Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 76
  1. #41
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Ca diskutoni kot o njerz , perse lodheni per njerz te cilet cohen ne mengjes dhe jane pesimista per cdo gje qe ekziston ne kte bote !!

    kemi pare filma vizatimor nga me te ndryshmet ku lider boteror sic jane Bushi apo Blair jane vene dhe akoma vihen ne loje nga menyrat me te ndryshme , Dhe kur vje puna asnjeri nuk i mori seriozisht , perkundrazi qeshem dhe u kenaqem, se tek e fundit eshte nje bisnez televiziv per te terhequr sa me shume teleshikues .Arabt cdo gje e marrin persembrapshi , ndersa kur del tjetri ne mes te londres i veshur si suicide bombers , thote qe ishte thjesht nje shaka ......harruan sesa viktima te pafajshme, femi , gra , burra humben jeten nga kto injorante qe besojne ne gjera qe kurre nuk i kane pare me sy ....!!


    Deri diku dhe ato kane te drejte , por jo ne kte menyre ama ,duke djegur ndertesa , ambasada e cfare tu dali perpara sikur te jene kafshe te dehura qe nuk din gje tjeter pervec dhunes !!!

    Bravo i qofte komunitetit myslyman ne shqiperi dhe kosove qe mbajten nje qendrim normal , pa u futur ne vallen e botes extremiste .......qe kerkojne dita dites ti vejne flaken planetit toke ....

    Turp ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Moltisanti : 18-02-2006 më 13:44

  2. #42
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Une nuk te kopjova firmen,
    e permenda firmen tende perkrah emrit tend.

    Megjithate nese askush nga ju nuk doli aq i zoti sa ti pergjigjet nje prej pyetjeve te mia atehere une kam te drejte te them ate qe them.
    Pse nuk i pergjigjesh postimit ne menyre specifike?
    Une vazhdoj te mos kuptoj pse i shkaperceni pjeset specifike per te cilat nuk dini te pergjigjeni.
    Nuk eshte problemi, se di apo nuk di te te jap pergjigjie, problemi eshte se do te humb kohen, kot me ty qe nuk kerkon pergjigjie ne te vertete.
    Dicka te kesh te qarte ti miku im qe ato pyetje qe me ke drejtuar mua i ke ne adrese te gabuar, sepse une nuk permenda asgje nga pretendimet qe me sjell ti.
    Fundja nese ke qef ti japesh temes drejtim tjeter, puna jote, por do te lutesha qe te mos i harxhosh duart kot ...
    Sa per mua sic thashe me siper, kam bere protesta sic jane per te bere, kam dalur kam denuar aktet e kam vajtur ne shtepine time ku kam treguar respektin tim mbi profetit, nderkohe qe denova aktet e dhunes dhe i cilesova jo islame, nuk e kuptoj cfare pergjigjiesh kerkon?
    Ti mund te me pyesesh neser, pse eshte ciu ciu kryetar komune ne kine, por ama une skam theksuar diku qe egziston nje ciu ciu...
    Besoj se me kupton, e kam me te lehte te filozofoj por ama tek filozofia jo ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga INDRITI : 18-02-2006 më 14:23
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Selam (paq)

    citim: a do i gjithedijshmi derdhje gjaku?
    JO kurrsesi nuk e do gjakderdhjen pa arsy, por me arsy shum e kerkon.
    Por ti je ka ben nje pytje qe me nje PO e me nje JO nuk mundesh te merr kurr nje pergjegje, p.sh. nese e sulmohet nje armik nje besimtar te sinqert me shpat qfar duhet ber aj besimtar nat moment ? Qfar kerkon zoti ne kto momente nga aj besimtar ? a po kerkojka zoti ne ket rast gjakderdhje ???

    Citim A kerkon i gjithdijshmi qe kush te largohet nga islami te vritet? A eshte e shkruar ne kur'an nje gje e tille?
    Xfiles un nuk e kom stodju sheriatin dhe per ket pytje NUK DI me tu pergjegj.
    Por di me te then qe nese ka then pejgamberi a.s qe duhet egzekutuar ateher e ka kerkua edhe allahu xh.h.

    O Xfiles un per mendimin tim po te them kshtu, un e akceptoj ate qe e thot kurani apo pejgamberi me duke e smu duk e logjikshme e besoj, sespse jam i urdhrun ne kuran (me ka urdhru zotine kuran).

    Ne kohen e pejgamberit ka ndodh nje rast qe nje grua ka vjedh diqka, dhe pejgamberi ka urdheru ti prehet dora, njerzt kan shku te intervenojn per at grua,sepse ajo grua eshte e nje burrit madh ne mekk, por aj nuk pranoj dhe dha edhe sikur Fatimja a.s te vidhte do ta ksiha zbatu urdhrin e Allahut xh.h ...

    A te duket ty e arsyshme qe per nje te vjedhne ti kputet dora a ???
    Mua personalidht me duket pak sa e quditshme, Por nuk e mohoj kurrsesi dhe e pranoj me gjith zemren ket ligj sepse eshte ligj i allahut xh.h dhe pejgamberi a.s e ka zbatu.

    Tash nese thua ti qe nuk e pranon ket ligj qe nuk te duket i logjikshem, un po te them ty prap,se ka me miljarda sende qe nuk te duken ty te logjikshme me logjiken tende ...

    Kaq kisha, nese nuk te duket as kjo pergjigjia ime ateher me fal se nuk di ndrryshe te pergjegjem.
    Dhe mos harro, nese dikush te thot NUK DI edhe kto merre per pergjegje sepse eshte pergjegje

    Selam (paq).

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Perseri jashte rruge.
    Po flasim per nje ligj ne islam.
    E dini apo jo.
    Une pyetjen e kam sinqerisht.

    Dhe ti bani gj une nuk flas per dike qe sulmon dhe per vetembrojtje.
    Po ti perpiqesh ta dredhesh muhabetin.
    Nejse, nese nuk keni ca te thoni nuk ka problem.
    Nga keto qe me ndodhen ketu mund ta marr me mend qe protestat kunder barcaletave jane shume te ngjashme me protestat kunder kritikave.
    Si perfundim une nuk i denoj barcaletat dhe nuk jam dakord me protestat.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Albanian_boy
    Anëtarësuar
    27-09-2005
    Vendndodhja
    Boton
    Postime
    6
    Hemo Lerini Keto Protesta Te Kota, Shikoni Paqen Atje

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    Citim Xfiles :Perseri jashte rruge.
    Me ty me bisedu jo me dal jasht rruge po njeriu pe dilka edhe jashtu univerzit.
    Ti lyp pergjegje dhe kur te kthehet pergjegjia lyp pergjegjien e dyt dhe te trreten e kshtu me rradh ... po nejse nejse se je tu lyp pergjegje e nuk je ka e din as vet pytjen se qfare ke ber.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Bani gjk
    Citim Xfiles :Perseri jashte rruge.
    Me ty me bisedu jo me dal jasht rruge po njeriu pe dilka edhe jashtu univerzit.
    Ti lyp pergjegje dhe kur te kthehet pergjegjia lyp pergjegjien e dyt dhe te trreten e kshtu me rradh ... po nejse nejse se je tu lyp pergjegje e nuk je ka e din as vet pytjen se qfare ke ber.
    Pres dike tjeter qe te pakten lexon shqip.
    une e di mire se cfare po pyes.
    Per ju te gjitha pyetjet jane me hile kur nuk i pergjigjeni dot.

  8. #48
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anëtarësuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    XFiles kjo eshte pergjigja qe i eshte dhene prifterinjve nga hoxhallaret dhe eshte shkeputur prej ketij libri.Besoj se aty do gjesh pergjigjen e duhur.Ky liber ka si paranteze lirite dhe te drejtat ne fene Islame ndaj ben mire ta lexosh sepse e ke ne forumin shqiptar.http://www.forumishqiptar.com/showth...?t=32055.Besoj se si musliman qe je duhet te dish te drejtat dhe detyrat.Po kam frike se nuk je prej atyre qe kerkojne kete gje.Edhe dicka udhezimi eshte ne dore te Zotit dhe jo ne dore te ndonje forumisti ndaj mos ki frike per kete.Kjo eshte pyetja: “Si mund të përputhim ndërmjet lirisë së mendimit dhe besimit të cilën Zoti ia ka dhuruar njeriut dhe ndërmjet ndalimit që i bëhet atij që dëshiron të ndëroj fenë e tij (duke përdorur dënimin maksimal, pra me vdekje)? Edhe sikur ky konvertim të jetë rezultat i një refleksioni të thellë personal i bazuar në arsye serioze?”

    Përgjigjia: Pas asaj që kam përmendur më parë rreth lirisë në konceptin tonë islam mund të shtoj duke thënë se: Një njeri normal i cili ka arritur moshën e përgjegjsisë është plotësisht i lirë para Islamit për tu bërë mysliman ose jo, nuk ekziston asnjë lloj dhune ndaj vullnetit të tij pasi nuk ka dhunë për të hyrë në fe.

    Këtu mund të përmendim se të gjitha ato përfytyrime të pasakta që i bëhen Islamit se ithtarët e tij i kanë detyruar popujt nën dhunën e shpatës që të bëhen mysliman është një gënjeshtër dhe një propagandë e atyre që nuk e njohin apo duan të mohojnë historinë për interes të qarqeve anti-islamike. Parimi i mos detyrimit me dhunë në fe është i shkruar e zeza mbi të bardhë në kushtetutën e mbarë myslimanëve, Kuranin, dhe mos zbatimi i tij është thyerje e ligjit të Allahut. Shih për këtë ajetin 256 të Sures Bekare.

    Pavarsisht nga kjo atë e ndjek përgjegjesia e Zotit për këtë zgjedhje që ai bën. Në rast se ai do të zgjedh mohimin e Islamit, besimeve dhe ligjeve të tij atëherë përfundimi i tij Ditën e Gjykimit do të jetë zjarri i përjetshëm nga i cili nuk ka për të dalë kurrë.
    Asnjë njeri nuk detyrohet që të futet në Islam me dhunë asnjëherë.

    Kushdo që dëshiron të bëhet pjestar i kësaj feje duhet ta dijë që përpara se ai do të ngarkohet me disa përgjegjësi të cilat në rast se i thyen do të mund të ndëshkohet madje dhe rëndë deri me dënim kapital .

    Sipas ligjeve të Islamit masat ndëshkimore, siç janë dënimi me vdekje apo prerja e dorës kryen vetëm nga shteti Islam dhe jo nga individi, pra në ato vende ku nuk zbatohet sheriati Islam myslimanëve i kërkohet që të bëjnë durim pasi vetgjygjsia shkaton probleme të cilat dëmtojnë popullsinë myslimane në atë vend.

    Kjo i ngjan tamam atij që kërkon nënshtetësinë e një vendi i cili duhet ta dijë se është përgjegjës që të respektoj kushtetutën dhe ligjet e këtij shteti para se ai të përfundoj marveshjen për marrjen e nënështetsisë. Një prej këtyre ligjeve të tij është edhe masat ndëshkimore që merr ky shtet kundra atyre që thyejnë ligjet e tij qoftë ky edhe dënim me vdekje për atë që e meriton.

    Kërkesa për nënshtetsi nga një individ i caktuar dhe dhënia e saj nga shteti është një aktmarveshje ndërmjet dy palëve me interes dhe përgjegjsi reciproke. Një nga përgjegjsitë e marrjes së nënshtetsisë është edhe zbatimi i detyrimeve të shtetit, siç është pagimi i taksave shtetërore, shërbimi ushtarak i detyruar nëse gjendet, pranimi i kodit të tij penal si dhe pranimi i dënimit me vdekje në rast tradhëtie të lartë ndaj shtetit.

    Një nga çështjet për të cilat e jep besën ai që dëshiron të hyjë në Islam është edhe fakti se nëse ai e tradhëton Islamin është i disponuar të dënohet me vdekje. Prandaj ai është i lirë që para se të hyjë në Islam të mendohet, në rast se do që të bëhet pjestarë i bashkësisë myslimane dhe i shtetit Islam. Kushdo që me lirinë e plotë të mendjes dhe perceptimit të tij pranon të futet në Islam ka pranuar me lirinë e tij të plotë që në rast se tradhëton këtë fe të dënohet me vdekje. Kështu që këtu nuk ekziston aspak kontraditë ndërmjet lirisë së besimit dhe kësaj që përmendëm. Pyetja në fakt është paraqitur me një farë injorance apo me qëllim për të përzier në mes koncepteve të ndryshme.
    Dënimi që jepet për renegatin në të vërtetë nuk është dhunë në fe porse një mburojë për kombin Islam nga ata që duan të luajnë me lirinë duke hyrë në Islam kur të duan dhe të dalin prej tij kur tu teket. Duke u prerë rrugën të gjithë atyre armiqve të Islamit që kërkojnë të thurin kurthe dhe intriga në dëm të Islamit dhe myslimanëve duke përdorur mjete dhe forma nga më të ndryshme për të luajtur me këtë fe, për të përçarë rradhët e myslimanëve dhe dobësuar ata, për të futur në dorë çdo gjë të mirë që ata kanë dhe për t’i luftuar ata nga brenda rradhëve të tyre duke e justifikuar të gjithë këtë me emrin e slloganit ‘Liri’ .

    Nuk janë të pakta rastet në historinë Islame ku njerëz dyftyrësh me mënyra të tilla janë munduar të dëmtojnë Islamin dhe myslimanët. Emra si Abdullah bin Selul, Abdullah bin Seba, Gajlan Ed-dimashkij, Xhad bin Derhem, Xhehm bin Safuan, Ahmed Gulam El-kadjani, Mirza Husejn Ali El-bahai, Mustafa Qemal Ataturku, Selman Rushdi...etj nuk mund të harrohen për vetë fatkeqsitë dhe ngatërresat që u kanë sjellë myslimanve pasojat e disa prej të cilëve vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot e kësaj dite. Intriga të tilla myslimanët i kanë parë që në kohën e Profetit s.a.s.



    Nëse ndonjë pretendon se ai kur hyri në Islam nuk e dinte që në rast se dilte prek tij dënohej me vdekje. Ne i përgjigjemi atij duke i thënë: Siç dihet dhe pranohet tek të gjithë ligjvënësit që mos njohja ligjit nuk e shpëton individin nga përgjegjsia nëse ai i thyen rregullat e tij.
    Pershendetje miqesisht.
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  9. #49

    interesante

    Fioreal po ta jap un pergjigjen e X-files,tek e fundit ai te njejten pergjigje jep kudo

    Nuk mu pergjigjet pyetje,nuk kuptoni,po i devijoni pyetje ,,,bla bla bla
    desha te shtoj.Allahu i gjithdijshem e di me mir.Sinqerisht per kete nuk kam dije te mjaftueshme nga sheriati dhe pergjigjia ime esh injorante.Por per ate qe kam dije dhe qe e din te gjithe edhe ata qe i mbyllin veshet eshte fakti,,,qe allahu i madherishem e ka permendur edhe ne kuran
    (I kerkoj falje allahu, me falni edhe ju se nuk e mbaj mend suren tekstualisht),,,por kuptimi esh ky : Mos u brengos per kokefortesin e tyre,Sikur te donte allahu te gjith do ishin mysliman,,,Por urtesi e Allahut deshi qe cdo njeri ta zgjedh me vullnetin e lir fene e drejte;;A kujton se ti do ti detyrosh ata???

    E shum e shum e shum ajete kuranore dhe hadithe te profetit qe flasin per lirin e fese.Kurse persa i perket rastit e siperpermendur nuk kam dije te majftueshme qe te jap pergjigje te sakte.Por kam pershtypjen ne mos gabohem qe ka te bej me shum me ata qe behen mysliman dhe pastaj tradhtojne dhe i sjellin dem dhe imazh te keq islamit jithesi ne dashte allahu do perpiqem ta mesoj ose ishalla ka ne forum mysliman me te ditur dhe me te pergatitur se un te japn pergjigje te plote dhe te kenaqshme o X files

    Por edhe siikur te japin te gjitha pergjigjet e sakta dhe te qarta kam frik o iluminist se ti perseri nuk do jesh i kenaqur.

    Si perfundim e vetmja gje qe mund te them perpara se te beni rkitiken e nje romani mesoni njeher abetaren,shkrim e kendim pastaj perparoni en gjera konkre3te dhe me te veshtira.Mos u mundoni pa diter A;B;C te beheni gjeni dhe te zbertheni gjerat e dyshimta dhe romanet e gjata...

    O i nderuar X-file dhe te tjer si ty mesoni kryesoren,,,mundohuni te kuptni monoteizmin(teuhidin) ,,njesin e allahut te madherishem,,,pasaj pas kesaj mundohuni te kuptoni pejkamberllekun e muhamedit(s.a.w.s) Pasaj avash pak nga dhe shkoni ne ligjet e tjera slami ngrihet ne 5 shtylla kryesore

    1 TEUHIDI(nuk ka te adhuruar me merit pervec allahut,te vetem e te pa shoq,dhe muhamedi eshte rob dhe i derguar i tij)

    2 NAMAZI(falja e detyrueshme,adhurimi i allahut te madherishem)

    3 ZEKATI(lemosha)


    4 AGJERIMI(behet fjal per agjerimin e detyrueshem(ne muajin e shenjt te ramazanit)

    5 HAXHI(per ate qe ka mundesi te pakten njeher ne jet vajtja ne haxh)


    Miqte e mi te nderuar laiko iluminist kto ja 5 shtyllat e detyrueshme te islamit.kto jan themelet e islamit dhe ai qe nga vullneti i tij i lir permes ketyrethemeleve nge catin per ta zbukuruar besimin e tij allahu e udhezofte dhe ja shperblfte shumefish inshalla ALLAHU ESHTE AI QE SHUM FAL DHE SHUM SHPREBLEN

    Kurse t5i o x-file dhe shum te tjer si ty ...munohuni ti kuptini cdo te thon keto 5 shtylla qe esh baza e islamit pastaj mundohuni te prekni catin...po ngjitini shkallet qe nga themeli se po vajtet direkt te catia cfardo pergjigje te kenaqshme qe te merni do rrezoheshit sic po rrezoheni gjithmon dhe prap jeni krenar per ate qe thoni dhe mendoni se e dini
    (i lutemi allahut te na ruaj na lajthitjet,i lutemi allahut te na ndihmoj ne forcimin e besimit,)

    SELAM ALEJKUM
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  10. #50
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    O xfiles,

    po c'pate ti me mua me ate "reputejshen" me ngjyre te kuqe (me nje mesazh fyes ndaj meje personalisht) kur askund as te citova, as s'te permenda, as t'u drejtova?!

    Mire bre vella, nese ti ke vendosur ta nderrosh fene (nese tashme s'e ke bere), nderroje dhe sa per mua asgje nuk ndryshon. Ti per mua je ASKUSHI dhe do mbetesh ASKUSHI. Got it? E lojerat perfide qe i luan, tregojne vec dobesine e karakterit tend.

    Heren tjeter, pasi t'i shperndash nja 30 reputacione te tjera, lirisht ma jep nje te kuqe por me kurse nga opinioni yt ndaj meje sepse nuk me intereson cka mendon per mua nje pakurrizor.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 20-02-2006 më 09:31

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e lumiani
    Anëtarësuar
    07-10-2005
    Vendndodhja
    ne pyll
    Postime
    25
    Me Ben Per Te Vjelle, Kur Shoh/ Degjoj Injorant, Njerez Te Padijeshem, Te Pakulifikuar Duke Marre Pjese Ne Nje Teme Qe Eshte Shume E Rendesishme, Tek Muslimanet Ne Kete Rast, Dhe Ja Futin Shpatit. O I Biri Njeriu Pse Nuk I Rrespekton Djenjat E Tjetrit, Kur Nga Ai/ajo Kerkon Te Njeten Gje Mos Edhe Me Shume. Protestat Shume Ne Rregull Dhe Kane Shume Te Drejte. Nuk Me Vje Hic Cudi Kur Degjoj Budallejt Duke Thene "gjithe Kjo Per Muhammedin (s.a.u.s)?" Po Ore Po, Sepse Jo Si Ti Ne Muslimanet Kemi Gjera Te Shenjta, Qe I Dume Dhe Respektojme Me Shume Se Cdo Gje Tjeter. Jetat E Muslimanve Kane Esence Ne To E Tuajt S'kane.

    Eshte Edhe Tjetrat Gje Qe Eshte Shume Hipokrite Dhe E Shume E Ceket - If The West Likes What We Do Then We Are Fine- One Word For These People- Scum. Perkthim: Nqs Perendimi Pelqen Cfare Ne Bejme, Atehere Ne Jemi Ne Rregull. S'ben Keshtu. Nuk Gelltitet Cdo Gje Qe Ta Shtrojne Perpara Sepse Ndoshta Ka Here Qe Te Japin M*t. Vejeni Koken Ne Pune Ose Ose Mbylleni Halen.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ty shiu nuk te ka share njeri.
    Une nuk po pretendoj asgje pervec pergjigjes qe nuk me eshte dhene.
    Dhe une nuk jam prift.
    Ju vazhdoni te keqkuptoheni.
    Megjithate nuk po e zgjas sepse e kam marre nje paralajmerim per largim nga ky forum. Tani une nuk flas dot me ketu.
    Ju vazhdoni ne Shpjegime qe nuk kane lidhje me pyetjen time.
    Dhe nje gje te fundit te perfitoj nga rasti t'ju them:
    Nuk plasi njeri te mburret dhe t'ju sulmoj juve ashtu sic mendoni,
    kuptojeni njehere e mire, une dhashe mendimin tim.
    Ashtu si ju keni te drejte te jepni mendimin tuaj te lire.
    Shpresoj mos e merrni dhe kete per ofendim.

  13. #53
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anëtarësuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    O Xfiles me duket se pergjigja eshte disa postime me lart apo ske pasur kohe ta lexosh.Une mendoj se nuk je prift po pyetje qe ti ke bere eshte identike me ata prifterinjte qe kane pyetur hoxhallaret ndaj ska ndonje ndryshim. Ti gjithmone kerkon pergjigjen pergjigjen edhe kur e ke mare ate.Jo gjithmone ajo qe kerkon ti eshte e verteta.
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  14. #54

    per x-files

    Fioreal po ta jap un pergjigjen e X-files,tek e fundit ai te njejten pergjigje jep kudo

    Nuk mu pergjigjet pyetje,nuk kuptoni,po i devijoni pyetje ,,,bla bla bla
    desha te shtoj.Allahu i gjithdijshem e di me mir.Sinqerisht per kete nuk kam dije te mjaftueshme nga sheriati dhe pergjigjia ime esh injorante.Por per ate qe kam dije dhe qe e din te gjithe edhe ata qe i mbyllin veshet eshte fakti,,,qe allahu i madherishem e ka permendur edhe ne kuran
    (I kerkoj falje allahu, me falni edhe ju se nuk e mbaj mend suren tekstualisht),,,por kuptimi esh ky : Mos u brengos per kokefortesin e tyre,Sikur te donte allahu te gjith do ishin mysliman,,,Por urtesi e Allahut deshi qe cdo njeri ta zgjedh me vullnetin e lir fene e drejte;;A kujton se ti do ti detyrosh ata???

    E shum e shum e shum ajete kuranore dhe hadithe te profetit qe flasin per lirin e fese.Kurse persa i perket rastit e siperpermendur nuk kam dije te majftueshme qe te jap pergjigje te sakte.Por kam pershtypjen ne mos gabohem qe ka te bej me shum me ata qe behen mysliman dhe pastaj tradhtojne dhe i sjellin dem dhe imazh te keq islamit jithesi ne dashte allahu do perpiqem ta mesoj ose ishalla ka ne forum mysliman me te ditur dhe me te pergatitur se un te japn pergjigje te plote dhe te kenaqshme o X files

    Por edhe siikur te japin te gjitha pergjigjet e sakta dhe te qarta kam frik o iluminist se ti perseri nuk do jesh i kenaqur.

    Si perfundim e vetmja gje qe mund te them perpara se te beni rkitiken e nje romani mesoni njeher abetaren,shkrim e kendim pastaj perparoni en gjera konkre3te dhe me te veshtira.Mos u mundoni pa diter A;B;C te beheni gjeni dhe te zbertheni gjerat e dyshimta dhe romanet e gjata...

    O i nderuar X-file dhe te tjer si ty mesoni kryesoren,,,mundohuni te kuptni monoteizmin(teuhidin) ,,njesin e allahut te madherishem,,,pasaj pas kesaj mundohuni te kuptoni pejkamberllekun e muhamedit(s.a.w.s) Pasaj avash pak nga dhe shkoni ne ligjet e tjera slami ngrihet ne 5 shtylla kryesore

    1 TEUHIDI(nuk ka te adhuruar me merit pervec allahut,te vetem e te pa shoq,dhe muhamedi eshte rob dhe i derguar i tij)

    2 NAMAZI(falja e detyrueshme,adhurimi i allahut te madherishem)

    3 ZEKATI(lemosha)


    4 AGJERIMI(behet fjal per agjerimin e detyrueshem(ne muajin e shenjt te ramazanit)

    5 HAXHI(per ate qe ka mundesi te pakten njeher ne jet vajtja ne haxh)


    Miqte e mi te nderuar laiko iluminist kto ja 5 shtyllat e detyrueshme te islamit.kto jan themelet e islamit dhe ai qe nga vullneti i tij i lir permes ketyrethemeleve nge catin per ta zbukuruar besimin e tij allahu e udhezofte dhe ja shperblfte shumefish inshalla ALLAHU ESHTE AI QE SHUM FAL DHE SHUM SHPREBLEN

    Kurse t5i o x-file dhe shum te tjer si ty ...munohuni ti kuptini cdo te thon keto 5 shtylla qe esh baza e islamit pastaj mundohuni te prekni catin...po ngjitini shkallet qe nga themeli se po vajtet direkt te catia cfardo pergjigje te kenaqshme qe te merni do rrezoheshit sic po rrezoheni gjithmon dhe prap jeni krenar per ate qe thoni dhe mendoni se e dini
    (i lutemi allahut te na ruaj na lajthitjet,i lutemi allahut te na ndihmoj ne forcimin e besimit,)

    SELAM ALEJKUM
    __________________



    Ma bej hallall o x-files por per zotrin tate i theva gishtat ,,,,tani nuk po te kuptoj ca pergjigje do me shum......kjo ishte per x-files

    kurse per vellezerit mysliman... (ska te bej shum me temen ne fakt)Tek po bisedonim njeher ne xhami ne GENOVA(italia)Nje vlla mysliman na tregoi nje histrori
    Shum shkurtimisht
    Nje udheheqes romak kishte rrembyer nje moter mysliman...Dhe kalifi i nderuar dhe i respektuar mysliman Halid ibn Rashid nuk i kthen pergjigje o nderuar koleg,o i respktuar koleg e te tjera lajka si kto,,pavaresisht se ai perfaqesonte pernadorin e madhe bizantine,,,por duke i pasur frike allahut dhe askujt tjeter ai i kthen pergjigjen (per ndonje gabim en trasmetim allahu me falt)
    O qen i pafytyr,sikur me nji gisht ta prekesh krijesen e allahut,motren myslimane edhe sikur i vetem te mbetem do vi ta shqyej gjuhen,,,
    koleget qe e njohin pak islamin ose udheheqesit e drejte te tij do thon ;po clidhje ka kjo histori,,,,lidhja e thjesht eshte ne faktin qe,myslimani e ka per detyre te jet i bute,i sjellshem tolerant dhe te kete vlera te larta morali,,,po kur cenohen parimet themelore islame dhe humane(sic ishte ne rastin konkret rrembimi i nje motre te ndershme myslimane) Ai qe eshte mysliman dhe i druhet allahut nuk duhet ti bej lajka me fjal hipokrite atyre qe nuk na respektojn,po duhet tjau tregojm vendin....Duhet tjau tregojm vendin ne raste si kto dhe akoma dhe me shum kur behet fjale per profetin tone te dashur paqia meshira dhe bekimet e allahut qofshin per te.

    Por gjithesi shpresoj qe te kuptohem nga motrat dhe vellezerit e mi mysliman dh nga ndonje qe di pak per islmin por qe do te degjoj,shpresoj te kuptohem ashtu sic i kuptoj edhe un ata.Kurse per ata qe sduan te degjojn kam frik se do na shtrojn pyetje dhe kritika te reja per kete fak

    duke e mbyllur perseri per x-files dhe shoket e tij shpresoj te keni marr nje pergjigje modeste ne vargjet e para lidhur me temen tende
    gutentag hope hope shtajgen mute muten tope

    fishkelle te rrapi treshit[COLOR=DarkOrange]

  15. #55
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Me ben pershtypje sesi edhe vet Muslimanet e kane ngrene mire propaganden e mediave!


    Nuk besoj se jane karikaturat shkaku i ketyre trazirave! Karikaturat jane preteksti qe popuj te tere te shtypur te dalin rrugeve dhe te protestojne kundra kesaj shtypjeje!

    Nuk besoj se besimi apo ndergjegjesimi i shtyu miliona njerez rrugeve per te protestuar me nje menyre qe vet Islami nuk e predikon (sepse mesa di une protestat me ulerritje dhe shkatrime jane te papelqyshme nga feja islame dhe suneti!). Jo, eshte nevoja per tu c'fryer ajo qe shtyen keta popuj neper rruge!

    Djeg'jet e zyrave apo ambasadave apo kishave nuk simbolizojne luften ndaj mosbesimit por luften ndaj shtypjes perendimore, luften ndaj aleateve te Perendimit (qe jane qeverite e shume prej ketyre shteteve) dhe luften ndaj simboleve te Perendimit (kishave)!

    Pra une nuk shoh ndonje lufte besimesh ketu, shikoj kryengritjen e te shtypurit kundra atij qe quan shtypes! Dhe per sa kohe shtypja do te vazhdoje per aq kohe do te vazhdojne edhe kryengritjet!

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kryeplak, flet mire ti. Qashtu asht pak a shume, as mos e diskuto!


    Po njerez te tille eshte shume kollaj t'i provokosh. Del ai fashisti ne Itali dhe per kunj ve ne bluze karikaturat (e di qe nje gje e vogel mjafton per te bere rremuje), vriten atje ne Libi, ku ka diktature sipas qejfit te dikujt. I njejti person ka thene edhe per shqiptaret qe jane race gjenetikisht e prirur per krime. Ama asnje nuk flet per te. Te gjithe flasin per liri fjale...pffff. Ku eshte liria e fjales? Ç'i duhej atij racistit ta bente nje gje te tille?

    Nejse...prape ata do e hane, ata qe e kane hanger gjithmone...Te pakten edhe per ca kohe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 21-02-2006 më 14:05

  17. #57
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar më parë nga [xeni]


    Po njerez te tille eshte shume kollaj t'i provokosh. Del ai fashisti ne Itali dhe per kunj ve ne bluze karikaturat (e di qe nje gje e vogel mjafton per te bere rremuje), vriten atje ne Libi, ku ka diktature sipas qejfit te dikujt. I njejti person ka thene edhe per shqiptaret qe jane race gjenetikisht e prirur per krime. Ama asnje nuk flet per te. Te gjithe flasin per liri fjale...pffff. Ku eshte liria e fjales? Ç'i duhej atij racistit ta bente nje gje te tille?

    Nejse...prape ata do e hane, ata qe e kane hanger gjithmone...Te pakten edhe per ca kohe.
    Problemi eshte se mediat jane kthyer ne vegla te ekstremisteve! Modestet rrine neper kolltuqe dhe dialogojne si puna ime me tenden, ngase thjesht nuk jemi ekstremist! Por ekstremisti ka nevoje gjithmone qe te duket dhe qe te ushtroj propagande e trysni!

    Dikur kendej nga Europa kishim Ministrite e Propagandes qe benin pune brenda shtetit me teper.... tani ministrite e propagandes ia kemi lene Kadafit me shoke dhe kemi krijuar "mediat e lira" si puna e CNN, BBC etj. Pra nuk kemi nevoje te ndjekim fjalimet apo te lexojme afishat.... thjesht kur jemi duke ngrene buke shtypim butonin dhe per 30 minuta na shesin aq propagande sa nuk shiste dot Enveri per 50 vjet! Keshtu nese minsitria e Kadafit apo dikujt tjetri ka mundesi te coj nje popull te tere ne kembe, mediat perendimore kane mundesine te bejne corap gjithe boten!

    Perderisa ne TV tani mund te shikosh gjenezen apo armagjedonin sigurisht qe nuk e ke te veshtire te shikosh edhe arabin/muslimanin e keq!

    Sidoqofte nese ekziston dicka qe kam zili tek keta "barbaret" (sipas mediave shqiptare dhe z. Babaramo apo Babacjapi) eshte qe nuk jane kthyer ende ne skllever si puna e Shqiptareve! Sepse me mire te besh nje gabim sesa te mos besh asgje! Dhe ne Shqiptaret ishim, jemi dhe do te jemi populli qe nuk ben asgje (vetem hajme e d......)!

    Pra ceshtja nuk eshte aq e lehte sa duket. Islami ka 1400 vjet histori dhe e dini c'kam konstatuar ne keto 1400 vjet histori..... se lufterat nderkristiane dhe lufterat ndermuslimane ishin te shumefishta ne numer ne krahasim me lufterat nderfetare!

    Pra kush thote se ekziston lufte midis feve nuk e thote te gjithe te verteten! Lufta ndodhet diku tjeter, midis Perendimit sulmues dhe Lindjes se Mesme rezistuese!

    Per sa kohe bota muslimane do te vazhdoje te rezistoje, akoma edhe ne gabim, do fitoj simpatine e botes se shtypur (shumices)!

    Sepse armiku me i madh nuk eshte as Islami as Judaismi e as Krishterimi... armiku me i madh eshte imponimi global! Dhe njeriu (me perjashtim publicistet shqiptare) ka lindur i privuar per te qene i lire dhe i pavarur! Dhe per sa kohe Islami do behet aleat i ketyre popujve ne deshiren per te qene te pavarur (mos harrojme se revolucioni musliman i ketyre zonave eshte i dyfishte kundra Perendimit dhe kundra sistemeve qe sundojne ne brendesine e ketyre shteteve) do te triumfoj si autentik. Por nese Islami i lejon vetes nenshtrimin atehere do humbi nje pjese te madhe nga vetja (shikoni c'ka ndodhur me Ortodoksine dhe Katolicizmin... keto vitet e nenshtrimit ndaj omogjenizimit modern, dhe pastaj ejani te me vertetoni).

    Sigurisht qe nuk nenkuptoj se cdo gje shkon mire ne Islam, sic nuk nenkuptoj se Krishterimi "autentik" ishte me i perkryer se Krishterimi modern!

    Ajo qe nenkuptoj eshte se konkurenca midis vlerave eshte e domosdoshme, ndihmon mbi te gjitha perparimin e njerezimit.

    Problemi fillon kur vlerat perendimore -qe i respetktoj jashte mase- kthehen ne antivlera per vlerat e tjera midis imponimit. Keshtu antivlera perendimore nga triumf civilizues kthehet vetvetiu ne vrimen e zeze te qytetrimeve!

    Dhe kjo eshte gjeja qe urrej me shume, humbjen e qytetrimive/vlerave nen hijen e zeze te omogjenizimit perendimor qe vlerat e veta i ka kthyer ne antivlerat e tjetrit!



    Dhe e dini kur do vije fundi i botes?

    Kur njeriu te mendoj se mund ta kthej historine nga e para!

    Sepse cdo vlere, sado e qortueshme qofte ka historine e vet te pamohueshme! Pra nese ne mendojme se brenda dites do bejme ate qe mezi arriti Historia ne thellesine e shekujve atehere neve na mungon logjika qe te vazhdojme perpara, pra kemi zevendesuar logjiken e ndertimit me logjiken e shkatrimit (por thjesht nuk e kemi kuptuar)!

    Keshtu edhe puna e modernizimit/omogjenizimit apo "demokratizimit" qe po mundohen te kalojne disa ne Lindjen e Mesme.... mundohet te ndertoje por ne te vertet shkatron!

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pa ofenduar askend,
    Ti Partizani,
    Ne kete rast, ndryshe nga rrembimi i motres myslimane, nuk kemi te bejme me rrembime.
    Ajo qe the eshte e vertete , por muhamedin nuk e rrembeu njeri, as nuk e preki njeri, dhe asnjeri nuk vrau njeri. Karikaturat jane thjesht humor, nuk i ben dem askujt. Dhe megjithe kete shume perfituan per te justifikuar dhunen.

    Tani, sa i perket atij fashistit te cilin nuk e mbroj, ai e ka bere per provokim, dhe ata ne libi e hengren provokimin. Une nuk kuptoj ç'faj kishin ata te ambasades se ai fashisti vuri bluzen. Tani te them se e kishin nga injoranca do me kundershtoni.
    Por ata me mire te kishin vrare fashistin se sa ata qe nuk kishin faj. Atehere jane injorante, per mendimin tim, ju mund ta mendoni ndryshe.

    A ishin karikaturat me te rendesishme se jeta e te pafajshmeve qe u vrane?
    Po sikur te ishte ndonje nga ju punonjes ne ambasade dhe te ishit vrare kot sepse dikush qe ju nuk e njihnit fare shkruajti ca barcaleta.
    Mund ta kem edhe gabim por te pakten mos e merrni se po shaj fene.

    Sa per pergjigjen ,ma dha [xeni] qe pohoi se ajo qe thuhet nuk eshte e vertete mbi muhamedin, mund ta kishit thene qe ne fillim pa u futur ne debate te kota.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga leci
    Vetem per te permendur nje rast shume te thjeshte dhe kuptimplote,se per te tjerat jua le juve te beni vrimen ne uje.
    Kush kerkon shkaqe e pasoja eshte me te vertet ne rruge te humbur.
    Eshte nje loje e madhe qe dikush e luan dhe mua,juve e te tjereve na lejohet vetem te shprehim nje mendim.

    Disa dite me pare nje minister italian shfaq nje bluze me karikaturat.Nje gjest me te shemtuar se kisha pare ndonjeher ne historin fatkeqe te tv italiane.Nje gjest qe nuk ka nevoje per shpjegime dhe i denuar nga vete aleatet e ministrit.
    Dhe si pasoje e ketij gjesti na dolen disa mijera demostrues dhe si perfundim flake,te vdekur,dhune.

    Para disa kohesh lideri i komunitetit mysliman ne Itali hedh kryqin nga dritarja,qe shume nga ju duhet te dini çfare don te thote kyqi per te krishteret.
    Dhe si pasoje e ketij gjesti pati disa debate televizive dhe ne nje emision kur ky lider mbronte gjestin e tij,ambjentet e tv u "pushtuan" nga disa idiote fashiste te se djathtes ekstreme.

    Ndoshta te vendosesh karikatura mbi Muhamedin eshte me e rende sa te hedhesh nje kryq nga dritarja?Une nuk besoj qe te dyja veprimet per besimtaret e vertet kane ndryshim.
    Fakti eshte qe disa idiote qofshin myslimane e qofshin te krishter nuk dijne te rrijne midis njerezve dhe kerkojne dhunen te shtyre nga urrejtja, injoranca dhe verberia e fanatizmi.
    Dhe mbi te gjitha ai dikush qe leviz fijet qesh me budallenjte qe kane pushtuar boten,forumin,hapesiren.Ndoshta rradhitja eshte disi e rastesishme,por thelbi nuk ndryshon.
    Kalofshi mire e diskutim te mbare e mos ju mbarofshin ndonjeher fjalet se perndryshe forumi do pesonte nje humbje te jashtezakonshme.
    te lumte goja.

    Edhe kryeplakut gjithashtu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 21-02-2006 më 15:20

  20. #60
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Exclamation

    Komuniteti mysliman
    Besimtarët myslimanë mblidhen në këtë forum për të diskutuar dhe ndarë me njëri-tjetrin mësimet fetare dhe experiencat e tyre të jetës.

    Pra sipas rregullorës së administratës forumore, pjesëmarrja e të tjerëve në këtë forum nuk është e lejuar. Megjithatë, të tjerët, që me vite të tëra janë të njohur nga veprimtaria e tyre anti-Islame po shkruajnë këtu !!!

    E lus Zotin xh.sh. që t'i drejtoj ata në rrugën e drejtë !



    PrInCiPiEl

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •