Këshilli i Sigurimit do të diskutojë sot zhvillimet në Kosovë dhe raportin e rregullt tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në takimin e Këshillit të Sigurimit do të raportojë dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Në mbledhjen e radhës të KS-së merr pjesë për herë të parë dhe kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi.
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi pritet që sot të takojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, Kofi Anan, si dhe ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara, Xhon Bolton, ndërsa të mërkurën do të jetë në Uashington për takime me zyrtarë të administratës dhe të Kongresit amerikan.Takimi në New York zhvillohet vetëm pak ditë para mbajtjes së takimit të paralajmëruar në Vjenë mes grupeve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit.
RTK 14/02/2006 10:55:56
Krijoni Kontakt