Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 76
  1. #21
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Nje nga dijetaret e medhenj te Islamit shejh Sali el- Feuzan u pjyt se a lejohen demostratat ne Islam ja dhe pergjigja e tij


    A janë demonstratat zgjedhje për problemet
    Shejh Salih el-Feuzan
    “Mexhmu Fetaua ue Resa’il”, vëllimi i dytë, nr.141, 143 dhe 146





    Pyetje: A janë demonstratat nga mënyrat e thirrjes/da’ues, me qëllimin e zgjedhjes së problemeve të umetit islamik?



    Përgjigje: Feja jonë s’është fe kaosi. Feja jonë është fe e disiplinës dhe e rendit, e rehatisë dhe e qetësisë. Demonstratat nuk janë nga veprimet e muslimanëve dhe janë të huaja për muslimanët. Feja islame është fe paqeje dhe mëshire, si edhe fe disipline, jo e kaosit dhe çrregullimit, dhe jo e nxitjeve për fitne. Kjo, pra, është feja islame. Të drejtat fitohen duke i kërkuar ato në mënyrën e ligjëruar nga sheriati, nëpërmjet rrugëve të ligjëruara nga sheriati. Demonstratat shkaktojnë gjakderdhje dhe shkatërrimin e pasurisë [të muslimanëve]. Pra, këto gjëra s’janë të lejueshme.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #22
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Citim Postuar më parë nga drenicaku
    gazetat ne bot ato duhet te jen te lira
    Nje nga shenjat e qametit denicak eshte dhe shtimi i injorantve gje qe po verteton ti. Si nuk ke turp kur thua qe shqypi duhet te jete i lir, ketu behet fjal per profetin e Zotit, dhe per jo keta alabaket qe jane sot ne krye te qeverive

    Meqenese na i dashke shypin te lire or drenicak po ta bej nje pjytje

    Si do te vinte tya po te benin karikatura nenes ose babait tend,
    psh baban me bomba ne duar duke e akuzuar si sandist, kurse nenen per gjera nga me te ndyshmet
    A do protestoje ti????? Apo jo

    Citim Postuar më parë nga DRENICAKU
    ,perendimi nuk ka nevoj per arabet ata kan nevoj per perendimin.
    E ke gabim perendimi i ka shume nevoj arabet, a ke makin ti .me cfar e mbush makinen per te ec ,me uj apo naft, ajo naft vjen nga saudi. Por jo vetem kjo por dhe shume te tjera

    Pra ua kane nevojen arabeve
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 15-02-2006 më 23:03
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-02-2006
    Postime
    1
    E Drejta për t'u ofenduar - GARY YOUNGE

    Në prill të 2003 ilustruesi danez Kristofer Ziler paraqiti në gazetën daneze Jyllands Posten një seri karikaturash të paporositura që ofronin një qasje optimiste për ringjalljen e Krishtit. Ziler mori një e-mail nga redaktori i gazetës së të dielës, Jens Kaizer, ku thuhej, “Nuk mendoj se lexuesit e Jyllands Posten do t’I pëlqejnë ilustrimet. Në fakt, mendoj se ato do të sjellin reagime të ashpra. E për pasojë unë nuk do t’I përdor.” Kalojnë dy vjet, dhe e njëjta gazetë publikon 12 karikatura të Muhamedit, mes të cilave një ku ai mbante një turban në formë me bombe me një fitil që digjet. Mëse e parashikueshme: kjo krijoi një reagim të ashpër. Se si ne shkuam prej këtej deri tek bisedat e “kërcënimit musliman” për traditat e pasfidueshme sekulariste dhe të lirisë së shtypit evropiane, ndërsa ambasadat skandinave digjeshin në botën arabe, është ndriçuese.
    Katër muaj pas botimit të karikaturave, redaktori i Jyllands Posten kërkoi ndjesa. Ndërkohë muslimanët u angazhuan në disa prej protestave më paqësore. Disa vende arabe dhe muslimane tërhoqën ambasadorët e tyre nga Danimarka ndërsa protestuesit manifestuan para ambasadave. Sipas konsullit danez në Dubai, bojkotimi i produkteve daneze në vendet e gjirit do t’i kushtonte vendit 27 milion dollarë në të ardhura.
    Gjithë kjo kaloi më së shumti pa u vënë re në perëndim, lënë mënjanë kritikët që I karakterizuan protestat si provë e ndeshjes së qytetërimeve. Në përpjekje e tyre për të kufizuar të drejtën e fjalës, vijonin argumentimet, manifestuesit vërtetuan se islami dhe demokracitë perëndimore janë të papajtueshme.
    Madje edhe me kushtet e veta, kjo logjikë është e pasinqertë. E drejta për të ofenduar duhet të vijë të paktën me një të drejtë vijuese dhe me një përgjegjësi pasuese. Njerëzit duhet të kenë të drejtën të ofendohen, dhe ata me guxim të mjaftueshëm për të shkaktuar me dije fyerje duhet të jenë aq të guximshëm sa të parashikojnë pasojat, për aq kohë sa të zemëruarit reagojnë Brenda ligjit. Muslimanët në fakt po denigroheshin dyfish – një herë nëpërmjet karikaturave fillestare dhe më pas sërish për të paturin e zemërimit për të protestuar kundër tyre. Kjo logjikë sjell ndërmend fjalët e nacionalistit të ndjerë afrikano-jugor Stiv Biko: “Jo vetëm që të bardhët po na marrin me shkelma, por po na mësojnë edhe si të hidhemi pas shkelmave”.
    Pavarësisht nga kjo, retorika e “ndeshjes së qytetërimeve” përcaktoi diskutimin e dhunës pashmangshmërisht në ardhje. Ndërsa kriticizmi mori përmasa atë gjera, gazeta të tjera evropiane vendosën të ribotonin karikaturat në shenjë solidarizimi me Jyllands Posten. Kjo ishte qartazi cytëse. Tani flakët kanë përshkuar rrugë të gjatë deri në Lindjen e Mesme, ku ambasadat daneze dhe norvegjeze janë shkrumbuar nga flakët. Dhe dhuna është cilësuar si provë se muslimanët janë mëse të pacivilizuar.
    Duket se ka një pajtueshmëri thuajse të përbotshme se këto karikatura janë fyese. po ashtu duhet të ketë pajtueshmëri universale se gazeta ka të drejtën për t’I publikuar ato pa frikën e raprezaljeve të dhunshme. Kur vjen puna tek liria e fjalës, liberalizmi/e majta nuk duhet të sakrifikojnë asnjë gram vlerat e tyre ndaj atyre që kërkojnë çensurë mbi baza fetare. Por e drejta e lirisë së shprehjes nuk barazohet as me obligimin për të ofenduar e as me detyrimin për të qenë të pandjeshëm. Nëse angazhimi për lirinë e fjalës është i rëndësishëm, besimi ynë tek antiracizmi nuk duhet të jetë më I vogël. As karikaturat e as dhuna nuk kanë mbirë nga asgjëja. Ato janë të rrënjosura thellë dhe kanë dhënë ndihmesë në një atmosferë përherë e më kriminalizuese formësuar veç të tjerave nga luftërat, intolerance dhe padrejtësitë historike. Sipas Institutit Danez për të Drejtat e Njeriut, krimet me motive raciale janë dyfishuar në Danimarkë mes viteve 2004 dhe 2005. këto karikatura shërbyen vetëm sa për të ndërlikuar më tej ndjenjën e tëhuajësimit dhe të cënueshmërisë tek muslimanët. Gazeta iraniane Hamshari u ka bërë tashmë një thirrje karikaturistëve të trajtojnë me qesëndi holokaustin. Gara për në llogore ka nisur. Aktet e dhunës, përfshirë kërcënimet për vdekje në adresë të redaktorit të Jyllands Posten, duhet të dënohet. Megjithatë, e vërteta ta kërkon që vala e stërmadhe e protestave, sidomos në Evropë, ku pankartat e tepruara dhe veshjet në stilin e atentatorëve vetëvrasësishin shkeljet më të rënda, kanë qenë deri më tani paqësore. Por ata që e konsiderojnë këtë episode si të ngarkuar me kuptime kulturore kanë një tjetër agjendë. “Kjo është një histori shumë më e madhe se sa thjesht çështja e 12 kartonave në një gazetë të vogël daneze,” tha për Nju Jork Tajms Fleming Roz, redactor kulturor i Jyllands Posten. Mëse e drejtë, por kjo nuk është historia që ka në mendje Roz. Roz pretendon se “kjo ka të bëjë me çështjen e integrimit dhe se sa e pajtueshme është feja islame me një shoqëri moderne sekulariste”. Në besimin e gabuar se evropa është një konstinent njëetnik në të cilin jo të bardhët sapo kanë mbërritur, Roz nuk është i vetëm në fokusimin e çdo proteste nga një pakicë nëpërmjet një lenteje raciale, etnike apo fetare.
    Duke vepruar kështu ai ekspozon injorancën e tij për shoqërinë moderne shekullariste dhe rolin e të gjitha feve brenda saj. Pa asgjë të qartë si Amendamenti i Parë në SHBA, ligjet e lirisë së shprehjes në Evropë janë shumë më të mefshta se ato të Shteteve të Bashkuara. Shumë prej tyre janë përshtatur si pasojë e Holokaustit—përkujtuesi më i fuqishëm i asaj se sa e brishtë dhe e vonët është kjo traditë shekullariste në evropë. Vitin e shkuar e përditshmja franceze Le Monde u shpall e fajshme për “shpifje raciste” ndaj Izraelit dhe popullit hebre. Libri i Madonës, këngëtares, Sex ishte vetëm i pandaluar në Irlandë në vitin 2004. E ndërsa ky debat pështjellohet, Dejvid Irving qëndron i burgosur në Austri në akuzën e mohimit të Holokaustit gjatë një fjalimi që ai ka bërë para 17 vjetësh. Kleriku musliman Abu Hamzah është dënuar në Londër për nxitjen e vrasjeve dhe urrejtjes racore dhe Luis Farrakhan e ka ende të ndaluar të hyjë në Britani, pasi shkuarja e tij atje “nuk do të ishte përfituese për të mirën publike”. Edhe këtu në Shtetet e Bashkuara tabelat shkollore ndalojnë vazhdimisht veprat e autorëve si Elis Uolker apo Xhej Kej Rouling. Veprime të tilla duhen kundërshtuar -- por askush nuk pretendon se vlerat protestante, katolike apo hebraike janë të papajtueshme me demokracinë.
    E kjo na kthen tek Zilerji. Ne nuk do ta marrim kurrë vesh se si do të kishin qenë reagimet ndaj karikaturave të tij për Krishtin pasi ato nuk janë botuar kurrë. (Plani i paralajmëruar i gazetës për të ribotuar disa karikatura të të Krishtit nuk arrin të zbehë standartet e saj të dyfishta). Vetëm ky fakt tregon se çështja nuk ka qenë asnjëherë nëse nënvizohet ajo që është e pranueshme apo e papranueshme për t’u botuar, por ku duhet hequr ajo. Nuk ka asgjë të guximshme në përdorimin e lirisë së shprehjes për të ironizuar besimet e një prej pjesëve më të dobëta të shoqërisë. Por Roz dhe të tjerë si ai duket se besojnë që muslimanët, për virtyt apo për fe, janë në anën e gabuar të vijës. Ky përjashtim gjen pasqyrim në mohimin islamist të çdo gjëje perëndimore. Dhe kështu shekullaristët dhe antiracistët si në perëndim edhe në lindjen e mesme gjejnë hapësirë të kufizuar për manovrime, ndërsa maskeradat e dogmës si parim, dhe islamistët dhe islamofobët konfirmojnë paragjykimet e tyre të pështira.

    Përktheu Oriol Guni


    marre nga www.vizionislam.com

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    altin55 nuk ke te drejte te quash dike injorant sepse nuk i djeg nga barcaletat mbi muhamedin. Ai eshte profeti jot dhe jo i tij.
    Besoj se do ishte shkrire se qeshuri po te ishin bere barcaleta mbi jezusin apo jo.

    Ketu ka njerez qe ose bertasin me te madhe per islamin ose e shajne ate.
    Askush nuk mundohet ti jape pergjegjesite e veta myslimaneve dhe danezeve.
    TE djegesh ambasada nuk eshte aspak menyre e drejte per te protestuar.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2006
    Postime
    182

    liri e shprehjes apo diktature e "lirise se shprehjes"

    Liri e shprehjes apo diktature e ”lirisë së shprehjes”
    Redi Shehu

    As vetë karikaturisti nuk e imagjinonte, ndërkohë që lapsi i tij rrëshqiste në letrën e bardhë, se kjo vepër jashtë naivitetit që ai po realizonte, do ta ngrinte në një shkallë apo nivel më të lartë, dashurinë e muslimaneve për profetin e tyre si dhe kureshtjen e mijërave të tjerëve për të ditur rreth këtij njeriu të madh.
    Pak kush më parë e njihte gazetën “Jylland Posten” e cila po ashtu nuk e kishte imagjinuar se sa një bum i tillë gazetaresk do të kthehej në një torturë të vërtetë mediatike.
    Është i çuditshëm fakti se si përzgjidhet blasfemia për të matur shkallën e lirisë së shprehjes në disa vende të caktuara. Blasfemia është blasfemi dhe liria e shprehjes është liri e shprehjes. Këta janë gjëra të ndara. Përqeshja, tallja, poshtërimi nuk janë kritere për të vlerësuar arritjet e lirisë së të shprehurit, përkundrazi në mos për të vërtetuar degradimin e saj.
    Liria e shprehjes është ajo kategori e të drejtës cila futet në liritë relative. Liria e mendimit është ajo kategori e të drejtës që futet ne liritë absolute si liri personale e çdo individi për t’iu qasur botës që e rrethon. Ndërsa, liria e shprehjes nuk mundet asesi të jetë absolute sepse kushtëzohet nga faktorë morale e shoqërore dhe e bën atë relative në sajë të kushteve dhe konjukturave të realitetit. Kështu çdonjëri nga ne ka mendime të ndryshme për persona të ndryshëm, por, të shprehurit ndaj tyre varet nga marrëdhëniet shoqërore dhe kriteret etiko-morale, duke bërë kështu që shpesh herë në mes të menduarit të tij dhe të shprehurit të ketë diferenca të mëdha.
    Tani shohim se me rastin e karikaturave apo blasfemive të tjera të çdo ane qofshin, duan që lirin e shprehjes, nga një liri relative ta kthejnë në një liri absolute dhe lirinë e mendimit nga një liri absolute dhe e pakufizuar në një liri relative sipas tekave të grupimeve të caktuara, duke prishur kështu natyrshmërinë e përbërjes së njeriut dhe të marrëdhënieve shoqërore.
    Liria e shprehjes është një nga shtyllat e demokracisë, po ashtu siç është edhe liria e besimit. Për sa kohë që të dyja mendohej se shkonin paralel askush nuk shqetësohej për vijueshmërinë e tyre, tani që me këtë rast këto të dyja nga keq impostimi i tyre u përplasën, lindi pyetja, liri e shprehjes apo liri e besimit?
    Ato janë të pandara nga njëra-tjetra brënda një konteksti të caktuar. Ndarja mekanike e lirisë së shprehjes nga besimi (të paktën ai islam) dhe absolutizimi i i saj, çon në dogmatizim të kësaj të fundit dhe çdo dogmatizim ka premisa për t’u kthyer në diktat. Kështu mund të themi se nëse vazhdohet me absolutizim të pakufi të lirisë së shprehjes duke mos përcaktuar limite njerëzore, rrezikojmë ta kthejmë lirinë e shprehjes nga shtylla e demokracisë në godinën e diktatit, të një diktati “ të lirisë së shprehjes”.
    Natyrisht secili nga ne edhe pse ne disa raste nuk duam ta pranojnë e dime që në marrëdhëniet shoqërore ka kufinj të mirëpërcaktuar, ka një kuadër etiko-moral i cili respektohet pikërisht për të ruajtur thurjen sociale në rastin më të keq, dhe për të përmirësuar dhe ngritur në një nivel më të lartë shoqërinë, në rastin më të mirë. Ndaj edhe karikatura të tilla absolutisht nuk tregojnë ndonjë fitore të demokracisë në kontekstin e lirisë së të shprehurit, por vetëm na kujtojnë të gjithëve ne, se kufiri për të cilin folëm më lart, është cënuar. Dhe kur kufinjtë cënohen e kemi shumë të vështirë të parashikojmë pasojat. Prandaj në përgjithësi morali i gjithë kësaj që ndodhi na kujtoi se shoqëria njerëzore dhe bota muslimane në veçanti e ka kufirin e vet të mirëpërcaktuar dhe se liria e e shprehjes mbi të gjitha duhet të jetë bashkëudhëtare me përgjegjshmërinë.
    Pasojat të gjithe ne i pamë. Pjesa më e madhe e besimtarëve muslimanë nuk mund të pajtohen me aktet e dhunshme të bërë nga disa grupime të caktuara në disa zona të nxehta të vendeve muslimane të cilat tymin e luftës e transformuan për pak ditë në tymin e djegies së përfaqësive diplomatike skandinave. Duke i dhënë material kamerave “të uritura” në kërkim të hijeve të fondamentalizmit. Bota muslimane ka patur reagime shume më diplomatike dhe shumë më të efektshme se ato që na servirën monopolistët e lajmit në botë. Me muaj të tërë një lëvizje e fuqishme diplomatike u shoqërua edhe me një lëvizje të fuqishme të titullarëve të fesë për të shpjeguar në mbarë botën realitetin rreth figurës së Profetit Muhamed dhe se fitilat e bombat janë pajisje ushtarake dhe nuk kanë gjë të përbashkët me mësimet e fesë.
    Paralelizma të tipit “muslimanë barbarë” të bërë nga ndonjë gazetar në Shqipëri i tipit Babaramo, që mundohet që të kuptojë botën vetëm me 5 pyetje, janë patetike dhe tregojnë se mllefi babaramist vazhdimisht i pervishet injorancës së thekur që vegjeton në kokën e tij për çështje të tilla. Ndaj edhe përgjegjshmëria është kriter bazë që kërkohet nga gazetarët dhe opinionistët jo vetëm në raste të tilla por gjatë gjithë punës së tyre normale.
    Është për t’u përshëndetur deklarata e Kryeministrit danez Rasmussen në lidhje me karikaturat, e lëshuar para një muaji ku ndër të tjera thuhej: “…Në një deklaratë për shtyp mbrëmë “Jylland Posten” i kërkoi falje botës muslimane…. Me anë të kësaj deklarate dua të theksoj mendimin tim personal se unë respektoj ndjenjat fetare të njerëzve të tjerë. Si rrjedhim, unë për veten time nuk do të zgjidhja kurrë të përshkruaja simbolet fetare në këtë mënyrë…. Dua të theksoj se Qeveria Daneze dënon çdo lloj shprehjeje, veprim apo shenjë si përpjekje për të demonizuar grupet e njerëzve mbi bazën e besimit të tyre fetar apo prejardhjes etnike. Është një lloj gjëje që nuk i takon një shoqërie e cila është e bazuar mbi respektin për qëniet njerëzore individuale….”(31 Janar 2006).
    Liria e shprehjes dëmtohet në përmasa shumë të mëdha nëse flamurin e mbrojtjes së saj e merr fanatizmi kulturor i cili nga ana e vet prodhon efektin e kundërt me lirinë e shprehjes.
    Po ashtu është gabim për ata që mendojnë se liria e shprehjes dhe demokracia duhet te merren herë pas here në provim duke futur si tezë provimi, blasfeminë apo poshtërimin ndaj kolosëve të njerëzimit. Kjo më tepër ngjan me një eksperiment pervers për të testuar më shumë se sa lirinë e shprehjes, rënien e lirë të shoqërisë njerëzore drejt humbjeve të vlerave. Provimin e vet demokracia e kalon duke garantuar liritë themelore të njeriut, ku e drejta për pacënueshmërinë dhe integritetin moral të tij është pjesa më e rëndësishme e saj dhe treguesi kryesor i limiteve të pashkelshme.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Kryeministri Berisha deklaroi se dënonte histerinë populiste ndaj Danimarkës

    “Nuk pranuam kërkesën e Spanjës për të ndërmjetësuar me islamikët”

    N. P

    TIRANE - Shqipëria nuk ka pranuar të jetë negociuese për qetësimin e situatës që ka shpërthyer në vendet e Lindjes pas botimit të disa karikaturave të profetit Muhamed në disa media evropiane. Megjithatë kërkesa në fjalë e bërë nga ministri i Jashtëm spanjoll, Moratino, pak kohë më parë, është cilësuar normale dhe jo e papritur nga kryeministri Sali Berisha, meqenëse Shqipëria është vend me shumicë myslimane.

    “Të shohësh këtë valë histerie populiste kundër një kombi (Danimarka) se një gazetë private botoi 10 karikatura në një kohë kur e njëjta gazeta mund të botojë priftin me Madonën si gjethe fiku, kjo është një tipar i shoqërive të shtypura, te manipuluara..... Kjo që ndodh është një gjë shumë absurde”, - tha Berisha, i cili u përgjigj edhe pyetjes së bërë në të njëjtin emision se a u pranua kërkesa në fjalë.

    “Jo. Ne nuk e pranuam sepse në mënyrë absolute ne ndajmë të njëjtin qëndrim, me të gjitha ata që mbrojnë fuqishëm, lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes. Kur ky boton Jezusin, atëherë pse nuk ngrihen besimtarët katolikë kundër p.sh “Kodit të Da Vincit”?. Sepse nderohet liria e fjalës. Jo se nuk e duan.......Në këtë kontekst qëndrimet janë shumë të qarta dhe të prera”,- tha ai.

    Kryeministri Sali Berisha qartësoi gjithashtu se nuk ka asnjë kontradiktë mes faktit që Shqipëria është anëtare e Konferencës Islamike dhe në të njëjtën kohë kërkon të anëtarësohet në BE. “Jo. Hyrja në këtë konference nuk e pengon Shqipërinë, siç nuk po e pengon. Nuk mund të mohohen disa lidhje historike, por parësore është përkatësia evropiane e këtij kombi. Ndaj dhe kërkesa e ministrit të Jashtëm spanjoll, si një kërkesë për të ndikuar, ishte jashtëzakonisht normale, por qëndrimi ynë në këtë çështje dhe mospajtimi me këto reagime, edhe kjo është shumë normale”, - tha ai.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Plotesisht dakord me Kryeministrin.

  8. #28
    DANEZËT JANË PROTESTANTË
    Au, m'u prish humori! Hyra në klubin e injorancës! A e dini ju që ne ballkanasit jami më myslimanë të mirë se vetë arabët, bile edhe më fetar. Muslimanllëku nuk i do fanatikët. Danezët nuk janë aq syleshë sa mendoni ju. Ata i vunë një bombë Muhametit mbi kokë.Ç'deshën të thonë me këtë: t'ua bëj me dije atyre prej nga e ka prejardhjen Muhameti se janë terroristë. S'është kështu? Ishalla! Ne kemi kulturë më të ndritur se ata.
    Ju do karkanxholli!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 16-02-2006 më 21:08
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #29

    Shkrim I Huazuar

    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Kryeministri Berisha deklaroi se dënonte histerinë populiste ndaj Danimarkës

    “Nuk pranuam kërkesën e Spanjës për të ndërmjetësuar me islamikët”

    N. P

    TIRANE - Shqipëria nuk ka pranuar të jetë negociuese për qetësimin e situatës që ka shpërthyer në vendet e Lindjes pas botimit të disa karikaturave të profetit Muhamed në disa media evropiane. Megjithatë kërkesa në fjalë e bërë nga ministri i Jashtëm spanjoll, Moratino, pak kohë më parë, është cilësuar normale dhe jo e papritur nga kryeministri Sali Berisha, meqenëse Shqipëria është vend me shumicë myslimane.

    “Të shohësh këtë valë histerie populiste kundër një kombi (Danimarka) se një gazetë private botoi 10 karikatura në një kohë kur e njëjta gazeta mund të botojë priftin me Madonën si gjethe fiku, kjo është një tipar i shoqërive të shtypura, te manipuluara..... Kjo që ndodh është një gjë shumë absurde”, - tha Berisha, i cili u përgjigj edhe pyetjes së bërë në të njëjtin emision se a u pranua kërkesa në fjalë.

    “Jo. Ne nuk e pranuam sepse në mënyrë absolute ne ndajmë të njëjtin qëndrim, me të gjitha ata që mbrojnë fuqishëm, lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes. Kur ky boton Jezusin, atëherë pse nuk ngrihen besimtarët katolikë kundër p.sh “Kodit të Da Vincit”?. Sepse nderohet liria e fjalës. Jo se nuk e duan.......Në këtë kontekst qëndrimet janë shumë të qarta dhe të prera”,- tha ai.

    Kryeministri Sali Berisha qartësoi gjithashtu se nuk ka asnjë kontradiktë mes faktit që Shqipëria është anëtare e Konferencës Islamike dhe në të njëjtën kohë kërkon të anëtarësohet në BE. “Jo. Hyrja në këtë konference nuk e pengon Shqipërinë, siç nuk po e pengon. Nuk mund të mohohen disa lidhje historike, por parësore është përkatësia evropiane e këtij kombi. Ndaj dhe kërkesa e ministrit të Jashtëm spanjoll, si një kërkesë për të ndikuar, ishte jashtëzakonisht normale, por qëndrimi ynë në këtë çështje dhe mospajtimi me këto reagime, edhe kjo është shumë normale”, - tha ai.
    SHKRIM I HUAZUAR
    Sala ka shumë gabime. Ja po jua prazantoj një shkrim të huazuar:
    RIKUJTIMI I TURPIT POLITIK



    Vizita e ministrit te Jashtem spanjoll tronditi gjithe ata qe parashikonin "harrimin" e asaj qe kishte bere ish-presidenti Berisha me anetaresimin e Shqiperise ne nje Konference Islamike. Nje precedent apo nje parashenje e rrezikshme.

    Nga Ndue Ukaj

    Vizita e ministrit te Jashtem spanjoll tronditi gjithe ata qe parashikonin "harrimin" e asajqe kishte bere ish-presidenti Berisha me anetaresimin e Shqiperise ne nje Konference Islamike. Nje precedent apo nje parashenje e rrezikshme. Nje ironi apo nje dimension i vertete i botekuptimit perendimor ndaj Shqiperise. Sidoqofte, kjo ceshtje kerkon veprime emergjente. Te gabosh eshte njerezore, por te jetosh ne gabime eshte djallezore,- eshte nje mendim qe demothenes per kete teme-debat. Ne sfondin e kesaj, do te shtroja ironine tronditese, me te cilen u permbyll vizita e ministrit te Jashtem spanjoll ne Shqiperi, Miguel Angel Moratino, dhe rikujtimi trondites, ne momentet me delikate, permes nje mbamendjeje rrenqethese, se Shqiperia e cila synon te integrohet ne civilizimin perendimor, i perket Konferences Islamike. Mendimi i larteshkruar, nese ne parim u perket sferave etike, filozofike, ne kushte dhe rrethana te ndryshme, kur piketakohet me dimensione politike, mund te sherbeje si domethenese dhe orientues. Madje ne rrethana delikate, etika dhe politika gjithehere ne histori kane pasur piketakime, kane shtytur njera-tjetren dhe kane perplotesuar reciprokisht. Mbase nje kategori e ketille politike sot ka hyre ne axhenden perendimore.

    Shqiperia, me gabime te shumta, madje absurde

    Shqiperia pas lirimit nga komunizmi, ne perpelitjet e saj per te sheruar pasojat tragjike te kesaj ideologjie, ka bere gabime te shumta, madje edhe absurde. Kulimi i se cilit cuditerisht "triumfon" me aktin e turpshem te anetaresimit te Shqiperise ne Konferencen Islamike. Ky turp neper kohe u duk se eshte zhdukur, fale politikave properendimore qe u ndoqen nga Shqiperia. Por rikujtimi i ketij turpi trondites nga ministri i Jashtem spanjoll, pervec domosdose qe te reflektojme me reagime te mencura, duhet te na rikujtoje se te jetoje edhe me tutje me kete gabim qeveria shqiptare, eshte me teper se djallezore. Qeveria shqiptare, sidomos forcat perparimtare dhe perendimore, duhet te kerkojne urgjentisht qe Shqiperise t'i hiqet kjo njolle, e demshme dhe e panevojshme. Ne te kunderten, integrimi ne kete familje do te zgjatet. Ndersa retorika politike do te mbetet vetem retorike per konsum te brendshem ne suaza vetekenaqesie. E, Shqiperia do te vazhdoje te jetoje shkeputur Perendimit. Ngase keto dy bota jane te shkeputura teresisht, njera jeton ne mireqenie, prosperitet dhe liri, ndersa tjetra ne shkaterrime, erresire dhe urrejtje te pashfrenuar.

    Vizita e Moratinos, mes debatesh

    Tiranen zyrtare me 6 shkurt e vizitoi ministri i Jashtem spanjoll, Miguel Angel Moratino. Kjo vizite u zhvillua ne kohen kur ne boten perparimtare demokratike zhvillohen debate te shumta lidhur me publikimin e karikaturave perqeshese per Muhametin nga nje gazete e Danimarkes dhe te pasuar me ripublikime ne shumicen e mediave perendimore. Po ashtu, kjo vizite njeherit zhvillohet ne "thyerjet" me te medha qe kane perjetuar marredheniet mes civilizimit perendimor dhe lindor-islamik. Eshte kjo thyerje qe nga shume media perendimore eshte vleresuar si argumentim e asaj qe thote, qe me teper se nje dekade, studiuesi Amerikan Samuel Hantignton per perleshjen e civilizimeve ne shek. XXI dhe rregullimin e rendit te ri boteror nga ky kontekst. Nga vizita e ministrit spanjoll, ndodhi ajo qe askush s'do te deshironte te ndodhte. Pas nje kohe te gjate, nga gafa skandaloze e ish-presidentit te atehershem, Sali Berisha, ky moment paraqet nje precedent meparashenja te thella. Rikujtimi i ketij turpi politik dhe pertej politik, eshte nje sinjal ogurzi per Shqiperine, ne kohen kur ajo po ben "perpjekje" te vazhdueshme per integrim ne strukturat perendimore. Mbase parashenja e deklarates se ministrit spanjoll, qe Shqiperia duhet te angazhohet ne relaksimin e marredhenieve me boten islamike, eshte nje indikator rreqethes, qe ne esence korrespondon me opinionet e shumta perendimore karshi Shqiperise dhe integrimit te saj ne BE, integrim ky qe me keso deklaratash, sidomos kur vijne nga shtete te rendesishme si Spanja, mbetet me e larget. Po aq, sa ai i Turqise.

    Rikujtimi dhe permendja e Konferences Islamike, ne nje rrethane shume te ndjeshme, duhet te reflektoje nje angazhim tjeterfare te spektrit politik shqiptar. Duhet te ridiskutohet dhe te terhiqet sa me shpejt kjo njolle. Per kete ekzistojne njemije arsye. Madje edhe vete konstulacioni religjioz ne Shqiperi. Duke mos lene anash te kaluaren, kulturen; segmente qe kane formesuar kulturen shqiptare, qe absolutisht jane perendimore. Kjo lidhje, pervecse eshte absurde, jep edhe nje sinjal te demshem per fatet e Shqiperise ne keto rrethana te ndjeshme. Por edhe per fatet e gjithe shqiptareve.

    Jemi deshmitare te nje prapambeturie ekstreme qe ka perfshire boten islame. Po ashtu, jemi deshmitar se religjioni i tyre, cdo dite e me teper po merr konotacione ideologjike. Dhe ne kete sens, deklarata e ministrit spanjoll duhet lexuar edhe ne aspekte tjera: Ju jeni ne nje organizem me ata qe nuk deshirojne as liri te shtypit, qe urrejne cdo gje perendimore, ju pra nuk jeni pjese e kultures sone perendimore. Ne kete rast, ministri Mustafaj duhej te demonstronte te verteten, se asgje s'ka te perbashket Shqiperia dhe shqiptaret me ata qe nuk njohin liri te shtypit, liri te njeriut, me ata qe per cdo gje dalin ne rruge dhe mund te vrasin cdokend. Shqiperia me keta s'ka asgje te perbashket.

    Bota islamike eshte perfshire nga ekstremizmi

    Bota islamike eshte perfshire nga ekstremizmi. Pertej nje rebelimi religjioz, ky ekstremizem ka nje parashenje me te thelle, mosdurimin qe shfaq kjo kulture dhe kjo mendesi ndaj te tjereve, ndaj lirise. Nje segment kaq shume i ndjeshem per boten perparimtare. Eshte kjo produkt i nje mendesie te zhytur ne primitivizem dhe erresire, nga e cila mendesi Shqiperia jeton e shkeputur. Andaj eshte me rendesi qe Parlamenti i Shqiperise, permes nje vullneti politik te shkeputet edhe formalisht nga ajo Konference. Ky veprim eshte imperativ, pas shume deklaratave te bera nga ish-ministrat Milo dhe Meta, si dhe lideri demokristian Lesi. Kjo ceshtje dhe kjo vello duhet te hiqet ne Parlament.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #30
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga altini55
    Nje nga dijetaret e medhenj te Islamit shejh Sali el- Feuzan u pjyt se a lejohen demostratat ne Islam ja dhe pergjigja e tij


    A janë demonstratat zgjedhje për problemet
    Shejh Salih el-Feuzan
    “Mexhmu Fetaua ue Resa’il”, vëllimi i dytë, nr.141, 143 dhe 146





    Pyetje: A janë demonstratat nga mënyrat e thirrjes/da’ues, me qëllimin e zgjedhjes së problemeve të umetit islamik?



    Përgjigje: Feja jonë s’është fe kaosi. Feja jonë është fe e disiplinës dhe e rendit, e rehatisë dhe e qetësisë. Demonstratat nuk janë nga veprimet e muslimanëve dhe janë të huaja për muslimanët. Feja islame është fe paqeje dhe mëshire, si edhe fe disipline, jo e kaosit dhe çrregullimit, dhe jo e nxitjeve për fitne. Kjo, pra, është feja islame. Të drejtat fitohen duke i kërkuar ato në mënyrën e ligjëruar nga sheriati, nëpërmjet rrugëve të ligjëruara nga sheriati. Demonstratat shkaktojnë gjakderdhje dhe shkatërrimin e pasurisë [të muslimanëve]. Pra, këto gjëra s’janë të lejueshme.

    Altini, Feuzani i madh kete mendim e ka dhene per demostratat kunder mbretit por jo edhe kunder dikujt tjeter...
    Ah mjere per keto qe u thone dijetare e qe i nxjerrin mendimet sipas kerkesave politike.
    Vertete islami eshte vizion paqeje, dhe meshire qellim i se ciles qe edhe dergimi i profetit tone, por ama kjo nuk do te thote qe te mos ngrihemi te kerkojme te drejtat tona.
    Po te them edhe dicka une, sikur mbreti i Saudise te ishte shpreh, se gazetat kane te drejte te ofendojne profetin, edhe feuzani e comp keto mendime kane.
    Atehere, si perfundim protestat lejohen, sepse nuk ka asgje qe i ndalon, por ama protesta ne kufinjte e moralit islam e jo te dalesh te shkaterrosh djegesh e vjedhesh...
    Une kam dale ne protesta ku kam degjuar te flasin dijetare te vertete...
    Injoranca nuk zhduket me top

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Pikerisht indrit
    ju nuk dini ti kerkoni te drejtat me paqe dhe mirkuptim,
    Injoranca nuk zhduket me top,
    ju i bini cdo gjeje qe del perpara me top.
    Dhe me thuaj ti tani se ballaban pashes nuk i drejtohem dot me.

    Pse kush fyen pejgamberin e pret shpata e mbrehte?
    Hallall me te vertete jeni paqesore. Ne goje keni vetem shpaten.
    Pra nese une bej nje shaka me protagonist pejgamberin une duhet te vritem apo jo.
    Po fundja i Indrit ata qe nuk e besojne edhe mund ta shajne.
    Pse kur shahet nje njeri tjeter nuk ju djeg juve?
    mos valle pejgamberi eshte me i vlefshem se te tjeret?
    Leqe ai eshte ne Xhennet tani dhe eshte rehat, plus qe lavderatat tuaja i merr, po lini zotin ti denoje ata qe fyejne pejgamberin ne diten e gjykimit se fundja po fyejne nje njeri nuk po vrasin njeri. Po per ju te vreasesh nuk eshte problem.
    Te fyesh po.
    Po si kerkon ti qe me kete llogjike te bindesh nje jobesimtar qe te besoje?
    ti me kete llogjike largon dhe ate qe beson.
    Po injorante jane ata qe gjuajne me top.

  12. #32
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    xfiles

    Me kete e vene keta pavetedije, ne pikepyetje paqen dhe tolerancen qe "kinse" na predikonte Muhameti.

  13. #33
    Citim Postuar më parë nga drenicaku
    Une nuk e kuptoj perse gjith ky mllef ndaj karikaturave,nese beojn ne zot keta njerz perse nuk ja len zotit te i gjykoj por kan dal ne rrug duke tregu nje jo civilizim te pa par.Eshte per te ardhur mir qe ne kosov dhe shqiperi nuk pati keso protestash.Une mendoj se sa ma teper te ket keso karikatura aq me shpejt do civilizohen keta njerz.Une jam vet mysliman po nuk merrem se qka shkruajn gazetat ne bot ato duhet te jen te lira dhe nese dikush nuk pajtohen me te ka rrug tjera qe problemet te zgjidhen e jo te dilet e te permbyset qdo gje,perendimi nuk ka nevoj per arabet ata kan nevoj per perendimin.

    Hallall drenicak dhe nuk e kisha idenë se në Drenicë ka kaq njerëz përparimtarë dhe të mençur. Ëhë në fakt Xhemail Obria ka qenë Drenicak; d.m.th. Drenica edhe e pushkës edhe e mendjes së ndritur. Edhe një herë: Hallall drenicak!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 17-02-2006 më 16:40
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #34
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Smile E-Selamu Alejkum We-Rahmetullahi We-Berakatuhu

    Mendoj që mënyra më e mirë e veprimit do të ishte edukimi i të tjerëve për Profetin Muhammedin a.s..
    -Një mënyrë e edukimit të atillë do të ishin p.sh. shfaqjet publike të filmit dokumentar apo edhe shpërndarja falas për të gjithë të interesuarit e kësaj DVD-je të mrekullueshme:


    Muhammad
    Legacy of A Prophet


    Directed by : Michael Schwarc
    Narrated by : Andre Braugher


    Film dokumentar i mrekullueshëm !


    PrInCiPiEl

  15. #35
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Libi: Të paktën 10 persona humbin jetën gjatë protestave kundër karikaturave të profetit Muhamed

    17-02-2006



    Të paktën 10 persona humbën jetën në Libi gjatë protestave kundër karikaturave të Profetit Muhamed.

    Zyrtarët thonë se protestuesit i vunë zjarrin konsullatës italiane në Benghazi dje, ndërsa policia hapi zjarr gjatë një përleshjeje me demonstruesit. Numri i të plagosurve është ende i panjohur.

    Dhuna në Libi është në vazhdën e trazirave të shkaktuara nga karikaturat që fillimisht u botuan nga një gazetë daneze në shtator.

    Në Pakistan, autoritet ndaluan themeluesin e një grupi ekstremist për të mos ta lejuar që të nxisë protesta. Ndërsa Pakistani tërhoqi ambasadorin e vet në Danimarkë, pasi ajo mbylli përkohësisht ambasadën në Islamabad.

    Klerikë myslimanë në Peshawar të Pakistanit ofruan shpërblime prej më shumë se një milionë dollarësh për këdo që vriste një nga karikaturistët.

    A i'a vlen e tere kjo c'menduri per nje kalores arab?

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Bani gjk
    Anëtarësuar
    06-01-2005
    Postime
    550
    O Medicus si more po ta mban ndergjegjja ty qe po i poston lajmet copa copa hehe a po te vjen turp te trregosh per qfar arsyje jan qu ne protesta a ???
    Nuk po me qudit kjo puna juj sepse jeni njerz qe e qoni gjith diten neper google per te kerku diqka qe e qet islamin sa me posht ...

    Ministrri italian Roberto Kalderoli kishete veshur nje bluz ku ne ate bluz shfaqshin karikaturat.
    www.top-channel.tv

    Me qen se u mbyll ajo tema qe ke te ben me emrat te xhamive, po te them ktu, qe ato propaganda (kinse gjitha xhamit mbajin emrat e gjak pirsve ) shko trregoj atyre qe skan lidhje me islamin e jo ktu ne forumin islam ...

  17. #37
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga Bani gjk
    O Medicus si more po ta mban ndergjegjja ty qe po i poston lajmet copa copa hehe a po te vjen turp te trregosh per qfar arsyje jan qu ne protesta a ???
    Nuk po me qudit kjo puna juj sepse jeni njerz qe e qoni gjith diten neper google per te kerku diqka qe e qet islamin sa me posht ...

    Ministrri italian Roberto Kalderoli kishete veshur nje bluz ku ne ate bluz shfaqshin karikaturat.
    www.top-channel.tv

    Me qen se u mbyll ajo tema qe ke te ben me emrat te xhamive, po te them ktu, qe ato propaganda (kinse gjitha xhamit mbajin emrat e gjak pirsve ) shko trregoj atyre qe skan lidhje me islamin e jo ktu ne forumin islam ...
    Bani gjk

    Kini frik Allahun - thuhet ne Kur'an! Pse te protestoni kur Allahu do t'ua jep denimin e merituar jobesimtareve?
    Me keto protesta vihet ne pikepyetje libri i shenjte - Kur'ani dhe beselidhja qe kishte profeti Muhamet me Allahun.
    Edhe une nuk e kam then askund se "te gjitha" xhamiat mbajne emrat e gjakpiresave. Jane disa nga ato e jo te gjitha, mirpo nga pergjigjet qe i veshtrova pash qe jeni marrur vetem me gjepura dhe i keni ikur faktit.

    Shnet nga Medicusi

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    O bani gjk,
    ju nuk me jeni pergjigjur akoma mua,
    Ti the se pyetjes sime nuk mund ti pergjigjesh me po ose jo.
    Pse?
    Ose une po te pyes qarte dhe sakte dhe nuk me intereson se ca shkruhet ne hadithe sepse i pashe tashme.
    Nje njeri qe nuk i pelqen te rrije me ne islam dhe do te mos quhet me i tille dhe te mos jete me i tille a eshte e drejte te vritet sipas teje?
    Dua mendimin tuaj , por ju deri tani nuk keni sqaruar asgje dhe e keni anashkaluar pyetjen , madje disa te zgjuar pa dhene asnje arsye ofendojne medicus.

    Ore njerez une po jap mendimin tim dhe po pres qe edhe ju te jepni tuajin, por nuk mund te quaj mendimin tuaj kur ju shkruani vetem hadithe dhe pjese nga kur'ani qe nuk kane lidhje me ate qe thuhet ketu,
    Nese ju thoni se une nuk njoh mire islamin atehere bujrum ma shpjegoni ju a eshte e drejte vrasja per nje llaf goje dhe per nje njeri qe do te dale nga islami megjithese nuk i ben dem askujt?
    A ju duket e drejte?
    Ma shpjegoni ju lutem sepse deri tani e keni marre kete pyetje si armiqesi dhe ofendim.
    Une nuk i kam lexuar barcaletat mbi profetin por e marr me mend sa te drejte keni ju kur quani ofendim kritiken, dhe per me teper nuk dini te diskutoni.

  19. #39
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Pikerisht indrit
    ju nuk dini ti kerkoni te drejtat me paqe dhe mirkuptim,
    Injoranca nuk zhduket me top,
    ju i bini cdo gjeje qe del perpara me top.
    Dhe me thuaj ti tani se ballaban pashes nuk i drejtohem dot me.

    Pse kush fyen pejgamberin e pret shpata e mbrehte?
    Hallall me te vertete jeni paqesore. Ne goje keni vetem shpaten.
    Pra nese une bej nje shaka me protagonist pejgamberin une duhet te vritem apo jo.
    Po fundja i Indrit ata qe nuk e besojne edhe mund ta shajne.
    Pse kur shahet nje njeri tjeter nuk ju djeg juve?
    mos valle pejgamberi eshte me i vlefshem se te tjeret?
    Leqe ai eshte ne Xhennet tani dhe eshte rehat, plus qe lavderatat tuaja i merr, po lini zotin ti denoje ata qe fyejne pejgamberin ne diten e gjykimit se fundja po fyejne nje njeri nuk po vrasin njeri. Po per ju te vreasesh nuk eshte problem.
    Te fyesh po.
    Po si kerkon ti qe me kete llogjike te bindesh nje jobesimtar qe te besoje?
    ti me kete llogjike largon dhe ate qe beson.
    Po injorante jane ata qe gjuajne me top.
    X files, me fal por e ke kuptuar ti ate shkrim apo ke marre topin per te zhdukur injorancen?
    Nese e ke bere kete do te lutesha te gjesh tjeter rruge, e jo te kopjosh firmen time.
    Nese do te kuptoje qellimin e shkrimit tim, nuk do i harxhoje duart te shkruaje tere kete.
    Sdua ti hyj pergjigjies se ketij posti ne menyre specifike.
    Injoranca nuk zhduket me top

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga INDRITI
    X files, me fal por e ke kuptuar ti ate shkrim apo ke marre topin per te zhdukur injorancen?
    Nese e ke bere kete do te lutesha te gjesh tjeter rruge, e jo te kopjosh firmen time.
    Nese do te kuptoje qellimin e shkrimit tim, nuk do i harxhoje duart te shkruaje tere kete.
    Sdua ti hyj pergjigjies se ketij posti ne menyre specifike.
    Une nuk te kopjova firmen,
    e permenda firmen tende perkrah emrit tend.

    Megjithate nese askush nga ju nuk doli aq i zoti sa ti pergjigjet nje prej pyetjeve te mia atehere une kam te drejte te them ate qe them.
    Pse nuk i pergjigjesh postimit ne menyre specifike?
    Une vazhdoj te mos kuptoj pse i shkaperceni pjeset specifike per te cilat nuk dini te pergjigjeni.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •