Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 94
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės

    Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės zgjodhėn sot Fatmir Sejdiun nga radhėt e LDK-sė President tė ri tė Kosovės.
    Nėpėrmjet njė votimi tė fshehtė, pas tri raundeve, Fatmir Sejdiu, kandidati i vetėm pėr kreun e vendit, mori 8O vota, kundėr ishin 12 dhe 17 fletėvotime ishin tė pavlefshme.
    Fatmir Sejdiu, sekretar i pėrgjithshėm i LDK-sė, nė postin mė tė lartė tė vendit trashėgon Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta mė 21 janar 2OO6.
    Sipas Kornizės Kushtetuese, Presidenti i Kosovės mund tė zgjidhet me dy tė tretat e votave tė 12O deputetėve sa ka parlamenti ose me shumicėn e thjeshtė prej 61 votave pro.
    Nė raundin e parė, nga 11O deputetė tė pranishėm, pro votuan 78, ndėrkaq 8 ishin kundėr dhe 24 fletėvotime ishin tė pavlefshme. E njėjta situatė u pėrsėrit pothuajse edhe nė raundin e dytė kur pro votuan 77 deputetė, 9 ishin kundėr dhe 24 fletėvotime ishin tė pavlefshme.


    Biografia e Fatmir Sejdiut

    Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Podujevė. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės.
    Dr. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Shkencave Politike tė Universitetit tė Prishtinės.
    Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha.
    Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot.
    Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998.
    Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese.
    Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ėshtė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike.
    Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte.
    Eshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Fatmir Sejdiu
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Perhajr i qofte Kosoves Kryetari i ri.
    What goes around, comes around

  4. #4
    sabrina Maska e bijonda
    Anėtarėsuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    6

    urime gjitheve

    perhajr ju koft e na koft fatmir sejdiu urrrrrrrrrrrrrrrrrra

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Urime Kosovė

    Duke Uruar qe amanetin e dr.Rugoves ta qojme ne vend.
    Lutem dhe ju uroj pune te mbare!




    Familja e Presidentit Rugova nė njė mesazh urimi pėrshėndet zgjedhjen e Fatmir Sejdiut President tė Kosovės

    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=60475&page=5
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Fatmir Sejdiu bėri homazhe para Presidentit Rugova




    Prishtinė, 1O shkurt - Presidenti i sapozgjedhur i Kosovės, Fatmir Sejdiu, menjeherė pasi mori votėbesimin e Kuvendit tė Kosovės, bėri homazhe para Presidentit Ibrahim Rugova dhe vuri lule tė freskta mbi varrin e tij.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #7
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Urime edhe nga Medicusi e Zoti i japt kurajo ta pershpejton punen deri ne arritjen e cakut perfundimtare te shumemirepritur - pavaresise.

    Medicus

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum zgjedhje e mire!

    Per Hajr na koft Presidenti Fatmir Sejdiu e sa ma shpejt ne Kosoven Republike!


    Pergezime deputeteve qe e Votuan e i dhan mundesi Kosoves me ec perpara ku na kerkon Bota e perparuar!

    Ata bukurosh-bukuroshet 12 + 17 le ta mbajn me dor!

    lol

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    21
    Citim Postuar mė parė nga mbreta
    Perhajr i qofte Kosoves Kryetari i ri.

    . . . . . . amin.
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    59
    Inshalla na jepet e mbara e urime te gjitheve per Kryetarin e ri te Kosoves

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Musi
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Vendndodhja
    ZVICERR
    Postime
    7
    Urime te gjith atyre qe e ndjen vetn qytetar te kosoves presidentin e posa zgjedhur Fatmir Sejdiu

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Fatmir Sejdiu premton se do tė jetė kryetar kooperativ

    Menjėherė pas pėrfundimit tė votimeve dhe shpalljes sė rezultatit tė votimit, kryetari i posa zgjedhur Fatmir Sejdiu iu adresua Kuvendit, duke iu falėnderuar pėr votat “Unė zgjidhem nė kėtė detyrė dhe marr postin qė ka mbajtur Presidenti ynė i parė dhe tashmė historik, Dr. Ibrahim Rugova. Kėtė post tė lartė Presidenti Rugova e bėnte edhe mė tė madh me figurėn e vet tė veēantė prej njeriu e prijėsi tė papėrsėritshėm”, u shpreh ai.


    “Presidenca e Kosovės, nėn udhėheqjen time, do tė bashkėpunojė ngushtė me institucionet e tjera tė Kosovės, me partitė politike nė pushtet dhe nė opozitė, me grupet etnike dhe tė gjithė qytetarėt e Kosovės pėr tė siguruar unitetin e popullit dhe funksionimin demokratik tė institucioneve tė vendit, si dhe pėrshpejtimin e proceseve pėr zhvillimin ekonomik, prosperitetin e pėrgjithshėm dhe mirėqenien e plotė tė tė gjithė qytetarėve. Kjo ėshtė detyrė e imja kushtetuese, ky ėshtė obligim qytetar i imi dhe i secilit institucion e qytetar tė vendit, sidomos tani qė pėrmbushja e synimit tonė pėr Kosovėn shtet tė pavarur e sovran ėshtė afėr”, tha Sejdiu. Si kryetar, ai tha se do tė vazhdojė bashkėpunimin e ngushtė me UNMIK-un dhe KFOR-in, TMK-nė dhe SHPK-nė, pėr tė forcuar mė tej institucionet e Kosovės dhe sigurinė e vendit. “Fillimi tashmė i njė procesi tė gjithanshėm ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės shtron para nesh detyra esenciale” u shpreh ai, duke shtuar do ta ketė angazhim parėsor udhėheqjen dhe vazhdimin e punės sė Ekipit Negociator tė Kosovės si ekip i unitetit, ashtu si e kishte strukturuar kryetari Ibrahim Rugova. Nė kėtė kuadėr, ai tha se bashkėpunimi i ngushtė me Emisarin e OKB-sė pėr Statusin e Kosovės, Presidenti Maarti Ahtisaari, ka rėndėsi tė veēantė. “Po ashtu, zotohem se unė dhe ekipi im do tė bashkėpunojmė ngushtė me SHBA-tė, Unionin Evropian, dhe Grupin e Kontaktit, me qėllim qė Kosovėn ta bėjmė shtet nė paqe me veten dhe fqinjėt e vet, njė vend qė do tė garantojė tė gjitha liritė qytetare, njerėzore dhe tė pakicave, nė pajtim me standardet mė tė larta qė ka vendosur bota demokratike. Dhe nė tė njėjtėn kohė tė shprehim denjėsinė tonė pėr tė qenė partner i integruar nė strukturat euro-atlantike. Nga ky vend, nga Kuvendi i Kosovės, qė ėshtė insitucioni mė i lartė qė mbledh pėrfaqėsuesit e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, tė tė gjitha pėrkatėsive etnike, u bėj thirrje tė gjithė qytetarėve, nė veēanti pjesėtarėve tė komunitetit serb, tė punojmė sė bashku pėr njė Kosovė demokratike, prosperuese dhe tolerante, ku respektohen dhe nderohen veēantitė e secilit”, tha Sejidu. Nė fund, kryetari Fatmir Sejdiu u betua se do tė ruajė dhe mbrojė unitetin e popullit, tėrėsinė tokėsore tė vendit, dhe do tė siguroj funksionimin demokratik tė institucioneve tė Kosovės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Reagime pozitive pas zgjedhjes sė kryetarit tė Kosovės

    Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen vlerėsoi se zgjedhja e kryetarit tė ri tė vendit ėshtė njė ditė e mirė pėr Kosovėn. Duke folur menjėherė pas pėrfundimit tė votimin nė parlament, kreu i UNMIK-ut tha se deputetėt kosovarėkanė dėshmuara se janė tė gatshėm tė lėvizin pėrpara procesin e statusit.”Jam i kėnaqur qė do tė shkoj nė Kėshillin e Sigurimit dhe tė them se pas vdekjes tragjike tė kryetarit Rugova, kosovarėt kanė arritur qė pėr njė periudhė mė pak se tre javore nė institucionet demokratike kanė arritur tė zgjedhin njė president tė ri tė Kosovės”.

    Edhe shefi i zyrės amerikane vlerėsoi se zgjedhja e kryetarit tė ri dėshmon pėrgjegjėsinė politike tė institucioneve tė Kosovės. ”Ishte njė ngjarje e bukur kur presidenti Sejdiu mori 80 vota nė raundin e fundit tė votimit. Kjo ka njė rėndėsi simbolike. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do ta mbėshtesin presidentin Sejdiu dhe ekipin negociues qė do tė udhėhiqet nga ai, nė mėnyrė qė tė ndihmojmė lėvizjen pėrpara tė procesit final”, tha Goldberg. Kryeministri Kosumi vlerėsoi se me zgjedhjen e kryetarit tė ri tė vendit, udhėheqėsit politik tė Kosovės kanė dėshmuara se nė momente tė rėndėsishme pėr vendin dijėn si tė veprojnė. Kryeparalmentari Nexhat Daci pohoi menjėherė pas votimit se ndihej i relaksuar qė presidenti ėshtė zgjedhur nė kohėn e duhur. Kryetari i partisė mė tė madhe opozitare nė vend Hashim Thaēi tha se zgjedhja e kryetarit ėshtė njė lajm shumė i mirė pėr tėrė Kosovėn ndėrsa kryetari i partisė Ora, Veton Surroi, tha se zgjedhje e kryetarit dėshmon seriozitetin qė e ka Kuvendi i Kosovės.

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Fatmir Sejdiu u zgjodh kryetar i ri i Kosovës

    Prishtinë, 14:15


    Deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën sot Fatmir Sejdiun nga radhët e LDK-së për kryetar të Kosovës.

    Nëpërmjet një votimi të fshehtë, pas tri raundeve, Fatmir Sejdiu, kandidati i vetëm për kreun e vendit, mori 8O vota, kundër ishin 12 dhe 17 fletëvotime ishin të pavlefshme.

    Fatmir Sejdiu, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, në postin më të lartë tëvendit trashëgon kryetarin e ndjerë Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006.

    Sipas kornizës kushtetuese kosovare, kryetari kosovar mund të zgjidhet me dy të tretat e votave të 12O deputetëve sa ka parlamenti ose me shumicën e thjeshtë prej 61 votave pro.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Zoti Sejdiu, karrierėn e tij politike e ka filluar nė vitin 1989, duke qenė edhe pjesėmarrės i themelimit tė partisė sė parė politike, LDK-sė, pas rėniės sė sistemit njėpartiak.

    Nė kuvendin e parė tė LDK-sė, ėshtė zgjedhur anėtar i kėshillit drejtues tė saj.

    Qė nga ajo kohė, zoti Sejdiu ka qėnė njėri prej bashkėpunėtorėve mė tė ngushtė dhe mė besnikė tė presidentit Rugova.

    Pėr asnjė moment nuk ėshtė shkėputur nga veprimtaria e LDK-sė, duke kryer edhe detyra tė rendėsishme nė udhėheqjen e saj.

    Nė 12 vitet e fundit, ai ka qenė Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK-sė, detyrė kjo tė cilėn vazhdon ta kryej ende.

    Fatmir Sejdiu ka qenė njėri prej arkitektėve tė ndėrtimit tė politikave tė LDK-sė.

    Ai ka qenė dy herė pjesėmarrės nė zgjedhjet parlamentare dhe ka dalė fitues i kėtyre zgjedhjeve, duke u bėrė kėshtu njė nga deputetėt e LDK-sė nė dy legjislacione tė Kuvendit nė periudhėn e pasluftės.

    Qė sot, ai do tė jetė presidenti i dytė i Kosovės nė historinė e saj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Urime zgjedhja e Kryetarit te ri!

    LDK-ja edhe kesaj rradhe tregoj madheshtine dhe vendosmerine e saj, duke u treguar besnike, e kujdesshme, e shkathet, ne momente vendimtare per ceshtjen e statusit perfundimtar te Kosoves. LDK-ja tregoj edhe nje here se me veprimet e saj arsyeton besimin e vazhdueshem qe e ka marrur nga populli.

    Zoteri Fatmir Sejdiut, te urojme pune te mbare ne detyren e re!

    Te tregoheni i durueshem, i matur dhe i vemendshem ne detyren qe keni ma
    rrur, per te drejtuar Anijen e Shqiptareve te Kosoves, drejte (edhe njohjes formale te) pavaresise. Do te keni mbeshtetjen dhe besimin e plote te qytetareve te Kosoves.

    Z. Sejdiu,

    Le te finalizoni me besnikeri, durim, guxim, dhe kembengulje, ate mision madhor te ish Presidentit (te pa-vdekeshem) Rugova, dhe te qytetareve te Kosoves.

    Pune te mbare dhe sukses ne detyren e re!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Fatmir Sejdiu bëri homazhe para Presidentit Rugova



    Prishtinë, 1O shkurt - Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Fatmir Sejdiu, menjeherë pasi mori votëbesimin e Kuvendit të Kosovës, bëri homazhe para Presidentit Ibrahim Rugova dhe vuri lule të freskta mbi varrin e tij.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Familja e Presidentit Rugova në një mesazh urimi përshëndet zgjedhjen e Fatmir Sejdiut President të Kosovës

    Prishtinë, 1O shkurt - Familja e Presidentit Ibrahim Rugova në një mesazh urimi përshëndet zgjedhjen e sotme të Fatmir Sejdiut, President i ri i Kosovës, me urimet më të mira për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së vendit tonë, Kosovës.

    "Me gjithë dhembjen që ndiejmë në këto momente për humbjen e bashkëshortit e babait tonë të dashur, përshëndesim zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës, duke shprehur urimet më të sinqerta për zotin Fatmir Sejdiu në krye të vendit dhe për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

    Shprehim bindjen e plotë se Presidenti i ri, bashkë me të gjitha forcat demokratike, do të vazhdojë të punojë me ngulm për sendërtimin e idealeve të shenjta për një Kosovë të pavarur e demokratike, të integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të, ideale këto për cilat punoi i dashuri ynë, Ibrahim Rugova, deri në frymën e fundit.

    Po ashtu shprehim bindjen tonë se populli i Kosovës në një të ardhme të afërt do t'i bashkohet familjes së madhe të bashkësisë së popujve evropianë", thuhet në një mesazh urimi të familjes së Presidentit Rugova: bashkëshortja Fana, djemtë Mendimi e Uka dhe vajza e Teuta.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Kryeministri Berisha ka uruar Presidentin e sapozgjedhur tė Kosovės, Fatmir Sejdiu

    Tiranė, 1O shkurt - Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha ka uruar Presidentin e sapozgjedhur tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėrmes njė bisede telefonike tė zhvilluar teksa z.Sejdiu ndodhej ende nė sallėn plenare tė Parlamentit tė Kosovės.

    "Shpreh besimin e madh se Kosova ka zgjedhur garantin e saj tė vėrtetė tė njė Kosove tė lirė, tė qytetarėve tė barabartė para ligjit dhe tė pavarur. Ju pėrshėndes ju, pėrshėndes me kėtė rast tė gjithė deputetėt e Kosovės dhe ju uroj shumė sukese nė detyrėn tuaj. Urimet mė tė pėrzemėrta edhe njė herė ju dhe tė gjithė lidershipit tė Kosovės. Ka qenė me tė vėrtetė njė ngjarje e madhe pėr Kosovėn, njė garanci e madhe pėr Kosovėn, por edhe pėr Shqipėrinė dhe pėr rajonin. Ėshtė njė zgjedhje e shkėlqyer z.Sejdiu.

    Z.President Urimet mė tė mira dhe mė tė pėrzemėrta!",
    u shpreh kryeministri Berisha gjatė bisedės telefonike me Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu, pak minuta pas votimit nė Kuvendin e Kosovės, pėr zgjedhjen e z.Sejdiu nė kėtė detyrė.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Intervistė ekskluzive e Presidentit tė sapozgjedhur tė Kosovės, Fatmir Sejdiu dhėnė QIK-ut



    Nė asnjė moment nuk do tė heqim dorė nga pavarėsia e Kosovės

    Presidenti i sapozgjedhur Dr.Fatmir Sejdiu, konsiderohet si njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Presidentit tashmė historik, Ibrahim Rugova. Z.Sejdiu ėshtė njė njohės i shkėlqyeshėm i historisė sė shtetit, fushė nė tė cilėn ka kontribuar me studime dhe libra, ndėrsa ka marrė edhe thirrjen shkencore po nė kėtė lėmi. Kontributi i tij ka qenė i jashtėzakonshėm gjatė kėtyre viteve tė pėrpjekjeve tė mėdha shqiptare pėr liri e pavarėsi, jo vetėm nė aspektin politik, por veēmas nė atė juridik dhe legjislativ. Ai ėshtė njėri nga tre pjesėmarrėsit shqiptarė nė hartimin e Kornizės Kushtetuese aktuale. Ndėrsa, ėshtė profesorė nė Fakultetin Juridik dhe nė Degėn Shkencave Politike. Zoti Sejdiu nė intervistėn ekskluzive dhėnė QIK-ut flet pėr pikėpamjet dhe rolin e tij nė misionin e madh pėr arritjen e pavarėsimit tė vendit.


    Z.President, cili ėshtė mesazhi juaj pėr qytetarėt me rastin e zgjedhjes suaj President i Kosovės, nė kohėn qė ju po e merrni pėrsipėr funksionin mė tė lartė tė vendit nė ēaste delikate historike, dhe tė zbrazėtisė sė thellė qė ka lėnė Presidenti Rugova?

    Presidenti Sejdiu: Sė pari shpreh falėnderimin tim pėr deputetėt e Kuvendit qė shprehėn besimin qė unė tė marrė mandatin nga Kuvendi si Kryetar i Kosovės, bashkė me kėtė falėnderoj subjektin politik tė cilit i takoj LDK-sė, qė poashtu ka shprehur besimin e vet pa dilemė dhe poashtu pėr mbėshtetjen e pėrgjithshme qė thjesht e shoh nga qytetarėt. Natyrisht se gjendemi nė njė kohė tė sfidave tė mėdha. Do tė bėj pėrpjekje tė vazhdoj atė qė ėshtė arritur deri tani me kontributin e jashtėzakonshėm tė Presidentit Rugova, i cili nė kėtė fazė, vėrtet na ka lėnė njė boshllėk tė thellė, dhe nė kėto pėrpjekje duke transmisuar drejtpėrdrejt vizionin e tij, tė bėjmė njė luftė tė pėrbashkėt me gjithė faktorėt relevantė nė Kosovė, me institucionet e vendit dhe me partitė politike, pozitėn dhe opozitėn, qė pavarėsia e Kosovės tė jetė objektiv themelor, dhe natyrisht tė ketė njohje ndėrkombėtare. Dhe nė kėtė aspekt kemi nevojėn e bashkėpunimit tė drejtpėrdrejtė edhe me faktorin ndėrkombėtar, dhe nė veēanti me SHBA-tė dhe me vendet e Unionit Evropian, pėr tė shpejtuar kėtė proces tė rėndėsishėm.

    Cili do tė jetė qėndrimi juaj politik pėr procesin e bisedimeve dhe zgjidhjen e statusit?

    Presidenti Sejdiu: Po ju e dini njė qėndrim qė ėshtė shprehur edhe nė fazat e mėhershme, se rruga mė e mirė dhe pa ekuivoke, dhe qė nėnkupton njohje tė realiteteve tė reja tė krijuara, ėshtė njohja e drejtpėrdrejtė e pavarėsisė sė Kosovės, atė qė Presidenti Rugova e kėrkonte nė vazhdimėsi, dhe ēėshtja tjetėr plus qė ėshtė njė pjesė qė lidhet me vendimin e Kėshillit tė Sigurimit, qė tė fillohet njė rrugė e definimit tė statusit, nė bashkėpunim ndėrkombėtar, mendoj se poashtu e ka kėtė qėllim dhe ne nuk kemi variant tjetėr sėrish veē pavarėsisė. Pėr ne, ėshtė shumė me rėndėsi qė nė kėtė proces tė involvohet zėshėm tė themi, zėri i qytetarėve tė Kosovės, apo vullneti politik i tyre dhe qė poashtu e shoh se ka njė mbėshtetje tė rėndėsishme tė themi edhe nga faktori ndėrkombėtar, posaēėrsisht nga vendet me fuqi dhe influencė tė madhe si SHBA-tė, Britania e Madhe dhe ndonjė vend tjetėr evropian, si dhe vet qėndrimi i Grupit tė Kontaktit se duhet respektuar vullneti i shumicės.
    A do tė jeni trashėgimtar edhe i udhėheqėsit tė Grupit Negociator?

    Presidenti Sejdiu: Ėshtė njė proces normal, qė e bėn tė qartė pozicioni i Kryetarit tė Kosovės, dhe qė udhėheq edhe me Grupin Negociator. Ju e dini, edhe nė fazėn e mėhershme tė nominimit tė grupės plus nė kėtė rol nga ana e Kryetarit tė Kosovės dhe ajo ka kaluar nė Kuvend dhe unė mendoj se duhet tė jetė i njėjti proces i udhėheqjes edhe nė fazat e mėtejshme me njė nevojė tė bashkėpunimit tė thellė, me tė gjithė ata qė pėrfaqėsojnė institucionet, por edhe opozitėn.



    Nė kėtė kontekst kur kanė filluar deklarimet e para tė vendeve tė fuqishme tė GK-sė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, duket se ka mbetur vetėm ēėshtja e modalitetit tė saj, nėse mund tė thuhet kėshtu, dhe tė negocimit tė “ēėshtjeve teknike” pėrfshirė decentralizimin. Si udhėheqės i ardhshėm i Grupit Negociator qė pritet tė jeni, ēfarė kompromisesh mund tė bėhen?

    Presidenti Sejdiu: Unė thashė se ka deklarime tė drejtpėrdrejta rreth tė ardhmes sė Kosovės, dhe pavarėsisė sė saj, qė shpreh nė esencė qėndrimin e vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit dhe vendeve me influencė, dhe natyrisht qė janė tė pėrputhshme me atė qė ne kemi kėrkuar vazhdimisht qė tė respektohet vullneti i popullit. Natyrisht se ka njė qasje qė tė pėrfillet njė rrugė e bisedimeve e bazuar nė vendimin e Kėshillit tė Sigurimit, e cila hė pėr hė, ka tė bėjė me ēėshtje qė kanė tė bėjnė me ato tė karakterit thjesht teknike, siē do t'i cilėsonit, por qė nuk ėshtė krejt asisoji, si ēėshtja e reformės sė pushtetit lokal, e cila ėshtė njė qasje e bisedimeve, nė kėtė drejtim me faktorin ndėrkombėtar, me tė cilėn do tė nėnkuptohet njė reformė, e cila do tė jetė e kapshme pėr qytetarėt e Kosovės, jo si njė reformė qė mund tė ketė privilegje pėr njė entitet apo pėr njė entitet tjetėr. Dhe nė kėtė drejtim, ne mendojmė se kjo rrugė apo kjo qasje kėsisoji, qė do tė ketė nė vete thjesht shtimin e parimeve themelore, nė fakt edhe dokumenti i pėrgatitur nga grupi strategjik quhet edhe si i tillė, do tė jetė i pėrputhshėm me standardet ndėrkombėtare, apo me modelet e mira qė janė bėrė nė kėtė fushė nė Evropė. Natyrisht se ne do tė vazhdojmė qė kjo ofertė tė jetė serioze, nuk do tė jetė ofertė qė nėnkupton nė asnjė moment, heqjen dorė nga opcioni ynė themelor, opsioni i pavarėsisė sė Kosovės, dhe natyrisht kėtu japim pėrgjigjen se pavarėsia ose ėshtė pavarėsi, ose nuk ėshtė pavarėsi. Praktikisht tė gjitha variacionet e tjera qė kemi pasė rastin t'i dėgjojmė herė pas here nė qarqet e ndryshme, nėnkuptojnė relativizimin e saj. Po ne kuptojmė se pavarėsia si e tillė, me njohje tė sovranitetit tė plotė nėnkupton gatishmėrinė e Kosovės, qė pastaj nė proceset e tjera integruese do tė veprohet natyrisht nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare, sikur qė kanė vepruar edhe vendet anėtare tė Unionit Evropian.

    Si e mendoni tė jetė imazhi juaj kundruall imazhit tė Presidentit Rugova?

    Presidenti Sejdiu: Unė e kam parasysh si edhe ēdo qytetar tjetėr i Kosovės, punėn e madhe qė ka bėrė Presidenti Rugova dhe e quaj poashtu njeri tė fatit veten time dhe njerėzit e brezit tim qė kemi punuar bashkė me tė. Jemi pėrpjekur, qė tė krijojmė thjeshtė njė harmoni tė pėrgjithshme tė veprimeve tona dhe ajo ka ekzistuar si e tillė. Dhe do tė pėrpiqem qė nė kėtė fazė qė po vjen tė bėjė punėt, tė cilat nė radhė tė parė janė tė pėrputhshme me vizionin politik tė Presidentit Rugova, por edhe tė popullit tė Kosovės sepse ai ka qenė njė artikulim, apo mishėrim me ndjenjat e popullit tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi, dhe kjo ėshtė busulla ime themelore dhe natyrisht tė realizojė obligimet kushtetuese duke dėshiruar qė tė jap gjithėēka ēka unė mund tė bėjė si njeri dhe natyrisht nė bashkėpunim me tė tjerėt.

    Cilat nga objektivat e tjera tė Presidentit Rugova, i cili u nda herėt nga jeta, qė kanė mbetur pa u pėrmbushur mendoni se gjatė kėtij mandati tė mbetur mund t'i pėrmbushni?

    Presidenti Sejdiu: Po mendoj se ēėshtja themelore ėshtė ajo e arritjes sė pavarėsisė dhe njohjes sė saj ndėrkombėtare, dhe nė kėtė kontekst tė thellimit tė bashkėpunimit tė mėtejshėm me tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė. Atė qė Presidenti e quante me plotė zemėr, jo me plot gojė, njė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė dhe me vendet e BE-sė, dhe njė tjetėr ēėshtje e rėndėsishme ėshtė ēėshtja e ngritjes sė potencialeve ekonomike, qė do tė jetė sfida e posaēme pėr Qeverinė e Kosovės, dhe institucionet e tjera dhe natyrisht roli i Presidentit mund tė jetė, nė drejtim tė koordinimit tė veprimeve, dhe ėshtė shumė me rėndėsi qė proceset integruese, qė janė tė domosdoshme pėr Kosovėn, tė jenė nga qarqet themelore nė tė ardhshmen. Nė kėtė kuptim nėnkuptoj edhe njė bashkėpunim tė mirė me tė gjitha vendet fqinje, duke pasur parasysh se Kosova nuk do tė definohet apo tė gjejė njė identitet tė saj pėr tė qenė e mbyllur, por do tė jetė e hapur nė komunikime normale, dhe tė nevojshme dhe pėr tė qenė faktorė i rėndėsishėm stabiliteti dhe besoj se kėtė e kemi tė trasuar mirė deri tash, por, do ta vazhdojmė edhe nė tė ardhmen.

    Kur do tė miratohen ndryshimet kushtetuese, apo edhe kushtetuta e re, dhe kur pritet tė ndodhė kjo, krahas bisedimeve apo pas pėrfundimit tė tyre, pra njohjes sė shtetėsisė sė Kosovės?

    Presidenti Sejdiu: Ėshtė njė punė qė duhet tė bėhet paralelisht, dhe ne tė jemi tė gatshėm nė momentin e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės, konform vullnetit politik dhe natyrisht se do tė kemi edhe dokumentet bazike, siē ėshtė Kushtetuta akti mė i lartė, dhe si i tillė, mė kujtohet nga puna nė grupin strategjik, ka pasė ide qė tė veprohet drejtpėrdrejtė. Ju e dini, janė themeluar edhe ekipet e veēanta dhe pėr ēėshtje kushtetuese, dhe kjo punė qė ėshtė bėrė deri mė tash, si njė nismė e mirė, duke pasur parasysh edhe ofertat e mėhershme tė njė varg projektesh, sigurisht se do tė kurorėzohet me njė tekst tė mirė, i cili do tė bėjė pėrpjekjen e vet pėr tė ndėrtuar, tė themi, edhe nė aspektin e marrjes sė identitetit tė Kosovės.

    Cili besoni se do tė jetė ritmi drejt pėrfundimit tė ēėshtjes sė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės?

    Presidenti Sejdiu: Edhe mė parė e thashė se janė dy rrugė, njė ėshtė ajo qė ne insistojmė dhe sa e shoh se ka edhe njė mirėkuptim nganjėherė nė qarqet ndėrkombėtare qė mund tė shkohet edhe me njohje tė drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė, qė nuk ėshtė non sens, ėshtė njė praktikė qė ka ndodhur edhe me vendet e tjera tė ish-federatės, pjesė pėrbėrėse e cilės kemi qenė. Dhe mundėsia tjetėr qė tė vazhdohet me kėtė cikėl tė bashkėpunimit ndėrkombėtar dhe sipas asaj qė z.Ahtisari e thekson se mund tė jetė nėntori, koha e pėrfundimit tė bisedimeve, ne dėshirojmė qė kjo tė nxitohet edhe mė shpejtė, nga arsyeja se thjeshtė njė gjendje e status kuos, apo njė gjendje e tillė e stėrzgjatur do tė ishte njė rrezik i veēantė edhe pėr Kosovėn, edhe nė pėrmasa mė tė gjera, dhe insistojmė qė ky nxitim tė jetė, nxitim kualitativ.

    Ju falėmnderit z.President!

    Intervistoi: Idriz Morina
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •