Close
Faqja 5 prej 103 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 2056
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Shtypi, Agjensite Perëndimore dhe TV për figurën e Presidentit Rugova

    Agjencia AFP
    Rugova shihej si "babai i kombit" dhe kishte mbajtur marrëdhënie të ngushta me Perëndimin, posaçërisht me Uashingtonin. Edhe pse Rugova nuk ishte i etur për mirënjohje, ai kishte marrë një numër të madh sosh nga organizata ndërkombëtare, përfshirë Çmimin Saharov për liri në vitin 1998.

    Agjencia Rojters
    Rugova ishte ikonë e popullit shqiptarë në përpjekje për pavarësi. Ishte figura më e ndritur në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës.

    AP-ja
    Rugova ishte mishërim i shqiptarëve për pavarësi nga Serbia dhe që në fillim të viteve 90-ta u vu në krye të një lëvizjeje të padhunshme për pavarësinë e vendit të tij. Vdekja e Rugovës do të shkaktojë një zbrastësi të madhe në procesin për zgjidhjen e procesit të Kosovë. Asnjë politikan tjetër në Kosovë nuk është respektuar dhe nderuar sa Rugova. Falë politikës së tij, Rugova kishte fituar respekt të madh ndërkombëtar.

    BBC-ja
    Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e një Ballkani të ri dhe vdekja e tij do të jetë një sfidë për rajonin.

    Daily Mirror
    Rugova ishte ikona e pavarësisë së Kosovës. Vdekja e tij ka lënë një vakuum të madh në politikën kosovare, në prag të bisedimeve finale për pavarësi, për çka Rugova ka punuar aq shumë.

    Die Velt
    Rugova ka qenë një lider konstruktiv dhe njeriu i cili pritej të kishte rol kyç në bisedimet që duhet të fillonin të mërkurën, në Vjenë. Udhëheqja politike kosovare ka përpara një sfidë të rëndë, atë të gjetjes së pasardhësit të Rugovës, si President dhe si udhëheqës të ekipit negociator për bisedimet me Beogradin zyrtar.

    Frankfurter Allgemajne
    Rugova vdiq pak kohë para se të realizohej ëndërra e tij për Kosovën e pavarur.

    Herald Tribune
    Rugova ka qenë figura shumë e respektuar në qarqet ndërkombëtare, për shkak të politikës së tij të rezistencës paqësore ndaj represionit të regjimit të Millosheviqit.

    New York Times
    Rugova është konsideruar si baba i kosovarëve.

    Rrjeti televiziv CNN
    Presidenti Rugova ishte lider i moderuar i shqiptarëve dhe përveç kontributit të tij për Pavarësinë e vendit, ai po ashtu kishte dhënë kontribut të madh në evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar.

    San Francisco Chronicles
    Rugova ka qenë udhëheqës dhe figura më përfaqësuese e popullit të Kosovës në arenën ndërkombëtare për pothuaj dy dekada".

    Washington Times
    Vdekja e Presidentit Rugova e lë politikën Kosovare në udhëkryqin më të rëndësishëm pas luftës

    Zydojçe Cajtung
    Ibrahim Rugova ka qenë symbol i rezistencës dhe i aspiratave të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Dr. Ibrahim Rugova - Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës

    Presidenti Rugova ka thene...

    Pyetje: A eshte politika e LDK-se e orientuar nga pacifizmi?

    Presidenti Rugova: Fjala eshte per nje rezistence politike, jo pasive, pra jo-gandiste. Per me teper, ne duam te mbesim afer idese Europiane te demokracise, qofte edhe nese kerkojme zgjidhjen e problemit pa perdorimin e forces.

    Ne jemi te orjentuar per te rezistuar, per t'i permbajtur njerezit tane. E kemi te qarte se nuk eshte fjala per disa dite, por per disa vjet, me siguri, dhe se, ne nje situate kur cdo individ mund te shperthente dhe te hidhej ne dhune, duheshin hapur vijat e gjera rreth te cilave do te artikulohej kerkesa Shqiptare.

    Se duhej, pra, te ecnim perpara, te punonim, te hapnim udhe. Te punojme. Nuk mjaftojne fjalimet. Tjeter gje eshte puna konkrete, veprimi politik. Politika eshte nje lufte pa arme, politika e keqe perfundon me arme.

    _________________
    Pyetje: Cila per ju eshte politika e mire?

    Presidenti Rugova: Afirmimi i levizjes sone ne rrafsh ndekombetar; me orjentimet dhe insitucionet e saj demokratike, ajo eshte levizje qe e di se cka do ne planin politik.

    _________________
    Praktika kunder dhunes ne kete situate i pergjigjet ne njefare menyre karakterit tone, nje tradite te durimit dhe te qendrimit kundruall gjithe dominimeve. Qe ne "Kanunin e Leke Dukagjinit," Princit Shqiptar te shekullit XV, kerkohej te ruheshin keto vyrtyte. Me anen e kesaj rezistence aktive te bazuar mbi jo-dhunen dhe solidaritetin, ne "jemi gjetur." Sot ia kemi dal te prekim kete pike te shpirtit te popullit Shqiptar.

    _________________
    Me kalimin e kohes kam kuptuar thellesine, zemren e Kosoves, qe ka durimin, zhdervjelltesine, mungesen e percmimit, dhe tolerances mbi te gjitha.

    _________________
    Duhet vepruar ne terren, gjate gjithe kohes. Kjo eshte forca e Lidhjes. Jemi te pranishem neper fshatra, ne lagje te qyteteve. Kjo eshte shume e rendesishme.

    Ndryshe policia, ose edhe ushtria, do te benin tmerre edhe me te medha. Sepse ata perpiqen t'i ri-aktivizojne metodat e mes dy lufterave: shkojne neper fshatra me ekspedita, nje Shqiptar ka shkrepur nje plumb, dhe masakrojne tere fshatin. Kete lloj nuk e kemi pranuar.

    _________________
    Pengesat ekzistojne per ti tejkaluar.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Familja e Heroit Azem Hajdari (Fatmira Hajdari)

    Vepra e ketij njeriu te madh nuk do te shuhet kurre, Rugova luftoi furishem dhe ia ngriti zerin gjithe Shqiptareve, dhe e beri kete vend aq te vogel ta njihte e tere bota. Aq e vogel eshte Kosova, eshte Shqiperia, por askush si Rugova deri me sot nuk ka bere aq shume sa beri ai, qe zeri dhe imazhi i Shqiptareve te shenderrohej ne jehone vlerash.

    Une sapo mora lajmin trishtues te ndarjes nga jeta te Presidentit, I thashe djalit birit, se babai nuk eshte me, por ne do te shkojme ne funeralin e Presidentit te Kosoves, mikut me te ngushte te babit, dhe Presidentit te Kosoves martire.

    Une nuk mund te harroj kurre diten kur Rugova mberriti per here te pare ne Shqiperi, e Azemi sapo e takoi per here te pare ne Shqiperi, e Azemi sapo e takoi per here te pare nuk kishte gje qe e shkulte nga Rugova. Azemi sa here qe e takonte ate i hidhej ne qafe dhe e perqafonte, duke i thene: "Ku je more Presidenti im!"

    Presidenti Rugova do te mungoj fizikisht, por ne mendjet dhe zemrat e githe Shqitareve, tashme eshte gdhendur si lapidar.

    Une kujtoj me dhimbje takimin e fundit me Rugoven ne Presidencen e tij, kur ai me thirri dhe me dorezoj Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit, me emrin e Azemit. Sapo hyra ne rezidencen e tij e tij isha me djalin tim, Kirin, ai na priti tek shkallet me perqafoi, dhe me tha, "A je e forte?" Dhe I thashe, "do behem e forte se s'ben, pasi keshtu na do Shqiperia. Nderkohe djalit tim I tha se qenke rritur shume, e ne ato momente Rugoves iu mbushen syte me lote.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    AMANETI I PRESIDENTIT RUGOVA: ARKIVOL NGA AMERIKA!

    Nga Dalip Greca, Nju-Jork

    Eshte zbuluar dhe nje nder amanetet e fundit te presidentit te ndjere te Kosves, Dr. Ibrahim Rugova.Nder kerkesat e fundit te tij ka qene edhe sjellja e nje arkivoli nga Amerika per ta percjelle nga kjo bote.Kjo kerkese eshte mesuar ne çastet e pasvdekjes dhe eshte percjelle nga presidenca e Kosoves per ne Amerike.Amaneti i dr. Rugoves i eshte besuar miqeve te tij ketu ne Nju Jork, familjes te vellezerve Gojçaj.Ka qene John Gojçaj, i biri Pashkut, qe ka marre mesazhin prej Prishtines.

    Keshilltari i Presidentit Rugova, Sali Cacaj, permes telefonit, e ka njohur John Gojçajn me kerkesen e fundit te presidentit, nje dite pasi kishte ngjare morti, pra te dielen me 22 janar. Keshilltari e ka lene amanetin e presidentit tek familja Gojçaj dhe ka mbyllur telefonin, i bindur se arkivoli-amanet do te vinte ne Prishtine ne kohen e duhur.

    Djemte e Gojçajve u moren me plotesimin e amanetit qe u percolli Prishtina. Nuk ishte aq i lehte plotesimi i kesaj kerkese, po te kemi parasysh se ajo mberriti ne Nju Jork te dielen, nje dite pas vdekjes. Edhe John-i, thote se ka qene shume veshtire qe te realizohej ky amanet per arsye kohe, pasi u percoll ne nje kohe te vone dhe se ishte shume veshtire qe te gjendej nje mundesi transportimi per ne Prishtine ne menyre emergjente. Perfundimisht arkivoli eshte gjetur ne nje sherbim funerali ne Allerton ne Bronx-Nju Jork.Pasi u realizua blerja nga Vincenti dhe Agustini, u bene perpjekje per te gjetur nje linje fluturimi drejt Tiranes e me pas te kalonte ne Prishtine.Kjo mundesi nuk u realizua pasi nuk u gjet asnje fluturim i lire ne ate linje. U zgjodh rruga tjeter, arkivoli u dergua ne Milano dhe qe andej per ne Prishtine.

    Leka me tregon se arkivoli mberriti ne Prishtine ne kohen e duhur, fale perpjekjeve te djemeve te familjes, te cilet nuk e lane amaneti ne rruge.

    Nderkohe miqte e Rugoves, Leka dhe Pashku u nisen per ne Prishtine per te marre pjese ne funeralin e presidentit se bashku me nje delegacion te madh te LDK-se me ne krye kryetarin Agim Rexha.

    Lek Gojçaj thote pas kthimit nga varrimi se ishte detyrim moral qe amaneti i presidentit te Kosoves te mos mbeste ne rruge por te plotesohej.

    Kur e pyes Leken se çfare mendon per arsyen qe e ka shtyre presindentin te linte nje amanet te tille, ai me pergjigjet:Presidenti Rugova iku nga kjo bote duke e leshuar te gjithe besimin e tij tek Amerika. Ai besoi se Amerika, vendi i lirise dhe demokracise do t(ia sillte pavaresine Kosoves se martirizuar, ashtu siç i hoqi nga shpina represionin serb.Ai per gjithaçka i besonte Amerikes se bekueme dhe sa here kthehej per ne Kosove pas vizites, ndjehej i lumturuar. Kjo mund te jete nje nga arsyet pse edhe arkivolin e kerkoi nga Amerika. Une mendoj se kjo eshte nje kerkese sa simbolike, aq edhe shpirterore... Ne na jen mire, shton Leka qe amaneti i presidentit na u adresua neve si familje. Ne jemi miq te kahershem te tij dhe e ndjejme te lehtesuar veten qe e plotesuam nje nga amanetet e tij, ndryshe do te na mbeste plage ne shpirt.

    Shpesh nuk m(i kane kuptuar mesazhet qe kam percjelle per presidentin Rugova, edhe ne ato urimet qe kam bere ne gazeten tuaj Illyria, me raste festash. Une kam thene shpesh se Dr. Ibrahim Rugova eshte nga ata qe perendia ia kishte dhene kombit tone, siç i kishte dhene ne nje kohe te caktuar Nene Terezen, shenjtoren shqiptare, siç i pat dhene ne kohet me te hershme edhe Gjergj Kastriotin(Skenderbeun). Dr. Ibrahim Rugova erdhi tamam si shenjt dhe iku si i tille. Ai besoi se nje dite liria e Kosoves do te vinte dhe nuk e humbi kurre shpresen. Ai iku me pavaresine ne prag te dyereve te Kosoves, ai iku por i la popullit te vet nje vemendje shume te madhe nderkombetare.E pame me sy se sa madheshtore ishte ikja e tij. Edhe me vdekjene vet dr. Rugova i sherbeu kombit te vet, ia rriti shpresat Kosoves. Kurre nuk na kane pare syte nje vemendje aq te madhe nderkombetare ne raste te tilla.Se si e ndjeva veten kur preka arkivolin e tij, arkivolin prej Amerike. Sikur ndjeva shpirtin e tij te lehtesuar.Mbaj mend se ne ato çaste pershperita me vete:Prehu i qete ne dhe(un e Kosoves se lire, i shtrenjti president! Ti e kereve detyren tende!Ti u sakrifikove per t(i sherbyer popullit tend!

    Nuk me harrohet shprehja e nje plaku qe takuam atje. Ai se ç(formuloi nje fjali qe me mbeti ne mendje.Selim Spahiu ia thonin emrin. Ai,kur u takua me ne, tha:" Edhe strajcen me bajte ne krah, mos iu ndani rruges se dr. Ibrahim Rugoves, vetem ajo eshte rruga e drejte, qe nuk humb ne pyll.

    Ndersa Pashku, kur shkroi ne Librine Zi, i dridheshin duart, por ama fjaline qe i tha shpirti, e shkroi:

    Ghandi i dyte

    Ylli i drites.

    Shenjti shqiptar

    Nene Terezes i perngjan...


    Edhe une shenova me dridhje dore fjaline qe me tha zemra ato çaste dhimbjeje. Tek shkruaja ato fjale me vinte ne mendje portreti i tij, miqesia e tij e sinqerte, takimet e panumerta qe nga viti 1991.

    Me pas Leka me tregon se ishte e pazevendesueshme miqesia me dr. Rugoven. Mbaj mend thote ai se ne shume intervista qe dhashe per radiot e televizionet e atjeshme, ne njeren e krahasova Gjergj Kastriotin, nene Terezen dhe Ibrahim Rugoven. E quajta te helmuar shekullin qe shkoi se na mori nene Terezen, po keshtu kete fillimshekulli se na la pa Rugoven, por jemi krenar se kemi fituar nej shenjtereshe, siç eshet nene Tereza dhe nje simbol, qe eshte Rugova.

    ... Humbem nje mik te rralle, ndersa Kosova dhe kombi shqiptar, humben nje udheheqes te pazevendesueshem.


    Kush jane vellezerit Gojçaj?

    Leke Pashko Gojçaj kane emigruar ne Amerike nga Malesia, fshati Sukrugj ne mesin e viteve (70 te shekullit te kaluar. Tani jetojne ne rrethinat e Nju Jork-ut, ne nje shtepi moderne, ne zonat me te pasura te ketij shteti. Ne vitin 1999 shtepine e vellezerve Gojçaj e kerkuan per ish presidentin Klinton. Madje u be dhe nje emision televiziv ne nje kanal prestigjioz te Nju Jork-ut. Gazetari komentonte:" Kjo eshte nje shtepi ideale per presidentin Klinton.Ka shume dhoma, ndodhet mes nje gjelberimi magjepes, ka liqenin e vet, ka dhe pompen e benzines ne oborr. Çfare i mungon tjeter kesaj shtepie"

    Ato dite u shkrua ne shtypin serb se shqiptaret po ia falnin shtepine presidentit Klinton si dhurate per bombardimin e Serbise. Ndersa Leka sqaroi po ato dite median; nuk eshte e tamam e verteta ashtu:" Ne i thame kompanise qe u interesua se vertete shtepia eshte vleresuar me me shume se 4 milione dollar, por per presidentin Klinton ne nuk i veme çmim, le ta marre sa te doje ai! Ne te vertete presidenti bleu ne te njejten zone, por nje shtepi ne permasa me te vogla; ai eshte fqinje me nje tjeter familje shqiptare nga Kosova, me njerin prej vellezerve Osmani.

    Gojçajt, per te qendruar te lidhur me rrenjet e vendlindjes, kane rindertuar edhe nje shtepi ne vendlindje, ne Malesi. Shtepia eshte e madhe, dykateshe. Madje kur u perurua ajo u mblodhen per ta festuar me shume se 100 te ftuar, te krishtere e myslimane.Çdo vere familja shkon atje per pushime.

    Por familja Goçaj permendet edhe per atdhetarizmin e saj ndaj çeshtjes kombetare. Ata jane ideatoret, realizuesit dhe sponsoret e shtatoreve te Nene Terezes, te ngritura neper vendbanimet e shqiptareve. Kjo shtatore , veper e tre skulptoreve nga tre besimet; katolik, orthodoks dhe musliman; Vasil Rakaj, Sadik Spahija dhe Vasiliev Nini nga Shqiperia, se pari u perurua ne vendlindje, ne Tuz te Malit te Zi, ne tetor te vitit 1997. Me pas, me 10 shtator 2000, shtatorja u vendos ne Nju Jork. Me 2 korrik 2002 nje shtatore tjeter u vendos ne Prishtine. Kjo ishte nje perpjekje e vellezerve Gojçaj per t(i bashkuar shqiptaret me ane te simboleve kombetare. Perpjekja nuk mbaron ketu, nje shtatore e Nene Terezes eshte vendosur ne qytetin problematik te Mitrovices, nje tjeter ne ate te Struges, nje ne Michigan. Kesisoj vellezerit Gojçaj jane kthyer ne institucion. Ate qe nuk e ka bere nje shtet e kane realizuar dy vellezerit atdhetar.

    Ata kane tentuar qe shtatoren e Nene Terezes ta vendosin edhe ne mjediset e Kombeve te Bashkuara por deri tani nuk kane gjetur mbeshtetjen e duhur nga Misioni Shqiptar ne Nju Jork.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Amanetin e ka çua ne vendë shqiptari i vertetë !

    Edhe nje gjë, sa shofim ngjajshmëri në mesë nenea terezes dhe rugovës.
    Qe te dyve serbët ua mbyten babajtë e tyre, e qe kjo ka lënë mbrresa thellê në Keta dy shpirtera të mirë.
    Mirë qe iku para luftes Nena tereza se edhe ate do e kishim akuzuar perse s'ka bajt armê maleve, ani nashtë qe eshte e krrusur e me vjetë, ni poshkë ka mujte me bartë, do i kishin thënë disa.
    rugova ishte Nobelisti i paqes pa dekoratë e qe ndoshta edhe do e kishte marrur një ditë, po të ishte perkujdusur dikush me kohe mbi shendetin e tije...por....s'ka pasur njeri.

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Dy figura te shquara per Presidentin RUGOVA


    Dy figura te shquara per Presidentin RUGOVA



    Hamiti: "Rugova - monument kulture dhe historie”


    Intervistë e shkrimtarit Sabri Hamiti, mik e bashkëpunëtor shumëvjeçar i presidentit Rugova

    Zoti Hamiti ju e keni njohur Dr. Rugovën për një kohë të gjatë dhe për një kohë të gjatë keni qenë ndër miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Si do ta portretizonit sot Dr. Ibrahim Rugovën?
    Hamiti: Është vështirë në këtë moment kur përzihen edhe emocionet për shkuarjen e tij edhe koha është shumë e shpejtë që të bëhet portreti total i Rugovës – total e kam parasysh edhe njeriun si qenie individuale, edhe krijuesin letrar, më tej edhe prijësin politik të Kosovës, sepse janë tri vija që e karakterizojnë Rugovën dhe pa u analizuar bashkë të trija, është vështirë të nxirret portreti total i tij. Por, një gjë është shumë e sigurt, që është një nga figurat më të mëdha të shekullit XX të shqiptarëve. Kur them figura, them duke i lidhur këto tre aspekte të Ibrahim Rugovës – njeriun, krijuesin dhe prijësin politik.

    Zoti Hamiti, ju e keni njohur zotin Rugova qysh nga koha e studimeve, besoj që ai të ketë qenë ndoshta një vit a dy para jush. Çfarë mbani mend nga ajo kohë, domethënë si do ta përshkruanit një detaj nga ajo kohë?
    Hamiti: Unë Rugovën e njoh që nga viti 1968, me ardhjen në studime në Prishtinë. Asokohe Prishtina i ka mbledhur të gjithë talentet e botës shqiptare në Kosovë dhe rreth Kosovës. Ai ka qenë në shkollë një vit para meje në fakultet, por asokohe kemi qenë breza që shumicën e lëndëve i kemi bërë bashkë dhe faktikisht ne jemi një brez studimesh me Rugovën. Jemi njohur si njerëz që e duan letërsinë, edhe të artikuluar publikisht. Asokohe ai shkruante tekste estetiko-poetike te Fjala kryesisht dhe unë botoja poezi. Dhe, mund të them menjëherë dhe kjo s’ka pse të mos thuhet, jemi bërë miq shumë shpejt, miqësi, e cila ka vazhduar tërë jetën dhe nuk ka pasur kurrfarë ndryshimesh, veçse është thelluar. E kemi njohur njëri-tjetrin në imtësi, aq në imtësi sa që veç ata që merren me letërsi, e dinë se çfarë afërsie është kur njeriu me dikë shkruan libër bashkë. Ne kemi botuar një libër të përbashkët dhe mendoj se kjo i thotë të gjitha.

    Pikërisht në aspektin e studimeve letrare zoti Hamiti, si do ta karakterizonit punën e Dr. Ibrahim Rugovës?
    Hamiti: Është specifik, edhe kjo është mirë të thuhet edhe me këtë rast, se Ibrahim Rugova ka kaluar në kritikë letrare si poet. Këtë e di pakkush. Ai shumë herët ka shkruar vjersha me një sensibilitet të veçantë, ka shkruar edhe për fëmijë, edhe vjersha që nuk kanë destinim të literaturës për fëmijë. Dhe, përnjëherë ai ka kaluar në kritikë letrare. E them këtë për arsye se gjithmonë, edhe në nivelet më të mëdha të mëvonshme të abstragimit teorik të letërsisë, të interpretimit të saj, të analizave dhe edhe më vonë kur është bërë një sistematizues i madh i ideve letrare shqiptare, por edhe i ideve të modernitetit të literaturave të tjera, kurrë diskursi i tij kritik nuk është larguar nga një sensibilitet i krijuesit imagjinativ, ta quaj kështu. Dhe, kjo e ka çuar tekstin e tij kah natyra e esesë. Dhe, sidomos unë do të thosha në librin e tij tashmë shumë të përmendur për Bogdanin, edhe pse tendenca është që të merret me nocionet, me klasifikimet e diskurseve, të ideve, të problematikës së veprës, në esencë kur e lexon tekstin, ai është plot figurë dhe sensibilitet.

    Zoti Hamiti, në fund të viteve ’80, kur Qarku Kulturor i Prishtinës jo vetëm që ishte konsoliduar përfundimisht, por kishte nisur edhe të prodhonte pasardhës të tjerë, zoti Rugova e la studimin e shkencës së letërsisë dhe iu kthye politikës. Çka ishte përcaktuese për këtë?
    Hamiti: Këto janë probleme që duhen diskutuar shumë më thellë sesa kemi shans ne tash, por unë po i skicoj shpejt – Rugova ka ardhur në studime si njeri i formuar. Pse e them këtë, dhe si i diferencuar nga brezi. Unë ju thashë se kemi qenë në një vit të studimeve, por na kanë ndarë gjashtë vjet moshe. Unë kam qenë ai i riu i adhuruar në atë mes, sepse i riu është gjithmonë më i dashur, më interesant. Në këtë raport ai ka ardhur si njeri që ka hyrë në shkollë pak më vonë, e ka kryer normalen me pesë vite e të tjera dhe ka ardhur si një tip i formuar në një kulturë, unë do ta quaja nacionale. Dhe, atëherë Ibrahim Rugova ka qenë, po them tash qartë, nacionalist i kultivuar shqiptar, domethënë i kultivuar dhe i përpunuar në kulturën dhe literaturën shqipe. Në brezin e njerëzve dhe rreth tij, në këtë pikë, në kultivimin nacional sigurisht e ka pasur më të lartin dhe moshën më të madhen dhe atëherë kush e ka njohur, më 1968, për të është krejt normale Ibrahim Rugova i 1987-it që ka hyrë në politikë, në kuptimin e prijësit nacional. Tek ai ka ndejtë “cuc” do të thosha ambicia e prijësit që është mbjellë shumë herët. Dhe, për ata që e kanë njohur masandej si njeri publik, si kritik shumë të madh dhe kjo duhet të thuhet menjëherë si vlerësim se është kritik shumë i madh i letërsisë, momenti kur jeta ka diktuar rrjedhën e kolektivitetit, Rugova unë mendoj se vetëm është çelur dhe ka hyrë në ambientin e vet. Prijësi shqiptar tek Ibrahim Rugova ka ndejtë "cuc" unë mendoj prej fëmijërisë së tij dhe kjo duhet të arsyetohet pak më thellë me problem të familjes, por rastësi nuk është. Për mua nuk është paradoksale që Rugova është cilësuar si njeri i tërhequr kushtimisht, në ato që unë i quaj llafologji politike se ato ndihen gjithmonë më shumë e veprimin e kanë më të vogël, kjo nuk do të thotë se tek ai nuk ka qenë brenda ajo që unë e quaj tharm i prijësit. Pak naimian ka qenë, nëse ju kujtohet Naim Frashëri, sepse nuk ka qenë më pak prijës i Lidhjes së Prizrenit Naimi sesa Abdyli. Në këtë rast, Rugova i ka pasur të dyja brenda, pasi ky dysh nuk ka ekzistuar në një rreth të tillë familjar për shembull.

    Dhe, për fund, profesor, po mundët të na thoni shkurt, se cila është përmasa e humbjes me rastin e vdekjes së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova?
    Hamiti: Përmasa e humbjes është e jashtëzakonshme. Unë po them vetëm një gjë, që ai ka qenë një dhe i papërsëritshëm. I tillë ka qenë për shkak të vetvetes dhe për shkak të rrethanave – këtu as që do të përsëritet vetvetja e tillë dhe as që do të përsëriten rrethanat. Ai ka qenë një pasuri nacionale, do ta quaja unë, ndryshe një monument kulture dhe historie shqiptare. Jam unë vetë që para shumë vitesh e kam quajtur kryetarin historik të Kosovës dhe ajo tash është bërë një formulë dhe është e vërtetë që mbetet kryetari historik i Kosovës. Kur i mblidhni të gjitha këto që nuk janë fraza, por janë artikulime të një njohjeje dhe një përfundimi, atëherë mund ta merrni me mend se çfarë do të thotë shkuarja e tij. Shkuarja e Rugovës është humbje e madhe për Kosovën, absolutisht është e pamundur që Kosova të jetë njëlloj si me të, si pa të. Pa marrë parasysh se është e vërtetë që ka krijuar trashëgimi politike dhe kulturore, por personi ka shkuar dhe nuk do të jetë njësoj Kosova pa Rugovën në mesin tonë, si me Rugovën në mesin tonë. Shkurt është një humbje e madhe – ka shkuar shumë i ri, ka pasur 60 vjeç, në kulmin e fuqisë, por ky është fati, fat a fatum, që nuk varet nga individi as nga dëshirat e tij.
    __________________________________________________ _______________

    D. Agolli: Shqiptarët të bashkuar për të realizuar ëndrrën e Rugovës për pavarësi
    Tiranë, 23 Janar - "Ai vdiq në këmbë, duke iu përgjigjur dhunës së natyrës me dhunë", kështu shprehet shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Qysh pas marrjes së lajmit të hidhur familjen e tij e ka mbuluar një tis trishtimi. Mbi tryezën e drunjtë janë vendosur albumet e fotografive që ka bërë me presidentin Rugova në Kosovë. E shoqja Sadija nuk resht së përsërituri imazhin e mbetur në mendjen e saj për presidentin e Kosovës. "Shqiptarët kudo janë hidhëruar", thotë ajo. "Telefoni i shtëpisë nuk pushon, miqtë tanë nga gjithë bota na marrin për të na ngushëlluar për këtë humbje të madhe për shqiptarë", thotë ajo. E ndërsa ende nuk ka mbaruar fjalët, zilja e telefonit bie sërish. "Ishte Giusseppe Di Siatis", një botues dhe publicist gjerman, më ngushëlloi për Rugovën. "Shqiptarët kanë humbur një udhëheqës të madh", i kishte thënë ai.
    Në një intervistë për gazetën "Koha Ditore", shkrimtari dhe intelektuali i njohur shqiptar, Dritoro Agolli, analizon situatën politike në Kosovë pas humbjes së
    Rugovës. Si e ka rtjohur ai shkrim-tarin, eseistin dhe politikanin e madh Ibrahim Rugova?
    Koha Ditore: Çfarë ishte Rugova për Kosovën dhe si mund ta komentoni humbjen e tij?
    Agolli: Ibrahim Rugova ka qenë një udhëheqës i veçantë i popullit shqiptar në Kosovë, një udhëheqës që ndryshonte nga shumë udhëheqës shqiptarë, por edhe nga shumë udhëheqës në rajonin e Ballkanit. Udhëheqës të tillë të një forme të afërt ka pasur në botë, siç ishte Gandi, që shumë e krahasojnë Rugovën me Gandin, por siç ishte edhe Martin Luter, por edhe siç ishte Alende i Kilit. Këta lloj udhëheqësish i bindën popujt me arsyet e tyre, që si mund të arrihet një liri dhe një fitore pa gjakderdhje dhe konflike të mëdha. Edhe Ibrahim Rugova këtë rrugë ndiqte, edhe duke për-gatitur këtë fazë të pavarësisë së Kosovës, dhe më tej, për të zgjedhur përfundimisht çështjen shqiptare, pasi nuk mbaron çështja shqiptare vetëm me pavarësinë e Kosovës. Ibrahim Rugova e përgatiti terrenin mbi të cilin duhet
    të ngrihet pavarësia, dhe më vonë, me ato lëvizjet e një grade tjetër, jo me dialog dhe me anë paqësore, siç ishte lufta e UÇK-së, por kjo nuk do të thotë që nuk kishte lidhje lufta që bëri UÇK-ja me terrenin e përgatitur nga Rugova. Ai e përgatiti këtë luftë ku më pas ndërhynë edhe forcat e huaja, siç dihet, por kjo gjë erdhi nga shtytja e luftës së UÇK-së. Por lufta është e lidhur me terrenin që krijoi Rugova. Merita e madhe e Ibrahim Rugovës është që e bashkoi popullin në një popull të vetëm që të luftonte për pavarës-inë. Edhe ata që ishin për luftë në fund u bashkuan me Ibrahim Rugovën pasi ai ishte një burrë i mençur, dinte t'i zbuste gjakrat, dhe formoi një koalicion edhe me ato forca që kishin një drejtim tjetër për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Shqiptarët e kanë zakon të bashkohen për qëllime të mëdha kombëtare

    Koha Ditore: Si i parashikoni zhvillimet e brendshme politike ië Kosovë pas kësaj humbjeje. A mendoni se do të ketë një stil perndimor në këto zhvillime?
    Agolli: Unë mendoj se forcat e brendshme politike në Kosovës do të bashkohen drejt një qëllimi të madh duke u orientuar drejt pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët e kanë pasur këtë zakon që për qëllime të mëdha kombëtare janë bashkuar, nuk kanë qenë të ndarë për qëllime të mëdha kombëtare, e jo për qëllime të vogla qeverisëse. Po ta shihni edhe veprimtarinë e parlamentit tonë në Shqipëri, për gjëra të brendshme si rrugët, ligje etj., bëjnë polemikë acaruese, por kur vjen puna për çështje të mëdha kombëtare siç është çështja e Kosovës, siç është çështja e mbrojtjes së vendit të gjithë bashkohen. Unë kam qenë shumë vjet deputet dhe asnjëherë nuk e kam vënë re që për çështje kombëtare të ndahen njerëzit. Edhe në Kosovë për këtë çështje të madhe kombëtare siç është pavarësia dhe liria e saj e plotë e jo të kushtëzuar, jam i bindur se forcat politike atje do të bashkohen. Por kam edhe këtë mendim se Ibrahim Rugova duke qenë në krye të lëvizjes përparimtare për pavarësinë e Kosovës, ka formuar kuadro të tilla politike që do të ndjekin shembullin e tij. Pasi edhe ai nuk i bëri vetëm këto veprimtari, por bashkë me shokët e tij. Se një udhëheqës nëse nuk edukon njerëz që do ta zëvendësojnë nuk është udhëheqës, është një egoist. Rugova nuk ishte i tillë. Ato mendime që kish ia dha si pasuri edhe të tjerëve, dhe thotë një Çalë e mençur e popujve të orientit që "kulturën po ta ndash pasurohesh, ndërsa pasurinë po ta ndash varfërohesh". Dhe Rugova e ndau kulturën.

    Koha Ditore: Humbja e presidentit Rugova ndodhi në një moment delikat për Kosovën pasi kanë nisur bisedimet për statusin e saj të ardhshëm. A mendoni se kjo humbje do të jetë një faktor më tepër përcaktues për statusin?
    Agolli: Unë nuk mendoj se kjo humbje do të ndikojë negativisht për bisedimet, pasi ato varen edhe nga popujt e Evropës, nuk janë thjesht nacionale, pasi Kosova ende nuk është një shtet. Kosova është një pjesë e rajonit që udhëhiqet nga Evropa, atje janë përfaqësuesit e Evropës, NATO, kështu humbja e presidentit nuk është se do të krijojë konflikt për të ardhmen, pasi kjo varet nga Evropa. Mendoj se nuk do të ketë vështirësi në bisedime, pasi tash-më është e qartë qëllimi i bisedimeve dhe pasardhësi i Rugovës do të dijë të manovrojë në këto bisedime, të rëndësishme për rajonin. Po të ishte Kosova një shtet më vete, dhe kreu i saj të vdiste në prag të bisedimeve, apo çështje të tjera të rëndësishme si ato kufitare, do ishte një proces më i vështirë, megjithatë sot, edhe një shtet i organizuar dhe zyrtar siç është Shqipëria apo vendet e tjera të Ballkanit, po të humbte një udhëheqës dhe të kishte acarime mes popujve, përsëri do ishte një tragjedi e madhe në kohët moderne, pasi tani ka mekanizma të tjera botërore që i rregullojnë këto gjëra dhe nuk është si 80 vjet më parë, dhe nuk lejojnë gjakderdhje, ndaj unë besoj se bisedimet do të arrijnë qëllimin dhe ëndrrën e Kosovës.
    Koha Ditore: Si e parashikoni pasardhësin e presidentit Rugova?
    Agolli: Sigurisht që kur humb një udhëheqës, bashkimi i popullit aspiratat e përbashkëta duhet të mos cenohen, në mënyrë që të mos ketë turbullira brenda vendit, turbullira që të sjellin, tragjedi, me ndeshje të ndryshme të forcave politike, shoqërore, kulturore, etj. Por në këtë anë unë mendoj se në Kosovë të mos ndodhin turbullira do të mundohen njerëzit që të sjellin paqe, dhe të zgjedhin udhëheqësin e tyre në këtë paqe, pa synuar në turbullira. Megjithëse vendet përreth Kosovës, siç është Serbia, Maqedonia, Bullgaria, janë të kujdesshëm nga ana e sigurisë. Kështu që edhe frikën e Serbisë se mos Kosova përfshihet në trazira unë nuk e marr seriozisht, pasi tashmë populli kosovar është i pjekur.

    Darka "ilegale" me Azem Shkrelin dhe Ibrahim Rugovën

    Koha Ditore: Kosovës nuk i humbi vetëm një politikan i madh por edhe një studiues dhe kritik i njohur. Duke qenë se ju e njihni veprën e tij, në ç'pozicion. do të jetë kjo në letërsinë shqipe?

    Agolli: Ibrahim Rugova ka qene një kritik dhe estet i njohur në të dyja anët e Drinit, që është Shqipëria. Ai ka qenë mjaft i njohur me veprat e tij në lëmin e kritikës dhe estetikës. Ai ishte një njeri tepër i kujdesshëm në analizat kritike të letërsisë shqiptare. Gjithnjë ka ditur të mbajë një ekuilibër në kritikë ashtu si edhe në politikë. Ai ka folur shumë për poetë të njohur si Ali Podrimja, Azem Shkreli, Din Mehmeti por edhe për kritikë, ka folur për Ali Aliun, që e kishte mik në fillim, që është një ndër kritikët më të shquar, por ka qenë edhe nxënës i Rexhep Qosjes, pavarësisht nga kontradiktat që ka pasur më vonë, por unë flas për gjenezën. Ndërsa për letërsinë shqiptare ka folur për Lasgushin, për Fishtën për Mjedën, për Ismail Kadarenë, Jakov Xoxën, etj. Ishte një njeri që shihte arritjet e kësaj letërsie por mendonte edhe për të ardhmen e kësaj letërsie se si do të ishte ajo. Në përgjithësi ishte një njeri i arsyeshëm me zemër të butë. Unë e kam takuar në fund të viteve 60 dhe fillim të viteve 70, deri në 79-80 dhe kam bërë biseda me të në lëmin e letërsisë dhe politikës. Kam qenë në '92-shin në Kosovë ku kam hyrë dhe ilegalisht, i ftuar nga Azem Shkreli në një darkë, ku ndodhej dhe Ibrahim Rugova. Ai e çmonte shumë Azemin, pasi e kishte edhe mik. Unë isha bashkë me time shoqe. Në atë drekë më shumë folëm për letërsinë sesa për politikën, Madje gjatë tryezës më tha me të qeshur se "nuk ishte një udhëheqës i rreptë". "Nuk jam si të tjerët", më tha. Ai kishte një adhurim për letërsinë shqipe, e çmonte atë, dhe e fuste në vlerat e letërsisë botërore, ishte një njeri që donte të përparonte Shqipëria jo vetëm në kuptimin politik. por edhe në atë kulturor e letrar. Është një fat i madh që ai vinte nga letërsi; udhëheqës, e nuk vinte nga politika të bënte më pas vjersha.

    Pendesa për kritikat ndaj Rugovës

    Kolia Ditore: Ju keni qenë shpesh edhe kritik ndaj mënyrës që praktikonte Rugova. A jeni penduar për këtë gjë?
    Agolli: Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51



    Befasia e fundit e Ibrahim Rugovës

    Shkruan: Mero Baze

    Të gjithë ata që menduan se Ibrahim Rugova iku pak para se të bënte realitet ëndrrën e tij për pavarësi, u gabuan. Dita e fundit mbi dhé e Ibrahim Rugovës, u bë në mënyrë të pabesueshme, dita e ëndrrës së tij për pavarësinë e Kosovës. Në një kryeqytet ende të pashënuar në asnjë hartë të botës si kryeqytet shteti, u ulën brenda një dite, 40 burra shteti nga vendet më të fuqishme të botës, për të nderuar kujtimin e Presidentit. Në asnjë rrethanë tjetër, në asnjë vend tjetër të botës, në asnjë shtet të njohur ndërkombëtarisht, vdekja e një presidenti nuk mund të përcillej me një ceremoni të tillë. Ceremonia e përcjelljes së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, jo vetëm që është nga më madhështoret në historinë e Europës, por është, mbi të gjitha, një ceremoni që më shumë se sa përcolli Ibrahim Rugovën, përuroi shtetësinë e Kosovës. Një vend i cili aspiron pavarësi dhe nderohet në ditën e ikjes së presidentit me delegacione të nivelit të lartë, që nga SHBA deri në vendet skandinave, është një vend që praktikisht ka gëzuar brenda ditës njohjen ndërkombëtare të shtetësisë së tij.
    Ajo që ndodhi dje në Kosovë ishte një njohje e pavarësisë së Kosovës, njohja e shtetësisë dhe vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova për një Kosovë të pavarur.
    Do të shkruhet gjatë në ditët që vijnë për atë ceremoni. Do të shkruhet dhe përshkruhet dinjiteti i shoqërisë së Kosovës dhe serioziteti i saj për t’u sjellë me dinjitet ndaj presidentit të vet. Do të përshkruhet përkushtimi i qytetarëve, të cilët në temperatura dhjetëra gradë nën zero, qëndruan për orë të tëra për të përcjellë simbolin e tyre. Por ata që e njohin Kosovën, pak a shumë e prisnin një reagim të tillë dinjitoz. Ajo që pak ishte llogaritur ishte legjitimiteti ndërkombëtar që iu dha vizionit të Presidentit të Kosovës për pavarësi. Prezenca e personaliteteve më të larta të Europës dhe SHBA-së, prezenca e thuajse e gjithë ministrave të Jashtëm të Europës dhe Bashkimit Europian, prezenca e anëtarit të Qeverisë amerikane, që solli mesazhin e Presidentit Bush dhe, mbi të gjitha, solemniteti me të cilin ata mbështetën vizionin e Ibrahim Rugovës, është legjitimimi de facto i pavarësisë së Kosovës.
    Për çdo qytetar të botës që ka parë dje në ekran atë ceremoni, i është krijuar ideja se kemi të bëjmë me një shtet të respektuar, me një shoqëri të emancipuar, me një polici dhe forca të armatosura solemne dhe dinjitoze dhe, mbi të gjitha, me një respekt ndërkombëtar ndaj një presidenti që po përcillet. Asnjë shtet në botë nuk ka më shumë detaje për shtetësinë e tij se Kosova dje.
    Të gjithë ata që menduan se Ibrahim Rugova iku pa e realizuar ëndrrën e tij, dje e panë se kishin gabuar. Ai na befasoi dhe ditën e fundit të tij mbi tokë. Na dëshmoi se ç‘fuqi kishte edhe i vdekur, për t’i dhënë Kosovës gjithë elementët e shtetësisë se saj.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Familja e Komandant Drinit

    Kosova humbi intelektualin dhe burreshtetasin me te shquar te saj, i cili do te rradhitet ne panteonin e personaliteteve me te shquara te historise se popullit Shqiptar.

    Presidenti i ndjere, Dr. Ibrahim Rugova gjate punes dhe angazhimit te tij shumevjeqar, me filozofine e politikes se tij te matur me shume mund e sakrifica arriti ta sfidoj politiken agresive shekullore Serbe, dhe ia solli lirine popullit te Kosoves.

    Presidenti Rugova per jete do te mbetet lideri historik, shpirteror e hyjnor i Shqiptareve. Familja dhe femijet e Komandant Drinit, kurre nuk do ta harrojne miresine dhe respektin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, qe tregoi per familjen tone.

    Nen patronazhin e Dr. Rugova u mbajt akademia perkujtimore me rastin e pesevjetorit te vrasjes mizore te me te dashurit tone, Ekremit - Komandant Drinit. Familja e Komandant Drinit nga zemra ngushellon familjen Rugova, dhe institucionet e Kosoves, per ndarjen e hershme nga jeta te Presidentit tone te dashur.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Zotim para kolosit të kombit Ibrahim Rugova



    Zotim para kolosit të kombit Ibrahim Rugova


    Shkruan Engjëll Koliqi

    I dashur Presdident,
    Së pari falënderoj Zotin që kombit tonë ia dhuroi një njeri të madh me emrin IBRAHIM RUGOVA!
    Me bindje të plotë mendore e shpirtërore vlerësoj se në ranglistën e personaliteteve të mëdha të Kombit Shqiptar je dhe mbetesh gjithmonë në vendin e tretë:
    1. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu
    2. Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze
    3. Ibrahim Rugova
    ...

    Mbas kontributit të madh shkencor, në lëmin e letrave shqipe, mrekullisht vullneti Yt u ngjit me vullnetin e Zotit, që në periudhën shumë të vështirë dhe vendimtare për kombin tonë, për kombin e ndarë padrejtësisht nga interesat dhe turpet e diplomacive ndërkombëtare, t’i përkushtohesh kombit, në luftën vendimtare për jetësimin e aspiratave tona kombëtare – të drejta dhe të natyrshme. Në këtë luftë, megjithë rreziqet e panumërta ke ditur ta zgjedhësh rrugën e paqes dhe të dashurisë njerëzore dhe me një diplomaci gjithmonë të përkryer i ke ngushtuar të gjitha qarqet e diplomacive botërore dhe të qendrave arbitrare ndërkombëtare, që me pamundësinë e gjetjes më të hapsirave të manipulimit me fatin e popullit tonë veç janë përgatitur ta shpallin aktin final të njohjes së Pavarësisë së Kosovës, fryt e angazhimit tënd të pandalshëm dhe të palodhshëm, me dashuri të madhe për popullin tënd, për paqen dhe mirëqenien njerëzore, të veshur gjithmonë me dashuri të mirëfilltë. Akti i madh do të shpallet së shpejti, por ne do të kremtojmë me lotë në sy. Megjithatë krenaria nuk do të na mungojë, sepse Ti shpirtërisht do të jesh me ne në kremte dhe në çdo hap të jetës sonë. Trupi Yt do të prehet në qetësi në dheun e Kosovës së Lirë – të pavarur dhe sovrane, çfarë e ke dashur gjithmonë dhe për çka e ke përgatitur, kurse shpirti Yt do të frymojë gjithmonë në zemrat tona dhe me shembullin tënd që na mësoi një dashuri shenjtërie, ne do të ecim ballëhapur dhe do t’i përballojmë të gjitha sfidat dhe pengesat që na sjell jeta.

    Zotohemi Predident i Dashur, me mësimet tua do të jemi gjithmonë shembull i mirë në familjen e madhe të kombeve europiane, me dashuri të mirëfilltë njerëzore që burimin e ka në traditat e shenjta arbërore!

    Lavdi e përjetshme Veprës Kolosale dhe të Shenjtë të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova!
    Zoti e bekoftë trupin e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe Tokën e Kosovës deri në përjetësinë e amshuar!
    Zoti e bekoftë shpirtin e Ibrahim Rugovës, të shndritur në amshim me vezullima shenjtërie!
    Zoti e bekoftë Familjen Rugova!
    Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!
    Zoti e bekoftë mbarë Kombin Shqiptar!

    Me kujtim të përhershëm dhe me krenari që të njofta nga afër.

    Itali, 23 janar 2006

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Fjalimi i Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në ceremoninë e shpalljes Doktor



    Fjalimi i Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në ceremoninë e shpalljes Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës në Tiranë më 9 shtator 2004


    I nderuari President Moisiu,
    I nderuari Kryeministër Nano,
    I nderuari Rektor Rrokaj,
    I nderuari Kryetar i Kuvendit Pëllumbi,
    Të nderuar kryetarë të forcave politike,
    Të nderuar senatorë dhe profesorë të Universitetit të Tiranës,

    Zonja dhe Zotërinj,

    Titulli që po më akordoni sot është një nderim i madh për mua, për popullin dhe vendin tim Kosovën. Njëherësh kam një ndjenjë të veçantë gëzimi që më dhatë mundësinë të gjendem në mesin e Universitetit Tuaj.

    Me këtë rast më lejoni t'i them disa fjalë për Universitetin Tuaj. Do thënë me bindje të plotë se Universiteti i Tiranës i vuri themelet e studimeve moderne në fushat e të gjitha shkencave. Do pranuar se ky Universitet e afirmoi shkencën dhe kulturën shqiptare në botë. Këtu po veçojmë se në fushën e historisë vërtetoi dhe afirmoi njërën nga çështjet kyçe në historinë e popullit tonë, vazhdimësinë e drejtpërdrejt ilire-shqiptare, që më parë ishte tezë shkencore. Sot mund të themi se është argument, fakt i kryer i vërtetuar në fushën e arkeologjisë, të gjuhësisë dhe të etnologjisë, ku vërtetohet populli dhe territori në Ilirinë e Jugut, pra Shqipëria, Kosova-Dardania antike dhe Maqedonia që mbijetuan historinë në Gadishullin Ilirik në Europën e sotme juglindore. Ky është kontribut i përbashkët i Universitetit Tuaj dhe Universitetit të Prishtinës. Sot është e vërtetë notore se shqiptarët janë një popull antik, që origjina e tyre lidhet edhe me gjenealogjinë biblike.

    Do përmendur edhe një veçori tjetër së fillet e bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe të Prishtinës ishte shenja e parë e prishjes së themeleve artificiale të murit ndërshqiptar. Dhe sot falë përpjekjeve të përbashkëta dhe të miqve tanë, zhvillohet një jetë e lirë universitare ndërshqiptare dhe ndërshtetërore.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Në këtë moment solemn dëshiroj të theksoj se Kosova gjatë këtyre pesë vjetëve pas lufte, në liri, ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kosova i ka krijuar strukturat e veta shtetërore dhe po funksionon si shtet në të gjitha segmentet. Objektiva të institucioneve të Kosovës janë: zhvillimi ekonomik, privatizimi, siguria e investimeve, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë si dhe mbrojtja e grupeve etnike apo minoriteteve. Ndërsa tash po punojmë me UNMIK-un për bartjen e kompetencave te institucionet nacionale. Njëherësh po punojmë për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës sa më shpejt, çfarë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Pra, një Kosovë demokratike, paqësore e tolerante e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Do theksuar se zgjidhja e çështjes shqiptare do të përmbushej me pavarësinë e Kosovës, ndërsa shqiptarët në Maqedoni do të jenë element i shtetit dhe shqiptarët në Mal të Zi e në Preshevë do të udhëheqin veten. Mendojmë se pavarësia e Kosovës është një optimum i shqiptarëve. Unë shpesh e them se pse edhe shqiptarët të mos i kenë dy shtete apo dy e gjysmë si popujt tjerë në rajon apo në Europë.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Objektiva të përbashkëta të Kosovës dhe të Shqipërisë, pra të dy vendeve tona, janë integrimi në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi sot janë në rrugë të progresit, janë populli më dinamik në këtë pjesë të Europës e të botës dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe evropiane.


    I nderuari Zoti Rektor,

    Në këtë ditë solemne i shprehim mirënjohje të lartë Universitetit të Tiranës për përkrahjen që në vitet '90 i dha Lëvizjes së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe për njohjen e Republikës së pavarur të Kosovës.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Më lejoni që në këtë moment solemn t'i përkujtojmë me pietet të lartë doajenët e Universitetit Tuaj Prof. Eqrem Çabejn dhe Prof. Aleks Budën që dhanë kontribut të madh për shkencën shqiptare dhe europiane.

    Në fund do theksuar se nga ky Universitet kanë dalë shumë studiues e shkrimtarë të njohur, në mesin e të cilëve është Ismail Kadare, që me veprën e tij të madhe i afirmoi shqiptarët në botën moderne.

    Zoti President dhe Zoti Rektor,
    Zonja dhe Zotërinj,

    Duke pranuar këtë titull të lartë, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për vendin tim Kosovën, për integrimet shqiptare dhe për mirëkuptim ndërshqiptar e ndërnjerëzor.

    Zoti e bekoftë Universitetin e Tiranës.

    Zoti i bekoftë shqiptarët.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë.

    Zoti e bekoftë Kosovën.

    Ju falemnderit.

    Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovës

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Lavdi, njeriut mitik dhe historik!




    se kush ishte Presidenti i Pare dhe Historik i Kosoves,RUGOVA na treguan miliona njerez diten e varrimit,po edhe bota mbare (edhe pse ne nje pjese e madhe e dinim) e nuk kemi nevoj te na tregoj nje hijene e mbrapsht si ai llap-partizani me ate sheradin berishen qe nuk besoj hiq se eshte pjelle shqiptare fare???

    Te gjoret edhe per se vdekuri po i tmerron madheshtia e tij .

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Rugova, njeri i duhur në momentin e duhur për kombin shqiptar




    Ismail KADARE : "RUGOVA, edhe me vdekjen e tij i dha teper jete çeshjes se Kosoves"

    Prishtinë, 24 janar -


    KD: Si e vlerësoni personalitetin e Ibrahim Rugovës?

    Kadare: Ibrahim Rugova, tash dihet jo më në hapësirën shqiptare, por edhe në atë evropiane dhe botërore është pranuar si një lider i shquar i Kosovës, si një nga liderët më të shquar të kom-bit shqiptar një njeri që u gjend në kohën e duhur në një moment të historisë shumë, shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar. Kjo dashuri e popullit shqiptar, ky nderim që i bëhet sot, kjo jehonë e tij e dëshmon më së miri këtë që thashë.


    KD: Çfarë do të thotë vdekja e presidentit Ibrahim Rugova për Kosovën dhe cili mendoni se do të jetë ndikimi i kësaj në negociatat për statusin e Kosovës?

    Kadare: Është sigurisht e drejtë ajo që thuhet se vdekja e njerëzve të shquar është një humbje e rëndë për vendin ku ata jetojnë dhe për të cilin punojnë, por nga ana tjetër unë mendoj se kjo është e dyfishtë. Ashtu si është e rëndë humbja ashtu edhe përfitimi që ata i sjellin vendit të tyre, e mira që ata i bëjnë vendit të tyre, nuk dobësohet nga vdekja.

    Përkundrazi shpeshherë ndodh që aksioni i tyre, ëndrra e tyre, aspirata e tyre forcohet më tepër nga vdekja. Kështu që unë mendoj dhe shpresoj se vdekja e Ibrahim Rugovës, ndarja e tij me popullin shqiptar në këtë çast nuk do të jetë një gjë e keqe, por ka për t'u kthyer në një gjë të mirë. Vetë ky interesim i madh për të, botëror dhe evropian, është shumë prekës.

    Mua më kujton "kohën e artë", kur e gjithë Evropa u angazhua për të ndihmuar popullin e Kosovës, për të ndëshkuar Jugosllavinë, krimet e saj dhe e bombardoi Jugosllavinë, e ndëshkoi Jugosllavinë për hatër të shqiptarëve të Kosovës. Pak a shumë jehona e vdekjes së Rugovës më kujtoi këtë kohë kur interesimi i papritur për Kosovën, për statusin e saj, për lirinë, për tërë kombin shqiptar u gjallërua përsëri. E pra ja ku është një shembull konkret sesi ndarja me këtë njeri, vdekja e tij u kthye në të kundërtën.

  13. #93
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ibrahim RUGOVA

    Zemra e poetit

    1.
    Me varg në shpirt m‘çeli pranvera.
    Desha t‘jetoj gjithmonë i neshtë.
    Më bëhet se do të vajtoj përhera,
    Kur po hyj me të madhe në vjeshtë.

    2.
    Ah, stinë e verdhemtë, stinë e venitur
    Vallë, Ty të mallkoi mëma – natyrë?
    Që bashkë t‘shkrihemi kështu t‘nemitur,
    Mos jemi të mjerë në krijatyrë?

    Më mbaj fjalën, Ti e verdha stinë.
    Edhe unë qeshë si ti i gjallë dikur.
    E tani diçfarë fort, fort më nxin –
    E me dritë n‘shpirt po bëhem nur.

    3.
    Po ëndërrove me këngë të rritesh,
    Dhe ajo jetës përpara t‘i flasë.
    E di. Me dëngë plot do t‘goditesh,
    E ngado të endesh veç do të vrasë.

    4.
    Athua Zoti i marrë diti të gjykojë,
    Që njomakët të kalben shi në vrug.
    Apo secili barrën e vdekjes të peshojë
    N‘zjarr të heshtjes i ndryrë si murg?

    5.
    I ngrohur me të vërtetën në gji,
    Vëllau im dole n‘mesin me erë.
    Mbi fytyrën e re t‘ra një vel i zi –
    T‘nxuer e t‘futi n‘kuvli përherë.

    6.
    O kujt t‘i falem n‘këtë orë t‘vështirë,
    Kujt t‘ia kërkoj hijen e njomësisë?
    Pa frikë. Prore do t‘jetë ndjellamirë –
    Pikllimi im, kasnec i gjallë i fuqisë.

    7.
    Dua të iki fushës e malit -
    Jetën e shoh si grusht t‘rëndë.
    Jo,s‘dua t‘iki. Dua si shpirt djalli
    Të ngjitem së bashku në vend.

    8.
    Bën që për vargjet e mia t‘përvëlimit,
    Të më quajnë edhe njeri fare t‘prishtë.
    Pa heret i vranë sytë e shtrembërimit,
    Se e flas t‘vërtetën e kam çiltërtisht.

    9.
    Por një të dihet se zemra e poetit,
    N‘dimër a n‘verë s‘di të ngurrë
    Dhe kur e ndjen valën rreth vetit –
    Qan e qesh, nuk qetësohet kurrë.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Nje muaj pa Presidentin Rugova

    Engjujt ndërrojnë jetë duke fluturuar


    - Vdekja të gjithë i palos përtokë, vetëm engjëjt vdesin në qiell, ndërrojnë jetë duke fluturuar!

    - Ata nuk bijnë përtokë, në fakt ata nuk vdesin kurrë, ata ngjiten më lart!
    - Ata shkojnë në parajsë! Lum Engjëjt për vdekjen e tyre!

    Shkruan: Bajrush MORINA

    “Oh Zoti im!”. Mbase kjo ka qenë ofshama e fundit para se Atij t’i binte shkopi prej dore (bambusi te Ghandi). Ka disa ditë që Ai mbahej me shkopin e tij ndihmës, saherë që ngrihej nga shtrati dhe bënte ndonjë hap nëpër dhomë. Ai nuk preferonte të ecte me shkop ndihmës por mjekët ia preferuan, mjekët amerikanë. Ai kishte besim të madh te Amerika, Ai kishte besim të madh te Zoti.
    * * *
    Një foshnje trejavëshe po dëneste së qari, kur u dëgjuan do krisma. Vaji i foshnjes jehoi deri vonë në janarin e ftohtë të Dimrit të Madh, derisa krismat u tretën në male. Ky vaj nuk pushoi asnjëherë ne jetë nga përkëdhelja e babait. Ai u rrit jetim pa babë.



    Si “djalë i nënës” shkoi në shkollë me “vonesë” por si bir i babës martir u përgatit si është më së miri në jetë. Pyetni jetimët pa prind sa e rëndë është jeta pa prind, përkëdhelni kokën e fëmijëve jetimë të Kosovës, sa të brishta i kanë flokët, fshijuani lotët në faqe sa të ngrohta i kanë fytyrat, merrni në përqafim sa të përmallshëm që janë ata, fëmijët jetimë të Kosovës që janë pa babë apo pa nënë, të vrarë në luftë!

    Ai u rrit pa baba, pa përkëdheljen dhe përqafimin e babait, me vaj në buzë e me lot në faqe, pa babain që t’ia ndalë vajin e t’ia fshijë lotin. Ai kurrë në jetë nuk pati kë ta thërriste me emrin: baba!

    Vëjeni dorën në zemër: paramendojeni veten pa njërin prind, që nuk e keni parë kurrë në jetë! Apo, aq më rëndë: merreni me mend jetën e fëmijëve tuaj pa njërin prind! Ah çfarë dhembje në shpirt! Mos mendoni më kështu se do të ju mbushen sytë me lot. Por dijeni, dijeni mirë se Ai u rrit me sy të përlotur sa herë që shihte ndonjë fotografi të babait apo sa herë që nëna i fliste për babain “...që një ditë do të kthehet në shtëpi”.

    * * *

    Derisa rrugët vlonin nga truma e masës, një mendje me një pendë në dorë po shkruante ligjin e të drejtës, të lirisë, të paqes, të pavarësisë.
    “Ata po na gjuajnë me plumba vdekjeprurës, e ne do t’ua kthejmë me pëllumba të paqes.

    Ne jemi kundër dhunës.

    Ne duam që me paqe e me dialog t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona.

    Ne e duam lirinë dhe Pavarësinë që na takon.

    Pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje që do ta qetësonte rajonin dhe këtë pjesë të Evropës e të botës.

    Unë insistoj që Pavarësia e Kosovës të njihet sa më parë drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”.

    Kjo ishte filozofia më e thjeshtë politike që predikoi Ai për gati dy decenie.
    Gjithçka tjetër përtej kësaj filozofie politike ishte ose aventurë e përgjakshme ose lojë e rrezikshme me zjarr, ose edhe prapaskenë jo e ndershme politike.
    Atij ia kanë vrarë babain serbët kur ka qenë vetëm foshnje trejavëshe, të tjerët ose i kanë patur prindërit ambasadorë në Meksikë e Spanjë ose shefa të UDB-së serbe në Kosovë!

    Ai ka guxuar i pari të flasë kundër okupimit serb. Madje edhe ka kërcënuar se “...Në qoftë se Serbia përpiqet që përsëri të shtyp identitetin tonë kombëtar, atëherë do të ketë një kryengritje. Unë vetëm mund t’i paralajmëroj serbët: edhe ata janë një popull i vogël!”. Të tjetër në këtë kohë ose kanë studiuar e jetuar në Beograd, ose kanë formuar degë të UJD-it në Prishtinë.

    Vetëm Ai ka organizuar referendumin, zgjedhjet paralele, formimin e Institucioneve paralele.... Të tjetër ose e ftonin popullin të dilnin e zgjedhje të Serbisë ose “varrosnin dhunë” me arkivole të zbrazura dhe bënin zhurmë nga ballkonet me çelësa të banesave e të veturave.

    Ai dhe vetëm Ai pati guximin të kthehej dhe të qëndronte në Kosovë pas përfundimit të Konferencës së Rambujesë në Parisë. Të tjerët ose u vendosën në hotelet luksoze të Tiranës, ose e ftonin popullin që mos të largohet nga Kosova ndërkaq vetë, rruanin mjekrrat, mbulonin fytyrat dhe si lepujt (pardon: si “komandantët e Ballacës”) kalonin kufirin për në Maqedoni.
    Të vërtetën për dhunën e krimet serbe si dhe arrestimin e dhunshëm e dëshmoi vetëm Ai në Tribunalin e Hagës. Të tjetër ose dëshmuan për takimet e fshehta me Stanishiqin e bashkëpunëtorët e tyre nëpër banesat private duke u servuar atyre edhe mish derri, ose i hanin fjalët e tyre duke thënë se; “..nuk më kujtohet kur jam zgjedhur komandant apo nuk më kujtohet kur ka ndodhur kjo ose ajo betejë!”

    Vetëm Ai i fitoi katër herë zgjedhjet e lira të pas luftës në Kosovë. Të tjetër shpresonin në “mëshirën” e tij ose në fitoret që do t’i korrin në zgjedhjet e vitit 2222.

    Vetëm Ai fliste pa ndërprerë për Pavarësinë dhe kërkonte njohjen e drejtpërdrejtë të Pavarësisë së Kosovës. Të tjerët ose kërkonin konferenca e takime ose edhe Pavarësi të cunguar e të kushtëzuar.
    Dhe në fund....

    Në fund vetëm para Tij u përkul i gjithë populli i Kosovës dhe shprehën dhembje mbarë bota demokratike perëndimore. Për të tjerët do të marrim vesh herdokur vetëm përmes përkujtimeve në faqet e fundit të gazetave.

    * * *

    Vdekja të gjithë i palos përtokë, vetëm engjëjt vdesin në qiell, ndërrojnë jetë duke fluturuar! Ata nuk bijnë përtokë, në fakt ata nuk vdesin kurrë, ata ngjiten më lart! Ata shkojnë në parajsë! Lum Engjëjt për vdekjen e tyre!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Nje muaj...!!!


    Lamtumirë President



    Zymer BUNJAKU
    25 janar 2006, Volketswil

    Lamtumirë President,
    lamtumirë zoti i Shtëpisë,
    lamtumirë burrë i Dheut,
    lamtumirë biri i Dardanisë.

    Janar i brishtë me ngrica e acar, janar ogurzi e i zezditëve tona, mallkuar qofsh gjithmonë, që na e ngrive Presidentin tonë të dashur, Zotin e Shtëpisë e na zhyte thellë në pellgun e lotëve, pikëllimit, dhembjes sonë të madhe e të zisë.

    Kosovë martire bijë e Dardanisë e mbuluar me të zi, dhembja e madhe pikëllimi e lotët ,mbahu oj tokë Arbënore për burrin e Dheut, birin tënd të shtrenjtë, Presidentin tonë të nderuar që kaloi në përjetësi.

    Vargona të pa parë me mira Shqiptar rrugëve të Prishtinës vijnë të bëjnë Homazh, para trupit të pa jetë të njeriut tonë të madh, Presidentit tonë të parë, përulen, bien në gjunjë e luten para trupit të pa jetë të Kolosit tonë, Babëlokët qajnë e dënesin, nënëloket qajnë vajtojnë, qajnë burrat e qajnë grania, qanë e gjithë rinia edhe fëmijët qajnë e rrugëve ndezin qirinj, qanë po kush nuk qanë edhe bustit të Gjergjit lypur në At sytë i pikojnë lot.

    Eu po çka na ka gjet thotë Plaku i moshuar po na ka vdek Zoti Shtëpisë more, Baba jonë, Presidenti i jonë, burri i Shqiptarisë.

    Të falem nderit President për të gjitha që bëre për ne për Lirinë, Demokracinë dhe Pavarësinë. Me gjithë botën na lidhe miqësinë, për jetë të qoftë lavdi, se Populli yt i dashur gjithmonë do të nderoj ty.

    Eeeeeeu... kur të vijë ajo ditë e madhe e Dasmës së Pavarësisë, ti do të prijësh i pari në ballë me Himnin e Kosovës dhe Flamurin e Dardanisë.

    O burrë i dheut i shtrirë në Arkivol e i mbuluar me Flamurin e Dardanisë, ngrehu edhe njëherë, e na thuaj lamtumirë se të kanë ardhur të gjithë miqtë e botës, se të ka ardhur e tanë Nëna Shqipëri, edhe diaspora pran po të qëndron ty, për herë të fundit me u përshëndet me ty.

    Lamtumirë President, lamtumirë zoti i shtëpisë, lamtumirë burrë i dheut, lamtumirë biri i dardanisë, përjetë qofsh i prehur në parajsën e përjetësisë, atje ku prehet Skënderbeu i pari i Shqiptarisë, ku prehet Nëna Terezë Nëna e Shenjtërisë, ku prehet Bacë Ismail Qemali Plaku i Pavarësisë, ku prehen vëllezërit Gërvalla e Kadriu, ku prehet Baca Isë, atje ku prehen paria dhe trimat e tanë Shqipërisë.

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    1 Muaj pa Presidentin Rugova.

    Vdekja te gjith i palon pertoke , vetem engjejt vdesin ne qiell , nderrojne jete duke fluturar! Ata nuk bien pertoke , ne fakt ata nuk vdesin kurre , ata ngjiten me lart Ata shkojne ne parajse! Lum engjejt per vdekjen e tyre!.

    Shkruan: Bajrush MORINA

    ''O Zoti im!''. Mbase kjo ka qene ofshama e fundit para se Atij t'i binte shkopi prej dores ( bambusi te Ghandi ). Ka disa dite qe Ai mbahej me shkopin e tij ndihmes , sahere qe ngrihej nga shtrati dhe bente ndonje hap neper dhome. Ai nuk prefenronte te ecte me shkop ndihmes ,por mjeket ia preferuan , mjeket amerikan. Ai kishte besim te madh te Amerika, Ai kishte besim te madh te zoti.

    Nje foshnje trijaveshe po deneste , kur degjuan do krisma. Vaji i foshnjes jehoi deri vone ne janarin e ftohet te Dimerit te Madh, derisa krismat u treten ne male. Ky vaj nuk pushoi asnjehere ne jete nga perkedhelja e babait. Ai u rrit jetim pa babe.
    Si 'djal i nanes' shkoi ne shkoll me 'vonese' por si bir i babes martir u pergadit sieshte me se miri ne jete. Pyetni jetimet pa prinder sa e rende eshte jeta pa prinder , perkedhelni koken e femijeve jetim te Kosoves, sa te brishta i kan flokete , fshijuani lotet ne faqe sa te ngrohta i kane fytyrat , merrini ne perqafim , sa te permallshem qe jan ata , femijet jetim te kosoves qe jan pa babe apo pa nen te vrar ne luft! Ai u rrit pa baba , pa perkedheljen dhe perqafimin e babait , me vaj ne buz e me lot ne faqe , pa babanë qe t'ia ndale vajin e t'ia fshije lotin. Ai kurre ne jete nuk pari ke ta therriste me emerin: Baba!
    Vëreni doren ne zemer : paramendojeni veten pa njerin prind qe nuk e keni par kurr ne jet! Apo, aq me rend : merreni me mend jeten e femijeve tuaj me njerin prind! Ahh cfare dhembje ne shpirt! Mos mendoni me keshtu se do t'ju mbushen syt me lot. Por dijeni , dijeni mire se Ai u rrit me sy te perlotur sa here qe shihte ndonje fotografi te babait apo sa here qe nena i fliste per babane ''...qe nje dite do te kthehet ne shtepi''
    Derisa rruget vlonin nga turma e mases , nje mendje me nje pene ne dor po shkruante ligjin e te drejtes , te liris te paqes , te pavarsisë. '' Ata po na gjuajn me plumba vdekjeprures , e ne do t'ua kthejme me pellumba te paqes. Nejemi kunder dhunes. Ne duam qe me paqe e me dialog t'i zgjedhim mosmarreveshjet tona. Ne e duam lirin dhe Pavarsin qe na takon. Pavarsia e Kosoves eshte e vetmja zgjidhje qe do ta qetesonte rajojin dhe kete pjese te Evropes e te botes. Une insistoj qe Pavarsia e Kosoves te njohet sa me pare drejtperdrejt nga Shtetete Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian''.
    Gjithcka tjeter pertej kesaj filozofie politike ishte ose aventure e pergjakshme ose loje e rrezikshme me zjarr ose edhe prapaskene jo e ndershme politike.Atij ia kan vrare babane serbet kure ka qen vetem foshnje trijavshe , e te tjeret ose i kan pasur prinderit ambasadore ne Meksike e Spanje ose shefa te UDB-se serbe ne Kosove! Ai ka guxuar i pari te flase kunder okupimit serb. Madje edhe ka kercenuar se''... Ne qofte se serbia perpiqet qe perseri te shtype identitetin tone kombetar, ateher do te kete nje kryengdritje. Un vetem mund t'i paralajmroje serbet: edhe ata jan nje popull i vogel!''. Te tjeret ne kete kohe ose kan studiuar e jetuar ne Beograd ose kan formuar deke te UJD-it ne Prishtinë. Vetem ai ka organizuar referendumin , zgjedhjet parlamentare ,formimin e instuticioneve parlamentare... Te tjeret ose e ftonin popullin te dilte ne zgjedhje te Serbis ose '' varrosnin dhune'' me arkivole te zbrazura dhe benin zhurme nga ballkonet me çelesate banesave e te veturave. Ai dhe vetem Ai pari guximin te kthehej dhe te qenderonte ne Kosov pas perfundimit te Konferences se Rambujes ne Paris. Te tjeret ose u vendosen ne hotelet luksoze te Tiranes , ose e ftonin popullin qe mos te largohet nga Kosova nderkaq vetem rruanin mjekrrat e mbulonin fytyrat dhe si lepujt ( padon: si ' Komandantet e Bllaces'') kalonin kufirin per ne maqedoni. Te verteten per dhunen e krimet serbe , si dhe arrestimin e dhunshem e deshmoi vetem Ai ne Tribunalin e Hages. Te tjeret ose deshmuan per takime te fshehta me Stanishiqin e bashkpuntoret e tyre neper banesat private duke u servua atyre edhe mish derri , ose i hanin fjalet e tyre duke thene '... nuk me kujtohet kur jam zgjedhur komandat apo nuk me kujtohet kur kam ndodhur kjo ose ajo beteje!''
    Vetem Ai i fitoi kater here zgjedhjet e lira te pasluftes ne Kosove. Te tjeret shpresonin ne '' meshiren '' e tij ose fitoret qe do t'i korrin ne zgjedhjet e vitit 2222.
    Vetem Ai fliste pa nderprere per Pavarsine dhe kerkonte njohjen e drejtperdrejt te Pavarsise se Kosoves. Te tjeret ose kerkoni konferenca e takime ose edhe Pavarsia e cunguar e te kushtezuar.

    Dhe ne fund..
    Ne fund vetem para tij u perkul i gjith populli i Kosoves dhe shprehu dhembje mbare bota demokratike perendimore. Per te tjeret do te marrim vesh herdokur vetem nepermjet perkujtimeve ne faqet e fundit te gazetave. Vdekja te gjith i palon per toke , vetem engjejt vdesin ne qiell nderrojne jet duke fluturar. Ata nuk bijne pertoke , ne fakt ata nuk vdesin kurre , ata ngjiten me lart! Ata shkojne ne parajse!
    Lum engjejt per vdekjen e tyre.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Në Malme të Suedisë me një akademi përkujtimore u përkujtua Presidenti Ibrahim Rugova


    Malme, 27 shkurt - Në kryeqytetin Suedisë Malme, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti një akademi përkujtimore kushtuar Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, ku morën pjesë shumë anëtarë dhe simpatizantë të LDK së.
    Kryetari i degës së LDK-së në Suedi, Hysen Ibrahimi në fjalën e tij tha se "përkujtojmë me mall dhe pikëllim njëmujorin e ndarjes nga jeta të ish Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, të cilën jetë ia kushtoi Kosovës dhe kombit shqiptar".
    "Një muaj pa Presidentin, një muaj pa këshillat e tij, një muaj pa intervistat e tij, një muaj pa kërkesën e tij për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Një muaj në heshtje. Të tillë si Presidenti Rugova, vijnë në këtë botë të heshtur, bëjnë një vepër të madhe në heshtje dhe po në heshtje ikin nga kjo botë...?! Mbesin legjenda. Kurse Ju o i madhi President, mbete legjendë e Dardanisë antike", tha Ibrahimi dhe shtoi:
    "Ne tani në vend të lotëve për Ty, në vend të mallëngjimit dhe të pikëllimit, për rrugën tuaj që na trasove, për gjurmët e tua që kudo lanë shenja pavarësie, do të vimë në heshtje pas teje, me qetësinë e ngushëllimit duke të kujtuar prore".
    Poashtu foli edhe Ali Rexhepi, sekretar i kësaj dege, i cili në fjalën e tij tha se "Presidenti Ibrahim Rugova u nda nga jeta në mënyrë të padrejtë në prag të përmbushjes së idealit të tij jetësor - realizimit të Kosovës së pavarur dhe sovrane me njohje zyrtare ndërkombëtare".
    Presidenti Rugova tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës dhe ai nuk u dorëzua as në momentet e fundit të jetës së tij, duke punuar për vendin e vet, Kosovën e tij të dashur, tha Rexhepi.
    Në këtë akademi përkujtimore u lexuan disa telegrame, në mesin e tryre edhe ai i ministrit të Pushtetit Lokal dhe anëtar i Kryesisë Qëndrore të LDK-së Lutfi Haziri.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  18. #98
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 28-02-2006 më 06:57

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Vdekja e Rugovës - humbje pikëlluese për kombin shqiptar


    Vdekja e Rugovës - humbje pikëlluese për kombin shqiptar


    Shkruan: Arben ÇOKAJ

    Ka ndodhur shpeshherë në historinë e njerëzimit, që në momentet më pikëlluese, kur populli i humb të gjitha shpresat, një dorë ndihme vjen nga jashtë, një i dërguar i zotit. Për këtë arsye, njerëzit kanë krijuar besëtytninë: zoti çon gjithmonë të dërguarin e tij, që t'i shpëtojë. Edhe profetët që respektohen me fanatizëm nga fetë e ndryshme, erdhën për njerëzimin në kohën kur njerëzit kishin nevojën më të madhe për ta. Dhe mbetën në historinë njerëzore, si njerëz - profetë me ndikim të madh shoqëror.

    Profetët, shenjtorët dhe të dërguarit e zotit, nuk bëhen, nuk krijohen - ata lindin. Ata lindin aty, ku zoti ua cakton për fat që të vijnë në jetë - aty ku populli pret ardhjen e tyre. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza lindi në një familje fisnike shqiptare, në kohën kur raca shqiptare vuante nën turbulencën e konvertimit. Misioni i saj u përmbush vetëm pasi ajo u largua nga familja e saj dhe iu përkushtua plotësisht virtytit më të mirë: flijimit të jetës në shërbim të krijuesit, në ndihmë të më të vobektëve prej të vobektëve.

    Dhe askujt nuk do t'i shkonte mendja deri më sot, se në një familje të fisshme shqiptare, diku thellë në një fshat të humbur shqiptar të Istogut, pas luftës së dytë botërore, do të lindte një pinjoll shqiptar, i brishtë nga fiziku por me fuqi shpirtërore prej vigani - një i dërguar i zotit, i cili me qetësi dhe madhështinë e virtytit, do të përçonte fuqishëm tek populli i vet, mesazhin e lirisë dhe të jetës.

    Njerëz si Rugova nuk lindin përditë në gjirin e një populli. Duhen shekuj që një popull të nxjerrë njerëz të tillë - ose më saktë, t'i vijnë të dërguar të tillë. Rugova kaloi nëpër kalvarin më tragjik që mund të kalojë një popull, ai përjetoi humbjen më të madhe qëkur ishte foshnjë, kur çetnikët serbë i vranë babain e tij së bashku me gjyshin. Rugova nuk pati fat të njohë të atin e tij, dhe sytë i drejtoi qiellit për të shquar krijuesin e vet.



    Vuajtja pjesë e jetës - mjet për të duruar dhimbjen dhe përballuar humbjet

    Në alkiminë e sjelljes së Dr. Rugovës, të gjithë vërenim diçka të veçantë: aftësinë e tij për të ngjizur, për të krijuar, për të bërë për vete si pa të keq edhe kundërshtarët, dhe kjo pa u imponuar kurrë. Jo vetëm me shallin që mbante rreth qafës, në kujtim të babait të munguar, kur u bë figurë publike, por edhe me qetësinë dhe maturinë e tij, mosmarrjen publikisht me vogëlsira, apo sulme personale, aq të famshme për figura të tjera shqiptare e ballkanase, jetën e tij disi të tërhequr, që shpërndante mister dhe respekt për të gjithë. Rugova ishte intelektual paqësor, pa rrezikshmëri për askënd, dhe një bashkëbisedues i besueshëm.


    Dhe siç ndodh me çdo të dërguar të zotit, ai vjen në jetë për të vuajtur për të tjerët dhe në jetën e tij të shkurtër, ai përçon tek njerëzit mesazhin e tij të madh. Por njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë që në fillim kriptikën e liderit të tyre shpirtëror, se për kombin shqiptar Rugova ishte udhërrëfyesi më i mirë i rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë, me humbje minimale. Dhe kjo është një mrekulli në vetvete!

    Kombet e sotme moderne, që kanë patur sukses në rrugën e tyre, të gjitha e kanë patur nga një apo më shumë udhëheqës shpirtërorë në rrugën e tyre drejt progresit. Ibrahim Rugova do të hyjë padyshim në piedestalin e figurave më të mëdha të kombit shqiptar, ai do të glorifikohet në vlerat e tij reale për popullin e Kosovës, duke u kthyer në një figurë themelore për fatin e shtetit të ardhshëm të Kosovës dhe pavarësisë së saj.

    Kundërshtarëve dhe kritikëve të Rugovës, t'u vijë turp sot për shërbimin e keq, që i kanë bërë vetes dhe vendit të tyre. Shpresoj që ata ta kuptojnë dhe të reflektojnë, siç edhe kanë bërë disa prej tyre, për qetësimin e gjakrave brenda subjektit politik kosovar dhe të punojnë bashkërisht, larg meskinitetit, të udhëhequr nga shembulli vizionar i Presidentit Rugova.

    Rugova vuajti shumë deri në këtë ditë, kur u preh në një paqe të përjetshme. Por ai pati një mision në jetë dhe këtë e arriti me sukses. Ai e shpëtoi popullin e Kosovës nga një shfarosje masive; ai me filozofinë e tij të veçantë paqësore e ndërkombëtarizoi Kosovën e vogël dhe e solli aq pranë lirisë e shumëpritur. Rugova u bë figura themelore e popullit të Kosovës, ikona e shpresës për liri e pavarësi.

    Rugova u bë padyshim liberator i popullit të vet fisnik e të shumëvuajtur - një ndërmjetës i pazëvendësueshëm ndërkombëtar, duke rritur kuptueshmërinë e të tjerëve për të vërtetën kosovare. Në koncepte arkaike, Rugova mori në vetvete rolin e babait të kombit shqiptar, në Kosovën e re që po lindte.

    Gjatë rrugës së tij 16-vjeçare në krye të politikës kosovare, Rugova humbi shumë miq e bashkëpunëtorë të ngushtë, por ai nuk u dorëzua kurrë përballë vështirësive dhe sfidave të pushtuesit, në një Kosovë të dominuar nga forcat brutale dhe të paarsyeshme serbe, apo dorës së tyre të vrastare në Kosovë. Mesazhi i Rugovës ishte gjithmonë shpresëdhënës, sa të krijonte përshtypjen se besonte në frymën e shenjtë, që i udhërrëfente atij rrugën drejt lirisë së popullit të tij të pushtuar e të nëpërkëmbur.

    Ndjesia instiktive përtej asaj që shquhet

    Rugova arrinte të shikonte përtej aftësisë së shikimit të të tjerëve. Ai kishte një besim të madh tek potenciali dhe vitaliteti i popullit të tij, dhe i kuptonte mjaft mirë edhe dobësitë e brendshme. Besimi i tij u bë udhërrëfyes i suksesit të tij personal dhe i suksesit të LDK-së si lëvizje politike. Ai nuk dyshoi kurrë dhe nuk e priste kurrë të keqen nga populli i vet, ndonëse siç dihet për raste të tjera, shërbimet jugosllave kishin përdorur shpeshherë shqiptarët për të eliminuar figura të njohura politike në Kosovë.

    Vdekja e Rugovës tregoi se edhe perënditë nuk janë të përjetshme - i përjetshëm është vetëm kujtimi i tyre. Se Rugova ishte një perëndi, një orakull ndjellamirë për popullin e vet.

    Kur humb një njeri kaq të çmuar, atëherë dhe vetëm atëherë, e ndjen humbjen e madhe. Populli i Kosovës në çdo vështirësi, do e kujtojë Rugovën për ndihmë - ashtu sikur thërrasim "O Zot!" kur kemi nevojë për të. Por të mos mbeten vetëm me kaq - kosovarët duhet të ndjekin shembullin e Rugovës për të fituar pavarësinë e projektuar nga Presidenti Rugova dhe të vazhdojnë me sukses ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

    Në procesin e negociatave për pavarësinë e Kosovës, Rugova këshilloi se Pavarësia e Kosovës është një çështje e panegociueshme! Kam shpresë se grupi negociator kosovar do ta ruajë me fanatizëm këtë linjë themelore në negociatat e ardhshme, për të përmbushur një detyrim të madh, që ata i kanë për borxh popullit të Kosovës dhe liderit të tyre shpirtëror, Ibrahim Rugova.

    Frankfurt 21 janar 2006


    --------------------------------------------------------------------------------




  20. #100
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    PYETJE: A keni ndonje taktike te vecante kur gjendeni kundruall radikaleve Shqiptare, e cilet se paku me fjale jane me agresive?

    RUGOVA: Ata na kritikojne para se gjithash verbalisht, ata u kane mbetur besnike idolatrive te vjetra dhe bertasin: "Ne kemi qene gjithmone nje popull luftarak, cka presim?" Ose: "C'beri populli Shqiptar me kete levizje?..." Ne te vertete, ata i shohin rrezulltatet, se dicka po funksionon. Per me teper, ata konkretisht nuk mund te bejne asgje ne Kosove.

    Me kete radikale nuk polemizoj. Por shpesh tallem; nuk e di nese eshte fjala per humor, sidoqofte, shpesh u them: "Nese eshte dikush me i forte - ndonje levizje, ndonje parti etj. - ne skenen politike, delni, dukuni! Dhe na shpetoni! Na clironi!


    PYETJE: A mund te punoni pa teleshe me ish komunistet?

    RUGOVA: Pikerisht ata na kritikojn: pse e bejme ne kete politike paqesore? Pse nuk e nisim luften? Drejt cfare sistemi po shkojme? Ata harrojne se e kane shitur Kosoven dite per dite dhe me vite te tera...

    PYETJE: Merrni masa kunder kesaj?

    RUGOVA: I le. Nuk kam kohe te merrem me ta. Kam tjeter filozofi. Nuk eshte fjala per tolerance. Nuk eshte fjala as i kujdesshem as i sjellshem, por kryej punen time. Ne kemi filozofi politike e cila kerkon te merremi parasegjithash me te tashmen.Nuk kemi kohe, ne te tjeret, te kllapurisim per sistemin ne kohen kur nuk kemi sistem, kur jemi te perjashtuar nga te gjitha sistemet!

    Ibrahim Rugova. "Ceshtja e Kosoves."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 5 prej 103 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •