Te shkruash per pasurine shpirterore qe krijon prindi me lindjen e femijut,eshte mbase e tepert.Besoj dhe shpresoj qe shumica nga ne jemi te vetedijeshem per kete.Por çfar i shtyen prinderit e sidomos nenat qe te braktisin femijet menjehere pas lindjes? Duke i lene ne duar te panjohura te nje mamie ne spitalin ku lindi foshnjen dhe nga iku vjedhurazi, apo edhe me keq duke i lene te merdhijne trupat e vegjel te femijeve ne nje shtepi boshe apo ne "hamar" si ishte rasti i vone ne nje nga qytetet tona? Jam shume e bindur qe Ato nena nuk gjejne kurr ne jete me qetesi shpirterore,por pyetje ime eshte:
Po te kishit mundesi a do e merrnit nje femije te braktisur qe ti ofronit dashurine te cilen ai kurr se ka shijuar nga prinderit ?Nese jo,atehere mundesine qe se paku te shijoj diqka nga jeta,ua lehtesojme nese u ndihmojme materialisht .Keni ndihmuar ndonjehere materialisht organizatat e tilla ???
Ditari shpirterore i nje foshnje te palindur !!
Mars-viti x
Nene ,siduket deri sot paskam qene ne nje gjume te thelle.Tani sapo hapa syte dhe ndjej nje ngrohtesi qe me ben te ndjehem mire.Eshte kjo ngrohesia e trupit tend.Kete sapo ta tha edhe mjeku,dhe ti u zhgrehe ne vaj.Qave aq shume sa edhe zemra ime e vogel rrahte me shpejte.E di qe ishin lote gezimi e shtrenjeta nene.
Dhe une ,,ja,ja po leviz ,po te prek me gishtrinjet e mij te kembes ende te pa formuar plotesisht.Po te them jam gjalle,jam me ty nene .
Qershor -viti x
Nene nga ketu edhe sot i degjoj zerat e femijeve qe luajn ne rruge,i degjoj edhe thirrjet e nenave te tyre qe ata te kthejne ne shtepi ,por ata sikur nuk i degjojne thirrjet e tyre, apo ???Ah nene, une do te jem femije i qeshur,te kam premtuar qe sa e sa here se do te degjoj keshillat e tua,do te jem femije i mire.
Ja po te gudulis prap me gishterinje, dhe ti me ledhato doren.Oh ,si duket te shkaktova dhembje sepse ndjeva nje ofshame dhe nje mallkim nga ti.Me fal nese te lendova me doren time.Nuk dua te ndjesh dhembje ti nga une.
Gusht--viti x
E di qe edhe pake dite kan mbetur nene , deri sa te shof fytyren tende egjellore .Zerin tend e dalloj nga miliona zera te tjere,epo si mos ta dalloja kur ke zerin me te embel nga te gjitha nenat e tjera.E di se edhe ti mezi pret te me shofish.Te kam degjuar qe numeron ditet .Une nuk e di si dukesh nene,por dua te jem si ty,te kem ngrohtesine tende.Por ,une ende nuk te kam degjuar si qeshesh,por e di qe pret lindjen time,do te qeshim se bashku ,do ti buzeqeshim jetes se re.
Shtator--vitix
Sot do te jem ne duart e tua nene!uaa sa gjate kam pritur.Ja erdha nene ,ja,ja ku jam .Jam une nene .Kam pak te ftohte me merr ne duart e tua !E di qe te paskam munduar dhe kerkon nga mamia te te leme te qete.Por doja ta ndjej kraherorin tend , te ndjeja aromen tende,por ahh te kam shkaktuar dhembje te medha,dhe ti kerkon te jesh e vetme per pak caste.Po provoj te te shiqoj nga large,AH qenke edhe me e bukur ngaqe te kam menduar nene.Nene me perqafo se po me dergojne ne nje dhome tjeter,Jo ti je e stelodhur.Por une do vij prap, te marr jete nga gjiri yt.
Pak ore me vone
Kam uri.Mamia me mori te mbeshtjellur ne batanien qe kurre nuk e zevendeson ngrohtesine e trupit te nenes,dhe nisem ne takimin e pare me TY.Me rrah zemra dhe qaj me shume nga malli qe me larguan ca ore nga ti , se sa nga uria.Afrohem afer teje ne cdo hap.Ja u hap dera!
..Nene ti nuk je !Ku ke shkuar nene?Me le te vetem mua qe me mbajte plot 9 muaj ne veten tende.Nene,nene...kthehu,kam uri,kam etje per dashurine tende.Nene ç faj kam une,mos te lendova shume?Nene eja,si nuk e ndjen vajin tim nga trupi im i vogel.Nene...
*
*
Shenojeni : Edhe nje fmije i braktisur.Nena iku pa treguar emer e as mbiemer.Bile pa e puthur nje here femiun qe ti uroj fat ne jete .
Krijoni Kontakt