Close
Faqja 50 prej 103 FillimFillim ... 40484950515260100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 981 deri 1,000 prej 2056
  1. #981
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Hyllien
    Personalisht mendoj se Rugova ka patur vizion më largpamës në thirrjen e tij për identitetin Dardan të Kosovës, dicka që do shpiente në një bashkim federativ Shqiptar dhe Dardan dhe i cili do vendoste platformën për Maqedonasit e vërtetë. Sigurisht kjo do e bënte shumë të vështirë për proponentët dhe alarmistët e një "Greater Albania" që në mënyre konstante shkruajnë libra për rrezikun e formimit të kufijëve etnik. Duhet të kemi dicka të qartë që kufijtë etnik nuk mund të krijohen dot, por ama ato federativ janë shumë më të mundshëm të krijohen e më pas copëzat të bashkohen nën idealin Shqiptar. Tani bashkimi është shumë i vështirë dhe Shqiptarët e Camërisë nuk mund të reklamojnë dot trashëgiminë e tyre kulturore Epirotase pasi atë e kanë propaganduar grekët si greke dhe shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të reklamojnë dot identitetin e tyre Maqedonas pasi ai është bërë objekt i grekëve dhe sllavëve. Pa identitetin Dardan Kosova nuk ka ideal, nuk ka lidhje politike, kulturore dhe ekonomike me të kaluarën e saj, dhe jo vetëm kaq por lehtësisht sic po vërtetohet po krijohet një identitet "Kosovar" dicka që legjitimon pretendimet historike Serbe mbi territorin Dardan
    Ky paragraf eshte permbledhje e tere historise se shqiptareve ne mijevjecarin e fundit.

  2. #982
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Fishtani1 Lexo Postimin
    Ik more gabel, kush je ti ju drejtu ne ate menyre liderit historik te popullit shqiptar te Kosoves, ik more analfabet, taliban mo qka pret prej njerezeve tedeshtuar si ti, boten e shifni bardhe e zi ju.
    Paskal Milo (ish Minister i Jashtem i R.Shqiperise) ne lidhje me takimin( 7 maj 1999 ora 23:15) qe pati ne Rome me Ibrahim Rugoven deklarone: "Ibrahim Rugova shume i dyshimte pas takimit me MIlosheviçin"...Ai, me tha: Miloshevici eshte njeri si ti dhe si une.Milo ne rrefimin e tij (ditar) vazhdone..."Me habiti kur me tha se Millosheviçi,Millutinoviçi e Shaninoviçi ishin realiste,se e kishin kuptuar situaten dhe nevojen e arritjes se nje marreveshje se edhe keta njerez jane,njerez qe mendojne e kerkojne nje zgjidhje,cka do te thote se pikerisht me keta jo vetem duhet te bisedohet,por edhe te bashkejetohet.
    Madje edhe per largimin e tij nga Prishtina
    me tha: " U thashe serbeve qe te me leshojne se nuk kam se cfare te beje ne Prishtine,se po te jem jashte do te jem me i dobishem dhe do te punoj edhe per juve qe te arrihet nje marreveshje"....!!!!!!!!!!

  3. #983
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Pa dashur të hyjë në konflikte, dhe duke i kërkuar argumentim logjik dhe jo tifozeri huligane atyre që marrin pjesë në këtë temë po jap mendimet e mia dhe një artikull interesant mbi të ndjerin. Ne shqiptarët duhet të mësojmë të argumentojmë me njëri tjetrin e jo të sillemi si njerëz shpelle. Artikulli sipër vjen në gjuhën Italiane, shkurtimisht shkronjësi, që është dhe njohës i mirë i historive në ballkan nxjerr në pah konfliktin politik ndërmjet Hashim Thacit dhe LDK-së. Gjithashtu analizohet skena e "famshme" ku Rugova takon Milloshevicin. Autori nuk ka asnjë dyshim sic është vërtetuar dhe më vonë se ai qe një inskenim i ndyrë i Milloshevicit dhe klikave mafioze në Kosovë. Gjithsesi pas Rambujesë Rugova u riknofirmua nga populli, por ju deshtë të bënte kompromise me Thacin. Pjesa që personalisht më intereson më shumë nga artikulli është fundi. Rugova thotë shkronjësi, "pati konflikte të mëdha me ish luftëtarët e UCK-së, kryesisht mbi gjetjen e tij të identitetit para-Kosovar, pra Dardan të shqiptarëve të Kosovës. Ai nuk u lejua nga luftëtarët e UCK-së që ishin më të lidhur me shqipërinë dhe shkabonjën shqiptare të vazhdonte vizionin e tij" - shkruan autori. Në fakt kthimi i Rugovës në Katolik me pagëzim nga vetë Papa Gjon Pali II - thuhet qysh në 1994 vërteton këtë tezë më së miri. Lind pyetja, me cilën Shqipëri ishin të lidhur ? Kur janë bërë këto bisedime në krye ka qenë Partia Socialiste Shqiptare, ose dora e majtë e Markovicëve. Megjithatë le ti lejmë më një krah teoritë politike dhe të themi se fraksioni i UCK-së me të cilin Rugova u detyrua të bëj kompromis ishin thjeshtë patriotë qe donin flamurin shqiptar dhe idealin shqiptar. Si mund ta shpjegoj Thaci në retrospektivë këtë flamur qesharak dhe të kalbur që sot nuk përfaqëson askënd ? Nëse ishin me të vërtet të lidhur me visionin etnik "shqiptar" ose "albanez" ta themi ndërkombëtarisht, pse u vendos ky flamur që përfaqëson të gjithë dhe askënd ? Atëhere këta njerëz ishin të lidhur me Shqipërine apo me klikën në krye të Shqipërisë ? Personalisht mendoj se Rugova ka patur vizion më largpamës në thirrjen e tij për identitetin Dardan të Kosovës, dicka që do shpiente në një bashkim federativ Shqiptar dhe Dardan dhe i cili do vendoste platformën për Maqedonasit e vërtetë. Sigurisht kjo do e bënte shumë të vështirë për proponentët dhe alarmistët e një "Greater Albania" që në mënyre konstante shkruajnë libra për rrezikun e formimit të kufijëve etnik. Duhet të kemi dicka të qartë që kufijtë etnik nuk mund të krijohen dot, por ama ato federativ janë shumë më të mundshëm të krijohen e më pas copëzat të bashkohen nën idealin Shqiptar. Tani bashkimi është shumë i vështirë dhe Shqiptarët e Camërisë nuk mund të reklamojnë dot trashëgiminë e tyre kulturore Epirotase pasi atë e kanë propaganduar grekët si greke dhe shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të reklamojnë dot identitetin e tyre Maqedonas pasi ai është bërë objekt i grekëve dhe sllavëve. Pa identitetin Dardan Kosova nuk ka ideal, nuk ka lidhje politike, kulturore dhe ekonomike me të kaluarën e saj, dhe jo vetëm kaq por lehtësisht sic po vërtetohet po krijohet një identitet "Kosovar" dicka që legjitimon pretendimet historike Serbe mbi territorin Dardan. Lind pyetja përsëri me cin ideal e shkabonjë qenë të lidhur ky grupim i UCK-së që hypi në krye ?

    Lufta për pushtet është dicka shumë e keqe, dhe shumë gjëra në Kosovë janë bërë shkel e shko. Impostimi i një identiteti të kjartë ishte paramont për të ardhmen që i takon këtij shteti që sot nuk ka të ardhme, nuk ka punë, po i bien martesat, lindjet, po i hypën rrugacëria, fraksionizmi dhe korrupsioni. Cfarë ka ndodhur ishte dhe është një fatkeqsi e paprecedentë. Fëmijët tuaj do ju kërkojnë llogari për mos largpamësinë tuaj. Kosovari kurrë smund të jetë pronar i Kosovës, por Dardani është jo vec pronar por Zot i të ashtuquajturës Kosovë - dicka që duhet të ishte "e shkuara e trishtuar 500-600 vjecare shqiptare" dhe jo vizion për të ardhmen.
    KU ISHTE IBRAHIM RRUGOVA DHE ÇFARË KA BËRË DERI SA GJAKONTE KOSOVA? Millosheviçi për “kryetarin” tonë Rugovën siguroi aeroplan që të shpie në Romë, ndërsa për Kokën tonë politike, intelektuale dhe vulën më të ndritshme të njerëzimit shqiptar, Fehmi Aganin, siguroi vetëm plumba dhe vdekjen.
    Nuk duhet bërë analiza, sepse hapësira që e ndan skajshmërinë e shpëtimit të njërit me aeroplan, dhe vrasjen barbare të Fehmi Aganit, fsheh në vetvete një të vërtetë të dhembshme e cila e shpjegon barbarin, mirëpo, e shpalos edhe një pjesë të fytyrës tonë: shqiptarëve shpesh herë armiku u ka treguar se cilët i kanë vlera të vërteta!
    Dhe atë në mënyrën më tragjike dhe më të dhembshme: duke i lënë të pakokë, pikërisht atëherë kur më së shumti u nevojitej truri i shëndoshë dhe i kthjellët.
    Ndër të tjera, do të duhet të përgjigjemi se si ndodhi që të dehemi nga “gandizmi” duke harruar se nuk kemi kundërshtar anglezët, por një konstrukt mental i cili mund të bëjë aheng mbi kufomat e masakruara.
    Pse kampet me të dëbuarit kosovarë i vizitojnë kryetarë të ndryshëm botërorë, por jo edhe ai të cilin kosovarët e zgjodhën ta kenë pranë në të mirë dhe të keqe.
    Pse kryetari i Kosovës nga Roma nuk shkoi në Tiranë, ku do të qante hallin me ata që e zgjodhën, ku, në mos tjetër, do të rrëfehej se vallë gjatë qëndrimit në Prishtinë, me çka e ka shërbyer Millosheviçi– me çaj, apo me shlivovicë.
    Ku do t’i shihte vuajtjet e popullit të vet, të dëbuarit që do të kishin rastin t’i shtronin pyetje të rënda, por të cilave herdo-kurdo do të duhet t’u përgjigjet.
    Ndonse tradhetite e hapura, vrasjet dhe arstimet gjate periudhes se pare te qeverisjes se PD kishin mare fund, kosovaret nuk mund te besonin me,” sepse “ Nano takoi Miloshevicin ne Krete, nje gabim i madh politik ne trajtimin e ceshtjes kombetare. DORA E ATHINËS PAGOI ME FLORI POLITIKANËT E TIRANËS PËR TË TRADHËTUAR KOSOVËN
    Nano deklaroi se Kosova eshte nje ceshtje qe i perket Beogradit dhe Prishtines. Tradhtine e Tiranes, ne Kosove nuk arinin ta kuptonin. Perse Tirana kishte perparesi te tjera krahas ceshtjes kombetare? Shqiptaret e Kosoves kishin bindjen se Tirana drejtohej nga Greqia . Nanon mbeshteste qe Nato te vinte ne kufi, kundra UCK .
    Tirana nuk e perzje plotesisht ne luften e Kosves se kishte ndikim grek. Ajo me 1998 ishte per nje Republike te trete, per autonomi, duke u pozicionuar ne rolin e tradhtarit te Kombit.
    Berisha ishte i dobishem per jugosllavet si nje faktor destabilizues ne Shqiperi Qeveria Shqiptare nuk kishte politike te vecante per Kosoven, vec asaj qe donte te behet Kosova nje Republike e trete kushtetuese si Mali i Zi.
    Tradhtia e Rugoves dhe Bukoshit dalin nga veprimet e FARK-ut qe kishin nje angazhim te dyshimte ne luften kunder serbeve, ku dukej se ishte i kenaqur me nje autonomi te zgjeruar, se sa me pavaresine e plote te Kosoves.
    Forcat e FARK lozen rol te rendesishm ne rebelimin e armatosur duke shkuar ne Vlore dhe jug. Berisha kishte besim se me anen e Farku, me 400 burra, do te merte me zor pushtetin. Po pse medoemos, keshtu e donte Serbia apo vete Shqiperia?
    Paskal Milo deklaron ne Danimarke vjeshte 1998 se te gjithe jemi duke punuar me UCK per ti bindur ata se nuk eshte koha per te kerkuar Pavaresine e Kosoves.
    Nano dhe Milo, ne vijim te tradhetise, ngulmonin ne etiketimin e UCK si nje force ekstreme qe bente thireje per Pavaresi UCK hapi zyre ne Rogner… Per Tiranen ata ishin vazhdues te natyrshem te kacakeve te viteve 1920.
    Në pranveren e vitit 2000 ministri i jashtem Paskal Milo, bëri një vizitë zyrtare në Itali, ku gazetat shqiptare bënin bujë se kishte ardhur për të ndihmuar emigrantët, në të vertete kishte bërë kërkesë zyrtare që të mos pranohej rregullimi me dokumenta për rreth 7 mijë shqiptare, që ishin në pritje te lejeve te qendrimit...
    Jane aq shume marreveshje kriminale, sa nuk llogariten...pra po të hapen kartat dalin në dritë MARVESHJET E FSHEHTA ANTISHQIPTARE që vërtetojnë tradhëtitë e tyre në seri...

  4. #984
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    KU ISHTE IBRAHIM RRUGOVA DHE ÇFARË KA BËRË DERI SA GJAKONTE KOSOVA? Millosheviçi për “kryetarin” tonë Rugovën siguroi aeroplan që të shpie në Romë, ndërsa për Kokën tonë politike, intelektuale dhe vulën më të ndritshme të njerëzimit shqiptar, Fehmi Aganin, siguroi vetëm plumba dhe vdekjen.
    Nuk duhet bërë analiza, sepse hapësira që e ndan skajshmërinë e shpëtimit të njërit me aeroplan, dhe vrasjen barbare të Fehmi Aganit, fsheh në vetvete një të vërtetë të dhembshme e cila e shpjegon barbarin, mirëpo, e shpalos edhe një pjesë të fytyrës tonë: shqiptarëve shpesh herë armiku u ka treguar se cilët i kanë vlera të vërteta!
    Dhe atë në mënyrën më tragjike dhe më të dhembshme: duke i lënë të pakokë, pikërisht atëherë kur më së shumti u nevojitej truri i shëndoshë dhe i kthjellët.
    Ndër të tjera, do të duhet të përgjigjemi se si ndodhi që të dehemi nga “gandizmi” duke harruar se nuk kemi kundërshtar anglezët, por një konstrukt mental i cili mund të bëjë aheng mbi kufomat e masakruara.
    Pse kampet me të dëbuarit kosovarë i vizitojnë kryetarë të ndryshëm botërorë, por jo edhe ai të cilin kosovarët e zgjodhën ta kenë pranë në të mirë dhe të keqe.
    Pse kryetari i Kosovës nga Roma nuk shkoi në Tiranë, ku do të qante hallin me ata që e zgjodhën, ku, në mos tjetër, do të rrëfehej se vallë gjatë qëndrimit në Prishtinë, me çka e ka shërbyer Millosheviçi– me çaj, apo me shlivovicë.
    Ku do t’i shihte vuajtjet e popullit të vet, të dëbuarit që do të kishin rastin t’i shtronin pyetje të rënda, por të cilave herdo-kurdo do të duhet t’u përgjigjet.
    Ndonse tradhetite e hapura, vrasjet dhe arstimet gjate periudhes se pare te qeverisjes se PD kishin mare fund, kosovaret nuk mund te besonin me,” sepse “ Nano takoi Miloshevicin ne Krete, nje gabim i madh politik ne trajtimin e ceshtjes kombetare. DORA E ATHINËS PAGOI ME FLORI POLITIKANËT E TIRANËS PËR TË TRADHËTUAR KOSOVËN
    Nano deklaroi se Kosova eshte nje ceshtje qe i perket Beogradit dhe Prishtines. Tradhtine e Tiranes, ne Kosove nuk arinin ta kuptonin. Perse Tirana kishte perparesi te tjera krahas ceshtjes kombetare? Shqiptaret e Kosoves kishin bindjen se Tirana drejtohej nga Greqia . Nanon mbeshteste qe Nato te vinte ne kufi, kundra UCK .
    Tirana nuk e perzje plotesisht ne luften e Kosves se kishte ndikim grek. Ajo me 1998 ishte per nje Republike te trete, per autonomi, duke u pozicionuar ne rolin e tradhtarit te Kombit.
    Berisha ishte i dobishem per jugosllavet si nje faktor destabilizues ne Shqiperi Qeveria Shqiptare nuk kishte politike te vecante per Kosoven, vec asaj qe donte te behet Kosova nje Republike e trete kushtetuese si Mali i Zi.
    Tradhtia e Rugoves dhe Bukoshit dalin nga veprimet e FARK-ut qe kishin nje angazhim te dyshimte ne luften kunder serbeve, ku dukej se ishte i kenaqur me nje autonomi te zgjeruar, se sa me pavaresine e plote te Kosoves.
    Forcat e FARK lozen rol te rendesishm ne rebelimin e armatosur duke shkuar ne Vlore dhe jug. Berisha kishte besim se me anen e Farku, me 400 burra, do te merte me zor pushtetin. Po pse medoemos, keshtu e donte Serbia apo vete Shqiperia?
    Paskal Milo deklaron ne Danimarke vjeshte 1998 se te gjithe jemi duke punuar me UCK per ti bindur ata se nuk eshte koha per te kerkuar Pavaresine e Kosoves.
    Nano dhe Milo, ne vijim te tradhetise, ngulmonin ne etiketimin e UCK si nje force ekstreme qe bente thireje per Pavaresi UCK hapi zyre ne Rogner… Per Tiranen ata ishin vazhdues te natyrshem te kacakeve te viteve 1920.
    Në pranveren e vitit 2000 ministri i jashtem Paskal Milo, bëri një vizitë zyrtare në Itali, ku gazetat shqiptare bënin bujë se kishte ardhur për të ndihmuar emigrantët, në të vertete kishte bërë kërkesë zyrtare që të mos pranohej rregullimi me dokumenta për rreth 7 mijë shqiptare, që ishin në pritje te lejeve te qendrimit...
    Jane aq shume marreveshje kriminale, sa nuk llogariten...pra po të hapen kartat dalin në dritë MARVESHJET E FSHEHTA ANTISHQIPTARE që vërtetojnë tradhëtitë e tyre në seri...
    Ti zotëri paraqitesh këtu si një shtetar i zoti, ose të paktën si i vetmi që merr vesh nga krijimi i një shteti, duke qëne se po sipas këndvështrimit tuaj, Enver Hoxha ishte pak a shumë messiah e Shqipërisë dhe i vetmi njëri që krijoi shtet. Un nuk të kërkova carcafe se kjo temë qënka nga më të parat dhe këto pistat e kafes dhe cajtoreve janë rrahur disa herë saqë dynjaja u lodh. Ti kërkon Fehmiun, dikush kërkon Ademin dikush më shumë të drejtë(edhe përse këta janë cuditërisht pakicë) kërkon Ukshin Hotin. Ti mu përgjigj pikave sipër atë më thuaj jo teori fantastikoshkencore se avjoni për në Vatikan i qënkërka paguar nga Milloshevici. Rugova u kthye në Katolik nga vetë dora e Papës dhe mesazhi i tij qe i qartë, që Kosova ështe pjesë integrale e civilizimit Perëndimor, dhe se identiteti i saj para-Kosovar(para-Serb) është Dardan, pra Katolik përsa i përket periudhës Kristiane dhe pagan nën rrjedhat e klasicizmit përsa i përket para-Krishtërimit.

    Problemi i autonomive nuk fillon vetëm me Kosovën, aq më tepër me Rugovën por qysh në kohën e vilajeteve. Ai është problem që akoma nuk është zgjidhur sic duhet dhe analizuar sic duhet, dhe po nuk u analizua kurrë nuk do bëhemi njerëz. Dikush thotë që bëm mirë që kërkuam autonomi se na zhdukte Serbi(këta ishin krahu i bejlerëve dhe musulmanëve), dikush thotë që ata që ishin në ato takime ishin antikombëtarë(pa të drejtë, se edhe ky është ekstrem më vete), dikush thotë përse ne Prizren kishte vetëm 4 delegatë të krishterë etj. Pra feja mplekset me historinë, mplekset me interesat personale politike dhe nuk kemi një platformë largpamëse për asgjë.

    E ke lexuar apo jo Kushtetutën e Kosovës ? Të lutem më jep përgjigje sipër për pikat e këtij shteti të ri.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #985
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    Paskal Milo (ish Minister i Jashtem i R.Shqiperise) ne lidhje me takimin( 7 maj 1999 ora 23:15) qe pati ne Rome me Ibrahim Rugoven deklarone: "Ibrahim Rugova shume i dyshimte pas takimit me MIlosheviçin"...Ai, me tha: Miloshevici eshte njeri si ti dhe si une.Milo ne rrefimin e tij (ditar) vazhdone..."Me habiti kur me tha se Millosheviçi,Millutinoviçi e Shaninoviçi ishin realiste,se e kishin kuptuar situaten dhe nevojen e arritjes se nje marreveshje se edhe keta njerez jane,njerez qe mendojne e kerkojne nje zgjidhje,cka do te thote se pikerisht me keta jo vetem duhet te bisedohet,por edhe te bashkejetohet.
    Madje edhe per largimin e tij nga Prishtina
    me tha: " U thashe serbeve qe te me leshojne se nuk kam se cfare te beje ne Prishtine,se po te jem jashte do te jem me i dobishem dhe do te punoj edhe per juve qe te arrihet nje marreveshje"....!!!!!!!!!!
    Paskal Milo, njihet për politikat e tijë pro-greke, me të cilat është pasuruar dhe është bërë si "Kont" i bregut Himarjot. Mos na sillni "citime" të tilla nga njerëz që e futën shqipërinë në zjarr.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #986
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    valla or etniki bolsheviki... kejt bota e pau ne ekran percjelljen qe populli i kosoves (ai shqiptar) i beri rugoves se urte.
    ishte minus 24 grad at dite te acarte ..por nuk mbet ne dyshek asnji plak fisnik i kosoves pa dal ne rrug..
    i erdh dhe kejt bota aty..

    dhe krejt qe erdhen erdhen se nuk kishin tut pi rugoves e miqve tijna..

    erdhen vet me deshiren e tyne ma te paster ..ma te sinqerte..

    sepse e kishin njohur te ngratin..se gjithmon u a kisht dasht te miren atij populli..

    kurse lahperat..ata qe ja ndersuen ushtrin tigrane ujkane e krokodiliane-arkane te mjerit popull ne shpin.. plasen pi marazi kur u mush prishtina ne plisa te bardh si bora.. me percjell anmikun e lahperave.. qe kishin 20 vjet e kusur qe perpiqeshin me e pa at popull te perzan..te shkelun e perdhunar.. me ja ba qejfin do mu.tave ne tiran.. e akademikve serb ne beligrad..

    sado te prodhoni mjeshterisht akuza e shpifje per te madhin ibrahim rugoven.. kurre skini me mujt me ja prish vepren madhore te tijen..

    lidhjen e kosoves me NATO..
    e kjo Nato erdh nji dit dhe e shpetoj at popull ... kurse ju..
    ju e dni.. se ju njeh mire personeli kamariero-fukso-guzhiniero-gardist.. i rognerit e i 15 katshave e vilave te klos enver- mejdanit..

    ..


    ..

  7. #987
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Lexo ketu realitetin mos nxito po lexo nje kancerogjen qe kure se permendi emrin Shqiperi dhe asnj deshmore nuk nderoj ai popul ne varim qe shkoj shkoj per ti thane ne RS qelbesires se kishin frike se po cohet vampiri lexo me poshte dhe meso halabako

    - U tha se Ibrahim Rugova ishte „udhëheqës trim e i guximshëm...” ,ndërsa mbahet në mend, si politikan, që mbillte frikë e defetizëm në popull, me deklaratat e çuditshme, se : “ Serbia është e fortë...”, ”se nuk mund të luftohet me Serbinë..”, ”se për 24 orë na bënë rrafsh me tokë...”, ”se , do të mund të na shkatërronin të gjithëve si popull...“ etj

    - U tha se Ibrahim Rugova ishte “Gandi i Ballkanit”, “Gandi i Kosovës“…, ndërsa veprimet e tija politike s´kishin asgjë të përbashkët me rezistencën gandiste. Derisa Gandi ka bërë rezistencë aktive e sakrifikuese duke e sfiduar regjimin kolonialist anglez në çdo fushë të jetës, me bojkotimin e çdo gjëje që ishte angleze, nga produktet ushqimore deri te dokumentet e lëshuara nga ky regjim, „Gandi i Kosovës“ nuk lëvizte nga vendi për ta kundërshtuar regjimin gjakatar serb. Madje, edhe kur organizonin të tjerët protesta( studentët, sindikalistët…) kundër regjimit, Rugova i pengonte në forma të ndryshme ato. Ibrahim Rugova duke i ikur përballjes me regjimin serb, pëlqente rezistencën pasive, krejt pasive (vetëm me fjalë gjatë konferencave të të premteve me gazetarë), pra pëlqente mosveprimin aktiv. Duke qenë i tillë ai s´i bojkotonte produktet serbe, madje ai s´i bojkotonte as dokumentet e regjimit serb, sepse të gjitha udhëtimet, me karakter „kombëtar“ jashtë vendit i bënte me pasaportën serbe. Bile kur i dilte afati shkonte vet në sportelet e UDB-së për ta vazhduar këtë dokument udhëtimi. (Për këtë fakt lexo më tepër te libri „Pa protokoll“ Bisedë me Adnan Merovcin, „Zëri“, Prishtinë 2003 , faqe.37. Adnan Merovci për dhjetë vjet rresht ishte shef i sigurimit dhe i prokollit i kryetarit Ibrahim Rugova .

    - U tha se Ibrahim Rugova ishte “politikan që kultivonte unitetin…“, ndërsa veprimet e tija politike dëshmonin në vazhdimësi të kundërtën e unitetit. Rugova, deri në shtator 2005 kur kumtoi se vuante nga kanceri në mushkëri, nuk mbahej mend se ka mbajtur ndonjë takim gjithëpërfshirës me lidershipin politikë e institucional shqiptar, për ta kultivuar këtë unitet, ndërsa njihej si prijës autokrat, duke mos i përfillur këshillat e politikanëve tjerë shqiptarë. Për më keq, edhe kur ftohej në ndonjë takim me karakter uniteti nga partitë tjera, Ibrahim Rugova nuk merrte pjesë, i bojkotonte dhe i injoronte paturpshëm ato. Derisa ky profil politikani i injoronte kështu të tjerët, nuk hezitonte të shkonte në takime me partitë shqiptare, kur i organizonte UNMIK-u apo zyrat e huaja në Prishtinë.

    - U tha se Ibrahim Rugova ishte “i pathyeshëm përballë regjimit serb të Millosheviqit“, ndërsa nuk mund të fshihen nga kujtesa jonë: Marrëveshja për arsim Millosheviq-Rugova (01.09.1996), takimet dhe buzëqeshjet e tij me Millosheviqin më 15 maj 1998 dhe të gjitha takimet me këtë kriminel, gjatë muajve prill-maj 1999, të zhvilluara në Beograd.

    - U tha se Ibrahim Rugova ishte “pararendës i UÇK-së dhe pasues i saj.”, “luftëtar i denj i lirisë…“..., ndërsa dihej botërisht se asnjëherë nuk i kishte zënë në gojë tri shkronjat e arta UÇK, dhe luftëtarët e vërtet të lirisë, s´e ka vizituar asnjë familje të dëshmorëve. Për më tepër ky „luftëtarë i denj i lirisë“ s´e kishte vizituar asnjëherë Prekazin historik, familjen e jasharajve. Ky njeri që i thoshte vetes president nuk ishte përkulur as njëherë para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari (edhe pse disa herë ka gënjyer duke thënë se së shpejti do të shkonte në Prekaz), ndërsa përpara varrit të Adem Jasharit dhe të dhjetra varreve të familjes Jashari shkuan dhe me respekt u përkulën, shumë burrështetas, diplomatë dhe ushtarakë të huaj.

    - Në të gjitha ato ceremoni përkujtimore u tha se Ibrahim Rugova ishte: ”Ndërtues i strukturave të qëndrueshme të shtetit të Kosovës”, se ishte “Ismail Qemali i Kosovës“, “profet i shqiptarëve“, “Skënderbe i dytë“, “burrështetas i madh dhe arkitet i pavarësisë së Kosovës“, “politikan, që i ndërroi rrjedhat e historisë“, “…shpëtues i substancës shqiptare nga shkatërrimi i planifikuar nga regjimi fashist i Beogradit“, “profet i shqiptarëve“, “Engjëll i Kosovës”, “forcë e ndryshimit”, “udhëheqës shpirtëror i një populli”, “…vigan i pamposhtur…“, “simbol i ndryshimeve në Ballkan“, “vizionar i rrallë…“, “…mishërim i aspiratave kombëtare…“…. e për më tepër u theksua se “Rugova është pararendës i UÇK-së dhe pasues i saj” - citat i marrë nga monografia "Presidenti Rugova“, që u botua me rastin e një vjetorit të vdekjes së Rugovës, nën përkudesjen e mikut të tij Sabri Hamiti, e shumë e shumë epitete tjera mbersëlënëse !



    Pra, për Ibrahim Rugovën u tha e çka s´u tha se ishte, edhe për ato veti që kurrë në jetë, s´i kishte...!



    Prandaj, në vijim në analizën time politike-historike, do të përpiqem të shpërfaq në mënyrë të argumentuar, realpolitikën e Ibrahim Rugovës, ndryshe nga ç´kemi lexuar e dëgjuar nga pasardhësit e tij.

  8. #988
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    valla or etniki bolsheviki... kejt bota e pau ne ekran percjelljen qe populli i kosoves (ai shqiptar) i beri rugoves se urte.
    ishte minus 24 grad at dite te acarte ..por nuk mbet ne dyshek asnji plak fisnik i kosoves pa dal ne rrug..
    i erdh dhe kejt bota aty..

    dhe krejt qe erdhen erdhen se nuk kishin tut pi rugoves e miqve tijna..

    erdhen vet me deshiren e tyne ma te paster ..ma te sinqerte..

    sepse e kishin njohur te ngratin..se gjithmon u a kisht dasht te miren atij populli..

    kurse lahperat..ata qe ja ndersuen ushtrin tigrane ujkane e krokodiliane-arkane te mjerit popull ne shpin.. plasen pi marazi kur u mush prishtina ne plisa te bardh si bora.. me percjell anmikun e lahperave.. qe kishin 20 vjet e kusur qe perpiqeshin me e pa at popull te perzan..te shkelun e perdhunar.. me ja ba qejfin do mu.tave ne tiran.. e akademikve serb ne beligrad..

    sado te prodhoni mjeshterisht akuza e shpifje per te madhin ibrahim rugoven.. kurre skini me mujt me ja prish vepren madhore te tijen..

    lidhjen e kosoves me NATO..
    e kjo Nato erdh nji dit dhe e shpetoj at popull ... kurse ju..
    ju e dni.. se ju njeh mire personeli kamariero-fukso-guzhiniero-gardist.. i rognerit e i 15 katshave e vilave te klos enver- mejdanit..

    ..


    ..
    Komplimentet per Rugoven ne fjalimet permortore kane qene ekzagjerime te sterfryera si behen per xhenazet kudo.Per ata qe nuk kane vepra dhe merita per se gjalli , shfrytezohet percjellja dhe fjalimet mortore .Pyesin njerzit allahile a dual fare xhenazje? A ju ba fare e pamje filanit? He po burri si a kan?!Fjalimet mortore jane lavderime te qastit njesoj si kjo rrena jote per temperaturen e atyre diteve ne Prishtine ku ti e fryne gati dyfish.Ne keto raste ata qe flasin vetem lavderojne ,ata qe mendojne ndryshe heshtin.Thone tre shkojne me pa e kater me sha, e populli vertete shkoi per te treguar percaktimin per Kosoven dhe jo per Rugoven ,por po te mos ishte transmetimi i drejteperdrejte televiziv qebesa as gjysa nuk kishin shku.Ata qe i kam pyetur me kane thane kane shkluar per tedale ne TV.
    Brari, populli nuk e zgjodhi Rugoven per me i dashte te miren por per ti pri ne luften per liri deri ne fitore,por ai ne momentin me te rendesishem iku , ia theri per Beograd nga ku Millosheviqi ati me familje i siguroi ikje te rehatshme ne perendim ku rrezitej bregdetit italian derisa populli therej e digjej ne menyren me te eger nga egersirat e Millosheviqit.Por ti ke te drejte se askush nuk e tha realitetin ne ceremonine mortore por mos harro se ka pase ceremoni edhe me te medha dhe shum me madheshtore te diktatoreve ku po ai popull qe i percillte me aq "merzi" e hijeshi per ate bote ,pa kaluar shume vite ua ka shembe varret.Tri here me impozant dhe madheshtor ka qene varrimi i Titos te cilin sot serbet duan ta nxjerrin nga varri e kroatet nuk duan ti marrin mbetjet mortore.

    Historia e vertete shkruhet se paku 50 vjete pas ngjarjeve.
    Sa per Rugoven edhe sot e kesaj dite Kosova do te ishte nen tytelen e Serbise.Prandaj Millosheviqi kurre nuk e nguci ,madje policia serbe e priste e percjellte duke e ruajtur si syte kudo shkonte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kapidani 9 : 25-08-2010 më 14:29

  9. #989
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Bota e ka njohur Kosovën në kohën e Ibrahim Rugovës vetëm si pjesë të Serbisë. A mos këtë e konsideroni ju sukses të Rugovës. Ibrahim Rugova ka nënshkruar marrëveshje kapitulluese me kryekriminelin Milosheviq. Vetëm të përkujtojmë marrëveshjen për arsimin që u bë në vitin 1996 në mes të kryekriminelit Milosheviq dhe Ibrahim Rugovës. Bashkësia ndërkombëtare kishte përgatitur sanksionet shtesë kundër Serbisë, mirëpo ishte kjo marrëveshje e cila e shtyu për disa vjet vendimin e pritur për ta sanksionuar edhe më shumë Serbinë. Vetëm dy ditë para mbajtjes së Grupit të Kontaktit në Bon të Gjermanisë, në të cilën ishte paraparë që sërish Serbisë t’i shtoheshin sanksionet, u nënshkrua aneks-marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për arsimin. Edhe kjo shkoi në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, sepse bashkësia ndërkombëtare mezi priste që të bëhej ndonjë hap sado formal në kuadër të ndonjë marrëveshje qoftë edhe formale, për t’i dhënë shans Serbisë dhe për ta shpëtuar nga sanksionet. Prandaj nuk është e vërtetë aspak se bota e njohu Kosovën përmes Rugovës. Bota e ka njohur Kosovën përmes Rugovës vetëm si epokën më të errët, më kapitulluese dhe më qyqare që ka përjetuar ndonjëherë populli shqiptar. Siç dihet, në kohën e “udhëheqjes” së Ibrahim Rugovës, dy policë serbë e torturonin gjithë Prishtinën, duke e plaçkitur, rrahur, maltretuar e çka jo tjetër. Sepse ishte Ibrahim Rugova i cili përditë lehte duke thënë se Serbia për 24 orë do të na shkatërrojë, prandaj duhet të durojmë! Ndërsa në anën tjetër Rugova deklaronte se “Kosova është vendi më demokratik në Evropën Juglindore!” Kjo ka qenë qesharake. Pas fillimit të aksioneve të armatosura të UÇK-së kundër forcave policore serbe në Kosovë, Rugova deklaronte se UÇK-ja është pjellë e Serbisë! Janë të njohura marrëveshjet dhe takimet e Rugovës me kryekriminelin Millosheviq në Beograd, të cilat e kanë dëmtuar shumë Kosovën dhe pasojat e të cilave ende po i vuajmë. Prandaj nuk është aspak e vërtetë se Kosovën bota e njohu përmes Rugovës. Nuk duhet harruar se në kohën kur Ibrahim Rugova ishte në Komitetin Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, ishin të burgosurit politikë, në krye me legjendarin e gjallë Adem Demaçin, që e ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës. Sepse bota e kishte të qartë përse Demaçi po vuante dënimin me burg të rëndë. Ishin demonstratat e vitit 1968, të vitit 1981, të vitit 1989, 1990, 1997, dhe sidomos lufta heroike e UÇK-së. Shi për këtë Kongresi Amerikan në vitin 1986 (kur Ibrahim Rugova angazhohej për vëllazërim-bashkimin titoist, sepse kështu e mësonte partia e tij Lidhja e Komunistave), aprovoi një rezolutë përmes të cilën kërkonte që Kosovës t’i njihej statusi i Republikës. Për të mos e zgjatur më shumë, sepse ka shumë e shumë argumente që me shifra e fakte flasin se Ibrahim Rugova vetëm dëme i ka shkaktuar Kosovës dhe popullit shqiptar, po e përfundoj me kaq, duke shtuar në fund se meritat më të mëdha i kanë mijëra e mijëra dëshmorë të rënë për liri, pavarësi të plotë të Kosovës dhe ribashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Shqipërinë, në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari, duke mbetur me shpresë dhe me ndihmën e Zotit të Madh se amaneti i dëshmorëve do të sendërtohet në vepër me ribashkimin e të gjitha trojeve në një shtet shqiptar. Në shtetin e përbashkët shqiptar do të respektohen edhe pakicat kombëtare.

    Me t'mira
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #990
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Bota e ka njohur Kosovën në kohën e Ibrahim Rugovës vetëm si pjesë të Serbisë. A mos këtë e konsideroni ju sukses të Rugovës. Ibrahim Rugova ka nënshkruar marrëveshje kapitulluese me kryekriminelin Milosheviq. Vetëm të përkujtojmë marrëveshjen për arsimin që u bë në vitin 1996 në mes të kryekriminelit Milosheviq dhe Ibrahim Rugovës. Bashkësia ndërkombëtare kishte përgatitur sanksionet shtesë kundër Serbisë, mirëpo ishte kjo marrëveshje e cila e shtyu për disa vjet vendimin e pritur për ta sanksionuar edhe më shumë Serbinë. Vetëm dy ditë para mbajtjes së Grupit të Kontaktit në Bon të Gjermanisë, në të cilën ishte paraparë që sërish Serbisë t’i shtoheshin sanksionet, u nënshkrua aneks-marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për arsimin. Edhe kjo shkoi në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, sepse bashkësia ndërkombëtare mezi priste që të bëhej ndonjë hap sado formal në kuadër të ndonjë marrëveshje qoftë edhe formale, për t’i dhënë shans Serbisë dhe për ta shpëtuar nga sanksionet. Prandaj nuk është e vërtetë aspak se bota e njohu Kosovën përmes Rugovës. Bota e ka njohur Kosovën përmes Rugovës vetëm si epokën më të errët, më kapitulluese dhe më qyqare që ka përjetuar ndonjëherë populli shqiptar. Siç dihet, në kohën e “udhëheqjes” së Ibrahim Rugovës, dy policë serbë e torturonin gjithë Prishtinën, duke e plaçkitur, rrahur, maltretuar e çka jo tjetër. Sepse ishte Ibrahim Rugova i cili përditë lehte duke thënë se Serbia për 24 orë do të na shkatërrojë, prandaj duhet të durojmë! Ndërsa në anën tjetër Rugova deklaronte se “Kosova është vendi më demokratik në Evropën Juglindore!” Kjo ka qenë qesharake. Pas fillimit të aksioneve të armatosura të UÇK-së kundër forcave policore serbe në Kosovë, Rugova deklaronte se UÇK-ja është pjellë e Serbisë! Janë të njohura marrëveshjet dhe takimet e Rugovës me kryekriminelin Millosheviq në Beograd, të cilat e kanë dëmtuar shumë Kosovën dhe pasojat e të cilave ende po i vuajmë. Prandaj nuk është aspak e vërtetë se Kosovën bota e njohu përmes Rugovës. Nuk duhet harruar se në kohën kur Ibrahim Rugova ishte në Komitetin Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, ishin të burgosurit politikë, në krye me legjendarin e gjallë Adem Demaçin, që e ndërkombëtarizuan çështjen e Kosovës. Sepse bota e kishte të qartë përse Demaçi po vuante dënimin me burg të rëndë. Ishin demonstratat e vitit 1968, të vitit 1981, të vitit 1989, 1990, 1997, dhe sidomos lufta heroike e UÇK-së. Shi për këtë Kongresi Amerikan në vitin 1986 (kur Ibrahim Rugova angazhohej për vëllazërim-bashkimin titoist, sepse kështu e mësonte partia e tij Lidhja e Komunistave), aprovoi një rezolutë përmes të cilën kërkonte që Kosovës t’i njihej statusi i Republikës. Për të mos e zgjatur më shumë, sepse ka shumë e shumë argumente që me shifra e fakte flasin se Ibrahim Rugova vetëm dëme i ka shkaktuar Kosovës dhe popullit shqiptar, po e përfundoj me kaq, duke shtuar në fund se meritat më të mëdha i kanë mijëra e mijëra dëshmorë të rënë për liri, pavarësi të plotë të Kosovës dhe ribashkimin e të gjitha viseve shqiptare me Shqipërinë, në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari, duke mbetur me shpresë dhe me ndihmën e Zotit të Madh se amaneti i dëshmorëve do të sendërtohet në vepër me ribashkimin e të gjitha trojeve në një shtet shqiptar. Në shtetin e përbashkët shqiptar do të respektohen edhe pakicat kombëtare.

    Me t'mira
    Te Lumte. Te gjitha keto jane fakte shume te sakta.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  11. #991
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kjo temë kritike paska shumë tendenca kafeneje dhe cajtore, me rryma dhe ngjyra nga më të ndryshmet, blu, e kuqe, roze, ngjyrë tullë, patriotike, folklorike, komike, tragjike, fantastike, komuniste, demokratike, fashiste, titiste, kombëtare, antikombëtare, anarkiste etj. A do më jepni një përgjigje për këto pyetje apo jo. Sa herë të dilni jashtë temës un do shtoj nga një pyetje tjetër. Pyetja më e re do jetë me bold.


    1) E kujt është Kosova ?
    2) Cdo të thotë të jesh Kosovar ?
    3) Cdo të thotë UNMIK ?
    4) Cdo të thotë EULEX ?
    5) Cdo të thotë 1244 ?
    6) Cfare tregon ai flamuri - ma lejo ta cilësoj, i plazhit ?
    7) A lejohet Kosova ti bashkangjitet ndonjë shteti tjetër ?
    8) Cili është karakteri i shtetit Kosovar ?
    9) Cdo të thotë decentralizim dhe si po zbatohet ?
    10) Cfarë përmbajnë nenet 1,2,4,5,6, 57 dhe 59 ?
    12) Cfarë territoresh i falëm Maqedonisë ?
    13) Kush është dhe përse u krijua Maqedonia dhe cfarë përbërje territoresh ka ? (shkurtimisht)
    14) Kush janë kufijtë natyral Dardan dhe a kanë ndryshime të mëdha me Vilajetin Kosovar dhe cilët janë ato të Kosovës Titiste ?
    15) Sa ishte borxhi i Serbisë para luftës Jugosllave me të gjitha shtetet, pas akordit te Dejtonit, dhe para fillimit të luftës së Kosovës ?



    Vilajeti i Kosovës:
    Disa nga territoret e Vilajetit:


    <> Sanxhaku i Shkupit : kazaja Shkup, Kumanovë, Kaçanik, Shtip, Radovish, Koçan, Kratovë, Peçevë, Egri-Palankë.
    <> Sanxhaku i Prizrenit : kazaja Prizren, Lumë, Tetovë.
    <> Sanxhaku i Pejës : kazaja Pejë, Gjakovë, Guci, Beranë, Tërgovishtë.
    <> Sanxhaku i Prishtinës : kazaja Prishtinë, Mitrovicë, Vuçitërnë, Gjilan, Preshevë.
    <> Sanxhaku i Pazarit të Ri : kazaja Pazari i Ri, Senicë, Kolashin, Akovë, Novi Varoshi, Prepoljë.



    Vilajeti pamje më e detajuar:



    Dardania:




    Shikoni pra sa e ngjashme është vilajeti me hartën e vjetër Dardane. Megjithatë thirrja e Rugovës për identitetin Dardan është largpamës për shumë arësye, dhe këto nuk kanë të bëjnë më shumë për politikat, edukimin në shkolla, kulturën ushtarake, platformën kombëtare Dardane dhe identitetin Dardan, se sa me rrezikun ekzistencial që ka vetë shqipëria me tezën Ilire, e cila në mos ka falimentuar, ka qenë studiuar në një menëryrë shumë të dobët, pa një platformë të duhur, shume e allakatur, dhe duke neglizhuar origjinat e vetë emrit të Shqipërise, i cili nuk ka të bëj fare me Ilirinë. Cfarë platforme kombëtare dhe identiteti ka Kosova sot ? Cfarë janë Kosovarët ?(pyetje që ndodhet dhe sipër), më shpjegoni ju lutem cfarë platforme keni ju. Ja unë jam një shtet i huaj që nuk ju ka njohur akoma(supozim). Më thoni pak cdo të thotë të jesh Kosovar ? Implikacionet e kushtetutës së Kosovës në mënyrën se si është formuar për të kënaqur Serbët ështe katastrofike nga ana ligjore. Mund të jetë e avancuar për shtete që kanë identitet, si Italia psh, e cila e ka rishkruar Kushtetutën duke e ri-adaptuar si të gjithë shtetet e tjera përpara se të futej ne EU. Psh, e dini ju që fjala "luftë" në kushtetutën Zvicerane të 1874 përmendet mbi 10 herë, ndërsa në atë të 1999, vetë një herë dhe kjo shkarazi ? Sigurisht këto janë shtete, edhe në rastin e zvicrës që kanë krijuar një nuancë/indtitet dhe kanë prosperitet. Kosova nuk ka identitet. Ato shtete që pranuan EU-në ratifikuan kushtetuta "të avancuara" por pozicionet ekonomike i ruajtën ama. Atëherë ka disa gjëra, meqë Kosova qënka popull kaq paqedashës sic thotë Kushtetuta, dhe meqë kjo kushtetutë qënka nga më të avancuarat duhet të ishte futur direkt në Bashkimin Europian me një mini plan marshall, ose këta njerëz duhet ishin lejuar të kishin kushtetutën e tyre shtet-formuese dhe jo shpërfytyruese sic është sot. Kush është përgjegjësi për këtë kushtetutë kundra vullnetit të popullit Dardan ? Kush ishin ata që e gënjyen popullin se kjo kushtetutë i premton një të ardhme dhe një ideal kombëtar apo lirie ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 25-08-2010 më 23:32
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #992
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kur je pa vizion si liderat tanë përfundimi është logjik. Unë akoma pres përgjigje për pyetjet e mia.

    GNK: 3 alternativa për veriun e Kosovës


    PRISHTINE- Grupi Ndërkombëtar i Krizaveka rekomanduar negociatat urgjente ndërmjet presidentit të Serbisë, Boris Tadic, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan sot “Politika”. Ky grup njëherësh ka ofruar tri variante, gjithsesi të papranueshme për Kosovën dhe krejtësisht të favorshme për Serbinë, për zgjidhjen e statusit të veriut të Kosovës.

    Në raportin mbi “Kosova dhe Serbia pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, në rekomandimet e GNK-së për qeverinë e Serbisë e të Kosovës, siç shkruan kjo gazetë, konsideron se në bisedimet e partnerëve të barabartë duhet të shqyrtohen tri propozime: Autonomia e gjerë për territorin në veri të Ibrit, në përputhje me integritetin territorial të Kosovës, që vetëkupton pushtetin rajonal, legjislativ e ekzekutiv.

    Kontrolli i shumicës së të ardhurave doganore dhe i tatimeve dhe statusi autonom për objektet fetare të KOS (SPS), duke përfshirë të gjitha dispozitat e planit të Ahtisarit, të plotësuara me dispozitat mbi mbrojtjen ndërkombëtare të armatosur pas largimit të KFOR-it, që do të garantojë marrëveshjen ose rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB.

    Për veriun e Kosovës, në rekomandimet e GNK-së janë përmendur tri opsione: I pari është “plani i Ahtisarit, i cili, siç thuhet, serbëve u ofron autonomi të gjerë dhe lidhje me Serbinë, dhe, në sajë të decentralizimit, u lejon komunave serbe funksionimin pa ndikim të madh të Prishtinës”.

    Rekomandimi i dytë i GNK-së, shkruan kjo gazetë, lidhet me çështjen e autonomisë së gjerë, meqë, “në bazë të bisedave me funksionarë në Prishtinë, GNK vë re se ata kanë filluar të pranojnë se ‘veriu’ nuk është si jugu dhe se në vend të qëllimit të mëhershëm ‘që komunat paralele serbe’ t’i zëvendësojë me ato zyrtare, tash janë gati të shqyrtojnë legalizimin e strukturave aktuale serbe brenda sistemit të vet”.

    Kompensim për “normalizimin” të marrëdhënieve me Serbinë – shkëmbimin e përfaqësuesve diplomatikë dhe heqjen e vetos për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare – Kosova në këtë variant mund t’i ofrojë ‘veriut’, pos kompetencave sipas planit të Ahtisarit, komandën e ndarë të policisë dhe mbledhjen e drejtpërdrejtë të pjesës më të madhe të taksave doganore në kufirin verior, propozon GNK.

    Mirëpo, siç theksohet, Beogradi do të duhej ta pranonte kontrollin e kufijve që do ta bënte Prishtina dhe sistemi i përbashkët juridik.

    “Veriu”, propozon GNK, do të mund të kishte parlamentin rajonal me kompetenca të plota në fusha përkatëse juridike dhe zbatimin në disa të tjera. Autoritetet legjislative do të ishin të autorizuara të caktojnë ditën e zgjedhjeve lokale, që do të duhej të mbaheshin në të njëjtën kohë si edhe zgjedhjet në pjesë tjera të Kosovës. Parlamenti do të zgjidhte edhe kryetarin, shkruan “Politika”.

    “Veriu”, konsideron GNK, do të mund të formonte forca lokale të policisë dhe gjykata lokale me kompetenca në konteste civile dhe me juridiksion penal për vepra më pak të rënda penale. “Policia e ‘Veriut’ do të mund të bashkëpunonte drejtpërdrejt me policinë e Serbisë, me kusht që për këtë të informohet Policia e Kosovës”.

    “Veriu” mund të mbledh përqindje të lartë të hyrave doganore nga qarkullimi me Serbinë dhe Malin e Zi dhe të marr përqindje sipas marrëveshjes nga tatimi dhe TVSH-ja e mbledhur në rajon, si dhe të mbajë të gjitha tatimet lokale. Do të kishte të drejtën për mjete shtesë nga Serbia, kurse “Veriu” do të bëhej pronar i gjithë pasurisë shtetërore në territorin e vet, pos asaj me rëndësi nacionale, siç është Liqeni i Gazivodës, propozon GNK.

    Serbia dhe Kosova do të pranonin njëra tjetrën dhe do të vendosnin “kufij të butë”, jo vetëm në “Veri”, “në mënyrë që qytetarëve nga të dy shtetet do t’u mjaftonte vetëm letërnjoftimi për kalim, Serbia do të njihte të gjitha dokumentet e Kosovës dhe diplomat universitare”.

    Propozimi i tretë sipas “Politikës”, është shkëmbimi i territoreve, meqë GNK-ja konkludon se “Beogradi më me qejf e ka ndarjen, me ç’rast ‘Veriu’ do t’i takonte (ose do t’i mbetej Serbisë), kurse pjesën tjetër të Kosovës ta konsideronte shtet të pavarur”.

    Grupi i Krizës konsideron se në Beograd “janë të ndjeshëm nga imazhit të keq të fjalës ndarje, prandaj në vend të kësaj përdorin sintagmën përshtatja interne e kufirit administrativ që shpie nga kufiri i ri i jashtëm”.

    “Duke theksuar se Prishtina është kundër ‘ndarjes së territorit të vet’, GNK konstaton se Beogradi ka filluar të mendoj, ndonëse nuk e thotë haptas, për shkëmbimin e pjesës më të madhe të Luginës së Preshevës për Veriun e Kosovës.

    “Për Serbinë ‘vijë e kuqe’ në Luginën e Preshevës është baza ushtarake e ndërtuar “risht-jug” në Cepotinë, në jug të Bujanocit, autostradat që çon në drejtim të Selanikut që kalon nëpër Preshevë e Bujanoc dhe Komuna e Medvegjës”, thekson gazeta, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, siç pohon “Politika”, ka hedhur poshtë rekomandimet e GNK-së, duke theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se problemi i Veriut të Kosovës mund të zgjidhet vetëm në përputhje me planin e Ahtisarit, përfundon shkrimi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  13. #993
    Citim Postuar më parë nga Etniku Lexo Postimin
    MORE BIRI SHKINES NUK ISHIN TERORIST KETO AS USHTAR KROKODILLA MORE PIS TURP TE KESHE SE ME GJAKUN E TYRE PO LUAN NJE PALO SPIJUN SI PUNA E JOTE
    http://www.youtube.com/watch?v=jiH6G...eature=related
    Zoteri Etniku, ske nevoje fare te humbasish kohe dhe nerva me ate pjelle UDBASHE. Sepse me te gjitha shkrimet e tija ne kete forum shifet carte se cfare pjelle eshte.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  14. #994
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Lexoni:

    1 DHJETOR 1997 -z.I.Rugova si kryetar i Kosoves i deklaron gazetes belge"LE SOIRE" se nuk ka asnje informat per ekzistimin e UÇk-es dhe se behet fjal per krijimin e saj nga sherbimet sekrete serbe.

    15 DHJETOR 1997 ne te perjavshmen zvicerane "FACTS" Rugova do te deklaroj:se nuk ka asnje informat per UCK-en dhe se behet fjal per individ te frustruar.

    NE JANAR 1997 -Rugova kerkon ndihmen e INTERPOLIT dhe FBI per ti ndjekur terroristet e UCK-es, sepse nuk i mjaftonte UDB-ja.

    22 MARS 1998- kur Drenica digjej flak -I.Rugova mban zgjedhjet per tu zgjedhur "PRESEDNIK".

    1 TETOR 1998- I.Rugova nuk i perkrah protestat studentore , duke qendruar indiferent si gjithnje.

    PO NE VITIN 1998-I.Rugova nenshkruan marreveshjet e fameshme per arsim , per stadiume te futbollit dhe per cerdhe femijesh me SHEN EXHIDION dhe me palen serbe.

    NE VITIN 1999- I.Rugova formon komisionin per te hetuar krimet e luftes qe paska bere gjoja UCK -ja.

    PAS LUFTE -I.Rugova nuk u perkul kurre para deshmoreve te kombit, dhe nuk e njohu luften e UCK-es.Ai kurre nuk vizitoi memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari.

    NUK MUND TE MOS- permendi ketu deklaraten cinike te zonjes N.Kelmendi se "VIZITA E RUGOVES TEK JASHARAJT NUK E PERSHPEJTON PROCESIN E PAVARESIS SE KOSOVES.

    Te gjitha keto mu kujtuan kur lexova ketu per takimin qe Rugovaberi me Milloshin. Dhe ki pis Rugova donte te dekoroje Komandantit legjendar.A thua si do te kete fytyr?
    E dime te gjithe se ai ishte nje kryetar ANTI UCK,PACIFISTdhe QYQAR Kancerogjen.
    A ka me kontradiktore se sa TRADHETARI te dekoroj KRYELUFTETARIN
    Kjo ishte nje tragjedi qe po deshtu te luaj para syve te shqiptarve idijoti Rugova.


    --

    Udhëheqjen e Rugovës dhjet vjet e quaj si një Diktatur durimi me ideologjin e vetme Frigën!
    Popullit shqipëtar frigen i’a futi në ashtë kjo qeveri,që dikur ishte e shpërndar në t’gjitha vendet e Botës,Ministër në Zvicër në Gjermani në Shqipëri e shumë kundë tjetër.T’mos harroj se pos frigës nga ne kërkohej edhe djersa,pra konto ai,konto ai tjetri e kushë jo , dhe shtrohet pyetja Pse?. I dha për popullin apo për “Ministrat”?,Kur popullit ju dashtë ndihma, ku ishin ato?.
    -LDK,arriti shum cka që Serbia s’do munte kurrë vetë ta arrij,në atë dhjet-vjcarin udhëheqës të Rugovës afro gjysmë Milioni Shqipëtar u shpërngulën neper Botë,kjo ishte plaga më e rënd e Kosovës dhe besoni se nuk ishte pasojë e UÇK. Atëher ne fillim te viteve të nëntdhjeta ka ardh koha te formohet Uck , atëher nuk kishte dëgjuar kurrë populli për UÇK-n, e njihej vetëm LDK dhe shpresohej se s’shpejti do bëhet mirë. Në vitet nëntdhjeta Serrbët urrehëshin shpirtnisht nga SHqipëtaret, kishte shumë demostrata gjuanin gurë si në Palestin (Intifada e Rugovës)dhe kështu vazhdoj Kosova me musafirët e pa ftuar e t’pa dashur. Mbas nje viti domethane 1991 doli nedrite Uck e vizitova për her të par Kosovën dhe pashë plagët e varret e Kosovës në rritje e sipër, armiku kishte filluar të zëj vend në Tokën ton, policët Serb tani mund ti shihje në një tavolin me ish gjuejtgursit, hanin pinin dhe fjala e shenjët KOSOVA REPUBLIK po thuaj se shprehej më lirshëm edhe pse nuk i vinte era fare Republikës. Një plagë tjetë qe ndoshta se shihte cdo kush, ishte se e ter Kosova ishte bër Prishtin, politika shqipëtare paqësore por edhe frigacake e asaj kohe ishte përqendruar vetëm në Prishtin rreth e qark Rugovës, e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me Fakultetet e shum cka tjetër. Në ket koh kishin filluar të dëgjohen aromat e para të Barutit qe shkrepej diku në Drenicë, nga një her në emer të popullit denohëshin bashkëpunëtoret e Serrbit e nga një her edhe vehtë Serbët dënohëshin pa mëshir apo shpërblehëshin për “meritat e tyre”.
    Më vonë qeveria e Kosovës bashkë me armikun fajsonin disa grupe apo individ qe operojn pa kontrollin e tyre, por ne fillimi ishin edhe t’arsyeshme prononcimet e Rugovës, si politikan mendonin se duhet kështu të pritët gjer sa të del në sheshë e verteta se ka Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Më von doli në sheshë e vërteta , doli për të gjithë Botën edhe për Serrbin, por për Presidentin coftine z.kryetar Rugoven akoma jo, dhe e kam një ndjenjë se edhe sotë e kësaj dite ai qe eshte ne vare nukë beson se kishte pas Ushtri Çlirimtare të Kosovës.
    Unë ju bëra vetëm një pasqyr të thjesht vetëm nga syri dhe ndjenja ime .

    Po i kthehëm temës pak nga veshtrimi Politik .
    Si politikan e quanin z.Rugoven shumë të aft, të shkathtë të matur etj. Por unë nuk dijë dhe nuk kam dëgjuar se një shtet diku në Botë udhëheqet mirë dhe i ka punët në rregull kur udhëheqësi është , një Shkrimtar, një Doktorr e jo politikan i vërtet. Kurse Kosova akoma nuk është shtetë në vehte, pra njëherit duhet të formohet e pastaj të udhëheqet , unë nuk e shihja Rugovën si njeri te shtet-formimit. Pra të udhëheqet nga kësi njerz të këtill Kosova mund ti kanoset një rrezik shumë imadhë, pasi që rreziqet i kemi rreth e qark se ne jemi te rrethuar nga Djallërzit e terbuar e xhelatin e kemi akoma mbi kokë, dhe një kryetar Engjull frigacak mund t’na coi në një qorrë sokakë.

    -UÇK,kishte para Luftës gjatë Luftës dhe tani mbas Luftës, por tani si njësi mbrojtse e Kosovës, si një Ushtri e Kosovës dhe as gjë tjetër vetëm si një Ushtri që ka cdo shtet si Gjermania, Amerika e Kroacia edhe ne kemi Ushtrin ton.
    Është krejt tjetër se kushë e njef e kushë nuk e njef, kushë krenohët e kushë turpnohët?, se cili e don e cili e urrenë?,.
    UCK EKZISTONE ILEGAL APO E HAPUR AJO ESHTE E GJALLE KETE TE DIJE CDO KUSHE

    Tani ca analizime:

    -Në kohën kur UCK dhe disa tjer LUFTAR ju fishkëllonin pëlumbat e armikut mbi kokë,Rugova me disa intelektual tjer POLITIK , e mohonin realitetin.Në kohën kur Rugoves i bënin ROJE para derës së shtëpis (nga një herë edhe n’brenda)kriminel,polic,e ushtar Serbë,të njëjtit e LUFTONIN UCK në vijen frontit, prenin e masakronin shqipëtar an e mban Kosovës. Kur në “VILLËN” e z.Rugovës, Rugova ngrente gotën e KONJAKUT Francez nga seleksioni i tijë, UCK në FRONT lutej për një pikë SHI për t’shuar të paktën etjën. Kur në “VILLEN” e qeveris, Rugova takohej me qeveritar RUS, UCK KENDONTE KENGET PER LIRI dhe ne ODA shqipëtare takohej me Udhëheqës të NATOS.
    Kur para KOMANDANT ADEM JASHARI të rinjët Regrut me sy të përlotur jepnin BETIMIN, para Millosheviqit KRYETAR Rugova QESHEJ i kënaqur.
    Për qdo analizim timin mund tju bëj nga disa pyetje,PSE ?,e PSE?,mirpo unë do të parashtroi vetëm tek analiza e fundit një pyetje që akoma nuk ju përgjigjë askushë e as Rugova vehtë.

    PSE?,nuk u prononcua z.Rugova para popullit të tijë që e ka udhëhequr që dhjet vite dhe po e udhëheq akoma për takimin e tijë në Beograd me kryexhelatin Serb????????????????????????

    Vallë u fitua aty Liria e Kosovës, apo u shit MITROVICA?.
    Vallë është kjo gjë aq INTIME që ai nuk mund të flet, para popullit të tijë,apo kishim të bëjm me një dashuri të gjinis së njëjt që në Kosovë nuk flitet haptas për gjëra të tilla?.

    Kështu unë dhe i gjithë populli ynë spekuloim për t’vertetën t’cilen Koha dhe Historia do ta zbuloin.

    Z.Rugova:
    A e din se ku është PREKAZI,e kushë ka vdekë atje,dhe pse?, a ke dëgjuar ndo një fjalë,
    apo stë kan kshilluar as këshillëtaret tu as gjë?. Se shpirti i atyre të vdekurve s’mvaret për t’pushuar apo gjet Parajsen nga një fjalë e jote LAVDI, ata Parajs e bën kët jetë për neve për Kosovën dhe ta lan ty amanet pë ta udhëhequr në rrugë të mbarë. A thua c’gjakë qarkullon në damarët e tu qe kurrë su falënderove atyre që i falën jetën Kosoves.
    Nese kjo Qeveri tani mendon se është bër von e kan gabim,se populli thotë: Më mir von se sa kurrë!
    Dhe Luften se kemi përfunduar akoma andaj jepni një grusht forcë atje në Lindje të Ksovës ku akoma po jehon Pushka për tu bashkuar me ne (met të drejt)dhe NESËR pa medyshje
    do t’kërkoni të jeni edhe Qeveri i tyre, PA FJALË e PA DJERSË!!!!!!!!!!!!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  15. #995
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vazhdo Disë vazhdo, por pyetjeve të mia askush nuk paska ndërmend t'i përgjigjet. Ndërkaq mungesa e theksuar e vizionit kombëtar të liderave shpëtimtarë shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, vazhdojnë të lejojnë shtetet fqinje të tallen me ne. Kemi 2.5 shtete Shqiptare dhe nuk mund ti bëjmë ballë asgjëje. Platforma kombëtare u shkatërrua me zhdukjen e platformës Dardane dhe krijimin e identitetit Kosovar nga liderat aktual, të cilët nga etja e tyre për pushtet pranuan të gjitha kushtet e Serbisë për një Kosovë "të pavarur".


    Autorë shqiptar në libra antishqiptar

    LAURA PAPRANIKU

    SHKUP- Largimi nga përdorimi i një dhe dy teksteve shkollore, në të cilat thuhen njëmijë të pavërteta për shqiptarët, është e pamundur ta çrrënjosë tezat shovene të instaluara tanimë në çdo libër shkollor ku është shkruar historia dhe gjeografia e shqiptarëve. Në tekstet shkollore, përveç se minimizohet pesha e shqiptarëve, e matur më njësi mësimore, shtrembërohen rëndë edhe të vërtetat historike. Përveç origjinës së tyre "rome", "turke" apo "çerkeze", historia e shqiptarëve nuk ka mbetur pa u përbaltur as me tezën e ardhacakëve. Një libër i këtillë, me teza serbe se gjoja shqiptarët kanë ardhur në Kosovë dhe Maqedoni pas luftërave austro-turke dhe se qenkan vendosur këtu falë disa privilegjeve, që gjoja shqiptarët paskan pasur në kohën e Perandorisë Osmane, fatkeqësisht i gjen nëpër libra dedikuar nxënësve të Maqedonisë. Me teza të këtilla skandaloze është i mbushur edhe libri "Historia" për klasat e VI. Në këtë tekst shkollor, i cili mban firmën edhe të doc.dr. Nebi Dervishit, thuhet se në fund të shekullit XVII dhe fillim të shekullit XVII, shqiptarët i paskan ndryshuar Maqedonisë përbërjen etnike, duke ardhur nga pjesët veriore të Shqipërisë.
    Lojalë të pushtetit osman
    "Pas kryengritjes së Karposhit nisi vendosja masive e shqiptarëve nga Shqipëria në pjesët veriperëndimore të Maqedonisë. Kjo shkaktoi ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të Maqedonisë veriore dhe perëndimore...", shkruhet në faqen 118 të "Historisë" për klasën VI, në njësinë mësimore "Maqedonia pas kryengritjes së Karposhit (shekulli XVII-XVIII)". I kontaktuar të hënën nga gazeta KOHA, bashkautori i këtij libri, historiani Nebi Dervishi, shmangu të jep çfarëdolloj prononcimi për skandalet me këtë libër të historisë. Fillimisht tha se ishte i zënë me provimet e studentëve, prandaj kërkoi ta kontaktonim pas një ore. Mirëpo, pas terminit të caktuar, Dervishi fiku telefonin celular dhe për rrjedhojë, nuk patëm mundësi të kuptonim se cili ka qenë motivi për të vendosur firmën e bashkautorit në një libër që pretendon t'i mësojë nxënësit se "shqiptarët e Maqedonisë janë ardhacakë". Doc.dr. Nebi Dervishi është profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë. "Historia" e prof.dr .Millan Boshkovskit, Jordan Iliovskit dhe doc.dr. Nebi Dervishit na zbulon edhe marrëdhëniet e lojalitetit të shqiptarëve ndaj perandorisë osmane. Në pasuesin ku flet për vendosjen e shqiptarëve në pjesët veriperëndimore të Maqedonisë, qëndron me sa vijon: "Vendosja e popullsisë shqiptare u ndihmua edhe nga pushteti osman. Tek ata gjenin mbështetje për pushtetin e vet, duke i përvetësuar me dhënie të tokës për ta punuar ose me privilegje të tjera. Përveç fshatarëve, vendoseshin edhe feudalë shqiptarë të cilët si shpërblime merrnin rajone të tëra".
    Ky libër, që në vitin 2009 është ribotuar për herë të katërt nga Shtëpia Botuese "Prosvetno Dello", është në përdorim të lejueshëm edhe për vitin shkollor 2010/2011. Ndërkaq, për maqedonasit, thuhet se në atë kohë kanë qenë të detyruar t'i braktisin "vatrat e tyre të lindjes". "Shumë banorë nga Shkupi, Kumanova, Kriva Pallanka dhe Kratova, me tërheqjen e ushtrisë austriake shkuan në Vojvodinë, Hungari dhe Austri", qëndron në pjesën "pozita e popullsisë maqedonase pas Kryengritjes së Karposhit".
    Heshti Shoqata e Historianëve
    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, ka paralajmëruar revidim të librave nga klasa e parë deri të pestën, si dhe të "Gjeografisë" për vitet e dyta të arsimit të mesëm, mirëpo ka lënë të hapur mundësinë e revidimit edhe të librave tjerë për të cilat mund të zbulohen gabime dhe parregullsi të rënda. Megjithatë, deri në largimin eventual të "Historisë" për klasat e VI-ta, do të duhet kohë, pasi Komisionet e revidimit, që do të duhet të bëjnë super-recensimin e teksteve aktuale, duhet të sjellin vendim me të cilin do të konstatojnë parregullsi. Në mënyrë shumë të përciptë dhe të mjegullt përshkruhet edhe periudha e formimit të feudalëve shqiptarë, që sipas "Historisë" ku autor është edhe kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, Nebi Dervishi, kanë nisur të marrin hov pas vdekjes së mbretit serb Dushani, i cili madje në libër quhet "perandor".
    Pra, feudalët shqiptarë, sipas librit, filluan të përforcohen pas "dobësimit të perandorisë serbe", në shekullin IV, kurse numërohen në këtë kontekst familjet Topiajt, Ballshët, Dukagjinët, Kastriotët, Muzakajt, Vropajt, por jo edhe familja e Gropajve që në atë kohë u ngrit në principatë me Ohrin si kryeqendër.

    Sa i takon prejardhjes së maqedonase, libri mbron tezën sllave, kurse "banorë të mbetur nga maqedonasit antik janë vllehtë", qëndron në faqen 32 të librit "Historia" për klasat VI. Për shtrembërimi e fakteve historike dhe promovimin e tezave serbë në tekstet shkollore të Maqedonisë, patën reaguar personalitete të larta të fushës në Shqipëri. Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, drejtori i Institutit Albanologjik Ardian Marashi dhe historiani Beqir Meta, i kanë vlerësuar "provokime të qëllimshme të shtetit fqinj" promovimin e tezave serbe se gjoja shqiptarët janë të ardhur në Kosovë dhe Maqedoni në periudhën e shekujve XVII-XVIII. Në këtë kontekst bie në sy heshtja e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë (SHHSHM), e cila drejtohet nga profesor Dervishi. SHHSHM-ja nuk kanë reaguar ende për provokimet dhe qëndrimet ofenduese për shqiptarët. Nuk ka reaguar po ashtu edhe Katedra e Historisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

    "Gjeografia" pret anëtarin shqiptar
    Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, është formuar të hënën edhe Komisioni për revidimin e tekstit "Gjeografia" për vitet e dyta të arsimit të mesëm. Mirëpo, deri para mbylljes së gazetës, në këtë komision nuk dihej ende emri i anëtari shqiptarë.
    Zëvendësministrja Lindita Qazimi tha se është vendosur që në këtë Komision të ketë edhe anëtarë shqiptarë.
    "Nuk mund të them se kush do të jetë, pasi presim që anëtarin në fjalë ta propozojë Universiteti Shtetëror i Tetovës", pohoi Qazimi. Komisioni duhet të vlerësojë nëse "Gjeografia" mund të përdoret nga nxënësit duke iu korrigjuar pjesa ku thuhet se shqiptarët kanë prejardhje nga romët dhe maqedonasit, apo do të duhet të nxirret tërësisht nga përdorimi.
    Ndryshe, përkthyes i librit "Gjeografia" është prof.dr.Asllan Selmani, ndërsa në duart e nxënësve dhe profesorëve shqiptarë të lëndës së Gjeografisë qarkullon shtatë vite të tëra.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  16. #996
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga merkuri Lexo Postimin
    Nuk ishte e tera per leket, por ishte per besen qe e kishin dhene, se vendit do ti dalin zot dhe do te lene nje jete shume luxoze ne Perendim e gjetiu dhe nuk do mund ti pengoj askush qe te luftojne per lirin e Kosoves.

    Eshte e vertete se ata u tradhtuan, por pavarsisht asaj, pranuan edhe nen urdherat e analfabetve te luftojne, vetem e vetem qe te hyn ne Kosove per ta dhene kontributin e tyre.

    Po ta ceku vetem nje rast;

    Erdhi nje epror ushtarak me pervoj nga Diaspora per te luftuar, dhe posa mbrrin ne Kosove, prezentohet se eshte eprore ushtarak me pervoje, kur e pyesin se ku e ka bere ate pervoje, ai thot se ka mbarue shkollimin ne APJ.

    Posa u thet keto fjale, ata ja fusin armen ne fyte, e qarmatosin dhe menjiher ja japin nje kazme-terrnakop dhe i thojne mihe kanalin, se nese askush nuk do vdes ne te, di do jesh i pari!

    Eprori i gjor kishe lene gruan dhe femijt ne Perendim dhe ishte pajis edhe me paisje radiolidhje, te cilat ja plaqkisin menjiher, mundohet te rezistoj me te mire duke ju thene se ai e njef strategjine e mihjeve te istikameve, por keta kursesi te binden dhe kur e shef se rrugedalje tjeter nuk ka, ju drejtohet serish me fjale te urta, se do te mihim natyrisht te gjithe, por qe une serish ju kisha keshillue qe ne baze te keti tereni, duhet ndryshe te mihen kanalet, nga se ne kete forme, armiku ka shume me laht te qelloj.

    Ata "komandantet" e shumt serish i kercnohen dhe i thon, vetem edhe njeher nese kundershton, do te jesh i vrar!

    Ky i gjori ul koken dhe fillon te gropoj me tere forcen gjithnji duke i ndejt tyta ke koka!

    Ne nje moment kersasin armen jo larg vendit ku ata hapnin kanale dhe pa nje pa dy, nuk ke mujt ti shofesh nga hikja te qoroditur ne drejtime te ndryshme, dhe ky eprori i gjore mbetet aty me kazmen ne dore!

    Kur e shef"trimerin" e "komandanteve", ndalet dhe e veshtron terenin nga pervoja dhe menjiher merr nje drejtim tjeter nga kishin hik ata, nga se e dinte qe armiku nese i dikton, do i ve ne rrthoj, e ky del me nje shpat dhe po veshtron!

    Per ti ra me shkurt, e shef se aty nuk kishte ushtar, po vetem "komandanta", then serish kufirin dhe kthehet kah kishte ardh dhe natyrisht qe nuk u kthye ma kurr!

    Per rastin e ketyre roberve te zene pas shpartallimit te FARK-ut, fajtor ishte ai i cili se pari i shpalli lufte FARK-ut, pastaj ja preu te gjitha furnizimet me arme dhe ushqime, dhe natyrisht qe u detyruan te terhiqen ose te luftonin mes vllezerve!
    Lexo o Harbut se keto si kame bere un po klyshet qe ty po ju lepine kembet
    Çka thonë Milazim Krasniqi dhe Fadil Hysaj,dy bashkëpunëtorët më të afër të Ibrahim Rugovës,pas largimit të tyre nga radhët e LDK-së në shenjë pakënaqësie ndaj verimeve të pa matura politike të kryetarit Rugova?!?!
    &
    Milazim Krasniqi shkrimtar dhe publicist i shquar,dhe njëri nga themeluesit e LDK-së i pakënaqur me politikën e Ibrahim Rugovës në qershor 2000 largohet nga LDK-ja.Shkaqet e tërheqjes nga LDK-ja z.Krasniqi i bënë të njohur në një konferencë me gazetarë më 16 qershor 2000.
    Ai para gazetarëve vuri në pah se „njëra nga çështjet, e cila ka filluar dhe po përfundon kontekstin ndërmjet nesh, është çështja e vlerësimit të UÇK-së, kontributet e saj për çlirimin e Kosovës,për dimensionin dhe rolin historik që ka pasur UÇK-ja për çlirimin e vendit dhe për historinë më të re të Kosovës“, u shpreh Krasniqi.

    Në vijim z.Krasniqi thotë:
    „Siç e dini,Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë edhe ekzistencën e kësaj Ushtrie,madje edhe pasi që është transformuar dhe demilitarizuar ajo,ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojë as emrin e plotë,por ka vazhduar në mënyrë fanatike t‘i quajë grupe të armatosura ose grupe të frustruara“.
    Sipas tij ky qëndrim fanatik i Ibrahim Rugovës,është edhe njëri nga shkaqet kryesore të tensionimeve të tashme në skenën politike të Kosovës. Nëse një Parti, e cila për dhjetë vjet ka qenë partia më e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin që të udhëheq popullin, nuk pranon se në Kosovë kanë rënë mijëra dëshmorë në mbrojtje të atdheut, atëherë shtrohet dimesioni moral se a ia vlenë të angazhohesh dhe të punosh në një parti të tillë siç është LDK-ja-thotë z.Krasniqi. Mospajtimet e tij me Rugovën, kishin filluar, siç thotë z.Krasniqi, me përpjekjet e tij për të ndikuar në ndryshimin e qëndrimit të tij të mbrapshtë për UÇK-në.Gjatë kohës së luftës, unë kamë marrë njëherë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar,por e them se kam qenë palë në mes, tha para gazetarëve z.Krasniqi.

    Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka reaguar ndaj takimit të Rugovës me Milosheviqin pa prani ndërkombëtare në maj të vitit 1998.
    Në vijim z.Krasniqi ju drejtohet gazetarëve:”E dini se çfarë përpjekjesh janë bërë nga faktorët ndërkombëtarë veçanërisht nga diplomacia amerikane,për të formuar një grup negociatorësh të shqiptarëve,e dini se çfarë improvizimesh banale bënte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh në kohën kur faktori që determinonte jetën dhe realitetin në Kosovë ishte UÇK-ja. Fatmirësisht u arrit me presione politike të faktorëve ndërkombëtarë të aleatëve,tani që të formohet një delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe një marrëveshtje për formimin e një qeverie të përbashkët(në krye me Mehmet Hajrizin-vërejtja ime),e cila do të ishte shpëtimi i vetëm i Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj,mirëpo përsëri ishte Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e asaj qeverie“.
    Z. Krasniqi, më tutje argumentoi edhe gabimet e Ibrahim Rugovës në planin partiak:”Në planin e brendshëm partiak z. Rugova ka bërë privatizimin e plotë të Partisë deri në masën sa sinqerisht po ju them,ajo mund të quhet parti private e Rugovës.Sipas Krasniqit,Ibrahim Rugova nuk është duke lejuar që të bëhen ndryshime në program dhe statut të partisë duke rikujtuar se„statuti i vjetër i Partisë, neni 24, kryetarit të Partisë i jep të drejtën të propozojë 55 kandidatë për Këshill të Përgjithshëm,ndërsa Kuvendit, i cili është organi më i lartë i Partisë, i jep të drejtën që t‘i propozoj vetëm 20 kandidatë. Kjo, vlerësoi Krasniqi, e vë kryetarin e LDK-së mbi Partinë“. Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen para gazetarëve duke e bërë të ditur „se LDK-ja, ende punon me programin e vitit 1990“, nga i cili program citoi një fjali,"LDK-ja angazhohet për Jugosllavi federative, ose konfederative dhe për reformën e këtij sistemi politik në këtë drejtim“, dhe më pastaj theksoi „se ky është programi zyrtar i LDK-së“. Po ashtu në këtë rast ai shprehu edhe pakënaqësinë e tij me politikën e kuadrove në parti, anëtar i së cilës ishte edhe vet. „Ekziston vetëm një klan rreth zotëri Rugovës,i cili harton lista,dërgon njerëz nëpër departamente,krijon borde dhe asnjë zgjidhje nuk bëhet në organet drejtuese të Partisë, të cilat kanë mandat statutar për të marrë vendime“.
    Në vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri pah edhe faktin se në ditën e çlirimit të Prishtinës, Ibrahim Rugova u ka dhënë urdhër aktivistëve të LDK-së,që të mos dalin në qytet as për ta përshëndetur defilimin e TMK-së dhe as për të marrë pjesë në gëzimin,për ditën e çlirimit të vendit vetëm për shkak të faktit se këto manifestime ishin organizuar nga faktorë të tjerë, sipas tij. Ndërsa përpjekjen e dështuar të LDK-së, për të organizuar një kremtë të 12 qershorit në Prishtinë e quajti disfatë totale.
    Milazim Krasniqi,gjithashtu fajson z.Rugova edhe për një deklaratë të papërgjegjshme të tij,ku thotë se "ka informata të sigurta se të burgosurit shqiptarë do ta kremtojnë ditën e çlirimit në burgjet e Serbisë.” Për një njeri normal kjo është një deklaratë e pakuptueshme dhe e pamoralshme,sepse sipas kësaj deklarate të z.Rugova del se burgjet serbe janë aq humane sa lejojnë edhe kremtimin e ditës kur ata kanë kapitulluar.

    &
    Edhe regjisori i njohur Fadil Hysaj(bashkëpunëtor i Rugovës që nga themelimi i LDK-së)gjithashtu i pakënaqur me veprimet politike të z.Rugova detyrohet të largohet përfundimisht nga kjo parti.Në një intervistë dhënë revistës”Kombi”,Viti IV Nr.29,datë 05.08.2000,faqe 30,në pyetjen e gazetarit:”Koluareve politike flitet se Rugova në fakt nuk ka këshilltarë të mirë dhe se as që di çfarë ndodh rreth tij. A mendoni se është e vërtet kjo?”

    z.Hysaj përgjigjet:
    “Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe.Ai nuk njeh këshillë që i flitet në shqip.Është ky një sindrom i çuditshëm.Ai të njejtën këshillë mbase mund të dëgjojë nga dikush i cili nuk i flet shqip,por shqip jo.Ai nuk ka sens,nuk ka nerv dhe nuk mund të të dëgjojë që t´ia thuash mendimin deri në fund nëse i flet shqip.Unë e kam këtë përvojë të komunikimit me të.Ai bëhet nervoz kur të dëgjon sepse i flet shqip.Në të njejtën kohë e kam dëgjuar se kur t´i vjen një administrator i huaj dhe ky ka pasur durim që ta dëgjojë me orë të tëra,edhepse nuk ka thënë asgjë,ka folur bosh.Ndërsa nga ana tjetër edhe sikur Robert Doll t´i fliste shqip,Rugova kurrë nuk do ta dëgjonte.Unë pandeh se këtu ekziston një kompleks historik.Ai nuk e beson se ekziston shqiptar në rruzull që do të dinte këtij t´i jap këshilla. Sepse ai mendon se është i vetmi shqiptar që din.Por,për të qenë fatkeqësia më e madhe,ka edhe mjaftë shqiptarë që mendojnë se ky është shqiptari që din ndërsa shqiptarët tjerë nuk dijn asgjë.Kjo do të thotë se ne jemi viktim e një koncepti injorant në politik,të një mazohizmi në këtë plan,sepse ne mendojmë se jemi të mjerë dhe dikush tjetërduhet të na lëkundë e të na rrisë si jetimë.Pra,është ky kompleksi i jetimit.”

  17. #997
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Nuk ua ze per te madhe disave ketu qe vjellin vrere kunder Rugoves.Vjellin vrere sepse pikerisht me kete vrere te tyre jetojne jeten e pasluftes ne Kosove.
    Jane tipa profitera te luftes,dhe ate profitera te paskrupullt,te pa merite.Thjeshte nuk e meritojne jeten e mire qe bejne sot sepse nuk kane bere gje vetem jane marre me ideologji dhe komandantizem te pasluftes ne Kosove.
    Jane profitera te ideologjive te kalbura marksiste.Vazhdoni jetoni jete kesisoj derisa te shkruhet historia ashtu siq edhe ka ndodhur.Deri atehere, i keni forumet dhe gazetat e juaja marksiste ku mund te shitni pseudopatriotizmin e juaj te qelbur.Turp.
    Për një gjë ke të drejtë që; LDk-ja është më e vjetra. Sepse ajo nga një parti UND-OZN e pas luftes Me Ali Shukrin e Fadil Hoxhen, e vazhdoi me LKK( Lexo: Lidhja Komuniste e Kosovës) me Azem vllasin e Remzi Kotecin ( lexo,Kolgecin) duke ia hjekur ma vonë veq qata " Komuniste e duke e bër¨Demokratike që njihet edhe sot me Emrin LDK...

    Ti o qenke akoma axhami e ketu po flet qysh e ke degju " balin e madh"apo qysh t'ka thanë " shoferi I Ibrahim Rugoves" apo edhe " rrobaqepsja" e Fanes...
    Po sa për UÇK-ën e dinë edhe zogjët se Si, kush, kur dhe përse e formuan...
    Shiko, hajt atje te do tema tjera, të këtij Forumi; ku ka humor, seks, sport e futja qysh mundesh e qysh dish...

    Luftën e ka bë ushtria Çlirimtare e Kosovës së bashku me " pakicen" ( qysh po na quajnë disa në këtë forum)sepse shumica ishin në Stankovec e në Çegran, E Kukës e qe besa kishte edhe të atillë që kishin shkue te hasmi ne " Cerna Gora"...
    Pra luften e bënë jo partit ( LDK e PDK e LPK e UNikomb e...)por Ushtria Çlirimtare e Kosovës e formuar dhe e udhëhequr nga LPK-ja gjerë në vitin 1998...
    Natyrisht që pas këtij viti ajo më nuk i ka takuar LPK-ës por e atyre që kanë milituar në radhët e saj... Ti mundesh një gjëje ti japësh shpiit por kur ajo fillon të rritet dhe të zgjerohet , atëherë më nuk është e jotja. Dhe këtë gjë më së miri e kishte kuptuar LPK-ja e cila më vonë u bë zbatuese e urdhërave të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës...

    Po ishte një "ushtri" - çoroditëse me emrin " FARK" të cilët ushtronin në Shqipëri dhe në mbrëmje argëtohej nëper restoranet shqiptare në Tropojë dhe gjetiu në Shqipëri, që pinin uiski dhe Marlboro dhe të cilët dilnin në malin Dajti dhe luanin lojën " me gjermanë e partizan".

    Kur është në pyetje UÇK-ja mos i përzieni partit sepse ajo ishte Ushtri e Popullit... LDK ishte kundër saj ( krerët e LDK-ës sepse anëtaresia ka qenë diçka tjetër) ndersa PDK është formuar pas luftes nga njerëz shumë - shumë fisnik dhe të dëshmuar Kombëtarisht...
    Andaj Fatleshi thuaj " balit të madh" që nuk të paska rrëfyer me të përjetuara por edhe ai e paska pas, me të dëgjuara...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etniku : 31-08-2010 më 22:01

  18. #998
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    etnuk..

    ti po shoh se po dijshe me citue tjeret mirpo fjalet e mija i paske ndryshue e ke tash sa dit qe po luan si po don vet me to.

    lexo mire tjeret pastaj kundershto.

    gjeje at shkrim me krokodil e sille ktu e flasim..

    tash pak lakmus un ty..

    cka mendon shoki etnik per luftarin uk bytyqi?
    po per komandant drinin?
    a din gja pse u vran?

  19. #999
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    etnuk..

    ti po shoh se po dijshe me citue tjeret mirpo fjalet e mija i paske ndryshue e ke tash sa dit qe po luan si po don vet me to.

    lexo mire tjeret pastaj kundershto.

    gjeje at shkrim me krokodil e sille ktu e flasim..

    tash pak lakmus un ty..

    cka mendon shoki etnik per luftarin uk bytyqi?
    po per komandant drinin?
    a din gja pse u vran?
    Brari nuk flasme per Uke Bytyqin ketu e as per Komandant Drinin ok
    Ketu flasme per Coftinen Rugovna.

  20. #1000
    i/e regjistruar Maska e Etniku
    Anëtarësuar
    25-12-2008
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Me qe une nuk e kame per detyre te ju spjegoje per Rugoven , pore ju vete e kerkuate nje gje te tille .

    Reformat ne Evrope kishin filluare me shkaterimin e murrit te Berlinit, ne vitin 1989.

    Lufta e ftofte nedermjet USA , evroperendimoreve dhe Bashkimit Sovjetik.

    Shkatrimi total i Stalinizmit ,komunizmit.


    Shkaterimi -zhdukja e Federates jugosllave.


    Shpallja e Kosoves shtete.

    Rugova, si nje udheheqes i shqipetareve te Kosoves ishte i detyruare qe te kerkoje durim ne popullin e vete ,duke e ditur se durimi ka edhe pasoja . Fjalen durim nuk e shpiki Rugova ,pore ishte keshill i Kongresmeneve amerikan, dhe disa udheheqesve evropiane. Pse te behet durim ??? Nga viti 1968, e deri ne vitin 1990, shqipetaret e Kosoves, nuk kishin arme edhe nje lepur t'a ndjekin, lere me qe te luftojne kunder nje fuqie si qe ishte ish jugosllavia.

    S'i reagoi Rugova ne kete momente ?? Kroacia dhe Sllovenia ishin te gatshem qe luften e vitit 1991 ne ish Jugosllavi t'a fillojne ne Kosove. Per fate te mirre Rugova, e kuptoi shume mire intrigat e sllaveve. Kjo ishte nje diplomaci e Rugoves me durim apo i detyruare qe te perfill planet e Amerikes , deri sa te arrihet qellimi, pozitiv per Kosoven.
    O deshtake mjerane,

    Kosova do te kishte fituar lirine shume me lehte dhe me me pak humbje nese lufta do t'i hapej serbit ne te njejten kohe kur e palloi ne mendere ushteria kroate me kundermesymjen ne krajna.

    Po kush t'i hapte lufte, mumja dhe mumjet qe e pasonin!

    Te ishte per mumjet edhe sot Kosova do te ishte e roberuar. Flasin dhe llomotisin mumjet sot se i cliroj bota, por ne fakt bota po ndihmon serbin sot, gje e cila tregon se bota nuk do t'i binte serbit nese nuk do te shikonte rezistencen serioze dhe te vendosur te UCK-se. Bota e kuptoj se ajo lufte qe u ndez ne Kosove nuk do te shuhej me deri ne clirimin e Kosoves prandaj nderhyri qe t'i jepte fund sa me shpejt asaj katastrofe qe ju kanos popullsise se pambrojtur gra, femije, pleq dhe te semure te shperngulur. Lufta perseri do te vazhdonte deri ne fund, deri ne lodhjen dhe shkaterrimin ekonomik serb qe do te shkrihej nga lufta e gjate guerrile e shqiptareve.

    Prandaj liria dhe clirimi nga pushtuesi nuk vjen permes 'paqes', llomotitjeve, nenshtrimit te pafund. Liria dhe Pamvaresia burojne nga Luftae e Armatosur Clirimtare.

    Ky eshte mesimi historik te cilin e perjetuan brezi i sotem i shqiptareve te Kosoves. Mesimet duhen pervetesuar qe roberia jo vetem te mos vije perseri por edhe te mos guxoje te vije.

    Sa per mumjet, serbi edhe sot e pushton Kosoven.

    Por Kosoves i kane dale zot ata qe diten ta luajne kembezen e maliherit.

    Lavdi Deshmoreve, luftetareve dhe perkrahesve te UCK-se!

    Turp mumjeve! e dhe Coftines RUGOVNA

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •