Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    21

    KE: "Të dënohen krimet e rregjimit komunist"

    Kërkohet diskutimi në parlament i Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës


    KE: "Të dënohen krimet e rregjimit komunist"


    Kryetari i delegacionit parlamentar shqiptar në Këshillin e Europës, Aleksandër Biberaj, deklaroi dje se do t'i propozojë byrosë parlamentare përfshirjen në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit rezolutën dhe rekomandimet e miratuara nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës për viktimat e diktaturës komuniste. Biberaj tha gjithashtu se duke u bazuar në rekomandimet e rezolutës do t`i kërkojë Kryesisë së Kuvendit hapjen e një debati të gjerë parlamentar në lidhje me këtë çështje. Deputeti i Partisë Demokratike, i cili kryesonte delegacionin shqiptar gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, shpjegoi se një nismë e tillë do të ndërmerret në kuadër të rekomandimeve të rezolutës të kësaj asambleje, e cila u kërkon vendeve anëtare të saj që janë drejtuar më parë nga regjime totalitare komuniste, të nisin menjëherë kërkimet në lidhje me përmasat e krimeve dhe shkeljes së të Drejtave të Njeriut gjatë këtyre regjimeve. "Duke pasur parasysh faktin që Shqipëria është vend anëtar i Këshillit të Europës dhe se vendi ynë vuajti diktaturën më të egër nga të gjithë vendet ish-komuniste, do t'i propozoj byrosë parlamentare përfshirjen në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit rezolutën dhe rekomandimet e miratuara nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, si dhe hapjen e një debati parlamentar mbi krimet e kryera nga diktatura komuniste në Shqipëri", deklaroi dje Biberaj. Ai tha se në këtë sesion të Asamblesë Parlamentare të KE-së u diskutuan çështje mjaft të rëndësishme, por siç u shpreh ai, çështja më e rëndësishme dhe që prekte edhe Shqipërinë, ishte rezoluta mbi "Nevojën për dënim ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste". Biberaj theksoi se delegacioni shqiptar, pavarësisht ndasive politike, votoi në unanimitet rezolutën. Ai tha më tej se delegacioni shqiptar zhvilloi takime me mjaft drejtues të rëndësishëm të Asamblesë Parlamentare të Këshilit të Europës, ku më të rëndësishmin veçoi takimin me presidentin e Asamblesë, Van der Linden. Biberaj tha se der Linden inkurajoi dhe ofroi mbështetjen e tij dhe të Këshillit të Europës për ecjen e Shqipërisë drejt rrugës së reformave, me qëllim shpejtimin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike. Ai tha se në këtë sesion, delegacioni shqiptar paraqiti edhe kredencialet e anëtarëve të delegacionit të Parlamentit shqiptar të dalë nga zgjedhjet e 3 korrikut. Në përfundim të fjalës së tij, Biberaj tha se rezoluta e Këshillit të Europës i rekomandon Komitetit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të ngrenë një komitet me ekspertë të pavarur për mbledhjen e fakteve dhe të dhënave për krimet e regjimeve komuniste në vende të ndryshme, dhe të paraqesin një deklaratë zyrtare për dënimin e këtyre krimeve. Biberaj tha se Kuvendi i Shqipërisë gjatë këtij debati do të rikonsiderojë dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë gjatë regjimit të diktaturës komuniste.

    Rilindja Demokratike
    Democratic nations must try to find ways to starve the terrorist and the hijacker of the oxygen of publicity on which they depend.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ideologjia dhe komunizmi nën "lupën" europiane



    Nuk u diskutua sa duhej në mediat elektronike dhe ato të shkruara, peticioni i deputetit suedez Geran Hitbald për krimet e komunizmit. Sqarimi për interesin e pamjaftueshëm nuk duhet kërkuar me sa duket, se ka patur ndonjë "temë madhore" që nuk ka shkuar përtej gripit të pulave apo motit të keq, javët e fundit. Diskutimi dhe vëmendja ndaj temave delicate ideologjike si vendimi i asamblesë parlamentare të KE-së për të votuar pro dënimit të sistemit komunist, ndoshta nuk u interesonte shumicës së mediave elektronike të dominuar nga njerëz që mendojnë se si të bëhen qesharakë, edhe më shumë me emisionet e tyre të kopjuara apo nga padronët e tyre me ndjenja miqësore ndaj regjimit komunist. Gjithsesi, më në fund, disa ditë pas votimit të propozimit të deputetit suedez Hitbald e djathta shqiptare gjen kurajo që t'i kërkojë parlamentit shqiptar të bëjë të njëtën gjë që bëri asambleja e KE-së. Nië fakt partitë politke të majta përfshirë LSI-në apo edhe zotin Milo nuk reaguan, sepse kanë patur cështje më të rëndësishme, ndoshta për të zgjidhur, për të mos përmendur këtu PS-në, që nuk do të bëjë katharsisi me të kaluarën. Ndonjë demagog i së majtës tonë mund të ngrihet këto ditë, kur puna e dënimit të krimeve të komunizmit të mbërrijë në Kuvend, të thotë se nuk mund të pajtohet me vizionin që kishte ultranacionalisti rus Zhirinovski, kur thoshte se edhe për komunizmin duhet të ketë një gjyq si ai i Nyrembergut për nazistët. Por kjo nuk qëndron. As loja tjetër që mund të shpikin njerëzit e PS-së se me diskutimin mund të synohet shenja e barazisë mes nazizimit dhe atyre që dhanë jetën në kampin e kundërt për të cliruar vendin dhe familjet e tyre nuk ecën. Vendimi që duhet të marrë parlamenti shqiptar është një kundërshtim i ashpër që meriton zbatimin patologjik në terren të një ideologjie fajtore që drejtoi sistemin në krime të pashembullta. Parlamenti Europian, por edhe ai shqiptar nuk bën me faj aspak vetë rrënjën shpirtërore dhe morale, pse jo dhe politike që ushqeu perceptimin e njerëzve si çliruese para 50 vjetësh. Tashmë në kushtet që PS dhe e majta shqiptare nuk kanë kritikuar ashpër dhe bindshëm regjimet komuniste, në kushtet kur gënjeshtra bolshevike mori fund që kur tanket ruse mbytën në gjak ish-Çekosllovakinë, çdo lloj përpjekjeje për të heshtur mbi vendimin e Europës apo për ta fshehur atë, ngjan I pabesuar.

    Kritikat gjoja të themelta që PS dhe e majta pretendon se kanë bërë ndaj komunizmit, nuk mjaftojë për të qetësuar viktimat që polli diktatura, sepse kritika e koministëve shqiptarë u bë mbi baza politike, që nuk i trazoi aspak dhembja e atyre njerëzve të pushkatuar dhe ekzekutuar që më shumë se një ligj që përgjithëson krimin, kërkojnë zbatimin e demokracisë dhe rregullave të saj, ashtu si në gjithë botën.

    Kleves Bitro

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    TVSH, problematik me shfaqjen e filmave ideologjikë të komunizmit


    Opinioni qytetar ka propozur dje ndërmarrjen e një iniciative ligjore nga ana e mazhorancës parlamentare për të përcaktuar disa norma edukative per trasmentimet e programeve televizive ne sherbim te femijeve, si dhe per disa vepra te kinematografise shqiptare, që japin imazhe te rreme ideologjike qe ritrasmentimi ki tyre i herepashershem ndikon negativisht per nje percarje klasore te brezit te ri te shoqerise shqiptare. Disa nga shoqatat dhe partitë politike kanë filluar të disktojnë në lidhje me nxitjen e një iniciative ligjore qoftë nga parlamentarët qoftë edhe nga Kryetarja e Parlamentit shqiptar per perpilimin e nje ligji ku te percaktohen disa norma edukative per trasmetimet e programeve televizive ne sherbim te femijeve, si dhe per disa vepra te kinematografise shqiptare, eshte fjala per filma me imazhe te rreme ideologjike qe transmetimi i tyre I herepashershem ndikon negativisht per nje perçarje klasore te brezit te ri te shoqerise shqiptare. Perderisa, te gjithe bashke pranojne se produktet e diktatures 50 vjeçare nuk I sherbejne vazhdimesise se shoqerise pavaresisht nga pikepamjet politike, te gjithe bashke mendohet se duhet të ndërhyjnë për t'i ndaluar ato me ligj.

    Re.

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i Hrushovit për krimet e bëra nga Stalini
    Nga Brari në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 03:10
  2. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  3. Sfida ekologjike dhe krimet në fushën e ambientit
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 19:03
  4. Del Ponte: Serbia e gatshme të gjykojë krimet e luftës
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-07-2004, 21:25
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •