Berisha: Faleminderit Ibrahim Rugova! Shqiptarët përkulen para jush
Berisha: Faleminderit Ibrahim Rugova! Shqiptarët përkulen para jush
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Publikuar: 17.02.2012 - 12:56
koha.net
Tiranë, 17 shkurt - Kosova sot është në festë, ndërkohë që gëzimit të saj i bashkëngjitet e gjithë Shqipëria. Në katër vjetorin Pavarësisë së Kosovës ,Tirana i dha një rruge në kryeqytet, pranë zonës së Shallvareve, emrin "Ibrahim Rugova". Bashkia e Tiranës me këtë rast priti sot kreun e Komunës së Prishtinës Isa Mustafa. Në ceremoninë e emërimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha, njofton BW.
Ndërkohë po sot në Tiranë pritet inaugurimi i objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, godina e së cilës ndodhet pranë asaj serbe dhe ruse.
Kryeministri Berisha i pranishëm në ceremoninë e emërtimit të rrugës “Ibrahim Rugova”, e cilësoi datën 17 shkurt të vitit 2008, si ditën më të ndritur për shqiptarët ndër shekuj, ndërsa vlerësoi figurën e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, si njeriu që i dha udhë Pavarësisë
Berisha tha se shqiptarët shkojnë në 100-vjetorin e Pavarësisë më krenar dhe më të sigurt për të ardhmen.
“Ibrahim Rugova me veprën e tij, me përkushtimin e tij të plotë, me guximin e jashtëzakonshëm bëri të mundur që shqiptarët të vinë në këtë 100 vjetor krenarë, të lirë, të siguritë në të ardhmen që meritojnë”, tha kryeministri.
Kreu i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa u shpreh i priviligjuar që Shqipëria në katër vjetorin e Pavarësisë inaguron në kryeqytetin e saj një rrugë në nder të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim “Rugova.
Kreu i Komunës së Kosovës, tha se Rugova u bë emblema e përpjekje të Kosovës për liri dhe pavarësi, ndërkohë çështjen e Kosovës e ktheu në çështje ndërkombëtare.
“Ibrahim Rugova hyri në politikë në periudhë të vështirë, ai u bë emblema e përpjekjeve për liri dhe Pavarësinë e Kosovës, dhe çështjen e Kosovës e ktheu në çështje ndërkombëtare. Ky vizion u bë platformë nacionale e gjithë Kosova tani e Republikës së Kosovës",- u shpreh Mustafa.
Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë ceremonisë së emërimit të rrugës ‘Ibrahim Rugova’ në kryeqytet, në zonën pranë Shallvareve u shpreh i lumtur që në 4 vjetorin e Pavarësisë kombi shqiptar i bashkëngjitet festimeve të Kosovës.
Basha u shpreh se Rugova ishte i vetmi që artikuoi idenë për pavarësi dhe liri, nën dhunën dhe terrorin serb.
“Ne përulemi para emrit dhe veprës së Ibrahim Rugovës. Ai është simbol i përpjekjeve të Kosovës për Pavarësi, kur të paktët e artikulonin idenë nën dhunën dhe terrorin serb. Qytetarët e Tiranës dhe unë ndjehemi të nderuar se një prej rrugëve të kryeqytetit tonë do mbajë emrin Ibrahim Rugova”,- u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Më lejoni të citoj një vlerësim të ish kryetarit të SHBA-së Bill Clinton për figurën e Dr. Ibrahim Rugovës ndër vlerësimet e shumta që ju bënë me rastin e largimit nga jeta. “Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjës së Millosheviqit e inspiroj botën.”
High Voltage , Power Supply
Rruga "Ibrahim Rugova"; Tirana feston pavarësinë e Kosovës
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Do ta vendosim flamurin e Rugovës
Jeton Llapashtica | 04-03-2012
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka premtuar të shtunën se do t’i ndërrojë simbolet shtetërore të Kosovës sapo të vijë në pushtet partia që ai e drejton, dhe në vend të tyre do t’i sjellë simbolet e propozuara nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Largimin e flamurit dhe himnit shtetëror, që konsiderohen si simbole të sjella nga kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së ka thënë se do ta bëjë në pajtim me të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe minoritarët.
“Vlerësojmë qind për qind se do të vijmë në pushtet dhe atëherë ne do të zhvillojmë procedura qind për qind demokratike, në mënyrë që flamuri i ardhshëm i Kosovës të jetë flamuri i Dardanisë dhe himni i ardhshëm të jetë himni i Ibrahim Rugovës, por jo me procedura jodemokratike. Nëse pajtohen të gjithë qytetarët e Kosovës, natyrisht kjo kërkon edhe pajtimin e minoriteteve, edhe pëlqimin e faktorëve që na kanë ndihmuar, ne do ta bëjmë me një procedurë të rregullt demokratike. Synimi ynë është se Kosova i meriton ato simbole dhe ato të jenë simbole të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Këtë deklaratë i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka bërë pak kohë pas përfundimit të Kuvendit të Punës, ku anëtarët e LDK-së e kanë miratuar programin dhe statutin e ri të partisë.
Mustafa: Po forcohemi për të qeverisur
Kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Isa Mustafa, ka thënë se miratimet në fjalë janë shenjë se LDK-ja po përparon dhe po forcohet që në një të ardhme të vijë në pushtet dhe ta forcojë shtetësinë e Kosovës. “Ne e bëmë një hap të cilin e kemi premtuar me kohë se do ta zgjerojmë LDKsë me njerëz të rinj. Sot, pranuam njëzet të rinj si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike, prej të cilëve njëmbëdhjetë janë femra dhe nëntë meshkuj. Po ashtu e kemi si orientim tonin që ta përmirësojmë pjesëmarrjen e femrave në organet udhëheqëse të LDK-së”, ka thënë Mustafa.
Ai ka bërë të ditur se pas ndryshimeve të statutit dhe programit, LDK-ja tashmë e ka një Këshill të Përgjithshëm me disa anëtare të rinj dhe me tetë anëtarë më pak. Por, teksa janë zhvilluar punimet e Kuvendit të Punës, anëtarë të kësaj partie janë larguar nga salla. Njëri nga ta, ish-kryetari i Degës së LDK-së në Gjakovë, Haxhi Kamberi, ka thënë se po eliminohen figura të caktuara dhe se partia e Isa Mustafës nuk po punon sipas vlerave që ka instaluar Ibrahim Rugova.
Por, lideri i LDK-së ka thënë se ndryshimet në Këshill të Përgjithshëm kanë të bëjnë me largimin e personave të shumtë nga një degë që përfaqësohen në Këshillin e Përgjithshëm dhe atyre që tashmë nuk përfaqësojnë ndonjë degë. “Nuk është përjashtuar nga partia Haxhi Kamberi, por ai nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, sepse ai nuk është më pjesë e degës në Gjakovë, e cila i ka bërë zgjedhjet dhe e cila i ka përcaktuar njerëzit se kush do të jetë në këtë Kuvend dhe në Këshillin e Përgjithshëm”, ka theksuar ai.
Sejdiu: Të mbahet miqësia me BE dhe SHBA
Në Kuvendin e Punës i pranishëm ka qenë edhe ish-presidenti i vendit dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i cili megjithatë është larguar nga Kuvendi pak kohë pasi ai ka nisur punimet. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Sejdiu, ka dhënë vërejtjet e tij për mbarëvajtjen e Kuvendit të Punës. “Mendoj se do të kishte qenë e udhës që të pyeten edhe delegatët për rendin e ditës se si do të zhvillohet puna e krejt kuvendit, por ishte në mënyrën si u prezantua. Unë mendoj se është e rëndësishme që secili anëtar i LDK-së të japë kontributin e tij maksimal në këtë kohë për zhvillimin e mëtejshëm të LDK-së”, ka thënë Sejdiu.
Derisa ka thënë se ndryshimet në statut dhe program nuk janë progres i veçantë, ai ka përmendur disa herë se LDK-ja duhet të mbajë miqësi të përhershme me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian dhe të jetë aktere e rëndësishme në procese të mëdha. “Miqësia ecën me mbajtje aktive të këtyre veprimeve, dhe kjo është e rëndësishme për ne, flas edhe për Kosovën edhe për LDK-në dhe nuk është një çështje që mund të jetë deri në një moment, të themi, e kapërceva lumin”, ka thënë ai, duke shtuar se LDK-ja duhet të jetë më produktive në opozitë.
Amerika e injoroi opozitën
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se opozita është injoruar nga përfaqësuesi i SHBA-ve në Kosovë. “Ne përmendësh nuk e dimë se kush çfarë mendon, sepse asnjëri nga përfaqësuesit diplomatik nuk na ka thirrur neve si parti e parë opozitare dhe të na thotë se po kërkohet kjo apo ajo. Ne nuk jemi konsultuar për këtë dhe natyrisht se meqë nuk jemi konsultuar dhe nuk kemi qenë pjesë e asaj marrëveshjeje (për fusnotën), i kemi dhënë qëndrimet tona prapa të cilave ne qëndrojmë, por kurrsesi kjo nuk do të thotë se nuk kultivojmë marrëdhënie të mira me SHBA-në, por ne e kultivojmë demokracinë që e kemi mësuar nga demokracia amerikane dhe ajo perëndimore”, ka thënë Mustafa.
Zëri
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Isa do t'i kthejë simbolet shtetërore të Rugovë
Në Kuvendin e Punës, Lidhja Demokratike Kosovës sot miratoi Programin Politik, si dhe Statusin e ri të partisë. Por, kuvendi nuk ka kaluar pa përçarje e pakënaqësi. Ndërsa, kreu i partisë, Mustafa, ka thënë se LDK-ja kur të vijë në pushtet do të ndryshojë simbolet shtetërore. Kreu i LDK-së Isa Mustafa në fjalimin e tij tha se LDK-ja prej themelimit, gjatë rrugëtimit të saj, si edhe sot, ishte dhe është parti e orientuar drejt Perëndimit, parti evropiane, parti që kultivoi miqësinë e përhershme me SHBA-në, parti kjo, e cila në kthesat më të rëndësishme triumfoi me votën dhe besimin e qytetarëve të Kosovës, sepse LDK-ja punoi dhe punon për Republikën e Kosovës.
Ai tha se reformat në LDK janë të orientuara drejt përshtatjes ndaj ndryshimeve dhe drejt ballafaqimeve me sfidat e shtetndërtimit dhe të integrimeve evropiane.
Por, me procesin që ndodhi gjatë këtij kuvendi nuk u pajtuan të gjithë delegatet.
Kryetari i nderit i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka shprehur pakënaqësi lidhur me Kuvendin dhe ka deklaruar se anëtarët e këshillit të përgjithshëm është dashur të pyeten për rendin e ditës të këtij kuvendi të punës.
Sejdiu ka thënë se kritikat që i ka dhënë për ndryshimet në statut qëndrojnë ende.
Ndërkaq nga Këshilli i Përgjithshëm janë larguar Berim Ramosaj e Haxhi Kamberi, të cilët kanë kritikuar kreun e partisë për largim arbitrar.
Mustafa ka mohuar largimin e Kamberit e Ramosajt duke thënë se ata nuk janë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, sepse nuk janë zgjedhur nga degët e tyre.
Ndërsa, kreu i partisë, Mustafa, ka thënë se LDK-ja kur të vijë në pushtet do të ndryshojë simbolet shtetërore.
Sipas tij, flamuri i Kosovës do të jetë ai i promovuar nga ish – Presidenti Rugova, kurse “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, do të jetë himn shtetëror.
Telegrafi
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Tahiraj : Rugova ka ditur për aksionet e UÇK-së
Bota Sot
Ish luftëtari i UÇK-së, Saim Tahiraj, në një intervistë në emisionin Rubikon tha se Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti nuk e kanë ditur, e as që janë pyetur për emërtimin e UÇK-së. Këtë emërtim, sipas tij, e kanë vënë nga Zvicra pjesëtarët e Lëvizjes Popullore për Bashkim, të cilët gjithashtu kanë dërguar edhe komunikata për aksionet që i kanë ndërmarrë Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti kundër ushtrisë serbe në Kosovë. Sipas tij është jo e logjikshme që kjo lëvizje nuk i njihte si pjesë të UÇK-së disa prej komandantëve të tyre.
Ai gjithashtu ka rrëfyer se si u bë që Sali Çekaj të ishte komandant i Adem Jasharit dhe i Zahir Pajazitit, si dhe për rolin dhe lidhjen e Fehmi Aganit me grupet e armatosura. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte në dijeni për çdo aktivitet që njësitë e UÇK-së zhvillonin ndaj forcave serbe. Ai për këtë është njoftuar gjithmonë nëpërmjet Fehmi Aganit dhe Salih Çekajt.
Tahiraj gjithashtu ka rrëfyer se pas luftës Shërbimi Informativ Kombëtar e kishte arrestuar atë në Durrës duke i kërkuar mitë. Pikërisht për këtë është vrarë edhe Ahmet Krasniqi, ka thënë Tahiraj. Sipas tij, e gjithë përçarja ndërmjet UÇK-së ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi, ndërsa i ka bërë apel kryeministrit Thaçi dhe qeveritarëve që t’i kërkojnë publikisht falje familjes Jashari, të cilën sipas tij, ata e kanë tradhtuar gjatë luftës.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Tahiraj: Thaçi e Bukoshi përçanë UÇK-në
Thaci duhet t'i kerkoi falje Familjes Jashari
Ish luftëtari i UÇK-së, Saim Tahiraj, në një intervistë ekskluzive në emisionin Rubikon të KTV-së, tha të mërkurën mbrëma se Adem Jashari, Sali Çekaj e Zahir Pajaziti nuk e kanë ditur, e as që janë pyetur për emërtimin e UÇK-së. Këtë emërtim, sipas tij, e kanë vënë nga Zvicra pjesëtarët e Lëvizjes Popullore për Bashkim, të cilët gjithashtu kanë dërguar edhe komunikata për aksionet që i kanë ndërmarrë Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti kundër ushtrisë serbe në Kosovë. Sipas tij është jo e logjikshme që kjo lëvizje nuk i njihte si pjesë të UÇK-së disa prej komandantëve të tyre.
Ai gjithashtu ka rrëfyer për emisionin Rubikon të KTV-së se si u bë që Sali Çekaj të ishte komandant i Adem Jasharit dhe i Zahir Pajazitit, si dhe për rolin dhe lidhjen e Fehmi Aganit me grupet e armatosura. Sipas tij, Ibrahim Rugova ishte në dijeni për çdo aktivitet që njësitë e UÇK-së zhvillonin ndaj forcave serbe. Ai për këtë është njoftuar gjithmonë nëpërmjet Fehmi Aganit dhe Salih Çekajt.
Tahiraj gjithashtu ka rrëfyer se pas luftës Shërbimi Informativ Kombëtar e kishte arrestuar atë në Durrës duke i kërkuar mito. Pikërisht për këtë është vrarë edhe Ahmet Krasniqi, ka thënë Tahiraj. Sipas tij, e gjithë përçarja ndërmjet UÇK-së ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi, ndërsa i ka bërë apel kryeministrit Thaçi dhe qeveritarëve që t’i kërkojnë publikisht falje familjes Jashari, të cilën sipas tij, ata e kanë tradhtuar gjatë luftës. /koha/
http://www.youtube.com/watch?feature...&v=w3GitWbgWzg
ohhhh,Busavat lere Thaqin se aj ta han buken e ta dhin sahanin me ne funde edhe familja e jasharit e kuptun kush asht thaqi
High Voltage , Power Supply
Propozimi shumë me vend dhe duhet bërë gjithçka që kjo dëshirë e qytetarëve të Kosovës të realizohet sa më shpejt.
Intervistë me Florin Krasniqin: Dosjet, i mbajnë rrugaçët në politikë
Intervistoi: Besim Toska
“Ideja ime për hetimin e veprimtarisë së SHIK-ut besoj se do të realizohet, pasi do t’i mbledh 40 nënshkrime, të krijojmë komision dhe të dalim me prova”, thotë Krasniqi.
Pa zbardhjen e aktiviteteve të shërbimeve inteligjente ilegale nuk mund të krijojmë shtet funksional. Raportimi për fondin e “Tre Përqindëshit” dhe “Vendlindja Thërret”, është dashur të hetohet qysh më herët. Është dashur të bëhet një pasqyrim financiar të dy fondeve dhe të tregohet sa mjete janë mbledhur dhe si janë shpenzuar.
“Bota sot”: Serbia jo vetëm që po cenon integritetin e Kosovës, por po arreston edhe qytetarë e forcat e rendit?
Krasniqi- Veprimet e Serbisë tregojnë ato që ne qindra e mijëra herë i kemi thënë se Serbia është pushtet armik dhe tash ajo po vepron. Tash mbi një shekull e gjysmë ajo prapë po vepron si armik. Nuk është kërkesa dhe dëshira jonë që ta kemi armik, por e kemi. Meqenëse ne e kemi këtë armik edhe në pjesën veriore të atdheut tonë, ne duhet ta trajtojmë ashtu. Qeveria po e trajton shtetin armik serb dhe po i jep mundësi me abuzuar me qytetarët e Kosovës, mallrat dhe tash edhe me Kushtetutën dhe me policët e Kosovës. Ne jemi komision parlamentar për mbikëqyrje dhe nuk merremi me informatat çfarë ka AKI-ja rreth rastit dhe janë probleme të saja. Ne merremi vetëm me mbikëqyrjen e agjencisë.
“Bota sot”: Veriu edhe më tej mbetet jashtë qasjes së institucioneve, por a ka kontroll në atë pjesë AKI-ja?
Krasniqi: Sipas deklaratave të drejtorit të AKI-së dhe të cilit i besojmë, shtrirja e autoritetit të kësaj agjencie është në tërë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit. Agjencia nuk ka mundësi ekzekutive, ajo vetëm mbledh informacione, kështu që nëse AKI-ja ka informacione rreth asaj çfarë po ndodh në Veri është detyrë e Qeverisë së Kosovës apo forcave të rendit që të vënë rendin dhe qetësinë edhe në Veri dhe jo agjencia. Qeveria lëre që nuk ka vepruar në atë pjesë, por edhe nuk ka as plan për të vepruar. Tragjedia qëndron se nuk kanë as plan veprimi. Pjesa veriore e vendit ka mbetur në mëshirën e miqve tanë ndërkombëtar, të cilët e dimë se çfarë kanë bërë tash trembëdhjetë vjet.
“Bota sot”: A është peng i kësaj situate politika dhe mendoni se ka pastërti të figurës politike?
Krasniqi: Pa asnjë dyshim Kosova po mbetet peng i këtyre njerëzve me dosje. Unë gjithmonë e kam thënë dhe e them se nuk duhet të prezantojnë në asnjë instancë njerëz me dosje, njerëz që dyshohen e që janë të përfshirë në aktivitete kriminale, njerëz që janë thellësisht të korruptuar. Këso njerëz nuk guxojnë me prezantuar vendin tonë. Shtetin tonë vazhdojnë ta prezantojnë njerëz me dosje, e të cilët shkojnë në gjitha shtetet dhe gjithmonë kërcënohen me mundësinë e publikimit të dosjeve dhe arrestimit të tyre. Këta njerëz janë ata të qeverisë. Zgjidhja është tek angazhimi i mirëfilltë i njerëzve dhe shihet një gjë tek shqiptarët se njerëzit e ndershëm e të pastër nuk duan të hynë në politik dhe mendoj se ata po bëjnë gabime tepër të rënda. Ata kanë aftësi e mundësi të jashtëzakonshme dhe nuk hynë në jetën politike. Me këtë politika po mbetet në duart e rrugaçëve dhe po ndodh kjo që po ndodh që po qeverisin njerëz denigrues jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoni.
“Bota sot”: A ka në Kuvendin e Kosovës deputetë të shërbimeve sekrete dhe cili është numri i tyre?
Krasniqi: Mendojë se ka plotë. Ideja ime për hetimin e veprimtarisë së SHIK-ut dhe besoj se do t’i mbledh 40 nënshkrime, të krijojmë komision dhe të dalim me prova rreth asaj si kanë vepruar, kush i ka financuar e mbikëqyrur, kujt i kanë raportuar, kanë krijuar dosje, ku janë ato, a është shuar dhe pse. Po ashtu janë edhe shumë pyetje tjera të pafundme. Pa zbardhjen e këtyre aktiviteteve nuk mundemi me krijuar shtet funksional. Ata i fituan zgjedhjet e kaluara duke vjedhur votat në mënyrë industriale, ashtu siç është thënë edhe nga partnerët ndërkombëtar. Në Kuvend janë mbi dhjetë e që janë deklaruar publikisht se janë, e në Qeveri janë edhe më shumë.
“Bota sot”: Në bazë të informacioneve që keni funksionojnë shërbime sekrete në vendin tonë?
Krasniqi: Edhe LDK-ja ka pasur shërbimin e saj, ndërsa partitë tjera do ti hetojmë dhe nga hetimi i parë do të del sa shërbime kanë ekzistuar dhe ekzistojnë. Njerëzit që kanë punuar në shërbime po profesionalizohen dhe ndërrojnë taktikat, derisa ata kanë qasje në tenderët, sistemet e fondet publike milionëshe, ata janë shumë të rrezikshëm për vendin dhe për këtë arsye ata duhet të hetohen dhe drejtësia të japi fjalën e fundit për ndërtimin e këtij shteti që kemi luftuar e humbur shumë. Raportimi për fondin e “Tre Përqindëshit” dhe “Vendlindja Thërret”, është dashur të hetohen qysh më herët. Në SHBA, unë kam kërkuar nga ata që të dalin me raport, por kjo nuk ka ndodhur edhe pse unë jam përkrahës i një pasqyrimi real. Është dashur të bëhet një pasqyrim financiar të dy fondeve dhe të tregohet sa mjete janë mbledhur dhe si janë shpenzuar.
“Bota sot”: Akuzat ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës apo jush nuk ndalen, si vlerësoni ju këto akuza që po bëhen edhe ndaj jush?
Krasniqijithmonë bëjë një pyetje, nëse këta njerëz më kanë paditur se kam vrarë njerëz në Amerikë, kam vjedhur para të fondit “Vendlindja Thërret”, kam bërë krime kinse në Kosovë dhe Amerikë dhe nuk kanë treguar tash mbi dhjetë vjet. Këta duhet të shkojnë në burg për fshehje të krimit. A kam bërë apo jo krime është çështje e organeve të hetuesisë. Xhavit Haliti, më akuzon mua për vrasje. Unë e di që nuk kam bërë asnjë krim dhe këta njerëz duhet të shkojnë në burg, për faktin se posa nuk isha në Vetëvendosje e kanë fshehur “krimin”që kinse paskam bërë, e që unë nuk i kam bërë. Po të kisha shkuar unë në PDK-ë a do të kishin folur për mua s’kishin folur asnjë fjalë, E tash po shpifin se kam vrarë njerëz, kam gruan serb, kam vjedhur para e tjera.
“Bota sot”: Vlerësimi i juaj për deklaratat e rënda të ambasadorit në largim të SHBA-ve kundër institucioneve dhe partive politike në Kosovë?
Krasniqi: Ambasadori e di se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e korruptuar dhe besoj se ai e ka thënë qëllimisht se të gjithë janë të korruptuar. Ai ka pasur agjendë personale ndaj Vetëvendosjes, sepse ne i kemi rezistuar punës së tij, por kjo nuk është edhe politika e SHBA-ve. E kur ai thotë se të gjithë janë të korruptuar një fjalë popullore thotë “Më trego me këndë rri, se të tregoj kush je ti”. Amerika dëshiron stabilitet dhe nuk dëshiron me luftuar krimin dhe korrupsionin dhe lufta ndaj tyre nuk është agjendë e SHBA-ve. Pse je mik i tyre nuk do të thotë se je i pastër.
B.S
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
HARD, me vjen keqe tju them por ato foto dhe 1000 shpifje tjera i kan pri gjakosejes se shqypetareve ne Kosove dhe ne Shqypeni. Cdo shqypetar e di se shpifjet e tilla e kan prej aredhjen nga ish sigurimi dhe LPK-istat enverist. Qellimi tyne dihet.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Te mundohesh ta mbulosh te verteten me ane te shanetazheve, shpifjeve, mashtrimeve komuniste, do te thot se nje grup fare i vogel kan qellime djallezore.
Djallezia jo cdohere mund te triumefon, perkohesisht mund te shanetazhon e mashteron,por vjen dita dhe e verteta ngadhenjen mbi djallezit. Pasojat e ndjellazive mbeten njolle e keqe.
Shqypetaret e din kush ishte DR RUGOVA. E di tan bota, Amerika, Washingtoni, Londera, Berlini se kush ishte i madhi shqyptaris DR IBRAHIM RUGOVA.
Presidenti i pare i Kosoves, i ndjeri Dr. IBRAHIM RUGOVA
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Pytje te tilla sa naive dhe te pa logjikeshme jan te pa kupetimeta. I bie njete si me pyet bacen Adem D. Pse u masakrue Fazli Graqiveci e shum djem tjere shqypetar dhe jo ti Baca Adem! Shpetoj Dr Rugova po ashtu shpetuan dhe shum tjere qe ishen me zhuremues ne politik se Dr Rugova, Adem D, rexhep Q. e tjere... milloshi e dinte i kishte vene kushte CIA Amerikane ndaj Dr Rugoves. Mu per kete Dr Rugova me Ameriken ndiqete politiken paqesore. Ate dite qe ta demetonete Liderin shqyptar milloshi ate dite fillonete bomebardimi beligradit. Nuk mund ta akuzonin Dr Rugoven se ai nuk iu jepte shkase, Amerika e udhezonete si te fole. Shum thjeshte tu kam pergjigj si nje fshatar,shpellar i vertete! Ate qe smud ta bente milloshi e bene banditet enveriste. Nuk lan gje pa shpife ndaj te ndjerit dhe bashke punetoreve ti, Pr F. Aganit, Xhemail Mustafes e tjere qe disa e paguajten me jete veperimetarin e tyne per clirimin e Kosoves. Nuk ju qon gjekunedi meshefja mbas figurave te medha si qe bene enveristat, duke perdore emnin e Jasharave dhe te Ukshin H. Per Hard, sot e pyta thaqin ne lidhje me shantazhet, monetimet, shpifjet e hardve kunder Dr Rugoves. z.Thaqi kush jan hard-et qe akoma shpifin kunder figures madhore te Dr.Rugoves, dhe bazohen ne te njetat shanetazhe si ne kohen tuaj kur ishet drejtor i UCK-es, a i keni te njetet ne radhet e Qeveris tuaj , qe iu pengonete politika ,udheheqja e Dr Rugoves dhe kush jan ata? Thaqi mu pergjigj: O plak mos ua ven veshin atyne, jan disa enverista dhe isha, qe akoma ju ka mbete hateri pse une ndryshova mendje ne politike per qeshtje karriere, pa iu perrule memorialit te Dr Rugoves nuk kisha mujt me hyp ketu ku jam sot! keshtu mu pergjigje thaqi o HARD, Besom se ai nuk kish shum mendime te mira per ju anti Rugovistat! me tah se dhe ai dikur ishte krye anti Rugoviti me i madh, por sot tha kan ndryshu gjenat, fale Dr Rugoves tha u bena kye Minister dhe jam ketu ne Amerike. Ma kan be me dije tha ketu, nuk guxoj me fole nji fjale keqe per Dr Rugoven.
Po ashtu me tha: se iu kam betu Amerikes, tane banden time hajduto-kriminele qe e kam udheheqe nga zyra e nanos-klosit kam me i shti ne hapesane. E pyta po me ne fund halli yt?
Thaqi: Zoti e befte mire se nuk di! Z thaqi tashe ti sulmohesh urrehesh dhe nga ishat e tu, se gjoja ke deviju, trathetu vijen e drejte te partis dhe xhaxhit enver? Thaqi: Amerika ashte e madhe dhe Zoti ashte i madh. Zoti e bekofte Ameriken. Kjo o Hard ishte vetem nji pjese e bisedes ne mest Plakut dhe Krye Ministrit z Hashim Thaqi.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Me vjen keq qe nga nji shqiptare qe e mban gja Isain ne avatar te ndegjoj keso lloj diskutimi(pergjegjje) .Dr.Rugova e ka kriju epoken e vet te cilen nuk mundet askush me ia shu,ket duhet ta din cdo komtar apo anti komtar.Ai ka qen nje simbol i popullit shqiptar ne pergjithesi dhe ati shqiptar te kosoves ne veqanti(nuk po me pelqen te them kosovar,se po me duket qe po e ndaj nga shqiptar),me te cilin shqiptaret jan mburr qe kan pas nje lider te till.Dr. Rugova nuk lind shpesh ,eshte shum i rrall ,se po te kishte pas ,apo te kishte mjaft Dr. Rugova ,sot nuk do te ishim duke u shty me maqedoni ,serbi,mal te zi ,kroaci ,bosnje,greqi ,slloveni,se nuk do te ishin keto shtete artificiale ,por fal gjysherve ,eterve te LPK-ve ,sot kemi mbetur 20-30 mij metra katror,edhe ate te diskutuara.
Por normalisht qe keta te LPK_ve nuk kan mundur vet pa u ndihmu edhe shtresa tjeter e popullit siq jan edhe ketu dofar ,Harda , prishtina2010,dijetara,explorera,llapa ,etj.etj,vetem duhet te kuptohemi,LPK-ja jo e vllazerve gervalla e k. zekes, por e ketyre qe sot po e akuzojn shoqi shojn ,jo ti i ke vra jo ai i ka vra ,apo ku jan paret e vendlindjes ,jo te bukoshit,pasi qe kan fillu me u dal per ledine kriminalellaku ,e cili po e akzon i pari te dytin.
Plaku, po mos te ishte LPK-ja sot nuk do te kishe shtete!!! Kete ta garantoj me jete!!
Pra ehde ketu ,po mos te ishte LPK-istat ,sot nuk do te kishte sllav fare.
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
Rugove nuk munde te linde nena shqipetare me . Kane mbetur do politikane shqipefoles qe jane duke e torturuare popullin shqipetare ne pergjithesi qe nuk e njehe historia ,kete tardheti qe e bejne para syve te popullit .
Rugova ishte njeri i cili e dinte tradhetine e tradhetareve te LPK, Nuk bisedoi asnjehere me Xhavit Halita ,Ibrahim Kelmenda ,Azem Syla ,Ali Ahmeta , Musa Xhafera ,dhe shume e shume te tjere ,qe jane duke e torturuare popullaten tone edhe me keqe se sa vete Rankoviqi, dhe Millosheviqi.
Prite edhe nje kohe te shkurte dhe do te shohesh foto edhe me te turpshme ,ku LPK, i ka be neper kuzhinat sllave .
Ku munde te gjejshe politikane me matrapaz se aktualishte ne Qeverine e Shqiperise , Kosoves, dhe Maqedonise !!
Rugova me politiken e tije ishte ai i cili e udhezoi popullin ,me durim dhe me skamje ,pore ishte i sigurte se nje dite amerika do ti dale ne ndihme . LPK,(tradhetaret ) e kishin lutur Rugoven me intrigat e tyre qe luften ne Kosove ta filloi qe ne vitin 1991 , sepse ishin derektivat e Beogradit ne bashkepunim me tradhetaret e LPK, pore Rugova i dinet keta pisa qe edne jetojne ne shoqerine shqipetare .
Rugova ishte diplomati politik dhe strategjik ,me i sukses'shem ne historine shqipetare. Rugova ishte i vetmi Presidente dhe diplomat shqipetare qe nuk bisedoi asnjehere me LPK, sepse ishte i sigurte se kjo organiizate tradhetare koken e kishte ne Beograde ,kurse prapanicen ne rusi (stalinistet e kuqe te edukuare simbas udhezimeve te UDB jugosllave serbe )
Vdekje e tradhetareve
Vdekje e coftinave te LPK.
Rrofte ideologjia e Rugoves .dhe kjo ideologji duhet te shkruhet ne historine shqipetare si histori me e sukses'shme e shqipetareve per 1000 vjete .
Rugoven s'ka pasur asnje kriminel qe ka mundur ta zhduke ,sepse Rugova ka qene njeriu besnik i Amerikes dhe demokracise .LPK , eshte munduare edhe Rugoven ta zhduke ,pore ska mundur te ja arrije qellimin , sepse Rugoven ne shume raste ne vizitat e jashte e kane percjellur agjente te CIA. .
Per zhdukjen e Ukshin Hotit, nuk dihen detajet , pore ndoshta Ukshin Hoti munde te jete nje viktime si vellezerit Gervalla Enver Hadri dhe shume e shume patriote shqipetare qe i vrai LPK, dhe i mshefte duarte me gjake ,kurse keta vrasje i beri UDB jugosllave .
Si kane jetuare disa anetare te LPK, ne mergim ??? Asnjeri prej tyre nuk ka punuare pune te rregullte qe te ushqeje familjen e vtee ,pore jane finansuare nga UDB jugosllave , sepse ishin aletet me te fuqishem dhe me besnik per zhdukjen e shqipetareve ne mergim dhe ne vendelindje .
Mbas shkaterimit te murrit te Berlinit ne vitet 90 , ende kjo organizate e LPK. i mashtronte mergimtaret shqipetare qe te dalin ne evrope ne protesta me ide staliniste enveriste . Ne shume Metrolole ne evrope te gjithe popujte kerkonin demokraci kurse keta tradhetaret e LPK , kerkonin stalinizem ,sepse ishin te urdheruare nga Beogradi dhe rusia .
Rugova kishte informata te hollesishme per kete organizate tradhetare LPK, nga CIA amerikes dhe per kete arsye asnjehere nuk bisedoi me keta tradhetare , pore tradhetaret ja vrane shoket dhe bashkepunetoret Rugoves mbas shpine .
Vdekje e tradhetareve .
Sa me shpejyte te largohen nga Qeverite shqipetare dhe te denohen me vdekje tradhetaret ,sherbyesit e sllaveve .
Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 06-04-2012 më 14:42
Krijoni Kontakt