Close
Faqja 6 prej 103 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 2056
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    'KJO ESHTE NJE KRYENGRITJE E POPULLIT, BEOGRADI NUK DESHIRON TA KUPTOJ"

    Rome. Ne anen tjeter te telefonit, IBRAHIM RUGOVA, Kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, nje klub te cilin ne Beogrd e akuzojne, se po e inspiron protesten nacionaliste Shqiptare. Pra nuk qenka e vertete se jeni arrestuar si shkruajne disa agjensi shtypi. "Ende jo," pergjigjet Rugova, i cili nuk e ka humbur qetesine dhe disponimin.

    Pas dy dite dhune duket se qetesia eshte ri-kthyer ne Kosove. Sa do te zgjase?

    "Po, ketu ne Prishtine gjendja eshte e qete. Nuk mund te them se do te zgjase. Nuk e di se si do te perfundoj."

    Cka do te duhej te behej per permiresimin e gjendjes?

    "Sikur te aplikoheshin metoda demokratike, por jo dhuna... Aktualisht nuk ka kurrefare dialogu, ne fuqi jane vetem masat e jashtezakonshme te sigurise."

    Ne Beograd disa udheheqes te Lidhjes Komuniste thone se zemra e protestes se Shqiptareve eshte pikerisht Shoqata e juaj.

    "Keto akuza i degjoj qe tete vite. Ne jemi perkufizuar te shprehim mendimin tone vetem si angazhim i thjeshte intelektual. Asgje tjeter. Deshironim dialog demokratik me shtetin, por eshte e pa-mundur. Qeveria, Jugosllavia nuk pranojne asnje debat."

    Nuk mendoni se demonstruesit kane gabuar, e kane tepruar, duke sulmuar policine?

    "Nuk i kam pare episodet, por mendoj se kjo qe po ndodh eshte kryengritje e popullit, kunder dhunes - per shkak te dhunes. Populli lufton per autonomi, per te drejtat e tij."

    Pra ju e arsyetoni kryengritjen dhe dhunen?

    "Si mund te kuptoni, nuk kam deshire te flas me telefon. Ketu cdo gje eshte nen kontroll. Vetem mund te them se ne nje ane qendron populli ne kryengritje, ne anen tjeter nje qeveri qe refuzon cdo gje qe nuk e pranon deshiren e popullit."

    E leme anash dhunen. Kryengritja ne vetevete eshte e arsyeshme?

    "Po, mbasi qeveria nuk do te kuptoj fare dhe nuk pranon dialogun. Eshte populli qe po reagon, jo fuqite nacionaliste, as grupe te vogla."

    Nje Prilli do te jete pervjetoti i incidenteve te vitit 1981. A do te perseriten manifestime neper rruge?

    "Eshte veshtire te parashihen. Ndoshta. Cdo gje eshte e mundur."

    ("L'Unita," Rome, 30 Mars, 1989)

    Marre nga:
    Ibrahim Rugova. "Pavaresia dhe Demokracia."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Delegacion i organizatës “Ndihma e Mançesterit për Kosovën” vizitoi familjen e Presidentit Rugova


    30 mars 2006 /TN

    Bekim TOÇANI, Prishtinë


    Presidenti Rugova ishte Lajmëtari i Kosovës

    Delegacioni nga Mançesteri i dhuroi familjes së Presidentit Rugova skulpturën e bërë në Angli ndërsa artisti Mike Anitt tha se e ka sjellë në Kosovë t’ia dhuroj familjes së z. Ibrahim Rugova dhe popullit të Kosovës, në emër të MaK dhe popullit anglez. Anitt tha se skulptura e bërë nga metali paraqet krahët e engjullit dhe emri “Lajmëtari” lidhet me engjujt siç ishte Presidenti Rugova



    Delegacioni i organizatës “Manchester Aid to Kosova” (MaK) nga Anglia, në përfundim të vizitës dhjetëditëshe në Kosovë, vizitoi familjen e Presidentit Ibrahim Rugova të cilës i dhuroi skulpturën e titulluar “Messenger” (Lajmëtari) kushtuar Presidentit historik të Kosovës i cili më 21 janar ndërroi jetë. Në pritjen e ngrohtë që familja e Presidentit Rugova, takimin e përshkuan emocione e lotë, por edhe krenari që Kosova pati dhe do të ketë përjetësisht një udhëheqës dhe njeri siç ishte Presidenti Rugova. Delegacionin anglez në përbëje Pam Dawes, Paul Guest, Lui Harris, skulptori Mike Anitt dhe Selatin Bogujevci i cili me vëllaun Safetin dhe fëmijët që mbijetuan masakrën e 28 marsit 1999 jeton në Mançester të Anglisë, i priti zonja Fana me vajzën Teutën dhe djemtë Mendimin dhe Ukën.


    Projekti i Parkut të Paqes të Mançesterit në Podujevë është inspiruar nga z. Rugova dhe miqt e tij

    Zonja Fana i dëshiroi mirëseardhje delegacionit nga Anglia të cilët i falënderoi për skulpturën dhe respektin e dashurinë për z. Rugova. Ndërsa në emër të delegacionit, zonja Pam Daus i shprehu ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre dhe tha se ka pasur privilegjin që ta takojë një humanist, politikan, intelektual e njeri të madh siç ishte Ibrahim Rugova.



    “Edhe puna jonë në projektin e Parkut të Paqes të Mançesterit është inspiruar nga z. Rugova dhe miqt e tij, siç është ish kryetari i komunës së Podujevës dhe tash Ministri i arsimit z. Agim Veliu”, tha Daus duke pohuar se ideja për ndërtimin e parkut erdhi nga fëmijët e familjes Bogujevci që janë duke u mjekuar në Mançester.

    Ajo tha se vizioni i Presidentit Rugova për paqen, lirinë, demokracinë do të kurorëzohet me pavarësinë e Kosovës për çka punoi deri në fund të jetës z. Rugova. “Do dëshiroja që në promovimin e Parkut të Paqes të Mançesterit në Podujevë, të vini edhe ju dhe që bashkërisht ta festojmë edhe pavarësinë e Kosovës, simbol i së cilës është Ibrahim Rugova” tha Daus.


    Presidenti Rugova është “Lajmëtari”që si profeti solli mesazhin për popullin e Kosovës

    Ndërsa skulptori i cili bëri krahët e engjullit dedikuar Presidentit Rugova, Mike Anitt tha se e ka bëra skulpturën në Angli dhe e e ka sjellë në Kosovë t’ia dhuroj familjes së z. Ibrahim Rugova dhe popullit të Kosovës, në emër të MaK dhe popullit anglez.

    Majk tha se skulptura e bërë nga metali paraqet krahët e engjullit dhe emri “Lajmëtari” lidhet me engjujt. “Mendoj se kjo ishte e përshtatshme për z. Rugova i cili i solli mesazhin popullit të Kosovës si profeti”, tha Majk Enit duke treguar kështu dashurinë e respektin për Kosovën që ai dhe anëtarët tjerë të organizatës “Ndihma e Mançesterit për Kosovën” kishin dhe kanë gjatë vizitave në Kosovë.

    Enit tha se inspirimin për ta bërë skulpturën kushtuar dr. Ibrahim Rugovës e ka marrë nga e dashura e tij që e ka takuar në Kosovë. “Kur bisedova me të me telefon ajo ishte duke qarë dhe më tha: Një njeri i madh sapo ndërroi jetë. Dhe unë kam mësuar shumë pastaj për z. Rugova dhe sipas rrëfimit të dashurës time, dëshirova t’i kushtoj këta krah engjulli”, deklaroi skulptori anglez Majk Enit duke pohuar se lotët e më të dashurës së tij janë edhe lotët e tij, pikëllimi i saj është edhe pikëllimi i tij dhe prandaj ka dashur ta bashkëndjej dhembjen e pikëllimin për njeriun e madh z. Ibrahim Rugova. Ai shpreson se familja e Presidentit dhe qytetarët e Kosovës do ta mirëpresin veprën artsitike që ia ka kushtuar njeriut që bëri aq shumë për vendin e tij.

    Për fëmijët e familjes Bogujevci foli ish drejtori i shkollës Lui Harris i cili përmendi skulpturën e Saranda Bogujevcit e cila qëndron në shkollë në Mançester. Ndërsa për takimin me Presidentin Rugova në Podujevë më 2004 kujtime evokoi me lot në sy z. Paul Guest i cili tha se gurin që ia ka dhuruar Presidenti e ka kujtimin më të çmuar nga “profeti” Ibrahim Rugova. Nga emocionet dhe pritja e ngrohtë në familjen e Presidentit Rugova, Selatin Bogujevci nuk mundi të flasë dot përveç se i falënderoi familjen e z. Rugova dhe Ministrin Veliu për mundësinë që ta takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës.

    Në fund të takimit, zonja Fana Rugova u dhuroi nga një dhuratë me emblemën e Presidentit miqëve nga Anglia dhe theksoi se Presidenti Rugova ka çmuar shumë popullin anglez dhe ndihmën që institucionet dhe populli i Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë për Kosovën. “Ju falënderoj edhe për kujdesin që keni treguar për familjen Bogujevci dh efëmijët që mbijetuan tragjedinë dhe shpresoj të bëheni një Edit Durham e re për Kosovën” i tha zonja Rugova zonjës Pam Daus.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Rugova i bëri shqiptarët, mik të medhenjë dhe të përjetëshëm me Amerikën

    Nga Dervish JAHJAGA & Beqir SINA

    Klinton : "Gëzohem që Dr. Rugova, ka pasur një vizitë të rëndësishme në SHBA-s, dhe se takimet e tij me zyrtarët më të lartë të Adimistratës ishin të frytëshme për të dy palët", Ne jemi të vendosur në përpjekjet për rikthimin e të drejtave njerëzore dhe politike të popullit në Kosovë, ku Dr Rugova ka një rol të rëndësishëm dhe të admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunës dhe durimi i tij përball represionit sërb, dëshmon një kurajo dhe largëpamësi"

    ARHTURE AVENUE - BRONX (NY) Me Amerikën lidhjet e tija dhe vizioni që kishte Dr Rugova si dhe me këto vizita e takime që zhvilloi ai në Shtete e Bashkuara të Amerikës, gjithënjë e më tepër po kuptohej më mirë çështja shqiptare e Kosovës, si dhe lufta paqësore për liri e pavarësi. Rugova arriti të shpalosë në Washington D.C. planin prej dhjetë pikash, plan i cili solli edhe lirinë e ëndërruar të shqiptarëve më 9 qershor 1999-të. Vitë kur Sërbia, u shporrë një herë e përgjithmon nga Kosova. Rugova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u la shqiptarëve një mik të madhë dhe të përjetëshëm.

    Më shkurt 1990 për herë të parë presidenti Rugova kryesoi një delgacion të gjërë intelektualësh në vizitën e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Ibrahim Rugova me një grup intelektualësh, gazetarë dhe aktivistë të njohur të të drejtave të njeriut si : Dr. Zekeria Cana, Zenun Celaj, indjeri avokat Bajram Kelmendi të ftuar nga kongresmeni republikan i njujorkut Josph DioGuardi zhvilluan një seancë dëgjimore të kryesuar nga kongresmenve Lantosh dhe Porter.

    Më 8 - 9 - janar 1993 , realizohet vizita e dytë e kryetarit të Lëvizjes Demokratike të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr Rugova në krye të një delegacioni i shoqëruar nga z Shaqir Shaqiri pati një sërë takimesh me Administratën e Presidentit Gorge H. Bush(babai i këtij sot) dhe në institucione të tjera. Ai u takua me z Arnold Kantor n/sekretar për çështjet politike në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në këtë takim u bisedua për ndihmën 5- milion dollar që kongresi amerikanë i dhuroi Kosovës. Vizita në Washington D.C. erdhi pasi më parë Rugova qe takuar në Bruksel me zotin Eagleburger. Rugova në këto takime këmbënguli për një intervenim ndërkombëtar në Kosovë, si rruga e vetme për të ndaluar konfliktin që po provokohej sistematikisht nga rregjimi sërb ndaj shqiptarëve.

    Më 16 shkurt 1993- Presidenti Rugova filloi një vizitë tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Institutin Amerikan për Paqe dhe një takim me zyrtarin e lartë amerikanë Carnegie , Rugova kërkoi vendosjene trupave të OKB-ës në bashkëpunim me NATO-n në Kosovë, vënien e Kosovës nën protektorat ndërkombëtar deri në pavarësinë dhe neutralitetin e plotë të sajë.

    Në maj 1994 - në Nju Jork, në katedralen kryesore San Patrick në Manhattan, i ndjeri kardinal John O'Cnor priti në një takim të veqantë Dr Rugovën dhe dha një meshë të veqantë me lutje për Kosovën në sallë ishin rreth 3.000 besmitarë. "Gëzohem që Dr. Rugova ka pasur një vizitë të rëndësishme në SHBA-s, dhe se takimet e tij me zyrtarët më të lartë të Adimistratës ishin të frytëshme për të dy palët", i shkruan presidenti Klinton kongresitit Engel dhe kogresites Molinari ". Ne jemi të vendosur në përpjekjet për rikthimin e të drejtave njerëzore dhe politike të popullit në Kosovë, ku Dr Rugova ka një rol të rëndësishëm dhe të admirueshem. Refuzimi i ndaj dhunës dhe durimi i tij përball represionit sërb, dëshmon një kurajo dhe largëpamësi", shkruan Presidenti Bill Klinton.

    Më maj 1996- gjatë një vizite në SHBA-s Dr Rugova u takua më Sekretarin amerikan të Shtetit Warren Christopher dhe diplomatin e njohur amerikanë Kris Hill ku u njohë me nismën amerikanë për hapjen e misonit të parë amerikanë në Kosovë. Më 12 korrik kongersmeni Eliot Engel pret shiritine misionit amerikanë në Prishtinë.


    Rugova u takua me ndihmësekretarin amerikan Strob Talbot

    Dr. Ibrahim Rugova u takua në Uashington me Strob Talbotit, ndihmësekretarin shtetëror amerikan, i cili ishte edhe ushtrues i detyrës së sekretarit të shtetit.Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e miqësore. Zyrtari i lartë amerikan theksoi përkrahjen e fuqishme amerikane për lirinë dhe paqen në Kosovë dhe shprehu përkrahjen e madhe amerikane për rrugën paqësore të zgjidhjes së çështjes së Kosovës e për politikën e udhëhequr nga dr. Ibrahim Rugova.Dr Rugova e përshkroi gjendjen në Kosovë si shumë të rëndë e të rrezikshme për shkak të aksioneve të vazhdueshme të forcave serbe dhe masakrimeve të popullësisë në shtëpitë e veta.

    Rugova kërkoi nga SHBA-të përkrahje edhe më të madhe për luftën paqësore të popullit të Kosovës për pavarësi dhe për zgjidhjen politike të çështjes së Kosovës. Ai i bëri thirrje administratës amerikane që të ndërmarrë masa preventive për evitimin e një masakre mbi popullin e pambrojtur të Kosovës. Dr. Rugova bëri thirrje që udhëheqja e SHBA-ve të marrë rolin prijës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

    Ndihmëssekretari shtetëror amerikan Strob Talbot e vlerësoi të rëndësishëm fillimin e procesit të bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit. Ai premtoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-ve në këtë proces. Në bisedë ishin të pranishëm edhe Robert Gelbardi, i dërguari i posaçëm për Ballkanin i Presidentit Klinton dhe i Sekretares së shtetit Medlin Ollbrajt dhe ambasadori i SHBA-ve në Shkup Kristofer Hill, i cili është angazhuar në procesin negociator në Kosovë.


    Kryetari Rugova dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës folën në Fondacionin Karnegi

    Dr Rugova dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës folën sot në Fondacionin Karnegi. Paraqitja u organizua nga Grupi Ndërkombëtar i Krizës, ndërsa dr. Ibrahim Rugova foli për gjendjen e rrezikshme në Kosovë dhe për nevojën e zgjidhjes së çështjes së Kosovës me mjete politike.

    Më 28- maj 1998- Rugova takohet me Presidentin Klinton në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C, në orën 9:50, sipas kohës lokale, i shtrohet karpeti i kuq dhe ai zhvillon nje takim 40 minutash me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. Më pasë ai takohet me Robert Galbardin, i dërguar special për Ballkanin i presidentit Klinton dhe i Sekretares së shtetit Medlin Ollbrajt. Vizita e kryetarit të Republikës së Kosovës në SHBA po përcillej me interesim nga mjetet e informimit publik.

    Më vitin nëntor të viti 2000- në kremtimin e pesë vjetorit të Marrveshjes së Dejtonit Presidenti Rugova erdhi në Shetetet e Bashkuara të Amerikës, si presidenti i parë i Kosovës së lirë. Ai zhvilloi në këtë vizitë takime në Nju Jork, Detroit, Çikago dhe Washington D.C.


    Presidenti Rugova më 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisë me mirënjohjen "Mik i SHBA-ve"

    Në një ceremoni të zhvilluar më 26 prill 2004, në shtetin Pensilvania, Presidentit Rugova iu dorëzua mirënjohja "Mik i SHBA-ve" dhe "njeriu që punon për ta përmbyllur kornizën ligjore për pavarësinë e Kosovës".Zv.guvernatorja e Pensilvanisë znj. Katrin Bejker Noll, në një darkë të organizuar për nder të Presidentit Rugova, tha se miqësia e Ibrahim Rugovës ndaj SHBA-ve ka qenë jo vetëm në të mirë të Kosovës, por edhe të SHBA-ve. "Fryma juaj e ngrohtë e bashkëpunimit është një ideal drejt të cilit aspirojnë të gjithë njerëzit", tha zonja Noll. Ajo në emër të gjithë qytetarëve të Pensilvanisë i shprehu falënderim Presidentit të Kosovës për miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    "Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara. Vazhdofshi me suksese të mëdha dhe paqe në gjithë përpjekjet tuaja në të ardhmen", tha mes tjerash në fjalën e saj, zonja Ketrin Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).
    Ndërkaq, Presidenti Rugova, duke u falenderuar për këtë miërnjohje tha se "roli i Amerikës ishte i pazëvendësueshëm edhe në jetësimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve". "Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe tërë botën",- tha Presidenti Rugova.


    Më 19 shtator 2003 në Prishtinë, rreth 8.00 të mëngjesit, mbërriti ish-presidenti amerikan Bill Klinton, i cili qëndrojë për një vizitë njëditëshe në kryeqytetin e Kosovës, ku u nderua me çmimin doktor nderi i Universitetit të Prishtinës. Ish-presidentin Klinton në aeroportin e Prishtinës e priti dhe i dëshiroi mirëseardhje Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, shefja e Zyrës amerikanë në Prishtinë, Mersi Ris etj. Në aeroportin e Prishtinës Klintonin e përshëndetën edhe disa qindra qytetarë. Ish-presidentit Bill Klinton në një ceremoni solemne të zhvilluar në amfiteatrin e madh të Fakultetit të Filologjkisë iiu dorzua titulli "Doctor honoris causa".


    Një takim i veçantë i ish-presidentit amerikan Bill Klinton me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova në mjediset e Universitetit të Prishtinës, takim që zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura u biseduar rreth çështjes së Kosovës. Me mijëra qytetarë të kryeqytetit dhe nga viset e tjera të Kosovës, kishin ardhur për të përshëndetur ish-presidentin amerikna Bill Klinton dhe për ta falenderuar atë për të gjitha që ka bërë për lirinë e Kosovës si President i SHBA-ve.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova Rreth Bashkimit Kombetar

    PYETJE: Eshte e njohur se synimi shekullor I Shqiptareve ka qene dhe mbetet bashkimi. Cfare duhet te bejne Shqiptaret per te bindur Europen dhe Boten qe njehere e pergjithmone te realizohet bashkimi I tyre ne kuader te Europes?


    PRESIDENTI: Eshte shume normale dhe e natyrshme qe Shqiptaret, si te gjithe popujt e tjere, te jene te bashkuar, te jetojne ne nje shtet, ne nje bashkesi politike. Sidomos eshte normale per ne Shqiptaret qe jemi te ndare ne dysh, kur gjysma e popullsise eshte kendej e gjysma andej. Kam thene edhe me heret, ky eshte nje proces per te cilin duhet te punojme.

    A do te realizohet shpejt apo ngadale, do te jemi gjalle. Shqiptaret, si qellim e kane pasur dhe do ta kene bashkimin, sado qe ne kohen e dominimit Komunist u c'rregullua kjo ide, ndersa tash e tutje ajo do te jete si ide udheheqese e Shqiptareve. Por, ne kete plan duhet te punohet me mencuri.

    Bashkimi me force, me dhune, veshtire tolerohet sot nga Europa. Por, tash per tash, te mendojme dhe ta bejme integrimin ne kuader te Europes. Nje here per nje here, duhet te njihemi, te shihemi, e pastaj t'I realizojme kerkesat tona, edhe pse na eshte thene se ne te dy anet e kufirit, kemi edhe pikepamje te kunderta ideologjike.

    Por, keto ishin vetem shpifje e genjeshtra qe iu doli boja, sepse nuk eshte e mundur qe nje popull te kete dy ideologji. me nje fjale, Shqiptaret duhet te bejne perpjekje qe te ndihen te lire ne te gjitha hapesirat Shqiptare, duhet te punojne vazhdimisht per zgjidhjen e tyre kombetare.

    Kjo do te jete e realizueshme, por duhet te jemi modest; te punojme vazhdimisht, hap pas hapi t'I realizojme qellimet tone. Te behet bashkimi konkret, e jo me fraza te thata.

    Sot per sot eshte aktuale ideja e integrimit europian. Nga ky integrim me lehte do te arrijme kete qe e sunojme. Te punojme ne kete drejtim pa shpallje e deklarata.

    Ceshtja e bashkimit duhet te jete teme e shkences. Shkenca vazhdimisht le ta elaboroj kete ne menyre qe politikes ti krijohet mundesi me e madhe. Te ndahen disa gjera dhe ta ndihmojne njera tjetren, sepse ne, per fat te keq, kete ceshtje nuk e kemi pasur as teme te shkences, bile mund te thuhet as andej, as kendej. As akdemite, as institutet, as Universitetet nuk e kane trajtuar ne mase te duhur kete ceshtje. Prandaj, ky eshte problem shume I madh dhe mire qe eshte shfaqur dhe po flitet rreth kesaj ideje. Natyrisht, ne politike mund te perdoret edhe si presion I manovrave me te gjera rreth realizimit te kerkesave te Shqiptareve.

    Eshte e njohur se ne politike nisen gjera te vogla, e perfundojne te medha, dhe eshte mjeshteri qe gjerat e vogla t'I besh te medha. Ne do te punojme ne kete plan, dhe eshte mire qe ideja per bashkim ka lindur nga mbare kombi, prandaj edhe ne kontaktet me perfaqesuesit e Europes bisedohet edhe per kete ceshtje.


    "Pavaresia dhe Demokracia," ORA, 1991.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #105
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    DHIMBJE E MADHE SHQIPTARE PËR NDARJEN ME RUGOVËN

    Lajmi se Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova kishte
    ndërruar jetë më 21 janar 2006 në orën 11 e 38’, edhe pse
    nuk erdhi krejt i papritur, ishte shumë tronditës, i hidhur
    dhe i dhimbshëm për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e mbarë
    botën dhe u prit me trishtim e keqardhje nga burra
    shtetesh, nga politika e diplomacia ndërkombëtare. Nga të
    gjitha anët vërshuan ngushëllimet e sinqerta në adresë të
    familjarëve të të ndjerit Rugova, të bashkëpunëtorëve të
    tij politikë në LDK e në pushtetin e Kosovës ku ai ka qenë
    kryetar i nderuar dhe i çmuar për shumë vite, të
    shqiptarëve të Kosovës që e kishin deri në çastet e fundit
    të jetës e të sëmundjes së tij të rëndë prijës të tyre
    poitik, në kohë të vështira e të gëzuara, në drejtim të
    mbarë kombit shqiptar që e njihte dhe nderonte për burrë
    shteti e politikan të përmasave kombëtare dhe për figurë të
    spikatur historike.
    Lajmi i dhimbshëm për ndarjen e Rugovës nga jeta krijoi
    menjëherë atmosferë trishtimi ne opininion e gjërë publik,
    në mjediset politike, në mediat televizive të Tiranës, ku
    përcillej edhe atmosfera e dhimbjes nga Prishtina e Kosova
    si dhe reagimet e shumta nga bota. Vdekjen e Rugovës edhe
    politikanët e Shqipërisë që kurrë nuk karakterizohen nga të
    njëjtat ndjesi për jetën e ngjarjet kombëtare, e përjetuan
    gati njësoj, si një humbje të madhe të të gjithë
    shqiptarëve, si një goditje të rëndë nga fati, pikërisht në
    çastet më delikate të trajtimit të problemit të përcaktimit
    e të njohjes së statusit përfundimtar të Kosovës.
    Pikërisht çasti delikat i nisjes së shpejti të procesit të
    shumëpritur për njohjen e pavarësisë së Kosovës i jep një
    hije më të rëndë trishtimi, një mistikë të veçantë largimit
    të Ibrahim Rugovës nga gjiri i familjes, nga mesi i
    bashkëpunëtorëve, nga timoni i politikës dhe i pushtetit në
    Kosovë dhe më posaçërisht nga kryesimi i grupit të caktuar
    të përfaqësojë Kosovën në bisedimet ndërkonmbëtare. Ishte
    kryeadministratori i OKB-së për Kosovën, zotëria i nderuar
    Petersen, që më shpejt e më qartë se gjithkush e perceptoi
    dhe e perëcolli në publik ngjyrimin me një tragjizëm të ri
    shqiptar që sjell në zhvillimet politike në Kosovë dhe në
    jetën e kombit shqiptar vdekja shumë e parakohëshme dhe në
    kohën kur nuk dukej e Ibrahim Rugoës. I nderuari Petersen e
    mori menjëherë rolin e një plaku të urtë që në çastin kur
    shtrohet për t’u vajtuar trupi i të zotit të adhuruar të
    shtëpisë bën thirrje që gjindja të mos ligështohet e të mos
    mposhtet nga vaji e hidhërimi, por të bëjë durimine duhur
    dhe të ruajë arsyen për të nderuar si duhet atë që ikën
    fizikisht me nder dhe për të mbajtur të tjerët të bashkuar
    për të respektuar vullnetin e tij dhe për të çuar në vend
    amanetet e tij. Një urti të tillë e shpalosën në fjalët e
    tyre shumë drejtues të pushtetit e të politikës shqiptare
    në Kosovë. Në këtë frymë ishin fjalët e rastit që thanë
    shumë pushtetarë e politikanë shqiptarë në Tiranë, në Shkup
    e Tetovë. Në këtë frymë ishin mesazhet që dëgjuan
    shqiptarët nga udhëheqës të lartë botërorë. Deri nga
    drejtues të politikës së Serbisë apo serbë të Kosovës
    dëgjuam fjalë vlerësuese për personalitetin politik të
    Ibrahim Rugovës dhe një keqardhje, që nuk duhet ta çmojmë
    vetëm si hipokrizi, që ai u largua nga jeta pikërisht kur
    po niste procesi i bisedimeve në Vienë.
    Ibrahim Rugova deri në çastet e mbrame të jetës së tij
    tokësore dhe kur dha frymën e fundit, vazhdoi kështu t’i
    bëjë shërbime të mëdha çështjes së Kosovës, edhe pse rruga
    e tij 16 vjeçare si politikani kryesor shqiptar në Kosovë
    ka qenë tepër e vështirë e mbushur me pengesa që dukeshin
    të pumundshme për t’u kapërcyer dhe ecja e tij në këtë
    rrugë është shoqëruar me plot peripeci, ka njohur edhe
    ngjitjee zbritje të forta të yllit të tij politik, madje
    njohu dhe dështimin e dëshirës e të strategjisë të tij
    politike që çlirimi i Kosovës nga sundimi i egër kolonial
    i Serbisë të arrihej pa përdorim dhune, me rezistencë e
    mjete paqsore, për të shmangur gjakderdhjen masive në
    Kosovë në një përleshje të madhe me armë midis shqiptarëve
    e serbëve..
    Ibrahim Rugova u nda nga jeta kur ishte bërë tashmë
    realitet dëshira e vizioni i tij i parë qysh kur hyri në
    politikën aktive për një Kosovë të lirë nga sundimi e
    pushteti kolonial serb dhe nën kujdestari e mbrojtje
    ndërkombëtare me praninë ushtarake të NATO-s. Por ai mbylli
    sytë dhe u largua nga jeta pa arritur të shihte e të
    gëzonte edhe çastet e plotësimit të dëshirës së tij të
    madhe dhe të kërkesës së tij të vazhdueshme që pavarësia e
    Kosovës, si shtet sovran, të njihet ndërkombëtarisht dhe
    Kosova të zejë vendin e saj në bashkësinë e shteteve,
    njësoj si gjithë anëtarët e tjerë të OKB-së.
    Ibrahim Rugova, ndonëse i njohur kryesisht si strategu
    politik i arritjes së aspiratave kombëtare të shqiptarëve
    të Kosovës nëpërmjet rezistencës paqësore, ka qenë e do të
    mbetet si personifikimi i radikalizmit të palëkundur
    politik përsa i përket kërkesës themelore për Kosovën si
    “shtet i pavarur e sovran, i njohur ndërkombëtarisht”.
    Rugova ka qenë më i qarti, më i papërkuluri midis
    politikanëve pushtetarë të Kosovës e të Shqipërisë në
    artikulimin e kësaj kërkese në deklarata politike zyrtare e
    takime zyrtare ndërkombëtare, edhe atëherë kur për shkak
    konjukturash apo qëllimisht pushtetarë të Tiranës e të
    Prishtinës kanë treguar gatishmëri të bëjnë pazare për
    zgjidhje më të cunguara, që lënë Kosovën në njëfarë
    vartësie nga Serbia.
    Ibrahim Rugova do të mbahet mend edhe pas vdekjes si
    pushtetari më i lartë shqiptar që ndryshe nga kolegë të tij
    e formuloi qartë qëndrimin se përcaktimin e statusit të
    Kosovës e shikon thjesht si një njohje ndërkombëtare të
    pavarësisë tashmë faktike e të sovranitetit
    juridiko-ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Ky mbetet
    edhe amaneti më i madh e më detyrues i Ibrahim Rogës për
    bashkëpunëtorët e tij politikë, për politikën shqiptare në
    Kosovë për gjithë mbështetësit e adhuruesit e tij të shumtë
    midis shqiptarëve. Sado e trazuar të ketë qenë jeta
    politike e Ibrahim Rgovës për shkak të rrethanave tejet të
    ndërlikuara në të cilat ai veproi politikisht,sado të
    mbështjellë me mister e mistikë gandizmi të kenë qenë tezat
    politiko-shoqërore fetare të Ibrahim Rugovës, një gjë
    mbetet e qartë dhe e pandryshueshme në mendimin e tij
    politik : Kosva shtet i pavarur e sovran. Kërkesa e tij e
    fundit në fazën përfundimtare të përcaktimit të statusit të
    Kosvës është : të njihet ndërkombëtarisht pavarësia e
    sovraniteti i Kosovës.
    Largimi i Ibrahim Rugivës nga jeta e skena e politikës
    aktive këtyre formulimeve të Rugovës u jep vlerën e një
    monumenti e amaneti politik që të tjerët nuk duhet të
    guxojnë t’i prekin dhe do ta kenë më vështirë t’i prekin
    pas vdekjes së Rugovës sesa mund ta bënin në të gjallë të
    tij, duke kërkuar modifikime qëndrimi prej tij. Fjalët e
    Rugovës për njohjen e pavarësisë së Kosovës janë epitafi që
    duhet gdhendur në gurin e varrit të tij. Mbase në mistikën
    politike të krijuar rreth figurës së Rugovës tani pas
    ndarjes së tij nga jeta në një çast të veçantë për
    shqiptarët e çështjen e Kosovës duhet të përfshihet edhe
    besimi se vetë Providenca deshi që Rugova të mbyllte këtu
    kapitullin e vet jetësor e politik që kërkesa për njohjen e
    pavarëisë së Kosovës të bëhet një vijë më e pakapërcyeshme
    se deri tani në çdo lëvizje mbrapsht që mund të mendojnë të
    bëjnë politikanët shqiptarë për hir të shenjtërisë së
    kompromisit
    Vdekje si ajo e Rugovës krijojnë gjithmonë rrethana të reja
    politike e diplomatike edhe kur trashëgimia e liderit ruhet
    e vazhdohet me xhelozi nga pasardhësit. Rugova u bë figurë
    qendrore, madje mbisunduese në politikën e një populli e të
    një vendi, në Kosovë dhe figurë, në mos me ndikim të
    dukshëm, atëherë me prani të domosdoshme , në arenën
    ndërkombëtare për një çështje të mprehtë të kohës. Rugova,
    krijoi një imazh të veçantë dhe u rrethua nga një imazh i
    veçantë politiko-diplomatik nga të tjerët. Rugova krijoi
    një stil politik-diplomatik origjinal dhe diplomacia
    ndërkombëtare bëri shumë për t’i dhënë një stil
    politiko-diplomatik eksperimental. Ai u kthye në një
    personalitet politik enigmatik në sytë e shqiptarëve e
    ndërkombëtarëve, por që ngjallte besim, jepte siguri se
    skemat do të funksiononin, krijonte mundësi për të ecur
    edhe në rrugë më sigzake, jepte shpresa se diçka e mirë po
    përgatitej, diçka me dobi po bëhej, edhe kur gjasat ishin
    fare të pakta.
    Rugova ka qenë shndërruar në sytë e shqiptarëve e të
    ndërkombëtarëve në një figurë politike pakëz mistike që i
    frenonte pasionet dhe i mbante gjallë iluzionet sa herë që
    kjo nevojitej. Figura të tilla politike nuk vetëkrijohen
    dhe nuk krijohen nga të tjerët aq lehtë, sa herë ato
    duhen. Prandaj largimi nga skena i figurave të tilla lë
    zbrazti më të madhe se largimi i figurave të fuqishme,
    dinamike që me furinë e veprimeve apo të mendimeve të tyre
    kanë shkaktuar zhvillime dramatike, kanë vulosur ngjarje të
    mëdha, kanë krijuar ose prishur ekuilibra të përmasave të
    mëdha. Prandaj zbraztia që krijohet në politikë e diplomaci
    pas daljes nga skena për shkak të vdekjes të figurave të
    tilla është më e vështirë të mbushet dhe asnjëherë nuk
    mbushet plotësisht edhe nëse në vend të tyre do të vijnë
    figura më dinamike dhe më të vendosura për veprim.
    Është e sigurtë se boshllëku që krijohet në stilin politik,
    në mistikën politike kosovare pas largimit të Rugovës nuk
    do të mbushet plotësisht. Në stilin e mistikën politike të
    Rugovës ka pasur diçka që mbetet e papërsëritshme. Edhe
    largimi i Rugovës ngjan me ata raste vdekjesh të liderëve
    politikë që u kanë prirë vendeve e popujve në rrethana
    shumë specifike të tejngarkuara me rreziqe, me të
    panjohura, me paqartësira, me pasigurira. Liderë të tillë
    zënë vend të veçantë në historinë e popujve edhe sikur të
    kenë qenë figura kontradiktore në shumë çështje, sikurse ka
    qenë në disa raste edhe Rugova, edhe sikur të kenë
    shkaktuar reagime të kundërta apo zhgënjyese tek
    bashkëkombasit e tyre sikurse ka shkaktuar në disa raste
    edhe Rugova.Largimi i Rugovës nga udhëheqja e luftës
    politike për fatet e popullt shqiptar në Kosovë ka shumë
    ngjashmëri me largimin nga skena të udhëheqësve historikë
    të popujve të tjerë që kanë luftuar për kohë të gjatë për
    liri e pavarësi.
    Duke bërë nderimet e rastit për jetën e veprën e Rugovës
    shprehim edhe ngushëllimet e sinqerta për familjarët e
    njerëzit e të tij të afërm që mbajnë edhe barrën më të
    madhe të dhimbjes për humbjen që prek e hidhërom gjithë
    shqiptarët.

    22 janar 2006
    Abdi Baleta

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Në rezidencën e Presidentit - gjashtë muaj pas 21 janarit
    Prishtinë, 2O korrik - Gjashtë muaj pasi kanë kaluar qëkur pushoi së rrahuri zemra e madhe e Presidentit Rugova, përsëri gjendem në mjediset e punës dhe aktiviteteve të përditshme në rezidencën e tij në Velani.







    Pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm që tani në ato mjedise ka vetëm heshtje. E njëjta renditje në enterier të sallonit ku priteshin mysafirët, zhvilloheshin takimet, bisedimet. Sikur koha është ndalur. Ende në krye të sallonit qëndron fotografia e Presidentit me një buqetë lulesh të freskta, ku kohë pas kohe ende vijnë për ngushëllime, diplomatë të huaj, miq e dashamirë nga vise të ndryshme, sidomos bashkatdhetarë nga diaspora e largët.



    Rrinë aty pesë flamuj të paluar - i Dardanisë, shqiptar, i OKB-së, i BE-së edhe amerikan - sikur presin dorën e Presidentit që t'i nxjerrë jashtë dhe të valojnë në ditën e shpalljes së pavarësisë për të cilën aq shumë gjakoi Ibrahim Rugova.



    Qëndron aty tavolina me 12 karriga ku Presidenti i takonte këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qëndrojnë në sallon të gjitha ato fotografi, piktura, gjësende të shumta dhe një vitrinë me kristalet më të bukura të Kosovës, si dëshmitarë të heshtur të viteve të kaluara, ku Presidenti priti shumë mysafirë, politikanë, diplomatë të njohur e më pak të njohur, personalitete të ndryshme; aty ku zhvilloi biseda nganjëherë jo edhe aq të lehta, ku pati jo pak presione.



    Aty ku më së shumti e ka shqiptuar fjalën pavarësi për Kosovën. Në të njëjtin kat, ngjitur me sallonin, rri e mbyllur dhoma e mineraleve dhe kristaleve, të cilën mysafirëve të nderuar gjithmonë me kënaqësi ua ka treguar.



    Ngjitemi lart në katin e tretë të shtëpisë, në bibliotekë, aty ku e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës. Një dhomë e gjatë, me dy pjesë e nivele. E para e mbushur me libra nga më të ndryshmet, kurse në tjetrën, në një nivel pak të lartë, një si dhomë e mobiluar thjesht me vetëm dy kauça dhe një tavolinë të ulët.



    Aty ka kaluar kohën e pushimit dhe të punës deri në orët e vona të natës, apo më mirë të themi deri në orët e hershme të mëngjesit. Aty asgjë nuk ka ndryshuar që nga 21 janar 2OO6. E njëjta renditje, e mobiljeve...



    Mbi tavolinë syzat e Presidentit mbi një libër, tre lapsa, urimi për Vitin e Ri nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush; dy flamuj të paluar nga dita e funeralit, njëri që ishte vendosur mbi arkivolin, kurse tjetri që valoi gjatë zisë kombëtare në Presidencë në gjysmë shtize dhe një orë tavoline, dhuratë nga gjenerali Riçard B.Majers, shef i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane.



    Në një kënd tjetër është një fashikull ku gjenden shënimet e fundit të Presidentit - përgatitjet për takimet që ka pasur deri më 17 janar 2OO6. I njëjti dorëshkrim, i njëjti kujdes për pedanteri.



    E shkruar qartë atë që ka për të thënë në takim. Data, muaji viti, ora, bashkëbiseduesit...



    Aty është edhe fjalimi i fundit që ka mbajtur jashtë rezidencës: 1O dhjetor 2OO5 në Prishtinë, në Sheshin Skënderbeu kur ndriçoi drurin e paqes.



    Në një vitrinë në krye të dhomës shihen dy libra të trashë dhe brenda tyre plot letra të vogla me shënime.



    Ata janë dy libra në anglisht dhe frengjisht nga shekulli XIX mbi antikën dhe secili prej tyre ka mbi 2OOO faqe dhe të mbushura me skeda nga Presidenti. Në atë vitrinë, ku ishte renditur e plotë Enciklopedia britanika, bie në sy edhe një libër tjetër, ai i një autori anglez të shek. XVIII, Edward Gibbon me titull "Rënia e Perandorisë Romake", i cili po ashtu është i mbushur me skeda, si dhe "The Illyrians" nga John Wilkes nga viti 1995, por edhe disa libra të autorëve të ndryshëm për Lekën e Madh.



    Aty është edhe kompleti i veprave të Presidentit dhe "Iliricum sacrum". Këta libra, si dhe disa të tjerë për mineralet e kristalet i ka pasur në dorë gjatë Presidenti Rugova dhe fryt i studimit të tyre është edhe një vepër që ka lënë në dorëshkrim për lashtësinë iliro-shqiptare dhe tjetri për mineralet e kristalet e Kosovës.



    Ende qëndron një tavolinë e vogël ku Presidenti ka pirë kafenë e mëngjesit dhe ka ndenjur kohë pas kohe, dhe aty gjithmomë e ka pasur nga një libër. Po aty i ka gjetur për atë ditë fjalimet e radhitura ditë, apo telegramet, mesazhet e ndryshme që ia ka lënë djali i vogël Uka, pasi më parë Presidenti i kishte shkruar rreth mesnatës.



    Fare pak dihet se Presidenti Rugova, si rrallë ndonjëherë ndonjë President në botë, të gjitha fjalimet, telegramet dhe mesazhet i ka shkruar vetë. Presidenti Rugova ka qenë i përkushtuar për familjen e vet. I është shmangur jetës publike me familje.



    Bashkëshortja, zonja Fana dhe djemtë Mendimi e Uka, si dhe vajza e vogël Teuta, secili në mënyrën e vet i kanë ndihmuar Presidentit dhe kanë qenë të përkushtuar ndaj Kryefamiljarit, andaj vështirë e kanë të përballojnë mungesën e bashkëshortit dhe babait të tyre, sado që përpiqen.



    Bashkëshortja Fana, si zonjë e vërtetë e shtëpisë në plotkuptimin e fjalës, 16 vjet më parë braktis profesionin e pegagoges për t'iu përkushtuar bashkëshortit dhe familjes, duke rritur dhe edukuar tre fëmijë.



    E fundit ka rënë në gjumë dhe e para është zgjuar. Eshtë kujdesur për çdo detaj rreth Presidentit. Zonja Fana më s'ka lot. Ka vetëm kujtime të pufund.



    Djali i madh, Mendimi, i rritur "në prehër të gjyshes", e cila ka dhjetë vjet që nuk jeton më, ka disa vite që merret me meteorologji, duke shënuar çdo ditë të gjitha parametrat klimatike, por më gjatë merret me disenjim e kompjuteristikë.



    Mbi të gjitha ai ka si pasion fotografinë artistike. Ai ka bërë disenjimin e medaljeve që ka ndarë Presidenti dhe të simboleve të tjera. Djali i dytë, Uka, ndoshta pse dhjetë vjet ishte fëmija më i vogël, është i lidhur shumë për babain.



    Madje si fëmijë katërvjeçar ka mësuar të lexojë vetëm për ta imituar babain e vet duke lexuar. Uka këto gjashtë vitet e fundit, tashmë kur ishte bërë burrë, i ka qëndruar shumë afër Presidentit dhe si një lloj sekretari personal i tij, i ka ndihmuar në shumë punë, të themi teknike: duke ia shtypur të gjitha shkresat e ndryshme dhe fjalimet, duke u kujdesur rreth takimeve në rezidencë etj.



    Ai shpesh bënte shaka dhe krijonte atmosferë humori në rezidencë. Ndoshta më së shumti Presidenti do t'i mungojë vajzës Teuta, e cila sa herë është kthyer nga shkolla e ka përqafuar babain.



    Ajo si nxënëse shembullore, tani sapo ka mbaruar klasën e nëntë dhe në vjeshtë do të shkojë në shkollë të mesme. Tani me siguri ka pasur shumë nevojë për ta konsultuar babain për shumë gjëra...



    Presidenti Rugova ndonëse ka pasur edhe momente të vështira, pas bisedave nganjeherë aspak të këndshme, por gjithmonë është përpjekur të mos e ngarkojë familjen me tensionet politike.



    Gjithmonë e ka relaksuar atmosferën në familje, ndonëse në situata të ndryshme nuk e ka pasur aspak lehtë. Andaj gjatë kohës së lirë në TV gjithmonë ka pasur dëshirë të përcjellë emisione të lehta muzikore dhe humoristike.



    (QIK - Sabedin Haliti)
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Disa gjirime te veçanta !
    kisha pasur deshire tia dhuroja keto video origjinale ndonje fondacioni, gjithesejt ( 120minuta)

    http://video.google.com/videoplay?do...39183050124322

    http://video.google.com/videoplay?do...60903598943240

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Bill Klinton: "Presidenti Rugova ka qenë njeri shumë i madh"

    Nju Jork, 26 korrik Ish Presidentit amerikan Bill Klinton dhe senatorit Xhozef Libermen u është dhuruar nga një stemë e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

    Stemat i ka dorëzuar Elmi Berisha, ish përfaqësues i Presidentit të Kosovës në Zyrën e ambasadorit të nderit të Kosovës në SHBA, senatorit Bob Doll, në një takim të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan.

    Duke e marrë këtë dhuratë, Presidenti Klinton ka shprehur ndjenjat më të thella të respektit për Presidentin Rugova.

    "Presidentin Rugova e kam konsideruar mik shumë të afërt. Ai ka qenë njeri shumë i madh. E kam pasur për zemër dhe e kam vizituar edhe kur ishte i shtrirë në spital. Ai ishte njeri shumë i mirë dhe patriot i madh. Jam i lumtur dhe krenar që e kam pasur mik", është shprehur Presidenti Klinton.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    GUISSEPE VALOTTO: RUGOVEN E KAM KONSIDERUAR PRESIDENTIN TIM

    Komandanti i KFOR-it, Guissepe Valotto para largimit nga Kosova, i beri homazh ish Presidentit te Pare te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoves, dhe me pas ka vizituar familjen e Presidentit.

    Valotto: "Kam dashur te vij dhe t'i bej homazh atij te cilin e kam konsideruar si Presidentin tim, i cili me ka mbeshtetur, sidomos ne fillim, qe me ka pranuar me simpati te madhe, dhe qe me ka mesuar se cfare eshte Kosova. Per kete arsye kam menduar se eshte e drejte logjike qe te vij dhe t'i bej homazhe atij, sepse kjo eshte ajo qe me ka mbetur ne ndjenjat e mia.

    Dua te them edhe disa fjale per kete njeri te madh te Kosoves. Kam pasur nderin ta takoj ate, I cili me nderoi me miqesine dhe aftesine e tij, nje njeri I cili krijoj historine e ketij vendi, Presidentin e ndjere, Rugoven. Presidenti Rugova perhere me pranoi me nder dhe kenaqesi, I hapi dyert ne shtepine e tij per mua, duke me perkrahur ne momentet me te veshtira te fillimit, brenda nje kohe te shkurter, ai me beri te ndihesha si Kosovar, ishte shtepia ime e re."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova përkujtohet në Tiranë si ikonë e pavarësisë dhe Shqiptarizmës

    Tiranë, 29 shtator- Presidenti dhe lideri historik i shqiptarëve Ibrahim Rugova, është përkujtuar në një simpozium në Tiranë kushtuar figurës së tij, si politikan, studiues, shkrimtar, për figurën e tij prej intelektuali, për vizionet ekonomike e integruese brendashqiptare, në kuadër të muajit të kulturës Kosovë-Shqipëri, të organizuar nga dy ministritë përkatëse.

    Ky ishte një takim si sprovë për të prezantuar figurën komplekse të intelektualit të madh, Presidentit Rugova, e cila është vlerësuar nga folësit si ikonë e shqiptarëve dhe e pavarësisë, ku morën pjesë akademikë, shkrimtarë, politikanë dhe personalitete të kulturës dhe figura të tjera.

    Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit të Kosovës, tha se 40 vjeçari Rugova, në fund të viteve të '80-ta, sapo kishte përfunduar librin, "Strategjia e kuptimit", po vazhdonte tashmë ta ndërtonte filozofinë kombëtare të strategjisë së mbijetesës dhe pavarësisë.

    Berisha, si njëri nga bashkëpunëtorët shumëvjeçar të Presidentit Rugova, ka përkujtuar edhe momentet e njohjes me Rugovën dhe më pas me përshkrimin e figurës së tij nga kjo njohje.

    "Ai qëndronte mbi meskinitetet e ditës, ndiqte yllin e vet dhe nuk luhatej si atëherë kur e shanin, si atëherë kur e lavdëronin, si kur e përkëdhelnin, si kur e akuzonin. As dehej nga lavdërimet, as brengosej nga shpifjet e trillimet; as entuziazmohej nga fama - nga himnizimi...", Berisha.

    Ai tha se madhështia e Presidentit Rugova nuk përkulej as përballë vlerësimeve, si Ikonë shqiptare, Ikonë e pavarësisë. Dr.Rugova, tha më tej Berisha, nuk tundohej nga asgjë që mund të provonte ta shmangte nga qëllimi parësor.

    "Ai kishte synim shtigjet e gjata. Nuk kishte energji të humbiste kot, Ai e dinte rolin e tij. E njihte vetveten. E dinte përcaktimin e tij. Ai ecte drejt cakut. Nuk ndalej. Ecte ngadalë, por sigurt. Ai merrej me çështjet madhore.

    Pos Kosovës, të gjitha të tjerat ishin çështje të vogla për të. Vetëm Kosova për të ishte e madhe", tha Berisha. Duke përkujtuar saktësinë e politikës së Rugovës ai tha: "Të gjithë jemi dëshmitarë me sa saktësi kishte parashikuar ngjarjet dhe zhvillimet në Kosovë. Ibrahim Rugova ishte aq modern, sa edhe tradicional".

    Berisha përkujtoi edhe figurën prej intelektuali të I.Rugovëse, që dëshmohej me diskutimet për historinë, për gjeografinë, për etnologjinë, për etnografinë, për folklorin, për pedagogjinë, për metodikën, për astronominë, për tradicionalen dhe për modernen.

    Berisha kujtoi se sa i veçantë ishte Rugova në komunikim, në takimet me miqtë, me politikanë e me diplomatë të ndryshëm. "Në biseda me ta, ai përpiqej të gjente pika të përbashkëta, pika ofruese, sepse i duheshin miqtë, kryesisht nga Perëndimi: 'Unë jetoj në Evropë dhe, në këtë kontekst, të mirat apo të këqijat mund t'i kem nga Evropa', iu përgjigj, në një darkë pune për personalitetet më të larta të Malajzisë", tha Berisha.

    Ndërsa, ministri i Kulturës, Astrit Haraçia, Presidentin Rugova e përshkroi si njeri që fliste pak dhe shkurt, ndërsa fjalinë "Pavarësi për Kosovën", e kishte shndërruar në sentencë, si një fjali që ngërthen tërë përpjekjen shekullore të shqiptarëve për liri, tha Astrit Haraçia.

    Në një kohë, tha ai, pjesa më e madhe e eminencës shqiptare kalkulonte opsione të llojllojta për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pas gati dy dekadave, sot të gjithë e përfaqësojnë opsionin e Rugovës të përmbledhur në fjalin e tij të thjeshtë "Pavarësi për Kosovën".

    "Me skarifica të mbinatyrshme i ndejti pranë dhe realizoi programin e Presidentit Rugova, duke luftuar dhe rezistuar kundër robërisë, duke e përkrahur me shpirt dhe sakrifica të jashtzëzakonshme punën dhe veprën politike të Presidentit Rugova", tha Haraçia.

    Në këtë simpozium kanë diskutuar edhe akad.Rexhep Ismajli, prof.Sabri Hamiti, Dr.Ali Aliu, Resul Shabani, Bujar Leskaj, ministri i Kulturës së Shqipërisë, Masimo Januçi, ambasador italian në Tiranë, Luan Malltezi, Florian Mima, Ndriçim Kulla, Marengelen Vergli e Fahri Balliu.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #112
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rugova, figurë madhore e historisë sonë kombëtare


    Nga Astrit Haraçia*


    Dyzetë vjet më parë, një student i letërsisë shqiptare në Prishtinë, lbrahim Rugova, i ri, fshehurazi nga policia komuniste e asaj kohe, shkon në Romë dhe atje takohet me djathtistin e përbetuar Ernest Koliqi. Ky takim do të thotë se në botën shqiptare, pas një gjysmë shekulli, u paraqit një intelektual me vizion kombëtar. Pse vizion kombëtar? Sepse në atë kohë ishte në kulm një lloj lëvizje politike, lëvizje që anatemonte traditën kombëtare shqiptare dhe në vend të figurës së njeriut kombëtar, krijohej një prototip artificial i quajtur "njeriu i ri socialist". Kombit i kishte zënë vendin grumbulli social.

    Sipas analizave bashkëkohore letrare, në letërsinë shqipe, i pari pas Luftës së Dytë Botërore, që paraqiti një fakturë dhe një estetikë të konceptit dhe ideve perëndimore, të cilën e sol1i vepra në krijim e sipër e Ibrahim Rugovës. Ky koncept letrar, së shpejti, u shndërrua në një filozofi politike perëndimore të Rugovës, që do të gjejë edhe zbatim praktik, që nga dita kur në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës vendoset Dr. Rugova.

    Lidhja Demokratike e Kosovës shpalli platformën: çështja shqiptare është çështje e Perëndimit dhe traditës demokratike perëndimore, shqiptarët janë kombi që posedon argumentin politik, drejtësinë etnike dhe historike përballë hegjemonive gjakpirëse të Ballkanit. Historikisht, shqiptarët kanë qenë komb i paqes e jo i luftës. Komb që është mbrojtur dhe asnjëherë nuk ka sulmuar. Kjo është sublimja e filozofisë paqësore gandiste të Rugovës. Dhe gjithë bota u bind nga argumenti i fortë i Rugovës. Çështja e Kosovës për herë të parë doli në axhendën e kancelarive kryesore të Perëndimit. Për herë të parë në historinë shqiptare, një djalë i ri, nëpër konferenca shtypi për çdo ditë të premte në Prishtinë, dalngadalë bëri internacionalizmin e çështjes shqiptare të Kosovës.

    Lideri i parë në historinë kombëtare që u pranua pa rezervë nga të gjithë liderët e Fuqive të Mëdha, ishte lbrahim Rugova. I pari pas Luftës së Dytë që promovoi në tërë botën idenë e përkatësisë perëndimore të identitetit të kulturës dhe historisë, trashëgimisë dhe traditës kombëtare shqiptare.

    Kjo trimëri me të cilën Rugova e internacionalizoi çështjen shqiptare në tërë botën, bëri që populli i Kosovës t'i dilte në krah dhe ta admironte, ashtu si admirohet princi shpirtëror i kombit.

    Por Rugova fliste pak dhe shkurt. Ai e shndërroi në sentencë fjalinë "Pavarësi për Kosovën". Pikë. A nuk ngërthen kjo fjali tërë përpjekjen shekullore të shqiptarëve për liri?

    Liria e shqiptarëve, thoshte Rugova para liderëve botërorë, do ta qetësonte regjionin e Ballkanit dhe më gjerë. Kjo është filozofi politike që zbërthehet fare lehtë: derisa një popull është i robëruar, në atë vend nuk do të ketë qetësi, do të ketë luftëra permanente, pa marrë parasysh kush i shkakton, viktima apo xhelati.


    Si erdhi në krye të lëvizjes politike Rugova dhe pse pikërisht ai


    Në atë kohë, aktivistët e partive politike të sapoformuara përpiqeshin të gjenin një individualitet karizmatik intelektual. Dhe shumë emrave u ofrohej të dilnin në krye të lëvizjes. Ata refuzonin, qoftë nga frika, qoftë nga kompleksi i inferioritetit. Ku të gjendej një njeri suprem pa hipoteka të së kaluarës që të dilte ballë lëvizjes çlirimtare? Kishin mundësi gati të gjitha individualitetet eminente të kohës të dilnin në ballë të lëvizjes. Por doli vetëm Dr.Ibrahim Rugova.

    Një njeri i urtë, lbrahim Rugova. Gjithnjë i buzëqeshur. Edhe në çastet më të vështira të stuhive që përpinin Kosovën me falangat fashiste të armatës serbe. Kurrë nuk ua kthente goditjet e rënda që merrte nga ata që ia kthenin shpinën, duke mos besuar në filozofinë dhe platformën politike të tij. Në çastet më të vështira e linin vetëm. Por Rugovës i mbeti besnik gjithë populli i Kosovës. U pa nga të gjithë se programi politik i Rugovës shërbeu si bazë e fortë për një opsion të ri të filozofisë politike, që për tridhjetë vjetët e shkuara e deri në ditët e sotme, do të ndërtohet si trase për realizimin e pavarësisë së Kosovës.

    Sa është meritë e Rugoves pavarësia "de facto", po aq është meritë e popullit të Kosovës, që me një disiplinë të paparë politike, me sakrifica të mbinatyrshme i ndenjti pranë dhe realizoi programin e Presidentit Rugova, duke luftuar dhe rezistuar kundër robërisë, duke e përkrahur me shpirt dhe sakrifica të jashtëzakonshme punën dhe veprën politike të Presidentit Rugova.

    *Ministër i Kulturës i Kosovës





    Vatikani nxit anëtarësimin e Shqipërisë në BE


    Papa mbështeti dje kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian gjatë takimit me ambasadorin e saj pranë Selisë së Shenjtë. "Shqipëria aspiron të integrohet, përfshirë anën institucionale, me kombet evropiane, sepse ajo tashmë ndihet e lidhur me ta jo vetëm për arsye gjeografike, por sidomos historike dhe kulturore", i deklaroi Papës ambasadori Rrok Logu. "Uroj për realizimin e plotë të kësaj aspirate", shtoi ai.

    Parlamenti Evropian ratifikoi në fillim të shtatorit Marrëveshjen e Stabilizim-Ascimit mes Shqipërisë dhe BE-së, etapa e parë drejt një anëtarësimi të mundshëm në bllokun evropian. Por, përpara këtij afati, ende të largët, BE-ja i kërkon Tiranës vazhdimin e reformave kryesisht në fushën e lirisë së shtypit dhe të respektimit të shtetit të së drejtës.

    Papa Benedikti XVI përmendi figurën e Nënë Terezës si "një bij shqiptare e parazgjedhur nga Zoti". Fetarja e shenjtëruar nga Gjon Pali II në vitin 2003 lindi në një familje shqiptare në Shkup, sot kryeqyteti i Maqedonisë



    rd

  13. #113
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    EH! KUR ISHTE RUGOVA GJALLE...

    Te gjithe ata qe metojne te zevendesojne apo ne nje fare menyre, metojne ta ruajne frymen Rugoviane, duhet te dijne si ka folur ai, si e donte ai Kosoven, si e donte ai popullin e tij, si eshte sjelle ndaj miqve, si ishte sjelle ndaj kundershtareve te tij, sikur qe duhet ta kene te qarte se Rugova eshte i paperseritshem te pakten ne 1000-vjetshin e ardhshem, dhe si i tille, si i shente, nuk mund te imitohet, e as te zevendesohet plotesisht.


    Shkruan: Fazli BERISHA, Bota Sot

    Kur Presidenti yne historik, emblema e Dardanise antike, qe na thoshte ai, dr. Ibrahim Rugova, iku i qete, sikur qe ishte gjate tere jetes, ate Janar te acarte, duke na lene gjithmone me dhimbje e lot, por gjithnje qe e patem, madje keto dite si kurre nje here me pare, po bejme turr se kush e ka dashur me shume, e kush me pak, publicisti Shqiptar, i mirenjohur, Mero Baze, ne fund te nje shkrimi dy faqesh per figuren e dr. Rugoves, kishte shkruar:

    "Iku, gati pas asnje armik, pa asnje kundershtar, pa asnje rival, dhe kam frike pa asnje pasardhes. Sic mund te ikte nje i derguar i Zotit tek Shqiptaret."

    Sa po kalon koha, ndersa thenia e z. Baze, po ma sforcon bindjen se ai kishte te drejte atehere kur e shkroj dhe tash. Eshte shume e natyrshme, aq me pare nje figure si dr. Rugova, qe veshtire te gjendet nje zevendesim, madje ne mendjet dhe zemrat e Shqiptareve, dhe shume me veshtire. Por, ata qe keto dite neper kuvendet zgjedhore, qe nga aktivet, nendeget, dhe deget e LDK-se, anembane Kosoves, gati te gjithe si ne kor, e paten ne goje Presidentin Rugova, duke bere lufte me te gjitha mjetet, se do te ruhet LDK-ja, dhe fryme Rugoviane, duhet ta kene te qarte.

    1. Presidenti Rugova ka folur pak, por ka thene shume, madje sic tha Mero baze, vetem ai ka mundur qe me tri fjale te ktheje gjithe boten ne miq te Kosoves. Vetem Rugova me tri fjale ka arritur te bind boten, per te drejten e Shqiptareve te Kosoves, per shtet. Ai jo vetem miqte, por edhe miqte e armiqve tane, i ktheu ne miqe te Kosoves.

    2. Presidenti Rugova gjithmone ka folur me koke te ftohte, me mendje te kthjellte, me vizion te qarte per te ardhmen, madje do te thosha, kur shikoj gjithe keto qe kane ngjare, dhe do te ngjajne me vone, e per te cilat dr. Rugova na ka folur sa ishte gjalle, keto mund t'I thote vetem nje i derguar i Perendise.

    3. Presidenti Rugova gjithmone ka folur me zemer te zjarrte, me dashuri e perkushtim, per te kaluaren tone, per te sotmen dhe per te ardhmen e Kosoves, dhe te Popullit te Kosoves. Te kujtojme vetem me sa dashuri ai fliste dhe i ruante kristalet e Kosoves, duke mos haruar t'ua jepte nje gur te cmueshem, gjithe miqve qe i krijoi per Kosoven, ne kete menyre te deshmonte se kjo toke eshte e pasur me te gjitha te mirat e kesaj bote.

    4. Presidenti Rugova me duar te pastra, e te hapura, asnjehere grusht, e drejtoi Kosoven per kaq vite. Dr. Rugova eshte cmimet qe ua ndane, e nej pjese te cilave permbanin edhe nje shume parash, asnjehere nuk i ndali per vete, por ua dha atyre qe kishin nevoje me shume ne ato caste. E kush beri si ai? Askush!

    5. Presidenti Rugova, sa ishte gjalle kurre nuk tha fjale te keqe per njeri, madje as per kundershtaret, apo ata qe per nje moment gabonin kur flisnin keq per te. Ai kurre nuk ofendoi miqte. Ai kurre nuk coi gisht, se lere me dore mbi dike. Presidenti Rugova e deshi Kosoven me njerez, dhe jo djerrine, e pa Zot shtepie.

    6. Presidenti Rugova, po aq sa e pati madheshtore jeten e tij, po aq madheshtore e pati edhe vdekjen. Presidenti Rugova sa ishte gjalle tuboi dy milione njerez, kur I thirri ne mbeshtetje te kauzes per shtet te Kosoves, dhe mbuloi mbi nje milion njerez, dhe krejt boten ne diten kur i thame lamtumire. Shumekush ia pati lakmi vdekjes se tij. Keshtu vdesin vetem shenjetoret, ne te vertete ai shkoi nga kjo bote, si nje meteor.

    Eh! Kur ishte Presidenti Rugova gjalle... gjithcka ishte ndryshe, jo si sot... Nese dikush di te flas perafersisht si Rugova, di te mendoi, di te marr vendime me koke te ftohte, te punoi me zemer te zjarrte, dhe te drejtoi Kosoven me duar te pastra. Di t'i ruaj miqte, di te njoh edhe kundershtaret, di te ruaj kete qe eshte arritur, dhe neser t'i shtoi te arriturat, mbase meriton te drejtoi partine dhe shtetin, cdo gje ndryshe e demton partine, e me shume shtetin e Kosoves...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Të shtunën është shënuar ditëlindja e 62-të e liderit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova

    Prishtinë, 4 dhjetor - Ditëlindja e 62-të e liderit historik të Kosovës, kryetarit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ibrahim Rugova dhe Presidentit të parë të vendit të njohur ndërkombëtarisht, Ibrahim Rugova, të shtunën është shënuar në mënyrë modeste, me homazhe pranë varrit të tij dhe me vizita në familjen Rugova në Prishtinë.

    Presidenti aktual i Kosovës Fatmir Sejdiu, me bashkëpunëtorët, ka vendosur lule pranë memorialit të Ibrahim Rugovës dhe pastaj vizitoi familjen Rugova në Velani. Presidenti pasi vuri lule dhe bëri homazhe ka thënë se është nevojë e përhershme që të takohet me Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, me njeriun që aq shumë bëri për Kosovën.

    "Ish presidenti Rugova ka bërë që Kosova të jetë në stadin e sotëm dhe të jetë në prag të njohjes ndërkombëtare të shtetësisë së saj", tha Sejdiu. Ai theksoi se Ibrahim Rugova ka arritur që ta shndërrojë idealin e lirisë që ka qenë edhe ideal i popullit, në funksion real, duke e shkrirë praktikisht vetën e tij, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Edhe kryeparlamentari Kolë Berisha vuri kurora lulesh dhe bëri homazhi pranë varrit të Presidentit Rugova si dhe vizitoi familjen Rugova. Homazhe bënë edhe zv/kryeministri Lutfi Haziri, kryetarja e FG të LDK-së dhe ministre e Shërbimeve Publike Melihate Tërmkolli, kryetari i FR të LDK së, Sejdë Tolaj.

    Të gjithë ata vzituan edhe familjen e Presidentit Rugova në Velani. Sejdë Tolaj gjatë vizitës në familjen Rugova ka theksuar se si të rinjtë e LDK së gjithmonë kanë pasur përkrahjen e parezervë të Presidentit Rugova, kurse Ai ka qenë mbështetja më e madhe që kanë pasur. "Ne do ta vazhdojmë rrugën e Tij që na e ka lënë amanet drejt njohjes formale të pavarësisë së Kosovës, për çka ai punoi pandërprerë deri në ditët e fundit të jetës së tij", tha Tolaj.

    Ndërsa zonja Fanë Rugova pasi ka falenderuar të rinjtë për vizitën, tha se "Presidenti ka pasur një kënaqësi të veçantë kur vizitohej nga të rinjtë e LDK së dhe ai tërë jetën e tij ka punuar në atë drejtim që brezit të ri t'i krijohej mundësia që të gëzonte shtetin e pavarur të Kosovës".

    Një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës në ditëlindjen e 62-të të Presidentit Rugova kanë vendosur rreth varrit 62 lule, ku në secilën prej tyre kishin shkruar nga një fjalë simbolike që i ka përdorur Presidenti Rugova.

    Shkëmb Manaj, me të mbaruar homazhet në emër të shokëve të tij ka deklaruar se "2 dhjetori është ditë dhembjeje për ish presidentin Rugova por edhe një konfirmim se studentët e UP së, do ta ndjekin rrugën e tij".

    Poashtu homazhe gjatë tërë ditës kanë bërë edhe shumë qytetarë të Prishtinës dhe Kosovës duke përkujtuar figurën e madhe të Ibrahim Rugovës. Ndërkaq në mjediset e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare është bërë promovimi i librit me poezi me titull "Simfonia e Dardanisë" nga autorë të ndryshëm që i kishte përgatitur Sinan Gashi.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  15. #115
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    VOA: Rugova e filloi fushatën për vetëvendosje para se shumica e të huajve të dinin për ekzistencën e Kosovës

    Uashington, 28 dhjetor - Ibrahim Rugova, si një zë i arsyes dhe i moderimit, për vite me radhë qëndroi në krye të fushatës për paqe dhe demokraci dhe e filloi fushatën e tij për vetëvendosje me mjete paqësore, mjaft koha para se shumica e të huajve të dinin qoftë edhe për ekzistencën e Kosovës.

    Kështu thuhet në një vështrim të "Zërit të Amerikës". për figurat që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2006, sa interesante aq edhe polemizuese, nga legjenda të Hollivudit e deri te udhëheqës despotikë. Disa prej këtyre figurave ndonëse nuk janë më, nuk do të harrohen sepse lanë gjurmën e tyre në botë.

    "Më 21 janar 2006 u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, njeriu i cili iu përkushtua arritjes së pavarësisë me mjete paqësore. Për shumë vite me radhë, Rugova qendroi në krye të fushatës për paqe dhe demokraci, gjë që e ndihmoi popullin e Kosovës të hidhte bazat për një të ardhme paqësore.

    Rugova e filloi fushatën e tij për vetëvendosje me mjete paqësore mjaft kohë para se shumica e të huajve të dininin qoftë edhe për ekzistencën e Kosovës. Në rolin e presidentit, Dr. Rugova u përpoq të zbuste mosmarrëveshjet mes udhëheqësve politikë shqiptarë të Kosovës. Ai do të mbahet mend si një zë i arsyes dhe i moderimit", thuhet në kët vështrim të "Zërit t ë Amerikës".

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #116
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Duhet rikujtuar.....


    Kur presidenti i Kosovës në mes të fjalës së tij përmendi pavarësinë e Kosovës, pos deputetëve të "Kthimit" nuk duartrokiten as deputetët majtistë, leninistë, marksistë, hysenistë, dugollistë etj. (si t´u themi shqiptarë?), por ulën kokën, çka në kësi rastesh nuk dëshmon gjë tjetër pos asaj se ata nuk janë për pavarësinë e Kosovës. A janë ata të vetdijshëm për gjithë atë reputacion e mirënjohje ndërkombëtare që e ka gëzuar, që sot e gëzon dhe që nesër do ta gëzojë presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova?

    Shkruan: Myftar DRAGIDELLA

    Sa të mjerë dukeshin deputetët majtistë shqiptarë dhe deputet e "Kthimit" në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e djeshme të këtij institucioni të lartë të shtetit tonë. Për herë të parë, atyre dje iu drejtua me një fjalë rasti edhe presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Daljen e presidentit të Kosovës në foltore e përshëndetën deputetët.

    E përshëndetën vetëm deputetët e partisë së tij, më të madhës në Kosovë - LDK-së. Deputetët e PDK-së, edhepse kishin zënë vendet në sallë, nuk vepruan siç e do ky rend dhe ashtu siç vepruan deputetët e partisë tjetër me të cilën bashkëqeverisin Kosovën. Deputetët e AAK-së, që në mesin e tyre kanë Mahmut Bakallin, njërin prej atyre që u takua fshehtas me shefin e ish-sigurimit serb, Stanishiqin, as që kishin zënë vendet e tyre në sallë.

    Presidenti i Kosovës, ashtu siç i ka hije një burrështeti të madh fillimisht dërgoi përshëndetjet e posaçme për të gjithë të pranishmit. Ai vazhdoi fjalimin e tij dhe kur përmendi pavarësinë e Kosovës, sërish shpërthejnë duartrokitje në sallë. Ishin duartrokitjet e atyre deputetëve që në këtë fazë tonën të zhvillimit qëllim kryesor kanë pavarësinë e Kosovës.

    Ata që përcollën këtë seancë drejtpërdrejt përmes ekraneve televizive edhe nuk u çuditën fortë me sjelljet e deputetëve të "Kthimit" në Kuvendin e Kosovës, të cilët edhe herave të tjera kur përmendej pavarësia e Kosovës sikur mbyllnin veshët dhe ulnin kokat. Poashtu gjithmonë kur duhej të deklaroheshin rreth të gjithë atyre segmenteve të shtetësisë së Kosovës, ata përherë ishin kundër.

    Ata prej sot kanë edhe aleatët e tyre nga dy partitë tjera majtiste shqiptare që vetën e quajnë "të dala nga lufta". Nëse ato vërtetë janë parti që dolën nga lufta, duhet të dëshmojnë këtë origjinë të tyre. Origjina e daljes nga lufta e dy partive shqiptare majtiste, thaçiste e ramushiane dihet si mund të dëshmohet.

    Ajo duhet të dëshmohet me luftë konsekuente, në radhë të parë për pavarësinë e Kosovës, jo vetëm me fjalë, por e dhe me vepra. Të gjithë deputetët e këtyre dy partive majtiste, marksiste, leniniste, hyseniste, dugolliste e pse jo edhe nanoiste, milosheviçiste etj. janë mësuar të bëjnë zhurmë vend e pa vend dhe të çirren, gjoja se vetëm ata po luftojnë për pavarësinë e Kosovës, bile-bile ata ngrejnë "krye" që të shpallin disa deklarata e memorandume që Kosova të jetë e pavarur.

    Ata sikur harrojnë se një garniturë deputetësh të Kuvendit të Kosovës, në një kohë shumë më të vështirë se kjo e sotmja e kanë shpallë pavarësinë. Ata në vend që të avancojnë ato përpjekje të paraardhësve të tyre, veprojnë të kundërtën. Asgjë nuk e pranojnë që ka levizur në drejtim të pavarësisë së Kosovës, deri sa ata nuk janë ulur në ato karrige të sallës së Parlamentit. Dhe ky është mjerimi më i madh i tyre.

    Ata pos kësaj çirreshin se kur do t´u drejtohet atyre presidenti i Kosovës, i cili përherë deklaronte se është i gatshëm të bëjë këtë posa Kryesia e Kuvendit të parqesë në rend të ditës. Dhe ajo ditë erdhi. Ishte dje dita kur presidenti i Kosovës iu drejtua atyre me një fjalë që me kurrëgjë nuk kishte lëshuar pa ua përmenduar atyre deputetëve që "sorra ua ka mpirë mendet" dhe nuk shohin asgjë më larg se hunda e tyre.

    Kur presidenti i Kosovës në mes të fjalës së tij përmendi pavarësinë e Kosovës, pos deputetëve shkije nuk duartrokiten as deputetët majtistë, leninistë, marksistë, hysenistë, dugollistë etj. (si t´u themi shqiptarë?), por ulën kokën, çka në kësi rastesh nuk dëshmon gjë tjetër pos asaj se ata nuk janë për pavarësinë e Kosovës.

    A janë ata të vetdijshëm se asnjë parti e vetme dhe ansjë grupacion e aq më shumë marksistët e lenisistët nuk mund të sjellin pavarësinë për shtetin demokratik të Kosovës. A janë ata të vetdijshëm për gjithë atë reputacion e mirënjohje ndërkombëtare që e ka gëzuar, që sot e gëzon dhe që nesër do ta gëzojë presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Mos ata kanë menduar se presidente Rugova do t´u premtojë atyre diçka tjetër. Mos kanë menduar se presidenti Rugova do t´ua ngrehë veshët për të gjitha ato prapështi që janë duke i bërë disa "prijës" e disa deputetë të tyre.

    Ata mashtrohen nëse presin që presidenti Rugova do të mirret me ata dhe ato çështje që matën me peshojën e barnatores. Presidenti Rugova edhe me fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u tregua një burrështetas i madh sa që kurrë deri më tashti nuk ka pasur ky truall. Ai u tregua aq shumë i kujdesshëm, sa që brenda atyre minutave përfshiu, tamam, çdo shtresë të popullit të tij, çdo lloj të veprimtarisë që po zhvillohet në Kosovë dhe çdo segment të jetës e të punës që duhet të zbvillohet në këto troje për t´u arritur edhe de jure pavarësia.

    Nga të gjitha këto që u përmendën nga presidenti dr. Ibarhim Rugova, sikur nuk u ra pika atyre kundërshtarëve të tij dhe të institucionalizmit në Kosovë. Dhe kur presidenti Rugova mbaroi fjalimin e tij, shpërthyen duartrokitje. Jo vetëm duartrokitje por edhe ngritje në këmbë në shenjë të nderimit ndaj punës dhe përpjekjeve të tij që gjatë dy decenieve i ka bërë për Kosovën. Sërish mbetën të ulur dhe me duar të shtanguara deputetët e "Kthimit" dhe deputetët që kanë synime të ngjashme si ata për institucionet e Kosovës.

    Ata mbetën të ulur ndoshta se edhe ato pak mend që i kishin, në ato momente u kishin tretur. Kryeparlamentari Daci u dha 15 minuta kohë që të këndellen. Lëre 15 minuta, për ta nuk mjaftojne as vitet për këndellje kombëtare e mirësjelljeje, sepse të pandershmit kurrë nuk dinë të nderojnë.

  17. #117
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    VOA: Rugova e filloi fushatën për vetëvendosje para se shumica e të huajve të dinin për ekzistencën e Kosovës


    Uashington, 28 dhjetor - Ibrahim Rugova, si një zë i arsyes dhe i moderimit, për vite me radhë qëndroi në krye të fushatës për paqe dhe demokraci dhe e filloi fushatën e tij për vetëvendosje me mjete paqësore, mjaft koha para se shumica e të huajve të dinin qoftë edhe për ekzistencën e Kosovës. Kështu thuhet në një vështrim të "Zërit të Amerikës". për figurat që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2006, sa interesante aq edhe polemizuese, nga legjenda të Hollivudit e deri te udhëheqës despotikë. Disa prej këtyre figurave ndonëse nuk janë më, nuk do të harrohen sepse lanë gjurmën e tyre në botë. "Më 21 janar 2006 u nda nga jeta në moshën 61 vjeçare Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, njeriu i cili iu përkushtua arritjes së pavarësisë me mjete paqësore. Për shumë vite me radhë, Rugova qendroi në krye të fushatës për paqe dhe demokraci, gjë që e ndihmoi popullin e Kosovës të hidhte bazat për një të ardhme paqësore. Rugova e filloi fushatën e tij për vetëvendosje me mjete paqësore mjaft kohë para se shumica e të huajve të dininin qoftë edhe për ekzistencën e Kosovës. Në rolin e presidentit, Dr. Rugova u përpoq të zbuste mosmarrëveshjet mes udhëheqësve politikë shqiptarë të Kosovës. Ai do të mbahet mend si një zë i arsyes dhe i moderimit", thuhet në kët vështrim të "Zërit t ë Amerikës".
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  18. #118
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryesia e Kuvendit shtyn shqyrtimin e projektligjit për memorialin e ish-presidentit Ibrahim Rugova

    Kryeministri i korrigjon gabimet e ministrave

    EJUP GOJNOVCI

    Prishtinë, 9 janar - Shqyrtimi i projektligjit
    për memorialin e ish-presidentit të ndjerë
    Ibrahim Rugova dhe familjes së tij, me
    kërkesë të kryeministrit Agim Çeku, është
    shtyrë nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të
    Kosovës për kohë të pacaktuar. Por, arsye e
    shtyrjes nuk ka qenë vetëm kjo. Asnjëra nga
    partitë politike, të përfaqësuara në Kuvend,
    nuk janë gjetur të gatshme ta shqyrtojnë projektligjin
    në fjalë, pasi debati në fundvitin e
    kaluar nxori në pah konfrontime të ashpra
    ndërmjet subjekteve politike rreth kësaj çështjeje.
    I futur një herë në punimet e Kuvendit, më 14
    dhjetor të vitit 2006, në këtë projektligj ishin
    identifikuar mangësi të mëdha, përfshirë edhe
    ato procedurale.
    "Pikërisht në këto mangësi dhe mosrespektim
    procedurash e ka mbështetur kërkesën për
    shtyrje shqyrtimi edhe kryeministri Çeku", tha
    Naim Maloku, anëtarë i Kryesisë së Kuvendit
    nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
    (AAK). Sipas tij, arsye e heqjes së këtij projektligji
    nga rendi i ditës ishte nevoja për
    plotësime shtesë, përfshirë edhe të dhënat
    rreth kostos për zbatim.
    "Pra, është hequr përkohësisht deri në
    plotësimin e projektligjit, që do ta bëjë
    Ministria e Shërbimeve Publike, si sponsoruese".
    Edhe në seancën e 14 dhjetorit, opozita ishte
    këmbëngulëse që të mos miratohej një projektligj,
    i sjellë në Kuvend me shumë mangësi
    dhe me mundësi të mëdha ta përçajë edhe më
    tepër spektrin politik dhe qytetarët e Kosovës.
    Ndërsa, nga iniciuesit e projektligjit mëtohej
    miratimi dhe ngritja e memorialit për të
    ndjerin Rugova, si simbol i pavarësisë së
    Kosovës.
    Të bindur se një gjë e tillë mund të shkaktonte
    vetëm përçarje, patën propozuar që të ngrihet
    një memorial për pavarësinë, pa e identifikuar
    me ndonjë figurë, qoftë ajo edhe e presidentit
    Rugova. Dhe, kjo duket të ketë pasur efekt, pasi
    Gazmend Muhaxheri, anëtar i
    Kryesisë nga Partia Reformiste
    ORA, tha se tërheqja e projektligjit
    nuk është bërë vetëm për
    arsye se këtë e ka kërkuar Çeku,
    por edhe për vërejtjet që janë bërë
    nga opozita.
    "Kryeministri e ka vërejtur se
    projektligji ka ardhur në mënyrë
    jo të rregullt pa vlerësimin e kostos
    financiare nga Ministria e
    Ekonomisë dhe Financave".
    Ndryshe, në mbledhjen e së
    martës, Kryesia e Kuvendit vendosi
    që ta rishpallë konkursin
    për Ombudpersonin, ta shtyjë miratimin e
    rregullores së stafit të Kuvendit, si dhe
    raportin për rivlerësimin e punës në Qendrën
    Protokollare në Gërmi. eanca e parë për këtë
    vit e Kuvendit të Kosovës mbahet të enjten.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Nuk e dij se kurë do mësohen disa të dinë se çka është lajm dite e çka është vepritari e një individi e sidomos të elitës Kombëtare .

    Kështu që pasi disa nuk marin vesh nga edukata ,iu mbetën moderatorëve që të tillët ti edukojnë edhe forcërisht.

    Ky nënforum është emëruar '' Elita Kombëtare '' e jo '' Tema e shtypit të ditës '' .

    Nëse të tillët nuk dinë se çka duhet shkruar për figurat Kombëtare në nën forumin '' '' Elita Kombëtare '',duhet me ua bërë me die disa analfabetëve se ,nëse ata paguan për sasi ( normë ) postimesh nëpër forume ( pa qoftë ajo edhe tallë apo tërfojë ) ,është punë e tyre ,por në anën tjetër duhet respektuar edhe Forumet, Nën Forumet si dhe Temat në të cilat bisedohet- shkruhet .
    Se besoj që ky forum edhe mund të lexohet edhe nga të huajt ejo vetëm nga këta të kopshtit zoologjik .

    Prandaj ,kam një propozim që këta lajme të ditës të fshihen komplet nga këta tema të figurave të Elitës Kombëtare e sidomos nga kjo temë .


    E ju bëni si të doni ,por mos haroni se edhe etika duhet zbatuar e respektuar .

  20. #120
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga _PDK_
    ...sepse nuk duhet harruar se në Kosovë jetojnë shqiptarët, pjesa më e madhe e të cilëve deklarohen si myslimanë
    ne kosove... pjesa me e madhe te psh.urrin mjedis fese kur eshte ne pyetje kombi, oj mbeturina enveriste!!!
    shihemi n´gjykate

Faqja 6 prej 103 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •