Close
Faqja 14 prej 103 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 2056
  1. #261
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Sot u perkujtua (64) Vjetori i te madhit Dr.Rugova..LAVDI QOFTE

    DITËLINDJA E TË MADHIT DR. IBRAHIM RUGOVA
    ME RASTIN E DITËLINDJES 64 VJETORIT TË ISH-KRYETARIT TË PARË TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA.

    Vlerën e lindjes – e dëshmoi vdekja .
    Ai u shëndrua në:
    ”PERSONAZHIN KRYESOR TË ZGJEDHJES SË NYES DARDANE ANTIKE”.
    ”Jemi krenarë që të patëm, jemi krenarë që i takojmë epokës tënde, jemi krenarë që ishim bashkëpuntorë tuaj të idealit për Pavarësinë e Republikës së Kosovës nën udhëheqjen tënde, e gjithë kjo na bënë me dije për një gjendje zbrazëtie, për një boshllëk i cili është krijuar në zemrat e popullit Shqiptar ” tha z. Hysen Ibrahimi, kryetar i LDD-së – Dega në Suedi, në Akademinë Përkujtimore mbajtur në Bostad të Suedisë, me rastin e tre vjetorit të vdekjes së Kryetarit Dr. Ibrahim Rugova .

    Nga Hysen Ibrahimi

    2 dhjetori 1944, ishte ditëlindja e jote i nderuari President Rugova. Linde në rrethana dhe kushte tejet të ndërlikuara, duke mos e ditur se ka lindur një djal i cili do ta udhëheq Kosovën, do t’a shpëtoi nga shfarosja e barbarëve sllav. Linde për të mosvdekur kurr o President Rugova. Kjo lindje arriti deri në vitin 21 janar 2006, kur në ora 11.38 minuta, ra një heshtje kobshme! Lindja e jote dalloi me kohën e vdekjes. Kur linde ti nuk ditëm se kush lindi, por ama vdekja jote e dëshmoi se kush ishe. Televizioni dhe mediat e botës hapën lajmin: ”Vdiç Dr. Ibrahim Rugova, President i parë i Republikës së Kosovës”! Populli Shqiptar anekëndë botës, ra në zi. Ne u bëmë me die se së bashku me vdekjen shkuan shumë funksione, por prap ne u bëmë me die se la shumë ideale, paqen, dashurinë e patjetërsueshme në raportin ndërnjerëzor dhe në njëfar mënyre na u bë me dije se ishte viktimë e rrethanave duke qenë në shërbimin e së mirës, kurse në anën tjetër na u bë me die se po flijohet nga e keqja!
    Vdekja jote, shumë njerëzve u’a mësoi edhe lindjen tënde se si linde dhe në ç’far rrethanash u rrite dhe u shkollove.
    Pati shumë prej nesh, që më shumë ja deshten funksionet, deshten të ja marrin edhe meritat edhe gjithëçka që ishte ndërtue në funksion të idealit të tij nga mbrendësia e shpirtit që askush deri në at kohë nuk kishin pasur guximin të dalin hapur para botës për Liri, Paqë dhe Pavarësi. Por pati edhe shumë prej nesh që me gjithë zemër mbajtëm amanetin e tij të idealit për paqen, lirinë, pavarësinë. Autoriteti i tij i madhërishëm, me vdekjen e tij, u shëndrua në:
    ”PERSONAZHIN KRYESOR TË ZGJEDHJES SË NYES DARDANE ANTIKE”.
    OOO lum Kombi që të pat i President Rugova.
    Shkalla e lartë e ndjeshmërisë për vdekjen tënde ka hyrë thellë në zemrat tona, përjetimi i momenteve të kësaj kohe është kufizuar me ironinë e fatit që na ndodhi.
    Tragjikën e vdekjes tënde e shofim vetëm mbrenda sëmundjes personale, por si të keqe dhe shumë të dëmshme më tepër se Kombëtare, pra është vdekje Universale. Prania e juaj në këtë botë theu edhe mite, konkludojmë se e ndryshove botën shqiptare të Dardanisë Antike dhe më gjërë. U preokupove me shumë të këqija, me shumë shëmti që ti nuk ishe i prirë të shohë vetëm e vetëm të këqija. Këtu çfaqej ai shpirti yt i çiltër dhe dinjitoz me një moral njerëzor, që arrite t’i kap lartësit më të mëdhaja që sot ende askush nuk po mund t’i arrinë ato lartësi me ato vlera tua njerëzore, intelektuale, ideale, filozofike, shkencore dhe shpirtërore e humane.
    Mendoi se i dashuri President i ynë, pati arsyeshmëri që të mbaj qëndrimin prej udhëheqësit, liderit shpirtëror dhe t’u dal Zot ndaj të gjitha atyre çështjeve që kishin të bënin me Dardaninë Antike për t’i zgjedhur shtruar në rrafshin Kombëtar, pa përjashtuar askend, përkundrazi u’a ofroi mundësinë secilit që të jap konceptin e zgjedhjes. Fatkeqësisht nuk paten guximin, e as dijen, duke qenë skeptik. Për ata që nuk patën as guximin as aftësit, shtrohet pyetja për pastërtinë e qenies së tyre njerëzore e që për një moment të caktuar dalin nga toka si përbindësha që don të gllabërojnë gjithëçka që është fituar me mund, ndjersë dhe gjak, por në fund mbeten të sfiduar nga vet vepra e Presidenti Dr. Ibrahim Rugova.
    Ne sot, duhet ditur se jemi duke folur për njeriun i cili është ndër figuratë më të mëdhaja të Kombit Shqiptar, duhet ditur se kemi hapur një temë që ka ide e të vetëdishëm se do të mbeten pa u prekur shumë e shumë çështje madhore Kombëtare që lidhen drejtëpërsëdrejti me personalitetin e të madhërishmit Dr. Ibrahim Rugova, që kanë vlera patriotike, të cilat vet ai i ndërtoi me idetë e tija të cilat shumicën prej tyre na i ka lënë me amanet. Një amanet prej tyre po e them që ma pat thënë vet presidenti i ndjerë, po e citoi: ”E keqja që i vije Kombit duhet neotralizuar me ndjenjen atdhetare, duhet larguar sa më larg sepse ajo e keqe nuk mund të jet vetëm personale por shoqërore dhe Kombëtare, bile edhe për rajonin” përfundon citati.

    Vdekja e madhe nuk mund të shprehet me gjuhë te letë, vdekja e madhe rëndon gjuhën por e ndihmon lotin, emocioni zen vendin e tij ulur këmbëkryq. Sa ma e madhe vdekja, aq ma i madh burimi i lotit, trishtimi troket derën e hyrjes së shpirtit. Kjo vdekje asesi nuk po mund të largohet nga rrethi ynë shoqëror, herresa nuk po mund të gjej vend, kurse mungesa sa vjen dhe shtohet dita ditës duke synuar që Presidenti ynë i dashur të jenë pranë nesh për të zgjedhur çdo problem që has Dardania Antike në ditët e sotme.

    Mbresat e tua njerëzore, humane, intelektuale dhe kombëtare, janë shkas i dashurisë që kishim për ty o President, janë mbresa që i kishim, i kemi dhe do t’i kemi sa të jet jeta e Dardanisë Antike mbi këtë tokë të bekuar. E kaluara e jote, sot është dëshmi e shkruar me shkronja të arta e cila mundëson ruajtjen e frymës Kombëtare Shqiptare për Pavarësinë e Dardanisë Antike, që dikur e qujte edhe vet, Republika e Kosovës.

    E sotmja është ajo që ti dje e kërkove.
    Dhimbshurinë që ndjejmë për Ty President Rugova, është edhe ajo kur kujtojmë se u rrite pa përkdheljen e babait tëndë, pa përqafimin e tij atëror, por gjatë jetës tënde u rrite me vaj në buzë dhe nuk pate asnjëherë rast që të thirrësh Babë, në vend tij e zgjodhe Dardaninë Antike, si shenjë dashurie për të kryer amanetin e babait tëndë pikërisht për arsye se ai u flijua për idealin të cilin ti e bëre realitet.

    Përsëritja e shpeshtë e qëndrimeve tua për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhje që stabilizon rajonin, forcoi, bindi boten demokratike si një mesazh me esencë të qartë të synimit tuaj për Pavarësi. Zëri yt i arsyes ngriti botën shqiptare dhe botën demokratike duke e forcuar në bindjen tuaj filozofike për zgjedhjen problemit të Dardanisë, në të njejten kohë zëri yt mbyti anmiqt shekullor të Kombit dhe kundërshtarët tuaj që nuk të kuptuan me kohë dhe nuk kishin aftësi për të kuptuar, e që pas vdekjes tënde erdhen tek varri yt dhe u përkulen para teje dhe veprës tënde.
    Jemi krenarë që të patëm, jemi krenarë që i takojmë epokës tënde, jemi krenarë që ishim bashkëpuntorë tuaj të idealit për Pavarësinë e Republikës së Kosovës nën udhëheqjen tënde, e gjithë kjo na bënë me dije për një gjendje zbrazëtie, për një boshllëk i cili është krijuar në zemrat e popullit Shqiptar.
    Me këtë rast, në emër të Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, në Emër të antarësisë së gjërë të saj dhe në Emrin tim personal, t’iu dërgojmë ngushëllimet tona më të sinçerta zonjës Fane Rugova dhe familjes së ngushtë Rugova dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tijë.

    Zoti pastë mëshirë në shpirtin e tij, sikurse që pat mëshirë në lindjen e tij.

    Zoti e bekoft veprën e Dr. Ibrahim Rugova, sikurse që e bekoi me Pavarësinë e Kosovës.

    Hysen Ibrahimi, kryetar i LDD-së – Dega në Suedi.

    2 dhjetor 2008
    Förslöv-Suedi
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 02-12-2008 më 20:11
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Gani Geci: Pavarësia – Epoka e Rugovës

    Pavarësia – Epoka e Rugovës
    Në tre vjetorin e ndarjes nga ne të Presidentit të pare të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova
    Gani Geci-Ne tre vjetorin e vdekjes se te madhit,arkitektit te pavarsise se Kosoves dhe Presidentit te pare te Kosoves Dr.Ibrahim Rugova, me duhet te ndalem dhe te medoj para se te shkruaj disa rreshta dhe te kujtoj shume nga thenjet e tija te shtrenjeta e te cilat ne qdo moment i kujtoj.
    Ibrahim Rugova ishte vizionari i te sotmes. Kete qe ne sot po e gezojme ai e kishte parashikuar para 20 viteve. Ai ka bere qe vuajtjet e Shqiptareve Kosovar sot te shperblehen me ate qe na takonte qysh ne vitn 1912. Andaj mos prezenca e tij ne Kosoven e Pavarur eshte nje mungese, pikellim, deshprim, por mbi te gjitha emri i tij eshte vet Pavaresia-Epoka e Rugoves.
    21 Janari i vitit 2006 ishte nje dite e cila asnje here nuk mund te zevendesohet me ndonje moment qe do te me thente mendjen e te mendoj diq tjeter perpos porosive te tija te urta me shume shije te thurrura nga nje njeri i urt qe edhe botes i fail shembull se si me paqe fitohet ajo qe e meriton.
    Presidenti Rugova qdo here qmoi kontributin e secilit duke mos anashkaluar aftesit dhe meritat e askujt qe donte te kontribonte ne qeshtjen e cila ishte ideal per te gjithe Shqipetaret Pavarsia e Kosoves.
    Presidenti per qdo feste diti te uroj qytetaret qe sot per fat te keq spo kem nje kaliber te perafert i cili edhe pse gjindemi ne kohe me te mira smund te gjeje fjale e as te krijoj hapsire per afrimin e kombit,sote Kosoves me shume se kurr i mungon nje President qe perfaqeson unitetin e popullit.
    Kosova pati fatin qe te kete nje prijes qe me menqurin e tije arriti Kosoven ta miqesoj me shtetet me demokratike ne bote,arriti qe me pune te krijoj mardhenje shume te forta e siq thonte ai te perhereshme me miqet tane Ameriken.
    Rugova ishte Luftetar i Politikes moderne, gjithashtu ky njeherit ishte Misionar i paqes per te cilin gjithe bota I beri nderimet me te larta. Ishte ai, i cili me politiken e tij paqesore arriti çeshtjen e Kosoves ta nderkombetarizonte dhe ta fuste ne Agjenden e qendrave boterore te vendosjes, perkunder veshtiresive e barrierave qe ka hasur gjate karrieres se tij politike.
    Figura ma e ndritur ne nje vjetorin e pavarsise se Kosoves.... respekt per punen e palodheshme te Dr. Ibrahim Rugoves.LAVDI

    Gani Geci
    Deputet i Parlamentit te Republikes se Kosoves

    Artikulli eshte marre nga www.ldd-kosova.org

    Hajla Rugovase
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 16-01-2009 më 13:45
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #263
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Presidenti historik i Kosoves martire edhe me vdekjen e vet i ndihmoi dhe po i ndihmon vendit dhe popullit te vete.
    Ishin me qindra burra shteti,ambasador,zyrtare te larte nga e gjithe bota qe s`bashku me popullin e Kosoves,ketu e tri vite me pare,paten ndare dhembjen per kete kolos te mendimit te lire,demokrati te pashembullt dhe diplomatti te pashoq ne trevat shqiptare te gjysmes se dyte te shek.20-te dhe fillimin e shek 21.
    Cdo njeri me mend ne koke e sy ne balle,ne tere globin, pate pare dashurine dhe perkushtimin e nje populli te tere, qe per nje jave rresht,ne kushtet me te pamundeshme,ne -20 grade celsius,beri homazhe te papara deri athere ne demokracite evropiane.
    Ai ,edhe me vdekjen e vet,arriti t`i bashkoje kundershtaret politik me te rrept qe kishte pasur.Ne ceremonite e permorteshme,qe organizoheshin ahere,ne rreshtat e pare ishte edhe Hashim Thaci dhe lidershipi i PDK-se,LPK-se etj.
    Dr.Ibrahim Rugova,kete rrol unifikues,si duket eshte duke e luajtuar edhe sot,edhe pse ka tri vjet qe eshte ndare nga populli i vet.
    Ne ceremonite perkujtimore te organizuara keto dite,ishte kenaqesi t`i shihje lideret e institucioneve tona shterore,me ne krye Fatmir Sejdiun e Hashim Thacin,se si perkuleshin para varrit te tije, me rrespekt,nderim e pietet per punen dhe vepren historike qe ua la amanet.
    ----
    Do te jete i perjeteshem kujtimi per kete burre qe na drejtoi kah vlerat tona reale e historike e qe kulmuan me shpalljen e pavaresise ketu e nje vit me pare.

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Hajla Rugovase[/SIZE]...pra LAVDI per GANDIN e madh Dr.Rugova ishte dhe do mbetet pergjithmon ne zemrat tona...LAVDIIIIIII



    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-01-2009 më 12:10
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Vdekja e parakokoheshme e presidentit Rugova,eshte nje humbje e madhe dhe e rende,jo vetem per Kosoven,por per gjithe boten shqiptare....LAVDI


    Nga Dervish JAHJAGA & Beqir SINA

    Ne shenje respekti per punen dhe vepren e presidentit te Kosoves Dr. Ibrahim Rugoves, konfirmojne pjesmarrjen e tyre ne ceremonine e varrimit diten e enjte per t'i dhene lamtumiren e fundit udheheqesit , politikanit dhe burreshtetasit te madh te Kosoves z. Ibrahim Rugova, edhe shqiptaro amerikanet

    ARTHURE AVENUE BRONX(NY) Perfaqesues te bashkesise shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, afariste te njohur, intelektual te fushave te ndryshme, politikane dhe njerez te thejshte nga disa shtete federale mesohet, se jane nisur dhe se do te nisen gjate ketyre diteve per ne Kosove, qe te marren pjese ne homazhet dhe varrimin per Presidentin e Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova. Nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, grupe shqiptares do te jene ne Prishtine ne nivelin me te larte me daten 26 -janar ne Prishtine, diten e varrimit te Presidentit te Kosoves Dr. Ibrahim Rugoves. Nderkaq ne nje "Liber i zise" ne internet kushtuar Presidentit ne adresen elektronike (http://www.ibrahimrugova.org), eshte hapur per nenshkrime.

    Ne munges te institucioneve te mirefillta shtetrore, institucionet shqiptare - shoqata te veqanta, organizata, radiot ne gjuhen shqipe dhe klubet shqiptare qe kane veprimtarine ligjore ne SHBA-s, kane vendosur vullnetarisht shpalljen e pese diteve, zi kombetare, ne datat,22, 23, 24, 25 e 26- janar 2006, ne shenje dhimbjeje, respekti e mirenjohjeje per te ndjerin Ibrahim Rugova, President i Kosoves, i cili nderroi jete, pas nje semundjeje te rende. Drejtuesit e radios me te degjuar shqiptare ne Internet Radio - Melosi, na thane, se e moren kete vendim ne nderim dhe homazh te Presidentit te Kosoves, zotit Ibrahim Rugova, i cili, u nda nga jeta te shtunen ne mesdite. Ky vendim i tyre eshte percjellur me aktivitete perkujtimore dhe ceremoni qe u mbajten ne zyren e LDK-es e cila pothajse ka luajtur deri tani rolin e nje "ambasade" te Kosoves ne SHBA-se. Ne ceremonite e organizuara deri tani ne Nju Jork, kane marre pjese me mijera mergimtare , nga te gjitha viset e Kosoves, Lugines se Presheves, Maqedonise, Shqiperise e Çmearise si dhe nga diaspora,

    Ndersa kryetari i deges se LDK -es, zoteri Agim Rexhaj i cli, i udheheq nje delegacioni prej rreth 12- vetava nga Nju Jorku , Nju Jersi e Kenektiket, pak para nisjes u shpreh gjate nje prononcimi per gazeten kombetare Bota Sot, se :"Vdekja e parakoheshme e Presidentit Rugova, eshte nje humbje e madhe dhe e rende, jo vetem per Kosoven, por per cilindo shqiptare. Per me teper se kjo vdekje erdhi e pameshireshme ne nje moment kaq historik, kur Kosova po hyn ne fazen e bisedimeve per te marre pavaresine e enderruar". Ne shenje respekti per punen dhe vepren e presidentit te Kosoves Dr. Ibrahim Rugoves, konfirmojne pjesmarrjen e tyre ne ceremonine e varrimit diten e enjte per t'i dhene lamtumiren e fundit udheheqesit , politikanit dhe burreshtetasit te madh te Kosoves z. Ibrahim Rugova, nga Dega e LDK-se, Agim Rexhaj, Syle Lajqi, Agim Mujaj, Bajram Kabashi, Imer Lajqi, Ramadan Gashi,Halit Shabaj, Leke Gojçaj,Pashko Gojçaj dhe te pavarur Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj e Musli Mulosmani

    Gazeta kombetare Bota Sot, qe çdo dite del me nje shirt te zi , solli ne kete raport disa telegrame ngushellimi. Ne nje perkujtimore Lidhja Qytetare shkruan se:

    - Ne Perkujtim

    Ne emerin tim si President dhe anetareve te bordit te Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane, dergojme ngushellimet tona te thella, tek Familja e Presidentit Ibrahim Rugova, koleget e tij dhe tek populli i Kosoves.

    Dr.Rugova ishte filosofi i kundra-dhunes, duke perdorur rezitencen paqesore, ai arriti t'i pergjigjej Serbise , pushtimit dhe okupimit brutal te Kosoves, duke shpetura shume jete shqiptaresh. Ne kujtojme me kete raste guximin dhe bashkengjtjen ne Lidhjen Qytetare ne Washington D.C me 1990-te, kur beme paraqitjen e aspiratave te shqiptareve per demokraci, luften e gjate per liri te popullit te Kosoves. Ai dote kujtohet gjate si nje lider, i cili, e filloi i pari levizjen per pavaresi. Ne mund te bejme ate me te miren ne kete perkujtimore, duke punuar me shume drejt rruges se Pavaresise se Kosoves - nje realitet i afert ky.

    Sinqerisht, Joseph J. DioGuardi , Presidente i LQSHA-se dheShirley Cloyes DioGuardi - Keshilltare eÇeshtjeve Ballkanike
    Telegrame ngushellimi
    Une posa u ktheva nga Kosova ku isha ne varrimin e Imzot Mark Sopit, dhe lutja jone ishte qe Zoti ti jepte shendet dhe sherim sa me te shpejt Presidentit tone te dashur, Dr. Ibrahim Rugova, me dhimbje morem lajmin se presidenti Rugova ka ndrru jete. Per mua keto dy humbje te medha jane shume renda, sepse humbem ImzotMark Sopin nje patriot dhe fetar te madh dhe tani presidentin mund te them mbarekombetar dr. Rugoven I cili beri aq shume per Kosoven. Lutem qe Zoti te ju fale jeten e amshuar ne paqe. Shpresoj qe lideret e Kosoves te bashkohen si kurre me pare, te jene unik dhe te realizojne rrugen e trasuar dhe enderren e Presidentit Rugova pe pavaresine e Kosoves, e cila do te behet shume shpejt realitet.

    Zef Balaj, biznesmen dhe activist Idalluar ne New York.

    Vdekja e hidhur qe e rrembeu presidentin Rugova ne kohe me vendimtare per Kosoven me ka shokuar shume. Eshte nje humbje e madhe per mbare popullin shqiptar kudo qe jane. Presidenti Rugova ishte baba I Kosoves, aj me menqurine dhe urtesine e tije e beri Kosoven dhe popullin shqiptar miq me mbare boten. Presidenti Rugova ka qene politikani dhe arkitekti me I dashur shqiptar ne perendim. Shpresojme se vdekja e presidentit Rugova do ti bashkoje lideret shqiptare dhe te bashkuar ta arrijme pavaresine e Kosoves,sepse ky do te ishte nderi me I madh qe do t'I benim Presidenti Rugova, per te cilen ide presidenti Rugova punoi deri ne diten e fundit te jetes se tij.
    Ilehte I qofte dheu I Kosoves per te cilen punoi tere jeten.

    Sejdi Bitici,biznesmen dhe activisti dalluar ne New York.

    Familjes Rugova dhe mbarepopullit shqiptar,

    NGUSHELLIM

    Perhumbjen e burrit te madh-Dr. Ibrahim Rugoves. Te gjithe ne dibranet qe jetojmene SHBA, me pikellim te madh e morem lajmin per vdekjen e Kryetarit te Kosoves,ketij shqiptari me zemer te madhe Dr. Ibrahim Rugova. Amanetin e tij qe me paqete arrihet Pavaresia e Kosoves te gjithe shqiptaret duhet ta realizojne tebashkuar, sic deshi Ai. Lavdi vepra e tij dhe qofte dheu i lehte mbi te. ShoqataAtdhetare Dibrane-New York Faleminderit,

    Kryetari i SHAD-it,Xheladin Pjeca

    Shoqata Peja ne New Jork Mepikllim te thelle morrem lajmin per vdekjen e Presidentit tone Dr. IbrahimRugova. Shprehim ngushllimet tona me te sinqerta Familjes Rugova ,Institucioneve te Kosoves dhe Popullit

    te Kosoves dhe ndajme dhimbjen eperbashket me gjithe ju . Presidenti I. Rugova ishte Ikona dhe

    Arhitekti i Kosoves qe trasojrrugen e Lirise dhe Pamevaresise se Kosoves. Gjithemone do te mbetet thelle nezemrat tona dhe ne historine e Kosoves PRESIDENTI I. RUGOVA . Zoti e bekofteFamiljen Rugova

    Zoti e bekofte Popullin eKosoves Me nderime

    AgimÇavdarbasha Shoqata Peja ne New Jork

    Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    (Albanin League of Prizren)
    NewYork, USA

    Telegram Ngushellimi popullit martir te Kosoves dhe familjes se tendjerit Dr. Ibrahim Rugoves

    Populli i Kosoves humbi
    birin e madhe dhe Ballkani Gandin epaperseritshem


    Ne mergimtaret e hershem ne SHBA, te mbledhur sot mes dhimbjes dhepikellimit te madh per humbjen e burrit te madh te shtetit tone Dr. IbrahimRugoves, formulojme ngushellimet me te sinqerta per kete bir te madh te tegjithe kombit shqiptar dhe gjithe shqiptareve kudo ne bote.

    Dr. Ibrahim Rugova, ky Gandhi i shqiptareve udhehoqi per dy dekadame vendosmeri, perkushtim, mençuri dhe guxim perpjekjen e madhe te qytetareve teshtypur te Kosoves per liri. Ai gjithnje luftoi per Pavaresine e plote te venditte tij, si nje burre i madh shteti, duke perdorur armen e Paqes dhe tolerancesper arritjen e fitores se popullit te tij per Liri. Dr. Ibrahim Rugova, u ndanga te gjithe ata qe e deshen dhe e respektuan aq shume, por jeta, shpirti,vepra e tij shnderrohen ne drite frymezimi e thirrje te fuqishme, per qytetarete Kosoves, per te vazhduar te bashkuar vepren e tij te ndritur, per te çuarperpara Kosoven si nje shoqeri demokratike te lire, te pavarur, te integruar neBashkimin Europian e NATO.

    Ne emer te antareve dhe Kryesise se “Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”ne ShBA, ju shprehim popullit liridashes te Kosoves, bashkeshortes, femijeve tePresidentit Dr. Rugova, ngushellimet me te sinqerta, ndajme me ju dhimbjen dhezine, lutem me ju, qe Shpirti i tij i Madh te gjeje Paqen e merituar dhe tefrymezoje qytetaret e Kosoves, per bashkimin ne realizimin e plote te vepres setij te madhe, Kosoves te Pavarur europiane te ndertuar mbi Paqen, Tolerancen,bashkejetesen e qytetareve te barabarte para ligjit.Qofte i perjetshem kujtimidhe vepra e madhe e pavdekshme e Dr. Ibrahim Rugoves!


    Sekretari i Pergjithshem
    i “Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”ne ShBA
    Tome Mrijaj


    --------------------------------------------------------------------------------

    Vdekja e parakohshme e Presidentit Ibrahim Rugova eshte nje humbje emadhe dhe dhimbje e thelle jo vetem per popullin e vuajtur te Kososves, por pergjithe Kombin Shqiptar.Ibrahim Rugova nuk duhet te vdiste ne kete kohe kaqkritike per Kososven martire dhe popullin e saj, ne kete kohe kaq te rendesishmeper te ardhmen e Kosoves, per pavaresine e saj.Shpirti i Rugoves do te prehet nepaqe, sepse edhe Ai vete, jeten e tij ia kushtoi paqes se Kosoves deri nemomentet e fundit te jetes se tij.

    Presidenti i ardhshem i Kosoves dhe gjithe klasa politike e sajkane c'te mesojne shume nga pjekuria e tij politike. Dhimbjes se thelle teKombit Shqiptar per humbjen e Rugoves i bashkohet edhe dhimbja ime qe po jetojmeketo dite.Ibrahim Rugova vdiq kur nuk duhet te vdiste, duke lene gjurme dhe emerte ndritur ne Historine e Kososves dhe mbare kombit tone. Le te prehet ne paqeshpirti tij.


    Pierre-Pandeli Simsia - shkrimtare shqiptaro-amerikane
    Intelektualja poete Kozeta (Keze) Zylo ka shkruar kete poezi:

    IBRAHIM RUGOVA

    Burri shqiptar IbrahimRugova,
    Ecte si ne legjenda me shallin rrethqafes,
    Kerkonte Lirine e enderruar neshekuj,
    Rrembyer nga barbaret, vrasesit efjales.

    Brengen e dhimbjes e mora me vete,
    Ketu ne Manhattan me studentet ta ndaja,
    Nuk mund te filloja mesimin e zakonshem,
    Pa nje minute heshtje, si shqipe te qaja.

    U ngritem ne heshtje me lot ne sy,
    Peshen e lotit mbanim mbi supe,
    Biles dhe te huajt qe ishin aty,
    U bashkuan me ne, ne zi ene lutje.

    Luftove mençurisht, pa shpate gjakosur,
    Salloneve mondane ne çmendine e kohes,
    Ta merrje Kosoven ne gjoksin e neneLokeve,
    Shqyer nga kuçedrat ne kthetrat elojes.

    Me vizionin tend, trondite boten,
    Kosoven martire, drejt Pavaresise e çove,
    U çane lajmet, flasin Presidentet,
    Per vdekjen tende te parakohshme.

    Simboli I bashkimit mbete pergjithmone,
    IBRAHIM RUGOVA, burr I rralle,
    Globi I botes, si zgaver duket,
    Pret Kosoven, me shekuj ndare.

    Keze (Kozeta) Zylo, Manhattan,NY
    22 Janar, 2006

    Nekrologjine per vdekjen e Dr Rugoves e poetit antikomunist Tahir Hysa e ka titulluar poezine tij:

    NEKROLOGJI

    MORT TE MADH KA SOT KOSOVA
    KOB DHIMBJE, HUMBJE,VAJ
    KA NDERRU JETE DOKTOR RUGOVA
    BURRI I MADH PRIJESI I SAJ

    BURRE I URTE DHE VIZIONAR
    ATHETAR DHE PATRIOT
    N”KRYE T”POPULLIT KOSOVAR
    SY PATREMBUR TASH SA MOT

    KOHE MBAS KOHE E DHA PROVEN
    SE ZOTI E PRU NE KETE JETE
    TE PUNOJE PER KOSOVEN
    TE UDHEHEQE POPULLIN E VET

    VDEKJA JA PRIVOI LIRINE
    DUKE E NDARE NGA KJO JETE
    PA FIRMOSUR PAVARESINE
    TE PROJEKTUAR NGA AI VETE


    GJITHMONE BURRA KA QIT KOSOVA
    KOMBI I KA QUAJT DISHEPUJ
    BURRA SI IBRAHIM RUGOVA
    VIJNE SHUME RRALLE NEPER SHEKUJ…


    Janar 2006
    Queens New York


    --------------------------------------------------------------------------------



    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 29-01-2009 më 17:56
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Bill Klinton: "Presidenti Rugova ka qenë njeri shumë i madh"

    Nju Jork, 26 korrik Ish Presidentit amerikan Bill Klinton dhe senatorit Xhozef Libermen u është dhuruar nga një stemë e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

    Stemat i ka dorëzuar Elmi Berisha, ish përfaqësues i Presidentit të Kosovës në Zyrën e ambasadorit të nderit të Kosovës në SHBA, senatorit Bob Doll, në një takim të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan.

    Duke e marrë këtë dhuratë, Presidenti Klinton ka shprehur ndjenjat më të thella të respektit për Presidentin Rugova.

    "Presidentin Rugova e kam konsideruar mik shumë të afërt. Ai ka qenë njeri shumë i madh. E kam pasur për zemër dhe e kam vizituar edhe kur ishte i shtrirë në spital. Ai ishte njeri shumë i mirë dhe patriot i madh. Jam i lumtur dhe krenar që e kam pasur mik", është shprehur Presidenti Klinton.



    Personalitetet politike për Rugovën

    Presidenti Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.
    Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare. (Xhorxh Bush, President i SHBA-ve)

    * * *

    Sot, Franca i jep homazhe rolit historik dhe kurajës politike që animuan Ibrahim Rugovën për të mbrojtur gjatë viteve 1990 të drejtat demokratike të popullit kosovar dhe për të punuar në kthimin e paqes dhe pajtimit në regjionin tuaj.
    Mungesa e bashkëshortit tuaj, tani kur kanë filluar bisedimet për çështjen e statusit final, bëhet tani edhe më tragjike. Përgjegjësia tani i takon të gjithë përgjegjësve politik për të marrë përsipër amanetin e tij dhe të shpien në të mirë procesin e negociatave me një shpirt realizmi, tolerance dhe dialogu siç e kishte ai. Franca shpreh urimin që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimit, provë kjo që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimiy, provë kjo që Kosova duhet të kaloj për t'ju afruar Bashkimit Europian. (Shak Shirak, President i Francës)



    Presidenti Rugova ishte një forcë e rëndësishme në jetën e Kosovës, për shumë vjet. Popullariteti i tij në mesin e popullit të Kosovës dëshmon për mbështetje të gjerë për përpjekjet e tij joviolente për të ardhmen e Kosovës. Jam shumë i lumtur që kam pasur rastin të takohem me të. (Toni Bler, kryeministër britanik)



    * * *
    Ibrahim Rugova i dha trajtë politikës në Evropën Juglindore me personalitetin e tij të fuqishëm. Ai promovoi zgjidhje paqësore për konfliktin në Kosovë dhe punoi për të ardhmen e Kosovës pa menduar as për shëndetin e vet.
    "Austria do të vazhdojë me gjithë fuqinë e saj t'i mbështesë përpjekjet për arritjen e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në Kosovë. (Volfgang Shysel, Kancelar i Austrisë)

    * * *

    Humbja e Presidentit Rugova është një humbje e madhe dhe e rëndë, jo vetëm për Kosovën, por për cilindo që flet shqip dhe aq më tepër në një moment kaq delikat, kur Kosova po hyn në fazën e negociatave për të fituar Pavarësinë e saj.
    Presidenti Rugova prej mëse 20 vjetësh ka luftuar, është përpjekur dhe ka bërë çmos që problemi i Kosovës të dalë në rend ndërkombëtar...
    Gjithë populli shqiptar, gjithë shqiptarët ndjekin me dhimbje të dyfishtë dhe humbjen e Presidentit, e njeriut simbol për Kosovën, e njeriut flamur për Kosovën, e njeriut, i cili shkriu jetën, por fatkeqësisht nuk e arriti deri në fund të realizojë ëndrën e tij të shohë me sytë e tij Kosovën e lirë. Kujtimi i tij do mbetet i paharruar. ( Alfred Moisiu, President i Shqipërisë)



    * * *

    Sot, me dhimbje të thellë, zi të rëndë, pikëllim të madh, çdo shqiptar mësoi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, prijësit dhe legjendës së qëndresës qytetare, misionarit të madh të paqes, pavarësisë së Kosovës, mikut të madh, të çmuar të perëndimit në Ballkan.
    Doktor Ibrahim Rugova për 18 vjet udhëhoqi qëndresën legjendare të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi, dinjitet. Ai u shndërrua në mishërimin e aspiratave, shpresave, idealeve më fisnike të qytetarëve të Kosovës, të cilat i mbrojti me një përkushtim të jashtëzakonshëm, me një qendresë epike, me sukses të madh.
    Sot, ai ndahet nga qytetarët e tij që aq shumë e deshën dhe e respektuan, ndahet nga familja, ndahet nga miqtë e tij, por jeta, shpirti, vepra e Ibrahim Rugovës shndërrohet në dritë, në frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, që me përkushtim, tolerancë, të çojnë përpara Kosovën, si një shoqëri demokratike të qytetarëve të barabartë përpara ligjit, si një vend të pavarur, i sigurtë në të ardhmen e tij europiane, integrimin në NATO dhe në BE. (Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë)

    * * *
    Shqiptarët e Kosovës më vdekjen e Ibrahim Rugovës, kanë humbur udhëheqësin e tyre, politika e matur e të cilit ishte kruciale në momentin kyç politik në të cilin po futet Kosova. Shpresoj dhe besoj së përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës do të dinë ta vazhdojnë rrugën e nisur nga ai, duke marrë vendime të qarta për popullin e Kosovës por, duke i ikur ekstremizmit të mundshëm i cili do të ndalonte arritjen e qëllimeve të nisura. (Stjepan Mesiq, Presidenti i Kroacisë)
    * * *

    Jam shumë i pikëlluar me rastin e vdekjes së presidentit Rugova. Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjes së Millosheviqit inspiroi botën.
    Me Presidentin Rugova jam takur shumë herë në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë kënaqësi, sa herë e kam takuar, sepse çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e tij.
    Vdekja e Presidentit Rugova është humbje e madhe për Kosovën, por unë shpresoj se vdekja e Dr. Rugovës do t'i inspirojë të gjithë kosovarët që të vazhdojnë të punojnë më me ngulm për paqe dhe liri". (Bill Klinton, President amerikan 1992-2000)



    * * *

    Lufta e Presidentit Rugova për popullin e Kosovës do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë. Besoj se populli i Kosovës, edhepse i veshur në zi, do të gjejë forcë dhe do ta vazhdojë punën dhe për ta forcuar paqen dhe përparimin e Kosovës. (Pervez Musharaf, Presidentit të Pakistanit)

    * * *

    Kur e kam takuar Ibrahim Rugovën për herë të parë, ai dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar, duke bartur një shall që thoshte se do ta varte, vetëm kur ta sheh vendin e lirë. E shikoja duke ndjekur ëndrrën e popullit të vet nën kushte të jashtëzakonshme me urtësi dhe këmbëngulësi, dhe u bëra admirues dhe shok i tij. Çfarë kënaqësie ishte ta shoh më në fund në Prishtinë pa shallin e tij! Mbaj zi për ndërrimin e jetës, së bashku me tërë popullin e Kosovës. Derisa Kosova e fitoi lirinë nën udhëheqësinë e tij, tani përjetoi një humbje të tmerrshme në një pike kritike, kur shumë punë mbeten për tu bërë. (Riçard Hollbruk, diplomat i njohur amerikan)

    * * *
    Dr. Rugova ishte një njeri i madh dhe heroik që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për një shtetet sovran, të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Ka qenë privilegj për mua të punoja në aspektin profesional me Dr. Rugovën dhe ta konsideroja atë një nga miqtë e mi më të ngushtë gjatë rreth dy dekadave që kur u njoha me të.
    Përpjekja e madhe e Presidentit Rugova për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës ka të njejtat përmasa me fushatat e ngjashme paqësore dhe historike të Mahatma Gandidit, Nelson Mandelës dhe Martin Luther Kingut. (Bob Doll, senator shumëvjeçar amerikan)

    * * *

    Ibrahim Rugova, tash dihet jo më në hapësirën shqiptare, por edhe në atë evropiane dhe botërore është pranuar si një lider i shquar i Kosovës, si një nga liderët më të shquar të kombit shqiptar një njeri që u gjend në kohën e duhur në një moment të historisë shumë, shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar. Kjo dashuri e popullit shqiptar, ky nderim që i bëhet sot, kjo jehonë e tij e dëshmon më së miri këtë që thashë. (Ismail Kadare, shkrimtar)
    * * *

    Ibrahim Rugova, kryetar pa pallat e pa komb, luftëtar idesh, luftëtar i paqes, një burrë këmbëngulës dhe i vetmuar që e dërgoi popullin e vet drejt një të ardhmeje që nuk do të jete veçse e mirë, na përkujton angazhimin tonë dhe premtimet tona.
    Pa të, pa këmbënguljen e tij, pa rezistencën e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë as shpresë së lirisë për të. Ai ishte një erudit, më me dëshirë autokrat, i paparashikueshëm dhe fleksibël njëkohësisht, njeri i dialogut, luftëtar këmbëngulës, shumë popullor dhe megjithatë i izoluar, gjithnjë i sjellshëm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellë dhe maturia e bënin ndonjëherë krenar. Dhe afër tij kaloi Historia. (Ismail Kadare),

    * * *

    E takova Rugovën për herë të parë më 1990 në Cavtat, afër Dubrovnikut, kur Instituti Kombëtar Demokratik, me seli në Uashington, bëri njërën nga përpjekjet e fundit për të sjellë bashkë politikanët, shkrimtarët dhe intelektualët nga grupet e ndryshme etnike në Jugosllavinë që asokohe shpërbëhej me shpejtësi. U largova nga konferenca i bindur se treni tashmë ishte larguar nga stacioni dhe se grupet e ndryshme po shkonin secili në drejtimin e vet dhe të përkushtuar që këtë ta bënin me dhunë. Megjithatë, duke i dëgjuar zërat e ashpër të serbëve dhe të kroatëve, isha i befasuar nga butësia e Rugovës: ja ku ishte një udhëheqës i një grupi që është viktimizuar më shumë se të tjerët e megjithatë aty nuk kishte aspak hidhërim, asnjë sharje, aspak urrejtje. Rugova po ashtu kishte arsye të mjaftueshme personale për të mos falur: edhe babai edhe gjyshi i tij ishin vrarë nga komunistët e Titos në konfliktet civile pas vitit 1945.
    Duke reflektuar rreth këtij personi të pazakonshëm, patriotik dhe jo të dhunshëm, njeriu nuk mund të përmbahet nga mendimi se sa e ndryshme do të ishte skena jonë në Lindjen e Mesme po të kishin palestinezët një lider si ai. Rruga e Kosovës drejt pavarësisë ende është e shtruar me gurë, por me disa përjashtime të pakëndshme ajo nuk ka qenë e hapur me terrorizëm, dhunë dhe bombahedhës vetëvrasës. Populli i tij dhe bota duhet t'i falënderohen Ibrahim Rugovës për këtë: në butësinë e tij kishte çelik. (Shlomo Avinier, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Jerusalemit)

    * * *
    Ibrahim Rugova ka qenë një udhëheqës i veçantë i popullit shqiptar në Kosovë, një udhëheqës që ndryshonte nga shumë udhëheqës shqiptarë, por edhe nga shumë udhëheqës në rajonin e Ballkanit. Udhëheqës të tillë të një forme të afërt ka pasur në botë, siç ishte Gandi, që shumë e krahasojnë Rugovën me Gandin, por siç ishte edhe Martin Luter, por edhe siç ishte Alende i Kilit.
    Merita e madhe e Ibrahim Rugovës është që e bashkoi popullin në një popull të vetëm që të luftonte për pavarësinë. Edhe ata që ishin për luftë në fund u bashkuan me Ibrahim Rugovën pasi ai ishte një burrë i mençur, dinte t'i zbuste gjakrat, dhe formoi një koalicion edhe me ato forca që kishin një drejtim tjetër për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
    Eshtë një fat i madh që ai vinte nga letërsi; udhëheqës, e nuk vinte nga politika të bënte më pas vjersha.
    Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë. (Dritëro Agolli, shkrimtar)

    * * *

    Dr.Ibrahim Rugova është personaliteti më i madh i kohës së re, ai është autor i shkrimit dhe i bërjes së historisë së lavdishme të Kosovës në këto dy decenie të fundit. Presidenti Ibrahim Rugova ishte burrështetasi i parë e më imadhi i Kosovës i cili krijoi miqësi të përhershme me vendet demokratike të Evropës e botës, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr.Ibrahim Rugova është lideri i parë i shqiptarëve u cili vuri themelet e shtetit të Pavarur të Kosovës. Ai është i pari Kryetar i Shtetit të Kosovës, i Kosovës së lirë e demokratike, i Kosovës së Pavarur.
    Burrat e mëdhenj e shkruajnë vetë historinë! Burrat e mëdhenj nuk vdesin kurrë! Presidenti Ibrahim Rugova, ishte një burrë i madh i Pavarësisë së Kosovës! (Akademik Mark Krasniqi, shkrimtar dhe kryetar i PSHDK-së)

    * * *



    Eshtë një realitet tragjik që të kujton Moisiun në Bibël, i cili për 40 vjet u end në shkretëtirë, por nuk u lejua të futet në tokën e shenjtë. Lëvizja për pavarësi në Kosovë është udhëhequr nga Dr. Rugova, por tani që po fillojnë negociatat ai nuk do të jetë në tryezën e bisedimeve. Eshtë e rëndësishme që trashëgimia e tij të çohet përpara. (Dejvid Filips, drejtor Ekzekutiv i Fondacionit "Eli Vizel për Njerëzimin")
    We are all Aliens

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    http://ca.youtube.com/watch?v=dSU-o8...eature=related


    http://ca.youtube.com/watch?v=ft8XKs...eature=related

    Ti jo nuk ke vdekur o Bir i Ruoves ishe dhe do mbetesh pergjithmon shtjell e dardanise...LAVDI

    me nderime
    Bija nga rugova-Hajla
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #268
    i/e larguar Maska e bklyn_kid
    Anëtarësuar
    28-01-2008
    Vendndodhja
    Brooklyn
    Postime
    202

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    I Paharruar president Rugova erdha te uroj pervjetorin epavaresise,kjo ishteudha jote

    I Paharruar president i Kosoves Dr.Rugova me dhimbje te thelle,ce ti na mungon gjithnje dhe ne ditet me te rendesishme,e pikerisht sot,ne pervjetorin e pavaresise per te cilen e solle me mundime dhe sakrifica te medha...ne kohet dhe ne ditet me te veshtira ce ishin ti more guximin si dhe idealin per t'cen njeriu me i merituar per vendin dhe popullin e Kosoves Dardane... per te cilen bere ace shum,dhe e deshe ace shum...ne te gjithe e dim ce me dekada udhehece drejt fitores per liri dhe pavaresi...dhe ne mire e dim se ti je i gezuar dhe atje ne parajse per kete fitore me madheshtore ce ia solle vendit dhe popullit tend te vuajtur nder shekuj...a mos valle erdhen nga cielli meritat dhe mundi yt me i perkushtuar ce ishte ne ditet ma te preokopuara,nga nacizmi serbo sllave,ce shtronte dhune ndaj ni popullit te pambrojtur civil,por ti gjithnje ishe aty per t'ju dhan zemer dhe forc ne cdo moment dhe kohe popullit tend te pervuajtur,duke u permbajtur provokimeve me abstrakte ce bente armiku,me cellime per ta nxitur ne luft popullin e Kosves,por ti prap me gjakftoftesi ishe mu ne mesin e disave ce kuptonin cellimet tua te drejta,per mos ti hapur rruge per lufte armikut ndaj ni grusht populli te pambrojtur prej askujt ne Evrop e as ne Bote...dhe kete mire e din ce te gjithe se durimi yt i guximshem si dhe besimi ne cdo hap tendin,ishte ce ta ruani durimin dhe gjakftohesin e popullit, per mos t'ren viktim e armikut,gje ce ma ne fund e bere ti ate ce te bie viktim me kuptimin ce ai te humb forcen ne armatim cofte dhe ne ushtri,sepse ne te gjithe e dim se ka cen nje superfuci si shtet ishe Jugosllavise...por dija jote e larte si dhe durimi yt diti te ju shmanget te shumtave rasteve e ne veqanti ni masakre me masive te cilen e perjetoi srebenica pikerisht,nga ishe vitet e 92-tes 96-tes ce vrau e shfarosi mira qytetar musliman te Bosnjes....dhe ne mire e dim ce fashizmi serb kishte per cellim me hapur luften ne Kosove para se te fillonte luften ne Bosnje..dhe ne koherat kur ajo e cuante Kosven tok e djegur,Por duke pas parasyshe me nderhyrjen e avijonve nderkombtare gjithecka ishte ndryshe nga ajo e Bosnjes,natyrishte se dhe ushtria jon Shlirimtare sa do pak eshte gjetur ne mbrojtje te popullit,por duke mos harruar se pa ndihmen e jashtes ne nuk do ksihim arrijtur te duhuren.Por gjithnje thirrjet dhe apelet tua cuan pesh ne mbare boten e ne veqanti ne miken ton Amerik ce hap pas hapi, intervenoi me ushtrin e Natos,per ta shpetuar ndonje ofenzive me te eger ce ka mundur te na coi deri ne shfarosje!!!
    Pra kjo ishte udha jote e ndritshme ne te cilen ne ndodhemi SOT.LAVDI PERGJITHMON DR.RUGOVA


    Me nderime-bija nga rugova.FLM
    Hajla
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    TE THENAT DHE TE PATHENAT E PASKAL MILOS
    Ditari është gjinia e formëshkrimit më të thjeshtë, por është edhe më i vështiri, sepse është i kushtëzuar: nga e vërteta e fakteve dhe saktësia e përshkrimit të së vërtetës. Nëse kjo mungon, nuk kemi të bëjmë me memoaret por me dicka tjetër, që mund të jetë përrallë, rrëfenjë, tregim fantastiko-humoristik etj. Sipas këtij kriteri, shumë nga pjesët e "ditarit" të Paskal Milos nuk janë memoare.
    Nga Skender Zogaj
    Paskal Milo, historiani politikan e diplomat, ministër i jashtëm i Shqipërisë në vitet 1997-2001, ka ndjek nga afër ngjarjet më të rëndësishme të historisë përcaktuese të fatit të shqiptarëve të Kosovës dhe i lirisë së tyre. Paskal Milo ka qenë edhe pjesëmarres I drejtpërdrejtë në takimin e Rambujesë, të cilit autori i kushton vend të rëndësishëm te "Ditari i një ministri të jashtëm" (Konflikti I Kosovës 1997-2001), që u promovua këto ditë në Prishtinë. Duke qenë se në periudhën 1993-2000, kam jetuar dhe punuar në Tiranë: përfaqësues i Zyrës së Kosovës, këshilltar për informim i ministrit të ekzekutuar në Tiravë Kolonel Ahmet Krasniqit dhe redaktor në gazetën "Rilindja" të Kosovës në Tiranë, kam pasur mundësinë për të ndjekur nga afër dhe të jem shumë mirë i informuar për zhvillimet më të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me Kosovën e për Kosovën. Them se jam nuk më mungon informacioni i saktë për shumicën e ngjarjeve dhe veprimeve institucionale e individuale të përsonaliteteve të rëndësishme shqiptare, prandaj, nuk mund të qëndroj indiferent, nëse dikush, qoft ky edhe ish-kryediplomati i Shqipërisë, z.Paskal Milo, kamuflon me realitetin e ngjarjeve për Kosovën e ndaj Kosovës.
    Ditari është gjinia e formëshkrimit më të thjeshtë, por njëherit është edhe më i vështiri sepse, është i kushtëzuar nga e vërteta e fakteve dhe saktësia e përshkrimit të së vërtetës. Nëse kjo mungon, nuk kemi të bëjmë me memoaret por me dicka tjetër, që mund të jetë përrallë, rrëfenjë, tregim fantastiko-humoristik etj. Sipas këtij kriteri shumë pjesë të ditarit të Paskal Milos nuk janë memoare, por tregime "me të thëna dhe të pathëna" për ngjarje dhe personalitete konkrete shqiptare, disa prej të cilave autori i trajton me hile.
    Idetë dhe mesazhet kulmore në këtë libër-ditar, është thënë se janë "stigmatizimi i natyrës kriminale të rregjimit të Millosheviqit, mbështetja e fuqishme dhe e vendosur ndërkombëtare, qëndrimi i vendeve fqinj, roli historik i vendimit të vështirë të delegacionit shqiptar për të firmosur në Rambuje…etj." Mirëpo, pikërisht në këtë kontekst, duhet theksuar edhe stigmatizimin e natyrës prej agjenti të Paskal Milos, që në Rambuje shkon me detyrë speciale dhe e kryen punën shkëlqyeshëm, me reçetën e Qeverisë së Tiranës sipas porosive nga marrëveshja Nano-Millosheviq në Kretë. Ky është fakti bazik i pranisë së ish-ministrit shqiptar në Rambuje, ku, është fort e vërtetë se kishte rol shumë të rëndësishëm yshtës për mosfirmosjen e dokumentit të Rambujesë, shtyrja tre javore e të cilit i kushtoi shumë shtrenjtë Koosvës, sepse ua dogji shpirtin qindra familjeve me mijëra të vrarë…
    Këtë e fsheh Paskal Milo dhe flet dokrra, shpif e përgojon figurat e ndritshme, si Ibrahim Rugovës, që nuk i pëlqen misionarit Milo sepse "Rugova ishte shumë i kujdesshëm në përgjigjet e tij." Domosdo që Rugova duhej të ishte shumë i kujdesshëm sepse ishte mirë i informuar me synimet destruktive e shumë të rrezikshme të Qeverisë së Tiranës ndaj Kosovës, prandaj strategu vizionar dhe arkitekti i clirimit të Kosovës, me urtësinë e tij engjëllore e anashkalonte dhe i shmangej asaj, pa u marrë me kundërshtarët e tij. Ish-ministri i pezmatuar shkruan: "Ne nuk kemi informacione dhe lidhje të drejtpërdrejta me Rugovën. Ai po u shmanget kontakteve me ne dhe kjo është e cuditshme… Përfaqësuesi i Kosovës në Tiranë I.Ramajli është i painformuar ose i porositur të mos na informojë. Për mendimin tim, në këtë rast Rugova vepron gabim" dhe i shkon gjuha ku i dhemb dhëmbi: "I pëlqen ose jo Nano apo qeveria shqiptare, ata janë përfaqësuesit e shtetit amë që po investon dhe që po rrezikon kaq shumë sot në situatën në të cilën ndodhet vendi. Rugova e ka për detyrë të bashkëpunojë me ta."(!?)
    Avash more, Paskali i Milos, avash! I vogël ti dhe Qeveria Nano për t'ia caktuar detyrat Rugovës, kur ti je dëshnmitari i faktit se: "Rugova së bashku me F.Aganin, B.Bukoshin, V.Surroin ishin në SHBA, ku u pritën nga presidenti Klinton, sekretarja e shtetit Olbrajt dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë" të cilët ia japin mesazhin e qartë se "Kosova po përfshihet në sferën e interesave amerikane së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë." ."

    autori NDRECA shkroi
    .....ne vijim
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 19-02-2009 më 10:06
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  11. #271
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    FLASIM MBI FAKTE!!!
    Si ish-kryediplomat ke të drejtë që të hatrohesh në amerikanët që Rugovës ia japin mesazhin që Kosova (edhe Shqipëria) përfshihen në sferën e interesave amerikane! Besoj se pajtohesh me mua, që nuk ishte faji i Rugovës që amerikanët e zgjedhin atë. Them se nuk e kanë zgjedhur rastësisht Rugovën! Mund të jetë që, amerikanët i kanë vërejtur anashkalimet e Rugovës ndaj qeverisë së Nanos! Ndoshta amerikanët e kishin hetuar se Ibrahim Rugova ishte personaliteti më meritor shqiptar, lideri shpirtëror, idol i shumicës së shqiptarëve kudo që janë, pos teje zotni Paskal Milo, që e din por e ke vështirë ta pranosh që, Rugova është epoka jonë, epoka e rugovizmit – filozofia e re politiko-diplomatike me të cilën mbyllet shekulli i 20 dhe hapet shekulli 21. Ata që nuk e shohin këtë janë të verbër, ose shtihen se janë të verbër.
    Të verbëra janë edhe shpifjet e shumta në relacionin Rugova - partitë politike, UCK-ja dhe Rambujea. Një nga ato shpifje demantohet saktë në "Ditarin" e Paskalit: "Rugova u ka kërkuar amerikanëve dhe këta e kanë kuptuar se UCK-ja nuk duhet të quhet terroriste…" mirëpo memoaret janë plot me mish dhie, kur flitet për ditën që delegacioni kosovar po kthehej nga Rambujea për në Prishtinë, me ç'rast ndalon në Aeroportin e Tiranës, ku, për t'i takuar kosovarët dalin presidenti Rexhep Mejdanit dhe Paskal Milo, i cili shënon në ditar: "Meidani nuk e di se për çfarë arsye nuk i kushtoi vëmendje (Rugovës), ndoshta se e kishte ftuar disa herë dhe ai kishte refuzuar. Mua mu desh ta mbaja në bisedë..." Me stilizime simbolike Paskali e shënohet edhe takimin në Romë me Rugovën (më 7 maj 1999, në vila "Panfilio"). Se shkon të takohet me Rugovën i porositur e me detyra speciale, Milo e thot vet, kur shoqëruesit e tij, (ambasadorin Çuçi dhe E. Sylon) gjatë rrugës për në vilë i porositë: "që të mbanin sa më shumë shënime e detaje dhe që gjithsecili të shkruante në mënyrë të pavarur informacionin e tij. Doja të merrnin sa më shumë, por edhe sa më saktë." Mirëpo, Rugova e di se me kë ka punë dhe sillet me shumë kujdes: "Fliste qetë dhe këkonte të dukej i sigurtë në ato që thoshte...Ftesës time në emër të qeverisë për të ardhur në Tiranë iu përgjigj se do të vinte së shpejti, pasi të kryente disa angazhime ndërkombëtare në Evropë, Francë, Gjermani, Bruksel, Londër etj. Më shpjegoi se qëllimi kryesor pse kishte ardhur në Romë ishte që të punonte që shqiptarët të riktheheshin në Kosovë, që të koordinonte përpjekjet me Fuqitë e Mëdha që kjo të realizohej sa më shpejtë."
    Prap, anashkalim ndaj qeverisë së Tiranës! Prap, këmbëngulës kah Fuqitë e Mëdha!
    I ngarkuari për takim nuk dorëzohet, kërkon nga Rugova sqarim për bisedimet me Millosheviqin dhe nënshkrimin e komunikatës së përbashkët! E Rugova i urtë, i butë, gjakftohtë: "Nuk bëri asnjë përpjekje për të krijuar përshtypjen se kishte qenë peng dhe se kishte qenë i detyruar që t'i bënte këto takime dhe të mbante këto qëndrime. Më deklaroi se kishte qenë i ndërgjegjshëm se këto takime duheshin bërë... se ishte në interesin e të dy palëve të bisedonin..." tregon me shumë habi ish-kryediplomati shqiptar. Po, pse vallë habitet Paskali, kur bashkë me padronin e tij Fatos Nano, vullnetarisht e me shumë kënaqësi ishin takuar në Kretë me Millosheviqin, dhe kishin biseduar si me Thanasin (babai i Fatosit), për "pakicën shqiptare" dhe për gjeografinë e re të atdheut të tyre, Kosovën!
    Jo, Paskali i Milos, jo! Kosova dhe kosovarët e kishin zotin e tyre të shtëpisë, (të autorizuar me verdiktin e popullit), prijësin e urtë e mendjendritur, strategun vizionar largpamës, arkitektin e këputjes së prangave të robërisë dhe të ndërtimit të shtetit autokton në shembullin e popujve dhe vendeve më të avancuara demokratike.
    Filozofia e Ibrahim Rugovës, e bazuar në rrezistencën aktive racionale, me forma e mjete moderne, ishin arma triumfale e Rugovës për të cilin "nuk ka njerëz të liq, edhe ndonëse ata mund ta sulmojnë, denigrojnë, keqtrajtojnë, e ka të pamundur të thotë fjalë të keqe".
    Ky ishte Rugova, Presidenti i Kosovës, të cilit i qe besuar plotësisht firmosja e fatit të shqiptarëve të Kosovës. Njerëzit e liq, të pavullnetshëm për të pranuar vlerat e mirëfillta, të gjithë të konveruar, e kanë vështirë që ta kuptojnë dhe pranojnë madhështinë e Rugovës që besonte dhe predikonte:"njerëzit janë njerëz" edhe kur veprojnë jonjerëzisht; "njerëzit janë njerëz" edhe kur dalin nga lëkura e tyre ata "mendojnë dhe kërkojnë një zgjidhje, cka do të thotë se pikërisht me këta jo vetëm, duhet të bisedohet por edhe të bashkëjetohet."
    Koha po rrjedh andej kah shihte Rugova!
    Çlirohu dhe merr guxim ta thuash të vërtetën, i themi autorit të "Ditarit", i cili me rastin e promovimit të librit në Prishtinë, ka thënë: "as edhe me këtë libër nuk janë thënë të gjitha ato që ka bërë Shqipëria për Kosovën. Nuk kam guxim t'i them sot, por do t'i them dikur

    shkroi NDRECA
    .....marre nga Forumi Dardania.de-Hajla&Natyra
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 19-02-2009 më 10:12
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  12. #272
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    nga-autori NDRECA
    ......shkroi

    Prap, anashkalim ndaj qeverisë së Tiranës! Prap, këmbëngulës kah Fuqitë e Mëdha!
    I ngarkuari për takim nuk dorëzohet, kërkon nga Rugova sqarim për bisedimet me Millosheviqin dhe nënshkrimin e komunikatës së përbashkët! E Rugova i urtë, i butë, gjakftohtë: "Nuk bëri asnjë përpjekje për të krijuar përshtypjen se kishte qenë peng dhe se kishte qenë i detyruar që t'i bënte këto takime dhe të mbante këto qëndrime. Më deklaroi se kishte qenë i ndërgjegjshëm se këto takime duheshin bërë... se ishte në interesin e të dy palëve të bisedonin..." tregon me shumë habi ish-kryediplomati shqiptar. Po, pse vallë habitet Paskali, kur bashkë me padronin e tij Fatos Nano, vullnetarisht e me shumë kënaqësi ishin takuar në Kretë me Millosheviqin, dhe kishin biseduar si me Thanasin (babai i Fatosit), për "pakicën shqiptare" dhe për gjeografinë e re të atdheut të tyre, Kosovën!
    Jo, Paskali i Milos, jo! Kosova dhe kosovarët e kishin zotin e tyre të shtëpisë, (të autorizuar me verdiktin e popullit), prijësin e urtë e mendjendritur, strategun vizionar largpamës, arkitektin e këputjes së prangave të robërisë dhe të ndërtimit të shtetit autokton në shembullin e popujve dhe vendeve më të avancuara demokratike.
    Filozofia e Ibrahim Rugovës, e bazuar në rrezistencën aktive racionale, me forma e mjete moderne, ishin arma triumfale e Rugovës për të cilin "nuk ka njerëz të liq, edhe ndonëse ata mund ta sulmojnë, denigrojnë, keqtrajtojnë, e ka të pamundur të thotë fjalë të keqe".
    Ky ishte Rugova, Presidenti i Kosovës, të cilit i qe besuar plotësisht firmosja e fatit të shqiptarëve të Kosovës. Njerëzit e liq, të pavullnetshëm për të pranuar vlerat e mirëfillta, të gjithë të konveruar, e kanë vështirë që ta kuptojnë dhe pranojnë madhështinë e Rugovës që besonte dhe predikonte:"njerëzit janë njerëz" edhe kur veprojnë jonjerëzisht; "njerëzit janë njerëz" edhe kur dalin nga lëkura e tyre ata "mendojnë dhe kërkojnë një zgjidhje, cka do të thotë se pikërisht me këta jo vetëm, duhet të bisedohet por edhe të bashkëjetohet."
    Koha po rrjedh andej kah shihte Rugova!
    Çlirohu dhe merr guxim ta thuash të vërtetën, i themi autorit të "Ditarit", i cili me rastin e promovimit të librit në Prishtinë, ka thënë: "as edhe me këtë libër nuk janë thënë të gjitha ato që ka bërë Shqipëria për Kosovën. Nuk kam guxim t'i them sot, por do t'i them dikur

    NDRECA
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 19-02-2009 më 10:18
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  13. #273
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Rugova krijoi miqësinë e përjetshme me SHBA-në


    Beqir Sina, BOTA SOT

    Presidenti i 44-t i SHBA-së, Barak Obama, për herë të parë që kur hyri në garë për në Shtëpinë e Bardhë, e deri më sot, përmendi, qoftë edhe me një fjalë, Kosovën. Ai e bëri këtë deklarim publik në një fjalim të tij para mijëra ushtarëve amerikanë në bazën Kampi Lejeune në Karolinën e Veriut, teksa tha se e ka emëruar diplomatin e karrierës Christopher Hill (Kris Hill) për ambasador fuqiplotë të SHBA-së në Irak.

    Presidenti i 44-t i SHBA-së, Barak Obama, është cituar të ketë thënë në këtë fjalim: "Ambasadori Hill është dëshmuar në punën e tij në Kosovë dhe në Kore dhe ka treguar pragmatizëm e aftësi, që ne na duhen tash", tha presidenti i 44-t i SHBA-së, Barak Obama, duke folur në Kampin Lejeune në Karolinën Veriore. Kjo është hera e parë që Obama, e "mat" punën e një zyrtari të administratës së tij me punën në Kosovë

    Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë fjalimit tha se e ka zgjedhur diplomatin Christopher Hill, ish-negociatorin për Korenë e Veriut, si ambasador të ri të Shteteve të Bashkuara në Bagdad. "Që prej kalimit në Peace Corps (një agjenci federale amerikane, vullnetarët e të cilës vijnë nga jashtë), deri në punën e tij në Kosovë dhe në Kore, ambasadori Hill është sprovuar dhe ka treguar talent dhe pragmatizëm, për të cilat kemi nevojë tani", deklaroi Obama në një fjalim në bazën e Kampit Lejeune, në Karolinën e Veriut,

    Në maj 1996, gjatë një vizite në SHBA, i ndjeri Rugova u takua me sekretarin amerikan të Shtetit Warren Christopher dhe diplomatin e njohur amerikan Kris Hill, të cilët informuan për nismën amerikanë për hapjen e misionit të parë amerikan në Kosovë. Ndërkaq më 12 korrik kongresmeni Eliot Engel, miku i Rugovës, preu shiritin e misionit amerikan në Prishtinë, duke "prerë" në këtë mënyrë edhe shiritin e marrëdhënieve të institucionalizuara të Kosovës me SHBA-në.




    Rugova ishte ai që i bëri shqiptarët miq të mëdhenj me SHBA-në


    Duke ricikluar në këtë kontekst lidhjet e mira të shqiptarëve me SHBA-në, rikujtojmë rrugën që ndoqën ato me presidentin e parë të Kosovës, tashmë të ndjerin Ibrahim Rugova. Me Amerikën e lidhjet e tij, vizioni që kishte dr. Rugova si dhe me vizitat në SHBA dhe takimet që zhvilloi aso kohe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithnjë e më tepër po kuptohej më mirë çështja shqiptare e Kosovës, si dhe lufta paqësore për liri e pavarësi. Rugova qe ai që arriti të shpalosë në Uashington D.C. planin prej dhjetë pikash, i cili kur u vu në jetë solli edhe lirinë e ëndërruar të shqiptarëve më 9 qershor 1999. Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u la shqiptarëve një mik të madh dhe të përjetshëm.

    Në këtë vazhdimësi edhe miqtë e Rugovës, dhe të shqiptarëve në Amerikë, bënë që edhe presidenti i 44-t i SHBA-së, Barack Obama, të dalë nga ai "dyshim" që formuan shqiptarët për të nga deklaratat e tij të mëparshme pro serbe dhe mbështetja që kishte ai nga lobi serb në Illinois, ku ai shërbeu si senator. Presidenti i 44-t i SHBA-së, Barack Obama, ka folur për herë të parë me një "gjuhë" tjetër për Kosovën, por siç u komentua ajo deklaratë e Obamës, u tha se ajo u bë nëpërmjet ndikimit të nënpresidentit Biden, i dëshmuar si mik i madh i shqiptarëve. Mirëpo, pavarësisht se pati ndikim apo jo zgjedhja e Joseph Biden në krah të Obamës, deklarata dhe qëndrimet e tij, prej shtatorit 2008, në mënyrën më të qartë dhe të dukshme kanë larguar të gjitha dyshimet e mëparshme se ai "nuk është një mbështetës i fortë i Kosovës".

    Presidenti i 44-t i SHBA-së, Barack Obama, pati deklaruar gjatë fushatës për President, se "e mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe si president do ta ndihmojë Kosovën që të begatohet ekonomikisht". Vënia e theksit në çështjen e Kosovës mund të ketë qenë muaj më parë se Obama të bëhej president, si synim për qetësimin e shqiptaro-amerikanëve, të cilët patën ndjekur me nervozizëm e shqetësim deklaratat që ish-senatori dhe ish-kandidati Obama, sot presidenti i 44-t i SHBA-së, ka bërë kohë më parë në lidhje me Serbinë. Përfundimisht thuhet:: "Barak Obama e mbështet pavarësinë e Kosovës dhe dëshirën e saj për të ecur drejt sovranitetit të plotë".
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  14. #274
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës

    Enver Bytyçi

    Përgjigje një pamfleti politik përçarës të një gazetari anonim:

    Një ish-gazetar, një shkrodran i konvertuar me qëllim të përfitimit material në "kosovar", një enverist që e ka përdorur dhe e përdor këtë ideologji, për përfitime politike e materiale, një person pa emër, por me një mijë mëkate mbi vete, ka shkruar me rastin e 11- vjetorit të vrasjes së Adem Jasharit një artikull, me të cilin përpiqet që figurën e këtij heroi të pashembullt të Kosovës martire t'ia kundërvërë figurës tjetër që bëri epokë, presidentit historik, Ibrahim Rugovës. Gazetari i shndërruar në një shkrues librash për përfitime vilash, parash dhe pronash gjen rastin që për të tilla interesa të përçajë në stilin enverist jo vetëm të gjallët, por dhe ata që kanë shkuar në amshim.

    Nuk dua t'ia përmend emrin, sepse jam i sigurt se do ta kishte për nder të përmendej në një gazetë kombëtare "Bota sot". E di se me këtë shkrim ai do t'i mashtrojë disa shqiptarë në diasporë që besojnë ndoshta me sinqeritet në ideologjinë komuniste enveriste. Megjithatë besoj në atë që shqiptarët do ta kuptojnë më në fund se enverizmi ishte dhe mbetet ideologji sllavo-komuniste e përçarjeve, ngatërresave, kurtheve, grindjeve e konflikteve ideologjike e politike të brendshme. Dhe kur bëhen shkrime të tilla për të denigruar Ibrahim Rugovën ose Adem Jasharin, atëherë këto shkrime kthehen në barriera përkundër bashkimit politik e shpirtëror të shqiptarëve.

    Shkodrani pa emër, fillimisht kishte ardhur në Perëndim me mendimin se do t'i mashtronte shqiptarët e diasporës me "besnikërinë e tij" ndaj Rugovës, shkruante: "Adem Jashari kishte pasur fatin, që duke i takuar një populli që i kishte besuar, kishte ecur në rrugën e tij, e cila ishte tejet e pakrahasueshme me rrugëzimet e pafund, herë gjysmë sllave dhe herë gjysmë përçartëse të njeriut të Velanisë. Përpjekjet që bëhen sot për të vënë një linjë barazimi mes njeriut të Velanisë, të cilit nuk i përmend emrin për të mos e vënë pranë emrit të Jasharëve, janë veçse dështime të tjera të politikës ditore. Për më tepër ata janë të dhimbshme kur bëhen nga njerëz që i kanë takuar një mendimi të ri politik dhe filozofie të re politike në Kosovë".

    Njeriu i Kosovës, që Velaninë, Prishtinën, e kishte kthyer në simbol të shpresës së shqiptarëve, presidenti historik i shqiptarëve, Ibrahim Rugova, ka pasur një cilësi të jashtëzakonshme, të pashembullt në zhvillimet politike të Ballkanit. Ai kurrë ndonjëherë në jetën e vet politike nuk i kishte etiketuar, fyer dhe akuzuar kundërshtarët e tij. Është e vërtetë se ai ishte sfidant, por pa metodat përçarëse të enveristëve dhe kamikazëve serbë në gazetarinë dhe median shqiptare. Kjo frymë e re filozofike e Rugovës është vështirë të pranohet nga soji i marksistë-leninistëve enveristë e stalinistë të kohës së sotme, thjesht për faktin se i këput fijet e politikës përçarëse në mesin e shqiptarëve.

    Është kjo arsyeja kryesore pse enveristi prej Shkodre dhe miku i ngushtë i Paskal Milos i drejtohet në frymën përçarëse të Beogradit jo vetëm të gjallëve mbi tokën shqiptare, por dhe atyre që janë martirizuar për të mbjellë bashkimin, miqësinë, paqen, lirinë dhe mirëkuptimin në këto troje.

    Duke iu referuar asaj çfarë cituam nga pamfleti politik përçarës, mund të përkujtomë të vërtetën e pakontestueshme se Ibrahim Rugova ishte i pari politikan dhe shtetar shqiptar në historinë politike të shqiptarëve, i cili nga Kosova, nga Prishtina, po, pse jo dhe nga Velania udhëtoi vetëm andej nga udhëton dielli drejt perëndimit. Ai kishte mësuar më në fund një të vërtetë të hidhur: Kosova nuk mund të priste që të çlirohej nga dogmat stalinisto-enveriste lindore. Kosova nuk mund dhe nuk do të çlirohej duke pritur "forcimin e shtetit shqiptar". Kosova nuk mund të çlirohej me aventurat enveriste të "luftës guerile". Kosova nuk mund të priste të çlirohej, siç i shkruante Jusuf Gërvalla diktatorit shqiptar, "kur të fitonte revolucioni proletar botëror". Kosova do të mund të çlirohej duke u adresuar në ndihmën e fuqishme të miqve të saj në Perëndim. Kësisoj Ibrahim Rugova ishte i dyti personalitet politik e publik shqiptar i përmasave të jashtëzakonshme, pas Hasan Prishtinës, i cili besonte se "Kosova e fiton lirinë e saj, duke u mbështetur fort tek fuqitë e mëdha jashtë ballkanike".

    Enverizmi dhe enveristët e tipit të njeriut pa emër të shkrimit antirugovë të lartpërmendur, kanë brohoritur gjithmonë parullën serbe "Ballkani ballkanasve", me qëllim që të përjetësonin sundimin e Serbisë në Kosovë. Është e tepërt të citoj politikanë të shumtë enveristë në Shqipëri e në Kosovë, të cilët e kanë përdorur deri në çlirimin e Kosovës këtë parullë antishqiptare. Dhe tashmë është provuar se teoria "Ballkani ballkanasve" e ka pasur origjinën në Beograd e në Athinë. Ibrahim Rugova, në përpjekjet e veta intelektuale patriotike e politike e kishte zhvendosur këtë parullë antishqiptare, e kishte lënë atë në muzeun e historisë sllavo-komuniste dhe u kishte mësuar shqiptarëve slogane të tjera antiserbe “Kosova e pavarur”! Ai bindi botën që në vend të emërtimit "Ballkan" të përdorte emërtimin "Euroja Juglindore".

    Enveristi i konvertuar në ngjyrën e Euros, vazhdon ta pëlqejë sloganin "Ballkanit ballkanasve", çka do të thotë se nuk i ka pëlqyer ndonjëherë afrimi i vendit të shqipes me NATO-n dhe Aleancën Euroatlantike. Për këtë arsye nuk lë pa shfrytëzuar asnjë manifestim kulturor në Perëndim, ku ai është i pranishëm, për të hedhur akuza shpifjeje e përbuzjeje për figura të tilla si Ibrahim Rugova.

    Megjithatë njerëz të tillë nuk mund të arrijnë të mohojnë kontributet madhore të njeriut më të shquar në historinë e re të shqiptarëve, Ibrahim Rugovës. Pa kontributin e Ibrahim Rugovës Kosova nuk do të kishte ardhur te liria e pavarësia. Kjo është e vërteta që nuk mund të fshihet me shkrime përçarëse e përverse të porositur në kuzhinat e Beogradit. Presidenti legjendar i Kosovës dhe politika e tij kishin krijuar kushtet që vëmendja e botës së civilizuar të përqendrohej në Kosovë. Çdo gjë që ndodhte në këtë vend të pushtuar e të sunduar me dhunë prej Serbisë ishte nën vëzhgimin ndërkombëtar kur Adem Jashari kishte mbërthyer armët për të luftuar për lirinë e vendit të tij. Adem Jashari dhe akti i tij heroik, sakrifica e pashembullt që Ai dhe familja e tij treguan në ato ditë marsi të vitit 1998, nuk do të kishin marrë përmasat që kanë nëse nuk do të ishte intervenuar me një politikë të mençur nga lideri historik Ibrahim Rugova. Miqtë e Kosovës pa Rugovën ka pasur shumë shanse të ishin miqtë e Slobodan Milosheviçit e për pasojë t'i besonin akuzat e kriminelit serb për gjoja "terrorizmin e shqiptarëve".

    Kush ka veshë e sy të shohë zhvillimet e pas Rugovës, mund ta marrë me mend sesa i ka kushtuar këtij vendi në nevojë vdekja e Presidentit të vet. Dhe është krejt e natyrshme që të shihet gjithashtu se sa i ka kushtuar vendit sakrifica e Adem Jasharit. Ndaj ai që përpiqet t'i ndajë dhe t'i kundërvërë këto dy figura madhore kombëtare nuk bën gjë tjetër, veçse kërkon që ta shkatërrojë atë që është arritur me gjakun dhe sakrificën, me guximin, trimërinë, mençurinë dhe urtësinë e këtyre dy personaliteteve nacionale. As Rugova nuk i bën hije Adem Jasharit, as Adem Jashari nuk i bën hije Ibrahim Rugovës. Ata nuk mund ta përjashtojnë njëri-tjetrin. Ata kanë qenë dhe janë një, kanë pasur dhe janë sakrifikuar për një qëllim të përbashkët, secili në mënyrën e tij, secili duke plotësuar njëri-tjetrin, secili duke e ndihmuar njëri-tjetrin. Me ngjyra të tjera, si ato që i vizaton gazetari "anonim", i ka trajtuar këto figura emblematike të shqiptarëve vetëm Serbia dhe Beogradi. Fatkeqësisht ka njerëz që ende dëshmojnë se janë detashment i falangave të Serbisë. Fatkeqësisht ka njerëz që ende besojnë në patriotizmin e shtirë të këtyre falangave. Fatkeqësisht ka njerëz të mashtruar, të cilët janë ende gati ta ndajnë pasurinë e tyre me këta gjarpërinj që nuk u duken këmbët.




    Një prej fotografive dokumentare në të cilën duket presidenti Ibrahim Rugova dhe komandant Adem Jashari (Tiranë 1991)
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  15. #275
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës

    Enver Bytyçi

    Përgjigje një pamfleti politik përçarës të një gazetari anonim:

    Një ish-gazetar, një shkrodran i konvertuar me qëllim të përfitimit material në "kosovar", një enverist që e ka përdorur dhe e përdor këtë ideologji, për përfitime politike e materiale, një person pa emër, por me një mijë mëkate mbi vete, ka shkruar me rastin e 11- vjetorit të vrasjes së Adem Jasharit një artikull, me të cilin përpiqet që figurën e këtij heroi të pashembullt të Kosovës martire t'ia kundërvërë figurës tjetër që bëri epokë, presidentit historik, Ibrahim Rugovës. Gazetari i shndërruar në një shkrues librash për përfitime vilash, parash dhe pronash gjen rastin që për të tilla interesa të përçajë në stilin enverist jo vetëm të gjallët, por dhe ata që kanë shkuar në amshim.

    Nuk dua t'ia përmend emrin, sepse jam i sigurt se do ta kishte për nder të përmendej në një gazetë kombëtare "Bota sot". E di se me këtë shkrim ai do t'i mashtrojë disa shqiptarë në diasporë që besojnë ndoshta me sinqeritet në ideologjinë komuniste enveriste. Megjithatë besoj në atë që shqiptarët do ta kuptojnë më në fund se enverizmi ishte dhe mbetet ideologji sllavo-komuniste e përçarjeve, ngatërresave, kurtheve, grindjeve e konflikteve ideologjike e politike të brendshme. Dhe kur bëhen shkrime të tilla për të denigruar Ibrahim Rugovën ose Adem Jasharin, atëherë këto shkrime kthehen në barriera përkundër bashkimit politik e shpirtëror të shqiptarëve.

    Shkodrani pa emër, fillimisht kishte ardhur në Perëndim me mendimin se do t'i mashtronte shqiptarët e diasporës me "besnikërinë e tij" ndaj Rugovës, shkruante: "Adem Jashari kishte pasur fatin, që duke i takuar një populli që i kishte besuar, kishte ecur në rrugën e tij, e cila ishte tejet e pakrahasueshme me rrugëzimet e pafund, herë gjysmë sllave dhe herë gjysmë përçartëse të njeriut të Velanisë. Përpjekjet që bëhen sot për të vënë një linjë barazimi mes njeriut të Velanisë, të cilit nuk i përmend emrin për të mos e vënë pranë emrit të Jasharëve, janë veçse dështime të tjera të politikës ditore. Për më tepër ata janë të dhimbshme kur bëhen nga njerëz që i kanë takuar një mendimi të ri politik dhe filozofie të re politike në Kosovë".

    Njeriu i Kosovës, që Velaninë, Prishtinën, e kishte kthyer në simbol të shpresës së shqiptarëve, presidenti historik i shqiptarëve, Ibrahim Rugova, ka pasur një cilësi të jashtëzakonshme, të pashembullt në zhvillimet politike të Ballkanit. Ai kurrë ndonjëherë në jetën e vet politike nuk i kishte etiketuar, fyer dhe akuzuar kundërshtarët e tij. Është e vërtetë se ai ishte sfidant, por pa metodat përçarëse të enveristëve dhe kamikazëve serbë në gazetarinë dhe median shqiptare. Kjo frymë e re filozofike e Rugovës është vështirë të pranohet nga soji i marksistë-leninistëve enveristë e stalinistë të kohës së sotme, thjesht për faktin se i këput fijet e politikës përçarëse në mesin e shqiptarëve.

    Është kjo arsyeja kryesore pse enveristi prej Shkodre dhe miku i ngushtë i Paskal Milos i drejtohet në frymën përçarëse të Beogradit jo vetëm të gjallëve mbi tokën shqiptare, por dhe atyre që janë martirizuar për të mbjellë bashkimin, miqësinë, paqen, lirinë dhe mirëkuptimin në këto troje.

    Duke iu referuar asaj çfarë cituam nga pamfleti politik përçarës, mund të përkujtomë të vërtetën e pakontestueshme se Ibrahim Rugova ishte i pari politikan dhe shtetar shqiptar në historinë politike të shqiptarëve, i cili nga Kosova, nga Prishtina, po, pse jo dhe nga Velania udhëtoi vetëm andej nga udhëton dielli drejt perëndimit. Ai kishte mësuar më në fund një të vërtetë të hidhur: Kosova nuk mund të priste që të çlirohej nga dogmat stalinisto-enveriste lindore. Kosova nuk mund dhe nuk do të çlirohej duke pritur "forcimin e shtetit shqiptar". Kosova nuk mund të çlirohej me aventurat enveriste të "luftës guerile". Kosova nuk mund të priste të çlirohej, siç i shkruante Jusuf Gërvalla diktatorit shqiptar, "kur të fitonte revolucioni proletar botëror". Kosova do të mund të çlirohej duke u adresuar në ndihmën e fuqishme të miqve të saj në Perëndim. Kësisoj Ibrahim Rugova ishte i dyti personalitet politik e publik shqiptar i përmasave të jashtëzakonshme, pas Hasan Prishtinës, i cili besonte se "Kosova e fiton lirinë e saj, duke u mbështetur fort tek fuqitë e mëdha jashtë ballkanike".

    Enverizmi dhe enveristët e tipit të njeriut pa emër të shkrimit antirugovë të lartpërmendur, kanë brohoritur gjithmonë parullën serbe "Ballkani ballkanasve", me qëllim që të përjetësonin sundimin e Serbisë në Kosovë. Është e tepërt të citoj politikanë të shumtë enveristë në Shqipëri e në Kosovë, të cilët e kanë përdorur deri në çlirimin e Kosovës këtë parullë antishqiptare. Dhe tashmë është provuar se teoria "Ballkani ballkanasve" e ka pasur origjinën në Beograd e në Athinë. Ibrahim Rugova, në përpjekjet e veta intelektuale patriotike e politike e kishte zhvendosur këtë parullë antishqiptare, e kishte lënë atë në muzeun e historisë sllavo-komuniste dhe u kishte mësuar shqiptarëve slogane të tjera antiserbe “Kosova e pavarur”! Ai bindi botën që në vend të emërtimit "Ballkan" të përdorte emërtimin "Euroja Juglindore".

    Enveristi i konvertuar në ngjyrën e Euros, vazhdon ta pëlqejë sloganin "Ballkanit ballkanasve", çka do të thotë se nuk i ka pëlqyer ndonjëherë afrimi i vendit të shqipes me NATO-n dhe Aleancën Euroatlantike. Për këtë arsye nuk lë pa shfrytëzuar asnjë manifestim kulturor në Perëndim, ku ai është i pranishëm, për të hedhur akuza shpifjeje e përbuzjeje për figura të tilla si Ibrahim Rugova.

    Megjithatë njerëz të tillë nuk mund të arrijnë të mohojnë kontributet madhore të njeriut më të shquar në historinë e re të shqiptarëve, Ibrahim Rugovës. Pa kontributin e Ibrahim Rugovës Kosova nuk do të kishte ardhur te liria e pavarësia. Kjo është e vërteta që nuk mund të fshihet me shkrime përçarëse e përverse të porositur në kuzhinat e Beogradit. Presidenti legjendar i Kosovës dhe politika e tij kishin krijuar kushtet që vëmendja e botës së civilizuar të përqendrohej në Kosovë. Çdo gjë që ndodhte në këtë vend të pushtuar e të sunduar me dhunë prej Serbisë ishte nën vëzhgimin ndërkombëtar kur Adem Jashari kishte mbërthyer armët për të luftuar për lirinë e vendit të tij. Adem Jashari dhe akti i tij heroik, sakrifica e pashembullt që Ai dhe familja e tij treguan në ato ditë marsi të vitit 1998, nuk do të kishin marrë përmasat që kanë nëse nuk do të ishte intervenuar me një politikë të mençur nga lideri historik Ibrahim Rugova. Miqtë e Kosovës pa Rugovën ka pasur shumë shanse të ishin miqtë e Slobodan Milosheviçit e për pasojë t'i besonin akuzat e kriminelit serb për gjoja "terrorizmin e shqiptarëve".

    Kush ka veshë e sy të shohë zhvillimet e pas Rugovës, mund ta marrë me mend sesa i ka kushtuar këtij vendi në nevojë vdekja e Presidentit të vet. Dhe është krejt e natyrshme që të shihet gjithashtu se sa i ka kushtuar vendit sakrifica e Adem Jasharit. Ndaj ai që përpiqet t'i ndajë dhe t'i kundërvërë këto dy figura madhore kombëtare nuk bën gjë tjetër, veçse kërkon që ta shkatërrojë atë që është arritur me gjakun dhe sakrificën, me guximin, trimërinë, mençurinë dhe urtësinë e këtyre dy personaliteteve nacionale. As Rugova nuk i bën hije Adem Jasharit, as Adem Jashari nuk i bën hije Ibrahim Rugovës. Ata nuk mund ta përjashtojnë njëri-tjetrin. Ata kanë qenë dhe janë një, kanë pasur dhe janë sakrifikuar për një qëllim të përbashkët, secili në mënyrën e tij, secili duke plotësuar njëri-tjetrin, secili duke e ndihmuar njëri-tjetrin. Me ngjyra të tjera, si ato që i vizaton gazetari "anonim", i ka trajtuar këto figura emblematike të shqiptarëve vetëm Serbia dhe Beogradi. Fatkeqësisht ka njerëz që ende dëshmojnë se janë detashment i falangave të Serbisë. Fatkeqësisht ka njerëz që ende besojnë në patriotizmin e shtirë të këtyre falangave. Fatkeqësisht ka njerëz të mashtruar, të cilët janë ende gati ta ndajnë pasurinë e tyre me këta gjarpërinj që nuk u duken këmbët.




    Një prej fotografive dokumentare në të cilën duket presidenti Ibrahim Rugova dhe komandant Adem Jashari (Tiranë 1991)




    Reagim jo vetëm për një shkrim shpifës në gazetën "Bota sot"



    RUAJU PREJ UDBASHËVE KUR TË FTOJNË NË KAFE




    Pasi lexova shkrimin e tij ( Enver Bytqit - Sh.B), e para gjë që më erdhi në mendje ishte thënia e vjetër e Homerit, "ruaju nga grekërit kur të bëjnë dhurata", e cila në gjuhën tonë mund të përkthehet "Ruaju nga udbashët kur të ftojnë për kafe".




    Shkruan: Bedri ISLAMI - 23. 03. 2009

    ___________________________



    · Në të vërtetë unë i takoj atyre njerëzve, të cilët zakonisht nuk e lexojnë gazetën "Bota sot".

    Edhe kur ajo ka ribotuar shkrime apo intervista të mia, huazuar nga organe të tjera të shtypit, pa miratimin tim, përsëri nuk e kam lexuar. Mundet që herë pas here aty të jetë shkruar për mua, të jenë bërë përpjekje për të denigruar figurën time, por përsëri nuk e kam lexuar. Di vetëm, se jo rradhë shkrime të botuara aty kanë qenë objekt i humbjeve të gjyqeve, por kjo nuk është temë e këtij reagimi.



    Do të kisha vazhduar kështu edhe më tej, mirëpo ja që një mik i imi i vjetër, më tha se në ditët e fundit, përmes një farë Enver Bytyqi, "Bota sot", paska botuar një shkrim-reagim për Fejton timin, botuar në dhjetë vjetorin e rënies së Adem jasharit dhe Familjes së tij. Autorit të reagimit nuk i paska pëlqyer idea ime se figura mitike e Adem Jasharit është krejt e ndryshme dhe e kundërt me figurën politike të Rugovës.






    Që nuk i ka pëlqyer idea ime dhe ka idetë e tij, kjo është në të drejtën e secilit. E drejta ime është të mendoj dhe të arsyetoj se kemi dy figura që e kanë përjashtuar njera tjetrën, dhe kjo është e vërteta; e drejta e tij është të mendojnë se ata janë një.



    U përpoqa të kujtoj se kush është ky njeri dhe befas më ra ndër mend se në jetën time atë e kam takuar vetëm një herë, në përurimin e librit tim "Përjetësia e dyfishtë, Fehmiu dhe Xheva një jetë e jashtëzakonshme", së bashku me autorë të tjerë, disa javë më parë në qytetin e Heidelbergut. Mu kujtua se më kishte ftuar të takoheshim, të pinim nga një kafe, të bisedonim. Më tha se ishte dashamirës ndaj librit tim. Kaq. Ai iku, unë e harrova.



    Foto: Enver Bytyqi



    Pasi lexova shkrimin e tij ( Enver Bytyqit - Sh.B), e para gjë që më erdhi në mendje ishte thënia e vjetër e Homerit, "ruaju nga grekërit kur të bëjnë dhurata", e cila në gjuhën tonë mund të përkthehet "Ruaju nga udbashët kur të ftojnë për kafe".



    · Përse e mendova këtë?



    Nuk kisha asnjë mllef me idenë e tij për Rugovën. Si treguan zgjedhjet e fundit në Kosovë më të shumtë janë ata që nuk e besojnë, se sa e besojnë. Por edhe po të ishte ndryshe, secili është në të drejtën e tij, të besoj në atë që do.



    Mirëpo kjo e drejtë nuk i jep atij të drejtën tjetër, të shpifë, të gënjejë, të sajojë, të hedhë akuza, të marrë rolin e atdhetarit dhe të denigruesit njëkohsisht. Ka qenë një traditë e herëshme udbashe, tepër e përhapur edhe sot , mjerisht, në Kosovë, nga ky llum njerëzish: nëse nuk mendon si unë, atëherë ti bën lojën e armikut, nëse nuk mendon si unë, atëherë ti je vjedhës, përfitues pronash, vilash, pasurish, je gjithçka në të keqen e njerëzimit.



    · Përse e bën ai këtë?

    do i përgjigjem në fund përmes vargjeve të bukura të Qerim Ujkanit.



    Enver Bytyqi (mu desh dy herë të rikthehesha për ti kujtuar emërin), citon shkrimin tim, por nuk përmend emërin tim. Unë mund të heshtja, si ka ndodhur edhe në ndonjë rast tjetër, sepse jo çdo qeni i duhet treguar shkopi, sepse ka edhe prej atyre që duhen lënë të lehin në vetminë e tyre; mirëpo, nëse më parë autorë të ndryshëm, jo të shumtë, janë marrë me idetë e mia, dhe kanë të drejtën e tyre të jenë pro ose kundër, ky njeri, fillimisht merret me ngritjen e shpifjeve për jetën time, me vlerat që kam krijuar, me të shkuarën time; ky njeri, i cili vetëm një herë më ka takuar dhe më ka ftuar për një kafe, ka paturpësinë dhe vjedh vrer, pa dëshmuar se ku e gjen të drejtën e këtij vreri. Që kjo është një filozofi udbashe dhe praktike e tillë, kjo nuk ka asnje dyshim, që ai e bën këtë kaq pacipërisht, këtë nuk mund ta përceptoja.



    Qëndrimi im ndaj Rugovës, si figurë politike, pasi me të si njeri nuk jam marrë kurrrë, është i hershëm. Nuk jam marrë me pijen e tij anekdodike, as me fjalët për postet qe shiteshin, as me sundimin mbi ekononimë e Kosovës të njerëzve të lidhur ngushtë me të, sepse nuk më kanë interesuar. Më ka interesuar qëndrimi i tij politik ndaj Kosovës, ndaj luftës çlirimtare, përçarja e jashtëzakonshme që krijoi, jam marrë me synimin e strukturave të tij për të copëzuar luftën. Në librat e mi publicisitikë, që lidhen me Kosovën, katër syresh ( dhe shpejt do të dalin të tjerë) figura e Rugovës është dhënë, jo kaq e zbehtë, përmes një krahasimi, por shumë më gjërë se kaq. Nëse E.B. do të dijë se si e kam trajtuar unë figurën politike të Rugovës, le të shohë librat e mi "E fshehta e hapur e Kosovës", "Shansi i fundit", "Enigma e një vrasje të trefishtë" dhe së fundi, libri për Fehmi dhe Xheva Lladrovcin. Nëse kërkon në arkiv, ai mund të gjejë edhe shkrime të mia më të herëshme.



    Nuk bëhem merak se më quan gazetar anonim. Vlerësimin për librat e mi, publicistikë apo artistikë, romane apo poezi, e kanë dhënë njerëz të tjerë, figura të shquara, të cilëve u jam mirënjohës. E kanë dhënë profesor Rexhep Qosja dhe Dritëro Agolli, Moikm Zeqo dhe Shaban Sinani, profesor Agim Vinça dhe shkrimtari Adem Gashi, profesor Sadri Fetiu dhe shkrimtari Sulejman Mato, kritiku Pren Buzhala dhe Spiro Dede, poetët Lulëzim Hetemaj dhe Isuf Sherifi, miqtë e mi publicistë Ibrahim Kelmendi dhe Sabri Kiçmari, Kadri Rexha dhe Adnan Asllani. Çdo libër i imi është pëcjellë në mënyrë të veçantë dhe shumë dahamirëse nga gazeta më autoritative "Shqip", nga gazetari i njohur Dashnor kaloçi, të cilit i jam, po ashtu, shumë mirënjohës; por edhe në gazeta të tjera. Njërën prej tyre, botuar në gazetën "Shekulli", e ribotoi edhe "Bota e re".



    Edhe për jetën time politike, aq sa mendova unë se ishte e dobishme, nuk kam pse marr mendimin e E.B. po të kisha pyetur për langaraçë, do të kisha qëndruar në shtëpi. E di fare mirë se udbashët e kanë dhimbje në zemër, pse një shkodran u bë drenicak dhe nuk ma falin këtë; e di se do të donin heshtjen time. Unë nuk e kam pasur kurrë konceptimin udbash: shqiptar dhe kosovar, për mua ka pasur e do të ketë shqiptar nga Shkodra, nga Tetova, nga Drenica, nga Filati etj. Këtë nuk e kupton mendja e ngushtë e E.B. Ora e tij ka mbetur në fundvitin 1989, dhe kërkon menjëherë të hidhet njëzet vite më pas, me të njëjtën mendësi udbashe. Vlerësimin për jetën time politike e kanë dhënë, ata që duhet ta jepnin. Duke e humbur modestinë do të doja të përcaktohesha qartë, që të mos i mbesë merak një vjegëze si E.B., se :

    · miqtë e mi

    nuk kanë qenë rugovistët e çartur që e sabotuan luftën deri në fund, por kanë qenë ata që e ngritën UÇK-në, ata që e bënë luftën dhe e fituan atë.

    · miqtë e mi

    nuk kanë qenë me ata që u puthën me Millosheviqin e ranë në gjunjë para tij, por ata që i vunë pushkon atij ,

    · miqtë e mi

    nuk kanë qenë me ata që nënshkruan Dogovorin, por ata që dolën rrugëve të Prishtinës për të bërë demontsratat studentore, nuk kam qenë në krahun e atij që i cilësonte djemtë e UÇK-së si veglat e Arkanit, por ata që derdhën gjakun për dinjitetin e kombit.

    · miqtë e mi

    nuk kanë qenë në krahun e atij që thirri Interpolin për të zbuluar djemtë e UÇK-së, por ata që planifikuan dhe drejtuan luftën, që nga lufta guerile, për të cilën flet përbuzshëm udbashi i vogël, e deri tek lufta e përgjithshme, të cilën nuk e zë në gojë udbashiqi,

    · miqtë e mi

    nuk kanë qenë me atë që pas ofensivës së parë serbe tha se "tash jam më i fortë", por kanë qenë ata që përgatitën kundërofensivën dhe jam i lumtur që i kam ndihmuar për këtë.

    · miqtë e mi

    nuk kanë qenë me ata që fërkonin duart kur tërhiqej UÇK-ja, por ishin ata që mobilizuan njerëzit për luftë, dhe përsëri jam i lumtur që i kam ndihmuar, e herë pas here, edhe drejtuar.

    · miqtë e mi

    nuk vinin nga Lidhja Komuniste e Kosovës, që ishte edhe më e zezë se ajo e Serbisë, por nga organizatat ilegale, sidomos Lëvizja Popullore e Kosovës, që kishin bërë qindra e qindra vite burg, dënuar nga udbashët që u zgjuan një mëngjez lëdëkëistë, nuk kam qenë kurrë me atë që nuk shkoi asnjëherë të përulej para varrit të Adem Jasharit dhe ti kërkonte ndjesë, por kam qenë gazetari i parë, që kam bërë shkrimin epokal, tri ditë pas rënies së tij. Ndoshta ende mbi qiellin e Shtutgartit endet thirrja e buçishme me emërin e Adem Jasharit, për herë të parë në historinë tonë,

    · miqtë e mi

    nuk kanë qenë me atë, që përsëri, shkoi e ra në gjunjë para Millosheviqit dhe kërkoi ndalimin e bombardimeve të NATO-s, por me ata që u përgatitën për luftën finale dhe lufta e të cilëve e solli NATO-n në Kosovë. Të ishte për krakaritjet e njeriut të Velanisë, as për qind vite nuk largohej Serbia nga Kosova.

    · miqtë e mi

    nuk kanë qenë me ata që thonë Kosovë dhe mendojnë Metohi, por ata që thonë Kosovë dhe mendojnë Shqipëri, nuk ka gjë se kush e ka pushtetin aty.

    · Dhe së fundi miqtë e mi

    nuk janë ruajtur nga fallangat serbe, brenda kullës së tyre, kur populli i tyre dëbohej e përgjakej, por vazhduan luftën.



    · E.B. nuk i kupton këto.

    Atij i është mbushur rradakja se të gjithë janë të shitur, meqënëse një pjesë e rëndësishme e atyre që drejtuan e themeluan LDK-në vinin pikërisht nga rradhët e strukturave udbashe ose titiste. Atij i është mbushur mendja se të shpifësh është më e sukseshme, se të dëshmosh të vërtetën.



    Të gjitha këto nuk do të ishin objekt i këtij reagimi, sepse në fund të fundit, edhe më i mjeri, ka të drejtën e tij të mendojë ndryshe. Por ai shkruan, pa pikë turpi, pa ditur asgjë për mua e jetën time, se jam një gazetar anonim ( kjo nuk më prish punë) dhe shkrues librash për përfitime vilash, parash dhe pronash.



    E unë kam të drejtë ta pyes këtë surragota njeri:

    · Pas 10 librave të mi, cilën vilë kam përfituar?

    · Çfarë parash kam marrë? Cilat prona më janë dhënë?

    · E di ai se në Shqipëri unë kam vetëm atë banesë që ma kanë dhënë dajallarët, e që sot është e pabanueshme?

    · E di ai që edhe pronat që më kishte lënë im atë, i vrarë nga regjimi në vitin 1961 dhe i njohur si Luli i vocërr i Migjenit, u kam dhënë të afërmve të mi, sepse janë rritur aty?

    · E di ai mashtrues dhe rrencak se prej 15 viteve që jam në këtë vend, edhe kur ishin ditët e luftës dhe kisha një detyrë jo pak të rëndësishme, jetoj vetëm me djersën dhe punën time?



    - Unë kam shkruar për Adem Jasharin dhe familnjen e tij, qindra e qindra faqe, edhe kur shumë të tjerë, si LDK-ja në Mynih ia hiqte portretet,

    · cilat vila kam përfituar prej tyre?



    - Unë kam shkruar një libër të tërë për Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën,

    · cilat prona më kanë falur familjet e tyre?



    - Unë kam shkruar për Fehmiun e Xhevën,

    · cilat vila më kanë dhënë familjet e tyre?



    Është e vertetë se ata më kanë dhënë shumë më tepër se vilat, se pronat, se pasuria, kam qenë shok, mik e bashkëluftëtar i tyre, dhe kjo është diçka që nuk blihet me para, nuk jetohet në vila. Është e vërtetë se ata më kanë quajtur vlla e bacë, por E.B. këtë nuk e kupton. Verbëria politike është më e rrezikshme se ajo njerëzore.



    Me dhjetra herë është bërë publik fakti se të gjitha shkrimet e mia në "Zëri i Kosovës", në "Bota e re", gjatë luftës dhe në "Epoka e re" janë bërë pa kërkuar e pa marrë asnjë shpërblim. Nëse nuk e di pse leh në mes të ditës? Nëse e di përse kërkon të hedhësh tek të tjerët, çka është ves i një klase politike udbashe në Kosovë?



    E.B. nuk e ka hallin thjeshtë tek unë. Ai kërkon të hedhë mjegullën se familjet e dëshmorëve po paguajnë shuma të mëdha për një libër, se në të vërtetë nuk e meritojnë të shkruhet, libra për to, por, meqënese kanë gjetur njerëz që shkruajnë për para, atëherë edhe po dalin libra për to.



    E vërteta është se, megjithëse thërrisni sa mundeni për luftën, për ju nuk ka dëshmorë, veç ata që kërkoni ti privatizoni. Për ju Kosova ka vetëm tre a katër dëshmorë, edhe emërin e Adem Jasharit e përmendni sepse nuk keni rrugë tjetër. Sepse shefi juaj ishte ai që e përjashtoi krejt Drenicën nga zgjedhjet e 22 marsit 1998, si të jepte mesazhin se kush është i luftës, ai është i përjashtuar, nuk është pjesë e Kosovës.



    Nëse dikush do të gjejë qoftë edhe një rast të përfitimit nga librat e mi, nga shkrimet e mia, atëherë i pranoj të gjitha të tjerat. Cilit njeri i kam borxh, qoftë edhe një euro, kujt i kam marrë, qoftë edhe një cent?



    E.B. kërkon të shesë mendimin se parulla "ballkani i ballkanasve", është trajtuar edhe nga unë.

    · Ku e ka gjetur ai këtë?

    · Në cilin libër timin, në cilin shkrim?

    Të shpifësh është e lehtë, disave nuk u skuqet as faqja, sepse nuk kanë as nder e as dinjitet. Në trajtimin e cështjes, e sqaroj për hir të miqve që nuk e dinë, qëndrimi im dhe i organizatës që kam drejtuar, ka qenë krejt ndryshe. Kur Demaçi, idhulli im politik në Kosovë, hodhi idenë e ballkanisë, duke qenë se isha drejtues kryesor i LPK-së, dola me qëndrimin zyrtar "Ballkania mos ardhtë kurrë o Adem Demaçi".

    · Nëse nuk e di, përse shpif?

    · Nëse e di, përse genjen?

    Më vjen mirë që më quan mik të ngushtë të Paskal Milos, megjithëse më vjen keq që nuk jam. Në gjithë jetën time, jam takuar vetëm pak herë me të. E kam vlerësuar dhe e vlerësoj kontributin e tij dhe të shtetit shqiptar në luftën e Kosovës. E vlerësoj për ato që di, dhe që nuk janë thënë ende në publik, pasi ka ende spurthjakë të shumtë politikë.



    Ndërsa për faktin që më cilëson "enverist" nuk bëhem fort merak. Të tillë udbashët kanë quajtur e vazhdojnë të quajnë shumë nga ata që kanë lënë emër në historinë e Kosovës. Ata që e dinë jetën time, e kanë vështirë të besojnë llumin e E.B.: ata që nuk më njoin le të lexojnë romanin autobiografik "Vrasja e Lulit të vocërr". Megjithatë, sa për ti hequr "merakun" E.B.-së, po them se të gjithë ata që ju i quajtët enveristë, ishin pikërisht ata që u sakrifikuan më shumë për Kosovën, që kur LDK-ja ngrohte vezët në furrikun serb, ata e donin Shqipërinë, ashtu si ishte, ndoshta edhe duke iu marrur këmbët, por ishte e tyre, ishte pjesë e zemrës, të cilën ju nuk e keni pasur kurrë.

    · Ata e donin Shqipërinë zonjë, ju e donit raja,

    · ata e donin me diell, ju e donit të nëpërkëmbur,

    · ata e donin të gjithën dhe nuk iu mjaftonte, ju e donit vetëm copën që mund të shitej.

    Ata nuk iu sulën asaj ta rripnin si bënë udbashët, por ti mbulonin plagët. Ishin këto njerëz që udbashët i vranë, i burgosën, i gjakosën si enveristë, që në të vërtetë ishin nacionalistët më pasionantë të kombit. Ose si thotë profesor Qosja për njërin prej viganëve të tillë, Fehmi Lladrovcin "idealisti më idealist". Por për udbashët janë të huaja këto terma.



    · Në vend të mbylljes:



    Unë bëj kujdes me miqtë e mi. I ruaj dhe i mbaj, edhe kur ndodh gjë e miqësia ftohet, nuk shkruaj kurrë kundër tyre, edhe për një njeri, me të cilin kam qëndruar fare pak e kam pirë një kafe, matem të shkruaj. Në konceptimin tim, miqësia është e shenjtë. Kjo ka bërë, që edhe kur ndonjë nga ish miqtë e mi, të ketë "mprehur shpatën" kundër meje, kam heshtur, fatbardhsisht kanë qenë tepër të rrallë.



    Në jetën time të gjatë si publicist dhe si njeri, që do të jetë, po ashtu në të ardhmen, e gjatë, dy herë jam prerë në besë dhe më është shkelur buka. Një herë jo drejtpërdrejtë, por e kam ndjerë si të tillë, dhe një herë drejtpërdrejtë.

    · Herën e parë nga një bashkëstudent i imi, me të cilat kemi ndarë të mirat dhe vështërsitë, bisedat me të cilin për Kosovën, nga kishte ardhur në Tiranë, ishin të pafundme. Vite më vonë, kur ai ishte pjesë e redaksisë së një gazete apo reviste që nuk botohet më, më duket nga Kadri Mani, një ish i burgosur politik, ia kam harruar emërin, bëri një shkrim, mjerisht tepër shpifës kundër meje. Megjithëse gjithë jetën kisha qenë gazetar apo njeri i kulturës, më bëri hetues, bile të rreptë e të egër. Shpifjen e mora vesh më vonë, pasi ishte piku i luftës dhe koha ishte e pakët. Nuk u habita me të, ai ishte një i panjohur, por u zhgënjeva nga miku im i dikurshëm, i cili, edhe kur kishte qenë para burgosjes politike, edhe kur kishte qenë i burgosur politik, edhe kur kishte qenë rishtas i lirë, e kishte ndjerë nga afër kujdesin dhe afërsinë time, ashtu si e kisha ndjerë edhe unë. Mendova pse kishte heshtur ai, kur më njihte, për atë pjesë të jetës, më mirë se gjithë të tjerët? Kur atë, pas pluralizmit politik, e kishin sulmuar padrejtësisht për abuzime me ndihmat, unë bëra shkrimin "Armiku i popullit sjell ndihma për popullin", sepse kjo ishte e vërteta. Në mendësinë time është se, kur pa të drejtë sulmohen shokët e mi, për ato çështje ku kam qenë i pranishëm apo pjesë, pavarësisht se nga kush, unë reagoj. E kam pyetur shpesh herë veten, pse nuk reagoi ai, apo nga që në vitin 1998 ne ishim në dy struktura të ndryshme politike?

    · Së dyti, nga një njeri që vinte tek unë për vite me rrallë, që kishte qenë mik edhe në shtëpinë time në Shkodër, ai vinte familjarisht, ashtu si shkoja edhe unë, i shtroja bukë e më shtronte bukë bujarisht. Ishte lufta drejt përfundimit, kur i kërkova të ishte pjesë e një ndërlidhje mes nesh dhe strukturave të LDK’së në diasporë, gjë që nuk u bë jo se nuk ishte dëshira jonë. Në mbarimin e luftës papritmas u bë "militant" dhe filloi me "militantizmin" e tij, më shumë kundër meje, se kundër ideve të mia.



    EB nuk ka lidhje me prerjen në besë, megjithëse është i të njëjtës rrugë, nuk ka lidhje, sepse ai nuk është e nuk mund të jetë kurrë miku im. Ai është thjeshtë një spurthjak politik i klasës së fundit, që lehë në terrin e natës, jo sepse ka shkak, por sepse i pëlqen të lehë, dhe nga që mendon se duke lehë kundër njerëzve që kanë qenë pjesë e luftës, bëhet më i rëndësishëm. Nëse duke përbaltur njerëzit, pjesë të luftës, ai mendon se e kryen denjësisht pjesën titiste që i është dhënë.



    Mjerisht kjo është veti e spurthjakëve lëdëkëistë, pasi në të bëjnë pjesë edhe njerëz jashtëzakonisht të mirë dhe seriozë, disa nga të cilët i kam miq, ose i kam pasur miq në kohë të ndryshme, por që largësia na ka bërë të ndashëm. Unë i respektoj ata, mirëpo nuk mund të heshtja, jo vetëm ndaj një shkrimi banal të EB, por edhe ndaj një furie që kërkon të ngrihet për të barazuar vlerat me antivlerat, të vërtetat me gënjeshtrat. Udbashët e sotëm, pavarësisht se duken më të zbutur, nuk e harrojnë ustanë e tyre të dikurshëm dhe as zanatin që kanë pasur, ato nuk mund të shkëputen nga e njejta mendësi që kishin dikur, nga i njëjti përceptim, se kush mendon ndryshe, ai është armiku im. Mjerisht ata kanë mbetur të njëjtë, megjithëse i kanë rënë dhëmbët. Lumturisht nuk kanë gjë tjetër në dorë, veç shpifjes dhe helmit.



    Nuk e kisha besuar se pas kaq vitesh do të kishte pësëri zhapinj të tillë politikë, që shpifjen e bëjnë art e artin e ngritin mbi shpifjen. Duke qenë i larguar nga politika e drejtpërdrejtë kisha menduar se ka ardhur koha të zënë mend këta njerëz, të kërkojnë të falur për mijëra e mijëra vite burgim që i kanë dhënë djemve, por kam qenë i gabuar. Ata kërkojnë të jenë pjesë e rëndësishme, pa bjerrje ndërgjegje, që nga gjykata kushtetuese e deri në lëvrimin e mjerushëm të shpifjeve.



    Prandaj edhe e bëra një shkrim kaq të gjatë. Jo thjeshtë për një shpifës ordinier, që paturpësisht disa javë më parë më fton për një kafe. Sepse si e thashë, thënia e vjetër e Homerit për dhuratat e grekërve, fare mirë mund të përkthehet në gjuhën shqipe, “Ruaju nga udbashët kur të ftojnë për kafe”.


    Dhe tani, le të mbaj fjalën dhe të sjell disa vargje nga poeti Qerim Ujkani, të cilat mendoj si i shkojne këtij rasti.



    Poezia titullohet:



    Kohë qeni



    Qeni e ka kohën e vet

    E di kur mund të lehë



    Kohë e këtij dhe atij kaloi

    Po kohë e qenit nuk kaloi kurrë



    Ndarja në qen dhe në njerëz

    Ishte e drejtë.



    Sado që pati njeriqen

    Qennjeri nuk pati kurrë.



    Unë nuk di të shkruaj më mirë se Qerim Ujkani. Prandaj po e lë me kaq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 26-03-2009 më 08:59
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #276
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220
    Qeto dy kenge po ta knaqe shirtin bre
    Keto jane kenge nga artiste te mdhenje e jo do peralla te odave e do rapsodeve katunare
    Le te plasin inatgjort





    Ndryshuar për herë të fundit nga YlliRiaN : 27-03-2009 më 21:42

  17. #277
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    O Bedri Islami, se kush je ti edhe zogjet ne dege e dijn, e kishe lexu ti bota Sot sikurse ajo tish kon revist marksizem , leninizem stalinizem slavonizem etj....vec nejse...haj tu rrit mendja.

  18. #278
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    O Bedri Islami, se kush je ti edhe zogjet ne dege e dijn, e kishe lexu ti bota Sot sikurse ajo tish kon revist marksizem , leninizem stalinizem slavonizem etj....vec nejse...haj tu rrit mendja.
    sabrush edhe rugovnes i kishe than nji ven se zoti ne gjenet ka me e que
    po ti i thua veti taliban -musliman e kur dihet se rugovna e ka ndrrue fen
    qysh ashtu se une se maj fort fen e sja kam haberin kush shkon ne gjenet apo gjehnem
    veq do taliban-misliman si ti i kum nije tuj than qe gjajase katolikt nuk po i qoika zoti ne parajs
    e ti per rugovnen koke lut haaaaa
    qysh po i bjen qikjo ei
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #279
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Llapi je tu e teprue
    talibanet nuk din te shkruajn ne alfabetin tone
    veq per ty plot ketu ne forum nuk po e din se qka asht puna e jote ????

  20. #280
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    Llapi je tu e teprue
    talibanet nuk din te shkruajn ne alfabetin tone
    veq per ty plot ketu ne forum nuk po e din se qka asht puna e jote ????
    a spo e shef qe na kan rrethue talibanet shqipfolsa ne te gjitha anet a
    ja kokum tranue une ja koke qorrue ti
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 14 prej 103 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •