Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 133
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758

    Kërkohet xhihad në rrugët e Shkupit dhe Tetovës

    Megjithate ndodhen.Skena tashme te para neper televizione diku ne Gaza, Bagdat apo Xhalalabad. Disa qindra te rinj shqiptar te Shkupit te mbeshtjellur me shami te zeza ne koke me flamuj te zinj te AL AKSES (Ju kujtohet ato me te madhe shiteshin ne Bit Pazar) brohorisnin per xhihad.Dolen nga birrucat e rrugicave te errta te gazi babes,dizhonit e duqanxhikut e tani jane ne skene.Nuk ishte me rendesi qellimi por ikonografia (pamja) sepse BIM-i tashme protestoi per karikaturat e vrazhda.Dolen keto vehabiste per te treguar se jane aty, se kane fuqine te demonstrojne, se jane te ngjashem me "vellezerit" e tyre ne Gaza apo ne Bagdad. Ata duheshte te xhirohen dhe keto xhirime te jepen neper televizione boterore qe, ja ne Shkup shqiptaret jane per xhihad mu ashtu sic thoshte Millosheviqi apo Putini. Cudi nje dite me pare Putini i therret vellezerit e Hamasit ne bisedime vellazerore mu ashtu sic bente Arafati me vellezerit rus (sovjetik). Ne nderkohe po vendoset fati i Kosoves dhe fjalen kryesore do ta kene miqte tane perendimore qe i ngriten aeroplanet ne Aviano apo Inxhirlik per ta bombarduar Serbine dhe per ta shporur serbin.Po ato perendimor qe e nxorren dhe e ndihmuan UCK prej Haracine dhe ne fund arriten ta bejne marreveshjen e Ohrit dhe ta ngrisin statusin e shqiptareve.

  2. #2

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    Megjithate ndodhen.Skena tashme te para neper televizione diku ne Gaza, Bagdat apo Xhalalabad. Disa qindra te rinj shqiptar te Shkupit te mbeshtjellur me shami te zeza ne koke me flamuj te zinj te AL AKSES (Ju kujtohet ato me te madhe shiteshin ne Bit Pazar) brohorisnin per xhihad.Dolen nga birrucat e rrugicave te errta te gazi babes,dizhonit e duqanxhikut e tani jane ne skene.Nuk ishte me rendesi qellimi por ikonografia (pamja) sepse BIM-i tashme protestoi per karikaturat e vrazhda.Dolen keto vehabiste per te treguar se jane aty, se kane fuqine te demonstrojne, se jane te ngjashem me "vellezerit" e tyre ne Gaza apo ne Bagdad. Ata duheshte te xhirohen dhe keto xhirime te jepen neper televizione boterore qe, ja ne Shkup shqiptaret jane per xhihad mu ashtu sic thoshte Millosheviqi apo Putini. Cudi nje dite me pare Putini i therret vellezerit e Hamasit ne bisedime vellazerore mu ashtu sic bente Arafati me vellezerit rus (sovjetik). Ne nderkohe po vendoset fati i Kosoves dhe fjalen kryesore do ta kene miqte tane perendimore qe i ngriten aeroplanet ne Aviano apo Inxhirlik per ta bombarduar Serbine dhe per ta shporur serbin.Po ato perendimor qe e nxorren dhe e ndihmuan UCK prej Haracine dhe ne fund arriten ta bejne marreveshjen e Ohrit dhe ta ngrisin statusin e shqiptareve.
    Shkupo, s'ndejtët qetë edhe ju derisa prap nuk erdhët këtu me komentet e juaja nga më banalet. Dolët edhe ju nga shpella ku keni fjetur çe sa kohë!!! Mirëpo, jam bindur njëherë e përgjithmonë se, ju si një PDSH-ist, s'ka si të flisni ndryshe përveç sikurse Thaci juaj i cili, edhe veprimtarinë humane të Organizatës Humanitare El-Hilall në kohën e Ramazanit e quajti si një "budallallëk" në atë kohë!!! Ehhh, po çka me bë, këto far PDSH-ista kur ishin në pushtet kurrë nuk kishin bërë ndonjë akt human në kohën e tyre dhe s'ia kishin haberin se çka do me thënë me bë një gjest apo aktivitet human për popullatën.

    T'i kthehemi temës. Deshte apo nuk deshte ti, duhej të ketë një reagim të tillë me protesta paqësore (siç u bënë në SK e TE) edhe këtu në Maqedoni, sepse:

    - këtu ka musliman dhe u lënduan edhe ndjenjat e tyre me këtë vepër të pahijshme që bëri dhe e përsëriti disa herë Evropa,
    - duhej të tregohej se figura e Muhammedit a.s. nuk është figurë tallëse për Muslimanët, ashtu sië mund të ishte Isai a.s. për të krishterët
    - dhe se, nëse Evropa, me këtë sjellje të pahijshme, ka qëllim nxitjen e ndonjë lufte të çfarçdo lloji, duhet ta ketë të qartë se muslimanët janë të shtrirë kudo, madje edhe në këtë Maqedoni të vogël.

    Solidariteti në një kohë kur është e nevojshme një gjë e tillë, madje e PATJETËRSUESHME do të thoja, duhet me doemos të ndodhë.

    Besoj se, s'ka nevojë ta përmendni edhe ta ndërlidhni fatin e Kosovës me protestat që u bënë në Maqedoni...( një frazë tipike PDSH-iste kjo).
    Kosova, sidoqoftë e ka veç më të zgjedhur fatin e saj; në pytje është publikimi para opinionit i statusit të saj pas bisedimeve që do të ndodhin formalisht në Vjenë....
    Ndërkaq si muslimanë, ne nuk mund të rimë duar kryq para ndërkombëtarëve, të cilët ju kaq shumë i doni dhe të cilët në anën tjetër luajnë me ndjenjat tona dhe tallen me figurat madhështore fetare.

    Perendimi duhet ta dijë njëherë e përgjithmonë se, të luash e të tallesh me ndjenjat e dikujt s'është e lehtë, madje s'është njerëzore aspak. Nëse në perendim ka anti-vlera, Lindja akoma ka vlera dhe ato do t'i ruajë gjithmonë.

    Si ju duk juve që, Perendimi i publikoi karikaturat e tilla në Shtator të vitit 2005 dhe reagimi i muslimanëve s'qe aq i ashpër, ndërkohë që nga kjo "heshtje e muslimanëve" në atë kohë Perendimi sërish përfitoi nga rasti dhe deshti edhe njëherë t'ia matë pulsin muslimanëve me RI-publikim të karikaturave të tilla këtët vit?

    Sikur mos të ndodhnin protestat, Perendimi kurrë nuk do të njoftohej se në mes muslimanësh akoma rruhen vlerat dhe akoma respektohen ato. Dhashtë All-llahu që këto vlera të ruhen e respektohen deri në fund! Amin!

    zEm

    P.S. Me kaq morri fund shkrimi im në këtë temë!
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Nuk e di pse e nderlidh kete koment timin antixhihad me gjoja pro-PDSH-izmin tim. Ne disa raste ketu e gjetiu e kam kritikuar shume ashper PDSH-ne. Ti si vehabiste valle mos ke ndonje anti-PDSH-zem ne vehte apo ta quaj me mire pro BDI-zem.Valle ku qendron a e di???


    Krejt ne rregull do te ishin prostesta kunder publikimit te vrazhde te shembelltyres se profetit Muhamed a.s. dhe ketu ska dileme.Bashkesia Islame e denoi kete dhe tha qartazi se eshte kunder shfrytezimit te kesaj ngjarje per interesa te rrymes se talibaneve ne Shkup. Ajo cka ndodhi te premten ne Shkup
    ishin prostesta me disa qellime:

    1.promovimit (testimit) te fuqise se talebaneve ne mesin e shqiptareve(valle do te dalin 10 mije 20 mije shqiptar por shyqyr dolen jo me shume se nje mije)

    2.promovimit te pamjeve (riperseritje) me shallvare, shalle e kapela te zeza te brigadave te AL AKSES dhe HAMASIT me flamuj te zi te shkruar ne arabisht ne mesin e shqiptareve ne Shkup e me gjere

    3.Kunder Kosoves (boshti Moske, Beograd dhe vehabista/taleban)

    4.Kunder progresit te shqiptarve ne keto hapesira dhe kthimin e tyre ne "idilen" vehabiste te nje enderre per kalifat prej Indonezise e deri ne Evrope.

    Keto kater arsye tani per tani jane te qarta dhe dita e premte ka qene dite e armiqeve tane e ate mund ta kishe ndier ne lajmet kryesore te SITEL-it i cili sic morra vesh gratis ua ka shperndare xhirimet televizioneve te huaja (sepse per cudi ka qene e vetmja TV qe ka xhiruar skena ku vehabistat tuaj thirrnin per xhihad duke u caravesh te maskuar sikur te jene ne Gaza. (SITEL eshte televizion maqedonas antishqiptar i cili nuk e ka ndryshuar kursin e vet qe nga fillimi dhe me politiken e vet redaktuese gjithnje ka promovuar qendrimin se shqiptaret jane terorista islamik )

  4. #4
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anëtarësuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    o Shkup nuk e di pse sju pelqejne keto lloj manifestimesh kur ne to ska pasur nje xham te thyer apo traziren me te vogel dhe nuk revoltoheni kur ne rruget e Europes dalin shoqata per mbrojtjen e homseksualeve te xhveshur e vetem me tanga e ne jemi te detyruar ti shohim neper familjet tona duke bllokuar ekranin se mos i shohin femijet e llahatarisen.A thua skane te drejte Muslimanet te mbrojne fene e tyre.Myslimanet e Shkupit treguan me kete proteste vendosmerine per mbrojtjen e te drejtave te tyre ne menyre qytetare.
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  5. #5
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Hapësi i temës do të bënte mirë sikur të jepte një përshkrim të realtë të ngjarjes, sepse me këtë përshkrim që ka bërë mund të më bën të dyshoj në qëllimin dhe prapavijën e temës (sidomos duke e ditur se është aktivist i PDSH-së).

    Duke u nisur nga raportet dhe komentet e mjeteve informative se protesti nuk ishte i organizuar nga ndonjë subjekt i caktuar, por se ishte protest spontan i një mase popullore (e pamundur) dhe duke qenë se organizatori nuk u shfaq, por në vend të organizatorëve u shfaqën “anti- organizatorët” bën të kuptohet organizatori dhe prapavija e protestave.

    Mjafton të jesh pak në rrjedha me zhvillimet (negative) politike në vend, që të konstatosh (si lexim i Abetares) se kush në të vërtetë qëndron prapa këtyre protestave. Në një period kohor të vonuar, pasi BIM kishte kohë që kishte bërë reagimin zyrtar për problemin në fjalë, një masë popullore doli të shfaq revoltën ndaj fyerjes së Profetit Muhammed, figurës më të dashur të botës islame. Organizimi i protestit nuk habit, Profeti meriton respektin tonë (jo të vonuar), çfarë habit në këtë rast është fakti se kush ishin protagonistët e protestit. Në qendër të vëmëndjes ishte kreu i PDSH-së, përbindshi Menduh Thaçi dhe maskota e tij Agim Krasniqi. Figura të mirënjohura me një bagazh politik negativ në trojet e Maqedonisë, figura të akuzuar jashtë tjerave edhe për terrorizëm dhe kriminalitet, figura që gjenden në listën e zetë të BE-së dhe SHBA-ve.

    Pa fije turpi dhe pa kokërr njerëzie, njëri (Agimi) e çjerrte fytin duke bërtitur e duke “i udhëzuar” vëllezërit musliman të shpërndahen dhe të ndërprejnë protestin, se gjoja qenka një veprim i dëmshëm për çështjen shqiptare, kurse tjetri (përbindshi) me atë qëndrimin e palaços (i ngjashëm me paraqitjet e Nikolla Gruevski), “për hir të së mirës së çështjes shqiptare” deklaronte se kush janë organizatorët e protestit. Përbindshi (të cilit më dhemb dora t’ia shkruaj emrin), deklaroi se BDI-ja, e cila gjoja kohë të gjatë paska mbajtur nën terror BIM-në është organizatori i fshehtë i protestit.

    Ky përbindësh me këto deklara sa naive, po aq qëllimkeqe dhe dëmtuese për shqiptarët, tenton që në opinoinin shqiptar dhe sllavo-maqedonas, po edhe më gjërë, të krijojë mendimin se BDI-ja është parti anti- shqiptare, se tentojnë ta dëmtojnë çështjen e Kosovës dhe çështjen mbarë-shqiptare në përgjithësi, duke përkrahur terrorizmin. Në këtë mënyrë ai veçsa akuzon popullin shqiptar për terrorizëm, gjë që sllavët janë munduar ta bëjnë kohë me rradhë.

    Shtrohet pyetja sa larg janë të gatshëm të shkojnë PDSH-istat me çmendurinë e tyre??? Ku është llogjika e mbrojtjes së interesave kombëtare duke e sharë kombin dhe duke e prezantuar kombin tonë para opinionit si të rrezikshëm dhe terrorist edhe atë në një kohë kruciale për shqiptarët? Deri kur shqiptarët e Maqedonisë do të jenë viktima të politikës së fëlliqur të mbeturinave komuniste shqiptare në këto troje? Thënë shkurt: ku e çon mushka Menduh hajvanin dhe të gjithë shqiptarët me këtë “taktikë” budallaishi?!!!
    Zgjedhjet po afrojnë, Zoti e di çfarë marrëzirash janë duke përgatitur!

    Një njeri me llogjikë të shëndoshë, duke analizuar bëmat e PDSH-së në përgjithësi në perodin post-konflituoz, këtë protest dhe deklaratat e përbindshit Thaçi, mund të konstatojë se politika e çmendur e PDSH-së në të vërtetë është politikë e rrezikshme anti-shqiptare. Definitivisht vetë Thaçi është organizator i protestit të ashtuquajtur “të rrezikshëm” për çështjen shqiptare, është edhe një tentim i pashpresë për të njollos imazhin jo aq të ndritshëm të BDI-së, për të shndëritur imazhin e partisë së tij të dështuar.

    Që të mos keqkuptohemi, jo të gjithë pjesëmarrësit kanë dalur në protesta për të mbështetur interesat e PDSH-së, shumica e tyre kanë dalur vullnetarisht, në shenjë respekti ndaj figurës së admiruar të Profetit të madh të Zotit, supozoj duke mos qenë të vetëdijshëm se kush qëndron prapa protestave dhe pa i ditur motivet e vërteta të organizimit (Zoti i shpërbleftë të gjithë protestuesit qëllimi i të cilëve ka qenë i sinqertë).

    Ps, Shkupi, “Kerkohet xhihad ne rruget e Shkupit dhe Tetoves” Jo mër bab se nuk kërkohet xhihad, ishte protest paqësor dhe shprehje e revoltit ndaj anti-islamizmit. Duke e lexuar këtë titull monstruoz, ndjej keqardhje (më se sinqerisht) dhe habitem si mund të jesh kaq i pandërgjegjshëm?!
    Zoti të udhëzoftë.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  6. #6
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    ZeM, ben shume mire qe nuk shkruan me ketu, se vetem budalliqe shkruan, ja qe ta marresh vesh dhe ti bashke me ato idiotet e protestave.

    I pashe ne disa foto diku tjeter ne kete forum, mos me thoni qe ishin shqiptare se surrati i tyre nuk kishte asgje prej shqiptari. Dhe tani ejani te me derdellisni se ti i shan shqiptaret. Shqiptare nuk jane ca gomere me shalle e me flamuj te zinj, dhe kur vjen fundi, per kesi lloj fashistesh, me mire preferoj mongolet se keta.

    Kurse per fjollat qe na ben analiza pese-lekeshe per organizatoret, as qe me intereson kush i ka organizuar. Ajo qe me intereson eshte sesi ka mundesi qe gjenden akoma tru-shkulur ne rradhet e shqiptareve per te pellitur budalliqet e Arabise.

    O Shkup, dhe ti thua qe u priten me mijera por nuk dolen me shume se 1000 ? Po a e ke idene se sa shume jane ne nje popullsi prej 400 apo 500 mije shqiptaresh atje ? I bie 2% e shqiptareve maqedonas jane xhihadiste ! Jane shume o mik ! Per shpirt, asnje nuk duhet te ekzistoje, por edhe ne qofte ndonje, keto te jene vetem kokrra dhe jo te formojne turma prej 1000 vetash. Une per vete u skandalizova.

    Me kete rast me erdhi shume mire qe ne Shqiperi dhe ne Kosove nuk ka patur budalliqe te tilla. Fundja e kisha nje dyshim qe ne Maqedoni ka hyre krimbi i fanatizmit islamik, por akoma thoja me vete ndoshta nuk eshte e vertete. Eh... si gomari ne enderr, ujku ia kish ngrene gjysmen nga poshte e ai thoshte, he se ndoshta jam ne enderr...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Poenta e peste e ketyre protestave eshte tendenca e instalimit gradual te tyre ne pushtet dhe prej nevojave "fetare" (e vura ne thojza sepse keto njerez per vehte mendojne se jane musliman te vertete e te tjeret e kane humbur rrugen nga qafiret perendimor) ato gradualisht po kalojne ne kerkesa politike. Ne qe jemi nga Shkupi i njohim fare mire keto njerez cka kane qene, e kush jane. Nje pjese e mire e tyre kane marre pjese ne luften e 2001 dhe keshtu bllanko e kane siguruar bileten per "klubin e zyrtareve te lumtur te BDI-se" dhe gradualisht po instalohen ne pushtetin ekzekutiv. Duke e shfrytezuar popullaritetin e partise se luftes si dhe pranine e saj ne ekzekutivin maqedonas si pjese e koalicionit me ish komunistet gradualisht marrin fuqi per te kontrolluar, predikuar dhe vendosur parimet e veta ne perditshmerine e zymte te shqiptareve ne Maqedoni. Ajo mase prej 1000 personave jane vetem "ushtaret besnik" te mullave shqiptare qe rrine neper zyret komode te pushtetit maqedonas nen firmen e BDI-se.Talibanet shqiptar ne fakt jane ne transformim nga nje grup me qendrime fetare ne grup i cili ka aspirata politike per te imponuar menyren talibane te jetes per shqiptaret e Maqedonise. Shumica prej tyre i kane hyre kesaj pune pa vetedije te shendoshe nderkohe qe mullat kryesore jane ne sherbim te agjenturave te caktuara sllavo-talibane. Veprimtaria e tyre stimulohet prej vet shtetit maqedonas e tani nga nentoka gradualisht po dalin mbi toke dhe i masin forcat apo kisha thene paralajmerojne pucin e deshiruar talibanez tek shqiptaret e Maqedonise.

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    O shkup, po te drejtohem edhe nje here. Fanatiket e nje vendi, talebane e kompani, luftohen me efikasitet vetem nga pjesa e shendoshe e popullsise tjeter, dmth nga te gjithe ata qe e ndjejne veten shqiptare dhe qe nuk duan ndonje bisht tjeter nga pas. As komunist as fashist as ortodoks e as mysliman. Nga jashte kufinjve askush nuk te ndihmon. Te gjithe intelektualet shqiptare te vendit duhet te ngrihen njezeri dhe t'i denojne keta "fanatike" dhe te mos lene qe ata te zene vend njehere e mire aty. Ndryshe pastaj eshte vone, dhe kurkush nuk do t'ua qaje hallin, as Sadami, as Mahmudi, e as Hamas Palestina.

    Keshtu shkup, mblidhuni ku jeni e ku s'jeni dhe mbroni vendin tuaj nga keto tendenca fashiste jeshile. Kaq.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Ne Maqedoni ato pak intelektuale pjeserisht jane fosil qe mezi e kapercejne muajin duke mos pasur te holla as per ta blere shtypin e nje pjese e mire i eshte "shitur" politikes dhe qendrojne ne shkallet e pallateve te partive politike duke kerkuar lemoshe per ndonje vend pune cfaredo qofte ai. Pjesa dermuese jane kuaziintelektuar te ashtuquajtur "corapbardhet me kravata" te cilen jane biznismen apo politikan shume te sukseshem. Diplomat kryesisht i kane marre me cash ne dore ne Tirane apo Sofje por edhe ne Fakultetit ne Mesuesise ne Shkup.Intelektualet e vertete tashme moti jane larguar nga Maqedonia dhe i gjen nga Prishtina neper Vienne e deri ne Amerike. Ato pak qe kane mbetur nuk kane fuqi te kundervihen dhe prandaj nuk ka pergjigje te ketyre fenomeneve te mbrapshtate nga ana e shoqerise civile.

  10. #10

    Arrow

    Ec e mos na e bani mizën buallicë pashë atë Zot!!!!

    Thoni shyqyr që vetëdijësohen njerëzit e po kthehen kah rruga e Zotit e po largohen gradualisht nga rruga djallëzore e Perendimit. A s'po e shihni se na u prish njerzia, na u çveshën nga vlerat, nga kultura, na u PERENDIMIZUAN, na u SHTHURËN KOMPLET, e ju po dilni më flitni se na qenkan fanatikë njerëzit e fesë.
    FEJA është pikërisht ajo që e mbron njeriun nga çdo ANTI-VLERË NJERËZORE.

    S'ka fe që të meson kah e prapa:

    -me qenë fanatik,
    - mos me i dal zot vatanit,
    - mos me lexu,mësu e me fitu dituri
    - me u çvesh lakuriq,
    - me përdor drogë,
    - me ba jetë palidhje e të pahijshme,
    - ME I BA DËM TJETRIT,
    -ME OFENDU,
    - me luftu kot e kot,
    - me uzurpu toka të huja,
    - me ia hangër hakun tjetrit,
    - me ia dasht të keqen tjetrit.....ETJ.


    Ku është ajo ditë të kemi sot njerëz si personalitetet e dikurshme historike Shqiptare që kanë luftu edhe për vatan edhe për Iman. e jo vetëm për interes të vetin, e me këtë interes me e PRISH krejtë njerëzinë.

    Ec me i luftu prostitucionin, drogën, lakuriqësinë, AIDS-in, HIV-in...e mos u merrni me muhabete budallakish!!!!


    zEm

    P.S: Zoti i udhëzoftë sa më shumë njerëzit kah rruga e Tij e drejtë, kah rruga e paqes, e diturisë, e mirëqenies, e MIRËSISË, RRUGA PLOT DRITË!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 13-02-2006 më 11:30
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    - këtu ka musliman dhe u lënduan edhe ndjenjat e tyre me këtë vepër të pahijshme që bëri dhe e përsëriti disa herë Evropa,
    - dhe se, nëse Evropa, me këtë sjellje të pahijshme, ka qëllim nxitjen e ndonjë lufte të çfarçdo lloji, duhet ta ketë të qartë se muslimanët janë të shtrirë kudo, madje edhe në këtë Maqedoni të vogël.
    Si ju duk juve që, Perendimi i publikoi karikaturat e tilla në Shtator të vitit 2005 dhe reagimi i muslimanëve s'qe aq i ashpër, ndërkohë që nga kjo "heshtje e muslimanëve" në atë kohë Perendimi sërish përfitoi nga rasti dhe deshti edhe njëherë t'ia matë pulsin muslimanëve me RI-publikim të karikaturave të tilla këtët vit?[/B]
    ZeM
    kush asht Perendimi dhe kush i publikoi karikaturat? Kush asht Europa qe po e perseriska "fajin"? A s'e kupton se karikaturen e ka publikue nji (apo disa) gazete me nji emen e jo "Perendimi"??? Cka asht Europa per ju?
    Ti nuk don me e dite se po ajo Europe "fajtore" asht ajo qe ne mes te Palermos, 100m larg Katedrales i nep nji kishe muslimaneve me e kthye ne xhami...e jo tash, por qysh ne fillim te viteve '90.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Shpresoj qe myslimanet shqiptare te Maqedonise nuk do perzihen ne keto konflikte pa vlere nga te cilat nuk fitojne asgje dhe humbin shume.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    [B]
    S'ka fe që të meson kah e prapa:

    -me qenë fanatik,
    - mos me i dal zot vatanit,
    - mos me lexu,mësu e me fitu dituri
    - me u çvesh lakuriq,
    - me përdor drogë,
    - me ba jetë palidhje e të pahijshme,
    - ME I BA DËM TJETRIT,
    -ME OFENDU,
    - me luftu kot e kot,
    - me uzurpu toka të huja,
    - me ia hangër hakun tjetrit,
    - me ia dasht të keqen tjetrit...ETJ
    !
    Fete e Kishat e fqinjeve tane, Serbeve, e Grekerve.
    Po keshtu dhe ne boten arabe, ata fetare qe thone se te presh koka njerezish eshte normale??


    Po feja, doli nga xhamia a kisha, e u fut ne politike, NUK ESHTE ME FE

    ESHTE MANIPULIM ME NJEREZIT

    Praajo ka dal tashme nga shtepia e Zotit kur ajo futet ne politike

    Njerezit kur besojne, i hapin zemren Zotit, po kete dere te hapur, e shfrytezojne shume ne hirarkine e fese per ti manipuluar keta njerez ne EMER TE ZOTIT.

    NE HISTORI NJE NGA MENYRAT ME TE MIRA PER TE MANIPULUAR NJEREZIT KA QENE FEJA, E MANIPULIMI I DISAVE ME TE

    Nuk ke ca i ben zotit AS ME KARIKATURA AS ME ASGJE

    E NUK KA NEVOJ ZOTI TA NDIHMOSH TI

    Keshtu ta ndajme Fene e Zotin nga manipulimet politike.

    E nuk e mbrojne dote zotin ekstremistet arab apo gjithe ekstremistet e tjere.

    E AI NUK KA NEVOJ PER TA

    Zoti eshte per te rregulluar veten tende.

    KESHTU KUSH PO MBON ZOTIN

    PO DEL MBI TE

    SE NUK KA AS FUQINE AS MUNDESINE TA BEJ KETE

    KETO QE NDODHIN NE BOTE JANE PERPLASJE POLITIKE, GJEOGRAFIKE KULTURORE ETJ, cedo se ata qe luajn duan ti mbulojne me mbulesa fetare etj jo vetem ti perhapin po dhe te fshehin qellimet e verteta, qe jane thjeshte ZENIET E KONFLIKTET NJEREOZRE [JO HYNORE] QE NJEREZIT KANE BERE PERHERE NE TOKE


    E SHQIPTARET DUHET TE KUPTOJNE MIRE CA JANE KETO

    E MOS MANIPULOHEN APO SHKATEROJNE INTERESAT E TYRE [se sic e thashe mesiper jane konflikte per te tjera gjera, edhe kur do te futesh ne keto konflikte ta dish mire keto ska te bejne me Zotin, e ta dish mire se keto interesa jane ne kundershtim apo shume te rezikshme per interesat tona kombetare, ]

    SIDOMOS TANI QE ESHTE STATUSI I KOSOVES-------KETO GJERA PER NE JANE------ VETVRASJE

    ZOTI SKA NEVOJ PER NDIHMEN TONE

    NE KEMI NEVOJ PER TE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 13-02-2006 më 12:27

  14. #14
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Iliriani
    ESHTE MANIPULIM ME NJEREZIT
    KETO QE NDODHIN NE BOTE JANE PERPLASJE POLITIKE, GJEOGRAFIKE KULTURORE ETJ
    E MOS MANIPULOHEN APO SHKATEROJNE INTERESAT E TYRE [se sic e thashe mesiper jane konflikte per te tjera gjera, edhe kur do te futesh ne keto konflikte ta dish mire keto ska te bejne me Zotin, e ta dish mire se keto interesa jane ne kundershtim apo shume te rezikshme per interesat tona kombetare, ]
    Shumë dakort Ilirian
    Unë tentova ta them këtë në shkrimin tim më lart, por vështirë të kuptohet. Vetë hapësi i temës, si aktivist i partisë politike e cila qëndron prapa këtij protesti e që ka qëllime të këtilla, luan rolin e tillë
    Vetë titulli i temës flet për prapavijën e saj...
    Lojëra politike, lojëra të rrezikshme me të cilat luajnë kriminelët e tipit Menduh Thaçi.
    Mjerim i vërtetë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fjollat : 13-02-2006 më 12:30
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    SHQIPTARET KANE NJE PROBLEM TE VETEM TANI, MADHORIN, QE KANE MBI NJE SHEKULL QE KANE LUFTUAR E QE KEMI SAKRIFIKUAR AQ SHUME BREZ PAS BREZI


    S T A T U S I N

    E

    K O S O V E S


    Cdo njeri, duhe ta shikoj e kontrolloj veten, se ka levizur, ne eshte shqiptar apo jo????, nqs injoron kete, ose vepron kundra kesaj.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Shumë dakort Ilirian
    Unë tentova ta them këtë në shkrimin tim më lart, por vështirë të kuptohet. Vetë hapësi i temës, si aktivist i partisë politike e cila qëndron prapa këtij protesti e që ka qëllime të këtilla, luan rolin e tillë
    Vetë titulli i temës flet për prapavijën e saj...
    Lojëra politike, lojëra të rrezikshme me të cilat luajnë kriminelët e tipit Menduh Thaçi.
    Mjerim i vërtetë.
    Nuk e njoh thelle politiken ne Maqendoni, vec ne pergjithesi.

    Po nqs do shikoj ca shqiptar qe dalin sot me keto gjera,

    eshte vetvrasje per Kosoven e dhurate Per Beogradin

    Kete duhet ta kuptojme qarte si ne si ndonje qe mund te dali a mbroj kete gje.

    Per Fene u shpreha me siper.

    Zoti nuk ka nevoj per ndihmen tone.Ne kemi nevoj per te.

    Ne ti lutemi Atij per nje Kosove te Pavarur sa me shpejte, qe do bej te jetojne ne paqe e qetesi popullin shqiptar te Kosoves qe ka me shume se nje shekull qe jeton nen barbarine serbe.

    PS: Statusi i Kosoves kjo eshte detyra jone e puna jone e ajo qe eshte jona
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 13-02-2006 më 12:45

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit

    Thoni shyqyr që vetëdijësohen njerëzit e po kthehen kah rruga e Zotit e po largohen gradualisht nga rruga djallëzore e Perendimit. A s'po e shihni se na u prish njerzia, na u çveshën nga vlerat, nga kultura, na u PERENDIMIZUAN, na u SHTHURËN KOMPLET, e ju po dilni më flitni se na qenkan fanatikë njerëzit e fesë.
    FEJA është pikërisht ajo që e mbron njeriun nga çdo ANTI-VLERË NJERËZORE.
    Ti vallahi qenke tamam material nga ato qe mbeshtjellin dinamit neper trup....
    Shkoni hidhni ne ere ndonje shkolle, a ndonje autobus me kalamaj ne emer te Zotit.

    Perendimi eshte i djallezuar se po prish vlerat e familjes...kurse juve vlerat e familjes i keni te forta: -burri eshte luftetar, femra eshte kafshe shtepiake.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Jam shokuar nga ato pamjet tragjike te shqiptareve te Maqedonise me flamure islamike e arabe neper duar. Valle shqiptare jane ata me te vertete? Nuk besoja qe paska mes nesh shpellare te tille po qenkam gabuar. Ato pamje jane sherbimi me i shkelqyer kunder aspiratave shqiptare ne gjithe boten. Faj ne kete mes kane edhe intelektualet shqiptare ne Maqedoni e sidomos lideret Ahmeti, Thaci dhe Xhaferri. Keta duhet te bejne nje pune me sensibilizuese me popullaten dhe te mos ti lene te bien pre e mashtrimit dhe dogmes. E kuptoj qe varferia dhe prapambetja jane faktore reale qe na cojne ne situata te tilla por sidoqofte manifestime te tilla jane te pafalshme per ne shqiptaret qe se kemi as per rrace as per tradite te shprehemi keshtu. Kam kuriozitet te dij se cmendon Arber Xhaferri per keto ngjarje. Ai mbetet politikani me i mire i trojeve shqiptare per mendimin tim.

  19. #19
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Si shume here tjra ne po grindemi kurse partite ekstreme ne te gjitha anet e botes po perfitojne nga keto trazira.
    Ne Danimarke partia radikale qe quhet Folkepartiet po behet me e madhja ne vend edhe pse ishte e treta para ngjarjeve qe kan te bejne me karikaturat.

    Sigurisht se ka edhe vende tjera qe perfitojne nga keto trazira. Ketu radikalet e te gjitha aneve mundohen te perfitojne nga rasti.

    Sigurisht se edhe maqedonet e serbet u bejne reklame ngjarjeve ne Shkup dhe Tetove per ti treguar botes se ne gjoja jemi muhaxhedin dhe taliban.
    Per keta(serbet/maqedonasit) ishin keto proteste te mirseardhura ne kete moment, por bota e din se kush jane shqiptaret dhe kush jane sllavet e jugut.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 13-02-2006 më 16:41
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  20. #20
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    Ec e mos na e bani mizën buallicë pashë atë Zot!!!!

    Thoni shyqyr që vetëdijësohen njerëzit e po kthehen kah rruga e Zotit e po largohen gradualisht nga rruga djallëzore e Perendimit. A s'po e shihni se na u prish njerzia, na u çveshën nga vlerat, nga kultura, na u PERENDIMIZUAN, na u SHTHURËN KOMPLET, e ju po dilni më flitni se na qenkan fanatikë njerëzit e fesë.
    FEJA është pikërisht ajo që e mbron njeriun nga çdo ANTI-VLERË NJERËZORE.
    ZeM

    Persa i perket demonstratave ne Shkup (politikisht per problemet e rajonit, Kosova etj, nuk me duket ide e mire, po tjeter ajo pune,) ... doni te protestoni, nuk ua ndalon njeri, sepse protesta gjithashtu manifestim i lirise se fjales dhe te mendimit eshte. Nuk kam asnje kundershtim. Tani nje pyetje kam une, a jeni shqiptare myslymane apo cfare jeni? Perse nuk ishin parrullat ne shqip (ne vend te arabishtes)? Perse nuk kishte flamur shqiptar ne vend te ca jeshilleqeve te huaj? Doni te solidarizoheni me besimtaret tuaj, s'ka asnje problem, por mos humbisni shqiptarizmin ne process.

    Persa i perket Perendimit, ty ndoshta te duket djallezor, e drejta jote t'i shohesh gjerat ne cfaredo lloj prizmi. Nuk mund te them qe shoqeria ne perendim eshte e perkryer, perkundrazi, larg saj, por per mua ajo qe mbetet e shenjte ne perendim apo ne cdo zone gjeografike tjeter ku perdoret, eshte e drejta te zgjedhesh, si rrjedhoje, ne perendim mund te ecesh ne rruge me nje minifund apo me veshje tradicionale myslymane. Me lirine vjen dhe pergjegjesia, ai/ajo qe zgjedh te perdor drogen vuan konsekuencat.
    Sic thashe me siper, perendimi nuk eshte i perkryer, por cila shoqeri eshte e perkryer? Ne Arabine Saudite, ku femra duhet te kerkoje leje nga burri te veje ne pazar? Dhe e di se cfare jystifikimi japin? Femra vuan nga probleme hormonesh qe e bejne nervoze dhe si rrjedhoje nuk mund te marr nje vendim vete, pa ndihmen e burrit. Dmth me troc, duhet te marre lejen e burrit te vej ne pazar te bleje fasule, se pa leje mund te coroditet dhe te bleje oriz.
    Te duket me e perkryer shoqeria ne Jemen, ku femra me ligj martohet ne moshen 9 vjecare?
    Apo sic me dha nje shembull Xeni, ne Turqine Lindore, ku jane aq mbrapa edukimit te femres sa qe te vjen gjynah kur shikon nje vajze qe gezon se meson nje shkronje.

    Persa i perket lirise se shtypit. Nuk isha dakort me vendosjen e karikaturave sepse diheshin pasojat (shembuj ka plot nga e kaluara.) Por ama mbetet ceshtja e lirise se shtypit, qe gjithashtu eshte e shenjte ne perendim (eshte derdhur gjak per te fituar ate liri.) Nga ajo liri e shtypit ka te keqija (sepse sic dihet me vullnetit e lire Zoti na ka dhene dhe pergjegjesine per veprimet tona) ... po ka dhe te mira. Te mos ishte per lirine e shtypit, nuk do e dinim se cfare behej nga Abu Graib. Nuk do e dinim se c'kishin bere disa ushtare angleze ne Basra. Ashtu sic ka pasoja negative per publikimin e karikaturave, gjithashtu ka pasoja negative per ushtaret ne zonat e luftes publikimi i ketyre fotove apo videove. Por e gjitha kompleton, apo jane shembuj te lirise se shtypit.

    Me specifikisht per ato foto, u publikuan per here te pare ne shtator, kryetari i keshillit myslyman ne Danimarke (kjo sipas intervistes se tij ne CNN, qe e pashe personalisht) i dergoi ne Keshillin Islamik ne Lindjen e Mesme, bile pranoi qe kishte vene dhe foto qe nuk u publikuan nga gazeta. Iu bene presione gazetes te kerkoje te falur etj, ata nuk pranuan, per inat apo per budallallek i ri-publikuan (ki parasysh gazeta eshte konservatore e tipit anti-imigrant, ksenofobik, dhe si rrjedhoje islamo-fobik.) Kryetari i keshilit myslyman ne Danimarke, kur e pyeten a eshte dakort me fatuan e leshuar per karikaturistit, ai tha se si danez myslyman nuk pranon fatua nga vende te tjera, por nqs jo, atehere perse nuk e la kete ceshtje vetem si ceshtje lokale? Wolf Blitzer, intervistuesi e pyeti dy here, a jeni dakort me ekzekutimet publike ne Al Jazeera, dhe te dyja heret evitoi pergjigjen. Eshte disi e cuditshme, sesi pranohet liria e shtypit pjese e se ciles eshte dhe transmetimi publik njerezve qe u prehet koka, por karikaturat sollen kaq rremuje, dhune dhe vdekje.

    Protesta ne paqe, nuk jam kunder, por dhuna, vdekja e disa protestuesve, shkaterrimi, vrasja e nje prifti katolik, nje dite pasi Papa e Romes u shpreh kunder atyre karikaturave .... kjo e kaloi kufirin. Me e keqja eshte se vete neper xhamite ne Lindjen e Mesme dhe gjetke, shume lidere shpirterore dmth, hoxhet dhe imamet, po qarkullonin karikaturat dhe te tjera (te papublikuara), apo dhe genjeshtra te tilla si po djegin kuranin ne Danimarke, e gjitha kjo per te nxitur me shume protestuesit, ne vend qe te therrisnin per qetesi dhe demonstrata paqesore.

    Po e le me kaq kete diskutim, dhe shpresoj qe te reflekohet pak me teper per keto ceshtje, para se te shkruhet me pasion. Mbi te gjitha, le te reflektohet per shqiptarizmin, besimin personal te secilit, dhe se si mund te gershetohen sa me mire per te arritur qellimet tona si individe dhe si komb.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosova Në Okb Apo Drejt Tiranës Ose Shkupit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 18:55
  2. Maqedonia e emërton aeroportin e Shkupit me emrin Aleksandri i Madh.
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 15:56
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  5. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-11-2004, 14:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •