E Hene, 06 Shkurt 2006
Koha Jone

KUR SPECIALISTET E GJUHES FLASIN SI AMATORE

Shpetim Kelmendi

Qe disa nga gjuhetaret tane te flasin mbi rendesine e mbrojtjes se standardit, kjo eshte teresisht normale, sikunder eshte normale per disa te tjere te flasin mbi perparesine qe do te kishte nje tjeter standard me baze gegnishten. Keto jane pikepamje dhe, ne nje shoqeri demokratike, fjala e lire duhet mirepritur. Ka edhe te tjere qe kane nisur te gjykojne mbi ceshtje te gjuhes, si shkrimtare, gazetare, lexues, etj. Nuk mungojne as prej atyre qe ia kepusin krejt kot. Por, fundja, nje gje eshte e rendesishme: te gjitha palet e duan gjuhen shqipe. Mund ta duan ne menyre te gabuar, por e duan. Fatkeqesia e vertete ndodh kur specialistet e gjuhes flasin si amatore dhe amatoret gjykojne si specialiste.

E kam thene edhe ne nje shkrim te paradokohshem se, nder te gjithe ata qe nuk merren me shkencen e gjuhesise, te vetmit qe kane tager fjale, jane padyshim shkrimtaret sepse ata jane perdoruesit, pasuruesit dhe percjellesit historike te gjuhes e vlerave te saj. Kesaj i mbahem. Nese sot trashegojme nje gjuhe shqipe te shkruar, duhet ta dime se ate e kemi vetem fale shkrimtareve. Dihet tashme: qe te ekzistoje gjuhetari, pikesepari duhet te ekzistoje gjuha e shkruar. Nga shkrimtaret, doemos.

Para dy ditesh, zonja Kristina Jorgaqi, gjuhetare, kishte botuar ne nje te perditshme shkrim te cuditshem me titullin "Perseri mbi gjuhen standarde". Por edhe kjo gjuhetare, ashtu si dhe gjuhetarja Shefkije Islamaj dhe mbrojtesit e tjere te standardit, flasin e shkruajne gjithqysh por jo si specialiste te gjuhes. Vazhdojne te mbajne fjalime si sekretare partie, si kryetare fronti, por jo si gjuhetare. Qysh nga menyra se si futet ne shkrim, te kjo gjuhetare ndjehet revolta, deshira dhe gatishmeria e fshehte per te propozuar deri dhe denime te renda per ata qe shkruajne gegnisht. Por do perpiqem ta qetesoj ate e te tjeret, se askush nuk shkruan gegnisht per kenaqesine apo inatin e saj.

Zonja Jorgaqi na sjell ca shembuj, permes te cileve rreket te na mbushe mendjen se edhe ne vende te tjera, standardi gjuhesor eshte krijuar pak a shume si ne vendin tone. Permes ketij shkrimi, ajo mundohet te justifikoje, miratoje dhe bekoje krijimin e ketij standardi gjuhesor. Ne shembullin qe na jep me Francen, ajo thote se, bazen e nje standardi gjuhesor e vendos vec tjerash edhe niveli i zhvillimit ekonomik tek nje treve e caktuar. Ja, po e pranojme si kriter, por a eshte e sigurte zonja Jorgaqi se jugu i Shqiperise ka qene me i zhvilluar ekonomikisht se veriu? Apo mos e ka fjalen per kohen e Enver Hoxhes? Mandej na ofron kriterin e prurjeve te rendesishme letrare. Po ne kete pike, a eshte e sigurte zonja kur mendon se prurjet letrare me te rendesishme erdhen nga jugu i Shqiperise? Me duhet t'i kujtoj zonjes Jorgaqi se shkrimi i shqipes nuk fillon me rilindasit, te cilet prapeseprape s'eshte e vertete qe ishi te gjithe toske, por me Gjon Buzukun, Pjeter Budin, Pjeter Bogdanin, Frang Bardhin e sa e sa patriarke te te tjere. Ja, pra, edhe kriteri i prurjeve letrare ra. Kriteri tjeter, te cilin e nenkuptojme qartazi, mbetet te jeteEnver Hoxha. Por, fatmiresisht edhe ky kriter u shkerrmoq me 11 prill 1985, ose per te qene fare te sigurte, me 1991. Mandej zonja Jorgaqi, per te mbrojtur sa me mire standardin e saj me baze toskerishten, na citon gjuhetaren amerikane Janet Byron. Po a s'me thua moj zonje: edhe per gjuhen standarde duhet te pyesim amerikanet? Po ti vete, a ndjehesh mjaftueshmerisht gjuhetare? Po koleget e tu, a jane? Po te vdekurit tane te medhenj, a ishin? Zonja Jorgaqi thote se "dialektet nuk mund te gjallojne me ploterine e forces dhe te vitalitetit te dikurshem, pasi dhe vete qyteterimi, kultura qe ato perfaqesojne, jane ne muzg te tyre". E ka ndopak idene se cfare thote, apo jo? E di kjo zonje se ekziston nje trashegimi e jashtezakonshme letrare ne gegnisht? A nuk e di kjo zonje qe, me se shtatedhjete perqind e shqiptareve flasin gegnisht? E di kjo zonje se edhe jugoret qe banojne ne Tirane po e perdorin tashme gjeresisht paskajoren, per te cilen ajo vete s'shkruan asnje fjale? Mos valle ajo meton qe ne te shkaterrojme dialektin e 70 perqindeshit per hir te dialektit te 30 perqindshit, pra shumicen per hir te pakices? Pune e madhe se ky standard gjuhesor me baze toskerishten na ekzistoka tash tridhjete vjet! Gegnishtja pati mbizoteruar si standard pergjate nje hapesire edhe me te madhe kohore, por kongresmenet e vitit 1972 as qe deshen t'ia dinin fare per kete! Pse valle adhuruesit e gegnishtes duhet te rrijne urte sot? Ngaqe doni ju? Ngaqe duan gjuhetaret si puna juaj, te cilet benin sehir dhe ferkonin barkun teksa po shqelmohej gegnishtja? Kurrsesi! Vetem ata qe merren me perkthime letrare nga gjuhe te huaja ne shqip, e dine mire se sa i paplote, i ngathet dhe i paafte eshte ky standard gjuhesor. Godina e ketij standardi shkundullohet dhimbshem ne perballjen me gjuhet e medha. Por, sigurisht qe ju zonje s'mund ta dini kete, sepse me c'di nuk merreni me perkthimin letrar e, vec tjerash, ne krejt tekstin tuaj te shkruar ne menyre krejtesisht amatore e me nje sintakse te rendomte, keni perdorur kund nja dyqind fjale.

Mandej, kurseji ato fjalimet e tua ne lidhje me rendesine dhe domosdoshmerine e nje standardi, sepse keto i dine te gjithe. Asnje nga gegnishtshkruesit dhe nuk jane kunder nje standardi? Asnjeri. Jane per nje standard, por jo me kete standard. S'di a jam i qarte: jo me kete standard! Sa per bujarine me te cilen na e mblidhkeni leksikun tosk dhe gege, dijeni se prape askush nuk ju kundershton ne kete. Por ceshtja nuk qendron tek fjalet. Fjalet jane tulla, moj zonje, ndersa kolonat e nje gjuhe jane tjeter gje.

Ne shkrimin e saj, zonja Jorgaqi na e paraqet vepren e Kadarese si "nje deshmi e pakontestueshme e rivleresimit te leksikut geg, qofte permes perdorimit te fjaleve ekzistuese te ketij burimi, qofte permes krijimeve sipas modeleve dhe frymes se gegerishtes.". Ndal pak! Meqe ju zonja Jorgaqi nuk jeni shkrimtare dhe s'mund te jeni aq e sigurte per kete. Kadare nuk eshte se thjesht synon te tregohet bujar ndaj vlerave te gegnishtes por, duke qene shkrimtar me kerkesa te vecanta ekspresive, atij shpeshhere nuk i mjafton standardi dhe merr miell "hua". Me fjale te tjera, standardi i eshte grisur ne sqetulla si xhaketa, sic i ndodh nje trupi qe shendoshet, ndaj eshte i detyrar ta arnoje nga pak me gegnisht. Dua te them: vepra e Kadare eshte vertete nje prove, por ama prove qe pohon pafuqine e standardit.

Ne shkrimin e saj, gjuhetarja flet ne menyre shume te pergjithshme; nuk thote kurrgje te re ne lidhje me gjuhen standarde, nuk flet me gjuhe shkencore, nuk na jep asnje prove se perse lypet ky standart dhe jo nje tjeter, etj. Por nje gje e ben mire ama: perserit pike per pike te njejtin shirit qe me gjase eshte regjistruar qysh ne Kongresin e Drejtshkrimit te vitit 1972.