Reformim i shpejte i Sherbimit Gjeologjik

PROF. AS. DR. IBRAHIM MILUSHI-PROF. DR. ADIL NEZIRAJ- DR. PETRAQ NAēO


11 Shkurt Ne kuadrin e reformes se sistemit shkencor ne Shqiperi, ka patur nje angazhim serioz nga Qeveria gjate kesaj periudhe, nderkohe qe ka patur diskutime te shumta dhe publikime ne shtypin e perditshem dhe prononcime ne mediat vizive qe e mbeshtesin dhe e kundershtojne kete iniciative te Qeverise. Ajo qe rezulton mese e qarte eshte se reforma ne sistemin shkencor duhet te jete e thelle dhe e gjithanshme dhe se vendosmeria e Qeverise per kete duhet pershendetur dhe mbeshtetur fuqimisht. Ne te vertete, faktet e prezantuara deri tani per gjendjen e rende te sistemit shkencor ne Shqiperi jane mese te mjaftueshme per nje nderhyrje sa me te shpejte dhe energjike te Qeverise per shendoshjen e gjendjes. Por glorifikimi qe po perpiqen te bejne disa drejtues aktual te institucioneve te ketij sistemi, te cilet kane konflikt te dukshem interesash, per te penguar iniciativen e Qeverise per reformen, eshte vertet shqetesues. Nje tendence e tille eshte reflektuar edhe ne disa botime per reformimin e Sherbimit Gjeologjik. Para disa ditesh, nendrejtori i pergjithshem i Sherbimit Gjeologjik Shqiptar, dhe ish-drejtori i ketij sherbimi ne periudhen 1997-2001, ne shkrimet e tyre ne gazeta, ne esence, thone se ky sherbim ka funksionuar shume mire, ka kryer detyra shume te medha dhe te rendesishme per shtetin dhe terheqin vemendjen e qeverise qe ta ruaje te pacenuar, siē eshte, kete sherbim.

Eshte plotesisht e vertete se Sherbimi Gjeologjik gjate ekzistences se tij per mese 50 vjet ka kryer detyra shume te rendesishme dhe ka grumbulluar nje informacion mjaft voluminoz e me vlera te medha per shume dege te ekonomise dhe te shkences shqiptare. Po ashtu eshte shume e rendesishme te terhiqet, ne menyre te argumentuar, vemendja e qeverise per mbeshtetjen dhe forcimin e ketij sherbimi.

Deri ketu ēdo gje eshte ne rregull, por ajo qe eshte thelbesore dhe shume e rendesishme per momentin qe ka te beje me gjendjen e Sherbimit Gjeologjik dhe nevojen per nje reformim te thelle dhe te gjithanshem, keta drejtues, as qe prononcohen fare.

Ajo qe duhet permendur qe ne fillim eshte fakti qe nga Sherbimi Gjeologjik Shqiptar informacioni i grumbulluar nga rilevimet gjeologjike, studimet komplekse, kryerja e mbi 12 milione m shpime, e mbi 700 mije ml galeri, e miliona m3 kanale gjeologjike, e mijera analizave ndodhen ne arkivat e ketij sherbimi, ne mbi 8000 raporte voluminoze. Te dhena te rendesishme gjithashtu ekzistojne ne arkivat tona qe nga fillimi i shek XIX te realizuara nga studiues te huaj. Keto punime kane sjelle informacion shume te rendesishem jo vetem per resurset minerale te Shqiperise, por edhe mjaft informacione te tjera qe mund dhe duhet te shfrytezohen nga disa sektore te ekonomise shqiptare. Kartografimet gjeologjike te shkalleve te ndryshme te realizuara nga sherbimi gjeologjik jane teper te domosdoshme per zhvillimin e infrastruktures, turizmit, per bujqesine, per mbrojtjen e mjedisit etj.

Duke folur ne terma sa me te kuptueshme per opinionin publik, mund te themi se ēdo aktivitet jetesor qe lidhet me shfrytezimin e resurseve xeherore dhe joxeherore ne toke, ēdo nderhyrje ne siperfaqen e tokes (per urbanistiken, infrastukturen urbane, ndertimin e veprave te ndyshme etj.), ka nevoje per keshillimin dhe ekspertizen e gjeologut.

Pra jo vetem informacioni i grumbulluar deri sot, por edhe dokumentimi dhe monitorimi ne vijimesi i ēdo aktiviteti qe nderhyn dhe ēon ne tjetersimin e siperfaqes se tokes eshte detyre e gjeologut, e cila ka rendesi te veēante per ruajtjen e ekuilibrave dhe parandalimin e rreziqeve qe mund te vijne nga nderhyrje te pa studiuara.

Toka dhe strukturat gjeologjike jane ena mbajtese e resurseve xeherore, e materialeve te ndertimit, lendeve djegese, ujit etj., te cilat studiohen dhe zbulohen nga gjeologu. Por jo gjithēka qe zbulohet mund te shfrytezohet me leverdi ekonomike, dhe jo gjithēka qe mund te shitet ne treg, me fitim, mund te rezultoje e leverdishme per t’u shfrytezuar kur analizohen faktoret ne kompleks (si ekosistemi, ndikimet ne mjedis, ndikimet ne vlerat e trashgimise kulturore, historike, gjeomonumenteve, gjeoturizmit etj.). Edhe ne fazen kur nga analiza komplekse nje resurs i caktuar rezulton ekonomik dhe vendoset per t’u shfrytezuar, perseri eshte e nevojshme konsulenca, monitorimi dhe ekspertiza e gjeologut, pasi ēdo pasuri kombetare duhet shfrytezuar me efektivitet dhe duhet te krijoje sa me shume te ardhura per ekonomine e vendit, duke ruajtur ekuilibrat natyror dhe duke shmangur ndotjet ne mjedis.

Gjykuar nga sa thame me siper, ne menyre teper te permbledhur, sherbimi gjeologjik eshte shume i nevojshem per ēdo vend dhe veēanerisht per Shqiperine lidhur me fazen ne te cilen po kalon zhvillimi i vendit dhe per rrethanat ku prioritete te Qeverise jane infrastruktura, turizmi, sigurimi i ujit te pijshem, mbrojtja e mjedisit etj. Duhet theksuar se, pavaresisht nga informacioni i shumte qe zoteron sherbimi gjeologjik, ende ky informacion nuk eshte lehtesisht i perdorshem ne gjendjen ekzistuese. Kesisoj lind nevoja urgjente e sistemimit dhe standardizimit te tij ne perputhje me kerkesat bashkekohore, me fjale te tjera krijimi i bazes te te dhenave. Ne veshtrimin bashkekohor sherbimi gjeologjik jo vetem duhet te perballoje krijimin e data-base te te gjithe informacionit ekzistues, por duhet te perballet dhe te kryej sherbime te rendesishme ne interes te zhvillimit te vendit per te merituar rolin, siē ekziston ne vendet e zhvilluara, si studiues, ekspert dhe keshilltar i shtetit per shkencat e tokes.

Ne keto kushte, natyrshem shtrohet pyetja: Ne ē’gjendje ndodhet sot Sherbimi Gjeologjik Shqiptar? dhe ē’duhet te beje sherbimi gjeologjik per te kryer me efektivitet detyrat qe shtrohen para tij?

Sherbimi Gjeologjik ndodhet sot ne nje gjendje pothuaj te mjerueshme. Prej disa vitesh, pas permbysjes se diktatures, ky sherbim ka vuajtur nga nje mentalitet i vjeteruar i drejtuesve, nga struktura teper te papershtashme dhe me disproporcione skandaloze ndermjet punonjesve shkencor dhe atyre ndihmes, dhe nga nje konfuzion teper i qarte ne objektin e punes dhe detyrave prioritare. Kjo gjendje eshte reflektuar ne perdorimin pa efektivitet dhe shperdorimin e fondeve te shtetit, ēuarjen drejt shuarjes te disa disiplinave baze, prodhimin e produkteve pothuajse skarco, eliminimin e ekspertizes dhe oponences serioze per projektet, degradimin e debatit shkencor dhe realizimin e nje bashkepunimi minimal dhe pa efektivitet me jashte (ky i monopolizuar krejtesisht nga drejtues te paafte).

Mjafon sot te behet nje transparence e shpejte qe te dale e qarte se fondet e sherbimit gjeologjik, te akorduara nga shteti, jane grabitur nga drejtuesit dhe nga strukturat e panevojshme, ne menyren me te pacipe, duke lene te zbuluar dhe pa asnje mbeshteteje te gjithe specialistet qe kane patur aftesi dhe vullnet per te kryer studime shkencore bashkekohore ne sherbim te zhvillimeve konkrete te vendit. Nderkohe asgje nuk eshte bere per mbeshtetjen e specialisteve te rinj duke rrezikuar seriozisht te ardhmen e shkences se gjeologjise.

Ndjejme keqardhje te madhe kur individe si, nendrejtori aktual i Sherbimit Gjeologjik, ose ish- drejtori i Sherbimit Gjeologjik ne periudhen 1997-2001, te mbeshtetur, inkurajuar dhe duartrokitur nga te gjithe drejtuesit aktual te Sherbimit Gjeologjik, dalin sot neper gazeta, ne menyre krejt abuzive, me qellimin e vetem per te mbetur ne post ose per te fituar nje post. Disa prej tyre edhe pse kane mbushur moshen e pensionit, edhe pse me drejtimin e tyre kane ēuar ne gjendje kritike sherbimin gjeologjik, serish nuk ndalen per te perfituar edhe ca kohe deri ne shkaterrimin perfundimtar te ketij sherbimi.

Per te demonstruar erudicionin e tyre, ata perpiqen t’u mbushin mendjen te tjereve per organizimin e sherbimit gjeologjik te disa vendeve te perparuara te botes ose per koniunkturat e favorshme sot per disa minerale xeherore. Ne u themi atyre se skemen organizative te sherbimeve gjeologjike te botes mund ta gjeje kushdo, mjafton te klikosh ne internet, dhe kete mund ta bejne edhe nxenesit e shkolles. Po ashtu lidhur me ēmimet e mineraleve xeherore ka informacion te bollshem dhe eshte i hapur per kedo. Por le te shohin pergjegjesine e tyre keta drejtues, le te hapin faqen e internetit te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar dhe aty do te shikojne qe ajo eshte e parinovuar qe ne vitin 2002, dhe bile si person kontakti eshte nje specialiste qe nuk punon ne Sherbimin Gjeologjik prej kater vitesh. Le te hapim letrat me drejtuesit aktual te dhe te shikojme se sa leke kane marre ata, ne menyre te padrejte, nga buxheti i shtetit per Sherbimin Gjeologjik. Le te shikojne se ne ē’gjendje jane katandisur sot laboratori, apo zyrat e punonjesve shkencor, ku mungojne pajisjet elementare te punes, mungon telefoni, mungon interneti e shume e shume mungesa te tjera. Le te ballafaqohemi hapur me keta drejtues dhe do te dale e qarte se ne ē’gjendje e kane katandisur ata debatin shkencor, oponencen, ekspertizen, kualifikimin dhe kujdesin per brezin e ri. Le te zbresin ata ne nivelin e specialistit dhe te shqyrtojme hapur projektet e tyre mbi trevjeēare dhe do te dale qarte se sa produkte skarco jane, edhe pse kane kushtuar sa qimet e kokes. Le te hapim letrat, te bejme transparence e te shikojme se si ata ne menyre te pacipe i kane dhene projekte vetes (ne vlera deri 10-15 here me te larta se projektet e tjera), duke shkelur te gjitha ligjet dhe duke i bere oponence vetvetes ne menyren me qesharake. Ne mund te thonim shume gjera, por per etike dhe per te mos lodhur lexuesin po ndalemi ketu. Ne, ne fakt nuk do te ndaleshim gjate me shkrimet e ketyre drejtuesve ne gazeta, dhe bile do te perpiqeshim per t’i konsumuar problemet brenda institucionit siē kemi vepruar prej disa vitesh duke i bere prezent ato ne te gjithe piramiden shteterore (te cilat pak ose aspak jane marre parasysh) po te mos shikonim tendencen e tyre per te manipuluar dhe perfituar ne kete situate. Por edhe per faktin se keta drejtues ende qendrojne ne poste edhe pse disa e kane perfunduar me kohe mandatin dhe disa prej tyre duhet te kishin dale me kohe ne pension.

Ne nuk habitemi, nese dikush e paragjykon sot Sherbimin Gjeologjik Shqiptar, e bile nese shtron pyetjen a duhet apo nuk duhet ky sherbim. Ne kemi kurajon te themi se ne gjendjen qe eshte sherbimi gjeologjik ai rendon buxhetin e shtetit me produkte te dobta e shpeshhere krejt te panevojshme. Por, nderkohe, kemi kurajon dhe pergjegjshmerine e plote t’i themi shtetit se nje sherbim gjeologjik i reformuar sipas parametrave bashkekohore eshte teper i domosdoshem dhe se studimet, keshillat dhe produktet e tij jane mese te domosdoshme per zhvillimin aktual dhe vizionar te shume sektoreve te ekonomise shqiptare. Gjeologjia qendron ne themel te te gjithe gjeoshkencave, e cila studion gjithēka ka ndodhur dhe ndodhe ne brendesi dhe ne siperfaqe te tokes. Keto studime jo vetem mund te japin zgjidhje adekuate per mjaft probleme me te cilat perballen sot dege te ndyshme te ekonomise shqiptare, por edhe mund te parashikojne dhe eliminojne pasoja me kosto shume te medha per shtetin. Per ta ilustruar kete po u referohemi vetem disa shembujve. Ne mendojme se do te ishte shume e gabuar te ndertohet nje qender turistike ose ēdo investim tjeter qe kerkon kapitale te rendesishme pa nje studim te plote gjeologjik, i cili do zgjidhte problemin e qendrueshmerine se truallit, kapacitetin mbajtes te treves, furnizimin me uje, stokimin e mbetjeve, mbrojtjen e mjedisit, rrezikun gjeologjik etj. Ose rasti i studimit shkencor gjeologjik ai qe i shpetoi buxhetit te shtetit qindra milione leke nga nje investim i panevojshem mbi kupat e hidrocentraleve te Fierzes e Komanit. Po ashtu studimi shkencor gjeologjik duhet t’i shpetonte arkes se shtetit miliona leke (sepse e kishte per detyre) qe u harxhuan per terrenin e stokimit te kimikateve te Porto-Romanos. Shembuj ka plot ku sherbimi gjeologjik ka rol teper te rendesishem, por ne nuk po ndalemi me gjate ne kete shkrim.

Per te kryer detyrat e rendesishme qe shtrohen sot para Sherbimit Gjeologjik eshte e domosdoshme reformimi i thelle dhe i gjithanshem i mentalitetit, struktures organizative dhe objektit te veprimtarise.

Eshte teper e rendesishme ndryshimi i mentalitetit, i cili aktualisht eshte nje mentalitet teper i vjeteruar, nje mentalitet qe vepron ne kundershtim me rregullat e ekonomise se tregut, nje mentalitet i te vepruarit bazuar ne urdhra dhe jo mbi ligje dhe rregulla strikte dhe mentalitet i perdorimit te fondeve te shtetit nga drejtuesit si prone personale e tyre dhe ē’eshte me e keqja pa mbajtur asnjehere pergjegjesi.

Struktura organizative ka aktualisht probleme serioze. Ajo eshte teper e fryre e me disproporcione teper te medha ne dem te punonjesve shkencore qe jane baze e ekzistences se Sherbimit Gjeologjik. Po ashtu kjo strukture eshte krejtesisht e papershtashme per te realizuar kordinimin me institucionet kerkimore-aplikative brenda dhe jashte vendit, dhe akoma me keq ajo nuk mund te kordinoje, bile as veprimtarine e njesive brenda per brenda Sherbimit Gjeologjik.

Sot Sherbimit Gjeologjik Shqiptar i duhet nje strukture organizative, bashkekohore, qe te veproje ne perputhje me ligjet dhe rregullat (deri sot jane shkelur sistematikisht), ku te kete qartesi dhe perputhje me objektin e veprimtarise se ketij Sherbimi. Kjo strukture duhet te kete raporte te drejta ndermjet punonjesve shkencor dhe atyre ndihmes (dhe jo si sot qe eshte 1 me 3 ose diēka me keq) dhe te jete e afte te realizoje kordinimin e veprimtarise nderinstitucionale brenda vendit dhe me institucionet homologe jashte. Ajo jo vetem duhet te eliminoje pasojat e nje drejtimi anarkik qe ka ekzistuar deri tani, por te krijoje bazat e nje sherbimi gjeologjik vizionar dhe qe kryen detyrat aktuale me efektivitet.

Objekti i veprimtarise se Shebimit Gjeologjik kerkon nje rishikim teresor. Eshte krijuar pershtypja se meqense aktiviteti minerar per mineralet xeherore tradicionale ne Shqiperi eshte teper minimal ose ne shume raste eshte mbyllur fare, nuk na duhet me sherbimi gjeologjik. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i paaftesise se drejtuesve te ketij sherbimi, te cilet ne shume raste kane orientuar sherbimin gjeologjik ne nje kuader teper te ngushte duke ndermarre studime me tituj bombastike (lidhr me mineralet xeherore), te cilat ne fakt nuk kane sjelle pothuaj asgje te re, veēse kane perseritur, ne shume raste, ne nje forme cilesisht me te dobet ato qe jane realizuar me pare. Por edhe ne rastin e studimeve te tjera qe jane jashte ketij kuadri te ngushte mbeshtetja financiare ka qene teper minimale, ka munguar debati shkencor, ka munguar kualifikimi, jane bere ekspertiza formale, nuk ka patur bashkepunim serioz me jashte dhe per pasoje studimet e realizuara jane teper te dobta.

Realisht sherbimi gjeologjik shqiptar duhet te kete nje objekt veprimtarie shume te gjere. Ketu ne po permendim disa prej tyre: Se pari, aktiviteti minerar (ne konceptet bashkekohore te gjitha germimet ne siperfaqen e tokes quhen aktivitet minerar) eshte mjaft i gjere dhe ky aktivitet minerar eshte i orientuar sot kryesisht ne materialet e ndertimit. Ne mendojme se te gjitha karrjerat ne vendin tone duhet te jene objekt dokumentimi dhe grumbullimi te iformacionit shkencor, i cili eshte me interes te veēante per te sotmen dhe te ardhmen e vendit. Natyrisht te gjitha mineralet xeherore dhe joxeherore do te jene vazhdimisht objekt i studimit, per resurse te reja dhe rivleresimit te atyre te zbuluara. Se dyti, sherbimi gjeologjik shqiptar duhet jo vetm te zgjidhe probleme te rendesishme (qe vetem gjeologu mund t’i zgjidhe) qe dalin per urbanistiken dhe infrastrukturen rrugore, por edhe te dokumentoje e grumbulloje informacione te rendesishme qe zbulohen gjate germimeve per keto qellime. Nderkohe edhe rreziqet, me te cilat perballet kohe pas kohe urbanistika dhe infrastruktura ekzistuese, duhet te jene objekt studimi i gjeologut per te parandaluar deme me kosto te larte per buxhetin e shtetit. Se treti, sherbimi gjeologjik duhet jo vetem te zbuloje struktura ujmbajtese nentokesore kur kete e kerkon interesi i zhvillimit ne nje sektor te caktuar, por edhe te grumbulloje informacionin e siguruar dhe te rekomandoje masa per ruajtjen e ekuilibrave te baseneve ujore. Se katerti, sherbimi gjeologjik duhet te bashkepunoje ngushtesisht me Ministrine e Bujqesise jo vetem per studimin e cilesise se tokave, por edhe per problemet e erozionit dhe eliminimit te shkarjeve apo fenomeneve te tjera qe mund te shkaktojne demtimin e tokave bujqesore. Se pesti, sherbimi gjeologjik ka nje rol te rendesishem per turizmin jo vetem per arsyet qe i kemi permendur me siper, por edhe per faktin se ne Shqiperi ka shume fenomene gjeologjike unikale ose teper te rralla, te cilat ne kompleks me aspektet e tjera rrisin interesin e turisteve per territore te caktuara. Keto fenomene duhet te studiohen nga gjeologu dhe te vihen ne sherbim te turizmit. Se gjashti, disa probleme mjedisore nuk mund parashikohen dhe te eliminiohen me efektivitet pa ndihmen dhe konsulencen e gjeologut.

Se fundi, objekt teper i rendesishem, dhe qe duhet te filloje menjehere, i sherbimit gjeologjik eshte krijimi i bazes te dhenave per informacionet ekzituese dhe i atyre qe krijohen ne vijimesi. Nderkohe qe kartografimet shumeqellimore mbeten detyre e perhershme dhe me e rendesishmja e Sherbimit Gjeologjik.

Ne mendojme se deri sot reforma ne Sherbimin Gjeologjik eshte konceptuar thjeshte si shkurtim mekanik dhe thjesht ne iteres te perfitimeve te individeve ose grupeve te caktuara. Per kete mbeshtesim fuqimisht iniciativen e Qeverise per reformimin e sistemit shkencor ne Shqiperi dhe jemi te bindur se kjo reforme do te mundesoje ekzistencen e nje sherbimi gjeologjik bashkekohor (ku do te kete, nder te tjera, edhe nje ndarje te qarte ndermjet punes shkencore dhe asaj rutine), te dobishem per vendin dhe per te gjithe ata punonjes shkencore qe kane aftesi dhe vullnet per te kontribuar ne kete fushe.


Metropol.