“Ajo e bėri tė qartė se nuk donte tė dėgjonte asgjė nga ne tė divorcuarat”- iu pėrgjigj dikush,- “ajo e vendosi dhe nuk e ndryshon dot kėtė gjė tani"


Atė mėngjes nė njė frustrim tė plotė mikeshat e mia dhe unė bėmė njė listė. Se ēfarė do tė donim tė dinim para se tė ndaheshim-gjerat qė ne do donim Ana tė dinte para se tė bėnte hapin e saj final. Secila prej nesh ka kaluar nėpėr eksperiencėn e divorcit si dhe ka vėzhguar edhe jetėgjatėsinė e martesės sė tė paktėn dy miqve. Pėrveē meje. Unė jam ajo qė zakonisht dėgjoj pėr tė tjerėt dhe kėtė bisedė dua t'ua tregoj dhe juve.

Te gjithė e dinim se Ana nuk po mundohej t'i jepte fund martesės sė saj ashtu kot. Divorci ėshtė njė nga eksperiencat mė agonike dhe njė nga zgjedhjet mė tė vėshtira qė njė ēift mund tė bėjė. Gjithashtu ne si shoqe tė ngushta, duke diskutuar ēdo gjė mes nesh e dinim sesi ndihesh nė njė moment divorci. Por gjithashtu ne kishim eksperimentuar dhe anėn tjetėr tė medaljes, tė ndjerit single ose vetėm. Vite mė vonė, tani qė po flasim mund tė japim nga njė mendim mbi shkatėrrimin qė sjell divorci dhe mbi pasojat afatgjata tė tij. Edhe tani vazhdojmė tė jetojmė me dhimbjen e vazhdueshme tė njė martese tė shkatėrruar. Si e arsimuar nė shkenca sociale dhe me goxha njohuri ne psikologji, kam dėgjuar shumė njerėz bashkė me historitė e tyre tė dhimbshme. Di se ēfarė do tė thotė tė jesh nė dilemėn pėr tė nisur njė divorc dhe pėr tė pėrfunduar njė martesė. Ata e shohin divorcin si njė mundėsi pėr t'u dhėnė fund pakėnaqėsive, si njė pėrgjigje tė gjetur tė dhimbjeve dhe frustracioneve personale.
Sė fundmi, pasi kam analizuar shume martesa dhe kam parė ato qė quhen martesa tė suksesshme dhe ato tė dėshtuara, mund tė them se divorci shkakton dhe ofron vetėm probleme tė cilat kanė njė formė mė tė ndryshme nga ato qė ofron martesa. Pra ėshtė njė tjetėr mundėsi pėr tė qenė tė frustruar edhe njė herė nga e para. Nė studimet e fundit, bėrė nga Instituti Amerikan i vlerave kryesuar nga sociologia Linda Waite e Universiteteit te Chicago, kėrkuesit e shumtė ngrenė pyetjen: “A i bėn divorci njerėzit tė lumtur?” Nga gjetjet e studimeve rezulton se ata qė pėrfunduan martesat e tyre problematike nė divorc nuk ishin mė tė lumtur se ata qė qėndruan nė martesė. Nė fakt, 2/3 e atyre qė qėndruan nė martesė raportuan martesa tė lumtura 5 vjet mė vonė..



1. Jeta do tė ndryshojė mė shumė se ē'mendon ti


Nė qoftė se pėrfshin edhe fėmijėt nė kėtė ekuacion, rezultati ėshtė mė negativ. Nė vend tė dy prindėrve pėr t'u kujdesur pėr fėmijėt, tashmė je vetėm ti qė do tė marrėsh pėrsipėr barrėn pėr gjithēka- ti je i vetėm-ju ktheheni nė tė vetmin kėshilltar spiritual, vėnėsi i disiplinė, shtėpiaku, niveli i stresit pėr kėtė pėrgjegjėsi tė re mund tė jetė mė i papėrballueshėm se sa mė parė.
Megjithėse problemet dhe ndodhitė e pėrditshme mund tė krijojnė shumė sfida pas divorcit, rastet e veēanta dihet qė janė akoma mė tė vėshtira pėr t'u pėrballuar. Ēdo ditėlindje, festė, martesė apo funeral ėshtė potencial pėr t'u kthyer nė njė makth.Edhe nėse ju martoheni pėrsėri, pasojat e divorcit vazhdojnė tė ndikojnė nė jetėn tuaj. Jan Coleman, autor i “Pas ndarjes” jetoi vetėm pėr 12 vjet pastaj u rimartua pėrsėri me Karlin. Sado e mirė tė jetė martesa e saj e re, ajo nuk heziton tė thotė se ēfarė ndryshimi dramatik solli divorci nė jetėn e saj. "Po ju mund tė dashuroni dhe besoni pėrsėri-thotė ajo-por martesa e pare ėshtė ajo e krijuar nga Zoti, ėshtė modeli i tij. Ne nuk jemi bėrė pėr tė hequr dorė prej saj por pėr tė punuar tė kalojmė gjithė betejat sė bashku. Njė plagė edhe mund tė shėrohet por shenjat vazhdojnė tė jenė aty. Rimartesa mund tė jetė e mrekullueshme nė disa mėnyra nėse ju martoheni pėr arsyen e duhur, por prapė s'ėshtė e njėjta gjė.”

2. Jeta juaj nuk do tė jetė mė e lehtė

Ideja se tė ėshtė shkatėrruar martesa ideale tė bėn tė bartėsh barrierėn e mosbesimit tek dikush tjetėr gjithė jetėn. Askush tjetėr nuk ėshtė nė gjendje tė tė falė sigurinė qė burri i parė tė ofronte. Kurrė nuk mund tė mendosh se diku atje ėshtė dikush qė ėshtė nė gjendje tė tė dojė pėrsėri me po atė forcė, mė po atė dashuri tė pastėr sa dhe bashkėshorti i parė. Mė kujtohet kėtu filmi me Richard Gere, Diane Lane, Oliver Martinez: “Unfaithful- Pabesia”, I shfaqur ne kinematė tona por edhe ne ekranin e vogėl. Gjithmonė kam dashur ta shoh atė film pėrgjysmė. Kurrė nuk kam preferuar ta shoh pjesėn kur i shoqi zbulon tradhtinė, sepse ėshtė shumė e rėndė pėr t'u perceptuar. Gjithmonė kam mohuar realitetin se dashuritė rrallė arrijnė tė pėrfundojnė mirė dhe rrallė mbyllen kollaj pa u dėmtuar asnjėra palė.



3. Ndėrrimi i njė problemi me njė tjetėr


Edhe nė ndarjet mė tė qeta dhe mė miqėsoret, mbeten plagė tė thella. Gjithmonė divorci bart me vete pasoja tė shumta.

“Ajo qė nuk parashikova, thotė Andi,- i cili nuk ėshtė rimartuar, ishte mėnyra sesi miqtė e mi mė perceptuan. Papritur fare unė u ktheva nė njė mall skarco. Njė ēift qė kishte qenė i ngushtė me mua mė parė pėr 20 vjet pas divorcit u ftohėn menjėherė, ėshtė njė efekt nė formė rrethi. Divorci nuk ndikon vetėm tek ju apo bashkėshorti, ndikon tek secili rreth teje. Tek prindėrit, miqtė, tė afėrmit, shefi, kolegėt…

Shokėt fillojnė e ndihen sikur duhet tė mbajnė anėn e dikujt dhe fillojnė tė distancohen me njėrėn palė. Edhe marrėdhėniet me ata qė mbeten miq fillojnė dhe humbasin cilėsi, shumica e miqve ndihen keq. Edhe familjarėt e ish-it qė dikur na kanė dashur fillojnė dhe “divorcohen “. Nė Shqipėri ashtu si kur martohesh, “martohesh” me gjithė familjen e burrit, ose tė paktėn me vjehrrėn, edhe kur divorcohesh “divorcohesh” me tė gjithė dhe sidomos me “vjehrrėn” qė kthehet sigurisht nė krahun e tė birit/bijės. Le qė nė atė krah ajo ka qenė gjithmonė...

Pastaj vijnė problemet financiare. Tė ndash pasurinė nuk ėshtė gjithmonė njė aktivitet aq i kėndshėm. Nė kushtet e Shqipėrisė, ku nuk deklarohet pasuria dhe kur sistemi bankar personal nuk ekziston. Atėherė si mund tė kėrkosh nė gjykatė gjysmėn e pasurisė qė tė takon ligjėrisht, ku shumica e burrave shqiptarė nuk pranojnė tė japin dokumente punėsimi apo tė tregojnė se kanė tė ardhura tė tjera, dhe nė ndonjė rast tjetėr, thjesht janė tė papunė dhe nuk posedojnė tė ardhura. Nė kėtė mėnyrė, gruaja nuk e ka tė lehtė tė pėrballojė divorcin dhe tė arrijė tė marrė nga bashkėshorti pjesėn qė i takon mbajtjes sė fėmijėve. Pėr tė mos thėnė qė nė tė shumtėn e rasteve kėto divorce pėrfundojnė nė grindje banale para gjykatėsit, ku ndahen gjysma e apartamentit 65 m katror, dhe kur madje edhe banjės i vihen orare.


4. Ndjenjat mund tė jenė mashtruese

Ashtu si fėmijėt ne i lejojmė vetes qė dėshirat momentale tė na largojnė nga ajo qė quhet logjikė. Nė vend qė tė punojmė shumė ditė pas ditė nė martesėn tonė, ne bėjmė me vetėdije veprime tė pafajshme duke menduar se ato nuk do t'i sjellin dėm njeriu. Dhe kuptojmė ndoshta shumė vonė, se gabimin kryesor e kemi bėrė me veten. Kemi implikuar ndjenjat tona dhe bashkė me to edhe jetėn tonė. I kemi thėnė vetes se njė dashuri tjetėr gjatė martesės nuk do tė na bėnte dėm, dhe kemi ndjekur atė instinkt seksual qė ndoshta martesa vetė nuk ka mundur tė na e japė, ndoshta sepse koha bėn tė vetėn, ndoshta se pėrputhja seksuale nuk ka ndodhur nė martesė, ndoshta kemi nevojė pėr emocion nė jetė qė tė vazhdojmė pėrpara, ndoshta edhe sepse duam t'i tregojmė vetes se jemi ende tė aftė…



P.S. Problemi i divorcit eshte shume i perhapur te gjitha keto fragmente jane te marra nga revista Spekter dhe behet fjale per familje shqiptare te rinj dhe te reja qe nuk e mendonin se divorci do trokiste ne deren e tyre.