Close
Faqja 8 prej 103 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 2056
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Botohet monografia "Presidenti Rugova"

    Data: 21/01/2007, ora

    Botohet monografia "Presidenti Rugova"


    Prishtinë, 19 janar - Sapo doli nga shtypi monografia e titulluar "Presidenti Rugova", kushtuar Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta. Në krye të monografisë botohet një tekst i shkurtër, por inspirativ i Presidentit Fatmir Sejdiu me titull "Burrështetasi i parë i Kosovës", në të cilën vlerësohet lart figura prej studuesi të letërsisë dhe kulturës shqiptare dhe burrështetasit të parë të Kosovës. Që në fillim, Sejdiu thekson se vdekja e hershme e Presidentit Rugova ishte "goditje e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës", në kohën kur më së shumti duhej "për t'i dalë në krye procesit të gjatë e të mundimshëm historik për pavarësimin e Kosovës". "Rugova dijetar u bë udhëheqësi i rezistencës së popullit të Kosovës me organizim të pashullembullt që krijoi LDK-në, që - si Lidhje e Prizrenit, për të cilën ai ushqente dashuri të pakundshoqe - të ndërtonte, tani me sukses të fundmë, bazat e shtetit të ri ndërsa rezistonte okupimin serb". Gjithashtu Sejdiu si meritë të veçantë të Ibrahim Rugovës vlerëson aftësinë e tij për të krijuar shumë miq të Kosovës, të pavarësisë së saj, në katër anët e botës, duke konstatuar se "edhe nga bota e amshimit Presidenti Rugova është sot engjëll mbrojtës i Kosovës". Ndërkaq Sabri Hamiti, jep profilin e shumanshëm të Ibrahim Rugovës në një tekst të gjatë të titulluar "Memento për Rugovën", që rri si parathënie e kësaj monografie. Në fillim të këtij teksti Hamiti konstaton se Ibrahim Rugova i përket brezit të 68-tës dhe më tej Qarkut Kulturor të Prishtinës, për të vazhduar me profilin e kritikut dhe pastaj hyrjen "tepër të vrullshme në politikën e Kosovës, duke dalë në ballë të lëvizjes për pavarësimin e Kosovës". Po ashtu Hamiti jep profilin, siç thotë, të "nacionalistit të kultivuar" të Rugovës dhe atë të pacifistit "në Kosovën që i del tymi", në Ballkanin që e nis kasaphanën. Pastaj analizon besimin, elipsat, shenjat, pamjet, mikun, ikonën dhe trashëgiminë e Rugovës. Ky libër përmban shkrime të zgjedhura politike të Ibrahim Rugovës sipas një kronologjie, por edhe fjalime e mesazhe të ndryshme, si dhe vlerësime të personaliteteve të ndryshme politike gjatë ceremonive mortore në janar të viti 2006. Në fund jipet një kronologji e gjerë e jetës dhe e veprimtarisë letrare dhe politike të Ibrahim Rugovës si dhe një album me fotografi. Librin e ka botuar Presidenca e Kosovës dhe është përgatitur nga një këshill readaktues.



    Muzeu i Kosovës hap ekspozitë me fotografi për jetën e Presidentit Rugova
    Prishtinë, 19 janar- Presidenti historik dhe emblematik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, do të përkujtohet sot (e shtunë) në mbrëmje me një ekspozitë fotografish edhe nga Muzeu i Kosovës. Ekspozita do të prezantojë figurën e Presidentit Rugova jo vetëm nga jeta prej politikani, por edhe nga ajo e poetit, shkrimtarit, studiuesit e kritikut letrar.
    Re. Op.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Të flasësh për prijësin kur vijon vizioni i tij

    Më 21 janar 2006, Shqipëria përjetoi me hidhërim vdekjen e parakohshme të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova





    Të flasësh për prijësin kur vijon vizioni i tij







    Një vit më parë, më 21 janar 2006, Shqipëria përjetoi me hidhërim vdekjen e parakohshme të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, prijësit të qëndresës qytetare, misionarit të madh të paqes, pavarësisë së Kosovës, mikut të madh, të çmuar të perëndimit në Ballkan. Qeveria shqiptare shpalli me një vendin të posaçëm tre dite zi kombëtare, ndërsa në momentin solemn, kur arkivoli me trupin e të ndjerit, u vendos në banesën e fundit, u ndërpre çdo veprimtari, u mbajt një minutë heshtje, ranë boritë dhe sirenat e të gjitha mjeteve të lëvizshme në mbarë vendin, në nderim të Tij. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, kryesoi delegacionin shtetëror që mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit Rugova në Prishtinë, ndërsa në përbërje të delegacionit bënin pjesë Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj , ish-presidenti Rexhep Meidani si dhe kryetarët e dy grupeve kryesore parlamentare, Bamir Topi dhe Pandeli Majko. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, pas homazheve të kryera për Presidentin Rugova në Kosovë, bëri me dije dekorimin e Presidentit Rugova me dekoratën më të lartë, me "Urdhërin e Flamurit Kombëtar”. Qytetarët e Tiranës, organizuan homazhe në nderim të Presidentit Ibrahim Rugova. Që pasditen e datës 21 janar banorë të kryeqytetit ndezën qirinj në sheshin "Skënderbej", përballë monumentit të heroit Kombëtar “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”. Aktivitetet artistike të institucioneve kryesorë të artit dhe kulturës u shtynë deri në përfundim të ceremonisë mortore. Rreth 400 mesazhe ngushëllimi, të studentëve kosovarë që studiojnë në Shqipëri, u mblodhën në formën e një albumi dhe iu dorëzuan Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, për t’iu përcjellë më pas familjes së Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Qytetarët shqiptarë bënë homazhe në selinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në kujtim të Dr. Ibrahim Rugovës. Në Librin e Ngushëllimeve shprehën ngushëllimet e tyre për Presidentin e Kosovës, personalitetet më të lartë shtetërorë, akademikë, studiues, njerëz të njohur të artit dhe të kulturës shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje në nderim të emrit dhe veprës së Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë seancë të jashtëzakonshme ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, Kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeverisës, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, etj. Seanca e jashtëzakonshme, u transmetua direkt jo vetëm nga televizionet e Tiranës, por edhe nga ato në Kosovë. Kryeministri Berisha, u shpreh ndër shumë deklarata të dhëna gjatë këtyre ditëve se" kam bindjen më të thellë se vepra e tij e madhe, e shndërruar tashmë në një frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, do të konkretizohet së shpejti në përputhje të plotë me idealet e tij. Humbja është shumë e madhe dhe në një kuptim është e pazëvendësueshme. Por trashëgimia e tij është po kaq e madhe dhe jam i bindur se udhëheqja politike e Kosovës, qytetarët e Kosovës kanë të gjithë vullnetin, mençurinë, përkushtimin për ta shndërruar këtë trashëgimi në një realitet pozitiv, në një realitet mbarësie dhe mirësie për të gjithë qytetarët e Kosovës”.







    Dr. Ibrahim Rugova, simbol i rrugës paqësore drejt fitores së Pavarësisë





    Dr.Ibrahim Rugova lindi në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë, më 10 janar 1945. Mbas mbarimit të shkollës fillore ai vazhdoi shkollimin e mesëm në Pejë, studimet e larta i kreu në Prishtinë, në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit në Degën e Albanologjisë më 1971 ai vazhdoi për një vit në Ecole Pratique des Hautes Etudes të Parisit studimet akademike në degën e letërsisë. Në vitin 1984 doktoroi në Universitetin e Prishtinës në degën e Letërsisë. Po këtë vit u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Si kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës u zgjodh më 23 dhjetor 1989, duke kontribuar në shumë ngjarje të rëndësishme në territorin e Dardanisë, si: Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990 ), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990 ), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992. Në zgjedhjet e Kuvendit, i cili përbëhej nga tri partitë kryesore të Kosovës, fitoi partia e tij, duke u zgjedhur i Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë votash. Fondacioni Paul Litzer i Danimarkës në vitin 1995 i dha Ibrahim Rugoves Çmimin për Paqe. Më 1996 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës dhe shpallet doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris. Në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998 ai rizgjidhet në poziten e kryetarit të republikës, dhe po në këtë vitë merr Çmimi Saharov nga Parlamentit Evropian.

    Gjatë luftës së Kosovës(1999) ai qëndroi në Kosovë, ku u paraburgos së bashku me familjen e tij nga qeveria e Serbisë, e cila pas disa ditësh keqtrajtimi psiqik, i lejoi Dr. Rugovës dhe familjes së tij largimin nga Beogradi. Në vitin 1999 shpallet qytetar nderi i qyteteve italiane: Milanos dhe Breshias (Brescia) si dhe nga qyteti gjerman Mynster (Münster) i jepet Çmimi për paqe. Mbas luftës kthehet në Kosovë dhe në zgjedhjet e mbajtura nën mbikqyrjen e komunitetit ndërkombëtar ai përsëri zgjidhet kryetar i Kosovës. Në vitin 2000 merr Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë Manuel Carrasco i Formiguera, në Barcelonë. Veprimtaria letrare e Ibrahim Rugovës ka qënë gjithnjë prezente para angazhimit të tij politik. Ai ishte si nismë redaktor në gazeten Bota e Re, shkroi në revisten shkencore Dituria që botoheshin në Prishtinë. Po ashtu punoi si hulumtues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe për një kohë ishte kryeredaktor i revistës së këtij instituti, Gjurmime Albanologjike.





    Disa nga çmimet dhe titujt ndërkombëtarë :Çmimi për paqe - (1995 Fondacioni Paul Litzer në Danimarkë); Doktor Nderi - (1996 Universiteti i Parisit VIII Sorbonë, Francë); Honourus Causa: Çmimi Saharov - (1998 Parlamentit Evropian); Çmimin për paqe - (1999 Qyteti Mynster (Münster), Gjermani); Qytetar nderi i Milanos - (1999 ); Qytetar nderi i Breshias (Brescia) - (1999 ); Çmimin për paqe (2000 Unioni Demokratik i Katalonisë - Barcelonë, Spanjë) Manuel Carrasco i Formiguera; Çmim nderi për paqe nga qyteti i Neë Yorkut, SHBA (19 Nëntor )



    Disa nga botimet : Prekje lirike - 1971; Kah teoria - 1971; Strategjia e kuptimit - 1980; Vepra e Bogdanit 1675-1685 - 1982; Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983; Refuzimi estetik - 1987; Kritika letrare ( bashkë me Sabri Hamitin) - 1979; Bibliografika e kritikës letrare shqiptare 44-74 (bashkë me Isak Shemen) - 1976



    II.







    Fjalë të arta për Ibrahim Rugovën në gazetën “TemA”









    Sabri Hamiti, shkrimtar e studiues







    Si të flas për mikun kur nuk mund ta pranojë shkuarjen e tij?

    Si të flas për krijuesin kur nuk janë shpaluar të gjitha idetë e tij?

    Si të flas për prijësin kur vijon vizionin i tij?

    Pra duhet të flas për Ibrahimin, për Ibrahim Rugovën e për Rugovën.

    Për tri Unë që bëjnë Një.



    * * *



    Ibrahimi (se ne miqtë e kemi thirrë gjithnjë Ibrahim) nuk e ka njohur babën kur e kanë pushkatuar kur ishte foshnjë; iu ka përkushtuar dashurisë së nënës dhe është rritur me kodin e fisit, gjakut.

    Në shkollë shkon në moshë më të madhe se shokët dhe përgjithnjë mbetet një kokë më i lartë se ata. Prej këtu hija që të luajë mësuesin e tyre, që nga fillorja deri në studime.

    Ai mblodhi myshkun e malit për të blerë libra dhe preu drurin e malit për të blerë libra. Se kishte ngritur kultin e dijes e libri mbeti përgjithmonë burim i dijes së tij. Pra ai foli pak e njësoj lehtë si për pjekjen e bukës, si për pimjen e ujit, si për dhimbjen e zemrës. Gjithnjë i dashur, madje i dashuruar, tepër i butë për t’u pushtuar, tepër i çiltër për t’u mundur.

    Kishte fjalë të pakta e të rralla me shumë asociacione, por kurrkush nuk ka mundur t’i bëjë rezistencë sidomos heshtjes së tij.

    Ndoshta ka qenë i bërë për t’u adhuruar sidomos nga kundështartë e tij, që i ka munduar me buzëqeshjen e tij. Ky është paradoksi i parë i madh, por të mos harrojmë që jemi në botën shqiptare....... (vijon)



    Janar 2006



    Adelina Ismaili, artiste

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Në kohën kur u paraqit Ibrahim Rugova, ne po kalonim një periudhë të vështirë. Bota ime në atë moshë përkufizohej në shkollë, në lagje dhe në shtëpi. Bëheshin helmime nëpër shkolla, gjuhej gaz lotsjellës dhe kjo ishte një traumë për mua. Në atë kohë shihja njerëz të përgjakur duke ikur rrugicave nga demonstratat. Frikësohesha nga gjithçka, kisha ndjenjën se të gjithëve po na vrasin. Në shkollë erdhi drejtoria serbe dhe ne si fëmijë mendonim se do të vijë një urdhër që ne të flasin serbisht. Atëherë ai, i ndjeri Rugova, u paraqit me politikën e tij që quhej “sistem paralel”. Thjesht, ishte diçka sikur ta shihje një dritë në fund të një tuneli shumë të zi. Nëna filloi të sjellë në shtëpi materiale që ishin të ndaluara, shkrime nga më të ndryshmet. Na detyronte t’i lexonim ato shkrime. Presidenti Rugova erdhi si një njeri që tregonte se kemi shpresa dhe se ne nuk duhet të thyhemi. Ai tregonte gjithashtu kush jemi dhe çka jemi dhe që atëherë e mora vesh se ne jemi shumë të mirë dhe që meritojmë gjëra të mira, por që duhet të luftojmë për veten...Më kujtohet që patëm shkuar t’ia uronim zgjedhjet e parafundit. Në këtë rast ia pata dhuruar një lule të bardhë. E dija se ai nuk pranonte dhurata të çmuara nga askush. Dhurata e çmueshme, një njeri shpirtmadh, siç ka qenë i ndjeri Rugova, e fyen dhe unë zakonisht ia dhuroja nga një lule të bardhë...Gjithmonë i merrte në dorë, i shikonte, i analizonte dhe gjithmonë i komentonte. Për lulet e mia thoshte: “Sa mirë, simbol i paqes. Ngjyra e bardhë është simbol i kombit tonë. Ne jemi të bardhë”.... Deri në fund ne gjithmonë kemi folur për muzikën dhe kulturën. Ishte njohës i muzikës. I pëlqenin shumë trendet botërore. Njëherë, në një fushatë, kur turma thërriste “Rugova, Rugova”, “Adelina, Adelina”, pati thënë: “Adelina është zëri i një rinie demokratike që po lind te ne”, dhe filloi të buzëqeshë, duke më përshëndur nga foltorja. Ka qenë shumë përparimtar dhe i pëlqente gjërat moderne. Kam përshtypjen se i pëlqente më shumë rok-u, por gjithmonë me një paralele mes muzikës tonë autoktone. Gjithmonë thoshte se duhet të ruhen vlerat e muzikës sonë, të avancohen dhe të modelohen dhe të kemi kujdes në drejtimin që punojmë. Më pati thënë një i afërm i tij që ai nuk i pëlqente barbarizmat dhe infiltrimin e muzikës sllave... Më patë thënë: “Ke bërë një këngë për mua dhe më ke dhënë përgjegjësi të madhe. Tash jam në këngë dhe kur dikush është në këngë, nuk guxon ta vrasë atë”. Gjatë gjithë kohës buzëqeshte. Unë i thashë: “Ju e meritoni dhe është këngë që po e dëshirojnë njerëzit”. Ashtu, modest, siç ishte, uli duart poshtë dhe prapë e përsëriti: “Eh, tash më ke bërë me përgjegjësi të madhe”. Kështu e ka komentuar këngën... (vijon)



    Janar 2006

    Adelina Ismaili, artiste

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Zhani Ciko, drejtor i Operas Kombëtare

    Zhani Ciko, drejtor i Operas Kombëtare





    Edhe duke dëgjuar njerëzit, që nga më të thjeshtët deri tek burrat e shtetit, që kanë nderuar figurën e tij, njeriu bindet se vepra e Rugovës është e tillë që përmban në vetvete dimensione të shumta, të cilat koha do t’i revokojë edhe më mirë, por edhe sot ato janë tërësisht të përvijuara. Në mbresat ndaj portretit ekspresiv të Rugovës gjatë të gjithë historisë së fundit të Kosovës, qëndron mbi krye historia e një burri shteti që përvijoi dimensionet e kohës. Madje qe i zoti, që idetë dhe bindjet tij vetjake mbi ardhmërinë e Kosovës, t’i kthejë në bindje qytetare, që tërheqin popullin drejt zgjidhjeve, të cilat historia i jep vetëm një herë. Në këtë drejtim, meritat e Rugovës janë të mëdha pasi ai ka ditur që të orientohet drejt aspiratave humane për zgjidhjen e problemeve të ndërlikuara të kësaj pjese të kombit shqiptar. Kosova përjetoi dramën e vet më të madhe në kohën e Rugovës, përjetoi madje ditë tragjike, por në të njëjtën kohë, në sajë të burrave të saj të mençur, mes të cilëve edhe Rugova, që s’i kanë munguar asnjëherë popullit të Kosovës, ajo gjeti dhe shpresën e saj për realizimin e këtyre aspiratave që së shpejti do të jenë drejt realizimit të tyre të plotë. Figura e Rugovës ishte gjithashtu figura e një studiuesi. Që në fillimet e kontaktit me veprën e tij, të inspirohet bindja se ai ishte një intelektual i formuar e me vizione të qarta, siç është studimi i një fushe të gjerë të letërsisë shqipe. Kjo të linte të kuptoje se ai ishte në gjendje të përvijojë dimensione historike të zhvillimeve historike e të fatit të kombit që i përket. Figura e tij i përket një njeriu që imponohet përmes urtësisë, përmes inteligjencës dhe intelektualizmit. Po kaq i rëndësishëm është edhe kontributi i tij gjatë viteve të fundit të drejtimit të presidencës së Kosovës në fushën e artit, ku Kosova gjatë kësaj kohe ka ditur të elaborojë edhe këtë dimension të vështirë elitar. Madje gjatë viteve të fundit janë ngritur edhe institucione, që kanë qenë ëndërr jo vetëm e kosovarëve, por edhe e jona, si një domosdoshmëri e kultivimit të personalitetit të popullit, të individualitetit tonë dhe identitetit kombëtar. Mjafton që të mendojmë që brenda dy vjetësh nga përfundimi i luftës, nën drejtimin e doktor Ibrahim Rugovës, Kosova ngriti edhe institucionet e para muzikore që kishin munguar dhe ishin krejtësisht të paimagjinueshme, siç ishin Filarmonia dhe më vonë edhe Opera e Kosovës...(vijon)



    Janar 2006

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Behar Gjoka, studiues

    Behar Gjoka, studiues



    Tek Rugova janë dy anë të së njëjtës medalje, politikani bashkëkohor modern që sendërtoi dhe projektoi ëndrrën e shqiptarëve të Kosovës për Pavarësi, por dhe dijetari që në kuptimin letrar, në kuptimin e shkencës letrare, në kuptimin e verifikimit të shenjave letrare gjithëkohore, hapësinore, plotëson potretin ndoshta të një njeriu jo të zakonshëm. Unë them jo të zakonshëm duke menduar se ai si një njeri i vetëm na shfaqet në dimensionin e liderit politik, përjetues i simbolikës së pavarësisë, dhe në dimesionin e shqyrtuesit më të saktë, më perfekt, më të përsosur deri në momentin që po flasim përsa i përket shenjave estetike të historisë dhe të kulturës shqipe. Unë pata kënaqësinë që gjatë periudhës dhjetor 2005 dhe janar 2006, kur i lexoja dhe njëherë veprën letrare politologjike, shqyrtimore, shkencore të Rugovës dhe nëse me përpara dija se kemi të bëjmë me njerin prej studiuesve më të zellshëm, më të plotë në kuptimin metodoligjik pas këtij rileximi fatlum, unë arrij të sendërtoj një ide që nuk besoj se do të jetë e vetmja, ose i vetmi që me Rugovën në kuptimin letra dhe kulturor, së pari në veprën “Historia e mendimit kritik” që për mendimin tim është më tepër sesa kaq, është enciklopedi e mendimit kritik, duke filluar që me zanafillën e atyre mendimeve të hedhura nga Bogdani në librin “Çeta e Profetëve” dhe deri në mesin e vitev ’80 të shekullit që kaloi është i mbledhur në një libër i gjithë mendimi shqyrtues, verifikues i të gjitha përvojave letrare, të kërkimit të qëmtimit të letrares kudo që ishte. Do të mjaftonte kjo vepër që t’i siguronte breroret e studiuesit më të zellshëm, më të plotë, por së dyti Rugova me veprën e tij kushtuar krijimtarisë së Bogdanit shfaqet në një dimension të jashtëzakontë, ku historiani i letërsisë bashkëlidhen dhe sendërtojnë edhe shyrtuesin e teksteve letrare të asaj kohe që do të thotë se letërsia herë pas here duhet rivlerësuar...Falë shqytimit shumë të thelluar të modelit letrar të Ciklit të Sibilave, të modelit letrar të prozave të pranishme në “Çetën e profetëve”, të shqyrtimit të diturisë së filozofisë të elementeve shkencore që ka kjo vepër e Bogdanit, e cila na rizbulohet, na vjen në jetë, pikërisht nga Rugova, do të thoja që ky aspekt plotëson, sendërton, formaton dimensionin e një studiuesi nga më të shquarit, padyshim më i shquari deri në momentin që po flasim të asaj periudhe, por së treti, pikërisht Rugova në trajtimin, në menazhimin, në shqyrtimin e letrares është një nga kritikët më të zotë...(vijon)



    Janar 2006



    Përgatiti: Dhurata Hamzai

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Sipas nje te perditshmeje kosovare: Rugova cakton vendin per varrin e tij

    Ora: 09:40
    Nga Daniela Bonollari


    PRISHTINE (19 Dhjetor)-Presidenti Ibrahim Rugova pervec propozimit per flamur e himn te ri te propozuar per Kosoven ka caktuar dhe vendin ku do te kete varrin e tij pas vdekjes. Nje e perditshme kosovare ka cituar ne nje shkrim te saj se Presidenti Rugova ka caktuar qe varri i tij te jete pikerisht ne varrezat e lagjes “Arberia” ne Prishtine. “ Varri eshte i rrethuar me grila hekuri, me nje dere te vogel ne mesin e se ciles eshte e vendosur shkronja e madhe “R”. Banoret thone qe ky eshte varri i presidentit kosovar, Ibrahim Rugova, i cili per se gjalli ka vendosur te caktoje vendin ku do te prehet pas vdekjes”, citon e perditshmja.
    Prane varrit bosh te gjere sa per 2 persona ndodhet nje varr tjeter me emer gruaje. Sipas gezates “Ekspres” ky eshte varri i nenes se Rugoves qe ka vdekur pak kohe se te shperthente lufta e fundit ne Kosove, nderkohe qe Rugova vazhdon te ushtroje detyren e tij si President i Kosoves edhe pse i diagnostikuar me kancer ne mushkri.
    Sipas banoreve qe jetojne ne lagjen prane varrezave eshte mese normale vendimi per te caktuar vendin per varrim. “Nuk eshte cudi pse ka caktuar vendin. Shume njerez e bejne kete” tregon nje banor e kesaj lagje.

    (/Balkanweb)

    Agim Doci, në një shkrim pak më lartë, ankohej se e ka të vështirë të shkruaj për Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, sepse, sic thotë ai, "penda e gazetarit ( lexo mendja dhe ngritja intelektuale e gazetarit) tepër e vogël është"!
    Hej, more Agim Doci! "Hiq" puna e jote! Ani i thua vehtës edhe gazetar! Gazetar me penë" të vogël"! Do një penë "të madhe" dhe "s´di" të gjëndesh! Unë e Llapi kurrë nuk patëm penë të vogël, por penë të madhe! Penë hu gardhi! Penë që shkruan trash, edhe në baltë, edhe në borë, edhe pluhur, edhe në..., por vec aty ku duhet jo!Cështë e vërteta pena të tilla nuk gjënden për t´u blerë, por ato i muarën drejtpërdrejtë nga një gardh i vjetër( dhe duke i nxjerrë shpejtas dhe fortësisht ramë edhe unë, edhe Llapi, në kokërr të shpinës) sepse ishim fort të hidhëruar dhe donim t´iu hakmerreshim dhe t´i zhdepnim hu të gjithë "kundërshtarët" që nuk i njohin "meritat" tona dhe që nuk bëhen "shërbëtorë" tonë, nuk mendojnë si ne...Por, pasi hujtë qëlluan gjysmë të kalbur (me falni "penat") dhe nuk bënin për hu shpinës, atëherë ia mësyem "odës së burrave", këtij farë Forumi dhe jemi bërë ashtu sic jemi bërë, "të parët" me shkrimet tona trash, shkruar si me hu gardhi më, më falni si me pena sa huri i gardhot më!
    Por e di cka "Llap"! Ta lëmë Agim Docin të ankohet për "penën e tij të hollë" dhe ne nuk duhet të bëzejmë! Argumente të forta për Dr. Ibrahim Rugovën( sosh që nuk i kemi fare në cejf ne) na i sollën këta kundërshtarët tonë dhe, sic duket as penat tona sa hujt e gardhit, nuk do bëjnë fare punë! E mira do të ishte t´i lexojmë këto shkrime, të mira qenkan, të mësojmë pak diplomaci, histori, atdhedashuri, urti, pjekuri , filozofi, qendresë, të mësojmë se cfarë është patriorizëm, cfarë është të te rrespektojë populli i yt dhe bota, cfarë është rrespekti ndaj vllaut shqiptar e jo urrejtja, cfarë është bashkimi e jo përcarhja, cfarë është e drejta dhe e padrejta, cfarë është sinqeriteti e cfarë është intriga...
    Fundja të mësojmë pak shkrim e lexim, edhe nëse nuk i kuptojmë fort këto gjëra! Nëse ne, lodhemi duke i lexuar, se cfarë tha bota për Dr. Rugovën, atëherë t´ia bëjmë sikur "Muji e Halili", të cilët po sa e kuptuan se cfarë është pushka e gjatë, u futën në shpellë dhe ende janë me duar në veshë atje! Edhe ne e kemi vendin në shpellë, atje të lakuriqat! Thuaju atyre llapucave të tjerë të tu (të dëgjojnë, më i mencuri nga ata je) të heshtin se bjeshka me gjyks nuk shtyhet!
    Hajt, prej sot, nëse ia di hallin vetit, pac faqen e bardhë!

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    IBRAHIM RUGOVA ( 1944 - 2006 )

    "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

    "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet".
    (Z. Oto fon Habsburg)

    Lavdi jetës dhe veprës së Ibrahim Rugovës.
    I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Kryetari Sejdiu dekoroi Ibrahim Rugovën me urdhrin hero i Kosovës

    Kryetari Sejdiu dekoroi Ibrahim Rugovën me urdhrin hero i Kosovës

    Prishtinë, 21 janar 2007 (Kosovapress) Koha 13:49



    Me rastin e shënimit të përvjetorit të vdekjes së ish kryetarit Rugova, kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, të dielën në Prishtinë tha se Ibrahim Rugova qe dhe mbeti simbol i paqes dhe pavarësisë së Kosovës. Sejdiu me këtë rast dekoroi kryetarin e ndjerë Ibrahim Rugovën me urdhrin hero i Kosovës dhe mori vendim për themelimin e medaljes për liri, paqe e humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”.

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Disa fotografi te ceremonise





  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    vijon ...........








  11. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Rugova mbetet Presidenti historik dhe promovuesi i madh i lirisë, i pavarësisë e i demokracisë së Kosovës

    Prishtinë, 21 janar - Presidenti Ibrahim Rugova u përkujtua sot edhe në Bibliotekën Kombëtare nga autoritete të kulturës dhe letërsisë shqipe si njeriu në shekullin e të cilit po jetojmë. Ndërsa, tre studiuesit e veprës së Ibrahim Rugovës, Sabri Hamiti, Kujtim Shala dhe Vehbi Miftari ofruan para publikut një njohje të re për figurën e Rugovës, duke eksploruar njëkohësisht veprat në letërsi, nga krijimet, rikrijimet e klasifikimet, dhe figurën politike, që e domonio tërësisht skenën politike jo vetëm në Kosovë. Studiuesi, kritiku dhe shkrimtari i njohur Sabri Hamiti, njëherit miku i ngushtë shumëvjeçar i Presidentit Rugova, në tribunën "Rugova i letërsisë", duke vlerësuar veprën kritike, tha se Rugova i përket brezit të 68-tës, dhe më tej Qarkut Kulturor të Prishtinës. "Kjo lëvizje kulturore e intelektuale, krejt natyrshëm e bëri qendrën në Universitetin e Prishtinës, për ta shpërndarë ndikimin e vet çlirues edhe në shtresa të tjera të shoqërisë. Fuqia e kësaj lëvizjeje u përqendrua në kulturë e krijimtari, me artikulim më të fuqishëm në letërsi, me shenjën e fuqishme nacionale e autentike dhe me shenjën e modernitetit", tha Hamiti. Ai tha se në vazhdim Rugova dhe krijuesit e brezit të tij, do të bëhet protagonist si në revisten kulturore dhe shtëpinë e tyre botuese. "Kjo, në mënyrë të pashpallur, artikulonte alternativën e njëshit pushtetor në kulturë", tha ai. Hamiti më tej tha se nismëtarët e qerthullit kulturor e letrar të Prishtinës tanimë janë ngritur në shkallën më të lartë në fushat e tyre krijuese në shqip. "Njëri nga më përfaqësuesit është Ibrahim Rugova, me përcaktim kritik letrar e studiues i letërsisë dhe i kulturës shqiptare". Në librin "Kah teoria", të botuar shtatë vite më vonë pas "Prekje lirike", Hamiti tha se Rugova gjendet në skajin tjetër të diskursit kritik. "Tashmë ai, gjithë dijen e madhe letrare, gjithë mjeshtërinë e shkrimit kritik të argumentuar, e çon kah qëllimi suprem: të artikulohet në nivelin më të lartë teorik letërsia si krijimtari individuale e veçantë, e ndryshme nga të tjerat, që duke pasur praktikë origjinale të krijimit, kërkon edhe kritere të vetat të interpretimit. Tashmë, revolta lirike e librit të parë kthehet në sistem vetanak të mendimit e të argumentimit", tha Hamiti. Sipas tij, dy libra të ngjashëm, përmbledhje esesh e kritikash, kapin tekstet kritike të Ibrahim Rugovës të viteve shtatëdhjetë në "Strategjia e kuptimit" dhe të viteve tetëdhjetë në Refuzimi estetik. "Sharmi themelor i shkrimeve kritike, që korrespondojnë në radhë të parë me librat e botuar gjatë këtyre viteve dhe me autorët kryesisht të brezit të tij, është se janë shkruar rëndom si kritika të para (punë tepër e vështirë në interpretimin e vlerësimin e letërsisë) duke prodhuar edhe mendimin e parë publik për veprat, e njëkohësisht duke krijuar aureolën e kritikës së respektueshme", tha ai. Ndërsa, dy librat pasues, Vepra e Bogdanit dhe Kahe e premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, sipas studiuesit Hamiti, që janë monografikë, "provojnë deri në skaj fuqinë krijuese e intelektuale të Ibrahim Rugovës". Hamiti vlerëson se projekti më i rëndësishëm studimor i Ibrahim Rugovës mbetet monografia për kritikën shqiptare. "Ky libër është dhe kurora kritike e tij. Aty gjejmë një sistematizim të mendimit kritik shqiptar që lidhet me letërsinë dhe kritikën letrare, dhe më thellë një vetëdije kulturore të shqiptarëve", tha Hamiti. Duke folur për politiken e Presidentit Rugova, Hamiti, tha se Rugova hyn tepër vrullshëm në politikën e Kosovës duke dalë në ballë të lëvizje për pavarësinë e Kosovës dhe duke e bërë legal vullnetin politik të popullit të saj. "Ai e legalizoi dhe legjitimoi në mënyrë institucionale këtë vullnet nëpërmjet zgjedhjeve parlamentare e presidenciale dhe nëpërmjet Referendumit popullor për pavarësinë". Hamiti në vazhdim tha se tashmë është fakt e histori që "Ibrahim Rugova mbetet Presidenti historik i Kosovës dhe promovuesi i madh i lirisë, i pavarësisë e i demokracisë së Kosovës". Ai e quajti Rugovën një nacionalist të kultivuar. "Pra, është shqiptar, në kuptimin rilindës të fjalës. Kjo del natyrshëm nga e kaluara e tij familjare e personale dhe nga formimi kulturor, letrar e historik. Premisat e këtij kualifikimi mund të lexohen në veprat e tij kulturore e kritike, ashtu dhe në veprimet e tij politike", tha Hamiti. Ai poashtu e vlerësoi firgurën politike të Rugovës nga vëshrimet brenda dhe jashtë. "Rugova pacifist në Kosovën që i del tymi, në mesin e Ballkanit që nis për të satën herë kasaphanën. Ky është një absurd, kanë bërtitur me zë të lartë disa nga kundërshtarët e tij politikë. Kurse është admiruar për qëndrimin e tij në të katër anët e botës", tha ai duke e vlerësuar si një njeri trim, "që nuk i është frikësuar gjakut e as vdekjes". "Çështja është që ai nuk ka preferuar kryengritjen a betejën, por ka kërkuar e synuar fitoren. Filozofinë e heroikës shqiptare, qoftë ajo skenderbejane, ai është munduar ta përkthejë në një qëndresë moderne për të ruajtur substancën, pra në një rezistencë politike me premisa të humanizmit e të lirisë njerëzore universale". Hamiti tha se sloganët e tij për pajtim të brendshëm, për durim, për solidaritet, për mirëkuptim, për dialog e për mirësi, janë përftime racionale duke pasur parasysh gjendjen e mbrendshme dhe rrethinën e Kosovës. "Ai e ka artikuluar me zë të thekshëm para opinionit ndërkombëtar, që më 1989, se 'serbët po vijnë të hakmerren'. Po duhej kohë, qëndresë, organizim e substancë, po ashtu dhe një rezonancë ndërkombëtare për një luftë e rezistencë me armë, një luftë të akceptueshme nga miqtë e kauzës së lirisë së Kosovës. Prandaj, Rugova është pararendës i UÇK-së dhe pasues i saj. Ky është rezonim i popullit të Kosovës, që mbas çlirimit, e zgjodhi për dy mandate me votë për President të vendit", tha Hamiti. Ai tha se është habitës fakti se si, "një njeri që bëhet prijës i një lëvizjeje politike, madje i një populli, të përdorë një retorikë kaq të ngushtuar, ashtu si Rugova". Hamiti është ndalur edhe në studimin e dukjes (pamjes) së Presidentit Rugova. "...shalli i tij është mitizuar qoftë duke u interpretuar si derivimi botës së tij poetike të hershme, qoftë i interpretuar si derivim i shallit tradicional rugovas për lindje, për jetë e për vdekje", tha ai. "Ai ishte për të gjallë një ikonë e Kosovës, së mbrendshmi e së jashtmi". Hamiti tha se kërkesat, "një Kosovë e pavarur, demokratike, e integruar në Bashkimin Evropian e në NATO, në miqësi të përhershme me SHBA-të, do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës", është një program politik e nacional i Ibrahim Rugovës dhe i Kosovës. Duke folur për trashëgiminë e Ibrahim Rugovës në Kosovë, Hamiti tha se ajo është, toleranca, e jo egoizmi i çfarëdo lloji. "Durimi e jo sedra jonë e hollë tradicionale. Trimëria e jo azgania, sepse e para e ka përcaktuese urtinë (mendjen), kurse e dyta shpërthimin e pamatur", tha ai duke parashtruar disa dilema të njeriut që ikjen e mikut e ndjen më mirë se kushdo tjetër. "Si të flas për mikun kur nuk mund ta pranoj shkuarjen e tij? Si të flas për krijuesin kur nuk janë shpaluar të gjitha idetë e tij? Si të flas për prijësin kur vijon vizionin i tij? Pra duhet të flas për Ibrahimin, për Ibrahim Rugovën e për Rugovën. Për tri Unë që bëjnë Një", tha ai, duke e përmbyllur me thënien: "E vërteta e dëshmia për mikun vjen gjithmonë nga zemra". Duke eksplikuar që fillim formulimin "Rugova në dy pamje", Kujtim Shala tha se diskursi i tij u referohet dy nyjave mbretërore të jetës së Ibrahim Rugovës: Letërsia e Veprimtaria. "Janë këto dy pamje/faqe të një fytyre, dy pamje të një jete, dy pamje të një vepre. E para, thellësisht kulturore, mbetet nën shenjën e Rugovës meditans; e dyta, kulturë, veprim e trashëgimi politike bashkë, ka shenjën e Rugovës militans, shenjën e Prijësit të madh të Kosovës. Si një e tërë, këto pamje japin Rugovën meditans et militans. Ai tha se I.Rugova ka nisur jetën letrare si Krijues, e ka vazhduar si Rikrijues dhe e ka mbyllur si Klasifikues/Sistematizues. Ky përgjithësim, sipas tij, u referohet shenjave themelore të diskursit të Rugovës: së pari fiksioni; së dyti diskursi i hapur; së fundi diskursi konceptual. "Kjo është rruga që nis me pasionin, vijon me gjetjen/leximin e autorëve të dashur dhe mbyllet me krijimin e sistemit vetanak, tashmë në shkallë të lartë konceptualiteti". Për librin e parë të Rugovës "Prekje lirike" (1971), Shala pohon se është libër që hap rrugën për ta lexuar gjithë veprën e Rugovës dhe për të konstatuar se "diskursi i Rugovës aty pothuajse barazohet me fiksionin". "Idetë autoriale gjenden e projektohen tek autorë të tjerë, pak për të ikur nga artikulimet eksplicite/definitive të ideve (idelogemës) e më shumë për të sprovuar e provuar kritikën letrare si një shkallë/fytyrë të letërsisë, përherë të lidhur e të kushtëzuar fuqishëm nga Subjekti kërkues". Ndërkaq për veprën e dytë, "Kah teoria" (1978) Shala thotë se ky libër "teston diskursin e Rugovës në tehun e hollë të kapërcimit nga eseja te sistematika teorike", dhe se "shkrimi braktis figurën letrare dhe gjen ligjëratën konceptuale". "Rugova shqyrton çështje të djeshme, të sotme, të përhershmë të letërsisë, kurse diskursi i tij te ky libër është problematizues". Shala më tej vlerëson se "strukturalisht, Rugova kalon nga definimi i letërsisë, te definimi i disiplinës që studion atë, pastaj kthehet te letërsia shqipe", ndërkaq "dija universale e kërkimit gjen një letërsi të veçantë". Në veprën "Strategjia e kuptimit (1980), Shala thotë se Rugova shtron e provon procedurat e interpretimit të tekstit, duke kërkuar kuptimet, domethëniet, pasi Rugova ka riformuluar e ka aplikuar principin lingusitik të N. Çomskit në princip për interpretimin e tekstit letrar. Kjo vepër njeh diskurin eseistik, kritik e teorik. Sipas Kujtim Shalës, i ngjashëm në strukturë e në pretendime me Strategjinë e kuptimit është edhe Refuzimi estetik (1987), një libër që vijon atë. "Ky libër ka për objekt letërsinë bashkëkohëse të autorit dhe rritet në komunikmin e gjallë me tekstet. Librin e dominon vlerësimi për vepra e fenomene. Gjithë librin e përshkon vetëdija mbi refuzimin estetik, si proces që siguron qenësinë e letërsisë, duke buruar nga vetë kjo qenësi". Për veprën e Bogdanit 1675-1685 (1982), Shala thotë se është kryevepra e Rugovës, e cila shenjon shkallë të lartë të diskursit konceptual. "Rugova kërkon/analizon e interpreton sistemin filozofik/teologjik të Bogdanit një herë në shtratin e dijes që e ka prodhuar veprën, pastaj në qarkun e veprave me tema univesale, në qarkun e veprave gjithnjë moderne, do të thotë të përjetshme", pohon Shala. Sipas tij, pjesë themelore e studimit të Rugovës është Analitika e veprës, një analizë e interpetim struktural/semiotik, që buron sa nga teksti i Bogdanit, aq sa nga teoritë moderne të kërkimit, saktësisht nga modeli strukturalist/semiotik i R. Bartit. "Në leximin e Rugovës, teksti i Bogdanit ringjallet, për ta provuar Bogdanin bashkëkohës", thotë Shala për të theksuar se "këtë e mundëson jo vetëm metoda e kërkimit, por, në radhë të parë, moderniteti i veprës klasike të Bogdanit, universalieti i çështjeve që shtrohen e zgjidhen, në rrugën e përjetshme të zgjidhjeve të hapura". Për veprën "Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983", (1986), Shala vlerëon se është një tipologji teorike/historike e kritikës shqipe ku Rugova jep një dimension të metapoetikës historike shqipe. Në vetë titullin e librit, Rugova kërkon orientimet (kahe) themelore dhe pikënisjet (premisa) teorike të kritikës shqipe. "Në këtë ecje, teoria e kritikës është kthyer në praktikë kërkimi. Rugova bashkon teorinë e historinë e kritikës, për të studiuar kahet e premisat në kohë, në principin e poetikës historike", nënvizon Shala. Ndërkaq për profilin e dytë "Rugova militans", Shala thotë se I. Rugova siç krijoi një model kulturor, krijoi edhe një model politik, me parabazë humanitetin e thellë, fillin nacional të ideve dhe me kërkesë-bosht pavarësinë e Kosovës. "Mendimtari Rugova, tash ideologu Rugova, ndërton e fuqizon diskursin veprues". "Kapërcimi nga Poetika te Politika, është kapërcim nga fusha e ideve te veprimi. Ndërmjet tyre prerja është e ashpër. Rugova ka relativizuar këtë prerje, jo duke e vënë njërën fushë në shërbim të tjetrës, por duke zbutur e përqendruar diskursin e të dytës (Politika) në shembullin e të parës (Poetika)". Ndërkaq, studiuesi tjetër i ri, Vehbi Miftari, në punimin e tij, "Rugova: idealiteti e vizionariteti", tha se është e vështirë të shkruhet, për idealitetin e Dr.Ibrahim Rugovës, "njeriut që i lidhi nyje të kaluarën dhe të ardhmen e shqiptarëve në një të sotme e cila, sipas shën Augustinit është vetëm një moment i cili përfshin gjithë përmasën historike, sikundër që përfshin po ashtu edhe të ardhmen e njerëzimit". Miftari tha se është esenciale që për të kuptuar drejt jo vetëm filozofinë politike të dr.Rugovës, por edhe madhështinë e projektit nacional, mbështetjen që e kishte Presidenti Rugova në rikrijimin e traditës dhe në aplikimin e saj si normë për të projektuar kodet nacionale brenda bashkësisë së vlerave universale. Duke folur për idealitetin e dr. Rugovës, tha se studimi i veprës së Pjetër Bogdanit e shndërroi përmasën e ideales në vizion për të tashmen e të ardhmen e shqiptarëve. "Kapërcimi është ndoshta krejtësisht i pahetueshëm, por po kështu ai është pjesë e komunikimit intensiv të një elite kulturore e intelektual me historinë e me traditën nacionale, si dhe e përfshirjes së saj brenda një projekti të politikës nacionale", tha ai. Miftari theksoi se Bogdani i Rugovës mbyllej si kërkim në vitin 1981, "kur hapej perdja e zymtë e ndjekjeve për shkak të përkatësisë etnike a kulturore dhe kur zërat për njohjen e lirisë së individit shtoheshin". Ai më tej tha se interesimin për njohjen e teorisë së pushtetit dhe veçanërisht të raportit mes strukturës intelektuale dhe pushtetit, Rugova nën influencën e teoricienit Rolan Bartit, përbënin natyrshëm premisën e veprimit politik të Rugovës. Poashtu sipas studiuesit Miftari "Tradita nacionale" e shqiptarëve në idealitetin e dr.Rugovës mbështetet në identitetin kolektiv. "Teoria e urtakut duket të ketë mbijetuar edhe para ngarendjeve të nxitësve të marathonomakut ndër shqiptarë dhe njeriu meditans duket të ketë qenë shtyllë e veprimit për çfarëdo lloj njeriu militans", tha ai. Miftari vlerësoi se Rugova me përmasën e përkushtimit ndaj vlerave intelektuale, me fuqinë e maturisë dhe të disiplinës Rugova imponohej ngadalë, por qartë në gjirin e intelegjencisë së Kosovës, "duke ndërtuar qysh në fillimet vlerën e ilustrimit". "Ky lloj emenacioni kulturor ndikoi paskajshmërisht shumë në emancipimin e një klase të intelektualëve në Kosovë, përkundër që pozita e tij prej ilustruesi mbetej disi e paqartë, paradoksale mbase, diku në tehun mes traditës dhe modernes", tha ai. Ndërsa, në pjesën e tretë të punimit, Rugova/Rugovizmi, Miftari vlerëson se Ibrahim Rugova e lexonte shumëfish sfidën e antikitetit, besonte në traditën e popullit të vet dhe e ndërtonte modernitetin e tij përmes rikrijimit të shenjave nacionale. "I palëkundur nga vendosmëria për të përshkruar të ardhmen, si dhe në vizionin e tij për shtetin e ardhshëm të Dardanisë - Kosovës, shenjat e të cilit i shpaloste me pasion, ai jo rrallë u keqkuptua ose nuk u kuptua", tha ai. Miftari e përmbylli fjalën e tij me vlerësimin se fytyra e Rugovës ngjan sot me atë të profetit, të cilin fati ua solli shqiptarëve. "Sidoqoftë, ai mbetet përjetësisht simbol i paqes dhe i pavarësisë së Kosovës, njeri i pakontestueshëm në vizionaritetin politik, kundërshtar ndër më të respektuarit që një rival politik mund ta ketë përballë, sfidues i historisë e i kulturës jo vetëm të popullit të vet, modelues i pashembullt në hartën politike evropiane, jokonvencional gjithësesi, njeri i letrave e i dijeve, i cili kapërcimin në politikë e bëri sikur ai të shënjonte përgjithnjë kthim nga vetvetja, njeri, pra, që e bart sikur kryqin shenjën e sakrificës për t’i promovuar vlerat e demokracisë universale", tha mes tjerash Vebi Miftari.

  12. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Akad. Krasniqi: Ibrahim Rugova është simbol i Pavarësisë së Kosovës

    Prishtinë, 21 janar - Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, akademik Mark Krasniqi, kryetar i PSHDK së, bëri homazhe dhe vuri lule të freskëta mbi varrin e një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, presidentit Rugova. Profesor Krasniqi dukej sot i mallëngjyer. E ndjente shpirtërisht mungesën e presidentit Ibrahim Rugova. Me peshën e viteve mbi supe, me mallin dhe dhembjen e madhe për humbjen e mikut të tij më të ngushtë, ai, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, anëtarë të Kryesisë së PSHDK së, nderoi pranë varrit të presidentit Rugova e më pas vuri një buqetë lulesh të freskëta. Më pas, Mark Krasniqi vizitoi familjen e presidentit Rugova dhe u shprehu atyre ngushëllimet me të sinqerta në njëvjetorin e shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës.

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Eliot Engëll: Rugova ka qenë brilant edhe në përplasjet politike


    Uashington/Prishtinë, 21 janar - Kongresisti i njohur amerikan dhe miku i madh i Ibrahim Rugovës dhe i Kosovës Eliot Engëll, thotë se ka shumë kujtime të mira nga takimet që kam pasur me Presidentin Rugova. "Kur e kam takuar për herë të parë kam menduar se ai është njeri që flet butë dhe urtë. Ajo që më ka habitur mua, ai ka qenë i tillë edhe në politikë", tha Engëll. "Sa më shumë që e kam njohur e kam kuptuar përse ai ka folur aq pak gjë që e ka bërë atë më të fortë. Ai ka qenë lider shumë i qetë, efikas. Ai e ka ngritur në çështje pavarësinë e Kosovës. Njerëzit e tjerë nuk kanë mundur ta bëjnë këtë. Ai ka folur butë, por ka qenë shumë efektiv, njëkohësisht". Gjikthashtu Engëll thotë se Presidenti Rugova ka qenë i respektuar në Uashington dhe njerëzit e kanë njohur si figurë që e ka lëvizur çështjen e Kosovës. "Unë e kam konsideruar si mik të mirë. Jemi njohur për disa vite dhe e kam takuar shumë herë në Uashington dhe kemi biseduar shumë herë për të ardhmen e Kosovës. Më vjen mirë që kam mundur ta kem mik dhe jam i nderuar që kam pasur lirinë ta marr telefonin e të flas me të dhe këtë e kam bërë disa herë", tha Engëll, duke shtuar se kujtimet më të mira për të janë vitet e njohjes me të dhe të bisedave me të lidhur me çështjen e Kosovës. "Unë kurrë nuk e kam parë atë të brengosur. Asnjëherë nuk e kam dëgjuar ta ketë ngritur zërin dhe të flasë me dyshim për angazhimin e tij politik. Ai ka pasur gjithmonë qëndrim pozitiv për atë që është angazhuar dhe për të ardhmen e vendit. Ai ka qenë brilant edhe në përplasjet politike. Kurrë nuk e kam dëgjuar të flasë keq për ndonjë grupim politik. Dihet se kur je në politikë ndonjëherë mund të thoni gjëra të këqija për ata që i konsideroni si opozitë. Unë kurrë nuk e kam dëgjuar ta bëjë këtë. Amaneti i tij ka qenë pavarësia e Kosovës dhe së shpejti Kosova do të jetë vend i pavarur. Ne kemi luftuar për shumë vjet së bashku për këtë dhe unë kam qenë pjesë e kësaj lufte. Unë kam dhënë mbështetjen time për pavarësinë e Kosovës këtu në Uashington. Mendoj se amaneti i tij do të realizohet kur Kosova do të jetë e pavarur, sepse pavarësia e Kosovës nuk do ta kishte kuptimin që e ka pa ndihmën që e ka dhënë Rugova", u shpreh Eliot Engëll në një deklaratë enkas në njëvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova.

  14. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    F.Uizner: Rugova e ka udhëhequr dhe e ka krijuar shpirtin në Kosovë
    Prishtinë, 21 janar - I dërguari i posaçëm amerikan për statusin e Kosovës, ambasadori Frenk Uizner është shprehur se Presidenti Rugova e ka udhëhequr dhe e ka krijuar shpirtin në Kosovë, duke e sjellë vendin aty ky është sot. "Ai (Rugova) ka merita të mëdha. Ai e ka udhëhequr dhe e ka krijuar shpirtin në Kosovë. Ai na solli këtu ku jemi sot. Por, më e keqja është se ai nuk është sot bashkë me ne, për të gëzuar rezultatet e punës së tij, të cilën e kreu me përkushtim të madh. Ne jemi sot në një fazë vendimtare, kur do të vendoset për statusin e Kosovës se çfarë do të jetë e ardhmja e fëmijëve dhe e nipërve tuaj. Pa dyshim, kjo është meritë e punës së Presidentit Rugova", ka deklaruar ambasadori Uizner. "Presidenti Rugova ishte mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sa e kam kuptuar unë porosinë e tij për të ardhmen e popullit të vet, ai ka synuar ta shpie Kosovën në shekullin 21, në familjen e vendeve perëndimore dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më vjen shumë keq që ai nuk do të jetë bashkë me ne, për të na bekuar dhe për të na inkurajuar, por, pa dyshim, ai na e tregoi rrugën", tha Uizner në një prononcim në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Rugova.

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Të hënën, ora e parë e mësimit, i kushtohet jetës dhe veprës së Presidentit Rugova



    Prishtinë, 21 janar - Me rastin e 21 janarit, një vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë Agim Veliu, mori vendim që, të hënën, më 22 janar 2007, në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë t'i kushtohet jetës dhe veprës së Presidentit Rugova. Dita e hënë është ditë pune dhe nxënësit e mësidhënësit duke punuar nderojnë kujtimin për Presidentin Rugova, i cili përjetësisht mbetet intelektuali dhe atdhetari i madh që i dha emër Kosovës e shqiptarëve, thuhet në në një kumtesë të kësaj ministrie. "Presidenti Rugova i nisi proceset politike me vizionin e qartë për pavarësinë e Kosovës, krijoi themelet e shtetit dhe me dinjitet prej humanisti bëri që vendi ynë të identifikohet përjetësisht me emrin e Tij. Ndarja fizike me Presidentin, ishte dhe mbetet më shumë se dhembje sepse Kosova humbi emblemën e pavarësisë dhe simbolin e humanizimit e të rezistencës për liri. Presidenti Rugova çmoi edukimin dhe përmes krijimit të sistemit të pavarur arsimor, vuri themelet e shtetit. Kosova, institucionet dhe qytetarët e saj e sidmos nxënësit e studentët e ndjejnë thellësisht mungesën e Presidentit të parë të Kosovës. Në një vjetorin e ndarjes fizike me Presidentin Rugova, le t?i përkulemi jetës dhe veprës së Tij" - thuhet në këtë kumtesë.

  16. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Presidenti Sejdiu themelon "Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova"



    Prishtinë, 21 janar - Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, po kështu bëri të ditur se, duke u mbështetur në dispozitat e larttheksuara ka marrë vendim për themelimin e "Medaljes së Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova". "Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova" u jepet qytetarëve të vendeve të huaja, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit. Kjo Medalje do të ndahet sipas procedurave të parapara për dekoratat, urdhrat dhe titujt e nderit të Kosovës që jep Presidenti i Kosvës. Vendimi hyn në fuqi menjehërë.




    Ti jeton gjithmonë në zemrat tona o Gurthemeli i Dardanisë së Re

    Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës – Dr Ibrahim Rugosa, një vit nga mungesa e Tij fizike.

    Shkruan Engjëll KOLIQI


    Lecco (Itali), 21 janar 2007. – Tashmë ishim bindur. Pavarësia e Kosovës do të njihet edhe formalisht nga bashkësia ndërkombëtare. Bindja jonë, natyrisht ishte e bazuar në kurorëzimin e aspiratave tona, që me punën e Tij të palodhshme na e kishte mundësuar Presidenti Ynë i parë – presidenti historik!!!


    Gëzimi ynë, megjithatë u prish, sepse nuk patëm fatin që këtë akt historik ta kremtojmë bashkë me kolosin Ibrahim Rugova, sepse ai iku në botën e amshuar. Nga andej – nga parajsa tash kryen një tjetë.s funksion të madh: është engjëlli ynë mbrojtës!!!


    President Rugova, nuk gjej shprehje tani të të falënderoj për gjithë atë që na ke dhuruar me urtësinë dhe dashurinë tënde për kombin e për atdheun! Thjesht të them: të falemnderit! Dhge të garantoj: jetzon gjithmonë në zemrat tona dhe në historinë tonë kombëtare mbetesh i pashkulur – gurthemel i Dardanisë së Re.



    Po e mbyll me këtë poezi të dalë nga zemra ime:

    SHKËMB’ I RI I DARDANISË


    Presidentit të parë të Republikës së Kosovës
    Dr Ibrahim Rugova



    I lindur për ta pagëzuar shekullin e ri
    Bir’ i Dardanisë
    Re të zeza as shtrëngata s’të ndalën dot
    Asht i pathyeshëm
    Hymn’ i pavarësisë
    I pari instrument i mrekullisë
    Me fuqi të pashterrshme të besës dhe të dashurisë

    Risi erdhe dhe bekim në histori
    Uraganët në behar paqe i pahite
    Gurët e çmuar të Dardanisë i bëre me zotshpie
    O pasha tokë e qiell do thoshte Pjetër Bogdani:
    Vulose me urtësi historinë e shekullit të ri
    Ashtu si shenjtërve u ka hije!



    Stubëll, 6 tetor 2006

  17. #157
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Besnik RAMADANAJ
    PRISHTINË, 21 JANAR –

    Qirinjtë e dashurisë dhe të përkujtimit mallëngjyes të qytetarëve të Kosovës për Presidentin tonë historik dr. Ibrahim Rugova

    Presidenti i Kosovës,
    Fatmir Sejdiu, dekoroi ish-presidentin
    tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova,
    me urdhrin “Hero i Kosovës”.
    “Duke u mbështetur në Kornizën
    Kushtetuese, pjesa e dytë, pika 92. d
    4, si dhe në bazë të Rregullores për
    Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit
    të Kosovës, që i jep Presidenti i Kosovës,
    dhe procedurat e dhënies së tyre,
    marr këtë vendim: Dr. Ibrahim Rugova,
    president i parë dhe historik i
    Kosovës, dekorohet me urdhrin ‘Hero
    i Kosovës’ për veprën e tij të madhe të
    trimërisë dhe të urtësisë, për udhëheqjen
    e rezistencës së përgjithshme për
    liri dhe demokraci dhe për krijimin e
    shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”,
    tha Sejdiu. Sejdiu bëri të ditur se
    vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe
    sipas tij, urdhri “Hero i Kosovës” do
    t’i dorëzohet familjes së presidentit
    Rugova në një ceremoni të veçantë.
    Presidenti Sejdiu, gjithashtu, bëri
    të ditur se në bazë të dispozitave
    të lartcekura, ka marrë vendim për
    themelimin e “Medaljes së Artë për
    Paqe, Demokraci dhe Humanizëm -
    Dr. Ibrahim Rugova”. “Medalja e Artë
    për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm
    - Dr. Ibrahim Rugova”, Sejdiu tha se u
    jepet qytetarëve të vendeve të huaja,
    vepra jetësore e të cilëve cilësohet si
    kontribut i veçantë për ndërtimin e
    paqes, zhvillimin e demokracisë dhe
    kultivimin e humanizmit. “Kjo medalje
    do t’u ndahet sipas procedurave të
    parapara me Rregulloren për Dekoratat,
    Urdhrat dhe Titujt e Nderit në Kosovë
    që i jep Presidenti i Kosovës. Vendimi
    hyn në fuqi menjëherë”, theksoi
    Sejdiu. Kjo u bë e ditur në akademinë
    përkujtimore të organizuar në njëvjetorin
    e vdekjes së ish-presidentit dr.
    Ibrahim Rugova.

    IP
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #158
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ryecker:Rugova - forcë
    bashkuese dhe e moderuar


    Ndërkaq, shefi i UNMIK-ut,
    Joachim Ryecker, vlerësoi se Ibrahim
    Rugova ka qenë forcë bashkuese dhe
    moderuese, si dhe forcë bashkuese
    për Kosovën.
    Që nga fillimi i rezistencës së tij
    kundër regjimit të Milosheviçit e deri
    në vdekje, Ryecker tha se Rugova
    ishte besimtar i madh i lirisë dhe i përparimit
    për popullin e Kosovës. “Pas
    intervenimit të NATO-s, në vitin 1999,
    dhe ardhjes së misionit paqeruajtës
    të OKB-së në Kosovë, ai luajti rolin
    tërësor në krijimin dhe zhvillimin e institucioneve
    të vetëqeverisjes, të cilat
    sot i ka Kosova. Ai në të njëjtën kohë
    ishte forcë e paqes dhe e ndryshimit”,
    theksoi Ryecker.
    Numri një i misionit ndërkombëtar
    në Kosovë, Ryecker, duke vlerësuar
    lart kontributin e ish-presidentit Rugova,
    tha se “si president i Kosovës, ai
    vazhdoi punën e tij për të ardhmen e
    Kosovës, si udhëheqës shpirtëror i
    partisë së tij, LDK-së, dhe si udhëheqës
    i institucioneve të Kosovës. Si
    kryesues i Ekipit të Unitetit, Ibrahim
    Rugova ishte po ashtu forca kryesore
    bashkuese e partive politike, nganjëherë
    të ndara, të Kosovës”.
    Sipas Ryeckerit, presidenti i ndjerë
    Rugova ka pasur një rol të madh në
    vendosjen e Kosovës në rrugën të cilën
    ajo po e kalon sot. Edhe pse ai nuk jetoi
    për ta parë fundin e këtij udhëtimi,
    kryeadministratori Ryecker u shpreh
    i sigurt se ai do të krenohej me punën
    e tij sot, e në veçanti me punën e institucioneve
    të Kosovës.
    Ryecker më tej lavdëroi institucionet
    e Kosovës, sidomos, siç tha ai,
    në përmirësimin raporteve ndëretnike.
    “Ekipi i Unitetit, kryesues i të cilit
    ishte Ibrahim Rugova, e ka ruajtur
    unitetin, ka punuar me shumë sinqeritet
    e zell në dhënien e kontributeve
    për procesin negociator”,
    tha Ryecker.
    “Në hyrje të fazës përfundimtare të procesit
    të statusit,jeta dhe vepra e Ibrahim Rugovës
    janë udhërrëfyese të qarta për
    mënyrën se si duhet të ecim përpara në këtë
    moment vendimtar”,vlerësoi Ryecker.
    Ryecker
    Ne jemi duke u ngjitur në një bjeshkë dhe,
    pasi që gjithmonë metrat e fundit para arritjes
    në maje janë më të vështirat,ajri rrallohet
    dhe frymëmarrja vështirësohet.Ky
    shteg është i vështirë.Kur ne jemi të lidhur
    së bashku në një litar dhe nëse dikush prej
    nesh bën ndonjë hap të pamatur,të gjithë do
    të biem. Nganjëherë, në ngjitje e sipër
    paraqitet edhe mjegulla dhe ne kemi
    vështirësi ta shohim tabelën me treguesin
    e drejtimit.Por,nëse i bëjmë hapat me kujdes
    dhe nëse shkojmë prej një tabele në
    tjetrën,ne do të ngjitemi në atë maje.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #159
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Sejdiu:Rezistenca e Rugovës,
    model “sui generis”në Evropë


    Lëvizja politike për liri dhe pavarësi
    nën drejtimin e presidentit Rugova,
    sipas Sejdiut u shndërrua në model të
    pakapërcyeshëm dhe unik për filozofinë
    e veprimit politik bashkëkohës.
    Këmbëngulësia e tij për fuqizimin
    e rezistencës së përgjithshme
    qytetare ndaj okupimit të egër të
    Kosovës dhe këmbëngulësia e tij për
    internacionalizimin e fuqishëm të
    çështjes së Kosovës, sipas Sejdiut,
    ishin dhe mbetën dy rrafshet më të
    rëndësishme të angazhimit dhe të
    palëkundshmërisë që ai reflektonte.
    Lëvizjen e përgjithshme të rezistencës,
    Sejdiu e vlerësoi si lëvizje e modelit
    “sui generis” në Evropë.
    “Dr. Ibrahim Rugova u bë burrështetasi
    i parë i Kosovës, shenja mbrojtëse
    e shtetit në krye të të cilit qëndroi edhe
    në kohën kur njihej, por nuk pranohej
    si i tillë. Në kohë të vështira,
    presidenti Rugova me organizimin
    më sistematik e të qëndrueshëm që
    kishin ngritur shqiptarët në këto troje,
    me mekanizmin institucional e të
    votës demokratike ndërtoi struktura të
    qëndrueshme të Republikës së
    Kosovës, që ishin dhe mbetën pjesë e
    veçuar e rezistencës së organizuar
    kundër okupimit”, potencoi Sejdiu.
    Përveç kësaj, Sejdiu tha se presidenti
    Rugova një përkushtim të veçantë
    ka pasur edhe në planin diplomatik,
    siç tha ai, për ta shpëtuar Kosovën në
    këto vite të vështira kërcënimi me zhbërje
    të qenies së saj, thirrjet e tij ishin
    të vazhdueshme edhe për një intervenim
    të pashmangshëm ushtarak të
    NATO-s, madje edhe për prani të saj
    në planin afatgjatë, i cili do të pasohej
    nga një periudhë kalimtare e administrimit
    ndërkombëtar. Sejdiu citoi
    Rugovën kur thoshte se “Një periudhë
    kalimtare është e nevojshme, si dhe
    një demilitarizim i Kosovës dhe një
    protektorat ndërkombëtar”.
    Duke vlerësuar lart filozofinë politike
    të presidentit Rugova, Sejdiu citoi
    thirrjen që presidenti Rugova e bënte
    gjithmonë: “Një Kosovë e pavarur,
    demokratike e paqësore, e integruar
    në Bashkimin Evropian dhe në NATO
    dhe në miqësi permanente me Shtetet
    e Bashkuara të Amerikës. Ky është
    vullnet politik i popullit të Kosovës.
    Në të ardhmen NATO-ja do të ketë
    baza këtu, sepse ne do të jemi anëtarë
    të saj”, thuhet në citat.
    Shumë nga këto ide, sipas Sejdiut,
    tashmë janë realizuar ose janë duke u
    realizuar.
    “Shuarja e jetës së presidentit Rugova
    më 21 janar 2006, që gjithmonë
    mbetet ditë e përkujtimit më të dhimbshëm,
    shprehja e kësaj dhimbjeje nga
    qindra e mijëra njerëz që në këtë muaj
    të acartë kishin pushtuar Prishtinën
    për ta nderuar prijësin dhe për t’ia
    dhënë lamtumirën, kanë dëshmuar
    se ai nuk ishte më vetëm President i
    Kosovës, por mbi të gjitha, udhëheqësi
    shpirtëror e historik i një populli”,
    nënvizoi Sejdiu.
    Rugova, sipas Sejdiut, u bë përfaqësuesi
    më i pranueshëm që artikuloi
    vullnetin për liri të një populli të shtypur
    dhe këtë artikulim ai e bëri me
    durim, me maturi dhe finesë. Ai, sipas
    tij, mbërriti më fort se çdokush tjetër që
    t’i dëshmojë botës se Kosova është
    Evropë gjeografikisht, historikisht e
    kulturalisht dhe do të bëhet Evropë
    edhe politikisht, duke u integruar.
    “Mbi këtë filozofi politike, për të
    gjallë të vet presidenti Rugova krijoi
    shumë miq të Kosovës e të pavarësisë
    sonë në të katër anët e botës. Prandaj,
    edhe nga bota e amshimit, presidenti
    Rugova është sot engjëlli mbrojtës i
    Kosovës”, vlerësoi presidenti Sejdiu.
    Pasi që Kosova gjendet në prag të
    përmbylljes së statusit politik, proces
    ky që, siç tha Sejdiu, u udhëhoq në
    kohët më të vështira nga presidenti
    Rugova, kërkoi që busull orientimi
    themeltar të jetë ideja dhe përkushtimin
    i presidentit Rugova.
    “Presidenti Rugova qe dhe mbetet
    përjetësisht simbol i paqes dhe i
    pavarësisë së Kosovës, njeri i pakontestueshëm
    si vizionar politik dhe burrështetas
    i veçantë, të cilin e shquan
    një filozofi e veçantë politike, një guxim,
    urtësi dhe konsistencë e pashembullt
    për realizimin e vizionit që
    kishte”, tha në fund Sejdiu, duke shtuar:
    “I falemi Ibrahim Rugovës –
    themeluesit të shtetit të pavarur të
    Kosovës!”.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #160
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Rugova, shpalosi vlerat
    e Dardanisë antike


    Fjalim i veprimtares
    shqiptaro-amerikane, Rita
    Saliu në “Fordham University”,
    në Nju Jork, në
    një organizim përkujtimor
    për presidentin Rugova


    Duke i përshëndetur të pranishmit,
    zonja Saliu tha se në këtë moment, së
    bashku shkrihen në një, dhimbja, solidariteti
    dhe forca.
    Në përkujtimin për presidentin
    Ibrahim Rugova, ajo para bashkatdhetarëve
    në SHBA, lexoi disa vargje,
    kushtuar presidentit të ndjerë, Ibrahim
    Rugova.
    U trande tokë e lashtë shqiptare,
    U trande Kosovë,
    Kështjellë e pa mposhtur,
    E ndërtuar mbi veprën e Rugovës
    Kosovë je sot
    Veprimtarja shumëvjeçare për
    çështjen e Kosovës, Saliu, e quajti
    veten me fat, ditën kur e njohu dr. Rugovën.
    “Kjo ditë, i takon viteve shumë të
    largëta, që në kujtesën time, ende
    ruhen të freskëta. Janë pikërisht vitet
    kur Kosova po lëngonte nga plagët e
    kurbetit, që edhe mua me familje nuk
    më kurseu nga vargu i gjatë i mërgimtarëve”,
    tha Saliu, duke shtuar se do ta
    kujtoj ditën, që kur ky burrë i madh
    vendosi këmbën për herë të parë në
    SHBA dhe siç tha ajo, me të erdhi
    Kosova me heshtjen e saj që rënkonte.
    Kjo ditë, sipas Saliut shënon
    takimin e parë me presidentin Rugova,
    e cila më pas do t’i lërë vendin
    shumë takimeve, ku secili prej tyre
    ishte i ndryshëm dhe shumë shpresëdhënës
    për të ardhmen e
    Kosovës.
    “Falë inteligjencës së tij dhe sidomos
    urtësisë së tij, ai në ato kohë të
    vështira arriti që ta njoh Kosovën në të
    gjitha sferat e larta diplomatike të
    botës. Ai fitoi besimin, jo vetëm të
    popullit të Kosovës, por edhe të përfaqësive
    të shteteve të ndryshme, për
    idealet dhe ardhmërinë e Kosovës. Në
    urtësinë e tij, ne shihnim vizionin e
    pavarësisë së Kosovës”, theksoi Saliu.
    Populli i Kosovës, që siç tha Saliu,
    kur po kërcënohej nga shfarosja nga
    makineria vrastare paramilitare,
    ushtarake dhe policore serbe, ishte
    me shumë fat, që në këto vite historike
    të ketë një prijës vizionar dhe me një
    filozofi paqeje për lirinë e vendit dhe
    të popullit, e kishte dr. Ibrahim Rugovën.
    Si njeri që i njihte situatat dhe
    rrethanat e Ballkanit, Saliu tha se bënë
    që me durimin e tij, me vizionin paqësor
    dhe me mbështetjen e SHBA-ve
    dhe të Komunitetit Evropian, të na
    ofrojë ditën e pavarësisë, e cila, siç tha
    ajo, do ta bëjë të përjetshëm emrin e dr.
    Rugovës.
    Dr. Rugova, pati thënë ajo në fjalimin
    e saj në “Fordham University”,
    në Nju Jork, ishte një simbol, dhe si i
    tillë ai do të mbetet përjetshëm.
    “Me emrin e tij, janë të lidhura ëndrrat
    dhe shpresat e brezave tanë. E
    falënderoj Zotin që shpirtit të pastërtisë,
    luftëtarit “në luftë për paqe, në
    paqe për liri”, do të na udhëheq në
    pavdekshmëri. Koha punon tani për
    ne”, kishtë thënë në fund të fjalës së
    saj, Rita Saliu.
    Pjesë nga krijimtaria letrare e Prof.
    Rita Saliut
    Lexuar me rastin e 28 nëntorit 2005
    në Federatën Panshqiptare “Vatra”
    Shpalosja e flamurit të Dardanisë, të
    dhuruar nga presidenti Ibrahim Rugova
    (Skicë letrare)
    Në rrugën e gjatë plotë dredha e të
    përpjeta po ecte nxituar një djalosh. E
    pyes:
    Si e ke emrin?
    Dardan, më tha,
    Një mijë mendime më buçisnin në
    mendje: Ky djalosh qenka plakur para
    kohe, e ka mjekrën dhe shoqërohet
    me burra të moshuar. E nderon pleqërinë
    e vjetër, si duhet ta nderojmë të
    gjithë. Ai nuk ka kohë për të vdekur,
    ndonëse gurët e themelit e kërkojnë.
    Ai është shtylla e shtëpisë.
    Eh shumë vetë duheshin ta merrnin
    rrugën tënde, që i ngjan një kënge gaz
    e vaj bashkuar. Ti je mësues i popullit,
    fitues i popullit. Sa kohë të kemi pritur
    ty o mësues i madh që Zoti ta vari
    këmborën e bashkimit.
    Sa shumë mundime ke hequr e po
    heq, por ti gjithmonë fjalë ëmbël,
    ndonëse shpesh more fjalë të hidhura
    prapa. Po kënga hyjnore ty të gufon
    në gji e të gëzon zemrën. Stërmundimi
    të ka bërë t’u shëmbëllesh De
    Radës, Naimit, Nënës Terezë, e Pjetër
    Bogdanit!
    Dardan, ja po bien tupanët, po vinë
    krushqit me kapuç të bardhë.
    Nuk duhet ta harrojmë këngën që na
    e kanë ndrydhë me shekuj.
    I bashkove delet, edhe delet e
    shkapërderdhura i mblodhe, me unazën
    më të bukur prej ari. Do ta mbajmë
    besën tënde, se kjo besë na hap
    rrugën drejtë bardhësisë e paqes.
    Jemi të lumtur që të patëm, e të kemi
    në këtë jetë tokësore. Ne e dimë se
    ku e ke vendin, se çka të përket...
    Dashuria e të gjithëve, gëzimi, flijimi,
    bashkimi.
    T’i mbyllën disa herë damarët jetëdhënës,
    por ti e forcove dhe me dashurinë
    ndaj tokës mëmë, tokës së shkrumbuar
    ndër shekuj, që ti me trimat e tu
    po e ktheni në bekim.
    Nuk do t’i përsërisim më kujtimet e
    kohës së tmerrshme, kohës së kalume.
    Do të ndërpritet historia e vajtimit,
    dhe në librin e tragjedive të këtij populli
    do të shkruhet triumfi.
    U larguan prangat e zemrës që na i
    shkëpusnin shpresat e jetës.
    Gjarpërinjtë u zhdukën dhe humbën
    bashkë me gjakpirësit shekullorë.
    Sa është i lumtur ky mot sot. Sa lumturi
    sjell kjo drita e diellit. Zemrat gufojnë,
    kudo gjelbëron bari. Djalëria
    rritet e bukur e bashkuar në Dardaninë
    e përtërirë. Prej fundit të Ferrit ndihet
    Liria. E zemrat tona këndojnë:Valo flamur
    në tokën e të parëve, në tokën
    kosovare. Kosovë, tije lule e bardhë, je
    lule e kuqe, që shumë ëndërrove të
    bëhesh nuse. E kur të bëhesh nuse,
    më nuk do të qaj kush, vellon e bardhë
    ne do ta mbajmë të gjithë krahë për
    krahë, si krushqit...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 8 prej 103 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •