Sokoli
(3/28/02 7:17:58 pm)
Pjese nga ditari qe s'mbaj
--------------------------------------------------------------------------------
Para ca ditesh me dolen lote.
Kisha shume kóhe pa u perlotur.
Nje plak rreth te 70-ve qe shtynte trotuarit nje karroce supermarketi plot artikuj ushqimore.Pas i vinte plaka me nje shami te bardhe ne koke.I dallova lehte qe ishin shqiptare.
Plaku nuk merrej vesh ne shtynte karrocen a mbahej pas saj.Ashtu i kerrusur shtynte karrocen trotuarit pa njerez te nje qyteti te vogel ne Michigan.Me siguri qe nuk kishin mundesi te shkonin me makine per te psonisur.Mbase i biri e kish marre makinen per te shkuar ne pune.Kush e di...Pastaj,ja ku eshte supermarketi 1 milje.I ben mire kjo shetitje e mengjezore.
Kisha shume pa u perlotur.
Para ca ditesh me dolen lote.
Krijoni Kontakt