Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve

    Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirbërësit


    KUSHTRIM


    Kushtuar çdo të sinqerti në këtë ummet:

    Kushtuar udhëheqësve dhe liderëve të çdo vendi të botës islame, në veçanti të arabëve:

    Armiqtë tanë thonë:

    Për t’i sunduar muslimanët duhet shkatërruar islamin, sepse ai është i vetmi burim i forcës së tyre. Islami ne na frikëson. Për ta shkatëruar islamin, atë duhet grumbulluar forcat tona që të mos na gëlltitë...

    Pra ç‘bëni o ju udhëheqës e liderë?

    Me islamin ju do ta përfshini botën - thonë dijetarët dhe politikanët e ndryshëm. Prandaj, pse po ngurroni...? Pranojeni atë, që do t’ju zhdukë me dënimin e Tij, s’ka mëdyshje se muslimanët do të fitojnë me islamin...lexoni hadithin e pejgamberit alejhiselam ku thuhet:

    "Do të jetë pejgamberi aq sa do të dojë All-llahu të jetë, pastaj do të kalojë, pastaj do të jetë hilafeti, i udhëzuar sipas sunnetit të pejgamberit, aq sa do të dojë All-llahu të jetë, pastaj do të kalojë, mandej do të jetë mbretëri me trashëgim aq sa do të dojë All-llahu të jetë, pastaj do të kalojë, më në fund do të jetë hilafeti i udhëzuar sipas sunnetit të pejgamberit, e cila do ta përfshijë gjithë botën".

    O ju udhëheqës e liderë të shteteve islame, në veçanti të botës arabe:

    Bëhuni ndihmës të islamit e jo armiq të tij...

    që All-llahu dhe njerëzit të jenë të kënaqur me ju! Vetëm kështu do të jeni të lumtur dhe do të tubohen rreth jush popujt tuaj, ju t’i udhëhiqni drejt një ndryshimi historik të botës.

    O ju udhëheqës!

    I dërguari i All-llahut i thëriste kurejshët që të jenë me të, u premtonte të parëve të tyre gjithë botën nëse pranojnë islamin. Ata që refuzuan, vdiqën nën këmbët e ushtrisë së vërtetë fitimtare, e cila u përhap nëpër botë... dhe i shënoi historia. Por ku? Në faqet e errëta të saj e do të jenë të mallkuar nga njerëzit deri në ditën e gjykimit, dënimi i xhehennemit do të jetë më i madhi dhe i tmerëshmi ...

    Muhammedi alejhiselam na ka premtuar se feja islame do ta përfishijë tërë botën dhe kjo s’ka dyshim se do të bëhet.

    Prandaj mos rrini me njerëzit që historia do t’i radhitë përgjithmonë në listën e të mallkuarve!

    Qëndroni me fitimtarët e përgjithmonshëm.

    All-llahu është mbizotërues i punës së vet...

    shumica e njerëzve këtë nuk e di.

    Tarabuls 15/8/1974

    SHIKONI SI URREJNË!!

    Ai që nuk ndjek historinë e marrdhënieve midis Perëndimit dhe popujve muslimanë mundë të vërejë në shpirtinë e tij një urrejtje deri në shkallë çmendurie. Kjo urrejtje (në shpirtin e Evropës) shoqërohet me një frikë të tmerrshme nga islami.

    Kjo frikë e kjo urrejtje po të ishin vetëm ndjenjë individuale, s’do të mereshim me të, por derisa këto dukuri janë ndër faktorët qenësor që shquajnë qëndrimet e qytetërimit perëndimor ndaj popujve muslimanë sa u përket çështjeve politike e ekonomike, madje edhe në këtë kohë, atëher qëndrimi ynë si të mos jetë krejt tjetërfare.

    Sipas fjalëve të udhëheqësve të tyre vërtetohet se perendimi dhe qytetrimi i tij me të gjitha format e veta kombëtare dhe politike kanë një qëndrim të pandryshueshëm ndaj islamit; ata mundohen ta shkatërojnë islamin dhe në mënyrë të pamëshirshme t’i zhdukin popujt muslimanë nga faqja e dheut.

    Islamin u munduan ta shkatërrojnë në luftërat e kryqëzatave të tmerrëshme, mirpo ushtritë që sulmuan vendet islame humbën me miliona njerëz. Andaj filluan të planifikojnë që sërish të ngrihen e ta sulmojnë me ushtri moderne dhe me ide të reja... kurse qëllimi ishte po ai shkatërrimi i islamit me rrënjë...

    Kur ushtari i tyre vishte uniformën dhe përgatitej për të ardhur të kolonizojë vendet islame thoshte me zë të lartë:

    Oj nënë...

    vazhdo të lutesh... dhe mos qaj...

    përkundrazi, qeshu dhe shpreso...

    unë shkojë në Tripoli...

    me plot bindje dhe me shumë gëzim...

    do ta derdh gjakun për të zhdukur

    këtë ummet të mallkuar (muslimanët)...

    do ta luftojë fenë islame...

    do ta luftoj me gjithë forcën time

    për zhdukjen e Kur’anit...

    Korrën fitore ato ushtri (kryqëzatat) urrejtëse që udhëhiqeshin nga prijësit më të këqij ndaj muslimanëve që njeh historia ... i masakruan muslimanët derisa i shkatëruan...

    Me ndihmën e udhëheqësve të tyre ushtritë e Perëndimit korrën fitore.

    Pra, ç’bënë këto ushtri?...

    I përdhosën e i rrënuan xhamitë duke i shndëruar ato në kisha, i dogjën bibliotekat e muslimanëve, kurse më në fund i masakruan edhe vetë popujt islamë.

    Të lexojmë se ç‘kanë shkruar vetë autorët e tyre rreth torturave dhe mizorive që u bëheshin, a u bëhen muslimanëve. Këtu që të jepen vetëm disa shembuj nga vendet e ndryshme të botës islame:

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    NË ANDALUZI (SPANJË):


    Dr. Sigrid Honeke thotë:

    Më 2 janar të vitit 1492 kardinali "De Pedro" ngriti kryqin te Sheshi i kuq, në kështjellën mbretërore të familjes Nasirite. Ky ishte lajmi për mbarimin e pushtetit islam në Spanjë.

    Me përfundimin e këtij pushteti humbi ai qytetrim i madh, i cili u shtri mbi Evropë gjatë mesjetës. Për një kohë të shkurtër krishterimi i respektonte kontratat për paqe me muslimanët, mirpo pastaj filluan të zbatonin planin që kishin hartuar prej më parë për shkatërimin dhe zhdukjen e muslimanëve, të qytetërimit dhe të kulturës së tyre.

    Ua ndaluan muslimanëve fenë e tyre islame duke i detyruar ta lënë atë fe, ua ndaluan përdorimin e gjuhës, të emrave e të veshjes arabe. Kush e kundërshtonte këtë, digjej për së gjalli pasi t’u shtrohej mundimeve të rënda2

    Kështu, u asgjësuan miliona muslimanë në Spanjë dhe s’mbeti asnjë besimtar që do ta shprehte fenë e vet islame.

    Po si janë dënuar (muslimanët)?

    A keni dëgjuar për gjyqet e inkuizicionit?...

    Nëse jo, atëherë në vijim do t’ju njoftojmë për to.

    Katër shekuj pas rënies së Andaluzisë, në vitin 1808 Napoleon Bonaparta dërgoi një ekspeditë ushtarake në Spanjë me urdhër që të ndalojë gjyqet e inkuizicionit.

    Njëri nga oficerët francez tregon se çfarë ndodhi gjatë kryerjes së këtij misioni:

    "Ia mësym një manastiri për ta kontrolluar, sepse kishim dëgjuar se aty gjendej gjyqi i inkuizicionit. Mundi ynë gati na shkoi huq. Duke kërkuar t’i gjejmë këto vende ekzekutimi, ne kontrolluam të gjitha zyrat, hyrjet dhe tavanet, por nuk gjetëm asnjë shenjë që fliste për këtë gjyq.

    Gjatë kontrollimit të këtyre zyreve, priftërinjët betoheshin dhe vërtetonin se ajo që ishti përhapur qe vetëm një akuzë e pabazë. Edhe kryeprifiti pohoi se ai dhe shokët e tij janë të pafajshëm, duke ulur kokën dhe zërin, kurse sytë gati filluan t’i lotojnë. Urdhërova ushtarët ta braktisin këtë vend. Ndërkohë gjenerallejtënanti "Delyl?" tha: Pritni pak. Dhe shtoi: A më lejoni mua gjeneralkoloneli që t’i tregojë se aksioni ende s’ka përfunduar?! i thash atij se ne e kontrolluam manastirin dhe s’gjetëm në të asgjë të dyshimtë. Pra, ti ç‘do?! Ai tha: Dëshiroj t’i kontrollojmë bodrumet e këtyre zyrave, sepse zemra më thotë se aty qëndron e fshehta.

    Priftërinjët filluan të na shikojnë të shqetësuar. E lejova që t’i kontrollojë. Ai urdhëroi ushtarët që t’i heqin qilimat e bukur të çdo zyre dhe të hedhin ujë. Derisa ne shikonim ujin, papritmas pamë se në njërën nga zyrat dyshemeja filloi ta thithte atë. Delyli brohoriti nga gëzimi dhe tha: Ja ku eshtë dera! Nga kjo kuptuam se e fshehta u zbulua. Ne pamë se ajo ndodhej te njëra pjesë e zyrës, e cila hapej në një mënyrë interesante me anë të një qarku të vogël që gjendej afër këmbëve të kryetarit të manastirit.

    Ushtarët filluan ta thyejnë derën, ndërsa fytyrat e priftërinjëve u bënë dyll të verdha.

    Kur u hap dera, pamë disa shkallë që çonin në tokë. Mora një qiri të madh mbi një metër që kishte shërbyer për ndriçimin e ndonjë fotografie të kryetarëve të gjyqit të inkuizicionit të mëparshëm. Sapo fillova të zbres shkallëvë, njëri nga priftërinjët jezuit ma hodhi dorën mbi supe duke më thënë: Biri im; mos e merr këtë qiri me dorën tënde, të përlyer me gjak të vrarësh, sepse ai është i shenjtë. I thashë atij: Or ti, dorës sime s’i takon të prekë qirinjët tuaj të përlyer me gjakun e të pafajshëmve dhe do ta shohim se cili prej nesh është fëlliqur dhe vrasës mizor!

    Zbrita shkallëve poshtë. Oficerët dhe ushtarët më ndiqnin me shpata në dorë. Kur arritëm në fund të shkallëve pamë befas një dhomë katërkëndëshe të madhe, e cila ishte vend ekzekutimi. Në mes gjendej një shtyllë memeri, në të cilën kishte një rreth ku kapeshin zinxhirët me të cilët lidheshin të dënuarit.

    Para kësaj shtylle gjendej tavolina ku ulej kryetari i gjyqit të inkuizicionit si dhe gjyqtarët që dënonin të pafajshmit. Pastaj u nisëm drejt dhomave që zinin një vend të madh. Aty ndëshkoheshin dhe masakroheshin trupat e viktimve.

    Në to pashë atë që rrënqeth trupin, paralizon jetën dhe shqetëson shpirtin.

    Në to pamë dhoma të vogla në formë të trupit të njeriut. Disa prej tyre ishinë horizontale e disa vertikale. Ai që vendosej në dhomat vertikale, burgun e bënte duke qëndruar ashtu deri në vdekje. Edhe ai që burgosej në horizontalen, ashtu i shtrirë mbetej deri në vdekje. Trupat e tyre rrinin në këtë burg të ngushtë, derisa bëheshin pluhur e u binte mishi nga eshtrat dhe në fund i hanin krimbat. Për të mos mbetur aty era e keqe e të vdekurve, kishin bërë dritare të vogla që çonin jashtë. Në këto dhoma gjetëm skelete njerëzish që ende ishin të lidhur në zingjirë.

    Të burgosurit ishin burra e gra. Më i vogli prej tyre ishte 14 vjeçar, kurse më i madhi 70 vjeçar. Ne arritëm të shpëtonim disa nga të burgosurit që ishin të gjallë e me pak shpirt.

    disa prej tyre ishin çmendur nga dënimi i rëndë. Gjithë të burgosurit ishin të zhveshur, prandaj ushtarët tanë u detyruan të zhvishnin palltot për t’ua dhënë atyre. I nxorëm në dritë nga pak që të mos verbroheshin. Ata qanin nga gëzimi dhe ua puthnin duart dhe këmbët ushtarëve që i shpëtuan nga ai dënim i tmerrshëm. Këto ishin pamje që bënin të qaj edhe gurin dhe drurin. Pastaj ua mësymë dhomave të tjera, ku përsëri pamë atë që të rrënqethë trupin. aty gjetëm veglat e tmerrshme për mundim. Disa shërbenin për thyerjen e eshtrave të trupit të njeriut; ky dënim fillonte pjesë-pjesë, me thyerjen e eshtrave të këmbëve, të krahrorit, të kokës dhe të duarve. Kështu vazhdonin derisa tërë trupi të thyhej dhe eshtrat e thyer të përziheshin me gjakun dhe mishin. Në këtë mënyrë kanë vepruar me të burgosurit e pafajshëm. Pastaj gjetëm një sënduk në formë të kokës së njeriut, që shërbente për kokën e të burgosurit. Pasi t’ia lidhnin duart dhe këmbët, i bënin një vrim] (sëndukut), për të lëshuar nga një pikë uji në çdo minutë. shumica e të burgosurve çmendeshin nga ky lloj dënimi dhe ashtu pritnin vdekjen. Ndër mjetet ndëshkuese gjetëm edhe një mekanizëm në formë arkivoli, në të cilin monroheshin thika të prehta. Pasi e shtinin aty njeriun (të gjallë), ia mbyllnin kapakun me thika të mprehta dhe kështu trupi i viktimës therej copa-copa. Po ashtu gjetëm edhe një mjet si çengele me të cilin i shkulej gjuha të dënuarit, ose me të ua shkulnin gjinjët femrave. Femrave ua pritnin gjinjt edhe me thika. Gjetëm edhe një kamxhik hekuri me gjemba që shërbente për rrahjen e të burgosurve të zhveshur, gjersa u copëtoheshin eshtërat dhe u ndahej mishi".

    Këtë denim pësonin grupet e krishtera që ishin kundër dogmave të kishës katolike. Vallë si ka qen denimi ndaj muslimanëve?... Pa dyshim edhe më i rrept e më i tmerrshëm.

    ***

    GJYQET E INKUIZICIONIT Në VENDET ISLAME:


    Gjyqet e inkuizicionit, si duket u bartën në vendet e botës islame në mënyr që me ndihmën e udhëheqësve dhe kriminelëve t’i nënshtrojnë dhe t’i mposhtin popujt islam. Mua (autorit) më ka treguar një dëshmitar që me syt e tij ka par qart dhe shumë mirë disa lloje dënimi që në disa vende islame janë kryer kundër dijetarëve dhe muxhahidinëve. Ai më ka thën: "Pas një denimi të rëndë, xhandarët një ditë duke na rahur me kamxhik na dërguan nëpër burgje. Xhelatët na thanë se duhet të përgatitemi për një ditë më të rënd. Të nesërmen na urdhëruan që menjëher të dalim jashtë. Ne aq sa mundëm me gjithë forcën tonë u shmangeshim kamxhikosjeve të xhelatëve që ishin shumë më tepër se ne.

    Më në fund, na ndalën në një rrafsh shkretëtire nën rrezet e diellt përcëllues, ku kishte një sasi të madhe qymyrguri, të cilën rojatarët përpiqeshin pa ndërprer ta ndeznin. Afër zjarrit ishte një dërras e kryqëzuar e cila qëndronte në tri këmbë. Dikur qymyrguri mori zjarr e flakë. Befas dëgjuam sharje që vinin prej së largu. Kur e kthyem kokën pamë 5 xhelatë që sillnin një të ri. Disa prej nesh e njihnin atë, quhej Xhavid Han Imamij, një ndër dijetarët e atij vendi.

    Pas kësaj dëgjuam lehjet e qenve të tërbuar që me zërin e tyre mbushën tërë atë horizont, pamë 10 xhelatë që kishin me vete 2 qen të mëdhenj. Siç kuptuam, ata 2 qen s’i kishin ushqyer dy ditë me radhë. Xhelatët e afruan Xhavidin afër zjarrit. Ai i kshte sytë të mbyllur me një leckë të trashë.

    Ne të gjithë shikonim me habi. ishim mbi njëqind, kurse rojtarët ishin mbi 150 veta. Ata ishin të armatosur gjer në dhëmb. Papritmas Xhavidit iu afruan 10 rojtarë dhe e ulën mbi tokë. Në prehrin e tij vunë një trekëndësh dërrase. E lidhën fortë për të, ashtu që të mos kishte mundësi të shtrihej, pastaj e hodhën mbi prushin e kuq. Ai lëshoi një britmë të tmerrshme dhe u alivanos.

    Pothuaj të gjithve na ra të fikët. Dëgjoheshin britma tërqethëse dhe kutërbimi i mishit të djegur të trupit të tij. Fatmirësisht unë s’e humba vetëdijen, por çirresha si ndonjë i çmendur duke parë vazhdimin e kësaj ndodhie që ishte më tronditës se fillimi.

    E morën Xhavidin e alivanosur, ia zgjidhën zinxhirët dhe kryqëzuan në një dërrasë kryqe. Pasi e lidhën për të mirë e mirë, ia afruan dy qentë e urritur, ua hoqën turizat dhe i lëshuan. Ata filluan ta zhvatin mishin e pjekur të shpinës së Xhavidit. Fillova të mos ndihem mirë, u bëra si i xhindosur kur dëgjova psherëtimën që lëshoi Xhavidi me zë të ulët... Ai qe gjallë kur qentë e hanin mishin e tij. Pas kësaj, e humba vetëdijen...

    Kur erdha në vete, dëgjova zërin tim të çoroditur që thëriste: Xhavid...Xhavid... Të hëngrën qentë, o Xhavid...Xhavid...Vëllezërit (musliman) që ishin me mua në burg, ma lidhën kokën me gjithë gojën me një leckë që të mos dëgjonin xhelatët zërin tim dhe të më gjente ajo që e gjeti Xhavidin ose Shahan Hanin, i cili u godit nga sëmundja e histerisë. Pastaj morën dhe ia vunë sipër një fuçi të mbushur përgjysmë me zallë dhe kështu Xhavidin e hiqnin zvarrë mbi tela me gjemba të lidhr horizntalisht, kështu që pas coptimit të mishit të tij, ai vdiq duke thënë: All-llahu Ekber...All-llahu Ekber...All-llahu është më i madhi... O ju zullumqarë (mizor) ne do t’ju mposhtim patjetër.

    Pastaj më ra të fikët përsëri.

    Kur i çela sytë, pashë veten në një spital. U befasova shumë kur pashë ambasodorin e shtetit tim duke më ndenjur te koka. Ai më tha: Si je, a je mirë? Insha-allah do të shërohesh. Sikur të mos ishe i huaj, nga ky vend s’do të kisha mundësi të të shpëtoja... U habita kur më pyeti: Të betohem në All-llahun, tregom kush ishte ai që ia thirrje emrin. i tregova çdo gjë. Fytyra e tij zuri të zverdhej dhe për pak t’i binte të fikët.

    Ende pa e përfunduar bisedën me të, policia interesohej për mua. afër krevetit tim u afrua një polic dhe urdhëroi që menjëher të largohesha nga ky vend. Ndërmjetësimi i ambasadorit që t’i vazhdoja shërimet në spital ishte pa sukses. Më nxorën dhe më çuan te një anije, e cila më dërgoi në limanin e vendit tim. Isha me tesha të spitalit dhe s’kisha asjë dokument që të vërtetonte identitetin tim. Sa arrita telefonova në familje. Kur më panë për të parën herë, s’më njohën. Më dërguan në një spital aty afër, ku qëndrova 3 muaj duke qarë pa ndërprer. Më në fund me ndihmën e All-llahut u shërova...

    Biseda e tij u mbyll me këto fjalë:

    Mbeti ta dish se drejtori i burgjeve ishte jahudij (hebre) kurse përgjegjës për denimet ishte një gjerman nacisdt i përbetuar që ishte i quar nga shteti i tyre në këtë vend musliman për t’u marrë me dijetarët (hoxhallarë lojal të fesë islame) si të donte.



    DISA SHEMBUJ NGA ETIOPIA:


    Etiopia e pushtoi Eritrenë me ndihmën e francës dhe Britanisë... Po ç‘bëri atje?

    Ua konfiskoi shumicën e tokave dhe ua dorëzoi feudalëve të Etiopisë. Feudali dhe prifti kishin leje që të mbytnin ose të ndëshkonin çdo musliman, në çdo kohë dhe pa konsulltuar qeverinë...

    Për bujqit muslimanë u hapën burgje kolektive, ku dënoheshin me kamxhikë që peshonin mbi një kilogram. Pas çdo dënimi të rëndë i hidhnin në burgje të lidhur këmbë e duar. Kështu qëndronin mbi 10 vjet. Kur dilnin nga burgu, nuk mund të qëndronin drejt ngase shpina e tyre kishte marrë formën e harkut.

    E gjithë kjo ndodhi para se Helasilasi të marrë pushtetin në Etiopi. Ky u bë perandor i Etiopisë hartoi një plan 15-vjeqar për zhdukjen e muslimanëve dhe me të u mburr para Kongresit amerikan.

    Ai nxori disa ligje për nënshtrimin e muslimanve, si bie fjala, i detyroi ose t’u përuleshin nëpunësve të shtetit, ose të vriteshin.

    Urshëroi që gjaku i tyre të derdhej edhe për ndonjë shkak të vogël, si p.sh., kur një polic i tyre u gjet i vrarë afër një katundi musliman, qeveria dërgoi një aradhë të tërë, e cila i vuri zjarrin katundit dhe e dogji me gjithë banorët e tij. Fill pas këtij masakrimi u mor vesh se vrasës kishte qenë shoku i tij, të cilit ia kishte dhunuar gruan.

    Njëri nga alimët e këtij vendi Shejh Abdulkadir (eritreas) u mundua të bëjë një revolucion duke mbledhur një grup burrash të luftonin nëpër male kundër këtyre masakrave. Në shenjë hakmarrjeje, qeveria mblodhi fëmijët, gratë dhe pleqtë në disa tenda dhe i dogji me benzinë.

    Revolucionarët që ziheshin dënoheshin me lloj-lloj dënimesh të rënda, si p.sh. ua shuanin cigaren në sy e në vesh, ua dhunonin para syve vajzat, gratë e motrat, i dëkonin (u prishnin herdhet) me kondakun e pushkëve, i tërhiqnin zvarrë mbi telat me gjemba derisa të coptoheshin, ose ua hidhnin trupin e tyre bishave të egra, ashtu të lënduar e të lidhur me zinxhirë para se të vdisnin.

    Perandor Helasilasi urdhëroi që të mbyllen shkollat e muslimanëve, të zëvendësohen ato me shkolla të krishtera dhe i detyronte prindërit (muslimanët) që fëmijët e tyre t’i regjistronin në këto shkolla, që kështu më në fund ta pranonin fenë e krishterë.

    Emëroi udhëheqës të krahinave eritrejase disa njerëz të këqij, njërin prej tyre e emëroi në krahinën Xhem-meh, i cili punën e filloi me disa vendime që bujqit e kësaj krahine muslimane të mos i vjelin frutet pa pëlqimin e tij. Kjo zgjaste gjersa frutet vyshkeshin. Ua konfiskoi 90% të tokave, gjysmën e mori për vete, ndërsa gjysmën tjetër e mori perandori dhe më në fund i konfiskoi gjith pronat e bujqve muslimanë...

    Urdhëroi që në këtë krahinë të ndërtohet një kishë e madhe... Ai urdhëroi gjithashtu që në çdo hyrje katundi a qyteti të ndërtohet nga një kishë. Meqë s’u mjaftua me kaq, ai filloi të ndërtojë shtëpi publike pranë xhamive dhe vende enkas për pirjen e alkoolit, kështu që kur ushtarët etiopianë deheshin, hynin në xhami dhe vallëzonin me femrat e përdala ose madje kryenin nevojën fiziologjike ashtu të dehur.

    Po ashtu i detyroi bujqit që bagëtinë t’ia shesin fermës "Ankoda" të izraelit.

    Për gjithë këto vepra të bëra, perandori e shpërbleu duke e emëruar ministër të Punëve të të Brendshme.

    Duhet theksuar gjithashtu se pushteti i këtij perandori përndiqte çdo musliman intelektual, me qëllim që ta dënonte me burg të përjetshëm ose ta detyronte që të braktiste vendin, vetëm e vetëm që populli islam eritrejas të mbetej i robëruar dhe i padijshëm etj.

    ***

    . NGA BANGLADESHI



    Në vitin 1971 ushtria e indisë, të ciln e drejtonte një udhëheqës çifut, fitoi luftën që zhvillohej me Pakistanin. Pas përfundiit të luftës ajo vrau dhjetë mijë alimë muslimanë, njëqind mijë studentë, që studionin në institutet islame, shumë nëpunës shteti, kurse burgosi pesëdhjetë mijë alimë dhe profesorë të unverziteteve. Vrau 25000 muslimanë me origjinë indiane që para lufte ishin shpërngulur India në Pakistan. Ushtria e Indisë konfiskoi 30 miliardë rubla nga Pakistani Lindor që ishin pronë e popullit dhe e shtetit.

    Megjithatë këtu s’do t’i radhitim llojet e dënimeve që pësuan muslimanët nga ushtria indiane.

    ***

    Shembuj të tillë që të rrënqethin trupin janë të panumërt dhe nga çdo vend I botës islame.

    Insha-allah ky është fillimi I shpëtimit tonë...

    Këta janë kamxhikët e zgjimit nga gjumi shekullor, që do t’i nxjerrin nga varri të vdekurit.

    Kjo s’është rëndë për All-llahun.

    Parashtrohet pytja:

    Qëndrimet e Perëndimit dhe të ithtarëve të tij, që u panë deri këtu, a janë qëndrime që burgojnë nga ndikimi I emocioneve dhe që dalin nga dhembshmëria?

    Jo... Ato janë qëndrime të programuara në politën e Evropës dhe nga udhëheqësit e tyre. Këtë gjë ajo e kryen me vendosmëri, dëshirë, me bindje të plotë dhe me qëllim... Vallë, përse e gjithë kjo...? Këtë do ta tregojmë qartë e me anë të këtij studimi që mbështetet vetëm në fjalët e udhëheqësve të Perëndimit, pa ndërhyrje dhe pa koment, në mënyrë që sa më lehtë të kuptohen argumentet. të dalë në shesh e vërteta dhe të bëhet e qartë rruga e të devijuarve, të cilët ne dorën e vet shtesin forcën popujve të tyre dhe ia mundësojnë armikut më të madh t’i gëlltitë.

    Sa e keqe është puna që bëjnë këta bashkëpuntorë...që popujt e vet I shkatërrojnë dhe në fund I hedhin drejt e në gojën e kolonialistëve...

    Pra, o Zot, kur do të jenë të vetëdijshëm për tradhtitë që u bëhen muslimanëve...?

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    PERËNDIMI DHE QËNDRIMI I TIJ NDAJ ISLAMIT



    Luftërat e kryqëzatave armiqësore po vazhdojnë ende... andaj edhe mardhëniet e Perëndimit me ne (muslimanët) bazohen në këtë.

    a) Politika amerikane ndaj nesh gjithashtu harton plane në këtkë bazë:

    Eugen Rusto, kryetar I Seksionit për planifikim në Ministrinë e punëve të Jashtme të Amerikës dhe ndihmësministër për Punë të Jashtme të Amerikës, po njëherit edhe këshilltar I kryetarit Xhonson për çështje të Lindjes së Mesme deri në vitin 1967, thotë: "Duhet ta kuptojmë se mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes nesh dhe popujve arabë nuk janë mosmarrveshje midis shteteve dhe popujve, por ato janë mosmarrëveshje mes qytetrimit islam dhe atij të krishterë. Grindjet dhe mosmarrveshjet midis muslimanëve dhe të krishterëve janë të ndezura qysh nga shekujt e mesëm dhe këto vazhdojnë ende në forma të ndryshme. Ja, siç shihet, islami I është nënshtruar Perëndimit, edhe trashëgimia islame - trashëgimisë së krishterë qysh para një shekulli e gjysmë.

    Ai më tutje vazhdon duke thënë:

    "Historia vërteton se Amerika është pjesë përbërëse e botës perëndimore, e filozofisë, e besimit dhe e sistemit të saj, e kjo e bën atë të ketë qëndrim kundërshtues ndaj botës lindore islame, e cila me filozofinë dhe besimin e saj përfaqëson fenë islame. Amerika s’ka rrugëdalje tjetër përveq se të ketë qëndrim të tillë, të jetë në anën e kundërshtarëve të islamit, të jetë në radhët e botës perendimore dhe në anën e shtetit sionist (izraelit), për arsye se ajo (Amerika) nëse vepron ndryshe bëhet antipati e gjuhës, e filozofisë, e kulturës dhe e ndërmarrjeve të veta".

    Pra, Rusto-ja përcakton se qëllimi kolonialist në lindjen e Mesme është shkatërrimi I qytetërimit islam, ndërsa formimi I shtetit hebraik (Izraelit) është një pjesë e këtij plani dhe se me këtë s’nënkuptohet asgjë tjetër përveçse vazhdimi I luftërave armiqësore të kryqëzatave.

    b)Luftimet e Kryqëzatës VIII I udhëhoqi Landby:

    Pterson Smith, në librin e tij "Jeta e Krishtit..." thotë: "Luftërat e kryqëzatave pësuan humbje, por pas kësaj vjen ndodhia e hatashme kur Britania dërgoi një ekspeditë luftarake të kryqëzatave të teta, e cila në këtë luftë ngadhnjeu. Ndërsa eksëedita nën udhëheqjen e Landbyt, që ishte kundër Kudusit gjatë Luftës së Parë Btërore, qe ekspedita e kryqëzatave të teta dhe njëherit e fundit. Prandaj rervistat britanike në faqet e tyre ekspozonin fotografitë e Landbyt dhe ndër to shkruhej fjala e njohur, të cilën e tha me rastin e çlirimit të Kudusit:

    "Sot përfunduan luftërat e kryqëzatave".

    Revistat britanike botuan gjithashtu dhe një lajmë tjetër, ku bëhej me dije se ky qëndrim I tillë s’është vetëm qëndrim I tij, por ai është edhe qëndrim I mbarë politikës britanike, ku thuhhej: Lojd Xhorxhi, ministër I Punëve të Brendshme I Britanisë, në Parlamentin britanik e përshëndet gjeneral Landbyn për suksesin që korri me ekspeditën e fundit të luftërave të kryqëzatave, që Xhorxhi këtë ekspeditë e quajti lufta e tetë e kryqëzatave".

    c) Francezët janë kryqtarë"

    Kur gjenerali Goro fitoi luftën që zhvillohej jashtë Damaskut kundër ushtrisë "Mejselun" (Muslimane), ai shkoi te varri I Salahuddin Ejubiut që ndodhet afër xhamisë "El-Umevijj", e qëlloi varrin e tij me shqelm dhe tha: "Ja, ne u kthyem përsëri, o Salahuddin".

    Z. Bido, ministër I Punëve të jashtme I Francës, me fjalën e tij vërteton se francezët janë kryqtarë. Kur disa nga deputetët e Parlamentit francez e vizituan dhe kërkuan prej tij që ta ndërpresë luftën që zhvillohej në Marakesh (Maroko), ai u përgjigj me këto fjalë: "Kjo luftë është luftë midisë gjysmëhënës (muslimanëve) dhe kryqit".

    ç) Partia "El-Ketaib" dhe "Shem’un" luftën e libanit e konsiderojnë luftë kryqtare:

    Në faqen e parë të gazetës prolibaneze "El-amel" politikën e së cilës e mbikqyr Pjer Elxhumeejl, figuron materiali me titull: (Lajmet e fundit nga lufta e kryqëzatve").

    d) Në vitin 1967 pas rënies së kudusit:

    Randolf Cecilii thotë:

    Nxjerrja e Kudusit nga dominimi I muslimanëve ishte ëndërr e të krishterëve dhe e jehudëve së bashku; as gëzimi I të krishterëve s’ishte më I vogël se I jehudëve. Pas rënies së Kudusit në duart e jomuslimanëve, Sinagoga (kisha) e jehudëve miratoi disa vendime, si, bie fjala, të bashkangjitet Kudusi I muslimanëve me Kudusin e jehudëve, të pamundësohet në çdo mënyrë rikthimi I tij me ndonjë marrveshje midis muslimanëve dhe jehudëve në të ardhmen.

    e) Sionistët njëlloj thonë:

    Në vitin 1967 Forcat izraelite depërtuan në Kudus dhe, kur ustarët jehudë u grumbulluan rreth një muri ku vajtohej, filluan së bashku me Moshe Dajanin të brohorisin duke thënë:

    "Kjo është një për një, kanë për qëllim betejën e Hajberit...Sa mirë, që bëmë, ua kthyem hakun e luftës së Hajberit...Vini kajsinë mbi mollën, se feja e Muhammedit iku e shkoi...

    Muhammedi vdiç...La pas tij vajza...

    E gjithë kjo e shtiu poetin Muhammed El-Fejturij që të shkruaj një poezi të bukur, kushtuar Pejgamberit tonë, Muhammedit alejhisselam:

    Zotriu im...

    Për ty qofshin lëvdatat, bekimet dhe paqja...

    nga një ummet I humbur...

    të cilin qytetërimi I shkatërrimit dhe I errësirës e hodhi kudo dhe sido...

    Zotëriu im...

    prej asaj kohe kur detin e ndalëm me pendë...

    e kur vumë midis nesh kufij...

    vdiqëm...

    dhe mbi ne shkelën bagëtia jehude...



    Pra, o Zot, kur do të jemi të vetëdijshëm për tradhtitë që u bëhen muslimanëve...?

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Muslimanët para përbindëshit të skillës dhe haribdes & Fundamentalizmi masono-kryqtar mbi kokë të muslimanëve


    Hyrje:

    Lëvizjet dhe ndryshimet e vazhdueshme në botë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, shpiejnë para faktit se pësimi i vazhdueshëm i vendeve dhe i popujve muslimanë në tërë botën është konstant. Në këtë prezentim të shkurtër nuk do të merremi me të gjitha vendet muslimane, apo me tërë diasporën muslimane. Ky do të ishte projekt më i madh dhe do të kërkonte një ekipë njerëzish kompetentë. Po fillojmë me:


    Palestina:

    Shenja ogurzezë e këtij fati tragjik të muslimanëve në botë në shekullin XX fillon me Palestinën më 1948, për të vazhduar deri në ditët aktuale me Irakun, Çeçeninë, Afganistanin etj. Është interesant se hebraikët, deri sa pësonin nga robëria faraoniste mijëvjeçare, robëria 200 vjeçare asiriano-babilonase dhe në fund nga robëria dhe persekutimi 19 shekullorë romako-kristian, kanë qenë prijatarë, ideologë dhe pishtarë botëror i parullave për lirinë, vëllezërinë, barazinë, ligjësinë, liberalizmin dhe kozmopolitizmin. Mirëpo, disa luftëra izraelito-arabe (1948, 1956, 1964) dhe tërë historia e tyre nga vitit 1948 tregojnë se Izraeli shumë e më shumë shtrihet në dëm të fqinjve muslimanë, duke grabitur tokën e tyre dhe duke i larguar arabët, vëllezërit e tyre semitë dhe miqtë e vetëm të vërtetë në botë.
    Pas luftës së njohur në qershor më 1967, Izraeli okupoi Sinain, Gazën, Golanin, Jerusalemin dhe Bregun perëndimor të lumit Jordan. Kjo nuk do të mjaftojë për Izraelin, ndaj ai do të vazhdojë shkatërrimin e palestinezëve nëpër kampe në Liban: Sabra, Shatila dhe Tar Zatar gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta. Izraelitët i shndërruan pelestinezët në atë që vetë ata ishin në 3000 vitet e kaluara. Në vend që Izraeli të lejojë kthimin e refugjatëve palestinezë në shtëpitë dhe pasuritë e tyre dhe t’ua kompenzojë dëmin material që ua ka shkaktuar, ai konfiskoi pasurinë e tyre, i rrënoi shtëpitë e tyre, kurse në tokat e tyre ndërtoi vendbanime për izraelitët të sjellur këtu nga Evropa. Në vend që të veprojë sipas rezolutave mbi internacionalizimin e Jerusalemit (1916), të cilat i solli Këshilli i Sigurimit të KB prej viteve 1948-1970 mbi Palestinën, Izraeli i përgjigjet me aneksim të plotë të qytetit dhe me përdhosje të çdo gjëje islame.





    Libani:

    Fqinj i Izraelit është Libani. Pavarësinë e arriti më 1943. Nga viti 1920 ishte nën protektoratin e Francës. Më 1932, pas një marrëveshjeje nacionale, të imponuar nga francezët, Libani “fitoi” që shumica muslimane për kryetar të ketë një kristian maronit, kurse për kryeministër një sunit. Në Liban ndeshen interesat e Botës dhe të Izraelit, por edhe të forcave tjera, për fat të keq, mbi shpinën e muslimanëve. Para protektoratit francez dhe para marrëveshjes së dhuruar nga të huajtë, libanezët nuk janë zënë ndërmjet veti e lëre të kenë luftuar. Pas kësaj kohe muslimanët reciprokisht zhduken në llogari të francezëve dhe izraelitëve. Pasojat e luftës qytetare, që filloi më 15. 04. 1975, ishin: 94 mijë banorë të mbytur dhe 115 mijë banorë të plagosur, kryesisht civilë.


    Pakistani, Bangladeshi, Kashmiri …:

    Tragjedia e muslimanëve vazhdon edhe në nënkontinentin e Indisë prej pavarësisë së saj në vitin 1947. India dhe Pakistani, së pari me gjak, janë ndarë tragjikisht dhe në dëm të Pakistanit. Pastaj janë ndarë edhe popujt nëpërmjet shpërnguljeve dramatike. Kashmiri, edhe pse i banuar me shumicë muslimane, mbeti në përbërje të Indisë. Persekutimet, abuzimet, mbytjet e muslimanëve në Indi dhe rrënimi i xhamive nga ana e hindusëve janë temë e rregullt të agjensioneve botërore. Kjo nuk i mjaftoi Indisë që në vitet e 70-ta, me BRSS-në, nëpërmjet luftës së inskenuar qytetare, ta ndajë Pakistanin nga një në dy vende të reja: Pakistani dhe Bangladeshi. Kjo luftë mori më shumë se gjysmë milioni viktima. SHBA-të, aleati ushtarak i Pakistanit në paktin SEATO, me asgjë nuk e ndihmoi aleatin e tij.


    Cejloni, Nepali:

    As në Cejlon, ku janë mbi 8% të popullsisë, muslimanët nuk kanë jetë normale. Tigrat tamilë krahas trupave qeveritare i sulmojnë edhe muslimanët.
    Në Nepal pozita e muslimanëve nuk është më e mirë. Muslimanët përbëjnë rreth 4% të popullsisë, apo më pak se një milionë. Edhe në këto vende është i hapur gjahu sezonal, i papagesë dhe i pa pasoja ndaj muslimanëve.
    Kemi edhe një varg shtetesh, si Mongolia, Butani, Koreja veriore dhe jugore, Fixhi, Papua Guienja e Re, Kaledonia e re, Tajvani etj., ku muslimanët nuk gëzojnë të drejta më të mëdha. Kryesisht janë pa ndikim politik, ekonomik e kulturor.


    Indonezia, Malejzia, Brunejet:

    Në Azinë juglindore tretmani i muslimanëve është i ndryshëm. Në Indonezi, Malezi dhe Brunej, muslimanët janë shumicë dhe për pozitën e tyre jo të mirë janë përgjegjës vetë muslimanët. Natyrisht, pozita e muslimanëve në këto shtete është e kushtëzuar nga presioni i forcave kryesore botërore, të cilët nëpërmjet grushtshteteve apo sulmeve të drejtpërdrejta ushtarake mbi këto shtete, pengojnë zhvillimin normal industrial, ekonomik e kulturor të këtyre shteteve. Pretekstet janë të ndryshme.


    Burma, Filipinet, Tajlanda, Vjetnami, Kamboxha, Kina:

    Në Burmë, Tajlandë, Filipine dhe Kinë muslimanët janë pakicë e konsiderueshme, kurse në Vjetnam dhe Kamboxhë janë pakicë margjinale.
    Edhe pse muslimanët në Burmë përbëjnë 5-10 % nga 50 milionë banorë, nacionalistët burmanë menjëherë pas arritjes së pavarësisë më 1947 i vendosën muslimanët para alternativës: muslimanët ose të integrohen në shoqërinë budistike burmane ose të shpërngulen. Kjo ishte asimilim i potë i fesë, gjuhës, kulturës dhe mënyrës së jetës. Shumica e madhe e muslimanëve zgjodhi shpërnguljen. Vala e dytë e shpërnguljes erdhi më 1947 pas të a.q. ekonomisë nacionale. Vala e tretë e spastrimit etnik erdhi në vitin 1978 në provincën Arakan, kur 200 mijë muslimanë kaluan në Bangladesh, në vendin më të varfër të botës. Vala e katërt përfshinë kohën prej 01.12.1991 deri 01.03.1992, kur 250 mijë muslimanë nga Burma ikin në Bangladesh. Muslimanët në Burmë kryesisht kanë jetuar në dy provinca, në Arakun dhe në zonën e Rangunit. Muslimanët e Burmës kishin pasur 2500 xhami, disa medrese dhe pasuri vakufore. Ndaj muslimanëve të Burmës qeveria ka kryer dhunime të organizuara nëpërmjet ushtrisë dhe grupeve të organizuara.
    Në Filipine, në arqipelagun prej më tepër se 700 ujdhesa, vendin me mbi 80 milionë banorë, muslimanët përbëjnë 6%. Muslimanët atje janë vendosur rreth vitit 1210, në zonën Mindanao Sulu. Pa pushim kanë luftuar kundër pushtuesit spanjoll 300 vjet, dhe si rezultat e kësaj lufte ishin disa sulltanate: Sulu, Mindanao, Maguindahao, Maranao, arritën në shek. XX të pavarur apo gjysmë të pavarur. Nga viti 1970 kur janë masakruar 70 muslimanë në xhaminë e Manilës, erdhi deri te lufta ndërmjet qeverisë dhe muslimanëve Moro, ku për 5 vjet pësuan së paku 60 mijë muslimanë. Edhe sot e kësaj dite muslimanët ndiqen nga trupat qeveritare dhe ndihma amerikane pa kurrfarë mëshire.
    Në Tajlandë, vendin me mbi 65 milionë banorë ka rreth 6-9 milionë muslimanë apo 14%. Ata jetojnë në provincat jugore dhe posedojnë traditë disashekullore shtetërore dhe kulturore dhe vetëdije të lartë mbi mëvetësinë. Çdo tendence të qeverisë tajlandeze me të cilën rrezikohet identiteti i tyre religjioz, etnik dhe kulturor muslimanët i rezistojnë me të gjitha mjetet, qoftë edhe me kryengritje e cila është shuar me gjakë. Në periudhën më të vështirë (1947-1957) muslimanëve u qe ndaluar gjuha malaje, veshja popullore, emrat personal dhe aplikimi i të drejtës së sheriatit. Pa marrë parasysh të gjitha këto sprova, muslimanët tajlandez i mbetën besnik fesë së tyre.
    Në Vjetnam deri në vitin 1982 muslimanët përbënin pakicën prej 1 % dhe prej atëherë në atë vend jetonin vetëm rreth dhjetëra mijë muslimanë, më së shumti 100 mijë muslimanë. Janë dobët të organizuar për shkak të ngulfatjes nga ana e qeverisë.
    Gjatë kohës së sundimit të Kmerëve të kuq në Kamboxhë muslimanët si pakicë prej 3.8% përjetuan holokaust të vërtetë. Kmerët e kuq ua patën ndaluar ta përdorin gjuhën nacionale, i kanë detyruar t’i shkelin rregullat fetare, femrat të qethen shkurt, të mos përdorin shami në kokë. Janë shkatërruar fshatra të tëra dhe qytetin Kampong Çam. Në këtë ekzodus kanë pësuar ndërmjet 200 deri 300 mijë njerëz.
    Për numrin dhe gjendjen e muslimanëve në Kinë, sidomos në provincën Sinkjang ose në Kazahstanin jugor, ku janë shumicë, asgjë nuk dihet veçantë. Sipas të dhënave zyrtare mendohet se ka mbi 20 milionë muslimanë, por pa dyshim ky numër është disa herë më i madh, por ata gjatë periudhave të ndryshme janë shpërngulur nëpër vende të ndryshme të Kinës, në mënyrë që mos të paraqesin tërësi etnike apo religjioze.
    Ajo që është tragjike, në Sinkjang, ku muslimanët paraqesin shumicën dërmuese, nga viti 1964 deri 1996 Kina ka bërë 42 prova bërthamore. Nga pasojat e rrezatimit nuklear, fëmijët muslimanë lindin me defekte të tmershme. Çdo kërkesë të muslimanëve për përmirësimin e të drejtave njerëzore dhe ekonomike, Kina i ndëshkon me masa të papara. Bota rregullisht ka mbyllur sytë para këtij gjenocidi.


    Federata ruse dhe disa nga vendet muslimane në Kaukaz:

    Në rrënojat dhe reliktet e ish-Bashkimit sovjetik, sot ka konflikte dhe luftëra të dirigjuara nga 15 republikat vetëm atje ku ka muslimanë. Gruzia kundër abhazianëve, Jermenia kundër azerbejxhanëve në Nagorni Karabah dhe rusët kundër Taxhikistanit. Para shpërbërjes, BRSS-i ka zhvilluar luftë dhjetëvjeçare të pamëshirshme kundër Afganistanit.
    Nga 145.537.200 banorë, sa duhet të ketë Rusia e këtyre viteve, sipas krerëve muslimanë, në Rusi ka rreth 25-30 milionë muslimanë. Muslimanët në Rusi janë të rendit të dytë. Ata provokohen me simbole kristiane në dokumente zyrtare dhe vende publike. Edhe pse mendohet se në Moskë ka rreth 1.5 milinë muslimanë ata kanë vetëm 4 xhami.





    Egjipti, Nigeria, Sudani, Somalia, Libia, Çadi, Algjeria, Tunizia, Maroku:

    Vendi më i rëndësishëm musliman në Afrikë, Egjipti, ishte i detyruar të zhvillojë katër luftëra shkatërruese me Izraelin, respektivisht me Perëndimin. Egjipti edhe sot është nën presion të fuqishëm amerikan e në dëm të popullit të vet.
    Vendit më të populluar afrikan me shumicë muslimane, Nigerisë, kah fundi i viteve të 60-ta, i është imponuar lufta e përgjakshme qytetare secesioniste për copëtimin e Bijafresë me ndërhyrje të hapur të huaj (Franca) dhe ndihma secesioniste.
    Vendit më të madh afrikan me territor, në Sudan, vazhdimisht i imponohet lufta nga ana e animistëve dhe kristianëve jugor, për këtë shkak muslimanët në veri të vendit ekskluzivisht për vete e fusin sheriatin.
    Somalia para një kohe ka luftuar kundër Etiopisë, për shkak të Ogadenit i cili konsiderohet krahinë e saj. Miku dhe aleati i saj, me të cilën ka pasur kontratë 20 vjeçare për miqësi dhe bashkëpunim, BRSS-i, në këtë luftë, bashkë me perëndimorët, haptazi ndihmoi Etopinë.
    Roli i Etiopisë me Somalinë nuk është përfunduar, por ajo zhvilloi me vite luftë të përgjakshme dhe të pamëshirshme kundër provincave të pavarura muslimane të Tigresë dhe Eritresë, në të cilat nga uria dhe lufta kanë vdekur disa milionë njerëz.
    Pa marrë parasysh çfarë është regjimi në Libi, Amerika vazhdimisht e kontrollon me avaksë dhe fantomë, e izolon politikisht, ekonomikisht etj..
    Franca nuk privohet nga sponzorimi mbi Çadin, Algjerinë dhe Tunizinë dhe me Spanjën mbi Marokun, edhe pas pavarësisë së tyre. Drejtpërdrejt ndikon në zhvillimet politike, por edhe sponzoron shoqatat e ndryshme religjioze antiislame.


    Qipro, Greqia, Bullgaria:

    As në Evropë, djepin e “demokracisë”, të “të drejtave njerëzore”, “të lirisë”, “barabarësisë” gjendja e muslimanëve nuk është më e mirë se sa në Azi dhe Afrikë. Përkundrazi, gjatë kohë pas luftës së II botërore kryetari i Qipros arqipeshkvi Makarios, nën maskën e figurës fetare dhe mjekrës së dendur, njërit nga themeluesit e të painkuadruarve, deri në 20 korrik të vitit 1973, deri te intervenimi energjik turk, ka hedhur muslimanë të gjallë në gropat paraprakisht të hapura.
    Çfarë janë të drejtat e turqve dhe muslimanëve përgjithësisht në Greqi, përndryshe aleatit turk në NATO dhe kundërshtarit kryesor të hyrjes së Turqisë në BE, është çdo gjë e ditur. Ato nuk plotësojnë as minimumin fetar, kulturor e politik. Edhe pse muslimanët në pjesë të caktuara të Greqisë përbënin mbi 50% të popullsisë, për shkak të politikës gjenocidale të qeverisë greke kjo përqindje ka rënë në minimum, diç mbi 2%. Këtë e dijmë edhe nga fati i muslimanëve të Çamërisë dhe tokave tjera. Sipas Amnesti internacional, nga viti 1991 e deri sot në Greqi janë vrarë 120 shqiptarë, shumica nga motive fetare dhe raciste dhe asnjë vrasës nuk është dënuar.
    Para disa vitesh, fqinji i Greqisë, Bullgaria, ka shokuar tërë botën me tentimin për aplikimin e asimilimin total të muslimanëve turqë, duke ua mohuar të drejtën në emër, fe, kulturë, traditë dhe mënyrë të jetës. Madje edhe të vdekurve në epitafe (nishane) ua kanë ndërruar emrat, ndërsa i pari që mori emrin bullgar ishte muftiu bullgar. Disa qindra mijëra turqë, para rrezikut të vdekjes, kurse për ta ruajtur identitetin fetar e nacional, ikën në Turqi.
    Të gjitha këto ngjarje aziatiko-afrikane dhe evropiane me muslimanët ishin vetëm uvertyrë psikologjike-kryqtare për krimet, gjenocidet, holokaustet, inkuizicionet dhe grabitjet e muslimanëve boshnjakë nga ana serbo-malazeze.


    Kosova dhe trojet tjera shqiptare:

    Krimet serbe-malazeze në Kosovë paraqisnin sintezë, leksikon të të gjitha krimeve botërore të shekullit XX, paraqisnin një lloj të enciklopedisë aktive. Serbo-malazezët në Kosovë përmirësuan të gjitha gabimet apo lëshimet e deriatëhershme të tyre apo të aleatëve të tyre që kishin bërë. Nëse u kishte shpëtuar diçka në Kroaci apo Bosnjë, atë e bënë në Kosovë.
    Ngjashëm u veprua me shqiptarët edhe në Kosovën lindore dhe në Maqedoni pas vitit 2000, por edhe në Shqipëri në konfliktet qytetare të vitit 1997 nga shërbimet famëkeqe greko-ortodokse dhe agjentëve të tyre vlleho-ortodoksë si Fatos Nano etj.


    Përse tërë kjo?

    Aktualisht, bota perëndimore dhe vende të tjera i konsiderojnë vendet dhe popujt muslimanë hapësirë boshe dhe të përshtatshme për ushtrimin e ndikimit të tyre, hapësira për eksperimentime.
    E dyta, vendet muslimane nuk janë të organizuara dhe të lidhura reciprokisht as në nivel të vetëekzistencës.
    E treta, njerëzia hynë në fazën e individualizmit, egoizimit, indiferentizmit dhe paganizmit nëpërmjet formave të ndryshme të shovinizmit dhe racizmit. Për një njerëzi të tillë parimet universale dhe normat ndërkombëtare janë deklarata të thata dhe të vdekura.
    Natyrisht, njerëzisë së tillë, pa marrë parasysh se çfarë muslimanë janë, frika e imagjinuar nga islami është arsyetim “i përshtatshëm” për të gjitha barbarizmat pagane, kryqtare dhe të tjera.

  5. #5
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    DËSHIROJNË...200...


    “Ata dëshirojnë me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë!”

    (et-Tevbe, 32)




    Si hyrje


    Nuk është për t’u habitur nga tradhëtia e njeriut që ia bën vetvetes si në aspektin e përparimit ashtu edhe në atë të shkatërrimit. Si njërën ashtu edhe tjetrën ai përpiqet t’i prezentojë brenda fjalëve të bukura dhe qëllimeve të larta. Kjo ka ndodhur në të kaluarën e si duket vazhdimësia e saj nuk ka fund as edhe në prag të mijëvjeçarit të tretë – me të vërtetë njeriu është “zalumen xhehula”, injorant e zullumqar. Njeriu është i këtillë për shkak se përpiqet ta keqpërdorë fuqinë e madhe të cilën e ka si dhuratë nga Zoti e të krijojë traditë të së keqes, duke shkatërruar ardhmërinë e njerëzisë: ai vetes i lejoi ta keqpërdorë shpirtin; për një çmim të pavlerë ta shesë intelektin e madje edhe trupin. Shkatërrimet, mjerimet e ligjeve që burojnë nga kokat e ndryshme të njerëzve me vite janë duke treguar se fare nuk kanë qenë në dobi të njeriut, përpos përsosurisë në shkatërrim dhe frikë. Në këtë shekull për të cilin tashmë flitet se ka kaluar, nëse pak e shikojmë të kaluarën – e që duhet bërë, do të vërejmë çudira, momente nga të cilat njeriu rrënqethet. E gjithë kjo për shkak se njeriu nuk u ngrit më tepër nga të qënit rob vetëm i njeriut apo siç ka thënë një filozof i Lindjes nga i cili është kërkuar t’i shërbejë mbretit: “aty është fundi dhe poshtërsia ime”.

    E kaluara e këtillë i përngjan përshkrimit të gjendjes të cilën e tregon Kur’ani “idh kuntum a’dâen... kur ishit armiq...” për shkak se hidajeti i Zotit kishte kaluar andej dimensioneve të së drejtës, ose të keqpërdorimit të fjalëve të shenjta. Mëshira e Zotit bëri që në periudhën më të dëshmuar të kohës ta zbresë Kur’anin. Me këtë përfundimisht njerëzve iu bë i pamundshëm intervenimi në Fjalën e Zotit, për shkak të kushteve të ndryshme që nuk lejonin një mundësi të tillë dhe betimit që Zoti e dha se do ta ruajë këtë Fjalë – Kur’anin, si përfundim i ri i shpalljes së hershme.

    Kur’ani bazën kryesore të fesë e prezenton mbi tre momente të cilat çdo fe i ka pasur dhe duhet t’i ketë, duke filluar nga Judaizmi, Krishtërimit dhe Islamit, të gjitha këto fe Ibrahimiane: besimi në Zot, veprat e mira dhe besimi në Ditën e Fundit. Këto janë tema për të cilat janë bërë shkrime të shumta nëpër tefsire dhe literaturën si islame ashtu edhe në atë joislame.

    Problemet e kohës sonë mund të konsiderohen si të padrejta për qëllimin, thelbin ose prëmbajtjen e religjionit-fesë: interpretimi i fesë brenda traditës së caktuar, etnikumit të caktuar, racës së bardhë dhe të zezë dhe studimeve që rrjedhin nga hapësira shkencore shoqërore, e madje edhe ekzakte, të cilat marrin guximin dhe japin analizat e veta që në fe nuk ekzistojnë, sepse feja sa është e dukshme në kohën “e kaluar” ajo më tepër merret përsëri me “kohën” e tashme, e cila për çdoherë gjendet në kontakt me vdekjen. Kjo vërehet më së miri kur i vëzhgojmë lëvizjet dhe rrethanat e ndryshme të zhvillimit të religjionit, ose pozitës së religjionit, si në suaza të globalitetit ashtu edhe brenda hapësirës sonë.





    Vazhdimësia e persekutimit religjioz


    Besimi dhe liria religjioze në këtë shekull kanë kaluar nëpër fushën e hijes së vdekjes, duke i mbijetuar “gulagët” sovjetikë, “holokaustët”, e deri te vrasja e qindra mijëra muslimanëve në hapësirat Ballkanike në vetë fundin e këtij shekulli, edhe pse civilizimi qe betuar se ky lloj persekutimi, ose për të qenë më specifik, martirësia, i takojnë të kaluarës dhe nuk do të përsëriten më. Mirëpo, u dëshmua e kundërta. Ky persekutim u ndodhi edhe të tjerëve dhe atë me përmasa më të mëdha, siç është rasti me hapësirat sovjetike, me Kinën e sila sillet me një çmenduri ndaj fesë e kështu me radhë. Shikoni rastin e Çeçenisë dhe po ndodh sot para botës. Mbi 50 mijë ushtarë me pajisje të rëndë dhe të sofistikuar ushtarake Rusia po i përdor në emër të luftimit të grupeve ekstremiste islame?! Shumica e atyre të vrarëve zënë vend në definimin e martirësisë, respektivisht ata janë njerëz jeta e të cilëve është shuar vetëm për shkak të besimit dhe lirisë së tyre të besimit religjioz.

    Edhe politika dhe demokracia e imituar në hapësirën arabe në mënyrë të pakuptueshme është duke u sjellur ndaj bindjeve religjioze islame dhe ndaj muslimanëve. Edhe pse me rezervë, prapëseprapë duhet pranuar statistika e organizatave ndërkombëtare si Amnesty International dhe organizatave islame për të drejtat e njeriut të cilat japin shifra tmerruese rreth kësaj gjendjeje. Kjo nuk do të thotë se Perëndimi me ligjet e hekurta dhe sistemin kompjuterik pa shpirt nuk është duke bërë çrregullim ndaj religjionit ose religjiozitetit. Përsëri në këtë hapësirë njeriu është duke kaluar mbi padrejtësitë e ndryshme, e lëre më qetësisë së shpirtit dhe lirisë individuale bindëse që ka çdo njeri.

    Ky rrezik edhe në hapësirën e Maqedonisë kalon nëpër faza të çuditshme të cilat nuk mund t’i arsyetosh, as çmendurisht e as racionalisht. Në një shkrim lexuam se nuk është e mundshme të vendoset të diç vetëm për shkak se kemi “urdhër nga dikush”, që për fat të keq një ish-ministër i këtij shteti tregoi guxim duke shkruar se përcjelljet dhe përgjimet e ndryshme, e deri te arrestet disa orëshe të cilat po bëhen kohëve të fundit në Maqedoni, janë urdhëra nga jashtë që shkaktuan mosmarrëveshje brenda establishmentit politik. Liria religjioze në këtë hapësirë ka kaluar tmerrin më të madh të ateizimit dhe masakrës së tij në kohën e ish-Jugosllavisë, kur planet religjioze, vakëfet e ndryshme dhe institucionet fetare ishin më të përgjuarat dhe “tërësisht” nën direktivën e fuqisë së tmerrshme. Kjo dukuri e mëparshme siç shihet është bërë rregull shtetëror i mentalitetit që e udhëheq këtë shtet. Kulmi i gjithë kësaj është përcjellja e hyrjes-daljes së qytetarëve të vet nga ky shtet, duke bërë fotokopjimin e çdo gjëje të shkruar apo shtypur e deri te ndalimi i tubimeve individuale me qëllime të cilat i kanë vetëm njerëzit e sinqertë.





    Tërheqshmëria e “fundamentalizmit”


    Asnjë fe nuk ka mundësi të jetë e tillë nëse i largohet bindjes së vet e cila del nga Libri i Shenjtë, duke filluar që nga urdhrat e ndryshëm e deri te flijimi i gjërave më të shtrenjta të kësaj jete vetëm për ta arritur kënaqësinë si rob ndaj Zotit. Feja islame këtë e ka të qartë dhe nuk ka fare dyshim se ajo thërret vetëm në të mirë, duke e çmuar e lartësuar individin dhe shoqërinë, lirinë fetare dhe moskeqpërdorimin e saj, njeriun si qenie me tërë bukuritë e tij që lartëson në piedestal e deri te kujdesi dhe thirrja për mbrojtjen e tokës, respektivisht ambientit/ekologjisë. “Fundamentalizmi” ishte një pjellë e cila sot e kësaj dite përdoret vetëm në fjalorin e shërbimit të sigurimit, i cili përzien kuptimin fundemantalizëm-terrorizëm që në asnjë fe nuk mund të haset. Islami është shumë i pastër nga kjo. Nuk ka mundësi të ketë fe pa ibadet, pa shehadet, e më në fund as pa xhihad. Po, pa “xhihad”, term ky i cili, për fat të keq, u keqpërdor. Momentalisht ky term në botë është bërë “trishtues”, ndërsa në fjalor d.t.th. thjesht luftë. Pse t’i merret gëzimi besimtarit që të vdes në emër të Zotit për të drejtat e veta individuale e shoqërore, për të drejtat njerëzore, për idealet e fesë e nga ana tjetër mos të diskutohet fare për ata të cilët masakrojnë, shkatërrojnë duke përdorur arsenalet e llojllojshme të luftës që lënë pasoja jo vetëm në të tashmen por me vite të tëra? Kur’ani në mënyrë të përhershme thërret në edukimin e vetvetes dhe lirinë individuale duke rregulluar e përmirësuar si qëllimin ashtu edhe jetën në këtë botë.

    Këtë fenomen e kaluara e ka bërë që të zhvillohet në mënyrë të pakontrolluar. Siç cekin Martin Marty dhe Scott Applebee në veprën e tyre Projekti i Fundametalizmit, fundamentalizmi religjioz është në ngritje e sipër, jo vetëm brenda Islamit dhe Krishterimit, por gjithashtu ndjehet edhe në Budizëm dhe Hebraizëm. Në këtë ka njëfarë vërtetësie lidhur me “ngritjen e fundamentalizmit” në formën e “revivalizmit” (ringjalljes). Këtu ekzistojnë batica dhe zbatica dhe atë duke iu falënderuar shekullaristëve dhe politikës anti-religjioze.

    Tek ne me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë u paraqit një shpejtësi në hapësirën religjioze, e cila ishte jashtë kontrollit të edukimit kulturor e profesional të fesë. Kjo është e dukshme edhe në rastin e proviniencave të tjera religjioze. Në mesin tonë mund të vërehen edhe dukuri të cilat në botë tashmë janë pranuar si momente të lirisë qoftë personale qoftë tjetërfare, ndërsa te ne, mendoj në Maqedoni, ato u pengojnë “të paprekshmëve”. Ne duhet medoemos të pranojmë se dukuri të tilla, lëvizje të ndryshme religjioze të cilat do të kenë karakter intelektual, kulturor e po ashtu edhe klasik do të paraqiten dhe atë duke u përsosur. Por nuk mund të pranohet krijimi i frikës se “ata nuk kanë të drejtë të tubohen e të thërrasin njerëz në fe”, kur dihet se imperativ i çdo feje qiellore është që të prezentohet haptazi. Këtë duhet ta përjetojë çdokush dhe çdokund, duke mos i lënë anash këtu as institucionet e ndryshme shtetërore apo qeveritare të cilat më së tepërmi kanë nevojë për një edukatë të duhur fetare. Me një fjalë: kush dëshiron pranon e kush dëshiron refuzon. Besoj se çdokush e ka të qartë se forca mund të përdoret çdokund, përpos në fe.




    Islami sërish në rritje

    Edhe pse nuk ka mundësi të jetë argument i duhur, rezultatet e sociologjisë e cila merret me kushtet dhe rrethanat shoqërore, tregojnë se ndryshimet në këtë shekull në hapësirën e fesë janë duke lëvizur me një shpejtësi të madhe dhe se trendi i cili e kornizon kontekstin tonë të fundshekullit është Islami. Në mesin e religjioneve botërore, Islami radhitet si feja që më së shpejti përhapet dhe atë në Perëndim. Këtu si bazë paraqitet edhe momenti demografik, por edhe ai i konvertimit dhe atë, megjithëse dikujt kjo nuk i shkon për shtati, jo me “shpatë”. Hulumtuesit religjiozë e projektojnë shtimin e Islamit në rreth 2 milardë ithtarë deri nga viti 2025, ndërsa atë të Krishtërimit në rreth 3 miliardë.

    Ky shekull ka dëshmuar një ndryshim të Krishtërimit nga të bardhët në pozitën e një shumice të ithtarëve jo të bardhë. Sot më tepër se 60% e të gjithë të krishterëve vijnë nga ithtarët e racave jo të bardha jashtë Evropës dhe Amerikës, kështu që është bërë zhvendosje nga qendra e gravitetit të krishterë drejt botës së tretë. Kjo prodhon lloj-lloj faktesh interesante, siç është fakti se kisha më e madhe presbiteriane në botë nuk gjendet në Skoci por në Seul, Kore.

    Te ne, duke pasur parasysh se si fe mbizotëruese kemi Islamin dhe Krishtërimin Ortodoks, ekziston shansi i madh për krijimin e projekteve të përbashkëta në prezentimin e fesë ashtu siç duhet, duke filluar nga njohjet elementare e deri te krijimi i institucioneve më të larta të cilat do të kenë mundësi të profesionalizohen në mënyrë intelektuale e kulturore dhe më në fund, të krijohet hapësira e integrimit sa më të mirë dhe harmonisë religjioze e cila për çdoherë forcon paqen dhe rendin, hidajetin, në botë. Këtë, si duket, rendi i ri i demokracisë në këtë hapësirë nuk është duke e pritur siç duket meqë më tepër kënaqet të krijojë vazhdimësinë e politikës së urrejtjes dhe pasigurisë. Kjo ndodh për shkak se udhëheqësit politikë i takojnë të kaluarës së pafesisë.

    Një trend tjetër i fundit të këtij shekulli të cilin e shënojnë studiuesit e religjionit është edhe pluralizmi. Kjo në veçanti ka të bëjë me Perëndimin. I shtyrë nga multi-kulturalizmi dhe internacionalizimi i Perëndimit, llojllojshmëria e shtuar në shoqëri paraqet edhe mundësi edhe sfidë për religjionet. Llojllojshmëria e shtuar kulturore dhe kontakti ndërfetar mund të ofrojnë mundësi për mirëkuptim të ndërsjellë, rritje dhe dialog. Nga ana tjetër, sfida e modernitetit, me relativizmin dhe individualizmin e vet vazhdon t’i minojë besimet tradicionale që njëherë i kanë formësuar kredotë e ndryshme të përbashkëta, duke krijuar luftëra kulturore mes tradicionalistëve dhe progresistëve.





    Pritja e Mijëvjeçarit të ri

    Kjo dukuri që po formësohet gjatë 30 viteve të fundit, me çdo muaj që kalon po intensifikohet. Arritja përtej të kuptuarit njerëzor dhe atraktiviteti i vitit 2000 i ka përfshirë të gjitha fushat, që nga tregëtia deri te qeveria, nga shkaqet humanitare deri te veprimtaria religjioze.

    Nga perspektiva kulturore, viti 2000 është dymijëvjeçari i kalendarit qytetar, ndërsa për perspektivën religjioze është ditëlindja e dymijtë e Isait a.s. Në prag të mijëvjeçarit, vitet 1999-2001, janë duke u planifikuar një sërë tubimesh kongresionale dhe përkujtimoresh për ta shënuar ndodhinë e mijëvjeçarit të tretë. Në mbarë hapësirën e botës po përgatiten aktivitete të ndryshme, si Lojrat Olimpike të vitit 2000 në Sydney, Australi, Panairi Botëror (EXPO) me titull “Humaniteti/njerëzia, teknologjia dhe natyra” në Gjermani për rreth 40 milionë vizitorë; Anglia është duke harxhuar afro 700 milionë funta sterline për organizimin e Ekspozitës së Mijëvjeçarit për Kohën në Greenwich; Roma është duke pritur nja 20 milionë vizitorë për Vitin e Shenjtë 2000, ndërsa Toka e Shenjtë është duke pritur një shtim të turistëve me rastin e dymijëvjeçarit. Këtu duhet përmendur edhe Turqinë ku përgatitet projekti i “turizmit të krishterë”; këmbana e paraparë për t’u vënë me këtë rast në sheshin e Tiranës e deri te projekti “2000 kisha deri në vitin 2000” në Maqedoni.

    E nga ana tjetër kemi një gjë krejtësisht të papranueshme: Në Londër organizohet një shfaqje teatrale “Chorpus Christi” ku Jezu Krishti paraqitet si Mbret i homoseksualëve, ndërsa muslimanët (e Anglisë) janë ndër të parët që ngrejnë zërin kundër kësaj poshtërsie që nuk është e pranueshme as në fe, as në kulturë, as në traditë.

    Muslimanët të cilët i besojnë Isa a.s. si pejgamber, i lindur nga Merjemeja e pastër, me siguri nuk do të habiten nga ky pompozitet që ka marrë hov të madh nën pretekstin e fesë, duke bërë prezentimin e një jete e cila akoma është duke jetuar tmerrin e areligjiozitetit dhe vështirësinë e demokracisë e cila është duke qëndruar “e mirë” vetëm se në fjalë, e kurrsesi si gëzim për njeriun e mijëvjeçarit të ardhshëm – nëse nuk e shkatërrojmë. Shpresë se Librat e Shenjtë me pastërtitë e tyre do ta marrin hovin e rivendosjes së rregullave fetare në botë, e më në fund njeriu të jetë i lirë edhe si individ edhe në shoqëri duke iu kthyer fundamentalizmit të parimeve të fesë.



    Përfundim


    Feja edhe pse pranohet nga njeriu nuk do të thotë se ai ka të drejtë ta keqpërdorë si në mendim, kuptim ashtu edhe në praktikim. Popujt e mëparshëm e bënë këtë e Zoti i dënoi. Feja islame e pranon respektin e atyre që e shfaqin ndaj pejgamberit Isa a.s., si i dërguar i All-llahut. Qëllimi i fesë është se urdhërat të dëgjohen me kujdes duke iu larguar çdo dëshire që nuk ka të bëjë me Zotin. Feja fare nuk i njeh numrat. Shtetet nuk krijojnë fe, edhe pse ato mundohen të tregohen si liridhënës të fesë pa Zot si fe. Nuk ka fe pa Zot dhe pa parime të karakterit të lutjes, rregullave të jetës dhe pastërtisë së shpirtit. Islami pa iman, pa ibadet, pa shehadet, pa llogari, pa takim me Zotin nuk është Islam.

  6. #6
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    JO PERPLASJE QYTETERIMESH, POR PERPLASJE NDERMJET FESE DHE
    PAFESE


    http://kohajone.com/lexo.php?id=46063

    Nga Nexhat Ibrahimi

    Prizren, teolog

    nexhatib@yahoo.com

    "...kundershtarin te cilin dikush nuk e pelqen, se pari e
    paraqet ne forme te shtremberuar, e pastaj perpiqet ta
    shkaterroje sikur perbindeshin".

    (J.W.Goethe, Dichtung und Wahreit, band 16, s.1)1[1]





    Hyrje



    Perse Kashmiri? Perse Palestina? Perse Algjeria? Perse
    Filipinet jugore? Perse Sinkiangu? Perse Cecenia? Perse
    Sudani? Perse Bosnja? Perse Kosova? Perse Afganistani?
    Perse Iraku? Perse ....!

    Pergjigjja mund te jete gazetareske, politike, shkencore,
    historike, shpirterore ose e kombinuar. Por, secila nga
    keto pergjigje per keto ndodhi tmerruese jane nje sprove
    dhe sfide individuale apo kolektive e myslimaneve ne bote.
    Megjithate, pergjigjja me e plote do te jete ajo historike,
    krahasuese, analitike. Hulumtimi i shekujve te fundit
    tregon ngritjen dhe dominimin e qyteterimit perendimor,
    perparimin e tij ne aspektin ushtarako-teknik, politik,
    ekonomik, kulturor dhe shkencor. Ekzistojne shume faktore,
    por per shkak te afersise, pastaj per shkak te rivalitetit
    fetar, politik, ekonomik e te tjera, Perendimi aktivitetin
    e tij politiko-ushtarak e drejtoi ne drejtim te botes
    myslimane. Me shprehjen Perendimi, me kete rast
    nenkuptojme, sic e perkufizon kete edhe S. H. Nasr,
    Perendimin rigjid, shekullar dhe pushtues, modernist, i
    cili refuzon edhe vlerat tradicionale te fese dhe
    kristianizmit, e jo Perendimin i cili eshte qyteterim moter
    me qyteterimin islam.2[2]





    Faktoret destabilizues boterore



    Shekulli XX solli ndryshime rrenjesore politike, ekonomike
    dhe demografike gati ne tere boten. Shume vende myslimane
    arriten pavaresine territoriale apo gjysme territoriale,
    por jo edhe pavaresine politike dhe ekonomike. Keto vende
    myslimane erdhen para dilemes: si te qeveriset politikisht
    vendi pas kolonializmit? Po ashtu, si te veprohet, si t'u
    ndihmohet pakicave myslimane ne Indi (Xhamu dhe Kashmir),
    ne Bashkimin Sovjetik (Cecenia dhe popujt e tjere), Kine,
    Jugosllavi (Bosnja dhe Kosova) edhe pse ato nuk jane
    pakica, sepse numri i myslimaneve arrin ne dhjetera milione
    e ne disa vende edhe ne disa dhjetera e qindra milione
    myslimane, por qe per shkak te komploteve nga ana e fuqive
    boterore 3[3] apo te rrethanave inferiore te myslimaneve
    nuk kane arritur te pavaresohen. Rremuja politike dhe
    ushtarake aktuale boterore por edhe e vendeve myslimane
    eshte edhe rezultat dhe pasoje e kerkimit te identitetit
    politik, ekonomik dhe kulturor te shume popujve myslimane.
    Keto perpjekje, B. Luis i quan "me e pakta qe mund te
    thuhet zhgenjyese, kurse perpjekjet per te modernizuar
    ushtrine jane "nje sere disfatash poshteruese", perpjekjet
    per properitet ekonomik "kane sjelle varferim dhe nje
    ekonomi te korruptuar, te varur nga ndihmat nga jashte,
    ndersa ne vedet e tjera islamike ato kane sjelle varesine e
    rrezikshme nga nje burim i vetem, pra vetem nga energjia e
    fosileve. ...".4[4]

    Ndonese evroperendimi, islamin e sheh si "kercenim te
    trefishte: politik, qyteterues dhe demografik" 5[5] dhe qe
    te tre faktoret kane rolin, fuqine dhe lidhshmerine e
    ndersjelle, megjithate shkaku me serioz dhe me i thelle ne
    tere kete konglomerat shkaqesh e faktoresh eshte zgjimi,
    kerkimi dhe konfirmimi i vlerave tradicionale religjioze
    dhe tradicionale qyteteruese islame nga ana e shume popujve
    myslimane. Kete trend po e ndjek edhe budizmi ne Indi,
    konfucionizmi ne Kine, etj. Ndaj, procesi i kthimit drejt
    traditave dhe vlerave te konfirmuara qe shohim dekadave te
    fundit nuk eshte imanent vetem per religjionin e islamit,
    por edhe per religjionet e tjera, por vetedijesimi islam i
    myslimaneve disi eshte ne epiqender te ndodhive. Kjo mbase
    po ndodh edhe per shkak te pozites gjeografike,
    gjeopolitike dhe gjeostrategjike te shumices se vendeve
    myslimane. Tere keto kultura dhe qyteterime deshirojne te
    bejne jete te pavarur, por keto deshira kane hasur ne
    keqkuptim te perendimoreve dhe te hegjemonise se tyre. Ne
    Perendim tashme disa shekuj ekziston bindja dhe paragjykimi
    se i vetmi qyteterim global eshte ai perendimor dhe asnje
    tjeter.6[6] I vetmi ai eshte universal dhe vetem ai eshte
    mase dhe kriter i te gjitha ndodhive. Kjo kulture dhe
    qyteterim etnocentrik, te gjithe popujt tjere jashte tyre i
    konsideron te vegjel dhe te paafte per te bartur
    pergjegjesine per boten. Duke e pershkruar boten
    perendimore, Franc Fanon pohon: "Kisha, si institucion
    fetar i kristianizmit, ne koloni (cfare eshte Kosova etj. -
    NI) eshte kishe e te bardheve, e te huajve. Ajo nuk e fton
    njeriun e kolonizuar ne rrugen e Zotit, por ne rrugen e te
    bardhit, ne rrugen e zoterise, ne rrugen e shtypesit."7[7]
    Me gjuhe konkrete, shembulli evroperendimor per Kosoven
    eshte "jo vetem t'i frenoje ata njerez te roberuar, por
    synon edhe t'i dehumanizoje ata". "Asgje nuk do te kursehet
    per t'i zhdukur traditat e tyre, per t'i zevendesuar gjuhet
    e tyre me tonat, per ta shkaterruar kulturen e tyre pa ua
    dhene tonen."8[8] Periudha nga viti 1999 e ketej eshte
    prove e padiskutueshme e ketij trendi.

    Mirepo, cdo diskutim, cdo debat apo cdo pergjigje kundrejt
    kesaj ideje konsiderohet armiqesore nga Perendimi dhe nga
    puthadoret e tyre ne tokat shqiptare. Kete Hantingtoni e ka
    quajtur "Perendimi kunder pjeses se mbetur" (The West
    versus the rest).9[9] Shembujt e ketille jane te shumte dhe
    mjaft brutale dhe mund t'i hase ne te gjitha rrafshet dhe
    ne te gjitha ambientet.

    Sipas S. H. Nasrit, problem vijues ne boten myslimane eshte
    edhe problemi i krijimit te shtetit te Izraelit.10[10] Me
    dekada te tera ky problem eshte aktual dhe neuralgjik ne
    tere boten myslimane, nga Indonezia e Malajzia e deri ne
    Marok, nga Kosova dhe Bosnja e deri ne cepat me te larget
    ne jugun e Afrikes. Krijimi i shtetit te Izraelit ne token
    palestineze dhe mohimi i shtetit palestinez, deri atehere
    ekzistues, nuk eshte konsideruar vetem problem
    palestinezo-izraelit, por mbarearab dhe
    mbaremysliman.11[11] Ekzistojne edhe probleme te tjera, dhe
    per nje shqyrtim komplet, nuk duhet shperfillur asnje nga
    keta faktore.





    Lufterat lokale si faktore kruciale per paqen boterore



    Si te kuptohet ne Perendim por edhe ne bote pergjithesisht
    dukuriae lufterave dhe konflikteve lokale pas Luftes se
    dyte boterore? Ndonese territorialisht ato jane lokale,
    perkah permasat e dhunes dhe demeve, per shkak te
    implikimeve politike, ekonomike, kulturore, keto luftera
    lokale mund te quhen te permasave globale. Nese i hedhim
    nje veshtrim luftes palestineze, luftes cecene, luftes
    boshnjake dhe luftes shqiptare ne Kosove, pastaj luftes ne
    Afganistan, etj., do te shohim se keto luftera jane totale,
    me pasoja te parametrave boterore dhe afatgjate. Ne anen
    tjeter, shkencetari S. H. Nasr, duke komentuar lufterat
    lokale, pohon ne menyre metaforike se "nese eshte vershyer
    shtepia jote, per ty tere bota eshte vershyer"12[12]

    Problem tjeter eshte se ceshtja e perkufizimit te lufterave
    boterore dhe lokale gjithashtu eshte nen ndikimin e
    fuqishem dhe ne pajtim te plote me interesat
    evro-perendimore-centriste 13[13] dhe
    evro-kristo-centriste.14[14] Nese lufterat kane perfshire
    evro-perendimin dhe nese Perendimi eshte involvuar ne mase
    te caktuar ne keto luftera, Perendimi keto luftera i ka
    quajtur boterore. Kjo do te thote se Perendimi mendon se
    eshte tere bota dhe gjerat i sheh ekskluzivisht nga kendi i
    saj. As teoria e Hantingtonit mbi lufterat me baze
    qyteteruese, mbi aleancat ne baze te divergjencave apo
    konvergjencave qyteteruese, nuk eshte e qendrueshme, as ne
    kete aspekt, sepse lufterat antimyslimane te dekadave te
    fundit nuk jane luftera per imponimin e qyteterimit vetjak,
    mbi dominimin kulturor e te ngjashme, por jane luftera te
    shfarosjes fizike, biologjike, historike, kulturore te
    atyre popujve.15[15] S. Hantingtoni sheh dy rreziqe kunder
    evroperendimit: islamin dhe konfucionizmin kinez dhe
    aleances mes tyre ne shekullin XXI.16[16] Mirepo, ai
    rekomandon qe mos te preket Kina, por se pari islami, qe ai
    te nxirret nga takti dhe te zhduket, duke ia dhene kete rol
    NATO-s, si mbrojtes te qyteterimit perendimor pas Luftes se
    Ftohte.17[17] Si mund te kuptohet ndryshe lufta e gjate
    shfarosese kunder myslimaneve ne Filipine nga ana e
    kristianeve, kunder myslimaneve nga Kashmiri ne Indi nga
    hinduset, kunder myslimaneve cecene ne Rusi nga kristianet
    pravosllave, kunder boshnjakeve dhe shqiptareve nga ana e
    Serbise pravosllave.





    Shekulli XXI, jo lufte nderfetare por lufte ndermjet fese
    dhe pafese



    Ne mungese te besimit te vertete ne popull, thuajse eshte
    bere rregull, qe ne fundshekull apo pas ndonje ndodhie
    paksa te cuditshme, te perhapet ndjenja e frikes,
    skepticizmi. Keshtu ndodhi edhe kete fundshekull me shume
    "profeci te marra", por edhe me profeci te llojit te F.
    Fukujames se ne shekullin XXI do te kete konflikte ndermjet
    feve te medha boterore.18[18] Perkunder disa elementeve te
    homogjenizimit te aleancave te ndryshme ne Perendim, ne
    Rusi etj., megjithate keto parashikime jane te
    paqendrueshme. Shanset me te medha jane qe konflikti te
    jete jo ndermjet feve, por ndermjet fese dhe pafese,
    ndermjet besimtareve dhe jobesimtareve. Ne kete japin
    shenje shume indikatore, madje edhe prova. Lufta tashme
    disashekullore kunder fese nepermjet shekullariz/i/mit,
    laiciz/i/mit dhe formave te tjera antifetare, qendrimi
    perendimor liria nga vete feja (freedom from religion) ne
    vend te liria e fese (freedom of religion) con drejt luftes
    ndermjet fese dhe pafese, te kamufluar si lufte ndermjet
    feve.19[19] Ndonese ne Perendim ka shume pak fe, pak
    kristianizem, megjithate eshte nje tendence e lehte drejt
    kristianizmit tradicional, kundrejt Perendimit rigjid dhe
    antikristian, laik dhe shekular. Nese krahas kesaj
    veshtrojme shtetin me te perendimizuar te Azise, Japonine,
    do te shohim te qarte tendencen e aziatizimit te Japonise,
    konfucianizimit te Kines, hinduizimit te Indise,
    islamizimit te vendeve islame. Eshte e qarte simpatia ndaj
    tradites ne te gjitha keto sisteme vlerash boterore dhe
    ketu shihet mundesia e konfrontimit me shekularizmin dhe
    modernizmin e shekullit XXI.20[20]

    Momentalisht, Perendimi shekullar e modernist ka ne dore
    shumicen dermuese te mediave dhe perpiqet qe nepermjet
    frikesimeve ta thelloje urrejtjen ndaj fese. Kete loje te
    felliqur e ben sidomos me islamin, duke e paraqitur ate si
    monstrum. Ky trend ka filluar sidomos ne mesjete per te
    vazhduar deri ne ditet aktuale. Duke analizuar kete
    gjendje, autori perendimor R. W. Southem per gjendjen pas
    periudhes se kryqezatave pohon: "Islami u be i njohur ne
    Perendim por jo edhe i kuptuar", kurse autoret kristiane
    mesjetare i pershkruan si ata qe "kenaqeshin ne injorancen
    e imagjinates triumfale".21[21]

    Per dallim nga kohet e hershme, islami ne fund te shekullit
    XX dhe ne fillim te shekullit XXI, per here te pare ne
    histori, kurse per shkak te lidhshmerise aktuale te
    faktoreve gjeopolitike, eshte ne konfrontim me religjionet
    kryesore boterore: me judaizmin ne Lindjen e Aferme, me
    kristianizmin ne Bosnje, Kosove, Ceceni, Nigjeri, Sudan,
    etj., me hinduizmin ne Azine Jugore, me konfucionizmin dhe
    taoizmin ne Kine, etj., dhe kjo gjendje krijon bindjen se
    shekulli XXI do te behet shekull i luftes ndermjet islamit
    dhe qyteterimeve te tjera boterore. Por, me kete rast nuk
    do te leshohemi ne arsyetimin e kesaj gjendjeje, sepse kjo
    ne vija te shkurtera u be gjate tere shkrimit, por do ta
    citojme thenien vijuese: "Perse do te duhej ta pervetesonim
    proklamaten mbi te drejtat njerezore te formuluara nga ato
    forca, te cilat vendet tona i kolonizuan dhe i grabiten."
    (Shirin Sinnar).22[22]





    Dialogu ndermysliman



    Ka shume kohe qe bota myslimane nuk ka strategji politike,
    ekonomike, kulturore. Bota islame sot nuk ka platforme
    moderne veprimi, por as nuk e ka ruajtur platformen e
    vjeter tradicionale me te cilen hyri ne skenen boterore.
    Shkaqet per kete gjendje jane te shumta, por dy jane
    kryesore: shkaku i pare eshte kolonializmi dhe shkaku i
    dyte jane vete myslimanet duke imituar konceptet e huaja,
    sikurse socializmi islam, komunizmi islam, demokracia
    islame, liberalizmi islam, etj. 23[23]

    Pervetesimi pa kritere dhe pa studime i ideve dhe
    koncepteve te huaja, te institucioneve politike, ekonomike
    dhe kulturore te huaja shkaktoi ne boten myslimane
    perplasje te tmerrshme. Pse, sepse pervetesimet ishin bere
    nga strukturat shteterore e jo nga populli. Ne popull,
    tradita islame ishte e gjalle dhe paraqiste nje peshoje te
    mirefillte ndermjet te mires dhe te keqes per myslimanet.
    Por, pa dyshim, institucioni qe me se shumti e demtoi
    doktrinen politike islame ishte nacionalizmi, prodhim nga
    revolucioni francez borgjez (1789-1793). Ky "virus" brenda
    shekullit u perhap nder myslimanet, keshtu qe kemi
    nacionalizmin arab, nacionalizmin persian, kurd, turk.
    Brenda ketyre nacionalizmave, filluan te paraqiten edhe
    nacinalizmi egjiptian, libian, algjerian e ne fund te
    shekullit XIX e tutje u paraqit edhe nacionalizmi shqiptar,
    etj. Keta nacionalizma shkaterruan thuajse teresisht
    strukturen tradicionale politike islame, e cila zinte fill
    ne sheriat, respektivishtne Kur'an dhe Sunnet. Shumica
    myslimane qe jetonte tradicionalisht ne pajtim me islamin u
    gjet ne goditje te strukturave te reja politike. Myslimanet
    filluan te quhen "relike te mesjetes", fondamentaliste,
    radikaliste, kurse shtetet e reja nacionaliste myslimane,
    te formuara sipas standardeve perendimore, mbanin vulen e
    perhershme te kolonializmit. Deri sa ne te kaluaren
    halifati mysliman kujdesej per myslimanet neper bote, tash
    mbi nje shekull myslimanet jane lene ne meshire te armiqve.


    Nuk ekziston nje shtet i forte mysliman qe do te mbronte
    myslimanet, ajo qe sot quhet rendi boteror, apo sic e quan
    USA rendin e ri boteror. Mungesa e nje trupi gjitheislam, e
    nje shteti te forte islam po ben ate qe Amerika intervenon
    kunder Irakut ne mbrojtje te Kuvajtit, por jo ne mbrojtje
    te Tibetit kunder Kines, ose pse u vonua intervenimi ne
    Bosnje ose pse filloi fare lufta ne Kosove, kur qe me pare
    njihej agresori dhe viktima. Nese myslimanet mendojne
    seriozisht per keto ceshtje, do te shohin se pika qendrore
    e te menduarit te tyre duhet te jete mungesa e nje force te
    madhe islame, e cila do te merrte vendime dhe e cila do te
    ishte partner i Perendimit e jo vasal politik e ekonomik i
    tyre.24[24]

    Kjo duhet t'i shtyje myslimanet qe gjendja e krijuar ne te
    kaluaren te riparohet. Kjo gjendje gjeti shprehje ne
    deshiren per bashkimin e serishem, te cilen bota e quajti
    panislamizem, ne krye me Xhemaluddin El-Afganiun. Edhe pse
    ne pikepamje popullore, ideologjike, bota myslimane ishte e
    bashkuar, kete gjendje bota myslimane nuk e kishte ne
    aspektin politik, ekonomik dhe komunikues, ne mungese te
    institucioneve efikase politike, ekonomike dhe
    komunikative. Perkunder dallimeve sektare, dallimeve
    gjuhesore dhe racore, boten myslimane e lidhte nje fije
    shume e fuqishme, ajo e kelime-tewhidit, "Nuk ka hyjni
    tjeter pos Allahut". Kete e deshmon bashkepunimi i
    myslimaneve te zonave te ndryshme myslimane, perkunder
    mosbashkepunimit te shtreses politike te atyre zonave
    myslimane.

    Por, ky unitet intelektual, shpirteror ne boten myslimane
    filloi te rrenohet me fillimin e modernizmit. Natyrisht,
    modernizmi erdhi nga jashte, por shkaktoi probleme nga
    brenda. Kundervenia parciale, sikurse e levizjes senusite
    me Omer Muhtarin nuk dha rezultat.25[25] Bota myslimane
    filloi te modernizohet ne te gjitha aspektet, ne rrafshin
    politik, arsimor. Egjipti, Turqia, India myslimane ishin
    avangarde ne kete aspekt. Madje, edhe nje M. Abduhu u
    entuziazmua me disa arritje te modernizmit26[26]. Riparimi
    i unitetit mysliman mund te ndihmohet edhe me dialogun
    ndermysliman, sidomos me dialogun suni-shi'i, te cilat jane
    keqesuar sidomos dy shekujt e fundit. Perpjekje per te
    nisur nje afrim ndermysliman ka bere shejhu i Ez'herit,
    Mahmud Sheltut, por me vone keto perpjekje jane
    zbehur.27[27] Myslimanet jane vellezer ne fe dhe te gjitha
    mosmarreveshjet vellezerit duhet zgjidhur me konsultim,
    marreveshje dhe dialog. Baze per dialog duhet te sherbeje
    fizionomia e brendshme e trashegimise islame e me pak e
    kaluara historike dhe prapavija politike.





    Perspektiva e botes myslimane



    Bota myslimane ka ruajtur traditen e pasur brenda vetes, qe
    s'eshte rast me shume kultura dhe qyteterime boterore. Kete
    e pohon edhe intelektuali rus Aleksander Solzhenicin, duke
    thene se bota islame ka ruajtur shume forma te tradites se
    vet, se bota islame eshte e pasur me tradite, sidomos "ndaj
    mjedisit jetesor". Ky fakt pergenjeshtron pohimin e
    jomyslimaneve se bota islame eshte e pasur me nafte dhe
    gaz, duke preenduar se aty s'ka vlera te tjera, pos vleres
    materiale, qe nje dite do te konsumohet.

    Mendojme se Aleksander Solzhenicin ka te drejte kur
    parashikon lulezimin e botes myslimane, duke u mbeshtetur
    ne shpirteroritetin qe posedon bota myslimane, ne dijen mbi
    Zotin, mbi njeriun dhe mbi natyren. Keta faktore, ne menyre
    komplementare me resurset natyrore do te ndihmojne kthimin
    e botes myslimane ne epiqender te ndodhive boterore. Kjo
    vlere e myslimaneve do te vije ne shprehje kundrejt
    Perendimit, i cili konsiderohet si qyteterimi me i pafe, me
    joreligjioz ne historine e njerezise, por edhe zgjimit te
    konfucionizmit ne Kine dhe budizmit ne Japoni.28[28]





    Standardet e dyfishta



    Perendimi perdor disa standarde ne raport me boten perreth,
    varesisht nga pala me te cilen komunikon. Keshtu, jemi para
    faktit se disa shtete kane me qindra e mijera bomba
    berthamore, sikurse ShBA-te, Rusia, Franca, Anglia,
    Izraeli, Kina, India dhe askush keto bomba nuk i quan
    kristiane, konfucioniste apo budiste. Mirepo, tentimi per
    prodhim (Libia, Irani) apo prodhimi i po ketyre bombave nga
    vendet myslimane (sikurse Pakistani), nga Perendimi
    cilesohen si bomba atomike islame! Kjo kryesisht behet per
    shkak se Perendimi per arsye propagandistike, Islamin e
    pershkruan si armik te tij. Por ka edhe asosh me te matur
    qe jane per dialog me myslimanet dhe arabet. Ka edhe
    hebraike qe e deshirojne dialogun, edhe pse deri tash jane
    ne pakice. Mirepo, edhe ne mesin e atyre qe deshirojne
    dialogun ka nje problem. Para disa vitesh u organizua nje
    tryeze e rrumbullaket me titull "Muslim Perception of the
    West - Western perception of the Muslims", mirepo
    intelektuali turk A. Davutoglu beri nje verejtje ne
    titullin e tubimit, per te theksuar se ceshtja nuk qendron
    ne pyetjen se si e shohin myslimanet Perendimin apo si i
    sheh Perendimi myslimanet, por se si e sheh vete Perendimi
    Perendimin dhe vete myslimanet myslimanet. Nese Perendimi
    vazhdon te mbyllet ai do te tretet ne universalizmin
    perreth ashtu sic u tret Roma kundrejt kristianizmit te
    asaj kohe dic me universalist.29[29]

    Qarqe te caktuara evroperendimore nuk ia vene veshin
    kandidatit amerikan per kryetar, Bjukenen, per fjalet e tij
    "Amerika kristiane", apo nuk cajne koken per konfliktet
    protestanto-katolike ne Irlande dhe Britani, duke i quajtur
    keto konflikte "katolike" apo "protestante".30[30] Mirepo,
    kur eshte fjala per vendet myslimane, situata ndryshon.
    P.sh.: Bosnja etiketohet si "qeveria me shumice myslimane",
    "armata boshnjake kryesisht myslimane", etj., ose rasti me
    Shqiperine: kur themelohet partia demokristiane dhe kur kjo
    parti vellezerohet me ndonje parti simoter ne Evrope asgje,
    madje ky veprim konsiderohet i avancuar, integrues, por kur
    themelohet nje parti me cfaredo prefiksi apo koloriti
    islam, atehere krijohen afera politike te rendit te pare.
    Kur Shqiperia u anetaresua ne Konferencen e vendeve
    Islamike u ngrit shume pluhur, qe me vone kryeministri
    shqiptar Fatos Nano ta pezulloje kete anetaresim. Ngjashem
    eshte edhe ne Kosove: Cdo vleresim pro vlerave islame
    cilesohet si radikalizem islam, si fondamentalizem islam,
    kurse veprimet absurde me karakter fetar kristian katolik
    te Ibrahim Rugoves heshten, me arsyetim se sa te vdese ai
    do te braktisen edhe ato "budallalleqe" te tij.

    Eshte per t'u cuditur: perse nuk thuhet per armaten
    italiane si "armate katolike", per armaten kroate "armate
    katolike", per armaten serbe apo ruse "armate ortodokse",
    etj. Ndoshta kjo eshte edhe pasoe e mungeses se nje
    strategjie mediatike. Per kete duhet marre mesim nga
    hebraiket dhe kodeksi i tyre. Jo pse ata veprojne drejte,
    por me dinamiken dhe gjithperfshishmerine e tyre ne
    mbrojtje te hebraikeve.31[31]

    Ne fund te fundit, vendet evroperendimore ndaj shumices se
    vendeve arabo-islame kane pozicionin e njohur: "Neve nuk na
    intereson c'i beni popullit tuaj ne shtepi deri sa
    bashkepunoni ne plotesimin e nevojave tona dhe i mbroni
    interesat tona".32[32]





    Perspektiva e problemit: Te respektohet e drejta e Zotit

    dhe e drejta ndaj te gjitha te tjerave



    Edhe kristianizmi tradicional por edhe islami tradicional
    flet per te drejtat pergjithesisht, ku perfshihen edhe te
    drejtat njerezore, por edhe te drejtat e kafsheve, bimeve;
    me nje fjale: te drejtat e te gjitheve. Mirepo, Perendimi,
    duke mohuar vlerat tradicionale kristiane, ka lancuar
    dekadave te fundit disa moda ne transformim e siper. Nese
    na mban kujtesa, ju perkujtojme se fjala "e drejta"
    percillet zakonisht me prefikse apo sufikse te
    llojllojshem. Per shembull, gjate shekullit XIX dhe XX kemi
    parullen "mbi te drejtat e femres". Me pastaj ne mode erdhi
    parulla "mbi te drejtat qytetare", pastaj "mbi te drejtat e
    njerezve jo te bardhe". Ne pjesen e dyte te shekullit XX,
    fillon nje atmosfere e re ku trajtohen "te drejtat mbi
    shtazet" dhe vetem koheve te fundit perflitet "mbi te
    drejtat njerezore", etj. Kjo tollovi shprehjesh dhe ky
    konfuzion termash si duket eshte rezultat i harreses se te
    drejtes se Zotit, te cilin e kishte edhe kristianizmi ne
    fillimet e tij, te cilen islami e quan hukuk'ull-llah.
    Njeriu besimtar pranon se Zoti eshte krijues i njeriut, Ai
    na pasuroi me mendje, mencuri, shpirt dhe zemer. Zoti si i
    ngahershem dhe i perhershem nje sasi te te drejtave te Tij
    ia dhuroi njeriut, me cka e ndergjegjesoi dhe pergjegjesoi,
    e beri bartes te disa detyrimeve dhe pergjegjesive. Ky
    detyrim dhe pergjegjesi vjen si borxh (dejn) te cilat
    nepermjet fese (din) ia kemi borxh Zotit, te cilin edhe
    duhet t'ia kthejme.33[33]

    Sipas islamit, njeriu ka te drejta dhe detyrime ndaj Zotit,
    pastaj te drejtat dhe detyrimet ndaj njerezve te tjere,
    ndaj vetes, ndaj shtazeve, bimeve ... Tema e mundesise se
    kurbanit te shtazeve te caktuara tregon qarte se e drejta
    dhe pergjegjesia ndaj shtazeve dhe bimeve ben pjese ne te
    drejtat e Zotit.

    Pra, problemi eshte ne faktin se te gjitha qyteterimet
    tradicionale e kane njohur Absolutin, e kane besuar Ate dhe
    njeriu ka ekzistuar vetem ne kuader te ketyre te drejtave e
    jo me te drejta absolute per njeriun. Myslimanet besojne se
    te drejtat e njeriut rrjedhin nga Allahu dhe Muhammedi
    a.s..34[34] Sa here qe njeriu ka shkelur kompetencat e tij
    ka ardhur deri te rremuja ne te gjitha fushat e jetes. Kjo
    gjendje eshte drastike sidomos gjate viteve te fundit, kur
    njeriu shekullarist uzurpoi te drejta absolute per
    vetveten.

    Gjendja neper rruget e qyteteve amerikane, ku njeriu eshte
    tejet i pasigurte gjate nates dhe gjendja neper rruget e
    nje qyteti sikur Kairo, apo Stamboll, ka dallim thelbesor
    ne dobi te vlerave tradicionale fetare e kunder atyre
    shekullariste. Mirepo, aty ku vendet myslimane po shkelin
    te drejtat hyjnore ne dobi te atyre shekullariste, aty ku
    eshte imituar Perendimi dhe sistemi i tyre politik,
    ekonomik e kulturor, kemi po ate gjendje te Perendimit.
    35[35]





    Perspektiva e popullit shqiptar si ure lidhese ndemjet
    Lindjes dhe Perendimit



    Kosova dhe tokat shqiptare gjenden ndermjet Lindjes dhe
    Perendimit, edhe gjeografikisht, por edhe ideologjikisht.
    Ndonese zyrtarisht jane vende shekullare dhe ndonese
    udheheqja politike dhe intelektuale ka nje disponim
    prokristian, te ndikuar nga e kaluara dhe e tanishmja,
    popullsia, shumice derrmuese myslimane, ka ofruar me heret
    dhe ofron edhe sot e gjithe kohen nje bashkejetese
    maksimale. Perkunder ketij fakti, Kosova, e pak a shume
    edhe trojet tjera shqiptare, gjate dy dhjetevjecareve te
    fundit perjetoi dhune te papare dhe per te saten here dha
    edhe nje provim te rende. Populli shqiptar (por edhe i
    vendeve me fat te ngjashem, si boshnjaket, cecenet) u be
    simbol i qendreses dhe ekzistences, madje edhe nder
    jomyslimanet.

    Kosova me myslimanet e saj nuk eshte e huaj per Evropen.
    Ajo nuk eshte sikurse shume popuj ardhacake ne Evrope. Per
    kete arsye, ne nje periudhe me te arsyeshme politikisht,
    pas deshtimit te njepasnjeshem te projekteve
    evroperendimore, pas deshtimeve te ...izmave te shumte,
    Kosova dhe Shqiperia myslimane do t'i sherbeje Evropes
    sikurse edhe Lindjes. Evropa ka nevoje per popujt qe e dine
    c'eshte islami por edhe Lindja ka nevoje per popujt qe e
    dine c'eshte Perendimi. Tokat shqiptare historikisht
    ndermjet pervojave te kristianizmit ortodoks lindor dhe
    kristianizmit katolik dhe protestant perendimor do te jene
    te dobishme per t'u pozicionuar me mire vete myslimanet.
    Bashkejetesa myslimane me kristianet ne tokat shqiptare qe
    ka filluar nga shekulli IX e deri sot duhet te vazhdoje ne
    te gjitha nivelet dhe ne te gjitha rrafshet. Mbyllja sjell
    probleme te reja, pa e harruar te kaluaren, sepse harresa
    shpie deri te perseritja e problemeve. Per fat te keq,
    veprimet e personaliteteve politike, shkencore e
    kulturore36[36] nuk po ndihmojne drejt nje perspektive te
    ndritshme.





    Permbyllje



    Ne permbyllje te ketij shkrimi te shkurter do te
    konstatojme se "Islami i ka dhene njerezise kodin ideal te
    te drejtave njerezore para 1400 viteve. Qellimi i ketyre te
    drejtave eshte deftimi i respektit dhe dinjitetit per
    njerezine dhe heqja e eksploatimit, shfrytezimit dhe
    padrejtesise. Te drejtat njerezore ne islam jane thelle te
    skalitura ne perceptimin se Allahu dhe vetem Ai eshte autor
    i Ligjit dhe te Drejtave dhe se Ai eshte burim i te gjitha
    te drejtave te njeriut. Meqe bartin prejardhje hyjnore,
    asnje lider, asnje qeveri, asnje kuvend dhe asnje
    autoritet/pushtet tjeter nuk lejohet t'i kufizoje, abrogoje
    apo rrenoje ne asnje menyre te drejtat e dhuruara nga
    Zoti"37[37].

    Dr. George Carey, ish-kryepeshkopi i Kenterburgut, pas 11
    shtatorit 2001 ne New York, pohon se "Bota gjendet ne
    rremuje te tmerrshme"38[38], ndaj te gjithe e sidomos
    bashkesite fetare qiellore por edhe te tjerat duhet te
    ndihmojne ne kapercimin e kesaj rremuje. Nese do te
    respektoheshin rendi dhe parimet, qe i shtruam disa rreshta
    me siper, shekulli XXI mund te shpetoje nga konfliktet dhe
    perplasjet qyteteruese dhe fetare dhe mund te ndertoje nje
    ardhmeri me te mire e me fatlume, per te gjithe, pa dallim
    race, gjuhe, ngjyre dhe vendi. I bashkohemi mendimit se
    "kush apelon ne emer te qyteterimit ne konflikt te
    qyteterimeve dhe kulturave, thjesht, ai eshte protagonist i
    barbarizmit" dhe "kush apelon ne emer te fese ne konflikt
    te fese, ai ne te vertete eshte mohues i Zotit."39[39] Ne
    kete kaos, me se shumti pergjegjesi ka Perendimi, por as
    pjesa tjeter joperendimore40[40] qe ka pervetesuar sistemin
    politik e kulturor perendimor nuk eshte pa pergjegjesi.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Une e mbaj per baze islamin ne idete e mia dhe ne besimin tim por pse mendon qe perendimi eshte armik i islamit?
    Dhe pse me miliona myslimane jetojne ne perendim?
    Islami ka armiq por nuk me duket e drejte te quash perendimin armik te islamit.
    Perendimi ka frike nga islami nga ato qe shihen ne TV. Edhe une frikesohem ndonjehere. Megjithate une besoj ne Kur'an. E perseri nuk jam armik i islamit dhe perseri kam frike. Kam frike nga ta qe KUSHTROJNE si puna jote dhe fjala qe kane ne goje eshte "VDEKJE KAFIRAVE" "DO DIGJENI NE XHEHENEM".
    Vetem zoti e di se kush do shkoje ne xhehenem.
    Amerika nuk pushtoi asnje vend mysliman. Ajo puna e irakut nuk ishte per arsye fetare, ti si thua.
    Me duket e çuditshme qe ne nje vend islamik si ne afganistan mbasi iu dha liri femrave te dilnin pa perçe me vrap sa te mund u veshen si ne perendim. A do te thote kjo se atje islami ishte i detyruar? Nuk ka detyrim ne fe. Sepse per kete kemi ardhur ne kete bote me zgjedhje te lire te vendosim jemi apo jo myslimane.
    Asnjeri nuk ka te drejte te me detyroje te bej dicka kunder vullnetit tim. A thuhet ne kur'an kjo gje?
    Dhe mos harro qe edhe islami u perhap me lufte. Qe ne fillimet e tij.

    A me bejne mua ato qe thashe nje mysliman jo te mire ose nje kafir?
    JO! Fakti qe ti kushtron kunder armiqesise se perendimit nuk te ben me te mire se une. dhe ajo qe thashe nuk me ben me te keq se ty.

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Me duket e çuditshme qe ne nje vend islamik si ne afganistan mbasi iu dha liri femrave te dilnin pa perçe me vrap sa te mund u veshen si ne perendim
    Nuk jane veshur si ne perendim, por jane xhveshur si ne perendim.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Jo more nuk eshte ashtu fare perendimi nuk eshte kunder islamit,e kundrta egziston.Une mendoj se ketu ka te bej shume me civilizimin.Dihet se shtetet islame duke u mbshtetur kryesisht ne rregullat e fes kan mbetur shume mbrapa ne krahasim me shtetet perendimore.Toleranca eshte shume me e madhe ne shtetet perendimor se sa ne shtetet arabike,une jetoj ne perendim dhe shof se per qdo dit ndertohen gjamija kurse kush mund te me bind se mundesh ta ndertosh nje kish ne iran psh.Edhe vete arabet qe kan ikur dhe jan vendosur ne evrop e pranojn se ka defekte shume te medha ne shtetet arabe regjimet duke perdor fen ata stypin popullin e vet.Eshte shume e thjesht te vresh se me miliona mysliman kan ikur nga shtetet islamike dhe jan vendosur ne perendim,dhe sot jan integru ne shoqrit aty ku jetojn.Feja nuk ndryshan aspak nga partit politike por e keqja se njerzit nuk e kuptojn tek e fundit keto ndarje ne fe kush i ka ber jam i bindur se zoti nuk i ka ber i kan ber nejrzit per te mujt me sundu mbi te tjeret.

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 15:02
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •