Close
Faqja 4 prej 103 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 2056
  1. #61
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kush ishte lideri i kosovareve

    E Diele, 22 Janar 2006

    Ibrahim Rugova ka lindur ne fshatin Cerce te Istogut, ne Kosoven perendimore, me 2 dhjetor te vitit 1944. Ka qene djali i nje tregtari te vogel, i cili eshte ekzekutuar menjehere pas Luftes se Dyte Boteore nga komunistet jugosllave. Shkollimin fillor dhe te mesem i ka mbaruar ne vendlindje, nderkaq studimet ne Prishtine, ne Beograd dhe ne Paris. Ka studiuar linguistiken ne Univeristetin e Sorbones dhe me pas ka punuar si studiues dhe kritik i letersise ne Prishtine, per nje kohe te gjate ne Institutin Albanologjik te Prishtines.

    Ne vitet tetedhjete-nentedhjete ka qene kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves dhe qysh atehere eshte shquar me nje aktivitet te ngjeshur ne mbrojtjen e te drejtave kombetare te shqiptareve te Kosoves. Ne fakt qysh atehere ishte shnderruar ne disident politik.

    Ne politike eshte futur me 1989 duke qene njeri prej pak intelektualeve qe e krijuan partine e pare politike, jashte skemes se atehershme te organizimit politik. Ne dhjetor te vitit 1989 u krijua Lidhja Demokratike e Kosoves, dhe kryetar i saj i pare u zgjodh Ibrahim Rugova.

    Ai shume shpejt, qe ne vitin 1990, e krijoj imazhin e nje politikani modern, duke propaguar sheputjen e Kosoves nga Serbia fillimisht, e me pas edhe nga Jugosllavia e atehershme. Ibrahim Rugova, duke qene kryetari i pare i nje partie politike ne sistemin pluralist u be opozitari me i madh i regjimit te Beogradit qe drejtohej nga Sllobodan Milloshevici. Rugova ishte bere politikani i pare qe mendonte se te drejtat e popullit te Kosoves mund te realizoheshin me rruge paqesore dhe pa dhune.

    Ai dhe partia e tij, arriten qe ne vitin 1991, te mbanin nje referendum per Kosoven shtet te pavarur dhe Sovran, mirepo rezultatet e ketij referendumi, qene shpallur te jashteligjshme nga Beogradi dhe udheheqja e atehershme jugosllave. Nje vit me pare, me saktesisht ne shtator te vitit 1990, delegatet e Kuvendit te shperndare te Kosoves, kishin miratuar nje Kushtetute me te cilen Kosova shpallej republike e pavarur e federates-konfederates jugosllave, mirepo edhe ky vendim qe shpallur i jashteligjshem.

    Mirepo, pavaresisht prej kesaj, ne vitin 1992, Rugova ne menyre te njeanshme kishte organizuar zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ku ai u zgjodh president i Kosoves. "Ne jemi per nje Kosove te pavarur, njesoj te hapur si ndaj Serbise ashtu dhe Shqiperise",- ishte ky prononcimi i tij me i shpeshte neper konferencat e perjavshme te shtypit. Me keta hapa te tij, Rugova u be udheheqes i pakontestueshem i shqiptareve te Kosoves.

    Ai pas ketyre zgjedhjeve arriti te krijoje edhe qeverine e Kosoves ne ekzil dhe te organizoje nje strukture paralele ne Kosove, duke filluar nga administrata, arsimi e deri te shendetesia. Gjate kesaj kohe provoi te bej disa hapa bashkepunimi me regjimin e Milloshevicit, fillimisht per zhbllokimin e objekteve shkollore, por pa sukses.

    Duke qene lideri i vetem politik ne Kosove, Rugova u be partner politik i shume shteteve perendimore dhe fitoi simpatine e tyre. Viti 1997 dhe fillimi i konflikteve te para te armatosura ndermjet gueriles shqiptare dhe forcave serbe ne Kosove, e gjeten Rugoven ne postin e kryetarit te LDK-se dhe ne postin fiktiv te Presidentit te shtetit. Ai mbetet lider i krahut te moderuar ose paqesor politik te Kosoves.

    Duke qene prijes i ketij krahu, ai mori pjese ne konferencen e Rambujese dhe te Parisit, por jo si kryetar i delegacionit. Krahu i luftes rezulton te jete me i autoritetshem dhe ai vehet ne krye te veprimtarise luftarake e politike te kohes. Gjate fushates se bombardimeve te NATO-s ne mars te vitit 1999, Rugova mbetet i ngujuar ne shtepine e tij ne Prishtine.

    Ai gjate kesaj kohe detyrohet te takohet dy here me Milloshevicin ne Beograd dhe te kerkoje edhe nderprerjen e bombardimeve te NATO-s. Ai dhe familja e tij, arrijne te largohen nga Kosova dhe te strehohen ne Itali, vetem pas nderhyrjes se komunitetit fetar Shan Exhidio, i cili mbante raporte miqesore me Milloshevicin. Ne Kosove Rugova kthehet menjehere pas luftes. Me nje autoritet te luhatur, ai arrin qe te rikthehet ne skenen politike dhe i fiton zgjedhjet e para te pasluftes, dhe me 2002 behet kryetar i Kosoves i njohur nderkombetarisht.

    Rugova e krijoi edhe qeverine e pare me partine e udheheqesit politik te ish-UCK-se, Hashim Thaci. Presidenti Rugova dhe LDK-ja, arrijne qe te fitojne edhe zgjedhjet e dyta te pergjithshme dhe Rugova ne vitin 2004 rizgjedhet President edhe per kater vite te tjera. Ai arrin te jete edhe deshmitar kunder armikut te tij te vjeter Sllobodan Milloshevicit ne Gjykaten e Hages per Krime te Luftes ne ish-Jugosllavi. Gjate kesaj kohe te presidences se tij, ka patur edhe nje tentim vrasje ndaj tij: ne korrik te vitit 2005 shpertheu nje bombe ne afersi te makines se tij, mirepo ai shpetoi i palenduar.

    Pak muaj me pare, Ibrahim Rugova krijoj edhe grupin negociator per zgjidhjen e statusit te Kosoves, dhe ai u vu ne krye te ketij grupi. Ne fund-gushtin e vitit 2005 mjeket zbuluan se presidenti Rugova vuante nga kanceri ne mushkeri. Ai vdiq dje ne moshen 61 vjecare ne ora 11.38 minuta ne rezidencen e tij ne Prishtine ne pranine e familjes dhe mjekut personal. Eshte baba i tre femijeve, dy djemeve dhe nje vajze.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #62
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Humbja e madhe

    E Diele, 22 Janar 2006

    Kryeministri i Kosoves, Bajram Kosumi, e ka quajtur vdekjen e Presidentit Rugova nje lajm te dhimbjes se madhe dhe te humbjes se madhe per gjithe Kosoven dhe qytetaret e saj. "Besoj fuqishem se familja e Presidentit Rugova do ta gjeje forcen per te tejkaluar dhimbjen e madhe per humbjen e njeriut me te dashur te saj. Shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta qytetareve te Kosoves dhe i ftoj qe te gjithe te marrin shembullin dhe idealin e Presidentit tone ne angazhimet per pavaresine e Kosoves", thuhet ne telegramin e tij. Kryeministri Kosumi ka shtuar tutje se Presidenti Rugova me vizionin e tij per te ardhmen e Kosoves ka qene simbol i bashkimit dhe ne historine e re do te mbetet figura me e fuqishme politike dhe simbol i pavaresise se Kosoves.

    "Njeri i durimit dhe i forces intelektuale, Presidenti Ibrahim Rugova, ka trasuar rrugen e tolerances, dialogut, te perkushtimit dhe mirebesimit. Edhe pertej kufijve te Kosoves, kudo neper bote Presidenti Rugova ka krijuar imazhin e njeriut te pavaresise". Kosumi ka ftuar per bashkim per te tejkaluar dhimbjen e madhe per humbjen e njeriut te paqes dhe te pavaresise. "Pjekuria dhe bashkimi jone ne kete faze te rendesishme per Kosoven duhet t'i sherbeje ndertimit te se ardhmes sone, themelet e se ciles i ka vene Presidenti Rugova".

    ========

    Profeti nga Cerrca

    E Diele, 22 Janar 2006

    "Vetem Hazreti Muhamedi, tani Rugova, kane qene. Njeri si Rugova nuk mund te lind nene shqiptare mbi kete toke". Keshtu thone bashkefshataret e Ibrahim Rugoves ne vendlindjen e tij ne Cerrce te Istogut

    Nga fshati Cerrce i Istogut

    Nebih Maxhuni

    Heren e fundit tashme me te ndjerin Ibrahim Rugoven ishte takuar para nje viti gjate ceremonise se perurimit te rruges Istog-Peje. Lokja Myze Hasanaj, rreth te 65-ve, prej se kishte marre vesh per vdekjen e Presidentit Rugova, asaj nuk iu kishin ndalur lotet per humbjen e fqinjit te pare. Kjo plake thote se Rugova ka qene njeri i urte dhe se ishte rritur jetim, ngase babai e kishte lene ate vetem nje muajsh.

    Myza para 41 vjetesh ishte martuar ne Cerrce, ku kishte lindur Presidenti Ibrahim Rugova. Edhe pse ne moshe te shtyre, kujton shume qarte se si ishte rritur dhe shkolluar Ibrahim Rugova. "Une e mbaj mend shume mire. Eshte shkolluar per gazep, nena e ka shkolluar vete se Serbia ia ka vrare baben dhe babagjyshin e tina", thote plaka, e cila nuk pushon se qari per vdekjen e Presidentit dhe fqinjit te saj.

    I kujtohet shume mire gjithe historia e Rugoves, por ne mendjen e saj sillen vetem dy gjera. Fotografia qe ka bere me Presidentin tashme te ndjere si dhe mbajtja peng me gjithe familjen e tij nga forcat e sigurimit shteteror te Sllobodan Milloshevicit. "Njeri ma te mecum nuk ka, pasi ai ka luftue shume per Kosoven vec ne burg cka ka hjek prej shkijeve gjate luftes, vetem ai e din dhe nuk ia m' rrini ymri me ba Kosoven shtet sovran dhe te pavarur", thote plaka Myze Hasanaj, e cila kishte dale para shtepise se saj dhe shikonte cdo njeri qe hynte ne familjen Rugova per te ngushelluar.

    Ajo tere kohen sa po fliste, luste Zotin qe Kosova te behet ashtu sic kishte kerkuar Rugova ne cdo takim te tijin me burreshtetas te ndryshem per njohjen formale te pavaresise se Kosoves. "Ishalla more Zot bohet Kosova qysh ai ka pas qejf . Eshte dem i madh qe vdiq Rugova per Kosoven se nuk mujti me prit Kosoven te pavarur pas gjithe asaj qe ka bo", rrefen ajo.

    Ndryshe, prej se mediat ne Kosove kane raportuar per vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova, turma e njerezve ia kishte mesyre shtepise se familjes Rugova ne Cerrce te Istogut, per te ngushelluar per vdekjen e Rugoves. Ismajl Rugova, djali i axhes se Ibrahim Rugoves, thote se pak para ores 12 te mesdites vellai i tij, Naseri, kishte njoftuar per vdekjen e Presidentit.

    "Ka qene lajm te cilin nuk e kemi prit ne keto momente. E kemi marre lajmin shume rende, eshte humbje e madhe per familjen si dhe popullin e Kosoves", thote Ismajli, i cili kishte dale ne hyrje te shtepise dhe priste njerezit qe vinin per te ngushelluar. Ismajli thote se shume njerez te Kosoves nuk e kane ditur se kush ka qene Ibrahim Rugova, por pas vdekjes se tij gjithcka do te merret vesh. Ai thote se eshte rritur si femije se bashku me Rugoven dhe se kane jetuar se bashku ne nje shtepi.

    "Kemi jetuar ne bashkesi se kemi ndare kurre nga vellezerit ne jemi gjashte dhe Ibrahimin e kemi konsideruar si vellain e shtate", tregon Ismajli. Ai thote se karakteristike e Ibrahim Rugoves ka qene se qysh si femije ishte i urte dhe nxenes e student i dalluar. "Une shume e kam ngucur gjate jetes, s'ka dite me kthye dore kurre. Ai ka mbet jetim njemuajsh, e ka rrit baba im, e ka shkolluar deri sa ka shkue ne Prishtine per studime. Ka qene nxenes shume i zgjute. Vetem kujtime te mira kemi prej tij", thone ne familjen Rugova.

    Ne familjen e tij ne Cerrce thone se Rugova ka qene nje intelektual i rralle dhe burreshtetas i mire, qe ka punuar per ceshtjen e Kosoves. "Ka punuar per me arrit qe ta beje Kosoven shtet enderr, kjo e secilit shqiptar, por Zoti i madh dhe qe ndodhi kjo..., por prape jemi te bindur se se bashku do ta realizojme endrren e tij", thone familjaret. Nga viset e ndryshme te Kosoves, njerezit vinin per te ngushelluar familjen Rugova. Sipas familjareve, ne oret e vona eshte paralajmeruar te vine shuam zyrtare te institucionesh ne Cerrce per te ngushelluar familjen Rugova per vdekjen e Ibrahim Rugoves.

    "Fshataret shume jane te pikelluar, i gjithe fshati u organizua per te shkuar ne Prishtine, ne Velani, per te bere homazhe. E kemi deshte jo si President, por si bashkefshatar, ka qene shembull gjithmone", thone ne vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

    Pak para rruges qe con drejt familjes Rugova ishin mbledhur shume bashkefshatare te Rugoves per te udhetuar drejt rezidences, ku tashme gjendet trupi i pajete i tij. "Une Dr. Ibrahim Rugoven e njoh prej feminise. Ka qene 5 vjet para meje qitu i kemi shpijat vetem Hasreti Muhamedi, se njeri ma te mire se Ibrahim Rugoven nuk lind nene shqiptare ne Kosove. Sot kesi njeri nuk ka as kurre nuk ka me lind, u kon i urte, i sjellshmi, i shoqerum me cdo njeri po deri qaty e ka pas...", thote Muhamet Magjari, banor i Cerrces. Ne oret e mbremjes nje autobus me perplot cerrcas kane udhetuar drejt Prishtines ne rezidencen e Ibrahim Rugoves.

    I ndjeri Ibrahim Rugova heren e fundit ne vendlindjen e tij kishte shkuar para nje viti per te prere shiritin perurues te rruges Peje-Istog. Presidenti Ibrahim Rugova eshte larguar nga fshat i tij i lindje, Cerrce, ne vitin 1970 per te jetuar ne kryeqytet. Por, ai here pas here kishte shkuar ne familjen e tij ne fshat per te vizituar me te dashurit e tij. Qe nga viti 1990 kur ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ibrahim Rugova ishte pare me rralle duke udhetuar ne Cerrce te Istogut.

    Diten e varrimit, te merkuren, bashkefshatare te tij do te organizojne qe me autobus te vine deri ne Prishtine per t'i dhene lamtumiren e fundit bashkefshatarit te tyre si dhe njehere ish kryetarit te Kosoves, Ibrahim Rugova. Ne qytetin e Istogut, me t'u kumtuar lajmi per vdekjen e tij, ishin ngritur flamujt kombetare ne gjysmeshtize ne shenje zie.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #63
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Prishtina vajton Presidentin

    E Diele, 22 Janar 2006

    Qytetaret e Prishtines jane te merzitur me vdekjen e Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugoves. E cilesojne si njeri te paqes dhe mirekuptimit, i cili e ka treguar veten ne momentet me te veshtira qe ka kaluar dhe po kalon Kosova

    Milot Hasimja

    Artan Behrami

    Vdekja e Presidentit i ka shkretuar dje rruget e Prishtines, te cilat ndryshe nga dite tjera te fundjaves, nuk gumezhinin nga qytetaret e shumte. Ne fytyrat e qytetareve verehej pikellimi, ndersa dhimbja edhe me shume shtohej kur nga radio transistoret per cdo ore perseritej lajmi per vdekjen e Presidentit te Kosoves, dr. Ibrahim Rugova. Fjalet nuk mjaftonin per ta treguar dhimbjen, por emocionet ne fytyrat e qytetareve tregonin qarte per gjendjen emocionale, e kesaj dhimbjeje i shtohej edhe qetesia qe mbreteronte ne rruget e kryeqytetit.

    Fjalet qe me se shumti perseriteshin ishin "ngushellime, ngushellime", ndersa pas tyre pasonin shtrengimet e duarve te qytetareve te cilet ngushellonin njeri-tjetrin. Kafenete e kryeqytetit ishin te mbushura plote me qytetare, fytyrat e te cileve ishin te drejtuara ne televizionet e varura ne mure per te mesuar me shume rreth vdekjes se presidentit te tyre.

    Te gjithe e kishin pritur se nje dite do te vdese, por e kishin te veshtire qe te besonin se e shtuna do te jete dita e zeze per Kosoven. Lejla Dyla e kishte te veshtire qe t'i shprehte emocionet e saj me fjale, lidhur me vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Asaj i dridhej zeri dhe faqet i kuqeshin, ndersa nga syte e saj pikonin lot qe tregonin dhimbjen e saj per Presidentin.

    "Eshte nje humbje shume e madhe.....", ishin vetem keto fjale qe Lejla i nxori nga goja, ngase lotet dhe fytyra e ngrire e saj tregonin me se miri pikellimin qe ndiente ne ato caste per vdekjen e Presidentit Rugova. Per shume kryeqytetas, Ibrahim Rugova ishte mit dhe ne mendjen e tyre i pazevendesueshem, i tille ka qene dhe do te mbetet perhere edhe ne kujtesen e kitaristit te njohur kosovar, Shefqet Hoxha nga Prishtina. "Ibrahim Rugova eshte ba mit i shqiptareve kosovare", thote Hoxha, duke shtuar se vdekja e tij megjithate ka qene nje fakt qe tashme sa kohe pritej.

    Ndonese shpresat per t'u sheruar plotesisht nga semundja e rende e kancerit qe kishte Presidenti Rugova ishin shume te vogla, Shefqeti megjithate ka shpresuar qe do ta priste pavaresine, per te cilen ai ka luftuar tere jeten e tij. "Edh pse eshte pritur kjo vdekje, me ngushellim shume te madh e kemi pritur, Ibrahim Rugoves i kemi shume borxh, ai ishte luftari i palekundshem gjate gjithe terrorit serb ne Kosove dhe asnjehere nuk iu treme syri dekada me radhe", tregon Shefqet Hoxha i pikelluar thelle me vdekjen e Rugoves.

    Pikellimin per humbjen e jetes se Presidentit Rugova e shpreh edhe Aziz Salihu, boksieri me i mire kosovar i gjitha koherave. Vdekja e Rugoves per Azizin "eshte nje humbje per gjithe Kosoven, duke e cilesuar ate si nje njeri te urte i cili fale politikes se tij paqesore nuk eshte dorezuar as ne kohet me te veshtira". "Eshte nje humbje e madhe per Kosoven, eshte shume keq qe ai nuk e ka pritur pavaresine e Kosoves, ai ka ba cmos, i vetmi ai kurre nuk eshte dorezu dhe e pruni krejt boten ne Kosove", thote boksieri Salihu. Ndersa syte po i mbusheshin lot, Presidenti Rugova per Salihun eshte nje njeri qe veshtire se mund te nderrohet dhe te gjendet nje si ai. "Vec Rugoven nuk mundet me nderrua kerkush hic, duhet tash populli me zgjedh nje kryetar tjeter, por si ky nuk eshte kerkush. Nje kohe e gjate ka me shku per me pas nje njeri si ky. Ai eshte njeri i madh edhe kane me pa shqiptaret ca ka me bo bota per to", thote Salihu.

    "Per mu si Azis, si sportisti ma i madh shqiptar, une vete , familja ime, gruja ime, f' mit e mi jane te hendikepum jane te merzitur , ai njeri eshte njeri i madh edhe do te shkon nje kohe e gjate e nuk do te kemi asi njeri", thote Salihu.

    I tronditur rreth vdekjes se Presidentit Rugova ishte edhe qytetari i vjeter i Prishtines, Avni Plepolli. "Jemi shume te tronditur..., shume ai ka qene personi me i merituar gjate ketyre viteve Kosova duhet te mburret me veprat e tij', shprehet ai, duke kujtuar momentin kur e ka marre lajmin per vdekjen e Presidentit.

    Alban Isufi, nje i ri nga Prishtina, ishte tronditur me vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cmuar ate si nje njeri te paqes dhe nje njeri te pazevendesueshem per vendin te cilin e ka pasur. "Dr Rugoven e cmoj si njeri dhe si politikan famoz i popullit tone, si njeri i paqes,. Eshte i pazevendesueshem", thote Albani, student i shkencave politike. Albani mendon se me vdekjen e Rugoves do te vine edhe problemet, posacerisht kur per disa dite do te fillojne negociatat, ndersa lideri mungon. Qamil Galimunes nga Prishtina i dhimbset tej mase Presidenti Rugova, duke e cilesuar ate si njerin nga personat qe ka marre detyren ne kohet me te veshtira. "Po mu dhimet shume valla se ai e ka marre ate detyre atehere kur u kane ma s' veshtiri", thote ai. Qamili tashme e ka hallin se kush do te mund te ta zevendesonte presidentin e ndjere dhe kush do te mund ta kryente punen sikurse ai.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #64
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Krijoi vetedijen nderkombetare per Kosoven

    E Diele, 22 Janar 2006

    Kur ka degjuar lajmin per vdekjen e Presidentit te Kosoves, mesditen e shtune, Sekretari i Puneve te Jashtme te Britanise, Xhek Strau, ka percjelle ngushellimet per tere popullin e Kosoves. "Mendimet dhe lutjet tona jane me familjen e tij ne kete kohe te veshtire", eshte deklaruar ai. Strau ka vleresuar se Presidenti Rugova ishte nder figurat me te dashura ne Kosove, duke thene se ai ka krijuar vetedijen nderkombetare dhe brengen e tyre per telashet e popullit te Kosoves. "Duke i bere keto, ai gjithmone ka ndjekur cakun e tij, duke perdorur mjete paqesore". Strau ka kujtuar se vdekja e Rugoves erdhi ne kohen kur procesi per te vendosur statusin e Kosoves sapo filloi.

    "Kjo eshte dicka qe Presidenti Rugova e ka pritur dhe dhe avokuar nje kohe te gjate. I tere populli i Kosoves duhet vazhduar te punojne per shoqeri stabile dhe multietnike ku te gjithe njerezit, pa marre parasysh prejardhjen etnike, racen apo besimin, mund te jetojne te lire, ne paqe dhe siguri. Kjo do te ishte nje trashegimi e qellueshme per President Rugoven".

    --------

    Humbja e liderit historik

    E Diele, 22 Janar 2006

    Perfaqesuesi i Larte i Bashkimit Europian per Politike te Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, ka ftuar lideret e Kosoves qe pas vdekjes se Presidentit Ibrahim Rugova te tregojne unitet dhe pergjegjesi. "Humbja e Presidentit Rugova erdhi ne kohen e sfides se vecante", thuhet ne komunikaten per media te leshuar nga zyra e shefit te diplomacise europiane. Solana ka thene se Kosova ka humbur liderin historik qe tere jeten ia ka kushtuar mbrojtjes dhe promovimit te te drejtave te popullit te Kosoves. "Presidenti Rugova ishte njeri i paqes dhe thellesisht i perkushtuar per idealet e jodhunes".

    Nderkohe qe edhe Kryetari i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, ka thene se e nderon punen e tij per zgjidhje paqesore te ceshtjeve ne Kosove. "I ftoj te gjithe lideret qe te vazhdojne te punojne me kete ndjenje", ka thene Berroso.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #65
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kosova i bën homazh figurës së Rugovës


    Në Prishtinë kanë filluar homazhet për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili vdiq të shtunën pas një sëmundje të rëndë.

    Arkivoli me trupin e pajetë të presidentit Rugova është vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës ku po bëhen homazhe.
    Që nga ora 9,00 e mëngjesit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës kanë filluar homazhet ndërsa për 15 ditë rresht Kosova do të jetë e veshur në petkun e zisë kombëtare.

    Përreth arkivolit janë rreshtuar pjesëtarët të Gardës Ceremoniale të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa në anën e djathtë janë të ulur bashkëshortja dhe tri fëmijët e presidenit Rugova.
    Homazhe kanë bërë krerët e institucioneve vendore e ndërkombëtare, shefi I UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, komandanti i KFOR-it, gjenerali Valotto, shefat e zyrave diplomatike në Kosovë, kryeministri Bajram Kosumi me gjithë kabinetin qeveritar, kryeparlamentari Nexhat Daci, deputetë, zyrtarë të partive politike e punonjës të administratës.
    Nga ora 12,00 deri në orën 18,00 holli i Kuvendit të Kosovës është i hapur edhe për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të nderojnë jetën dhe veprën e presidentit Rugova.

    Homazhet për presidentin Rugova do të mund të bëhen në Kuvendin e Kosovës edhe nesër e pasnesër, ndërsa të enjtën trupi i pajetë i kryetarit të ndjerë do të dërgohet në sallën 1 Tetori për ceremoninë përfundimtare mortore para përcjelljes në banesën e tij të fundit.
    Homazhet për presidentin Rugova po bëhen nën masa të rrepta të sigurisë.
    Rruga kryesore "Nënë Tereza" është bllokuar që nga mesnata për trafikun, ndërsa në gjithë qytetin janë shtuar patrullat e policisë.
    Pritet që në Prishtinën të vërshojë një fluks i madh i qytetarëve nga të gjitha viset shqiptare për të bërë homazhe para arkivolit të presidentit.
    Këshilli për përgatitjen e menifestimeve për përcjelljen e presidentit në banesën e tij të fundit, ende nuk i ka harmonizuar të gjitha hollësitë rreth ceremoniesë mortore të presidentit Rugova.

    Përkujtohet presidenti Rugova

    Kosova do të mbajë 15 ditë zi kombëtare për presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.
    Në gjithë Kosovën, flamujt janë ngritur në gjysmë shtizë, gazetat kanë dalë me edicione speciale dhe me shiritin e zi, ndërsa radiot po transmetojnë muzikë funebre.
    Mijëra qytetarë nga të gjitha viset e Kosovës, Luginës së Preshevës, Maqedonisë, Shqipërisë, si dhe nga diaspora, po qëndrojnë në radhë të gjata për të ngushëlluar familjen Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij.
    Nuk janë të rrallë qytetarët e të gjitha moshave që nuk përmbahen nga vaji.
    Presidenca ka njoftuar se ngushëllimet do të pranohen çdo ditë nga ora 9.00 deri në orën 18.00.
    Është thënë se kjo ka qenë dëshirë e familjes Rugova.
    Ngushëllime po shprehen edhe në fshatin e lindjes të presidentit, në Cërcë të Istogut.
    Në adresë të zyrtarëve të lartë të vendit, po arrijnë me mijëra telegrame ngushëllimi, në mesin e të cilëve edhe nga burra shteti dhe figura të njohura ndërkombëtare.
    Ceremonia mortore e presidentit Rugova do të organizohet ditën e enjte, në varrezat e qytetit në Prishtinë.
    Paralajmërohet se në këtë ceremoni do të marrin pjesë qindra mijëra qytetarë.
    Disa nga detajet e organizimit të ceremonisë mortore janë caktuar në mbledhjen e Këshillit për Varrim që u mbajt të dielën.

    Varrimi - të enjten

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci tha pas mbledhjes së këtij këshilli, se me dëshirën e familjarëve varrimi i presidentit, është shtyrë për një ditë.
    “Të enjten do të jetë varrimi, ne mendojmë në varrezat e qytetit, por të gjitha detajet do t’i japim me kohë. Takimi kryesor i përshëndetjeve të fundit do të jetë salla “1 Tetori” në Prishtinë”,- tha kryeparlamentari Daci.
    Këshilli i Varrimit ka formuar një grup ekzekutiv, të cilin e përbëjnë politikanë vendorë dhe zyrtarë ndërkombëtarë, të cilët do të përcaktojnë të gjitha ceremonitë, përfshirë edhe pritjen e delegacioneve të shteteve që do të marrin pjesë në varrimin e kryetarit Rugova.
    Grupi ekzekutiv për ceremoninë e varrimit përbëhet nga Nexhat Daci, kryetar i Kuvendit, Soren Jessen-Petersen, shef i UNMIK-ut, Guissepe Valotto, komandant i KFOR-it, Fatmir Sejdiu, Adem Salihaj, Kolë Berisha, Alush Gashi, Sali Cacaj dhe Xhavit Haliti, deputet.
    Është propozuar gjithashtu që rojën e nderit dhe nderimet ceremoniale t’i bëjë Garda Ceremoniale e Trupave të Mbrojtjes të Kosovës
    Kryeparlamentari Daci tha se shumë figura politike ndërkombëtare kanë shfaqur interesim për të marrë pjesë në varrimin e presidentit Rugova, por ai nuk përmendi ndonjë emër.
    “Ka shumë personalitete të ndryshme që e kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë në varrim, por unë nuk do të doja të flas me emër”, u shpreh zoti Daci.

    Vlerësohet figura e presidentit Rugova

    Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të dielën një seancë përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e presidentit Rugova, ku morën pjesë edhe kryeministri Kosumi me anëtarët e kabinetit të tij si dhe shefi i UNMIK-ut, Petersen, komandati i KFOR-it, gjenerali Valotto dhe përfaqësues të zyrave diplomatike në Prishtinë.
    Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci tha në fjalimin përkujtimor se presidenti Rugova nuk kurseu asgjë, por flijoi çdo gjë që sot populli i Kosovës të jetojë i lirë.
    “Kosova është krenare që e pati Ibrahim Rugovën. Kosova është e sigurtë në të ardhmën e saj, sepse e ka veprën e presidentit Ibrahim Rugova. Le të pushojë i qetë në parajsë, Presidenti ynë”,- tha zoti Daci.
    Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, ndërkaq tha se Kosova ka humbur presidentin Rugova në një moment shumë të ndjeshëm, që siç tha ai mund të krahasohet me “një tragjedi njerëzore”.
    Sipas zotit Petersen, presidenti Rugova ka qenë element përcaktues në polikën e Kosovës për një kohë të gjatë dhe "tani është e vështirë ta mendojnë Kosovën dhe politikën kosovare pa të. "
    “Takimi im i parë me presidentin ka qenë në vitin 1996 dhe më pas ai më tërhoqi me pandryshueshmërinë e vizionit të tij politik dhe vendosmërinë për qëllimin e tij të vetëm të cilit ia kushtoi jetën – e kjo është Kosova e lirë. Ky është vizion dhe qëllim të cilin e ndajnë shumica e popullsisë në Kosovë dhe ky Kuvend”.

    “Është një vizion, realizimi i të cilit është në duart tuaja, liderëve të Kosovës. Bashkimi dhe përkushtimi juaj për të jetësuar vizionin e presidentit Rugova është thelbësor për muajt e ardhshëm. Ne kemi humbur presidentin Rugova në një kohë të ndjeshme që përmbledhë gjithë atë që quhet “tragjedi njerëzore,”tha zoti Petersen në Parlament.
    Kryeministri Bajram Kosumi ndërkaq tha se presidenti Rugova është njeri i paqes dhe i pavarësisë së Kosovës.

    Kreu i qeverisë tha se Presidenti Rugova ishte bartës i proceseve në Kosovë, ndërtues i institucioneve dhe njeri i durimit.
    Sipas tij, Ibrahim Rugova është cilësuar si njeri i pavarësisë dhe emri i tij është i lidhur pashkëputshëm me pavarësinë e Kosovës.
    “Presidenti Rugova edhe përtej kufijve të Kosovës, kudo nëpër botë, ka krijuar imazhin e njeriut të pavarësisë së Kosovës. Ne i kemi borxh njeriut të paqes e pavarësisë, për ta bërë shtetin e Kosovës, amanetin e tij më të shenjtë e më të madh. I kemi mbetur borxh njeriut të Kosovës që ta ndërtojmë Kosovën shtet të qytetarëve të saj. Ai ishte njeri i bashkimit dhe tolerancës, njeri i mirëkuptimit dhe i forcës intelektuale dhe njeri i së tashmes e të nesërmes,”theksoi kryeministri Kosumi.

    Jetën dhe veprën e presidentit Rugova e ka përkujtuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtar i së cilës ishte ai.
    Kryetari i këtij institucioni, akademiku Rexhep Ismajli ka folur për veprat dhe hulumtimet shkencore të presidentit në fushën e letërsisë.
    “Ibrahim Rugova veproi me qëndrimin për të mos iu shtruar regjimeve në një interpretim të vetëm. Me gjerësinë e teorive tematike, kritike, inicuese, me nismat e projekteve hulumtuese, na solli përpara një vepër që shtron çështje dhe hap horizonte,”- tha akademik Ismajli.

    Ndërkohë, në Prishtinë janë takuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, komandanti i KFOR-it, Guissepe Valotto si dhe shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Golberg, për të diskutuar për zhvillimet e mëtejme në Kosovë, pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.
    Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen - Petersen tha se tani duhen lënë anash çështjet politike për t'i bërë nderim presidentit Rugova.
    Por, zoti Jessen-Petersen ka theksuar se ëndrra e presidentit Rugova për një Kosovë të pavarur do të mund të bëhej realitet me një punë të përbashkët të të gjithëve.

    Është një ëndërr e qartë. Dhe, me bashkim, të gjithë do të punojnë së bashku për të bërë të mundur që kjo ëndërr të bëhet realitet,” ka thënë Jessen-Petersen duke vlerësuar se presidenti Rugova ka luajtur një rol kyç në procesin politik.

    Sipas tij, presidenti Rugova ka vënë bazat e një vizioni për Kosovën.
    “Ai ka ofruar udhëzimet e qarta dhe secili e di se cilën rrugë ai do të dëshironte të ecë. Ju keni dëgjuar deklarata të unifikimit dhe ju do të vazhdoni t'i dëgjoni ato. Unë nuk do të shqetësohesha shumë rreth kësaj. Tani ne po mbajmë zi dhe po e respektojmë figurën e tij. Ne jemi të gatshëm të përgatisim një ngjarje të dinjitetshme me funeralin e tij dhe të tregojmë se presidenti Rugova me të vërtetë e ka merituar këtë,”- tha të dielën Jessen-Petersen.

    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #66
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ibrahim Rugova


    (1944-2006)

    Rugova:
    "Kosova është e pavarur. Duhet njohje formale"


    Ibrahim Rugova ka lindur në fshatin Cërcë të Istogut, Burimit në Kosovën përendimore, më 2 dhjetor të vitit 1944.
    Ka qenë djali i një tregtari të vogël, i cili është ekzekutuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botëore nga komunistët jugosllavë.
    Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në vendlindje, ndërkaq studimet në Prishtinë, në Beograd dhe në Paris.
    Ka studiuar linguistikën në Univeristetin e Sorbonës dhe më pas ka punuar si studiues dhe kritik i letërsisë në Prishtinë, për një kohë të gjatë në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
    Në vitet tetëdhjetë-nëntëdhjetë ka qënë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe qysh atëherë është shquar me një aktivitet të ngjeshur në mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Kosovës.
    Në fakt qysh atëherë ishte shndërruar në disident politik.
    Në politikë është futur me 1989 duke qenë njëri prej pak intelektualëve që e krijuan partinë e parë politike, jashtë skemës së atëhershme të organizimit politik.
    Në dhjetor të vitit 1989 u krijua Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe kryetar i saj i parë u zgjodh Ibrahim Rugova.
    Ai shumë shpejt, që në vitin 1990, e krijoj imazhin e një politikani modern, duke propaguar shëputjen e Kosovës nga Serbia fillimisht, e më pas edhe nga Jugosllavia e atëhershme.

    Ibrahim Rugova, duke qenë kryetari i parë i një partie politike në sistemin pluralist u bë opozitari më i madh i regjimit të Beogradit që drejtohej nga Sllobodan Millosheviqi.
    Rugova ishte bërë politikani i parë që mendonte se të drejtat e popullit të Kosovës mund të realizoheshin me rrugë paqësore dhe pa dhunë.
    Ai dhe partia e tij, arritën që në vitin 1991, të mbanin një referendum për Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran, mirëpo rezultatet e këtij referendumi, qenë shpallur të jashtëligjshme nga Beogradi dhe udhëheqja e atëhershme jugosllave.
    Një vit më par, më saktësisht në shtator të vitit 1990, delegatët e Kuvendit të shpërndarë të Kosovës, kishin miratuar një kushtetutë me të cilën Kosova shpallej republikë e pavarur e federatës-konfederatës jugosllave, mirëpo edhe ky vendim qe shpallur i jashtëligjshëm.
    Mirëpo, pavarësisht prej kësaj, në vitin 1992, Rugova në mënyrë të njëanshme kishte organizuar zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ku ai u zgjodh president i Kosovës.

    "Ne jemi për një Kosovë të pavarur, njësoj të hapur si ndaj Serbisë ashtu dhe Shqipërisë",- ishte ky prononcimi i tij më i shpeshtë nëpër konferencat e përjavshme të shtypit.
    Me këta hapa të tij, Rugova u bë udhëheqës i pakontestueshëm i shqiptarëve të Kosovës.
    Ai pas këtyre zgjedhjeve arriti të krijojë edhe qeverinë e Kosovës në ekzil dhe të organizojë një strukturë paralele në Kosovë, duke filluar nga administrata, arsimi e deri te shëndetësia.
    Gjatë kësaj kohe provoi të bëj disa hapa bashkëpunimi me regjimin e Millosheviqit, fillimisht për zhbllokimin e objekteve shkollore, por pa sukses.
    Duke qenë lideri i vetëm politik në Kosovë, Rugova u bë partner politik i shumë shteteve përendimore dhe fitoi simpatinë e tyre.
    Viti 1997 dhe fillimi i konflikteve të para të armatosura ndërmjet guerilës shqiptare dhe forcave serbe në Kosovë, e gjetën Rugovën në postin e kryetarit të LDK-së dhe në postin fiktiv të presidentit të shtetit.
    Ai mbetet lider i krahut të moderuar ose paqësor politik të Kosovës.
    Duke qenë prijës i këtij krahu, ai mori pjesë në konferencën e Rambouillet dhe të Parisit, por jo si kryetar i delegacionit.

    Krahu i luftës rezulton të jetë më i autoritetshëm dhe ai vëhet në krye të veprimtarisë luftarake e politike të kohës.
    Gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në mars të vitit 1999, Rugova mbetet i ngujuar në shtëpinë e tij në Prishtinë.
    Ai gjatë kësaj kohe detyrohet të takohet dy herë me Millosheviqin në Beograd dhe të kërkojë edhe ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s.
    Ai dhe familja e tij, arrinë të largohen nga kosova dhe të strehohen në Itali, vetëm pas ndërhyrjes së komunitetit fetar Shan Exhidio, i cili mbante raporte miqësore me Millosheviqin.
    Në Kosovë Rugova kthehet menjëherë pas luftës.
    Me një autoritet të luhatur, ai arrin që të rikthehet në skenën politike dhe i fiton zgjedhjet e para të pasluftës, dhe më 2002 bëhet kryetar i Kosoves i njohur ndërkombëtarisht.
    Rugova e krijoi edhe qeverinë e parë me partinë e udhëheqësit politik të ish-UÇK-së, Hashim Thaçi.
    Presidenti Rugova dhe LDK-ja, arrijnë që të fitojnë edhe zgjedhjet e dyta të përgjithshme dhe Rugova në vitin 2004 rizgjedhet president edhe për katër vite të tjera.

    Ai arrin të jetë edhe dëshmitar kundër armikut të tij të vjetër Sllobodan Millosheviqit në Gjykatën e Hagës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.
    Gjatë kësaj kohe të presidencës së tij, ka patur edhe një tentim vrasje ndaj tij: në korrik të vitit 2005 shpërtheu një bombë në afërsi të makinës së tij, mirëpo ai shpëtoi i palënduar.
    Pak muaj më parë, Ibrahim Rugova krijoj edhe grupin negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës, dhe ai u vu në krye të këtij grupi.
    Në fund-gushtin e vitit 2005 mjekët zbuluan se presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkëri.
    Ai vdiq të shtunën në moshën 61 vjeçare në ora 11.38 minuta në rezidencën e tij në Prishtinë në praninë e familjes dhe mjekut personal.
    Është baba i tre fëmijëve, dy djemëve dhe një vajze.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51


    25 janar 2006

    Zëri i Amerikës (24.01.2006) - Keida Kostreci

    Richard Holbrooke, një nga diplomatët që ka luajtur një rol qendror në Ballkan, gjatë viteve 90 thotë se Presidenti Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm. Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, tha dje për Zërin e Amerikës se populli i Kosovës ishte me fat që u drejtua nga një njeri i tillë dhe tani duhet të punojë për të realizuar ëndrrën e Presidentit Rugova për pavarësi. Ambasadori Holbrook foli edhe për një ëndërr të tijën për të ardhmen e popujve të Ballkanit.

    Ambasadori Holbrooke e përmbledh me pak fjalë rolin e rëndësishëm të Presidentit Rugova për Kosovën.

    “Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij”.
    Ambasadori thotë se e njihte mirë Presidentin Rugova dhe për të shprehur kujtimet e tij sjell vetëm një detaj dhe simbolizmin e tij.

    “Gjithmonë do ta kujtoj që kur e takova, ai kishte shallin e tij të përhershëm dhe tha se nuk do ta hiqte deri kur Kosova të ishte e lirë. Më vonë, kur shkova përsëri në Prishtinë e pashë pa shall në qafë. Ishte diçka e mrekullueshme. Ai ishte një njeri i madh dhe populli i Kosovës ishte me fat që e kishte atë si udhëheqës”.

    Duke u përgjigjur për sfidat me të cilat përballet Kosova pas vdekjes së Presidentit Rugova në një moment aq kritik për të ardhmen e saj, ambasadori Holbrooke shpreh besimin se trashëgimia e tij do të mbetet dhe thotë se shpreson që shqiptarët të bashkohen për të punuar drejt qëllimit për të cilin u përpoq presidenti Rugova.

    “Shqiptarët e Kosovës kanë një mision historik për të plotësuar. Tani aq më tepër si një nderim ndaj kujtimit të doktor Rugovës”.

    Ish diplomati nuk i jep ndonjë rëndësi të madhe faktit që bisedimet e parashikuara për në janar, u shtynë për në shkurt, por e vë theksin tek ajo që duhet të bëjnë shqiptarët për të realizuar qëllimin e tyre.

    “E rëndësishme është që shqiptarët dhe delegacioni i tyre të jenë të bashkuar rreth një programi të qartë për pavarësi dhe respekt të plotë për të drejtat e të gjitha pakicave në Kosovë, për të drejtat e tyre kulturore, fetare, politike, etnike dhe gjuhësore. Kjo është thelbësore. Pa mbrojtjen e këtyre të drejtave do të jetë e pamundur të realizohet ëndrra që ka trazuar shqiptarët e Kosovës për shekuj me radhë”.

    Megjithëse shqiptarët janë shprehur se nuk pranojnë asgjë më pak se pavarësinë dhe serbët do të ishin dakord me gjithçka përveç pavarësisë, ambasadori Holbrooke thotë se gjithkush e di se cilat janë alternativat dhe me siguri që ata do të jenë në gjendje ta gjejnë zgjidhjen.

    Megjithatë ai thotë se nuk do të donte të bënte parashikime për përfundimin e negociatave.

    “Nuk ka vlerë të parashikohet përfundimi i negociatave. Vetëm po them se e rëndësishme është që nëse shqiptarët duan të realizojnë ëndrrën e tyre historike, të cilën unë e mbështes, ata duhet të garantojnë sigurinë dhe lirinë e pakicave, sidomos të serbëve”.

    Megjithëse një nga idetë e hedhura për të ardhmen është për një marrëveshje si ajo e Dejtonit, ambasadori i cili ishte vetë një nga arkitektët e saj, nuk sheh ngjashmëri mes Bosnjës dhe Kosovës dhe nuk e sheh të përshtatshme një zgjidhje të tillë. Ai gjithashtu shprehet qartë se megjithëse janë negociatorët ata që do të vendosin, ai vetë është kundër ndarjes.

    Ambasadori Holbrooke është optimist për të ardhmen e bisedimeve edhe për një arsye tjetër. Ai vlerëson lart diplomatët ndërkombëtarë që janë caktuar për të ndërmjetësuar.

    “Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kombet e Bashkuara kanë emëruar emisarë të shkëlqyer. Marti Ahtisaari është shumë i zoti dhe i dërguari amerikan, Ambasadori Frank Wisner, të cilin e njoh prej kohësh, që kur kemi qenë bashkë në luftën e Vietnamit, është një nga diplomatët më të zotë në historinë moderne të diplomacisë amerikane. Kështu mendoj se ekipi i Ahtisaarit dhe Wisnerit do të ketë një rol shumë të madh për zgjidhjen e këtij problemi të vjetër”.

    Ambasadori vlerëson angazhimin aktual të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, pas 4 vjet vonese dhe thotë se ky është një sinjal shumë i mirë për paqe dhe qëndrueshmëri. Por si e parashikon zoti Holbrooke Ballkanin, në të ardhmen?

    “Ëndrra ime është që Ballkani të jetë një grup vendesh të pavarura, të lidhura në një zonë të përbashkët ekonomike dhe që të futen të gjitha në Bashkimin Evropian përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kroacinë”.

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Ibrahim Rugova, një burrë që do t’i mungojë Kosovës




    Ibrahim Rugova, një burrë që do t’i mungojë Kosovës

    Shkruan: Bernard Kushner

    Ibrahim Rugova, 61-vjeçar, i quajtur "Gandi i Ballkanit ", sapo vdiq. Konsumues i madh cigaresh në vendin ku të gjithë pinë duhan. Ai vdiq nga kanceri në mushkëri. Në këtë plan nuk arrita ta bind. Vishej gjithmonë me kostum të errtë, të gështenjtë ose të hirtë, me këmishë të bardhë e kravatë, ai mbante në qafë gjithmonë një shall mëndafshi. Në rrafshinën e Kosovës dhe në malet përreth, ky burrë ishte unik. Ai mendonte dhe shprehej si intelektual dhe e kishte mërzi të bëhej i pari. I urrente mbledhjet publike ku shprehej pa karizëm, me zërin e ulur dhe me arsyen e një profesori të formuar në Sorbonë. Ai çapitej nëpër këto rajon të ashërd dhe fshatra pa ndonjë mëshirë a keqardhje dhe preferonte zyrën shtëpisë së vet në lagjen shik të Prishtinës. Ai e urrente dhunën dhe mendonte se debati, e vetmja rrugë e suksesit, mbetej gjithmonë e mundshme.
    Në Ballkan trimëria e egër, kuraja heroike, shprehja masive, fizike e angazhimit përshfaqen në çdo gjest të njerëzve. Ata shkojnë në treg ose i ruajnë veturat sikur sakrificë. Thuhet se në Kosovë fëmijët mësohen për ta njohur vetëm një frikë: atë si të tregohet ajo. Njerëzit e Ballkanit, me psikizmin e modeluar gjatë shekujve të betejave, përpiqen që gjithmonë të japin prova të kësaj trimërie të pezmatuar që nxit kërkimin e rrezikut me duele të pakuptimta. Në këtë kontekst burrërie, teoria e jo dhunës, ajo të cilin ai e ligjëronte me ngulm, ngjate një strehim i gjorë, në mos dhe jo degradues. "Ibrahim", siç e quanin të gjithë, me një buzëqeshje aq gjentile dukej i kundërt.
    Në Kosovë ekziston hendeku ndërmjet atyre që morën armët në duar dhe atyre që përdoren metoda më të buta, më moderne, më mediatike. Hashim Thaçi, shef i UÇK-së, në opozitë, ushtari Ramush Haradinaj, i bërë kryeministër dhe plaku Ibrahim Rugova simbolizojnë zgjidhje që mbeten të papajtuar një kohë të gjatë. Kjo diferencë mbetet e madhe tani, në kohën kur, nën udhëheqjen e finlandezit Marti Ahtisarit, do të fillojnë bisedimet e serbëve dhe kosovarëve për statusin final të Kosovës.
    Kur u zgjodh president i Kosovës, ai mori zyrën e madhe me mobile druri të errtë që ka qenë më parë e imja, ku më herët kishte qëndruar guvernatori serb, në ndërtesën e Qeverisë. Por ai gjithmonë i pranonte vizitorët në shtëpinë e madhe familjare në rrugën për në Gërmi. Kopshti dhe bodrumi ziheshin nga sigurimi. Ibrahim Rugova priste mysafirët sipër shkallëve dhe i shpinte ata në dhomën e pritjes me shqiponjën dykrerëshe të flamurit të Kosovës për të evituar ngjashmërinë me flamurin shqiptar, të dizajnuar nga ai vetë, të cilën askush nuk e donte. Dy foto të mëdha e paraqisnin me Melin Ollbrajtin dhe me kryetarin Klinton. Dhoma ishte me përlot trofe. Drejtori i kabinetit të tij, subtili Skender Hyseni, ishte gjithmonë aty. E ngrinim një gotë dhe qeshnim për kohët e ikura, për vizitën time të parë në vitin 1991 fshehtas dhe të rezistencës pasive ndaj Slobodan Milosheviqit, "kur Ibrahim Rugova, me forcën e bindjes, ia kishte dalë të krijonte një administratë shqiptare nëntokësore, shkolla nëpër bodrume dhe klinika nëpër parkingje. I evokonim vendimet politike për të filluar dialogun për Kosovën me serbët, ithtar i të cilit ishte Ibrahim Rugova, me temë kryesore, kushtet e serbëve të mbetur në Kosovë, gjithnjë të rrezikuar nëse jo dhe të dhunuar. Ibrahim Rugova ndante indinjatën me ne. Ai qe aq shumë kohë ishte shënjestër, ai që mbijetoi shumë përpjekje për vrasje, pranonte gjithmonë të shkonte në shtratin e viktimave serbe dhe të m erret pozitën për respektin e të drejtave të njeriut. Sigurisht se kjo nuk mjaftonte që të ndaleshin aktet e këqija.
    Pas takimit Ibrahim Rugova rregullisht e shoqëronte të ftuarin e vet në zyrën e pritjes, me tryezat e mbuluara me mineralet plot ngjyra nxjerrë nga toka e Kosovës, xeheroret e Trepçës. Ai ofronte një gur shkëlqyes, një gur të praruar, simbol i këtij vendi të vrazhdë -e masiv, pa butësi e dashuri, ku këngët e trimërisë zëvendësojnë gjithnjë këngët e dashurisë.
    Bashkësia ndërkombëtare bashkohet vetëm në fatkeqësi. Ne e kemi harruar ca Kosovën, përpjekjet diplomatike, dhembjet e lindura nga regjimi përjashtues i vendosur nga Milosheviqi që i ngjante 'aparteidit. Ne kemi humbur nga pamja qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga rajon i nga ithtarë të Slobodan Milosheviqit, luftën ajrore që e bëmë aty, zgjedhjet e suksesshme dhe të përcaktuara nga vetë shqiptarët. Kosova ka përjetuar një eklips indinjate. Vdekja e Ibrahim Rugovës, kryetar pa pallat e pa komb, luftëtar idesh, luftëra i paqes, një burrë këmbëngulës dhe i vetmuar që e dërgoi popullin e vet drejt një të ardhmeje që nuk do të jete veçse e mirë, na përkujton angazhimin tonë dhe premtimet tona.
    Pa të, pa këmbënguljen e tij, pa rezistencën e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë as shpresë së lirisë për të. Ai ishte një erudit, më me dëshirë autokrat, i paparashikueshëm dhe fleksibël njëkohësisht, njeri i dialogut, luftëtar këmbëngulës, shumë popullor dhe megjithatë izoluar, gjithnjë i sjellshëm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellë dhe maturia e bënin ndonjëherë krenar. Dhe afër tij kaloi Historia.

    Paris, 24 janar 2006
    (Autori është profesor në CNAM, themelues i Mjekëve të Botës, ka qenë përfaqësues i lartë i Kombeve të Bashkuara në Kosovë)

  9. #69
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

    Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971. Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.

    Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

    Autor i dhjetë librave, Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë.

    Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

    Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe partie grupe të tjera.

    Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

    Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

    LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.
    Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

    Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.






    Gjatë ditës, priten takime urgjente të të gjitha partive politike të Kosovës


    Me rastin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, sot të gjitha partitë më të mëdha politike të Kosovës kanë paralajmëruar takime urgjente.


    Mediat botërore njoftuan për vdekjen presidentit Rugova


    Informacionin për vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova e kanë dhënë të gjitha mediat botërore,duke e vlerësuar atë si personalitet të shquar dhe njeri i cili gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua çështjes së pavarësisë së Kosovës.

  10. #70
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    Ndërroi jetë Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova


    Si pasojë e sëmundjes së rëndë nga e cila vuante që disa muaj, ka vdekur presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Njoftimi për vdekjen e presidentit Rugova, 61 vjeçar, është konfirmuar për RTK-në nga ministri i Pushtetit lokal Lutfi Haziri. Sipas komunikatës së presidencës, ai ndërroi jetë në ora 11:38. Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë. Menjëherë pas lajmit për vdekjen e presidentit Rugova, kryeadministratori Jesen Petersen ka ftuar në një takim urgjent liderët kosovarë. Mjekët patën zbuluar në shtator të vitit të kaluar se Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkri.

  11. #71
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    vura re me siper ca gabime perkthimi jo te vogla...

    Ibrahim Rugova, një njeri që do t’i mungojë Kosovës

    nga Bernard Kouchner

    Le Monde, 24.01.2006

    Përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vol


    Ibrahim Rugova, 61 vjeç, i mbiquajtur "Gandi i Ballkanit", ka vdekur. Tymues i madh cigaresh në një vend ku të gjithë pinë duhan, ai është dorëzuar nga një kancer mushkërish. Në këtë drejtim, kisha dështuar për ta bindur. Ai ishte i veshur gjithmonë me një kostum të errët, kafe ose gri, këmishë të bardhë dhe kollare, dhe në qafë mbante gjithmonë një shall mëndafshi. Mbi rrafshin e Kosovës dhe në malet përreth, ky njeri ishte unik. Ai mendonte dhe shprehej si një intelektual dhe i vinte neveri ta nxirrte veten përpara. I urrente mbledhjet publike ku ai shprehej ka karizmë, me zërin e butë dhe arsyetimin e një profesori të formuar në Sorbonne. Ai u ngjitej si me përtesë atyre viseve të ashpra dhe fshatrave pa ndonjë hir të veçantë, duke preferuar më mirë zyrën e shtëpisë së tij të madhe në lagjet e pasura të Prishtinës. E urrente dhunën dhe mendonte që diskutimi, e vetmja udhë e suksesit, mbetej gjithmonë i mundshëm.

    Në Ballkan, trimëria në gjendje bruto, guximi heroik apo shtazor, shprehja masive, fizike e angazhimit shprehen në secilin prej gjesteve të njerëzve. Për të shkuar në treg apo parkuar makinën e tyre, ato ecin njëlloj sikur të shkonin në flijim. Në Kosovë, thuhet që fëmijët mësojnë të njohin vetëm një frikë : frika për të treguar frikën. Njerëzit e Ballkanit, me psikizmin e modeluar nga shekuj të tërë betejash, përpiqen për ta treguar gjithmonë këtë guxim dëshpërues që shtyn për ta kërkuar rrezikun apo për ta krijuar atë me sfida të pakuptimta. Në këtë kontekst burrërie, teoria e jo-dhunës, ajo të cilën Ibrahim Rugova e zbatonte papushim dhe qetësisht, shfaqej si një strehë qesharake, në mos zhvleftësuese. "Ibrahimi", siç të gjithë e quanin kështu, ishte një pacifist i paepur dhe koka e tij prej profesori Nimbus, një buzëqeshje aq e sjellshme saqë ai dukej madje si në turp, e rëndonte rastin e tij.

    Në Kosovë, një hendek i tërë i ndan ata që morën armët dhe ato të cilët përdorën metoda më të buta, më moderne, më mediatike. Hashim Thaçi, shef i UÇK së ngelur në opozitë, ushtari Ramush Haradinaj, i bërë kryeministër, dhe plaku Ibrahim Rugova simbolizonin zgjedhje që qenë për një kohë të gjatë të pathjeshtueshme tek njëra-tjetra. Ky dallim mbetet shumë i madh sot, në momentin ku nën kujdestarinë e Finlandezit Martti Ahtisaari, fillojnë diskutimet ndërmjet Serbëve dhe Kosovarëve në lidhje me statusin përfundimtar të provincës.

    I zgjedhur president i Kosovës, ai zinte zyrën e madhe staliniane me mobilje prej druri të errët që kishte qenë e imja, pas asaj të qeveritarit serb, në "government building". Por ai i priste gjithmonë vizitorët e tij në shtëpinë e madhe të familjes që mbizotëronte në rrugën Germia. Kopshti dhe kati i parë ishin të zëna nga rojet e sigurisë. Ibrahim Rugova i priste miqtë e tij në katin e dytë dhe u printe atyre në një dhomë pritjeje, nën shqiponjat me dy krena të flamurit të Kosovës, të skicuar nga ai vetë për të shmangur ngjashmërinë me flamurin shqiptar, të cilin askush nuk e donte. Dy foto të mëdha e paraqisnin atë me Madeleine Albright dhe me presidentin Clinton. Dhoma ishte e mbushur plot me trofe. Drejtori i tij i kabinetit, i zgjuari Skender Iseni, ishte gjithmonë aty. Pinim një gotë, dhe buzëqeshnim për kohërat e bukura të shkuara, atë të vizitës sime të parë, më 1991 në kohën e klandestinitetit dhe të rezistencës pasive ndaj Slobodan Milosheviç, kur Ibrahim Rugova, për shkak të këmbënguljes, kishte arritur të sajonte një administratë shqiptare të nëndheshme, shkolla nëpër bodrume dhe klinika nëpër parkinge. Përmendnim vendimet politike që do të merreshin për provincën, dialogun e nevojshëm me Serbët, partizan i së cilit ishte Ibrahim Rugova dhe , çështje thelbësore kjo, kushtin e Serbëve të mbetur në Kosovë, gjithmonë të kërcënuar në mos të dhunuar. Ibrahim Rugova ishte në një mendje me indinjatën tonë. Ai që i cili qe aq kohë të gjatë një shënjestër, që kaloi disa tentativa vrasjeje, pranonte gjithmonë për tu shkuar tek koka e shtratit viktimave sebe dhe të merrte qëndrim për respektimin e të drejtave të njeriut. Sigurisht, kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’i ndaluar teprimet e dhunës.

    Pas hyrjes së fillimit, Ibrahim Rugova e shoqëronte rregullisht të ftuarin e tij në zyrën ngjitur, me tavolina të mbuluara me minerale në ngjyra të ndezura të nxjerrura nga toka e Kosovës, në minierat e Trepçës. Ai dhuronte një copë shkëmbi guri, një gjurmë argjendi në gur, simbol të këtij vendi të ashpër dhe masiv, pa butësi as ngrohtësi, ku këngët e gjestit zëvendësonin gjithmonë këngët e dashurisë.

    Bashkësia ndërkombëtare nuk bashkohet kurrë më mirë sesa përpara fatkeqësisë. Ne e kishim harruar paksa Kosovën, përpjekjet diplomatike, vuajtjet e lindura nga regjimi i jashtëzakonshëm i vënë në vend nga Milosheviçi dhe që ngjante me apartejdin. Ne i kishim humbur nga vështrimi qindra mijërat e Shqiptarëve të dëbuar nga rajoni nga partizanët e Slobodan Millosheviçit, luftën ajrore që ne bëmë atje, rindërtimin e filluar, fitoren e demokracisë, zgjedhjet e suksesshme dhe ecejaket e vetë Shqiptarëve. Kosova pësonte një eklips indinjate. Vdekja e Ibrahim Rugovës, president pa pallate dhe pa komb, luftëtar idesh, luftëtar i paqes, një njeri këmbëngulës dhe vetmitar i cili e përcolli popullin e tij drejt një të ardhme që nuk mund të jetë tjetër përveçse më i mirë, na kujton angazhimin dhe premtimet tona.

    Pa atë, pa ngulmimin e tij të sjellshëm, pa këmbënguljen e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë as shpresë lirie për këtë provincë serbe. Ai ishte një erudit, me dëshirë autokrat, i paparashikueshëm dhe i lakueshëm njëkohësisht, një njeri dialogu, një luftëtar i vendosur, mjaft popullor dhe megjithatë i veçuar, gjithmonë i sjellshëm, që ndrojtja, kultura e thellë dhe vetëpërmbajtja e tij e sillnin nganjëherë mjaft kokëlartë. Kjo është që pranë tij kalonte butësisht Historia.

    Bernard Kouchner jep mësim në CNAM,
    themelues i Médecins du monde,
    ai ka qenë përfaqësues i lartë i Kombeve të bashkuara në Kosovë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 26-01-2006 më 18:02

  12. #72

  13. #73
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Babai i kombit



    Erich Rathfelder
    Shallin legjendar ai e kishte mbajtur edhe atëherë rreth qafës. “Ishte shall prej mëndafshi”, tregonte Ibrahim Rugova, duke buzëqeshur në vjeshtën e vitit 1988. Dhe shalli i tij u bë simbol. Vetëm pak gazetarë arriti të thithë ai drejt Prishtinës, ku drejtoi hapat e para të lëvizjes së kosovarëve për pavarësi, ndërsa ata (gazetarët) nuk e dinin se do të flisnin me atë që do të quhej më pas “Gandi i Evropës”. Kush ishte Rugova asokohe, ndërsa s’kishte shumë kohë që kishte fituar edhe vendin e kreut të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës? Një gazetar i thjeshtë, nga ata të shumtit në mbarë Ballkanin, dhe që tekstet e tij nuk i njihte askush, pasi ai i shkruante ato në shqip, pra në një gjuhë që nuk kuptohej jashtë vendit.Kosova ishte një njollë e bardhë jashtë sfondit të edicioneve të lajmeve të përditshme në TV perëndimore, një provincë serbe me një shumicë të varfër shqiptare, në kufij të hekurt, që e ndanin nga një Shqipëri e rrënuar nga komunizmi.
    Simbol i Kosovës
    Ibrahim Rugova shumë shpejt do t’i bënte të tjerët të flisnin për të e kombin e tij. Ngritja e tij politike ishte e lidhur ngushtë çuditërisht me atë të shefit të Lidhjes Komuniste Serbe, atë që më vonë do të bëhej Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç. Millosheviç donte ta hiqte fare autonominë e Kosovës, dhënë në vitin 1971 nga kreu i atëhershëm i shtetit jugosllav, Tito, dhe në vitin 1989, pikërisht në 600-vjetorin e betejës legjendare të Fushë-Kosovës, ta bënte atë plotësisht pjesë të juridiksionit kolonial serb. Për këtë arsye, ai i dha hov një lëvizje antishqiptare, fushatave nacionaliste dhe shpërthimit të demonstratave. Nisur nga ato që paralajmëronte regjimi i Millosheviçit, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, si të themi, u bë dhe hapi i parë i shkëputjes nga Serbia. Dhe me këtë hap, Rugova u shndërrua edhe në figurë politike. Ai filloi të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve. Me fjalë të ashpra madje, ai nisi të godasë politikën e regjimit të Millosheviçit. Selia e Lidhjes së Shkrimtarëve u bë kështu dhe qendër e rezistencës shqiptare. Ai organizonte dialogë me përfaqësuesit e fuqive perëndimore. Popullsia shqiptare e mori nën mbrojtje doktorin e Filozofisë e të Letërsisë. Ai u bë president i LDK-së, së themeluar më 1989, që numëronte në radhët e veta 300.000 anëtarë, ndërkohë që popullsia shqiptare asokohe në Kosovë numërohej të ishte në rreth 1,6 milion.
    Në Jugosllavi e në republikat veriore të saj, Slloveni e Kroaci, si dhe në qytetin e Beogradit vetë, thirrjet për demokratizim u bënë dhe më të forta. Shembja e murit të Berlinit, ndërrimi i pushtetit në Hungari dhe Poloni, revolucioni në ish-Çekosllovaki dhe në Rumani, si dhe rënia e komunizmit në Shqipëri, e influencuan shumë Rugovën dhe e nxitën më shumë në rrugën e tij. Për të, demokratizimi i Jugosllavisë nuk mund të ndalohej më. Kosova duhej të ishte e lirë dhe demokratike brenda kufijve të një federate moderne. Rugova shpresonte edhe në ndihmën e demokracive perëndimore kundër politikës shtypëse të Millosheviçit.
    Rezistenca paqësore
    Pikërisht për këtë arsye, Millosheviçi nxitoi t’ia hiqte plotësisht autonominë Kosovës dhe njëkohësisht të shtypte edhe lëvizjet demokratike brenda vendit të vet. Konflikti u ashpërsua derisa në vitin 1991 më në fund të gjithë nëpunësit shqiptarë u nxorën me forcë nga puna në institucionet e aparati shtetëror. Shqiptarët zhvilluan në Kosovë një shoqëri paralele me shkolla të vetat, spitale dhe me një ekonomi të vetën private. Rugova, më 24 maj 1992, u zgjodh me 99,7 për qind të votave President i Kosovës në një proces zgjedhor që nuk u njoh nga Serbia d.m.th. Jugosllavia e mbetur. Jugosllavi në fakt nuk kishte më, pasi Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia tashmë kishin ikur dhe kishin shpallur pavarësinë e tyre, e tashmë ai po kërkonte pavarësinë e Kosovës. Rugova ishte gjithsesi një president pa pushtet real shtetëror. Shteti, policia, ushtria dhe ekonomia shtetërore mbeteshin akoma në duar të serbëve. Por me pushtetin e fuqinë e autoritetit moral, ai organizoi atë që u njoh me emrin “rezistenca paqësore pasive” e popullit kosovar. Ai i bëri jehonë një shteti të ri, multikultural e demokratik, në të cilin do të respektoheshin plotësisht edhe të drejtat e minoritetit. Nga kjo kohë, ka dalë edhe fjala “Gandi i Evropës”. Sot, nga shumë njerëz të njohur e të panjohur në vendin e tij, pikërisht kjo politikë e tij e paqes dhe kjo strategji pacifiste kritikohen. Serbia, që nga viti 1991 bëri luftë me Kroacinë dhe qysh nga viti 1992 edhe luftë me Bosnjën, i kishte lënë disi hapësirë strategjisë së rezistencës paqësore. Millosheviçi madje kishte filluar asokohe që t’i linte pak hapësira figurës e ideologjisë së Rugovës. Nëse shqiptarët (kosovarët) do të kishin rrokur armët qysh atëherë, dhe jo pesë apo gjashtë vjet më vonë, atëherë ata do t’i kishin shkaktuar një humbje shkatërrimtare Millosheviçit. Kështu, apo afërsisht kështu, perifrazohet kritika e përmbledhur që vjen nga ish-luftëtarët e aktivistët e UÇK-së së krijuar në vitin 1997.
    Rugova filloi të kishte dyshimet e veta pas “Marrëveshjes së Dejtonit” në vitin 1995, se lufta në Bosnje po përfundonte gjithsesi, ndërsa çështja e Kosovës mbeti sërish e hapur. I zhgënjyer nga bashkësia ndërkombëtare, ai u tërhoq gjithnjë e më shumë në shtëpinë e vet, në Kosovë, i goditur gjithsesi nga ana psikologjike, i rrethuar gjithnjë e më shumë nga më pak besnikë të ideve të tij. Strategjia e tij u duk se dështoi.
    Me fillimin e luftës së armatosur të UÇK-së ai gati sa nuk u zhduk. Ndërsa në Rambuje u thirrën nga bashkësia ndërkombëtare mbajtja e bisedimeve për çështjen e Kosovës në shkurt 1999, të cilat do të sillnin edhe kompromisin e shpresuar për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, ai u gjend në tavolinën e bisedimeve më shumë i heshtur. Fjalën tashmë e kishin të tjerë. Bisedimet dështuan.
    Në duar të Millosheviçit
    I pafat mund të konsiderohet edhe roli i Rugovës në fillim të sulmeve të NATO-s mbi Jugosllavi në mars 1999. Nga serbët, ai u vendos fillimisht në arrest shtëpie, e më pas u shfaq në televizionin serb në bisedë me Slobodan Millosheviçin, duke e lënë veten të keqpërdorej nga propaganda, ndërsa në të njëjtën kohë, qindra mijëra bashkatdhetarë u deportuan me dhunë nga shtëpitë e trojet e tyre. Në fillim të majit, ai pastaj, së bashku me familjen e tij, u nisën drejt Italisë. Ndërkohë që rreth një milion njerëz vegjetonin në kampe refugjatësh të ngritura në Shqipëri e Maqedoni, ai zhvillonte bisedime në Gjermani për një seli me arkitekturë feudale. Presidenti i shqiptarëve të Kosovës nuk ia doli dot megjithatë kurrë që të dilte asokohe e të takonte me qindra mijëra njerëzit e tij të vendosur prej muajsh në kampet e Shqipërisë e të rajonit. Dhe madje pati dhe një shkëputje nga ish-shokët e mbështetësit e tij më të ngushtë siç ishin kryeministri i asaj kohe, Bujar Bukoshi, ministrja e Jashtme në qeverinë në emigrim, Edita Tahiri, dhe me ekonomistin Isa Mustafa, si dhe shumë të tjerë.
    Edhe në vetë bashkësinë ndërkombëtare dhe në misionin e UNMIK-ut në Kosovë, reputacioni i tij po binte. Megjithatë, ai ia doli që me mbështetjen e partisë së tij, në zgjedhjet e para pluraliste e të lira pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, të shpallej me distancë si fituesi i zgjedhjeve. Popullsia me gjithë zhgënjimet, ia kishte dhënë sërish besimin Rugovës. Ai u zgjodh sërish president i vendit që tashmë ishte nën vëzhgimin e UNMIK-ut e të KFOR-it. Në stilin e tij të të bërit politikë, ai nuk ndryshoi kurrë. Ai vazhdonte të qëndronte gjithnjë disi i mbyllur e larg skenës aktive politike të brendshme. Për një temë ai sidomos mori një distancim të prerë. Ai e shmangte sa mundte realpolitikën. Atë ia linte më mirë ta bënin të tjerët. Por veç një gjëje, Ibrahim Rugova i qëndroi i paepur: Ai i qëndroi deri në fund, pa kompromis, çështjes së pavarësisë së Kosovës. Besimi te njeriu me shall, për njerëzit në Kosovë do të mbetet i palëkundur: Kosova duhet të jetë e lirë dhe demokratike.
    Marrë nga gazeta gjermane “Tageszeitung”
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-01-2013 më 17:53
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  14. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Presidenti i dardanëve


    Presidenti i dardanëve


    Shkruan: Gani MEHMETAJ

    Hija e tij është ogur i mirë, kështu që edhe një kohë të gjatë do ta mbrojë Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës. Ai do të jetë ora e mirë e shqiptarëve dhe frymëzimi për sakrifica e maturi. Shpresoj se puna e tij e gjatë dhe e ngulmët do të kurorëzohet me sukses.

    Pavarësia është kompromis, pati deklaruar sa e sa herë presidenti Rugova, duke ua bërë me dije qarqeve ndërkombëtare se dikur gjakimi i shqiptarëve ishte Shqipëria Etnike. Ky gjakim edhe më tutje nuk është larg zemrës së tyre, mirëpo realisht pavarësia e Kosovës është problemi më imediat. Dhe ajo nuk përfshinte vetëm Kosovën e sotme dhe Shqipërinë administrative, Shqipëria Etnike shtrihet edhe më gjerë.

    Por për të qenë më kooperativë me bashkësinë ndërkombëtare jemi të gatshëm të pranojmë kompromisin, pra pavarësinë e Kosovës. Për shtetin e Dardanisë, këtë emërtim aq të shpeshtë në fjalorin politik - e jo vetëm politik të Rugovës, - presidenti i dardanëve ishte dhe mbetet burrështetasi më këmbëngulës në parimet dhe idealet e veta. Dardania si emërtim dhe si përcaktim ishte shumë i afërt për Rugovën.

    E pati filluar me flamurin e Dardanisë, me interesimin e trashëgimisë materiale e shpirtërore, në kërkimin e rrënjëve të traditës, të cilat u bënë element mbizotërues në festat kombëtare, në theksimin me mburrje të rrënjëve tona dhe me inkuadrimin e këtyre elementeve në shtetin modern. Ishte vizionar që krijoi konturat e shtetit të Dardanisë.

    I qetë, i prajshëm, gjithherë i buzëqeshur, madje ndonjëherë nuk ngurronte që para publikut të qeshte kumbueshëm, me qeshjen e tij karakteristike, Rugova ishte burrështetasi më këmbëngulës dhe më i fortë moralisht që e patëm në Dardani. Ajo që u ka rënë në sy edhe të huajve është qëndrimi i tij në dukje i brishtë, komunikues më të gjithë, i prirë që edhe nga kundërshtarët të bëjë miq, por i pathyeshëm dhe i papërkulshëm në parimet për pavarësinë e Kosovës. Për realizimin e këtij projekti pati aq shumë sakrifica të shqiptarëve të Kosovës.

    Hapësira e rrudhur e Dardanisë

    Dikur një pjesë e pretendentëve për politikë të lartë të Kosovës, ishin dyshues për mundësinë e realizimi të pavarësisë. Tash po ata dyshues të zëshëm janë të gatshëm të marrin pjesë në grupet negociuese për finalizimin e pavarësisë. Dikur qeshnin me sarkazëm e mosbesim, duke mos e fshehur përshtypjen e tyre se puna e shtetit të Kosovës është si puna e ujit në havan, e rrah kot, se gjë nuk bëhet nga kjo. Këtë e kanë thënë shumë herë publikisht. Besojmë se tash turpërohen nga ajo që e thanë dhe që nuk doli ashtu si e menduan ata.

    Derisa Rugova shpalonte projektin e tij shkallë-shkallë, duke filluar me territorin e Dardanisë (nuk përjashtohej mundësia që shteti i ardhshëm i Kosovës të quhet Dardani), gazetarët sharlatanë e të paarsimuar, shpesh edhe me kompleksin e inferioritetit ndaj serbit e përbuznin trashëgiminë dardane.

    Edhe më vonë kur presidenti synonte ta theksonte se jemi popull antik, pasardhës të dardanëve me traditë e kulturë shumë më të lartë se fqinjët, frymorët partizanë që mendonin se çdo gjë fillon nga koha e depërtimit të hordhive partizane, e përjetonin si blasfemi vënien në pah të përkatësisë sonë, duke e ndier veten keq. Madje, sa herë që presidenti e theksonte ndonjë moment nga jeta në Dardani, ata e banalizonin me togfjalëshin “dardhat turshi”. Ata sikur e kishin ngarkesë përkatësinë e tyre kombëtare dhe nuk donin që të jenë pasardhës të të Dardanëve. S’ka dyshim se nuk ishin pasardhës të Dardanisë, por mbetën surrogat i konglomeratit të papërcaktuar.

    Ata donin të krijonin një komb me rrënjë të dala në sipërfaqe.

    Pavarësisht nga fushata e mediave, pavarësisht nga sarkazmi i të shkombëtarizuarve e mercenarëve, presidenti Rugova vazhdonte të hulumtonte rrënjët në Dardaninë antike, duke theksuar elementet e shtetësisë që në këtë kohë. Një komb dhe një shtet me traditë mbi 2000-vjeçare, që kërkon nënqiellin e vet dhe hisen në familjen evropiane, sepse të këtij kontinenti jemi. Dardania kishte hapësirë gjeografike shumë më të madhe sesa që ka Kosova e sotme, por një pjesë e kësaj gjeografie është zhvatur nga fqinjët, sikurse që një pjesë e popullatës po ashtu është dëbuar nga një pjesë e Dardanisë antike.

    Rugova me një biografi të pasur politike, letrare e intelektuale, një personalitet karizmatik që rrezaton besim e entuziazëm ndër shqiptarët, ishte arsye e mjaftueshme dhe provokim i vazhdueshëm bashkëbisedimi për medie. Në bisedat private apo në ato publike ai ishte i lehtë në komunikim me të gjithë gazetarët. Por një pjesë e propozimeve të presidentit u komentuan me zjarrmi e në mënyra nga më të ndryshmet. Me debate u prit propozimi i presidentit për Flamurin e Dardanisë, himnin dhe simbolet presidenciale, këto elemente të shtetësisë të cilat tashmë ishin të gatshme. Pritej pranimi i pavarësisë nga qendrat e vendosjes.

    Megjithatë flamuri i himnit bën jetë aktive gjatë gjithë fushatës zgjedhore nëpër të gjitha qendrat më të mëdha e të vogla të Kosovës, ku u shpalua Flamuri i Dardanisë dhe ku u intonua himni “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”. Flamuri e himni tashmë janë bërë shenjë emblematike në të gjitha tubimet me vulën presidenciale.

    Me vetë faktin se me këto simbole Rugova e udhëhoqi fushatën zgjedhore më 2001 dhe më 2003, dëshmoi se shumica e shqiptarëve i tumir propozimet e tij. Respekti e entuziazmi me të cilën u pritën promovimet e këtyre elementeve të rëndësishme që e bëjnë një shtet, në një mënyrë apo tjetër ishin edhe një lloj fushate ku krahas promovimit të programit të LDK-së, përkatësisht prezentimit të presidentit Rugova, u bë fushatë për simbolet e shtetit. Partitë e tjera ende nuk kishin menduar për shtetin, ende luftonin ta vendosnin veten diku në hierarkinë më të lartë të pushtetit me UNMIK-un a pa UNMIK-un, mjafton të kishin një çikë pushtet.

    Ora-rojë e shqiptarëve

    Derisa shtypi i majtë dhe estabilishmentit politik, po ashtu i majtë që politikën e kishin mësuar nëpër fshatra të humbura apo dhoma me tym të diasporës, shkumëzonin kundër këtyre propozimeve, shtypi i matur dhe ai i djathtë, natyrisht se e tumirën këtë gjë. Disa udhëhoqën fushatën kundër këtyre simboleve pa ofruar asgjë për kundër argument, pos dëshpërimit të tyre pse këtë gjë e kishte bërë Rugova e jo dikush nga të përkëdhelurit e tyre. Çdo sukses të Rugovës e të Kosovës e përjetonin dështim të tyre.

    Në Shqipëri propozimi i paraqitur nga presidenti Rugova në pjesën më të madhe u tumir. Ajo që ishte e rëndësishme u tumir nga të gjitha personalitetet relevante politike e shtetërore.

    Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, kryeministri Sali Berisha, dhe mbreti Leka Zogu, e mbështeten idenë e presidentin Rugova duke e vënë në pah se askush nuk të pranon, me flamur, himn e simbole të tjera të një shteti tjetër. Pra e theksonin se Kosova duhet të ketë simbolet e veta shtetërore, nëse pretendon të pranohet në OKB dhe ta ketë flamurin në Nju-Jork e organizmat e tjera ndërkombëtare. Këto i kishte parashikuar presidenti Rugova.

    P.S. Vdekja e Rugovës më rrëqeth jo vetëm pse humbëm një personalitet të madh, më të madhin që e patëm në Kosovë, por me rrëqeth kur mendoj për të ardhmen e Kosovës, për negociatat, për statusin, për ata që do të bisedojnë në emër të tij, apo në vend të tij. Me mban shpresa se hija e tij dhe oguri i mirë i presidentit Rugova edhe një kohë të gjatë do ta mbrojë Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës. Ai do të jetë ora e mirë e shqiptarëve dhe frymëzimi për sakrifica e maturi. Shpresoj se puna e tij e gjatë dhe e ngulmët do të kurorëzohet me sukses. Është fatkeqësi që ai nuk është më për ta gëzuar, sikurse që është fatkeqësi që nuk ishte ai për ta nënshkruar “Deklaratën e pavarësisë”.

    Fragmente nga libri “Për shtetin e Dardanisë”
    (3)

  15. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Presidenti Moisiu dekoron Presidentin Rugova me Urdhërin e Flamurit Kombëtarë


    Presidenti Moisiu dekoron Presidentin Rugova me Urdhërin e Flamurit Kombëtarë

    Prishtinë, 25 janar 2006 /TN /QIK - Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka dekoruar post mortum Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova me "Urdhërin e Flamurit Kombëtar".

    "Unë kam vendosur ta dekoroj Presidentin Rugova me Dekoratën më të lartë - Urdhërin e Flamurit Kombëtar", tha Moisiu duke i siguruar shqiptarët se do të realizohet sa më parë pavarësia e Kosovës.

    "Një Kosovë e pavarur të realizohet sa më parë:" tha ai, ndërsa porositi popullin shqiptarë dhe politikanët që të jenë të bashkuar dhe të ecin përpara, "për realizimin e ëndrrës së Rugovës dhe të gjithë shqiptarëve".

    Këro komente Presidenti Alfred Moisiu, i bëri pas takimit me kryekuvendarin Daci, ku ishin edhe Kryeministri Sali Berisha, Kryekuvendarja Jozefina Topalli dhe anëtarët tjetë të delegacionit të lartë shtetërorë pas homazheve që i bënë trupit të pajetë të Presidentit Rugova.

    Presidenti Moisiu ngushëlloi edhe njëherë popullin shqiptar "për humbjen e madhe", që siç tha "nuk është vetëm për shqiptarët e Kosovës, por e të gjithë shqiptarëve kudo janë".


    Kryeministri Berisha, që gjithashtu u ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes Rugova, institucioneve dhe gjithë popullit të Kosovës tha: Presidenti Rugova ishte produkt, ishte pjellë e moralit, e shpirtit të këtij populli.

    Ai tha se e ardhmja e Kosovës është e garantuar.

    "Udhëheqja politike e Kosovës dhe qytetarët e saj, duhet ta ndjekin rrugën e presidentit Rugova, gjatë së cilës luftoi me aq përkushtim, do ta çojnë përpara, një Kosovë evropiane, të lirë, të pavarur të integruar, faktor të paqes e stabilitetit", tha ai.

    Edhe kryeparlamentarja Topalli, tha se Dr.Rugova është absolutisht humanisti i shekullit XX, dhe "gjenerali i kohëve moderne që diti ta çojë popullin atje ku duhet".

    Delegacioni më pas janë shënuar në librin e zisë të hapur në katin e Presidencës së Kosovës, ndërsa është pritur edhe nga Kryeministri Bajram Kosumi dhe i tërë kabineti qeveritar.

  16. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    IBRAHIM RUGOVA
    1944 – 2006

    »Nuk do ta marrë për sipër përgjegjësinë për dy milionë njerëz, për të cilët do më vrajë ndërgjegjja. Jo, nuk dua« i patë thënë Blerim Shalës dhe Veton Surrojit, të cilët bënin presion mbi të, që t'i thërret Shqiptarët në kryengritje nacionale.

    Ervin Hladnik Milharçiq - gazetar i Dellos së Lubjanës dhe ish gazetar i Mlladinës së famshme sllovene, ne shtojcën e së shtunave nga e përditshmja DELO e Lubjanës shkruan lidhur me vdekjen e Ibrahim Rugoves.

    Në janar të viti 1990 Ibrahim Rugova ishte ulur në banesën e tij prej pesëdhjetë metrash katrore në Prishtinë. »Nuk do ta marrë për sipër përgjegjësinë për dy milionë njerëz, për të cilët do më vrajë ndërgjegjja.

    Jo, nuk dua« i patë thënë Blerim Shalës dhe Veton Surrojit, të cilët bënin presion mbi të, që t'i thërret Shqiptarët në kryengritje nacionale.

    Disa muaj më parë kishin themeluar bashkë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe krahinën e kishin futur në rrugën e demokracisë pluraliste drejtë shtetit të pavarur.

    Rugova, nga një kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës derdhet në kryetar partiak.

    Midis ndërtesave gri nga çimentoja, nga të cilët dhembnin sytë, dhe milicisë popullore jugosllave e cila krahinën e shihte si një arenë të krimit, ideja e sapolindur dukej bizare (e çuditshme).

    Politikisht jorealiste. Dhe nga terminologjia i fundit të viteve të tetëdhjeta madje edhe e rrezikshme për shoqërinë.

    Në ato çaste Rugova kishte rastin që të bëhej një politikan modern i Ballkanit dhe të fillonte luftën. Në vend të kësaj ai zgjodhi që në një copë të vogël toke, e cila nuk do të guxonte të jetë e rëndësishme, të bëhet politikan i madh.

    Disa ditë më parë në rrugët e Prishtinës kishin dalë dyqind mijë demonstrues dhe kërkonin Republikë. Sikur të kërkonte që në demonstratat e ardhme të vinin të gjithë, në Prishtinë do vinin dy milion njerëz.

    Arsyet për kryengritje ishin të shumta.

    Kosova e kishte humbur autonominë, që e kishte si krahinë e Jugosllavisë socialiste. Në shënjestër ishte vënë sistemi i shkollimit në gjuhën shqipe, i cili në vitet që po vijonin ishte reduktuar vetëm se në shkollimin fillor dhe institucionet nacionale po zhdukeshin njëra pas tjetrës.

    Në vend të këtyre nëpër rrugët e Kosovës po dilnin tanket e Armatës popullore Jugosllave. Shqiptarët të cilët në vitet e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta po shihnin para vetes së tyre mundësinë e një zhvillimi në popull shtet-formues, e vërejtën rrugën e cila sërish po i shpjete në një ruralizëm të qytetarëve të dorës të dytë.

    Rugovës i ndanë statusin e udhëheqësit nacional dhe nga ai po kërkonin që nga skllavëria t´i shpjete diku tjetër.

    Ishte një kandidat jo i rëndomtë për një rol kësisoj. Në politikë kishte ardhur nga letërsia. Besonte në fuqinë e fjalës. Ishte i bindur, se fjala e arsyes do ta mundi nacionalizmin e çmendur. Në vitin 1989 Sllobodan Millosheviqi në Gazimestan iuu kishte folur dy milion Serbëve.

    Rugova në këtë kohë po bisedonte me një gazetare të revistës “Der Spiegel”. Ai thoshte se në Kosovë do vij deri tek një luftë e llahtarshme, nëse përendemi nuk do të intervenojë. Por ishte vështirë t’i besohej.

    Në te po shihnin vetëm se një ekzistencialist me shallin e tij karakteristik dhe cigare, i cili fliste me forcën e fjalës.

    Kur e kishte themeluar partinë nuk e dinte mirëfilli se kujt do t’i shërbente ajo. Nuk po besonte se partia duhet të veproi si forcë politike, dhe jo si një institucion i cili vetëm se artikulon fjalët.

    Në fillim të karrierës së tij politika ishte vetëm se diçka, lidhur me të cilën flitet. Ishte një diletant i mençur. Të bënte përshtypjen se nuk e kuptonte se pikërisht mbi supet e tija kishte rënë përgjegjësia për ta ndryshuar botën dhe jo që vetëm se të flitej për te.

    Në çastin kur nga ai prisnin vetëm se që të gjejë fjalën e përshtatshme për kryengritje, së pari heshtej. Dhe pastaj ftoj Shqiptarët që të heqin dorë nga demonstratat, përkundër faktit se demonstratat ishin mënyra e vetme që në Kosovë të ndodhin ndryshimet.

    Mirëpo, demonstratat masive, të tërë popullit, do të thoshte se mbi trupat e popullit do të vozisnin tanket dhe se do të fillonte lufta.

    Njerëzve, të cilët e shikonin me çudi dhe me një zhgënjim të madh ia tërhiqnin vërejtjen, se mbase është ky shansi i fundit për një kryengritje të cilën do ta shihte ndokush, ju thoshte se: përpos konfliktit të hapur ka edhe rrugë të tjera dhe se nuk paguhet të futemi në luftë.

    Në një tubim me pleqnarë të fiseve të ndryshme të Kosovës po shpjegonte se kryengritja do të thoshte një anihilacion i të gjitha ambicieve nacionale dhe se në vend të saj duhet të përgatitemi në një periudhë të gjatë të rezistencës së qetë. Njerëzit, të cilët ishin të mësuar të komandojnë, dhe jo të dëgjojnë, e dëgjuan. “Ne jemi të vjetër dhe mendojmë me të vjetën” i kishin thënë në fund. “Ti je njeri i ri dhe ti na udhëheq”.

    I udhëhoqi nëpër rrugën e cila dukej rrugë e katastrofave. Represioni po rritej për një dhjetëvjetësh të tërë. U zhdukën të drejtat dhe dukej se Shqiptarët e kishin humbur edhe aftësinë e të folurit. Ngritën botën e tyre paralele të institucioneve nacionale që po i gjasonte shumë aparteidit.

    Midis çasteve më të tmerrshme Rugova fliste, se nga ky vend do të lind një shtet i ri dhe i pavarur. Fliste me bindjen e një njeriu, i cili i din punët e veta. Edhe pse jo rrallë dukej se ai mbase ishte i vetmi njeri i cili besonte në këtë çështje.

    Me një shkathtësi të politikanit të kalibrit shumë më të madh se vet ia kishte kurdisur kurthin Sllobodan Millosheviqit. Kur ishte përcaktuar se nuk do ta fillonte masakrën masive, por po përsiatej si pacifist të cilin dhuna e bën të vjell. Fjalimet e tija lidhur me të drejtat e njeriut nuk na qenë një retorikë mondane. Barabarësia dhe solidariteti ishin vlera, të cilat i respektonte me një seriozitet skajor.

    Njëkohësisht i bënte edhe llogaritë e politikanit i cili kishte arritur deri te konkluzioni se pavarësinë e Kosovës mund ta garantojnë vetëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ishte një vend zotit pas shpinës dhe jo aq atraktiv për botën.

    Rugova kishte bërë llogarinë se ky vend mund të bëhet qendër e interesit pasi që për shkak të lojës bizare të rastësive këtu kryqëzoheshin interesa fatale. Shkatërrimi i dhunshëm i Jugosllavisë ishte në harmoni me frustracionet e Bashkimit Evropian i cili luftën në kontinentin e vet dinte vetëm se ta vëzhgonte.

    Për krye Kosovës përshkonin frikat nga përhapja e fundamentalizmit islam dhe shpresat e Turqisë për një identitet evropian. Stabilizimi i lindjes dhe çështja e zhvillimit të shpejtë demokratik të shoqërive të prapambetura këtu po theksoheshin në mënyrën më agresive. George Bush plaku për Krishtlindje të vitit 1992, pasi që i kishte humbur zgjedhjet kishte thënë, se ky është territor amerikan.

    Serbëve dhe Shqiptarëve ua kishte tërhequr vërejtjen se konflikti eventual do të kishte pasoja të rënda.

    Shqiptarët i porositi se SHBA-të nuk do të bënin asgjë, nëse ata do ta fillonin luftën. Serbëve ju kishte thënë se do t’i sulmonte, nëse ata e fillojnë luftën.

    Nuk ishte krejt e qartë, nëse mendonte seriozisht dhe se a kanë ndonjë peshë fjalët e kryetarit i cili sapo kishte humbur zgjedhjet. Mirëpo Rugova e kishte marrë me seriozitet dhe po i qetësonte kryengritësit për plotë tetë vjet rresht.

    Luftën e filloj Millosheviqi dhe e humbi krahinën, e cila tanimë ishte e tija.

    Rugova vdiq në çastin kur po duhej të fillonin bisedimet se çfarë shteti do jetë Kosova e pavarur.

    Zgjati më se pesëmbëdhjetë vite por megjithatë në fund e fitoj lojën. Pas veti la së paku një argument, se nuk ka leverdi të fillosh luftën. Nuk është keq për letrarin, i cili në politikë hyri vetëm se përkohësisht, për derisa të mos paraqitet kush, i cili merret vesh në këto punë.

    ©TN www.trepca.net

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Bota per Presidentin RUGOVA (e jo drenica,analfabetat)



    Bill Klinton: Rugova më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij

    Uashington 22 janar 2006 /TN /QIK - Ish Presidenti amerikan Bill Klinton ka shprehur dhembjen e tij të thellë për vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cilësuar humbje të madhe për Kosovën.

    "Në rend të parë, dua t'i shpreh ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës, me rastin e vdekjes së Presidentit Rugova.

    Për mua është dhimbje personale, sepse pata nderin ta njoh personalisht dhe pata respekt dhe admirim të madh për të.

    Me Presidentin Rugova jam takur shumë herë në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë kënaqësi, sa herë e kam takuar, sepse çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e tij.

    Vdekja e Presidentit Rugova është humbje e madhe për Kosovën, por unë shpresoj se vdekja e Dr. Rugovës do t'i inspirojë të gjithë kosovarët që të vazhdojnë të punojnë më me ngulm për paqe dhe liri", thuhet në një deklaratë të ish Presidentit amerikan Bill Klinton.

    __________________________________________________ _______________

    Presidenti Xhorxh Bush: Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë
    Shtëpia e Bardhë/Uashington 23 janar 2006 /TN /QIK - Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush i ka dërguar një letër ngushëllimi Familjes së Presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës.

    "Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.

    Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën.

    Më lejoni t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare.

    Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës.

    Sinqerisht, George W. Bush", theksohet në fund të mesazhit të Presidentit amerikan.
    __________________________________________________ _______________

    Bruksel, 23 janar 2006 /TN /QIK - Në një mesazh ngushëllimi të kryetarit të Partive Popullore të Evropës Vilfrid (Wilfried) Martens, shkruan:

    "Familje dhe miq të Presidentit Ibrahim Rugova,

    Me pikëllim të madh mësova për shkuarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, të cilin kam pasur privilegj dhe kënaqësi ta takoj në raste të ndryshme.

    Ai ishte baba i përkushtuar dhe frymëzues për lirinë e Kosovës.

    Në emrin tim personal dhe të Partisë Popullore Evropiane ju përcjell në këtë mënyrë juve dhe qytetarëve të Kosovës ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen tuaj", thuhet në mesazhin e zotit Martens drejtuar familjes Rugova.
    __________________________________________________ _______________

    Bob Dole: Ashtu si presidenti amerikan, Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë tashmë “njeriu i epokave”

    Zëri i Amerikës (22.01.2006) - U dëshpërova thellësisht kur mësova lajmin për vdekjen e Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës.

    Dr. Rugova ishte një njeri i madh dhe heroik që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për një shtetet sovran, të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

    Ka qenë privilegj për mua të punoja në aspektin profesional me Dr. Rugovën dhe ta konsideroja atë një nga miqtë e mi më të ngushtë gjatë rreth dy dekadave që kur u njoha me të.

    Mendja dhe zemra ime është në këto momente me familjen e tij dhe me gjithë Kosovën.

    Përpjekja e madhe e Presidentit Rugova për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës ka të njëjtat përmasa me fushatat e ngjashme paqësore dhe historike të Mahatma Gandidit, Nelson Mandelës dhe Martin Luther Kingut.

    Ashtu si presidenti amerikan, Abraham Lincoln, Presidenti Rugova është bërë tashmë “njeriu i epokave”.

    Gjatë muajve të fundit, Dr. Rugova e luftoi kancerin me të njëjtin dinjitet dhe qëllim.

    Megjithëse ai e humbi këtë betejë, ëndrrat e tij për Kosovën do të realizohen së shpejti.

    Prandaj dhe familja e miqtë e zotit Rugova mund të gjejnë edhe rehati kur e dinë se dashurin e tij e sinqertë dhe e pamasë për Kosovën do të mbijetojë.

    Është shpresa ime e madhe se administrata amerikane, negociatorët ndërkombëtarë dhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës do të respektojnë vizionin e zotit Rugova, duke ndjekur një proces për statusin përfundimtar politik të Kosovës që do të çojë në sovranitetin e Kosovës, njohjen nga komuniteti ndërkombëtar dhe shtetin e pavarur plotësisht dhe pa kushte me një vend në Kombet e Bashkuara në vitin 2006.
    __________________________________________________ _______________

    Shysel: Ibrahim Rugova i dha trajtë politikës në Evropën Juglindore me personalitetin e tij të fuqishëm

    Prishtinë, 22 janar 2006 /TN /QIK - Kancelari i Austrisë Volfgang Shysel (Schuessel) ka deklaruar: "Ibrahim Rugova i dha trajtë politikës në Evropën Juglindore me personalitetin e tij të fuqishëm.

    Ai promovoi zgjidhje paqësore për konfliktin në Kosovë dhe punoi për të ardhmen e Kosovës pa menduar as për shëndetin e vet".

    "Austria do të vazhdojë me gjithë fuqinë e saj t'i mbështesë përpjekjet për arritjen e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në Kosovë", tha kancelari austriak Volfgang Shysel.
    __________________________________________________ _______________

    Hollbruk: "Humbje e tmerrshme"

    Prishtinë, 22 janar 2006 /TN /QIK - "Kur e kam takuar Ibrahim Rugovën për herë të parë, ai dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar, duke bartur një shall që thoshte se do ta varte, vetëm kur ta sheh vendin e lirë.

    E shikoja duke ndjekur ëndrrën e popullit të vet nën kushte të jashtëzakonshme me urtësi dhe këmbëngulësi, dhe u bëra admirues dhe shok i tij.

    Çfarë kënaqësie ishte ta shoh më në fund në Prishtinë pa shallin e tij! Mbaj zi për ndërrimin e jetës, së bashku me tërë popullin e Kosovës.

    Derisa Kosova e fitoi lirinë nën udhëheqësinë e tij, tani përjetoi një humbje të tmerrshme në një pike kritike, kur shumë punë mbeten për tu bërë.

    Apeloj tek liderët kosovarë të bashkohen dhe të punojnë së bashku, për të arritur pavarësinë për të cilën President Rugova luftoi".

    Këtë deklaratë Hollbruk e bëri për gazetën "Express" të Prishtinës.
    __________________________________________________ _______________

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    E gjithë Kosova i ka dorëzuar qiellit vullnesën e tyre hyjnore, për pavarësi - Presid

    [IMG]

    E gjithë Kosova i ka dorëzuar qiellit vullnesën e tyre hyjnore, për pavarësi - Presidentin Rugova

    Prishtinë, 26 janar 2005 /TN /QIK

    Idriz MORINA

    Kosova e mposhtur nga dhembja Presidentin e vendit Dr.Ibrahim Rugova, e përcolli si një shenjt për në amshim. Si ngushëllim të mbi 500 mijë vetave nga të gjitha vendet shqiptare, morën pjesë në varrim si dhe delegacioneve shtetërore nga mbarë bota, të cilët u janë bashkuar atyre dhe Familjes Rugova në lamtumirën e Presidentit në Varrezat e Dëshmorëve në Velani.

    Presidenti Rugova u varros me nderimet më të larta shtetërore dhe njerëzore, të bëra këto nga pjesëmarrja e delegacioneve të krerëve të shteteve dhe të diplomacisë evropiane e botërore, si dhe me ceremoninë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

    E gjithë Kosova, dhe të gjithë shqiptarët nga do janë, sot i kanë dorëzuar qiellit vullnesën e tyre hyjnore, Presidentin Rugova, me shpresë se vullneti i tyre dhe ëndrra e Presidentit për pavarësi do të bëhen realitet.

    Ata sot me pjesëmarrjen në varrimin e Dr.Rugova, janë ndjerë se kanë dhënë sakrificën më të madhe dhe më të dhembshme të tyre. Po ashtu janë ndjerë edhe ato pleq e plaka, dhe të sëmurë që s'kanë mundur të marrin pjesë në varrimin e Presidentit Rugova.

    Gjithçka dukej se ka shembur jetën në Kosovë, asnjë shenjë tjetër jete veç zisë dhe pikëllimit.

    Shtëpitë ishin boshatisur në kryeqytet, por edhe në tërë Kosovën, duke lënë kryesisht fëmijët dhe ata që mund të përkujdeseshin për ta, me qëllimin e vetëm për t'ia bërë nderimin e fundit Presidentit Rugova në ceremoninë e varrimit.

    Rreth gjysmë milioni qytetarë, burra, gra, pleq, të rinj e fëmijë për vdekjen e hershme të Presidentit 61 vjeçar dr.Ibrahim Rugova, të pllakosur në dhembje të zezë, në lot, në psherëtima, e dënesje, që mund ta kujtojnë vetëm dhembjen për kryeheroin Gjergj Kastriotin, kishin mbushur rrugët dhe lagjet që do të përshkonte kortezhi, deri tek varrezat.

    Njëkohësisht përzier me dhimbjen e dashurinë sikur vërehej tek ta edhe frikë se kush do ta udhëheq vendin në rrugën e mëtejme drejt pavarësisë, në duart e kujt do të jetë fati i tyre i mëtejmë për ta përmbyllur realizimin e ëndrrës, me të cilën vdiç Presidenti Rugova, pavarësinë.

    Lumenj njerëzish kishin vërshuar Prishtinën nga të gjitha anët e Kosovës, që në orët e para të mëngjesit, të papenguar nga asgjë, as nga të ftohtit dhe pritjet e gjata.

    Ata ishin shpërndarë sipas këshillave për respektimin e funeralit të Presidentit Rugova anëve të rrugëve, të cilat mbaheshin të hapura nga pjesëtarët e SHPK-së të vendosur në çdo tri metra largësi, fillimisht nga rruga "Nëna Terezë", pastaj nga udhëkryqi tek Fakulteti Filologjikë, e deri në udhëkryqin mbi sallën "1 Tetori", përgjatë tërë rrugës "Agim Ramadani" dhe nga udhëkryqi te "Sllovenia sporti", deri tek varrezat në Velani, ku po ashtu ishin mbledhur me mijëra qytetarë në vendin e përcaktuar si dhe jashtë varrezave, para se të arrinte atje në orën 10.00 kortezhi me trupin e Presidentit Rugova, i bartur nga automjetet e TMK-së dhe i përcjellur nga ato që bartnin Familjen Rugova dhe bashkëpunëtorët më të afërt.

    Gjatë gjithë rrugës mbi arkivolin e Presidentit Rugova të mbuluar me Flamurin Presidencial, hidheshin valë lulesh nga duar të panumërta prej adhuruesve të tij të përgjunjur.

    Ndërsa, për të mbahej ceremonia në sallën "1 tetori", dukej sikur shumicës nga të pranishmëve u fanitej figura e Presidentit Rugova, dhe i kurajonte ata për fatin e Kosovës. Salla ishte zbukuruar ashtu siç e meritonte një zi nga më të mëdhatë në historinë e këtij trualli të lashtë, me dhembjen që kurrë se ka manifestuar në mënyrë të tillë.

    Po varroste presidentin Rugova krijuesin e shtetit të saj, në prag të njohjes së tij. Në sallë ishin të vendosura dy fotografi të mëdha të Presidentit Rugova, gjashtë vula presidenciale, si dhe flamuri presidencial përkrah Flamurit Kombëtar dhe të OKB-së, dy shenja këto shtetërore, që ia la trashëgimi kombit si dhe Himnin e Kosovës, që u këndua përkrah Himnit kombëtar, në hapje të ceremonisë, të pasuar me një minutë heshtje në nderim të Presidentit Rugova, në prani të gjithë atyre burrështetasve, presidentë, kryeministra, ministra, ambasadorë.

    Ndërsa, këto janë pasuar me fjalët dinjitoze dhe hirplota të kryeadministratorit Petersen, të kryekuvendarit Daci, të kreministrit Kosumi, të z.Sollana, të z.Xhekson dhe të z.Berisha. Me mesazhin e vazhdimit të rrugës së Presidentit Rugova për ndërtimin e shtetit modern dhe demokratik të Kosovës, që ishte vullneti i Presidentit.

    Sapo është nxjerrë nga salla trupi i Presidentit Rugova, i përcjellur nga i njëjti kortezh, por i zgjeruar, që në ndërkohë i ishin bashkuar edhe shumë nga delegacionet që morën pjesë në ceremoni.

    Ky çast, kur Trupi i Presidentit, nga rojat e nderit të TMK-së u largua nga "Shtrati i Topit" ku kishte ndejtur gjatë ceremonisë, së bashku me momentet kur trupi i Presidentit Rugova u lëviz pas më shumë se 72 orësh nga holli i Kuvendit, për në sallën "1 Tetori" dhe nga rezidenca e tij në Velani për në hollin e Kuvendit për homazhe, ishte çasti më pikëllues i takimit të ndarjeve të dhembshme deri në tragjikë, së pari për familjen dhe pastaj për Kosovën, pasi siç tha edhe sot Petersen, ai ishte babai i Mendimit, Ukës e Teutës, por edhe baba i Kosovës.

    Lotëve të nënës së tre jetimëve, trashëgimtarëve të Presidentit Rugova, u janë bashkuar ata të mijëra e mijëra syve, të miqve të Tij, të partisë, por edhe si kongresisti Eliot Engjël, të bashkëpunëtorëve, të adhuruesve e të disa gazetarëve.

    Në qetësi, ndërsa kortezhi merrte rrugën nga salla "1 Tetori" kah ajo "Agim Ramadani", dhjetëra mijëra qytetarë i bashkoheshin, që në pamundësi të hapësirës të merrnin pjesë në ceremoni, kishin pritur jashtë për t'ia thënë lamtumirën e fundit në varrim, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë prisnin buzë rrugës të shihnin arkivolin e Presidentit Rugova, duke bërë incizime me kamera dhe miliona fotografi me aparate fotografike dhe telefona mobil.

    Shumë nga ata të pikëlluar dhe zemërthyer, e të përlotur mbanin shtrëngueshëm portrete të ndryshme edhe nga madhësitë, të Presidentit Rugova, ndërsa shumë të tjerë flamuj presidencial të madhësisë ceremoniale dhe të vegjël.

    Shumë prej tyre patën treguar gatishmërinë ta ndihmonin Dr. Rugovën me çfarëdo sakrifice, vetëm e vetëm që ta shpëtonin Presidentin Rugova, të jepnin, organe, shtëpi dhe para. Por, të gjitha këto nuk u mjaftonin ta shpëtonin Presidentin e tyre.

    Dhe kjo ishte dhembja, e cila që nga dita kur ai e bëri të ditur sëmundjen e pashërueshme, e deri në ditën që vdiq dhe të varrimit, që i bënte të mosmjaftoheshin me çfarëdo nderimi, për udhëheqësin e tyre edhe shpirtëror, njeriun që i udhëhoqi drejt krijimit të shtetit të pavarur, që mbet pa u formalizuar.

    Gjatë këtyre ditëve sa ata kanë bërë homazh dhe në varrimin e Presidentit Rugova kanë konfirmuar gatishmërinë, se do të plotësojnë vullnetin e përbashkët për pavarësi, duke ia konfirmuar opinionit botëror së bashku me burrështetasit e pranishëm, se sakrifica e fundit e pavarësisë së Kosovës, ishte shpirti i Presidentit Rugova.

    Ata me pjesëmarrjen e tyre në homazhe, gati për një javë dhe në varrimin e Madh sot, në ditët më të ftoha prej vitesh, me pritjet nga më të gjatat, i treguan botës vendosmërinë për ta çuar në vend amanetin e Presidentit Rugova, pavarësinë.

    Rreth orës 14.35 minuta trupi i Presidentit Rugova mbërriti aty ku do të pushonte përgjithnjë në "Varrezat e Dëshmorëve" në Velani, në fqinjëri me rezidencën ku kaloi 15 vjetët e fundit të jetës.

    Shtatë minuta pas arritjes, trupi i tij po lëshohej në tokë, bashkë me zemrat e qindra mijëra shqiptarëve, që kishin ndjekur gjatë gjithë 16 vjetëve të jetës politike, dhe të miliona të tjerëve që po e shikonin nëpërmjet televizioneve.

    Ndërsa, jehonin tingujt mortor për ndarjen lamtumirëse, rojet e nderit të TMK-së, po jepnin shenjë se trupi i Presidentit Rugova tanimë po prehej në tokën arbërore, u dha urdhri për nderimin shtetëror me armë zjarri ceremoniale që u shkrehën nga tri herë, nga dy radhët e TMK-së.

    Dhe kjo ndarje që nxiste deri në thirrje vaji e gati mallkimi, po bëhej realitet, pas gjashtë ditësh qëndrimi edhe fizikisht pranë, ai po ikte përgjithnjë. Dhe këtë po e bënin të parët, bashkëshortja Fana, bijtë Mendimi e Uka dhe e bija Teuta, ndërsa pasonin ato të familjarëve të tjerë të ngushtë, të miqve, bashkëpunëtorëve dhe udhëheqësve të lartë, po ashtu edhe të atyre fetarë si myslimanë, bektashi e katolikë.

    Ata të ritit islam nuk u larguan pa i dhënë nderimin e tyre fetar, duanë. Ndërsa më pas, një pjesë e madhe e atyre që kishin mbetur ende duke pritur vërshuan drejt varrit të Presidentit Rugova, duke i dhënë lamtumirën heroit të tyre historik dhe mitik!


    Çmimet me të cilat u nderua presidenti Rugova

    Presidenti Rugova u cilësua si baba i kombit, krijues i shtetit moderne, demokracisë moderne, arkitekt dhe strateg i pavarësisë së Kosovës, i krahasuar me Gandin, Xhorxh Uashingtonin, Linkolnin, këto krahasime të fundit i kanë bërë kryesisht, burrështetas të njohur dhe diplomatë të shquar, por edhe nga analistë e politikan shqiptarë.

    Presidenti Rugova ishte fitues i shumë çmimeve, si laureat i Çmimit për Paqe të Fondacionit Paul Litzer të Danimarkës, i nderuar me titullin “Doktor Nderi” të Universitetit të VIII të Parisit dhe të atij të Tiranës, të fituesit të Çmimit Saharov të Parlamentit Evrpian, të Çmimit për Paqe të Mynsterit të Gjermanisë, titullin “Qytetar Nderi” të Venedikut, të Milanos dhe të Breshias, fituesin e Çmimit për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë në Barcelonë të Spanjës, titullin ”Senator Nderi” të Parlamentit Evropian, mirënjohjen “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

  19. #79
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Mungesa që shkëlqen

    Vetmia e Princit

    Shkruan: Teki Dervishi


    Fati i Princit është vetmia! Lumturia e Shenjtorit është vdekja. Ai jeton për vete vetëm pas saj!

    Të dënuam dhe të futëm në burg shtëpiak, kurse Ti na nxore prej Territ të Robërisë dhe na, e fale Lirinë! Ti e shpalle i Pari: "Kosova de Fakto është e Lirë"!

    Nuk ke vdekur sot. Jo. Kur ne ngurronim dhe frikoheshim, Ti e sakrifikove jetën tënde për ne!

    "Ti nuk e jetove jetën Tënde, por e këndove për ne". Një ditë nuk dole i lirë në rrugë. Të mjaftonte që na bëre ne të ndihemi të Lirë dhe Krenarë!
    Por mos ke dert për ne. Nuk të la vetëm populli im. Edhe pas Tej vjen me Ty! Vetëm Ata që vijnë pas Teje, e meritojnë Lirinë!

    Gjeneralët i fitojnë luftërat, Ti Njeri dhe poet i ditëve djaloshare, e fitove Paqen për Ne dhe e ngrite lartë Dinjitetin e Popullit tim para gjithë vendeve të botës.

    Zoti President!

    Sot në Prishtinë nuk shoh njerëz rrugës, është mbyllur çdo gjë në qytet, dhe ndonjë njeri që takoj rastësisht, e shoh të përlotur. Asgjë nuk flet sot. Askush. Vetëm një fjalë: ngushëllime!

    Ne shokët e Tu të ditëve më ideale djaloshare - të patëm lënë vetëm! Por me Ty erdhi Populli im. Ti e ngrite emrin e shqiptarëve në mbarë botën po aq sa paraardhësit e Ty të Mëdhenj të Historisë Kombëtare.

    Pas një gjysmë shekulli robërie komuniste, Ti i Pari i tregove botës të vërtetën për shqiptarët dhe Kosovën.

    Askujt më shumë se Ty nuk i besuan burrat e mëdhenj të Shteteve të mëdha. U lidhe miqësi shqiptarëve me kombet më të mëdha të botës, me shtetet më të fuqishme, me ndërtuesit e Demokracisë dhe të Lirisë gjithëbotërore.
    Kur bisedoje Ti me Ata, Ata e dëgjonin Zërin e Popullit tim.

    Është populli Ai që diti ta ndjekë rrugën Tënde, duke të qëndruar besnik deri sot dhe kurrë më nuk do të kthehet pas.

    Ti u largove! Por ne nuk do të largohemi nga Ti!

    Përjetë dhe breza të mbetemi mirënjohës dhe të falënderojmë më tërë qenien
    dhe mendjen Tonë.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ibrahim Rugova dhe shqiptarët

    Shkruan: Mezo Baze


    Ibrahim Rugova mbylli të shtunë në mesditë, misterin e tij më të madh, jetën. Me gjithësej tri fjali që shpjegonin dogmën e misionit të tij, ai nguliti në mendjen e shqiptarëve dhe Perëndimit, rrugën paqësore, shtetin e pavarur të Kosovës dhe vlerat perëndimore të shqiptarëve. Askush me kaq pak fjalë, kaq pak veprim dhe kaq pak shanse, nuk dot ë kishte arritutr atë që arriti ai.

    Miliona shqiptarë që janë të prekur sot nga ky lajm, janë ende të shokuar nga pamundësia që patën për të konsumuar atë histori që Ibrahim Rugova prodhoi për kombin e tyre në 16 vite. Miliona ballknas dhe evropianë, po ashtu do ta kishin të pamundur të besonin se një individ i vetëm me vizionin e tij origjinal do të prodhonte një histori të re për vendin e vet, duke mundur prodhimet shekullore të miteve dhe historisë së Ballkanit. Për 16 vite jetë politike, ai ndërroi tërësisht raportet e Kosovës me fiqnjët dhe perëndimin, çmontoi një sistem të tërë që prodhonte histori, politikë dhe vizion negativ për shqiptarët.

    Kur ballkanasit e ish Jugosllavisë, rrëmbyen armët dhe nisën luftërat për pavarësi në fillim të viteve 90-të, Ibrahim Rugova arriti të izolojë Kosovën nga konflikti i përgjakshëm me një kurajo dhe vizion i cili funksionoi. Ky vizion i dha Kosovës aleatë perëndimorë para fillimit të luftës, u dha shqiptarëve emër të mirë para përplasjes finale, i dha shoqërisë së Kosovës shanse për solidaritet para fillimit të masakrës, dhe mbi të gjitha i dha një orientim të ri çështjes shqiptare në Ballkan, duke e reformuar atë nga një çështje e pambyllur e “Bashkimit Kombëtar”, në një çështje të formimit të shtetit të Kosvës si shtet i pavarur. Ky vizion po ashtu shpërbëu në pak kohë mitet serbe për Kosovën, dhe çliroi energji të reja edhe në Serbi, për të kuptuar se Kosova nuk është betjea e tyre për jetë a vdekje. Ai ndryshoi edhe historinë e tyre.

    Nuk jam i sigurtë nëse shqiptarët e Kosovës e pranuan, si vizion, apo si obsion, projektin e Rugovës, por u pa qartë se në fund ata e pranuan atë si fat. Ai nuk jetoi gjatë por pati aq kohë së të vdiste i pajtuar me të gjithë ata që i janë zemruar gjatë jetës për rugën e tij. Dhe iku pak kohë para se sa shqiptarët ta prekin me dorë produktin e jetës së tij politike, pavarësinë e Kosovës.

    Nuk jam i sigurt se shqiptarët zgjodhën Rugovën në fillim të viteve 90-të për ti përfaqësuar, por jam i sigurt se Rugova zgjodhi rrugën e duhur për t’i shpëtuar shqiptarët dhe për t’i bindur ata për rrugën që duhet të ndiqnin. Ndaj ata e pranuan atë si një simbol.

    1. Paqja si fuqi
    Në mes të viteve 90-të, Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri i qartë për paqen që po prodhonte. Brenda LDK, brenda Kosovës, por dhe në Shqipëri, duket se kishte një lloj paqartësie për fuqinë e rrugës së tij. Kishte presion për më shumë veprim, dhe ndoshta për organizime klandestine ushtarake. Në një prej qëndrimeve të tij të shkurtëra në Shqipëri, në korrik të vitit 1995, e pyeta miqësisht Ibrahim Rugovën në Durrës, përse nuk u hapte rrugë elementëve më radikalë.

    Ishte një njeri që t’i zhvlerësonte të gjitha pyetjet pompoze dhe sidomos përpjekjen për t’i dhënë mend. Por atë moment u bë serioz.

    -Nuk mund të bëj ushtri në një vend të pushtuar, tha. Kemi zgjedhur rrugën tonë dhe do t’i mundim.

    Ngela keq nga serioziteti i tij. Dhe kisha një mister të madh se si ky njeri arrinte të bindtte të huajt për këtë që thoshte. Ju luta të shpjegonte privatisht se si ja ekspozonte ai të huajve çështjen e Kosovës. Cili ishte fjalori? Cilat ishin faktet?

    Po më dëgjonte pa shumë bezdi dhe unë përfitova t’ia ilustorja pyetjen me takimin e para disa ditëve që kishte pasur me Sekretarin Amerkan të Shtetit Uoren Kristofer.

    -Thjeshtë ua them. U tregoj që ka pas masakra mbi popullsinë civile. U them që janë mbyllur shkollat dhe universitet dhe ne i kemi hapur ato në shtëpia private dhe jemi vetogarnizuar t’i paguajmë. U them se po kështu kemi hapur shtëpi shëndeti për shqiptarët se janë të diskriminuar nga qeveria e instaluar serbe. Dhe u tregoj se kemi fuqi dhe ndërtojmë një shoqëri tonën, duke prezantuar rrugën paqësore.

    Në të vërtet për mua ato ishin fjali të rëndomta, por misteri dhe simpatia që ato ngjallën në kancelarit perëndimore ishin të pashpjegueshme. Kancelaritë panë tek kjo filozofi e thjeshtë mundësitë e një shoqërie për t’u vetorganizuart dhe sinqeritetin e një lideri pacifist. Këtë vizion nuk mund ta kishte kurrë një njeri normal, një shqiptar “me gjak” si gjithë të tjerët. Për këtë arsye them se Rugova ua imponoi si fat shqiptarëve këtë rrugë, rrugën me kosto më të lirë për të prodhuar një histori të re të tyre. Kam frikë se askush tjetër nuk do të kishte zgjedhur atë rrugë që prodhoi fuqinë relae të shqiptarve përmes paqes.

    Për të përmbysur historinë që serbët kanë prodhuar për shqiptarët në Perëndim duhen qindra katedra historie. Opsioni i Ruogovës i bëri të pavlefshme ato. Ai nuk prodhoi, por provoi se shqiptarët dijnë të bëjnë një histori tjetër nga ajo që është thënë për ta.

    Për të përmbysur fuqinë diplomatike të ish Jugoslalvisë në botë duheshin me dhjetra kancelari aleate. Ibrahim Rugova fitoi mbështetjen jo vetëm të miqëve të kombit shqiptar, por përmbysi vizionin e miqëve historikë të serbisë për shqiptarët dhe Kosovën.

    Për të mundur ushtrinë jugosllave, shqiptarët nuk do të mundin dot sikur të mobilzoheshin të gjithë si komb, por vizoni i Rugovës dhe aleancat e tij bën që në dispozicion të kauzës së tij të vihej ushtira më e madhe e botës, NATO e cila ishte pjesë e një prej tri fjalive të Ibrahim Rugovës për 10 vitet e para të tij.

    2. Sinqeriteti kundër ëndrrës së shqiptarëve për Bashkim
    Ibrahim Rugova është i pari që ka formuluar në mënyrë të siqnertë tezën për pamvarësi të Kosovës. Prej Kongresit të Berlinit shekullin e 19-të e deri në mes të vitev e70-të, ëndrra e shqiptarve ka qenë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Obsioni i pavarësisë së Kosovës shihej relaisht si hipokrizi. Ibrahim Rugova është udhëheqësi i parë shqiptar që e ka këtë tezë të sinqert. Ai e kishte të modeluar në vizionin e tij pamvarësinë e Kosvës dhe punoi gjatë ta vizatonte atë për shqiptarët. Ka shumë histori vulgare me simbolet e tij me gurët që dhuronte dhe flamujt që qëndiste, me himnet që prodhonte dhe traditat kosovare që donte të ringjallte, por kjo vinte pik së pari se në atelien e tij politike, modelohej sinqerisht një Kosovë e pavarur. Për shumë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë ky është një opsion politik, por jo i sinqert. Për Ibrahim Rugovën ky ishte një opsion i sinqertë. Ai e respektonte Shqipërinë por kurrë nuk bëri asnjë gjest që të provnte se ishte nën ndikimin e saj. Ai ishte një indipendentist natyral që refromoi platformën e shqiptareve për Bashkim Kombëtar. Ai prodhoi një histori të re për çështjen shqiptare. Ai prodhoi Kosovën e pavarur dhe rikonfigurimin e interesave shqiptare në Ballkan.

    3. Vlerat perëndimore
    Rugova po ashtu prodhoi dhe një histori të re të lidhjeve shpirtërore të Kosovës me Perëndimin. Përkushtimi i tij ndaj vlerave kristaine të Evropës, toleranca e tij proverbiale ndaj kundërshtarëve dhe sinqeriteti i tij i pozimit para ikonës së Nënë Terezës dhe Papës, e ktheu çështjen e aleancës së Kosovës me Perëndimin, në një betejë të re të tij. Në asnjë shoqëri imponime të tilla si ajo që Rugova i bënte shoqërisë së Kosovës nuk dot ë kalonin pa probleme. Në asnjë shoqëri me shumicë myslymane, predikimet për konvertim në katolicizëm dhe shkuarja drejt rënjëve kristaine të Evropës nuk do të kishte kaluar pa probleme për një lider. Për Ibrahim Rugovën këto kaluan jo vetëm pa probleme, por me një misticizëm i cili ka çaramtosur çdo zë kundër tij. Ky dimension e bëri atë po ashtu një lider të pranueshëm edhe për qytetarët jo shqiptarë të Kosvës. Ai është lideri që e pranoi Kosova, që ai, vizatoi në mendjen e tij.

    * * *

    Ibrahim Rugova iku. Me po aq qetësi sa përballoi gjithë betejat e pamigjunushme politike dhe historike, përballoi dhe sëmundjen e qartë të tij. Aq të bukur tentoi ta bënte ikjen, sa shumë kush, nisur nga magjia politike e tij, filloi të besonte dhe tek magjia biologjike e mundjes së kancerit të mushkërive. Për vite të tëra sa herë kam pas rastin ta takoj atë dhe t’i vizatoj si gazetarë miqtë dhe armiqtë e tij, më ka injoruar përshkrimin që i kanë bërë. Nuk kam dëgjuar asnjëherë të pranojë dhe të shprehet për kundërshatrët për kritikët dhe ata që e sulmonin. Nuk jetoi gjatë, por tashmë shikoj se dhe kaq pak jetë sa pati, i mjaftoi t’i bindtte të gjithë se kishte të drejtë. Iku gati pa asnjë armik, pa asnjë kundërshtar, pa asnjë rival dhe kam frikë, pa asnjë pasardhës.

    Siç mund të ikte një i dërguar i zotit për shqiptarët.

    Tiranë, 21 janar 2006
    Autori është analist nga Tirana
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 4 prej 103 FillimFillim ... 234561454 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •