Sot duke shfletuar nje nga gazetat te perditshme me te njhura ne itali, "Il corriere della sera", nuk mund mos te me binte ne sy nje artikull ku tregohej se si ishin zbluar disa fotografi te papublikuara me pare mbi momentin e vrasjes se Ernesto Guevares. Nga 9 tetori i vitit 1967, kur revolucionari argjentinas u vra ne nje shkolle te braktisur ne nje fshat te Bolivise, i qujtur La Higuera, kane kaluar tashme 39 vjet, por indinjata ime kur mesova lajmet e fundit mbi tipin e ekzekutimit qe pesoi El Che me detyron te hap kete teme te re dedikuar atij qe ishte idhulli im adoleshencial(ndoshta eshte akoma keshtu) e mbetet per mua nje nga figurat me te medha te historise boterore, personifikim i idealizmit e i kembungljes njerzore per nje bote me te mire, per nje bote qe realizon endrren e saj mijevjecare, barazine midis njerzve. Shume kush prej nesh konsideron El Che thjesht si nje aventurier, e dikush tjeter akoma me keq e konsideron si nje nga perbindeshat e tmerrshem qe teoria gjakatare e komunizmit ka nxjerre ne siperfaqen politike, por realiteti eshte qe akoma figura e tij mbetet si simbol i barazise njerzore, e flamuj me fytyren e tij valviten sa here qe turma te rinjsh protestojne kundrejt padrejtsive boterore. E verteta eshte qe figura e tij mbetet e paharruar, sepse simbolizon lirine per te rinjte, qe gjenerata e gjenerata te rinjsh jane frymezuar tek figura e tij politike per te kryer e per te vazhduar ate qe ishte revolucioni perendimor i 68. kjo teme eshte e dedikuar Ernesto Guevares e do te flase mbi jeten e tij, mbi kuriziotet mbi jeten e tij, prandaj ftoj gjithe simpatizantet e kesaj figure te japin kontributin e tyre per kete teme.
P.s shpresoj qe me hapjen e kesaj teme askush prej forumisteve mos te ngelet i ofenduar. Jam i vetedijshem qe realiteti komunist shqiptar ka qene shume i dhunshem e shume gjakatar, aq sa shume prej nesh e keane pesuar ne lekuren e tyre, por kjo teme nuk eshte nje monument qe une dua ti ngrij atij sistemi, por kesaj figure te paharruar, qe per te mire apo per keq kane ndryshuar rrjedhen e historise boterore. Faleminderit per mirekuptimin.
Krijoni Kontakt