Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1

    Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

    Këshilli i Sigurimit do të diskutojë sot zhvillimet në Kosovë dhe raportin e rregullt tre mujor të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në takimin e Këshillit të Sigurimit do të raportojë dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Në mbledhjen e radhës të KS-së merr pjesë për herë të parë dhe kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi.


    Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi pritet që sot të takojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, Kofi Anan, si dhe ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara, Xhon Bolton, ndërsa të mërkurën do të jetë në Uashington për takime me zyrtarë të administratës dhe të Kongresit amerikan.Takimi në New York zhvillohet vetëm pak ditë para mbajtjes së takimit të paralajmëruar në Vjenë mes grupeve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit.


    RTK 14/02/2006 10:55:56

  2. #2
    Asgje tjeter perpos pavaresise se plote!

  3. #3
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Post Kosova diskutohet në OKB

    Në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuuara për gjendjen në Kosovë, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen vlerësoi se gjatë tre muajve të fundit ka pasur tre ngjarje që e kanë karakterizuar gjendjen në Kosovë: vdekja e presidenit Rugova dhe zgjedhja e presidentit të ri, fillimi i procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe angazhimi në përmbushjen e standardeve, në decentralizim dhe në integrimin e pakicave


    Zoti Petersen ka lavdëruar institucionet dhe popullin e Kosovës për menaxhimin e situatës pas vdekjes së presidenit Ibrahim Rugova dhe zgjedhjen e shpejtë të kryetarit të ri, Fatmir Sejdiu.

    Ai tha se institucionet e Kosovës po përgatiten për takimin e Vjenës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që mbahet më 20 janar. Kreu i UNMIK-ut, Petersen kërkoi përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së statusit.

    “Ashtu si e ka thënë edhe në të kaluarën Këshilli i Sigurimit, status qouja në Kosovë nuk është e pranueshme procesi i statusit nuk duhet të jetë vazhdimësi e vendnumërimit.

    Përshpejtimi i procesit të statusit është kontributi më i mirë që mund të bëhet tash për të siguruar stabilitetin politik në Kosovë dhe në rajonin e gjerë”, tha ai.

    Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen rikujtoi se krahas zgjidhjes së ! statusit duhet të vazhdohet me përmbushjen e standardeve, sidomos në ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave.

    Në këtë kuadër ai tha se në fund të vitit të kaluar ka pasur një ngecje në përmbushjen e standardeve, por siç tha ai, nga mesi i muajit janar është vërejtur një angazhim më i madh i institucioneve të Kosovës për standardet.

    Zoti Petersen theksoi se decentralizimi mbetet procesi kryesor përmes të cilit shumica shqiptare në Kosovë mund të garantojë realizimin e të drejatave të pakicave, në veçanti të asaj serbe.

    Ai tha se gjatë muajve të ardhshëm shumica shqiptare duhet t’ia shtrijë dorën pakicës serbe, ndërsa porositi përfaqësuesit serbë që të marrin pjesë në institucionet e Kosovës dhe të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie shumëetnike.

    Në këtë rrafsh ai i bëri thirrje Beogradit që të mbështesë bashkëpunimin e serbëve me shumicën shqiptare në Kosovë.

    “Shumica në Kosovë që kanë pësuar kaq shumë si pakicë vetë në të kaluarën ka të drejtë që të presë se aspiratat e tyre do të arrihen atëherë kur të zgjidhet statusi i Kosovës, kurse pakicat të cilat janë përballur me hakmarrje dhe izolim, poashtu kanë të drejtë që të presin që brengat dhe shqetësimet e tyre do të dëgjohen me kujdes dhe do të trajtohen”, tha Soren Jessen Petersen.

    Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka bërë përpjekje që të minimizojë rezultatet e arritura në Kosovë në përmbushjen e standardeve.

    Ai tha se standardet janë shumë larg përmbushjes, e sidomos! ai për kthimin e të zhvendosurve serbë në pronat e tyre.

    Presidenti serb theksoi se serbët në Kosovë janë të diskriminuar nga autoritetet shqiptare. Duke folur për zgjidhjen e statusit të Kosovës, presidenti serb, Boris Tadiq kundërshtoi edhe një herë pavarësinë si opcion.

    “Pavarësia e Kosovës do të shpiente do të shpiente deri te një ndryshim unilateral i organeve ose kufinjëve të njohur ndërkombëtarisht në Ballkan dhe kjo do ta destabilizonte politikisht rajonin dhe do të krijonte mundësinë për konflikte të reja. Vetëm Shqipëria e mbështetë kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për t’u ndarë nga Serbia”, u shpreh presidenti Tadiq.

    Ai kërkoi që zgjidhja e statusit të Kosovës të bëhet sipas parimeve universale në botë.

    Presidenti Tadiq tha se nëse Kosova trajtohet si rast unik, kjo do të shërbente si precedent për shtetet tjera. Kreu i shtetit serb tha se Serbia angazhohet për mosndryshimin e kufinjëve ekzistues të Kosovës dhe për një autonomi më të zgjeruar për shqiptarët.

    “Shqiptarët e Kosovës politikisht do të ketë një autonomi shumë të gjerë, do të kenë vetëqeverisje të plotë në raport me Beogradin me kusht që ata ta pranojnë autonominë e njejtë për entitetin serb në Kosovë”, theksoi Boris Tadiq.

    Mbledhja e Këshillit të Sigurimit ka vazhduar punimet me fjalimin e ambasadorëve të disa shteteve. Për herë të parë në seancën e Këshillit të Sigurimit ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi i cili nuk ka pasur të drejtë fjale.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #4
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    tybe ma patriot se peterseni po me duket qe sna ka mbet per momentin

    seriozisht me duhet te them qe shume nga politikuajt shqipetar duhet te turperohen kur krahasojne kontributin e tyre per kosoven me kontributin qe dha soeren jessen petersen!

    i zhgenjyer tej mase me kryeadmin-at si haki rupa e shtajner bukurija, personalisht jam aq i befasuar ne te mire nga z. petersen, sa vetem i lutem zotit te mos koritemi me te, por t´ia kthejm kete ndere me respektin me te madh.


    qe kosova kurr ska qene me afer realizimit te endrres shekullore u deshmua mbreme ne mbledhjen e ks te okb-se ku nga ambasadoret e fuqive vendimmarrese thuja unanimisht flitej qe pavaresia eshte opcion real dhe zgjidhja e statusit duhet te jete ne pajtueshmeri te plote me vullnetin e banoreve te kosoves.

    se kush eshte i merituari kryesor dhe arkitekti i kesaj pavaresije qe po na vjen deshmonin edhe nje here me shume fjalet ngushelluese te ambasadoreve te okb-se drejtuar popullit te kosves per humbjen e presidentit te pavdekshem, dr. ibrahim rugova!

    populli i kosoves i falenderon zoterinjet abasador per ngushellimet qe ju bene dhe ju betohet qe do ta vazhdojne rrugen e liderit te tyre shpirteror, rrugen e paqes dhe tolerances drejt formimit te shtetit ligjor dhe demokratik.


    zoti e bekofte kosoven
    shihemi n´gjykate

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KS: Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet brenda vitit 2006
    Këshilli i Sigurimit e diskutoi raportin e rregullt tre mujor mbi zhvillimet në Kosovë. Folësit e vlerësuan lartë procesin e qetë e të shpejtë të zgjedhjes së presidentit të Kosovës, pas vdekjes së ish-presidentit Rugova. Problemi i pakicave, liria e lëvizjes dhe përfshirja e pakicës serbe në institucionet e Kosovës, ishin në qendër të fjalimeve të shumicës së folësve. Shefi i UNMIK-ut theksoi rëndësinë e kësaj çështjeje në kuadër të procesit të bisedimeve.
    "Të drejtat e pakicave janë një fushë që në kohën e bisedimeve për statusin, udhëheqësit e Kosovës, nuk mund të dëshmojnë asgjë më pak se angazhim të plotë, sinqeritet dhe veprim", tha Jessen-Petersen.

    Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, i cili e drejtonte delegacionin serb, tha se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës Beogradi ofron kompromis politik, pa ndryshim të njëanshëm të kufijve. Kjo qasje e Beogradit, tha Tadiç, shqiptarëve të Kosovës do t'u mundësonte autonomi shumë të gjerë, me kusht që këtë lloj autonomie ta miratojnë edhe për entitetin serb në Kosovë.
    Ambasadori i Britanisë së Madhe, në planin humanitar veçoi nevojën për zgjidhje të problemit të romëve që gjenden në kampet në veri të Mitrovicës, ndërkaq në planin politik, ai theksoi se çdo zgjidhje për statusin e Kosovës duhet të marrë parasysh qëndrimin e 90 për qind të popullsisë shqiptare të Kosovës.

    Edhe ambasadori francez theksoi nevojën që negociatat të përfundojnë brenda vitit 2006, derisa situatën në Kosovë e cilësoi specifike, të cilës i kanë paraprirë ngjarjet dramatike të shpërbërjes së Jugosllavisë.

    Kurse ambasadori amerikan John Bolton, vendi i të cilit e ka kryesinë e radhës së KS-së, tha se pavarësia është opsion real. "Duhet të jemi realistë për rezultatin. Pavarësia është një rezultat i mundshëm. Çdo zgjidhje për statusin duhet të jetë e pranueshme për popullin e Kosovës", tha Bolton, ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, i cili edhe e drejtoi këtë seancë.

    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Feb 15, 06 | 9:15 am
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post SHBA mbështetë procesin për statusin final të Kosovës

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuara në mbështjen e procesit për statusin final të Kosovës”, tha sot shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg. Në takimin me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai tha se ende mbetet shumë punë për t’u bërë në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik.


    Ndërkohë, Italia përmes drejtorit politik në ministrinë e jashtme, Xhulio Terzi, i cili po ashtu u takua me presidentin Sejdiu, kërkoi sot nga të dy palët, në bisedimet për statusin, që të jenë serioze dhe të arrijnë një zgjidhje reale.
    Presidenti Sejdiu tha, ndërkaq, se beson në një qëndrim të përbashkët në mbështetje të vullnetit të popullit të Kosovës për pavarësinë e Kosovës. Sot presidenti Sejdiu takohet edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Gjuzepe Valoto.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Bërns: Status quo nuk mund të vazhdojë, kur 90% e popullsisë janë shqiptarë

    Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns, duke folur për Kosovën si çështjen kryesore të pazgjidhur në rajon, deklaroi për "Zërin e Amerikës" se negociatat për statusin e Kosovës janë shumë të vështira, por as status quo- ja nuk mund të vazhdojë më kur 90 për qind e popullsisë janë shqiptarë.


    "Negociatat ndërkombëtare për statusin e Kosovës kanë filluar. Këto janë negociata shumë të vështira dhe komplekse dhe nuk do të jenë të lehta, por ne mendojmë se status quo- ja nuk mund të vazhdojë në Kosovë, kur 90 për qind e popullsisë janë shqiptarë, kështu që ne shpresojmë që udhëheqja shqiptare të jetë e bashkuar dhe që të garantojnë serbët e Kosovës se të drejtat e tyre do të mbrohen dhe që ata të mund të jetojnë atje. Shpresojmë gjithashtu që qeveria serbe t'i shohë seriozisht këto negociata". Bërns theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë një politikë aktive për rajonin e Ballkanit që ka si qëllim t'i ndihmojë këto vende, që e ardhmja e rajonit të jetë paqja, stabiliteti dhe demokracia.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Charles KUPCHAN:"RUSIA DHE KINA NUK DO TË BLLOKOJNË PAVARËSINË E KOSOVËS"




    Charles KUPCHAN:"RUSIA DHE KINA NUK DO TË BLLOKOJNË PAVARËSINË E KOSOVËS"



    Charles KUPCHAN, drejtor në Këshillin për Marrëdhënje me Jasht /SHBA/


    RADIO EVROPA E LIRË
    Si e komentoni takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kushtuar Kosovës?

    CHARLES KUPCHAN
    Duket se nuk ka pasur ndryshime rrënjësore në pozicionet e palëve të interesura. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë vënë në pah rëndësinë e përmirësimit të të drejtave të njeriut, para së gjithash të bashkësisë serbe. Zhvillimi mbase më simbolik ishte prania e kryeministrit të Kosovës, pavarësisht që nuk morri pjesë në debat. Kjo e dhënë flet për ndryshimin e statusit të Qeverisë së Prishtinës.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, përshëndeti praninë e kryeministrit Kosumi, por ka shfaqur bindjen se kjo nuk do të ketë efekte politike, përkatësisht nuk do të prejudikoi statusin e Kosovës?

    CHARLES KUPCHAN
    Është shumë e rëndësishme që Tadiç ka përshëndetur praninë e Kosumit dhe ky mund të jetë hap në drejtim të përmirësimit të marrëdhënjeve dhe gjetjes së një kompromisi. Por, pas takimit të Këshillit të Sigurimit nuk jemi më afër zgjidhjes së statusit final të Kosovës.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Përfaqësuesit e vendeve perendimore dhe para së gjithash të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe kanë thënë se pavarësia e Kosovës është opcion real. Rusia ka kritikuar mospërmbushjen e standardeve, Kina ka vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së sovraniteteit dhe integritetit të Serbisë e Malit të Zi. A është pavarësia e Kosovës jo vetëm opcion real, por edhe opcioni i vetëm, siç konsiderojnë disa ekspertë dhe politikanë në Perendim?

    CHARLES KUPCHAN
    Mendoj se është heret të thuhet se pavarësia e Kosovës është opcioni i vetëm. Por, ky opcion figuron dhe gjithsesi do të shqyrtohet. Kohët e fundit është bërë ndryshim i pozicionit të SHBA-ve dhe BE-së në aspektin e e theksimit të pavarësisë së Kosovës si epilog i dëshiruar. Këtë qëndrim nuk e ndajnë Kina dhe Rusia. Kjo do të thotë se jemi para një beteje në Këshillin e Sigurimit nëse nga ai pritet të verifikoj pavarësinë. Konsideroj se në bisedime nuk duhet shkuar me qëndrimin se pavarësia është çështje e kryer. Të gjitha palët duhet të jenë të gatshme për kompromis.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Mendoni në pavarësinë e kushtëzuar, apo siç propozojnë disa, të kushtëzuar me një periudhë kalimtare që nënkupton përmbushjen e standardeve të domosdoshme si dhe praninë e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare?

    CHARLES KUPCHAN
    Nëse kemi të bëjmë me opcionin e pavarësisë së kushtëzuar, atëherë është e domosdoshme të ngriten institucione funksionale, të forcohet rendi juridik, të garantohet liria e lëvizjes për serbët dhe pakicat tjera, mbrojtja e objekteve kulturore dhe fetare, e gjithë kjo në funksion të një zgjidhjeje afatgjate. Konsideroj gjithashtu se bashkësia ndërkombëtare, NATO, BE-ja dhe OKB-ja nuk duhet t‘i konsiderojnë bisedimet dhe definimin e statusit si rast që menjëherë pastaj të braktisin rajonin. Madje edhe në rastin e epilogut më të dëshirueshëm, gjithnjë do të ketë nevojë për praninë e policisë ndërkombëtare dhe të pranisë ushtarake në Kosovës, për të evituar shpërthimin eventual të dhunës.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Thatë se Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit gjithashtu duhet të verifikojnë pavarësinë eventuale të Kosovës. Nëse Moska dhe Kina kundërshtojnë pavarësinë, a do të tentojnë vendet perendimore të tejkalojnë organizatën botërore pikërisht si në rastin e aksionit të NATO-s kundër Jugosllavisë, apo mbase Rusia dhe Kina nuk do të shkojnë aq largë në kontestimin e pavarësisë së Kosovës?

    CHARLES KUPCHAN
    Rusia dhe Kina për shkaqe të politikës së brendshme nuk mbështesin pavarësinë e Kosovës, duke iu frikësuar presedanit. Moska ka parasysh Kaukazin dhe Çeçeninë, ndërsa Pekini zyrtar ballafaqohet me sfidën e disa konflikteve etnike dhe me kërkesat për pavarësi të disa pjesëve. Por, nuk besoj se Kina dhe Rusia do të shpenzojnë shumë energji dhe kredi të veta për të bllokuar pavarësinë e Kosovës. Për Moskën dhe Pekinin më e rëndësishme është të ruajnë marrëdhënjet e mira me Perendimin. Rrjedhimisht, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian insistojnë për pavarësinë e Kosovës, nuk besoj se Pekini ose Moska do ta bllokojnë një kërkesë të tillë. Ato nuk do të jenë të entuziazmuara me këtë opcion, por do të befasohesha nëse në Këshillin e Sigurimit do ta kundërshtonin, për ta detyruar Perendimin që zgjidhjen ta gjejë duke tejkaluar organizatën botërore.

    RADIO EVROPA E LIRË
    Si do të mund të refleketohej pavarësia e Kosovës në skenën politike të Serbisë. Javën e kaluar lideri i Partisë Radikale Serbe, Tomislav Nikoliq, ka kërkuar nga Parlamenti i Serbisë që në rast të pavarësimit, të shpallë se Kosova është e okupuar?

    CHARLES KUPCHAN
    Nuk është befasi që një politikan i Partisë Radikale Serbe jep deklarata të tilla, ashtu si nuk do të jetë befasi nëse në rast të pavarësimit të Kosovës, kjo dhe parti tjera nacionaliste në Serbi të forcohen përmes potencimit të çështjes së teritorit dhe identitetit nacional. Do të ishte më mirë sikur debati në Serbi të ishte më përmbajtsor, duke përfshirë më shumë aspekte. Me sa dij unë, vetëm ish ministri i jashtëm Svilanoviq ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk është opcioni më i keq. Duke pasur parasysh drejtimin e bisedimeve për statusin e Kosovës, do të ishte mirë që politikanët në Serbi hapur të flasin dhe të informojnë opinionin se pavarësia është opcion i mundshëm. Në të kundërtën, Serbia do të befasohet dhe kjo do të shkoi në favor të forcave nacionaliste.

    Intervsitoi: D. SHTAVLJANIN
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kjo pavarsia kosovareve do edhe nje 10 vjet per mendimin tim.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Lini
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    3

    Post Kosovo Independence– De Jure Versus De Facto

    Nje shikim interesant mbi zgjidhjen e statusit perfundimtart te Kosoves.
    Ketu nje permbledhje e shkurter e shkrimit:

    Niels Aadal Rasmussen
    October 2005

    Danish Institute for International Studies

    Abstract
    This report will first describe the present status of Kosovo, and then review relevant considerations of its future status, on the one hand focussing on international law – the de jure status, and on the other hand focussing on sustainability – the de facto status. This approach of de jure versus de facto is primarily an analytical tool, chosen because it sheds light on a number of considerations relevant to the negotiation process that will determine the future status of Kosovo. Second, this approach reflects the fact that while the Kosovo Albanians want maximum self-determination, they realize that they are dependent on international assistance. In contrast, the Serbs believe that international legal considerations of a conservative or conservationist nature are essential, but they admit that they cannot take responsibility for Kosovo's security or economy. To put it briefly, the Albanians want independence de jure but not de facto, while the Serbs want independence de facto but not de jure.

    The report then explains the international negotiations, its actors and substance, which will lead to the independence of Kosovo. Finally the report accounts for regional considerations and Kosovo's potential contribution to regional security.

    Kosovo is already de facto independent from Serbia and the status negotiations are therefore centred on how to make this status permanent as it is the wish of the Kosovo Albanians. The red lines of the negotiations are drawn in the conclusions.

    Raportin e plote e gjeni nen kete link:
    http://www.diis.dk/graphics/Publicat...rt-2005-14.pdf
    "Cogito, ergo sum", Descartes, René (1596-1650)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    te Lumt zotri Petersen
    Ma mir neser se dje

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Duhet permendur se ne kete mbledhje, Presidenti Serb, Tadic, ka kerkuar qe bisedimet per status te shtyhen per 20 vite.

    Tash shtrohet pyetja, po Hashim Tacicit, nga i ka ardhur ideja per nje moratiorium 5 vjeqar?

    Dicka po zihet...

    Ate qe kerkoj Tacici para shume muajsh, tash e kerkon Tadici...

    Sido qe te jete, kjo kerkese e Presidentit te Shkijeve u kundershtua nga Kryeministri Kosumi, si dhe Ambasadori Amerikan.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Duhet permendur se ne kete mbledhje, Presidenti Serb, Tadic, ka kerkuar qe bisedimet per status te shtyhen per 20 vite.

    Tash shtrohet pyetja, po Hashim Tacicit, nga i ka ardhur ideja per nje moratiorium 5 vjeqar?

    Dicka po zihet...

    Ate qe kerkoj Tacici para shume muajsh, tash e kerkon Tadici...

    Sido qe te jete, kjo kerkese e Presidentit te Shkijeve u kundershtua nga Kryeministri Kosumi, si dhe Ambasadori Amerikan.
    Arb tregona se cka ashtu ka kerkaur Hashim Thaci, ku e kur, sic e cekni ju!

    Edhe nje Arb

    Ne gjdo shkrim tuajin i perdorni fjalet serbisht

    Ja nja dy shembuj

    Ne gjuhen shqipe eshte THACI, ndersa ju i thuani apo e shkruani TACICI !

    Ne gjuhen shqipe eshte QOSJA, ndersa ju i thuani apo e shkruani QOSIC !


    ARB mos valle aq shume ju mungon shume gjuha dhe shrimi serb, qe aq shume e perdorni!!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ariani po per bes si ushqimi e uji qe eshte i nevoishem per organizem keshtu gjuha e shkieve eshte e nevoishme per disa ketu ne ket forum
    po veq shko vizito nji sontath se cila gjuh eshte me e mira nja 5 vota pes ia kishin dhane shkinishtes e keta dihet se kush jane haaaaaa
    qas po mbajke kjo toke
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Arb tregona se cka ashtu ka kerkaur Hashim Thaci, ku e kur, sic e cekni ju!

    Edhe nje Arb

    Ne gjdo shkrim tuajin i perdorni fjalet serbisht

    Ja nja dy shembuj

    Ne gjuhen shqipe eshte THACI, ndersa ju i thuani apo e shkruani TACICI !

    Ne gjuhen shqipe eshte QOSJA, ndersa ju i thuani apo e shkruani QOSIC !


    ARB mos valle aq shume ju mungon shume gjuha dhe shrimi serb, qe aq shume e perdorni!!!
    Hic spo te kujtohet propozimi i Tacicit per moratorium a?

    Tash, Tacicu me takimin e fundit me vellain e tij Shka, u vendos qe nga 5 te kerkohen 20 vite pauze per bisedime rreth statusit...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Hic spo te kujtohet propozimi i Tacicit per moratorium a?

    Tash, Tacicu me takimin e fundit me vellain e tij Shka, u vendos qe nga 5 te kerkohen 20 vite pauze per bisedime rreth statusit...
    ARB edhe njeher sa e verteton ma shume, se me te vertete te mungon gjuha dhe shkrimi srb!!!

    Ne Gjuhen Shqipe shkruhet THACI, ndersa ju e shkruani apo e thoni Tacicit!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    ARB edhe njeher sa e verteton ma shume, se me te vertete te mungon gjuha dhe shkrimi srb!!!

    Ne Gjuhen Shqipe shkruhet THACI, ndersa ju e shkruani apo e thoni Tacicit!
    E qysh me e ba nje Shka si Tacici, Shqiptar bre?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga Arb
    E qysh me e ba nje Shka si Tacici, Shqiptar bre?
    Natyrisht se veshtire e keni te shkruani ne gjuhen shqipe, sepse keni frig mos ta haroni gjuhen tuaj te preferuar!!!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Natyrisht se veshtire e keni te shkruani ne gjuhen shqipe, sepse keni frig mos ta haroni gjuhen tuaj te preferuar!!!
    E cka na thane dy T-jat edhe ni here?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #20
    ARB a ka mundesi ta dije se cka ashtu Thaci ka propozuar ku dhe kur?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Rezoluta 1244 për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të OKB
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 12:24
  5. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •