Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694

    Femijët e braktisur,sa i ndihmojmë ne ata ?

    Te shkruash per pasurine shpirterore qe krijon prindi me lindjen e femijut,eshte mbase e tepert.Besoj dhe shpresoj qe shumica nga ne jemi te vetedijeshem per kete.Por çfar i shtyen prinderit e sidomos nenat qe te braktisin femijet menjehere pas lindjes? Duke i lene ne duar te panjohura te nje mamie ne spitalin ku lindi foshnjen dhe nga iku vjedhurazi, apo edhe me keq duke i lene te merdhijne trupat e vegjel te femijeve ne nje shtepi boshe apo ne "hamar" si ishte rasti i vone ne nje nga qytetet tona? Jam shume e bindur qe Ato nena nuk gjejne kurr ne jete me qetesi shpirterore,por pyetje ime eshte:
    Po te kishit mundesi a do e merrnit nje femije te braktisur qe ti ofronit dashurine te cilen ai kurr se ka shijuar nga prinderit ?Nese jo,atehere mundesine qe se paku te shijoj diqka nga jeta,ua lehtesojme nese u ndihmojme materialisht .Keni ndihmuar ndonjehere materialisht organizatat e tilla ???

    Ditari shpirterore i nje foshnje te palindur !!


    Mars-viti x
    Nene ,siduket deri sot paskam qene ne nje gjume te thelle.Tani sapo hapa syte dhe ndjej nje ngrohtesi qe me ben te ndjehem mire.Eshte kjo ngrohesia e trupit tend.Kete sapo ta tha edhe mjeku,dhe ti u zhgrehe ne vaj.Qave aq shume sa edhe zemra ime e vogel rrahte me shpejte.E di qe ishin lote gezimi e shtrenjeta nene.
    Dhe une ,,ja,ja po leviz ,po te prek me gishtrinjet e mij te kembes ende te pa formuar plotesisht.Po te them jam gjalle,jam me ty nene .

    Qershor -viti x
    Nene nga ketu edhe sot i degjoj zerat e femijeve qe luajn ne rruge,i degjoj edhe thirrjet e nenave te tyre qe ata te kthejne ne shtepi ,por ata sikur nuk i degjojne thirrjet e tyre, apo ???Ah nene, une do te jem femije i qeshur,te kam premtuar qe sa e sa here se do te degjoj keshillat e tua,do te jem femije i mire.
    Ja po te gudulis prap me gishterinje, dhe ti me ledhato doren.Oh ,si duket te shkaktova dhembje sepse ndjeva nje ofshame dhe nje mallkim nga ti.Me fal nese te lendova me doren time.Nuk dua te ndjesh dhembje ti nga une.

    Gusht--viti x
    E di qe edhe pake dite kan mbetur nene , deri sa te shof fytyren tende egjellore .Zerin tend e dalloj nga miliona zera te tjere,epo si mos ta dalloja kur ke zerin me te embel nga te gjitha nenat e tjera.E di se edhe ti mezi pret te me shofish.Te kam degjuar qe numeron ditet .Une nuk e di si dukesh nene,por dua te jem si ty,te kem ngrohtesine tende.Por ,une ende nuk te kam degjuar si qeshesh,por e di qe pret lindjen time,do te qeshim se bashku ,do ti buzeqeshim jetes se re.

    Shtator--vitix
    Sot do te jem ne duart e tua nene!uaa sa gjate kam pritur.Ja erdha nene ,ja,ja ku jam .Jam une nene .Kam pak te ftohte me merr ne duart e tua !E di qe te paskam munduar dhe kerkon nga mamia te te leme te qete.Por doja ta ndjej kraherorin tend , te ndjeja aromen tende,por ahh te kam shkaktuar dhembje te medha,dhe ti kerkon te jesh e vetme per pak caste.Po provoj te te shiqoj nga large,AH qenke edhe me e bukur ngaqe te kam menduar nene.Nene me perqafo se po me dergojne ne nje dhome tjeter,Jo ti je e stelodhur.Por une do vij prap, te marr jete nga gjiri yt.

    Pak ore me vone

    Kam uri.Mamia me mori te mbeshtjellur ne batanien qe kurre nuk e zevendeson ngrohtesine e trupit te nenes,dhe nisem ne takimin e pare me TY.Me rrah zemra dhe qaj me shume nga malli qe me larguan ca ore nga ti , se sa nga uria.Afrohem afer teje ne cdo hap.Ja u hap dera!
    ..Nene ti nuk je !Ku ke shkuar nene?Me le te vetem mua qe me mbajte plot 9 muaj ne veten tende.Nene,nene...kthehu,kam uri,kam etje per dashurine tende.Nene ç faj kam une,mos te lendova shume?Nene eja,si nuk e ndjen vajin tim nga trupi im i vogel.Nene...
    *
    *
    Shenojeni : Edhe nje fmije i braktisur.Nena iku pa treguar emer e as mbiemer.Bile pa e puthur nje here femiun qe ti uroj fat ne jete .

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Fole, keto ngjarje jane vertete tronditese. Nuk do te hyj te gjykoj ato nena (ne fakt ato nuk mund te quhen nena pasiqe ato nuk presin as dhe nje çast te kene ndjesine e pare si nene), por eshte vertete nje plage e rende braktisja e foshnjave. Nuk e di, por te gjithe kemi patur rastin te njohim nje jetim. Bile tani po e shoh me mire kete fjale :

    Jetim : po mendoj qe kjo fjale duhet te kete per rrenje fjalen "jete". Por si te interpretohet ? Per mua, jetim do te thote thjesht dikush qe eshte ne jete, qe jeton, por qe ndalet vetem ne kaq. Nuk di si ta shpjegoj ate çka ndjej tamam, por ndonjeri mund te me ndihmoje.

    A do ta merrja une nje jetim per ta rritur ? Mendoj qe mund ta beja kete nqs do te kisha nje lidhje te afert me te, per nga gjaku flas. Kur ne ndjenjat e mia perzihet dhe njefare detyrimi konkret (ndaj dikujt qe e njoh dhe e kam te afert, e per rrjedhoje qe e dua) dhe jo detyrim abstrakt (per te miren e njerezimit). E pranoj qe jam pak i veshtire kur them kete, por ja qe edhe une jam i fundem.

    Per tu dhene shoqatave, jap per shembull kur i shoh ne supermarché, por nuk e di mire çfare shoqatash jane.

    Te pershendes Foleja

  3. #3
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Po te kishit mundesi a do e merrnit nje femije te braktisur qe ti ofronit dashurine te cilen ai kurr se ka shijuar nga prinderit ?Nese jo,atehere mundesine qe se paku te shijoj diqka nga jeta,ua lehtesojme nese u ndihmojme materialisht .Keni ndihmuar ndonjehere materialisht organizatat e tilla ???
    Jo vetem nje.

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    oiseu en vol !
    Keto jane vertete ngjarje te dhimbeshme, prekese e mjeruese.
    Citoj nga nje shkrim i juaj ne nje teme tjeter, thenie keto me te cilat plotesisht pajtohem,dhe me te cilat do te permbledhja karakterin e "prinderve" sidomos ne kete rast .
    Citoj:
    "Po a nuk ka pak rendesi edhe lloji i letres se bardhe qe ne lindim?Ti e ke pare qe disa lloj letrash nuk durojne cdo lloj boje,ca fshihen me lehte e ca gdhenden aty pergjithemone.Une mendoj qe nuk mund te presim ndonje gje te madhe nga ca flete qe e mbajne keq shkrimin"
    fundi i citimit.
    *
    *
    Sa per orgnizata humanitare si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi tani per tani une kam njohuri vetem per SOS Kinderdorf (fshati i femijeve)Internacional qe eshte organizate jo Qeveritare e cila perkujdeset , perkrah dhe ndihmone femijet e braktisur. Qellimi i kesaj organizate eshte qe ketyre femijeve tu ofroj shtepi te perhereshme, dhe pregaditjen per nje jete te pavarur.
    Mirepo shume familje gjermane ne rrethin ku une jetoj , jane bere "kumbare" me nga nje femije nga organizatat e tilla neper bote.Ata dergojne nje shume simbolike mujore per nje femije te caktuar, te cilit i ndihmojne ne plotesimin e kushteve shtese te cilat kjo organizate nuk ka mundesi ti bej.Kjo ndihme vazhdon deri ne moshen e femijes kur mund te jete i pavarur.Kjo ide mua me pelqen tej mase

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Foleja, së pari të përgëzoj për temën shumë me vend dhe me këtë edhe ngacmimin e ndërgjegjes sonë.
    Ja mendimi im ndoshta edhe i gabueshëm

    Një nënë që e ka ndjenjën e amësisë, nuk mundet kurrë, pa marrë parasysh rrethanat në të cilën ka filluar jeta e fëmiut të saj, të ndahet nga ai fëmi që për nëntë muaj e ka rritur dhe e ka ushqyer në brendinë e saj.
    Arësyeja e lënjës së fëmiut të posalindur në spital (është kjo së pakut një zgjidhje) apo në rrugë, e në kontainer të ndryshëm të mbeturinave, nën urë apo kudo tjëtër në natyrë (që është për çdo dënim) mund të jetë krijimi i një jete të re parakohe, pa pjekurinë emocionale të duhur (këtu mendoj në moshën e mitur), apo nga dhuna të cilës nëna i është ekspozuar (mendoj në dhunimin e nënës në ardhshme nga persona të panjohur)…(por këtu ka mund fëmiu të abortohet që në fillim sikur edhe kur shtatëzania ka filluar në moshë të mitur) , megjithate nëse është pritur nëntë muaj që ai fëmijë të lind, atëherë nuk mund të ketë as edhe një arësye të vetme që fëmiu të braktiset pas tërë asaj kohe.
    Mendoj se një kategori e femrave nuk ka ndjenjën e amësisë (fatmirësisht janë në numër të vogël, por mjaft të dëmshme për shoqërin&#235 shkaku mund të jetë i llojllojshëm. Një ta quajm nënë e tillë duhet të akuzohet dhe dënohet për vrasje, sepse lënja e fëmiut në mëshirë të kushteve atmosferike nënshtruar të gjitha rreziqeve të mundëshme, me vetëdije ia ka rrezikuar jetën fëmiut të saj të posalidur.
    Qështja e përkujdesjes institucionale, apo individuale për këta jetim, në Kosovë është qështje shumë më e ndijshme se në vendet tjera.
    Meqë ende institucionet nuk janë në funksion të plotë dhe nuk ekziston bugjet i mjaftueshëm, përkujdesja institucionale është e mangët, të mos them se nuk ekziston fare, ndërsa ajo individuale, varet kryekëput nga kushtet ekonomike të cilat në Kosovën e dalë nga lufta, me një ekonomi në kolaps total, me një mori të papunësh, është e paimagjinueshme. Nuk ka momentalisht asnjë organizatë humanitare, apo joqeveritare e cila përkujdeset për fëmijët jetim (bonjak) dhe mbetet i vetmi vend jetimorja sa di une e vetme qe funksionon në Prishtinë ti marrë nënë kulmin e saj. Pastaj shtrohet pyetja se si dhe sa mund të funksionoj kjo organizatë në kushtet tona ekonomike.
    Përfundimisht kujtoj se vetëm një segment momentalisht në Kosovë mundet këta jetim ti marrë nën përkujdesje, dhe ai segment është, familjet me bugjet të mjaftueshëm familjar që edhe nëse ata fëmijë nuk i marrin që ti rrisin e të përkujdesen për ta nën kulmin e tyre, së paku do të mund të përkujdeseshin materialisht në mënyrë që të iu sigurojnë një jetë të durueshme gjer në pavarësimin e tyre. Nuk do të duhej shumë të bënin, ndoshta vetëm të heqnin dorë nga pushimi i dytë apo i tretë vjetor në plazhet luksoze të Spanjës apo Italisë, apo ndoshta të heqnin dorë nga veturat supeluksoze. Sikur ta bënin bile këtë…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-04-2006
    Postime
    31
    une po behem nene vete dhe nuk mund te mendoj per asnje moment qe mund te braktis femijen tim, po them o Zot ma lind shendosh edhe me jep force e jete ta rris vete. Jam shume e lumtur qe do behem nene dhe e dua kete krijese qe tani cmendurisht.
    Por nuk do te paragjykoja ne asnje menyre ato gra qe vendosin pro apo kontra abortit si dhe per apo per te mos braktisur femijen. Dhimbja a po ndjenja e tyre eshte individuale dhe kushtet ne te cilen ndodhen ato apo arsyet qe i shtyjne ne ate pike jane individuale. e nuk mund te flasim per mungese amesie apo dhimbjeje. Cdo rast duhet te shihet individualisht. Dhe cdo njeri duhet te jete i lire te vednose vete per cdo gje, pa u ndikuar nga forca dhuna apo nga mentaliteti. Dhe ne peshore duhet te vihen me kujdes masat, arsyet te mirat avantazhet dhe disavantazhet per braktisjen e nje femije. Kam shume dhimbje per ato nena dhe per ato femije. Zoti i ndihmofte dhe ne duhet te perpiqemi sado pak te ndihmojme. Une kam kontribuar disa here me shume pak para per SOS kinderdorf por gjithmone sipas mundesive. nuk duhet te behemi qorr e shurdh.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga FOLEJA
    Po te kishit mundesi a do e merrnit nje femije te braktisur qe ti ofronit dashurine te cilen ai kurr se ka shijuar nga prinderit ?Nese jo,atehere mundesine qe se paku te shijoj diqka nga jeta,ua lehtesojme nese u ndihmojme materialisht .Keni ndihmuar ndonjehere materialisht organizatat e tilla ???




    Teme rrenqethese kjo e jotja, por dhe shume reale.



    Para se ti pergjigjem pyetjes kety siper do te doja ti pergjigjesha pyetjes qe ben ne fillim ti : Por çfar i shtyen prinderit e sidomos nenat qe te braktisin femijet menjehere pas lindjes?

    Per mendimin tim asnje nene "normale" sdo te donte ta braktiste femijen e saj, por shume rrethana per mendimin tim e shtyjne "ne menyre te nxituar" te bejn ate gjest c'njerzor! Me ket nuk kerkoj te justifikoj sjelljen e tyre por te theksoj qe te gjithe ne kur gjendemi ne situata te veshtira reagojme ne menyra te ndryshme.



    Per sa i perket citimit me siper do te ishte shume gje e bukur qe nje familje qe ka mundesi te mirepresi nje femije te braktisur. Mbi te gjitha ciftet qe nuk mund te kene femije ti adaptojne ato, se kam degjuar shume raste per cifte qe jane ndare sepse nuk mund te kishin femijet e tyre! E di qe nuk mund te jete e njejta gje, por dashuria qe mund te kene eshte gjynaf te hidhet poshte!


    Per sa i perket nese kam ndihmuar ndonje organizate, gjithmone qe behet fjale per te ndihmuar keto qendra jam shume i gezuar qe mund te jape nje ndihme!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Foleja_
    Te shkruash per pasurine shpirterore qe krijon prindi me lindjen e femijut,eshte mbase e tepert.Besoj dhe shpresoj qe shumica nga ne jemi te vetedijeshem per kete.Por çfar i shtyen prinderit e sidomos nenat qe te braktisin femijet menjehere pas lindjes? Duke i lene ne duar te panjohura te nje mamie ne spitalin ku lindi foshnjen dhe nga iku vjedhurazi, apo edhe me keq duke i lene te merdhijne trupat e vegjel te femijeve ne nje shtepi boshe apo ne "hamar" si ishte rasti i vone ne nje nga qytetet tona? Jam shume e bindur qe Ato nena nuk gjejne kurr ne jete me qetesi shpirterore,por pyetje ime eshte:
    Po te kishit mundesi a do e merrnit nje femije te braktisur qe ti ofronit dashurine te cilen ai kurr se ka shijuar nga prinderit ?Nese jo,atehere mundesine qe se paku te shijoj diqka nga jeta,ua lehtesojme nese u ndihmojme materialisht .Keni ndihmuar ndonjehere materialisht organizatat e tilla ???

    Ditari shpirterore i nje foshnje te palindur !!


    Mars-viti x
    Nene ,siduket deri sot paskam qene ne nje gjume te thelle.Tani sapo hapa syte dhe ndjej nje ngrohtesi qe me ben te ndjehem mire.Eshte kjo ngrohesia e trupit tend.Kete sapo ta tha edhe mjeku,dhe ti u zhgrehe ne vaj.Qave aq shume sa edhe zemra ime e vogel rrahte me shpejte.E di qe ishin lote gezimi e shtrenjeta nene.
    Dhe une ,,ja,ja po leviz ,po te prek me gishtrinjet e mij te kembes ende te pa formuar plotesisht.Po te them jam gjalle,jam me ty nene .

    Qershor -viti x
    Nene nga ketu edhe sot i degjoj zerat e femijeve qe luajn ne rruge,i degjoj edhe thirrjet e nenave te tyre qe ata te kthejne ne shtepi ,por ata sikur nuk i degjojne thirrjet e tyre, apo ???Ah nene, une do te jem femije i qeshur,te kam premtuar qe sa e sa here se do te degjoj keshillat e tua,do te jem femije i mire.
    Ja po te gudulis prap me gishterinje, dhe ti me ledhato doren.Oh ,si duket te shkaktova dhembje sepse ndjeva nje ofshame dhe nje mallkim nga ti.Me fal nese te lendova me doren time.Nuk dua te ndjesh dhembje ti nga une.

    Gusht--viti x
    E di qe edhe pake dite kan mbetur nene , deri sa te shof fytyren tende egjellore .Zerin tend e dalloj nga miliona zera te tjere,epo si mos ta dalloja kur ke zerin me te embel nga te gjitha nenat e tjera.E di se edhe ti mezi pret te me shofish.Te kam degjuar qe numeron ditet .Une nuk e di si dukesh nene,por dua te jem si ty,te kem ngrohtesine tende.Por ,une ende nuk te kam degjuar si qeshesh,por e di qe pret lindjen time,do te qeshim se bashku ,do ti buzeqeshim jetes se re.

    Shtator--vitix
    Sot do te jem ne duart e tua nene!uaa sa gjate kam pritur.Ja erdha nene ,ja,ja ku jam .Jam une nene .Kam pak te ftohte me merr ne duart e tua !E di qe te paskam munduar dhe kerkon nga mamia te te leme te qete.Por doja ta ndjej kraherorin tend , te ndjeja aromen tende,por ahh te kam shkaktuar dhembje te medha,dhe ti kerkon te jesh e vetme per pak caste.Po provoj te te shiqoj nga large,AH qenke edhe me e bukur ngaqe te kam menduar nene.Nene me perqafo se po me dergojne ne nje dhome tjeter,Jo ti je e stelodhur.Por une do vij prap, te marr jete nga gjiri yt.

    Pak ore me vone

    Kam uri.Mamia me mori te mbeshtjellur ne batanien qe kurre nuk e zevendeson ngrohtesine e trupit te nenes,dhe nisem ne takimin e pare me TY.Me rrah zemra dhe qaj me shume nga malli qe me larguan ca ore nga ti , se sa nga uria.Afrohem afer teje ne cdo hap.Ja u hap dera!
    ..Nene ti nuk je !Ku ke shkuar nene?Me le te vetem mua qe me mbajte plot 9 muaj ne veten tende.Nene,nene...kthehu,kam uri,kam etje per dashurine tende.Nene ç faj kam une,mos te lendova shume?Nene eja,si nuk e ndjen vajin tim nga trupi im i vogel.Nene...
    *
    *
    Shenojeni : Edhe nje fmije i braktisur.Nena iku pa treguar emer e as mbiemer.Bile pa e puthur nje here femiun qe ti uroj fat ne jete .


    na e bane mishin kokrra kokrra
    ti ke ber nje pyetje me larte, po shum lehte ke dhen edhe pergjigjien vete...............dhe po te ket dikush mundesi te mar nje femij te braktisur e ta rrisi, ti ofroj dashuri e mirsi
    prap si dashuria nenes ska..................se fmija do ritet do mesoj se ci ka ndoth e atehere do ndihet dy her i braktis

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Nuk e di pse e lexova me shtyni te qaj,po une i kisha ndihmu nje fmije ateher kur kam mundsi materiale me gjith zemer i kisha ndihmu. O zot sa gjynaf me i len ashtu .

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Duhet ndihmuar por me nje kush kur te kemi mundesin e duhur e jo vet te ngelim pa asgje dhe te ndihmojme te tjeret para shikojme femijet tane pastaj tjere
    Sui generis

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e sybukura
    Anëtarësuar
    13-09-2007
    Vendndodhja
    me kembe ne toke
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Duhet ndihmuar por me nje kush kur te kemi mundesin e duhur e jo vet te ngelim pa asgje dhe te ndihmojme te tjeret para shikojme femijet tane pastaj tjere
    ke te drejte ti cuno,por ne fakt te keputet shpirti kur sheh qe rruget jane te mbushura plot me femije lypesa.
    e di cfare degjova para pak kohesh?
    ne Tirane shtypet nje femije lypes ne mes te rruges,i cili lypte te nxirrte buken e gojes.Ja pra cfaj ka ky femije qe familja e hedh ne rruge dhe si dihet se cte papritura i sjell jeta mizore atij.
    Mendoj se shteti shqiptar duhet te jete me i pergjegjshem per jetet e ketyre femijeve.
    Mendjemadhesise dhe fasades i ka ikur koha,eshte koha e vleres.

  12. #12
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ti ndihmosh si? E vetmja menyre realiste eshte ndihma ekonomike per t'i siguruar nje te ardhme. Por sa jane mundesite ne Shqiperi?

    Dashurine e nenes, nuk e zevendeson askush, eshte e vertete por te pakten kesaj vuajtje mos tu shtohej edhe stervuajtja e poshterimit dhe varferise, pa nje te ardhme, nje strehe te ngrohte ...

    Nuk e kuptoj çfare guximin marrin keto femra , per te braktisur nje krijese te shpirtit te tyre. Femija nuk ka faji per asgje, e per te merren pergjegjesi. Askund nuk mund te jete me mire sesa me nenen.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. #13
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Fier, gjendet në rrugë fëmija i porsalindur

    FIER - Sapo ka ardhur në jetë, prindërit e kanë braktisur. Foshnja veçse një javëshe u gjet sot në qytetin e Fierit në shkallët e një pallati. Banorët e kanë dorëzuar në Maternitet dhe ky i fundit konfirmoi se foshnja gëzonte shëndet të plotë dhe se kishte ardhur në jetë një javë më parë. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të prindërve të tij.


    Burimet policiore thanë sot se janë sinjalizuar për gjetjen e një bebeje të braktisur. Foshnja e seksit mashkull është gjetur e braktisur pranë Shtëpisë Ushtarake në qytetin e Fierit. Banorët kanë dëgjuar të qarat dhe kane zbuluar foshnjën brenda nje batanijeje. Ai ishte lene në hyrje te pallatit nr 17 në lagjen "11 janari".

    Menjëherë foshnja është dërguar në Maternitetin e qytetit dhe pasi është bërë kontrolli mjekësor rezultoi se fëmija ishte i shendetshme. Materialet i kanë kaluar policisë për të zbuluar nënën që braktisi foshnjën e porsalindur.

    Shekulli

    Ps. Dhimbja qe godet perderi mbi nje krijese pa faji ........
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  14. #14
    Po perse duhet ti braktisesh, keshtu rrezikon edhe jeten foshnja, pse nuk i dorezojne?
    Sa familje o çifte te rinj duan te adoptojne..., me burokracine qe ka, nuk arrijne ta bejne, qofte edhe me para..., kurse kata kriminele i braktisin shkalleve dhe koshave...

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e diita
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    De
    Postime
    283
    Para 2 viteve kam pasur praktik ne repartin e gjenetikes ne kliniken e pediatrise.
    Aty ishte e shtrine nje vajze 4 muajshe qe e kishin braktisur prinderit. Vajza ishte me Dawn Sindromin.
    Me ate sindrom kishte edhe femije te tjere aty por ato nuk ishin te vetem si ajo, i kishin nenat qe ju rrinin afer dhe kujdeseshin per to.
    Motrat e repartiti kujdeseshin per ate vajze, e pastronin, e ushqenin, ja jepnin terapine etj, por kjo nuk ishte e gjitha qe ajo kishte nevoje. Asaj i mungote ajo qe e kishte sjell ne jete, i mungonin perqafimet, puthjet, ...

    Sa here qe shkonim ne ushtrime, per ate kohe qe ishim aty te gjithe ndanim kohe me te qe mos te mbetet e vetme. Sa here qe na shifte na buzeqeshte, ishte si engjell .

    Prinderit e di qe kishin pasur probleme mes veti dhe asnjeri nuk kish dashur qe te mar kujdestarin.
    Por, edhe pse me ate sindrom prap ishte paraqitur nje familje qe ta biresoje. Por, pasi mbauram semestrin nuk e di qe cka ka ndodhur! Shpresoj te jete biresuar dhe te kete edhe ajo nje familje, mos te rritet ne shtepi te femijes.

    Shikimin e asaj te fundit nuk do ta harroj kurre!

  16. #16
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Une kam plan qe ta adoptoj nje ose dy ..po te shohim kur te vije koha
    po i thoja nje dite nje shoqeje qe punon ne jetimore ne Shqiperi per kete ide timen ... dhe filloi te qeshte !!!!!!!!! lol mbase ka kujtuar se po beja shaka

Tema të Ngjashme

  1. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Femijet anemik behen agresiv!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 19:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •