Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Protesta e botës islame ndaj karikaturave të profetit

    Këtu mund ti drejtoni protestat tuaja kundër fyesve të Pejgamberit alejhi selam:


    Ambasada daneze në Shqipëri:

    Danske kontaktoplysninger i Albanien.


    (Tlf. selvvalg: 00-355)

    Tirana, Ambassade

    Adresse

    Royal Danish Embassy
    Rr. Nikolla Tupe No. 1, 4th Fl. Apt. 4, Tirana.
    Postadr.: P.O. Box 1743, Tirana

    Tlf., fax og e-mail

    Tlf.: (4) 280 600 (ambassaden)
    Mobiltlf.: 692 029 218 (chef)
    Mobiltlf.: 692 029 910 (attaché)
    Faxnr.: (4) 280 630
    e-mail: tiaamb@um.dk


    Ambasada daneze në Maqedoni:

    Danske kontaktoplysninger i Den tidligere jugoslaviske republik, Makedonien

    (Tlf. selvvalg: 00-389)

    Skopje, Ambassade

    (Bor i Wien)


    Skopje, Generalkonsulat

    Adresse

    Royal Danish Consulate General
    Alkaloid A.D., Bul. A. Makedonski 12
    1000 Skopje

    Tlf., fax og e-mail

    Tlf.: (2) 310 4067 (visumafd.)
    Tlf.: (2) 310 4001
    Telexnr.: 51104, 51440 alkaid mc
    Faxnr.: (2) 310 4064 (visumafd.)
    Faxnr.: (2) 310 4004
    e-mail: dan.cons@unet.com.mk

    Ndërsa për ambasadat daneze në vendet tjera mund ti gjeni në këtë webfaqe të ministris së jashtme daneze:www.um.dk/en


    Votoni sondazhin

    Are Muslims justified in staging worldwide protests over cartoons depicting the Prophet Muhammad?


    http://www.msnbc.msn.com/id/11126728
    Ndryshuar për herë të fundit nga INDRITI : 08-02-2006 më 15:41

  2. #2
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    MYSLIMANET: KARIKATURAT, FYERJE MJAFT E RENDE

    Nuk kane harruar as te pershendesin deklaraten qytetare te kryeministrit danez

    "Ofendimi i nje personaliteti si Profeti Muhamed, te cilin e kane vleresuar me levdatat me superlative vete projektuesit e Evropes dhe te vendve nga sot dalin keto karikatura, cenon thelle te drejten e besimit dhe eshte teper fyese"

    Eglantina Nasi

    Komuniteti Mysliman Shqiptar denon ashper publikimin e karikaturave dhe pamjeve fyese ndaj profetit Muhamed ne mediat daneze. Me kete qendrim, myslimanet shqiptare i jane bashkuar atij qendrimi qe kane mbajtur keto dite myslimanet ne shume vende te botes. "Komuniteti Mysliman Shqiptar denon ashper publikimin e tyre duke e konsideruar kete akt si fyerje te rende dhe provokim i ndjenjave te shenjta te myslimaneve" thuhet ne deklaraten zyrtare te KMSH-se per ceshtjen ne fjale. Sipas drejtuesve te ketij komuniteti fetar ne vendin tone, ata e kuptojme plotesisht lirine dhe te drejten e shprehjes. "Mirepo ky akt i kapercen kufijte e kesaj lirie, sepse luan me dinjitetin e gjithe myslimaneve te cilet sot perbejne nje te pesten e globit duke ofenduar vlerat e tyre me te shenjta" pohojne ata. Duke shtuar se "ofendimi i nje personaliteti si Profeti Muhamed, te cilin e kane vleresuar me levdatat me superlative vete projektuesit e Evropes dhe te vendve nga sot dalin keto karikatura, cenon thelle te drejten e besimit dhe eshte teper fyese". Nderkaq, nuk ngurrojne te shtojne se ky eshte nje akt i ulet edhe per vete vlerat e qyteterimit perendimor, duke perbere nje "akt fyes dhe te ndaluar nga fryma kushtetuese e ketyre vendeve pasi konsiderohet si nxitje e urrejtjes".

    Personaliteti i Muhamedit, nderi yne

    Per myslimanet shqiptare, personaliteti i Profetit Muhamed, lidhet ngushte me nderin dhe dinjitetin e cdo besimtari mysliman. dhe ne baze te kesaj, ofendimet ndaj figures se tij, konsiderohen si ofendime ndaj vlerave me te shenjta islame. "Cdo ligj denon sharjen e personave apo shpifjen ndaj tyre e cila nuk mund te llogaritet ne kuader te lirise se te shprehurit, ngase sharja ne kete rast konsiderohet armiqesi ndaj personit tjeter. Fanatizmat kulturore te cdo ane qofshin, dalin jashte respektimit te ketyre normave dhe kontribuojne ne perplasjen e qyteterimeve" shtojne drejtuesit e Komunitetit Mysliman, duke sqaruar ne kete menyre edhe perse kane shkaktuar kontradikta publikimet e ketyre fotove mes vendeve perendimore dhe atyre te Lindjes.

    Pershendetet akti i kryeministrit danez

    Nga ana tjeter, Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka harruar te pershendese edhe aktin qytetar te kryeministrit danez, i cili eshte shprehur se nuk do kishte bere kurre te tilla vizatime."Komuniteti Mysliman e konsideron si nje akt te matur dhe konstruktiv qendrimin e kryeministrit danez duke marre parasysh deklaraten e tij te fundit te percjelle ne KMSH me ane te ambasadorit te Danimarkes ne te cilen thuhet se qeveria daneze denon cdo lloj shprehje, veprim apo shenje si perpjekje per te demonizuar grupet e njerezve mbi bazen e besimit te tyre fetar apo prejardhjes etnike" thuhet ne kete deklarate te KMSH-se. Duke shtuar edhe shprehjen e kryeministrit danez sipas te cilit "une per veten time, nuk do te zgjidhja kurre te pershkruaja simbolet fetare ne kete menyre". Por edhe duke mos mohuar faktin se inspiruesit e ketyre publikimeve, u perkasin grupimeve dhe mendimeve radikale te cilet perpiqen te nxisin lufte dhe percarje ndermjet kulturave te ndryshme. Nderkaq, myslimanet shqiptare vene ne dukje me keqardhje se "keto ofendime shpirterore jane perdorur nga njera ane per te provokuar ndjenjat e mbare myslimaneve dhe nga ana tjeter, po perdoren per te mbeshtetur tezat ekstremiste dashakeqe se lirite themelore te myslimaneve nuk perputhen me vlerat kulturore perendimore". "Me kete rast, iu bejme thirrje myslimaneve qe te mos bien pre e ketyre nxitesve te provokimeve me qellime dashakeqe per Islamin, per te ardhmen e Evropes dhe per paqen ne bote. Qendrimi i myslimaneve duhet te jete i matur. Besimi yne nuk na lejon t'i pergjigjemi ketyre sulmeve me te njejtat arme" perfundon deklarata e Komunitetit Mysliman Shqiptar. E cila nuk harron edhe te theksoje se nuk duhet lejuar ne asnje menyre qe "te lejohet minimi i iniciatives se dialogut mes kulturave dhe qyteterimeve".

  3. #3
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Karikaturat Blasfemike dhe Mesimet Shqiptare

    Dërguar të Sunday, 05 February @ 11:54:20 CET nga aipr



    Kjo ngjarje ka qene tejet e rendesishme sidomos per shqiptaret, nje nder ishujt e fundit te lumtur ne glob, ku ngacmimet nder-fetare nuk kane prodhuar me shume se polemika mediatike. Eshte e domosdoshme qe ne Shqiperi te mirekuptohet nevoja e respektit per te gjithe individet, domosdoja e kohezionit social te te gjitha grupeve, e intengrimit ne jeten e vendit, pavaresisht orientimit fetar te seicilit.




    Nga Alban BALA




    Gazeta "Jyllands Posten" e Danimarkes ndoshta nuk e dinte as vete se ne çfare ujrash po zhytej naten e shtatorit 2005, kur botoi se pari nje cikel karikaturash me qendrim anti-islam, qe pertallnin profetin Muhammed si nxites te radikalizmit ne boten arabe. Ribotimi i tyre ne janar 2006 nga nje gazete kristiane e Norvegjise do ta kthente kete çeshtje ne nje debat boteror. As falja qe kerkoi gazeta dhe as ndjesa e kryeministrit danez disa dite me pas nuk mund te ngjisin me ate qe u thye. Edhe pse ajo qe u thye, ishte e krisur prej kohesh.

    Nese Europianet thone se ketu flitet per te drejten e shprehjes, ata po thone gjysmen e se vertetes.
    Selia e Shenjte e Vatikanit, Departamenti Amerikan i Shtetit, kryeministri polak Kazimierz Marcinkiewicz dhe shume zyrtare te tjere te larte boterore e kane quajtur botimin “tejkalim te se drejtes themelore te shprehjes”, “ofeze te papranueshme” dhe madje “provokim”.
    Debati kryesor mbi kete çeshtje eshte etik dhe filozofia e tij permblidhet ne duelin mes “te drejtes” dhe “drejtesise”. Perendimi eshte partizan i mbrojtjes se “te drejtes” duke e fokusuar ballancen mbi njesine individuale shoqerore, ndersa hemisfera lindore ne teresi e mbeshtet filozofine e saj tek “drejtesia”- si nocion i pergjegjesive te individit ndaj teresise se njerezve.
    Dy shoqerite ne pergjithesi nuk kane jetuar shume larg, ndersa kane shkembyer koncepte dhe parime gjate shekujve. Postulati “Leben und leben lassen” (Jeto dhe ler te jetojne!)apo parimi kantian i lirise “Liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit”- parim qe themeloi demokracine liberale perendimore, perbejne reflekse te rendesishme te ketyre shkembimeve kulturore mes dy hapesirave.
    Per kete arsye, ne qofte se diskutimi mbahet ne rrafshin e filozofise se te drejtes, thellimi i “parimit te mbrojtjes se drejtave te individit” nuk mund te shkele “parimin e drejtesise shoqerore”. E kunderta mund te ishte e vertete: “parimi i se drejtes se individit” e perforcon realitetin ku realizohet “drejtesia shoqerore”.
    Pra pyetja thjeshtohet: A do te shkelim “te drejten e individit” per te ruajtur “drejtesine per te gjithe”, apo do te pranojme qe “drejtesia e te gjitheve” te cenohet prej tendencave- qofte edhe blasfeme- te “se drejtes” se dikujt per shprehje?
    Eshte per te ardhur keq, qe reagimet e vendeve arabe nuk misheruan parimet islame te dinjitetit dhe qetesise, per ta zgjidhur kete konflikt ne nje menyre paqesore, institucionale dhe me rruge juridike. Adresimi i problemeve permes dhunes sjell me vete humbjen e arsyes mes paleve dhe acarime te panevojshme, siç ishte ribotimi i karikaturave nga shtypi europian, ne shenje solidariteti me gazeten daneze dhe ate norvegjeze, qe moren si pergjigje fetwa te paautorizuara ndeshkimore. Leshimi i ketyre fetwa-ve eshte ndaluar nga OKI gjate Samitit te kryetareve te ketyre shteteve ne fund te vitit 2005.
    Reagimi fillestar i kancelarive arabe ishte me i afert me qendrimin e ri amerikan ndaj te drejtave te individit, ku ne asnje menyre parandalimi i dhunes eventuale nuk nenkupton represion, por rritje te sigurise per shoqerine ne teresi.
    Ne SHBA, nje media e posatshme- “Publishers and Editors” ndreq shkeljet e pavullnetshme te etikes nga gazetat dhe angazhon shkollare te etnokultures dhe religjionit per te shpjeguar- shpesh edhe perpara se ngjarjet te ndodhin- çfare duhet pasur kujdes kur shkruhet apo flitet per nje kulture, etni, fe, pakice apo ngulim.
    Te gjithe e dime se vendet arabe jane represive ndaj “lirise se shprehjes”, sidomos ne rrafshin politik. Te gjithe e dime se parimet e se drejtes islame ne Lindjen e Mesme jane shtremberuar per arsye te sundimit personal. Por eshte pjese e kultures islame qe te respektoje fete e tjera, duke pasur ne themel nje parim gjithe-perfshires.
    Nese Europa synon te ndihmoje vendet arabe qe te ndertojne nje realitet mbi lirine e individit, kjo mund te behet pike se pari duke vleresuar parimet universale te islamit autentik, ku lartesohet toleranca, bashkejetesa dhe respekti i ndersjelle. Sipas teorise se Islamit, ai qe mohon nje prej profeteve te çdo feje monoteiste, sapo ka mohuar fene e tij. Po ashtu Islami ndalon rreptesisht cenimin e objekteve te kultit te çdo feje dhe e ndalon prere çdo lloj dhune ne fe’.
    Duhen falenderuar gazetat shqiptare qe me mendje te ftohte nuk ju bashkuan ketij aksioni mediatik, ashtu siç vepruan edhe gazetat me te njohura britanike apo media te tjera serioze amerikane.
    Ky dyluftim moral i hapur mes dy hemisferave kulturore nuk mund te kete fitues persa kohe qe palet flasin gjuhe te ndryshme kur eshte fjala per respektin dypalesh. Gjuhet e flakeve ne ambasaden daneze vetem sa e thellojne kete hendek.
    I vetmi fitues i mundshem i ketij dueli eshte grupi i radikaleve pseudo-islamike, qe deri me sot jane perpjekur te fshehin fytyren e akteve te tyre terroriste pas puritanizmit islam.
    Ky grup tani e tutje do ta kete me te lehte te rekrutoje mendje te ngushta, shpirtra te frustruar dhe individe te gjymtuar shoqerisht, per te cilet ne mjedisin perendimor nuk ka me asnje shans per te rifituar nje vend me dinjitet. Sepse identiteti i pare i njeriut eshte dinjiteti i tij.
    Presidenti Bush e pohoi edhe ne fjalen e tij te fundit se lufta kunder terrorizmit ne shkalle globale nuk mund te fitohet pa bashkepunimin e muslimaneve. Beteja kryesore qe zhvillon sot perendimi ne krejt Lindjen e Mesme eshte beteja per te fituar besimin e njerezve atje. Botimi i karikaturave anti-islame padashur mbeshteti slloganin e terrorizmit se “lufta kunder tij eshte lufte kunder islamit”.

    Kjo ngjarje ka qene tejet e rendesishme sidomos per shqiptaret, nje nder ishujt e fundit te lumtur ne glob, ku ngacmimet nder-fetare nuk kane prodhuar me shume se polemika mediatike. Eshte e domosdoshme qe ne Shqiperi te mirekuptohet nevoja e respektit per te gjithe individet, domosdoja e kohezionit social te te gjitha grupeve, e intengrimit ne jeten e vendit, pavaresisht orientimit fetar te seicilit.


    Ne perkasim ketu.


    Eshte e rendesishme te behet vend per te gjithe, qe te gjithe te perfshihen me respekt ndaj njeri- tjetrit ne debatin e madh te zhvillimit te Shqiperise ne drejtimin e duhur te integrimit europian dhe euro-atlantik.


    Ne kemi qene dhe mbetemi nje aleat i palekundur i lirise, demokracise, paqes dhe perparimit, mbeshtetes te perpjekjeve globale kunder terrorizmit, i cili haptas bie ndesh me parimet islame per ndalimin e gjakderdhjes, vrasjes se te pafajshmeve apo vete-vrasjes.


    Per kete arsye eshte e padyshimte qe Shqiperia eshte dhe mbetet nje shtrat i sigurt i kesaj politike. Çdo qasje tjeter na ve ne rrezik.

  4. #4
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË

    Deklaratë për Shtyp

    03.02.2006

    Karikaturat daneze ofendojnë ndjenjat e muslimanëve dhe nxisin islamofobinë


    http://www.forumimusliman.org/danezet.html


    Forumi Musliman i Shqipërisë ka mësuar nga një numër burimesh se në 30
    shtator 2005, gazeta daneze Jyllands-Posten ka publikuar 12 karikatura, ku
    profeti i islamit, Muhamedi s.a.s. është përshkruar si terrorist dhe në
    forma të tjera fyese.

    Forumi dënon në formën më të prerë këtë akt fyes kundër islamit dhe
    ndjenjave të muslimanëve, dhe shpreh shqetësimin e tij për përhapjen e
    islamofobisë dhe sulmeve kundër imazhit të Islamit edhe në pjesë të tjera
    të Evropës. Duke vëzhguar natyrën e karikaturave, Forumi mendon se ato
    rrëfejnë një qasje raciste dhe islamofobike, e cila për fat të keq shpesh
    lexohet nëpër disa media perëndimore ndaj Islamit.

    Çfarë shqetëson Forumin më shumë, është se karikaturat anti-islame janë
    printuar edhe në disa vende fqinje me Shqipërinë, siç është Maqedonia,
    në të përditshmet ?Vesti? dhe ?Vreme?. Duke patur parasysh
    historitë e gjata të konflikteve dhe inateve ndërfetare në Ballkan që
    përsëriten kohë pas kohe, Forumi Musliman i Shqipërisë i apelon qeverisë
    daneze dhe të tjerave në BE që të përmirësojnë ligjet e tyre kundër
    urrejtjes, dhe sigurojnë që liria e fjalës nuk abuzohet nga ata që duan të
    fyejnë ndjenjat dhe besimet e të tjerëve.

    Në të njëjtën kohë, Forumi Musliman i Shqipërisë, dënon aktet e dhunshme
    që disa njerëz kanë shfaqur kundër Danimarkës dhe i apelon muslimanëve
    anembanë botës, dhe shqiptarëve në veçanti, që të tregohen të matur dhe
    kuptojnë diferencat që ekzistojnë ndërmjet kulturave tona.

    Forumi Musliman i Shqipërisë, planifikon të takojë ambasadorin danez gjatë
    javës që vjen, të cilit do t?i shpreh shqetësimet e mësipërme.



    FORUMI MUSLIMAN I SHQIPËRISË
    TIRANË
    Sa budalla eshte "Odisea"

  5. #5
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    www.bashkesiaislame.net
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
    Shërbimi për informim
    Adresa: rr. “Bajram Kelmendi” nr. 84, 10 000 Prishtinë
    tel.& fax: +381 38 224 022; 224 024


    Prishtinë, 6 shkurt 2006





    Prononcim i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e botimit të
    disa karikaturave ofenduese ndaj vlerave islame






    Ofendimi dhe përdhosja e të Dërguarit të Allahut të Gjithëmëshirshëm përmes
    disa karikaturave që në shënjestër profeti i fundit Muhamedi (a.s.), nga
    aspekti islam ishte i ndaluar. Ky parim islam sië vlen për veprimet
    ofenduese kundër Muhammedit a.s., ne njejtë e trajtojmë edhe kur bëhet
    kundër Isait, Musait, Ibrahimit apo akëcilit profet. Prandaj, një veprim i
    tillë duke qenë në kundërshtim direkt me normat islame, për myslimanët është
    i papranueshëm, është ofendues dhe si të tillë e gjykojmë. Për më tepër kur
    një veprim i ngjashëm duke e paraqitur Muhammedin a.s. në formën që ai
    asnjëherë nuk e ka pasur dhe skajshmërisht të papranueshme, nuk mund e mos
    të konsiderohet si veprim i paramendueshëm kundër vlerave të mirëfillta
    islame. Ne plotësisht e kuptojmë të drejtën dhe lirinë e shprehjes. Mirëpo,
    kjo e drejtë nuk duhet të manifestohet duke i ofenduar vlerat më të shenjta
    të të tjerëve.
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e kupton revoltën e myslimanëve
    gjithandej nëpër botë si reagim kundër ofendimeve ndaj Profetit Muhammed.
    Mirëpo, kur revolta merr përmasa shkatërruese dhe keqpërdoret për qëllime të
    tjera, ajo për ne është e papranueshme.
    Me këtë rast dot ë theksonim se reagimi i disa organizatave dhe
    asociacioneve të krishtera lidhur me rastin konkret, të cilët e kanë gjykuar
    edhe botimin e karikaturave e edhe veprimin e disa ekstremistëve, ka qenë me
    vend dhe i drejtë dhe lë të shpresohet se ekziston dëshirë për mirëkuptim
    dhe tolerancë në mes qytetërimeve.
    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës angazhohet që në këtë botë
    kozmpolitike duhet të përkrahen forcat që i afrojnë qytetërimet, të
    përkrahën orientimet që njerëzit në botë i konsiderojnë vëllezër të gjinisë
    njerëzore, e kurrsesi ato forca ekstreme, qëllimi it ë cilave është futja e
    konfliktit në mes të qytetërimeve, e që fatkeqësisht jo rrallë ato bëhen
    edhe në emër të fesë. Për më tepër, ne nuk guxojmë të lejojmë që një
    ekstremizëm të luftohet me një ekstremizëm tjetër.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  6. #6
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Fajin e ka parajsa

    Pikërisht në këto ditë të ballafaqimit midis dinjitetit musliman dhe fjalës së lirë mediatike është e domosdoshme për tu thënë se Islami, si fe e paqes me Zotin, padyshim që i jep të drejtë mbrojtjes së dinjitetit të profetëve dhe njerzve që përfaqësojnë vlerat dhe moralet e tyre.Midis rrugës së mbrojtjes së dinjitetit njerzor dhe dhunës kundër ambasadave dhe objekteve politike ndërkombëtare, Islami e përcakton qartë rrugën e tij të mesme.Rrugë e cila as nuk hesht përpara padrejtësisë dhe kalimit të kufijve të fjalës së lirë porse as nuk predikon metoda të dhunshme për zgjidhjen e problemeve.

    S.X

    Është shqetësues fakti se analiza e S.Huntigtonit për “Përplasjen e Civilizimeve” po vihet në zbatim nga media dhe individë të cilët më shumë se cdo kush tjetër duhet të ndërgjegjësohen se kjo nuk i sjell dobi askujt, përkundrazi con në pasiguri të mirëqënies shoqërore.Skenat e tipit “liria e fjalës” janë të shumta.Nuk do leja pa përmendur fjalimin, para fatkeqësisë së Katrinës. Një senator amerikan përmend “Bombardim ndaj Mekës”. Shumë muslimanë u tronditën nga fakti i dëshirës për tu shprehur lirshëm nga një senator pavarsisht se e përtypën deklaratën qetësisht me lutje nga thellësia e shpirtit.
    Mirëpo nuk do mjaftonte kjo, kur papritmas mediat botërore shkruajnë për përdhosjen e kuranit në burgjet amerikane.Muslimanët menduan të protestojnë butësisht .Cdo kush i vënë përballë këtyre fakteve do të kishte deklaruar se kjo nuk është liri fjale apo veprimi, por abuzim me ndjenjat e muslimanëve.Ky shekull i quajtur shekulli i laicitetit, do vendoste në të njëjtën pozitë Vatikanin i cili shpreh se “Kodi i Davincit” i kalon shkallët e respektimit ndaj religjonit.Të njëjtin reagim kishte dhe klasa politike shqiptare ndaj humorit të Agron Llakaj në rolin e Papës.
    Të gjithë këto reagime qëndrojnë gjithmonë brenda nocionit “liria jote përfundon aty ku fillon liria e tjetrit” pavarsisht se të tjerët e thyen atë. Mirëpo si duket zemrat emocionale të fetarëve nuk do ta pranonin poshtërimin dhe vazhdimësinë e tij.
    Problemi i fundit ndaj karikaturave të profetit Muhamed a.s jo vetëm ngjallën urretje dhe neveri, por pasojat e tyre shkuan dhe më tutje.Pa dashur të analizoj dhunën ndaj instuticioneve, analistët dhe shkrimtarë u morën më shumë me pronarin e mallit se sa me hajdutin.

    A mos vallë ishin muslimanët ata që e kanë të gjithë fajin pse u fyen !?
    Mirëpo shpesh herë jemi mësuar që fajin e ka parajsa.

    Nuk do mjaftonte karikaturat e paraqitura në gazetën daneze por sigurisht me dashje këto karikatura ribotohen dhe në gazetat spanjolle, gjermane dhe italiane.Shkëndijën e “elektricitetit” e hapi danimarka pavarsisht se nuk mund të fajësohet i tërë vendi për shkak të disa bindjeve radikale dhe ektremiste të disa qarqeve që duan ta cojne ujin përherë tek mulliri i bluarjes.Imagjinoni pak sikur kjo gjë të kishte ndodhur me “simetizmin”.Do ishin bërë 10 përkujtimore Holokaustike . Nuk besoj se ka nevojë për komente.Porse është e drejta ime që të mendoj për gazeta të tilla që ndonjeherë këto lajme i përdorin si mjete marketingu dhe ndonjëherë të ngacmuara nga inteligjenca të ndryshme.Pikërisht ripublikimi i karikaturave sikur i hudhi benzinë zjarrit më shumë për të vazhduar më tymin e tij në lindjen e mesme.Nëse dikush mendon se duhet të exportojmë demokraci për të përhapur fjalën e lirë dhe pastaj me këtë fjalë të ofendojmë vendet “demokratike” është krejtësisht gabim.Lirinë ë fjalës dhe veprimit duhet të përdoren vetëm për dobinë e njerzimit dhe jo për të ofenduar, ose për të mbrojtur homoseksualizmin me ligje dhe mentalitete.Ky është koncepti hyjnor Islam i cili dëshiron për njeriu vetëm të mirën.

    Mirëpo kjo ishte e tëra jashtë Shqipërisë.Dhe si për cudi ne si eksportues lajmesh dhe mendimesh e fusim problemin në shtëpinë tonë padashur ti bëjmë kujt mirë apo keq.Servilizmi e merr problemin dhe e trajton në mynyrat e tij cuditbërëse sikurse arabët jetojnë në hënë dhe shqiptarët në tokë.Megjithëse shumë politikanë, standart vlerësimi kanë Amerikën, por prapë ato e thyejnë këtë standart duke e ditur mirë që Amerika dhe Europa dëshirojnë marrëdhënie të mira tregtare me këto vende.Sigurisht kam ndërmend dokumentarin e Michael Moore 9/11 .E pra të ndodhura para servilizmit politik dhe atij gjeopolitik, shume të vetëquajtur analistë dëshirojnë që hendekun e civilizimeve ta hapin më shumë dhe ju duket sikur i kanë lyer me parfum kur i përmend konferencën Islamike.Gazeta e përditshme shqiptare, “Sherbimi Inteligjent “Express” përdor dicitura të cuditshme me sens kërcënues duke perifrazuar atë gënjeshtër që mundohen ta kthejnë në realitet, që përvec kënaqësisë së përplasjeve të civilizimeve botërore të ndihmojnë dhe në përplasjen midis taborëve të sajuar, “radikalëve” dhe ato “moderatorëve”.Nuk është hera e parë që këto taborë përdoren për qëllime skandaloze .Më e cuditshmja është se muslimanët shqiptarë gjenden përherë në mes dhe pranë lajmeve terrorizuese të lindjes së mesme.Dhe nuk mjaftojnë traktet që përhap ndonjë e përditshme mediatike, as atmosferës festive të TV... për Bajram, por sajesat e sinkronuzuara me ndërthurje Shqipëri-Lindje janë aq të qarta sa mjaftojnë për të lënë shenjë psikologjike tek lexuesi shqiptar pavarsisht se montuesi është në përfundimet e diplomimit për master në ....

    Nuk ngelet pa theksuar se “medaljen e nderit” të afrimitetit midis lindje-perëndim që Turqia dëshiron ta marri duke hyrë në komunitetin Europian, Shqipërisë ia vari fatmirësisht ministri Spanjoll. Mirëpo ne Shqiptarët jemi mësuar që medaljet të na i dhurojnë mbas vdekjes, ose të na lusin tre herë për një gjë .Ndonjëherë dëshirojmë që medaljen ta konvertojmë me nderin, emrin, por dhe me përkatësinë fetare.Ky është striptizmi i fundit shpirtëror që ka dalë në modë, dhe si ndjekës të modës filluan ta praktikojnë politikanët amatorë dhe ato “profesionistë”.

    Shqiptarët nuk e kanë zakon ta shkelin të mirën më këmbë, dhe as ta ndërrojnë monoteizmin me paganizëm. Shqiptarët nuk e kanë zakon të përdorin dhunë .Ato i ngrenë duart lart nga qielli dhe kërkojnë udhëzim dhë mirësi.Ato nuk i ofendojnë njerzit e ditur sidomos profetët e Zotit.Sepse profetët i ndërtuan civilizimet për tu zhvilluar shoqëria njerzore .

    Të gjithë e dimë që “Dielli” lind në lindje dhe perëndon ne perëndim.Për të ka nevojë cdo gjallesë dhe sidomos populli shqiptar.Që tua ndricojë shpirtat me besim, mendjet me arsyetim,dhe trupin me pastërti.I verbëri e mohon diellin por kjo nuk do të thotë që nuk ka diell.

    S.X
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 08-02-2006 më 17:07
    Sa budalla eshte "Odisea"

  7. #7

  8. #8
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Qeverisë Daneze leter

    Feja Islame i respekton liritë më tepër se çdo ligj dhe religjion. I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mësuar t’i respektojmë liritë dhe të drejtat e të tjerëve, ti pranojmë parimet e negocimit të shëndosh, të këmbejmë pikëpamjet si dhe të pranojmë argumentimin e saktë dhe të drejtë.

    Një prej bazamenteve themelore të lirisë është respektimi i drejtave njerëzore dhe për këtë shkak jemi të befasuar me qeverinë daneze e cila lejon publikimin e gënjeshtrave dhe shtrembërive lidhur me të Dërguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

    Me çfarë të drejtë, në emër të drejtave të njeriut, lejohet sulmi me fyerje dhe ofendim kundër njeriut, prindërve të tij dhe familjes së tij? Më i madh është gabimi me anë të cilit lejohet fyerja dhe ofendimi i njeriut me sulmin që i bëhet të Dërguarit të tij si dhe parimeve të besimit që ai e pason.

    Islami tërësisht refuzon ofendimin profetëve. Muslimanët e kanë të ndaluar çdo lloj të ofendimit ndaj profetëve që u përkasin religjioneve qiellore. Nga ana tjetër publikimin e gënjeshtrave të tilla rreth krijesës më të nderuar njerëzore, të dërguarin mëshirë për botët si dhe të dërguarin e fundit e konsiderojmë si akt i ulët që ngacmon ndjenjat e çdo besimtari. Mbyllja e syve para sulmeve që i bëhen të Dërguarit të All-llahut është shkelja më e madhe e drejtave të njeriut dhe u përkon atyre që promovojnë urrejtjen dhe konfliktet ndërfetare si dhe ndikon në thellimin e shkaqeve të terrorizmit.

    Nëse qeveria daneze nuk i pranon këto gjëra e ka për detyrë të ndalon dhe lufton sulmet e tilla që i bëhen të Dërguarit dhe sulmet e tilla të mos i konsideron liri e shprehjes. Liria asnjëherë nuk lejon cenimin e të drejtave të tjerëve. Mbjellja e urrejtjes dhe armiqësisë ndaj islamit dhe muslimanëve është larg çdo logjikimi dhe veprimi të shëndosh dhe si e tillë nuk i ka hije një shtetit që pretendon zbatimin parimeve të drejtësisë.

    Insistimi i qeverisë suaj t’i shkel të drejtat e muslimanëve do të nxit ndërmarrjen e hapave për bojkotimin e prodhimeve daneze si dhe thirrje publike që çdo musliman të bën një gjë të tillë.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #9
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    FYERJA E PEJGAMBERIT TË ISLAMIT PËRTËRINË PYETJEN: KUSH KË PO E URREN!?


    e hënë , 30 janar 2006

    Esh Sharkul Evset (Lindja e Mesme): Goditja tronditëse e karikaturave të pahijshme e të tepruara daneze, të cilat ofendojnë Pejgamberin e Islamit duke e përqeshur atë dhe degraduar çdo gjë që e përfaqëson atë, nuk duhet të kalojë pa u ndalur në të, të marrim mësim dhe të nxjerrim një përfundim. Ngase, kjo konsiston me modelin e disa qeverive dhe elitave të Perëndimit në mënyrën e trajtimit të Islamit, si dhe me mënyrën e reagimit të palëve islame kundër sulmeve në akiden dhe Pejgamberin e tyre.
    Përmbledhja e rastit në fjalë të shkurtra është: Më datën 30 të shtatorit të kaluar (2005) gazeta “Jullands Posten”, e cila është gazeta ditore më e përhapura në Danimarkë, publikoi 12 karikatura të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që më së paku mund të përshkruhen se ato janë të pahijshme, të paturpshme, të ulëta, vulgare dhe ofenduese në skajin më të largët. Gazeta bashkë me këto vizatime publikoi edhe një koment të kryeredaktorit të saj, i cili përmes tij shpreh habinë dhe dënimin (urrejtjen dhe mospajtimin) për shenjtërinë e madhërishme që muslimanët ia kushtojnë Pejgamberit të tyre, gjë të cilën ai e konsideron goditje nga “Marrëzia e fshehur pas megalomanive”, dhe burri i botës thërret, në komentin e tij, në forcimin e guximit për të thyer këtë “tabu” përmes rrugës së zbulimit (demaskimit) të asaj që ai e quan “Historia e errët” e Pejgamberit të Islamit, dhe prezentimin e tij masës së gjerë në formën e tij të vërtetë (e shprehur përmes vizatimeve të publikuara).
    Publikimi i karikaturave shkaktoi gjëmë të madhe dhe tronditje shqetësuese te muslimanët që jetojnë në Danimarkë (180 mijë, që përbëjnë 3 % të popullatës 5,4 milionë banorë). Kjo poashtu bëri jehonë edhe në mesin e përfaqësuesve të vendeve islame në Kopenhagë, ku 11 diplomatë prej tyre organizuan një mbledhje lidhur me rastin dhe morën një vendim që të kërkojnë prej gazetës në fjalë për t’u kërkuar falje muslimanëve për fyerjen e Pejgamberit të tyre. Por, kryeredaktori i saj refuzoi një gjë të tillë, dhe më pas këta kërkuan takim me kryeministrin danez për ta informuar lidhur me rastin dhe për ta paraqitur protestën e tyre për publikimin e vizatimeve të tilla, por edhe ai refuzoi pranimin e tyre nga ana e tij dhe ua bëri me dije nga zyra e tij se kjo çështje ka të bëjë me lirinë e të shprehurit të lirë në të cilën nuk ndërhynë qeveria, madje iu është thënë se mund të drejtohen te gjykata nëse dëshirojnë. Kur mori vesh sekretari i përgjithshëm i Organizatës Konferenca Islamike, Dr. Ekmeluddin Ihsan Oglu, dërgoi menjëherë disa shkresa zyrtare kryeministrit të Danimarkës dhe përgjegjësve në Unionin Evropian dhe në Organizatën Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim duke i ftuar ata që të ndërhyjnë për ndaljen e ekspeditës sulmuese e të urrejtjes kundër muslimanëve dhe për të marrë një qëndrim të prerë ndaj fyerjeve që po bëhen kundër Pejgamberit të tyre. Pika boshte e përgjigjeve që i mori, e veçanërisht prej kryeministrit danez, ishte se çështja ka të bëjë me lirinë e të shprehurit që përbën një bazë themelore të demokracisë daneze dhe kërkesa për të marrë një qëndrim të prerë konsiderohet e refuzuar. Në të njëjtën kohë lëvizën edhe ambasadorët e vendeve islame në Gjenevë, bënë ankesë në zyrën e përfaqësisë diplomatike për të drejtat e njeriut në kryeqytetin zviceran, duke shprehur në të qëndrimin e gazetës daneze me nxitjet e saja në racizëm dhe urrejtje kundër muslimanëve. Kjo zyrë pranoi ankesën dhe vendosi për të hulumtuar rastin dhe përgatitjen e deklaratave lidhur me problemin, gjëra këto që duhej të kryheshin deri më 24 të këtij muaji (janar 2006). Çështja ka hyrë edhe në agjendën e punëve të Ligës Islame, e cila është mbajtur në Meke më 7 të dhjetorit të kaluar (2005), dhe në bazë të kësaj, një prej rekomandimeve të konferencës shpreh shqetësimin ndaj ekspeditave në fushën informative në dëm të Islamit dhe Pejgamberit të muslimanëve, dhe ua bënë me dije përgjegjësve të të gjitha qeverive që duhet të garantohet siguria dhe respektimi i feve të ndryshme e të mos lejojnë shfrytëzimin e lirisë së të shprehurit të lirë të përdoret në ofendimin e feve dhe shenjtërive. Pas tre muaj indiference e të heshtjes, menjëherë pas shpërthimeve që ndodhën në Londër, mandatari legjislativ i Unionit Evropian Franko Fratini i komentoi vizatimet përqeshëse (karikaturat) duke thënë se publikimi i tyre nuk ka qenë punë e mençur duke pasur parasysh se kjo rrit urrejtjen dhe nxit ekstremizmin në Evropë. Përderisa këmbeheshin shkresat në mes të palëve të ndryshme, 22 ambasadorë danezë, të cilët shumica e tyre kanë punuar në vendet arabe, e kritikuan qëndrimin e qeverisë së vendit të tyre lidhur me këtë problem. Një delegacion i muslimanëve të Danimarkës, që përfaqësonin 21 qendra islame dhe organizata të ndryshme, bëri një vizitë në Kairo, ku u takuan edhe me Shejhun e Ez’herit dhe me sekretarin e përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe. Ministrat e jashtëm të vendeve arabe kritikuan qëndrimin indiferent dhe mohues të qeverisë daneze ndaj fyerjes që i është bërë Pejgamberit të Islamit. Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Islamike nuk sheh zgjidhje tjetër, përveç që të merret një qëndrim faktik dhe i vendosur dhe t’i dërgohet një notë protestë dhe shprehje e hidhërimit qeverisë së Danimarkës, e cila me këtë rast është treguar e painteresuar dhe indiferente, andaj për këtë shkak vendos që të shpall bojkotin e Organizatës Konferenca Islamike ndaj projektit danez që parashihej të mbahej një ekspozitë e madhe me emrin “Impresione nga Lindja e Mesme” ku një pjesë të shpenzimeve të të cilit do t’i mbulonte qeveria e Kopenhagës, ndërsa pjesën tjetër ta mbulonin vendet arabe (të Gjirit Persik). Dr. Ekmeluddin Oglu dërgoi një shkresë me këtë përmbajtje në adresë të organeve kompetente në Kopenhagë duke i informuar se Organizata Konferenca Islamike ka kërkuar prej të gjithë anëtarëve bojkotin e projektit në shenjë proteste për qëndrimin zyrtar të vendit të tyre ndaj fyerjes së Pejgamberit të Islamit.
    Në fund, pas tërë këtyre zhvillimeve, kryeministri i Danimarkës e preku këtë temë në deklaratën e tij me rastin e Vitit të Ri, të cilën e transmetoi televizioni, ku tha se qeveria e tij dënon çdo shprehje apo sjellje që dëmton ndjenjat e cilitdo grup të njerëzve që mbështeten në trashëgiminë fetare a racore. Me këtë gjest të vogël zyrtarët në Kopenhagë menduan se u bë ndreqja e gabimit dhe barazimi i çështjes. Por, çdo njeri me ndjenja të shëndosha e heton se plaga është më e madhe dhe më e thellë se sa të shërohet me fjalë të përgjithshme e të thata.
    Në anën tjetër, disa organizata islame në Danimarkë ngritën akuza kundër gazetës, e cila mbështet fyerjen e ndyrë kundër Pejgamberit Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Mirëpo, kryeprokurori e refuzoi çështjen duke u shprehur se publikimi i vizatimeve karikaturiste është bërë në kuadër të lirisë së të shprehurit të lirë, gjë të cilën e mbron ligji. Në kohën kur përmendej kryeredaktori i gazetës “Jullands Posten” nëpër deklarata e vendime, afirmimi i tij i dha guxim gazetës krishtere në një qytet tjetër që në tirazhin e “Magazine Net” të ripublikojë të 12 karikaturat, e me këtë të shkallëzojë ekspeditën e përqeshjes së ndyrë ndaj Pejgamberit të muslimanëve dhe fesë së tyre. Dosja ende vazhdon të jetë e hapur, muslimanët e Danimarkës e kontestuan vendimin e kryeprokurorit dhe kërkuan tërheqjen e tij, konsultimet vazhdojnë të bëhen mes përfaqësuesve të vendeve islame në Gjenevë dhe në Organizatën UNESCO, dhe ende nuk dihet se çfarë do të jetë qëndrimi i këtyre përfaqësuesve lidhur me rastin.
    Ajo që na habit dhe na bën të ndihemi të fyer nuk është vetëm se një person apo program (qark) informativ sulmon Pejgamberin e Islamit dhe shenjtëritë e muslimanëve, sepse fanatikët, keqdashësit dhe njerëzit e njëanshëm ekzistojnë në çdo shoqëri, madje në Perëndim ata janë shumë, sidomos kur ka të bëjë me çështjen islame. Është për të të ardhur keq që zërat e tyre dominojnë mbi zërat e njerëzve të mençur e të drejtë nga intelektualët e Perëndimit. Por, ajo që na habit dhe na bën të ndihemi të fyer, madje në masë të theksuar, është mënyra e të sjellurit të qeverisë dhe gjykatës në Danimarkë ku qëndrimi i tyre duhet të jetë i zhveshur nga tendencat dhe absurditeti, shprehja e tyre duhet t’u përmbahet kritereve të drejtësisë dhe kërkesave të interesit të përgjithshëm. Nuk është e vërtetë se përqeshja dhe sulmi në Pejgamberin e Islamit dhe në simbolet e muslimanëve mund të llogaritet në kuadër të ushtrimit të lirisë së të shprehurit, ngase sipas asaj që kemi mësuar në studimin e ligjit nuk ka liri absolute, përveç asaj që ka të bëjë me lirinë e bindjes dhe të të menduarit. Ndërsa, të shprehurit është normë morale shoqërore me të cilin merret çdo sistem, por edhe e hedh poshtë në cilëndo shoqëri të civilizuar. Tek ekspertët e ligjit në sistemin anglosakson dhe në atë latin, duke mos përmendur Sheriatin Islam, rreth lirisë së të shprehurit, parashihet me ligj mbrojtja e tij përderisa i shërben çfarëdo çështjeje të dobishme shoqërore, apo që nuk paraqet kërcënim a rrezik për të tjerët. Në Gjykatën Kushtetuese Supreme të SHBA-ve ka vendime e masa gjyqësore të shpeshta në këtë aspekt, teksti i përsëritur në këto vendime tregon se liria e të shprehurit është e mbrojtur përderisa ajo përmban minimumin e interesave të dobishme shoqërore, e që në gjuhën angleze shkruan: “A minimum of social redeaming value”. Çdo ligj dënon sharjen e personave apo shpifjen ndaj tyre, e cila nuk mund të llogaritet në kuadër të lirisë së të shprehurit, ngase sharja në këtë rast është armiqësi ndaj personit tjetër. Bazuar në këtë, dënimi për sharjen e Pejgamberit të Islamit, në pejgamberllëkun dhe në shpalljen e të cilit besojnë çereku (1/4) i banorëve të globit tokësor, duhet të jetë më i rëndë. Kur bisedoja për këtë me dr. Ahmed Kemal Ebu Mexhd, i cili është ekspert ligjor ndërkombëtar, përkrahu faktin që përmenda dhe shtoi se edhe po të pranonim se nuk ekzistojnë tekste ligjore në kushtetutën e Danimarkës për të dënuar veprimet e turpshme të gazetës, megjithatë ekzistojnë disa parime dhe obligime morale e politike që i detyron kompetentët në shtet që të dënojnë një gjest të tillë, duke u nisur edhe nga kujdesi për mbrojtjen e bindjeve fetare si dhe ruajtjen e frymës tolerante të kulturave të llojllojshme.
    Dr. Ebu Mexhd shtoi se mosmarrja e një qëndrimi të qartë e të prerë nga ana e qeverisë së Danimarkës ndaj sulmit në Pejgamberin e Islamit hap derën e shumë të këqijave, prej tyre hapja e dyerve të gjëra të luftërave kulturore e ideologjike që nuk sjellin dobi për askënd, çështje kjo që nxit dhe krijon një klimë të shkëputjes së marrëdhënieve ndërmjet popujve e kulturave në vend të bashkëkomunikimit, luftë në vend të bashkëpunimit, e nuk është aspak e mençur që qeveria e Danimarkës të shkojë në këtë drejtim.
    Pyetja që vetvetiu mund të shtrohet me këtë rast është: Pse qeveritë e vendeve islame nuk shpallin mospranimin dhe dënimin e qëndrimit të qeverisë daneze në formë të qartë e të prerë duke ndjekur shembullin e Organizatës Konferenca Islamike, e cila thirri për bojkotim të konferencës daneze për Lindjen e Mesme. E themi këtë, sepse një sulm dhe ofendim i tillë po të bëhej ndaj ndonjë kryetari të ndonjë vendi, do të ngrihej në këmbë e tërë bota, do të tërhiqeshin ambasadat dhe do të kërcënoheshin raportet diplomatike duke mos përmendur edhe ato ekonomike. A duhet të presim që edhe më shumë të njolloset emri dhe personaliteti i Pejgamberit në mënyrë që ne të hidhërohemi e të lëvizim, edhe pse deri tash është bërë mjaft? A nuk është për t’u frikësuar se nëse vazhdon heshtja zyrtare në të dy botërat; arabe dhe islame, të dalë dikush me idenë e forcës (dhunës) në vend të zgjedhjes diplomatike të përmbajtur e të jap fetva për derdhjen e gjakut të kryeredaktorit të gazetës daneze dhe karikaturistëve të saj. Kjo do të ishte një fitne dhe një e keqe e re, ku vetëm Allahu e di se ku do të ndalej.
    Në fund, ky rast përtërinë pyetjen, të cilën e kemi cekur kur është hapur dera e diskutimit për armiqësinë e menduar të muslimanëve kundër Perëndimit: Kush kë me të vërtetë po e urren?!
    Shkruar më 22.12.1426 h – 21.01.2006


    Marrë nga:
    http://www.almokhtsar.com/
    Sa budalla eshte "Odisea"

  10. #10
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    HIDHËRIMI ISLAM KUNDËR OFENDIMIT TË GAZETËS DANEZE NDAJ PEJGAMBERIT FISNIK


    Shkruar nga Al Jazeera
    e martë , 31 janar 2006
    Vazhdojnë reagimet e hidhëruara në të dy botërat; arabe dhe islame, duke kritikuar Danimarkën pas publikimit të njërës gazetë të saj disa karikatura, në të cilat ofendohej Pejgamberi Fisnik, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në atë kohë kur Kopenhaga refuzon t’u kërkojë falje muslimanëve për këtë ofendim.
    Pas vendimit të Arabisë Saudite, e cila tërhoqi ambasadorin e saj nga Kopenhaga, edhe Libia mbylli ambasadën e saj në kryeqytetin danez në shenjë proteste ndaj përqeshjes së Pejgamberit Fisnik. Kryeministri i Libisë, Shukri Ganim, tha se vendi i tij konsideron se këto vizatime ofenduese janë “fyerje e rëndë dhe provokim i ndjenjave të shenjta të muslimanëve ndaj Pejgamberit alejhi salatu ve selam”.
    Në Jordan ministri i jashtëm Abdul Ilah Hatib ftoi ambasadorin danez, që nuk është me qëndrim permanent e të njohur në vendin e tij dhe ia shprehu “mohimin e Jordanit të ofendimit të qëllimshëm ndaj Islamit dhe Pejgamberit të tij nga ana e një gazeteje daneze”.
    Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë ftoi Danimarkën që “të dënojë ofenduesit” e feve dhe për mospërsëritjen e ofendimeve të tilla. Një burim nga ministria thotë se Damasku është tronditur nga karikatura, në të cilën zgjatej simboli i lartë për dy ummetet: arab dhe islam.
    Në Bahrejn, qeveria në mbledhjen e saj të rregullt dënoi llojin e tillë të aktiviteteve, të cilat janë në kundërshtim me vlerat, idealet dhe parimet duke pohuar rëndësinë e domosdoshmërisë së ndërmarrjes së masave të duhura gjegjëse për t’i parandaluar ato dhe duke cekur rëndësinë e kërkimit të menjëhershëm të faljes për këtë.


    Shtypja e demonstratave
    Qindra qytetarë të Mauritanisë pas namazit të ikindisë në xhaminë e madhe në Benvakshot dolën në demonstratë kundër dy qeverive: daneze dhe të asaj norvegjeze për shkak të refuzimit të atyre (dy qeverive) për të kërkuar falje për karikaturat ofenduese ndaj Pejgamberit Fisnik.
    Policia mauritaniase e dikasterit për luftimin dhe pengimin e trazirave ndaloi demonstratën për të vazhduar lëvizjen e tyre duke përdorur bombat me gaz lotsjellës dhe kushtëzoi mbetjen e tyre në oborrin e xhamisë si dhe sigurimin e lejes paraprake (për lëvizje).

    Ministri i drejtësisë dhe i çështjeve islame e vakëfeve në Emirate Muhammed Dhahiri shpreh se vizatimet e karikaturave, në të cilat ofendohet Muhammedi alejhi selam, paraqesin “fanatizmin kulturor” dhe nuk është liri e të shprehurit sikur që e vlerëson Kopenhaga. Funksionari i emirateve tërheq vërejtjen se publikimi i gazetave të Danimarkës e të Norvegjisë të këtyre karikaturave ofenduese ndaj Islamit çon në përplasjen e qytetërimeve.
    Organizata Konferenca Islamike dhe Liga e Shteteve Arabe informuan se do të drejtohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të nxjerrë një rezolutë obligative urgjente ku ndalohet ofendimi i feve.
    Në tokat palestineze aktivistët palestinezë dogjën në mes të qytetit Nabuls në Bregun Perëndimor flamurin danez dhe dolën rrugëve duke kritikuar për ofendimin që iu është bërë Pejgamberit Fisnik duke kërkuar që ata të kërkojnë falje në formë zyrtare për këto ofendime.
    Poashtu edhe Divani i Vakfit Sunit në Irak mohoi rreptësisht përqeshjen nga mjetet e informimit danez të shenjtërive islame dhe të personalitetit të të Dërguarit alejhi selam, duke kërkuar edhe prej qeverisë irakiane që të marrë një qëndrim ndaj tërë kësaj.
    Myftiu i Përgjithshëm i Arabisë Saudite shejh Abdulaziz Al Shejh i ftoi nga ana e tij të gjithë udhëheqësit e vendeve islame për t’iu dhënë “disa mësime” Danimarkës lidhur me këtë ofendim, si dhe duke i këshilluar udhëheqësit që “të mblidhen të gjithë për t’iu dhënë një mësim atyre dhe për t’u mbrojtur nga sherri i tyre”.
    Ndodh ky eskalim pas qëndrimeve që përjetuan edhe vendet tjera si Irani, Kuvajti, jemeni duke kritikuar për këtë ofendim dhe këmbëngulin në kërkimin e faljes për këtë fyerje që lëndoi ndjenjat e më shumë se një miliard muslimanëve.


    Një qëndrim i kundërt
    Në mesin e këtyre ndjenjave e qëndrimeve të hidhëruara gjithnjë duke kritikuar ofendimin e Pejgamberit Fisnik, doli kryetari afgan Hamid Karzai duke prishur unitetin e muslimanëve dhe u shpreh gjatë vizitës së tij në Danimarkë se “ai pajtohet si njeri musliman” me komentet e Kopenhagës lidhur me publikimin e këtyre karikaturave. Karzai tha se kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen i shpjegoi atij qëndrimin e Kopenhagës, për të cilin Karzai tha se “ai është i pranuar e i kënaqshëm për mua si njeri musliman, dhe në fakt gazetaria në Danimarkë është e lirë sikur që është edhe sot në Afganistan dhe ne nuk mund t’i kontrollojmë se çfarë bëjnë”.
    Vilnig Ros, redaktor i rubrikës kulturore në gazetën “Jullands Posten”, e cila i publikoi vizatimet ofenduese, në prononcimin e tij për Al Jazeera (al xhezirën) përshkruan se këto vizatime janë “provim për lirinë e të shprehurit” në vendin e tij. Ros i iku përgjigjes së pyetjes së bërë nga Al Jazeera se a mundet gazeta të publikojë p.sh. një vështrim kritik të asaj që supozohet se është terror i holokaustit çifut, duke e llogaritur këtë si një kompenzim ndaj asaj që është bërë, ngase muslimanët në Danimarkë shprehen nga bindjet e tyre se liria është për të gjithë pa dallim.
    Ndaj kërkesave arabe e islame për kërkimfalje, kryeministri danez Anders Fogh Rasmussen përgjigjet duke thënë se “nuk mundet dhe nuk dëshiron që të ndërhyjë në çështjet e mjeteve informative” e të detyrojë gazetën për të kërkuar falje ndaj muslimanëve për shkak të ofendimit të fesë së tyre. Ai pohoi vendosmërinë e “respektimit të parimit të lirisë së të shprehurit” dhe “bazat e demokracisë daneze”.
    Në anketën e bërë të publikuar të dielën, del se shumica e danezëve nuk mendojnë se qeveria e tyre dhe mjetet e tyre të informimit duhet të kërkojnë falje. 79% të të përfshirëve në anketë thonë se kryeministri obligohet që të mos kërkojë falje në emër të Danimarkës, ndërsa 18% thonë se duhet të kërkojë falje.
    Ndërsa, 62% thonë se nuk obligohet gazeta që të kërkojë falje, kurse 31% thonë se duhet të kërkojë falje.


    Marrë nga:
    http://www.aljazeera.net/
    Sa budalla eshte "Odisea"

  11. #11
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Si erdhi deri te trazirat dhe shokimi i opinionit



    Trazirat të cilat u zhvilluan me insistimin e danezëve dhe kombeve tjera evropiane në përqeshjen e muslimanëve vazhdojnë.



    Së pari në shtator gazeta pro krishtere daneze bëri një konkurs për karikaturën “më të mirë” për muslimanët. Pas kësaj njëra ndër organiazatat muslimane daneze në formë të qetë dhe diplomatike provoi që të bisedoj me përgjegjësit e gazetës dhe t’i lusë që mos t’i botojnë ato gjëra dhe të kërkojnë ndjesë për atë që vetëm ishte botuar. Natyrisht gazetat daneze këtë e refuzuan dhe thanë se e drejta e tyre është çka do të botojnë dhe se kjo është e drejtë e shtypit.



    Pas kësaj në këtë mosmarrëveshje janë përfshirë edhe ambasadorët e 11 shteteve të cilat kanë një pjesë të madhe të popullatës muslimane dhe kërkuan takim me kryetarin e qeverisë daneze, ta lusin që të intervenoj në zgjidhjen e problemit. Ai refuzoi të takohet me ata dhe i porositi se në pyetje është liria e shtypit dhe se ai këtu nuk mund të bëj asgjë. Pasi që nga ajo kohë kaluan më shumë se një muaj duke tentuar që të arrihet deri te bisedimet e qeta dhe bindja. Për fat të keq nuk u arrit asgjë pos nënçmim i më tutjeshëm ndaj muslimanëve. Atëher organizatat muslimane daneze morën vendim të dalin në opinion me problemin e krijuar dhe të kërkojnë ndihmë në zgjidhjen e këtij problemi.



    Për këtë edhe ne kemi shkruar në web faqen tonë (islamgjakova.net). Dhe pas kësaj të gjithë, d.m.th. zyrtarët danez dhe ata ndërkombëtarë, ose heshtën ose e përsëritnin se në pyetje është liria e shtypit dhe se këtu nuk mund të bëhet sagjë. Vetëm pas 5 muajve bindje dhe kërkesave të shumta gjërat esklauan atëher kur muslimanët në shenjë proteste së pari filluan me bojkot ndaj prodhimeve daneze. Pas kësaj demostratat eskalojnë, ndërsa përgjigjja vie me publikimin e karikaturave të njejta (me lejimin e të drejtës nga ana e danezëve) në gazetat franceze dhe gjermane. Pas kësaj problemi u rrit në atë masë që është edhe sot.



    Gjatë kësaj kohe dhe gjatë këtyre pesë muajve asnjëri as nga zytrtarët danez e as nga përgjegjësit e gazetës nuk kërkoi ndjesë në mënyrë të hapët dhe parezervë, por me këmbëngulje përsërisnin se nuk e kanë ditur se do të ndodhin këto reaksione dhe sikur ta dinin nuk do t’i publikonin karikaturat. Kjo nuk ka kurfar lidhje me kërkimin e faljes për gabimin e bërë, dhe kjo nuk është keqardhje për lëndimin e një numri të madh njerëzish, kjo është keqardhje sepse e lënduan veten dhe se kjo është mjaft duke u kushtuar.



    Disa përgjegjës të gazetave të cilët publikuan karikaturat thonë se ata kanë të drejtë që “ta përqeshin edhe Zotin” dhe se kanë të drejtë që për opinionin të publikojnë edhe gjëra më shokante.



    Problemi tani qëndron se ata për momentin ai dolën atë që kishin ndër mend, që ta shokojnë popullin deri në atë masë ku është. Që e tërë kjo do të eskalojë edhe më tepër tregojnë publikimiet e ditëve të sotiti të karikaturave të njejta në Francë, Britani, Spanjë, Bullgari dhe Norvegji. Krahas kësaj danezët paralajmërojnë demostrata ku ata do të hakmërren në kalljen e flamurëve danez, e këtë do ta bëjnë me kalljen e Kur’anit.



    Organizatat muslimane daneze sërish kërkojnë që kjo mos të ndodhë sepse kjo mund të krijon probleme edhe më të mëdha, mbetet të shohim se a do të ketë kjo dobi kësaj rradhe. Siç duket dikush dëshiron që konflikti evropian me muslimanët të marë përmasa edhe më të mëdha.



    E që e gjithë kjo nuk është rastësi dhe se nuk janë në pyetje vetëm disa karikatura flet edhe ky tekst i marrë nga gazeta ‘Avaz’ ku citohet ambasadori i Bosnes, i cili është njëri nga ata 11 ambasadorë origjinal të cilët tentuan që tërë këto ngatërresa të zgjidhen shumë më parë para se të eskalojnë. Ai thotë se zyrtarët danez një kohë të gjatë udhëheqin politikë ksenofobike veqanarisht ndaj muslimanëve dhe se janë nën ndikimin e partive dhe forcave ultra’djathtiste (naciste). Ja pra se çka shkruan në ‘Avaz’:



    Ambasadori i Bosnes, Maslo: Qeveria daneze udhëheq një politikë ksenofobike. Do t’i ndjekim ngjarjet për shkak të mbrojtjes së ineteresave, dinjitetit dhe sigurisë të qytetarëve tanë dhe të reagojmë në mënyrë adekuate, thotë Maslo.



    Ambasadori i Bosnes në Kopenhagë Sead Maslo ishte njëri ndër nënshkruesit të dokumentit protestues të cilin autoriteteve daneze ia drejtuan disa ambasadorë duke paralajmëruar në publikimin e vizatimeve dhe karikaturave të pejgamberit Muhammed s.a.v.s., në gazetën "Jyllands-Posten's",.



    -Dhjetra ambasadorë në Danimarkë, shumica nga shtetet islame, ia drejtuan letrën kryeministrit danez dhe ministrisë së punëve të jashtme nga të cilët kërkohet të kërkojnë ndjesë dhe paralajmërojnë se eskalmi i këtyre trazirave shqetëson shtetasit e atyre vendeve që jetojnë në Danimarkë - tha Maslo në deklaratën e tij për “Dnevni Avaz”.



    Pas reakcioneve të fuqishme në botën islame dhe largimin e disa ambasadave, autoritetet daneze kërkuan falje për publikimin e karikaturave, por Maslo paralajmëron se provokimi i të përditshmes daneze nuk është incident izolues.



    -Një kohë të gjatë në partinë djathtiste në Danimarkë të cilat kanë ndikim të fuqishëm në qeverinë daneze janë duke udhëhequr një politikë ksenofobike ndaj të huajve, veçanërsht ndaj muslimanëve. Pas sulmeve terroriste në Londër, gjërat u keqësuan - thotë Maslo. Shtetasit tanë deri më tani nuk u gjenden direkt në goditjet e asaj vale, por siç thotë ambasadori, nën trysni dhe fyerje verbale.



    - Do t’i ndjekim ngjarjet për shkak të mbrojtjes së ineteresave, dinjitetit dhe sigurisë të qytetarëve tanë dhe të reagojmë në mënyrë adekuate, deklaron Maslo.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  12. #12
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Liri e shprehjes-por jo për të gjithë



    Sasia e fyerjeve ndaj islamit dhe muslimanëve është një jo organizim i këtyre: ndarja sa më e madhe e muslimanëve dhe pafuqia ushtarake e tyre, gjë që bën të mundëshme ofenzivat e shpeshta (me anë të propagandas apo me anë të armëve) kundër muslimanëve. Përderisa perëndimi në frontin fizik në Irak është duke i zbatuar interesat e veta, në vet perëndim është duke u bërë luftë përmes propagandas ‘ne-ju ofendojmë-kjo-është-liri- e shprehjes-luftë’. Provokatorët më të ri i publikuan karikaturat e Pejgamberit s.a.v.s. në gazetën e njohur daneze e cila në vete mbanë histori të begatshme të simpatisë fashiste. Prë çfarë bëhet fjalë?



    Botimi i karikaturave të Pejgamberit s.a.v.s. zemëroi dhe ofendoi një shumicë të madhe të njerëzve në mbarë botën, edhe në vetë shtetin e Danimarkës e cila ka një numër të konsiderueshëm të popullatës muslimane. Por, këto ofendime mbrohen me ‘lirinë e shprehjes’. Ta shohim se çfarë po ngjan në Evropë kur një religjion tjetër gjendet në shënjestër të ofendimeve në ‘lirinë e shprehjes’.



    Tallja nuk është liri e shprehjes



    Në filim të viti 2005, një pllakatë reklamuese e shtëpisë së modes është paraqitur në Itali dhe Francë. Reklama paraqet skenën e ngjajshme me pikturën e njohur ‘Darka e fundit’ të Leonardo da Vinqit. Por, në reklamë ne vend të ‘isusit’ është paraqitur një femër, edhe apostujt janë paraqitur si femra. Gjykata franceze e apelit e ndaloi këtë reklamë sepse ‘ofendon ndjenjat religjioze krishtere’. Gjykata gjithashtu shton se është veqanarisht ofenduese ajo që pllakata reklamuese është dashur të paraqitet pikërisht në kohën e kërshëndellave. Ankesën e bëri (nuke keni vështir ta qëlloni) dhe mjaft lehtë fitoi kisha katolike. Nuk dëgjuam kurrfar fjalë për lirinë e shprehjes. Ankesa për të gjithë ishte e pranueshme. Edhe shtëpia e modes tha mjaft qartë se nuk ishte qëllimi i tyre të ofendojnë dikë dhe tha se ideja për reklamë ishte inspiruar nga libri i mirënjohur ‘Kodi i Da Vinqit’ i autorit Deni Braun (Dan Brown). Reklama është ndaluar në Itali, ku qyteti Milano e ndaloi pasi që për raklamën negativisht u shpreh shoqata italiane e filmave reklamues.



    A mund të jet ofendimi i islamit liri e shprehjes?



    Pra, liria e pështyerjes (shprehjes) është rezervuar kur si objekt i përqeshjes gjindet Pejgamberi s.a.v.s. edhe pse muslimanët protestuan në mbarë botën, pas gazetave daneze, shumë gazeta evropiane (përfshirë edhe ato italiane dhe franceze) gjithashtu botuan karikaturat edhe kundër protestave të fuqishme për ta ruajtur ‘lirinë e shprehjes’. Çfarë të themi në këto masa të dyfishta të (pa) drejtësisë perëndimore?



    Duhet përmendur se gazetat përkatëse daneze në vitet 1920-ta dhe 30-ta, e përkrahen fuqishëm fashistin Musolini, bile propozuan që të futet regjimi diktatorial në Danimarkë. Sot, kjo gazetë është gazeta më e shitur ditore në Danimarkë. Aferim danezëve në shije!



    Për fund duhet përmendur ata të cilët nuk kanë njohuri se ky artikull është ilustruar me flamurin danez në të cilin shihet mjaft qartë sekulariteti i simbolit nacional danez.



    Burimi: BBC për pllakaten 'Darka e fundit' – ndalesa në Itali



    BBC për pllakaten 'Darka e fundit' - ndalesa në Francë



    Për gazetën daneze Jyllands-Posten na Wikipedia
    Sa budalla eshte "Odisea"

  13. #13
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Edhe ti Danimarkë!


    Danimarka është shtet i krishterë ashtu siç janë dhe shtetet tjera të evropës gjithashtu dhe amerika veriore beson në fe të gabuar dhe të pavlerë.
    E natyrshme është që ajo si dhe të tjerat të mbesë armike e secilit që ka përkatësi islame, pamvarsisht se muslimanët garojnë për tregim me ta në produktet e gjumshtit dhe lopëve.
    Kjo është Danimarka, e cila prej disa muajve vazhdon të tallet me Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, me të Dërguarin tonë të çmuar sal-lallahu alejhi ve sel-lem, përmes shtypit dhe mediave.
    Jo për gjë tjetër, përveç se disa nga njerëzit këtij kompi filluan të mendojnë me plotë vendosje që të heqin dorë njëherë e përgjithmon nga feja krishtere e ta përqafojnë Islamin ashtu siç bënë shumë nga njerëzit e botës, të cilet u bën kurjozë për këtë fe që me ndodhinë e 11 shtatorit, kur pas saj pasuan genjeshtra e shpifje për Islamin dhe muslimanët.
    Ajo, me pandershmerinë e saj don ta shmangë popullin e vet nga zgjedhja e fesë së drejtë duke nënçmuar personalitetin e të Dërguarit të ndershëm, simbolin e përherëshëm të Islamin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
    Për këtë vepër që bën Danimarka ka përkrahje nga Norvegjia dhe nga heshtja e shtetëve krishtere të botës. Njëherit, kjo vërteton se lufta që bëhët mes Islamit dhe të krishterëve në Afganistan, Çeçeni, Irak është luftë fetare edhe nëse këtë mundohet ta mbulojë me gënjeshrën se ajo është luftë kunder terrorizmit dhe diktaturës.
    S’ka në mesin e tyre që gjykon drejtë. Ata, paprejashtim, me dekada historike janë armiq të islamit dhe muslimanëve.
    Gabon kush mendon se nga të krishterët e evropës ka njerëz që nuk janë të tillë e aq më shumë nësë mendon se mund të jetë mik i muslimanëve apo arabëve.
    E vërteta është se këto që bëjnë janë metoda dhe levizje politike që i ndrrojnë sipas ndrrimit të kohërave dhe gjëndjes së popullisis dhe shtetit.
    U tradhëtuan keq mediat arabe kur shpallën një ditë se Franca që prej kushtetutës DEJKOL deri në fund të etapës së DESTAN-it është mike e afërt e arabëve. Miëpo, Franca ngreh falmurin kundër muslimanëve, i debon mërgimtarët arab, të cilët dhanë mundin e tyre për ndertimin e një pjese të madhë të Parisit, e më shumë se kjo ua ndaloi bijave të tyre mbulesën islame – Hixhabin dhe i dëboi vajzat e mbuluara nga institutet e shkollës.
    Pra, feja krishtere dhe qeveritë kryqtare, të gjithë synojnë armiqësi, qëllime të këqija për secilin që është musliman, pamvarsisht paraqitjes së tyre si dashamirë apo e të drejtë në politikë për ummetit tonë muslimanë.
    Atëherë, le ta kuptojnë të gjithë se koha e pajtimit mes botës islame dhe asaj të krishtere ka shkuar dhe nuk kthehet dhe se muajt e mjaltit kanë përfunduar që atëherë kur perëndimi i ka zhveshur dhëmbet dhe ka shpallur se armiku i parë i tyri është Islami, pas rënijes se bashkimit sovjetik. Dhe kur Bushi ka shprehur haptazi se ajo është luftë e re kryqtare dhe se “Zoti” e ka urdhëruar atë t’i luftojë talibanët në Afganistan dhe ta pushtojë Irakun dhe ta robërojë pollin e tij.
    Andaj, neve na bëhët farz lufta kundër tyre deri sa të jemi musliman, dëshirojmë apo jo.
    All-llahu subhane ve teala thotë: “Ata do t’u luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse mundën, nga feja juaj.” [El-Bekare, 217]
    Dhe armiqësinë ndaj tyre duhet ta kemi patjetër deri sa ta besojmë Zotin Një.
    All-llahu subhane ve teala thotë: “As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre.” [El-Bekare, 120]
    A e kuptuat tash se pse Danimarka u tall me Pejgamberin tonë të dashur, flijofsha prindërit për te, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
    Dr. Rijad bin Muhamed El-Musejmiri
    28 janar 2006
    Sa budalla eshte "Odisea"

  14. #14
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Karikaturat e profetit Muhamed, protesta te besimtareve
    muslimane


    http://www.balkanweb.com/rajoni/lajm17.html

    Ora 14:40
    Nga E.M


    SHKUP (10 Shkurt)- Perfshihet nga protestat e myslimanave
    edhe Maqedonia. Disa qindra besimtare myslimane kane
    protetsuar sot ne Shkup kundër publikimit të karikaturave
    të profetit Muhamed në gazetën daneze. Protestuesit u
    grumbulluan ne mesdite para xhamisë së Jaja Pashës,
    menjëherë pas përfundimit të lutjes së të premtes, me
    brohoritje "Allahu ekber" (Zoti është i madh) dhe me flamuj
    islam, u nisën drejt konsullatës së Danimarkës. Policia tha
    se ka përforcuar masat e sigurisë para përfaqësive
    diplomatike konsullare, pasi mori informata nga shërbimet e
    sigurisë per protesten. Sipas policisë, protesta nuk është
    paralajmëruar, ndërsa nuk dihet as kush është
    organizator.(/Balkanweb)


    Priten protesta ne Kosove dhe Shqiperi.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  15. #15
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Post Ndarje midis botës myslimane dhe perëndimit

    Kryeministri malajzian, Abdullah Badawi tha se një hendek i madh është hapur midis botës islamiste dhe perëndimit të inkurajuara nga politikat perëndimore në Lindjen e Mesme dhe Afganistan.

    Zoti Badawi tha se shumë vetë në perëndim nga ana e tyre e shihnin islamizmin si sinonim me dhunën dhe një mysliman si terrorist.

    Duke folur në një konferencë ndërkombëtare, ai tha se të dy palët duhet të mos shihnin njëri-tjetrin si djaj dhe të përpiqeshin të luftonin ekstremizmin dhe të inkurajonin moderimin.

    Qeveria malajziane ka mbyllur një gazetë pasi ajo botoi disa karikatura të profetit Muhamed që çuan në protesta të gjera në vendet myslimane.

    Malajzia është aktualisht kreu i Organizatës së Konferencës Islamiste.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  16. #16
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Flamurtari2
    Anëtarësuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    22

    Sheik Rrebia i drejtohet Perëndimit

    Në ndihmë të të Dërguarit të zgjedhur
    Dr. Rrebi ibën Hadhi ibën Umejr el Med'hali.





    Disa revista dhe mjete te tjera të informimit kanë shpërndarë lajme të dhimbshme e të mallkuara, që mund të rrjedhin vetëm nga armiqtë e djallëzuar të islamit dhe të Pejgamberit të islamit. Ato sjellje përmbajnë shpifje ndaj Muhamedit, alejhi selam, dhe shtrembërim të misionit të tij, nga persona apo edhe organizata Krishtere, si dhe nga disa gazetarë djallëzorë e të dalldisur, si ata që shkruajnë për gazeten daneze "Jilands-Posten". Shkruesit e saj përqeshën krijesën më të mirë ndër njerëzimin dhe më të shquarin nga të Dërguarit, Muhamedin, alejhi selam, që toka nuk njeh njeri me moral më të lartë, njeri më të drejtë e më bujar, e as që njeh mision me të kompletuar dhe më përfshirës, as më të drejtë, as më të mëshirshëm. Kjo është shpallje që përmban besimin në të gjithë pejgamberët që ishin para tij, duke i respektuar dhe duke i mbrojtur nga shpifjet, duke mbrojtur historinë e vërtetë të tyre, përfshirë edhe Musain dhe Isain, alejhimu selam. Kështu, kushdo që refuzon Muhamedin, alejhi selam, dhe flet për të në mënyrë përçmuese, veçse ka mohuar të gjithë pejgamberët dhe ua ka ulur vlerat atyre.



    Së voni, disa kopukë të paqytetëruar janë tallur me pejgamberin, alejhi selam, duke vizatuar karikatura të ndryshme të tij. Dymbëdhjetë vizatime të neveritshme, njëra prej tyre paraqet Muhamedin, alejhi selam, me turban që përngjan me një bombë, mbi kokën e tij.



    U themi atyre kriminelëve dhe përkrahësve inatçinj të tyre në Evropë dhe në Amerikë:"Po akuzoni të tjerët për krimet e juaja!"



    Le të dihet se as Muhamedi, alejhi selam, as pasuesit e tij të drejtë, as ndonjë nga shokët e tij të ndershëm, kurrë nuk kanë krijuar fabrika armësh, madje, as fabrika për mjetet luftarake më primitive, si shpata e shtiza, lere më bomba atomike, raketa me rreze të gjatë veprimi, apo ndonjë armë tjetër të shkatërrimit në masë.



    Muhamedi, alejhi selam, nuk ka ndërtuar as një fabrikë të vetme armësh, kurrë. Madje, ai u dërgua si mëshirë për mbarë krijimin, për të udhëzuar gjithë njerëzimin drejt lumturisë në dunja (jetën e kësaj bote) dhe në ahiret (botë tjetër), në mënyrë që t'i përmbushin detyrat e tyre ndaj Krijuesit, sepse është Ai, i cili i krijoi për ta adhuruar vetëm Atë. Atëherë, kushdo që e kundërshton këtë, ai është një kriminel, i cili meriton dënimin në dunja dhe në ahiret, nga Zoti i gjithë çfarë ekziston, Krijuesit të këtij universi dhe zotëruesit të tij.



    Sa u përket juve, o Perëndimorë, që pohoni të jeni të qytetëruar, ju keni kushtetuta dhe ligje që shkatërrojnë moralin dhe qe lejojnë të gjitha llojet e aketeve të ndaluara, si kurvërimi dhe homoseksualizmi, si edhe kamatën që shkatërron ekonominë e popujve të tërë, lejimin e ngrënies së kafshëve që nuk theren si duhet, dhe produkteve të derrit, të cilat bëjnë që përdoruesi i saj të mos ketë interes për vlerat femërore, në mënyrë që burrit nuk i mbetet xhelozi për gruan e vet, për motrën e vet, apo për vajzën e vet, e cila kurvëron apo formon shoqëri intime me kë të dojë. Këto janë disa nga mjetet që çojnë në shkatërrim, që janë ndaluar në të gjitha porositë pejgamberike.



    Sa u përket bombave dhe mjeteve të tjera shkatërruese, prej aeroplanëve luftarakë, tankeve, raketave me rreze të gjatë veprimi, ju jeni ata që i keni konstruktuar dhe prodhuar ato, me mendjet tuaja djallëzore që mendojnë vetëm për shkelje, armiqësi, padrejtësi, dhunime, tirani, okupime të racave të tëra njerëzish dhe robërimin e tyre, për derdhjen e gjakut të tyre dhe uzurpimin e pasurive të tyre natyrore. Ju mendoni vetëm për shkatërrimin e atyre që ju kundërshtojnë në rrugën e synimeve tuaja lakmitare, shkeljeve tuaja dhe përhapjes së urrejtjes. E gjithë kjo në emër të qytetërimit, të drejtave të njeriut, lirisë dhe drejtësisë!



    Të gjithë njerëzit e mençur janë në dijeni për gjendjen tuaj. Historia juaj e errët është e mbushur me akte të paqytetëruara e terroriste, një histori e shënuar jo në favor tuajin, nga armiqtë dhe miqtë tuaj, të gjithë.



    Kush nuk di për këtë, le të lexojë rreth historisë suaj dhe pushtimeve që u këni bërë popujve të shumtë, apo, së paku, të mësojë për historinë dhe rezultatet e tmerrshme të dy luftërave tuaja botërore. Për shembull, numri i të vrarëve në luftën e parë botërore, në Evropë, arriti në "më shumë se 10 milion, që ishin ajka e rinisë së atij vendi. Dhe, më shumë se dyfishi i këtij numri kanë pësuar dëmtime që i kanë paaftësuar për pjesën tjetër të jetës së tyre (Referoju "Historia e vonë – Evropa, nga revolucioni francez deri në luftën e dytë botërore (faqe 505)".



    Numri i të vrarëve gjatë luftës së dytë botërore arriti në "17 milion ushtarë, krahas 18 milion civilëve që u vranë për vetëm brenda 5 viteve e gjysëm. Disa ekspertë vlerësuan se vetëm shpenzimet ushtarake mbërritën vlerën prej 1100 miliardë dollarëve, ndërsa humbjet, të cilat i mori pas veti lufta, mbërritën vlerën prej 2100 miliardë dollarëve! Veç kësaj, janë edhe shifrat e qyteteve të shkatërruara, tokat e djegura, bujqësia që ishte përmbytur dhe plantacionet që ndërprenë punën, të mos përmendim numrin e bagëtive që qenë shkatërruar apo humbur" ("Lufta e dytë botërore", nga Ramadan Land, faqe 448-449.)



    Bomba e Hiroshimës



    Thotë autori i librit "Lufta e dytë botrore", faqe 446-447:"Ndoshta është me vend të ndalemi pak edhe tek bomba e pare bërthamore. Le të përcjellim atë që është raportuar drejtpërdrejt nga një japonez, në intevistën me Marsel Xhunod, një përfaqësues i Kryqit të Kuq, që flet rreth realitetit të këtij shpërthimi trishtues. Ai tha:'... Papritur, u shfaqën në qiell këto drita intensive, me ngjyrë roze të çelët, të turbulluar, e shoqëruar me një dridhje jo natyrore. Kjo, menjëherë, u pasua nga një valë e nxehtë asfiksuese dhe erëra të forta, që shkatërronin çdo send para vetes!



    Përbrenda vetëm disa sekondave u dogjën për së gjalli mija njerëz, të cilët ishin duke lëvizur nëpër rrugë apo të ulur nëpër rrugët kryesore. Shumica e tyre u vranë nga nxehtësia e madhe, e cila u shpërnda kudo, ndërsa të tjerët mbeten duke piskatur nga dhimbja, me djegie nëpër trupat e tyre. Muret e ndërtesave, shtëpitë, fabrikat dhe objektet tjera, të gjitha u shkatërruan plotësisht, u hodhën në erë, në një shakullinë të kobshme. Tramvajet u shkulën sikur të mos kishin peshë fare. Trenat u ngritën, së bashku me shinat e tyre, sikur të ishin një grumbull lodra fëmijësh. Kuajt, qentë dhe të gjitha bagëtitë pësuan si njerëzit. Çdo send i gjallë humbi jetën në një gjendje të dhimbshme, që nuk kam mundësi ta përshkruaj. Lisat u gllabëruan nga zjarri, fushat e orizit humbën gjelbërimin e tyre, dhe fermat u dogjën e kërcitën, siç digjet kashta.



    Sa i përket rrethinës që i iku vdekjes së mënjëhershme: Shtëpitë u shkatërruan dhe mbetën vetëm shtyllat, mes tullave dhe themeleve të gurta. U shkatërrua çdo send sikur të ishin shtëpi nga kartoni, në një diametër prej 10 kilometrave. Një pakicë njerëzish që arritën të strehoheshin disi, vdiqën nga rrezatimi gama, brenda 20 deri 30 ditësh. Aty nga mbrëmja, në ditën e shpërthimit, flaka u dobësua dhe më pas u shua, duke mos pasur asgjë që do ta mbante të ndezur. Hiroshima kaloi në mosqenie".



    Këto janë disa nga pikat e referimit të qytetërimit tuaj, për të cilin ju këndoni dhe me të cilin mburreni, dhe bëheni të pafytyrë ndaj Islamit dhe të Dërguarin e Islamit. Megjithkëtë, ju i vazhdoni të gjitha llojet e shkeljes dhe prishjes, dhe nuk pushoni së zbuluari forma të reja armësh të shkatërrimit në masë, e kjo, pasha Allahun, është kufiri më i skajshëm i sjelljeve barbare e mizore - "A mendon ti se shumica e tyre, madje, dëgjojnë apo përdorin mendjet e tyre? Ata nuk janë ndryshe, por vetëm si kafshë, bile, janë edhe më të humbur se kjo" (Furkan 44).



    Atëherë, kurorëzohuni me bombat e juaja, edhe me atë të Hiroshimës dhe të ngjashmet me të, dhe kurorëzoni me to udhëheqësit tuaj. Konsideroni të gjitha armët e shkatërrimit në masë si çatallë dhe kthetra, të cilat i përdorni në gjuatjen që ua bëni kafshëve të egra dhe gjithë njerëzimit.



    "E ata që bëjnë zullum, do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkatërron ata" (Esh-Shuara, 227).



    Marë nga: www.rabee.net

  17. #17

    bravo

    Flamurtari ALLAHU ta shperblefte inshaella,,,sapo e lexova kete fetwa te mburoja dhe mu ke ber shum mir qe e ke sjell edhe ne forum...Vetem kam ven re qe disa pseudo intelektual te forumit jan kundrra,,,dhe mundohen te na shpjegojn brrockullat e tyra filozofike SERVILO-PERENDIMORE me gjera te paverteta dhe te paqena...PErshendetje te gjith motrat dhe vellezirt mysliman

    paqia qofte per Muhamedin sal allahu alehi selam,per familjen e tij,per miqte e tij dhe per tee gjith ata qe ndjekin rrugen e tij deri ne diten e kijametit

    Allahu na udhezofte ne rrugen e islamit inshaella dhe qofshin edhe ne prej atyre qe ndjekin rrugen e sunetit inshallah

    SELAM ALEJKUM WE RAHMET ULLAHI WE BEREKAT UHU
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  18. #18
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Këto karikatura nuk mbrojnë fjalën e lirë, pëkundrazi e kërcënojnë atë - Simon Jenkins (The Sunday Times 05 Shkurt 2006)

    Unë mendoj, si rrjedhim unë ekzistoj, ka thënë filozofi. Në rregull. Ndërsa, unë mendoj, si rrjedhim unë flas? Kurrsesi.

    Askush nuk ka të drejtë absolute ndaj lirisë. Qytetërim është historia e sakrifikimit të lirisë së qenieve njerëzore, me qëllim të jetuarit së bashku në harmoni. Nuk na nevojitet Hobbesi për të na treguar se liria absolute është për egërsirat e porsalindura. Gjithçka tjetër është kompromis.

    A duhej që një gazetë e djathtë daneze të publikonte figura tallëse të Muhammedit? Jo. A duhej që gazetat e tjera t’i përsëritnin ato apo BBC me tonin e saj tallës t’i “shfaqte” ato për të provuar burrërinë e fjalës së lirë? Jo. A duhej që qeveritë të kërkonin falje për to, si dhe t’i ndalonin ato nga përsëritja e të njëjtës fyerje? Jo, por nuk është kjo çështja.

    Një gazetë nuk është një manastir, me mendje të verbërt kundrejt botës a e shurdhërt ndaj kundërveprimit. Çdo gërmë e publikuar reflekton pikëpamjen e shkruesve si dhe gjykimet e botuesve të saj. Çdo ditë gazetat vendosen në balancimin apo ekulibrimin e trimërisë, fyerjes, shijes, maturisë, gjykimit të drejtë dhe të papërgjeshmërisë apo moskokëçarjes. Ato vendosin se kujt i duhet lejuar zëri dhe kujt jo. Ato kontrollohen apo kufizohen nga ligjet e shpifjes, nga etika e mirësjelljes sikurse edhe nga të kuptuarit e tyre personal rreth asaj çka është e pranueshme për lexuesit. Fjala është e lirë vetëm në majën e një mali; gjithçka tjerët është e redaktueshme.

    Pavarësisht qëndrimit të fuqishëm të Britons-it ndaj fesë, asnjë gazetë nuk do t’a lejonte një karikaturist të karikaturonte Jezu Krishtin duke hedhur bomba apo të satirizonte Holokausin. Po ashtu nuk lejohet publikimi i pamjeve të kufomave, nëse ka mundësi që ato të shihen nga antarët e familjes. Respektohet privatësia dhe dinjiteti, edhe pse një kufizim i tillë është zakonisht i panjohur për lexuesit. Mbi çdo faqe endet një censor, edhe sikur ai të nderohet me titullin e redaktorit.

    Është absurditet të thuash se disa çështje madhore të censurës janë ngritur nga karikaturat daneze. Ato ishin fyese dhe provokuese. Politika më e mirë do të ishtë të kërkuarit falje si dhe mbyllja e gojës. Për gazetarët danezë kërkimi i ‘Solidaritetit të gjerë evropian’ për hir të fjalës së lirë, si dhe e talljes me të fyerit si ‘fondamentalista…të cilët kanë një problem me tërë botën perëndimore’ i afrohet provokimit racial. Mos duhet të shkojmë t’i godasim njerëzit me grusht në fytyrë për të testuar angazhimin e tyre kundrejt anti-dhunës. Për të qenë një evropian nuk duhet të përfshish nisma për fyerje fetare.

    Shumë njerëz duken të befasuar se një kërcëllimë shumëkulturore ndodhi me fenë dhe jo me racat. Shumica e emigrantëve të ardhur nga bota muslimane janë në kërkim të punës dhe sigurisë. Ata si çmim të hyrjes kanë pranuar diskriminimin racial dhe nënshtrueshmërinë kulturore. Shumica e evropianëve, megjithëse fshehtazi, e konsiderojnë si të arsyeshëm nënshtrimin.

    Ajo çka muslimanët nuk parashikonin ishte se pranimi apo hyrja në evropë u kërkonte gjithashtu të toleronin talljen e besimit të tyre si dhe fajsinë nga shoqëria për pasuesit më të egër dhe më të dhunshëm të saj në Lindjen e Mesme. Islami është një besim i lashtë dhe i nderuar. Ashtu si edhe Krishtërimi, mësimet e tij mund të interpretohen në mënyra të ndryshme dhe të përdoret për përfundime gjakatare a mizore, por në vetvete Islami ka pastërti dhe thjeshtësi. Pjesa e kësaj pastërtie shtrihet në abstraksionin e saj, ku pjesë e këtij abstraksioni është mospëlqimi i ikonave.

    Danezët duhet ta kenë ditur se përshkrimi i Allahut me njerëzit apo i profetit Muhammed si terrorist do t’i zemëronte muslimanët. Është memecëri e qartë të pretendosh blasfemi të tillë vetëm si një shaka bashkëpërkuese me mënyrën e jetës perëndimore. Do të ishte më mirë ta merrnim atë si qëllimisht barbare a të paqytetëruar, duke qenë se është pikërisht kështu që duket. Për të përshtatur Shekspirin, ajo çka për një të krishterë ‘është veçse një fjalë zemërake’, për një musliman është qartë blasfemi.

    Nga gjithë fatkeqësitë e globalizmit, ndjeshmëria fetare është më lënduesja. Një herë vura re në aeroportin e Bagdadit një grua të respektueshme irakiane, e cila u bë tërësisht histerike kur një ushtar amerikan i lëshoi qenin, kafshën ‘e papastër’ mbi kopjen e saj të Kuranit.
    Ushtari i bërti asaj: “Oh for Christ’s sake, shut up!”(‘Oh për hir të Krishtit, qepe!’). Ajo u habit sesi ai përmendi Krishtin në mbrojtje të asaj çka bëri.

    Po ashtu, është normale për një ushtar amerikan apo britanik të hyjë natën me forcë në dhomat e grave të një shtëpie arabe si paqeruajtës. Për një arab kjo është e urryeshme, përtej çdo caku. Asnjë muslimanë nuk e kupton sesi perëndimori i justifikon veprimet e tilla, ashtu siç bën Tony Blair, duke i krahasuar ata me ca si puna e Sadam Hysejnit, sikur Sadami të ishte pikë reference e sjelljes ndërkombëtare.

    Është e tejet e vështirë për perëndimorët të kuptojnë tronditjen që këto gjeste shkaktojnë tek muslimanët. Çështja nuk është nëse muslimanët duhet apo nuk duhet të ‘rriten’ apo se duhet të respektojnë lirinë e fjalës. Puna është nëse me të vërtetë dëshirojmë të ndajmë një botë në paqe me ata që kanë vlera dhe besime fetare të ndryshme nga ato tonat. Kërkesa nga gazetarët e huaj se gazetat Britanike iu bashkuan fyerjes së tyre tregon se arroganca morale është po aq e gjallë në redaksitë e Evropës veriore sa edhe në rrugët e Falluxhas. Ajo çka shkakton fyerje fetare duhet të shihet se një shenjë e shovinizmit perëndimor është e errët.

    Balanci tradicional midis fjalës së lirë dhe respektit për ndjenjat e të tjerëve, dukshëm është duke u bërë edhe më i vështirë për t’u mbajtur. Trazira rezultuese mund të ushqejnë vetëm propagandën e së drejtës për të sulmuar a për të dëbuar emigrantët si dhe ata me kultura të kundërta. Gjithashtu ajo mund të ushqejë vetëm oreksin e qeverisë për të kufizuar fjalën e lirë, ku me të vërtetë shihet si problem si në rastin e kriticizmit të vetvetes.

    Ka pak dyshin se versioni original i Ministrisë së Brendshme të projektligjit për urrejtjen fetare të kishte qenë i dekretuar, publikimi i karikaturave në Britani do të ishte ilegale. Nuk do të ekzistonte nevoja për të provuar qëllimin e shkaktimit të urrejtjes fetare, vetëm ‘papërgjeshmërinë’. Edhe pse i përmirësuar nga parlamenti, projektligji mund të lejojë një akuzë për t’i paraqitur karikaturat si fyese dhe abuzuese, si dhe të hiqte mbrojtjen e lejuar, pasi synimi ishte të sulmoheshin idetë dhe jo njerëzit.

    I njëjti vrull për censurën gjerë-përfshirëse u tregua në projektligjin e fundit të anti-terrorizmit të Charles Clarke-t. Oferta e tij (përsëri e kontrolluar nga parlamenti) ishte nxjerrja jashtë ligjit e lavdërimin të terrorizmit “mospërfillës”, edhe pse i paqëllimtë. Kërkonte të nxirrte jashtë ligjit ato, deklaratat e të cilëve mund të kenë lavdëruar apo lartësuar një ndryshim të dhunshëm të qeverisë, po apo jo ata kanë pasur për qëllim të veprojnë kështu. Clarke propozoi të rradhiste ‘sipas renditjes’ ato figura historike që ai i konsideronte si terroristë dhe ata, ai i quajti ‘luftëtarë të lirisë’. Si përfundim ai aludoi se mund të përfshinte edhe ata irlandezë. Kjo ishte censura historike e ambicjes së vërtetë Staliniste. Tashmë ne udhëhiqemi nga të tillë burra.

    Që një sekretare moderne shpëtiake duhet të kërkojë fuqi të tilla ilustron rrezikun ndaj së cilës një rrëzim i medias vetëkontrolluese mund të çojë. Javën e kaluar ka patur kërkesa nga disa udhëheqës (jo të gjithë) muslimanë për qeveritë që të ‘kërkojnë falje’ për karikaturat dhe në një farë mënyre të ndalojnë përhapjen apo propagandimin e tyre. Ishte një kërkesë që Jack Straë, sekretati i jashtëm, në mënyrë të lavdërueshme e hodhi poshtë. Supozohet se vetë qeveritë në një farë mënyre e kanë lejuar botimin e karikaturave dhe ishin kësisoj në një pozicion për të pajtuar ndërmjet tyre. Shumë qeveri mund të jenë të lumtura që ranë në këtë grackë si dhe kërkojnë të kontrollojnë veprat për të cilat atyre mund t’u duhet të kërkojnë ndjesë. Deklarimi i përciptë i fajsimit, ku askush nuk ekziston, ushqen çmendurinë e madhështisë ministrore, si me shfajsimin qesharak nga Blair-i të vitit 1997 për krizën e patateve Irlandeze.

    Në gjithë çështjet e vetërregullimit rreziku është i qartë. Nëqoftëse institucione të rëndësishme, në këtë rast shtypi, nuk do të praktikojë vetëdisiplinim atëhetë qeveritë do ta praktikojnë atë për ato. Atribuimi i pasojave dashakeqe ndaj besimit fetar është një mënyrë e sigurt e shkaktimit të fyerjes. Ndalimi i fyerjeve të tilla është një mënyrë barazisht e sigurt për një politikan të mbajë anën e një minoriteti dhe kështu përparon tendenca autoritative. Ministria e Brendshme aktuale nuk ka nevojë për të tillë inkurajim.

    Fyerja e kundërshtarit për një kohë të gjatë ka qenë një veçori e polemikave, ashtu sikurse sfidimi i kufijve të shijes ka qenë një veçori e artit. Me të drejtë është e rrethuar nga fortifikime ligjore dhe etike. Këtu përfshihen ligjet e shpifjes a të përgojimit, si dhe koncepte të tilla si komentimi i ndershëm, e drejta e kundërpërgjigjes dhe e mos nxitjes së urrejtjes raciale. Asnjë prej tyre nuk është absolute. Të gjithë mbështeten tek ushtrimi i gjykimit nga ata me pozita pushteti. Të gjithë kanë besim tek fortifikata e demokracisë, a tek toleranca ndjenjave të të tjerëve. Kjo është përmbledhur nga Lord Clark në atributin e tij përcaktues të qytetërimit: mirësjellja.

    Shumë politikanë nuk do t’i besonin vetëkontrollimit të të tjerëve dhe do të merrnin pushtetin e kontrollit mbi vetet e tyre. Legjislacioni aktual Britanik dëfton se një censor është duke pritur rreth çdo cepi. Javën që sapo kaloi duhet t’i kemi dërguar shpresat e tij në fluturim, për shkak të qëndrimeve groteske, idiote të disa gazetarëve kontinentalë.

    Mbrojtja më e mirë e fjalës së lirë mund të arrihet vetëm me kontrollimin e tepërimit dhe të respektimit të mirësjelljes së saj.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Une nuk e kuptoj perse gjith ky mllef ndaj karikaturave,nese beojn ne zot keta njerz perse nuk ja len zotit te i gjykoj por kan dal ne rrug duke tregu nje jo civilizim te pa par.Eshte per te ardhur mir qe ne kosov dhe shqiperi nuk pati keso protestash.Une mendoj se sa ma teper te ket keso karikatura aq me shpejt do civilizohen keta njerz.Une jam vet mysliman po nuk merrem se qka shkruajn gazetat ne bot ato duhet te jen te lira dhe nese dikush nuk pajtohen me te ka rrug tjera qe problemet te zgjidhen e jo te dilet e te permbyset qdo gje,perendimi nuk ka nevoj per arabet ata kan nevoj per perendimin.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282
    Citim Postuar më parë nga drenicaku
    Une nuk e kuptoj perse gjith ky mllef ndaj karikaturave,nese beojn ne zot keta njerz perse nuk ja len zotit te i gjykoj por kan dal ne rrug duke tregu nje jo civilizim te pa par.Eshte per te ardhur mir qe ne kosov dhe shqiperi nuk pati keso protestash.Une mendoj se sa ma teper te ket keso karikatura aq me shpejt do civilizohen keta njerz.Une jam vet mysliman po nuk merrem se qka shkruajn gazetat ne bot ato duhet te jen te lira dhe nese dikush nuk pajtohen me te ka rrug tjera qe problemet te zgjidhen e jo te dilet e te permbyset qdo gje,perendimi nuk ka nevoj per arabet ata kan nevoj per perendimin.
    Hallall djalo

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •