Close
Faqja 12 prej 103 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 2056
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ke te drejte o Brar, po s'po durohen keta bij shkinash...

    Qe shkrimi i ketij Sokol Djalit, Bujar Leskaj


    Presidenti Rugova, Profeti i Kombit

    Shkruan: Bujar Leskaj

    Rrallëherë ndodh që teksa thërret një emër, sado gjeni të jetë ky i fundit, njeherësh ke parathënë edhe fate të mëdhenj. Kjo ndodh me Ibrahim Rugoven, njeriun që për diçka më pak se dy dekada, u shndërrua në një legjendë të kohëve tona moderne, në një mit përpara të cilit edhe vetë vdekjes do t’i takonte të tërhiqej në skutat pa dritë të saj.

    Ibrahim Rugova, sidoqoftë, ka lënë mes ne shqiptarëvë një dritë të ndezur për të na kujtuar se ardhmëria nuk kërkohet kurrë përmes territ, por siç do të na e mësonte vetë lideri i madh, përmes dritës së paqes. Bash për këtë arësye, edhe statueta e Papa Gjon Palit në kabinetin e Rugovës ishte diçka më tepër sesa vetë përqasja e një filozofie të përqafuar me një klas-elegancë, e admiruar ndjeshëm nga kancelaritë e perëndimit.

    Figura e madhe e Ibrahim Rugovës na bën të gjithë ne shqiptarëvë të ndihemi pjesë e nje procesi të gjatë deri në krijimin e një modeli perfekt të funksionimit të ndjesisë humane dhe parimeve universale të dashurisë edhe në kohën e urrejtjes dhe dogmës. Të gjitha këto që citova, janë thjeshtë vetëm njëra anë e dimensioneve që paraqet Rugova. Janë shumë të rrallë rastet në Krestomacinë e shqiptarëve të mëdhenj të të gjitha kohërave ku të rrijë krah për krah, kulturologu, politikani që shndërrohet në lider shpirtëror, dhe përmasa humane, si tek Ibrahim Rugova.

    Shembulli i kolosit shumëdimensional shpeshherë ia kalon edhe vetë fantazisë më evolucioniste, ku përmes saj ngjizen në mënyrë perfekte virtytet më të larta dhe më të arrira te vetë rracës tonë. Elita intelektuale dhe politike , këndej dhe andej kufijve, më shumë se kurrë bëhet sot zëdhënëse e ndjesisë që Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosoves, Gandi bashkëkohor, esteti dhe teoricieni i letersisë është formula shqiptare më frytdhënëse.

    Intelektuali i madh i formateve më të arrira të kohës , ia doli që në krye të herës të bëjë realitet atë çfarë secili shqiptar e kish menduar dhe aspiruar, ndonëse dimri ballkanik i kohës ishte shpeshherë një disfavor i madh, në dukje i pakalueshëm.

    Veset e racës vepruan dhe ndaj Rugovës , ishte një reagim meskin , një përballje e kahmotshme e mediokritetit me intelektualin, e politikes vizionare e moderne me derivatet negative te saj, të shqiptaresisë së kulluar që kërkon të integrohet me ideologjine e stepave dhe zëdhënesit e tyre shqiptarë e jo.
    Është pikërisht kështu sepse ai u ushqye me doktrinën e Pjeter Bogdanit, Nënë Terezës dhe Papa Gjon Palit. Të shkuarën kulturore shqiptare e racionalizoi në bashkëkohësi dhe më tej duke krijuar kështu një mendim politik të një lloji të veçantë. Duke e çuar më tej vështrimin tim në universin Rugovian duhet thënë se përmasat e këtij burri të madh kishin një interferencë të përkryer ku brenda një politikani të pashoq shkrihej një shkrimtar, estet, humanist dhe kulturolog po kaq i madh.

    Paralelet e veprimtarise së tij do të bëhen me siguri një objekt jashtëzakonisht i madh i historianëve, biografëve dhe studiuesve. E tillë është vepra e Rugovës, një gur më shumë peshë në historinë moderne te shqiptarëvë, kudo ku ata jetojnë duke aspiruar ardhmërinë. Ky është një ndër mësimet më të mëdha të Ibrahim Rugovës.

    Kur kombit shqiptar i qasej ora e ligë andej dhe këtej kufirit, kur perandoria e së keqes shfaqej në format e veta të idhta atje si pushtim i huaj e këtu si urrejtje klasore, vetëm dy burra patën tagrin dhe pergjegjësinë të rrinin brenda përkufizimit kantian “duhet të reagosh ndaj së keqës që të mos bëhesh fajtor për triumfin e saj” quhen Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha. Kur sot më tepër se kurrë, Kosova i është afruar ëndërrës së saj shekullore, pavarësisë, ikja e Rugovës tingëllon tejet tragjike.

    Njeriu që më shumë se askush ideoi dhe udhëhoqi një nga proceset me delikate të shqiptarëve, pavarësinë, nuk do të mundet që në kuptimin fizik të shohë materializimin e endërrës që e kish ndërtuar vëtë. Lidhur me këtë, për ta avancuar idenë time po citoj në pak fjalë atë çfarë thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare: “është e vertetë se ai nuk do ta shohë dot dritën e pavaresisë për të cilën gjithë jetën ka punuar dhe është përpjekur, por le të na ngushëllojë mendimi se ai ishte një vizionar dhe si gjithë vizionarët e ka parashikuar dhe e ka parë pavarësinë e Kosovës shumë kohë më parë, atëherë kur rrallëkush e shihte dhe kishte besim në të”.

    Ndërsa konsiderata ime personale do të ishte ajo që pas Skenderbeut në çetën e profetëve të kombit tonë Ibrahim Rugova zë të parin vend.

    Lidhur me atë se çfarë ky përfaqësues i elitës intelektuale shqiptare do të rrezatojë gjithmonë ndër brezat që jetojnë dhe ndër ata që do të vijnë më vonë, si anëtar i kabinetit qeveritar te Republikës së Shqipërisë them se nuk do t’i rreshtim asnjëherë përpjekjet tona për ta lartësuar dhe nderuar ashtu si i takon dhe në të vërtetë ashtu siç është në mes nesh, Ibrahim Rugovën.

    Hartimi dhe botimi i një përmbledhjeje ku do të përfshihen në të pothuajse të gjitha studimet mbi veprën dhe rolin e tij në fushën e politikës, humanizmit, eseistikës dhe kulturologjisë do të bëhët një realitet i prekshëm gjë që ne e premtuem në takimin e 4 nentorit të vitit të kaluar gjatë promovimit të vepres së plotë të Rugoves.

    Një grup i caktuar shkrimtaresh, studiuesish historianësh dhe politologësh nga brenda dhe jashtë kufijve do të angazhohen tërësisht në këtë vepër të madhe. Nga ana tjetër në rastin më të volitshëm do t’i propozoj këshillit të ministrave që një nga rrugët apo sheshet kryesore të Tiranës të marrë emrin Ibrahim Rugova dhe do të vendoset përjetësisht edhe nje monument i liderit të madh.

    Një nga rastet unikale ku një personalitet ka ndërtuar njëherësh me aktivitetin e tij shumedimensional edhe mitin e pathyeshëm të paqës edhe monumentin e përjetësisë.

    Një jetë që vazhdon, ashtu siç ishte nisur, për të mbërritur tek harmonia njerëzore, tek aspirata që kishte lindur së bashku me Ibrahim Rugovën. Tani Rugova fillon jetën e tij, atë më të gjatën, udhëtimin përgjatë historisë, jetën pas vdekjes, duke mbetur për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, gjeopolitikë dhe model human e intelektual i përjetshëm.

    Autori është Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë

    Tiranë, 24 janar 2006
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Nje muaj pa Presidentin Rugova

    Engjujt ndërrojnë jetë duke fluturuar


    - Vdekja të gjithë i palos përtokë, vetëm engjëjt vdesin në qiell, ndërrojnë jetë duke fluturuar!

    - Ata nuk bijnë përtokë, në fakt ata nuk vdesin kurrë, ata ngjiten më lart!
    - Ata shkojnë në parajsë! Lum Engjëjt për vdekjen e tyre!

    Shkruan: Bajrush MORINA

    “Oh Zoti im!”. Mbase kjo ka qenë ofshama e fundit para se Atij t’i binte shkopi prej dore (bambusi te Ghandi). Ka disa ditë që Ai mbahej me shkopin e tij ndihmës, saherë që ngrihej nga shtrati dhe bënte ndonjë hap nëpër dhomë. Ai nuk preferonte të ecte me shkop ndihmës por mjekët ia preferuan, mjekët amerikanë. Ai kishte besim të madh te Amerika, Ai kishte besim të madh te Zoti.
    * * *
    Një foshnje trejavëshe po dëneste së qari, kur u dëgjuan do krisma. Vaji i foshnjes jehoi deri vonë në janarin e ftohtë të Dimrit të Madh, derisa krismat u tretën në male. Ky vaj nuk pushoi asnjëherë ne jetë nga përkëdhelja e babait. Ai u rrit jetim pa babë.



    Si “djalë i nënës” shkoi në shkollë me “vonesë” por si bir i babës martir u përgatit si është më së miri në jetë. Pyetni jetimët pa prind sa e rëndë është jeta pa prind, përkëdhelni kokën e fëmijëve jetimë të Kosovës, sa të brishta i kanë flokët, fshijuani lotët në faqe sa të ngrohta i kanë fytyrat, merrni në përqafim sa të përmallshëm që janë ata, fëmijët jetimë të Kosovës që janë pa babë apo pa nënë, të vrarë në luftë!

    Ai u rrit pa baba, pa përkëdheljen dhe përqafimin e babait, me vaj në buzë e me lot në faqe, pa babain që t’ia ndalë vajin e t’ia fshijë lotin. Ai kurrë në jetë nuk pati kë ta thërriste me emrin: baba!

    Vëjeni dorën në zemër: paramendojeni veten pa njërin prind, që nuk e keni parë kurrë në jetë! Apo, aq më rëndë: merreni me mend jetën e fëmijëve tuaj pa njërin prind! Ah çfarë dhembje në shpirt! Mos mendoni më kështu se do të ju mbushen sytë me lot. Por dijeni, dijeni mirë se Ai u rrit me sy të përlotur sa herë që shihte ndonjë fotografi të babait apo sa herë që nëna i fliste për babain “...që një ditë do të kthehet në shtëpi”.

    * * *

    Derisa rrugët vlonin nga truma e masës, një mendje me një pendë në dorë po shkruante ligjin e të drejtës, të lirisë, të paqes, të pavarësisë.
    “Ata po na gjuajnë me plumba vdekjeprurës, e ne do t’ua kthejmë me pëllumba të paqes.

    Ne jemi kundër dhunës.

    Ne duam që me paqe e me dialog t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona.

    Ne e duam lirinë dhe Pavarësinë që na takon.

    Pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje që do ta qetësonte rajonin dhe këtë pjesë të Evropës e të botës.

    Unë insistoj që Pavarësia e Kosovës të njihet sa më parë drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”.

    Kjo ishte filozofia më e thjeshtë politike që predikoi Ai për gati dy decenie.
    Gjithçka tjetër përtej kësaj filozofie politike ishte ose aventurë e përgjakshme ose lojë e rrezikshme me zjarr, ose edhe prapaskenë jo e ndershme politike.
    Atij ia kanë vrarë babain serbët kur ka qenë vetëm foshnje trejavëshe, të tjerët ose i kanë patur prindërit ambasadorë në Meksikë e Spanjë ose shefa të UDB-së serbe në Kosovë!

    Ai ka guxuar i pari të flasë kundër okupimit serb. Madje edhe ka kërcënuar se “...Në qoftë se Serbia përpiqet që përsëri të shtyp identitetin tonë kombëtar, atëherë do të ketë një kryengritje. Unë vetëm mund t’i paralajmëroj serbët: edhe ata janë një popull i vogël!”. Të tjetër në këtë kohë ose kanë studiuar e jetuar në Beograd, ose kanë formuar degë të UJD-it në Prishtinë.

    Vetëm Ai ka organizuar referendumin, zgjedhjet paralele, formimin e Institucioneve paralele.... Të tjetër ose e ftonin popullin të dilnin e zgjedhje të Serbisë ose “varrosnin dhunë” me arkivole të zbrazura dhe bënin zhurmë nga ballkonet me çelësa të banesave e të veturave.

    Ai dhe vetëm Ai pati guximin të kthehej dhe të qëndronte në Kosovë pas përfundimit të Konferencës së Rambujesë në Parisë. Të tjerët ose u vendosën në hotelet luksoze të Tiranës, ose e ftonin popullin që mos të largohet nga Kosova ndërkaq vetë, rruanin mjekrrat, mbulonin fytyrat dhe si lepujt (pardon: si “komandantët e Ballacës”) kalonin kufirin për në Maqedoni.
    Të vërtetën për dhunën e krimet serbe si dhe arrestimin e dhunshëm e dëshmoi vetëm Ai në Tribunalin e Hagës. Të tjetër ose dëshmuan për takimet e fshehta me Stanishiqin e bashkëpunëtorët e tyre nëpër banesat private duke u servuar atyre edhe mish derri, ose i hanin fjalët e tyre duke thënë se; “..nuk më kujtohet kur jam zgjedhur komandant apo nuk më kujtohet kur ka ndodhur kjo ose ajo betejë!”

    Vetëm Ai i fitoi katër herë zgjedhjet e lira të pas luftës në Kosovë. Të tjetër shpresonin në “mëshirën” e tij ose në fitoret që do t’i korrin në zgjedhjet e vitit 2222.

    Vetëm Ai fliste pa ndërprerë për Pavarësinë dhe kërkonte njohjen e drejtpërdrejtë të Pavarësisë së Kosovës. Të tjerët ose kërkonin konferenca e takime ose edhe Pavarësi të cunguar e të kushtëzuar.
    Dhe në fund....

    Në fund vetëm para Tij u përkul i gjithë populli i Kosovës dhe shprehën dhembje mbarë bota demokratike perëndimore. Për të tjerët do të marrim vesh herdokur vetëm përmes përkujtimeve në faqet e fundit të gazetave.

    * * *

    Vdekja të gjithë i palos përtokë, vetëm engjëjt vdesin në qiell, ndërrojnë jetë duke fluturuar! Ata nuk bijnë përtokë, në fakt ata nuk vdesin kurrë, ata ngjiten më lart! Ata shkojnë në parajsë! Lum Engjëjt për vdekjen e tyre!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Bujar LESKAJ: Ibrahim Rugova, formula shqiptare më frytdhënëse

    Janë shumë të rrallë rastet në Krestomacinë e shqiptarëve të mëdhenj të të gjitha kohrave ku të rrijë krah për krah, kulturologu, politikani që shndërrohet në lider shpirtëror, dhe përmasa humane si tek Ibrahim Rugova.

    Jemi sot këtu për të promovuar korpusin e veprave të plota të tij dhe ju bëj të gjithëvë ftesë që këtij akti të përpiqemi t'i gjejmë një sintoni me kohën dhe do të kuptojme se jemi të vonuar. Ajo e ka trajtuar këtë vepër, këtë mendim dhe veprim, duke respektuar ligjësitë që shoqërojnë të pazakonshmen.
    Veset e racës vepruan ndaj Rugovës dhe kundër Rugovës.

    Ishte një reagim meskin, një përballje e kahmotshme e mediokritetit me intelektualitetin, e politikës vizionare e moderne me derivatet negative të saj, të shqiptarësisë së kulluar që kërkon të integrohet me ideologjinë e stepave dhe zëdhënësit e tyre shqiptarë e jo shqiptarë.

    Por tubimi ynë është i dobishëm. Këtu gjënden nivele të larta të mendimit intelektual e politik shqiptar që sot bëhen zëdhënës të ndjesisë që Ibrahim Rugova, presidenti i Kosoves, Gandi bashkëkohor, esteti dhe teoricieni i letërsisë është formula shqiptare më frytdhënëse.

    Është kështu, sepse ai u ushqye dhe vazhdon ta bëjë me doktrinën e Pjetër Bogdanit, Nënë Terezës dhe Papa Gjon Palit. Ai mbështetet në filozofinë dhe politikën euroatlantike, dhe veçanërisht atë amerikane. Të shkuarën kulturore shqiptare e racionalizoi në bashkëkohësi dhe më tej, duke krijuar kështu një mendim politik të llojit të veçantë. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash është konservuar krimi, po kthehet në tokë paqeje. Kjo ishte metamorfoza sfidë e Rugovës, alkimia e civilizimit shqiptar. Në këtë betejë të madhe, ai ndriçoi, ai fitoi.

    Kur kombit shqiptar i qasej ora e ligë andej dhe ketej kufirit, kur perandoria e së keqës shfaqej në format e veta të idhta, atje si pushtim i huaj e këtu si urrejtje klasore dy burra: Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha patën tagrin dhe përgjegjësinë të rrinin brenda përkufizimit kantian "duhet të reagosh ndaj së keqës që të mos bëhesh fajtor për triumfin e saj".

    Ju premtoj sot se nga ky moment Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë do të jetë në lartësinë e vëmendjes që kjo veper meriton, duke bërë të njëjtën gjë që po bëjmë sonte edhe në rrethet e tjera të vendit e në auditore më të gjëra. Ftoj të gjithë studiuesit dhe kritikët e veprës së Rugovës që të paraqesin pranë nesh punimet e tyre, sepse shumë shpejt do të përgatisim një botim special përmbledhës.

    Dhe së fundi me lejoni të bëj një konsideratë personale si qytetar, djalë i Vlorës dhe deputet i Vlorës: Pas Skënderbeut, në çetën e profetëve të kombit, Ibrahim Rugova zë të parin vënd.

    Fjala e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve mbajtur në promovimin e veprës së plotë të Presidentit Ibrahim Rugova

    ----------
    Autori është ministër i Turizmit dhe i Kulturës në qeverinë e Shqipërisë

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    RUGOVA MEDITANS (Kritika letrare e Ibrahim Rugovës)
    Shkruan: Kujtim M. Shala


    1. Rugova meditans

    L. Poradeci e quante Gj. Fishtёn poet meditans dhe militans, pёr ta karakterizuar dyfish, nё dy fusha: tё mendimit e tё veprimit.
    Nё kёtё frymё, sintagma Rugova meditans, titull i tekstit tim, veçon I. Rugovёn mendimtar, nё fushё tё letrave shqipe, duke ditur se karakterizimi i dikurshёm i Lasgushit pёr Fishtёn, vlen po aq pёr Rugovёn, pёr mendimtarin e pёr prijёsin e shqiptarёve tё Kosovёs.
    Me pёrjashtim tё vjershave tё shkruara herёt, e gjithё vepra e Rugovёs ёshtё diskursive.
    Prapa Rugovёs meditans radhiten gjashtё tituj: Prekje lirike (1971), Kah teoria (1978), Strategjia e kuptimit (1980), Vepra e Bogdanit 1675-1685 (1982), Kahe dhe premisa tё kritikёs letrare shqiptare 1504-1983 (1986), Refuzimi estetik (1987).

    Libri i parё, Prekje lirike, krejt i veçantё, ёshtё ndёrtuar nga tekste kritike qё rikrijojnё tekstet e interpretuara, pёr tё identifikuar, nё shumё pika, kritikёn letrare me letёrsinё. Kёtu, mendimi ka ikur nga retorika e vet, pёr te retorika e figurёs dhe e diskursit poetik pёrgjithёsisht. Sa pёr tё eksplikuar mё tej: Rugova, kur shkruan pёr Lorkёn, bёn tё vetin diskursin e Lorkёs dhe e kryqёzon atё me emocionin e vet tё leximit; kur shkruan pёr Lasgushin, diskursin e Lasgushit e kështu me radhë.
    Diskursi i Rugovёs te ky libёr provon kritikёn letrare si vepёr letrare, si krijuese tё kuptimeve. Këtu Rugova ёshtё thellësisht subjektiv dhe subjektivizmi/subjektiviteti, i shpallur, i prekshёm, veti statutare/pёrcaktuese e diskursit tё tij.

    Te Kah teoria, Rugova, tash mendimtar me retorikёn e mendimtarit, definon e karakterizon kritikёn letrare dhe mendimin për letёrsinё, pasi ka definuar e karakterizuar letёrsinё. Duke qenё letёrsia njё differentia specifica, krijim, edhe kritika letrare, si disiplinё me objekt letёrsinё, ёshtё krijim, qё mban pёrbrenda kritikёn si kategori (mjet shqyrtimi).
    Objekti i dyfishtё: teoria e letёrsisё / teoria e kritikёs, Kah teoria e bёn libёr teorik/metakritik.
    Vetё titulli (Kah teoria) jep orientimin e autorit e tё diskursit: Teoria.

    Strategjia e kuptimit ёshtё libёr eseistik, kritik e teorizues. Duke iu referuar natyrёs sё trefishtё tё kёrkimit, autori ka strukturuar librin nё tri pjesё: I. Ese, II. Kritikё, III. Teori e poezisё shqipe.
    Objekt i pёrbashkёt i librit ёshtё Kuptimi, ndёrsa strukturimi teksteve shenjon dominimin e tipit tё kёrkimit nё secilёn nga pjesёt: sё pari diskursi eseistik, nё tё cilin hapet e problematizohet çёshtja; sё dyti leximet kritike, vlerёsuese; sё treti vёshtrimi teorik, nё tё cilin problemi preket/vёshtrohet nga disa anё, si fenomen, dhe insistohet nё argumentime mё konkrete.
    Vetё objekti themelor, Kuptimi, pёrpos qё krijon boshtin qё mban pjesёt e librit e tekstet qё bёjnё pjesёt, ka imponuar interpretimin semantik; njё produkt i “përkthimit” të modelit gjuhësor të N. Çomskit në model për kërkimet letrare.

    Ndërkaq, Vepra e Bogdanit 1675-1685 ёshtё monografi. Projekti themelor i Rugovёs nё kёrkimet letrare. Aty, zbulohet e lexohet teksti i Bogdanit, duke u fshirё distanca kohore: teksti i djeshёm ringjallet nё leximin e sotёm.
    Nga paraqitja e nga kёrkimi i gjenezёs sё veprёs sё Bogdanit, Rugova kalon te struktura e saj e tek interpetimi.
    Nё planin e metodёs, Vepra e Bogdanit 1675-1685, nё esencё, ёshtё njё kёrkim struktural/semiotik: lexim i tekstit si sistem kodesh/shenjash tё mbushura mesazhe/kuptime. Rugova analizon strukturat. Hap kodet, pёr t’i hapur kuptimet. Lexon shenjat, pёr ta hapur universin e librit.
    Nё fjalёn e mbajtur me rastin e shpalljes Doktor nderi (Honoris Causa) i Universitetit Parisi VIII, Sorbonё, Francё, mё 1996, Rugova e quante veten Nxёnёs tё vogёl tё Bartit tё madh. Nё aventurёn semiologjike te Vepra e Bogdanit 1675-1685 ai ёshtё Trashёgimtar i madh i Bartit tё madh.

    Te Kahe dhe premisa tё kritikёs letrare shqiptare 1504-1983 Rugova rishtas ka pёr objekt kritikёn letrare. Kёtu, teoria kthehet nё praktikё kёrkimi. Kahe dhe premisa... ёshtё njё tipologji teorike/historike, esencialisht pёrshkruese e komentuese, e kritikёs shqiptare; pёrshkrimet/komentet bёjnё qё tipologjia tё mos sforcohet.
    Duke qenё i pёrbёrё edhe nga njё Bibliografi e gjerё, e komentuar, e teksteve kritike, libri merr edhe status udhёzuesi nё fushёn e metakritikës. Ndërsa, metodiciteti i kërkimit e bën shumë të përdorshëm.

    Edhe pse ndёrmjet janё dy librat monografikё (Vepra e Bogdanit... e Kahe dhe premisa...), Refuzimi estetik vijon Strategjinё e kuptimit, qoftё nё planin e fushёs sё interpetimit, qoftё nё atё tё strukturimit. Refuzimi estetik pёrbёhet nga shkrime tё viteve 1980-1986 dhe pёr referencё/objekt themelor ka letёrsinё bashkёkohёse. Tё shkruara nё kohёn e botimit tё veprave qё kanё pёr objekt, tekstet e kёtij libri i dominon vlerёsimi. Rugova komunikon gjallё me veprat e me fenomenet dhe vlerёson nё tipin e avangardёs estetike, siç e pёrcakton vetё.
    Duke lexuar veprat e kohёs nёn vetёdijen mbi refuzimin estetik, Rugova provon vlerёn dhe funksonin e veçantё tё letёrsisё (si qenёsi pёrballё idesё e kёrkesёs pёr letёrsi nё funksion social: ideologjik, politik etj.).
    Rugova vlerёson autorёt bashkёkohorё dhe bashkёkohёsinё, gjithnjё duke patur vetёdijen pёr vёshtirёsitё e vlerёsimit tё parё, nё distancё tё vogёl ose nё mungesё distance. Procesualiteti ёshtё veti themelore e Strategjisё sё kuptimit dhe e Refuzimit estetik. Duke shmangur kurthet e procesualitetit, edhe pse vlerёsues i parё, Rugova ёshtё vlerёsues i thellё. Nё shumё kuptime, koha i dha tё drejtё, duke i bёrё vlerёsimet e tij pjesё të rëndësishme tё traditёs sё leximit dhe orientuese/determinuese të kërkimeve letrare. Vlerësimet e tij tashmë jetojnë edhe në vlerësimet e të tjerëve për librat e njëjtë.


    2. Teoria:
    Letërsia / Kërkimet

    Shkrimin diskursiv të Rugovës përherë e shoqëron vetëdija mbi letërsinë si differentia specifica (aktivitet krijues i veçantë). Në përputhje me objektin (letërsia), edhe kërkimi bëhet i veçantë, i brendshëm, me burim vetë letërsinë. Rugova, edhe kur pranon ndihmën e disiplinave të tjera për studimin e letërsisë, njeh për themelore shkencën letrare.
    Leximi i letërsisë si model i veçantë, i vetes, kur zbresim nga teoria tek empiria letrare shqipe, problematizohet vetiu, duke qenë e njohur natyra e thellë ideologjike e një pjese të madhe të saj, prandaj marria e funksioneve të jashtme, vënia në shërbim të ideologemave. Rugova kërkon e zbulon daljen relative nga kjo skemë te moderniteti shqiptar e, pёrfundimisht, te letërsia bashkëkohore e Kosovës. Letërsia në Shqipëri vijon të jetë fytyrë e ideologjisë, prandaj në funksion të saj.

    Koncepti pёr letërsinë si differentia specifica, në diskurs teorik, është shtruar, trajtuar e provuar te Letërisa si differentia specifica. Koncepti i tillë, me një pikëprerje me estetikën ontologjike/fenomenologjike, me pikëpamjen e Hegelit mbi statusin/funksionin e artit e me teorinë e J. Lotmanit mbi artin si informacion artistik, ndërtohet duke njohur empirikisht ndërrimin e statusit të letërsisë e tё arteve nga misionare, nëpёrmjet procesit të transformimit/diferencimit, në veprimtari krijuese. Duke gjykuar përbrenda letërsisë shqipe, diferencimi i tillё nënkupton fundin e letërsisë së mitit nacional dhe lindjen e letërsisë për vete. Ky transformim, në fushë të studimit, kërkon leximin e letërsisë si medium që nuk pasqyron, por që krijon botën e vet. Kjo shpie te kërkimi i modeleve letrare/tekstore, duke i njohur si të veçanta; si struktura që prodhojnë e mbajnë botën e veprës.
    Diferencimi i letërsisë dhe i arteve kushtëzohet e shoqërohet nga natyra e hapur e tyre. Duke pasur referencë të deklaruar teorinë estetike e semiotike të U. Ekos (Vepra e hapur), Rugova afrimon leximin/receptimin si zgjedhje të lirë të receptuesit. Vepra e hapur është produkt i poetikave të avangardës ose i poetikave personale jonormative; receptimi i saj esencializon receptuesin përkrah autorit/krijuesit. Vepra e hapur ndërton recepientin, duke e aktivizuar atë në principin e apertativitetit.
    Duke pranuar e afirmuar artin e recepientin e tillë, Rugova pranon e afirmon Individin, mendimin individual, përballë kolektivitetit. Kjo është shenjë e madhe, e përhershme, e modernitetit.

    Kritika letrare, në përgjithësimin teorik të Rugovës, është aktivitet që vë komunikimin e parë me veprën letrare. Ajo është tjetër nga Teoria, Historia e letërsisë dhe Estetika. Kritika rri ndërmjet Teorisë e Praktikës, Shkencës e Artit, dhe, së pari, ka karakter vlerësues. Realisht, ky është një tip i kritikës.
    Autori ynë niset nga etimologjia e fjalës kritikë, skicon historinë e konceptit kritikë, paraqet, komenton e vlerëson metodat e kërkimit, për të arritur përgjithësimet për kritikën letrare si disiplinë.
    Duke përgjithësuar lidhur me metodat e kërkimit, Rugova nënvizon ”dy baza metodologjike nga të cilat niset kritika letrare”: 1. vepra letrare produkt i jashtësisë dhe 2. vepra letrare produkt absolut artistik, d.m.th. vepra letrare si mimesis, vepra letrare si poiesis.

    Te teksti me titullin Mjeti kritikë Rugova diferencon pikëpamjen e vet mbi kritikën letrare (disiplinë), duke e definuar atë si krijm që aplikon kategorinë kritikë, e cila është formë e njohjes, proces/mjet. Aplikimi i drejtë i kategorisë, prodhon kritikën shkencore, mendon teoricieni ynë.
    Rugova mbron natyrën dyfishe të kritikës letrare: statusi njohës (gnoseologjik) dhe vlerësues (aksiologjik). Principi kritik përmbushet duke kaluar nga njohja te vlerësimi.

    Kritika letrare atribuon kuptimet. Çdo interpretim është një mundësi interpretimi. Kuptimi i prodhuar (vepra) dhe kuptimi i atribuuar (interpretimi) s´kanë si të përputhen në të gjitha pikat. Vepra hesht, Intereptimi bëhet zë i saj. Kritika moderne, duke njohur fiaskon e kritikës tradicionale në kërkimin ekskluziv të kuptimit të implikuar, bëhet atribuuese. Argumentimi i referohet atribuimit e jo kuptimit të implikuar. Argumentimi shpie te konceptet “që përfaqësojnë përvojën interpretuese dhe përvojën krijuese”. Pra, përvoja interpretuese del nga përvoja krijuese në procesin e atribuimit të argumentuar të kuptimeve.
    Atribuimi, në esencë, është produkt i leximit të gjuhës në planin e dytë (si konotacion) dhe i aktivizimit të strukturës së thellë të tekstit, i mbushjes së kësaj strukture me kuptime. Kritika, e kryqëzuar me semantikën, kërkon e interpreton fushën e konotimit tekstor.

    Jeta e kritikës është e barabartë me lirinë e kritikut, me shumësinë e kërkimeve. Rugova gjykon monizmin në kërkimet letrare, si skematizim që pamundëson individualitetin.
    Mjeti kritikë përgjithëson dijen mbi kritikën në e përtej kritikës letrare. Kritika (kategori) është karakterizuesja themelore e kërkimit letrar dhe e kërkimit të shkencave humane përgjithësisht.
    Të kritikosh, do të thotë të vësh në krizë. Vënia në krizë prodhon debatin. Debati siguron thyerjen e skemave, përjashton normativitetin final, shtyn dijet përpara. “Është e vërtetë shikuar në aspektin sociokulturor se kritika është treguesi më i mirë për stabilitetin e një shoqërie. Pra aty ku ka liri, ka edhe kritikë, e ku ka kritikë ka edhe liri. Dhe, shoqëritë e meset e ndryshme që janë të ndieshme ndaj kritikës, dëshmojnë se ende nuk janë të zhvilluara në frymën e tolerancës dhe kufizojnë me dogmatizmin. Prandaj duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë se gjërat dhe çështjet e ndryshme duhet të shikohen në mënyrë më demokratike. Për ta përforcuar këtë po shprehemi me një mendim paradoksal të Roman Jaboksonit se, uniteti i shkencës, me këtë rast edhe i kritikës, qëndron në diversitet, e jo në pajtimësi siç qëndron uniteti politik, çfarë do të thotë se fusha e parë hulumton e kërkon, kurse fusha e dytë gjendet në veprim aktual, ku pajtimësia është e domosdoshme. Rezulton: nuk duhet të frikohemi nga mospajtimet e argumentuara në fushën e mendimit, sepse na pasurojnë, po të frikohemi nga pajtimet servile, që sjellin inkuadrimin e të paaftëve në fushën letrare e kulturore.”, konkludon Rugova te Strategjia e kuptimit.


    3. Kritika / Metakritika

    Kritika letrare e I. Rugovës, në pikat themelore, është aplikim i teorisë së tij për kritikën. Përgjithnjë, kritika e tij njeh objektin e vet si një differentia specifica.
    Duke shkruar, në pjesën më të madhe, për vepra të bashkëkohësisë, Rugova leximin e sotëm (kritikën) e mat me kohën sot. Leximi i parë (kritika) është hyrje e konditë në procesin e formulimit të teorive, ndaj kapërcimi i përhershëm i Rugovës te teorizimet, del krejt i natyrshëm: mbi rrjetin e kritikave për veprat e caktuara, fitohet diskursi që përgjithëson këtë rrjet. Domethënë, kritika, nё njё nivel tё caktuar, aplikon teorinë, ndërsa vetë hap rrugë për teorizime/përgjithësime mbi korpusin e teksteve të vlerësuara, për të synuar të bëhet instrument edhe vetë. Kёrkesa e Rugovёs pёr njё kritikё argumentuese, pёrkon me kёrkesёn pёr bashkëjetesë ndërmjet Kritikës e Poetikës; relacion në të cilin kritika aplikon principet e poetikës, bëhet diskurs argumentues.

    Te Strategjia e kuptimit dhe te Refuzimi estetik procesi që përshkruam përmbushet duke qenë objekt kërkimi një korpus tekstesh; te Vepra e Bogdanit 1675-1685 objekt është një vepër. Te kjo e fundit aplikohet/provohet teoria, ndërsa rezultatet e kërkimit përgjithësohen, për t’u parë të vlershme për letërsinë e tipit të veprës së Bogdanit.
    E thënë më ndryshe, Rugova aplikon e provon teorinë dhe nga praktika e kërkimit formulon pёrgjithёsime teorike. Vepra letrare bëhet objekt i teorisë e burim i përgjithёsimeve/formulimeve të reja teorike.
    Pjesën e dytë të librit Strategjia e kuptimit e përbëjnë kritikat recensioniste për poetët: A. Podrimja, Rr. Dedaj, B. Musliu, E. Basha, S. Hamiti etj. Kritika e tillë esencializon vlerësimin.
    Po ky tip kritike përbën edhe pjesën e dytë të librit Refuzimi estetik; vetëm se tash bëhen referencë edhe autorë të tjerë dhe, përpos poetë, edhe prozatorë.
    Vepra e Bogdanit 1675-1685 hyn në tipin e kritikës që kërkon provën; procedurë që karakterizon diskurset akademike. Zhanri përputhet me diskursin; kemi përpara një studim monografik. Por, Rugova provon se diskurset akademike s’jetojnë pa pasionin e kërkimit. Diskursi i Rugovës te Vepra e Bogdanit... është diskurs i dashuruar (R. Bart). Në këtë diskurs, Bogdani i ngjan Rugovës sa ky Bogdanit.
    Rugova rigjen kohën dhe modelin kulturor të veprës së Bogdanit, në shembullin e Kurtiusit, jep gjenetikën e veprës, duke paraqitur, përshkruar e duke sjellë informacione; analizon e interpreton tekstin në principin srukturalist/semiotik të R. Bartit.
    Vepra e Bogdanit analizohet si shfaqje e retorikës së Mesjetës, nëpërmjet një Retorike të strukturës. Ndërsa, interpretohet në principin e Semiologjisë së diskurstit. Lënda e Retorikës së vjetër është bërë objekt i Retorikës së re.

    Përfundimisht, format e kritikës letrare të I. Rugovës janë: recensioni e kritika introduktore, kritika procesuale, kritika eseistike e kritika akademike. Në varësi me formën, merr ngjyrё edhe diskursi i tij: forcohet ose reduktohet statusi vlerësues.

    Titulli Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983 përcakton objektin themelor dhe shtrirjen e kërkimit. Rugova ka përpara gjithë kritikën shqipe dhe bën objekt kahe e premisa të saj. Kahe ka kuptimin e orientimit, interesimit, ndërsa premisat janë pikënisjet teorike dhe rezultatet e kritikës. Duke gjykuar se ta interpretosh kritikën, do të thotë ta interpretosh letërsinë me ndërmjetësim, Rugova aplikon periodizimin e letërsisë shqipe tash në fushën e kritikës. Kështu, kahet themelore të kritikës vihen në kohë, ndërsa premisat kushtëzohen nga kahet.
    Koha e shpie kërkimin te kontekstet sociokulturore; kahet te fenomenet; premisat te shtrati teorik i fenomeneve.
    Përballë distinksionit, të pranuar, ndërmjet historisë së kritikës e teorisë së kritikës, Rugova kryqëzon këto principe e domene. Te studimi i tij, kërkimi diakronik identifikohet me sistematikën: leximi i teksteve sipas rendit kohor të shfaqjes.
    Te Kahe dhe premisa..., Rugova paraqet, përshkruan, karakterizon e komenton, d.m.th. pozicionohet, prandaj edhe vlerëson. Pozicionimet e tij, në rend të parë, janë karakterizime të mëtejme të objektit dhe rrallë shqiptohen mospranime, meqë ai lexon kritikën duke pasur parasysh modelin kulturor e sociokulturor të shfaqjes së saj. Që të eksplikohet më tej: Rugova nuk e gjykon kritikën e djeshme nga sot, ndërsa kur ka përpara kritikën bashkëkohore, redukton maksimalisht vlerësimin dhe përshkruan e karakterizon.
    Proceduralisht, kërkimi metakritik i Rugovës: paraqet, përshkruan, komenton, vlerëson dhe argumenton, gjithnjë duke pasur për burim tekstet-objekt dhe teorinë e kritikës (instrument).
    Kahe dhe premisa... është sprova më e gjerë e I. Rugovës dhe sprova më e gjerë metakritike në kërkimet shqipe. Ky libër është bërë referencë themelore në këtë fushë kërkimesh. Është një libër-model.


    4. Estetikë dhe Ideologji

    Diskursi eseistik/teorik i Rugovёs pёrherё prek çёshtje aktuale, tё ndieshme. Rugova ballafaqon pikёpamjet e kundёrta dhe vlerёson ato. Pozicionimet e tij përcillen nga argumente, tё cilat vetiu pёrfaqёsojnё pikёpamje autoriale, prandaj propozojnё zgjidhje. Pikёpamjet autoriale tё Rugovёs artikulohen duke u matur me referencat, me dijen mbi çёshtjen e diskutuar.
    Nё kёtё pikё, do t’u referohemi dy teksteve tё tij: Njё korrektor estetikoteorik (Kah teoria) dhe Refuzimi estetik (nga libri me po kёtё titull), nё tё cilёt Rugova rivё, mbron e afirmon distinksionin ndёrmjet Estetikёs e Ideologjisё/Politikёs. Ky ёshtё njё problem i moçёm e i ri, me fillesё te filozofia e Platonit dhe ajo e Aristotelit. Prapa emrit tё Platonit vihet estetika ideologjike, e artikuluar fuqishёm te Republika, ndёrsa prapa emrit tё Aristotelit estetika ontologjike. Estetika ideologjike e zhvendos objektin estetik nё fushё tё sociales dhe të ideologjisё; studimet sociologjike/sociologjizuese e ideologjike/ideologjizuese tё artit.
    Estetikёn ideologjike Rugova e sheh tё shtrirё nga Antika te shek. XX, te Sartri e Lukaçi. Kёrkesё e pёrhershme e saj ёshtё vёnia e artit/letёrsisё nё funksion social/ideologjik/politik. Kjo ёshtё kёrkesa pёr art/letërsi tё angazhuar, e skematizuar fundёsisht te letërsia e realizmit socialist. Letërsia e realizmit socialist, si teoria/kanoni i saj, ёshtё produkt i ideologjisё, ndaj vihet nё funksion tё ideologjisё. Letёrsia e tillё e humbet funksionin estetik.
    Estetika ideologjike e realizmit socialist, duke e thjeshtёzuar skemёn fundësisht, kanonizoi tipologjinё bardh e zi: nё njё anё “letёrsia pёrparimtare”, nё tjetrёn “letёrsia reaksionare”. Rugova vihet pёrballё skemёs sё tillё, duke njohur autonominё e qenёsisё e tё objektit estetik. Kёshtu ai shtyhet tek estetika ontologjike.
    Konturat e estetikёs ontologjike i dha Aristoteli, duke ndarё tё bukurёn (estetika, arti) nga e mira (etika). Estetika ontologjike njeh objektin estetik, aktin estetik dhe efektin estetik (si produkt tё tyre). Atributi i pёrsёritur (estetik) pas objektit, aktit e efektit shenjon domenin (estetika), natyrёn/funksionin e artit dhe refuzon ideologjinё. Refuzimi i tillё ёshtё shtruar e trajtuar sёrish, mё gjerёsisht e mё thellё, tek eseja e njohur Refuzimi estetik.

    “Refuzim do tё thotё tё mos pranosh, tё mos pranosh atё qё tё imponohet, e kjo varet nga qёndrimi personal dhe nga ia i pёrgjithshёm”. Kjo ёshtё fjalia e parё e esesё Refuzimi estetik; njё pёrkufizim/konkluzion dhe njё çelёs pёr ta lexuar tekstin. Refuzimi ёshtё alternativё e pranimit, vёnё pёrballё imponimit, i cili prek të gjitha sferat e jetёs sё njeriut.
    Letёrsia, si artet, ёshtё sistem autonom. Autonomia e tillё sigurohet nga refuzimi estetik, i cili buron nga vetё kjo autonomi. Ndёrsa, autonomia bëhet e mundur nga qenёsia estetike e veprёs letrare.
    Refuzimi estetik, tradicionalisht, realizohet me kategori tё brendshme, si: satira, sarkazma, grotesku etj. Kategoritё e tilla konstituojnё atё që do ta quaja Estetikё tё refuzimit.
    Qenёsia estetike mban letёrsinё gjallё, funksionale dhe me ndikim jetёgjatё pёrballё politikёs, shtetit e pushtetit. Refuzimi estetik ёshtё manifestim i brendshёm i kёsaj qenёsie, përballë jashtësisë përplot imponime.
    Rugova skicon raportin politika - letёrsia nё kohё tё ndryshme, pёr tё arritur te konkluza se ato përherë janё “dy fusha tё kundёrta, tё ndara”. Politika do ta kufizojё e ta kontrollojё letёrsinё, ndёrsa kjo e refuzon, pёr tё jetuar mё gjatё se politika. Politika lidhet me njё kohё; letёrsia shkon pёrtej kohёs sё shfaqjes dhe jeton e ndikon nё pёrputhje me mjaftueshmёrinё/manifestimin e qenёsisё estetike.
    Politika ёshtё veprimtari pragmatike. Letёrsia ёshtё qenie estetike.
    Politika mund tё zhvillojё diskurs represiv nё relacion me letёrsinё. Letёrsia mbrohet e ekziston nё vete nёpёrmjet refuzimit estetik.


    5. Shekulli i Ibrahim Rugovës

    I. Rugova ёshtё njё nga themeluesit e kritikёs letrare moderne nё Kosovё. Megjithatë, Rugova mbetet figurё me tё cilёn, mё shumё se njё shkollё e kritikёs, identifikohet një mënyrë e të menduarit, njё model/qark kulturor: Prishtina e viteve ’70-tё tё shek. XX. Qarku kulturor i Prishtinës ka modelin e vet letrar, tё pёrfaqёsuar fuqishёm nga A. Pashku, A. Podrimja, Z. Rrahmani etj.; modelin kritik, me autoritet themelor S. Hamitin. Rugova bёn bashkё e pёrfaqёson kёto modele, nё cilёsinё e mendimtarit, ndaj fjala pёr Rugovёn ёshtё fjalё pёr ikonën e qarkut.
    Ky qark tashmё ka krijuar trashёgiminё e vet nё fushё tё krijimit e tё mendimit.

    Brezi i Rugovёs, pёrballё ideologjisё mbi literaturёn, krijoi ideologjinё e literaturёs; mendimin qё buron nga literatura e qё provё e ka vetё atë.
    Çelësi për ta lexuar Rugovën përballë kritikës së kohës është libri Prekje lirike. Ky libër refuzon leximin e jashtëm/sociologjizues/ideologjizues, dominant në kulturën letrare shqipe, dhe provon fuqishëm kritikën si rikrijim të veprës letrare. Aty, normën e leximit e përcakton estetika e tekstit letrar e jo skemat sociale. Veprën e prodhon diskursi letrar; ajo përmbush këtë diskurs, duke qenë një shfaqje konkrete e tij, dhe asnjë strukturë tjetër.
    Prekje lirike, një titull figurë në ballë të një libri diskursiv. Prekja është figura e komunikimit; lirike është atributi që shenjon komunikimin subjektiv, të butë (lirik) me tekstin letrar. Për të dalë nga paradoksi, këtë titull do të duhej ta lexonim si shenjues të diskursivitetit të relativizuar, të kryqëzuar me diskursin letrar e shpesh të tretur në këtë diskurs. Prekje lirike është figura e komunikimit me tekstin në mungesë distance. Subjektivizmi shpallet “ideologji” e interpretimit.
    E përbërë nga lexime krejt personale, Prekje lirike është kritikë letrare e një poeti. Subjekti është hapur plotësisht përpara teksteve, për t’i hapur ato. Çdo shenjë e tekstit, qoftë emocioni, qoftë retorika, qoftë interpretimi, ruan e reflekton natyrën e subjektit.
    Diskursi i Rugovës, duke relativizuar kufirin ndërmjet tekstit letrar e tekstit diskursiv, provon diskursin letrar si amëz të metadiskurseve.
    Prekje lirike mban tekstet me të cilat Rugova hyri në botën e komunikimeve letrare, duke qenë krejt i hapur. U bë sistematik te Kah teoria e tutje. Ai nisi jetën në letërsi si Krijues, e vijoi si Rikrijues dhe e mbylli si Klasifikues/Sistematizues.

    Duke karakterizuar pёrfundimisht:
    Rugova teorizon e propozon studimin e specializuar tё letёrsisё.
    Diskurin e tij e shoqёron pёrherё njё fill përgjithësues, prandaj universalizues.
    Tё gjitha trajtat e kritikёs letrare vihen nё funksion tё njohjes e tё vlerёsimit tё veprёs letrare. Rezultatet e kёrkimit, nga kёtu, mundёsojnё diskursin teorik/pёrgjithёsues. Kjo ilustron kёrkesёn e pёrhershme tё Rugovёs pёr t’u marrё me fenomenet.
    Në diskursin e pastër kritik, Rugova kërkon stukturat, pastaj interpreton, në fund vlerëson.

    Vepra e I. Rugovёs ёshtё njё nga trashёgimitё e mёdha tё modernitetit shqiptar. Duke reflektuar veten pёrtej kohёs sё shfaqjes, vazhdon tё jetё njё determinuese e gjallё e kёrkimeve letrare te ne.
    Ajo ruan e reflekton frymёn e mendimtarit e të njeriut Ibrahim Rugova. Reflekton natyrën e hapur të Njeriut dhe asketizmin e thellë të Mendimtarit.
    Vepra është shenjë ideale e identitetit. Një idealitet i obejktivuar. Ajo mban gjallë Autorin; pse jo edhe Njeriun.
    Vepra e Rugovës tashmë po bëhet objekt studimi. Kjo është edhe një shenjë se ajo po shndërrohet në vepër klasike. Vetëm veprat e tilla mbeten gjallë.
    Një vepër klasike më s’mund quhet Zbulim, por Vlerë, Identitet.
    Unë, sot, vetëmsa po tërheq vëmendjen: Jetojmë në Shekullin e Ibrahim Rugovës.
    ________________________________________

    Ky tekst u lexua ne Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ne Prishtinë
    Autori është profesor i estetikës në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    RUGOVA NË DY PAMJE

    Shkruan: Kujtim M. Shala

    Formulimi Rugova në dy pamje u referohet dy nyjave mbretërore të jetës së Ibrahim Rugovës: Letërsia e Veprimtaria. Janë këto dy pamje/faqe të një fytyre, dy pamje të një jete, dy pamje të një vepre. E para, thellësisht kulturore, mbetet nën shenjën e Rugovës meditans; e dyta, kulturë, veprim e trashëgimi politike bashkë, ka shenjën e Rugovës militans, shenjën e Prijësit të madh të Kosovës. Si një e tërë, këto pamje japin Rugovën meditans et militans.



    1. Rugova meditans

    I. Rugova ka nisur jetën letrare si Krijues, e ka vazhduar si Rikrijues dhe e ka mbyllur si Klasifikues/Sistematizues.
    Ky përgjithësim u referohet shenjave themelore të diskursit të Rugovës: së pari fiksioni; së dyti diskursi i hapur; së fundi diskursi konceptual. Kjo është rruga që nis me pasionin, vijon me gjetjen/leximin e autorëve të dashur dhe mbyllet me krijimin e sistemit vetanak, tashmë në shkallë të lartë konceptualiteti. Tipi i parë i diskursit nënkupton vjershat e tij të hershme. Tipi i dytë kritikën letrare, sidomos diskursin e hapur të librit Prekje lirike. Tipi i tretë identifikohet me punën në fushë të teorisë letrare e të sistematizimit tipologjik të mendimit teorik/kritik shqiptar.
    E artikuluar edhe më ndryshe, kjo është rruga e kapërcimit nga diskursi (fiksional) te diskursiviteti.

    Prekje lirike (1971) është libri që hap rrugën për ta lexuar gjithë veprën e Rugovës. Diskursi i Rugovës aty pothuajse barazohet me fiksionin. Idetë autoriale gjenden e projektohen tek autorë të tjerë, pak për të ikur nga artikulimet eksplicite/definitive të ideve (idelogemës) e më shumë për të sprovuar e provuar kritikën letrare si një shkallë/fytyrë të letërsisë, përherë të lidhur e të kushtëzuar fuqishëm nga Subjekti kërkues.
    Tekstet e këtij libri janë përplot me citate, vargje e tërësi teksore të autorëve të lexuar, që prishin kufijtë ndërmjet diskursit e diskursit të rikrijuar. Aty dialogojnë kërkuesi e krijuesi, duke pranuar si kohë dialogu kohën e kërkuesit. Gjithë ç’japin tekstet e djeshme sot, bëhet shenjë për vlerën e gjallë të tekstit letrar (larg dokumentit) ose, siç Rugova e quan, shenjë e vlerësisë së tekstit, e vlerës që zgjat, që i bashkohet traditës, që krijon traditë. Vlerësia, në parimin që përshkon më vonë gjithë interpretimin e veprës së P. Bogdanit nga ana e Rugovës, bën që teksti ta ruajë ideologjinë e vet, të kohës së shfaqjes, pa dashur ta aktivizojë sot. Ky mosaktivizim neutralizon edhe ideologjitë e secilës kohë, bashkëkohëse të leximit. Teksti letrar jeton i gjallë, i ringjallur në lexim, dhe rri përballë dokumentit, për të ofruar një njohje tjetër të jetës e të botës, prandaj një pamje tjetër të tyre.
    Kah teoria (1978) teston diskursin e Rugovës në tehun e hollë të kapërcimit nga eseja te sistematika teorike. Tash, shkrimi braktis figurën letrare dhe gjen ligjëratën konceptuale. Rugova shqyrton çështje të djeshme, të sotme, të përhershmë të letërsisë, nga natyra e saj te dija/disiplina/aparatura që studion atë. Diskursi i Rugovës te ky libër është problematizues. Zgjidhjet që jep ai janë të hapura, ndaj principi i vlerësisë mbulon fuqishëm këtë libër. Univrsaliteti i çështjeve të problematizuara/të trajtura merr një zgjidhje dhe kërkon të tjera.
    Strukturalisht, Rugova kalon nga definimi i letërsisë, te definimi i disiplinës që studion atë, pastaj kthehet te letërsia shqipe. Kështu, dija universale e kërkimit gjen një letërsi të veçantë.
    Nëse te Prekje lirike Rugova vetëm sa diferencohej nga fiksioni total, këtu ecën drejt shenjave të një sistemi: nga kah teoria te teoria. Ky sistem nënkupton veprat e tjera diskursive të Rugovës, me objekt të parë letërsinë shqipe: tekste, autorë e fenomene.
    Strategjia e kuptimit (1980) shtron e provon procedurat e interpretimit të tekstit, duke kërkuar kuptimet, domethëniet. Rugova ka riformuluar e ka aplikuar principin lingusitik të N. Çomskit në princip për interpretimin e tekstit letrar. Strategjia e kuptimit njeh diskurin eseistik, kritik e teorik. Që të tre kanë një objekt: kuptimin, i cili te diskursi i parë hapet e problematizohet si çështje, tek i dyti kërkohet si manifestim te tekste e autorë të caktuar, tek i treti merr statusin e një fenomeni, ndaj bëhet objekt i abstrakimit teorik, të shoqëruar nga argumentime.
    Me një fjalë, ky libër shtron e aplikon kërkimin semantik. Aplikimi më lucid e më i fuqishëm nënkupton tekstet në të cilat Rugova interpreton autorët bashkëkohës, në leximin e parë, që gjithnjë është më i vështiri. Rugova shpëton nga grackat e procesualitetit duke analizuar tekstin. Sa herë nuk bën pa vlerësimet direkte, ai kualifikon duke pasur për bazë rezulatet e analizës.
    I ngjashëm në strukturë e në pretendime me Strategjinë e kuptimit është edhe Refuzimi estetik (1987); një libër që vijon atë. Ky libër ka për objekt letërsinë bashkëkohëse të autorit dhe rritet në komunikmin e gjallë me tekstet. Librin e dominon vlerësimi për vepra e fenomene. Gjithë librin e përshkon vetëdija mbi refuzimin estetik, si proces që siguron qenësinë e letërsisë, duke buruar nga vetë kjo qenësi. Letërsia është tjetër nga fusha e ideve, e ideologemave, e politikës, ndaj funksioni i saj është i ndryshëm. Rugova kërkon e do letërsinë si sistem autonom, si ekzistencë që refuzon estetikisht hyrjen në shërbim.
    Si te Strategjia e kuptimit, te Refuzimi estetik Rugova kërkon strukturat, interpreton, pastaj vlerëson.
    Vepra e Bogdanit 1675-1685 (1982), kryevepra e Rugovës, shenjon shkallë të lartë të diskursit konceptual. Kjo ngjet meqë objekti i kërkimit është konceptual. Rugova kërkon/analizon e interpreton sistemin filozofik/teologjik të Bogdanit një herë në shtratin e dijes që e ka prodhuar veprën, pastaj në qarkun e veprave me tema univesale, në qarkun e veprave gjithnjë moderne, do të thotë të përjetshme.
    Rugova së pari ndërton Gjenetikën e veprës, pastaj Poetikën/Analitikën e saj. Në fazën e parë kërkon dokumentin filologjik; në të dytën tekstin e gjallë përherë.
    Pjesë themelore e studimit të Rugovës është Analitika e veprës, një analizë e interpetim struktural/semiotik, që buron sa nga teksti i Bogdanit, aq sa nga teoritë moderne të kërkimit, saktësisht nga modeli strukturalist/semiotik i R. Bartit. Në leximin e Rugovës, teksti i Bogdanit ringjallet, për ta provuar Bogdanin bashkëkohës. Këtë e mundëson jo vetëm metoda e kërkimit, por, në radhë të parë, moderniteti i veprës klasike të Bogdanit, universalieti i çështjeve që shtrohen e zgjidhen, në rrugën e përjetshme të zgjidhjeve të hapura.
    Rugova ndjek e interpreton Bogdanin në tri pika/nyja themelore: Praktika filozofike, Praktika teorike-letrare e Praktika poetike. Që të tri fushat janë pjesë të një sistemi; që të tri fushat provojnë të vërtetat e njëjta në trajta të ndryshme, ndaj nuk vihen në shërbim të njëra-tjetrës, por në shërbim të sistemit të argumentimit të së vërtetave që kërkon e plason Bogdani.
    Bogdani unversal, ndaj bashkëkohës, është autori që do Rugova; derisa e di që edhe Bogdani e do atë, i ngjan atij. Duket paradoksale, por jo edhe për adhuruesit e H. L. Borhesit, të cilët e dinë që gjyshërit u ngjajnë nipërve dhe jeta letërsisë. Për të dalë nga figura, ky koncept u referohet çështjeve e temave universale, tejkohësia e të cilave bën që të vijnë para e prapa, më saktësisht t’i nënshtrohen principit/procesit të fotologjisë derridiane. Është ky proces që temat e Bogdanit i nxjerr nga skolastika dhe i rihap për ne ndryshe dhe si tema të ndryshuara, të transformuara. Diskursi i Bogdani prodhon dhe jeton në diskurset që vijnë prapa.
    Për nga manifestimi formal i kërkimit të së vërtetave, vepra e Bogdanit analizohet si manifsstim i sistemit argumentues të retorikës së Mesjetës.
    Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983 (1986) është një tipologji teorike/historike e kritikës shqipe; jep një dimension të metapoetikës historike shqipe. Siç e shenjon edhe vetë titulli i librit, Rugova kërkon orientimet (kahe) themelore dhe pikënisjet (premisa) teorike të kritikës shqipe. Në këtë ecje, teoria e kritikës është kthyer në praktikë kërkimi. Rugova bashkon teorinë e historinë e kritikës, për të studiuar kahet e premisat në kohë, në principin e poetikës historike.
    Diskursi i Rugovës te ky libër është sistematizues. Ai së pari paraqet, pastaj përshkruan, më tej karakterizon e komenton, së fundi vlerëson. Në secilin nivel diskursiv, Kahe dhe premisa… është libër sistematizues.
    Kërkimi shoqërohet nga një Bibliografi me komente. Edhe në këtë nivel, Rugova paraqet e karakterizon. Bibliografia bëhet një tip ilustrimi/argumentimi i kërkimit, i rezultateve, në fillin e përhershëm argumentues të tekstit të Rugovës.


    2. Rugova militans
    (Retorika e shoqërimit)

    Mendimi dhe Veprimi janë dy nyjat e jetës së Rugovës. Edhe pse në fushë pragamatike, Rugova, së pari, është politikan meditans; ai është prijës, pra krijues, ideolog. Siç krijoi një model kulturor, Rugova krijoi një model politik, me parabazë humanitetin e thellë, fillin nacional të ideve dhe me kërkesë-bosht pavarësinë e Kosovës. Mendimtari Rugova, tash ideologu Rugova, ndërton e fuqizon diskursin veprues: fjala projektuese/përcaktuese e veprimit, fjala si veprim. (Vetiu, ky diskurs prodhon veprimin.) Rugova krijoi e zhvilloi diskursin për Shtetin/Republikën e Kosovës dhe ky diskurs bëri Shtetin/Republikën e Kosovës në dekadën e fundit të shek. XX. Jeta politike e Rugovës identifikohet me diskursin projektues (ideologjia) e me veprimin politik (pragmatika).
    Kapërcimi nga Poetika te Politika, është kapërcim nga fusha e ideve te veprimi. Ndërmjet tyre prerja është e ashpër. Rugova ka relativizuar këtë prerje, jo duke e vënë njërën fushë në shërbim të tjetrës, por duke zbutur e përqendruar diskursin e të dytës (Politika) në shembullin e të parës (Poetika). Kështu, modeli politik, sjellja politike, komunikimi politik i Rugovës, ka rrënjët te sjellja e te komunikimi kulturor. Të rikujtojmë edhe një të dhënë: Rugova u bë prijës, duke qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ideologjia rugoviane ka shenjën e filozofisë rugoviane të lirisë e të shtetit.
    Kush s’e kujton diskursin e tij, fjalinë e përqendruar, pothuajse formulative, mendimin e hapur? Secili ka jetuar retorikën e tij të shoqërimit, secili ka parë veten të gjallë në atë retorikë, secili ka folur me gojën e Rugovës, sepse ai ka folur me gojën e secilit. Krejt e pritshme, meqë Rugova kurrë s’e njohu retorikën si bindje, as si përjashtim, por bindjen (e nënkuptuar, marrëveshjen, kontratën, bashkëfajësinë retorike, besimin e përbashkët) si retorikë.
    Diskursi politik i Rugovës është karakterizues, substancial dhe asnjëherë përjashtues. Këto veti ruajti ai pavarësisht rrethanës, edhe atëherë kur Kosova u shty në zgripc të ekzistencës. Rugova mundi egërsinë me maturinë e butësinë e tij; përjashtimin me natyrën e hapur, me projektin e diskursin që bashkojnë.
    Krejt e pritshme: Ai ishte Krijuesi e Prijësi Krijues…


    3. Vepra e trashëgimia

    Diskursi i Rugovës, me amëz çështjet që shtron e zgjidh, tashmë po kalon në diskurs-prodhues intensiv. Diskurset e tilla shpejt bëhen klasike dhe gjithnjë mbeten moderne, duke u shtrirë në diskurse të tjera, në rrjetin që prodhojnë vetë.
    Diskurset e tilla kanë karakter determinues, krijojnë traditën në principin e vlerësisë.
    Vepra letrare e Rugovës është mbyllur; procesi, që ka burim këtë vepër, është i hapur, i gjallë.
    Ne, sot, këtu, vetëm sa po provojmë këtë, duke hyrë me mall në rrjetin rugovian të diskursit, të frymës e të dijes.
    Kur kohën tonë kam quajtur Shekull të Ibrahim Rugovës, kam pasur parasysh një empiri e një projeksion. Kjo figurë, e lexuar si Empiri, thotë: I. Rugova është shenja identifikuese e shekullit të Kosovës, njeriu që ndërtoi një model kulturor, figura më e madhe e historisë së re të Kosovës, ikona e saj. Ndërsa, projeksioni merr krahët e ëndrrës: Të jetojmë sa më gjatë në Shekullin e Ibrahim Rugovës, për të qenë vetja, të vetes. Rugova këtë do ta quante Vlerësi.


    Prishtinë,
    Janar 2007

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-07-2007 më 14:09
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    U promovua libri “Njeriu i Pavarësisë-Dr.Ibrahim Rugova”
    Prishtinë, 26 janar 2007 (Kosovapress)


    Të premten në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u promovua libri ”Njeriu i Pavarësisë-Dr.Ibrahim Rugova”, e cila përmban lajme, telegrame, opinione, komente dhe ngushëllime për Ibrahim Rugovën dhe është botuar nga Forumi Rinor i LDK-së, Dega III në Prishtinë.

    Albanologu Mehmet Rukiqi tha se Rugova udhëhoqi qëndresën legjendare të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi e dinjitet duke u shndërruar në mishërimin e aspiratave, idealeve e shpresave më fisnike të popullit.

    “Ibrahim Rugova ia çeli Kosovës të gjitha dyert kyçe në Evropë dhe botë. Në saje të veprimtarisë së tij, sot Kosova, në arenën ndërkombëtare, njihet më tepër se kurdoherë më parë”, tha ai.

    Rukiq tha se Rugova shquhej me imagjinatën krijuese letrare e individualitetin shoqëror, me inteligjencën e mençurinë natyrore.

    “Rugova trimërinë e kishte metaforë të jetës. Rruga e Rugovës ishte rruga më e guximshme, ishte flakadan që ndriçoi rrugën tonë drejt progresit e pavarësisë. Në kuptimin letrar, Rugova është identiteti i modernitetit. Ishte nga themeluesit e kritikës letrare moderne”, tha ndër të tjera Rukiqi.

    Ndërsa, drejtori i Muzeut të Kosovës, Arbër Hadri, tha se libri “Njeriu i Pavarësisë” është një kontribut me rëndësi, shembull i qasjes dhe një dëshmi e kohës së ceremonisë mortore në aspektin historik dhe pasqyrim i lidhjes aq të madhe që populli i Kosovës ka pasur me kryetarin e ndjerë dr. Ibrahim Rugova dhe relacionin ndërkombëtar të kësaj ngjarjeje.

    Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Dega e Tretë në Prishtinë, Mentor Barani tha se kur po promovohet kjo monografi e të madhit dr. Ibrahim Rugova, flasim për veprat dhe punën shumë vjeçare, flasim për një personalitet të shquar kombëtar, i cili me urti dhe maturi fitoi një simpati të një burrështetasi me përmasa botërore./L.Gashi/


    ---------------
    Nuk me besohet qe nje artikull kaq i bukur te ket dal ne Kosovapress!?

    Llap
    dicka keni zane me dal prej `tefteri` ju press-qat!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #228
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Gandisti i madh Rugova në njëvjetorin e vdekjes

    Gandisti i madh Rugova në njëvjetorin e vdekjes

    ,


    e diel , 28 janar 2007

    Anton Çefa

    Tirane
    alb-shkenca.org

    Jemi një komb i vogël që fati historikisht e ka nëpërkëmbur. Kemi pasur me tepri vuajtje, varfëri, armiqësi, padrejtësi, ngatërresa; por përkrah këtyre fatkeqësive, gjithsesi ne jemi një popull i lumtur. Jemi të lumtur, sepse kemi lindur jo pak njerëz të mëdhenj, me vlera evropiane e botërore, për të cilët na respekton bota. Kemi qenë me fat për këtë. Nga më të fundit në këtë Panteon të lavdishëm personalitetesh të shquara shqiptare shkëlqen presidenti i parë i Kosovës së lirë, atdhetari idealist, burrështetasi i urtë e i nderuar, gandisti i madh shqiptar, Ibrahim Rugova.

    Në një shkrim të tijin, kur nuk e kishte braktisur ende shkencën për t'u marrë me politikë, duke folur për Nolin, Rugova ka thënë: "Koha gjithkujt i jep vendin e vet. Ia jep atë për të cilin punoi. Te ajo s'ka mashtrime." M'u kujtuan këto fjalë me një bukuri lapidare pikërisht në këtë prag njëvjetori të vdekjes së tij. Vërtet, siç ka thënë ai, koha nuk është mashtruese. Është koha që në rrjedhën e saj të përjetshme, të vërtetave u jep shklqimin e përjetësisë. Është koha që flet e ka për të folur me gojën e çdo dite, të çdo viti dhe të çdo shekulli, ajo që i jep gjithkujt vendin e vet, atë vend që ai e fiton me punën; djersën, mundin e përkushtimin e vet; është ajo që e rendit edhe Rugovën në radhën e lavdishme të figurave më të larta që ka nxjerrë kombi ynë. Koha është dëshmi e momentit, pasurim i vazhdueshëm i argumenteve, lavdia që rritet, është përjetësia e Heroit.

    Në një ese timen për Rugovën, të shkruar ndër ato ditë kur ai u nda prej nesh për të qëndruar gjithnjë me ne, siç po qëndron tani dhe siç do të qëndrojë për të gjitha breznitë e ardhshme shqiptare, kam thënë: "Rugova nuk qe dhe nuk do të mbetet thjesht vetëm një personalitet shqiptar a ballkanik. Vlerat e tij shtrihen më përtej në Evropë dhe në të gjithë botën, sepse ai, me idetë e praktikën e tij, dhe sidomos me krijimtarinë e strukturave shtetërore paralele në Kosovë dha një ndihmesë të re me vlera të veçanta origjinale në luftën paqësore për çlirim dhe të drejtat njerëzore të të gjithë popujve të robëruar, ndihmesë që i pasuroi dhe i zhvilloi më tej idetë dhe praktikën e rezistencës paqësore të Gandit, 'satyagraha-n' gandiste".

    Historia e Kosovës është vorbull e një konflikti të përgjakshëm shekullor në mes të popullsisë shqiptare autoktone dhe pushtuesit serb, që u njëmendësua në një varg kryengritjesh të pandërprera, por jo me fitoren përfundimtare, lirinë aq të dëshiruar.

    Në kohën kur komunizmi në Evropë po shembej dhe kur gjithë popujt e saj po ridimensiononin fatet e tyre të së ardhmes, u shfaq disi e mjegulluar në fillim, por që erdhi duke u dritësuar përditë e më shumë, një shkëndijë shpëtimtare për Kosovën e martirizuar: rruga e rezistencës paqëore, lufta gandiste për trajtim njerëzor, për liri dhe begati, për një jetë me dinjitet. Intelektuali i urtë, i heshtur, i kuturuar, Ibrahim Rugova e ideoi dhe e organizoi atë në një mënyrë krejt origjinale, që nuk e kishte parë bota ndonjëherë.

    Mohandas Gandi (1869-1948), i mbiquajtur Mahatma, që në indisht ka kuptimin "shpirt i madh", ideoi dhe organizoi në Indi lëvizjen paqësore, që mori më vonë emrin e tij dhe që qëndronte në mosbindjen qytetare ndaj autoriteteve pushtuese angleze për të arritur ndryshime në fushën ekonomike, shoqërore dhe politike, pa dhunë dhe pa marrë parasysh përndjekjet e burgosjet; lëvizje masive që çoi në pavarrësinë e Indisë, në vitin 1947. Me hollësi, ai e ka treguar luftën e tij në autobiografinë e tij "Përvoja ime me të vërtetën".

    Gandisti i shquar amerikan, Martin Luther King Jr. (1929-1968), të cilin pak ditë më parë Amerika e përkujtoi me nderimet më të mëdha, në kuadrin e rezistencës paqësore për të drejtat e zezakëve, ndoqi rrugën e bojkotit dhe të marshimeve popullore masive, derisa e detyroi Kongresin Amerikan të nënshkruajë, në vitin 1965, Aktin e të Drejtave Civile, që u siguron zezakëve amerikanë barazinë dhe të gjitha të drejtat qytetare që gëzojnë të bardhët. Në vitin 1964, atij iu akordua Çmimi Nobel.

    Një tjetër gandist i madh i ditëve tona, Lech Walesa (1943- ), ideoi dhe udhëhoqi, në v. 1981, lëvizjen e punëtorëve polakë në luftën për të ligjëruar nga regjimi komunist të drejtën e krijimit të bashkimeve profesionale të pavarura nga qeveria komuniste. Në v. 1983, Lech Walesa u nderua me Çmimin Nobel.

    Gjithsesi gandisti ynë i madh, Ibrahim Rugova, ndoqi një rrugë krejt të re, të panjohur nga lëvizja e rezistencës paqësore pa dhunë. Ai ideoi dhe organizoi krijimin e shtetit paralel - shtetin e Kosovës së lirë - brenda suazës së shtetit pushtues serb dhe realizoi funksionimin e tij. Nën drejtimin e tij dhe të Partisë që ai themeloi, Lëvizjes Demokratike të Kosovës, u shpall Deklarata e Pavarësisë, u miratua Kushtetuta, u organizua Referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, dhe u organizuan zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale dhe ai u zgjodh Presidenti i Republikës së Pavarur të Kosovës.

    Populli liridashës, gjithmonë i panënshtruar dhe i urtë i Kosovës, e kuptoi udhëheqësin e vet, pau tek ai burrështetasin idealist e të vendosur që do ta udhëhiqte atë drejt shpëtimit dhe e ndoqi atë në mënyrën më masive e më të përkushtuar që mund të mendohet.

    Rugova me këmbënguljen dhe vullnetin e tij të papërkulur, në fillim të veprimtarisë së tij i pavlerësuar, bile i nënvlerësuar, i papërfillur, arriti ta bëjë të njohur çështjen e Kosovës në të gjithë botën, i siguroi asaj miqësinë e sinçertë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe me mbarë botën. Mbas shumë vështirësish dhe përpjekjesh, bota i dha të drejtë, e vlerësoi dhe e nderoi.

    Evropa e mirëpriti; jo vetëm e mirëpriti, por edhe e mbështeti; jo vetëm e mbështëti, por edhe e vlerësoi rrugën gandiste të popullit të Kosovës, që do ta çlironte atë dhe do ta bashkonte me kontinentin të cilit i takonte shpirtërisht dhe fizikisht, dhe do të siguronte qetësi, paqe e stabilitet në Ballkanin gjithmonë të trazuar.

    Kur kryetari i Senatit Evropian, Oto fon Habsburg, e shpalli atë Senator Nderi i Evropës, në vitin 2004, ndër të tjera i pati thënë: "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi të luftojë vetëm, ndonjëherë pa pasur mirëkuptim, për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën kemi nevojë."

    Janë të panumërta vlerësimet e personaliteteve më të larta të botës së sotme dhe të institucioneve të rangjeve botërore më të larta për Rugovën. Po përmend vetëm ndonjë: Parlamenti Evropian i dha Çmimin Saharov, Fondacioni Panevropian Coudenhove-Kalergi e nderoi me çmimin e Evropës për v. 2004, çmim i cili i qe dhuruar më parë mbretit të Spanjës Huan Karlos, Helmut Kohl-it, Ronald Reganit, Oto fon Habsburg-ut dhe Emil Konstantinesku-t; Fondacioni Paul Litzer i Danimarkës i dha Rugovës Çmimin për Paqe. Edhe Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar Rugovën me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij frymëzuese.

    Na mbetet ne shqiptarëve të njohim më mirë vlerat e tij dhe të përpiqemi t'i bëjmë tonat. Në mënyrë të veçantë, i duhet politikanëve të Kosovës, sidomos në këto ditë që do të shpallet formalisht Pavarësia e saj, po edhe më vonë, në vazhdimësi, të ndjekin me rigorozitet këshillat e tij, porositë e tij, mësimet e tij. Institucionet shkencore dhe studiuesit duhet të studiojnë deri në hollësitë më të vogla mendimin teorik politik të Rugovës dhe rrugën praktike që u realizua nën drejtimin e tij, strategjinë dhe taktikat që zbatoi ai në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sepse përbëjnë një thesar të çmueshëm jo vetëm për hostorinë tonë, por edhe për gjithë historinë botërore të rezistencës paqësore.



    * * *

    Shumë shkurt, do t'i referohem veprimtarisë së tij shkencore. Si teoricien i artit të fjalës dhe si kritik letrar, Rugova është një nga studiuesit më të shquar shqiptarë të sotëm, që ka shënuar risi të dukshme për estetikën dhe kritikën tonë letrare. Mendimet e tij ai i ka pasqyruar në veprat me vlera të mirëfillta si: "Prekje lirike" (1971), "Kah teoria" (1976), "Kritika letrare" (1979), "Strategjia e kuptimit" (1980), "Vepra e Bogdanit" (1985, "Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare, 1504-1983" (1985), "Refuzimi estetik" (1987).

    I pajisur me njohuritë teorike të nivelit bashkëkohor të estetikës dhe të kritikës letrare moderne, ai trajtoi në veprat e veta drejtimet e ardhshme të mendimit estetik shqiptar dhe, me analizën e veprave letrare të shkrimtarëve shqiptarë, ai dha një ndihmesë të konsiderueshme, duke bërë kthesë pozitive të qenësishme në fushën e kritikës letrare. Për kuriozitet, ja një vlerësim i Rugovës për veprën letrare, marrë nga libri "Kah teoria": "Të bësh një libër artistik, një roman, për shembull, do të thotë të ndërtosh një botë - të sjellësh një botë në botë". Dhe ai konkretizoi piketat, në të cilat duhet të kalojë realizimi i veprës letrare, "i sjelljes së një bote në botë". Në "La question du Kosovo" (botuar në Paris, Fayard, 1994), ka shkruar: "Na duhet ta fuqizojmë strategjinë krijuese, e cila ia rrit prodhueshmërinë. Letërsia dh e arti janë fusha plotësisht adekuate: kuptimi aty mund të ekzistojë, të rilindet, kjo është e sigurt; madje mund të mos vdesë".

    Në studimin që i bëri veprës së Bogdanit "Cuneus Prophetarum", që është cilësuar si "një nga kontributet e vyera në studimet mbi këtë vepër", Rugovës i takon merita ta ketë studiuar Bogdanin si "përfaqësues të atij kleri katolik shqiptar, të cilin më së shumti e karakterizonte gërshetimi i 'zellit fetar' me 'ndjenjën e çiltër patriotike". Libri i Rugovës "e theu konceptin se veprat e shkrimtarëve tanë të vjetër duhen studiuar vetëm në rrafshin gjuhësor, po në të njëjtën kohë edhe dha një model të mundshëm si veprat e asaj tradite të shkëlqyer (është fjala për letërsinë e shkrimtarëve tonë të vjetër) mund të studiohen e të analizohen".

    Shkurt, intelektualët që punojnë e krijojnë në fushën e teorisë së artit letrar dhe të kritikës letrare do të pasuroheshin shumë nëse lexojnë e studiojnë veprën e Rugovës.
    ---------------

    (per llapin: m.sh.e.l.e)
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 29-01-2007 më 09:45

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    Dr. Ibrahim Rugova: njeriu, intelektuali, burri i shtetit

    e shtunë , 27 janar 2007

    Me rastin e përvjetorit të vdekjes

    Sami Repishti
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Nji vit ma parë, në Kosovën dardane u shue feneri i disidencës politike, ideatori dhe ndërtuesi i rezistencës paqësore dhe flamurtari i lëvizjes për pavarësinë e Kosovës. Emni i tij ishte Ibrahim Rugova, jetim qysh në moshën dyvjeçare, me babën e babëgjyshin të masakruem nga komunistët serbë. Siç thoshte ai vetë: ”I masakruen si kafshët!” sepse ishin shqiptarë, e qenia shqiptar në ish-ndërtesën shtetnore artificiale të quejtun Jugosllavi ishte apriori nji krim. Viktimat shqiptare ishin kriminelë ”sepse nuk ishin sllavë”. Banorë të atyne trojeve tremijëvjeçare, ata ruejtën traditat që trashëguen brez mbas brezi pa devijue dhe pa asnji dëshirë me e zëvendsue me nji tjetër jo-shqiptare. Besnike te ketyne traditave qe perbajne vlerat autentike shqiptare te beses, nderit, burrenise, mikpritjes, guximit civil e ushtarak, ata mbeten shqiptare. Ky qendrim ndaj se kaluemes ka qene dhe qendrimi kryesor i mendimit politik te Dr. Ibrahim Rugoves qe, si intelektual i mirefillte, perseriste:” Aty ku mbarojne vlerat shqiptare, fillon anti-shqiptarizmi!”


    <>Une e njoha njeriun, intelektualin dhe ma vone burre-shtetin Dr. Ibrahim Rugova, para se te njihej ne bote si “Kryetar”, e ma vone si “Presidenti Ibrahim Rugova”. Emni Rugova rimonte me ate Kosova, e bahej edhe ma i lehte me u permende, e ripermende, qofte ne mesin e masave te gjana kosovare qe adhurojshin figuren e tij – shpesh here te vetmueme – qofte tek te huejt qe u terhoqen nga manifestimet masive, burrenore e te patundeshme te Kosoves dardane. Ne mes te asaje krahine te martirizueme, ky idhull i vuem ne shenjester, ecte me koke nalt e hapa te lehte si bashkevendsit e tij ne shpatet e shtigjet e zonave malore qe e kishin linde. Rreziku? Po, por krahas me te edhe mosperfillja e rrezikut qe i rrinte mbi koke…!


    <>Ne takimin tim te pare, fund prilli 1990, Washington,D.C., u njohem ne rrethana jo te zakonshme. Ka qene Deshmia (Hearings) para Kongresit amerikan, ku Rugova dhe 14 intelektuale kosovare erdhen per here te pare ne kryeqytetin amerikan, “…me internacionalizue problemin e Kosoves”. Ka qene nji fitore bindese, mbrese-lanese dhe ndoshta determinante e diteve te mavoneshme. Nga dhjete deputete dhe senatore amerikane, vetem nji, me origjine serbe, foli ne mbrojtje te Serbise millosheviqiane. Tre prelate ortodoks serbe folen gjithashtu. Asnji efekt. Serbia nuk kishte argumente, aq ma pak te drejte me paraqite pikepamjen e saje ne nji kohe kur pushka serbe vriste cdo dite shqiptaret e Kosoves, burgoste klasen intelektuale, nxirrte nga puna punetorin shqiptar, shtypte me police e taksa bujkun shqiptar, dhe ndiqte me terbim e denonte pa arsye rinine studenteske shqiptare ne Kosove. Fola edhe une ne mbrojtje te Kosoves. Deshmia e Prillit 1990 ne Washington, D.C., vulosi vertetesine e kobit serb ne Kosove.


    Dr. Rugova erdhi i shoqenuem nga Secret Service qe i akordoi Qeveria amerikane, me qe vazhdimisht flitej per mundesine e nji atentati kunder jetes tij. Por une e pashe te qete. Mbas Deshmise, u gjeta prane tij. Ule prane ne nji tavoline te rrumbullaket, ai mbante nji cigare vazhdimisht te ndezun – e qe nuk u shue deri sa u shue jeta e tij. Koken nalt por syte e ulun e ngjite mbi nji gazete amerikane mbi tryeze, i heshtun dhe i menduem. Roja amerikane me bani pershtypje, e ne nji cast kur u ba heshtja ne salle, e pyeta:


    2


    - Dr. Rugova, duket se gjendja e juej ashte mjaft kercenuese ne Kosove. Si e


    kaloni?


    Ai me shikoi, e tue vue doren e tij mbi gjunin tim u pergjegj:


    - Profesor, karshi dritares sime ne Prishtine gjindet nji koder…afer 500 metra larg.


    <>Aty ashte vendose nji top i artilerise serbe…me gryke drejt apartmentit tim…Ata presin… une punoj e pres…Profesor! Jetojme me litar ne gryke…!”



    <>Shikova perseri fetyren e tensionueme te Dr. Rugoves, dhe admirova qendrimin e tij te permbajtun para nji rreziku te ketill. Nuk tha asnji fjale te rande kunder serbeve, megjithe se ai ziente permbrenda nga deshprimi qe linde tek i pambrojtuni-viktime. Ai ishte i vendosun per nji politike aktive qe ai e shihte pa arme. Rezistenca aktive paqesore qe ai predikoi ishte forma konkrete e saj. “Nji lufte ne Kosove ashte nji katastrofe per shqiptaret … Serbet kane pushken dhe pushtetin,; na kemi te drejten dhe autoritetin…!”

    Dhe kjo ishte e padisktueshme. Mbrenda pese muejve ekzistence, Lidhja Demokratike e Kosoves qe ai dhe koleget e tij kishin themelue numronte afer 600.000 anetare, dhe afirmohej si njena nga levizjet ma efektive, dhe me ta forta ne ish boten komuniste, dhe pa dyshim levizja ma e madhe ne ish-Jugosllavine!



    Ma vone Dr. Rugova do te spjegonte: “Jemi para nji dileme: para terrorit milloshevi-qian: a duhet te terhiqemi qe ne fillim, ta denojme por mos te reagojme? Ashte ma efektive puna jone me e tejkalue kete situate tue e demaskue terrorin serb para botes se qytetnueme (ashtu si Gandhi qe perpiqej me turpenue Imperatorine Britanike para botes se qytetnueme per krimet koloniale ne Indi) e me fitue simpatine e botes si viktime e pafajshme qe refuzon dorezimin?”



    Pergjegja e pare e Dr. Rugoves u dha botenisht ne Washington,D.C. ne ate prill historik te 1990-s, dhe qe u njoh ma vone si “vija e Rugoves”: Jo agresionit, Jo shtypjes, Jo nenshtrimit, Jo dhunes si arme qendrese te patundun deri ne fitoren finale, te larget ndoshta, por te sigurt.



    <>Dr. Rugova refuzoi ti pergjigjej dhunes me dhune, gjakut me gjak, urrejtjes me urrejtje e hakmarrje ashtu si vepronte agresori serb. Ky ndryshim rranjesor e transformoi ate nga nji politikan i rendomte i dites, ne nji burre shteti qe hape shtigje te reja, ne toke te pa lavrueme. Keshtu flet sot Historia! Dy gazetare francez, M.Allaine dhe X.Galmiche shkruejne: “Kjo ishte rruga e ‘rezistences’ politike e civile e inspirueme nga nji intelektual i formuem ne shkollen qe refuzon dhunen, ne shkollen e universalitetit te te drejtave, dhe te demokracise”.


    Une e shikoj kete qendrim si shprehje e nji patriotizmi te ri e modern qe hidhte rranje ne trojet dardane. “Shqiptaret e Kosoves, pa dyshim populli ma i shtypun ne ish-Jugosllavine, kane linde si populli ma i lire!” (Antoine Garapon, gjykates frances)


    Ky patriotizem i ri kosovar perbuzete “rendin publik” dhe “qetesine” qe ofrojshin burgjet terroriste millosheviqiane, perjashtuese sistematike te vullnetit qytetar dhe te drejtave qytetare per pjesemarrje ne “shtet”. Ky patriotizem i ri ishte perbuzeja e nji qendrimi





    3


    <>imoral te papranueshem, i nji perspektive politike qe sakrifikonte te drejten e cdo individi me qene, e me jetue, i lire. Ky patriotizem i ri qe andrroi Ibrahim Rugova ishte i menduem mire e koshient, sepse duhej luftue forca e se keqes qe poshtenon ne menyren ma shtazore dinjitetin e qytetareve, sidomos te asaj pjese te pambrojtun te shoqenise qe vuen pa za, qe vajton e mbulon lotet me duer qe dridhen…! Atehere, rezistenca merr kuptimin e saj ma fisnik, ushqen shpirtent e te gjithe qenieve te revoltue-me, dhe linde frymen e solidaritetit gjithekosovar, sikur don me thane:” O vella, o moter! Une jam me ju! Ju jeni ne zemren time, ne mendjen time, si nji deshmitar i gjalle i mesazhit tuej ringjalles qe premton shpresen, shpresen e lirise per te gjithe njerezimin!”


    <>
    Megjithe “vrasjen kolektive te nji populli te heshtun’ (Christine Von Kohl), Dr.Rugova, arkitekt i rezistences aktive paqesore qe krijoi nji shoqeni te re shqiptare ne Kosove, dek-laronte, besnik i bindjeve te tia te thella: “Na garantojme se nuk do tekete hakmarrje; na nuk do ta lejojme!” Me kete, shkruejne dy gazetaret frances, “…populli i Kosoves ashte angazhue nga Ibrahim Rugova me adaptue vlerat politike dhe shpirtenore te Europes.”


    <>
    Nga ketu, tek thanja se nji Kosove e lire dhe e pavarun, dhe hymja e saj ne Europe

    qe ka qene per idealistin Ibrahim Rugova nji element i fatit shqiptar, ashte vetem nji hap. Ai punoi per kete hap historik, e studjoi ate, e perpunoi, dhe me nji konfidence te plote ne ta ardhmen e Kosoves, priti per momentin e duhun me realizue kete element te fatit shqiptar. Kjo ka qene andrra e tij qe ai e shihte si te pandame nga bindja ne idealizmin e politikes amerikane, orientim qe u ba shtylla e politikes kosovare. Stanley Hoffman i Universitetit Harvard do ta quente ma vone:”…rhe Mother Theresa aspect of the American diplomacy.” Per Ibrahim Rugoven ky qendrim politik u ba “an article of faith” i diplomacise kosovare. Dhe nuk u genjye!



    Me 3 shkurt 1994, Dr Ibrahim Rugova i Kosoves se shtypun takohej me Presidentin W.J.Clinton, ne Shtepine e Bardhe. Aty, ai kerkoi – i pari politikan i Kosoves – mbrojtjen nderkombetare te Kosoves per disa vjet me qellim qe te qetesohet situata, e njikohesisht te vendosen, e te forcohen, institucionet demokratike ne Kosove. Menjifjale, nji “trusteeship system” te perkoheshem. Ruejtja e popullsise kosovare nga masakrat serbe, ka qene, per Dr. Rugoven, gur themeltar dhe opsion pa alternative!


    *


    Ne prill te vitit 2000, pikerisht dhjete vjet mbas Deshmise para Kongresit ne Washington , D.C., vizitova Kosoven e lire, ne shoqeni te mikut tim Hajdar Bajraktari.


    Presidenti Rugova u tregue bujar e na ftoi per darke ne residencen e tij private. Ne ate familje, mikpritja e Zonjes Fana Rugova e bani darken edhe ma te kandeshme. Na shoqenonte, shoku i ngushte e besnik i Presidentit, Dr. Alush Gashi, nji intelektual me perspektive, keshilltar politik i Presidentit Rugova. Kolegu i im dhe une folem shtrue mbi pershtypjet tona per Kosoven. Presidenti ndigjonte ne heshtje e me kujdes, por dukej qartesisht i kenaqun dhe mjaft optimist. Here mbas here i referohej diteve te veshtira te praneveres 1999, kur ai dhe e gjithe familja u mbajten “peng” ne shtepi te vet nga policet serbe. Por une nuk diktova shenja urrejtje, as fryme hakmarrje ne thanjet e tia, sikur nuk deshironte me lejue te kaluemen e hidhun me helmue atmosferen e se tashmes, dhe aq ma shume damtimin e se ardhmes se Kosoves. “Kemi nevoje per gjithcka, na tha, sidomos


    4


    per rruge te mira…rruget jane arteriet e gjakut per trupin e Kosoves.” Ne dalje na tregoi koleksionin e mineraleve te Kosoves, per te cilin ai ishte mjaft krenar.





    Heren e fundit e pashe ne vitin 2004 gjate vizites se tij te fundit ne SHBA. Ne nji hotel te New Yorkut, e ne shoqeni te mikut tim pejan, Ramadan Gashi, e pershendeta me mall, dhe mjaft i shqetesuem per shendetin e tij te dobet. Edhe ai e priti mire kete takim. Tani ma nji personalitet politik me dimensione nderkombetare, ai e ndiente plotesisht barren e rande te fatit qe peshonte mbi shpatullat gjysem te kerrusuna te Presidentit te lodhun. Ate dite me dorezoi edhe “Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit” qe me kishte akordue me rastin e 125 vjetorit te asaj ngjarje historike. Une e falnderova!


    <>
    Gjate bisedimit koke-me-koke foli ma shume per problemiet e ndertimit te institucio-neve demokratike ne Kosove, dhe perhapjes se edukates demokratike ne mes te kosovare-ve. Dukej i eksituem, pak i shgenjyem, dhe tregonte shenja padurimi, qe une interpretova si rrjedhime te gjendjes tij shendetesore.



    U ndame me nji perqafim te ngrohte e te gjate, sikur e kuptuem te dy se ky do te ishte takimi yne i fundit. Sot, nji vjet mbaa vdekjes tij, mbaj akoma te fresket kujtimin e atij takimi, dhe rikujtoj me mallengjim, e respekt, njeriun dhe punen e tij madheshtore, mendimin e tij fisnik, e aktin e tij guximtar e parimor.


    <> Me humbjen e tij, Kosova ka humbe birin e saj qe ka munde vdekjen. Por, Kosova sot celebron edhe jeten e tij te pasun! Pushofte ne paqe te perhershme!





    Baldwin, New York


    me 21 janar 2007

    marre nga alb-shkenca.org
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #230
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    RUGOVA MEDITANS (Kritika letrare e Ibrahim Rugovës)


    Shkruan: Kujtim M. Shala

    1. Rugova meditans

    L. Poradeci e quante Gj. Fishtёn poet meditans dhe militans, pёr ta karakterizuar dyfish, nё dy fusha: tё mendimit e tё veprimit.
    Nё kёtё frymё, sintagma Rugova meditans, titull i tekstit tim, veçon I. Rugovёn mendimtar, nё fushё tё letrave shqipe, duke ditur se karakterizimi i dikurshёm i Lasgushit pёr Fishtёn, vlen po aq pёr Rugovёn, pёr mendimtarin e pёr prijёsin e shqiptarёve tё Kosovёs.
    Me pёrjashtim tё vjershave tё shkruara herёt, e gjithё vepra e Rugovёs ёshtё diskursive.
    Prapa Rugovёs meditans radhiten gjashtё tituj: Prekje lirike (1971), Kah teoria (1978), Strategjia e kuptimit (1980), Vepra e Bogdanit 1675-1685 (1982), Kahe dhe premisa tё kritikёs letrare shqiptare 1504-1983 (1986), Refuzimi estetik (1987).

    Libri i parё, Prekje lirike, krejt i veçantё, ёshtё ndёrtuar nga tekste kritike qё rikrijojnё tekstet e interpretuara, pёr tё identifikuar, nё shumё pika, kritikёn letrare me letёrsinё. Kёtu, mendimi ka ikur nga retorika e vet, pёr te retorika e figurёs dhe e diskursit poetik pёrgjithёsisht. Sa pёr tё eksplikuar mё tej: Rugova, kur shkruan pёr Lorkёn, bёn tё vetin diskursin e Lorkёs dhe e kryqёzon atё me emocionin e vet tё leximit; kur shkruan pёr Lasgushin, diskursin e Lasgushit e kështu me radhë.
    Diskursi i Rugovёs te ky libёr provon kritikёn letrare si vepёr letrare, si krijuese tё kuptimeve. Këtu Rugova ёshtё thellësisht subjektiv dhe subjektivizmi/subjektiviteti, i shpallur, i prekshёm, veti statutare/pёrcaktuese e diskursit tё tij.

    Te Kah teoria, Rugova, tash mendimtar me retorikёn e mendimtarit, definon e karakterizon kritikёn letrare dhe mendimin për letёrsinё, pasi ka definuar e karakterizuar letёrsinё. Duke qenё letёrsia njё differentia specifica, krijim, edhe kritika letrare, si disiplinё me objekt letёrsinё, ёshtё krijim, qё mban pёrbrenda kritikёn si kategori (mjet shqyrtimi).
    Objekti i dyfishtё: teoria e letёrsisё / teoria e kritikёs, Kah teoria e bёn libёr teorik/metakritik.
    Vetё titulli (Kah teoria) jep orientimin e autorit e tё diskursit: Teoria.

    Strategjia e kuptimit ёshtё libёr eseistik, kritik e teorizues. Duke iu referuar natyrёs sё trefishtё tё kёrkimit, autori ka strukturuar librin nё tri pjesё: I. Ese, II. Kritikё, III. Teori e poezisё shqipe.
    Objekt i pёrbashkёt i librit ёshtё Kuptimi, ndёrsa strukturimi teksteve shenjon dominimin e tipit tё kёrkimit nё secilёn nga pjesёt: sё pari diskursi eseistik, nё tё cilin hapet e problematizohet çёshtja; sё dyti leximet kritike, vlerёsuese; sё treti vёshtrimi teorik, nё tё cilin problemi preket/vёshtrohet nga disa anё, si fenomen, dhe insistohet nё argumentime mё konkrete.
    Vetё objekti themelor, Kuptimi, pёrpos qё krijon boshtin qё mban pjesёt e librit e tekstet qё bёjnё pjesёt, ka imponuar interpretimin semantik; njё produkt i “përkthimit” të modelit gjuhësor të N. Çomskit në model për kërkimet letrare.

    Ndërkaq, Vepra e Bogdanit 1675-1685 ёshtё monografi. Projekti themelor i Rugovёs nё kёrkimet letrare. Aty, zbulohet e lexohet teksti i Bogdanit, duke u fshirё distanca kohore: teksti i djeshёm ringjallet nё leximin e sotёm.
    Nga paraqitja e nga kёrkimi i gjenezёs sё veprёs sё Bogdanit, Rugova kalon te struktura e saj e tek interpetimi.
    Nё planin e metodёs, Vepra e Bogdanit 1675-1685, nё esencё, ёshtё njё kёrkim struktural/semiotik: lexim i tekstit si sistem kodesh/shenjash tё mbushura mesazhe/kuptime. Rugova analizon strukturat. Hap kodet, pёr t’i hapur kuptimet. Lexon shenjat, pёr ta hapur universin e librit.
    Nё fjalёn e mbajtur me rastin e shpalljes Doktor nderi (Honoris Causa) i Universitetit Parisi VIII, Sorbonё, Francё, mё 1996, Rugova e quante veten Nxёnёs tё vogёl tё Bartit tё madh. Nё aventurёn semiologjike te Vepra e Bogdanit 1675-1685 ai ёshtё Trashёgimtar i madh i Bartit tё madh.

    Te Kahe dhe premisa tё kritikёs letrare shqiptare 1504-1983 Rugova rishtas ka pёr objekt kritikёn letrare. Kёtu, teoria kthehet nё praktikё kёrkimi. Kahe dhe premisa... ёshtё njё tipologji teorike/historike, esencialisht pёrshkruese e komentuese, e kritikёs shqiptare; pёrshkrimet/komentet bёjnё qё tipologjia tё mos sforcohet.
    Duke qenё i pёrbёrё edhe nga njё Bibliografi e gjerё, e komentuar, e teksteve kritike, libri merr edhe status udhёzuesi nё fushёn e metakritikës. Ndërsa, metodiciteti i kërkimit e bën shumë të përdorshëm.

    Edhe pse ndёrmjet janё dy librat monografikё (Vepra e Bogdanit... e Kahe dhe premisa...), Refuzimi estetik vijon Strategjinё e kuptimit, qoftё nё planin e fushёs sё interpetimit, qoftё nё atё tё strukturimit. Refuzimi estetik pёrbёhet nga shkrime tё viteve 1980-1986 dhe pёr referencё/objekt themelor ka letёrsinё bashkёkohёse. Tё shkruara nё kohёn e botimit tё veprave qё kanё pёr objekt, tekstet e kёtij libri i dominon vlerёsimi. Rugova komunikon gjallё me veprat e me fenomenet dhe vlerёson nё tipin e avangardёs estetike, siç e pёrcakton vetё.
    Duke lexuar veprat e kohёs nёn vetёdijen mbi refuzimin estetik, Rugova provon vlerёn dhe funksonin e veçantё tё letёrsisё (si qenёsi pёrballё idesё e kёrkesёs pёr letёrsi nё funksion social: ideologjik, politik etj.).
    Rugova vlerёson autorёt bashkёkohorё dhe bashkёkohёsinё, gjithnjё duke patur vetёdijen pёr vёshtirёsitё e vlerёsimit tё parё, nё distancё tё vogёl ose nё mungesё distance. Procesualiteti ёshtё veti themelore e Strategjisё sё kuptimit dhe e Refuzimit estetik. Duke shmangur kurthet e procesualitetit, edhe pse vlerёsues i parё, Rugova ёshtё vlerёsues i thellё. Nё shumё kuptime, koha i dha tё drejtё, duke i bёrё vlerёsimet e tij pjesё të rëndësishme tё traditёs sё leximit dhe orientuese/determinuese të kërkimeve letrare. Vlerësimet e tij tashmë jetojnë edhe në vlerësimet e të tjerëve për librat e njëjtë.


    2. Teoria:
    Letërsia / Kërkimet

    Shkrimin diskursiv të Rugovës përherë e shoqëron vetëdija mbi letërsinë si differentia specifica (aktivitet krijues i veçantë). Në përputhje me objektin (letërsia), edhe kërkimi bëhet i veçantë, i brendshëm, me burim vetë letërsinë. Rugova, edhe kur pranon ndihmën e disiplinave të tjera për studimin e letërsisë, njeh për themelore shkencën letrare.
    Leximi i letërsisë si model i veçantë, i vetes, kur zbresim nga teoria tek empiria letrare shqipe, problematizohet vetiu, duke qenë e njohur natyra e thellë ideologjike e një pjese të madhe të saj, prandaj marria e funksioneve të jashtme, vënia në shërbim të ideologemave. Rugova kërkon e zbulon daljen relative nga kjo skemë te moderniteti shqiptar e, pёrfundimisht, te letërsia bashkëkohore e Kosovës. Letërsia në Shqipëri vijon të jetë fytyrë e ideologjisë, prandaj në funksion të saj.

    Koncepti pёr letërsinë si differentia specifica, në diskurs teorik, është shtruar, trajtuar e provuar te Letërisa si differentia specifica. Koncepti i tillë, me një pikëprerje me estetikën ontologjike/fenomenologjike, me pikëpamjen e Hegelit mbi statusin/funksionin e artit e me teorinë e J. Lotmanit mbi artin si informacion artistik, ndërtohet duke njohur empirikisht ndërrimin e statusit të letërsisë e tё arteve nga misionare, nëpёrmjet procesit të transformimit/diferencimit, në veprimtari krijuese. Duke gjykuar përbrenda letërsisë shqipe, diferencimi i tillё nënkupton fundin e letërsisë së mitit nacional dhe lindjen e letërsisë për vete. Ky transformim, në fushë të studimit, kërkon leximin e letërsisë si medium që nuk pasqyron, por që krijon botën e vet. Kjo shpie te kërkimi i modeleve letrare/tekstore, duke i njohur si të veçanta; si struktura që prodhojnë e mbajnë botën e veprës.
    Diferencimi i letërsisë dhe i arteve kushtëzohet e shoqërohet nga natyra e hapur e tyre. Duke pasur referencë të deklaruar teorinë estetike e semiotike të U. Ekos (Vepra e hapur), Rugova afrimon leximin/receptimin si zgjedhje të lirë të receptuesit. Vepra e hapur është produkt i poetikave të avangardës ose i poetikave personale jonormative; receptimi i saj esencializon receptuesin përkrah autorit/krijuesit. Vepra e hapur ndërton recepientin, duke e aktivizuar atë në principin e apertativitetit.
    Duke pranuar e afirmuar artin e recepientin e tillë, Rugova pranon e afirmon Individin, mendimin individual, përballë kolektivitetit. Kjo është shenjë e madhe, e përhershme, e modernitetit.

    Kritika letrare, në përgjithësimin teorik të Rugovës, është aktivitet që vë komunikimin e parë me veprën letrare. Ajo është tjetër nga Teoria, Historia e letërsisë dhe Estetika. Kritika rri ndërmjet Teorisë e Praktikës, Shkencës e Artit, dhe, së pari, ka karakter vlerësues. Realisht, ky është një tip i kritikës.
    Autori ynë niset nga etimologjia e fjalës kritikë, skicon historinë e konceptit kritikë, paraqet, komenton e vlerëson metodat e kërkimit, për të arritur përgjithësimet për kritikën letrare si disiplinë.
    Duke përgjithësuar lidhur me metodat e kërkimit, Rugova nënvizon ”dy baza metodologjike nga të cilat niset kritika letrare”: 1. vepra letrare produkt i jashtësisë dhe 2. vepra letrare produkt absolut artistik, d.m.th. vepra letrare si mimesis, vepra letrare si poiesis.

    Te teksti me titullin Mjeti kritikë Rugova diferencon pikëpamjen e vet mbi kritikën letrare (disiplinë), duke e definuar atë si krijm që aplikon kategorinë kritikë, e cila është formë e njohjes, proces/mjet. Aplikimi i drejtë i kategorisë, prodhon kritikën shkencore, mendon teoricieni ynë.
    Rugova mbron natyrën dyfishe të kritikës letrare: statusi njohës (gnoseologjik) dhe vlerësues (aksiologjik). Principi kritik përmbushet duke kaluar nga njohja te vlerësimi.

    Kritika letrare atribuon kuptimet. Çdo interpretim është një mundësi interpretimi. Kuptimi i prodhuar (vepra) dhe kuptimi i atribuuar (interpretimi) s´kanë si të përputhen në të gjitha pikat. Vepra hesht, Intereptimi bëhet zë i saj. Kritika moderne, duke njohur fiaskon e kritikës tradicionale në kërkimin ekskluziv të kuptimit të implikuar, bëhet atribuuese. Argumentimi i referohet atribuimit e jo kuptimit të implikuar. Argumentimi shpie te konceptet “që përfaqësojnë përvojën interpretuese dhe përvojën krijuese”. Pra, përvoja interpretuese del nga përvoja krijuese në procesin e atribuimit të argumentuar të kuptimeve.
    Atribuimi, në esencë, është produkt i leximit të gjuhës në planin e dytë (si konotacion) dhe i aktivizimit të strukturës së thellë të tekstit, i mbushjes së kësaj strukture me kuptime. Kritika, e kryqëzuar me semantikën, kërkon e interpreton fushën e konotimit tekstor.

    Jeta e kritikës është e barabartë me lirinë e kritikut, me shumësinë e kërkimeve. Rugova gjykon monizmin në kërkimet letrare, si skematizim që pamundëson individualitetin.
    Mjeti kritikë përgjithëson dijen mbi kritikën në e përtej kritikës letrare. Kritika (kategori) është karakterizuesja themelore e kërkimit letrar dhe e kërkimit të shkencave humane përgjithësisht.
    Të kritikosh, do të thotë të vësh në krizë. Vënia në krizë prodhon debatin. Debati siguron thyerjen e skemave, përjashton normativitetin final, shtyn dijet përpara. “Është e vërtetë shikuar në aspektin sociokulturor se kritika është treguesi më i mirë për stabilitetin e një shoqërie. Pra aty ku ka liri, ka edhe kritikë, e ku ka kritikë ka edhe liri. Dhe, shoqëritë e meset e ndryshme që janë të ndieshme ndaj kritikës, dëshmojnë se ende nuk janë të zhvilluara në frymën e tolerancës dhe kufizojnë me dogmatizmin. Prandaj duhet kuptuar njëherë e përgjithmonë se gjërat dhe çështjet e ndryshme duhet të shikohen në mënyrë më demokratike. Për ta përforcuar këtë po shprehemi me një mendim paradoksal të Roman Jaboksonit se, uniteti i shkencës, me këtë rast edhe i kritikës, qëndron në diversitet, e jo në pajtimësi siç qëndron uniteti politik, çfarë do të thotë se fusha e parë hulumton e kërkon, kurse fusha e dytë gjendet në veprim aktual, ku pajtimësia është e domosdoshme. Rezulton: nuk duhet të frikohemi nga mospajtimet e argumentuara në fushën e mendimit, sepse na pasurojnë, po të frikohemi nga pajtimet servile, që sjellin inkuadrimin e të paaftëve në fushën letrare e kulturore.”, konkludon Rugova te Strategjia e kuptimit.


    3. Kritika / Metakritika

    Kritika letrare e I. Rugovës, në pikat themelore, është aplikim i teorisë së tij për kritikën. Përgjithnjë, kritika e tij njeh objektin e vet si një differentia specifica.
    Duke shkruar, në pjesën më të madhe, për vepra të bashkëkohësisë, Rugova leximin e sotëm (kritikën) e mat me kohën sot. Leximi i parë (kritika) është hyrje e konditë në procesin e formulimit të teorive, ndaj kapërcimi i përhershëm i Rugovës te teorizimet, del krejt i natyrshëm: mbi rrjetin e kritikave për veprat e caktuara, fitohet diskursi që përgjithëson këtë rrjet. Domethënë, kritika, nё njё nivel tё caktuar, aplikon teorinë, ndërsa vetë hap rrugë për teorizime/përgjithësime mbi korpusin e teksteve të vlerësuara, për të synuar të bëhet instrument edhe vetë. Kёrkesa e Rugovёs pёr njё kritikё argumentuese, pёrkon me kёrkesёn pёr bashkëjetesë ndërmjet Kritikës e Poetikës; relacion në të cilin kritika aplikon principet e poetikës, bëhet diskurs argumentues.

    Te Strategjia e kuptimit dhe te Refuzimi estetik procesi që përshkruam përmbushet duke qenë objekt kërkimi një korpus tekstesh; te Vepra e Bogdanit 1675-1685 objekt është një vepër. Te kjo e fundit aplikohet/provohet teoria, ndërsa rezultatet e kërkimit përgjithësohen, për t’u parë të vlershme për letërsinë e tipit të veprës së Bogdanit.
    E thënë më ndryshe, Rugova aplikon e provon teorinë dhe nga praktika e kërkimit formulon pёrgjithёsime teorike. Vepra letrare bëhet objekt i teorisë e burim i përgjithёsimeve/formulimeve të reja teorike.
    Pjesën e dytë të librit Strategjia e kuptimit e përbëjnë kritikat recensioniste për poetët: A. Podrimja, Rr. Dedaj, B. Musliu, E. Basha, S. Hamiti etj. Kritika e tillë esencializon vlerësimin.
    Po ky tip kritike përbën edhe pjesën e dytë të librit Refuzimi estetik; vetëm se tash bëhen referencë edhe autorë të tjerë dhe, përpos poetë, edhe prozatorë.
    Vepra e Bogdanit 1675-1685 hyn në tipin e kritikës që kërkon provën; procedurë që karakterizon diskurset akademike. Zhanri përputhet me diskursin; kemi përpara një studim monografik. Por, Rugova provon se diskurset akademike s’jetojnë pa pasionin e kërkimit. Diskursi i Rugovës te Vepra e Bogdanit... është diskurs i dashuruar (R. Bart). Në këtë diskurs, Bogdani i ngjan Rugovës sa ky Bogdanit.
    Rugova rigjen kohën dhe modelin kulturor të veprës së Bogdanit, në shembullin e Kurtiusit, jep gjenetikën e veprës, duke paraqitur, përshkruar e duke sjellë informacione; analizon e interpreton tekstin në principin srukturalist/semiotik të R. Bartit.
    Vepra e Bogdanit analizohet si shfaqje e retorikës së Mesjetës, nëpërmjet një Retorike të strukturës. Ndërsa, interpretohet në principin e Semiologjisë së diskurstit. Lënda e Retorikës së vjetër është bërë objekt i Retorikës së re.

    Përfundimisht, format e kritikës letrare të I. Rugovës janë: recensioni e kritika introduktore, kritika procesuale, kritika eseistike e kritika akademike. Në varësi me formën, merr ngjyrё edhe diskursi i tij: forcohet ose reduktohet statusi vlerësues.

    Titulli Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983 përcakton objektin themelor dhe shtrirjen e kërkimit. Rugova ka përpara gjithë kritikën shqipe dhe bën objekt kahe e premisa të saj. Kahe ka kuptimin e orientimit, interesimit, ndërsa premisat janë pikënisjet teorike dhe rezultatet e kritikës. Duke gjykuar se ta interpretosh kritikën, do të thotë ta interpretosh letërsinë me ndërmjetësim, Rugova aplikon periodizimin e letërsisë shqipe tash në fushën e kritikës. Kështu, kahet themelore të kritikës vihen në kohë, ndërsa premisat kushtëzohen nga kahet.
    Koha e shpie kërkimin te kontekstet sociokulturore; kahet te fenomenet; premisat te shtrati teorik i fenomeneve.
    Përballë distinksionit, të pranuar, ndërmjet historisë së kritikës e teorisë së kritikës, Rugova kryqëzon këto principe e domene. Te studimi i tij, kërkimi diakronik identifikohet me sistematikën: leximi i teksteve sipas rendit kohor të shfaqjes.
    Te Kahe dhe premisa..., Rugova paraqet, përshkruan, karakterizon e komenton, d.m.th. pozicionohet, prandaj edhe vlerëson. Pozicionimet e tij, në rend të parë, janë karakterizime të mëtejme të objektit dhe rrallë shqiptohen mospranime, meqë ai lexon kritikën duke pasur parasysh modelin kulturor e sociokulturor të shfaqjes së saj. Që të eksplikohet më tej: Rugova nuk e gjykon kritikën e djeshme nga sot, ndërsa kur ka përpara kritikën bashkëkohore, redukton maksimalisht vlerësimin dhe përshkruan e karakterizon.
    Proceduralisht, kërkimi metakritik i Rugovës: paraqet, përshkruan, komenton, vlerëson dhe argumenton, gjithnjë duke pasur për burim tekstet-objekt dhe teorinë e kritikës (instrument).
    Kahe dhe premisa... është sprova më e gjerë e I. Rugovës dhe sprova më e gjerë metakritike në kërkimet shqipe. Ky libër është bërë referencë themelore në këtë fushë kërkimesh. Është një libër-model.


    4. Estetikë dhe Ideologji

    Diskursi eseistik/teorik i Rugovёs pёrherё prek çёshtje aktuale, tё ndieshme. Rugova ballafaqon pikёpamjet e kundёrta dhe vlerёson ato. Pozicionimet e tij përcillen nga argumente, tё cilat vetiu pёrfaqёsojnё pikёpamje autoriale, prandaj propozojnё zgjidhje. Pikёpamjet autoriale tё Rugovёs artikulohen duke u matur me referencat, me dijen mbi çёshtjen e diskutuar.
    Nё kёtё pikё, do t’u referohemi dy teksteve tё tij: Njё korrektor estetikoteorik (Kah teoria) dhe Refuzimi estetik (nga libri me po kёtё titull), nё tё cilёt Rugova rivё, mbron e afirmon distinksionin ndёrmjet Estetikёs e Ideologjisё/Politikёs. Ky ёshtё njё problem i moçёm e i ri, me fillesё te filozofia e Platonit dhe ajo e Aristotelit. Prapa emrit tё Platonit vihet estetika ideologjike, e artikuluar fuqishёm te Republika, ndёrsa prapa emrit tё Aristotelit estetika ontologjike. Estetika ideologjike e zhvendos objektin estetik nё fushё tё sociales dhe të ideologjisё; studimet sociologjike/sociologjizuese e ideologjike/ideologjizuese tё artit.
    Estetikёn ideologjike Rugova e sheh tё shtrirё nga Antika te shek. XX, te Sartri e Lukaçi. Kёrkesё e pёrhershme e saj ёshtё vёnia e artit/letёrsisё nё funksion social/ideologjik/politik. Kjo ёshtё kёrkesa pёr art/letërsi tё angazhuar, e skematizuar fundёsisht te letërsia e realizmit socialist. Letërsia e realizmit socialist, si teoria/kanoni i saj, ёshtё produkt i ideologjisё, ndaj vihet nё funksion tё ideologjisё. Letёrsia e tillё e humbet funksionin estetik.
    Estetika ideologjike e realizmit socialist, duke e thjeshtёzuar skemёn fundësisht, kanonizoi tipologjinё bardh e zi: nё njё anё “letёrsia pёrparimtare”, nё tjetrёn “letёrsia reaksionare”. Rugova vihet pёrballё skemёs sё tillё, duke njohur autonominё e qenёsisё e tё objektit estetik. Kёshtu ai shtyhet tek estetika ontologjike.
    Konturat e estetikёs ontologjike i dha Aristoteli, duke ndarё tё bukurёn (estetika, arti) nga e mira (etika). Estetika ontologjike njeh objektin estetik, aktin estetik dhe efektin estetik (si produkt tё tyre). Atributi i pёrsёritur (estetik) pas objektit, aktit e efektit shenjon domenin (estetika), natyrёn/funksionin e artit dhe refuzon ideologjinё. Refuzimi i tillё ёshtё shtruar e trajtuar sёrish, mё gjerёsisht e mё thellё, tek eseja e njohur Refuzimi estetik.

    “Refuzim do tё thotё tё mos pranosh, tё mos pranosh atё qё tё imponohet, e kjo varet nga qёndrimi personal dhe nga ia i pёrgjithshёm”. Kjo ёshtё fjalia e parё e esesё Refuzimi estetik; njё pёrkufizim/konkluzion dhe njё çelёs pёr ta lexuar tekstin. Refuzimi ёshtё alternativё e pranimit, vёnё pёrballё imponimit, i cili prek të gjitha sferat e jetёs sё njeriut.
    Letёrsia, si artet, ёshtё sistem autonom. Autonomia e tillё sigurohet nga refuzimi estetik, i cili buron nga vetё kjo autonomi. Ndёrsa, autonomia bëhet e mundur nga qenёsia estetike e veprёs letrare.
    Refuzimi estetik, tradicionalisht, realizohet me kategori tё brendshme, si: satira, sarkazma, grotesku etj. Kategoritё e tilla konstituojnё atё që do ta quaja Estetikё tё refuzimit.
    Qenёsia estetike mban letёrsinё gjallё, funksionale dhe me ndikim jetёgjatё pёrballё politikёs, shtetit e pushtetit. Refuzimi estetik ёshtё manifestim i brendshёm i kёsaj qenёsie, përballë jashtësisë përplot imponime.
    Rugova skicon raportin politika - letёrsia nё kohё tё ndryshme, pёr tё arritur te konkluza se ato përherë janё “dy fusha tё kundёrta, tё ndara”. Politika do ta kufizojё e ta kontrollojё letёrsinё, ndёrsa kjo e refuzon, pёr tё jetuar mё gjatё se politika. Politika lidhet me njё kohё; letёrsia shkon pёrtej kohёs sё shfaqjes dhe jeton e ndikon nё pёrputhje me mjaftueshmёrinё/manifestimin e qenёsisё estetike.
    Politika ёshtё veprimtari pragmatike. Letёrsia ёshtё qenie estetike.
    Politika mund tё zhvillojё diskurs represiv nё relacion me letёrsinё. Letёrsia mbrohet e ekziston nё vete nёpёrmjet refuzimit estetik.


    5. Shekulli i Ibrahim Rugovës

    I. Rugova ёshtё njё nga themeluesit e kritikёs letrare moderne nё Kosovё. Megjithatë, Rugova mbetet figurё me tё cilёn, mё shumё se njё shkollё e kritikёs, identifikohet një mënyrë e të menduarit, njё model/qark kulturor: Prishtina e viteve ’70-tё tё shek. XX. Qarku kulturor i Prishtinës ka modelin e vet letrar, tё pёrfaqёsuar fuqishёm nga A. Pashku, A. Podrimja, Z. Rrahmani etj.; modelin kritik, me autoritet themelor S. Hamitin. Rugova bёn bashkё e pёrfaqёson kёto modele, nё cilёsinё e mendimtarit, ndaj fjala pёr Rugovёn ёshtё fjalё pёr ikonën e qarkut.
    Ky qark tashmё ka krijuar trashёgiminё e vet nё fushё tё krijimit e tё mendimit.

    Brezi i Rugovёs, pёrballё ideologjisё mbi literaturёn, krijoi ideologjinё e literaturёs; mendimin qё buron nga literatura e qё provё e ka vetё atë.
    Çelësi për ta lexuar Rugovën përballë kritikës së kohës është libri Prekje lirike. Ky libër refuzon leximin e jashtëm/sociologjizues/ideologjizues, dominant në kulturën letrare shqipe, dhe provon fuqishëm kritikën si rikrijim të veprës letrare. Aty, normën e leximit e përcakton estetika e tekstit letrar e jo skemat sociale. Veprën e prodhon diskursi letrar; ajo përmbush këtë diskurs, duke qenë një shfaqje konkrete e tij, dhe asnjë strukturë tjetër.
    Prekje lirike, një titull figurë në ballë të një libri diskursiv. Prekja është figura e komunikimit; lirike është atributi që shenjon komunikimin subjektiv, të butë (lirik) me tekstin letrar. Për të dalë nga paradoksi, këtë titull do të duhej ta lexonim si shenjues të diskursivitetit të relativizuar, të kryqëzuar me diskursin letrar e shpesh të tretur në këtë diskurs. Prekje lirike është figura e komunikimit me tekstin në mungesë distance. Subjektivizmi shpallet “ideologji” e interpretimit.
    E përbërë nga lexime krejt personale, Prekje lirike është kritikë letrare e një poeti. Subjekti është hapur plotësisht përpara teksteve, për t’i hapur ato. Çdo shenjë e tekstit, qoftë emocioni, qoftë retorika, qoftë interpretimi, ruan e reflekton natyrën e subjektit.
    Diskursi i Rugovës, duke relativizuar kufirin ndërmjet tekstit letrar e tekstit diskursiv, provon diskursin letrar si amëz të metadiskurseve.
    Prekje lirike mban tekstet me të cilat Rugova hyri në botën e komunikimeve letrare, duke qenë krejt i hapur. U bë sistematik te Kah teoria e tutje. Ai nisi jetën në letërsi si Krijues, e vijoi si Rikrijues dhe e mbylli si Klasifikues/Sistematizues.

    Duke karakterizuar pёrfundimisht:
    Rugova teorizon e propozon studimin e specializuar tё letёrsisё.
    Diskurin e tij e shoqёron pёrherё njё fill përgjithësues, prandaj universalizues.
    Tё gjitha trajtat e kritikёs letrare vihen nё funksion tё njohjes e tё vlerёsimit tё veprёs letrare. Rezultatet e kёrkimit, nga kёtu, mundёsojnё diskursin teorik/pёrgjithёsues. Kjo ilustron kёrkesёn e pёrhershme tё Rugovёs pёr t’u marrё me fenomenet.
    Në diskursin e pastër kritik, Rugova kërkon stukturat, pastaj interpreton, në fund vlerëson.

    Vepra e I. Rugovёs ёshtё njё nga trashёgimitё e mёdha tё modernitetit shqiptar. Duke reflektuar veten pёrtej kohёs sё shfaqjes, vazhdon tё jetё njё determinuese e gjallё e kёrkimeve letrare te ne.
    Ajo ruan e reflekton frymёn e mendimtarit e të njeriut Ibrahim Rugova. Reflekton natyrën e hapur të Njeriut dhe asketizmin e thellë të Mendimtarit.
    Vepra është shenjë ideale e identitetit. Një idealitet i obejktivuar. Ajo mban gjallë Autorin; pse jo edhe Njeriun.
    Vepra e Rugovës tashmë po bëhet objekt studimi. Kjo është edhe një shenjë se ajo po shndërrohet në vepër klasike. Vetëm veprat e tilla mbeten gjallë.
    Një vepër klasike më s’mund quhet Zbulim, por Vlerë, Identitet.
    Unë, sot, vetëmsa po tërheq vëmendjen: Jetojmë në Shekullin e Ibrahim Rugovës.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  11. #231
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    RUGOVA NË DY PAMJE


    Shkruan: Kujtim M. Shala

    Formulimi Rugova në dy pamje u referohet dy nyjave mbretërore të jetës së Ibrahim Rugovës: Letërsia e Veprimtaria. Janë këto dy pamje/faqe të një fytyre, dy pamje të një jete, dy pamje të një vepre. E para, thellësisht kulturore, mbetet nën shenjën e Rugovës meditans; e dyta, kulturë, veprim e trashëgimi politike bashkë, ka shenjën e Rugovës militans, shenjën e Prijësit të madh të Kosovës. Si një e tërë, këto pamje japin Rugovën meditans et militans.



    1. Rugova meditans

    I. Rugova ka nisur jetën letrare si Krijues, e ka vazhduar si Rikrijues dhe e ka mbyllur si Klasifikues/Sistematizues.
    Ky përgjithësim u referohet shenjave themelore të diskursit të Rugovës: së pari fiksioni; së dyti diskursi i hapur; së fundi diskursi konceptual. Kjo është rruga që nis me pasionin, vijon me gjetjen/leximin e autorëve të dashur dhe mbyllet me krijimin e sistemit vetanak, tashmë në shkallë të lartë konceptualiteti. Tipi i parë i diskursit nënkupton vjershat e tij të hershme. Tipi i dytë kritikën letrare, sidomos diskursin e hapur të librit Prekje lirike. Tipi i tretë identifikohet me punën në fushë të teorisë letrare e të sistematizimit tipologjik të mendimit teorik/kritik shqiptar.
    E artikuluar edhe më ndryshe, kjo është rruga e kapërcimit nga diskursi (fiksional) te diskursiviteti.

    Prekje lirike (1971) është libri që hap rrugën për ta lexuar gjithë veprën e Rugovës. Diskursi i Rugovës aty pothuajse barazohet me fiksionin. Idetë autoriale gjenden e projektohen tek autorë të tjerë, pak për të ikur nga artikulimet eksplicite/definitive të ideve (idelogemës) e më shumë për të sprovuar e provuar kritikën letrare si një shkallë/fytyrë të letërsisë, përherë të lidhur e të kushtëzuar fuqishëm nga Subjekti kërkues.
    Tekstet e këtij libri janë përplot me citate, vargje e tërësi teksore të autorëve të lexuar, që prishin kufijtë ndërmjet diskursit e diskursit të rikrijuar. Aty dialogojnë kërkuesi e krijuesi, duke pranuar si kohë dialogu kohën e kërkuesit. Gjithë ç’japin tekstet e djeshme sot, bëhet shenjë për vlerën e gjallë të tekstit letrar (larg dokumentit) ose, siç Rugova e quan, shenjë e vlerësisë së tekstit, e vlerës që zgjat, që i bashkohet traditës, që krijon traditë. Vlerësia, në parimin që përshkon më vonë gjithë interpretimin e veprës së P. Bogdanit nga ana e Rugovës, bën që teksti ta ruajë ideologjinë e vet, të kohës së shfaqjes, pa dashur ta aktivizojë sot. Ky mosaktivizim neutralizon edhe ideologjitë e secilës kohë, bashkëkohëse të leximit. Teksti letrar jeton i gjallë, i ringjallur në lexim, dhe rri përballë dokumentit, për të ofruar një njohje tjetër të jetës e të botës, prandaj një pamje tjetër të tyre.
    Kah teoria (1978) teston diskursin e Rugovës në tehun e hollë të kapërcimit nga eseja te sistematika teorike. Tash, shkrimi braktis figurën letrare dhe gjen ligjëratën konceptuale. Rugova shqyrton çështje të djeshme, të sotme, të përhershmë të letërsisë, nga natyra e saj te dija/disiplina/aparatura që studion atë. Diskursi i Rugovës te ky libër është problematizues. Zgjidhjet që jep ai janë të hapura, ndaj principi i vlerësisë mbulon fuqishëm këtë libër. Univrsaliteti i çështjeve të problematizuara/të trajtura merr një zgjidhje dhe kërkon të tjera.
    Strukturalisht, Rugova kalon nga definimi i letërsisë, te definimi i disiplinës që studion atë, pastaj kthehet te letërsia shqipe. Kështu, dija universale e kërkimit gjen një letërsi të veçantë.
    Nëse te Prekje lirike Rugova vetëm sa diferencohej nga fiksioni total, këtu ecën drejt shenjave të një sistemi: nga kah teoria te teoria. Ky sistem nënkupton veprat e tjera diskursive të Rugovës, me objekt të parë letërsinë shqipe: tekste, autorë e fenomene.
    Strategjia e kuptimit (1980) shtron e provon procedurat e interpretimit të tekstit, duke kërkuar kuptimet, domethëniet. Rugova ka riformuluar e ka aplikuar principin lingusitik të N. Çomskit në princip për interpretimin e tekstit letrar. Strategjia e kuptimit njeh diskurin eseistik, kritik e teorik. Që të tre kanë një objekt: kuptimin, i cili te diskursi i parë hapet e problematizohet si çështje, tek i dyti kërkohet si manifestim te tekste e autorë të caktuar, tek i treti merr statusin e një fenomeni, ndaj bëhet objekt i abstrakimit teorik, të shoqëruar nga argumentime.
    Me një fjalë, ky libër shtron e aplikon kërkimin semantik. Aplikimi më lucid e më i fuqishëm nënkupton tekstet në të cilat Rugova interpreton autorët bashkëkohës, në leximin e parë, që gjithnjë është më i vështiri. Rugova shpëton nga grackat e procesualitetit duke analizuar tekstin. Sa herë nuk bën pa vlerësimet direkte, ai kualifikon duke pasur për bazë rezulatet e analizës.
    I ngjashëm në strukturë e në pretendime me Strategjinë e kuptimit është edhe Refuzimi estetik (1987); një libër që vijon atë. Ky libër ka për objekt letërsinë bashkëkohëse të autorit dhe rritet në komunikmin e gjallë me tekstet. Librin e dominon vlerësimi për vepra e fenomene. Gjithë librin e përshkon vetëdija mbi refuzimin estetik, si proces që siguron qenësinë e letërsisë, duke buruar nga vetë kjo qenësi. Letërsia është tjetër nga fusha e ideve, e ideologemave, e politikës, ndaj funksioni i saj është i ndryshëm. Rugova kërkon e do letërsinë si sistem autonom, si ekzistencë që refuzon estetikisht hyrjen në shërbim.
    Si te Strategjia e kuptimit, te Refuzimi estetik Rugova kërkon strukturat, interpreton, pastaj vlerëson.
    Vepra e Bogdanit 1675-1685 (1982), kryevepra e Rugovës, shenjon shkallë të lartë të diskursit konceptual. Kjo ngjet meqë objekti i kërkimit është konceptual. Rugova kërkon/analizon e interpreton sistemin filozofik/teologjik të Bogdanit një herë në shtratin e dijes që e ka prodhuar veprën, pastaj në qarkun e veprave me tema univesale, në qarkun e veprave gjithnjë moderne, do të thotë të përjetshme.
    Rugova së pari ndërton Gjenetikën e veprës, pastaj Poetikën/Analitikën e saj. Në fazën e parë kërkon dokumentin filologjik; në të dytën tekstin e gjallë përherë.
    Pjesë themelore e studimit të Rugovës është Analitika e veprës, një analizë e interpetim struktural/semiotik, që buron sa nga teksti i Bogdanit, aq sa nga teoritë moderne të kërkimit, saktësisht nga modeli strukturalist/semiotik i R. Bartit. Në leximin e Rugovës, teksti i Bogdanit ringjallet, për ta provuar Bogdanin bashkëkohës. Këtë e mundëson jo vetëm metoda e kërkimit, por, në radhë të parë, moderniteti i veprës klasike të Bogdanit, universalieti i çështjeve që shtrohen e zgjidhen, në rrugën e përjetshme të zgjidhjeve të hapura.
    Rugova ndjek e interpreton Bogdanin në tri pika/nyja themelore: Praktika filozofike, Praktika teorike-letrare e Praktika poetike. Që të tri fushat janë pjesë të një sistemi; që të tri fushat provojnë të vërtetat e njëjta në trajta të ndryshme, ndaj nuk vihen në shërbim të njëra-tjetrës, por në shërbim të sistemit të argumentimit të së vërtetave që kërkon e plason Bogdani.
    Bogdani unversal, ndaj bashkëkohës, është autori që do Rugova; derisa e di që edhe Bogdani e do atë, i ngjan atij. Duket paradoksale, por jo edhe për adhuruesit e H. L. Borhesit, të cilët e dinë që gjyshërit u ngjajnë nipërve dhe jeta letërsisë. Për të dalë nga figura, ky koncept u referohet çështjeve e temave universale, tejkohësia e të cilave bën që të vijnë para e prapa, më saktësisht t’i nënshtrohen principit/procesit të fotologjisë derridiane. Është ky proces që temat e Bogdanit i nxjerr nga skolastika dhe i rihap për ne ndryshe dhe si tema të ndryshuara, të transformuara. Diskursi i Bogdani prodhon dhe jeton në diskurset që vijnë prapa.
    Për nga manifestimi formal i kërkimit të së vërtetave, vepra e Bogdanit analizohet si manifsstim i sistemit argumentues të retorikës së Mesjetës.
    Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983 (1986) është një tipologji teorike/historike e kritikës shqipe; jep një dimension të metapoetikës historike shqipe. Siç e shenjon edhe vetë titulli i librit, Rugova kërkon orientimet (kahe) themelore dhe pikënisjet (premisa) teorike të kritikës shqipe. Në këtë ecje, teoria e kritikës është kthyer në praktikë kërkimi. Rugova bashkon teorinë e historinë e kritikës, për të studiuar kahet e premisat në kohë, në principin e poetikës historike.
    Diskursi i Rugovës te ky libër është sistematizues. Ai së pari paraqet, pastaj përshkruan, më tej karakterizon e komenton, së fundi vlerëson. Në secilin nivel diskursiv, Kahe dhe premisa… është libër sistematizues.
    Kërkimi shoqërohet nga një Bibliografi me komente. Edhe në këtë nivel, Rugova paraqet e karakterizon. Bibliografia bëhet një tip ilustrimi/argumentimi i kërkimit, i rezultateve, në fillin e përhershëm argumentues të tekstit të Rugovës.


    2. Rugova militans
    (Retorika e shoqërimit)

    Mendimi dhe Veprimi janë dy nyjat e jetës së Rugovës. Edhe pse në fushë pragamatike, Rugova, së pari, është politikan meditans; ai është prijës, pra krijues, ideolog. Siç krijoi një model kulturor, Rugova krijoi një model politik, me parabazë humanitetin e thellë, fillin nacional të ideve dhe me kërkesë-bosht pavarësinë e Kosovës. Mendimtari Rugova, tash ideologu Rugova, ndërton e fuqizon diskursin veprues: fjala projektuese/përcaktuese e veprimit, fjala si veprim. (Vetiu, ky diskurs prodhon veprimin.) Rugova krijoi e zhvilloi diskursin për Shtetin/Republikën e Kosovës dhe ky diskurs bëri Shtetin/Republikën e Kosovës në dekadën e fundit të shek. XX. Jeta politike e Rugovës identifikohet me diskursin projektues (ideologjia) e me veprimin politik (pragmatika).
    Kapërcimi nga Poetika te Politika, është kapërcim nga fusha e ideve te veprimi. Ndërmjet tyre prerja është e ashpër. Rugova ka relativizuar këtë prerje, jo duke e vënë njërën fushë në shërbim të tjetrës, por duke zbutur e përqendruar diskursin e të dytës (Politika) në shembullin e të parës (Poetika). Kështu, modeli politik, sjellja politike, komunikimi politik i Rugovës, ka rrënjët te sjellja e te komunikimi kulturor. Të rikujtojmë edhe një të dhënë: Rugova u bë prijës, duke qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ideologjia rugoviane ka shenjën e filozofisë rugoviane të lirisë e të shtetit.
    Kush s’e kujton diskursin e tij, fjalinë e përqendruar, pothuajse formulative, mendimin e hapur? Secili ka jetuar retorikën e tij të shoqërimit, secili ka parë veten të gjallë në atë retorikë, secili ka folur me gojën e Rugovës, sepse ai ka folur me gojën e secilit. Krejt e pritshme, meqë Rugova kurrë s’e njohu retorikën si bindje, as si përjashtim, por bindjen (e nënkuptuar, marrëveshjen, kontratën, bashkëfajësinë retorike, besimin e përbashkët) si retorikë.
    Diskursi politik i Rugovës është karakterizues, substancial dhe asnjëherë përjashtues. Këto veti ruajti ai pavarësisht rrethanës, edhe atëherë kur Kosova u shty në zgripc të ekzistencës. Rugova mundi egërsinë me maturinë e butësinë e tij; përjashtimin me natyrën e hapur, me projektin e diskursin që bashkojnë.
    Krejt e pritshme: Ai ishte Krijuesi e Prijësi Krijues…


    3. Vepra e trashëgimia

    Diskursi i Rugovës, me amëz çështjet që shtron e zgjidh, tashmë po kalon në diskurs-prodhues intensiv. Diskurset e tilla shpejt bëhen klasike dhe gjithnjë mbeten moderne, duke u shtrirë në diskurse të tjera, në rrjetin që prodhojnë vetë.
    Diskurset e tilla kanë karakter determinues, krijojnë traditën në principin e vlerësisë.
    Vepra letrare e Rugovës është mbyllur; procesi, që ka burim këtë vepër, është i hapur, i gjallë.
    Ne, sot, këtu, vetëm sa po provojmë këtë, duke hyrë me mall në rrjetin rugovian të diskursit, të frymës e të dijes.
    Kur kohën tonë kam quajtur Shekull të Ibrahim Rugovës, kam pasur parasysh një empiri e një projeksion. Kjo figurë, e lexuar si Empiri, thotë: I. Rugova është shenja identifikuese e shekullit të Kosovës, njeriu që ndërtoi një model kulturor, figura më e madhe e historisë së re të Kosovës, ikona e saj. Ndërsa, projeksioni merr krahët e ëndrrës: Të jetojmë sa më gjatë në Shekullin e Ibrahim Rugovës, për të qenë vetja, të vetes. Rugova këtë do ta quante Vlerësi.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  12. #232
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    VLERESIMI I DREJTE PER NJERIUN,ESHTE PASQYRA E KULTURES PERSONALE DHE KOLEKTIVE, ESHTE SHENJA E PARE E QYTETRIMIT

    Per te vleresuar cdo njeri ne pergjithesi dhe personalitete te shquara ne vecanti sic eshte ne rastin konkret personaliteti i Presedentit te Pare te popullit te Kosoves duhet te kemi kritere plotesisht neutrale.Te trajtojme personalitetin si nje qenje shumedimenzionale dhe mos ti perziejm dhe bejme pershesh segmente te ndryeshme te personalitetit ne vende kur trajtohet nje segment krejt tjeter i po te njejtit personalitet...
    Ketu ne "forum"..por edhe ne jeten e perditshme flet njeriu yne per figura te politikes dhe kultures shqiptare ne pergjithesi sikur te ishin njerezit me te pa merite kombetare dhe njerezit me te pa vlere si qenje njerezore..dhe kush flet duhet te jete i vetedijshem se epitetet, fyerjet qe ia bejme ne njeri tjetrit ne pergjithesi dhe emrat dhe fyerjet qe u bejme personaliteteve publike ne vecanti na takojne neve dhe jo atyre se keshtu e thote qytetrimi ,keshtu e thote kultura e pergjithshme dhe ajo kombetare...se nje njeri me kulture te pergjithshme dhe pjekuri kombetare as qe i shkon nder mend e jo me publikisht te fyej njeres qe edhe prej ne varr bejne me shume se folesit ne kete forum..tipa qe fyejne vetem dhe moto kane urrejtjen per njeriun e vet,per vetveten.....
    .................................................. .................................................. .......................
    Qe ti njohim vetvetes rrenjet, dhe kontinuitetin qe ne themi...lashtesine...bujarine qe ne e perdorim ne fjale boshe dhe aq shume e kemi zbehe ne realitet qe nuk dihet a flitet per shqiptare ose per se di c'ka ..kur ne realitet bejme krejtesisht te kunderten nga ajo qe hiqemi qe jemi....
    Une nuk dua ta zgjas shume , por u nxita te shkruaj ketu ne kete teme ku trajtohet nje personalitet qe ka merita te medha per vendin e vet..per popullin e vet...dhe ketu une nuk jam historian as politikan por, kur eshte ceshtja e vleresimit neutral dhe e vleresimit kombetare jam ekspert dhe s'ia kam nevojen kujt per aprovim sado prepotent qe te tingelloj me keto fjale....interesi im eshte e verteta dhe jo asnje interes personal i asnje natyre.
    Interesi im eshte populli im qe hiqet i beses, bujare, fisnik...ashtu te behet edhe ne realitet dhe jo vetem me fjalamani..dhe me vetlavdrim...Hapi i pare per nje rruge te gjate te qytetrimit dhe fisnikrimit kombetare eshte njohja e vetvetes...mirenjohja e vlerave kombetare..dhe mbi te gjitha mirenjohja per njeriun per personalitetet kombetare...per ata qe kane bere me shume se ne edhe kur edhe s'kane bere gje...dhe per ata qe bejne me shume se ne edhe kur s'jane me.....
    Tash me dy fjale te tjera,c'eshte trajtuar e perzier ketu?
    I ndjeri Presedenti i Pare I Kosoves ishte gjak shqiptari,ne themel te Kosoves kishte gjakun e Babes dhe fisit te vet, Ishte shkrimtar qe shkroi per personalitete qe jane ne themel te kultures shqiptare,ishte intelektual dhe aktivist ,Ishte ligjerues, ishte vella , mik , burre dhe Baba...ishte NJERI.....perpara se te jete politikan per nje periudhe te shkurter te biografise se vete te gjate.....Dhe kete "politikan"..e permend kushtimisht ne fund qe te shohi lexuesi i cmuar dhe i interesuar per te verteten...se cili segment i personalitetit Rugova cenohet dhe nencmohet,fyhet...Ka ketu shume shkrime as qe kane dy kritere elementare qe siperfaqsisht njerez duken qe deri ne fund as abetaren nuk e kane lexuar dhe merren me vleresime sikur te ishin nje institucion i tere......Personalisht per aspektin intelektual qe ai e ka bere publik une ia njoh dhe e vleresoj ...per aspektin politik sigurisht qe opinioni im eshte personal ne raste une nuk jam pajtuar me qendrimin e Presidentit...por, une nuk jam edhe politikan ..dhe ne shumicen absolute te periudhes qe qe si politikan une kame admiruar urtesine dhe gjakftohtesine qe ka mbajtur ,ka reflektuar urtesi..maturi...tek shqiptaret kjo eshte e rralle dhe duhet vleresuar.....gjithsesi ka pas me shume sukses ne nje rruge qe zgjodhi se sa edhe 100 vite lufte..dhe kjo me plot bindje si te duash ta analizosh prej pikveshtrimit te athershem ose ne retrospektive....internacionalizimi i ceshtjes eshte thelbi i zgjidhjes se ceshtjes..se ne fakt cdo respekt per te gjithe qe luftuan por edhe sikur ta marrish Kosoven ,bashkesia nderkombetare duhet ta perligj..ta njohi sic nuk ja njohu serbise se ne fakt ishin me te forte ne ate periudhe dhe thuajse e c'popullzuan Kosoven nga shqiptaret.....
    Segmentet tjera te jetes dhe personalitetit te Rugoves qe une i kam permendur me lart , ka kush ti vleresoje..jo ne....
    .................................................. .................................................. .......................
    Dhe po te kish bere ndonje gabim ne jete dhe politike gjate gjithe jetes dhe ne njerin nga segment e personalitetit.qe eshte gje normale te thuash per c'do njeri pa perjashtim..nuk gabojne vetem ata qe veshtrojne gabiomet e te tjerve dhe s'bejne gje....por edhe kur te ishin bere gabime...do te faleshin menjehere dhe as qe do te permendeshin bile po te ishim ne te qytetruar dhe duke llogaritur biografine dhe kontributin kombetare qe Ai ka dhuruar ne themel te shtetit te Ri te Kosoves.....

    Tash akuza me rende qe i behet Presidentit eshte :"Pse nuk shkoi qe te vizitoje varrin e Kryekomandantit Adem Jasharit"....?

    Kjo nuk eshte dhe aq siperfaqesore sa duket per syrin tone...dhe une do te marr guxim te them mendimin tim....
    Perse nuk e ka bere kete e di vetem Ai dhe ndoshta bashke me Ademin e dine te verteten , ose edhe ndonje tjeter...dhe ne qe nuk i dijme raportet ne mes tyre..raportet personale pa marre parasyshe se te Dy figura publike, kombetare..raportet e tyre personale ne nuk i dime ..te pakten une nuk i di..

    Tash mendimi imne personalisht mendoj se kryetari i Kosoves duhet te mundi vetveten dhe te shkoje dhe te perkulet tek varri i Komandantit,edhe sikur te kene mospajtime, per ate fisnikeri te popullit tim une shkruaj sot ketu...duhet per nje ceshtje te pergjithshme ..per nje gjak te derdhur te tejkalohet vetvetja, egoja ......keshtu une mendoj dhe bile per kete une jam i bindur se si duhet te jete ne boten e qytetruar.....dhe une nuk e akuzoj se nuk i di rrethanat..dhe bota reale eshte pak me ndryshe se sa ajo ideale qe une kerkoj...
    Por,ky eshte mendimi im per cdo President te Kosoves:..Inagurimi i Presidentit fillon ne Drenice tek Varri I Komandantit Adem Jashari dhe perkulja dhe kurora per per gjakun fisnik te derdhur ....Dhe keshtu bile e nisi Presidenti i socem i Kosoves...Z. Fatmir Sejdiu me viziten ne Drenice ,tek Memoriali I Jasharajve menjehere sa u zgjodh kryetar...e beri ate se e ka ne zemer popullin e vet dhe perkulet perpara gjakut te shtrenjte te popullit te vet..kete duhet ta respektoj Populli i Kosoves , mos te kerkoje dobesi vetem tek njerzit e vet por te respektoje vlerat...Te lumt President Fatmir Sejdiu..bashkepuntori nder me te ngushtit e Presidentit Rugova..dhe i perkulur tek Gjaku i Komandantit Adem Jashari ,i perkulur tek Gjaku i Popullit te vet.( dhe sot tek ky President mos kerkoni vetem dobesite...se njeriu sheh vetem ate qe don..shihni anet pozitive...dhe vleresoni pa tendenca...)
    .................................................. .................................................. ...........................
    Kur vdiq Presidenti Ibrahim Rugova ,mua me ra keq me gjthe zemer dhe nuk kishte edhe shume rendesi ne me pelqente mua apo jo politika qe ai udhehiqte...kjo s'kishte rendesi fare...dhimbja ishte e vertete...dhe thash mos valle duhet te vdesi qe te mirnjihet puna dhe perkushtimi atdhetar....eshte kjo tradite shqiptare tash me e njohur,tek ne s'ka madheshti per se gjalli ..vetem varrimet jane madheshtore...duhet te vdesish qe te behesh i mire.......?

    Une i perkushtova disa vargje bashkimi.. Presidentit...Komandantit.......Kosoves...ne ate dite pikllimi..


    BASHKE NE PARAJSE

    Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
    nje njeri i Vendit Tim.
    Jam ne zemer i piklluar,
    Vdes nje cope e shpirtit tim.

    Vdiq krahu i urtesise,
    Ibrahimi i Uke Rugoves.
    Kryetari i pavaresise,
    I Pari i Kosoves.

    Per Kosoven kush punon,
    s'ka rendesi se si vepron.
    Si Luan o, si Pellumb,
    ne con uje ne nje lum.

    Dy trima ne menyre te vet,
    Nje i qete e nje termet.
    Nje furtune e nje puhi,
    Tuj cu uje ne nje mulli,
    Kosoves i sollen liri.

    Si dega e Ullirit,
    Ashtu shpata e Skenderbeut.
    Te ciltert kane qellimin,
    jane mburoja e Atdheut.

    Ibrahimi dhe Ademi,
    zemerbardhe si biluri.
    Jane dy kreret e shqiponjes,
    ne palen e nje flamuri.

    Po, c'thote Kosova loke?
    Per keto bije te kesaj Toke.
    C'thote Kosova e trimerise?
    Kjo zemra e Shqiperise.

    O ADEM, O BRAHIM,
    O GJAKU O MISHI IM.
    PER TE DY UNE NJESOJ,
    UNE DERDH LOT E RENKOJ.

    JU NJESOJ ME DESHET MUA,
    DHE UNE NJESOJ JU DUA.
    PA JU S'DO TE KISHA SHPETIM,
    RRINI BASHKE NE GJIRIN TIM.

    NE THEMELIN E KOSOVES,
    U BASHKOI JUVE VDEKJA.
    NE PARAJSEN E AMESHUAR,
    PER JU TE DY, ESHTE PIKPJEKJA.

    UKA PLAK PIKOI GJAK,
    NE MALET E RUGOVES.
    Uka i Ri i Ibrahimit,
    Gezofsh Shtetin e Kosoves.


    Xhabir Halili
    Chicago ,Il


    Me nderime per vleresimin e drejte,
    bili99,USA
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 07-06-2007 më 09:33

  13. #233
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756



    Biografia e Presidentit Rugova


    PRISHTINË (Kosovë), 21 janar 2006 / TN




    Biografi e shkurtër

    Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

    Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

    Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

    Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.

    Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.

    Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

    Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

    Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.

    Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

    Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

    LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

    Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

    Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

    LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

    Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

    Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.


    Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

    - Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

    - Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

    - Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

    - Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

    - Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.

    - Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

    - Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.

    - Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

    “...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)

    - Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

    "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

    "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)

    - Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.

    - Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese.

    - Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    http://www.trepca.net/foto/personali...rugova_111.jpg

    Lavdi jetës dhe veprës së Ibrahim Rugovës.
    I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 11-06-2007 më 05:16

  14. #234
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756



    Ibrahim Rugova (December 2, 1944 – January 21, 2006) was the first President of Kosovo and of its leading political party, the Democratic League of Kosovo (LDK).

    During the many conflicts in Kosovo, Rugova was regarded as a moderate ethnic Albanian leader, and later by some as "Father of the Nation.[2]


    Family and early life
    Ibrahim Rugova was born on December 2, 1944 in Crnce, Kosovo near the end of World War II.[3] At this time, Kosovo was unified with Albania (controlled by the Italians since 1941, and later by the Germans since 1943). Yugoslav control was re-established towards the end of the war when the Yugoslav Partisan army of Tito defeated Albanian nationalists for control of the province. His father Ukë Rugova and his paternal grandfather Rrustë Rugova were summarily executed in January 1945 by Yugoslav communists, who accused them of being allies of the Germans in the war, though Rugova himself claimed that they were Partisans.[3] Rugova finished primary school in Istok and high school in Peć,[3] graduating in 1967.

    He moved on to the newly established University of Priština, where he was a student in the Facility of Philosophy's Department of Albanian Studies and participated in the 1968 Kosovo Protests.[3] He graduated in 1971 and re-enrolled as a research student concentrating on literary theory. As part of his studies, he spent two years (1976-1977) at the École Pratique des Hautes Études of the University of Paris, where he studied under Roland Barthes.[3] He received his doctorate in 1984 after delivering his thesis, The Directions and Premises of Albanian Literary Criticism, 1504-1983.

    Rugova was active as a journalist throughout the 1970s, editing the student newspaper Bota e Re ("New World") and the magazine Dituria ("Knowledge"). He also worked in the Institute for Albanian Studies in Priština, where he became the editor-in-chief of its periodical, Gjurmime albanologjike ("Albanian Research"). He joined the Yugoslav Communist Party during this period[3]; as in many other communist states, Party membership was essential for anyone who wanted to advance their careers. Rugova managed to make a name for himself, publishing a number of works on literary theory, criticism and history as well as his own poetry. His output earned him recognition as a leading member of Kosovo's Albanian intelligentsia and in 1988 he was elected chairman of the Kosovo Writers' Union (KWU).


    Political career

    Rugova often wore a distinctive red sweater and a mottled scarf. (Credit: NATO photos)In 1989, Serbian President Slobodan Milošević greatly reduced Kosovo's autonomy within Yugoslavia. A harsh regime was imposed, leading to widespread violations of human rights and the repression of dissenters. An estimated 130,000 Kosovo Albanians were sacked from their jobs[4] and the police in particular were almost completely purged of Albanians[5] There were numerous reports of extrajudicial beatings, torture and killings, attracting strong criticism from human rights groups and other countries.[6][7]

    Milošević's actions were strongly opposed in Kosovo, not least by the Kosovo Albanian political élite (including the local Communist Party), which had been stripped of authority. Members of the abolished Kosovo assembly met to declare an independent "Republic of Kosovo", which was not recognised by the outside world. The Serbian government responded by arresting 112 of the 120 members of the assembly and six members of the Kosovo government and charging them with "counter-revolutionary activity." Journalists who reported the assembly's declaration were also detained and imprisoned. Kosovo's intellectuals also opposed the changes; Rugova was one of 215 signatories of the "Appeal of Kosovo Intellectuals" against Milošević's decision to change Kosovo's status. He was immediately expelled from the Communist Party in retaliation.

    In December 1989, Rugova and a number of other dissents sent up the Democratic League of Kosovo as a vehicle for opposing Milošević's policies. Rugova became leader after the first candidate, Rexhep Qosja, a prominent nationalist writer, refused the job. The new party was an overwhelming success and within months, 700,000 people – virtually the entire adult population of Kosovo Albanians – had joined. The LDK established a "shadow government" to provide education and health services to the Albanian population, which was either excluded from or chose not to use the equivalent services provided by the Serbian government. An underground Kosovo Assembly was founded with Bujar Bukoshi acting as Prime Minister from the safe distance of Germany. The shadow government's activities were mostly funded by the overseas Kosovo Albanian diaspora, based primarily in Germany and the United States. However, Rugova's government was recognised officially only by the government of Albania.

    The Kosovo Albanians boycotted Yugoslav and Serbian elections on the grounds that they would legitimise the Milošević regime and would in any case most likely be rigged. In May 1992, separate elections were held in Kosovo in which Rugova won an overwhelming majority and was elected President of Kosovo. Although there were questions about the fairness and propriety of the elections – they were held virtually in secret in Albanians' houses, there were repeated reports of harassment by state security forces, and there were allegations of vote-rigging – it was nonetheless generally accepted that Rugova was the legitimate winner of this election.

    In 1991 the Yugoslav wars began with the secession of Slovenia and Croatia from the Socialist Federal Republic of Yugoslavia. By the summer of 1992, Yugoslavia was fully absorbed with the wars in Croatia and Bosnia, and had no spare military capacity to deal with conflicts elsewhere. Rugova supported Kosovo's independence but strongly opposed the use of force as a means of achieving it, fearing a Bosnia-style bloodbath. He instead advocated a policy of Gandhi-like passive resistance, stating on a visit to London that

    The slaughterhouse is not the only form of struggle. There is no mass humiliation in Kosovo. We are organised and are operating as a state. It is easy to take to the streets and to head towards suicide, but wisdom lies in eluding a catastrophe.[citation needed]
    The Serbian and Yugoslav governments subjected LDK activists and members to considerable harassment and intimidation, and argued that the shadow government was an illegal organisation. However, they did not try to shut down the LDK completely and they allowed him to travel abroad. It seems likely that Milošević saw Rugova as being useful in averting an uprising in Kosovo. The Yugoslav government would have found such a situation difficult to contain at the same time as supporting simultaneous wars in Croatia and Bosnia.

    For his part, Rugova stuck to a hard line throughout the 1990s, rejecting any form of negotiation with Serbia's authorities other than on achieving outright independence of Kosovo. A compromise, or a setback in the eyes of his critics, came in 1996 when he reached an agreement with Serbia over educational facilities, under which the parallel shadow education system would not be integrated with that of Serbia.


    The slide to war


    Rugova's strategy of passive resistance attracted widespread support from the Kosovo Albanian population, who had seen the carnage wrought in Croatia and Bosnia and was wary of facing a similar situation. However, the Dayton Agreement of 1995, which ended the Bosnian War, seriously weakened Rugova's position. The agreement failed to make any mention of Kosovo and the international community made no serious efforts to resolve the province's ongoing problems. Radicals among the Kosovo Albanian population began to argue that the only way to break the impasse was to launch an armed uprising, in the belief that this would force the outside world to intervene. They blamed Rugova's policy of non-violence for Kosovo's failure to achieve independence.

    In 1997, the Kosovo Liberation Army (KLA) emerged as a fighting force and began carrying out attacks and assassinations against Serbian security forces as well as Albanians deemed to be "collaborators". The Serbian response was, as the KLA had predicted, forceful and often indiscriminate. By 1998, the KLA had grown into a full-scale guerrilla army, 100,000 Kosovo Albanians were refugees and the province was in a state of virtual civil war. Rugova was re-elected president in the same year and was awarded the Sakharov Prize for Freedom of Thought by the European Parliament. However, he was by now clearly being eclipsed by the KLA. This was highlighted in February 1999 when he was passed over in favour of the KLA's political chief Hashim Thaçi, who was chosen by the underground Kosovo Assembly to head the Kosovo Albanian negotiating team in the discussions on the aborted Rambouillet Agreement.

    At the end of March 1999, after negotiations at Rambouillet had broken down, NATO launched Operation Allied Force to impose a resolution of the Kosovo War. Rugova spent the first few weeks of the war under virtual house arrest, along with his family, in Priština. At the start of April 1999, Rugova was taken to Belgrade, where he was shown on Serbian state television meeting Milošević and calling for an end to the war. A few weeks later the Serbian media announced that Rugova had signed a "peace agreement" with the Serbian president, Milan Milutinović. This caused great damage to his public image at home and abroad, although he later claimed to have been acting under duress.

    Rugova was allowed to leave Kosovo for temporary exile in Italy in early May 1999, not long before the war ended. He attracted further criticism for his slowness to return to Kosovo – it was not until July that he arrived back in the province – and it was reported that the Italian government had had to put pressure on him to return home. Nonetheless, he received a hero's welcome and returned to political life under the new United Nations administration in Kosovo.





    Post-war

    Ibrahim Rugova.Despite the political damage suffered by Rugova during the war, he soon regained public esteem and won a decisive victory against his political rivals in the KLA. The guerrillas had been welcomed as liberators by Kosovo Albanians but subsequently alienated many by engaging in organised crime, extortion and violence against political opponents and other ethnic groups in Kosovo. When elections were held in Kosovo in October 2000, the LDK won a landslide victory with 58% of the vote. Its nearest rival, Hashim Thaçi's KLA-linked Democratic Party of Kosovo, polled only 27%. On Monday, March 4, 2002, Rugova was appointed as President by the Kosovo Assembly, though this only took place at the fourth attempt after lengthy political negotiations.

    As the new President of Kosovo – this time formally acknowledged as such by the international community – Rugova continued to campaign for Kosovo's independence from Serbia. However, he insisted that it had to be achieved by peaceful means and with the agreement of all parties. He also pursued a policy of very close relations with the United States, as well as with the European Union. His incremental approach was criticised by radicals, but he sought to bring along the supporters of the former KLA; in November 2004, he appointed Ramush Haradinaj, the former commander of the KLA, as Prime Minister. The following month, Rugova was again elected President by the Kosovo Assembly. Nonetheless, he still encountered violent opposition. On March 15, 2005, he escaped unhurt when a bomb exploded in a dustbin as his car passed by.

    Rugova demonstrated a number of unusual traits during his time as President. He was readily identifiable by the silk neckscarf that he wore and was known for his habit of giving visitors samples from his rock collection. His presents were carefully graded; the size of a crystal could reflect Rugova's feelings about the outcome of a meeting, prompting diplomats to compare notes afterwards about the size of the rocks presented to them. He was also a chain-smoker, and it may have been this habit that caused his eventual fatal condition.

    On August 30, 2005, Rugova left Kosovo and went to the United States Air Force Landstuhl Military Hospital in Germany for medical treatment after earlier treatment in Priština and Camp Bondsteel, the main US base in Kosovo. After a week at Landstuhl he returned to Kosovo. On September 5, 2005, he announced that he was suffering from lung cancer, but said that he would not be resigning from the post of President. He underwent chemotherapy, conducted by U.S. Army doctors, at his residence in Priština but the treatment failed to resolve the cancer. He died four months later, on January 21, 2006. He was buried without religious rites on January 26 at a funeral attended by regional leaders and a crowd estimated to number half a million people
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 11-06-2007 më 05:48
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  15. #235
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    759
    o Flisni sa te doni por vepra e Rugoves flet vete.

    Sa Cmime i ka mare Rugova ju as idene nuk e keni, Pse nuk i jepen Cmime Dikujt tjeter por vetem Rugoves i kan dhen?

    Nje gje e kisha une si keshill, Kur ta permendeni emrin e Dr.Ibrahim Rugova, shkoni pastrojeni gojen mire mire me te gjitha pastat, por eshte mire ne fillim te i hudhni icik Benzine gojes qe te pastrohet me mire, mandej perdorni pasta qe te mos iu vje era kur e thuani emrin e tij.

    PS: Ju qe po lehni shum, mos u lodhni se nuk eshte kush duke ju lexuar, por sdi cuditem me Arb qe can drasa me ju.

    Llapi shikoje ihere kete o i mjer.



    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga AdmiraL : 05-07-2007 më 19:39
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  16. #236
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    In Memoriam - Presidenti Rugova

    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #237
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    N'ALTARIN E SHTETIT TË KOSOVËS PRIN IBRAHIM RUGOVA

    Shkruan: Engjëll KOLIQI

    Në këtë periudhë kohore, që në historinë e Kosovës do të jetë e përjetshme, e shkruar me germa ari, të gjithë po përgatitemi – shpirtërisht e fizikisht – për Ditën e Madhe të Pavarësisë. Kjo ditë tashmë është afër. Nuk do të ketë shqiptar që nuk do të kremtojë - secili në mënyrën e vet. Me ne do të kremtojnë edhe shumë të tjerë – të gjithë ata që i njohin vlerat e mirëfillta të lirisë, të paqes, të njerëzisë dhe të demokracisë. Një kremte e madhe dhe e pakrahasueshme do të regjistrohet në historinë e re të Kosovës dhe të Europës.

    Siç është bërë tashmë traditë për njerëzimin në përgjithësi, as kremtja jonë e pavarësisë nuk do të kalojë pa lotë e pa dhembje. Mirëpo, edhe në mes lotëve e dhembjeve do të vezullojë krenaria jonë kombëtare. Do t'u këndojmë fuqishëm heronjëve dhe dëshmorëve, që me gjakun e tyre kanë vulosur lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

    Patjetër që i këndojmë fuqishëm dhe me krenari të bujshme, edhe Babait dhe Presidentit të Parë të Shtetit të Kosovës – Dr Ibrahim Rugovës, që sot dy vjet u nda fizikisht nga ne, por që jeton në zemrat e shqiptarëve sot e përjetemot – deri në amshim.

    Sot, kur po përgatitemi për Ditën e Madhe, në dyvjetorin e mbetjes pa babain dhe strategun e Republikës së Kosovës, derisa qajmë për mungesën e Dr Rugovës, me krenari vezulluese ngushllohemi duke përkujtuar veprën e pakontestueshme dhe të pakrahasueshme të Tij, bashkë me strategjinë karakteristike e specifike të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

    Ishte Ibrahim Rugova, Ai që mbas luftimeve dhe vuajtjeve shumëshekullore që popullit të Kosovës "nuk ia pranonte historia", me një mjeshtri specifike dhe të pakrahasueshme intelektuale e politike dhe me një përkushtim të pashoq, ia imponoi diplomacisë ndërkombëtare në të gjitha qendrat e vendosjes, prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara e deri në Bashkimin Europian, por edhe vetë historisë, që shumë seriozisht të merren me realitetin kosovar, për të përmbushur përfundimisht aspiratat e popullit të vuajtur nëpër shekuj.

    Ishte Ibrahim Rugova, Ai i cili vlerat e pakontestueshme dhe traditat e shenjta të kombit tonë i bëri të pashme dhe të pashmangshme në historinë e re të njerëzimit.

    Ishte Ai personaliteti i parë dhe protagonisti i domethënësisë së realitetit tonë kombëtar, që u personifikua në një konstruktor të paqes së qëndrueshme botërore.

    Për këtë edhe u krahasua me Gandin dhe u quajt Gandi i Ballkanit.

    Ç'është e vërteta, Ibrahim Rugova nuk ishte një lider i moderuar, siç cilësohej publikisht nga qarqe të shumta, por ishte një ekstremist tipik dhe një luftëtar karakteristik i çështjes kombëtare, konform rrethanave historike-politike, që në fund të shekullit të kaluar dhe në filllim të shekullit në vijim, ndërronin me një dinamizëm shumë të përshpejtuar.

    Ai dinte t'u përshtatej rrethanave dhe të mbante hapin me kohën, që kalonte shumë shpejt. Koha as historia "nuk guxonin të ecnin" pa Ibrahim Rugovën, as pa shqiptarët.

    Duke shfrytëzuar akreditimin si gazetar në Romë dhe në Selinë e Shenjtë në Vatikan, kam pasë rastin të takohem me shumë liderë botërorë, të vendeve të mëdha europiane dhe të kontinenteve të tjera dhe që të gjithë ma kanë konfirmuar ekstremitetin e Dr Rugovës, i cili nuk ka rrëshqitur as nuk ka lëvizur kurrë, as një milimetër, nga qëndrimi i tij këmbëngulës për njohjen legale e formale të Republikës së Kosovës, nga bashkësia ndërkombëtare.

    Dhe vendosmërisht, që të gjithë bashkëbiseduesve ndërkombëtarë, gjithnjë u ka sygjeruar se duhet të pajtohen me realitetin historik të shqiptarëve dhe ta njohin shtetin e Kosovës, vetëm për një fazë kaluese, deri në bashkimin faktik kombëtar.

    Dr Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri, veç Papës, të cilit Shenjtëresha Shqiptare – Nëna Tereze – i ishte përkulur dhe ia kishte puthur dorën, dhe atë – publikisht, në praninë e shumë liderëve të vendeve dhe të popujve të të gjitha kontinenteve.

    Në të vërtetë, në shkurt të vitit 1997, në Lutjet Tradicionale të Mëngjesit, në Shtëpinë e Bardhë në Washington, Nëna Tereze ishte përkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrë e ia kishte puthur dorën dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit të SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thënë: "Zotni President. Ky është presidenti im dhe i Kosovës – Ibrahim Rugova. Të lutem ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!"

    Mbas përfundimit të luftës në Kosovë, Klinton kishte shkuar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e Nënës Tereze, ndër të tjera i kishte thënë: "Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lire dhe po ndërton demokracinë".

    Nuk e kemi lehtë ta madhërojmë Ditën e Madhe të Pavarësisë, që tashmë është shumë afër, pa strategun dhe themeluesin e Shtetit të Kosovës. Zemrat tona do të këndojnë e vallëzojnë nën trysni drithërimash, por do të përmbahemi dhe nuk do t'i zbehim vezullimat karakteristike të Krenarisë Arbërore, sepse sytë tanë do të shohin në ballë të valles festive vetë Presidentin Rugova!

    I qoftë gjithmonë i lehtë dheu i Kosovës, që aq shumë e dashti! Qoftë gjithmonë lapidar dhe fortesë e lavdisë dhe krenarisë sonë kombëtare, në të gjitha zemrat shqiptare!

    Lecco, 21 janar 2008
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #238
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti flet per Sali CEKUN...

    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #239
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Dr. Rugova ishte ora më e saktë kombëtare !!!

    Dr. Rugova ishte ora më e saktë kombëtare !!!

    Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti një nga figurat më emblematike që patëm gjatë historisë. Ai u shfaq në skenën tonë politike, atëherë kur më së shumti i duhej atdheut. Ai u shfaq atëherë kur intelektualët e tjerë, që pritej të dilnin në ballë të popullit, heshtën. Këtu qëndron madhështia e tij kombëtare. Dhe intelektuale. Intelektualët e mirëfilltë i prijnë popullit atëherë kur këtij i kanoset qenia fizike. Intelektualët e rrejshëm bëjnë zhurmë dhe heshtin kur duhet të flasin për atdheun. Kur duhet të sakrifikohen për të. Andaj, duke qenë prijës i vërtetë, sapo e formoi LDK-në, dr. Rugova u bë njeriu më i dashur ndër shqiptarët. U bë i tillë, sepse populli ishte i vetëdijshëm se vetëm atdhetarët dhe intelektualët e vërtetë, e marrin guximin t’i prijnë popullit nëpër periudha të vështira historiko-kombëtare. Dr. Rugova u bë idhulli ynë kombëtar. U bë zëri ynë më i fuqishëm në arenën ndërkombëtare. U bë zëri që e bindi bashkësinë ndërkombëtare se Serbinë duhet dëbuar përgjithmonë nga Kosova. Prandaj, ajo, për 78 ditë rresht, dërgoi aeroplanët e vet për ta shpëtuar qenien shqiptare, që po donte ta zhbinte kryekrimineli i Ballkanit-Millosheviqi. Dr. Rugova u njëjtësua me popullin. Rugova dhe populli u bënë një. U mishëruan fuqishëm. Por, kur i duhej edhe më tutje popullit, dr. Rugova na la. Ai shkoi në amshim, duke na e lënë dhimbjen e madhe për humbjen e Tij, në momentin kur edhe një hap kishim për ta bërë që të pavarësohej Kosova edhe zyrtarisht. Vdekja e tij la zbrazëtirë të madhe në skenën tonë politike. Ajo vdekje e rëndë, ajo vdekje shumë e rëndë për ne, ndërroi edhe pamjen e skenës sonë politike. Pa Të, krahas çështjes kombëtare, u dobësua edhe Lidhja Demokratike, partia që ai e formoi. Partia që triumfoi edhe në raport me Serbinë, duke e mposhtur politikisht atë, edhe në raport me partitë e tjera politike te ne. Sa ishte gjallë dr. Rugova, LDK-ja i fitoi të gjitha zgjedhjet. Tash, pas vdekjes së tij, i humbi ato. Jo për fajin e lidërshipit të LDK-së, siç mendojnë disa, por se madhështia e dr. Rugovës ishte shumë e madhe. Hija e madhështisë së Tij e mbulonte çdo segment të partisë. Çdo segment i saj të dukej perfekt. Se njerëzit që kanë madhështi, të tillë e krijojnë bindjen e secilit prej nesh. Dr. Rugova kishte orë, si thotë populli. Ora e tij ishte shumë e madhe. Lutemi që ajo orë të na përcjellë gjithmonë. Se ishte ora më e saktë kombëtare që e kishim ne. Tash u bënë dy vjet që dr. Rugova pushon trupin nga vuajtjet e mëdha që bëri për kombin. Tash dy vjet dhimbjet për të na bëhen edhe më të mëdha. Këto dhimbje do të na i lehtësojë vetëm pavarësia e Kosovës, për të cilën, me tërë qenien, u angazhua dr. Rugova. Ai ishte Njeriu i Pavarësisë. Ai ishte arkitekti i saj. Ai ishte krenaria e kombit. I tillë mbeti kujtimi për Të. I tillë hyri në historinë tonë më të re kombëtare. Emri i tij është skalitur me shkronja të arta. Me shkronjat që na e kthyen dinjitetin kombëtar...

  20. #240
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    ....dhe ende mbajm zi

    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 12 prej 103 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •