Close
Faqja 53 prej 103 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,041 deri 1,060 prej 2056
  1. #1041
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Une besoj se edhe adhuruesit me te flakte te Rugoves jane plotesisht te vetedijshem se vetem me rezistence paqesore Serbia kurre nuk do te largohej nga Kosova. Shtrohet pyetja a e dinte Rugova kete gje dhe neqoftese e dinte atehere pse e perjashtoi luften e armatosur si mjet legjitim per popujt e roberuar ne rrugen
    e lirise?
    Une mund ta kuptoj frustrimin e ndjekeseve te Rugoves per kete gje sot dhe perpjekjet e tyre per ta paraqitur madje ne ne kundershtim me rrealitetin duke
    sjelle ndonje fotografi me Adem Jasharin apo ndonje luftetare tjeter,por sa ka efekt kjo kur ai iku ne kulmin e luftes duke lene popullin nen zjarrin dhe bajonetet serboqetnike.Keto jane fakte ashtu si eshte i pamohushem fakti se Rugova ne asnje
    variante nuk e planifikoi luften e armatosur,dhe kur ajo ndodhi populli u gjet i papergaditur dhe i pa organizuar.

    Ata qe thone se SHBA-te dhe NATO hyne ne lufte kunder Serbise hatri I Rugoves apo nenes Tereze duhet te japin pergjegjeje:Perse SHBA.te dhe NATO nuk nderhyne para se te shkonte gjaku rreke dhe te vriteshin mijera njerze e te digjeshin dhjetra mijera shtepi?Perse u prite Raqaku dhe dhjetra masakra tjera?
    Liria nuk fitohet me vaje e luetje .Liria nuk falet ajo fitohet o njerze te mire.
    99 % te popujve dhe shteteve te lira kane derdhe gjak per lirine e tyre.

  2. #1042
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    Siç e thashë edhe më sipër: ka derdhë gjak Palestina më shumë se askush tjetër po ja që është e robëruar ende...Dhe mbaje mend: janë ndër popujt me indeks shkollimi ndër më të lartit në botë.

    Strategjia e Rugovës në fazën fillestare nuk ishte lufta e armatosur por internacionalizimi i çështjes së Kosovës. Pastaj diskreditimi moral i okupatorit duke i hapur rrugën rezistencës së armatosur.
    Jo rastësisht u përjashtua Kosova nga Dejtoni sepse në menynë perëndimore të politikës Kosova ishte deserti antisllav.E kishim merituar duke ndërtuar Partinë e parë opozitare të djathtë në zonën ruse të influencës.

    Ai u kthye nga Parisi në Kosovë në kohën kur të gjithë i'a mbathnin për të ikur ku sytë e këmbët në pritje të përgjakjes së fundit të Kosovës dhe sulmit iminent të aleatëve.

    Populli ka disa tradita të mira: kur mbaron një shtëpi zakonisht pret një kurban. Rugova në vend se të bënte kurban Atdheun, la të bëhej vetëm ajo që u bë dhe që të gjithëve ende na dhemb thellë në shpirt...Vetëm paramendoje si do të ishim ndjerë si popull po të kishim sakrifikuar sa boshnjakët. Nuk do të ishim rimëkëmbur edhe shumë kohë dhe mbase pjesë të mëdha tonat territoriale do t'i kishin mbetur përgjithmonë Serbisë.

    Që nga vdekja e tij unë më nuk votoj LDK-në e as ndonjë parti tjetër, në pritje të një lideri jo të kalibrit të tij se është punë që s'bëhet, por së paku të një përngjasimi të vogël...

  3. #1043
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga laguna blu Lexo Postimin

    Që nga vdekja e tij unë më nuk votoj LDK-në e as ndonjë parti tjetër, në pritje të një lideri jo të kalibrit të tij se është punë që s'bëhet, por së paku të një përngjasimi të vogël...
    Laguna ke me prite tane jeten dhe ski me votu kurre. Ndosheta nese jeton naj 300-400 vjete, ndoshta ne lined nena shqyptare ndonje rilindas si Rugova, deri atehere ju deshiroj pritje te lezeqeme.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #1044
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kapedani 9, mire e ka Daja Goni ti je nga me te aresyeshmit,sepaku paraqitesh me shkrime pake sa ma te buta, kur prekesh ne tel edhe ti njete si shoket e tu mundohesh te na tregosh perralla me mret. O Kapedan kote e ke, populli kur ashete i lire gjykon drejte, kur i imponohen gjanat me dhune e me hile, athere vendosin te fortit me perkrahesit e tyne, Kapedan pse kete urrjeteje ndaj figures me te spikatur kombetare ? kote munedohesh te an binedish kur gjanat i kem pa dhe i shofim, nau kan imponu gjanat ne te kaluemen, kem kendu e kem brohorit per stalina e tito e envera, ku me dhun ku em hater, tahse qe nga rrenoaj e murit berlinit ashete rende per tia imponua popullit gjenat misterioze. Daja Gon jo edha qaq i sjelleshem nuk ashet kapedani.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #1045
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    Plaku dhe Laguna,

    Ky eshte debat politik per ngjarjet dhe figurat politike te cilat duhet te jene objekt i debatit ,pra sipas meje nuk eshte e drejte qe ju,une apo ndonje forumist qe ne kete forum shprehe mendimin e tij te lire per ndonje subjekt,person apo ngjarje politike te shendrrohet ne objekt sulmi e fyerjesh.Tagri i secilit qe ne menyre profesionale merret me politike eshte ballafaqimi per se gjalli dhe per se vdekuri me gjykimin publik dhe me vone me ate historik.
    Ju vete te nderuar po tregoni haptas filozofine tuaj kur lamentoni mungesen e
    liderit kult ,filozofi kjo tashme e tejkaluar ne politiken moderne. Ne njezet vitet e
    fundit kishte bota lider te medhej si fjala vjen: Bill Klintonin,Toni Blair,Helmut Kohl,
    Zhak Shirak,secilin nga keta ne shqiptaret do ti kishim shendrruar ne kulte dhe do ti kishim shpalle mbreter apo kryetar te perjetesheme gjithe keta qe permenda
    gjalle jane dhe nuk lexon as degjon kend qe u thur hymne per qeverisjen e tyre as qe vajton largimin e tyre.
    Roberia e tejzgjatur e popullit tone, ne te cilen gjate gjithe kohes pushteti i okupatorit mbeshtetej krahas aparatit te tij te dhunes ne individe te zgjedhur dhe imponuar nga roberuesit , te cilet ishin vetem dore e zgjatur e okupatorit. Me kalimin e kohes postet e ketyre sherbetoreve te te huajve te cilet regjimeve te roberuesve ua lehtesonin sundimin dhe eksploatimin ndaj popullit te tyre, arriten ne nje menyre te ngriten ne nje lloj shpetimtaresh,sepse misioni i tyre ishte te mbanin popullin te nenshtruar dhe te degjuashem ,mosperzierjes ne punte e hyqymetit(hyqymetit dhe zjarrit druaju)ne kembim te zvoglimit te represaljeve dhe dhunes fizike.Njerze te tille duke u paraqitur si shpetimtare i kane zgjatur roberine duke eleminuar shpesh edhe patriotet dhe atdhetaret e vertete . I kendoj ky popull kenge edhe sullatanave,bajraktareve, Fadil Hoxhes e shum te tjereve dhe kam frige se duhet te kalon do kohe derisa te lirohemi nga ky
    sindrom i kulteve dhe pseudovlerave.

    Une ju respektoj si bashkedebatues dhe ju siguroj se per Rugoven si njeri nuk kam ndjere kurre urrejtje. Une vetem i shikoj veprimet dhe sjelljet e tija ne ato kohe te trazuara dhe te lavdishme qe ndrruan historine jashte prizmes ideo- logjike dhe ndjesise se adhurimit te kulteve te rrejshme.

  6. #1046
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    z. kapetan e fitove rrespeketin e plakut. Jo qe pajtohemi ne mendime ose me ke bined ne ato qe shkrun, por aftesit e tua dhe miresjellejet e tua qe ke ndaj "kundershtarit" .
    Per kete te takon rrespeket, tjerat jan ma shkove ta shkova.
    z. Kapedan, ne shkrimin e me siper nese ndjeheni i rendu ne ndonje fjale, ju kerkoj faleje.
    Per ate qe shkrun ndaj dr Rugoves, ti rrri nate ane une ne kete ane,e mira te mires do te ishete te ishem te gjithe sebasheku, pa marre parasysh bindjet politike duhet te gjejem nji gjuhe te perbashket nese duam Bashkim Kombetar.
    rrespeket nga Plaku
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #1047
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579
    I dashur kapidan,
    ka një dallim të vogël mes udhëheqësve që përmendni ju dhe Rugovës:

    Derisa ata po përballeshin me sfidat e kohës (hiq Helmut Kolin që ribashkoi Gjermaninë), Rugova po sendërtonte idealin mbi 2000 vjeçar për liri të këtij populli. Dhe në rrethanat e raportit të forcave në të cilat ndodhej ajo që nxorri ishte maksimumi optimal që mund të nxirrej në atë kontekst.

    E imja nuk është as apologji e as elegji për te. Më pengon thjeshtë fakti se dikush në mënyrë arbitrare dhe për qëllime meskine dëshiron ta hudhë në koshin e plehrave të historisë. Ndaj edhe reagoj ndonjëherë, sepse kam patur fatin ta njoh edhe nga afër...

    Me shpresën se jemi kuptuar drejtë ju përshëndes ngrohtësisht!
    Ndryshuar për herë të fundit nga laguna blu : 15-09-2010 më 04:33

  8. #1048
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #1049
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga kapidani 9 Lexo Postimin
    Une besoj se edhe adhuruesit me te flakte te Rugoves jane plotesisht te vetedijshem se vetem me rezistence paqesore Serbia kurre nuk do te largohej nga Kosova. Shtrohet pyetja a e dinte Rugova kete gje dhe neqoftese e dinte atehere pse e perjashtoi luften e armatosur si mjet legjitim per popujt e roberuar ne rrugen
    e lirise?
    Une mund ta kuptoj frustrimin e ndjekeseve te Rugoves per kete gje sot dhe perpjekjet e tyre per ta paraqitur madje ne ne kundershtim me rrealitetin duke
    sjelle ndonje fotografi me Adem Jasharin apo ndonje luftetare tjeter,por sa ka efekt kjo kur ai iku ne kulmin e luftes duke lene popullin nen zjarrin dhe bajonetet serboqetnike.Keto jane fakte ashtu si eshte i pamohushem fakti se Rugova ne asnje
    variante nuk e planifikoi luften e armatosur,dhe kur ajo ndodhi populli u gjet i papergaditur dhe i pa organizuar.

    Ata qe thone se SHBA-te dhe NATO hyne ne lufte kunder Serbise hatri I Rugoves apo nenes Tereze duhet te japin pergjegjeje:Perse SHBA.te dhe NATO nuk nderhyne para se te shkonte gjaku rreke dhe te vriteshin mijera njerze e te digjeshin dhjetra mijera shtepi?Perse u prite Raqaku dhe dhjetra masakra tjera?
    Liria nuk fitohet me vaje e luetje .Liria nuk falet ajo fitohet o njerze te mire.
    99 % te popujve dhe shteteve te lira kane derdhe gjak per lirine e tyre.
    Fort i nderuari kapidan!

    Fjaline e pare qe ke shkruar e dime te gjith dhe te gjith pajtohemi me mendimin tend. Ne fjaline e dyte, qe eshte nje pyetje e shtruar nga ti, une do te pergjigjem me PO. Edhe Rugova e dinte se ne fund te fundit, pa lufte nuk do te fitohet liria ( per kete do te bindemi te gjithe ne nje te ardhme jo te larget).
    Une nuk do te kisha thene se ne ishim totalisht te papergaditur per lufte. Qysh me 1990 ne qytetin tim me rrethine kan pas filluar pergaditjet. Ne bjeshket rreth qytetit, kemmi pase grupe shume mire te organizuara dhe te ndara shum kjarte ne sektore paraprake dhe me nje zingjire komandues. Kemi pase rezerva ushqimore, materjal medicinal te shumte ( me puntore te shumte medicinal) dhe armatim te lehte te cilin ne ate kohe e siguronim nga Novi Pazari. Per te gjitha keto veprime ( ndoshta jo krejtesisht ne detaje sepse puna ishte e tille ) LDK-ja dhe Rugova kan qene ne dijeni. Ne kemi pase telashe te medha me UDB-ne dhe policine serbe. Keto gjera i shifte Rugova dhe megjithate deklaronte " nuk ka grupe te armatosura ne Kosove. Ne do ta fitojme lirine me mjete paqesore". Ne ate kohe, as une nuk e kam kuptuar kete deklarate. Edhe mua keto deklarata me kan nevrikosur dhe kan qene te palogjikshme. Por Rugova i perseriste vazhdimisht ( jo kot quhet vizionar nga me te medhejt e kohes)
    Pra lufta nuk na gjet edhe aq te papergaditur, sepse deri diku ate e filluam vet.
    Kerkon shpjegim edhe per nderhyrjet e vona te NATO-s dhe aleateve kunder Serbise. Eshte e dhembshme te thuhet, por pa viktima nuk ka nderhyrje. Te gjitha keto shtete qe na ndihmuan, nuk do te kishin pase mundesi te nderhynin nese nuk do te kishte pase vrasje, deportime dhe masakra si ne Recak. Kjo dhemb por eshte nje fakt i pamohueshem.
    A thua nuk u morr para GJND-se si nje faktore nder me te rendesishmit rezistenca paqesore, dhe qendrimi paqesor i Rugoves per 10 vite me rradhe? Po. Ky ishte nje argument shume i forte, qe shtetet mike te Kosoves e paraqiten para gjykatesve. Pasuan edhe argumente tjera, normalisht duke mos perjashtuar edhe sakrificen ne lufte te vajzave dhe djemve tane. Bali Hashim ( me duhet ta quaj keshtu nganjehere sepse ne syte e mi eshte i pacivilizuar) dhe ata balat e tjere rreth tije, sillen ne ate menyre sikur ata dhe vetem ata e gjeten lirine dikund bjeshkeve apo hoteleve, e morren me vete, e pshtjellen ne nje " bohqe" na e sollen ne Kosove dhe na e bene " peshqesh" .
    Fitoren ndaj Serbise e kan níse gjeneratat te cilat sot nuk jetojne me. Meritat i kemi te perbashketa te gjithe kurse Ibrahim Rugova pa medyshje ishte nga shtyllat kryesore te ketije rrugetimi shekullor.
    Historia duhet te shkruhet o kapidan vllai. Duhet te shkruhet njehere pastaj te mesohet. Dhe nuk duhet shkruar ne baze krahinash, katundesh e familjesh. Ajo duhet shkruar ashtu si ka qene. Ajo kohe ende nuk ka ardhe. Sot ne Kosove nuk ke guxim te shkruash per shume gjera. Por ajo kohe do te vije. Secili do ta ze vendin e vet ne histori. Edhe te miret edhe te kqite.
    Sotpersot, jetojme ne nje kohe te pakohe.Sot duhet ti duash vetem " vlerat e luftes" dhe asgje tjeter. Ndryshe mbetesh pa buk.

  10. #1050
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin

    Daja Goni,

    Po te ishim duke biseduar sy ne sy do te te kisha pyetur ne detale per ato njesite e qytetit tend me rrethine,se neqoftese ka pase formacione te tilla te organizuara atehere ato kane mund te jene te organizuara vetem nga LPK-ja,sepse LDK-ja memzi arriti te regjistrohet si parti ne Beograd ,madje mos harro se Rugova u zgjodhe nga ata kater pese vete te grupit iniciativ si njeri i pakompromituar ne syte e regjimit serb.Kishte ne ate kohe disa iniciativa per te filluar organizimin e rezistences se armatosur nga Zagrebi(Tome Berisha) grupi i ish punetoreve te SPB-se,por te gjitha hasen ne veshte te shurdhet te Rugoves.
    Ai eleminoi nga udheheqeja e LDK-se pothuajse te gjithe te burgosurit politik per te ruajtur pastertine karshi Serbise.
    Une i nderuari daja Goni me gjithe respektin nuk mund te besoj blanko per keto njesite e qytetit tend me rrethine ne organizim te LDK-se, nese nuk e ke fjalen per nesite e mbrojtjes teritoriale te asaj kohe.
    Me kujtohet kur ne tubimet masovike te organizuara ne mbeshtetje te UÇK-se pas renjes heroike te Komandantit legjendar Adem Jasharit me familje e bashkeluftetare,ne njerin nga ato tubime doli Bujar Bukoshi me njoftimin se tashme e kane ministrin e mbrojtjes.E ministri i mbrojtjes i LDK-se,tere kohen shiste perime ne tregun e gjelbert te qytetit Pula ne Kroaci e pastaj shkoi ne Tirane ,por kurre nuk hyri ne Kosove.

    Historia do te shkruhet por me prova e fakte e jo me perralla.Do te shkruhet se
    Rugova kurre nuk pranoj te kryej funksionin e prijesit te luftes se popullit te tij per liri.Do te shkruhet se ai pati kohe per shum takime qe nuk duhet ti bente por nuk gjeti kohe kurre te vizitoj qofte edhe nje njesi te UÇK-se ne lufte.Nuk gjeti kohe ti beje nje nderim Prekazit legjendar as varreve te deshmoreve qe rane lufte per lirine eKosoves.Madje kam bindjen se kurre para ,gjate as pas luftes nga goja e tij kurre nuk kane dale fjalet USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVES,fjale te cilat i shqiptuan me admirim dhe respekt shume burra shteti me te medhej se Rugova si Klinton,Blair,Shirak,Olbright, etj.
    Neqoftese ju e vleresoni si vizion injorimin e luftes,gjakut dhe sakrifices se bijeve dhe bijave me te mira te Kosoves ,atehere mua te me falni sepse me nje apsurditet te tille nuk mund te pajtohem.
    Sado te perpiqi te ridizajnoni imazhin e Ibrahim Rugoves ju kurre nuk do te mund ta vendosni ate ne piedestalin e prijesit te luftes per lirine e Kosoves,nuk ka mundesi sepse ai me sjelljet,dekleratat dhe veprimet e tij sa ishte gjalle nuk ju la asnje shteg per kete.
    Me tregoni sinqerisht : A mund ta paramendoni Rugoven ne uniformen e komandantit te UÇK-se? Bejeni nje montazh ata qe dijne ta bejne kete se do te ishte vertete interesante ta shohim.
    Kur te takohemi ndonjehere me tregon per ato njesite e vitit 1990 te qytetit tend,a pat zhvilluar ndonje beteje ne ate kohe ?

  11. #1051

    Nuk e thash se kan qene grupe te organizuara nga LDK-ja, zoti na ruajt. As grupe te LPK-se nuk kan qene. Une me deshire do ti kisha treguar emrat e personave ( te shumte) sepse kjo pune tanime nuk eshte ilegale dhe nuk do ndjekesha per kete shkak, por jemi ne virtual ku mund te na lexojne dhjetramijera e nuk eshte e udhes. Nuk eshte e udhes karshi shokeve te mi.
    Po pate shoqeri me ndonjerin nga keta persona: Blerim Shala, Halil Matoshi, Ylber Hysaj mund ti pyesesh. Shpresoj te mos kene " harruar" sepse tani ata jan te " medhej" dhe nuk e di nese u pershtatet. Beteja nuk patem zhvilluar ( e thash ka qene viti 1990 dhe me tej) Ka pase aksione te izoluara. Rrahje e policeve dhe ushtareve, rrahje dhe shantazhim ndaj bashkpuntoreve dhe aksione te vogla. Mirepo kryesisht jemi marre me parapergaditjet per nje lufte qe do te ndodhte.
    Per Rugoven ta thash. Historia do te tregoj per secilin ku e ka vendin. Tash ne kete kohe kemi shum pse-ja. Ti vet i parashtrove disa. Ne keto mund te pergjigjen bashkpunetoret e tije. Une gjithsesi jo. Une nuk kam qene as ne rrethin e ngushte dhe as te larget te tije. Por nje gje di. Njerezit, qofshin ata edhe kundershtaret e mi, nuk i akuzoj pa baze.

  12. #1052

    Te falenderoj per sinqeritetin,nuk me deshprove as kesaj radhe . Sinqeritetin dhe thjeshtesine i konsideroj virtyte te larta njerzore te cilat per fat te keq ju mungojne shum personaliteteve politike dhe publike shqiptare.Kam degjuar direkt dhe ne ekrane televizive e neper gazeta personalitete politike,ushtarake e publike duke filluar nga ish zyrtaret e regjimit sllavokomunist te cilet perpiqen te shfletojne ngjarjet e atyre viteve duke lidhur gjithe rrjedhen me veten e pare njejes.Flasin e shkruajne thua se ata vete ishin epiqendra e te gjitha atyre qe ndodhen dhe ata jane vizionaret dhe strateget e pavaresise se Kosoves.
    Kam degjuar Jusuf Zejnullahun me shokte e tij,Bukoshin, e shume si keta ,nuk i lane gje Rugoves: Kam thene nje dite me vete : Heu po te ishte gjalle Rrahman Morina keshtu si po shkojne punte do te rrahte gjoks se ai ishte ma meritori per pavaresine eKosoves.
    Une pajtohem kur thua se keto paraqitje individuale dhe rrahagjoksje ne veten e pare nuk mund te jene kontribute per historine atyre koherave te lavdidhme ku bijte e vertete te Kosoves kthyen faqen e historise duke realizuar endrren shekullore dhe frytet e gjakut qe u derdhe ne shekuj per te mos lene kete toke martire nen thundren e shkaut.

    Te them te drejten , sipas mendimit tim Rugova nuk ishte zgjedhja me e mire si prijes per kohet e trazirave dhe katrahurave te medha. Duke mos qene lartesine e momentit ai ra ne pozite shum te ulte.Duke mbete me apo pa qellim penge i meshires se kryexhelatit te popullit te tij.Vetem kjo pa ato takime deklerata dhe injorimin e luftes se armatosur per liri e zvoglojne shume madhesin e nje personaliteti historik ,duke e shendrruar ne nje personalitet kontraverze dhe me vjen keq por sa here qe te trajtohet historikisht figura e tij prej lideri politik ,do te percillet nga sjelljet ,veprimet dhe dekleratat qe nuk i bejne ndere askujt se lere nje lideri populli i te cilit luftonte nje lufte mbinjerezore per te keputur prangat e roberise se eger shekullore.

    Te pershendes me respekt Daja Goni.

    PS. : Keta qe permende lidhur me ato njesite guerile ,Halil Matoshi me shoke a ishin pjestare te atyre njesiteve. Neqoftese keni pas kesi "trimash" ne njesi, atehere per armatim nuk ka pase nevoje fare se vetem fjalet i kane se me nje shtage i kishe fute ne bire te minit te tre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kapidani 9 : 15-09-2010 më 12:55

  13. #1053

    Hahahahahahahaha Rrahman Morina hahahahahaha... I ke ra pikes. Edhe une ashtu mendoj, se u beme te gjithe trima tash ne kete kohe. Dje jo vetem trima, por filluam edhe te " lulohemi " me lpendra te huaja. Qka ti bejsh o kapidan, hienat vetem momentin e duhur presin.
    Te trija personalitetet qe ti permenda, asnjeri nuk kan qene te kyqur as direkt dhe as indirekt.Ne asnje menyre. Mirepo per tjera shkaqe kan qene te informuar.
    Une qe te tre i kam njohur gjithmone si shqiptar te mire. Ndersa veq Blerimit, per trimerine e tyre nuk kam pase rast ti njof dy te tjeret.Kurse Blerimi nuk ka qene frigacak. Flas gjithmone per kohen e kaluar, jo per aktualitetin sepse ka vite qe nuk kam me kontakt me ta.

  14. #1054

    Daja Goni po e bajme pa idhnim: me thuaj keto njesite qe po thua ,a ja bane ndokun baaam a vetem lufte me llabuda ,se nuk me ka ra me ndegju per ndonje lufte ne ate kohe.
    Pastaj tha se e ka pase ne dijeni Rugova,me shkoi mendja se kur thojke per UÇK-ne se jane dore e zgjatur e serbise mos ka mendua per njesite e Halil Matoshit.
    Po duhet me u mahite kapak se u bame bajat vetem me kundershtime e kritika.

  15. #1055
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Problemi është se personazhi Rugovë, analizohet në një menyrë shumë të cekët nga individëd këtu, kryesisht me burime të medias Serbe apo të çajtoreve. Personazhi Rugovë duhet të analizohet në prizmin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, Shqipëri-Serbi, Shqipëri-Amerikë, Shqipëri-Itali(shumë e rëndësishme kjo), Shqipëri-Greqi, Amerikë-Rusi(shumë e rëndësisshme dhe kjo), Amerikë-Europë(edhe kjo një tjetër pikë kyçe) dhe Europë-Rusi.

    Politika dhe analizat tafti bafti nuk pijnë uji. Nuk po analizoni ndonjë figurë të pompuar si Edi Rama, apo Azem Hajdari apo ndonjë tip Hashim Thaçi që i merr leje Eulexit e gjithë organizmave të ndryshme që sot kontrollojnë dhe menaxhojnë Kosovën e "pavarur". Po analizoni një nga figurat e vetme që u zgjodh me vullnetin e popullit gjithmonë kur ka qenë në krye të popullit të tij, jo me imponim nga jashtë siç ndodh sot.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  16. #1056
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga kapidani 9 Lexo Postimin
    Daja Goni po e bajme pa idhnim: me thuaj keto njesite qe po thua ,a ja bane ndokun baaam a vetem lufte me llabuda ,se nuk me ka ra me ndegju per ndonje lufte ne ate kohe.
    Pastaj tha se e ka pase ne dijeni Rugova,me shkoi mendja se kur thojke per UÇK-ne se jane dore e zgjatur e serbise mos ka mendua per njesite e Halil Matoshit.
    Po duhet me u mahite kapak se u bame bajat vetem me kundershtime e kritika.
    Hahahahahahaha bash ashtu si e the ti. Lufte me llabuda. Por kjo ka qene rezistenca me ekstreme e kohes. Por si e ceka me larte, jan bere parapergaditjet per nje tjeter lufte. Dhe me duhet te them se duke pase parasyshe kushtet materiale, mundesite teknike dhe gjana te tjera, jan bere mire. Keta individ, me vone, kan qene te gjithe ( aq sa kan qne per ate kohe ne Kosove) te kyqur direkt por edhe indirekt ne luftes qe pasoi me vone.
    " Njesite e Halil Matoshit" hahahahahaha , me ke ba me qeshe. Ta thash me larte se si ishte pozita e tyre ne keto pune.
    Per Rugoven prap po them: Duhet se pari te kaloj nje kohe, dhe te qetesohen gjakrat. Duhet qe me personalitetin e Rugoves ( por edhe te atyre 100 mije gjeneraleve qe i kemi tash) te mirren historianet, edhe ate duke hulumtuar nder shoke te Rugoves, njerez qe paten kontakte direkte me te, truproja, familja, burreshtetas boteror, arkivat e shteteve te ndryshme duke mos perjashtuar as arkivat e Serbise, politikajt shqiptar te kohes e keshtu me rradhe. Nuk behet ndryshe. Eshte rruga e vetme. Perndrysh, do behemi si Enveri-gazi i botes.

  17. #1057

    Neqoftese mbetet te shkruajne historine truprojet e paska marre pusi kete pune.Keta qe flasin ne veten e pare secili po perpiqet te pastroje dhe promovoje veteveten.
    Nje gje po harrohet Daja Goni, per keto qe ndodhen dje ne bashkekohasve nuk na duhet historia.Historia nuk shkruhet per ato qe ndodhin sot.Ishim deshmitare te gjalle ore Goni daja,ti une,ai ajo,ata ,ato.Mos valle na duhet ndonje historian per fjalet e Rugoves qe kemi degjuar me veshet tone?Mos na duhet historiani te na tregoje kush luftoi kunder okupatorit,te na tregoje per heroizmin e atyre burrave te Kosoves qe rane per lirine e dheut te tyre e te cileve ende nuk ua eshte tere gjaku.
    A na nevoitet historini te na tregoje se ata burra qe vune gjoksin si kala graniti para topave te Serbise si Hamzae Ademi me shoke jane heronjet qe i sollen driten e lirise Kosoves?A na duhen truproje e historian te na tregojne se njeriu qe mbante veten per president te Kosoves nuk shkoi kurre ne Meken e lirise se Kosoves,ne Prekazin legjendar per te nderuar sakrificen subklime te atyre heronjeve,pra nuk shkoi atje ku shkuan mbi nje milion shqiptare dhe te huaj,mes tyre edhe burra shteti?
    Vene doren ne zemer neqoftese je burre o Daja Goni dhe thuaj :Po te ishe ti ne vend te Ibrahim Rugoves a do te ndaleshe pa shkua te nderoshe sakrificen sublime te Adem Jasharit dhe heronjeve te Prekazit?
    Ne ketu po shkruajme dhe debatojme per gjerat qe ndodhen para syve tone.Nuk i kemi pare te gjitha,nuk i kemi pare nyansat por ngjarjen po.Une me siguri nuk do te jem kur te shkruhet historia per ato vite te trazuara kur burrat e Kosoves emunden frigen dhe u ngriten mbi mundesite e tyre duke ndrruar historine dhe harten e Europes.Por mua nuk me duhet vleresimi i historise as rrefimet ne vehten e pare . Une e di ku eshte Kybja elirise se Kosovespara se ciles duhet te perkulem me respekt e pietet. Une e di cilet jane martiret dhe pishtaret e lirise se Kosoves. Une i di muranet ,lapidaret, guret e malet e lara me gjakun e tyre.Ata jane te gjithe shqiptare,bije te shqipes.Disa per vardisje apo teke partiake ndihmen e aviacionit te NATO-se,pra nderhyrjen e nderkombetareve e vejne mbi gjakun e heronjeve te rene.Une po te them daja Goni u jam mirenjohes SHBA-ve dhe NATO-se per ato qe bene per popullin dhe3 lirine eKosoves. Me tregoni ku jane muranet dhe vendet ku u vrane luftetaret e
    NATO-se per lirine e Kosoves? Me tregoni dhe une do shkoi pa hesitim dhe te gjunjezohem para sakrifices se tyre duke u peulur edhe me shume se per vllezerit e mi,sepse ata do ta meritonin kete se nuk e kishin borgj te vdisnin per lirine tone.Neqoftese nuk ka te tilla murane atehere me leni ne admirimin tim per djemte e luftes ,per ata qe Kosoves i falen jeten dhe gjakun e per te cilet do te jam per jete krenar.

  18. #1058

    Kapidan! Me pyete diku nga mesi nese jam burre. Mendoj se jam. Por burrat o kapidan kur bisedojne, e bejne kete shtruar. Burrat nuk e nxjerrin nje fjale te vetme me " pincete" nga nje bisede e tane, per tu kapur pastaj mu per kete fjale dhe per te shkruar nje roman te tere. Jaaaaaaaaaaaaaaaaaaa burrat kete nuk e kan ( eshte zakon i grave ky, le t´me falin grate).Flas ketu per fjaline e pare ne postimin tend te fundit.
    Ti e beson ate qe e ke pare. Mire. Ti e beson edhe ate qe e ke degjuar. Mire edhe kjo. Por a e kupton ate qe e shef? Ate qe e degjon, a e kupton edhe ate? A e din gjithmone pse-ne e ndodhive. Ti tash mund te pergjigjesh me PO, mirepo une e di qe eshte nje JO e madhe. E mu per kete shkak na duhet qe historia te jete e shkruar. Te jete e shkruar nga nje historian duke u konsultuar me TE GJITH . E ne kete rast pra , edhe truprojen.
    E ke degjuar kengen e CANA BEGUT ? Nese po, me thuaj diqka per te. Nese jo do ta tregoj une ty ne nje postim tjeter. Nuk eshte jasht temes. Mos t´ma merr dikush per te madhe. Me kete kenge-shembull do te mundohet ta pasqyroj ate qe po them gjat gjith kohes.

    A e din o kapidan se me dhjetra burra trima kan ra per kete dhe e jo qe nuk kan lapidare e murana, por as varri nuk i dihet? A e din o kapidan se me dhjetramijra shqiptare kan punuar per lirine e vendit por pa shkrepe asnje plumb te vetem? Kah na doli tani ky " vleresim i ri " per atdhetare e per trima? Une perkulem para emrave te gjith shqiptareve qe u munduan per lirine tone. Jo vetem para atyre qe kan lapidare e murana.

  19. #1059
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  20. #1060

    I nderuari daja Goni,

    Po e perserise edhe nje here fjaline time nga shkrimi paraprak:

    ************
    Vene doren ne zemer neqoftese je burre o Daja Goni dhe thuaj :Po te ishe ti ne vend te Ibrahim Rugoves a do te ndaleshe pa shkua te nderoshe sakrificen sublime te Adem Jasharit dhe heronjeve te Prekazit?
    *************

    Une nuk vura ne pyetje burrerine tende,por ti nuk mu pergjegje, sidoqofte eshte ne vullnetin tend por thuhet rri shtrembet dhe fole drejte.

    Vleresim objektiv nuk kemi as sot e kesaj dite per luften nacional qlirimtare qe ka perfunduar para 65 e pese viteve. Edhe po te donim nuk na lane as ty as mua ta presim kohen kur mund te shkruhet historia objektive per ngjarjet e medha te fundshekullit te kaluar.Prandaj na mbetet privilegjia e bashkohesise dhe krenarisa e te qenunit pjese e ngjarjes me te madhe histirke te popullit shqiptar ne historine e tij.Po perserise ,te ngjarjes me te madhe historike te popullit shqiptare deri sot.

Faqja 53 prej 103 FillimFillim ... 343515253545563 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •