nga shtypi

....
Nė Miqigan u themelua Lidhja e Intelektualėve Shqiptaro-Amerikan


--------------------------------------------------------------------------

Kuvendin e pėrshendeti kongresmeni Tom Lantos i shoqėruar nga ish kongresmeni dhe veprimtari i palodhshėm i ēėshtjes shqiptare Xhozef Diogardi.

Kryetar i Lidhjes sė Intelektualėve Shqiptaro-Amerikan tė Miqiganit (Michigan) me mandat dyvjeēar u zgjodhė intelektuali i mirėnjohur nga Shqipėria Dr. Zef Brozi, ndėrsa pėr nėnkryetarė profesori univerzitar nga Kosova Dr. Marjan Demaj.

Miqigan (SH.B.A.), 24 shtator 2002 / A.Vuniqi

Nė lokalet e kishės shqiptare-katolike, Shėn Pali, mė 22 shtator, nė Roēestėr Hills (Rochester Hills), nė Miqigan u mbajtė kuvendi themelues i Lidhjesė sė Intelektualėve Shqiptaro-Amerikan. Nė kuvendin e parė themelues morėn pjesė mbi 100 intelektualė tė profileve tė ndryshme, profesorė nė universitete amerikane, inxhinier, artistė, akademikė, ekonomistė, juristė, biznismenė, tė cilėt janė pozicionuar dhe kanė krijuar emėr nė institucione tė ndryshme tė Miqiganit.

Kuvendin e pėrshendeti kongresmeni amerikan Tom Lantos, i cili shoqėrohej nga Xhozef Diogardi, i cili ndėr tė tjera veēoi rėndėsinė e formimit tė Lidhjesė sė Intelektualėve Shqiptaro-Amerikane si dhe mbėshtetjen e vazhdueshme tė shqiptarėve dhėnė qeverisė amerikane.

Gjatė prezantimit tė tij para kuvendarėve ai rikujtoi tė pranishmit se ishte prezent nė Kosovė atėherė kur kishin nevojė mė sė shumti shqiptarėt, duke vazhduar se do tė ndihmojė edhe mėtutje ēėshtjen shqiptare nė Kosovė, por qė tani ėshtė i angazhuar edhe pėr ēėshtjen shqiptare nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi.

Ai gjithashtu potencoi angazhimin nė vazhdimėsi tė shqiptarėve pėr paqėsimin e Ballkanit, duke dhėnė njė mesazh tė qartė se shqiptarėt do tė jenė njė faktor i rėndesishėm i stabilitetit politik por edhe i vendosjes nė Ballkan, duke ndihmuar kėshtu procesimet e mėtejme integruese nė Evropė.

Kuvendin themelues tė intelektualėve shqiptarė tė Miqiganit e pėrshendeti edhe atdhetari dhe famullitari i kishės katolike shqiptare Don Anton Kēira, i cili theksoi se objekti fetar ku po mbahet ky kuvend ėshtė ndėrtuar nga kontributi i tė gjithė shqiptarėve tė tri konfesioneve dhe se ky objekt do tė jetė nė shėrbim tė tė gjithė shqiptarėve, tani e tutje do te mbetet detyrė e intelektualėve tė zgjasin kohėsisht procesin e mos asimilimit tė shqiptarėve edhe pse ky proces nė njė periudhė mė tė gjatė kohore do tė jetė i pashmangshėm.

Kuvendin themelues e udhėhoqi Dr. Marjan Demaj, ndėrsa pėr mirevajtjen sa mė tė suksesshme tė kuvendit kontribuan Dr. Fran Ivezaj, Dr. Gjek Gjelaj, Lush Camaj, Nua Ivanaj, Dr. Zef Brozi, Prof. Lulash Palushaj, Pjeter Camaj, Dr. Prenk Ivezaj dhe Tom Camaj nė cilėsin e referuesve.

Nė kėtė Kuvend qė kishte karakter pune u shpalosėn edhe synimet programore dhe angazhimi i mėtejmė i intelektualėve shqiptare-amerikan tė Michiganit qė ka pėr qėllim qė tė mundėsojė bashkėpunimin dhe organizimin e intelektualėve pėr:

- Afirminmin, zhvillimin dhe trashėgimin e kulturės universale kombėtare.

- Njohjen e kulturės dhe historisė sė kombit shqiptar, eliminimin e imponimeve ideologjike dhe dhunimit tė vlerave kulturore e tė vėrtetave historike.

- Ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhės shqipe nėpėrmjet hapjes sė klasave pėr mėsimin e gjuhės shqipe dhe tė historisė e kulturės kombėtare.

- Intensifikimin e bashkėpunimit tė pandėrprerė dhe tė gjithanshėm me institucionet, shoqatat dhe subjektet politike fetare.

- Nxitjen dhe mbėshtetjen e krijimtarisė shkencore, kulturore e artistike.

- Zhvillimin e informimit publik nėpėrmjet hapjes sė kanaleve televizive, radiove, gazetave dhe revistave nė gjuhėn shqipe dhe bashkėpunimin me ato ekzistuese.

- Ndihmėn pėr zhvillimin shoqėror dhe ekonomik tė tė gjithė shqiptarėve kudo qė gjenden. Dhėnien e kontributit nė veprimtaritė kulturore e artistike.

-Mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut dhe zhvillimin e marrdhėnieve shoqėrore demokratike.

- Integrimin kulturor, ekonomik, social, rajonal, europian e botėror tė shqiptarėve e nė menyrė tė veēantė tė immigrantėve nė Amerikė.

- Njohjen dhe afirmimin e arritjeve shkencore e teknike bashkėkohore.

- Mbajtjen e qėndrimeve ndaj ēdo propagande deningruese qė cenon dhe rrezikon interesat e shqiptarėve.

- Lobizmin e ēėshtjes shqiptare nė Kongresin, Qeverinė dhe institucionet Amerikane si dhe nė institucionet evropiane.

Lidhja e Intelektualėve Shqiptaro-Amerikan do tė angazhojė potencialin e vet intelektual e krijues pėrmes botimeve, ribotimeve, ekspozitave, deklaratave, konferencave pėr shtyp, tryezave tė rrumbullakta, mbrėmjeve letrare, bisedave akademike etj.

Lidhja e Intelektualeve Shqiptaro-Amerikan ka paraparė pėr vitin e parė tė veprimtarisė sė vet tė:

- Pėrpilojė dhe botojė Abetaren e Immigrantit dhe fjalorin e 1000 fjalėve tė para nė gjuhėn shqipe.

- Tė organizojė tė paktėn njė konferencė me karakter shkencor.

- Tė pergatisė nė gjuhėn shqipe dhe nė anglisht botimin "Ēfarė ėshtė e nevojshme tė dini pėr t'u bėrė shtetas Amerikan".

- Tė pergatisė dhe tė japė pėr botim "Jetėshkrimi dhe vepra e tre shkrimtarėve mė tė mėdhenjė tė literaturės sė vjetėr shqipe".

- Te pėrgatisė dhe botojė librin: Dhjetė tregime tė Ezopit pėr tė vegjlit".

- Nė muajin tetor tė organizojė njė seminar kushtuar jetės dhe veprimtarisė se Gjergj Fishtės.

- Tė organizojė bisedėn letrare: Botimi ne Michigan i Revistės "Kuvendi" qė pėrbėn njė akt me vlera intelektuale nė sherbim tė immigrantėve shqiptarė.

- Tė hapė ekspozitėn me vepra tė piktorėve, skulptorėve dhe krijuesve shqiptarė qė janė nė Amerikė.

Nė fund tė punimeve kuvendi zgjodhi me vota tė fshehta edhe kėshillin drejtues nė pėrbėrje: Zef Brozi, Marjan Demaj, Nua Ivanaj, Pjetėr Camaj, Lush Camaj, Tom Camaj, Fran Ivezaj, Gjekė Gjolaj, Nuo Ivezaj, Ledio Veseli, Ariana Malile, Elvira Bishaj, Eduard Aliko, Antoneta Bilica dhe Rexhep Goēi.

Kuvendarėt zgjodhėn me vota tė fshehta edhe kryesinė e Lidhjesė sė Intelektualėve Shqiptaro-Amerikan me krytar Dr. Zef Brozi dhe nėnkryetar Dr. Marjan Demaj.

.....


A nuk gjeten ndonji BURRE ta bejne kryetar po vajten gjeten me qiri dhelparakun Zef Brozi?