Shtypi, Agjensite Perëndimore dhe TV për figurën e Presidentit Rugova
Agjencia AFP
Rugova shihej si "babai i kombit" dhe kishte mbajtur marrëdhënie të ngushta me Perëndimin, posaçërisht me Uashingtonin. Edhe pse Rugova nuk ishte i etur për mirënjohje, ai kishte marrë një numër të madh sosh nga organizata ndërkombëtare, përfshirë Çmimin Saharov për liri në vitin 1998.
Agjencia Rojters
Rugova ishte ikonë e popullit shqiptarë në përpjekje për pavarësi. Ishte figura më e ndritur në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës.
AP-ja
Rugova ishte mishërim i shqiptarëve për pavarësi nga Serbia dhe që në fillim të viteve 90-ta u vu në krye të një lëvizjeje të padhunshme për pavarësinë e vendit të tij. Vdekja e Rugovës do të shkaktojë një zbrastësi të madhe në procesin për zgjidhjen e procesit të Kosovë. Asnjë politikan tjetër në Kosovë nuk është respektuar dhe nderuar sa Rugova. Falë politikës së tij, Rugova kishte fituar respekt të madh ndërkombëtar.
BBC-ja
Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e një Ballkani të ri dhe vdekja e tij do të jetë një sfidë për rajonin.
Daily Mirror
Rugova ishte ikona e pavarësisë së Kosovës. Vdekja e tij ka lënë një vakuum të madh në politikën kosovare, në prag të bisedimeve finale për pavarësi, për çka Rugova ka punuar aq shumë.
Die Velt
Rugova ka qenë një lider konstruktiv dhe njeriu i cili pritej të kishte rol kyç në bisedimet që duhet të fillonin të mërkurën, në Vjenë. Udhëheqja politike kosovare ka përpara një sfidë të rëndë, atë të gjetjes së pasardhësit të Rugovës, si President dhe si udhëheqës të ekipit negociator për bisedimet me Beogradin zyrtar.
Frankfurter Allgemajne
Rugova vdiq pak kohë para se të realizohej ëndërra e tij për Kosovën e pavarur.
Herald Tribune
Rugova ka qenë figura shumë e respektuar në qarqet ndërkombëtare, për shkak të politikës së tij të rezistencës paqësore ndaj represionit të regjimit të Millosheviqit.
New York Times
Rugova është konsideruar si baba i kosovarëve.
Rrjeti televiziv CNN
Presidenti Rugova ishte lider i moderuar i shqiptarëve dhe përveç kontributit të tij për Pavarësinë e vendit, ai po ashtu kishte dhënë kontribut të madh në evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar.
San Francisco Chronicles
Rugova ka qenë udhëheqës dhe figura më përfaqësuese e popullit të Kosovës në arenën ndërkombëtare për pothuaj dy dekada".
Washington Times
Vdekja e Presidentit Rugova e lë politikën Kosovare në udhëkryqin më të rëndësishëm pas luftës
Zydojçe Cajtung
Ibrahim Rugova ka qenë symbol i rezistencës dhe i aspiratave të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi
Krijoni Kontakt