta shohim në qoftë se mund ta hapësh rrugën për tek e Shenjta e të Shenjtave.”

    Kapitulli 24

    Vetëm sytë që mund të shohin atë që nuk shihet, do ta përjetonin atë dramë që filloi të shpaloset përmbi kodër. Koha e ndali marshimin e saj përpara. Masa, koha dhe hapësira u ndalën. Unë po shihja tani mbledhjen e krijesave që sytë njerëzorë nuk mund t’i shohin.
    Reja mbi Golgotha vazhdontë të trashej dhe të dukej shumë ndjellakeqe.
    Kudo pikturat, tipet dhe simbolet më rrethuan. Pashka, Tempulli, Qengji – të gjitha kishin qënë vecse hije të miat. Errësira që po mblidhej po e bënte të qartë se hijet, tipet dhe simbolet po bëheshin gati që të gjenin plotësimin e tyre.
    Qytetarët e tmerrshëm të humbjes kishin arritur.
    Unë dëgjova një zë që e njihja fort mirë.

    Kapitulli 25

    Jashtë nga honi i errësirës, unë dëgjova një zë po aq të bukur sa zëri i një ëngjëlli.
    “Përbindësha të rënë, të botëve të padukshme, ejani tek unë.”- urdhërova. I pari nga të tre ata që thirra, erdhi tek unë.
    “Marangoz”-rrodhën fjalët e ëmbla.
    “Unë të njoh. Skllevërit e tu janë të panumërt”- u përgjigja unë.
    “Po.”-u përgjigj zëri tërheqës i Sistemit Botëror.-“A duhet të të habisë kjo? Unë jam pushteti i cdo sistemi.”
    “Ti je vetë Sistemi Botëror,” – fola me qortim. – “Ti je krye-skllavëruesi i gjithe njerëzimit.”
    “Marangoz, ti më njeh mirë. Unë erdha në ekzistencë menjëherë pas rënies së Adamit. Pasardhësit e tij nuk kishin zgjidhje tjetër përvecse të vinin tek unë, pasi kishin humbur statusin e favorshëm të miqësisë tënde. Dhe mos harro se ti je ai që e dëboi Adamin nga Kopshti. Dicka duhej që ta mbushte boshllëkun. Unë e ndjeva për detyrë që t’i ndihmoja ato shpirtra të braktisura. Eshtë vetë zgjedhja e tyre që unë të skllavëroj cdo bir të Adamit që ka lindur ndonjëherë. Dhe më e mrekullueshmja është se ata nuk e dinë se janë të skllavëruar. Ata vajtojnë për lirinë, ndërkohë që tërheqin zvarrë vargonjtë e tyre gjatë gjithë jetës.”
    “Përse je këtu, Botë? » - pyeta unë.
    « Ah, kam ardhur për të të parë ty se si vdes. Dhe si të kesh vdekur, unë dua që ta dish se i gjithë sistemi i botës do ta mbajë brenda ganxhave të tij të gjithë njerëzimin, që tani e tutje – perjetë!”
    « Bukuria jote është vetëm për momentin. Dhe mbi të gjitha, është vetëm për të verbrit.”
    “Ah, por bizhuteritë dhe medaljonet e mia janë kaq joshëse! Njerëzit mezi presin që t’i zotërojnë ato. Dije mirë, Marangoz, pasi ti të kesh vdekur, mbretëria jote do të jetë e mposhtur. Të gjithë shpenzojnë një jetë të tërë për të gjetur lumturi dhe respekt, dhe oh, sa e lakmojnë zotin fals që quhet ‘Sukses’. Gjatë gjithë kohës që vrapojnë pas suksesit, ata tundin vargonjtë e tyre. Budallenj dhe skllevër, ndjekës të përhershëm të narkotikut zhgënjyes të suksesit.
    Shikoji ata! Galerinë time të madhe të skllevërve! Ata punojnë një jetë të tërë për mua, por pasuritë e tyre s’janë vecse plehra. Sisteme brenda sistemesh, skllavërues të përjetshëm dhe zhgënjyes të përhershëm. Të bukura, të gjitha janë shumë të bukura, premtimet detyruese, ëndrrat, shpresat. Premtime false- ja se cfarë jam unë! Por ata vrapojnë pas meje të etur, brezash pas brezash të pafund.”
    Bota qeshi me kënaqësinë që vetëm një pronar skllevërish njeh kur zë në grackë prenë e vet.
    “Ata ankohen kur premtimet e mia dalin boshe, por asnjëherë nuk më fajësojnë mua. Ha! Dhe ata ankohen më shumë atëherë kur pasuritë u shtohen. Pasuri, pushtet, famë dhe adhurim kërkojnë, por vetëm skllavëri i jap cdonjërit prej tyre.
    Kurora që vyshken. Lumturi të pakapshme. A nuk e di, Marangoz, se kjo racë që ke krijuar, do ta shiste shpirtin e vet qoftë dhe për një moment lajkatimi?!
    Por, fitorja që kërkoj më shumë, është ajo për të cilën kam ardhur këtu në këtë orë. Me vdekjen tënde, do të vdesë cdo kërcënim për ndonjë konkurrencë të mundshme. Vdis, Marangoz, dhe brenda një momenti, sistemi im do të pushtojë të gjithë krijimin. Unë do të jem skllavëruesi i të gjithëve. Liria e vërtetë do të shuhet nga kujtesa e të gjithë njerëzimit. Të gjithë njerëzit do të jenë në rrjetën e sistemeve të mia botërore. Unë do të jem e vetmja ‘formë jete’! Toka s’do të jetë vecse një burg dhe qytetërimi do të jetë ruajtësi im.
    I varfri Bir i Perëndisë, ti erdhe këtu, në këtë tokë, para tridhjetë vjetësh, duke menduar se një popull i shpenguar do të rritej jashtë sistemit tim. Ti ke dështuar!
    Oh, Marangoz i zbehtë, shih rrotull teje. Nuk ekziston një popull i tillë! Shpresat e tua për një qytetari tjetër, për dicka ndryshe nga civilizimi, një lloj kombi të ri jashtë sistemit tim – janë tharë. Ti ëndërrove për specie të reja, që jetonin një formë të re jete që do të më zëvendësonte mua. Këto ëndrra vdesin këtu! Tani, pije kupën! Unë do ta marr bukurinë time ndricuese dhe do ta vendos si një qefin përreth teje dhe përreth gjithë qytetarëve të tokës! Shih se cfarë shtrihet në të ardhmen për planetin që ti krijove: Zinxhirrë të artë, një burg me qeli të zbukuruara me gurë të cmuar dhe të stolisura me mure diamanti! Askush nuk mundet të arratiset nga piramida ime e sistemeve. Nuk do të ketë komunitet të shpenguarish ku të mund të gjesh strehim.”



    (Vazhdon...)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 02-03-2006 më 04:53
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  15. #15
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Te bukura keto shkrimet.

  16. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Te bukura keto shkrimet.
    Faleminderit Frojdian!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  17. #17
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (Vazhdimi)

    Më në fund unë u përgjigja: “Më thuaj, Botë, kush është drejtuesi yt? Kush është zoti yt suprem?”
    “Oh, me një gëzim pervers, unë do ta shqiptoj emrin e tij me gëzim. Mashtruesi, më i madhi i të gjithë mashtruesve. Oh, i dashuri im satanik. Ai është kreu i të gjitha qeverive. Ai është drejtuesi i të gjitha sistemeve të mia.”
    “Silleni atë përpara meje!” komandova unë.
    Unë dëgjova zërin e butë por megjithatë zhurmues të më të rënit nga të gjitha krijesat e rëna.
    “Jam këtu, Marangoz. Dhe unë kam ardhur po kështu që të të shoh se si po vdes. Unë jam këtu që të pushtoj fronin tënd!”
    Unë ju përgjigja: “Jo! Isha unë ai që të urdhëroi që të vish! Fuqitë e tua të mjera mbarojnë sot në prezencën e autoritetit tim. Dhe ti më thua se paske ardhur që të më shohësh se si po vdes! Për më tepër, mashtrues i madh, do dëshiroj që të shqiptoje një fjalë.”
    “Cfarë është kjo fjalë o Bir i Perëndisë?”
    “Eshtë një shprehje e thjeshtë, por ti nuk mund ta thuash atë....Më quaj Bir i Njeriut!”

    Një heshtje tingëlluese ra.
    “E sheh pra që nuk mund të më quash me atë emër, mashtrues!”
    “Shumë kohë më parë, në një kopësht, një njeri u dërgua që të drejtonte tokën. Jo një mbret, jo një zot, por një njeri i zakonshëm. Ishte detyra e tij që të të conte ty drejt fundit.”
    “Po, dhe unë e mposhta atë duke e cuar drejt rrugës së gabuar,” erdhi përgjigjia nervoze.
    “Askush, përvecsë një njeriu nuk mund ta mbarojë mbretërimin tënd- dhe një njeri tjetër ka ardhur.”
    “E vërtetë, Marangoz, por shih rrotull teje: unë sërisht jam në avantazh. Sot ti do të vdesësh, ashtu sic ra njeriu i parë, nuk ka fare rëndësi që je Bir i Perëndisë!”
    “Akoma nuk po e thua atë fjalë, Lucifer! Krijimi i përket një njeriu, jo një ëngjëlli, dhe aq më pak një ëngjëlli të rënë si puna jote. Ti nuk mund të më quash Bir i Njeriut. Një njeri i dytë, një lloj i ri njeriu, madje nje specie e re njerëzore ka ardhur në këtë planet për të marrë mbretërimin e tij mbi këtë tokë. Një njeri, i lindur nga një virgjëreshë judease, ka adhur këtu për ta shembur mbretërimin tënd pushtues!”

    Luciferi ra në qetësi. Duke ndryshuar mënyrën e tij të të sjellurit, ai bërtiti:
    “Perëndi, sot do të të vras!”
    “Jo! Ky lloj njeriu po zgjedh vdekjen vullnetarisht për të të shkatërruar ty dhe mbretërinë tënde të errësirës!”
    “Unë do ta gjej një mënyrë për të të shkatërruar ty, Bir i Perëndisë!”
    “Unë, Biri i Njeriut, kam gjetur një mënyrë për të të shkatërruar ty. Momenti i shkatërrimit tënd është këtu, në këtë kodër.”
    “Eshtë dikush tjetër që unë do të urdhëroj që të vijë këtu, Lucifer. Ai që po vjen, është dikush që ti e njeh mirë. Po thërras vetë mëkatin!”

    Kapitulli 26

    “Unë, Mëkati, kam ardhur gjithashtu që të të shoh se si po vdes, por jo vetëm kaq. Ti je shpirti i vetëm që unë nuk e kam prekur kurrë. Jo vetëm që u takuam këtu sot, por jam pikërisht unë ai që do të të jap fund. Kam ardhur tek ty, Marangoz, që të të bëj të punosh për mua në këtë orë. Kam ardhur të të punësoj ty.”
    “Unë kurrë nuk kam punuar për ty,”- u përgjigj Marangozi. “Dhe po kështu ti nuk erdhe këtu vetë. Isha unë ai që të thirri!”
    “E vërtetë, e vërtetë,”- klithi Mëkati. “Por këtë ditë ti do të punosh për mua. Dhe unë do të të paguaj mirë; do të të paguaj shumë mirë,” u corr Mëkati me histeri.
    Me një zë gati të zalisur nga kënaqësia, Mëkati vazhdoi: “E di si paguaj unë? Cilat janë rrogat e mia? Oh, rroga që unë jap është kaq e lavdishme. Unë nuk paguaj në ar, argjend apo diamand. Unë paguaj në vdekje” – vazhdoi Mëkati i ngazëllyer.
    “Të gjithë kanë punuar për mua, me përjashtimin tënd. Të gjithë! Dhe të gjithëvë u kam dhënë të njëjtën pagë. Më në fund dhe ti do të punosh për mua, madje në këtë orë!” –erdhi zëri i mekatit, i mbingarkuar me ngazëllim.
    “Por, derisa unë të punoj për ty, ti nuk mund ta sjellësh vdekjen mbi mua, apo jo Mëkat?”

    Mëkati, po ashtu si Luciferi, ra në qetësi.

    “Do të gjendet një mënyrë. Dhe kjo mënyrë do të gjendet sot!” – fishkëlleu Mëkati. “Ti do të mëkatosh. Atëherë unë do të sjell vdekjen mbi ty dhe do të ta jap të plotë pagën tënde!”
    “Jo, unë nuk do të kem të bëj me ty në cështjen e disa mëkateve. Nqs unë do të kem të bej me ty ndonjëherë, kjo nuk do të jetë vetëm për disa mëkate, por për të gjithë mëkatin.”
    Atëherë erdhi një thirrje tjetër e gëzimit histerik. “Po! Oh, po! Bëj kështu, Marangoz. Ma premto këtë. Më thuaj se ti do të kesh të bësh me mua në lidhje me të gjithë mëkatin. Të gjithë mëkatin e të gjithë njerëzimit. Me të gjithë mëkatin që ka qënë më parë ose që do të jetë më pas – në tokë, nën tokë, mbi tokë, mbi qiej dhe në të gjitha mbretëritë e të gjitha principatave dhe fuqive. Unë me kënaqësi do hiqja dorë nga gjithë preja ime, vetëm të të shihja ty se si bëhesh...unë!”
    ”Më dëgjoni tani, Mëkat, Lucifer dhe Botë! Këtë ditë unë jam marrë me hebrenjtë. Këtë ditë jam marrë me johebrenjtë. Tani është rradha juaj që të merreni me mua o qytetarë të errësirës dhe klani i ferrit.”
    Ai që qëndonte tani para meje ishte Mëkati i mishëruar.

    Unë urdhërova: “Ju, burimi i gjithë ligësisë, qëndroni këtu dhe më dëgjoni.”
    Përsëri erdhi klithma e ngazëllimit:
    “Po”- u përgjigj Mëkati- “Ne, armiqtë e Zotit, po presim fundin tënd! Ja ku jemi ne të gjithë që kemi infektuar qëllimin e Marangozit!”
    Atëherë unë ju drejtova Engjëllit të rënë: “Afrohu, Lucifer. Shumë kohë më parë ti ishe shërbëtori im. Tani, ti je pikërisht kapiteni i ushtrisë së të mallkuarve, dhe nuk pret gjë tjetër vecse mallkimin tënd. Gënjeshtar i gënjeshtarëve, princ i gjithë errësirës, drejtues i sistemit botëror, kreu i të gjitha feve, qeverive, shkencave, modave, edukimeve dhe tregëtive – ti je mburrur se ke mposhtur njeriun. Jo, nuk është kështu, sepse është pikërisht një njeri ai që të komandoi që të vish këtu. Ti do ta zbulosh se je vecse drejtuesi i asgjësë."
    “Botë, afrohu. Ti je ai që e sjell njeriun në grackat e para të tij. Ti je farkëtuesi i vargonjve të njeriut. Silli këtu zinxhirrët e tu. Përpara se unë të marr frymë për të fundit herë, ato do të jenë zinxhirrët që do të të lidhin ty.”
    “Ejani tek Kryqi im. Secili prej jush është mburrur se ka infektuar qëllimin tim. Ju jeni mbledhur këtu që të këndoni këngën e cjerrë të fitores dhe të vallëzoni mbi varrin tim. Vështroni, unë do të thërras dikë tjetër që të vijë dhe të qëndrojë afër Kryqit tim.”
    Luciferi u kthye dhe filloi të qeshë.
    “Galileas i mjerë!” – përgjigj Luciferi me sarkazmë kafshuese – “Ti do të thërrasësh para teje, vetë dështimin tënd më të madh! Ti do të sjellësh këtu përpjekjen tënde të dështuar për shpëtimin e njeriut. Asnjëherë nuk ka pasur një dështim kaq të madh! Ti do të sjellësh në këtë vend përpjekjet e tua për të sjellë shpengim tek njeriu. Përpjekja jote e dështuar për të mbrojtur njeriun, nuk solli vecse shtypjet më të këqija për njeriun. Le të jetë pra pamja jote e fundit, Marangoz, ajo e përpjekjes sate tragjike për të fshirë mëkatet e llojit njerëzor.”
    Duke injoruar llomotitjet e princit të kësaj bote, unë bërtita: “Eja para meje, Ligj! Ligj, zër vendin tënd para Kryqit tim.”

    Kapitulli 27

    Ligji u shfaq.
    Ligji – i ashpër, i ftohtë dhe i ngurtë – gjeti rrugën deri afër Kryqit tim.
    Por, ishte Bota ajo që foli tani: “Njerëzit u përpoqën kaq shumë për të jetuar sipas urdhërimeve të tua, Ligj, dhe shumica jo vetëm që u mposht, por gjithashtu u dekurajua. Në dështimin e tyre, ata gjetën mbrojtje tek unë, Sistemi Botëror!”
    Unë thashë: “Ligj, eja dhe më sill të gjitha listat e tua të pafundme me rregullat se cfarë duhet dhe cfarë nuk duhet të bëjnë njerëzit.”
    Bota përqeshi: “Sa më shumë që ata përpiqeshin që të bënin veprat e mira, aq më tepër tërhiqeshin në të anasjelltën”
    “Dhjetë gjëra që ndalohen,” – u tall Luciferi. Ai shtoi me habi të shtirrur: “Jo, jo dhjetë! Gjashtëqind e tridhjetë gjëra që njeriu duhet të bëjë ose të mos bëjë! Dhe le të mos harrojmë dhe hënat, muajt, ditët, stinët dhe Sabatin. Të gjitha nevojiteshin për shpëtimin e njeriut.”
    “Po,”- ndërpreu me krenari Mëkati, “por fuqia e mëkatit ishte shumë herë më e madhe se sa ato urdhërime.”
    Pasi folën ata, unë ju kujtova atyre një gjë që ata nuk e kishin përmendur: “O armiq të racës së Adamit, ju harruat qengjin!”
    Luciferi ra në qetësi. Unë vazhdova: “Madje as vdekja nuk mundi të depërtonte brenda dyerve të lyera me gjakun e qengjit.”
    “E vërtetë, Marangoz.” – trumbetoi Luciferi – “po mos harro se biri im, trashëgimtari im, do të vijë këtu në këtë moment. Atëherë do ta shohim se kush e ka fitoren finale. Ashtu si të gjithë qengjat para teje, ti Marangoz do të vdesësh kur Vdekja të vijë këtu! Atëherë dhe të gjitha përpjekjet e tua të zbehta do të vdesin bashkë me ty.”

    Kapitulli 28

    “Unë kam një pyetje për të gjithë juve që ju kam thirrur të vini këtu: A e dini se cfarë jeni ju?”
    “Ne jemi armiqtë e tu.” – shpalli Mëkati. “Dhe ne jemi këtu që të të shohim se si po vdes.”
    “Unë nuk kam armiq këtu.”- u përgjigja unë.
    Ata që ishin afër Kryqit tim nuk e kapën se cfarë doja t’u thoja.
    “Të gjithë ju që jeni këtu, nuk keni qënë kurrë armiqtë e mi. Ju jeni armiqtë e njerëzimit. Ju jeni ata që keni devijuar racën e Adamit. Për asnjë moment, asnjë nga ju nuk ka qënë armiku im!”
    “Por, ti ke një armik” – korrigjoi Mëkati.
    Me këtë thënie, Mëkati ndjeu se një krijesë e tmerrshme po afrohej aty.
    “Po, ke një armik, Marangoz, dhe ai po vjen këtu tani! Vdekja është afër!”
    “Po.”- u përgjigja unë – “Vdekja është shumë afër!”
    “Eja, Vdekje!”- thirri Mëkati. Ai ulëriu: “Ja ku po vjen ai që mund të vrasë Zotin!”
    Luciferi foli: “Tani që jeta po rrjedh jashtë teje, Bir i Perëndisë, ja ku po vjen ai që do të ta vjedhë frymën tënde të fundit. Atëherë, ti do të kesh mbaruar përgjithmonë. Oh, cfarë momenti i bekuar. “ lëshoi fjalët e poshtërsisë Luciferi.
    “Nuk do të ketë më hyjni”- vazhdoi ai. “Universi do të ketë vetëm forma të ulta jete dhe formën e lartë të vdekjes. Vdekja do të triumfojë mbi jetën. Vdekja do të jetë sunduesi suprem.”
    “Biri i Perëndisë,” – vazhduan torturuesit e mi. “”Krijimi yt, si i dukshëm dhe i padukshëm, do të bjerë në qefinin e përjetshëm të Vdekjes dhe nën ligjin e tij”
    “Ju nuk i dini të gjitha,” u përgjigja unë. “Kur të arrijë Vdekja, unë do ti bëj atij një sfidë.”

    Dhe si i thashë këto fjalë, bota e padukshme filloi të venitet. Unë u ktheva përsëri në realitetin e kohës dhe të hapësirës.


    (vazhdon...)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 04-03-2006 më 14:16
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  18. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitulli 29

    “Zot!”
    Ishte kusari.
    Fytyra e tij ishte ënjtur, sytë e tij ishin nxirë, vështrimi i tij ishte mjegulluar dhe cdo frymëmarrje ishte një betejë e vërtetë. Unë isha i sigurt se këto do të ishin ndër fjalët e fundit që ky kusar do të ishte në gjendje të shqiptonte.
    Koha ime ishte gjithashtu shumë e shkurtër. Unë mund të nuhasja aromën e keqe të vdekjes që po afrohej.
    Unë dëgjova një ton në zërin e këtij kusari që nuk e kisha dëgjuar më parë, ndonëse ishte vetëm një fjalë e vetme: “Zot!”
    “Zot, a jemi takuar më parë?”- pyeti ai.
    “Ndoshta.”
    “Kur?”
    “Përpara fillimit. Ose mbase në fund. Ose ndoshta pas fundit. Unë ec nëpër korridoret e kohës dhe të hapësirës, duke depërtuar nëpër të shkuarën dhe të ardhmen, në këtë mbretëri ose në tjetrën. Unë të kam njohur ty që përpara se koha të ekzistonte, të kam njohur përpara se të krijoja, madje para se të thosha: ‘U bëftë drita!’”.
    Kusari plak tundi kokën, “Unë nuk e kam idenë se cfarë po thua, por e di se askush tjetër nuk ka folur sic flet ti. Të kërkoj vetëm një gjë, Zot: A është e mundur që në momentin e triumfit tënd, kur ti të hysh në mbretërinë tënde, a është e mundur që ti të mund… të më kujtosh mua?”
    “Të të kujtoj ty?”- u përgjigja unë.-“Por si mund të të harroj ty? Ti je i pari i shpëtimit tim. Ti je i pari që unë i rrëmbeva vdekjes.Ti, përmbi gjithë të tjerët, je prova e parë e shpengimit që unë sjell. Si mund të të harroj? Ekziston një libër që quhet Libri i Jetës. Emri yt është shkruar aty, kohë, kohë më parë.”
    Kusari nuk kuptoi asgjë, por brenda pak momentesh, ai do të njihte gjithcka. Ai do të njihte ashtu sic njihej.
    “Zot, unë nuk di asnjë nga mësimet e tua. Unë nuk di asnjë nga urdhëresat e tua. Madje unë nuk mundem as të lëviz. Nuk ka asnjë mënyrë se si unë të të shërbej ty. Cfarë mund të bëj unë?”
    “Ka vetëm një porosi, dhe ti e ke plotësuar atë. Ti ke mësuar të më quash Zot. Kështu, unë do të hyj në qënien tënde dhe do të banoj tek ty për të gjithë përjetësinë. Kjo është mjaft për ty që të njohësh.”
    “Megjithëse nuk kam asnjë njohuri të asaj që po thua, Zot, dicka brenda meje më thotë se është mjaft. A mund të ta bëj përsëri pyetjen? A do të më kujtosh mua?”
    Unë u sforcova që të mbushesha fort me frymë për herë të fundit.
    “Përpara se kjo ditë të mbarojë, ti do të jesh me mua, në parajsë.”
    “Si mund të ndodhë kjo?”
    “Kjo do të ndodhë, sepse unë të zgjodha ty përpara se të mos ekzistonte asgjë, madje as vetë asgjëja. Dhe emri i parë që ishte shkruar në Librin e Jetës, u shkrua me dorën time. Dhe, emri yt, kusar, ishte emri i parë që u shkrua aty.
    Tani mbylli sytë, o i shpenguar. Kur t’i hapësh përsëri, hapi në parajsë.”
    “Tani është koha.”
    Skena në kodër filloi të ndryshojë.
    “Tani është koha që unë të thërras këtu vetë Vdekjen”

    Kapitulli 30

    “Vdekje, ora jote ka ardhur.”-përshpërita unë.
    “Eja nga bota e nëndheshme. Le të flasim me njëri-tjetrin, Vdekje, përpara se të vdesim të dy.”
    “Ai vjen! Ai vjen! Biri im po vjen.” – u corr Mëkati.- “Eja biri im, nëna jote po të thërret. Eja nga lindja dhe merr me vete cdo gjë që është e fëlliqur. Eja nga perëndimi dhe mblidh cdo gjë që është e ndyrë. Nga veriu mblidh cdo gjë që është e keqe. Dhe nga jugu mblidh cdo gjë që është demoniake. Eja nga thellësitë e deteve, nga vendet e harruara prej kohësh. Eja nga vendet që kanë pushuar së ekzistuari. Eja, o ushtri e ferrit. Eja nga pellgjet më të thella të ndyrësisë, të shthurrjes dhe të paturpësisë. Mblidh me vete gjithë fundërrinat e ferrit, gjithcka që është e panatyrshme. Sill me vete të gjitha blasfemitë e kohës dhe të përjetësisë.”
    Me arrogancë të kapardisur, Mëkati deklaroi: “Unë po ndjej erën e ndyrë të kalbësisë së tij. Askush nuk është si ai – ai është më i madhi i të gjithë zotave! Ai është shoqëruesi im i përhershëm.”
    Sistemi Botëror e ktheu mëgjanë kokën me turp. Principatat, demonët e mallkuar, dhe frymërat e ndyra po ngulconin për të marrë frymë.
    Asnjëherë më parë nuk ishte mbledhur i gjithë mëkati në kaq hapësirë të vogël. Vetë toka u drodh nga tmerri. Yjet dhe Dielli i mbyllën sytë. Jerusalemi u drodh në terror, dhe po kështu të gjithë pelegrinët e Pashkës.
    Madje dhe Luciferi e ktheu kokën mënjanë.
    Në mesin e kësaj skene të pashenjtë, u shfaq monstra serafimike- Vdekja!
    “Nuk ka asnjë kaq krenar sa ty, o Vdekje. Eja dhe na trego për madhështinë tënde!”- fola me qesëndi.
    “Le ta shohin këta se kush je ti.”- bërtiti Mëkati me një krenari të sëmurë për birin e saj.
    “Ai është zoti i të gjithë zotave. Dëgjojeni atë. Lëreni t’ju tregojë atë që është e vërtetë.”
    Vdekja filloi monologun e tij: “Ah, ja ku u takuam sërisht, o i ashtuquajturi Zot.”

    Kapitulli 31

    “Unë erdha nga zorrët e nënës sime, Mëkatit, atëherë kur të takova ty përballë gjatë rebelimit në mbretërinë tjetër. Më pas, gjatë natës së Pashkës, ti më ndalove që të merrja prenë time të ligjshme. Unë u betova atë natë se një ditë ti so të bëheshe preja ime. A nuk është tragjike, Nazareas, që kanë ngelur vetëm dy zota. Njëri jam unë dhe tjetri po vdes në një pemë. Ti nuk ke njohur kurrë vdekje, o Bir i Perëndisë. Unë nuk kam njohur kurrë jetë. Unë jam e kundërta e gjithë asaj që je ti. Zoti që jeton dhe zoti që nuk mund të jetojë! Po i shpenzojmë momentet tona të fundit së bashku. Më pas do të ketë vetëm qetësi! Më pas do të jem vetëm unë!”
    Vdekja ngriti kthetrat e tij të pamposhtura dhe bërtiti: “Më në fund, mbi këtë kodër, ti je i imi!”
    “Unë, Vdekja, shuaj urrejtjen në zemrën e cdo njeriu.
    Unë u jap fund pyetjeve dhe dyshimeve të njerëzve, përgjithmonë.
    Unë jam ai që të moshuarit e përqafojnë me gëzim.
    Unë i jap fund cdo dhimbjeje.
    Unë, dhe vetëm unë, cliroj nga cdo dhimbje.
    Më lejo të të them përse vetëm unë mund të quhem zot:
    Unë u jap fund të gjitha luftërave.
    Unë i përfundoj të gjitha marrëveshjet.
    Ti, Galileas që po vdes, solle dritë në krijim.
    Unë solla errësirën që kurrë s’mbaron.
    Askush nuk ka fituar në debat me mua.
    Ti i solle jetën një pakice.
    Unë u solla fundin të gjithëve.
    Më të fuqishmit kanë luftuar me mua dhe janë mposhtur.
    Nuk ka asnjë përjashtim.
    Unë i barazoj të gjithë njerëzit.
    Nuk ka të mëdhenj apo të vegjël.
    Ti ke ngritur një a dy, mbase dhe tre veta nga varri.
    Unë kam zhytur miliarda miliardash në varr.
    Askush nuk i ka shpëtuar kthetrave të mia mbytëse.
    Sa e fuqishme është dashuria?
    Unë jam akoma më i fuqishëm.
    Në kështjellën time, jeta dhe dashuria do të harrohen.
    Hyjnia do të asgjësohet.
    Asnjëherë nuk do të rritet më një farë e tillë.”

    Vdekja po vazhdonte të gjëmonte duke u vetë-lavdëruar.
    “A nuk e sheh se unë jam i vetmi që jam i denjë për t’u quajtur zot?
    Ti je Krijuesi.
    Po kush është më i madh, ai që krijon, apo ai që zhduk nga faqja e dheut?
    Më pas, mbretëria ime nuk do të ketë mbarim.
    Bëju tani dëshmitar i fundit i cdo gjëje që ke krijuar.
    Brenda kësaj ore, s’do të ketë vecse një zot.
    Tjetri do të jetë përjetësisht i vdekur.
    Shih rrotull teje, Marangoz. I gjithë mëkati është trupëzuar këtu.
    Tani, pije kupën.
    Piji të gjitha fundërrinat.
    Ti, që dikur quheshe Zot.
    Bëje tënden cdo ndyrësi të mëkatit.
    Gëlltite të gjithë ligësinë.
    Por, dije se ajo do të jetë gllënjka jote e fundit.
    Në atë moment unë do të vij dhe do të të mbuloj me përqafimin tim.
    Dhe do të të shtërngoj aq fort, sa frymëmarrja jote e fundit të jetë frymëmarrja e fundit e të gjithë universit.
    Më pas do ta kurorëzoj veten time zot, duke vallëzuar mbi varrin tënd.
    Askush nuk do të ngelet gjallë me përjashtim të atyreve që nuk mund të jetojnë. Ai që është përjetësisht i vdekur, do të sundojë mbi gjithcka. Unë do ta ngre mbretërinë time në një vend ku të gjithë qytetarët janë pa frymë.”

    Mëkati ishte në ekstazë ndërkohë që Vdekja ishte dehur me krenarinë e vet.
    “Marangoz, ti ke deklaruar se ke vetëm një armik dhe gjithë të tjerët s’janë vecse kundërshtarë të njerëzimit. Kjo është e vërtetë! Ata kanë triumfuar vetëm mbi gjërat e Adamit. Por, tani më shiko mua, armikun tënd. Unë jam fitimtar mbi ty!”
    “Vdekje, a mbarove me vetë-ekzaltimin tënd?”- pyeta unë.

    Kapitulli 32

    “Sundues serafimik i botës së nëndheshme, a je ti i barabarti im? Kështu mendon?
    Ti thua se mund të vrasësh dhe Zotin, apo jo?
    Por, nga ato që the, vetëm njëra është e vërtetë: Ajo që kjo është beteja finale.
    Jeta kundër Vdekjes.”
    “Vdekja kundër vetë Jetës së Përjetëshme” – tha Vdekja me këmbëngulje. “Beteja jonë finale. Nqs unë fitoj, kjo do të jetë çrrënjosja e jetës së Zotit.”
    “Dhe nqs humbet, çrrënjosja e vdekjes!”-shtova unë.
    “Kjo nuk mund të ndodhë kurrë.”- ulëriu Vdekja. –“Unë do ta vras jetën hyjnore dhe ajo nuk do të njihet kurrë më.”
    “Kjo është ajo që do të ndodhë, apo ajo që thua ti se do të ndodhë?”- u përgjigja unë.
    Në atë moment, Kupa u shfaq.
    As Vdekja madje nuk mund të shihte brenda helmit të ndyrë që ishte aty brenda.
    Vdekja filloi të këndojë si i cmendur, me një gëzim pervers:
    “Ora ime, ora ime.
    Më në fund, ora ime. Ora e fundit që do të jetë ndonjëherë.”
    “Vdekje, po të pyes nëse ti mund të më vrasësh.”
    “Po, po”- shkumëzoi ai me një ngazëllim të cmendur- “Unë mundem, unë mundem!”
    “A mund të më vrasësh, pa Kupën?”

    Vdekja angulloi dhe ra në qetësi.
    “Atëherë, mos e harro kurrë: Eshtë vetëm me vullnetin tim që kjo kupë është këtu!”
    Në atë moment, kupa u drejtua që ta derdhte përmbajtjen e saj tek unë. Tërbimi i cdo mëkati filloi ta mbushte cdo qelizë të trupit tim. Zemra dhe me pas mendja ime filloi të ligështohej. Unë, që kurrë nuk kisha mëkatuar, që isha i panjohur me shkeljet, po bëhesha në moment, një me mëkatin.
    Fundi im ishte tek dera. Unë jo vetëm që kisha marrë mëkatin brenda meje, por po bëhesha mishërimi i tij. Unë e dija se jeta ime nuk do të duronte dhe shumë.
    Kur thirra me forcë brenda tmerrit tim, Vdekja e kuptoi se kishte ardhur casti i tij.
    Vdekja atëherë ulëriu tingullin e tij djallëzor dhe u sul drejt meje.
    Trupi dhe shpirti im ishin ndezur flakë nga ajo që tani po depërtonte në të gjithë qënien time. Me një trup në flakë, unë e dëgjova veten time të thërriste:
    “Kam etje!”
    Një nga ushtarët rrëmbeu një sfungjer, dhe në aktin e vetëm të mëshirës së asaj dite, e zhyti sfungjerin në verë të thartuar dhe filloi të kërkonte dicka që ta ngrinte deri tek buzët e mia.
    Ai moment ishte pamja ime e fundit.
    Gjoni, me kujdes, kishte carë drejt kodrës dhe po rrinte afër nënës sime.
    “Gjon, kjo është nëna jote tani.
    Nënë, ky është tani biri yt.”
    Pamja ime humbi. Unë isha verbuar nga përmbajtja që u derdh në shpirtin tim. Për një moment, unë nuk do të isha më njeri.

    Unë…do të isha… mëkat!

    Kapitulli 33

    “Unë kam jetuar përpara se ti të kishe ekzistuar.”- i thashë Vdekjes kur ai më shtërngoi nën kthetrat e tij. “Vdekje e mjerë, ka gjëra që kanë ndodhur përpara se ti të ekzistoje, për të cilat ti nuk di asgjë.”
    “Kjo nuk ka rëndësi.”- u mburr Vdekja.
    “Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi” – u përgjigja unë.
    Në atë moment final, unë i urdhërova të gjithë ata që ishin të pranishëm nga realiteti i padukshëm: “Eja këtu, Sistem Botëror. Eja brenda vetë qënies sime.
    Ti, Botë, do të vdesësh bashkë me mua!
    Lucifer, principata dhe fuqi, dhe të gjitha ato që ti drejton, ejani brenda meje.
    Ligj, ti u përmbushe, tani eja brenda gjirit tim.
    Racë e Adamit, gjithçka që u prek nga Rënia, dhe vetë krijimi, ejani brenda meje dhe bëhuni një me mua!
    Vdekje, beju shërbëtori im: Bëj të vdesë cdo gjë që tani është një me mua!
    Eja, fe! Ajo që përpiqet për të bërë mirë, por që dështon gjithmonë, eja.
    Vdekje, merre fenë, njeriun e vjetër, dhe natyrën egoiste dhe bëji ato pretë e tua.
    Vdisni mbi Kryqin tim. Ejani, të gjithë ju, vdisni në mua! Ju tani keni takuar fuqinë më të madhe shkatërruese në krijim – Kryqin tim!
    Më ço në vdekje, po të urdhëroj. Vdekje, më shih: Unë jam bërë Rënia!
    Cdo gjë që është krijuar është kryqëzuar në mua.
    Oh, ka ngelur vetëm njëri!
    Vdekje, pasi ta marrësh frymën time të fundit, kam një suprizë dhe për ty.
    Vdekje, ti tani je i imi!” – bërtita triumfalisht.

    Kapitulli 34

    Dhe si Vdekja më mbështolli me veten e vet, para se të shuhej dhe thëngjilli i fundit i jetës sime, i pëshpërita Vdekjes: “Ti nuk je Vdekja. A nuk është dikush më i madh se ty?”
    “Askush” – shkumëzoi Vdekja.
    “A nuk ekziston dikush që mund ta cojë dhe Vdekjen në vdekje?”
    “Nuk ekziston asnjë që mund ta bëjë këtë!” - bërtiti Vdekja.
    “Nuk është e vërtetë.” – u përgjigja unë- “Ti e ke thirrur veten Vdekje për një kohë të gjatë, por unë kam qënë shumë kohë përpara teje. Unë po të them tani diçka që ti nuk e di. Unë jam maskuar. Ti, Vdekje, nuk je veçse një hije. Ti nuk je fare vdekje. Ti s’je veçse një pikturë e imja. Jo, Vdekje, ti nuk je vdekje aspak. Unë jam jetë, kjo është e vërtetë, por unë jam gjithashtu ai që është vdekja e vërtetë. Dhe në këtë moment final, unë jam vdekja jote.
    Oh, Vdekje, tani të pret habia. Dikush është më i madh se të gjitha deklaratat e tua mburravece. Ai që mund të vrasë Vdekjen, është vdekja e vërtetë. Sot, unë po të vras, Vdekje. Ti mendove se erdhe për mua, por në fakt isha unë ai që erdhi për ty!
    Atëherë kur ti Vdekje të kesh vdekur, atëherë dhe mëkati do të ketë vdekur gjithashtu, bashkë me principatat, fuqitë, botën, racën e Adamit dhe ligjin. Kur Vdekja të vdesë, ligji do të jetë përjetësisht i vdekur. Kur Vdekja të vdesë, krijimi do të takojë fundin e tij. Dhe në qoftë se Vdekja ka vdekur, atëherë, kush do t’i mbajë varret? Do të ketë jetë për të gjithë ata që ishin dikur preja jote.
    Vdekje, më dëgjo, do të ketë vetëm një që banon në mbretërinë e të vdekurve! Ai do të jesh ti!”

    Vdekja filloi ta ndjente se si fuqia po i shterronte. Sytë e tij shndërritën në tmerr.
    “Unë kam kryqëzuar botën, unë kam kryqëzuar Mëkatin, unë kam kryqëzuar Ligjin, unë kam kryqëzuar racën e Adamit, unë kam kryqëzuar krijimin dhe kam kryqëzuar cdo gjë tjetër që në këtë orë hyri brenda meje.”
    Vdekja bërtiti:”Mua më mjafton vetëm fakti që po vras Galileasin. Kjo kënaqësi më mjafton. Le të mbaroj, këtu dhe tani, por Marangoz, ti do të dergjesh në varr, afër meje.”
    Vdekja vazhdoi të bërtiste gjithnjë e më fort duke u zhytur në varrin e tij. Fjalët e tij të fundit, në kulmin e dëshpërimit, ishin: “Në qoftë se unë do të mund të të mbaj ty për tre ditë, Marangoz, atëherë do të të mbaj përjetësisht.”
    Kur gjithçka e imja, që nuk ishte mëkat, ishte larguar nga unë, unë thirra:

    Eloi, Eloi, Lama sabachthani

    Dikush që ishte aty afër mendoi se unë po thërrisja Elinë.
    Ushtari kishte gjetur një degë hisopi dhe po bëhej gati ta ngrinte sfungjerin drejt buzëve të mia.
    “Ndal!”- tha dikush- “Le të shohim nëse vjen Elia dhe e shpëton.”

    Një skenë e fundit më kaloi përpara. Pashë se si gjithë krijimi dhe cdo gjë që ishte brenda tij, vdiq në Kryqin tim, dhe më pas dëgjova zërin e Atit tim:
    “Të lumtë, Biri im i dashur dhe besnik.”

    Pasi dëgjova fjalët e Atit tim, unë bërtita:

    Mbaroi!

    Në sekondën e fundit të jetës, unë e lëshova hyjninë time tek Ati.

    At, në duart e tua, e dorëzoj frymën time.


    Kapitulli 35

    Perdja e hyrjes tek e Shenjta e të Shenjtave u ca përmes dhe copat e drurit u përplasën me dyshemenë poshtë.
    Menjëherë, reja e madhe dhe e zymtë që ishte mbledhur përreth Golgathasë u zhduk.
    Për herë të parë, Pashka u kalua në kaos. Priftërinjtë të tmerruar po përpiqeshin të gjenin ndonjë mënyrë për të mbuluar hyrjen për tek e Shenjta e të Shenjtave, duke klithur: “Mos shikoni tek e Shenjta e të Shenjtave!”
    Kur i thanë se hyrja e së Shenjtës së të Shenjtave, ishte e dukshme për njerëzit e zakonshëm, Kajafa u mundua ta fshihte panikun e tij.
    Në të njëjtin moment, në vendet qiellore, Kerubinët e fuqishëm bashkë me shpatat e tyre të zjarrta që nuk pushonin së rrotulluari (të cilat ruanin derën midis dy mbretërivë që nga koha e Rënies), fluturuan me tmerr, sepse dera u zhduk papritmas.
    Që nga koha kur Adami nga toka dhe Zoti nga qielli, ecnin së bashku në kopësht, nuk kishte pasur më shkëmbime midis dy botëve.
    Engjëjt, po aq të tmerruar sa Kerubinët, erdhën tek vendi bosh ku ishte dera ruajtëse. Më në fund, kur kurioziteti i mposhti ata, ëngjëjt me ndrojtje po zgjateshin për të parë vendin që për kaq kohe kishte qënë i vulosur.

    Kapitulli 36

    Ishte ora tre e pasdites.
    Unë kisha qënë në Kryq për gjashtë orë.
    Të dënuarit me kryq, asnjëherë nuk vdesin brenda një kohe kaq të shkurtër, sepse qëllimi i kryqëzimit ishte që të ekzspozonte një vdekje të ngadaltë dhe të pamëshirshme.
    I pasigurt se dikush mund të vdiste kaq shpejt, ushtari ngriti nje heshtë dhe shpoi brinjën time.
    Unë u shpova në të njëjtin vend ku shumë kohë më parë, unë kisha marrë brinjën e Adamit për të krijuar nusen e tij.Njeriu i dytë, i cili ishte kreu i një race të re, kishte gjithashtu një grua brenda tij. Brenda pak ditësh, kjo grua hyjnore, do të dilte nga unë.
    Dhe si ushtari hoqi heshtën nga brinja ime, fillimisht rrodhi ujë dhe më pas gjak – kështu u plotësua ajo që i kisha thënë Zekerias.
    Kur mbrëmja dhe ora e ritualit të Pashkës po afrohej, ushtarët romakë morën shufra hekuri dhe goditën këmbët e dy kusarëve që ishin akoma gjallë. Këmbët e tyre u thyen dhe që të dy vdiqën brenda një casti nga asfiksimi. Meqënëse unë kisha vdekur, dhe ata e kishin provuar këtë, këmbët e mia ngelën të pathyera, duke plotësuar kështu profecinë time se asnjë nga eshtrat e mia nuk do të thyhej.
    Më në fund, gjithcka kishte mbaruar, por kush do te vinte për të marre trupin tim? Për aq sa romakët mund të kujdeseshin për të, ai s’ishte vecse mish për korba.
    Nëna ime kishte mbajtur vigjiljen e Pashkës , së bashku me Marian, motrën e saj dhe Maria Magdalenën.
    Dikush nga Sinedri, me një kurajë të fortë dhe besim, po bëhej gati për të kërkuar trupin tim.

    Kapitulli 37

    Megjithëse Pashka po afronte, njëri nga burrat e Sinedrit kishte ardhur në kodër për të kërkuar trupin tim. Ishte Jozefi nga qyteti i afërt i Arimatesë. Ai nuk guxoi për të ardhur shumë afër të vdekurit, por u kërkoi ushtarëve që të mund të merrte kufomën time.
    “Vetëm Pilati mund ta lejojë këtë.”- kundërshtoi njëri nga ushtarët.
    Jozefi, një njeri i mirë dhe i dashur, nuk kishte qënë i pranishëm në gjyqin tim. Ai e sforcoi veten dhe shkoi tek Pilati dhe i kërkoi trupin tim. Kur Pilati dëgjoi se unë kisha vdekur tashmë, ai nuk mundi ta besojë.
    “Askush nuk ka vdekur kaq shpejt në kryq.”- tha ai.
    Njëri nga rojet u përgjigj: “Zotëri, brinja e tij u shpua; ai ka vdekur. Unë isha aty.”
    Me këtë fjalë, Pilati i dha Jozefit lejë për të hequr trupin tim.
    Menjëherë pas kësaj, një anëtar tjetër i Sinedrit, dikush që quhej Nikodem, u bashkua me Jozefin dhe shërbetorët e tij. Koha po vraponte shpejt dhe kështu ata nxituan drejt Golgothasë për të marrë trupin tim.
    Forcërisht, një roje i shkuli kunjat nga këmbët e mia. Më pas, duke u ngjitur në pemë, i preu litarët që e mbanin trupin tim tek trau i kryqit. Trupi im i pajetë ra përtokë.

    Me dhimbje dhe keqardhje, Nikodemi dhe Jozefi, bashkë me shërbëtorët e tyre, e vendosën trupin tim në një savan të linjtë, të gjatë dhe të bardhë, që e mbuloi të gjithë trupin tim.Disa vjet më parë, Jozefi kishte blerë për veten dhe familjen e tij një varr që nuk ishte përdorur akoma. Varri ishte afër Gjethsemanit dhe vendit ku unë isha kryqëzuar.Duke qënë se vetëm pak momente ndanin nga Pashka, shërbëtorët nxituan për tek varri i Jozefit dhe e vunë aty trupin tim, së bashku me mirra dhe aloe.
    Vetëm pak metra larg këtyre burrave, ishte nëna ime, duke u munduar të sigurohej se ku ishte vendi që unë po varrosesha. Bashkë me nënën time, ishin Maria Magdalena dhe Maria nëna e Jakobit të ri dhe Jozefit.Para se të largoheshin, Jozefi nga Arimatea i vuri shërbëtorët e tij që të rrokullisnin një gur të madh në hyrjen e varrit tim.

    Askush në të gjithë universin nuk mund ta kuptonte se cfarë dergjej në atë varr në atë mbrëmje.
    Vetë krijimi ishte në atë varr, duke pritur lindjen e një krijimi të ri. Krijimi i ri nuk do të krijohej në shtatë ditë, por në tre, dhe fillimi i tij do të ishte pikërisht në atë varr. Ai krijim i ri do të lindte brenda një casti nga një shpërthim i dritës dhe i fuqisë.
    Të gjitha fuqitë e errësirës, Bota, Mëkati dhe Ligji ishin në atë varr. Po kështu dhe raca e hebrenjve dhe e johebrenjve, i gjithë njerëzimi. Por më e rëndësishmja nga të gjitha ishte se vetë Vdekja dergjej aty e ftohtë dhe e heshtur.

    Të gjitha ishin duke pritur – duke pritur triumfin e tyre ose timin.

    A do të ringjalleshin vallë fuqitë e errësirës? Apo kjo do të ishte fitorja gjithë-konsumuese e Vdekjes dhe mbarimi i jetës përgjithmonë?

    Apo?

    Mos vallë ishte e mundur që asgjë nuk do të ndodhte?

    Kapitulli 38

    “Kanë kaluar vetëm disa sekonda sipas kohës njerëzore dhe shumë gjëra po ndryshojnë”
    “Unë s’mund të bëj gjë tjetër vecse të habitem,”- u shpreh njëri nga ëngjëjt. –“Mos vallë zhdukja e derës do të thotë se ne do të jemi në gjendje që të shkojmë e të vijmë në tokë, ashtu sic bënim me Adamin?”
    “Apo më shumë se kaq,”- pyeti një tjetër. –“A do të shohim qënie të vdekshme që hyjnë në mbretërinë e frymorëve?”
    “Unë nuk mund ta imagjinoj këtë,”- u përgjigj njëri nga ëngjëjt.
    “Mbase ke të drejtë.” – ra dakord një tjetër.

    Pas kësaj ishte një pauzë. Të gjithë ëngjëjt shihnin nga vendi i derës dhe drejt tokës.
    Një ëngjëll i alarmuar, kapsiti sytë dhe thirri: “Cfarë është ajo që po shoh? Cfarëdo që të jetë, ajo u shfaq pikërisht në këtë moment dhe duket sikur po vjen këtej.”
    “As që mendohet që një njeri i rënë të mund të hyjë në vendet qiellore!” – bërtiti një ëngjëll i shqetësuar. – “Por cfarë është ajo?”
    “Nuk e kam idenë,”- u përgjigj një ëngjëll tjetër.
    “A mund të jetë një ëngjëll i një lloji që ne nuk e njohim?”
    “Jo, nuk ka mundësi. Eshtë shumë i ndritshëm për të qënë një ëngjëll.”
    “Mbase është njëri nga Kerubinët e zhdukur?”
    “Jo, është shumë më i ndritshëm se dhe ata. Përvec kësaj, Kerubinët janë të egër, ndërsa ky po shpreh një gëzim trullosës. Nuk mund të jetë Kerubin.”
    “Nuk mund të jetë njeri, apo jo?”
    “Pa tjetër që jo! Njerëzit e rënë nuk lejohen të hyjnë në mbretërinë e gjërave frymore, në asnjë rast. Por, cfarëdo që të jetë, është duke ardhur këtej.”
    “Atëherë ne duhet të përgatitemi për t’u larguar.”
    “Pse?”
    “Sepse, çfarëdo që të jetë, kaq i ndritshëm dhe i shenjtë, ne nuk do të kemi asnjë të drejtë që të qëndrojmë në praninë e tij.”
    “Cfarëdo qoftë, ai po bën shumë zhurmë.”
    “Më thoni shpejt, kush ka qënë në mbretërinë tonë më parë?”
    “Ka qënë Enoku.”
    “Po tjetër?”
    “Moisiu pa brenda mbretërisë sonë, por nuk hyri.”
    “Më pas ishte ajo vizita e Isaias.”
    “Po, por ai qëndroi vetëm tek cepi i të Shenjtës së të Shenjtave.”
    “Elia.”
    “Jo, Elia pa një ushtri ëngjëjsh gati për betejë, por nuk hyri brenda.”
    “Dikush tjetër?”
    “Solomoni e pa mbretërinë tonë. Davidi po ashtu i hodhi sytë këtu.”
    “Por askush nuk ka hyrë brenda?”
    “Jo, me sa më kujtohet mua.”
    « Shkojeni këtë. Ai duket shumë i vendosur për të ardhur këtu, duke u ngjitur nëpër shkallët qiellore. »
    « Ai pengohet, vrapon dhe pengohet përsëri. Shihni...tani po kërcen. Ai po vjen pikërisht këtu... po hyn brenda!”
    “Unë nuk kam parë kurrë një sjellje të tillë,” – u shpreh njëri nga ëngjëjt.
    “Sic u thashë, do të na duhet të gjejmë një vend tjetër për të jetuar. Për arsyen e vetme sepse nuk mund të rrijmë afër një pastërtie dhe shenjtërie të tillë.”

    Për momentin, gjithë ushtria ëngjëllore ishte vendosur në vendin e hyrjes së pambrojtur për në vendet qiellore. “Cfarë drite!” . Engjëjt ishin shtangur nga tmerri kur tjetri po afrohej gjithnjë e më shumë.
    “Ai është i tejdukshëm,” – thirri njëri nga ëngjëjt. – “Unë mendoj se ai mund t’i shohë të dyja mbretëritë.”
    “Unë mendoj se ai u përket të dyja mbretërive.”
    “Kjo nuk është e mundur.”
    “Jo, të paktën nuk ka qënë e mundur deri para pak castesh.”
    “Nuk ka asnjë dyshim se ky që vjen, është më se i sigurt se e ka të drejtën për të qënë këtu.”
    “Cfarë drite!”- përsëriti njëri nga ëngjëjt.
    “Unë besoj se ai mund të na shohë!”
    “Por si është e mundur kjo? Ne jemi të padukshëm.”
    “Unë mendoja se dicka e ngjashme do të ndodhte në qoftë se muri midis dy mbretërive do të shembej- dhe në fakt ky mur u shemb...”
    “Sa po më mungon dera...” tha një ëngjëll shumë i shqetësuar.
    “Mua nuk po më pëlqen kjo carje... kaq e pambrojtur...” – ra dakord një tjetër.
    “A mundeni ta dëgjoni atë? Mua më duket sikur po na flet.”
    “A nuk na lejohet që të paktën njëri nga ne të nxjerrë shpatën?”
    “Më thuaj, cfarë mund të bënte shpata në këtë rast” - deklaroi një tjetër.
    “Mos ndoshta ky është fundi?”
    “Mua më ngjet më shumë me fillimin. Drita e tij po bëhet gjithnjë e më e fortë.”

    Engjëjt filluan të mbulonin sytë.

    Kapitulli 39

    « A jeni që të gjithë ju, ëngjëj ? »- pyeti ai.
    « Po na flet ne ! » - bërtiti njëri nga ëngjëjt.
    “A jam unë një ëngjëll?”
    Krijesa që po afrohej, u ndal dhe pa me kujdes rreth e rrotull.
    “Jo, unë besoj se nuk jam ëngjëll. Mendoj se dikur kam qënë qënie njerëzore. Por, oh, më shihni tani!”
    “Unë nuk kam parë kurrë kaq pafajësi, pastërti dhe perfeksion.” – pëshpëriti njëri nga ëngjëjt. – “Duket sikur ai nuk është i vetëdijshëm se sa i bukur është dhe sa e ndritshme është drita e tij.”
    “Ku jam une? Cfarë po bëj këtu? Kush jeni ju? Ju lutem, më thoni çfarë jam unë?”
    “A mund të guxojmë të flasim me të?”- pyeti një ëngjëll tjetër.
    “Ju nuk keni parë asgjë si mua, apo jo?”
    “Ti je i pari.”- belbëzoi njëri nga ëngjëjt më në fund. “Por, kam idenë se nuk do të jesh i fundit. Përsa i përket asaj se çfarë je, unë do doja të ta thoja, por unë nuk e di se çfarë apo kush je ti.”
    “Ai me tha se do të jem këtu sot. A është kjo e sotmja?”

    Më në fund, gojët e ëngjëjve u hapën.
    Njëri prej tyre tha: “Më në fund e kuptuam se kush je ti!”
    Dikush tjetër tha: “Kjo nuk është e mundur. Mbi të gjitha, kujtohuni se cfarë ishte ai. Ai ishte vetëm një kusar plak. Ai kusari plak, hileqar dhe mashtrues.”
    “Tani m’u kujtua!” bërtiti kusari. “Dhe oh, oh, oh, Ai më kujtoi mua!”
    “E dimë se kush je tani, o i dashur. Por ne jemi pak të habitur se çfarë ke qënë këtë mbrëmje.”
    “Unë jam një kusar. Apo isha i tillë? Cfarë jam tani?”
    “Ti je i pari i të shpenguarve”
    “Ti je vepra e punës shpenguese të Krishtit.”
    “Kjo është pikërisht ajo se çfarë jam!”- bërtiti ish-kusari.
    “Kam një pyetje tjetër. A jam aq i bukur sa mendoj se jam?”
    « Je më i bukur nga sa mendon. »- u përgjigjën ëngjëjt në korr.
    « Jam kaq i ndritshëm sa jeni ju ? »- pyeti përsëri.
    « Jo. Shumë më tëpër. Shumë, shumë më tepër. Ne asnjëherë nuk kemi qënë kaq të ndritshëm. »
    « Asnjëherë më parë nuk kam qënë në gjendje që të shoh vende që nuk mund të shihen, »- vuri re kusari me habi. –« A jeni të sigurt se unë jam i vetmi i llojit tim ? »
    « Po. »- u përgjigj njëri nga ëngjëjt. –« Por ne presim shumë të tjerë nga lloji yt. »
    « Ti je i pari nga specia jote, » - e informoi një ëngjëll tjetër.
    “Unë mendoj se vdiqa.”- tha kusari.-“Isha në një kryq vetëm pak momente më parë. Tani, më shihni! A jam unë në...në Parajsë?”
    “Kjo është më e pakta e Parajsës.”- u përgjigj një ëngjëll. “Dhe ndoshta do të jetë akoma më tepër se kaq. Do ta mësojmë brenda tre ditësh. Në fakt, me ardhjen tënde këtu, ne jemi të sigurt se kjo do të jetë shumë më tepër se sa Parajsë- brenda tre ditësh.”
    Me këto fjalë, ky fëmijë i Zotit, rrëmbeu njërin nga ëngjëjt e tmerruar, e përqafoi atë dhe filluan të vallëzojnë.
    “Engjëjt nuk vallëzojnë.”- u mundua të ndërhynte njëri nga ushtria qiellore me ashpërsi.
    “Por, do të vallëzojmë tani...”- tha një tjetër me buzëqeshje.
    “Unë nuk e di se kush jam, Unë nuk e di se ku jam. Unë nuk e di se çfarë jam. Por e ndjej se nuk jam ai që kam qënë- dhe që jam i mrekullueshëm dhe i bukur,” – bërtiti ai.

    Papritmas, ai ndaloi. “Ai që po vdiste afër meje më tha se unë do të isha bashkë me të në parajsë, por ai më përmendi dhe dicka në lidhje me një libër. Një Libër të Jetës. A ekziston diçka e quajtur Libri i Jetës? Oh, dhe diçka tjetër, ne lidhje me atë që do të njoh ashtu si njihem.”
    Kur dëgjuan këtë, ëngjëjt vrapuan drejt Librit të Jetës. Ashtu sic e kishin pritur, emri i parë i shkruar në atë Libër, ishte emri i kusarit.
    Engjëjt filluan të lëshojnë lavdërime të shoqëruara më gjëmime të qeshurash. Ata shpërthyen në një këngë entuziaste që rrallë herë ishte dëgjuar më parë.
    “Unë jam i pari i çfarë?”- pyeti ai.
    “Ti je i pari i atyre për të cilët ne kemi pritur përgjatë epokave. Ne kemi pritur shumë që kjo ditë të vinte.”
    “Një pyetje të fundit: Ju quheni ëngjëj. Por unë si quhem?”- pyeti ai.
    “Ti quhesh i shenjtë”.

    Kapitulli 40

    A është dielli ai që po lind? Ai sapo ka filluar të ngrihet mbi kreshtat e maleve. Unë po ndjej lëkundjet e një tërmeti.
    Duhet të jetë e dielë në mëngjes!

    (Vazhdon...)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-03-2006 më 11:10
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  19. #19
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kapitulli 41

    Nëna ime, Maria, kishte kaluar nje natë të tmerrshme, të mbushur me imazhet e momenteve te mia të fundit në këtë jetë, të varrimit tim të nxituar dhe të gurit të madh që ishte vendosur në hyrje të varrit tim.
    “E shtuna ishte dita më e çuditëshme nga të gjitha,”- u kishte thënë miqve të saj. Maria Magdalena e kishte përshkruar akoma më mirë: “Dukej sikur gjithë universi ishte ndalur dhe gjithçka në krijim dukej sikur priste të ndodhte diçka.”
    Nata e së shtunës do të ishte po aq e çrregullt sa ajo e së premtes. Dëshpërimi dhe humbja e çdo shprese, i kishte gllabëruar të gjithë pasuesit e mi. Por sa për Marian, për Magdalenën dhe për të gjitha gratë e tjera, të gjitha mendimet e tyre rrotulloheshin rreth gurit të madh. Nikodemi dhe Jozefi i kishin paralajmëruar gratë: “Në asnjë mënyrë nuk duhet të shkoni tek varri, deri të dielën.”
    Për Maria Magdalenën, vizitimi i atij varri ishte qëllimi i vetëm që asaj i kishte mbetur në jetë. Ashtu si gratë e tjera që kishin parë trupin tim se si vihej në varr, ajo kishte parë se si një grup burrash të fuqishëm kishin rrokullisur një gur të rrumbullaktë aty. Gratë kishin parë se si guri ishte puthitur pas një ndarjeje të dhëmbëzuar, të latuar në shkëmb, duke i ndaluar cdo njeriu hyrjen në dhomën e brendshme dhe duke vulosur kështu përgjithmonë trupin. Të gjithë ranë dakord se guri ishte i palëvizshëm. Do të nevojiteshin një shumicë burrash për ta lëvizur atë. Dhe kështu ato prisnin, vëzhgonin dhe meditonin.
    (Përsa u përket të njëmbëdhjetëve, ata ishin fshehur të gjithë. Ku? Askush nuk e dinte këtë. Dihej vetëm se ishin diku në qytet. Dhe ashtu të fshehur, ata ishin aq të tronditur sa dhe fjalët i shqiptonin me vështirësi.)
    Përveç kësaj, kishte dhe një problem tjetër. Liderat judeas kishin shkuar tek Pilati dhe u kishin kërkuar romakëve që të vendosnin roje tek varri, për ta ruajtur ditë e natë.
    Ushtarët romakë kënaqeshin duke trembur njerëzit me vringëllimën e shpatave të tyre dhe në qoftë se dikush do të guxonte t’i afrohej varrit, ata nuk do të përtonin ta ndanin më katërsh. Derisa këta roje të qëndronin aty, askush nuk do të guxonte t’i afrohej varrit. Rojeve madje nuk u lejohej as të flinin gjatë kohës që ishin në ruajtje. Në qoftë se ata i zinte gjumi, dënimi i tyre me vdekje ishte i sigurt. Një roje që mund të gjendej në gjumë, arrestohej menjëherë dhe goditej me thikë për vdekje.
    Një gur i palëvizshëm dhe një togë ushtarësh të specializuar, i prenë cdo shpresë një gruaje zemërthyer që të qëndronte afër trupit tim të pajetë.
    Një natë e tërë në pritje ishte shumë e gjatë për Maria Magdalenën. Ajo vendosi se, pavarësisht nga rreziku, do të shkonte tek varri im dhe do të qëndronte në pritje aty.
    Ajo kaloi Gjesthemanin, vendin e kryqëzimit dhe që aty vrapoi me të shpejtë drejt e tek varri i Jozefit. Aty ajo filloi të priste një mëngjes që nuk donte të vinte.
    Ndërkohë që rojet po ruanin- dhe Maria Magdalena po vraponte nëpër rrugët e Jerusalemit- askush nuk mund ta mendonte se çfarë po fillonte të ndodhte poshtë sipërfaqes së varrit tim, dhe akoma më poshtë, në botën e nëndheshme.
    Vdekja kishte vdekur, por shtërngimi i tij mbi mua ishte i pathyeshëm. Do të nevojitej një fuqi e jashtëzakonshme e pakrahasueshme me asgjë tjetër, që të më çlironte nga dora e ftohtë e vdekjes. Madje as fuqia që unë kisha derdhur në krijim, nuk mund të triumfonte mbi këtë armik të Zotit.
    Të tjerë ishin ringjallur së vdekurësh, vetëm për të vdekur sërisht më vonë. Nqs unë, Biri i Njeriut, do të ringjallesha së vdekurësh, kjo do të ishte një ringjallje njëherë e përgjithmonë. Atëherë e gjithë puna e vdekjes do të kishte marrë fund përgjithnjë.
    Ka gjëra që ishin konsideruar sikur të kishin jetë të përjetëshme, por me sa duket kjo nuk ishte e vërtetë, sepse ato tani ishin në varrin tim. Mëkati ishte i përjetshëm dikur, por tani ai ishte përjetësisht në varrin e tij. Hebrenjtë mendonin se Ligji i tyre i shenjtë ishte i përjetshëm, por dhe Ligji ishte tani në qefinin e tij, për të mos i ndikuar më njerëzit përsëri. Po kështu dhe Sistemi Botëror, që kishte lindur në kohën e Rënies dhe ishte rritur dhe kishte rrethuar planetin. Po ky sistem vdiq, kur unë vdiqa. Po kështu, raca e Adamit shtrihej në varrin tim e ftohtë dhe e vdekur. Gjërat në realitetin e padukshëm mendonin se raca e rënë njerëzore do të vazhdonte derisa fëmija i fundit të lindte.
    Përsa i përket princit të errësirës, ai, ashtu si dhe të tjerët, kishte jetë të përjetëshme, por Kryqi im ja kishte vjedhur këtë jetë atij.
    Në sytë e Zotit, të gjitha këto që njerëzit i konsideronin si të përjetëshme, tani ishin përjetësisht të vdekura. Njerëzit nuk mund ta perceptojnë vdekjen e vdekjes, fundin e mëkatit, shkatërrimin e sistemit botëror, asgjësimin e të gjithë racës njerëzore, apo shfuqizimin e mbretërisë së errësirës, por në sytë e Zotit- dhe këndvështrimi i Tij është i vetmi këndvështrim që ka rëndësi- të gjitha këto tani ishin në varr me mua.

    Ngelej vetëm nje pikëpyetje.
    A do të ringjallej Biri i Njeriut prej së vdekurësh? A do të mund të shuhet një racë e tërë njerëzish dhe të zëvendësohet nga një racë e re?
    A ekziston një fuqi e tillë?
    Kjo në fakt, ishte e pamundur. Krijimi kishte përfunduar në shtatë ditë. Zoti nuk do të krijonte më. Por Ati dinte diçka që askush tjetër nuk e dinte.
    Zoti kishte rezervuar të drejtën për të sjellë diçka të që nuk ishte e krijuar- pra që ishte e pakrijuar- Vetë jetën e Tij hyjnore! Ai do të sillte një jetë që nuk ishte e krijuar!
    Kështu pra, në orën më të errët të së shtunës, u mblodh poshtë meje një fuqi më e madhe nga ajo që ishte cliruar nga unë kur krijova galaktikat, tokën dhe njeriun.
    Mbledhja në një vend të vetëm e një fuqie të tillë, shkaktoi që e gjithë toka të dridhej. Që nga atomi më i vogël deri tek galaktikat, gjërat e dukshme dhe të padukshme, filluan ta humbin orbitën e tyre të përcaktuar. Në dhimbjen e një kataklizme të tillë, vetë krijimi filloi të rënkonte dhe tmerri i hapi krahët e tij deri në cepat e universit.

    Kapitulli 42

    Gjatë gjithë kësaj stuhie, unë shtrihesha i ftohtë dhe pa frymë, i vdekur si çdo krijesë tjetër që ka vdekur ndonjëherë. Po kështu, dhe shtërngimi i xhindosur i vdekjes, me sa duket nuk donte ta çlironte prenë e vet. A ishte fuqia e vdekjes po aq e madhe sa fuqia e Frymës së Përjetëshme?

    Dhe kështu filloi dueli.
    Vdekja kundër Jetës. Jeta përmbi vdekjen.

    Kapitulli 43

    Engjëjt, duke ndjerë rënkimin vajtimtar të planeteve, trupave qiellorë dhe rruzujve, po mundoheshin të zbulonin origjinën e trazirës kozmike.
    Përfundimisht, ushtria qiellore e kuptoi se nuk kishte një vend të veçantë ku ata të ndërhynin, sepse që nga molekulat deri tek galaksitë, çdo gjë ishte në kaos të papërcaktuar.
    “Konflikti është diku poshtë tokës, afër Jerusalemit,“- njoftoi njëri nga ëngjëjt.
    Sikur të ishin një, ata e kuptuan tani. “Eshtë pothuajse dita e tretë.“
    Me këto fjalë, e gjithë ushtria ëngjëllore u zhvendos - ashtu si para tre ditësh - në kodrat e Jerusalemit. Aty, lajmëtarët e Zotit në ankth filluan të vëzhgonin të shqetësuar, duke ditur se rezultati i betejës që po fillonte do të përcaktonte fatin jo vetëm të krijimit, por dhe të përjetësisë.
    A do ta mund ta thyente Fryma e Përjetëshme, shtërngimin e vdekjes? A do të mund të triumfonte Fryma e Përjetëshme mbi vdekjen? A do të mundej që jeta e përjetëshme, ajo jetë që jeton Zoti, jeta hyjnore, të bëhej burimi i jetës për njeriun?

    Dhe kishte akoma më shumë.
    Fryma po përpiqej që t’i jepte jetën e përjetëshme një specieje të re njerëzore dhe e njëjta Frymë po shkatërronte krijimin e vjetër. Një specie e re do të jetonte tani në liri të plotë në krijimin e ri.
    Tërmeti u intensifikua dhe disa nga varret në Jerusalem u hapën. Vende të harruara prej kohësh, vetë vendi ku ishte varrosur Adami dhe Eva, u tund fuqishëm në kohën kur të gjithë pasardhësit e familjes së parë shkuan drejt fundit të përjetshëm.
    Por akoma, shtërngimi i vdekjes nuk po lehtësohëj.
    Drita e zjarrtë e jetës u përhap poshtë varrit tim, me aq intesitet sa dhe ëngjëjt që mund ta shohin qartë të padukshmen, menduan se shkëlqimi i Frymës së Përjetëshme do ta ndizte të gjithë planetin në flakë.
    “Që nga koha e Rënies, krijimi nuk ka njohur një dhimbje të tillë.” –murmuriti një ëngjëll me keqardhje.-“A do ta shkatërrojë tani Zoti këtë mbretëri të rënë? Apo po ndodh diçka më e thellë se kjo?”

    Lëkundjet u intesifikuan akoma më shumë.
    Kodrat e Jerusalemit filluan të lëshonin gurë në ajër, çarje filluan të formoheshin në tokë, ndërtesat po tundeshin. Dhe në të gjithë Izraelin, varreve u ishte mohuar paqja.
    “Mos ka të bëjë gjithë kjo me vdekjen?”- pëshpëriti njëri nga ëngjëjt.
    “Ose mbase me jetën”- u përgjigj një tjetër.
    Dhe si spazmat e tokës po rriteshin, po kështu dhe shkëlqimi po rritej. Kjo nuk ishte drita e yjeve, e diejve dhe as e zjarrit, por ishte një shkëlqim që asnjë ëngjëll nuk e kishte njohur dhe as parë ndonjëherë.
    “Ky është Zoti përpara se të na krijonte ne! Ky është Zoti përpara se të mos ekzistonte asgjë. Ja se si ishte Zoti kur Ai ishte Gjithçkaja!”- bërtititi njëri nga ëngjëjt pa frymë.
    “Sytë tanë po shohin diçka që asnjë gjë e krijuar nuk e ka parë deri tani,”- tha një tjetër pasi mori frymë.
    “Kjo është mbledhja në një vend të vetëm e gjithçkaje që është në Frymën e Përjetëshme,” – foli tjetri nën efektin e frikës.
    “Ai është këtu, në një vend kaq të kufizuar sa...”- ndërhyri një ëngjëll tjetër, - “Ne jemi duke parë fuqinë e pakufishme të Zotit, te lëshuar pa asnjë fre e pengesë...pikërisht në një vend të vetëm...poshtë varrit.”
    “Mos do të thotë kjo se fuqia e vdekjes është po aq e madhe sa fuqia e jetës? Ne po shohim duelin final. Asnjëra nga luftërat që është zhvilluar ndonjëherë nuk ngjan me këtë betejë.”
    Dhe akoma turbullira e furishme e gjërave të dukshme dhe të padukshme, vazhdoi të rritet.
    “Unë mund të ndjej vetë inatin e Zotit. Jeta paska një urrejtje të thellë për vdekjen,”- tha tjetri duke mbajtur frymën.
    Duke kuptuar që forca që ata po ndjenin ishte shumë më e madhe në botën e padukshme se sa në atë fizike, një korr me ëngjëj thirri: “Qiejtë po bëhen copa-copa!”
    Shkëlqimi i dritës, më në fund i detyroi ëngjëjt që të kthehen prapa. E gjithë ushtria ëngjëllore, me fytyra të mbuluara me nderim të frikshëm, ra në gjunjë. Qetësisht ata filluan të vajtojnë. Drita që buronte nga thellësitë e varrit, tani po depërtonte nëpër ëngjëjt. Drita e lavdisë së fuqisë, e kishte mbështjellë çdo gjë sa nuk kishte më vend për asgjë tjetër me përjashtim të lavdisë.
    “Përse nuk është thyer akoma?”- bërtiti njëri nga ëngjëjt më zë të lartë.- “nën një dritë kaq të shkëlqyeshme, nën një fuqi kaq të madhe, përse nuk është përpirë vdekja akoma nga jeta?”
    “Kjo shfaqje hyjnore e Frymës së jetës dhe fuqisë, duhet të përfundojë, përndryshe çdo gjë që ekziston do të konsumohet.”
    Duke u përpirë ne jetën e Atit tim, shtërngimi i vdekjes më në fund filloi të dobësohet.
    Thellë brenda varrit diçka lëvizi.

    Kapitulli 44

    Për një moment kishte një shpërthim drite aq të madh sa asnjë njeri apo ëngjëll nuk mund ta përkufizojë dhe asnjë penë nuk mundet ta përshkruajë. Për një moment të shkurtër dhe të lavdishëm, i gjithë universi u mbështoll brenda Zotit.

    Vdekja po tretej në prezencën e lavdisë.
    Në të njëjtin moment, Magdalena po shkonte drejt varrit, duke u përpjekur të qëndronte në këmbë, sepse toka vazhdonte të dridhej. Dhe si u rrëzua përdhe, enët me vajra të shtrenjta, të cilat i kishte marrë për të balsamosur trupin tim, u përplasën në tokë. Ato u derdhën në tokë dhe toka e turbulluar e përpiu vajin.
    “Oh, Zoti im!”- bërtiti Magdalena, - “Ti dikur më çlirove nga një robëri që asnjë grua nuk e kishte njohur më parë. Në qoftë se kjo është ora ime, atëherë të lavdëroj ty që do të më çlirosh nga dhimbja që është në zemrën time, sepse të kam humbur ty, Zotin tim, gjithçkanë time.”
    Ndërkohë që isha akoma i humbur në gjumin e vdekjes, unë prapritmas fillova të ndiej! Dora ime lëvizi. Më pas këmba ime, së bashku me plagët që ato mbanin. Më pas fillova të lëviz për të dalë jashtë nga tunelet e botës së nëndheshme.
    Fryma ime filloi të flakërojë.
    Më pas erdhi një thirrje, një britmë triumfi, një britmë aq e madhe sa dhe veshët e mprehtë të ëngjëjve nuk mundën ta dallonin origjinën e saj. Dhe si britma jehoi përmes botëve, më në fund u dallua qartë.
    “Eshtë zëri i tij,”- bërtitën ata në një zë të vetëm, -“por çfarë është duke thënë?”

    UNE JAM RINGJALLUR!

    Më pas, ëngjët që po prisnin, bërtitën me një britmë që nuk ishte dëgjuar kurrë më parë. Ishte një “Halelujah” e lavdishme. Por, në të njëjtin moment triumfant, ëngjëjt bënë diçka që asnjë qënie e vdekshme nuk do ta kuptonte kurrë. Secili ëngjëll e zhveshi shpatën e tij dhe që të gjithë i varrosën këto shpata në dheun e kodrave të Jerusalemit.
    “Ai është fitimtar! Beteja përfundoi!”
    Dhe si thirrja e tij e triumfit u ngrit përmes galaktikave, ëngjëjt i shtërnguan fort veshët dhe në të njëjtën kohë vazhdonin me lavdërimet e tyre.
    “Ora e Jonës u përmbush!”-gjëmuan ata.

    Unë qëndrova!
    Me një gëzim që asnjë njeri ose ëngjëll, por vetëm Zoti mund ta njihte, unë kalova përmes rrobave të varrimit. E hoqa dhe e mbështolla rrobën që ishte në kokën time dhe e vendosa në një qoshe të varrit. Më pas i ngrita duart drejt Zotit të përjetshëm, Atit tim, që tani kishte provuar se ishte Zoti i të gjithave.
    “At, vdekja dhe varri janë nën këmbët e tua!”
    Më pas e ktheva kokën prapa dhe thirra sërisht:
    “Unë jam ringjallur!”
    “Unë jam ringjallur!”
    “Une jam ringjallur!”
    “Unë jam ringjallur së vdekurësh!”
    ”Armiqtë e njeriut, armiqtë e Zotit janë mposhtur!”-bërtita unë-“Më në fund speciet e reja mund të lindin të sigurta. Asgjë nuk mund ta kërcënojë racën e re.”

    Momenti në vazhdim ishte momenti më i gëzueshëm që unë kisha jetuar ndonjëherë! Preka brinjën time!
    Në çast bërtita me një zë aq të fortë sa pothuajse e shpërbëhu krijimin:
    “Ajo nuk është më brenda meje! Une nuk jam më i vetëm. Oh, Frymë e Përjetëshme! Oh, At! Ti që më bëre mua Zot të qiellit dhe të tokës, më ke dhënë atë që është frymë nga Fryma ime. Kjo është ora ime më e lavdishme.”
    “Unë nuk jam më i vetëm.
    Ajo jeton. At, ti e ke lindur atë në tokë.
    Ajo nuk ka armiq, madje as nuk e ka njohur ekzistencën e tyre, sepse ajo shëtit në krijimin e ri.
    Ajo nuk mund t’i shohë ata që ishin dikur, sepse ajo u lind pasi ata vdiqën.
    Ashtu si Ati im nuk është i krijuar, po ashtu nuk është as ajo, sepse ajo është eshtër nga eshtra ime, mish nga mishi im, frymë nga fryma ime, jetë e përjetëshme nga jeta ime e përjetëshme.
    At, ti e ke lindur atë, Plotësen time!”

    Përpara se vetë varri im të shkrihej nga rrezatimi im, unë eca drejt hyrjes së tij dhe kalova përmes derës së gurtë.
    Sapo kalova përmes gurit, u përshëndeta nga një thirrje dhe britma shkumëzuese që nuk ishin dëgjuar ndonjëherë (dhe nuk do të dëgjohën më deri në orën e dasmës sime.)
    “Ajo ka lindur!”- thirra unë. – “Në këtë ditë nuk modelova as yjet, as planetet, as rruzujt qiellorë, por kam formuar Atë nga materia ime hyjnore. Krijimi im i ri, nuk është më pak se sa speciet e reja. Ashtu siç jam unë, ashtu është dhe ajo. Ashtu si unë, ajo është hyjnore, dhe njerëzore. Ajo është hyjshmëria ime, ajo është njerishmëria ime. Ajo është Plotësja ime. Ajo është substanca ime. Hija e një uniteti të tillë ka kaluar, realiteti i unitetit ka ardhur. Kjo grua është nga lloji im.

    Pasi kuptoi këtë, ushtria ëngjëllore shpërtheu në atë që mund të përshkruhet vetëm si përçartje!

    Kapitulli 45

    Tërmeti pushoi.
    Si u ngrit në këmbë, Maria Magdalena vështroi përreth. Aty nga lindja, ajo pa rrezen e parë të diellit që çante përmes kodrave.
    “Eshtë e dielë në mëngjes. Zoti im ka tre ditë në varr. Prej tre ditësh... Zoti im...është i vdekur.”- vetëm ky mendim e shndërroi fytyrën e saj në një lumë lotësh. Maria më pas ra në gjunjë dhe vazhdoi të qante me dënesë.
    Më pas vështroi lart.
    “Cfarë ishte ajo? Një thirrje?,”-pyeti veten.”Një thirrje triumfi? Dukej si zë trumpete? Asnjëherë nuk kam dëgjuar diçka të tillë? Apo mos nuk e dëgjova fare? Dukej sikur vinte...nga brenda meje. Cfarëdo që të ishte, ishte e mrekullueshme, si zëri i mijëra ëngjëjve.”
    Maria Magdalena ua nguli sytë enëve të thyera, përpjekjes së saj të dështuar për të ruajtur trupin e Zotit të saj.
    “Unë madje as nuk mund të përkujdesem për trupin tënd. Vaji është derdhur. Oh, Perëndia im, të përgjërohem, bëj një mrekulli që trupi i tij të ruhet. Njerëzit nuk munden ta bëjnë këtë, por unë e di se ti mundesh.”
    Maria vazhdoi të bënte rrugën e saj drejt atij varri që ajo nuk e dinte se ishte bosh në atë moment - një varr më se i zbrazët.
    Mendimet e saj u sollën rreth ushtarëve. Ajo ishte e sigurt se ata do t’i nxirrnin shpatat e tyre dhe do ta urdhëronin atë të kthehej prapa. Ajo ndjente se me siguri, do të dëgjonte ndonjërin prej tyre që të bërtiste: “Mos po vjen që të vjedhësh trupin e marangozit?”. Madje mund të dëgjonte dhe talljet e tyre: “Mirë se erdhe tek trupi. E vetmja gjë që të duhet të bësh, është që të lëvizësh gurin!”
    Duke menduar këto, ajo erdhi pranë varrit, por pa e vënë re ende, guri ishte hequr! Dhe ishte hequr për të.
    Me gëzim, dy kryeëngjëj kishin ardhur para saj dhe kishin hequr gurin pa asnjë mundim. Tani e kishte rradhën universi që ta shihte se varri ishte vërtet bosh.
    Principatat nuk e panë këtë orë, sepse nuk ishte pjesa e tyre që ta shihnin.
    Ligji nuk e pa këtë orë, sepse nuk ishte pjesa e Ligjit që ta shihte.
    As mekati dhe as vdekja nuk e panë këtë orë, sepse nuk ishte pjesa e tyre.
    Nuk ishte as pjesa e racës së Adamit, sepse ora e saj kishte kaluar.
    Dhe si guri ishte rrokullisur tutje, drita e diellit të mëngjesit depërtoi në varr. Ëngjëjt ngritën duart e tyre dhe shpallën:
    “Eshtë bosh! Nuk është askush këtu!”
    Dhe si Maria Magdalena ju afrua varrit, ajo ishte mbuluar nga dhimbja dhe zemërthyerja. Ajo ra përsëri në gjunjë dhe vajtoi: “Si do të mundemi që ta hapim varrin?” – u lut ajo.
    Më pas pa drejt varrit dhe pa se guri ishte rrokullisur! Ajo vrapoi drejt varrit dhe hyri në të.
    “E kanë vjedhur trupin e tij! E kanë vjedhur trupin e tij! Tani unë nuk do ta gjej dot kurrë më.
    Nuk ka më një varr ku prehet ai. Nuk ka më vajra për të derdhur mbi të. Oh, trupi i tij, i zhdukur përgjithnjë! Oh, ku do të mund të shkoj për të derdhur dashurinë time për të?”
    Me sy të ënjtur dhe me lotët që i rridhnin rrëke, ajo doli nga varri. Pikërisht aty, ajo dëgjoi një zë.
    “Kopshtari!Kopshtari i kopshtit të Jozefit të Arimateas. Mbase ai e di...mbase ai ka parë diçka...mbase ai i ka ndjekur ushtarët që hoqën trupin e pajetë të Zotit tim.
    “Oh, kopshtar! Oh, kopshtar! Të lutem, më thuaj, çfarë ke bërë me trupin e Zotit tim? Më thuaj, që të mund të shkoj tek ai, kudo që mund të jetë.”

    Ishte zemra e kësaj vajze të re që kërkonte trupin tim të ftohtë për të rënë mbi të, për ta lyer më lotët e saj ashtu siç kishte bërë më parë në një banket ku unë isha i pranishëm.
    Ajo u mundua që të fshinte lotët, në mënyrë që të shihte më qartë, dhe po priste që të dëgjonte zërin e kopshtarit.
    Me gëzim i buzëqesha asaj që kishte mësuar, të vërtetën më të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë më madhështore. Dhe pikërisht kjo zemër e thjeshtë e kësaj vajze, kishte përmbushur dëshirën më të madhe dhe më të lartë të Zotit. Dëshirën e thjeshtë për t’u dashuruar!
    Me gjithë butësinë, unë fola vetëm një fjalë:
    “Mari,”
    Magdalena bërtiti: “Mësues! Oh, Mësuesi im, Mësuesi im!”
    Në moment më shtërngoi në një përqafim të tillë, sa unë kujtova se nuk do të më linte më kurrë të shkoja.
    Maria Magdalena bëri gjënë më të lavdishme – atë gjë të cilën hyjnia kishte dëshiruar gjithmonë. Ajo më dashuroi me gjithë zemrën e saj, me gjithë mendjen e saj dhe me gjithë fuqinë e saj.
    “Mari,” – i thashë unë, - “ti duhet të më lësh të shkoj. Eshtë koha për mua që të ngjitem në qiej. Unë po shkoj aty në triumf. Engjëjt po më presin. Eshtë ora e kurorëzimit tim. Serafimët janë aty. Kerubinët janë aty. Por, mbi të gjitha, Ati im më pret. Unë duhet të shkoj aty, Mari, që të marr vendin tim në të djathtë të fronit të Atit.”
    U gjunjëzova afër saj dhe i pëshpërita: “Dhe tani, Mari, dua që të bësh diçka për mua. Unë dua që ti të shkosh dhe t’u thuash vëllezërve të mi.”
    Unë pashë befasim në fytyrën e Marias. Ajo bërtiti: “Vëllezërve të tu?! Ata janë pasuesit e tu, jo vëllezërit e tu.”
    “Mari, në tokë tani është një racë e re. Raca e vjetër e njerëzve ka kaluar. Ti mbase nuk e kupton këtë dhe nuk mund ta shohësh këtë. Por Ati im e sheh këtë dhe po kështu dhe unë, dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi.
    Mari, ti tani je motra ime. Ti je një gjak me mua. Ti je lloj nga lloji im. Nuk ka diferenca tani në linjën e gjakut tonë. Unë isha dikur hyjnor dhe më pas u bëra njerëzor. Asnjë krijesë e tillë nuk ekzistonte përpara se unë të vija këtu në tokë. Unë isha një specie e re, por e vetme e llojit tim. Tani gjithçka ka ndryshuar. Tani specia ime është shtuar dhe do të vazhdojë të shtohet. Me po aq siguri sa unë jam Biri i Perëndisë dhe Biri i Njeriut, me po aq siguri dhe ti je motra ime dhe fëmijë e Perëndisë. Tani banon brenda jush njerishmëria e shpenguar dhe po kështu tani banon dhe hyjshmëria ime. Po, Mari, shko dhe thuaju atyre që tani janë vëllezërit e mi. Thuaju atyre tre fjalë:

    Unë jam ringjallur.
    Unë jam ringjallur së vdekurësh.


    “Shko shpejt, Mari. Unë tani do të ngjitem tek Ati im dhe tek Ati juaj. Por mos u shqetësoni, sepse përpara se dielli të perëndojë në këtë ditë të lavdishme...

    Unë do t’i shoh vëllezërit e mi...

    Unë do të jem me vëllezërit e mi....

    Unë do të jem vëllezërit e mi!”


    ************************FUND***************************
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 09-03-2006 më 07:47
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •