Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 76 prej 76
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga PrInCiPiEl
    Komuniteti mysliman
    Besimtarët myslimanë mblidhen në këtë forum për të diskutuar dhe ndarë me njëri-tjetrin mësimet fetare dhe experiencat e tyre të jetës.

    Pra sipas rregullorës së administratës forumore, pjesëmarrja e të tjerëve në këtë forum nuk është e lejuar. Megjithatë, të tjerët, që me vite të tëra janë të njohur nga veprimtaria e tyre anti-Islame po shkruajnë këtu !!!

    E lus Zotin xh.sh. që t'i drejtoj ata në rrugën e drejtë !



    PrInCiPiEl
    Rendesi ka çfare shkruhet, jo kush e shkruan. Megjithese disa e nxjerrin koken vetem ne stine te veçanta.

    Citim Postuar më parë nga leci
    Kalofshi mire e diskutim te mbare e mos ju mbarofshin ndonjeher fjalet se perndryshe forumi do pesonte nje humbje te jashtezakonshme.
    Se mos permbahesh ndonjehere nga falet "e mençura". Mire ishe deri aty, po kete ç'e ke? lol...Do thush ti po deshe mos e lexo. lol...mos thuj lere...
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 21-02-2006 më 16:20

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga xfiles

    Tani, sa i perket atij fashistit te cilin nuk e mbroj, ai e ka bere per provokim, dhe ata ne libi e hengren provokimin. Une nuk kuptoj ç'faj kishin ata te ambasades se ai fashisti vuri bluzen. Tani te them se e kishin nga injoranca do me kundershtoni.
    Por ata me mire te kishin vrare fashistin se sa ata qe nuk kishin faj. Atehere jane injorante, per mendimin tim, ju mund ta mendoni ndryshe.

    A ishin karikaturat me te rendesishme se jeta e te pafajshmeve qe u vrane?
    Po sikur te ishte ndonje nga ju punonjes ne ambasade dhe te ishit vrare kot sepse dikush qe ju nuk e njihnit fare shkruajti ca barcaleta.
    Mund ta kem edhe gabim por te pakten mos e merrni se po shaj fene.
    xfiles,
    Kush po thote se jetet e pafajshme nuk kane vlere?

    Me duket se s'ke ke kundershton ketu, apo jo?

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    xfiles,
    Kush po thote se jetet e pafajshme nuk kane vlere?

    Me duket se s'ke ke kundershton ketu, apo jo?
    Nuk kundershtova asnje,
    ishte thjesht monolog.
    nejse me mire po e mbyll gojen dhe ketu se me duket gjithcka u sqarua.

  4. #64

    Cool .........

    x-files shkroi


    Ne kete rast, ndryshe nga rrembimi i motres myslimane, nuk kemi te bejme me rrembime.
    Ajo qe the eshte e vertete , por muhamedin nuk e rrembeu njeri, as nuk e preki njeri, dhe asnjeri nuk vrau njeri. Karikaturat jane thjesht humor, nuk i ben dem askujt. Dhe megjithe kete shume perfituan per te justifikuar dhunen.

    Tani, sa i perket atij fashistit te cilin nuk e mbroj, ai e ka bere per provokim, dhe ata ne libi e hengren provokimin. Une nuk kuptoj ç'faj kishin ata te ambasades se ai fashisti vuri bluzen. Tani te them se e kishin nga injoranca do me kundershtoni.
    Por ata me mire te kishin vrare fashistin se sa ata qe nuk kishin faj. Atehere jane injorante, per mendimin tim, ju mund ta mendoni ndryshe.


    As qe nuk behet fjal qe esh injoranc dhe gjynah i madh te vrasesh jet te pafajshme.Esh llogjike qe mua nqs me ofendon ti nuk duhet te jem aq hu sa ti bie komshiut tend qe nuk ka te bej fare me temen....
    Po ta thash edhe njeher FIGURA E PROFETIT MUHAMED (s.a.w.s) ESHTE E PACENUESHME DHE TE GJITH AET QE E CENOJN MERITOJN VDEKJEN...ASHTU SIC MERITOJN VDEKJEN EDHE ATA QE CENOJN FIGUREN E PROFETEVE TE TJERE TE NDERUAR,,,ashtu sic meritojn ty hysh dor e mos ti lesh nam e nishan,ata qe ofendojn edhe nje njeri te thjesht....
    pastaj puna e protestave e te tjera si kto esh tem tjeter.ISLAMI nuk eshte kaos absolutisht dhe nuk predikon KAOSIN DHE RREMUJEN.

    Por ajo qe un si injorant kam kuptuar eshte e kta qener hipokrit dhe te pafytyr qe predikojn demokracine shkelin kushtet themelore te demokracis:"te drejtat e njeriut dhe te liris se mendimit dh te besimit te njeriut"

    Desha te them o x-files Qe zotrote te duket dicka e thjesht,,,qe ata a nuuk vran as nuk prene,thjeshte ofenduan::::: Po ne besimtaret shpresoj te jesh edhe ti dh ishalla ZOTI te hapte syt...nuk jemi kafsh jemi njerez....Gomari cenohet vetem me drru kurse ne si njerez cenohemi ne te drejten tone jo vetem m edhun dhe me shtypje,,,,se kan 300 vjet qe kta pseudo demokrat po na shtypin shkak te fese tone,,,por ne cenohemi edhe per nje fjal se jemi njerez.DHE GJUHA PRET ME SHUM SE SHPATA

    kurse per siper mesa e mora vesh nuk e kuptove moralin e historise ne lidhje me vashen myslimane......
    Kalifi i nderuar per jeten e nje personi vuri ne rrezik mijera te tjera,,,po te ishe ti per arsyen tende te te llogjikuarit ndoshta sdo shkoje se do llogjikoje me arsye..Morali esh ky qe ne nuk duhet te bejm lajka sic ben ti pavaresisht se ndoshta i ben per te qen me filozofin e arsyes::::Po kur cenohet liria jon dhe FIGURAT TONA TE SHENJTA u lodha duke ta permendur nuk ka vend lajkash...ne rreshtat e siperm gjithashtu permenda se KAOSI nuk eshte forma e pershtatshme,,,

    nuk ka ca te shkruaj me mor vlla ndoshta jam un injorant qe nuk di te shpjegohem
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e drenicakuqe
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    81
    Muhamedi nuk eshte prone e krishtereve qe ata ta pikturojne si tiu teket, se pari per tu pikturuar nje njeri duhet te pakten nje pikture origjinale ose duhet te jete njeriu gjalle qe te pikturohet ashtu si eshte, pastaj feja islame ndalon pikturimin e profeteve ndersa ata jo qe kane pikturuar por kane bere karikature.Eshte e drejta e muslimaneve qe ta mbrojne profetin e tyre.
    Ne rastin e ketyre karikaturave kemi te bejme me nje mani nje ide fikse, qe iu ka tek dikujt vetem e vetem te ofendoje fene islame, po kjo liria e te shprehurit mund te realizohet ne menyra tjera, ka pasur mijera e mijera njerez per ti karikaturuar e jo te beje keshtu pikerisht me profetin.

  6. #66

    Lightbulb

    Epo, Evropës s'i mjaftoi ta përqeshë botën Islame duke ia mveshur prapambeturinë, dhunën, luftën , terrorizmin etj., e tani në fund po merr guximin të përqesh edhe figurën më të shtrenjtë të muslimanëve, simbolin e paqes, drejtësisë, urtësisë, mençurisë, të Dërguarin e All-llahut, Profetin Muhammed (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të)!

    Tani Evropa meqë e kërkoi një gjë të tillë, madje disa herë, atëherë le të ballafaqohet me protesta të tilla.

    Jo rastësisht edhe populli thotë: "E treta e vërteta", herët e para të karikaturizimit Evropa shpëtoi pa u ndëshkuar si duhet, e më pas po kjo Evropë, duke pasur parasysh se muslimanët janë paqësor,njerëz të qetë, e provuan edhe njëherë, ma mirë të them bënë eksperimente edhe njëherë me muslimanët për t'a parë durueshmërinë e tyre a thua deri ku i ka kufijtë, mirëpo haroi kjo Evropë se, nëse Zoti e krijoi një komunitet të jetë paqedashës, i urtë, i qetë, s'do të thotë se e krijoi atë pa ndenja!!!

    E pra, tani për çdo pasojë kjo Evropa nuk duhet të rënkojë, akuzojë, aq më pak nëse "loja me ndjenjat" vazhdon edhe më tej....!

    zEm
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    Epo, Evropës s'i mjaftoi ta përqeshë botën Islame duke ia mveshur prapambeturinë, dhunën, luftën , terrorizmin etj., e tani në fund po merr guximin të përqesh edhe figurën më të shtrenjtë të muslimanëve, simbolin e paqes, drejtësisë, urtësisë, mençurisë, të Dërguarin e All-llahut, Profetin Muhammed (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të)!

    Tani Evropa meqë e kërkoi një gjë të tillë, madje disa herë, atëherë le të ballafaqohet me protesta të tilla.

    Jo rastësisht edhe populli thotë: "E treta e vërteta", herët e para të karikaturizimit Evropa shpëtoi pa u ndëshkuar si duhet, e më pas po kjo Evropë, duke pasur parasysh se muslimanët janë paqësor,njerëz të qetë, e provuan edhe njëherë, ma mirë të them bënë eksperimente edhe njëherë me muslimanët për t'a parë durueshmërinë e tyre a thua deri ku i ka kufijtë, mirëpo haroi kjo Evropë se, nëse Zoti e krijoi një komunitet të jetë paqedashës, i urtë, i qetë, s'do të thotë se e krijoi atë pa ndenja!!!

    E pra, tani për çdo pasojë kjo Evropa nuk duhet të rënkojë, akuzojë, aq më pak nëse "loja me ndjenjat" vazhdon edhe më tej....!

    zEm
    Hallall,se duhet me ja dhene hakun( ate qe e meriton) duke mos e shiquar ne kete rast harten gjeografike pamvarsishte se ne qfar pozite qendrojm ne,ekonomike,sociale,etj etj

    ps: Por mos harro se prapa ktyre qendrojn vet nje grushte i vogel qifutesh te cilet i sjellin ne gishte qendrat vashington,bruksel,londer,mosk qeveri qe nuk njohin Zot !
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Tani qe une pushova ti RULE Partizani me thua se une bej lajka?
    Kujt ja bera se nuk e kuptova.Lajka une nuk te bej a ty e as ndonje tjetri.
    Ti kujton se une shkruajta ate qe shkruajta per ti bere qejfin dikujt?
    Hiqe nga truri kete vlla se nuk ma ndjen fare se kujt i ngel e kujt i behet qejfi.

    Tani ti mire e ke qe te djeg per profetin po mos gjyko llogjiken time por tenden qe shkruan 1 faqe te tere forumi me gjera pa lidhje me ate qe shkruajta une.
    Dhe ai qe shan profetin nuk meriton vdekjen, per mendimin tim,duke pranuar se e kane share, por dyshoj ta kene ofenduar, perderisa kane bere vetem disa barcaleta.
    Ti qe flet a i ke lexuar? A i ke pare? Te pakten ta dime se sa te renda jane.
    Moralin e historise e kuptova mjaft mire, dhe nuk e kundershtova.
    te vesh ne rrezik jeten e mierave veteve per nje jete ne rrezik ose per nder une e kuptoj mjaft mire,
    ti mos u nxito te parashikosh se çdo kisha bere une.
    Ne rregull?
    Nuk po shan njeri fene.
    As ty nuk po te shan njeri,
    dhe as muhamedin nuk po e shan me njeri.
    tani rri urte dhe mos fol vetem sepse une u terhoqa nga nje diskutim qe u be qesharak dhe i pavlere nga te gjithe.

    Shendet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 22-02-2006 më 17:57

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    mund te votoni ne lidhje me karikaturat e gazetes daneze per pejgamberin



    Per te votuar klikoni ne adresen e me poshtme:

    http://www.msnbc.msn.com/id/11126728/

  10. #70
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Karikaturat për Muhamedin a.s dhe dilemat rreth një “Protestantizmi” Islam

    Dr.Fadil MALOKU

    1. Fundshekulli ynë siç e dimë të gjithë ishte periudhë e ndryshimeve të mëdha në gjithë botën edhe me vetë faktin se zhvillohej një ...

    ... revolucion i përgjithshëm kundër gogolit të komunizmit dhe platformës obskurante të luftës së ftohët, të cilat njerëzimit i sollën; mjerim, skamje, luftëra të pakuptimta, dhe varfëri morale e materiale, që të mbushnin mendjen se është fjala për një fund të paparë të historisë, apo siq do të shprehej Frensis Fukajama figurativisht ; “pikë kulmore të evolucionit ideologjik dhe universalizmit të demokracisë liberale perëndimore”. Ç’ është interesant një vlerësim i ngjashëm, do të thoshim fatalist përkitazi me ndryshimet e mundshme dhe pasojat që do të sillnin ato me vete në sistemet e Evropës, prejudikohej edhe gjatë luftës së parë botërore. Bile atëbotë, ai vlerësim atëherë konsiderohej si luftë e fundit, luftë kundër të gjitha luftërave tjera të mëparshme që zhvillohej me motive të zgjerimit të demokracisë. Por ç’ ngjau? Nuk ndodhi as “fundi” e as “fillimi i fundit” të sipër përmendur; demokracia, si alternativë modeste e ndërtimit të raporteve mes njerëzve, nuk u vendos! Në vend të sajë nëpër Evropë me gjuhën e dhunës u amputuan përbindëshat e komunizmit (1917) dhe fashizmit (1939). Lufta e dytë botërore, poashtu, nga historianët do të mbahet në mend me tensionimet dhe kërcënimet globale që si pasojë e lindën luftën e ftohët. Siç po vërehet prognozimi Fukajamist, mbi “ pikën kulmore të volucioni ideologjik…”, nuk ndodhi! Në vend të tij, nëpër vendet e ndryshme të botës u zhvilluan alternativa dhe pandame të reja të mbijetimit të njerëzve dhe shoqërive. Tani në fillim të mileniumit të tretë, kur nga shtete perëndimore është ndërmarr edhe një ofensivë, jo vetëm ideologjike por por edhe ushtarake si në rastin e Bosnjës dhe Kosovës, Afganistanit, Irakut, problemi i instalimit gjithëpërfshirës të modelit demokratik u bë detyrë shtëpie e shumë qeverive botërore. Por tani ky instalim apo përpjekje për të shartuar demokracinë nëpër këto vende sikur po kontestohet dhe problematizohet me faktin se demokracia më nuk po mundet të eksportohet aq lehtë sikurse teknologjia, kultura, mallrat, kapitali dhe vlerat tjera, ashtu siç dikur bie fjala mendonin kolonizatorët anglez; përmes dërgimit to perukave nëpër koloni, pastaj përmes “telefaks Kushtetutave”. Ky proces zhvillohet kësisoj, për shumë shkaqe. Kurse shkaku kryesor, to të shtonim qëndron; mu në pamundësinë e aplikativitetit masiv të këtij diskursi mbi këtë doktrinë me anën e metodologjisë së shartimit! Doktrina e demokracisë nuk po dëshmohet sot si kafshatë e lehtë as për diktatorët e ndryshëm të Lindjes, të cilët kanë provuar të bëjnë në njërën anë një shartim të tillë formal vetëm e vetëm që t’i ruajnë privilegjet e tyre dinastike. Ata, ende nuk kanë arritur të kuptojnë se ajo kultivohet jo përmes autokracisë dhe qeverisjes despotike me qytetarët e vetë, por përmes institucionit të edukimit dhe mirëqenies qytetare. Sepse, mbindërtimi institucional dhe hapja kundrejt botës është hap që duhet të ndërmerret nga të gjithë, në mënyrë që akti i krijimit të kësaj edukate (parimisht) kushtëzuese do të mund të ndërlidhej së prapthi me dy tipe apo lloje kategorizimesh:
    Njërin e cili ka të bëjë me aksionet dhe iniciativat e njerëzve që kanë rezon, aftësi dhe kreativitet të mjaftueshëm që të ndikojnë në formën dhe përmbajtjen e sistemit që ata duan ta rregullojnë vetë. Dhe kategorizimi tjetër, i cili ka të bëjë me zhvillimin e sistemit të vlerave, njohurive dhe mjeshtërive të civilizimeve tjera, ashtu siç ishte ne kohën e zenitit të shtetit të pare islam, pikërisht në kohen e Muhamedit (alej selam). Gjykoje që dilema kryesore që vërtitet sot në kokat e shoqërive të lindjes ndërsillet kryesisht rreth asaj, se çka në të vërtetë duhet të provojnë dhe të “dhurojnë” ato diç nga; tradita, kultura, etnopsikologjia, e tyre, në mënyrë që të ridëshmohet apo refuzohet koncepti i demokracisë? Ose thënë më ndryshe, i duhet apo jo sot një lloj Protestantizmi civilizimit islam? E themi këtë ngase ky është provim i pjekurisë së miliona njerëzve në planetin tone, sot. Duket, se sistemi dhe filozofia islame në këtë drejtim në mënyrë të pakontestueshme, do të mund të zinte vendin e frymëzuesit dhe udhërrëfyesit shpirtëror të njerëzve të rëndomtë në të ardhmen. Ngase, nuk ekzistojnë dallime aq të mëdha civilizuese midis vlerave universale të cilat do të mund të ngërthenin kundërshtitë e shfaqura alarmuese në këtë fillim viti, në mes civilizimit perëndimor dhe atij islam që kanë filluar ta përjashtojnë njëra tjetrën.

    2. Pra si mund të identifikohet situata aktuale globale, pas rrëmujës së shkaktuar me keqpërdorimin e karikaturave për Profetin Muhamedin a.s. Duket që sot jo edhe lehtësisht do të mund të identifikoheshin, disa shpjegime. Shpjegimi i parë,që ka të bëjë me rrafshin e teorisë së Xho Ekspozitos , i cili mes tjerash konsiston se konflikti i tanishëm i shkaktuar pas keqpërdorimit të karikaturave për Profetin Muhamedin a.s., duhet dhe mund të sanohet vetëm përmes dialogut të mirëfilltë mes dy civilizimeve kryesore, atij perëndimor dhe atij islam. Dhe atë, që këtë dialog ta udhëheqin jo grupet e frustruara radikale, e as pushtetmbajtësit e korruptuar aktual që qeverisjen e tyre me qytetarët e këtyre vendeve e ushtrojnë përmes një sistemi gjysmë feudal gjysmë fisnor, por me organizatat e ndryshme sindikale dhe sidomos asosh studentore që nuk kanë paragjykime ndaj demokracisë (por që përkundrazi në demokraci projektojnë një mekanizëm shumë të sofistikuar për t’i demokratizuar këto shoqëri me qeveri kukulla!). Në këtë drejtim, kujtojmë që ndihmë të çmueshme do të mund të jepnin edhe OJQ-ët lokale të rekrutuara nga shoqëria civile.
    Në anën tjetër, kësi dialogu të ardhur nga Unioni Evropian, para se gjithash do të duhej hapur në “shtëpinë e vetë”, ku sipas disa të dhënave thuhet se jetojnë përmbi dhjetë milion. Po ashtu, në funksion të këtij dialogu të themi të brendshëm ndërcivilizues Evropian nuk do të ishte keq të identifikohej edhe ndonjë udhëheqës i moderuar shpirtërorë mysliman, i cili me autoritetin e tij moral dhe të islamit autentik do të mund të shërbente si model i interkomunikimeve civilizuese përbrenda vetë kësaj pjese të perëndimit. Në mënyrë që të vërtetohet teza se islami është kompatibil me rrjedhat dhe zhvillimet e procesit të globalizmit dhe se nuk është kundër demokracisë dhe vlerave demokratike. Sepse, demokracia, qeveria e kontrolluar nga opozita(pra sistemi opozitar), të drejtat e njeriut, si edhe ajo kryesorja: sundimi i ligjit, në një mënyrë apo në mënyrën tjetër janë shoqëruese të jetës moderne, pra të procesit apo tendencës së identifikuar nga të gjithë si globalizëm. Pra, dinamika e diktuar pikërisht nga perëndimi, ose thënë më drejtpërdrejtë Amerika ka bërë që këto institucione apo mekanizma të huazohen apo të shartohen në kontekste dhe rrethana të reja historike në këtë shekull.

    Shpjegimi i dytë, që për mendimin tone ka të bëjë me teorinë e Fukujames, mbi "fundin e historisë", sipas të cilit perëndimi me rënien e murit të Berlinit, përkatësisht me triumfin që konsistoj ndaj lindjes (përkatësisht ndaj perandorisë së "kuqe), duhet tani të imponojë përgjithmonë modelin globalist gjithë botës .

    Shpjegimi i tretë, do thoshim në mënyrë indirekte është i ndërlidhur me teorinë e prof.të Harvardit Samuel Huntigton, i cili botën e shek XXI e parasheh decidivisht si Projekt të pushimit të konflikteve: kombëtare, etnike, politike, ekonomike, etj. dhe fillimit të përleshjeve mes civilizimeve! Për të konflikti i tanishëm në Lindje bie fjala nuk është asgjë tjetër vetëm se zbatim i përpunuar mirë i Projektit mbi inicimin e përplasjeve mes dy civilizimeve(atij përendimor dhe atij islam) kryesore për supremacion global. Në anën tjetër, ai Huntigton, gjykon kundërthënshëm (!) sepse sipas tij tash (me siguri pas bindjes së fituar lidhur me pushtimin e lehtë të Irakut) përëndimi nuk ka nevojë të flasë për dy civilizime (ashtu siq kishte pretenduar në funshekullin e kaluar) por për “Perëndimin (qendrën, kursivi im F.M) dhe pjesën tjetër ( periferinë, poashtu kursivi im F.M.) që nënkupton ekzistencën e disa jo-perëndimeve” , Ku pikëspari aludohej në Japoninë, pastajë Kinën dhe tash së fundi në Lindje.
    Do thenë që të një ndër dobësitë kruesore që i adresohë kësajë teorie dhe atij vetë është edhe ajo se diskursi i civilizimeve Huntigtian i anashkalon apo më mire me thenë i përjashton dallimet (organizative, politike, ekonomike,etj.) përmbrenda vetë shteteve që bie fjala e favorizojnë uniformitetin kulturor dhe atyre që e përjashtojn pluralizmin kulturor. Nëkuadër të këtyre kontestimeve shkencore, hyjnë edhe analizat dhe studimet të bëra po nga vetë diskursi perëndimor, se numri më i madhe i konflikteve etnike, nuk kanë ngjarë si pasojë e konfliktit në vija të trasha civilizuese, por para së gjithash, si pasojë të interesave ekonomike, teritoriale, egzistenciale, etj. shumica e konflikteve etnike në botë nuk kanë si shkak përplasjet eqytetërimeve . Gjithashtu, shumica e anketave në vende të Evropës lindore tregojnë se pavarësisht prej përkatësisë në qytetërime të ndryshme, sipas kritereve të Hantingtonit, të intervistuarit kanë perceptime dhe pritshmëri të njëjta mbidemokracinë, integrimin evropian dhe çështje të tjerapolitike (White, Oates & Miller, 2003); gjithashtu sondazhet në vendet me shumicë të popullsisë të fesë islame, dalin nëpërfundimin se në mikronivelin e këtyre shoqërive demokracia parapëlqehet nga shumica e popullsisë. Thjesht, edhe për faktin se regjimet jodemokratike janë në pushtet në një numër vendesh myslimane, kjo nuk do të thotë se shumicae qytetarëve të këtyre vendeve janë jombështetës të një alternative demokratike, diçka që implikohet prej studiuesve që e etiketojnë islamin si kundërdemokratik” (Hofman, 2004: 672). Poashtu, Huntigtonit mund t’i adresohën vrejtje të theskuara, ngaqë asnjeherë në asnjë periudhë historike, nuk ka pasur kacafytje apo si të themi përleshje mes civilizimeve. Historia na mëson, se pothuajse të gjitha luftërat e ndodhura gjerë tani ishin pak a shumë luftëra të një dimensioni tjetër që për motive nuk kishin hasmërit mes kulturave apo civilizimeve si të tilla, por parasegjithash mes interesave të ndryshme që kishin kombet apo ma mire më thënë shtetet që kishin olin prijatar të zhvillimeve ekonomike, politike , e kulturore me kombet apo vendet (shtetet) të cilat i kundërshtonin këto procese avancuese jo vetëm për këta të fundit por edhe për ata vetë.
    Duket që edhe "përplasja" e fundit, që nga disa po identifikohet edhe si përleshje apo konflikt mes civilizimeve, nuk ka të bëjë edhe gjithaq me shpalljet për shkatërrim të njërit (në këtë rast civilizimit perëndimorë) civilizim ndaje tjetrit (civilizimit islam), sa me përplasjet e vet civilizimit perëndimor me problemet e identifikuara në kuadër të tij, siq janë ato që kanë të bëjnë me : ksenofobinë, stereotipat ndajë ardhacakëve të lindjes (rasti i incidenteve në Francë, Holandë, etj), rrezikun ndajë të huajve (në Gjermani psh debatet e vonshme) dhe me frustrimin evident në islam që aktualisht për mendimin tonë është me tepër pasojë e një gjurmimi të një identitetit të ri, apo si të themi një dileme hamletiane në mes modernitetit (si ofertë) dhe konzervatizmit (si traditë qindravjeçare).
    Oferta moderniste , në një mënyrë është ofertë perëndimore që aktualisht në kushtet dhe proceset e një procesi apo tendence globalizuese po faturohet nga të gjitha civilizimet, e posaçërisht ndaj islamit. Themi islamit, për shkak, se atje kemi të bëjmë me shtete despotike që poashtu nuk kanë të bëjnë asgjë me organizimin hyjnor të ndërtimit dhe të organizimit të pushteteve. Asnjë pushtet _ilemm në Lindje , sot nuk i përngjan apo nuk identifikohet me shtetin e _ile në Medine që qe organizuar nga ana e Muhamedit alejselam. Për këtë shkak, tollovia e shkaktuar nga keqpërdorimi i kararikaturave, në një mënyrë jane edhe një shtegdalje e volitshme për shoqëritë e kësajë pjese të botës që të rifillojnë të krijojnë distancën e duhur politike ndajë pushteteve autokratike dhe të korruptuara po nga diskursi perëndimorë, në mënyrë që edhe dilema e sipërpërmendur: modernitet apo konzervatizëm të mëtutjeshëm të shndërrohet në një lëvizje apo në një rilindje të vërtetë kah procesi i integrimeve dhe procesi i shfrytëzimit të mekanizmit të demokracisë së mirëfilltë, për konsolidimet dhe progresin e gjithëmbarshëm ekonomik.
    Ekziston, poashtu një bindje shkencore që flet në favor të tezës se edhe në vendet islame ekziston një përkrahje dhe një simpati për diskursin demokratik. Por, fakti që në vendet e trazuara aktualisht ku pushtetmbajtësit aktual autokratik i bashkëngjitën turmës së demonstruesve dhe qytetarëve, nuk dmth.se janë kundër mënyrës demokratike të qeverisjes dhe të kontrollit. E në këtë kontekst, nuk mund të thuhet se islami është antidemokratik. Ngaqë me këtë paragjykim arrihen dy kundër efekte, që për mendimin tone janë të rëndësishme për t’u identifikuar shkaqet e krizës dhe të frustrimit të shteteve të Lindjes: Njëri, i cili ka të bëjë me “shkurorëzimin” e demokracinë ende pa hy në “muajin e mjaltit” të pluralizmit,sundimit të ligjit, kontrollit dhe shfaqjes së opinionit opozitar: dhe tjetri, me acarimin permanent mes vetë civilizimit islam (që dosido është moment i disfavorshëm për të) dhe atij perëndimor. Në këtë kontekst kujtojë që shtrohet një dilemë e madhe, se athua karikaturat lidhur me Muhamedin a.s. janë përdorur vetëm si një shkak non sensus, e më pak si një pasojë eventuale e nevojës për një “protestantizëm” islam, i cili padyshim që do vijë një ditë…!

    (Autori është profesor i Globalizimit dhe Civilizimeve në Departamentin e Sociologjisë)

  11. #71

    per x-files

    x-files shkroi:
    Tani qe une pushova ti RULE Partizani me thua se une bej lajka?
    Kujt ja bera se nuk e kuptova.Lajka une nuk te bej a ty e as ndonje tjetri.
    Ti kujton se une shkruajta ate qe shkruajta per ti bere qejfin dikujt?
    Hiqe nga truri kete vlla se nuk ma ndjen fare se kujt i ngel e kujt i behet qejfi.





    Ke te drejte se nuk qenkam sqaruar mir...Nuk e kisha per ty punen e lajkave per kete par u ndrojtur te kerkoj falje se jam sqaruar gabim....
    Punen e lajkave e kisha en kuptimin e gjithanshem,,,, "Qe ne si mysliman pavarsisht se jemi te dobet nuk duhet te bejme lajaka em fjale te zgjedhura kur an afoendojm,,,po duhet te rrim shtrembur e te flasim drejte"
    Ktu e kisha ne punen e lajkave .Prandaj mora shembullin e mesiperm,per te ven ne dukje QE NE NUK DUHET TE BEJM LAJKA PO TA SHPREHIM HAPUR .......e ke kuptuar gabim pergjigjen time plako,,,
    gjithesi un nuk e kam per turp te kerkoj te falur nqs jam keq kuptuar,pasi ska dyshim qe ti po shpreh mendimin tend,,,, dhe gjithashtu prap ne klundershtim me ty perseri jam i palekundur ne mendimin se kta qener qe ofendojn profetin nuk duhen anashkaluar

    Kurse persa i perket karikaturave nuk i kam par sepse nuk ma ben zemra ti shoh po e kam lexuar saktesisht se cfar perfaqsojn,,
    Nqs nuk e di morali i kariakturave esh qe profeti yn i dashur, sipas ktyre qenerve dhe kafsheve shtazarake qe nuk kan asnje princip moraliteti ,Na paska qen predikues i kaosit dhe i armeve dhe i kamikazeve.... e te tjer e te tjer

    Dhe per ne myslimanet kjo nuk eshte thjesht SATIR,,,,,, gjithashtu sic thash em siper ISLAMI nuk eshte KAOS dhe njerezit qe nuk kan gisht ne kete nuk kan pse te cenohen dhe eshte gabim i madh nga disa mysliman qe veprojne keshtu....
    Por qe duhet ta ngrem zerin deri en kup te qielli dhe ta marin vesh kta qener qe po na ofendojm,duhet ta ngreme zerin qe cke me te,,,,,

    DHE MENDIMI IM I PAREVOKUESHEM PAVARSISHT SE TY MUND TE DUKET INJORANT OSE JO DEMOKRAT ESHTE QE KTA QE OFENDOJN PROFETIN MERITOJN VDEKJEN EDHE PIKE(per fat te keq ne nuk i kemi mundesit ti denojm) DHE GHJIOTHASHTU ATA QE OFENDOJN EDHE NJE NJERI TE THJESHT (qofte besomtar ose jo) SIPAS ISLAMIT MERITOJN TE RRIHET QE TI HYSH DOR E MOS TI LESH NAM EDHE NISHAN,,,,
    na pelqen apo sna pelqen eshte keshtu edhe pik

    PAQIA,BEKIMET,MESHIRA DHE TE GJITHA TE MIRAT E ALLAHUT TE MADHERISHEM QOFSHIN PER PROFETIN,FAMILJEN E TIJ,MIQETE E TIJ DHE TE GJITHE ATA QE NDJEKIN RRUGEN E TIJ DERI NE DITEN E KIJAMETIT
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  12. #72
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Përplasje e të paqytetëruarit: Vëzhgime mbi polemikën e karikaturave - Zaid Shakir

    Nga përshkallëzimi i krizës që u shfaq si pasojë e publikimit të turpshëm të karikaturave që pretendonin të përshkruanin Profetin Muhammed a.s., do të bënim mirë të ktheheshim mbrapa dhe të përpiqeshim t’a analizonim situatën sa më gjakftohtësisht të ishte e mundur. Të vepruarit në këtë mënyrë, si muslimanë, ndoshta mund të kthenim një përgjigje më të frytshme dhe më kuptimplotë, si dhe shmangien e të qenurit të shfrytëzuar nga asnjëra palë e konfliktin në fjalë. Me pohimin e kësaj, nuk dua të them se muslimanët nuk janë justifikueshmërisht të indinjuar për karikaturat. Megjithatë, unë do të isha dakord me ata që i argumentojnë si të papërshtatshme reagimet në të cilat përfshihen rebelime të egra të dhunës së tërbuar, të cilat konfirmojnë vetëm atë çka karikaturisti po përpiqet të nënkuptonte. Domethënë, që Islami është një fe që nxit dhunën, obskurantiste dhe terroriste.

    Kriza aktuale dëfton se sa shumë ne muslimanët jemi të pambrojtur ndaj manipulimit mediatik, të shfaqjeve superficiale të devotshmërisë dhe të militantizmit anti-produktiv. Nëse do të fillojmë me çështjen e manipulimit mediatik, është e qartë se mjetet e medias Perëndimore dhe Lindore luajnë një rol të madh në zgjimin e muslimanëve, tashmë edhe të ndjenjave perëndimore. Shpërthimi fillimisht i krizave në Shtator, ishte thjesht një sy i keq për radarin mediatik. Pak jashtë Danimarkës as nuk dihej për karikaturat. Në mënyrën më të duhur komuniteti musliman danez duket se e injoroi me të madhe këtë trillë. [1] Vetëm pas një fushate të ndërmarrë nga një delegacion i aktivistëve të komunitet musliman danez për nxitje interesi më të madh mbi këtë çështje, atëherë krizat arritën në nivelet që po dëshmojmë atualisht. Këta aktivistë udhëtuan përgjatë gjithë lindjes muslimane duke u përpoqën të tërheqin vëmendjen ndaj kësaj çështjeje. Kur çështja u popullarizua nga kanali Ikra si dhe kanale të tjera satelitore arabe, sikurse edhe karikaturat u ribotuan nga disa gazeta të tjera Evropiane, kriza u përkeqësua. Në dritën e këtij realiteti, do të ishte e vështirë të mohonim rolin e luajtur nga media në shkëndijëzimin dhe tashmë në përjetësimin e krizës.

    Pyetja që ne duhet të bëjmë është nëse këto karikatura, të cilat janë një shembull i qindra fyerje dhe shpërfilljeve të tjera anti-islame që ndodhin përditë në Evropë dhe në Amerikë, nuk do të silleshin në vëmendjen e muslimanëve nga media, a do të mund ne ta kapërcenim gurgulenë e shkaktuar aktuale?- Qartazi jo. Le të marrim këtë rast, çfarë do të thoshim rreth vizionit tonë strategjik? اfarë thotë ky rreth nivelit tonë të maturisë politike? E po ashtu çfarë thotë rreth aftësisë tonë për t’u angazhuar në punë kuptimplota proaktive? Përgjigjet për këto pyetje janë të qarta. Ne xhindosemi kur trupat israelite thyejnë kockat e fëmijëve palestinezë, për aq kohë sa shfaqen në media. Kur zhduken nga ekrani i televizorit, bashkë me to venitet edhe interesi ynë. Miliona dollarë grumbullojmë për të goditurit nga Tsunami, për aq kohë sa imazhet e vdekjes dhe të shkatërrimit rrezatohen nga media brenda shtëpive tona. Megjithatë, kur reportazhi kalon tek çështjet e tjera, donacionet shterojnë. Përsa u përket atyre krizave që nuk i bëjnë lajmet sensacionale a të bujshme, të tilla si uria e vazhdueshme në Mali, Nigeri dhe në Horn të Afrikës ne gati nuk ndihemi fare për të qenë në gadishmëri.

    Për më tepër, ne dukshëm vazhdojmë të jetojmë jetët tona ndaj abuzimit të vazhdueshëm të Islamit dhe të Profetit tonë, a.s. derisa ajo të bëhet një ngjarje kryesore në media. Në këtë pikë bazohemi mbi pikëpamjet e publikuara nga partitë, origjinat e axhendave të dyshimta e të panjohura nga ne, ne jemi në pritje të goditjes së çdo gjëje dhe nxitimthi të sulemi brenda konfliktit. Në shumë raste, veprimet tona të keq perceptuara, vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën.

    Ndonjëherë këto veprime mund të përbëjnë shfaqje superficiale të devotshmërisë që i ka fillesat nga histeria e popullit të thjeshtë që i shtresëzon ato. Në popull ne jemi të plotfuqishëm dhe e kemi më të lehtë të përballemi me kundërshtarët tanë, të rebelohemi ndaj rregullave të ligjit si dhe të sillemi me braktisje të pashkak, apo të angazhuar me veprime të tjera, të cilat nën rrethana të përshtatshme mund t’i shohim si mbështetje për Islamin. Për sa i përket veprime të masës më konstruktive, të tilla si dalja në rrugë e dhjetra e qindra njerëzve për të protestuar regjimet brutale, autoritative të cilat bëjnë një tallje të idealeve të drejtësisë profetike, të këshillimin reciprok si dhe t’i shërbejnë të shtypurve dhe të demoralizuarëve të shoqërisë, ne mbetemi tmerrësisht keq. Po ashtu, nuk ekzistojnë përpjekje bazë të besueshme drejt formimit të dobishëm të organizatave kundra shpifjes, që të sjellin veprime të dobishme ligjore kundra organizatave dhe individëve shkelës a fajtorë në një bazë me kohë të plotë dhe proactive. Si individë, ne e kemi të vështirë që t’a mbrojmë Profetin a.s. duke i zbukuruar vetet tona me veçoritë fisnike të karakterit të tij apo rigjallërimin e Sunetit të tij në jetët tona të përditshme.

    Në anën tjetër, siç u përmend më sipër, është shumë më e lehtë të dalësh i pastruar brenda histerisë së popullit të thjeshtë të krijuar nga turma dhe pastaj të angazhuar në veprime fyese, të cilat afirmojnë veçse pretendimet shkelëse e fajtore të karikaturistit. Kjo është sikur të themi se, “ne do t’u tregojmë qafirëve, se Profeti jonë a.s. nuk ishte terrorist! Ne do të diskretitojmë simbolet e fesë së tyre, [2] do të djegim ambasadat e tyre, do të vrasim të pafajshmit e tyre të padyshuar si dhe do t’i presnim kokën karikaturistit sikur të na jepej mundësia për ta bërë këtë.” [3]

    Kjo na sjell tek pika ime e tretë, tek ajo e të militantizmit anti-produktiv të aftësisë për t’u shfaqur. Gjatë këtyre krizave, supozohej që gjithë muslimanët të godisnin çdo gjë dhe t’i bashkoheshin trillit më të fundit të “xhihadit”. Ata prej nesh që nxitnin për vetpërmbajtje u tallën se nuk ishin militant të vërtetë, apo u përqeshën si frikacakë, të cilët kanë frikë, ‘të ngrihen kundra armiqëve të vërtetë të Islamit.’ Nuk lejohej asnjë dallim në të kuptuar, në interpretim apo strategji, pasi ekzistonte vetëm një rrugë e saktë, ajo e shtruar me ndihmën e mediave moderne sensacionale.

    Një reagim i tillë, është i rrezikshëm dhe anti-produktiv për një numër të konsiderueshëm arsyesh. Pikë së pari, shkatërron bazat për punë proactive të mbështetur mbi ekzistencën e një vizioni strategjik. Për aq kohë sa armiqtë e Islamit e dinë sesi mund t’i mobilizojnë muslimanët që t’u shkojnë pas një numri të paimagjinueshëm çështjesh marrosëse, duke i ndarë kategoritë tona sipas këtyre çështjeve si dhe shpërndarjen e energjive tona përmes debatit dhe ndjekjes së vendimit të tyre, ata do të zotërojnë kartën e fundit që do të dëmtojë aftësinë tonë për t’u bashkuar dhe për të punuar më efektshmërisht kundrejt krijimit dhe zbatimit të një axhende të aftë, ndikuese në ndryshimin kuptimplotë tek gjendja jonë. Po ashtu na verbon kundrejt axhendës themelore, në të cilën veprimet spontane të pamatura, padashur mund të jenë në shërbim të saj.

    Si për shembull, është interesante që këto ngjarje kanë ndodhur në krye të rezultatit të menjëhershëm të fitores së befasueshme me një lumë votash të Hamasit në zgjedhjet elektorale të Palestinës. Kjo fitore ka tronditur, si Lindjen ashtu edhe Perëndimin, debati rreth implikimeve për mbrojtjen e demokratizimit në botën muslimane kur fituesit më të mëdhenj do të jenë partitë dhe lëvizjet islame. Shekullaristët gjenden në të dy botët si në atë Perëndimore po ashtu edhe në atë muslimane, ata përkrahin përfundimin e eksperimentimit të demokratizimit mbi këtë bazë.
    Megjithëse e dinë se mohimi i vullnetit demokratik të ppopujve muslimanë nuk mund të bëhet pa mbështetjen e masave të njerëzve në Evropë apo Amerikë. Këto masa, veçanërisht në Britani dhe në Amerikë, janë gjithmonë e më shumë të kujdeshme ndaj axhendës së qeverive të tyre zullumqare për Lindjen e Mesme. Megjithatë, pamjet e frikshme të turmave të xhindosura të papërmbajtshme, që plaçkisin, rrënojnë dhe djegin pasqyron një arsye të fuqishme për politikën ekstremiste, shtypëse duke qenë përkrahëse nga e drejta e largët për ballafaqimin me Islamin dhe muslimanët, në vend dhe ndërkombëtarisht. Ata argumentojnë se demokracia në botën muslimane do të sjellë përkrahësit e sundimit të popullit të thjeshtë në pushtet.

    Nëse masat brutale drakoniane janë zbatuar diku tjetër, të tilla si të atyre të zbatuara në përfundim të procesit të demokratizimit në Algjeri në vitet 1990, publiku Perëndimor do të jetë i përgatitur psikologjikisht për t’i pranuar këto masa, për shkak të frikës që është krijuar rreth zgjedhjes “Islame”. Kjo frikë nuk mund të përdoret vetëm për të justifikuar mohimin e ambicjeve të tyre strategjike, legjitime. Kohët e fundit një kryeartikuall në Jerusalem Post lidhi fanatizmin e protestave të karikaurave me ambicjet e ligjshme nukleare në Iran. Ajo pohon, ‘Nëse ndokush do të vlerësojë, se pse Perëndimi I sheh me të tillë dyshim programet e armëve të shteteve muslimane të tillë si Irani, pasi atyre nuk u nevojitet të shohin më tutje sesa intolerancën e regjimeve muslimane të shfaqur ndaj këtyre karikaturave dhe asaj çka ajo kumton.

    Kjo krizë po ashtu ka ndodhur si rrjedhojë e menjëhershme e shfaqjes së kasetës më të fundit të ‘Bin Landenit’, paralajmërimeve në rritje të një sulmi terrorist të pashmangshëm në Perëndim, diçka ‘si me shkallën e 9/11’ dhe e cila përkon me largimin e organizatorit të supozuar të sulmit në USS Kole nga një i burgosur jemenas. Frika u shoqërua me dy ngjarjet më të fundit, të kombinuara me pamjet histerike të protestuesëve, punë për të krijuar një klimë që mund të mbështeste masat e paprecedente nëse një sulm tjetër terrorist do të ndodhte në të ardhmen e aftërt- kushdo qofshin depërtuesit.

    Përveç goditjeve mbi sferën psikologjike, kriza e tanishme dëfton vetëm atë sesa keq po humbasim në xhihadin e ideve. Nuk është parëndësishme që synimi përfundimtar i xhihadit është i lidhur me idetë. Profeti a.s. është pyetur rreth një njeriu i cili luftoi për të treguar trimërinë e tij, dhe një tjetri i cili luftoi për çlirimin e varësisë së fisit të tij dhe një i fundit i cili luftoi për t’u dukur. Cili prej tyre luftoi në rrugën e Zotit? Ai a.s u përgjigj “Ka luftuar në Rrugën e Zotit Ai, i cili lufton për ta bërë fjalën e Zotit mbizotëruese.” [4] A është natyra e punës së fushatës aktuale për ta bërë Fjalën e Zotit mbizotëruese ? اdo muslimanë duhet t’a bëjë këtë pyetje.

    Si muslimanë ne jemi duke bartur Fjalën e Zotit në një botë gjithmonë e më tepër shekullariste, të militarizuar dhe të tjetërsuar. Ajo çka bart kuptimi i kësaj fjale nuk është një abstraksion i panjohur. Ne e përcjellim atë duke ndjekur shembullin konkretë të të Dërguarit Fisnik, Muhammedit a.s. Në përcjelljen e fjalës, ai duroi abuzime nga më të paimagjinueshmet si dhe ngulmoi përmes tyre, pasi ai ishte i frymëzuar nga një vizion madhor. Ky vision ishte që t’i shihte njerëzit e tij të ruajtur nga mesazhi jetëdhënës dhe jetëpohues islam. Nuk mund të këtë asnjë ilustrim më të lartë se historia e dëbimit të tij i nga qyteti i Taifit, pasi prijësit arrogantë të këtij qyteti lëshuan kundër tij budallenj, skllevër dhe fëmijë.
    Si pasojë e këtij sulmi brutal, Profeti a.s ngriti duart lart qiellit dhe u lut:
    “ O Zot!(gjeje në shqip tek librat e hadithit) [5]

    Dy ngjarje të rëndësishme përkojnë me këtë lutje të shqiptuar nga Profeti a.s. Fillimisht, kur iu paraqit kërkesa nga engjijt se Zoti mund ta shkatërrojë qytetin e Taifit, Profeti a.s. kundërshtoi ta pranonte, se ai shpresonte se ndoshta prej pasardhësve të tyre, do të dilnin nga ata që do ta adhuronin Zotin. Kjo është një ndodhi e mirë njohur. Një tjetër ndodhi më pak e njohur e shoqëruar me udhëtim për në Taif, ndodhi kur Profeti a.s. po përgatitej për të rihyrë në Mekë, në shoqërinë e shokut të tij Zeid bin Haritha. Zeidi e pyeti, “Si mund të rihysh në praninë e tyre kur ata të kanë dëbuar ty?” Profeti a.s. iu përgjigj, “O Zeid! Zoti na mundësoi që nëpërmjet këtyre ngjarjeve ti të dëshmosh një shans të madh. Zoti është më i afti për ndihmuar fenë e Tij, dhe për të manifestuar të vërtetën e Profetit të Tij.”

    Një prej aspekteve më trazuese të fushatës aktuale në ‘përkrahje të Profetit’ për shumë të konvertuar, siç jam edhe unë, është supozimi implicit se nuk ekziston punë e mirëfilltë da’uaje e ndërmarrë në Perëndim dhe momentalisht si dhe në të ardhmen askush nuk është, apo nuk do të ketë që do të hyjnë në Islam në këto vende. Prandaj, nuk ka rëndësi çfarë ngjet në Lindjen Muslimane. Muslimanët mund të sillen në mënyrën më barbare, më kriminele, më plaçkitëse, më grabitëse, duke brutalizuar dhe rrëmbyer qytetarët, duke përdhosur simbolet e tjera fetare, marrjen nëpër këmbë të nderit të tyre, hedhjen e vlerave dhe të çdo gjë të tyre, si dhe masakrimin e shokëve muslimanë. Edhe nëqoftëse ndonjëra prej tyre minon punët e muslimanëve në këto toka perëndimore, nuk ka rëndësi. Nëse vendos një barrierë midis njerëzve perëndimorë dhe Islamit, ndërsa shumica e këtyre njerëzve janë në nevojë të dëshpërueshme për Islamin, nuk ka rëndësi. Nëse Profeti ynë a.s. do t’u ishte përgjigjur atyre që abuzuan me të në Taifi me të njëjtën mospërfillje, asnjë nga brezat e muslimanëve të cilët janë pasues të atyre shkelësave a mëkatarëve nuk do t’a kishin parë dritën e diellit.

    Këto fushata të indinjuara po ashtu shfaqin në mënyrë implicite një mungesë besimi tek aftësia e Zotit për të mbrojtur fenë e Tij dhe për të mbrojtur nderin e Profetit të Tij a.s. Ne duhet të bëjmë aq sa ne mund të bëjmë brenda limiteve të ligjshme dhe pastaj ne ia kalojmë çështjen Zotit. Kur humbasim shpresat për ndihmë nga Zoti dhe i gjejmë vetet tona brenda burimeve të kufizuara strategjike, ne shpesh herë ngulmojmë përpara me taktikat më të paarsyeshme të imagjinuara, duke marrë pak kohë për të vlerësuar pajtueshmërinë e këtyre mënyrave me mësimet islame, apo ndërlikimet e tyre afatagjata për hir të islamit, veçanërisht në Perëndim.

    Padyshim që ekzistojnë mënyra më dobiprurëse dhe më të frytshme për mbrojtjen e nderin të Profetit a.s. Përse duhet të thërrasim për një ‘Ditë Dhune’ kur Profeti ynë na ka urdhëuar vazhdimisht për të ruajtur durimin dhe mos nxehjen? Sigurisht ekzistojnë momente, kur ne duhet të mos inatosemi për hir të Allahut. Megjithatë, nën rrethanat aktuale, a janë inati dhe dhunimi përgjigjet e papërshtshme? Përse jo një “Ditë e familjarizimit” ku ne të mësojmë njerëzit se kush ishte Profeti a.s. dhe se çfarë përfaqësonte në të vërtetë ai? Përse jo një ‘Ditë e Sunetit’, ku të gjithë betohen për rigjallërimin e Sunetit, të cilin ne e kemi lejuar të largohet nga jeta jonë fetare. Një ditë e tillë mund po ashtu të përfshijë Sunetin e të treguarit të shqetësimit për fqinjët tanë? Ne do t’i vizitojmë ata dhe to t’u tregojmë atyre rreth Islamit dhe Profetit tonë të dashur a.s.

    اfarë do që ne të bëjmë, si muslimanë në Perëndim, ne ndoshta po i afrohemi ditës kur do të na duhet “t’i shkojmë atij vetëm.” Nëse bashkëbesimtarët tanë në Lindje nuk mund të respektojnë faktin se jemi duke u përpjekur të përmbushim gjërat këtu në Perëndim dhe që shpesh veprimet e keq konsideruara e minojnë atë punë në shumë raste, atëherë do të jetë e vështirë për ne t’i konsiderojmë ata si aleatë. Si mund të jetë një aleat kur ai s’pranon të konsultohet me ty në lidhje me veprimet, pasojat negative të të cilave do të jesh ti i pari që do ti vuash ato? Askush prej muslimanëve të lindjes nuk u këshillua me ne para nisjes së këtyre fushatave. Askush nuk kërkon të gjej se si veprimet e tyre do të ndikonin tek jetët dhe familjet tona. Paaftësia e trazuar, e paqartë e vendeve muslimane rreth çështjes së parjes së hënës, një situatë që ka pasoja të dhimbshme për muslimanët këtu në Amerikë është mjaft e keqe, po ashtu edhe presioni i shtuar i krijuar nga këto kriza rindodhëse është duke u bërë i padurueshme për shumë vetë.

    Këtu kemi një brez fëmijësh muslimanë, të cilëve u duhet të shkojnë në shkolla, ku shumica e tyre janë minoritete të vogla të cilat përballen me presionin e ashpër të shokëve. Gjatë këtyre krizave ata nuk e kanë luksin e humbjes së vete të tyre në masën e tërbuar. Besimi i tyre është sfiduar dhe shumë kanë vendosur thjesht të mos identifikohen me Islamin. A është ajo çfarë ata meritojnë? Nëse ata janë krejtësisht të humbur në Islam, si do të jetë e ardhmja e fesë tonë këtu? Ne kemi gra të bindshme, të devotshme të cilat veshin hixhabin, të cilave nga nevoja u duhet edhe të punojë, zakonisht në vendet ku ato janë të vetme si muslimane. A duhet të jetë e rrezikuar siguria, dinjiteti dhe nderi i tyre nga veprimet e muslimanëve të gjysmës së botës tjetër?

    Përsëris se nuk jam duke thënë se këto karikatura dhe të tjera shpifje të fesë sonë dhe Profetit tonë a.s. duhet të injorohet tërësisht. Imam Shafiu pohon se dikush, i cili është i inatosur dhe nuk përgjigjet; ai është një hajvan. Gjithësesi, përgjigjet tona duhet të peshohen mbi bazat e një llogaritje strategjike që ne ndërtojmë. Matja e tyre duhet të përcaktohet nga kjo llogaritje, dhe jo nga mediat e bujshme, sensacionale. Ato duhet të ndërmerren në këshillime me ata që do të jenë të goditur drejtpërsëdrejti nga përgjigjet që ata nxjerrin. Po ashtu duhen të merren thellësisht në konsideratë ndërlikimet afat-gjata.

    Si përfundim, nuk duhet t’a shohim krizën aktuale si një përplasje qytetërimesh. Fenomenet po aq të thella dhe komplekse sa edhe qytetërimet nuk mund të hidhen në konflikt brenda një nate nga fushatat e prirura nga media. Një përplasje qytetërimesh do të përfshinte po ashtu shumicën dërrmuese të njerëzve të identifikuar nga një seri e veçantë qytetërimesh. Krisa aktuale është rezultat i një incidenti të vajtueshëm, i cili shpërtheu nga një minoritet i paqytetëruar i provokuesve si nga Perëndimi po ashtu edhe nga Lindja në përparim të axhendave të tyre konfliktuale. Për aq kohë sa ky keqpërdorim të vazhdojë, kriza me vend mund të quhet përplasje e të paqytetëruarëve.

    Shënime:
    [1] Ne themi saktësisht, pasi përgjigjia e matur e komunitetit musliman danez e vrau historinë. Sigurisht pjesë e kësaj mbrojtje të nderit të Profetit është ruajtja e këtyre imazheve jashtë mediave. Përgjigjia e parë e muslimanëve danezë veproi veçse këtë.
    [2] Flamuri danez dukshëm ka një një kryq, symbol të Krishtërimit. Kësisoj, çdo herë që një flamur danez digjet apo shkelet, d.mth. përdhoset simboli i krishtërimit. Një shkelje tillë kunda Islamit do të ndodhte nëse flamuri i Arabisë Saudite, i cili përmban Emrin e Allahut si dhe pohimin e tehuidit La ilahe illa Allah do të digjej apo shkelej. Lind pyetja se a ishte e tërë mbretëria e krishtere që iu kundërvu muslimanëve në një mënyrë për të justifikuar simbolin e besimit të tyre?
    [3] Protestues në Britani këtë të premte kërcënuan me sulme vetëvrasëse në qytetet Evropiane, si dhe me prerjen e kokave të karikaturistëve. Dukshëm, të veshurit e një jeleku me bomba jo të vërteta, është kthyer si të ishte një heroinë e dënueshme dhe specialist, jo premtues. ثshtë shumë e lehtë të mobilizosh rininë për xhihad anti-karikaturave se sa të merresh me përqindjen në rritje të burgosjes, sëmundjes mendore, lënien e shkollës, mosfunksionimit e familjeve, si dhe të shtimit të drogës dhe alkolizmit të cilat po rrënojnë komuntetin musliman britanik.
    [4] Al Buhari, nr. 7458 dhe Muslimi, nr. 1904.
    [5] Kjo lutje si dhe ndodhia që e shkaktojë atë janë transmetuar në libra të ndryshëm të biografisë Profetike, të vjetër dhe moderne. Këtu citohet se nga Dr. Muhammed Sa’id Ramadani al-Buti, Fikh As Sirah (Beirut: Dar Al-Fikh, 2001/1422) fq. 150-151.
    Injoranca nuk zhduket me top

  13. #73
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    E Drejta për t'e ofenduar - Nga GARY YOUNGE

    Në prill të 2003 ilustruesi danez Kristofer Ziler paraqiti në gazetën daneze Jyllands Posten një seri karikaturash të paporositura që ofronin një qasje optimiste për ringjalljen e Krishtit. Ziler mori një e-mail nga redaktori i gazetës së të dielës, Jens Kaizer, ku thuhej, “Nuk mendoj se lexuesit e Jyllands Posten do t’I pëlqejnë ilustrimet. Në fakt, mendoj se ato do të sjellin reagime të ashpra. E për pasojë unë nuk do t’I përdor.” Kalojnë dy vjet, dhe e njëjta gazetë publikon 12 karikatura të Muhamedit, mes të cilave një ku ai mbante një turban në formë me bombe me një fitil që digjet. Mëse e parashikueshme: kjo krijoi një reagim të ashpër. Se si ne shkuam prej këtej deri tek bisedat e “kërcënimit musliman” për traditat e pasfidueshme sekulariste dhe të lirisë së shtypit evropiane, ndërsa ambasadat skandinave digjeshin në botën arabe, është ndriçuese.
    Katër muaj pas botimit të karikaturave, redaktori i Jyllands Posten kërkoi ndjesa. Ndërkohë muslimanët u angazhuan në disa prej protestave më paqësore. Disa vende arabe dhe muslimane tërhoqën ambasadorët e tyre nga Danimarka ndërsa protestuesit manifestuan para ambasadave. Sipas konsullit danez në Dubai, bojkotimi i produkteve daneze në vendet e gjirit do t’i kushtonte vendit 27 milion dollarë në të ardhura.
    Gjithë kjo kaloi më së shumti pa u vënë re në perëndim, lënë mënjanë kritikët që I karakterizuan protestat si provë e ndeshjes së qytetërimeve. Në përpjekje e tyre për të kufizuar të drejtën e fjalës, vijonin argumentimet, manifestuesit vërtetuan se islami dhe demokracitë perëndimore janë të papajtueshme.
    Madje edhe me kushtet e veta, kjo logjikë është e pasinqertë. E drejta për të ofenduar duhet të vijë të paktën me një të drejtë vijuese dhe me një përgjegjësi pasuese. Njerëzit duhet të kenë të drejtën të ofendohen, dhe ata me guxim të mjaftueshëm për të shkaktuar me dije fyerje duhet të jenë aq të guximshëm sa të parashikojnë pasojat, për aq kohë sa të zemëruarit reagojnë Brenda ligjit. Muslimanët në fakt po denigroheshin dyfish – një herë nëpërmjet karikaturave fillestare dhe më pas sërish për të paturin e zemërimit për të protestuar kundër tyre. Kjo logjikë sjell ndërmend fjalët e nacionalistit të ndjerë afrikano-jugor Stiv Biko: “Jo vetëm që të bardhët po na marrin me shkelma, por po na mësojnë edhe si të hidhemi pas shkelmave”.
    Pavarësisht nga kjo, retorika e “ndeshjes së qytetërimeve” përcaktoi diskutimin e dhunës pashmangshmërisht në ardhje. Ndërsa kriticizmi mori përmasa atë gjera, gazeta të tjera evropiane vendosën të ribotonin karikaturat në shenjë solidarizimi me Jyllands Posten. Kjo ishte qartazi cytëse. Tani flakët kanë përshkuar rrugë të gjatë deri në Lindjen e Mesme, ku ambasadat daneze dhe norvegjeze janë shkrumbuar nga flakët. Dhe dhuna është cilësuar si provë se muslimanët janë mëse të pacivilizuar.
    Duket se ka një pajtueshmëri thuajse të përbotshme se këto karikatura janë fyese. po ashtu duhet të ketë pajtueshmëri universale se gazeta ka të drejtën për t’I publikuar ato pa frikën e raprezaljeve të dhunshme. Kur vjen puna tek liria e fjalës, liberalizmi/e majta nuk duhet të sakrifikojnë asnjë gram vlerat e tyre ndaj atyre që kërkojnë çensurë mbi baza fetare. Por e drejta e lirisë së shprehjes nuk barazohet as me obligimin për të ofenduar e as me detyrimin për të qenë të pandjeshëm. Nëse angazhimi për lirinë e fjalës është i rëndësishëm, besimi ynë tek antiracizmi nuk duhet të jetë më I vogël. As karikaturat e as dhuna nuk kanë mbirë nga asgjëja. Ato janë të rrënjosura thellë dhe kanë dhënë ndihmesë në një atmosferë përherë e më kriminalizuese formësuar veç të tjerave nga luftërat, intolerance dhe padrejtësitë historike. Sipas Institutit Danez për të Drejtat e Njeriut, krimet me motive raciale janë dyfishuar në Danimarkë mes viteve 2004 dhe 2005. këto karikatura shërbyen vetëm sa për të ndërlikuar më tej ndjenjën e tëhuajësimit dhe të cënueshmërisë tek muslimanët. Gazeta iraniane Hamshari u ka bërë tashmë një thirrje karikaturistëve të trajtojnë me qesëndi holokaustin. Gara për në llogore ka nisur. Aktet e dhunës, përfshirë kërcënimet për vdekje në adresë të redaktorit të Jyllands Posten, duhet të dënohet. Megjithatë, e vërteta ta kërkon që vala e stërmadhe e protestave, sidomos në Evropë, ku pankartat e tepruara dhe veshjet në stilin e atentatorëve vetëvrasësishin shkeljet më të rënda, kanë qenë deri më tani paqësore. Por ata që e konsiderojnë këtë episode si të ngarkuar me kuptime kulturore kanë një tjetër agjendë. “Kjo është një histori shumë më e madhe se sa thjesht çështja e 12 kartonave në një gazetë të vogël daneze,” tha për Nju Jork Tajms Fleming Roz, redactor kulturor i Jyllands Posten. Mëse e drejtë, por kjo nuk është historia që ka në mendje Roz. Roz pretendon se “kjo ka të bëjë me çështjen e integrimit dhe se sa e pajtueshme është feja islame me një shoqëri moderne sekulariste”. Në besimin e gabuar se evropa është një konstinent njëetnik në të cilin jo të bardhët sapo kanë mbërritur, Roz nuk është i vetëm në fokusimin e çdo proteste nga një pakicë nëpërmjet një lenteje raciale, etnike apo fetare.
    Duke vepruar kështu ai ekspozon injorancën e tij për shoqërinë moderne shekullariste dhe rolin e të gjitha feve brenda saj. Pa asgjë të qartë si Amendamenti i Parë në SHBA, ligjet e lirisë së shprehjes në Evropë janë shumë më të mefshta se ato të Shteteve të Bashkuara. Shumë prej tyre janë përshtatur si pasojë e Holokaustit—përkujtuesi më i fuqishëm i asaj se sa e brishtë dhe e vonët është kjo traditë shekullariste në evropë. Vitin e shkuar e përditshmja franceze Le Monde u shpall e fajshme për “shpifje raciste” ndaj Izraelit dhe popullit hebre. Libri i Madonës, këngëtares, Sex ishte vetëm i pandaluar në Irlandë në vitin 2004. E ndërsa ky debat pështjellohet, Dejvid Irving qëndron i burgosur në Austri në akuzën e mohimit të Holokaustit gjatë një fjalimi që ai ka bërë para 17 vjetësh. Kleriku musliman Abu Hamzah është dënuar në Londër për nxitjen e vrasjeve dhe urrejtjes racore dhe Luis Farrakhan e ka ende të ndaluar të hyjë në Britani, pasi shkuarja e tij atje “nuk do të ishte përfituese për të mirën publike”. Edhe këtu në Shtetet e Bashkuara tabelat shkollore ndalojnë vazhdimisht veprat e autorëve si Elis Uolker apo Xhej Kej Rouling. Veprime të tilla duhen kundërshtuar -- por askush nuk pretendon se vlerat protestante, katolike apo hebraike janë të papajtueshme me demokracinë.
    E kjo na kthen tek Zilerji. Ne nuk do ta marrim kurrë vesh se si do të kishin qenë reagimet ndaj karikaturave të tij për Krishtin pasi ato nuk janë botuar kurrë. (Plani i paralajmëruar i gazetës për të ribotuar disa karikatura të të Krishtit nuk arrin të zbehë standartet e saj të dyfishta). Vetëm ky fakt tregon se çështja nuk ka qenë asnjëherë nëse nënvizohet ajo që është e pranueshme apo e papranueshme për t’u botuar, por ku duhet hequr ajo. Nuk ka asgjë të guximshme në përdorimin e lirisë së shprehjes për të ironizuar besimet e një prej pjesëve më të dobëta të shoqërisë. Por Roz dhe të tjerë si ai duket se besojnë që muslimanët, për virtyt apo për fe, janë në anën e gabuar të vijës. Ky përjashtim gjen pasqyrim në mohimin islamist të çdo gjëje perëndimore. Dhe kështu shekullaristët dhe antiracistët si në perëndim edhe në lindjen e mesme gjejnë hapësirë të kufizuar për manovrime, ndërsa maskeradat e dogmës si parim, dhe islamistët dhe islamofobët konfirmojnë paragjykimet e tyre të pështira.

    Përktheu Oriol Guni
    Injoranca nuk zhduket me top

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    307
    Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëplotit

    Deklarata e Thirrësve muslimanë

    Lavdi i takon vetëm All-llahut, bekimet qofshin për zotërinë tonë
    Muhammedin sal-lallahu alejhi vessel-lem

    Guximi që u mor (nga gazeta daneze Jyllands –Posten), e cila botoi disa karikatura fyese ndaj Pejgamberit Muhammedit alejhis-selam), është krim dhe cënim që prek gjërat e shenjta të Ummetit (popullit islam), prandaj edhe një gjë e tillë është e papranueshme. Njëkohësisht një gjë e tillë është edhe rrënim i raporteve ndërnjerëzore "... ju bëmë popuj e fise që të njiheni ..." (Huxhurat, 13).


    1. Ne shtrëngojmë duart e Umetit dhe me gjithë forcën tonë i përkrahim ato që u çuan në këmbë për t’i dalur në ndihmë Pejgamberit të All-llahut, bekimet e Tij qofshin për të, ku me këtë vërtetohet se ky Umet (popull) është i ende gjallë. E gjithë kjo ndihmë le të jetë pasqyrë që tregon hapjen e rrugës së tij, bekimet e All-llahut qofshin për të, gjatë sjelljeve dhe veprimeve të umetit..
    2. I bëjmë thirrje qeverisë dhe popullit të Danimarkës që t’u përgjigjen zërave të drejtë e të arsyeshëm që dolën nga shoqëria islame, t'i kërkojë asaj falje, të dënojë këtë padrejtësi e cënim që Danimarka si shtet të mos mbetet e izoluar dhe e veçuar nga shoqëria ndërkombëtare, ku brenda kufijve të lirive është edhe moscënimi i vlerave të shenjta, ndalimi i nxitjes së urrejtjes fetare e racore.
    Njëkohësisht u bëjmë thirrje edhe shteteve, të cilat e kanë përkrahur këtë padrejtësi, ku dihet se sot nuk ka ndonjë shoqëri që të miratojë lirinë e papërgjegjshme, pa i vendosur kësaj lirie norma e principe, të cilat ndalojnë dëmtimin e të tjerëve, edhepse këto shoqëri kanë diferenca në këto norma.
    3. Ne vërtetojmë se liria e mendimit është e garantuar në fenë tonë të pastër për atë person, i cili dëshiron sqarim apo dëshiron të diskutojë, me kusht të mos jetë fyese. "... dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira." (Nahl, 125) Kjo është një vlerë për të cilën janë marrë vesh të gjithë njerëzit e mençur dhe kjo është edhe ajo që e kanë theksuar edhe marrëveshtjet e të drejtave të njeriut.
    4. Me gjithë këtë ne thirrësat muslimanët u përmbahemi normave të Sheriatit dhe refuzojmë kthimin e fyerjes me fyerje, gjë të cilën e ndalon sheriati si thyerje të marrëveshjeve dhe konventave të respektuara, apo të sulmohen e të dëmtohen ambasadat, apo të sulmohen njerëzit e siguruar dhe gjëra të ngjashme e jo të volitshme, të cilat mund të deformojnë drejtësinë e kërkesave tona, ose të shkaktojnë izolimin tonë që të mos u drejtohemi botës. Pra, ndihma jonë për Muhamedin sal-lall-llahu alejhi vesel-lem nuk bëhet duke kundërshtuar Sheriatin e tij.
    5. Ne këtu vlerësojmë qëndrimet e matura, të cilat dolën nga disa autoritete fetare, duke e refuzuar këtë padrejtësi të turpshme, gjë që tregon dhe vërteton se jomuslimanët në vendet tona dhe jashtë, nuk janë fajtorë për këtë punë të keqe. Gjegjësisht për këtë padrejtësi që i është Pejgamberit të All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të. Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e All-llahut: "... Askush nuk do të mbartë barrën e tjetrit." (En'am, 164), dhe ajeti: "A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër, pos të mirës." (Rahman, 60).
    6. Po ashtu kërkojmë nga Konferenca Islamike, nga shtetet tona dhe nga shoqëria ndërkombëtare që të punojnë për të përgatitur një vendim që do t’i propozohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku të theksohet ndalimi e dënimi i atij që sulmon e fyen Pejgamberin e All-llahut, Muhammedin, apo Isain, apo Musain madje të gjithë pejgamberët e All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin për të gjithë ato.
    7. Ne këtu i kujtojmë Umetit (popullit islam) domosdoshmërinë për të ngjallur moralin dhe udhëzimet e tij të larta dhe të mos jetë ngritja e tyre për të ndihmuar Pejgamberin, vetëm një reagim, i cili mbaron me mbylljen e ngjarjes, por kjo duhet të jetë e gjallë me jetën e Umetit.
    8. Po ashtu vërtetojmë se detyra jonë sot është është që ne të kalojm në fazën e dialogut dhe ta njohim botën me Pejgamberin tonë, bekimet e All-llahut qofshin për të, duke publikuar moralin dhe vetitë e tij, si gojarisht po ashtu edhe me shkrim, dhe para gjithë kësaj sjelljen dhe veprimet e tij. Po ashtu edhe institute të caktuara dhe njerëz të aftë të ndërmarrin detyrën e tyre në përkrahje të kësaj nisme që theksuam më parë.
    Lusim All-llahun të jemi sa më të suksesshëm në atë që All-llahu dhe Pejgamberi i tij është i kënaqur.
    Ves-selamu alejkum verahmetullahi veberakatuhu
    Paqa, bekimet, mëshira e All-llahut qofshin për ju!

    Në vijim dijetarët që nënshkruan këtë deklaratë

    Ebubekr Ahmed el-Milibari
    Ebubekr el-Adeni bin Alij el Meshhur
    Ahmed el-Kubejsij
    Ahmed Bedrudin Has-sun
    Ahmed bin Hamed el-Halilij
    Ahmed Nur Sejf
    Endhar Shah Kashmiriu
    Xhasim el-Mutavea
    Haxhi Muhammed Shafiij Huzamij
    Hasan es-Safar
    Hamdan Musel-lem el-Mezruij
    Hamza Jusuf
    Halid el-Xhundij
    Seid Abdu el-Hafidh Haxhavij
    Selman el-Udeh
    Tarik es-Suvejdan
    Aid el-Karnij
    Abdul-Hakim Murad Venter
    Abdullah bin Bejeh
    Abdullah Fedak
    Ableh Muhammed el-Kahlavij
    El-Arabij El-Keshat
    Ikrameh Sabrij
    Alij Zejnudin bin Abdurrahman el-Xhefrij
    Alij Xhum'ah
    Umer bin Muhamed bin Selim bin Hafidh
    Amru Halid
    Faruk Hamadeh
    Kijaj Haxhi Abdullah Fekih
    Muhamed Ehter Rida el-Ezherij
    Muhamed el-Alvinij
    Muhamed Husein Fedlullah
    Muhamed Rashid Kabanij
    Muhamed Seid Ramadan el-Butij
    Muhamed Tahir el-Kadirij
    Muhamed Alij Teshirij
    Muhamed bin Muhamed el-Mensur
    Mustafa bin Hamzeh
    Nuh Alij Selman el-Kudat
    Hibeh Rauf Izzet
    Vehbe ez-Zuhajlij
    Jasemin Mehmud Halil el-Husarij

    Emrat janë të paraqitur sipas radhitjes alfabetik



    Shtojcë për mjetet e informimit mbi thirrësit në emër të të cilëve është lëshuar kjo deklaratë

    1. Eshejh Ebu Bekr Ahmed el-Milibari: Sekretari i përgjithshëm i Institutit të dijetarëve të Ehli Sunneh vel Xhemah të Indisë (Indi).
    2. El-Habib EbuBekr El-Adenij bin Alij El-Meshhur:
    3. dr.Ahmed el-Kubejsij: thirrës i njohur Islam (Irak)
    4. dr. Ahmed Bedrudin Hasun: Muftiu i përgjithshëm i Republikës të Sirisë (Siria)
    5. Shejh Ahmed bin Hamed el-Halilij. Muftiu i përgjithshëm i Sulltanatit Oman (Oman)
    6. prof. dr. Ahmed Nur Sejf: Drejtor i drejtorisë së hulumtimeve, studimeve islame dhe e ngjalljes së trashëgimit (Emiratet)
    7. Shejh Endhar Shah Kashmirij: kryetari i ulemave të Diubendit (Indi).
    8. prof. Xhasim el-Mutavea: kryetari udhëheqësi i kanalit satelitor "IKRA" (Kuvajt)
    9. Shejh Haxhi Muhammed Shafiij Huzamij: dijetarë i madh i Xhakartës (Indonezi)
    10. dr. Hassen Es-Safar: Thirrës islam shiit (Saudi)
    11. dr. Hamdan Musel-lem el-Mezruij: për çështjet islame në Ministrinë e Vakufit (Emiratet e Bashkuara Arabe)

    12. Shejh Hamza Jusuf: Thirrësi islam i njohur dhe dekan i Institutit Ezejtuneh- Kaliforni (Sh.B.A të)
    13. Shejh Halid el Xhundij: Thirrës i madh e i njohur (Egjipt)
    14. dr. Seid Abdulhafidh Haxh-xhavij, Myftiu i përgjithshëm i Jordanisë
    15. dr. Selman el-Audeh: Drejtuesi i ëeb faqes Islamtoday.net
    16. dr. Tarik Es-Suvejdan: Thirrës i njohur (Kuvajt)
    17. dr. Aid el-Karnij: Thirrës i njohur (Arabi Saudite)
    18. dr. Abdulhakim Murad Venter: profesor universitar i kualifikuar "Eshejh Zaid për studimet islame", Universiteti i Kembrixhit.
    19. Shejh Abdullah bin Bejeh: profesor ne Universitetin "El-Melik Abdulaziz" në Xhideh (nga Mauritania)
    20. Esejid Abdullah Fedak: thirrës islam në Kabe (Mesxhidi Haram) (nga Arabia Saudite).
    21. dr. Ableh Muhamed El-Kehlavij: Dekan i fakultetit islamik dhe arab pranë Universitetit të El' Ez’herit, dega e vajzave- Port Said (nga Egjipti).
    22. dr. El-Arabij el-Keshat: dekan i Xhamisë ed-Daveh dhe kryetar i Qendrës Kulturore Islame në Paris (Francë).
    23. Shejh Ikrame Sabri: Muftiu i Kudusit të Famshëm (Palestinë).
    24. El-Habib Alij Zejnulabidin bin Abdurrahman El-Xhefrij: Thirrës islam i njohur (nga Jemeni).
    25. dr Alij Xhumah: Muftiu i Republikës së Egjiptit.
    26. El-Habib Umer bin Muhamed bin Selim bin Hafidh: Dekan i “Dar el-Mustafa" për studimet islame – Hadrameut (Jemen).
    27. prof. Amr Halid: Thirrës islam njohur (nga Egjipti).
    28. dr. Faruk Hamadeh: professor i Sunnetit dhe shkencave të tij në Universitetin "Muhamed Hamis" (Marok).
    29. Shejh Kejaj Haxhi Abdullah Fekih: Kryetarë i institutit Lanxhitano, dijetar i madh i Javës lindore (Indonezi).
    30. Shejh Muhamed Ehter Rida el-Ez’herij: kryetar i ulemave të Birlavës (Indi).
    31. Sherif Muhamed Alvinij: kryetar i Akademisë Evropiane për kulturë dhe shkenca islame në Bruksel (Belgjikë).
    32. Es-Sejid Muhamed Husejn Fedlull-llah, autoritet i njohur i shiitëve (Liban).
    33. dr. Muhamed Rashid Kabanij: Muftiu i përgjithshëm i republikës së Libanit (Liban).
    34. dr. Muhamed Seid Ramadan el-Butij: Dijetar i madh i Shamit, kryetar i degës së Akaidit dhe feve pranë Universitetit të Damaskut (Siri).
    35. dr. Muhamed Tahir el-Kadirij: Udhëheqës dhe themelues i "Minhaxhu el-Kuran Ndërkombëtare", si dhe Shejh i Universitetit "El-Minhaxh" (Pakistan).
    36. Es-Sejid Muhamed bin Muhamed el-Mensur: Autoritet i drejtimit Zejdit. (Jemen).
    37. Ajetullah Muhamed Alij Teshirij: Sekretar i përgjithshëm i Akademisë Botërore për afrimin midis gjithë drejtimet (grupeve) islame (Iran).
    38: dr. Mustafa bin Hamzah: profesor i Sheriatit pranë Universitetit "Muhamed El-Evel", (Marok).
    39. dr. Nuh Ali Selman el-Kudat: dijetar i Jordanisë dhe ish-Muftiu i ushtrisë (Jordani).
    40. dr. Hibeh Rauf: Thirrëse dhe ligjëruese në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Politike pranë Universitetit të Kairos (Egjypt).
    41. dr. Vehbeh ez-Zuhajlij: kryetar i degës së Fikhut Islam dhe medhhebeve të tij në fakultetin e Sheriatit pranë Universitetit të Damaskut (Siri).
    42. Ed-Daijeh Jasemin Mahmud Halil el-Husarij: kryetar i Institutit (Akademisë) "El-Husarij el-Islamij" (Egjipt).

    Emrat janë të paraqitur sipas radhitjes alfabetik.


    Marrë nga faqja www.asr.com.mk
    "Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime aq shum ma dobëson arsyen sa që me arsye e vajtoj bukurinë tënde"

  15. #75
    O zot, o zot jepi dije padijes, o zot! Tani po bindem se vërtetë kemi injorancë të fuqishme. Është kotësi të merrsh kaq gjatë me një temë që Evropa e ka harruar. Po lini mor burrani këtë punë se s'jemi ne që i dalim zot pejgamberit, mor aman!
    Me të mira, karkanxholli
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #76

    Cool

    Citim Postuar më parë nga karkaxholli
    O zot, o zot jepi dije padijes, o zot!
    Pikërisht, mbrojtja e vlerave, si fetare poashtu edhe kombëtare do të thotë DITURI, të jeshë i ditur, të keshë DIJE!

    Në raste të tilla vetëm një injorant dhe i pafe do të rrinte këmbë e duar kryq duke parë gjithë atë padrejtësi me qetësi!!!

    zEm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 13-03-2006 më 19:43
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •