Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Polic serb arrstojne ne Kosove ??? !!!

    Sipas BBS ne Gjuhen Shqipe dhe Keshillit per MLDN ne Prishtine polic serb ne teritorin e Kosoves kane arrestuar qytetar shqipetar.
    Me siguri se kjo eshte emundur sepse organet shhtetrore kosovare nuk kane mundesi te mbikqyrin rendin dhe jeten e qyeteareve ne Kosove.Kjo eshte me se e evertete sepse organet shtetrore kosovare jane te zere me gjera tjera .


    Policė serbė kryejnė arrestime nė Kosovė

    Kėshilli pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut (KMDLNJ) me seli ne Prishtinė, ka njoftuar se policė nga Serbia kanė arrestuar shtatė persona nė territorin e Kosovės.

    Zėdhėnėsi i KMDLNJ-sė, Ibrahim Makolli, tha se arrestimet janė bėrė brenda territorit tė Kosovės tė hėnėn pasdite.

    Nė mesin e tė arrestuarve, sipas tij ėshtė edhe njė i mitur 16 vjecar.

    Zoti Makolli tha se personat qė i kanė arrestuar 7 shqiptarėt kanė pasur uniforma tė policisė sė Serbisė.

    Njoftimet pėr arrestimin e shtatė qytetarėve tė Kosovės nga policė tė Serbisė, nuk janė konfirmuar nga organet zyrtare.

    Zyra rajonale e policisė nė Gjilan, ka njoftuar se ekipe tė saj gjenden nė terren dhe janė nė pėrpjekje tė verifikimit tė kėtyre informacioneve.

    Mirėpo, ata kanė refuzuar tė konfirmojnė ose tė pėrgėnjeshtrojnė kėto njoftime.


    Ojh sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Beqari002 : 24-09-2002 mė 13:06
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ndėr tė arrestuarit e 21 shtatorit janė edhe Sali Dragobuzhda e Zenel e Muharrem Dushica, lirohet Blerim Shkodra

    Prishtinė 24 shtator (QIK) - Policia serbe dje nė fshatin Desivojcė, komuna e Dardanės, ka arrestuar 7 qytetarė shqiptarė, tė cilėt po ktheheshin nė shtėpitė e tyre. Ndėr tė arrestuarit janė edhe Rexhep Ibrahimi dhe Fazli Lipovica, ndėrkaq qė sipas njoftimeve nga Dardana (ish-Kamenica), i riu Blerim Shkodra ėshtė liruar, ndėrkaq qė tė tjerėt po mbahen edhe mė tutje nė arrest. Sipas njoftimeve tona pretekst i arrestimit ishte kinse kėta kanė hyrė nė territorin e Serbisė ilegalisht.
    Sipas njoftimeve tė KMDLNJ-sė, po nė tė njėjtin vend, mė 21 shtator 2002 janė arrestuar edhe tre persona tė tjerė, tė cilėt nga gjykata serbe janė dėnuar me procedurė tė shpejtė, pėr kalim ilegal tė kufirit, me nga 20 ditė burg dhe gjenden nė vuajtje tė dėnimit. Tė arrestuarit e 21 shtatorit tė cilėt po mbahen nė burg janė: Sali Dragobuzhda dhe Zenel e Muharrem Dushica, thuhet nė njoftimin mė tė ri tė KMDLN



    Oj sharki e lehte si era , a ka aedhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Disi si per habi para dy apo tri ditesh ata ishin arrestuar ne teritorin e Kosoves e sot del se jane arrestuar ne teritorin e Serbise dhe se kater prej tyre jane denuar me nga 20 dite burg per kalim ilegal kufiri,po ata tre te tjeret nuk paskan kaluar athua ilegal kufirin apo si eshte puna me ta,a mund te spjegoj kjo Policia rajonale e Gjilanit.

    Arrestimi i pesė shqiptarėve nga Desovojci ėshtė bėrė brenda territorit tė Serbisė

    Gjilan, 25 shtator - Sipas policisė rajonale tė Gjilanit, tė pesė tė arrestuarit tė fshatit Desivojcė tė Kamenicės nga ana e policisė serbe, janė arrestuar brenda territorit tė Serbisė, pėr shkak tė kalimit ilegal tė kufirit. Katėr prej tyre janė dėnuar pėr kundėrvajtje me nga 20 ditė burg - kalim ilegal i kufirit, kurse njė i mitur ėshtė liruar vetėm me vėrejtje.
    Paraprakisht dje ishte njoftuar se kėta pesė vetė nga Desovojci ishin arrestuar nga policia serbe brenda territorit te Serbise.



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Vazhdojne arrstimet e policise dhe ushtrise serbe ne teritorin e Kosoves.


    KMDLNJ: Ushtria serbe arrestoi edhe njė qytetar shqiptar brenda territorit tė Kosovės

    Prishtinė, 26 shtator (QIK) - Arrestimet e qytetarėve shqiptarė tė Kosovės nė brendi tė territorit tė Kosovės nga ana e forcave ushtarake e policore tė Serbisė, tė shpeshtuara ditėve tė fundit, po vazhdojnė ende. Kėshtu, nė brendi tė territorit tė Kosovės, nė afėrsi tė brezit kufitar me Serbinė, mė 24 shtator, rreth orės 16.40, njė patrullė ushtarake serbe ka arrestuar tė riun Rrahman Brahim Zeka (1984) nga Kulla (Metėrgoci), komuna e Besianės, njofton KMDLNJ. Rrahmani ishte duke ruajtur bagėtinė kur ėshtė ftuar nga disa bashkėfshatarė tė tij qė t'i shoqėronte nė prerjen e druve nė mal. Pas pak kohe aty afėr janė shfaqur ushtarėt serbė, me ē'rast bashkėfshatarėt e tij kanė ikur, kurse Rrahmani ka qėndruar aty duke menduar se ata janė ushtarė tė KFOR-it. Pas arrestimit, Rrahmani i ėshtė dorėzuar SPB tė Kurshumlisė.
    Sipas KMDLNJ-sė, tė nesėrmen, mė 25 shtator, nė Gjykatėn Komunale pėr Kundėrvajtje, Rrahmani ėshtė dėnuar me gjobė nė vlerė prej 22.000 dinarė dhe ėshtė detyruar t'i paguajė edhe shpenzimet procedurale nė vlerė prej 500 dinarėsh. Gjatė gjykimit tė Rrahmanit ka qenė i pranishėm edhe babai i tij, Brahimi, tė cilin pėr arrestimin e tė birit e ka njoftuar policia e Kurshumlisė, nėpėrmjet telefonit, nė orėn 01.00 pas mesnatės sė 24 shtatorit.
    Derisa Brahimi ėshtė kthyer nė Kosovė pas pėrfundimit tė gjykimit dhe pagimit tė dėnimit, Rrahmani nuk ėshtė liruar ende. Brahimi ka arritur tė informohet jozyrtarisht se djali i tij, Rrahmani, gjendet nė burgun e Prokuples nė Serbi, ku do tė qėndrojė 8 ditė (pėrkundėr faktit se ndaj tij nuk ėshtė shqiptuar asnjė dėnim me burg), thuhet nė njė njoftim tė KMDLNJ-sė.



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Vazhdon avazi i para disa diteve,por Qeveria e Kosoves deri sot nuk ndermori asgje ne kete drejtim per mbrotjen e qytetareve te saj nga hordhit serbe.


    Shqiptarėt kėrkojnė mbrojtje, keqtrajtohen nga serbėt nė Kosovė



    GJILAN (27 shtator) - Sipas njoftimeve qė vijnė nga fshati Muēibabė i Gjilanit, forcat serbe kanė hyrė pėrsėri nė territorin e Kosovės, nė njė thellėsi prej 500 metra. Vehid Ibrahimi tha se janė keqtrajtuar Samet Zymberi e Fatmir Selmani. Ndaj Sametit ėshtė ushtruar dhunė fizike, ndėrsa Fatmiri ėshtė mbajtur pėr katėr orė dhe ėshtė kėrcėnuar se ka hyrė nė tokėn qė i takon Serbisė. Fshatarėt e Muēibabės kanė kėrkuar edhe njėherė nga KFOR- i, Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja qė ta mbikėqyrin zonėn kufitare, ndryshe ata ndjehen tė pasigurtė pėr tė jetuar atje. Heqja e zonės tokėsore tė sigurisė nė kufirin Kosovė-Serbi dhe mospėrcaktimi i qartė i vijės sė demarkacionit, shumė banorėve tė brezit kufitar po u sjell jo vetėm shqetėsim, por edhe rrezik pėr keqtrajtim nga forcat policore dhe ushtarake serbe, tani qė KFOR-i ėshtė tėrhequr nga pikat e mėparshme tė kontrollit. ro/mr (QIK/BalkanWeb


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  3. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  4. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  5. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •